http://www.letrat.eu/arkiv/jetaere_nr_1.pdf
Jeta e Re - Revistë Letrare
(Ars Gratia Artis)
Adresa: Prishtinë, Kosovë
E-mail: jetaere2010@gmail.com - jetaere2010@hotmail.com
Tel: 045 / 685 - 264
Revista Jeta e Re po ashtu ka faqen e vet dhe mund të vizitohet në adresën: http://www.jetaere.tk
(për fat të keq revista nuk ka domein të vetin me TLD - Top Level D nga Kosova apo Shqiperia (.al), por një domein falas nga ishujt Tokelau, Zelandë e Re, si dhe faqen të krijuar falas nëpërmjet Weebly, aplikacionit automatik për krijimin e faqeve, ku natyrisht mund të ketë "reklama" te ndryshme që s'kane te bejne me revisten. Rrjedhimisht, aty mund të shihet dhe Facebook-Plugin ku p.sh. thuhet se "181 njerëz të Facebook e përkrahin revistën Jeta e Re".
Kjo mund të jetë ashtu, sa i perket fansave nga rrjeti social Facebook dhe mbase mund te duket "impresive"... por "Jeta e Re" në fakt është ndër revistat më të mira letrare që kemi sot në gjuhën shqipe. D.m.th. jo vetëm sa i përket socio-sferës virtuale mbarëshqiptare e as blogosferës... por edhe në botën e letrave të "letrës" në përgjithësi, ne Kosove e ne Shqiperi.
Shkurt (për ata që nuk janë të njohur akoma me revistën dhe ridaljen e saj në treg) mos t'ju "mashtrojë" as faqja e varfër internetike, as "promovimi" i dobët, as hiçgjë. Ofroni kontributin tuaj, bashkëpunoni me redaksinë, revista "Jeta e Re" është e denjë për akëcilin krijues.
Aktualisht, në qarkullim numri 3 i revistës është mjaft i pasur...
Ndërsa numri 1 i revistës është ofruar nga redaksia të shkarkohet nëpërmjet faqes hostuar nga Webbly
http://jetaere.weebly.com/uploads/5/8/5/5/5855831/jeta_e_re_1_pdf.pdf.
Për çdo rast, ne e vendosëm materialin "fizikisht" dhe në hostin tonë.

Lexim të këndshëm, e me respekt për ju
S. Guraziu
JETA E RE - REVISTE LETRARE
REDAKSIA
Editor: Demë Topalli
Ag Apolloni (Kaçanik, 1982) ka diplomuar në Degën e Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve dhe në Degën e Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës, në të cilin aktualisht është asistent i Letërsisë botërore dhe vazhdon studimet e doktoratës. Ka punuar si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor në disa gazeta dhe revista kosovare. Ka botuar këto vepra: Zomb (2009), Drama (2010) dhe Parabola postmoderne (2010).
Gëzim Aliu (Vushtrri, 1977) ka diplomuar dhe magjistruar në Degën e Letërsisë Shqipe në Univeristetin e Prishtinës. Ka qenë redaktor i revistës për dije e kulturë, Albanica. Përveç shkrimeve të shumta studimore e publicistike të botuara në revista e gazeta të ndryshme, merret edhe me përkthime. Është autor i librave Diskurset e ideve në prozën e Kadaresë (studim) dhe Në Klubin e të shëmtuarve (roman).
Agron Y. Gashi (Deçan, 1977) ka përfunduar studimet në Fakultetin e Filologjisë, Dega e Letërsisë shqipe, si dhe studimet në Fakultetin Filozofik, Dega e Shkencave Politike. Është magjistër i shkencave filologjike dhe autor i librit studimor Autopoetika - modelet narrative autobiografike (2009), si dhe autor i disa punimeve shkencore të përkthyera dhe të botuara edhe në gjuhë të huaja. Është mësimdhënës në shkollën jopublike Mileniumi i Tretë në Prishtinë.
Gonxhe Boshtrakaj (Pejë, 1972) ka kryer studimet për letërsi shqipe dhe për aktrim (klasa e Enver Petrovcit) në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1997 fillon studimet postdiplomike pranë Deutsches Erwachsenen Bildungswerk, Bad Cannstatt/Gjermani. Në Ludwig-Maximilians-Universität München vijoi studimet për Dramaturgji, Teatrologji e Albanologji (1998-2000). Në Universitetin e Kölnit, nën mentorimin e Prof. Dr. Petra Maria Meyer, mbaron studimet e magjistraturës. Nga viti 2003 fillon karrierën prej ligjëruesi/docenti të pavarur. Nga viti 2006 bashkëpunon me Universitetin e Konstancës, Instituti për Letërsi, Media dhe Art. Ka doktoruar me temën Teatri si model për analizën e fenomeneve sociopolitike në një shoqëri të getoizuar.
