TOKIO- Japonia është gjunjëzuar nga një katastrofë natyrore, ndersa raportohen 1400 te vdekur e te zhdukur. Nje shpërthim shkatërroi sot ndërtesën ku ndodhej reaktori N°1 në qendrën Fukushima N°1 në Japoninë verilindore, në afërsi të epiqendrës së tërmetit të ditës së djeshme. Zona përreth centraleve të Fukushimas është evakuar dhe autoritetet i druhen një rrjedhjeje radioaktive. Agjencia për Sigurinë Bërthamore në Japoni e ka vlerësuar shpërthimin e ndodhur në centralin bërthamor të Fukushimas, me nivelin 4 të ndotjes, në një shkallë nga 0 në 7. Ushtria ka mobilizuar mijëra trupa, 300 helikopterë e 40 anije për evakuimin e banorëve. Ushtria japoneze zbuloi 300-400 trupa në portin Rikuzentakata. Ndërpritet alarmi i cunamit në Paqësor. Tërmeti me magnitudë 8,9 ballë të shkallës rihter madhësisë është cilësuar si më i forti nga pesë tërmetet e rëna në botë në 100 vitet e fundit. Ndërkohë janë raportuar pas tij më shumë se 50 tronditje të tjera, shumë prej të cilave më magnitudë 6,0 ballë të shkallës rihter. IAEA, VAZHDOJNË SHPËRNGULJET NË FUKUSHIMA Ora 22:55- Shpërngulje masive në Fukushima. Sipas një deklarate të IAEA-së, rreth 110.000 vetë janë larguar nga Fukushima Nr. 1. Ndërsa rreth 30.000 të tjerë janë evakuuar në një rreze prej 10 km rreth Fukushima Nr. 2. Masat e plota për evakuim kanë përfunduar ende, raporton BBC. GJENDEN 4 TRENAT E ZHDUKUR Ora 22:37- Mësohet se janë gjetur 4 trenat e linjës Iwate-Miyagi, për të cilët fillimisht u tha se i përpiu cunami. Të 70 pasagjerët që udhëtonin në ta, së bashku me makinistët janë të gjithë shëndoshë e mirë. Kështu deklaron ministria e japoneze e Transportit dhe operatori hekurudhor. VALËT E CUNAMIT PREKIN EDHE PERUNË Ora 21:50- Pas tërmetit e cunamit që goditi Japoninë ditën e djeshme, edhe pjesët e tjera të globit po vuajnë pasojat. BBC raporton se kryetari i Bashkisë së qytetit Pisco në Peru shprehet se valët e cunamit shkatërruan mbi 300 shtëpi, ndërsa rreth 400 njerëz kanë kaluar natën në tenda. FUKUSHIMA, BANORËT I NËNSHTROHEN SKANIMIT Ora 21:00- Punëtorët japonezë me maska dhe rroba mbrojtëse janë duke skanuar të gjithë të shpërngulurit nga zona e centralit të Fukushimas, një zonë kjo ku rrezatimi ishte tepër i lartë, raporton Reuters. Një 17-vjecar i quajtur Masanori Ono deklaron se “Mundësia për të prekur nga rrezatimi nuklear është i lartë, kjo është më shumë se e frikshme”. OKB DO TË DËRGOJË EKSPERTË PËR KATASTROFAT Ora 20:40- Një ekip ekspertësh të OKB-së i specializuar në vlerësimin e katastrofave do të shkojë në Japoninë e goditur dje nga tërmeti më i fuqishëm në historinë e saj dhe që u pasua nga një cunami, njoftoi sot OKB-ja. "Qeveria e Japonisë pranoi disa oferta për ndihmë nga Australia, Shtetet e Bashkuara, Republika e Koresë së Jugut, Zelanda e Re, Gjermania, Singapori dhe nga Meksika", bëri të ditur OKB-ja nëpërmjet një dokumenti. Sipas dokumentit të OKB-së, ekipi i dërguar nga Shtetet e Bashkuara përfshin 200 ekspertë, ndër të cilët skuadra shpëtimi dhe mjekë. Misionet koreanojugore, meksikane, zelandeze, gjermane dhe të Singarporit kanë gjithsej 145 specialistë dhe 30 qenë. Për sa i përket Australisë, ajo dërgon 72 ekspertë dhe 22 tonë material shpëtimi dhe mjekësor."Kina dhe Bashkimi Evropian po përgatiten për një dislokim", njoftoi gjithashtu OKB-ja, pa dhënë hollësi të tjera. EKIPE AMERIKANE JANË NISUR