Buqeta e sotme , vjen nga Lediana Kapaj .. Floripress, ka zgjedhur disa poezi të Ledjanës . Për tiu kujtuar se sa i bukur është vargu i poezisë së Ledianës po ju citojmë një varg nga poezitë e saj : " ...me ëndrrën vetë," duel" kërkova,"..Pra ju do kuptoni , se metafora dhe klasifikimi i mendimit , ndërthurren dhe tejçojnë tek lexuesi , fantazi dhe jetë .. Duke i uruar suksese dhe gjithë të mirat ju ftojmë të lexoni poezi nga Lediana Kapaj ..
nga Lediana Kapaj
Poetit...
Të jesh poet..do të thotë që zemra,
me vargun vetë është mrekulluar,
të kesh një botë si vetë kristali,
me fletën, penën ...je dashuruar!
Dhe rreshtat mbushin...mjeshtrit e ndjenjës,
të pasionuar...plot bukuri,
duke kërkuar të gjejnë mes tyre,
të ëmblën ëndërr plot mirësi!
Të jesh poet...do të thotë që shpirtin,
ta kesh të madh...padjallëzuar,
të shtypësh cmirën, shkelësh urrejtjen,
të presësh mallin...kur rri "vetmuar"....
Të japësh shumë...të vetëflijohesh,
ta mbushësh jetën si me magji,
të bëhesh shok me djallin vetë,
duke e bindur...ta bësh njeri!
Të falësh bukën kur sheh të mjerin,
të japësh krahun, të dhurosh ndihmë,
të shuash zjarrin që mban vetë "ferri",
në vënd te hirit të mbjellësh bimë...
Të buzeqeshësh dhe kur vetë dhimbja,
të hyn në trup...për të përpirë,
me mjeshtëri ta derdhësh vargun,
të shohësh diellin edhe pa gdhirë....
Mos kërkosh shumë...se ke gjithçka,
mos të mbulojë kurrë zymtësia
të mposhtësh fatin dhe të ngresh kokën..
...Të ka bekuar vetë perëndia!
me vargun vetë është mrekulluar,
të kesh një botë si vetë kristali,
me fletën, penën ...je dashuruar!
Dhe rreshtat mbushin...mjeshtrit e ndjenjës,
të pasionuar...plot bukuri,
duke kërkuar të gjejnë mes tyre,
të ëmblën ëndërr plot mirësi!
Të jesh poet...do të thotë që shpirtin,
ta kesh të madh...padjallëzuar,
të shtypësh cmirën, shkelësh urrejtjen,
të presësh mallin...kur rri "vetmuar"....
Të japësh shumë...të vetëflijohesh,
ta mbushësh jetën si me magji,
të bëhesh shok me djallin vetë,
duke e bindur...ta bësh njeri!
Të falësh bukën kur sheh të mjerin,
të japësh krahun, të dhurosh ndihmë,
të shuash zjarrin që mban vetë "ferri",
në vënd te hirit të mbjellësh bimë...
Të buzeqeshësh dhe kur vetë dhimbja,
të hyn në trup...për të përpirë,
me mjeshtëri ta derdhësh vargun,
të shohësh diellin edhe pa gdhirë....
Mos kërkosh shumë...se ke gjithçka,
mos të mbulojë kurrë zymtësia
të mposhtësh fatin dhe të ngresh kokën..
...Të ka bekuar vetë perëndia!
*************************
Bija ime!
Të shoh si trupin hedh o trëndafil behari,
ti prek të bukurat flokë si rreze ngjyre ari,
nga ty moj bija ime, vetë mrekullinë takova,
që ditën kur si prind në gji fort të shtrëngova....
Me ty dhe vetë u rrita, me ty u bëra "nënë,
tek sytë e tu vogëlushe pashë yje edhe hënë,
thesar ke qënë për mua,tek ty veten kam parë,
oh lotë nuk po nxjerr dot...Gezimi i ka tharë!
Dhe rruga ime jetës nuk ishte aq e lehtë,
por njësh me ty u bëra...më bëre të kem "fletë",
i preva hovin djallit që dhimbja mos afrohej,
të mbrojta ty si ëngjëll ...kur shpirti më lëndohej...
Mesnatës shpesh jam ngritur.."Mos vallë nuk po merr frymë"?
dhe ftohja më përshkonte...mëngjeseve plot brymë,
ah frika mos të humbja, nga shpirti kurrë s'është ndarë,
një frut i bukur ishe....Në dashurinë e vrarë!
Por koha iku shpejt...vështroj sa shpejt je rritur,
sa shumë me ty krenohem ...akoma je e mitur,
kështu do të qëndrosh gjithmonë " e vogla ime",
dhe befas lotët dalin...më futin në mendime..!
Dhe koha prapë të vetën...! Nga unë do të largohesh,
por zemra hapur mbetet...do presë të ledhatohet,
si sot kur më pushton dhe thua..." Sa të dua",
një ditë me zor do pres...të rrish pakëz me mua....
ti prek të bukurat flokë si rreze ngjyre ari,
nga ty moj bija ime, vetë mrekullinë takova,
që ditën kur si prind në gji fort të shtrëngova....
Me ty dhe vetë u rrita, me ty u bëra "nënë,
tek sytë e tu vogëlushe pashë yje edhe hënë,
thesar ke qënë për mua,tek ty veten kam parë,
oh lotë nuk po nxjerr dot...Gezimi i ka tharë!
Dhe rruga ime jetës nuk ishte aq e lehtë,
por njësh me ty u bëra...më bëre të kem "fletë",
i preva hovin djallit që dhimbja mos afrohej,
të mbrojta ty si ëngjëll ...kur shpirti më lëndohej...
