Nga Përparim Hysi
Me Telon e Banushit qemë bashkëmoshtarë dhe u rritëm bashkë. Pas shkollës fillore,Telua,sado që qe më afër se unë me Fierin,nuk e vazhdoi më.I dha karar.Fillore kemi në fshat.Epo filloren e bëra dhe aq.Unë vazhdova 7-vjeçaren,uniken e atëherëshme dhe,më pas,shkova në pedagogjike të Elbasanit për mësues.Kështu që edhe rrallë shiheshim me Telon.Kur ikëm ushtar,ai shkoi në kufi (se qe mirë nga biografia) ,kurse unë nja tri vjet të mira në Artileri-bregdetare,në Shëngjin.Atje,kur qeshë ushtar,mora vesh që Telon e Banushit e kishin futur në burg.Të jesh kufitar dhe të biesh në burg,janë dy gjëra që nuk puthiten tok,por kështu kish ndodhur.Kur erdha njëherë me leje,pyeta dhe për Telon.Ma shpjeguan.Ia kish bërë borxh kapteri i repartit (i karrierës ky kapteri dhe komunist ) dhe Telua që nuk duronte bodec kollaj,ashtu tek qëronte një kokërr qepe në kuzhinë,më t'i bie me sa fuqi kishte drejt e mu në sy.Syri mori të buhavitur dhe qenë gati t'ia hiqnin atje në spital.Kusuret pastaj i hoqi Telo Ziu:6 muaj burg.Epo nuk qenë pak.Më erdhi keq për Telon dhe,kur e takova,pasi kish dalë nga burgu,më tha:-Epo burgu për burrat është.Po m'u bë rrodhe ai kapteri.Edhe sot nuk jam penduar.Isha gati ta haja mish.
* * *
Pasi kisha punuar nja 6-vjet të mira si mësues në fshatra të ndryshëm,pas ushtrisë,desh fati që të emërohesha mësues në Petovë.Po unë në Petovë kam lindur dhe qe gëzimi madh për mua që tani do punoja mes bashkëfshatarëve.Dhe mos kujtoni se punova pak,por plot 25 vjet të mira.Sado që kur u emërova mësues në Petovë,unë kisha ikur me familje nga fshati,prapë se prapë mbeta petovarak.Dhe aq i familjarizuar qeshë me Petovën sa në një poezi timen them:"Dhe,po ndodhi që të mbetem qorr,shtëpitë e Petovës i gjej me tahminë".Dhe mos kujtoni se po zmadhoj gjë.Pa u larguar shumë nga ç'shkruaj,ju them vetëm kaq:-Kisha 10-vjet që kisha lënë vëndin dhe kisha ardhur në Amerikë.Vjet në verë,pas 10-vjetësh,u ktheva në Mbrostar-Ura ku banoj,kur befas pashë Hatixhenë nga Petova.Ajo kish mbushur qeset me perime dhe do t'i çonte në pazar për t'i shitur.Sa më pa mua,ndaloi dhe m'u lëshua me britma gëzimi:-Papi,të keqen Hatixheja ty,mos shko më në Amerikë,se ke humbur nga dynjallëku (dukesha kisha hyrë si doku në ujë!!!).Po nuk pate bukë të mban Hatixheja me lakra.Unë u përlota dhe lotohem dhe tani që shkruaj.Ja,kjo është Petova për mua.Petova dhe petovarakët.Do të thoni:po trapit larg dhe ku do të dalësh.Jo.Jo.Nuk po trapit larg.Se ju thashë:Telua është nga Petova.Dhe ashtu siç e gjej unë derën hapur në çdo shtëpi të Petovës,ashtu dhe unë e mbaj derën hapur për këdo nga Petova.
* * *
Pas ushtrisë (dhe burgut) Telua qe martuar dhe kish nja 5 fëmijë.Njeri më të ndershëm se Telua në fshat zor se mund të gjeje.Merrte në kooperativë aq sa punonte dhe jetonte,pothuaj,në zgrip.Qe djalë i zgjuar dhe kish një kujtesë brisk.Lexonte gazetën (epo laj-thaj:vetëm "Zëri i popullit") dhe ish gati të thoshte përmëndësh emërime dhe stëremërime të kohës.Qejfi i tij ishte tek gradat;nga kolonel e lartë të pyesje Telon dhe fillonte:ky kështu,ky ashtu,sa Josifi,një tjetër petovarak ky,që kish po këtë maninë e Telos për të mbajtur mënd nga këto"emërimet",thoshte:Telua ka, ka kujtesë,po e ka pak ushtarake kujtesën.