DREJT JAPONISË Ora 20:00- Disa ekipe amerikane ndihme janë nisur për në Japoni për të marrë pjesë në operacionet për gjetjen e të mbijetuarve, njoftoi sot Agjencia federale amerikane e ndihmës për zhvillimin ndërkombëtar, USAID, në një komunikatë. Një ekip i Virxhinias, u nis nga Uashingtoni me një avion tregtar dhe pritet të bëjë një ndalesë në Los Anxhelos, ku një ekip i dytë pritet të bashkohet me të përpara se të vazhdojë rrugën drejt Japonisë. Këto ekipe të quajtura Urban Search and Rescue (kërkime dhe ndihma në mjedis urban) kanë gjithsej "rreth 150 persona dhe 12 qenë të stërvitur për kërkimin e të mbijetuarve", bëri të ditur USAID. Ata pritet të mbërrijnë nesër në mëngjes në Misaëa, në Japoni, dhe "sapo të mbërrijnë, këto ekipe do të fillojnë menjëherë kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve përkrah ekipeve japoneze dhe atyre ndërkombëtare". Një ekip ekspertësh të USAID-it ndodhet tashmë në vend me detyrën e koordinimit të të gjithë ndihmës së ofruar Japonisë nga autoritetet amerikane. NJË GODITJE TJETËR TËRMETI NË BRIGJET E HONSHU Ora 19:20- Një tronditje e re tërmeti me magnitudë 6 ballë të shkallës rihter u regjistrua sot në Japoni, në brigjet lindore të Honshu, siç është raportuar nga (USGS) i Shteteve të Bashkuara. SENDAI NJË DITË PAS TËRMETIT Ora 19:12- Vetëm në qendër të Sendait, një qytet bregdetar në Japoninë verilindore që u shkatërrua nga tërmeti që goditi vendin dje, ka ardhur energjia elektrike. Sipas një raportimi të BBC është regjistruar trafik nëpër rrugë, edhe pse shumë nga dyqanet janë të mbyllura. IAEA, AUTORITETET MENDOJNË TË SHPËRNDAJNË JOD 18:20- Sipas autoriteteve jodi përdoret për të mbrojtur njerëzit nga reziku i kacerit të gjendrave tiroide, në rastet e ekspozimit ndaj radioaktivitetit në një aksident bërthamor. Pas fatkeqësisë në Çernobil në vitin 1986 ishin me mijëra rastet e regjistruara të kancerit në tiroide tek fëmijët dhe adoleshentët që ishin ekspozuar ndaj rrezatimit. Agjencia për Sigurinë Bërthamore në Japoni e ka vlerësuar shpërthimin e ndodhur në centralin bërthamor të Fukushimas në Japoni me nivelin 4 të ndotjes, në një shkallë nga 0 në 7. FUKUSHIMA, MË SHUMË SE 3 PERSONA TË PREKUR NGA RADIOAKTIVITETI Ora 17:01- Tre kanë qënë personat të cilët janë zgjedhur rastësisht për tu ekzaminiar nga 90 pacientët e një spitali në qytetin e Futaba-machi rreth 5 km larg nga centrali bërthamor. Mësohet se pacientët kanë pritur për ndihmë pranë një shkolle, ndërkohë që deklarojnë se kanë qëndruar jashtë për një kohë të gjatë duke pritur të transferoheshin me helikopter pas shpërthimit në centralin bërthamor. TV JAPONEZE: ALARM PËR NJË CUNAM TË RI Ora 16:15- Pas tërmeteve të vazhdueshme që vazhdojnë të godasin Japoninë, ndonjëri prej tyre edhe me magnitudë më të lartë se 6 ballë të shkallës rihter, televizioni publik i Japonisë lëshon alarmin edhe për një cunam të ri, që mund të godasë vendin. AUTORITETET: MË SHUMË SE 1 MILION JAPONEZË PA UJË Ora 15:34- Autoritetet japoneze deklarojnë se të paktën 1.4 milion shtëpi në Japoni vuajnë mungesën e ujit, raporton BBC. Pesëdhjetë e nëntë çisterna tashmë janë dërguar në zonat më të prekura. Raportohet se mbi 3 milion njerëz janë pa energji elektrike, ndërsa kompanitë njoftojnë se ai do të suhet nkohë "për të rivendosur të shërbimin”. NHK: TË PAKTËN 10 000 TË ZHDUKUR NË QYTETIN E