Tregim
Në fakt, po të më kërkoni t'i vë një emër tjetër, zor se më vjen ndërmend tani. Mbase e ka fajin ajo gota e verës... ndoshta … mbase... Eshtë takti por është edhe rasti, sepse e para pa të dytën këtu nuk mund të ketë kuptim... jo, jo mendoj se nuk e kam shumë gabim.
Rasti është mbreti i botës... thonë... ama shpesh po të të mungojë takti...
Mjaft me të ardhura rrotull. Si përherë e hanë ose im shoq që duhet të jetë burri më i mirë në botë që më duron mua dhe përçartjet e mia ose... koleget...
Meqë e kishim tek rasti. Rasti më sjell të takoj një ish...
Ore, se mos më keqkuptoni, jo ish-in tim, as të tim shoqi por të një kushëriri. Vite pa u parë, e këtyre viteve u kishin paraprirë vite simpatie po të heqim mënjanë një antipati që më kish lindur aty nga fundi... të cilën të them të drejtën nuk ja kisha thënë askujt.
Nuk e kam zakon të shpreh antipatitë e mia për askërrkënd... e ky është ligj për mua, madje nga ato pa përjashtime ose ku përjashtimet përforcojnë ligjin...
Ku e lamë..?
Ah, tek rasti që ma sjell në rrugë. Në moment u harruan të gjitha, e kam fjalën të paktën për veten time. Ndaluam, i dhamë dorën njëra tjetrës pastaj... u përqafuam... Përqafim i cili të them të drejtën nuk më dha asnjë bezdi, sinqerisht. Lëre pastaj që u shoqëruan me këto fjalë:
- “Ua, nuk paske ndryshuar fare”!
Nuk e di pse, por më shijuan shumë ato fjalë... e me thanë të drejtën nuk e mora vesh nëse ishte në thelb të asaj kënaqësie komplimenti apo ajo ndarje me mungesë simpatie që i ngrinte pikë në shkallë sipërore asaj cope të servirur mbi një tabaka cicërimash... Shputat e këmbëve nuk më mbështeteshin në tokë por mbi diçka të tillë butësia e së cilës vinte e shndërrohej në jomateriale e më jipte kënaqësinë e pakufishme të zhdukjes së dhëmbjes së kallos në këmbën e majtë që ma kish sjellë në majë të hundës gjatë gjithë ditës. Po si gjithë gjërat e bukura zgjati shumë pak, kush të lë...
- “C'ja fut kot dhe ti! Nuk ke ndryshuar”?! - zëri i tim shoqi ma zgjoi kallon që nisi të më pulsonte pa pikë mëshire.
- “Si ja fus kot!? Nuk ka ndryshuar fare”! - e ndau mendjen të këmbëngulte me kokëfortësi bashkëbiseduesja e këndëshme që nuk e di pse e fitoi sërish simpatinë time, shumëfish.
- “Lëri ato ti se nuk i han gruaja ime”?
- “Ore, kush të ka autorizuar të flasësh në emrin tim? Nuk mund të flasësh për llogari tënden”?,- u ankova unë por ankesa ra në vesh të shurdhër, madje të mbaronte aty do të ishte gjysma e së keqes sepse ai hoqi dorë nga keqtrajtimi që i bëri asaj e m'u kthye mua.
-”Pse i beson ti fjalët e saja? Të lutem mos më thuaj se i beson sepse ky do të ishte kulmi. Po si ta merr mendja ty, se pas dhjetë vjet... Ou! C'ke që më pickon se ma bëre bërrylin copë!
- “Nuk po të pickoj por desha të të them se ata të dy po të kërkojnë”.
Rasti... rasti ma kish sjellë të pikasja nja dy shokë të tij që na përshëndetën tej...
E hëngri...Nuk e zgjati, na la e shkoi drejt tyre. “Ik i thashë me vehte, e bëj muhabet me burrat, nuk ke marrë vesh kurrë nga muhabetet e grave ti e...”
… ja plasa gazit, vërtet që tashmë isha unë pa pikë takti... por ç'ti bësh atij peisazhi që m'u shpalos para syve... ai i Golemit para njëzetë vjetësh. Rasti... rasti na kish sjellë përpara një ish shoqe të tij të klasës me të bijën e nipin e vogel... Im shoq tepër entuziast për këtë takim më prezantoi... sapo dëgjova emrin u kujtova se më kish thënë se kishte qenë një nga vajzat ose më saktë vajza më e bukur e gjimnazit dhe e qytetit të asaj kohe. Ish shoqja e klasës na prezantoi të bijën. Im shoq i zgjati dorën gjithë delikatesë... është delikat nganjëherë im shoq... veçse nuk i zgjat shumë... siç nuk i zgjati atë moment...
- “S'qenke gjë hiç, po të të krahasoj me tët ëmë para njëzet e kusur vjetësh sepse tani as që i ngjan më asaj që ka qenë...
Supet e vajzës që ishte e bukur si drita, u rrëzuan, madje dhe e ëma sikur u bë ca më e trashë e më e shkurter sa hap e mbyll sytë. Mërmëritën jo më shumë se dy batuta mirësjelljeje e ja mbathën pa e kthyer kokën.
- “Po këto ç'patën!? Sikur m'u dukën të ftohta?- vuri në dukje me habi im shoq.
- “Të ftohta!!!??? Hahaha! Po ti si ishe, mos vallë ish e ngrohtë ajo batuta jote... si i thua ti asaj fjale, me një gurë vrave dy zogj...
- “Cfarë thashë!? Të vërtetën. E ke idenë se sa e bukur ka qenë ajo kur ishim në gjimnaz. Rrinte në bankën para simes...”
- “E mora vesh! Mjaft!- tashmë shpërtheva unë që e kisha dëgjuar sa e sa herë historinë e asaj perrie që kish qëndruar para bankës së tim shoqi dhe i hiqte tepelekun e kokës me bukurinë e saj një herë e një kohë kur unë ende i bija maces me luge... - “ Po ti ofendove edhe të bijën. Mua m'u duk shumë e bukur ajo vajzë, ç'kusur kish e shkreta të...”
- “E bukur!? Po ti nuk e ke parasysh të ëmën kur...”
- “Mjaft se më hëngre me të ëmën. Pranoje se u tregove pa takt.
- “Pa takt?! Përse pa takt i thuhet kur e vërteta thuhet...”
Jo, mos ta marrë kush as me mend se e kam inatin me tim shoq. Aspak. Me thënë të drejtën mbase edhe unë mund të jem treguar ndonjëherë pa pikë takti... por ju betohem edhe se mundohem të shtrydh trurin e të sjell ndonjë shembull, për be, nuk më vjen ndër mend as edhe një.
Ju betohem!
Dikush ankohet ndonjëherë... por nuk mendoj se e kanë me gjithë mend, thjesht duan të ndezin ndonjë debat koti nga ata që nuk më pëlqejnë fare e nuk më vinë për shtat, ndaj i lëshoj pe balonës... nëse e kanë kuptuar kështu i lutem te më falin...
Ama, sa për koleget, e fundit ishte me gjashtë Janar. Këtu këtë ditë e quajnë festa e befanës, ajo që mbyll të gjitha festat. Befana, në origjinë ishte një grua e bukur që përfaqësonte natyrën e cila u kish dhuruar njerëzve gjatë gjithë vitit të mirat e saja... por të shkretën si pagane që ishte, meqë nuk e shkuli dot kristianizmi e shndërroi në një plakë gërrmuqe me hundë jo vetëm të kthyer si sqep por ja zgjati deri tek mjekrra... Megjithëse ekziston edhe një legjendë qe e lidh me kristianizmin. Kur tre mbretërit magjistarë ndiqnin yllin për të gjetur vendin se ku do të lindte mesia, trokitën në derën e një plake dhe e pyetën në kish ndonjë dijeni për të. Megjithëse ajo nuk dinte se ku t'i adresonte, mbretërit e ftuan të bashkohej me ta. Plaka, mbase nga përtacia a mbase sepse i pëlqente i ngrohti i votrës, refuzoi. Por pastaj u pendua, mbushi një shportë me dhurata për të porsalindurin dhe u nis t'i arrinte por ata kishin shkuar larg e ajo nuk i pa më. Atëherë, trokiti në ç'do portë ku kishte fëmijë të porsalindur dhe linte nga një dhuratë... Edhe se thuhet se këtë punë e bën që prej kohërash që nuk mbahen mend... e edhe se gjithashtu thuhet se fëmijëve që nuk janë sjellur mirë gjatë vitit, u vë nëpër çorapet që varin pranë vatrës nga një copë qymyri... ajo nuk është aspak e keqe, përkundrazi... E unë mendoj se nuk e meriton aspak pamjen e një plakeje gërrmuqe e aq më pak atë hundë të tmerrshme, e po të më pyesësh mua duhet të jetë kjo arësyeja që ajo e shkretë vjen vetëm natën... sepse i kanë mbushur mendjen se është e shëmtuar e nuk do të frikësojë njerëzit...
Po ec e thuaju njerëzve se... Shko e thuaji befane ndonjë gruaje...
- “I dëgjove si më thanë? Më thanë se sot është dita ime”,- turfullonte nga inati një kolege tek po ndërrohej në garderobë.
-”Ashtu!? Përse ç'ditë është sot?”,- pyeta duke hapur raftin tim e duke numëruar sekondat që më kishin mbetur duke uruar veten që t'ja dilja të ndërrohesha e të paraqitesha në kohë... urim që ja bëj vehtes çdo mëngjes kur shkoj në punë. Ka vese që nuk ja heq dot vehtes edhe se nuk heq dorë për t'u përmirësuar me këtë punën e korrektesës në orar, madje edhe tani kur të gjithë janë mësuar me të e nuk ju bën më përshtypje... madje do të habiteshin keq e do ta shënonin në kalendar atë ditë që do t'ja dilja të arrija qoftë edhe një minutë përpara... Por fakti që kanë hequr dorë ata nuk do të thotë që duhet të heq dorë unë për t'u korrigjuar.
-”Eshtë dita e befanës”!
-”Oh sa mire, qënka ditë feste, gëzuar!”-, ju ktheva t'i beja urimet e rastit, por syte e saj lëshonin shkëndija.
-”Mos e merr për ofendim, befanat nuk janë aspak të këqia, madje po të dish legjendën...
- “As nuk dua ta di. Jua rregulloj unë atyre!- ma preu në fyt e nuk ma begenisi rrëfimin e legjendës ndaj dhe unë e lashë aty. Të paktën atë ditë nuk do të isha e fundit. Dola gjithë qejf nga darderoba e humori m'u ngrit ende më shumë kur pashë një kolege të re, e dihet se si janë ato të rejat që përpiqen me mish e me shpirt të fitojnë zemrën e kolektivit, që i ish hedhur në qafë një tjetre dhe e puthte pllaq plluq në faqe duke i uruar ditëlindjen. Mbajta hapin, ajo kolege nuk mund ta kish ditëlindjen, është peshore si puna ime... por ndoshta jam unë që gabohem... ose ajo i bën urime të gabuara se nuk ka se si, ja si po e shikon ajo tjetra... më shumë me inat se me habi... edhe se pllaq plluqet nuk pushojnë... nuk po e zbusin hiç... Pllaq plluqet u lodhën, pushuan e pas tyre erdhi pyetja tërë kërshëri:
- “Sa vjeç bën sot?
E meqë kësaj pyetje nuk i erdhi pergjigja, vazhdoi:
- “Ke të drejtë, pasi arrin një moshë të caktuar nuk tregohen më vitet...”
- “Kush të tha se sot është ditëlindja ime?- bubulloi më në fund e festuara.
Kolegia e re u kthye e tregoi njërën me gisht. Nuhata shtërngatë, ato të dyja kishin një vit që nuk flisnin. Kapa të renë e pafajëshme e të hutuar nga krahu dhe e largova andej.
- “Gëzuar festën!”, - i thashë duke qeshur.
- “C'festë është sot”?
- “ Befana”.
- “ Mos,- i ra ballit me pëllëmbë.- U tregova fare pa takt... padashur e ...
- “Pa takt!? Hahahahah... po ti me shkrive.... hahaha.... si ishte ajo batuta, pas një farë moshe vitet... hahaha... Meqë ra fjala, sa vjeç bën befana...
Suzana Kuqi
Suzana Petrit Kollaku ( Kuqi ) lindur me 13.10.1959 ne Ostrave te Cekosllovakise, sot Rep. Ceke. Babai im ka kryer studimet per ing. Minierash atje ku u martua me nenen time qe eshte çeke. Pas studimeve u kthye ne Shqiperi se bashku me gruan e vajzen dy vjeçe, qe isha une.U emerua ne miniera te ndryshme larg qytetit te tij te dashur Durresit duke filluar me Bulqizen, Pishkashin, Kurbneshin dhe ne fund ishte k/ing ne minieren e Manzes. Ne Kurbnesh u semur me silikoze, semundje qe i mori jeten ne moshe te re, sapo kish mbushur 41 vjeç. Keshtu qe une filloren e kam bere ne Kurbnesh, tetevjeçaren ne Manez, shkollen e mesme ne Shijak dhe ne fund mbarova fakultetin e Ekonomise agrare ne Kamez, pasi bera nje vit stazh , vitin e pare ma mohuan te drejten e studimit pasi kisha nenen te huaj. Kam punuar si ekonomiste ne Durres ne ndermarrje te ndryshme e ne fund para se te vija ne Itali kam punuar ne Degen e tatim taksave te Durresit. Te shkruarit ka qene thjesht nje deshire. Per te botuar shume pak, nje tregim te shkurter tek gazeta Drita, disa poezi ne nje reviste per gruan, dhe me 1999 nje liber te vogel qe titullohej “Lumturi familiare”, shume i vogel. Emigrimi qe nje stres ashtu si per te gjithe. Por tani pas kaq vitesh gjerat sikur marrin rruge femijet rriten e keshtu me mbetet pak kohe e lire. Punoj ne nje azil pleqsh, pune e veshtire por njefare soji te shperblen moralisht, ose me mire desha te them se kam humbur nga ana intelektuale por jam bere me humane. Me vone mund te dergoj pjese nga libri qe kam botuar me pare. Endrra ime : te mesoj te shkruaj siç duhet qe te jem ne gjendje te shkruaj nje liber te denje per babain tim te dashur. Ka qene per mua njeriu me i mire qe kam njohur gjate gjithe viteve te jetes sime dhe ja kam borxh.
Mesueses time Durrije
Nje re te vockel te bardhe
ngarkuar pikla malli e dashurie
ja besova eres
i thashe
çoja mesuese Durrijes
Bashkengjitur
Keto fjale thjeshtesie:
te jam mirenjohese
te them faleminderit
qe ke marre
pjese ne jeten time
ne ate qe une jam
ne ate qe bej
mendoj e shkruaj
ke pjese edhe ti
mesuesja ime e paharruar
Per sythin e blerte
Koken peshtes mbi supin tend
E prape ndjej mall…
Dashuri!
Gonxhe e kuqe
E çelur tashme krejt
Valle perse
Me len kaq mall
Per sythin e njome
Per sythin tend te blerte
Udhetare
Dhe ja ku jemi
i dashur
me ca rrudha me teper
e me pak argjend
sperkatur mbi floke,
ne mes kesaj udhe
here te qete
here eshte pak te them
nje xhungel e vertete
te eger.
E prapeseprape
te bukur.
E ne dy udhetare
ne trup te lodhur
e ne shpirt gjysem
te humbur
nga padrejtesite e kesaj bote.
Me thuaj i dashur
nje fjale te mire
ne kete udhe te veshtire
te quajtur jete
per te arritur ne fund
te denje
per te mbajtur emrin
njeri
NJE TREGIM
Dedikuar qytetit tim te dashur , Durresit, qe e falenderoj dhe i kerkoj te falur
Atij ju erren syte nga dhembja. Ajo qenje qe dergjej mbi ate shtrat nuk kish asgje te ngjashme me bijen e tij te dashur. Kerkoi syte e saj por ata nuk shiheshin ne ate fytyre te enjtur e te shtremberuar, ku gunga te enjtura e te nxira kishin zene vendin e tipareve te embla. Me dore te dridhur terhoqi pak çarçafin e vereu se edhe trupi nuk ish ne gjendje me te mire. Denesat e se shoqes ju peshtollen si peshqire te akullt ne shpirt dhe ai u kthye nga ajo dhe e perqafoi me kujdes sikur te ishte prej qelqi, pasi e dinte se ç’force te madhe derrmuese kish kjo pamje per te dhe priti derisa denesat u shuan ngadale mbi kraherorin e tij. Kur hyri doktori ne dhome e largoi ngadale por duart e tij ishin te forta dhe agresive kur kapen jaken e bluzes se tij dhe ja afroi aq shume fytyren prane vetes sa ndjeu frymen e tij qe binte ere duhan e kafe dhe kjo e acaroi edhe me shume.Si kish mundesi qe e bija e tij dergjej aty ne ate gjendje ndersa ai ne vend qe te rrinte prane saj e ta mjekonte shkonte e pinte kafe. Ndjeu syte t’i digjnin nga lote zemerimi dhe nuk e njohu zerin e tij tek i uleriti :” E dua gjalle doktor…Dua vajzen time gjalle , ndryshe mjere ti…” Pastaj syte ju erren dhe pati ndjesine se po rreshqiste poshte ne humnere.
- 0 -
Ai dergjej atje poshte ne humneren e lagesht e te erret qe i ngjante qelise se burgut te tij.Ftohte, terr, tmerr. Ai pak shpirt i mbetur ne ate trup te dobet e te rraskapitur klithte :”Ndihme o Zot, ndihme, te pakten nje rreze drite”.Atehere nje engjell i vogel zbriste nga lart me nje qiri ne dore , e ky engjell kish gjithnje fytyren e vajzes se tij . Atij i dritherohej zemra kur mendonte se atje jashte ishte ajo krijese e pafajshme ne nje bote te pameshireshme dhe ai nuk mund ta mbronte. E kishin futur ne burg kur ajo gjendej ende brenda barkut te ngrohte te se emes dhe nuk e kish pare as kur kish lindur.Kish munguar ne ditelindjet e saj per tetembedhjete vjet me rradhe. Kujtimi i çasteve te pakta kur i linin te vinin per vizite , ata sy qe i buzeqeshnin embel e benin te kuptonte se nuk i mbanin meri qe i kish lene vetem. Jo, ai nuk ishte kriminel, nuk kish vrare njeri, nuk kish vjedhur
kurre ne jete te tij por ai kish bere krimin me te tmerrshem qe mund te bente ne ate kohe, kish folur kunder regjimit, ah ç’po them dhe une, kujt rregjimi, thjesht kish thene se nuk mund t’i siguronte femijes qe priste te lindte ato qe ai do te deshironte , pasi tregjet ishin bosh. Se nuk kish as rroba dhe as ushqim as edhe fruta… po ku i kish thene, kujt, ah po kolegut te zyres qe i tmerruar nga shkurtimi i personelit dhe frika se mos i binte atij gershera e kish hequr qafe pa ngurruar… Dhe ate nate te bekuar kur gruan e kishin kapur dhimbjet e lindjes , e kish çuar ne maternitet dhe ne kthim kish gjetur ne shtepi dy police qe pa i dhene asnje sqarim i kishin vene prangat , e kishin hipur ne nje makine dhe e kishin zbrazur si nje thes bosh ne nje qeli , e kishin lene ne erresire… Dhe nje qenje hije qe rreshqiste ngadale nga muri , zvarritej ne dysheme drejt tij… oh sa neveri…Po eshte shume erresire, ku eshte engjelli im… ku je o bije, ku ke humbur. I alarmuar brofi me kembe duke dihatur dhe pa se gjendej ne nje dhome spitali. Doli me vrap nga dhoma dhe ne fund te korridorit pa dy police qe rrinin para nje dere. U kujtua se atje ndodhej vajza e tij e masakruar dhe u drejtua drejt tyre. Nje polic i doli perpara dhe i tha se nuk mund te hynte pasi do te vinte oficeri i hetuesise e do te merrte vajzen ne pyetje. Ai e shtyu me force por nderkohe nderhyri tjetri dhe i bllokuan deren. Kur po behej gati te fuste ne pune grushtet , u afrua nje i ri , veshur me nje kostum gri dhe u beri shenje policeve te largohen.