Mesnatës shpesh jam ngritur.."Mos vallë nuk po merr frymë"?
dhe ftohja më përshkonte...mëngjeseve plot brymë,
ah frika mos të humbja, nga shpirti kurrë s'është ndarë,
një frut i bukur ishe....Në dashurinë e vrarë!
Por koha iku shpejt...vështroj sa shpejt je rritur,
sa shumë me ty krenohem ...akoma je e mitur,
kështu do të qëndrosh gjithmonë " e vogla ime",
dhe befas lotët dalin...më futin në mendime..!
Dhe koha prapë të vetën...! Nga unë do të largohesh,
por zemra hapur mbetet...do presë të ledhatohet,
si sot kur më pushton dhe thua..." Sa të dua",
një ditë me zor do pres...të rrish pakëz me mua....
**********************************
Me magjinë kam "flertuar"!
Qerpikët mbylla e babëzitur,
veten përkunda qiellit me hënë,
me njërën dorë jastëkun preka,
hije vetmie mbi të kish rënë.....
Shtrëngova sytë e mallëngjyer,
me ëndrrën vetë," duel" kërkova,
kish kohë pa ardhur pakëz tek unë,
befas zhgënjimin me shpirt mallkova!...
Më kafshonte natë e ftohtë,
gjumi trëmbur ish tërbuar,
brengën ndjeja nëpër deje,
prej besimit .. e mashtruar....!!
Parajsën ndjeva tek po vinte,
ëngjëjt rresht mbi sup mu ndalën,
më bekuan "plagëzemrën",
tufa ndjenjash...seç më falën!
Puthjet ndjeva të më ngrohnin,
dashuria...rridhte lumë,
trëndafilat më rrethonin,
sa të bukura!...Oh sa shumë!
Zhurmë dëgjova .. hapa sytë,
Oh sa keq!! ....Isha në gjumë!
dritën ndeza e përlotur,
me mërzitjen flija unë!
Nëpër ëndrra do zvarritem,
aty jam... E dashuruar,
dhe pse zemra më është vrarë,
me magjinë.. kam "flirtuar"...
Lënduar endem...
O Zot....Përse më bëre?...Lënduar endem vetëm,
përmallur nga dëshira, të fle me shpirt të qetë,
dhe ndonëse kalimtarë në rrugën tende mbetëm,
me shpresat po luftoj,të ndjej pak fjalën " jetë"!
Po shkrihem e përmbytur në ujërat e misterit,
ky trupi i përhumbur mes brengave më nget,
se di kur te vije vdekja..!!!A do jem pjesë e ferrit,
se di...!! Mos vetë parajsa me ngrohje po më pret?!
O Zot...jam lebetitur....! Pse shpirti u është tharë?
Të gjithë ata që desha, kurrizin më kanë kthyer,
nuk dua të më quajnë..." të ligë"..dhe as të "marrë",
mes mureve prej kujtimesh, një pjesë zemre është thyer!!
Por zoti s'më përgjigjet ...vetë ëngjëjt janë të zënë,
mes lotëve përgjërohem...s'po di kë të thërras,
jam mbytur në mendime..gërthas..." Ku je moj nënë"?
mallkimi po më ndjek...!! Ky shpirti po më plas....
Nëse të lutem....
Nëse të lutem... nga dashuria,
që tradhëtine une ta ndërshkoj,
le të më marrë vetë perëndia,
dhe si "fajtore" të më dënoj...
Nëse të lutem... ngaqë po vuaj,
merre pak zemren dhe ma shëro,
mos lër njeri me të të luaj,
gjithë njerëzisë mos i beso!....
Nëse të lutem... nga vetë zhgënjimi,
nëse të lutem.. që mos të vdes,
mos ma vër veshin...është hidhërimi,
vetëm më thuaj.."Në krahë të pres"!
Nëse të lutem.. për qetësinë,
në shpirt ma jep,s'po e gjej dot,
nëse të lutem... për lumturinë,
një çast te vetëm...s'dua më lot!!
Do bëhem "fli" e perëndisë,
po lëre boten...thjesht pa mjerim!
Do behem skllavja e dashurisë,
të heq nga ndjenja fjalën "vajtim"!
Nëse të lutem... që për pak çaste,
zemren të falësh...të flerë me mua,
me lule fjalësh do të mbuloj,
Dhe do kuptosh...Sa shumë "Të dua"!
E kam parë botën....një çarçaf i bardhë,
e kam ndjerë shiun,pikat permbi ballë,
kam dëgjuar zogjtë sa bukur kendojnë,
kam vënë re te femijët...me ëndrrat lodrojnë!
E sodita diellin dhe kam ndjere ngrohtesinë,
kam shëtitur yjet ,kam njohur magjinë,
kam lakmuar hënën për formën e plotë,
jam larë me burimet...pirë ujin e ftohtë!
Kam lexuar librat dhe mbi to kam qarë,
sa shumë të vërteta,zgjuarsi e rrallë,
i kam pare poetët duke ëndërruar,
sytë i mbanin mbyllur,vargjet për ti shkruar!
E pashë oqeanin shumë të zemëruar,
dallget kundershtonin,s'kishin të pushuar,
vëzhgova ylberin po s'munda ta prek,
më mrekulloj shqiponja...Por s'munda ta ndjek!
Kam parë kur lind dita,i ndjeva ndriçimin,
vështrova perëndimin,adhurova shkelqimin,
kam parë qiellin blu dhe sytë ja kërkova
doja që gjithë botën dhe unë të shikoja...
Kam parë një qytet ku lind dashuria,
romantizmi rronte dhe vete lumturia,
kam parë njerëzimin të qeshin,të qajnë,
dëgjova Moxartin dhe lotet më shkanë...!