MINAMISANRIKUT Ora 15:00 - Autoritetet e prefekturës Miyagi, në verilindje të Japonisë nuk kanë asnjë informacion për rreth 10 000 banorë të qytetit e Minamisanrikut pas cunamit të shkaktuar nga tërmeti shkatërrues 8,9 ballë të shkallës Rihter që goditi një ditë më parë pjesën verilindore ët Japonisë, njoftoi sot televizioni publik NHK QEVERIA KASA E REAKTORIT NUK KA SHPERTHYER, ESHTE ULUR RREZATIMI Ora 14.30 Qeveria japoneze konfirmoi se kasa e reaktorit të centralit bërthamor të Fukushimas N°1, ku ndodhi një shpërthim nuk kishte pësuar dëme dhe se rrezatimi ishte ulur. "Duke marrë masa për mbylljen e këtij reaktori, ne do të bëjmë më të mirën tonë që asnjë person të mos ketë probleme me shëndetin'', deklaroi kryeministri, Naoto Kan në një konferencë shtypi, katër orë pas shpërthimit të reaktorit N°1 të këtij centrali si pasojë e tërmetit katastrofik që goditi një ditë më parë verilindjen e Japonisë. "Do të dëshiroja që të gjithë t'i kushtonin vemendje informacioneve të dhëna nga qeveria dhe media dhe të veprohet me qetësi'', shtoi ai. Zëdhënësi i qeverisë së qendrës së majtë, Yukio Edano, theksoi nga ana e tij se kasa e reaktorit nuk kishte pësuar asnjë dëmtim, në bazë të informacioneve të dhëna nga operatori i centralit, kompania e elktricitetit ''Tokyo Electric Power''(Tepco).Edano shtoi se rrezatimet në këtë qendër ishin ulur ndjeshëm që prej kohës së shpërthimit. KRYEMINISTRI KAN: JEMI GATI PËR EVAKUIMN E FUKUSHIMËS Ora 12: 50 Kryeministri I Japonisë Naoto Kan ka thënë në një konferencë për shtyp se qeveria është gati të bëjë evakuimin e zonës së Fukushimës dhe ka ftuar popullin të ruajë qetësinë. Gjithashtu ai ka falenderuar qeveritë e shteteve të tjera për solidaritetin. Ndërkohë OKB ka dërguar 9 ekspertë për ti ardhur në ndihmë Japonisë, dhe ka shrehur gadishmërinë për ti ardhur në ndihmë shtetit. CUNAMI, DËME NË KALIFORNI DHE ISHUJT HAWAI Ora 12: 40 Cunami ka shkaktuar dëme dhe në Kaliforni dhe në Ishujt Hawai. Dallgët e cunamit kanë goditur brigjet kaliforniane dhe ato të Haëait 8 orë pas lëkundjeve të tërmetit të djeshëm 8.9 gradë i shkallës rihter në Japoni. Dëmet janë shkaktuar në porte dhe anije, ndërkohë që në Alsaka nuk është raportuar asnjë dëm. DO KONFIRMOHET SHPERTHIMI NE FUKUSHIMA Ora 12. 20 Nuk është konfirmuar ende nëse shpërthimi që ka ndodhur në Fukushima ka qenë i vetë reaktorit bërthamor apo jo. Ka bërë të ditur një zyrtar I qeverisë japoneze. Ndërkohë që qeveria po zhvillon mbledhje të jashtëzakonshme. Yukio Edano ka shtuar se niveli aktual I radioaktivitetit brenda në godinën e centralit bërthamor ka qenë “brenda kufijve që ishte parashikuar“ kur ëhstë vendosur për lirinmin e presionit radiokativ me avull RREZJA E EVAKUIMIT RRETH CENTRALEVE TË FUKUSHIMAS RRITET NË 20 KILOMETRA Ora 11. 58 Autoritetet japoneze rritën deri në 20 kilometra rrezen e evakuimit të popullsisë rreth centraleve bërthamore të Fukushimas dëmtuar nga një tërmet katastrofik që goditi verilindjen e Japonisë, konfirmoi media japoneze. Kjo masë u urdhërua nga kabineti i kryeministrit dhe u vendos katër orë pas shpërthimit që shkatërroi ndërtesën ku ndodhej reaktori N°1 në qendrën Fukushima N°1. Ky reaktor kishte probleme me ftohjen dhe rritjen e presionit. ''Autoritetet kanë marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë e banorëve'', konfirmoi zëdhënësi i qeverisë, Yukio