- Ju lutem,- i tha duke i bere shenje nga dera,- hyme bashke.
- Jo, dua te hyj vetem.
Tjetri e veshtroi nje çast ne sy dhe pastaj oren.
- Dhjete minuta, pasatj do te hyj une per ta pyetur. Mjeku tha se eshte ne gjendje te pergjigjet.
- Faleminderit.- Ai shtyu deren dhe hyri me hap e zemer te dridhur. Pra ka shprese, nese mund te flase e te pergjigjet, ka shprese. O Zot vetem shpetoje se hakun do t’ja marr une… te lutem.
- Baba,!- nje fill zeri e beri te fergellonte.
Ai ju afrua edhe me prane e u perkul siper saj aq sa fytyrat gati u ceken. C’nuk do te jepte per te nderruar vend me te.
- Fol moj bije, fol moj e mira ime. Tregoji babait kush ishte dhe ç’te ka bere.
- o -
Nje peshperime e lehte u ngrit nga ato buze te enjtura e te deformuara dhe ai afroi veshin edhe me shume per te degjuar.Kur mbaroi i foli ngadale prane veshit me ton urdherues:-“Askujt bija ime, askujt , as edhe vetes tende nuk dua t’ja perserisesh me keto fjale. Ti nuk ke pare njeri, ti nuk e ke idene se kush ishin.” Pastaj u perkul edhe nje here per t’i dhene nje te puthur me kujdes mbi balle , aty ku mendoi se do t’i dhimbte me pak e doli. Tek dera hasi oficerin e hetuesise.
- Eshte e tera e jotja. Pyete!
Kur u gjend jashte ndezi nje cigare. U ul tek shkallet e spitalit duke fiksuar nje pike ne hapesire pa vene re se kush hynte e dilte nga porta e spitalit.Diku ju afrua e shoqja dhe i foli diçka por ai nuk u pergjigj biles nuk i luajti as edhe nje qerpik.Ajo me hap te trishtem hyri perseri brenda per t’i qendruar prane se bijes. Ai djali simpatik qe ishte hetues i kaloi perpara por pastaj siç duket nderroi mendje dhe u kthye e u ul prane tij. Ndenji disa çaste ne heshtje .
-Me vjen keq per ç’ka i ka ndodhur vajzes suaj, por doktori tha se eshte jashte rrezikut. Por ajo qe me vjen keq me shume eshte se tani per tani nuk kemi as edhe nje piste.Vajza nuk ka arritur ta shohe ne fytyre personin qe e ka sulmuar…Por te siguroj se do te bej ç’te jete e mundur per ta gjetur.
Ai nuk i ktheu pergjigje .Djali i ri ndenji dhe pak e u çua, edhe ai i kredhur ne mendime duke u perpjekur te provonte se ç’fare do te ndjente ai po te ish ne vendin e atij burri. U rrenqeth per ate qe hamendesoi por ishte i vetedijshem se edhe kjo ishte shume shume larg realitetit , pasi ai ishte djale i ri, nuk ishte i martuar dhe as nuk kishte femije.
- o -
Tani themi se ka ardhur momenti te bejme prezantimin e disa personazheve. Vajza qe gjendet ne shtratin e spitalit quhet Vesa, eshte perdhunuar dhe e rrahur gati per vdekje, tani eshte jashte rrezikut dhe ndoshta me kalimin e kohes ç’do gje do te shkoje mire ose nuk di sesi do te mund te thuhet mire ne keto raste kur mbetesh e sakatuar ne shpirt per gjithe jeten ,por megjithate do te ishte nje fare soji “mire” nese nuk ka mbetur shtatzene, gje te cilen nuk e dime ende dhe nese do te jete e vertete do te duhen akoma edhe shume dite per ta marre vesh. Ajo eshte pak me shume se nentembedhjete vjeç, sa ka mbaruar gjimnazin dhe po pergatitet per te konkuruar per drejtesi.E bukur, e edukuar dhe mbi te gjitha teper inteligjente me pak fjale nje vajze qe e ka te ardhmen perpara.Te fejuar akoma asnje , ndonje simpati tek tuk, nje here qe i pelqeu vertet nje djale dhe qe mendoi se e dashuronte, hoqi dore sapo mori vesh se ishte i biri i personit qe kish futur ne burg babane e saj. I ati, Spendi, ish inxhinier ne uzinen e traktoreve, ish i burgosur politik per agjitacion propagande, banues jo pak por per nentembedhjete vjet ne burgun e Spaçit, burgosur naten qe lindi e bija. Rita , e shoqja, ish mesuese ne nje shkolle tetevjeçare, me pas puntore magazine pasi dihej qe nuk mund te vazhdonte te punonte ne aresim pas burgosjes se te shoqit, bile ishte fat i madh qe nuk e internuan se bashku me vajzen e vogel. Themi fat por ne fakt qe nje shoku i te atit qe nderhyri aty ku duhej per te mos e internuar. Grua fjalepake e me karakter mjaft te forte qe bjen ne kundershtim me pamjen e saj te brishte e delikate, i beri balle veshtiresive e nuk e ndau te shoqin as edhe formalisht siç kembengulen te afermit e miqte e saj per ti shpetuar perndjekjes e bezdive te deges se brendeshme dhe qe jeten ja kushtoi vajzes. Besim quhet oficeri i hetuesise qe ne tregimin tone nuk luan ndonje rol kushedi se çfare por gjithsesi do te jete mjaft prezent pasi eshte pranishem ne jeten e qytetit. E leme ketu prezantimin e personazheve qe do te vazhdojme ti bejme me vone , po te shohim se çfare do te ndodhe tani me kete familje qe i ka rene kjo fatkeqesi.
- o -
Shpendi ndenji ore te tera i ulur tek shkallet e hyrjes qendrore te spitalit e refuzoi te hante e te pinte por vetem thithte cigaret me shikimin ngulur hapasires qe nderronte ngjyre sipas oreve derisa u kthye ne erresire te plote pasi nata ishte e vranet e nuk kish as hene dhe as yje.Afer
mengjesit ju afrua doktori qe e njoftoi se gjendja e se bijes ishte ne permiresim dhe pasi u largua ai i shkoi prane e shoqja dhe ai i beri shenje
te ulej prane tij. Folen me ze shume te ulet edhe pse nuk kish asnje aty rrotull per ti degjuar apo pergjuar,folen gjate.Ne fillim u duk sikur Rita nuk ishte dakord por ai kembenguli dhe nese dikush do te ishte aty prane do te shikonte se ai mundohej te shprehej me tere mimiken e duart e tij qe benin gjeste nga lutese deri kercenuese.Me ne fund gruaja u duk sikur ju nenshtrua vullnetit te tij dhe kokeulur e ngadale , me gjunj te prere u fut brenda ne spital. Ja tek u ndal nje çast tek porta , u kthye duke e pare me sy te perlotur e pergjerues por ai nuk ktheu as koken drejt saj. Ajo u zhduk brenda nderteses ndersa ai mbeti atje, tashme pjese e shkalleve si nje statuje qe dikush e kish harruar padashje.Ndenji keshtu deri ne oren e nderrimit te turneve te nates me te mengjesit dhe kur shkallet filluan te gjalleroheshin nga levizjet e personelit, me rrezen e pare te diellit shpertheu dhe ulerima e tij e pare qe u pasua nga nje tjeter e te tjera akoma e vazhduan pa pushim derisa erdhi nje mjek me dy infermiere te cilet e ngriten peshe dhe e futen brenda pa ja vene shume veshin kundershtimeve e grushtave e shkelmave te tij , nderkohe qe mjeku i nguli nje shiringe ne rruge e siper.Me vone u hap fjala se Shpendi ishte çmendur dhe e kishin shtruar ne psikiatri.
- o -
Kush i degjoi keto fjale ne qytet dhe nuk i erdhi keq. U hap edhe nje here historia se si kish hyre ne burg dhe tere qyteti denoi, themi denoi nese do te quhet keshtu , te shprehesh ndonje mendim me gjysem zeri dhe prapa kraheve kundrejt dikujt qe per momentin eshte bere goxha i fuqishem qofte ekonomikisht po ashtu edhe me pushtet.Arifi, keshtu quhet ish kolegu i Shpendit qe e spiunoi se bente agjitacion e propagande , gje e cila e futi brenda.Ky kish qene vetem fillimi , pasi e beri edhe per nje tjeter me vone e do ta bente pambarimisht po ti jepej rasti por meqenese nuk dihet se si por u mor vesh kjo, te gjithe i ruheshin e flisnin me kujdes ne prani te tij. Kjo nuk e pengoi te bente kariere dhe ai nga inxhinier u be kryeinxhinier , e me pas bram, eshte e vertete qe ndodhin çudira me natyren e njeriut , ai u be demokrat i flakte dhe ne demokraci u be drejtor po i asaj uzine. Me privatizimin bleu pjesen me te madhe te saj dhe nese dikush don te dije se ku i gjeti parate do te ishte shume e lehte nese do te gjente librat e llogarise dhe gjendjet e magazinave te ndermarrjes disa muaj para privatizimit por per fat te keq kjo nuk mund te behet pasi tamam ne zyren e llogarise ra zjarr nje dite te bukur. Dhe fati e desh qe po kete dite ne to te gjendeshin edhe librat e magazinave pasi po benin rakordimet.Siç ndodh shpesh kur njerezit kane para dhe pozite gezojne edhe respektin e te tjereve. I paskrupullt ai dinte ta shfrytezonte kete. E vetmja pike e dobet e tij ishte i biri, Luani, kerkesave te te cilit nuk i rezistonte dot pasi e kish djale te vetem.Jo vetem kaq por edhe ja ushqente egon dhe prapesite, pasi shihte ne to ato ane te erreta te shpirtit te tij qe nuk i kish kenaqur dot ne rinine e tij. Nepermjet te birit, ai sikur rijetonte rinine e tij, keshtu qe i plotesonte gjithshka vetem me nje kusht, i biri duhej ti tregonte gjithshka bente dhe ai perpinte çdo fjale te tij e çdo nate tek binte te flinte fantazonte gjerat qe i tregonte ai sikur i bente ai vete dhe kjo e eksitonte , e bente te ndjehej i ri…Ate e kish eksituar pa mase dashuria e te birit per te bijen e Shpendit. Jo, ai nuk mendonte qe ajo te behej nusja e te birit, por desheronte qe i biri te defrehej me te ashtu siç kish dashur te bente ai me te emen, Riten. I kujtoheshin netet qe nuk e zinte gjumi ndersa degjonte gerhimen e lehte te se shoqes ne shtrat dhe ai enderronte Riten. Ajo po qe ishte grua e bukur, siç do ta kish dashur ai te tijen po ta kish zgjedhur vete, por nuk kish mundur, i ati kish vendosur per te… Ai i ishte vardisur Rites pasi Shpendi ish futur brenda dhe per shume e shume here por ajo ja kish treguar gjithnje vendin e marazi sa vinte e i shtohej por nuk kish se çfare te bente. Ajo kish nje kusheri me pozite, ne nje vend kyç ne ministrine e brendeshme dhe ai hoqi dore kur e kercenoi se do te shkonte taq kallezonte.Nga ajo dite ai bente sikur nuk e shikonte kur e haste rruges por kurre nuk e kish harruar ate refuzim qe e kish ofenduar e lenduar ne seder.Kur e bija e saj i dhe duart te birit atij ju mblodh nje lemsh ne gryke e i tha :”Mos e le te te beje budalla, vepro!”
- o -
Ndjeu kenaqesi kur mendoi se i biri do t’i bente keq asaj vajze te pafajshme. Te shikonte njerez qe vuanin dhe aq me teper per shkak te tij i jepte ndjesine se ishte i forte , i jepte pushtet.E kish ndjere per here te pare ne shkolle te mesme kur kish spiunuar shokun e tij te bankes qe nderkohe ishte dhe shoku i tij i ngushte, se lexonte nje liber te ndaluar.Pasojat kishin qene te renda, ate djale e kishin pezulluar nga shkolla per dy jave dhe i vune fleterrufe shoqeruar me nje karikature. Te nesermen ne mengjes, mes nxenesve qe qeshnin me karikaturen ai kish ndjere gjakun ti levrinte ne damare duke i dhene nje kenaqesi shume te madhe , biles ishte eksituar e kish ndjere pantallonat ti fryheshin perpara . Kjo e fundit kish fshire edhe hijen me te vogel te dyshimit apo te brerjes se ndergjegjes qe kish patur nje nate me pare. Vetja ju duk si nje zot i vogel qe mund te luante me fatet e te tjereve e ai ndjeu deshiren e nevojen ta bente perseri. Sa here qe e ndjente veten inferior karshi dikujt e kompensonte duke i punuar ndonje rreng nga prapa. Ah, keta djem inteligjente, te zgjuar e te edukuar, ata nuk e dinin se me ke kishin te benin, mjere kush i dilte perpara dhe i zinte rrugen. E kjo i jepte shume kenaqesi, me shume kenaqesi se sa seksi. Me kalimin e kohes ju be nevoje e domosdoshme, nje lloj droge qe i duhej per te harruar se ishte nje njeri pa dhunti, pa merita apo talent te veçante qe te shkelqente, nje njeri i rendomte qe duhej te bente nje jete te rendomte me nje grua te rendomte qe nuk e kish dashur kurre por qe i kish falur nje alamet djali dhe me nje baba qe kurre nuk e kish vleresuar po gjithmone poshteruar e urdheruar.Persa i perket gruas , doemos nje tip si ai nuk kish se si ti qendronte besnik.Piketonte gjithnje gra te martuara edhe pse i ati shpesh i kish terhequr vemendjen per kete, por çfare lezeti kish te shkonte me dike kur nuk kish askend per ta lenduar. Mendimi se po i hynte ne pjese dikujt tjeter , se i bente te shoqen e eksitonin dhe e kenaqnin pa mase. Ai edhe tani qe Rita nuk ish me e re dhe e bukur sa me pare e deshironte me gjithe shpirt jo sepse e dashuronte, kjo ndjenje ishte e huaj per te, por sepse keshtu realizonte plotesisht ate qe kish patur ndermend ti bente Shpendit, ja kish futur atij por do te ishte nje mrekulli nese ja fuste edhe se shoqes…Nejse çfare nuk kish mundur te bente ai, do ta bente i biri me ate vajze qe ishte drita e syve te Shpendit. A perfytyroi dhimbjen qe do ti shkaktonte dhe buzeqeshi me ligesi ne erresire ndersa ndjente organin e tij te ngrihej e te krijonte nje xhunge mbi siperfaqen e jorganit e filloi te masturbohej ngadale qe te mos zgjonte te shoqen. Nese e shoqja do te ishte zgjuar ate moment do te ish tmerruar jo nga ajo qe po bente , por nga ajo buzeqeshje e lige dhe e peshtireshme qe i kish ngrire mbi fytyre.
- o -
Ate nate qe Shpendi qendronte si statuje mbi shkallet e spitalit, nje makine me drita te shuara u afrua e qendroi prane hyrjes. Nuk dallohej se kush ishte brenda, here pas here shikohej vetem xixellima e nje cigareje te ndezur. Asnje tingull, radio e fikur, qetesi e plote. Shpendi nuk e kish vene re, dhe me mire per te. Po ta kish pare se kush ishte brenda ndoshta kjo histori do te mbyllej ate nate dhe gjerat do te ishin shuar pak e nga pak derisa te harroheshin per te mos u zgjuar me. Por ai i humbur ne mendimet e veta , i poshteruar persa i kish ndodhur se bijes dhe ndjenja e pafuqise karshi se keqes qe sundonte ne bote e qe shkonte e godiste gjithnje me te pafajshmit nuk e la ta shikonte makinen.Jo, nuk kish se si, ai nderkohe po i bente vetes nje betim, se ai… Para atij qendronte ajo hije e zeze e peshtireshme qe i afrohej ne qeli çdo nate duke u zvarritur e i kerkonte shoqeri, qe donte te beheshin miq, se i thosh se duhej te ndryshonte e pastaj ajo do ta keshillonte se ç’duhej te bente per te dale sa me shpejt qe andej, nuk ishte e veshtire, biles mjaft e lehte se sa mund ta perfytyronte, duhej veç…Ai e kish shtyre perhere me neveri. Por kete nate kjo mase e neveriteshme e kish gjetur perseri e per me teper nuk zvarritej por qendronte drejt me kembe para tij, gje e cila siç dukej e lodhte duke e bere te dihaste dhe ai ndjente frymen e saj qe kuterbonte si nje kufome e kalbur dhe e pyeste nese ai do te vazhdonte te ishte “i miri” apo do te reagonte. Nese kish vendosur te merrte hak nuk mund ta bente dot vete, ai ishte tashme shume “plak” per te nderruar stil, ai kish nevoje per ndihme, per nje aleat si puna e saj qe ta mesone.Dhe ajo ishte gati.Por rregullat e lojes do ti bente ajo, ndersa ai duhej ti bindej.Se pari duhej te mesonte te zvarritej. Te zvarritej!? A nuk po zvarritej valle shpirti i tij e po çirrej ne çdo centimeter te rrugeve te ketij qyteti te dashur qe e kish enderruar çdo nate ne ate qeli te erret e tek perzinte me perbuzje kete gjene neveritese ? Ai kish enderruar te ecte mbi keto rruge krenar pasi e keqja e shpirtit nuk e kish mundur. E ç’kish vlejtur valle e gjithe kjo, tani qe lot gjaku e plage shpirti , pamja e Veses mbi ate shtrat spitali i kishin therrmuar e hedhur tutje tere krenarine e te miren qe kish patur ne zemer.
“Dakort”- dhe syte i shkrepetine si shenje vulosje e ketij pakti. Njeriu ne makinen me drita ta shuara nuk e vuri re kete, nuk kish sesi pasi ishte relativisht larg, por edhe sikur te ish me afer ishte aq i mbushur me veten dhe kenaqesine qe po provonte keto çaste me doren futur thelle ne zinxhirin e hapur te pantallonave, sa nuk do ta vinte re. Ne rast te kundert do ta kish vene veten ne mendime dhe do te kish qene me i kujdeseshem.