Epo hajde dhe mos i duaj këta,petovarakët e mi:njëri kujtesë ushtarake,tjetri civile,Hatixheja të mban me lakra,Naxhia po të bën revani dhe hajde harroji ,po deshe,Jo,more burazer,por dhe të duash nuk i harron dot.Josifi,ky "me kujtesë civile" një ditë me një kandar dore("ziq" i themi në fshat,ne),po shiste spinaq.Vajta të bleja dhe,kur pashë që hiqte një gjethe dhe shtonte një tjetër,i them:-Ore Sifi,për kokën tënde,por ç'më bën kështu se nuk u bë kiameti ,de?! Dhe Sifi-me "kujtesë civile"- më thotë:-Është Lenin ky,Papi!!! Nuk gavnjen...Ia dhashë të qeshurit.Hajde Sifi,hajde.Ku të shkon mëndja:tek Lenini!!!Qe"me kujtesë civile" ky,Sifi!Ja,të tillë janë fshatarët:të japin ujë në shoshë.Se Sifi i thoshte këto fjalë në mes viteve '70-të.Epo nuk kam kohë t'ju tregoj për të tërë petovarakët unë,po për Telon.
Thashë që ishte i ndershëm.Shtëpinë që i kish lënë Banushi,me furka mbi gurë dhe mur tek kishte dhe vjetëruar shtëpia.Po ku i dlte që të bënte tjetër si tërë njerëzia.Të ardhurat që merrte nga kooperativa qenë aq të pakta,sa mezi nxirrte me bukë familjen.Shikonte që tej e këtej xhëku ndreqeshin.Bënin shtëpi me tulla,pa kishin filluar të merrnin dhe televizorë dhe ndonjë edhe frigorifer.Telua në vënd.Por sa vinte dhe gjëndja bëhej më keq dhe Telua shkoi drejt dhe tek kryetari i kooperativës.Shkoi që të kërkonte ndihmë.Hyri në zyrë dhe i tha kryetarit:-Shoku kryetar,dua që t'më ndihmosh,Se dua dhe unë të bëj shtëpi,si shokët.Kyretari:-Po ku t'i gjej lekët kryetari,o Telo,po shko atje dhe bëj dhe ti siç bëjnë shokët.Telua e dinte seç bënin shokët,por më mirë të vdiste,se të merrte një gjë që nuk i takonte.Dhe ashtu mbeti.E vetmja shtëpi ku nuk u shtua një gjë e re në Petovë qe e Telos.Sado që punonte roje në blloqe të ndryshem prodhimi,kurrë nuk çoi qoft dhe një kalli misër në shtëpi.Dhe mbeti me gisht në gojë.
* * *
Kështu,të varfër,e gjeti dhe përmbysja e madhe e vitit 1990.Unë kisha ikur nga Petova,por miqësinë me petovarakët e mbaj dhe sot.Erdhën proçeset demokratike,por Telua,sado në zgrip,mbeti i majtë nga bindjet.Aha,- thoshte,- nuk ndërrrrroj përshesh unë.Jepja e merrja t'i mbushja mëndjen,po pse kthene nga rruga ai.Papi,- më tha një ditë,- guna që pritet pa jakë,ashtu griset.Lëre Telon mënjanaz ti.Po unë kurrë nuk shkëpus "urat" me njerëzit për shkak të bindjeve.Se,në fund të fundit,njerëzit kanë bindjet e tyre dhe nuk janë robotë.Aty,nga shkurti 1997,më trokiti në derë Telua.U përqafuam dhe,pa pritur qerasje akoma,e zbrazi:-Kam ardhur për hall.Dua që t'ma veshësh tim bir polic.Se e di që të shkon fjala.-More,Telo,zura unë,po unë nuk punoj në degë të mbrëndshme.
-Papi,pushtetin e kini ju.Kur thoshte ju,e kish fjalën për Partinë demokratike.Ti ke qenë dhe kandidat për deputet për PD dhe aq sa për Telon të shkon fjala.Papi,-po vdes Telua dhe s'ka nga ia mban.Ia mora dokumentet e të birit me vete dhe frymën e mbajta në Drejtorinë e MBrëndshme.Takova atë të kuadrit dhe i thashë:-Asnjëherë dhe për askënd nuk jam futur për të rregulluar në punë.Këtë dua që t'ma bësh.E kam shumë mik dhe është në hall.Nuk ka njeri më të ndershëm.Më thotë:-Po a është ndopak demokrat ky,miku yt?Demokrat?Po ai ka bërë burg në kohë të Enverit.Mirë,- më mbështeti ai,po në garanci unë do shkruaj se dëshmitar për simpatinë e tij,për pushtetin demokratik,je ti.-Patjetër,- i thashë i gëzuar.
U ndjeva sikur hoqa një mal nga supet,aq më erdhi mirë,se,më në fund,dhe Telua nuk do rrezikohej më nga uria.Që të nesërmen,mbasi bën trajnimin e duhur,të birin e Telos,e veshën polic.
