2011-03-08

CIKËL POETIK NGA PËRPARIM HYSI

Poezi për Ditën e Mësuesit

Mësuesëve të mi

Dhoksi e Sotir Meço

Ju kam dashur dhe ju dua dhe tani
Ty mësues Sotiri;ty,mësuese Dhoksi!
Në se s'shkrova përpara ndonjë vjershë
Se nuk qeshë i zoti;pra:"mbeta në vjeshtë?!"

Po kurrë nuk ju harroj kur më morët,si në krah,
Se qeshë i vogël:pesë vjeç e ca ...
Si mëmë Dhoksia,Sotiri si një ATË!
Ndaj për ju shkruaj.Për ju:imi varg!

Sado jam moshuar dhe jam disa herë gjysh
Njëlloj ju dua:pa si e pa qysh?!
Në sot jam thinjur dhe jam bërë njeri
Meritë ke Sotir dhe ju,mësuese Dhoksi!

Vij që nga larg dhe duarët zë ju puth
Në shihni një lot,s'më vjen hiç turp
Qaj nga malli dhe loti le të bjerë
Ta dini:ju dua,o mësues me aq vlerë!

* Mësues të fillores
**klasën e parë e kam filluar 5 vjeç


Panja*

Profesore Vjollca Omarit

Mbi panjën e bukur gjelbëroshe
Befas u lëshua një acar
Një kohë e keqe,kodoshe,
Panjën vendosi për ta "vrarë".

E shkuli nga vëndi ku mbiu
Dhe tutje e flaku:në harrim...
Por panja,për çudi,prapë mbiu
Dhe vëndin e mbushi me blerim.

Acari atëherë turfulloi
Mbi panjën gjelbëroshe u lëshua
Trungun zu keqas t'ia kafshojë
Por panja hiç s'u ligështua.

Trungu iu mbush me plagë
Mbi plagët buisi gjelbërim
Kjo panjë e fortë si thanë
Për njerëzit që e njohin:frymëzim!

Urrejtjen s'e njeh;si shënjtore
Blaton ngado dashuri
Ta shihni,ta shihni sa njerëzore
"Gjelbërimin" e ruan dhe tani.

Trungun vërtet e ka me blana
Por zëmrën e ka plot blerim
Kjo panjë e fortë si thana
E urta,fisnikja:pa harrim...

*Nderi i Fierit-e pereskutuar.Rron ende.

** e motra e të ndjerit,Mustafa Greblleshit.



Profesorë!

Profesorëve të mi të Normales së Elbasanit

Nuk di se kë të përmënd nga ju më parë
Se ju qetë,të tërë:të mrekullueshëm!
S'e mohoj:për të gjithë ju kam mall
Dhe bëhem krejt i parezistueshëm.

Që të vij dhe t'ju putha ato duar të rreshkura
Ju qetë si shënjtorë që rrezatonit urtësi
Për mua ato duar,edhe sot,janë të shtrenjta
I puth pa u kursyer:një dhe nga nji.

Por ç'them kështu?Shumica prej jush kanë ikur
Por unë,ama,ju kujtoj me përmallim
Tek shkruaj,në zëmër ndjej një të krisur
Dhe nuk e ndjej fare lotin që më shkimë.

* me rastin e 90-vjetorit të shkollës


Uh,Profesori?!

Si një pasthirmë e bukur vegimesh
Kjo thirrje:"Uh,profesori!",më rrëmben
Prekem e lotohem mallngjimesh
Dhe bëhem,mallngjimesh,ujem.

Kishin zbritur një ditë në qytet
Ish-nxënëset e mia të shkollës së mesme
Oshtima e tyre gati zuri qiejt
Dhe sot jami prekur prej mbrese.

Uh,Profesori!-bërtitën njëzëri
Dhe befas më pushtuan si kala
Ah,si u bëra unë,i tëri,
Tek më pushtonin dhe më puthnin pa pra.

Çlironin që të gjitha gëzim
Gëzim të qashtër-dashuri
As pyesnin fare për njerëzinë
Që ndiqnin këtë "shfaqje" me habi.

Se nuk ndodh gjëkundi në qytet
Që vajza me këmbë në yzengji
Të puthin dhe të pushtonin,vërtet,
Kështu të gjitha:"koloni?!"

Por puthjet ishin të çilërta
Dhe nuk pyesnin për rregull e moral
Ato s'më kursenin, të gjitha
U ndava me to duke qarë.

5 mars 2011


______

Buqetë e freskët
(me vargje)


Pranvera

Pemët lule edhe gjethe
Fushat gjelbërojnë me bar
Mua sa nuk më zënë"ethe"
Më ngacmon i shkreti mall.

Se ja erdhi pranvera
Dhe atje tek vëndi im
Unë po sytë i mbaj nga dera
Për t'u nisur me nxitim.

Se me sy ma bën pranvera
Ajëri i pastër në mushkëri
Pastaj plot e plot të tjera
Si atje,në Shqipëri.

Pa do dalë atje mbi kodër
Mu mbi kodrën në Mbrostar *
Do bërtas si një i vogël
Aq mua malli më ka marrë.

Do bërtas sa të ngjirrem
Ta dëgjojnë tej e përtej
As fare s'dua të shtirem
Porse mallin dua të krrej.

Moj pranverë e vëndit tim
O moj stinë që nuk ke shoqe!
Ty të falet shpirti im
Vjen për vit,po hiç s'më ngope.

* - vendbanimi im,në Fier.


Tash jam bërë unë i vogël

Tash jam bërë unë i vogël
Mu në moshë të fëmijërisë
Nuk lë fushë e nuk lë kodër
Pa e shkelur,çuditërisht.

Si dikur...mbi 50-vjet
Kam vënë delet unë përpara
Tek kullosin barin det
Unë sa s'zë retë e bardha.

Mu mbi frashër unë kam hipur
Dhe nga frashëri nxjerr lëkurë
Pastaj me nge unë kam selitur
Me biçak zë bëj një culë.

Culën zë e qaj plot mall
Si dikur,fëmijërisë,
O pranverë,po çfarë ke ,vallë?
Pse më "bluan" prej nostalgjisë?


Në stan

Që nga shpati i një mali
Po rrëshket shtrati i dëborës
Mu aty ku është stani
Ushton tingulli i këmborës.

Blegërijnë dhënë edhe shqerra
Blegërijnë keca edhe dhi
Dhe këtu,kur vjen pranvera
Ka më shumë poezi.

Mbushen vedrat plot me qumësht
Mpikset djathi apo gjiza
Një stanar nget dhëntë në shtrungë
Një sjell dru apo driza.

Ndizet zjarri bubulak
Në mëngjes bëhet bukëvale
Ah,medet,që sot jam plak
Ku më çoni,o ju malle?!...

2 mars 2011

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...