Edano, në një konferencë shtypi. GJENDEN 300- 400 TRUPA TE VDEKUR NE PORT Ora 11.00 Televizioni japonez NHK raporton se ushtria japoneze zbuloi 300-400 trupa në portin Rikuzentakata RREZATIMI NE HYRJE TE CENTRALIT FUKUSHIMA I, I LARTE, ZGJEROHET 10 KM RREZJA E EVAKUIMIT Ora 10: 29 Zyrtarët japonezë kanë matur nivelin e rrezatimit në hyrje të uzinës Fukushima, në impiantin Daiichi, (Fukushima 1) në orën 15:29 ( me kohën japoneze). Nëse njerëzit janë të ekspozuar në këtë nivel të rrezatimit për një orë ata do të marrin të njëjtën shumë të rrezatimit ata normalisht do të në një vit, informon tv publik japonez. Autoritetet kanë urdhëruar zgjerimin e rrezes së evakuimit në këtë zonë në 10 km, e njëjta distancë mes centralit Fukushima I dhe Fukushima II AGJENCIA SHBA: NDERPRITET ALARMI I CUNAMIT Ora 10:15 Është ndërprerë alarmi i cunamit në pjesën më të madhe të Oqeanit Paqësor, me përjashtim të Alaskës, British Columbia dhe Shtetit të Ëashingtonit. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën. Cunami ka përshkuar të gjithë Paqësorin dhe më e keqja tashmë ka kaluar, megjithatë Agjencia lajmëron se në orët në vazhdim do të ketë erëra të forta që do të vazhdojnë të shkaktojnë dëme të mëdha përgjatë brigjeve të Paqësorit. SHPERTHIMI RREZON MURET E GODINES KU NDODHET REAKTORI Ora 09: 45 Shpërthimi ka shkaktuar rrëzimin e mureve dhe të catisë të godines ku ndodhet reaktori. Shpërthimi ka shkaktuar 4 të plagosur. Autoritetet urdhërojnë banorët që jetojnë në zonën pranë centralit bërthamor, të mbyllen në shtëpi, të mos dalin jashtë dhe të mbyllin dhe dritaret. TV: PLAGOSEN PUNONJES TE CENTRALIT BERTHAMOR NE FUKUSHIMA Ora 09:25- Një tym i bardhë është dukur të dilte nga impianti bërthamor Fukushima nr, 1, I cili ka tashmë probleme me ftohjen e reaktorëve. Tv japonez transmetoi pamjet nga impianti, duke shtuar se është dëgjuar dhe një shpërthim. Menjëherë më pas tv public Nhk, në Japoni informoi për disa punonjës të plagosur në centralin bërthamor. Punonjësit duket se janë plagosur nga një shpërthim. FUKUSHIMA, URDHEROHET EVAKUIMI I BANOREVE NE RREZE 3 KM Ora 08: 30 Në centerlanin bërthamor Fukushima 1 dhe 2 janë bërë rrjedhje radiokative me avull për të ulur presioni në reaktorë i cili ishte rritur në mënyrë anormale. Tërmeti i djeshëm ka bllokuar sistemin e ftohjes në të dy centralet bërthamore. Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në Fukushima në një rreze prej 3 km, nga impianti, i njohur si Fukushima 2 ose Fukushima Daini. Ndërkohë një lëkundje e re tërmetit me magnitudë 6.8 ballë është verifikuar sot në brigje lindore të Japonisë. E ndërsa errësira mbuloi vendin flakët ndriçuan qiellin, duke përhapur një dritë portokalli në zonën e shkatërruar nga tërmeti më i fuqishëm që kishte goditur vendin. Pas tërmetit 8.9 gradë i shkallës Rihter një seri tërmetesh të tjera lëkundën Japoninë. Ndërsa janë gjallë 81 pasagjerët e një anijeje për të cilën dje nuk kishte asnjë lajm pasi ishte përfshirë nga cunami. SHQIPTARET JANE MIRE Ministria jone e Jashtme konfirmoi dje se deri tani nuk ka asnjë viktimë nga Shqipëria Në Tokio ndodhen rreth 20-30 shtetas shqiptarë, të cilët ndodhen atje për studime dhe trajnime, ose të punësuar me familjet e tyre. |
2011-03-12
Japoni, shpërthim në Fukushima, 10 mijë të zhdukur ne Mijagi
I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...