* * *
Po ku ta dija unë,se dhe këta"tanët"(demokratët,de!) kishin "vjedhur" nga ato"huqet" e pushtetit të vjetër.Nuk qenkëshin mjaftuar me fjalën time,po pska nisur të"hetojnë" në "linjën e tyre".Dërgojnë një dhe me të pyetur venë dhe e gjejnëTelon tek kulloste lopën diku buzë xhades kryesore që lidh Lushnjen me Fierin.I dërguari e kish" detyrë shtëpie" hetimin.E gjen pra Telon me lopën prej dore dhe fillon nga të tijat.
-Nga të kemi?-Nga Petova?Çfarë të quajnë?-Telo Banushi?-Si ia çon me dynjallëk?-Hiq e mos këput?_Epo shyqyr që erdhi partia demokratike që dhe ti z.Telo të bëhesh me krahë.Se ja,sot në Fier,ka për të ardhur Dr.Berisha? Doktor Berisha!!!!_bërtiti Telua.Bobo! që harrova ta kisha marrë atë të shkretë automatik.-Pse?-pyeti miku.-Të hapja zjarr!-tha pa teklif Telua._Si zjarr!Po ja zjarr duke shkrepur këmbëzën dhe sa të qëndronte makinën do t'i thoshja.-Pse kështu je Komndant i Përgjithshëm ti dhe le repartet ushtarake në dorë të qenërisë.Po dy të kishhe vrarë nga ata që u afruan reparteve dhe kishim shpëtuar.Tani nuk mbeti shtëpi pa u kthyer në xhephane.As kemi për të gjetur rehat.Do vrasim njëri-tjetrin,ne.-Presidenti ynë,Dr. Bersha.ndaj është demokrat dhe ne,demokratët,nuk vrasim,- foli miku.Epo bëju mashalla,atyre xhahilëve tani që hapin zjarr me aq kollaj sa ti thuaj mirëmëngjes,- tha Telua.Miku iku dhe të gjithë bisedën e kish raportuar në drejtori.Se kjo,në fund të fundit,qe puna e tij.
* * *
Sa hapa derën e zyrës në mëngjes (unë punoja si inspektor në Drejtorinë e Arsimit në Fier),ra zilja e telefonit.U ndje zëri i mikut nga Dega e Mbrëndshme.-Ke mundësi të vish për pako gjë?- foli miku.-Erdha,- i thashë.RRugës mendoja se më kish ftuar për ndonjë kafe.Në fund të fundit,nderin ma bëri dhe e meritonte më shumë se një kafe.Kur u ulëm,më tha:-Ore,është demokrat ai miku yt apo nga ata enveristët e pandreqshëm.Dhe më tregoi bisedën e sipërme.U zura ngusht,po Telon nuk e shita.Dëgjo,i thashë,ka një djalë që do t'ju nderojë.Telos i ka ikur mëndja nga fukarallëku.Bëhem garant unë për të birin.Dhe m'u bë qejfi shumë që e mbajtën.Kur i thashë Telos për ato që kish vjellë,më tha:-Papi,që kam mbetur fukara unë,fajin ma ka koka.Po unë jam dhe kryetari i familjes.Dhe ai,Berisha "yt",ka faj:-Po t'ua mbushte bythën me plumba të parëve që do zgjatnin duartë drejt reparteve apo depove të armëve,nuk do kish ndodhur kjo që po ndodh.Po ndaj jemi demokratë ne,more Telo,- i thashë.Ne nuk vrasim.Papi,Papi,dërri do plumb.Saçmet vetëm e ndezin.Dy,or dy,të kish vrarë,po e hante më njeri atë kokërr ulliri.Po tani u bë hashi neshi:të vretë,mos o zot,dhe një fëmijë që nuk i ka dërsirë musteqja,po jo se kam gjë me Berishën unë,jo...
* * *
Epilog...
Pas 10-vjetësh,e takova Telon.Djalin ,ende,e ka polic.E pyeta (se prapë pushtetin e kishim ne,demokratët dhe tani kryeministër është Berisha):-Hë,mor Telo,ka apo nuk ka ndryshim?Më tha:-Dëgjo,Papi,unë jam i majtë po këta"laçot e mi"(e kish fjalën për socialistët) 8-vjet qenë në fuqi dhe një pëllëmbë rrugë nuk bën;ky "yti" pak ka,po i ka dalë zot,or babam.Thonë që vjedhin,epo nuk e di unë,por kur shoh që rruga bëhet ve dhe këtu në Petovë kjo më duhet mua.Epo shtetari,or burazer,një me mua nuk do jetë,de.
9 mars 2011