2011-03-09

Haruki Murakami:Nejimakidori kuronikuri(Kronikat e Zogut Kurdisës )

Kronikat e Zogut Kurdises, Haruki Murakami




Titulli: Kronikat e Zogut Kurdisës
Origjinali: Nejimakidori kuronikuri
Roman (letërsi bashkëkohore)
Autori: Haruki Murakami
Shqipëroi: Etta Klosi
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2010
fq. 664
Pesha: 0.80 kg
ISBN: 978-99943-51-40-4


Në rrethinat e Tokios, Okada, një burrë në moshë të re, është duke kërkuar macen e humbur të së shoqes. Ai jeton në "botën e ngushtë" të jetës së tij, gatuan, kujdeset për shtëpinë dhe merret me gjëra të së përditshmes së një njeriu pa ambicje. Por jeta e tij do të ndryshojë pas telefonatës së rastësishme të një gruaje. Shpejt, ai do ta gjejë veten duke kërkuar edhe të shoqen në një botë që shtihet nën sipërfaqen e qetë të Tokios. Ndërsa kërkimet e tij kryqëzohen, Okada do të ndeshet me një grup të çuditshëm njerëzish: Një prostitutë psikike, një politikan të lig, një vajzë të brishtë fare të re dhe një veteran lufte, i cili është dëshmitar i fushatës së harruar japoneze në Mançuri. Okada bie në një shtjellë historish që përballin Japoninë e dikurshme me të sotmen, dhe ai vetë kthehet në qendrën e një misteri që nuk mund ta durojë dot. Gjërat rrëzohen para syve të tij dhe e shtyjnë Okadan të kuptojë se "ka një ndryshim të madh mes asaj që mendojmë se është reale she asaj që është vërtetë reale".

"Mahnitës...përpjekja më ambicioze e Murakamit për të përfshirë Japoninë moderne në një ngrehinë të vetme trillane." - Washington Post

"Një vepër e fuqishme arti... që s`duron krahasim." - New York Observer

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...