2011-03-09

Engjëj të armatosur & DIELL NË MESNATË



TË DHËNA TEKNIKE

Autore: Diana Çuli
Titulli: Engjëj të armatosur
Roman
Botimet Toena
Nr. i fq. 288
Çmimi: 600 lekë


DIANA ÇULI njihet si një nga shkrimtaret më të rëndësishme të letërsisë sonë. Autore e shumë romaneve, vëllimeve me tregime, dramave, skenarëve të filmave artistikë, ajo ka shkëlqyer sidomos në prozën e gjatë. Midis romaneve që ka botuar ndër vite, janë vlerësuar në mënyrë të veçantë: “Dreri i trotuareve”, “Diell në mesnatë” dhe “Engjëj të armatosur”. Madje romani “Engjëj të armatosur” është cilësuar si romani më i mirë shkruar për periudhën e diskutueshme të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, si një roman që hap udhën e mund të shërbejë si një pikënisje e re për trajtimin në mënyrë jodogmatike të kësaj periudhe. Proza e saj është përkthyer dhe botuar në Itali, Francë, Kinë, Rusi etj. Veç fushës së letërsisë, Diana Çuli ka spikatur gjatë 17 vjetëve të fundit si një nga veprimtaret më efikase në mbrojtje të të drejtave të gruas, duke drejtuar “Forumin e pavarur të gruas” e duke luftuar me të gjitha mjetet demokratike për realizimin e këtij misioni fisnik. Në legjislaturën 2005-2009, ajo është zgjedhur deputete në parlamentin shqiptar.

Libra të shkrimtares Diana Çuli
të botuar nga Shtëpia Botuese Toena

Diell në mesnatë, roman
Rekuiem, roman
... dhe nata u nda në mes, roman
Gruaja në kafe, roman
Dreri i trotuareve, roman
Engjëj të armatosur, roman


Dy fjalë për librin

Një punë shumëvjeçare kërkimore e hulumtuese mbi histori lufte e histori njerëzore të ndërthurura në tragjeditë më të rënda që ka prodhuar shoqëria shqiptare, një thellim në kohë dhe hapësirë për të kuptuar honet e shpirtit dhe kapërcimet e mendjes, një përshkrim i hollësishëm e ekzotik i njërës prej krahinave më interesante të Shqipërisë - Bregut të Detit, i karakterit mesdhetar të banorëve të tij, i pasioneve, vrulleve, traditave, legjendave të hershme dhe të tashme - të gjitha këto në sfondin e Luftës së Dytë Botërore.
Kritika ka vlerësuar trajtimin origjinal të temës së Luftës së Dytë nga ana e autores, temë që shpesh është skematizuar, paragjykuar ose shmangur nga autorët shqiptarë. Diana Çuli me këtë vepër dëshmon edhe një herë forcën e saj artistike, tashmë të pjekur, aftësinë e vëzhgimit, sintezës, filtrimit në letërsi të çështjeve ekzistenciale si marrëdhëniet e individit me luftën apo paqen, me dashurinë dhe vdekjen, me vetë unin e tij në një botë të ndërlikuar shqiptare, ku drita dhe errësira nuk kanë kufij të qartë.
Një histori dashurie tragjike e vendosur në një sfond marramendës bukurie.



Një burrë kërkon të vrasë gruan e tij dhe përfundon në një aventurë marramendëse; një gazetare e dashuruar pas një ëndrre të parealizueshme të cilën e ndjek nëpër botë.
 
Diana ÇuliDIELL NË MESNATË
Kategoria: Roman
ISBN: 99927 1 969 9
Shtepia Boutuese: Toena
Formati: 13x20 cm
Faqe: 412
Cmimi: 550 lekë / 4,00 euro


Tre burra në rrugët e këtyre dy grave, ndodhi të çuditshme në Itali dhe në Shqipëri personazhe që mundohen në diskutime ekzistenciale dhe që gjenden papritur në rrethana të paparashikuara. Të gjitha brenda skenarit të një filmi që nuk mbaron kurrë


Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...