PUNËTORIT DËSHMOR (Kushtuar, dëshmorit Isak Ferizi, nga Gjyteti, ish-Dubovci i Vushtrrisë) Një burrë i qetë, i thjeshtë e fjalëpakë, Sy vigjilues si të një sokoli, Kur në qiellin e Prekazit Heroik, U dëgjuan gjëmime dhe u panë vetëtima, U nisën me vëllain, Sadikun -“Besnikun”, Tek Jasharët, të luftonte përkrah me -dajallarët, Atje, ku shkrepnin armët -si vetëtima! U nisën betimit, zot me i dalë, Si burrat e malësisë, trimat e motit, Për Flamurin Kuqezi dhe ideal! E, aspak , -nëpër atë flakë!... Nuk i frikësoi, -as i ndaloi, Gjithë ai tmerr, -e gjithë ajo poterë!... Kur, po dridheshin –fusha me mal! U nisën kreshnikët, -betimit zot i dolën!... E, ra krye detyrës si zog sokoli! Me grykëhollat, -me armiqtë folën, E toka drenicase u ri-gjakos... Përkrah tij, -shkëlqeu në errësi, O, sa rëndë, Sadiku u plagos, I bashkuan plagët, E bashkuan qëndresën, O, sa madhështore, Të madhit Adem Jashari, Vëllezërit Proletarë, Ia mbajtën besën! Ruaj në gjirin tim, -ca kujtime përjetësie, Me punëtorin, -dëshmorin Isak, Kur fliste shtruar, -në odën e tij bujare, Në vështrimet e tij, -për besë të Flamurit, E kam parë, sinqeritetin madhështor, E kam kuptuar, -si digjej zemra e tij, Zemër trimi, -hulli, margaritare! O, trimi i dheut të Shqipeve, O, Isak Ferizi , -prehu i qetë, O, shpirtbardhi ynë, -në amshim... Qëndresa jonë, po vazhdon... E, kurrë s´do të ndalet, -Deri në Ribashkim!... Përndrsyhe, do t´na mallkojnë e shpërfillin, Fushat, detet dhe malet! -Do ta bëjmë Shqipërinë Nënë, Ashtu, si e deshët Ju, Dëshmorët tanë, -o burrë! O, flakadan i nderit të malësisë, Ty, dhe të gjithë vëllezërit dëshmorë, Kurrë s´po keni thyerje, -as pleqëri, Kurrë s´jeni tretur... Ju jeni -pavdekësi! Jeni kurdoherë, - rinorët E Nënës Shqipëri! Suedi, 26 shkurt 2011 |
2011-03-10
Fadil Shyti: POEZI
Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...