2011-03-12

Francezët hapin revistën "Archéologia" me Apoloninë

Nga Fatmira Nikolli

Parku Arkeologjik i Apollonisë zë kopertinën e revistës prestigjioze franceze "Archéologia". Apollonia përshkruhet si një prej qyteteve antikë më të bukur në Ballkan dhe artikulli përshkruan gërmimet arkeologjike të viteve të fundit sikurse edhe të rejat që kanë të bëjnë me rindërtimin 3D (tredimensional) të monumenteve të tij. Sipas revistës, saiti greko-romak i Apollonisë ilire ndodhet në bregdetin e Adriatikut e Shqipërisë dhe është një nga saitet më të bukura në Ballkan. Ajo i zbulon ngadalë zbulon mrekullitë e saj, të humbura në mes të kodrave dhe fushave. Një ekspeditë franko-shqiptare punoi atje për dekada të tëra. Studimet e fundit premtojnë potenciale të mëdha nga rrënojat e tij të famshëm. Pas zbulimit të bustit të një burri në zonën e vilave romake me impluvium, në Apoloni u gjet edhe një bust gruaje prej mermeri 2 m larg të parit. Kujtojmë që më 18 gusht në rrënojat e Apolonisë u zbulua edhe një këmbë bronzi e një legjionari romak, që i takon shek II-III pas Krishtit. Ndryshe nga statuja e burrit, ajo e gruas është e dëmtuar në pjesën e hundës dhe të veshit të majtë. Ndoshta, pozicioni i vendosjes me shpinë të bustit nuk e ka favorizuar ruajtjen e gjendjes së pacënuar të saj. Shpejt pritet të kalojë në duart e restauratorëve. Drejtuesi francez i ekspeditës, Jean-Luc Lamboley ka hedhur hipotezën që të dyja statujat mund t'i përkasin një familje të rëndësishme apoloniate. Arkeologët po punojnë për saktësimin e kësaj hipo-teze. Ende nuk ka një datë të saktë për bustin femëror, por nisur nga të dhënat e para-ardhësit dhe të vendit ku është zbuluar, mendohet se ai i takon fundit të shekullit të II pas Krishtit. Tri objektet e zbuluara vitin që shkoi në Apoloni i kanë bërë arkeologët të mendojnë se aty ka ekzistuar një shkollë e arti.
Zbulimet
Tri janë zbulimet e rëndësishme të bëra në Apoloni gjatë ekspeditës së vitit që shkoi. Arkeologët e kanë zbuluar një bust të periudhës romake të shekullit të dytë, që sipas ekspertëve, është zbulimi më i rëndësishëm arkeologjik në 50 vitet e fundit në Shqipëri. "Është një zbulim i jashtëzakonshëm, më i rëndësishmi në 50 vitet e fundit në Shqipëri, pasi ende është i paprekur", pati thënë asokohe profesori francez, Jean-Luc Lamboley, i cili i ka udhëhequr gërmimet në Apolloni, së bashku me arkeologët shqiptarë. Ekspertët thonë se busti i atletit të panjohur i gjetur në Apolloni, 120 kilometra nga kryeqyteti Tirana, ishte në gjendje shumë të mirë. Përveç tij është zbuluar edhe një këmbë bronzi, pjesë e një statuje romake. Nga format dhe mënyra e krijimit duket se këmba e statujës i përket një luftëtari romak. Vepra mendohet se i përket shekullit të II ose të III pas lindjes së Krishtit. Ekipi i ekspeditës shqiptaro-franceze nxori në dritë pas tyre edhe bustin prej mermeri të një femre. Ajo është paksa e dëmtuar në pjesën e hundës dhe të veshit dhe gjendja e ruajtjes është disi më e dobët.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...