- o -
Nuk thone kot qe mrekullia me e madhe zgjat vetem tri dite.Qyteti yne tashme ishte rritur shume, kish shume te ardhur dhe shume levizje, keshtu qe shpesh ndodhnin ngjarje qe terhiqnin vemendjen e njerezve e nga ana tjeter njerezit nuk ishin mesuar akoma me ritmet e ekonomise se tregut , te sapodale nga sistemi i vjeter , ishin shume te stresuar.Por ne banoret e lagjes, dhe lagja jone eshte nga me te vjetrat e qytetit, merrnim informata per njeri tjetrin tek klubi ne fund te rruges,te cilin Miri , biri i Deshires qe arriti ta privatizonte lokalin pasi punoi nje vit jashte shtetit u kthye me paisje jo te reja por goxha te mira dhe e shnderroi vertet ne nje klub simpatik ku u pelqente te shkonin njerez te te gjithe brezave, nga pleqte e lagjes deri tek djemte e rinj, biles shpesh shihje dhe vajza. Dhe ishte ketu qe une me Shpendin si dhe me tre shoke te tjere qe ishim rritur bashke ne kete lagje, mblidheshim mengjeseve e pasditeve per te pire nje kafe. Dhe ishte po ketu qe mora vesh se Rita me te bijen kishin ikur ne Itali. I shkreti Shpend!Psheretime te katert dhe nderruam muhabet. Pak nga pak kishim filluar te mos e zinim me ne goje. Tek tavolina qe ishte prane deres shperthyen te qeshura qe na bene te kthejme koken. Ah, eshte Luani me tre a kater djem te tjere qe po ngacmojne kamarieren qe eshte vajze e re dhe goxha e mire. Miri qe ndodhej ne banak u skuq, vajza ishte kusherira e tij qe kish nevoje per pune dhe atij i erdhi keq per te se do ta pushonte. Jo, ai nuk do te merrte me vajza si kamariere, nuk donte sherre ne lokalin e tij. E thirri dhe diç i tha me ze te ulet. Ne nuk degjuam gje por kur vajza u afrua te merrte parate e kafeve i kish syte e skuqur. E dinim te gjithe qe nuk ishte faji i saj por nuk kish rendesi kjo,rendesi kish te mos kruhesh me Luan Zikon, te birin e Arifit, qe ja tek po hyn, ashtu i kaperdisur , me barkun e kercyer mberthyer ne nje kostum blu dopjopete prej cohe te shtrenjte dhe drejtohet nga tryeza e tyre.Nga shprehja e fytyres kuptohet sa krenar eshte per te birin. Ata i tregojne diçka duke qeshur e ai kthen koken , shikon kamarieren e qesh edhe ai.Pasi pin kafene dhe i le nje shuk parash te birit mbi tavoline, e kete e ben ne menyre qe ta shohin te gjithe ,ngrihet e iken duke na pershendetur te gjitheve . Me kapadaillek drejtohet tek “benzi”i tij qe e pret tek cepi i rruges dhe ne shikojme shoferin qe nxiton e i hap deren e makines e qendron aty deri sa ai te zere vend ne ndenjesen e pasme. Tek kthej koken per te ndjekur makinen qe largohet, syte me hasin Besimin, oficerin e hetuesise , ne tryezen prane, qe megjithese syte i ka tek xhami e shikon rrugen, mua me le pershtypjen se ishte tjeter dhe jo rruga ajo qe i interesonte ,po perpiqej te degjonte se per çfare flitej ne tavolinen e zhurmeshme. E pse jo? Kisha degjuar se i biri i Arifit po kurdiste ca biznese te leverdiseshme, por ajo per te cilen peshperitej ne qytet ishte pluhuri i bardhe. Veshtrova filxhanin e kafese qe e kisha mbaruar dhe u ngrita. Me mua u ngriten edhe miqte e mi dhe u shperndame te gjithe ne punet e hallet e veta.
- o -
Tani dashur padashur me duhet te prezantoj veten . Edhe une kam mbaruar studimet per inxhinieri dhe kam punuar ne te njejten byro teknike me Shpendin dhe Arifin. Por nuk isha une ai i talentuari dhe i shkatheti siç ishte i pari e qe per fat te keq i mungonte ambicja per te bere karriere megjithese shkelqente me punen qe bente dhe kjo nuk mund te kalonte pa u vene re, nuk isha ambicioz si i dyti qe urrente kedo qe ja kalonte. Me mbylljen e uzines e kalimin ne asistence , vjehrri me ndihmoi me disa leke dhe sajova nje kjoske qe e vendosa aty ne lagje jo shume larg klubit.Ne fakt duhet te pershkruaj lagjen time qe shtrihet ne te dy anet e nje rruge qe eshte mjaft e ngushte me shtepite pothuaj ngjitur me njera tjetren. Ka qene nje lagje e qete me djem te mire qe dinin te shikonin punen e tyre, ta kishin mire me partine e pushtetin dhe ne darke te shikonin lajmet tek raiuno qe jepte lajme me te sakta dhe jo vetem ato te rendimenteve te larta neper fusha e te levizjeve nacionalçlirimtare neper bote qe jepte televizioni yne. Rruga apo me mire rrugica jone , zbriste nga kodra e mbaronte tek nje rruge me e madhe nga ku, ne anen tjeter te saj, mund te hyhet ne nje rrugice akoma me te vogel qe po ta vazhdosh te nxjerr tek bulevardi kryesor. Keto rrugica ishin te nderthurura me te tjera me te vogla apo me pak te rendesishme dhe ne to gjeje ndertesa te koheve e te stileve te ndryshme, nga ato te “italise” deri tek ato te rejat . Ajo qe te bente me shume pershtypje ose me mire gjeja qe kishin me te shemtuar keto rrugica kaq te dashura per ne , ishin bunkeret. Nuk e di perse i bene , e akoma nuk e di se pse i bene kaq te shemtuara, megjithese nuk kish se si te ishin ndryshe, frut i nje psikologjie e mendjeje akoma me te shemtuar. Kam patur bindjen se hije apo forca te errata e te kobshme banonin ne to dhe nuk do te habitesha sikur dikush ndonje dite do te tregonte se kish pare nje lugat te dilte naten prej tyre. Une do ta besoja…
- o -
Qe nje traume per te gjithe ne qe po pinim kafene e mengjesit ne klub kur pame nga dritarja Shpendin, apo me mire nje burre qe ecte i kerrusur me nje sup pak me te rene se tjetri, veshur me nje kostum te grisur e ne kembet e zbathura nje pale shapka te medha e te vjetra. I teri i zbardhur e me faqe te rrufitura, dukej me shume nje fantazem ose drejt te themi dukej karikatura e fantazmes se tij. E ndoqem me sy tek i afrohej portes se klubit, degjuam zhap zhupin e shapkave te tij t’i afrohej tryezes sone dhe nuk kishim guxim ta veshtronim ne sy. Padashur, nuk e di sepse por e ndjeme veten fajtore karshi tij.Tre muaj me pare e dinim qe e kishin futur ne çmendine dhe pastaj e kishim harruar, nuk kishim marre asnje lajm nga ai por edhe ne nuk ishte se ishim interesuar per te. Nje nate me pare tek kaloja poshte shtepise se tij nuk kisha vene re as edhe nje drite ndezur, shenje kjo qe nuk kish njeri ne ate shtepi te mbetur bosh prej muajsh. Une kaloja çdo dite atje pasi banoja prane dhe po te kishte ndonje levizje do ta kisha vene re. Fati, keshtu quhet njeri prej nesh u ngrit dhe i afroi nje karrike. Por ai na shikoi te gjitheve me rradhe dhe per çudine tone zgjati doren…jo ashtu siç jepet dora, por me pellmbe te shtrire ashtu siç bejne lypesit…
- o -
Ditet vazhdonin rrjedhen e tyre, me ritem here me te shpejte e here me te ngadalte, me probleme e preokupacione qe varionin, por ajo qe nuk ndryshonte ose me mire qe ndryshonte me pak ishte kafja e mengjesit dhe e pasdites se vone tek klubi ku edhe klientet e tjere ishin pothuaj te njejtet.Zakonisht tryeza jone , veç rasteve kur vinte ndonjeri qe nuk ishte i lagjes dhe e zinte, ishte prane dritares, dy me tej ishte ajo e hetuesit qe nuk e di sepse por nuk ishte me hetues e kishte hapur nje agjensi udhetimesh ne fund te rruges, apo me mire ne kryqezimin e rrugices sone me rrugen poshte, ndersa tryeza prane deres se xhamit ishte ajo e Luanit me shoke. Pjese e pandashme e tablose ishte Shpendi me zhap zhupin e shapkave te tij qe kalonte çdo mengjes e mbremje ne te gjitha tryezat, me perjashtim tones, per te lypur dhe pastaj dilte e ulej prane pragut te klubit ne nje stol te vogel druri qe per çudi e linte atje dhe askush nuk ja luante. Nuk fliste me njeri , nuk ja kishim degjuar me zerin, rrinte i heshtur e tymoste deri ne oret e vona te nates dhe pasi klubi mbyllej ngrihej e fillonte te ecte kuturu neper qytet. Ne fillim e ndoqem prapa me friken se mos humbte neper rrugica, por jo, aty afer mengjesit kthehej i lodhur e i rraskapitur ne shtepi e pastaj prape ne mengjes ja tek afrohej ngadale me zhapzhupin e tij e hynte ne klub. Ne nuk i jepnim para dhe as nuk na i kerkoi me veç dites se pare, por i paguanim kafene qe kamarieri ja çonte e ja linte pertoke ne nje tabaka te vjeter druri qe ne e quanim tabakaja e Shpendit. Here here ne te i vendosnim edhe ndonje panine apo byrek qe ai e hante ngadale e pa fjale dhe nganjehere kur guaja ime gatuante diçka te mire e vija ne nje kuti plastike nga ato qe perdoren per te ruajtur ushqimet ne frigorifer dhe ja vendosja mbi tabaka. Po ashtu edhe te tjeret. Ndonjehere i çonim ndonje kemishe dhe te nderruara te pastra dhe ai megjithese i merrte nuk e pame kurre t’i vishte, keshtu qe nuk i çuam me. Pasi hante e pinte dhe klubi boshatisej, dremiste ashtu ulur derisa klubi zinte e gjallerohej e bashke me te gjalleroheshin dhe syte e tij qe ishin magjepses e te çuditshem ashtu siç jane ata te nje njeriu jo normal nga trute. Zinte e veshtronte njerezit qe hynin e dilnin ne menyre te tille sa kush nuk e njihte e vinte ne siklet ndersa per ne ishte thjesht i “shkreti” Shpend ose me mire budallai i shkrete…
- o -
Besimi hyri vone ne mbremje ne shtepi dhe pasi beri nje dush me uje gati te ftohte pasi bente shume vape, doli ne ballkon e ndezi nje cigare.Kish tre muaj qe kish dhene “doreheqje” nga hetuesia dhe kish hapur nje agjensi udhetimesh qe ne fakt ishte koperture. Ai ishte me antidrogen e kish kaluar me interpolin e kete shume pak vete e dinin. Per momentin po ndiqte grupin e Luanit por akoma nuk kish gjetur provat e duhura per ta mberthyer. Qellimi i tij ishte te futej ne kete grup per te siguruar prova por ata gjithsesi i ruheshin e i nuk kishin besim tek ai. Nga ana tjeter parate dhe lidhja me kriminele me te cilet luante kete loje te rrezikshme e kishin shnderruar Luanin ne njeri qe duhej patur frike. Peshperitej se ai kish vrare shoke qe e tradhetonin, pa patur as edhe prova te sigurta per kete, por thjesht se keshtu i thosh intuita. Asnje nga ata qe i rrinin rrotull nuk e kish kundershtuar pasi kishin frike. Kishin pare ate shkelqim qe kishin syte e tij ne çaste terbimi , e dinin se kjo i pelqente, dhe nuk do te ngurronte ta bente prape pa ju dridhur dora. Keshtu qe Besimi nuk mund te ndermerrte nje hap te pamenduar dhe pa u krijuar kushtet e duhura. Me pare duhej te blinte besimin e tij po si mund ta bente kur nuk e linin t’u afrohej dhe Luani e shihte sikur te kishte zgjeben vetem se me pare kish punuar me policine. Pasi mbaroi cigaren u kthye ne dhome dhe hapi kompjuterin te kontrollonte posten private. Nuk mund ta bente ne agjensi. Kish vetem nje mesazh te ri nga “i panjohuri”Kush ishte ky “i panjohur”? Si kish hyre ne adrese te tij apo ishte ndonje koleg i interpolit e kish dashur te bente ndonje shaka. Ta lexoj nje here mendoi do te me sqaroje. Por ajo qe lexoi e ngaterroi edhe me keq.
“ Neser ne mesnate .Rrugica qe te çon ne boulevard. Nese te dhemb dhemballa eja se do te gjesh specialiste te shquar dhe ilaç te mire per dhembjen. Naten e mire.”
Lexoi e rilexoi mesazhin por nuk kuptonte gje. Kush ja kish derguar, ku e kish gjetur adresen e email-it te tij? Cila ishte kjo rrugice, pasi rrugica qe te çonin ne bulevard ishin me dhjetra e ai nuk mund t’i kotnrollonte te gjitha edhe sikur te nxirrte te gjitha patrullat e policise. Pastaj edhe nuk ishte se e njihte mire kete qytet se ishte i ardhur e nuk ishte rritur ketu. Nxorri nje harte te qytetit e shqyrtoi me vemendje bulevardin kryesor pasi sigurisht per te behej fjale dhe konstatoi se me te vertete ishin me dhjetra rrugicat qe te çonin ne te. Duhet te jete ndonje i lajthitur. Ai palosi harten. Por …kur flitet per ilaç under dhembjes duhet te jete droge, e kur flitej per specialiste do te thosh se ishin njerez te armatosur e te rrezikshem.Gjumi e braktisi . Cfare duhej te bente ? Ja ta merrte te mireqene, si duhej te vepronte? E nese ky mesazh te ishte gabim i dikujt, apo dikush ta kish vene ne loje? Me siguri keshtu ishte. Ai buzeqeshi ne erresire tek shtrihej ne shtrat kur mendoi se ç’do ti punonte atij qe i kish punuar kete rreng.Por pas pak dyshimi filloi ta gerryente perseri. E nese ishte dikush i infiltruar qe i kishin dhene adresen e tij , dhe jo vetem kaq por qe mund te ishte edhe ne rrezik atehere si do ti bente llogarite me ndergjegjen e tij kur ta ngarkonte me vdekjen e dikujt e jo me pak po te nje kolegu te tij… Ai u kthye ne anen tjeter por nuk gjeti as pergjigje dhe as edhe nje fill ku te mberthehej pas gjumit.
- o -
Ate mengjes ne klub çdo gje rrodhi si gjithe mengjeset e tjera, e vetmja gje qe me ra ne sy ishte Besimi, pra komshiu yne i tryezes nuk ndjehej mire e porositi nje kafe te dyte te shoqeruar me konjak, por edhe pas kesaj nuk dukej me mire. Akoma me keq dukej kur e pame te hynte pasdite. E pyeta se si ndjehej por me tha “mire” me nje shprehje te fytyres sikur donte te me thonte mos me ça koken. Pastaj shohim Shpendin qe vjen drejt tavolinave dhe kish lidhur nje shami ne koke qe i kalonte poshte nofulles. Luani qe ishte si gjithmone me grupin e tij i therret :”-Zhap zhup ç’te ka gjetur? Ke frike se te iken truri ?”- Fjale keto qe u shoqeruan me te qeshura ne kor ndersa Shpendi i shkrete tregon me gisht nofullen me nje pamje pervuajtese qe donte te thoshte se i dhimbte dhemballa. Atehere Luani i kenaqur pa mase me shakane e tij I hedh pertoke dy kartemonedha.
- Skapi zhap zhup . Skapi e shko tek dentisti.
Nuk ishte hera e pare qe e trajtonte keshtu. Dhe si ç’do here syte e Shpendit u pershkenditen e u duken sikur nderruan ngjyre ndersa Luani rrinte me doren ne brez ku mbante revolen. E kishim vene re se e bente shpesh kete gje dhe kishim menduar se ne nje fare menyre i trembej. E pas disa çastesh qetesoheshin te dy, njeri ulej e merrte parate e tjetri i kthehej gotes. Nuk e kemi marre vesh kurre se ç’bente Shpendi me parate. Per te ngrene e per te pire i jepnim ne ne klub, normalisht me ato kerkesa qe kish nuk duhej te lypte por nejse nuk e kishim vrare mendjen per kete dhe as qe donim ta vrisnim. E shikonim te ulur jashte me koken te peshtetur ne dore shenje kjo qe dhimbja e dhembadhes e torturonte derisa Fati u çua dhe tha se do ta shoqeronte tek dentisti ne kliniken qendrore. Medet, tha, qe dentistin ne fund te rrugices poshte e kishin mbyllur, ishte kaq afer, na vinte per mbare. Ai doli dhe mori Shpendin per krahu qe me zhap zhupin e tij e ndoqi siç ndjek nje qen te zotin. Pas pak pashe Besimin qe doli nga klubi.
- o -
Besimi duhej te nxitonte. Gjeagjeza ishte zgjidhur pa dashje dhe shkak kish qene nje budalla. Atij i erdhi keq qe mendoi keshtu per ate burre qe e dinte se ç’kish hequr por ne fund te fundit fakti ishte se nuk ishte me normal. Kaloi me hap te qete e ne dukje te painteresuar rrugicen qe te çonte ne bulevard dhe dalloi tabelen e klinikes dentare qe ne fakt mezi shihej se ishte fare e zbehte dhe i mungonin disa shkronja. Nuk ndaloi te pyeste pasi kish frike mos ngjallte dyshime por pasi kaloi ne parade disa dyqane ne bulevard e pyeti per disa çmime u kthye pas po ne te njejten rrugice e pasi kaloi kliniken e vjeter ndaloi te per te ndezur nje cigare e hodhi nje sy perreth. Befas vuri re qe ish ndalur prane bunkerit me dere te mbyllur me nje zinxhir te ndryshkur te mberthyer ne nje dry te madh dhe ky i mbuluar me ndryshk. Shemtia e bunkerit i beri pershtypje dhe ai u afrua per ta vrojtuar edhe me mire por pas pak çasteve ja dha kembeve pasi i hyne te rrenqethura. Nje ndjesi e papelqyeshme e pushtoi te terin duke i kujtuar ate endrren e tmerrshme qe shihte kur ishte femije dhe ai nga frika fshihej ne dollapin e rrobave te nenes.Keto kujtime e bene t’u jepte kembeve edhe me shpejt dhe ai nuk e kuptoi se si u ndodh para deres se apartamentit te tij.