Adil Olluri (Lipjan, 1984) ka kryer studimet për letërsi shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku vazhdon edhe studimet master, ku për temë ka zgjedhur romanet postmoderne shqiptare. Ka botuar një numër të madh shkrimesh nëpër gazeta dhe revista letrare. Shkruan poezi, kritikë dhe recensione për fenomene të ndryshme kulturore.
HISTORIA
Jeta e re, e themeluar nga Esad Mekuli, botohet nga viti 1949 dhe është revista letrare me traditën më të gjatë në Kosovë.
Më 1949, numri i parë i revistës Jeta e re kishte vetëm 88 faqe, të cilat tregonin qartë statusin jo vetëm letrar të kësaj reviste, ngaqë aty pos letërsisë, kishte edhe shkrime për muzikë. Gjithashtu u hap konkursi për letërsi (novela, pjesë teatrale, poezi, ese) dhe muzikë (këngë korale), me qëllim të stimulimit të jetës kulturore-artistike në Kosovë. Në vitin e parë të saj, arritën të botohen 3 numra, pra gjithsej 328 faqe brenda vitit.
Nga viti 1950, Jeta e re bëhet revistë dymujore, me 6 numra në vit, ndërsa më 1989, me rastin e 40-vjetorit të saj, me insistimin e Bedri Hysës, i cili asokohe ishte sekretar për kulturë i Kosovës, botohen 12 numra në vit, kurse gjatë viteve ’90, e penguar nga regjimi serb, revista ngadalëson tempon e botimit, por nuk ndalet deri më 2006, kur, në mungesë të mjeteve finaciare, botohet vetëm një numër dopio. Më 2009, edhe pse me shumë të meta, botohet një numër jubilar. Ndërsa nga viti 2010, me iniciativën e Demë Topallit, formohet një redaksi e re dhe revista fillon të botohet tri herë në vjet, ashtu si më 1949, porse tash me numër rekord faqesh (400-500 faqe për numër), duke u bërë kështu më e madhja revistë letrare shqiptare, në të cilën bashkohen krijuesit shqiptarë anekënd botës, prezantohen autorët e vendeve ballkanike dhe botohen tekste letrare nga shkrimtarët botërorë.
Jeta e re është revistë që ka promovuar shkrimtarët të cilët sot e përfaqësojnë letërsinë e Kosovës. Nga viti 2010, ajo prezanton dhe promovon autorë shqiptarë jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi etj. Gjithashtu në të botohen edhe shkrime të përkthyera nga autorët e mëdhenj botërorë, si: Philip Roth, Umberto Eco, John Barth, Susan Sontag, Marsha Norman, Salman Rushdie, Woody Allen, Eduard Albee, Chinua Achebe, Michel Houellebecq, Mario Vargas Llosa etj.
Përveç Esad Mekulit, i cili e ka drejtuar revistën për 23 vjet më radhë, në Jeta e re janë promovuar, formuar, popullarizuar edhe këta shkrimtarë dhe personalitete të kulturës, si: Mark Krasniqi, Rexhep Hoxha, Ramiz Kelmendi, Rexhep Qosja, Adem Demaçi, Ibrahim Rugova, Din Mehmeti, Anton Pashku, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Musa Ramadani etj.
Jeta e re, në rrugën e saj të gjatë, është udhëhequr nga këta persona:
1. Zekeria Rexha (drejtor, në numrin 1, 1949)
2. Esad Mekuli (kryeredaktor, nga numri 2, 1949-1972)
3. Rrahman Dedaj (kryeredaktor, 1973)
4. Rexhep Qosja (kryeredaktor, 1974)
5. Hasan Mekuli (kryeredaktor, 1976-1981)
6. Ali D. Jasiqi (kryeredaktor, 1982-2000)
7. Sali Bashota (kryeredaktor, 2001-2003)
8. Demë Topalli (drejtor, 2004-2006)
9. Ag Apolloni (kryeredaktor, 2010 -)
Derisa viti 1949 shënjon vitin e themelimit të revistës më të vjetër kosovare, viti 2010 shënjon kohën kur kjo revistë arriti të bëhet revista më e madhe shqiptare.
--
Për kontakt dhe reagime: letrat1@yahoo.com