2011-03-11

VIKTIMIZIMI I MËSUESVE

mes
(Sadri A. KELMENDI: “MËSUESI”, dramë për fëmijë, “Gutenberg”, Prishtinë, 2004)
Në dramën për fëmijë të Sadri A. KELMENDI “MËSUESI”, peripecit e mësuesve për të gjallur, të pleksura me paradoksin e pashpirtësisë së kohës, tingëllon, mbi të gjitha, si akuzë ndaj shoqërisë, përkatësisht ndaj degradimit tërësor të vlerave morale e humane të një etnie, që, ndonëse s’ka shumë që ka dalë nga munzgu i aparteidit serb, ende nuk e di caktuan ku do të mbërrijë dhe aq më pak si të rigjejë rendin e sheshimit të qytetërimit të vet. Në këtë pështjellim të paparë viktimizohen pikërisht ata që kanë për mision të mbrujnë thelbin e dijes së këtij populli – mësuesit. Ata, në këtë dramë, të tipizuar veçmas në figurat e Dritonit, Djalin I, Djalin II, etje., nga një akt në tjetrin thurin natyrisht dramën sociale të kësaj kategorie shoqërore, që kulmon me mjerim të vërtetë. Detyrimi i mësuesit që të merret me profesione të tjera, për të gjalluar, është akti më akuzues që i bëhet tëhuajësimit të shoqërisë sonë të sotme, pikërisht shthurjes së saj. Prandaj, “MËSUESI” do të ketë shikues dhe do të bëjë jehonë sot e nesër.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...