- o -
Toni hodhi kraheqafe çanten sportive , peshteti kurrizin pas murit te bunkerit , nxorri revolen dhe i hoqi siguresen. Donin dhe njezet minuta te vinte mesnata por ai ishte mesuar te shkonte ne vendtakim gjithnje me heret dhe pasi e kontrollonte e verifikonte se nuk kish levizje te dyshimta fshihej ne ndonje hije dhe priste. Por sonte ai kish ardhur shume me heret dhe e kish bere inspektimin. Diçka I thosh brenda vetes se jo çdo gje shkonte mbare kete nate dhe u pendua qe nuk i kerkoi Luanit dike qe ta shoqeronte. Kish gati nje vit qe ai vinte ketu dy here ne muaj e blinte mallin, kish kerkuar ta bente vetem kete pune pasi edhe shperblimi nuk ndahej ne dy apo me shume pjese dhe Luani kish qene gjithnje bujar me te. Ndjeu ftohtesine e murit te bunkerit dhe e pershkuan drithma,por keto qene drithma emocioni. Ky bunker e emociononte gjithnje kur rrinte ngjitur me te, diç i transmetonte ne menyre direkte por edhe i shtinte friken. Toni veshtroi perseri oren. Pesembedhjete minuta, kam kohe te ndez nje cigare bile nje kane do te ishte bota por jo tani, duhej ta kish mendjen te kthjellet pasi duhej te kontrollonte mallin se mos i ngecnin niseshte…Cakmaku i mbeti ne dore pa guxuar ta shkrepe. Nga prapa, nga fillimi i rrugices degjoi diçka, ç’te jete valle? Hodhi cigaren ne toke te pandezur dhe shterngoi revolen me te dy duart. Zhap Zhup degjoi dhe u qetesua. Duhet te jete ai budallai qe ben xhiron e nates, po si xhanem nuk gjeti rrugice tjeter? U peshtet edhe me fort pas murit dhe e ndoqi me sy tek kalonte para tij. Zhap zhupi u tret ne fund te rrugices dhe ai veshtroi perseri oren. Dhjete minuta, edhe pese dhe ata do te vinin. Nxorri fenerin e vogel elektrik nga xhepi se duhej te nderronte sinjalet me ta.Uli koken per te pare nese funksiononte duke e ndezur brenda pellembes se dores. Drita e bardhe i veshi pellemben kur papritmas nje goditje e forte i erdhi pas kokes dhe ndersa ngriti duart per tu mbrojtur nje tjeter e beri t’i priteshin gjunjet dhe ai ra pertoke . Ndjeu dy duar te fuqishme qe e terhoqen rreshqanthi me force dhe kur koka ju perplas pas murit humbi ndjenjat e ju duk sikur po notonte ne terr.
- o -
Une nuk po i shkruaj datat se kur u zhvilluan keto ngjarje e fundja kujt po i rreh per to. Nga ana tjeter dhe une vete tani nuk i mbaj mend mire. Mbaj mend qe mengjesin tjeter nje vel heshtjeje , tensioni e misteri kish mbeshtjelle tavolinen e Luanit i cili dukej nje kafshe e eger e terbuar e mbyllur ne kafaz e nuk dinte kujt t’ja shprazte inatin pasi çunat e tjere rrinin urte e me sy ulur si te zene ne faj. Diku u duk Arifi qe ju afrua tryezes se tyre por nuk u ul, i peshperiti diçka ne vesh e doli. Pas kesaj Luani seç u tha çunave dhe ata u ngriten e dolen nje e nga nje.Ne klub hyri Eri qe ju afrua banakut e filloi te bente shaka me Mirin , gje qe e beri Luanin shume nevrik. Ai e kish dashur Erin ne grupin e tij pasi ish i forte me trup atleti, por tjetri e kish injoruar.Ishte nje antipati qe kish ndjere per te qe kur ishin femijee luanin ne rrugice me djemte e tjere e duke u rritur kjo ndjenje kish ardhur duke u shtuar ndaj e kish shmangur gjithnje , e kete Luani nuk ja falte.Nuk kish lindur ende ai bir nene qe ta injoronte. Le te vazhdonte keshtu. Do t’ja gjente momentin t’ja saldonte ate fytyre te bukur. Ai u çua dhe ndersa doli nga klubi ja futi me shqelm kokes se Shpendit te shkrete qe po dremiste mbi stolin e vogel te drurit duke e bere ti perplasej pas murit . Erit i ngriu e qeshura ne buze. La goten mbi banak e rendi tek Shpendi i gjore te cilit i ishte çare tembli e gjaku i rridhte curril mbi faqe e i zbriste nden mjekerr duke marre çuditerisht formen e nje pikepyetjeje. E ndihmoi te ngrihej , e futi ne makine dhe u nis me te per tek urgjenca duke share e mallekuar me vete. Tek po kalonte prane Luanit qe po ecte me kapadaillek hapi xhamin e i uleriti ne fytyre :
- Idiot, budalle, funderrine, merru me nje si veten tende !
Tjetri mbajti hapin nje çast dhe dora e djathte kerkoi pas shpines poshte rripit te pantallonave pistoleten. E dinim te gjithe qe e kish nje te tille si ai ashtu dhe çunat e tjere qe rrinin me te por askujt nuk i bente pershtypje edhe se ishim te sigurte qe i kishin pa leje. Neve aq na bente se i kishin apo jo, mjaft qe te mos i perdornin ne lagje, gje qe edhe ata e kishin kuptuar. Ishte nje lloj marreveshje.Ndaj kur pa qe rruga kish mjaft kalimtare nderroi mendje. Leshoi sendin e ftohte, ngriti doren lart duke e bere grusht e ngriti lart gishtin e mesit duke u skermitur.Eri turfulloi nga inati kur pa kete gjest por mblodhi mendjen se me pare duhej te çonte Shpendin ne spital pasi po jepte shenja padurimi e kish filluar te ulerinte.Shkeli gazin e u largua pa patur as idene me te zbehte se ç’po kurdiste Luani ne mendjen e tij.
- o -
Pas disa ditesh jo vetem ne por i tere qyteti e kish marre vesh aresyen e terbimit te Luanit dhe ja tregonim me ze te ulet kujtdo qe takonim , kjo pasi na dukej sikur hakmerreshim per koken e Shpendit qe kish nente te qepura ne temth dhe shtate nga prapa. Veç nje te mire kish patur kjo pasi me ne fund i kishin nderruar kemishen ne spital qe kish muaj pa e hequr nga trupi. Dikush i kish falur nje te re e cila i nxirrte me ne pah floket e fytyren e palare.Qe te mos zgjatem thuhej se nje nga çunat ja kish ngecur shume bukur Luanit. Toni ai qe i rrinte me shume ngjitur dhe qe ai i besonte me shume, aq shume sa e linte t’i bente pazaret, i kish qethur jo pak por pesedhjetemije dollare, dikush thosh njeqint e dikush me shume.Qe thoni ju ky Toni kish lajmeruar policine e cila kish kapur shitesit me mall ne dore dhe i kishin arrestuar ndersa ai ja kish mbathur me parate ne drejtim te paditur. Megjithe perpjekjet e Luanit qe kish vene edhe çmim mbi koken e tij dhe e donte gialle apo vdekur, nuk po e gjenin dot, as ate dhe as parate. Dikush thosh se kish ikur jashte shtetit, ndoshta ne Itali apo Greqi, dikush e çonte ne Amerike e Kanada , por ç’rendesi kish se ku kish shkuar, dihej se ai nuk mund te kthehej me ne lagje,nuk mund te kthehej, dhe megjithese ishte çun i lagjes sone dhe e kishim pare te rritej, me perjashtim te prinderve te tij qe me vjen keq se jane njerez te mire e mjaft te urte, askush nuk ja ndjeu mungesen ose me mire nuk i erdhi keq qe mungonte edhe pse kjo e fundit qe kish bere ja kish rritur pak vleren ne syte tane. Vendi i tij ne tryezen e tyre mbeti bosh per nje fare kohe dhe nje dite te bukur vume re se dikush e kish zene, dikush qe nuk ishte i lagjes,nga e folura nuk duhej te ishte as nga qyteti yne por i ardhur, dhe per kete thame shyqyr. Cunat e lagjes kishin filluar t’i rrinin larg Luanit e puneve te tij te felliqura.
- o -
Atij i erdhi perseri ne gjume. Zvarritese dhe e neveriteshme por qe ne timbrin e zerit te saj nuk kish se si te mos ndjehej kenaqesia.E si te mos ishte e kenaqur. Jo pak por nje djale i ri e i bukur i ishte servirur.Dhe per me teper qe akoma i gialle.Oh, ç’kenaqesi, edhe tani dridhej akoma nga çastet e bukura te kaluara ne terrin e bunkerit. Kohet e fundit nuk kish patur fat, kish rastisur vetem ne pleq apo vagabonde, ndersa ky…oh, , ky tejkalonte ç’do parashikim. I ri, i paster, me nje trup te bukur e te mirembajtur , veç te mendoje se dy dite me pare kish shkuar tek manikuristja…”Shume te falem nderes mik”- fershelleu pa i permbajtur dot jarget,-Kjo po qe ish dhurate …Kemi akoma shume per te bere apo jo…Une do te te ndihmoj, ti me jep ata… ha, ha ,ha . Si i thone nje dore lan tjetren…Hajde toke me mua “- dhe zgjati doren qe ngjante me shume me nje panxhe ariu e perfshiu ne te doren e tij.Tjetri brofi me kembe duke dihatur i trembur. Ndezi driten e pa rreth e rrotull. Ne dhome nuk kishte njeri, por kjo nuk e qetesoi. Kish ndjesine se doren e kish te lagesht nga jarge te erreta e te shpifura qe ishin ngjitur ne te. Vrapoi ne banje e lau mire e mire nje cope here duart e pastaj u kthye ne shtrat e u mundua te flinte me drite ndezur.Nuk kish gjume. U çua, u vesh e doli jashte nga shtepia. Do te donte te zhdukej, te mos e shihte me ate qenje te ndyre por nuk mundej, kish bere nje pakt , kish bere nje pakt me te dhe veteveten, i kish shitur shpirtin djallit. Nuk kish kthim prapa.
- o -
Besimi rrotullohej perseri ne shtrat. Shume pyetje dhe shume pikeçuditese i perkonin trurin. Kush i kish derguar mesazhin?Kishin mundur te kapnin grupin qe shiste drogen me gjithe mall por nuk kishin arritur te kapnin bleresin qe ish zhdukur me gjithe para. Ne fillim kishin menduar se i kish vene re ose i kish nuhatur dhe pastaj ja kish mbathur e fshehur. Po te ishte keshtu nuk kish se ku te shkonte tjeter veç se tek kapoja e tij , por nuk e kish bere . Kjo kish dale nga grupi i tyre dhe kuptohej nga menyra e etheshme me te cilen po e kerkonin. I shkreti djale si e kish hallin nese binte ne kthetrat e Luanit. A thua te kete patur kaq shume nevoje per para sa ta bente kete veprim? E nese ishte e vertet kjo atehere mund te spjegohej edhe mesazhi qe i kishin derguar ne kompjuter, autori duhej te ishte ai. Jo, kjo nuk kish si te ndodhte. Ku do te kishte marre adresen , nuk mund ta kish kurre. Atehere kush e kish derguar ate mesazh? Ish munduar te zhbironte ndonje gje nga interpoli se mos ishte ndonje i infiltruar, por dosjet e tyre mbaheshin sekret edhe per vete ata qe punonin siç ishte dhe e tija.Nese nuk ishte Toni qe e kish derguar , kush ishte? Intuita i thosh se nuk ishte Toni, e njihte ate djale, nuk do ta kish tradhetuar kurre kapon e tij pasi e kish shume frike. Atehere kush ishte i infiltruari?Besimi ishte afruar nje tryeze me shume afer grupit te tyre duke u munduar te studjonte e te kuptonte cili prej tyre mund te ishte por deri tani asnje sinjal. As edhe i riu qe kish zevendesuar Tonin. Toni, ku je Toni? Sa here qe e kujtonte kish nje parandjenje se diçka jo e mire i kish ndodhur dhe kur arrinte ketu, edhe pse nuk kish patur simpati per ate djale, i dhimbsej.
- o -
Koha kalon dhe gjerat duken sikur harrohen . Tani nuk e zinte me askush me goje ate qe kish ndodhur por grupi i djemve sa vinte e behej me i forte. Duke patur ate siguri te padiskutueshme qe te jep paraja tashme ne nje sistem ku nuk ka gje qe te mos blihet mjaft qe te dihet çmimi i duhur ata u bene edhe me arrogante. Vajza te bukura zbukuronin here pas here tryezen e tyre. Ishin vertet mahnitese, aq te reja sa te vinte keq kur hasje shikimin e tyre te trembur e pamjen e nenshtruar te nje qeni te rrahur. Si e kishin hallin qe kishin marre kete rruge , ç’i kishin bere Zotit qe te meritonin kete fat?Nga vinin dhe nga i shisnin per te rrahur trotuaret e botes. Sigurisht nuk ishin as te lagjes e as te qytetit tone, shumica ishin te huaja. Megjithate te dhimbseshin. Nuk ishin veç se mall ne duart e ketyre djemve, nje loje qe luhej me rregulla te caktuara , nje biznes qe sillte goxha fitim. Pasi i kalonin neper duar dy a tri dite i nisnin me skafe pertej detit. Por njera mbeti me gjate se te tjerat, biles u be pjese e pandare e grupit, Korina. Luani linte koken pas saj. Nuk kish pamje skllaveje si te tjerat, jo, e kish kaluar ate periudhe, ish ferkuar me vaj e uthull, ajo ish autoritare. Dinte si i donte mushka drute dhe keshtu vendosi ti priste.
- o -
Kur Toni erdhi ne vete ishte erresire e plote e nuk mund te dallonte asgje rreth e rrotull. Nuk kishte idene se ku mund te ndodhej. Ajo qe konstatoi qe se ishte lakuriq e i lidhur duar e kembe mbi nje shtrat hekuri ne ate menyre sa nuk mund te kthehej as majtas e as djathtas por vetem te rrinte shtrire drejt ne shpine.U mundua te lironte duart por ajo qe arriti ishte te berit keq kyçeve qe filluan t’i dhembnin. Dikush levizi aty afer. Kjo i dha shprese.
- Kush eshte aty?
Asnje pergjigje. Disa hapa qe hiqeshin zvarre ju afruan. Ai mbajti frymen. Po tani ç’do t’i benin?
- Ndihme- u pergjerua ai qe papritmas ndjeu frike, shume frike.
Dikush i preku kembet duke filluar nga poshte e pastaj ato duar te lageshta e te peshtireshme ju ngjiten lart neper kofshe dhe…pastaj akoma me lart ne pjeset intime dhe ai ndjeu gishta te ftohte qe mberthyen organin e tij.
- Putane!- thirri ai , tashme i bindur qe duhej te ishte grua,- zgjidhmi duart e pastaj ta tregoj une si behet qej…-Nuk e mbaroi dot fjalen pasi nje grusht i forte i goditi nofullen nga poshte duke ja mbyllur gojen. Ky nuk ishte grusht femre, nuk jane kaq te fuqishme, atehere ne ç’duar kish rene? Ndjeu perseri qe i preken organin , i hyne te dridhura e ndjeu vete te lagej nga urina e tij e ngrohte.
- Ta marrte dreqi – degjoi me shume nje si vershellime se sa ze njeriu dhe kjo ja ngriu me shume gjakun . Nje dore e lagesht i mbertheu nofullen e poshtme duke i hapur me zor gojen dhe ai ndjeu t’i derdhej ne te nje leng i ngrohte e kuterbues qe kuptoi se ishte urine. U mundua ta nxirrte jashte por nuk mundte, dora ja mbante koken drejt e goja ju mbush plot. Gati po mbytej. Dy gishta te fuqishem i zune hunden keshtu qe pas disa çastesh, me lotet qe i rridhnin faqeve ai gelltiti e çoi poshte ate leng te felliqur e pas kesaj ndjeu t’i rreshqiste nje tjeter gje deri ne gryke e te ferkohej gojes e fytit te tij ritmikisht shoqeruar me tinguj epshi e kenaqesie.Ne sedren e tij prej mashkulli te lenduar luti Zotin qe ta bente te vdiste.
- o -
Ato kohe tranzicioni jeta qe mjaft e veshtire per ne. Mbi te gjitha duhej te nderronim botekuptim. Nuk kish me ndere, çdo gje ishte reduktuar me jep , te te jap.Miqte shpesh benin sikur nuk e dinin qe kishe ndonje hall, biles nderronin edhe rruge se mos u kerkoje ndonje nder. Brezi yne qe ai qe u pershtat me me veshtiresi ndersa te rinjte ishin ndryshe.Shume iken pertej detit per te kerkuar pune qe ketu mungonte, shume qe nuk kishin mundesi te iknin u munduan te sistemoheshin ne ndonje firme private. Disa ju kushtuan studimeve e te tjere u hodhen ne biznese te ndryshme.Disa prej tyre ishin droga e prostitucioni. Varferia qe kish lene sistemi i kaluar rriti deshiren per pasurim, pasurim te shpejte gje qe nuk behet dot me pune te ndershme.Ata guxuan. Jo se u desh ndonje guxim i madh pasi shteti ishte i ri e i dobet e nuk funksiononte siç duhej. Pra nuk ja kishin friken ligjit, por guxuan ne kuptimin moral. U shemben tabute, i shemben dhe u pasuruan. U bene aq te pasur sa nderronin makinat çdo dy a tre muaj, nderrroheshin celularet, rrobat e deri tek dashnoret.Ndertuan shtepi te reja, vila qe ngjanin me shume si pallate mbi toka qe nuk ishin te tyre dhe pa leje ndertimi. Dhe ajo qe ishte me e bukur, them e bukur ne thonjeza si puna e asaj qe qesh per te mos qare, ishte se lavderoheshin me ato qe kishin bere,shisnin mend per çdo lek te fituar ne ate menyre a thua se ishte gjeja me legjitime.Njerezit qe jane mesuar me varferi, njerezit qe u ka ardhur varferia ne maje te hundes por nuk kane guximin moral per te vepruar ashtu, njerez qe jane mesuar te binden, i shikojne me nje lloj zilie te fshehur diku thelle ne skutat e erreta te shpirtit te tyre. Pasi u bene me para dhe paraja eshte pushtet ne kete sistem. Ndersa une mezi nxirrja buken e gojes per familjen time me ate kjoske te vogel qe kisha vene ne lagje dhe mendoja se si do ta kisha hallin nese vajza kur te rritej do te kerkonte te shkonte ne universitet.Me çfare do ta mbaja. Nejse nuk e dija se si do te vinin punet ne ate kohe, per shume gjera njeriu e vret mendjen kot pasi punet rralle vine ashtu si i ke planifikuar. Nderkohe lista e banoreve te lagjes qe blinin pa paguar pasi nuk kishin para e duhej te prisnin rrogen apo asistencen e varfer , rritej duke renduar me shume gjendjen time financiare. Nuk mund te beja ndryshe, ishin te lagjes sime…
- o -
Lajmi qe beri buje dhe qe e moren vesh te gjithe ishte se Luanin e kishin arrestuar. Shume mire ja kane bere qenit, u tha. Ishalla e mbajne ca kohe aty brenda biles ta mbyllin e ti hedhin çelesat ne det. Shkak ishte bere nje patrulle policie qe e kish ndaluar ne hyrje te qytetit dhe e kish kontrolluar. Ju gjet ne bagazh te makines nje arsenal i tere armesh. E kishin shoqeruar ne komisariat. Ai kish lajmeruar te atin i cili kish shkuar atje jo me nje por me dy avokatet me te mire te qytetit. Nuk di sado t’u kete ofruar atyre te dyve qe nuk mund ta shihnin me sy njeri tjetrin e jo me te punonin bashke. Rezultati , Luani doli nga burgu pas dy ditesh dhe me kapadai se kurre u paraqit ne kafenene tone.
- o -
Kafeneja jone nuk eshte se ishte e vetmja ne qytet. Kishte edhe me shume seç duhej.Ato kishin mbire dhe shtuar si kepurdhat pas shiut. Nuk kish rruge e rrugice qe te mos kishte biles ne nje kryqezim rrugesh gjeje kater te tilla nga nje per çdo qoshe.Te mos flasim pastaj per bulevardin kryesor qe ishte i mbushur me kafene te bukura e vezulluese e qe nxirrnin tryeza e karrike edhe ne trotuare duke penguar kalimin e njerezve neper rruge ne te cilat ishte shtuar edhe trafiku i makinave. Grupi i djemve per te cilin flasim nuk eshte se nuk i frekuentonin kafenete me te bukura te qytetit, prishnin mjaft para ne to, por kafeneja e lagjes sone mbeti qendra e tyre ku ata organizonin e koordinonin veprimet e tyre. E ku mund te gjenin vend me te mire se atje. Lagja e qete qe kish qene edhe e tyre , ku ishin rritur , ku njiheshin te gjithe pasi ishin vendalinj, te ardhur nuk kishte ne lagjen tone. Lagje qe nuk kish patur spiune as ne kohe te diktatures. Droga, prostitucioni, rrahjet, vrasjet, peshperitej se i benin edhe keto. Nderkohe Arif Zikoja ishte bere edhe me i fuqishem, kish blere edhe dy ndermarrje te tjera e synonte te behej kryetar bashkie. Ku nuk arrinte me fjale e para, fuste ne pune te birin. E kujt ja mbante te kundershtonte. Pasi perfunduan disa persona ne reanimacion , ishin te pakte ata burra qe ta kundershtonin. Asnje nuk mund te vinte ne rrezik veten e aq me pak familjen. Nuk ishin gjera qe i diskutonim me ze te larte. Jo. Biles as qe donim ti degjonim, i rrinim larg belase. Ishte vendosur nje pakt i heshtur mes nesh, klienteve te tjere dhe grupit te tyre. Sapo hynin ata ne lokal , tryezat prane tyre zbraseshin ne heshtje a thua se njerezit kishin frike se merrnin zgjeben.Nuk behej shaka me ta. Vajza gjithnje e me te bukura shoqeronin djemte e grupit por Korina mbeti ne krah te Luanit si vajze fikse dhe te gjithe e vune re se ai e kish humbur mendjen pas saj. Teper e bukur, teper inteligjente , e pajisur me po ate babezi per pushtet e para ajo kish ditur t’i hynte ne zemer e ta bente t’i bindej e ta degjonte. E merrnim me mend se ajo kish pjesen e saj ne tregetine e vajzave, ishte ajo qe zgjidhte se cila prej tyre mund t’u bente shoqeri ne tryeze e ne shtrat. Megjithese dukej nje çift mjaft i lidhur, dyshonim se do te zgjaste, jo per Luanin, por per Korinen. Si shume gra ambicioze ajo nuk do te mjaftohej me kaq…
- o -
Lajmi qe ishin zhdukur dy skafe qe transportonin klandestine per llogari te Luanit , e bashke me ta Liri dhe Gimi , dy djem te tjere te grupit, u permbys nje mengjes mbi ne tek pinim kafene si nje kove e vaket peshperitjesh e te nenqeshurash kenaqesie nen buze e na perfshiu te gjitheve. Ate dite kafeja e mengjesit zgjati me shume se zakonisht dhe ne ndiqnim me bisht te syrit tryezen e tyre te mbetur tani me tre djem dhe Korinen. Dukej sikur nje tyl i zi e mbeshtillte ate grup ku Luani mundohej te gjente ngushellim tek perkedhelite e lehta te Korines. Si kish ndodhur valle, e kishin bere si Toni apo… A kish mundesi qe te kishin qene marre vesh me te dhe ja kishin punuar Luanit pas shpine ? Mire ju be. Jo se e tha njeri kaq shkoqur. Asnje nuk e tha por ishte e shkruar ne fytyren e syte e te gjitheve. E vetmja fytyre e padepertuar mbeti ajo e Besimit qe çuditerisht kish nderruar vend e ish ulur prane tryezes se tyre duke shkelur paktin e pashkruar , por kete nuk e vuri re asnjeri. Ate mengjes na nderoi me viziten e tij edhe Arifi qe denjoi te zbriste nga olimpi i tij i bizneseve e ti bente nje vizite lokalit te te vdekshmeve te zakonshem qe dikur i kish patur shoke e komshinj. Kish kohe qe nuk dukej andej. Me vetulla te ngrysura e me ze te ulet e autoritar ai filloi t’i fliste te birit prane veshit dhe megjithese nuk i degjonim fjalet pasi Miri ne kete kohe ndizte radion e i grinte volumin si padashur, dukej qarte qe po e qortonte pasi i biri rrinte kokeulur e ishte skuqur deri tek veshet. Korinen perkundrazi nuk e turbulloi kjo por filloi t’i hidhte veshtrime mjaft provokuese e guximtare qe ndezen nje drite te prape e perverse ne syte e Arifit. Te them te drejten une nuk e vura re, po Skenderit, shokut tim te tryezes nuk i shpetoi kjo por nuk ma tha ate dite. Kur Arifi doli nga kafeneja, Luani kerkoi supin e saj per tu peshtetur, e ndersa ajo ju ferkua si mace ndoqi me bisht te syrit nga dritarja tjetrin qe po largohej ne drejtim te makines dhe flegrat e hundes filluan t’i dridheshin…
- o -
Besimi u ngul tere pasditen para monitorit te kompjuterit. Kish bere kerkime ne internet, ishte futur ne site te ndryshme lajmesh e gazetash, kish kerkuar informacion edhe nga interpoli por asnje lajm, asnje gjurme. Kish patur nje shprese te vaket se ndoshta “i panjohuri” do te behej i gjalle e do t’i çonte ndonje mesazh qe do t’i vertetonte se rasti i zhdukjes se Tonit kish lidhje me ate te Lirit e Gimit.Por asgje. Ndersa nata si nje veshje elegante tyli mbuloi qytetin qe xixellonte nga dritat e ndezura ai u çua e doli ne ballkon. I bukur ky qytet, mendoi, me i bukur se i imi edhe se zemren e kam lene atje. Ai kerkoi me syte e mendjes fytyren simpatike te vajzes qe banonte prane shtepise se tij ne qytetin e lindjes por arriti te krijonte vetem nje kopje te zbehte si ato fotografite e vjetra bardhe e zi qe me kohe zverdhen.Koka i dhimbte dhe kembet i kishte te mpira.Bej mire te dal tha me vete e nderkohe veshi kepucet.Bulevardi i zhurmshem, trotuaret e mbushura me tryeza e karrike qe e pengonin te ecte lirshem e acaroi edhe me shume.Pas disa hapash tek shihte vajza e djem te rinj qe flisnin e qeshnin tek pinin diçka apo hanin akullore me ate lirshmeri e moskokeçarje karakteristike e rinise pa preokupacione , dhimbja e kokes sikur i kaloi dhe ai e ndjeu prane fytyren e dashur te fqinjes qe akoma nuk kish patur guximin ti thosh se ç’ndjente per te. E perfytyroi veten tek ecte perkrah saj ashtu i çlirshem e pa preokupime por u perplas pas nje peme qe nuk e kish vene re ashtu i thithur nga fantazia e tij dhe perveç dhimbjes ne sup degjoi edhe te qeshura e te thirrura nga nje grup vajzash qe ishin ulur ne nje tryeze aty prane.Ai ktheu koken drejt tyre por papritmas ato hoqen shikimin prej tij dhe filluan te flisnin me njera tjetren duke e injoruar.Besimi vazhdoi rrugen i inatosur me veten qe kish bere kete qesharake i bindur qe ato akoma po e qeshnin nga prapa. Mire te me behet, nuk zgjodha ndonje zanat tjeter por duhej te kisha bere patjeter policin. E meqe ra fjala çfare polici ishte qe ndodhnin gjera te tilla mu nden hunden e tij dhe ai nuk ishte i zoti te merrte vesh edhe pasi kishin ndodhur e jo me t’i parandalonte.Nuk ishte se nuk kish bere asgje pasi Luani ishte arrestuar pasi kish informuar ai per armet por çe do? Paraja e kish nxjerre nga burgu si te pafajshem , jo si nje trafikant por si nje njeri dede qe dikush ja kish futur armet ne makine pa dijenine e tij, paçka se ato ishin mostrat e armeve qe trafikonte. Besimi pat mbetur shume i zhgenjyer por shefi i kish thene te vazhdonte. Pat njoftuar edhe per Korinen, kish kerkuar te dhena dhe kish zbuluar se me ke kish te bente por i ish thene te mos ndermerrte asnje veprim pasi pas saj po ndiqnin pisten e nje trafiku te madh prostitucioni. Sa per skafet… Te gjithe e dinin por asnje nuk i kish ndaluar, ryshfeti ish goxha i madh si per ketu ashtu edhe per matane detit.Kish degjuar nje here nje rrefim dhe kish krijuar idene se çfare tmerri i priste ata qe paguanin per te bere ate rruge. Ajo grua qe ish kthyer pas tre vjetesh pasi ishte sistemuar me dokumenta per te pare prinderit e saj kish treguar se si kish mallekuar veten ate nate te zeze ku dhe deti kish qene i zi sterre . Se si nga gjashtembedhjete vete qe kishin hipur ne gomone, dy i kishin hedhur ne det te hapur gjoja se ishin spiune, pastaj kur i kishin zbritur ne bregun tjeter grate e femijet i kishin vene perpara, burrave u kishin ngarkuar ne kurriz çantat me droge dhe nen kercenimin e armene dhe fshikullimen e kamxhikeve i kishin terhequr zvarre deri ne breg e keshtu kishin vazhduar mes nje pylli derisa kishin arritur ne nje stacion te vogel treni ku ju kishin marre ngarkesen e ishin zhdukur e i kishin lene aty. Jo, ky qytet nuk e din se sonte diçka ka ndryshuar, diçka e mire dhe e keqe njeheresh. E mire se dy djem te rrezikshem nuk ishin me ne kete bulevard, e keqe sepse ata, dhe ai e parandjente kete, nuk do ta shihnin me kurre.Po ku ishin zhdukur, thua deti i kish perpire? Ideja se mund te degjonte ndonje thashethem ne kafene nuk ju duk e keqe. Ktheu ne rrugicen e pare qe rastisi dhe papritmas u ndodh perpara bunkerit. Ju duk si nje gje e gjalle , si nje perbindesh zvarrites e i neveritshem qe bente banje nden rrezet e henes. Ndaloi dhe nxorri nje cigare. Ngriti koken e kundroi henen. Nje re e lehte si nje flater e holle e delikate mbuloi fytyren e saj e thua se i vinte turp qe duhej te ndriçonte e te lyente me driten e saj te bukur e te argjendte kete krijese te peshtireshme. Besimi u be gati te ndizte cigaren kur ju be sikur ky bunkerkrijese filloi te leshonte tinguj qe dukeshin pothuaj njerezore, copera renkimesh e te qarash , lutjesh e pergjerimesh qe mbyteshin nga shfrime dufesh e gromesimash te lebetiteshme. Futi çakmakun ne xhep dhe u afrua te kontrollonte hyrjen. Dryni i madh e i ndryshkur qendronte atje por zerat u bene me te forta. Zgjati doren per te kotnrolluar nese dryni ishte i mbyllur apo jo. Kontakti qe fatal per te. Diçka e ftohte dhe e perbindeshme qe i kaloi nga dora dhe e pershkoi deri ne skutat me te fshehta te trupit e te shpirtit e i depertoi deri ne tru.Terhoqi doren me shpejtesi. Ajo qe perjetoi ate fraksion te sekondes ishte e tmerrshme, nje vuajtje e padurueshme fizike e shpirterore tej çdo limiti njerezor qe po te kish zgjatur me shume do ta bente te humbiste ndjenjat e do te ish perplasur pertoke. Do te ishte me e pakta qe mund ti ndodhte. U largua duke ju marre kembet e doli nga rrugica duke dihatur, mushkerite nuk i bindeshin me dhe nuk mbushej dot me fryme. Per fat kafenene e gjeti hapur por nuk kish njeri, ose me mire asnje klient , vetem Miri qe po bente llogarine e xhiros se dites. Nata ishte e ngrohte e brenda ishte vape por ai kish ftohte, ishte nje cope akulli deri ne palce.Porositi dopjo uiski por nuk e ndjeu. Prape nje te dyte por edhe kjo nuk i beri pune. Kur kerkoi te treten, Miri i solli shishen dhe ja la mbi tryeze. Si dreqin nuk ka njeri ketu, valle bien te flene me pulat?C’nuk do te kish dhene per te patur nje mik aty, nje shok, por ata i kish lene ne qytetin e lindjes.C’nuk do te kish dhene per te patur nje njeri qe ti tregonte se ç’loje i kish punuar fantazia kete mbremje. Por a kish qene valle vertet fantazi…? Ku ishte ajo fytyre e dashur vajze qe e mendonte dhe e enderronte çdo nate para se te flinte?Ai e dinte shume mire se nuk kish per ta treguar kurre kete qe i kish ndodhur se do ta qeshnin. Thau shishen e doli me mendjen qe i vinte rrotull. Sapo doli u pengua ne diçka e desh u rrezua. U kthye per te pare se çfare ishte dhe pa se ishte stoli, po stoli i atij budallai, por as ai nuk ishte sonte ketu. Ndoshta atij mund t’ja tregonte kete pa patur frike se do ta qeshte. Besimi filloi te qeshte me te madhe, gje qe e beri Mirin te dilte e te shikonte se ç’po ndodhte. Kur u sigurua se nuk kish ndodhur gje , ish vetem nje njeri i dehur, i tha te ulte zerin dhe u fut brenda me pamje te bezdisur. Megjithekete Besimi vazhdoi te qeshte e u ul mbi stol dhe filloi ta perfytyronte veten ne vendin e atij tjetri e zgjati doren sikur po lypte. Dikush qe po kalonte i hodhi nje monedhe ne dore gje qe e beri te qeshte akoma me shume. E pse jo? Ndoshta do te bejme dy stola e fitimin do ta ndajme pergjysem. Ha Ha Ha . E qeshura e tij kumboi gjate e ai ndjeu se akulli qe kish ne zemer filloi te shkrinte…
- o -
Shpendi nuk ishte mire dhe kete e vume re te gjithe.Pothuaj nuk i prekte ushqimet qe i vinim mbi tabaka. Tiparet e fytyres se tij te dobesuar u bene me te zymta dhe rrathet e zinj poshte syve tregonin per nete pa gjume. Syte i kish te skuqur e me shkelqim te eger.C’po ndodhte me te? Nuk e dinim pergjigjen e duhur, dikush shprehu mendimin qe te therrisnim nje psikiater qe e njihte dhe e beri, e ftuam per kafe. Por çuditerisht Shpendi sapo e pa siç duket e njohu dhe u largua pa ju afruar tryezes sone dhe ate dite stoli i tij mbeti bosh. E mblodhem mendjen se nuk kishim ç’ti benim por me shfaqjen e pare te shenjave te agresivitetit te therrisnim urgjencen dhe ta çonim ne spital.
- o -
Altinit ju duk sikur dikush po e ndiqte pas. Ktheu koken por nuk dalloi gje ne erresire. Nata ishte e vrenjtur dhe e mbushur plot me lageshti. Ju duk se degjoi nje gjemim te shurdher. Ndoshta ishte nje rrufe qe kish rene diku larg. Naten mund te binte shi. Sapo kish lene motelin ku kish kaluar nja dy ore me nje nga vajzat e Korines, e cila i kish zgjedhur me te bukuren pasi e kish pare te merzitur. Brenda nje viti kish humbur tre shoke. Cdo gje kish marre rrakapjekthin, edhe punet e leverdiseshme. Kishin humbur shume. Por nuk e vriste mendjen per parate, I mungonte Liri. Ish rritur me te. Ku kish humbur? Atij aq i bente nese Luani ishte i zemeruar apo jo dhe i rrihte vetem tek leket duke akuzuar shoket se e kishin vjedhur e tradhetuar, ai nuk e besonte kete, e njihte mire shokun e tij. I mungonte. Ku ta kerkonte, por edhe nese e gjente si e kish hallin? Jo, me mire te mos e gjente, Luani do ta vriste. Por edhe ketij te fundit ç’ti kete hipur valle , perse ishte bere kaq i keq? Me pare nuk ishte keshtu. Atij i kujtohej se kish qene djale i mire , i qeshur, vertet çapken por si te gjithe te rinjte qe kane qejf te luajne e te argetohen. Vertet si ishin bere keshtu, si ishin katandisur? Degjoi hapa prapa kraheve dhe papritmas u mbush me frike. Shume vete kishin aresye per ti bere keq, kete e dinte dhe ishte i ndergjegjshem. Nuk kishte kthim prapa , te ktheheshe prapa do te thoshte dobesi e te tjeret do te merrnin guxim per t’u hakmarre. Ngadalesoi hapin dhe priti qe kalimtari qe ishte prapa e parakaloi. Nje kalimtar i zakonshem qe as qe e vuri re.Dhe mire beri se Altini kishte nje pistolete ne dore. Nuk shkonte asgjekundi pa te , as edhe ne nje mbremje te tille qe kish kaluar qete me nje nga vajzat e Korines. Kish frike. Diçka brenda vetes i thosh se nuk kishte per ta pare me Lirin, te pakten jo ne kete bote. Mos valle ishte rradha e tij, apo e Luanit? Po ky i fundit perse e shikonte ne ate menyre, valle dyshonte edhe per te? Pra kjo eshte aresyeja qe ka marre djem te tjere ndersa ate e mbante nen mbikqyrje nepermjet Korines. Si e kish hallin, nga do t’i vinte e keqja nga ai apo ndokush tjeter. E keqja ne kete rast do te thosh vdekje dhe per kete ishte i sigurte. Perfytyroi veten te vdekur dhe nenen e tij qe e qante dhe ju dhimbs per sakrificat qe kish bere per ta rritur. Ato duar te vrara nga puna dhe fytyren e saj te merakosur. Nene me fal, mendoi, nuk jam bere ai qe ke dashur. Imagjinoi perseri veten te shtrire ne arkivol, me fytyren e zbehte qe spikaste akoma me shume nga kostumi i zi dhe ju dhimbs vetja dhe jeta e tij e re qe kish marre rrokullimen. Neser, tha me vete do te shkoj te blej nje kostum te zi e do ta var ne dollap me nje pusulle ne xhep ku te shkruaj per çfare rasti te ma veshin.Mori rrugen drejt shtepise duke menduar per prinderit e tij jo me te rinj qe e prisnin çdo nate zgjuar e te merakosur edhe pse kish kohe qe pothuaj nuk flisnin fare. Hapi porten dhe padashur imagjinoi per here te trete arkivolin me trupin e tij brenda tek dilte njehere e mire nga kjo shtepi e dashur. Kjo skene e beri te rrenqethej e megjithate ai akoma ishte shume larg , po shume larg, fundit qe e priste. Syte e bute te se emes ja larguan kete vegim dhe ai ju afrua dhe e perqafoi e tek ndjente ngrohtesine e trupit te asaj qenjeje te dashur syte ju mbushen me lot e falenderoi Zotin qe i kish falur nje nene kaq te mire. Ndjeu hapat e babait qe po largohej pa fjale drejt dhomes se tij pasi kish asistuar kete skene…
- o -
Shpendi ishte i shqetesuar. Mendimet ne koken e tij rrotulloheshin me nje shpejtesi te tille sa ai mendoi se mos e kish humbur me te vertete mendjen nje here e mire. Vesa ishte mire tani, e kish marre veten dhe ai e kish pare ate ne monitorin e kompjuterit kur lidhej me te nepermjet internetit ne oret e vona te nates pasi sigurohej qe e tere lagja ishte ne gjume, e nuk kish asnje njeri qe te mund ta shihte se ç’bente. Kish gati nje vit qe e kish marre kompjuterin dhe e kish instaluar, nuk kish qene dhe aq e veshtire po te lexoje me kujdes instruksionin.Per te kish qene nje bekim, ç’nuk kish gjetur nepermjet tij. Kjo ja shplodhte pak mendjen e lodhur. Por gjeja me e mire kish qene kur ishte lidhur me te shoqen dhe te bijen dhe qe i kish pare qe ishin mire. Ai nuk mund te telefononte as ne poste e as ne kabinat e rruges.Nje budalla nuk eshte ne gjendje te beje diçka te tille. Nje celular po, asnje nuk mund ta ruante ate njezetekater ore ne njezetekater e ta pergjonte. Ne faqen e murit kish varur nje harte te qytetit ku kish bere ca zhgarravina.Nuk ishin zhgarravina ne te vertete po keshtu duhej te dukeshin. Ishte nje plan i shtruar ne to, nje plan qe kish muaj e muaj qe po e studjonte. Megjithate po ta shikonte nje sy i zakonshem nuk do te kuptonte asgje e do ti merrte per shenime pa kuptim te nje mendjeje te lajthitur. Por nje sy i kujdesshem jo se do te kuptonte , asgje nuk mund te kuptonte por ama do te shihte se ne qender te tyre ne mes te hartes ishte bunkeri…
- o -
Ai dremiti pak por edhe ne kete dremitje te shkurter hija e zeze nuk e la rehat. Ajo ju zvarrit ngadale nden çarçafe , duke marre formen e tyre dhe e peshtolli te terin e pastaj ju fut nden jastek e i peshtolli koken duke ja marre frymen. Ai thirri perseri engjellin e tij qe nuk vonoi e kesaj here nuk kish me fytyren e Veses por te nje femije te vogel , me kembe te vockela qe i tundte ne ajer, i teri lakuriq , me dy pale flatra te vogla e delikate mbi supe qe dukej sikur po keputeshin dhe ai pa organin e vogel mashkullor qe mezi dukej mes kembeve. Kish diçka shume familjare ne tiparet e vogla engjellore qe nuk ishin te Veses edhe se i ngjante. Ai zgjati doren per ti prekur kembezat gje qe bene ta kilikoste padashur dhe femija kukurisi ne te qeshura.Ai zgjati duart edhe me shume per ta marre ne krahe por papritmas i vogli u tremb dhe klithi aq fort sa ai u zgjua nga gjumi duke i mbetur per nje çast para syve shikimi i trembur i atyre syve te kalter. Kush ishte ky femije, ku kish pare sy me kete ngjyre? U mbush i teri me djerse. Perse ishte nderruar engjelli i tij, ky ishte akoma me i dobet e me i brishte se ai qe i zbriste ne qeline e burgut. C’donte ti thoshte, mos valle i thosh se tani ishte akoma me i dobet se me pare dhe se hija e zeze kish fituar terren?Kjo ishte e vertete. A nuk kish lidhur nje pakt me te?Atehere ndjeu pranine e saj qe kuterbonte mbi shtrat. U mbush i teri me zemerim e neveri. Shporru, e urdheroi dhe e ndoqi me bisht te syrit tek rreshqiste poshte ngadale me nje te qeshur te shurdher qe e bente t’i dhembnin veshet.
- o -
Nje arixhofke mbiu nje mengjes mes tryezave tona. Moshen nuk ja percaktuam dot asaj fytyre qe nuk dukej e vjeter por edhe as e re.Ishte e nje bukurie te eger ku tiparet nje here qe kane marre forme sikur skaliten e nuk ndryshojne deri ne fund dhe une pata pershtypjen se ata sy te zinj si qymyri nxirrnin shkendija edhe kur flinte gjume e habitesha se si qepallat nuk ishin te shkrumbosura nga zjarri i shkelqimit te tyre.Buze te plota e dhembe te bardhe qe vezullonin e benin kontrast me lekuren e zeshket e te pamoshe, me nje nenqeshje qe linin te zbulohej as shume dhe as pak nga ajo goje e mrekullueshme por aq sa donte ajo, u afrua dhe na propozoi te na shtinte fall. Ne veshtruam njeri tjetrin ne sy ku lexuam tundimin reciprok te njeri tjetrit por megjithate e permbajtem veten dhe i thame qe te fillonte me tryezen tjeter prane nesh. Ajo na ktheu krahet pa bere fjale dhe u drejtua nga i thame ne. Ate mengjes , kush mund t’ja lejonte vetes nuk u largua nga kafeneja dhe priti rradhen per te pare fundin e filxhanit. Ne u penduam qe nuk kishim filluar te paret. Kush shihte fallin ngrihej dhe largohej i hutuar dhe fjalet qe thonin ishin mi gjeti, mi gjeti te gjitha. Ajo nuk kish levizur nga tryeza e pare ku ish ulur ne fillim dhe ne shkonim njeri pas tjetrit me filxhanin e kthyer ne njeren dore dhe me parate ne tjetren per ta paguar e me nje shprese te vagullt ne zemer qe te degjonim nje fjale te mire edhe pse nga ana tjeter talleshim me veten tone qe ishim katandisur te rrinim ne rradhe e thonim qe nuk i besonim ketyre gjerave. Secili e degjoi leximin e filxhanit te tij me syte ngulur ne ato buze te bukura qe leviznin aq hirshem sa te hipnotizonin e donin qe keto çaste te ishin pambarim. Rregulli ishte qe asnje nuk duhej te degjonte fallin e tjetrit, keshtu qe edhe perqendrini ishte me i madh.Ajo nuk pranonte nderhyrje , duhej vetem te degjoje dhe me pas te kerkonte te shikonte edhe doren , por per kete te fundit nuk te thoshte as edhe nje fjale. E shikonte e kaq. Pastaj te bente shenje te largoheshe e nje tjeter zinte vend. Ishte ne çastin kur une u çova per t’i liruar vendin nje tjetri kur ne kafene mberriti grupi i Luanit e ky i fundit u ndal para saj duke qeshur e i tha :
- Hajde fallxhore me thuaj dy rrena edhe mua !
Pashe shkrepetimat qe shperthyen nga syte e saj qe me ngrine gjakun si mua ashtu dhe Luanit qe edhe mgjyra e syve ju zbeh e ju bene ne ngjyren e hirres , po zeri i saj ishte melodioz e i qete kur i foli:
- Jo bukurosh, prit rradhen si te tjeret.
Ai shkoi me hap te avashte drejt tryezes se tij ku e priste Korina e bukur me te tjeret dhe u ul duke u siguruar me pare nese e kish pistoleten ne brez. Vetem atehere e kuptova friken qe i ishte ngjitur siper si nje mantel i padukshem qe i merrte frymen. Ishte dite falli dhe ajo ua pa filxhanin dhe doren te gjitheve e kur doli u ndal prane Shpendit qe dremiste mbi stol. Nuk degjuam se çfare i tha por pame se ai u shkund nga gjumi e i zgjati doren e majte ndersa ajo i beri shenje t’i jepte tjetren. Si me pahir ai i zgjati doren te cilen ajo ja mori ne te dy duart e saj duke u perkulur mbi te. Befas filloi te dridhej dhe ja nguli syte fytyres se Shpendit. Tha diçka qe ne nuk e degjuam pasi ishim brenda e po e shikonim skenen nga dritarja.Pame se si humbi shkelqimi i atyre syve . Ajo leshoi doren e Shpendit dhe u largua me hap te nxituar….
- o -
C’donte te thoshte ajo me keto fjale? C’donte te thoshte me babane e nipit te tij? Sikur ai te kishte nip. Kush ishte ky nip, ai nuk kishte as motra e as vellezer, kish qene djale i vetem. E ema nuk kish mundur te bente femije te tjere pas atij tumori . Atehere me ke e ngaterronte? Po c’po them dhe une, kalon nje arixhofke dhe me ben mendjen lemsh a thua se ajo din me te vertete te lexoje misteret e shkruara ne pellembe te dores. Le qe une nuk i kam besuar kurre te tillave gjera.Nuk kishte asgje te shkruar ne doren e tij, pastaj edhe nese dikur kam patur disa vija si te gjithe te tjeret, tashme ishin te mbuluara me kallo nga puna e rende ne burg. Ai veshtroi duart e tij te katandisura si mos me keq. Nuk mjaftonin shenjat e punes rraskapitese por edhe shenjat e artrozes qe i kishin deformuar me gungat e tyre. Shpendi psheretiu duke menduar se kjo ishte e keqja me e paket qe mund t’i kishte ndodhurTre, tre i kish fshire nga tefteri. Tani mbeteshin edhe dy, ata te dy qe ishin aty brenda e shijonin te qete uiskin me akull kete dite te bukur vere.Ama, nuk e di se sa te qete mund te jene pas atyre qe kane ndodhur. Kane humbur shume para dhe kjo per njerez te tille me shpirt makuterie nuk eshte pak.Te gjitha do t’ua marr perpara se ajo gjeja t’ua marre shpirtin. Pini te qete, defrehuni se une jam ketu dhe po ju pres. Une nuk merzitem. Ja jam ketu e po shullehem ne kete rreze dielli qe Zoti e bekofte. E di , eshte vape , por une jam akull brenda. Nje mbreteri akulli ka pushtuar shpirtin tim e per kete e keni fajin ju, ju ishit shkaktaret. Perpara nuk ishte keshtu. Kisha nje kopsht te lulezuar brenda, me lule te te gjitha ngjyrave e zogjte me te bukur te botes cicerinin ne te e i ngrohte ai dielli im i embel dhe kur shtrihesha ne dyshemene e akullt te qelise sime ne mes te janarit. Ju ma shuat ate diell e kopshti im u tha e zogjte ngordhen e une duhej te vdisja.Nuk duhej te kisha bere kete qe po bej. Oh, perse nuk vdiqa ate nate ne shkallet e spitalit? C’peshe te tmerrshme i kam vene zemres e shpirtit tim. Si do te me veje halli kur te mbaroje e gjitha kjo? Nuk mund te bej sikur nuk ka ndodhur. Nuk genjehet vetja keshtu dhe nuk justifikohet. Ta le kete pune ketu, te iki, te zhdukem e te fshihem ne fund te dheut e te mos behem me i gjalle.T’i le keta ne dore te fatit se edhe pa mua shume telashe i kane hapur vetes e nuk do ta kene te gjate. Ktheu koken e veshtroi nga ana e yre. Kryqezoi shikimin e Luanit qe e vuri re dhe i ra me berryl shokut e i tha diçka qe e beri te qeshte. Ah, jo pellumbat e mi, nuk ju le. C’do ti thoja vetes ne netet pa gjume, se lashe nje pune pergjysem, se nuk isha aq burre sa ta mbaroja. Oh sa lezet kane keto rreze para perendimit te diellit. Sa i lodhur jam, me vjen gjume. Ka nete qe nuk fle, ajo gje e peshtireshme me qepet edhe ne krevat. Gaboj apo me duket sikur eshte rritur ? Po, shume eshte rritur ,kuterbon me shume e fershellimat i ka me te mprehta. Po ate si do ta heq qafe kur te mbaroje kjo pune, nuk do te me leje te qete, e di. Me mire te mos mendoj tani, ç’do gje ne rradhen e vet, tani pak pushim ja po me mbyllen syte. Ishalla me ze gjumi, jam i lodhur, shume i lodhur. Po ti engjellushi im çdon qe zbret ketu poshte, çfare don nga nje si une qe nuk vlej te mbaj emrin qenje njerezore , jam kaq i shemtuar jashte dhe akoma me i shemtuar brenda aq sa i kall friken edhe vetes sime. Po me buzeqesh, po me fton te luaj me ty, nuk ke frike nga une? Mos zbrit me poshte se flatrat i ke te dobeta, po u ule dhe pak rrezikon t’i thyesh. Po ti je i vogel , nuk e ke njohur xhaxha Njutonin , do ta takosh ne shkolle kur te mesosh fizike. Tani largohu dhe leme te fle.Sa i bukur qe je, po te mos kishe ate bibilush te vockel do te thoja se i ngjan Veses kur ishte e vogel si nje pike uji i ngjan tjetres.C’me kukuris ashtu, perse ma luan koken ashtu, je ne nje mendje me mua ? “Mos i vrit babane nipit tend”- i kumboi ne veshe zeri i fallxhores. Shpendi brofi me kembe i mbuluar me djerse. Mendja ju rrotullua e degjoi si ne enderr zhurmen qe beri trupi i tij tek u perplas pertoke…
- o -
Luani ate nate shkoi drejt e ne shtepi. Nuk kish deshire te shkonte askun tjeter dhe shoqeria e Korines po e lodate pak e nga pak megjithese duhet te pranonte se i pelqente dhe e plotesonte ne shume gjera. Jo, ai nuk kish rene ne dashuri me te , kjo ndjenje e kjo fjale kish vdekur per te ate nate qe i kish bere aq keq te vetmes vajze qe kish dashur ne jeten e tij e qe fatkeqesisht kish qene dashuria e tij e pare. Edhe tani kur e kujtonte zemra i rrihte me ate ritem te çmendur e te kendshem te takimeve te para kur ende i dridheshin e i djersinin duart nga emozioni, heren e pare qe kishin bere dashuri bashke dhe ato pak here qe kishin qene po aq te bukura sa te parat. Dhe befas kur ai kish ndermend te fejohej me te …Shpejt largoi kete kujtim pasi pasohej nga nje tjeter i dhunshem , aq sa e bente te ndjehej keq. Ishte i vetmi veprim nga te gjitha ato qe kish bere ne ato pak vjet rinie te vrullshme e te mbushur me bema te keqia, i vetmi per te cilin ishte penduar. Nuk kish gjetur me asnje vajze si ajo dhe e dinte se po te kerkonte nje te tille nuk do ta gjente edhe sikur te kalonte tere jeten e tij duke e kerkuar. Te vetmet qe i afroheshin ishin ato qe donin para. Bile dhe Korina e bukur kish aresyet e veta qe i rrinte prane dhe bente gjoja sikur e donte. Ai ishte i vetedijshem per kete. Po ç’i tha ajo fallxhore e eger? Se nuk i kish mbetur shume per te jetuar, se duhej te nderronte rruge para se te ishte vone?Per ç’gje ishte vone?Tash ishte vone per gjithshka, punen e tij e kishte marre dreqi, ishte shnderruar ne kriminel dhe si i tille do te rronte e do te vdiste. Nuk i vinte keq per kete. Kjo jete i sillte kenaqesi. Ja vlen sikur te rrosh edhe pak vjet duke i bere njerezit te dridhen para teje se sa te rrosh njeqint e te dridhesh para dikujt. Po ai femije qe i tha? I tha se kish nje djale, po ku? Ai nuk dinte te kish ndonje femije. Mos valle ndonje nga vajzat e Korines te kish mbetur shtatzene ne orgjite qe organizonin? Po te ish keshtu do t’ja kishin thene.Mos valle Koria eshte shtatezene prej tij, arixhofka nuk ishte shprehur mire, ndoshta kish dashur t’i thosh se do te kishte nje djale. Ky mendim e beri te buzeqeshte, nuk do te ishte keq te provonte se ç’do te thote te jesh baba. Po çfare babai do te ishte ai, si ai i tij qe e kish dsshur po i kish kultivuar tere veset e instiktet e tij te keqia apo…mund te ishte baba i mire, e pse jo. Po nena kush do te ishte ? Korina?!Ah, lere fare, femije me Korinen, nene Korina… Ai po qe kish patur nene te mire, ndoshta me te miren ne bote, e vetmja gje qe i kish mbetur e i jepte akoma krenari, te qenit bir i asaj gruaje te ndershme e te perulur qe kish duruar e vuajtur per te mos prishur familjen e saj. E shkreta nene qe as jeta me nje mascara si babai dhe as zhgenjimi nga i biri qe u be kriminel nuk vrane dashurine ne zemren e sj. Si i tha heren e fundit kur u grinden, i tha se ai ishte i biri i saj dhe ajo do ta donte deri ne fund te jetes edhe se po kalonte vuajtjet e ferrit duke e pare te behej i tille, se ne kish gje qe deshironte ne kete bote ishte qe ai te nderronte rruge…”Nderro rruge para se te jete vone” i kumboi brenda kokes zeri i fallxhores i pasur me jehona te shumefishta. Ai ngjeshi jastekun pas vesheve e kjo nuk i beri dobi ndaj leshoi nje klithme te mprehte. Nuk e degjoi deren e dhomes kur u hap por ledhatimi i lehte i dores se kujdeseshme e te dashur te nenes mbi koke e qetesoi dhe pas pak e zuri gjumi e si ne enderr ndjeu buzet e saj qe e puthen lehtas mbi balle.
- o -
Shpendi kish ore te tera qe rrinte ngulur para monitorit e nuk i pergjigjej thirrjes se telefonit nga ana tjeter. Diçka i kish rreshqitur, diçka nuk dinte ose me mire diçka ja kishin mbajtur fshehur dhe kjo diçka ishte shume e madhe. Jo, nuk kish se si.Parandjenja nuk e genjente, ato fjale profetike dhe ai engjell qe i shfaqej jo vetem ne gjume por edhe ne kufirin mes enderres e zgjimit nuk kish si te ishte rastesi, ai kishte nje nip.Vesa kishte nje djale.Po te linte menjane terbimin e njeriut te mashtruar nuk e dinte nese kjo ishte nje e mire apo e keqe. Si mund te mbash nje femije kur nuk e din se cili eshte babai, nje femije me pese baballare! Jo pese, tani jane dy. O Zot ç’kam bere… Po keto te dyja me çfare guximi ma kane fshehur kete . Jua tregoj une tani. Mendova se kisha grua dhe vajze te mire, se mund te kisha besim ne to, por edhe ketu jam gabuar. Nuk mund te kem me besim tek to. Kjo i bente keq, i shkaktonte nje dhimbje shume te madhe. Personat qe kish dashur me shume ne kete bote nuk e llogarisnin me, kishin frike prej tij. Kishin frike t’i thonin se Vesa kish mbajtur femijen, fryt i atij perdhunimi… po a nuk kishin te drejte ? Ai nuk do ta linte ta mbante. Mbylli syte dhe ju fanit ai engjell i vogel qe e shikonte trishtueshem. C’ben ketu perseri, perse nuk iken, une nuk te dua, nuk do te te kisha dashur, tha ai me vete. Engjellushi rrudhi vetullat dhe kjo e beri akoma me te lezetshem e komik tek pervishte buzet sikur donte te qante. Edhe kete kisha mngut te zesh e te me qash, hajt , ik zhduku. I vogli tundi koken ne shenje mohimi. Me ler rehat. Perseri i vogli i tundi koken. E kote , ai nuk donte te ikte, donte te rrinte aty me te.Po ç’donte valle, perse kish ardhur, kush ishte mesazhi qe donte ti transmetonte ? Ndal, i kish thene ajo, ndal, mos e vrit babane e nipit tend. Nipit, ketij cope mishi per hater te te cilit gruaja e kish genjyer, vajza ja kish mbajtur fshehur…E si do te mund ta donte ai kete femije qe e kish ndare nga ç’kish me per zemer ? Engjellushi tundi perseri koken sikur donte t’i thosh se nuk ishte ashtu. Ama eshte shume i lezetshem… edhe nipi im do te jete keshtu? I vogli vuri buzen ne gaz. Aha, eshte i lezetshem, kuptoj. Por si mund ta dua valle? Shpirti i therri kur mendoi Vesen, si mund ta donte ate pas kesaj?Vogelushi tundi koken e i buzeqeshi perseri. Epo nese je kaq i lezetshem duhet te jem xheloz, u ke rrembyer zemren dy grave te jetes sime. Engjellushi filloi te qeshte, hapi flatrat e u largua me kukurizma. Shpendi shtypi butonin e ne monitor u shfaqen te dyja me fytyre te merakosur.
- Na bere merak, kemi tere naten qe kerkojme te lidhemi me ty- degjoi zerin e se shoqes.Ai nuk qe ne gjendje te fliste nga mllefi e terbimi qe e zaptoi ne çast. Nuk e kish bere kurre, por po ta kish tani aty afer do te grinte dore mbi te.
- Baba !- degjoi zerin e se bijes dhe ai vuri re shqetesimin ne syte e saj aq te dashur. Nuk kish si te zemerohej me te, e donte shume. Mendoi se edhe per te nuk ishte e lehte t’i fshihte babait nje gje te tille dhe me siguri vuante per kete.Papritmas ndjeu se kish shume per t’u thene edhe ai, shume gjera qe i kish mbajtur te fshehta, se duhej t’u kerkonte ndjese qe i kish lene vetem ne dhe te huaj ndersa ai humbte kohe pas hakmarrjes e nuk u gjendej prane ne momente qe ju duhej. Zemerimi ju fashit ne çast.
- Vesa ! Si e quajne tet bir ?
- Shpendi, baba, si ty.
Ai vuri re se ajo nuk u turbullua nga kjo pyetje. E priste. Pas pak çastesh monitorin e zaptoi fytyra e qeshur e nje femije qe atij ju duk femija me i bukur i botes dhe ndjeu t’i lindte e te rritej dhembshuria per te. Nje gje i beri pershtypje, syte, ishin te kalter, ai i njihte ata sy. E bija sikur t’i lexonte ne mendim i tha :
- Eshte …Luani i... Me fal baba, kish ndodhur pak me pare …une nuk pata guxim te ta thoja.
- Nuk ka rendesi,- e nderpreu ai se e dinte se sa te veshtire e kishte. Ajo e pa mirenjohese dhe lot lehtesimi i rrodhen neper faqe.
- Ma nxirr ta shoh edhe nje here nipin tim- foli ai me nje fill zeri lutes. Tek shihte ato doçka qe e pershendesnin u bind perfundimisht se nuk kish me rendesi i biri i kujt ishte, i njerit apo i te pesteve, ai ishte i biri i Veses, nipi i tij… Ishte aresyeja e tyre per te pare perpara jeten. Puthi monitorin aty ku dy buze te vockela po i çonin nje te puthur dhe e mbylli. I mallengjyer shkoi drejt shtratit duke enderruar çastin kur do ta merrte ne krahe. Nipi im! Kujt ja kuish marre mendja se pas dy vjeteve erresire, hakmarrjeje , nje cope e vogel mishi, nje femije me doçka te vogla e buze lozanjare do te hidhte nje rreze drite…
- o -
Sapo e kish zene gjumi . Nje shkulm i forte ere kuterbuese e sulmoi duke bere t’i fluturonte çarçafi dhe ai brofi ndenjur. Perpara tij ajo qendronte me kembe dhe ishte çuditerisht e madhe e zinte pothuaj tere dhomen.Ne pjesen e siperme e te stergjatur qe duhej te ishte koka gjendeshin dy zgavra ku dukej se kishte flake.Jane syte mendoi, tek vuri re se kishin filluar te krijoheshin zgjatime ne trup qe u ngjanin gjymtyreve ne ate ngjyre te perhime te erret te neveriteshme si te minjve te gropave te ujrave te zeza. Pastaj nje tjeter zgaver u hap poshte tyre nga ku nje shkulm tjeter shpertheu me fjalet :
- Pra e more vesh,ha,ha, ha, je bere gjysh.-Nota zemerimi e perçmimi ndjeu ne to.
- Pra ti e kishe ditur,- beri ai i habitur dhe ishte vertet i habitur se si nuk i kishte shkuar ndermend se edhe ajo gjeja e dinte me siguri. Zemerimi e pushtoi te terin.- Kishim nje pakt, - i tha.
- Pakti nuk permbante kete. Pakti permban qe ti duhet te me sjellesh edhe dy te tjeret!
- C’do te behet me nipin tim?
- Nip ?! Mos do te thuash se te behet vone per ate cope bastardi qe nuk dihet as se kush eshte i ati ?
- Dua te di se ç’plane ke per te .
- Kur te vije koha do te ta them. Kjo varet nga ti.Permbaju paktit, rregullat e lojes i bej une.
- Atehere shko e merri vete, une nuk ti sjell ne ate…-Ai nuk arriti ta mbaronte fjalen kur nje nge ato format e peshtireshme qe duhej te ishte gjymtyre e mbertheu per beli e ngriti pezull dhe e perplasi pas murit. Ndjeu shpatullen ti dilte vendit dhe dhimbja i erri syte. Jo tani, nuk duhet te humbas ndjenjat, mbahu Shpend, i tha vetes. U mblodh kerrusur e renkoi. Je shume i dobet para tij shpend,. Behu dinak ndryshe je i humbur.Leshoi nje renkim tjeter e pastaj nje tjeter e pa se kjo e qetesonte ate gjene. Cdo renkim ishte muzike per veshet e saj. Ai leshoi nje me te zgjatur e pastaj u drejtua ndenjur. Tashme flaka ne zgavrat sikur ishte ulur pak.
- I dua te dy brenda kesaj jave, ndryshe…- nje zgjatim tjeter ju rrethua pas qafe e fillo ta shterngonte pak nga pak dhe ai ndjeu t’i merrte frymen.
- Beje tani-tha Shpendi,- beje tani dhe le te marre fund kjo pune.
- Nuk do te ishte keq, do te me pelqente- fershellima e forte dhe e çjerre i shpoi veshet.- Por perpara do te me pelqente t’ja beja gruas tende te dashur dhe …ah, sa do te me pelqente, pastaj vajzes tende te adhuruar e do te me pelqente me shume, dhe per embelsire atij bastardit te vogel, ose…- ajo gjeja e leshoi dhe zeri ishte buçites.- Me sill ata te dy brenda kesaj jave ne bunker. Shtate dite , te teten…
Dhoma u boshatis menjehere. Uh, çfare shpejtesie mendoi ai. Sa ishte zmadhuar e sa e forte ishte bere keto dite. Kjo e vuri ne mendime. Si kish mundesi, si kish ndodhur valle ? Cfare kish ndikuar ? O Zot ç’kish bere? E kish ndihmuar ai , nuk e dinte akoma se si , por ishte i sigurte se kete e kish bere ai. Kete perbindesh bota e kish peshqesh nga ai. Planet e hakmarrja dolen ne plan te dyte. Tash kish nje problem edhe me te madh. C’te bej? Hapi me zor dritaren se nje krah e levizte me veshtiresi. Tek e pa veten ashtu te dobet e te njere filloi te qaje si femije. Ishin lot dhimbjeje, dobesie e pendese. Ku e kish çuar ajo qe kish bere? Pak nga pak ajri i dhomes u pastrua dhe brenda depertoi aroma e luleve te shtepise fqinje. Me ajrin ju pastruan edhe mendimet. Fshiu lotet , u çua e doli duke çaluar drejt spitalit te urgjences…
- o -
Altini as nuk e mori mundimin te shkonte ne shtrat. Mori nje stol e u ul ne oborr mes leheve te luleve qe kish mbjellur e ema. C’do oborr kish lule ne kete lagje dhe ato mbushnin me arome ajrin e fresket te nates. Me te bukurat ishin ato te nenes se tij e te gjitha grate e lagjes vinin e merrnin keshilla tek ajo. Nata ishte e vaket me hene e yje te shndriteshme dhe ai i soditi per nje kohe te gjate duke i bere vetes pyetjen se ne cilin prej tyre do te shkonte shpirti i tij kur te linte kete bote.A nuk i kish thene sot fallxhorja se do te vdiste shpejt po te mos e linte kete vend?”Mbathja!- e kish urdheruar ajo,-“ ndryshe do te vdesesh”. Ketu rrethuar mes lulesh eremira qe e benin te ndjente pranine e nenes , vaditur nga drita e henes qe ishte aq bujare sonte e shkelqente e zbukuronte me shume çdo gje qe prekte, ju duk vetja se ndodhej ne parajse. Shijoje, mendoi, shijoje sonte kete , pasi kur te vdesesh mund te shkosh gjithkund por jo ne parajse. Kushedi ne ç’kend te ferrit do te perfundonte por tashme nuk i behej vone. Heret a vone, nje dite do te vdiste.”Mbathja!”- i buçoi zeri ne veshe, dhe kete here qe aq e forte e reale sa brofi me kembe duke kerkuar se mos haste ata sy te bukur e magjepses, keshtu i ishin dukur. Pasi pa se nuk kish njeri u ul e ndezi nje cigare. Perse te mos e provoj? C’te keqe ka? Te iki sa me larg . Ne fund te fundit kush do t’ja ndjeje mungesen?Syte e perlotur te nenes ju shfaqen perpara. Edhe per te do ish me mire. Vertet perse te mos e pres bileten neser? Me pare duhet te heq qafe Luanin qe te mos me pengoje. Nje telefonate anonime policise, te kontrollojne hotelin… Dihej se perdorej nga vajzat e Korines per aktivitetet e tyre por ai do t’u tregonte se ku duhej te kerkonin per te gjetur prova per te mberthyer Luanin. Fundja nuk ishte se do ti bente ndonje hata. Njezetekater ore dhe Arif Zikoja do ta nxirrte jashte. Une per vete po iki. Ferri le te prese edhe ca… Diku u degjua kenga e nje kendezi. Po gdhihet , eshte koha te bej ate telefonaten tek kabina ketu poshte rruges e pastaj te kthehem e te fle nja dy ore po te mundem.
- o -
Pasi bleu bileten e tragetit, Altini erdhi dhe ndenji ne kafene deri pasdite kur ishte orari i nisjes. Nuk i tha askujt, as se emes. Ishte shume fjalepake ate dite. Ndenji vetem ne tryeze ku per çudi nuk u duk asnjeri nga grupi. Nje vel trishtimi endej tipareve te tij tek shihte perreth klientet e zakonshem qe i njihte prej fillimit te jetes. Ishte shume xhentil me kamarierin dhe bakshishi qe i la ishte i konsiderueshem por askujt nuk i beri pershtypje pasi dihej se parate nuk i mungonin. Para se te dilte ndaloi prane tryezes sone nje çast sikur donte te na thosh diçka, ishim shoket e babait te tij por ai nuk vinte kurre atje ku ishte i biri, pastaj nderroi mendje e u largua me koke varur. Ne shikuam njeri tjetrin ne sy si per te thene po ky ç’pati , por pastaj u morem me muhabetet tona dhe e harruam.Mori rrugen per ne port dhe u vu ne rradhe per te hyre ne traget. Kur kishin mbetur dy a tri vete perpara ne rradhe degjoi dike qe po thonte nga prapa : “Ej a moret vesh lajmin e dites? Luanin e Arifit e kane arrestuar bashke me ate zusken e bukur.Kushedi sa burg do te beje kete rradhe.”- Altini degjoi dhe komentet e rastit se mire ju be , se ishte hajdut e kriminel si dhe shume te tjera dhe per çudi nuk i bene pike pershtypje. Ai po ikte, kish mbyllur me Luanin, kish mbyllur me te gjitha, nuk donte me te dinte per asgje.Nderkohe i erdhi rradha dhe nxorri dokumentat. Zgjati doren por i mbeti pezull. Jo, jo. Ai do te ikte por jo sot, do ta shtynte nisjen. Te shkonte e te shikonte si e kishte hallin Luani. Fundja e kish futur ai ne kete bela dhe ish penduar. Ai nuk ishte me i mire se Luani.Futi dokumentat ne xhep duke i kerkuar ndjese kontrollorit e u kthye mbrapsht duke çare mes njerezve. Diku degjoi dike qe beri emrin e tij , e dike tjeter qe i peshperiti qe te mbyllte gojen se ishte me rrezik te fliste ashtu por Altinit nuk ju be vone fare e vazhdoi i qete rrugen. Donte vetem te shihte mos Luani kish nevoje per te. Nuk ishte e drejte ta linte ashtu, fundja gjerat i kishin bere bashke. Ngjiti bulevardin dhe vetem nje mendim e beri te buzeqeshte, mendimi se edhe kete mbremje do te shihte shtepine dhe prinderit e tij…
- o -
Shkoi ne zyren e Arifit pasi ne komisariat nuk i kishin dhene asnje sqarim bile e kishin keshilluar te mos shihej aty se do ta kishte punen pisk. Sipas nje polici qe e njihte dhe qe shpesh i kishin futur shuka lekesh ne dore per te mbyllur nje sy per zullumet qe benin, çeshtja ishte shume me e nderlikuar se sa pune prostitutash, kishin prova per vrasje por me shume nuk kish marre vesh.Arifin e gjeti me te dy avocate e shquar qe kishin nxjerre heren tjeter Luanin nga burgu. I beri shenje te ulej keshtu qe asistoi ne diskutimin e tyre dhe ne refuzimin per ta marre persiper kete çeshtje pasi provat qe kishte policia ishin te pakundershtueshme. Na vjen keq por nuk mundemi, jo pak por tre vrasje e aq me teper shoket e tij. Ai mori vesh se ishin gjetur bluzat e Tonit, Gimit e Lirit te shqyera e nje thike gjahu me shenja gjaku qe u korrespondonte atyre. Thane se bluzat ishin shqyer ne menyre te tille qe jepte te kuptonte se goditjet qene bere me aq mizori sa dukeshin sikur ishin shqyer me kthetra. Fund te tmerrshem kishin bere keta djem. Kush i kish bere nuk duhej te ishte normal por nje i çmendur . Altini mbeti pa fjale dhe u habit aq shume sa per pak i shpetoi se e kish bere ai denonciminNuk kish menduar kurre se do te ishte Luani qe kish vrare shoket e grupit. Duke e njohur nga afer ai thelle thelle mund ta besonte por… diçka nuk i korrespondonte.Kish qene me te tere kohen ato dite, aktivitete kishin qene te etheshme, kur i kish bere? Sa tek skafet, hoteli, dogana, kufiri ku çonin armet, nuk kishin patur kohe te merrnin fryme, biles nuk merrnin as shofer por nderroheshin me njeri tjetrin ne timon. Po sikur te jete e vertete? Po sikur te jete me te vertete e vertete? Ky mendim sa ishte i papranueshem e i frikshem , ishte dhe lehtesues.Ne ish e vertete ai nuk duhej te ruhej me nga Luani dhe kjo e bente te ndjehej i lire nga njera ane, por po te mos ishte e vertete, kush ja kish futur ashtu? Kush ja kish bere Luanit, Altinin e kishte vetem nje kafshate te lehte. Duhej te ikte nje ore e me pare, u pendua qe ishte kthyer mbrapsht. Avokatet u larguan duke marre persiper te lironin vetem Korinen, kerkese kjo qe u be nga Arifi, edhe pagesen e merrte ai persiper. E donte jashte sa me shpejt.
- o -
“ I panjohuri” ish bere i gjalle serish. “I mban mend djemte qe jane zhdukur apo i ke harruar: Nese i do , leviz. Shko tek guri qe flet e sheron e do te te thote adresen” Besimi nuk po u besonte syve. C’eshte keshtu, me ke po tallet ky? Guri qe sheron, guri qe flet… Guri qe… hej bela a thua se edhe pa keto gje a gjeza çeshtja ishte me pak e nderlikuar. Mendimi i pare ishte ta fshinte mesazhin e te mos mendonte me per te por pastaj ju kujtua mesazhi i pare qe e çoi tek dentisti.Doli dhe mori nga kafeneja. Ishte vone por shpresonte te gjente ndonje aty per ta pyetur. Ishte vetem Miri dhe ai kerkoi nje kafe. Tjetri e pa me habi, si mund te pihet kafe ne kete ore te vone te nates po nuk i tha gje e ja pergatiti. Besimi i buzeqeshi dhe i tha se nuk ndjehej mire, kerkonte dike qe te nderronte muhabet e meqe nuk kish se me ke ish gati te fliste edhe me guret. Miri vuri buzen ne gaz e i tha se po te donte mund te ulej perseri tek stoli jashte e te fliste me murin e guret e rruges siç flet Shpendi. Besimi i tregoi se ate nate qe ish ulur atje , dikush i kish hedhur nje monedhe ne dore duke e ngaterruar per lypes dhe kjo e beri Mirin te qeshte me te madhe. Nga ana e pasme e lokalit ja behu gjyshi i tij qe e pyeti se ç’po ndodhte dhe ai i tha se zoteria qe ish aty donte te fliste me guret. Plaku qeshi dhe erdhi e u ul ne tavoline. Duke pare syte e shqetesuar te Besimit i tha se ndoshta me te vertete ishte i semure dhe shtoi duke qeshur qe mbante mend qe gjyshja e tij kur ishin te vegjel e semureshin i çonte ne nje gur qe sheronte po ta prekje dhe e quanin guri qe sheron. Eh, psheretiu plaku , sa kohe kane kaluar, ne zbaviteshim shume kur te medhenjte i zinte gjumi , kalonim tere naten atje.
- Ashtu!?- ja beri Besimi me nje ton qe dukej qarte qe nuk besonte por ne te vertete ndjeu se po zgjidhej enigma,-nuk besoj se ekziston nje i tille.
- Mjaft te dalesh nga qyteti drejt asaj kodres qe shtrihet atje tej, ne Shenavlash. Nuk e dije qe patroni i ketij qyteti eshte Shen Vlashi, nejse ti nuk je prej ketej, nuk ke faj. Shko dhe do ta gjesh ate gur, te therret vete. Vetem se tani shkojne shume pak njerez, kane humbur besimin. Une per vete po shkoj te bie. Naten e mire.
- Naten e mire – u pergjigj Besimi duke i uruar me vete tere te mirat atij plaku. Pas nje minute doli nga kafeneja e hapi celularin. Pas pak minutash nje makine pa targa u nis me shpejtesi drejt Shenavlashit.
- o -
Nuk hoqi shume per te gjetur “gurin qe sheron” pasi ashtu siç i tha plaku ju duk sikur e therriti .Vetmitar , ne ate qetesi te nates, dukej i veshur me nje vel te holle misteri, apo po e krijonte fantazia e tij? Ai shkemb i vogel ju duk prestigjoz.U bind kur u afrua se pati ate ndjesi qetesie e çlodhjeje qe te japin ato vende lutjeje dhe kjo i ndodhte edhe kur hynte ne kishe per te ndezur nje qiri.Bindjen se ishte ky guri qe kerkonte ja shtuan sendet qe ndodheshin rrotull pertoke dhe tek tuk mbeturinat e ndonje qiriu te djegur.I erdhi rrotull gurit duke e ndriçuar ne çdo ana me elektrikun e dores por nuk pa asgje qe te justifikonte ardhjen aty. “Ikim”- i tha tjetri ,-“mos humbim kohe kot” Besimi nuk luajti vendit. Nxorri nje cigare dhe e ndezi duke peshtetur supin pas gurit. Ju doreua asaj gjendjeje paqeje qe ndjeu dhe vendosi te rrinte ca minuta aty. Edhe per kaq ja vlente, ndjehej mire. Mbaroi cigaren dhe u nis drejt makines ku kolegu po e priste ne timon. Befas ndjeu se ajo qe kerkonte ishte aty, nuk kish se si te ishte ndryshe, ishte ai qe nuk dinte se si ta kerkonte. U kthye mbrapsht e kontrolloi perseri terrenin perreth. As edhe nje cope pusulle e shkruar. Levizi sendet qe ishin pertoke me shprese se do te gjente gje, por hiç. U dorezua e u nis perseri drejt makines. Ne te ecur e siper ktheu koken per te pare edhe nje here “gurin qe sheron” , u pengua e desh u rrezua. Ishte nje shishe birre gjysem litershe e fshehur ne bar e ai i dha nje shkelm nga inati dhe e shoqeroi me driten e fanarit. Pikerisht ne ate çast dalloi diçka. Nxorri nje klithme gezimi e rendi pas shishes qe rrokullisej. Ne etiketen e saj ishte shkruar nje adrese : “hotel Eureka dera e fundit ne korridorin e nendhshem”.
- o -
Pergatitjet per kontrollin u bene per gjithe naten me grupet speciale te ardhura nga kryeqyteti. Kish me shume se nje hotel me emrin Eureka por ky nuk ishte problem pasi vetem nje ishte ne pronesine e Luanit dhe ketu u perqendruan. Kishin vendosur te hynin pak para agimit, ate ore kur gjumi eshte me i rende e i embel dhe zgjimi te gjen te hutuar. Besimin nuk e mbante vendi, nuk i besohej se po e zgjidhte kete çeshtje, se po gjente ata djem qe diheshin te humbur per kaq muaj e qe kerkoheshin nga policite e disa shteteve. Po perse valle ndodheshin ketu, ata duhej te ishin mijera kilometra drite larg ketij vendi. Ndoshta Luani i ka gjetur dhe i mban mbyllur ketu brenda. Jo, nuk shkonte, po ti kish gjetur ai do ti kish vrare e varrosur kushedi ku , e atehere çeshtjes do ti kish thene lamtumire nje here e mire.Po sikur te ishin tallur me te e pastaj te qeshnin prapa kraheve te tij ? Nuk eshte çudi, policet e shitur nuk mungojne. Kendezat e pare shenuan afrimin e dites se re. Tani, mendoi , dhe vuri masken. Asnje njeri atje brenda nuk duhej ta njihte. Kish lidhur edhe nje jastek te vogel keshtu qe dukej i shendoshe e barkaliq ne ate uniforme te gjere per te fshehur fizikun e tij te bukur prej atleti. U be gati te jipte shenjen e fillimit duke uruar ti gjenin ata djem. Befas degjoi zilen e celularit. E njoftuan se nje telefonate anonime kish denoncuar po kete adrese per ushtrim prostitucioni. Kjo e hutoi pak por pas nje çasti vuri buzen ne gaz. Dha sinjalin i bindur se nuk do te dilte bosh.
- o -
Ajo qe gjeten ne dhomen e fundit te koridorit te nendheshem i kalonte tere perfytyrimet. Nuk gjeten djem por rrobat e tyre me pjese organesh te brendshme te ngjitura ne to. Diku nje pjese zemre, diku nje cope melçie, e pjese te organeve genitale. Keto te fundit te futura ne xhepat e pantallonave. Trupat nuk ishin dhe uronin te mos i gjenin pasi imagjinonin se ç’pamje do te kishin. Nuk jane pamje qe te bejne mire per gjendjen shpirtetore dhe as mendore. Kete ja kishin kursyer. Prane ishte dhe nje thike e mprehte gjahu qe kish shenjat e gishtave te Luanit. Ate e arrestuan e bashke me te dhe Korinen e bukur pasi u gjeten blloqe ku ishin shenuar emra klientesh dhe llogaria anash me data fikse. Besimi njihte shume prej tyre por u habit shume kur pa ne to emra zoterinjsh per te cilet do te kishte vene doren ne zjarr po…. U gjeten dhe fustane vajzash qe ishin deklaruar te humbura e nuk ishin gjetur me siguri ishin nisur jashte shtetit per te ushtruar profesionin e trotuareve, prova keto qe mund ta mberthenin mire Korinen.Ajo qe e beri te ndjehej keq ishin rrobe femijesh dhe disa foto. Ku arrinte makuteria e ketyre njerezve qe nuk kursente as femije te vegjel…Me ato qe kishin gjetur Luani nuk dilte me nga burgu ndersa Korina…Tek po shkruante raportin nje shqetesim i lehte filloi te ngrinte krye brenda tij e sa vinte e shtohej. Nuk kuadronte, provat ishin te gjitha aty, por nuk kuadronte. Thika ishte aty me shenjat e gishtave, prove e pakundershtueshme, por a nuk e kish degjuar sa here ne kafene shoket e tij ne e kishin pare thiken e tij te gjahut dhe qeshte se si kish mundesi qe nuk i vidhnin para por thika…Nderpreu se shkruari. Nuk ishte me i sigurte, te tjeret po. Te tjeret nuk e njihnin, ai kish me shume se dy vjet qe i rrinte pas, i kish njohur dhe ata djem qe u kishin mbetur rrobat e veshjes me therrime brenda brrr… ai u drodh kur ju kujtuan, por… Sipas shenjave te çjerrjes nuk ishin plage thike…
- o -
“ Do te perpiqem te shprehem me pak fjale se dhe kohen e kemi shume te kufizuar. Demi qe ke bere eshte shume me i madh se mund ta imagjinosh. Nje e keqe e madhe nderet jo vetem mbi koken e familjes tende por mbi te gjithe qytetin dhe jo vetem. Ajo gje vjen e zmadhohet e perhapet me shpejtesi e mund te kaloje te gjithe kufijte e imagjinates. Ke çliruar ate force te keqe qe Shen Pjetri e pat groposur ne barkun e malit gati dymijevjet me pare kur kaloi nga keto ane para se te ngulej ne Rome. Ti nuk e ke idene se me ke ke te besh dhe nuk kam ndermend te ta them tani. Luani dhe i biri nuk duhet te bijne ne kthetrat e saj. Nuk duhet te bijne. Leviz Shpend!”
- o -
Shpendi brofi me kembe i qullur ne djerse. Pa rreth e qark dhe e gjeti veten vetem ne koridorin e spitalit te urgjences me krah te lidhur ne qafe. Ju deshen disa minuta te kthjellohej e te mendonte per sa kish enderruar.Jo, nuk ishte enderr, kufirin mes endrres dhe realitetit e kish ndjere te thermohej pas murit ku ajo gjeja e kish perplasur. O Zot. Pasqyrimi i figures se tij ne xhamin e portes e demoralizoi. Nje dordolec do te dukej me mire. Dy eshtra te lidhura kryq mbuluar me zhele te pista. Cfare i kerkonin te bente valle? Ajri i fresket sikur ja shtjelloi pak mendimet. Se pari do te shkonte tek bunkeri te hidhte nje sy. Celesin e ndryshkur te drynit e kishte ne xhep. Te shikonte ne se mund te bente gje per ata djem qe kish mbyllur aty brenda. Ndjenja te kunderta u perplasen ne shpirtin e tij tek mendoi te lironte ata qe i kishin shkaktuar aq dhembje. Te vete nje here pastaj shoh e bej. Mendimi se duhej te hynte atje brenda e bente t’i dridheshin leqet e kembeve. Cdo te gjente aty ? Ai nuk kish pranuar kurre te hynte , djemte i kish shtyre , kish kyçur deren e kish ikur bashke me çelesin. Ajo gjeja nuk kish nevoje per çeles . Me doren qe i dridhej hapi drynin, tjetren nuk e perdorte dot. Hyri ngadale nderkohe sahati i qytetit trokiste me ritmin e hapit te tij…nente, dhjete,njembedhjete. Sahati ndaloi bashke me hapin e tij. Ishte shume erresire e nuk shikonte asgje.Kerkoi neper xhepa e peshkoi nje drite te vogel dore. E ndezi duke u lutur qe te mos haste ate gjene. Jo, nuk ishte aty. Nje qetesi varri mbreteronte aty brenda. Ku jane ata, ku i ka futur? U shty me thelle e filloi te kerkonte neper qoshe. Po filloj nga e majta ne te djathte si sahati.Asgje, asnje shenje njeriu as te gjalle e as te vdekur. U kthye mbrapsht me nje ndjenje lehtesimi dhe nje fije shprese ju ndez se mos kushedi i kish çuar ne ndonje vend tjeter e mund te ishin gjalle.Do ti kerkonte. Para se te dilte hodhi dhe nje here syte prapa. Nje thes plasmasi i zi ose te pakten keshtu ju duk atij ishte hedhur pas dere. U afrua dhe e hapi. Hodhi nje sy brenda dhe gati sa nuk i ra te fiket nga tmerri. U ul ne dysheme e filloi te qante me denese. Ishte hera e dyte qe po qante kete mbremje si femije. E qara sikur e liroi pak nga pak. U çua , hodhi thesin ne kurriz e doli me kembet qe i merreshin jo nga pesha, por nga deshperimi…
- o -
Cdo te bej tani? Kjo pyetje e rrotullohej neper koke e ja ngaterronte me shume mendimet, megjithese pas disa hapash nje plan i zbehte filloi te merrte forme pak e nga pak hapat ju bene me te sigurte. U be njesh me hijet e mbremjes dhe levizi me shpejt. Kur mbylli deren e dhomes se fundit ne koridorin e nendheshem te hotel Eurekes gjerat i kish me te qarta. Jo, ai nuk kish se si ta ruante me mire Luanin, nuk kish brime ku mund ta fuste , ku mund te ishte me mire se ne burg. Tashme i lehtesuar nga thesi filloi te endej rrugeve. Jam i çmendur, jam me te vertete i çmendur. O Zot ku je? Dhe u nis per ta kerkuar. Nje vend ku mund te lutej, ku mund ta degjonte. Kembet e çuan para kishes por ishte e mbyllur. I deshperuar filloi te lutej me ze ne mes te rruges. U ndje i dobet, i vogel si nje femije. Thirri nene e babe qe te vinin nga pertej varrit e ta ndihmonin. Kujtoi me mall ato vite kur kish kush te kujdesesh e ta ruante. Ate dhomen e oxhakut ku gjyshi i tregonte legjenda e perralla dhe ai i perfytyronte me syte ngulur ne zjarrin e vatres. Ju kujtua legjenda e “gurit qe sheron” dhe ate nate vere qe pat fjetur atje me gjyshin sepse ai shihte endrra te keqia e trembej ne gjume. Dhe kish funksionuar. Shpendi nuk i kish pare me ato enderra deri naten qe e kishin burgosur. E pse jo? Shpendi shpejtoi hapin e filloi te vraponte.Ndaloi duke dihatur e me zemren qe gati nuk po i plaste ne kraheror nga lodhja dhe dhembja perpara gurit. Ra ne gjunje e peshtolli krahet rreth tij…Asnje fije zeri nuk ishte i zoti te nxirrte por e gjithe qenja e tij klithte e deshperuar “ndihme”
- o -
Kishin kaluar veç disa minuta nga mesnata kur hyri ne shtepi me zemer te dredhur nga frika se mos ajo gjeja e kish ndjekur pas e tani e priste aty. Papritmas krahu filloi t’i dhimbte perseri , çudi si e kish harruar. Me tu bindur qe gjendej vetem hapi kompjuterin e nisi mesazhin. E dinte qe Besimi do ta merrte. Ne mos sonte , te nesermen ne mengjes. Kishte shtate dite afat por ishte i bindur se me ato prova qe do te gjenin aty, Luani as per shtatemije vjet nuk dilte nga burgu. Po me tjetrin si do te bente? Hakmarrja ishte platitur…
- o -
Kur doli nga shtepia ishte ende nate , nuk kish gjume dhe mendimi se ajo gjeja mund te vinte e t’i bente nje vizite tjeter e tmerronte. U end rrugeve te qytetit me ndjesine se e kishte prapa dhe e ndiqte , e kjo sepse perzier me ajrin e fresket te nates dhe aromen qe leshonin lulet dalloi ate ere te qelbet qe ai tani e njihte mire. Ndaloi dhe shikoi me kujdes prapa. Asgje. Shikoi me kujdes anet e rruges se mos kish ndonje qen apo mace te ngordhur. Nuk pa asgje. Vazhdoi dhe doli ne bulevardin kryesor por edhe ketu ishte e pranishme. Valle mos ka zaptuar tere qytetin? Vendosi te shkonte tek hoteli dhe te priste. Heret a vone do te vinin, me mire heret, mendoi ai se vone… Degjoi gjelat e pare te mengjesit. Dalloi disa hije ti afroheshin hotelit nga hyrja kryesore e te tjera nga pjesa e pasme.U ul poshte nje peme dhe priti nje ore, dy , ai e humbi sensin e kohes. Pa Luanin tek doli me duar te prangosura dhe e rrasen ne makinen e policise…
- o -
Ja tek eshte atje qe pin kafene e pret te tjeret. Por kot e ke nuk do te vine. Ti nuk e di akoma se çfare ka ndodhur, por megjithate une jam i qete se te ndoqa pas ne agjensi ku preve bileten dhe e di se sot do te largohesh.Po si valle ke vendosur ta besh kete, mos valle edhe ty arixhofka te ka peshperitur ne gjume ? Une tani do te rri ketu edhe pse kembet me jane mpire ne kete stol e nuk me rrihet ne nje vend. A nuk e di se me ke gozhduar ketu dhe une kam nje tufe problemesh per te zgjidhur ? Vesa qe kembengul te vije ketu e te me shohe, Rita qe e ka marre malli per mua dhe ka merakun tim. Ti nuk i din sepse nuk ke si ti dish.Dhe Vesa nuk pret , eshte e ema qe e ka mesuar te bindet e te jete e kujdeseshme qe nuk e len te vije. Dhe une do te kisha deshire t’i kisha ketu por jo, jo tani. Eh more djale, lutu qe keto ore qe te ndajne nga trageti te kalojne shpejt e te shpetosh. Pastaj une do te vazhdoj programin tim . Programin ?! Ai filloi te qeshte me ze te larte duke bere kalimtaret te kthenin koken. E shikon, kthyen koken por nuk u habiten. Une jam i çmenduri i lagjes qe nuk çudis me njeri dhe per kete ke faj edhe ti. Do te doja te beja te kunderten e kesaj dhe jo te kujdesesha qe ti te ikesh. Sa per programin , ah sikur te kisha nje, por si mund te kishte. Ai vete nuk kuptonte se çfare po ndodhte. Mos valle ishte frut i fantazise dhe ai ishte i mete nga trute siç e mendonin te gjithe? Psheretiu thelle dhe shpatulla i theri e i vertetoi se nuk ishte ashtu. Nuk po i rrihej me ne nje vend . Shume pyetje zienin brenda tij e donin pergjigje po ku ti merrte, kush do t’ja jepte? Apo dikush do ti vinte perseri ne gjume si arixhofka e mbremeshme e do ti thosh diçka. Sikur te dremiste, por jo, duhej te sigurohej qe ai djale aty te hipte ne anije. Ja tek u ngrit e qendron para tavolines se shokeve te mi, edhe i ati ishte shoku im, dhe gjyshi ishte mik me gjyshin e tij biles shume miq. Luaj kembet bre djale se une po e humbas durimin e jam gati te vij e te te marr per krahu. Ja po del. Erdhi koha te ngrihem dhe une. Zhap zhup degjoi hapin e tij tek ndiqte Altinin rruges per ne port e ndjesi te kunderta ja peshtollen shpirtin. Nje dite me pare do te ishte ai qe do ta kish ndaluar te ikte. Zuri nje qoshe tek sheshi i tragetit nga ku mund ta shihte dhe kur e pa qe nxorri bileten e dokumentat ktheu krahet e u largua me hap te shpejte duke shpresuar se ndonje dite do ta shikonte perseri e do te lante hesapet me te. Ky mendim i fundit i solli nje ndjenje bezdie, ndjeu se deshira per kete tashme ishte zbehur ne shpiritn e tij. Zhap zhupi fillo te zvarritej me ngadale asfaltit te ngrohte te rrugeve a thua se nuk dinte ke te zgjidhte dhe kur filloi te binte muzgu e pa veten prane gurit. Por kete rradhe nuk ishte vetem. Nje siluete gruaje rrinte perkulur para tij e falej duke peshperitur dhe nje deshperim e hidherim i madh ndjehej ne ate timber zeri qe nuk ju duk i huaj. Ishte Nadirja apo Diri siç e therriste e shoqja e tij, gruaja e Arifit dhe nena e Luanit. Shpendi mbajti kembet, duke mos ditur si te bente te afrohej apo te kthente thembrat mbrapsht e te ikte…
- o -
Shpendi u ul pertoke jo shume por jo aq larg sa te mos degjonte fjalet e saj. Nje ndjenje meshire per kete grua te trajtuar keq nga fati e pushtoi te terin. E nuk ishte pastaj dhe gjyshja e nipit te tij? Deshira per t’ju afruar e per t’i treguar per kete , ju be kaq e forte sa u ngrit dhe ju afrua por ne kete kohe ajo pat mbaruar se luturi , hoqi nje varese nga qafa dhe e vendosi mbi gur. U tremb kur pa Shpendin, por ai u ul perseri ndersa ajo e njohu e u qetesua. –“Mirembrema Shpend” – peshperiti ajo-“ I shkreti Shpend”- shtoi si me vete-“edhe ti ke nevoje te vish ketu, e di. Ky eshte vend per njerez te humbur si ti e si une .” Ajo u ul prane tij e filloi te fliste. Kish nevoje ai shpirt i shkrete per tu zbrazur, per t’u ankuar per nje jete te tere durimi ndaj perbuzjes e poshterimit qe i kishte bere i shoqi, per fatkeqesine qe Zoti nuk i kish dhuruar nje femije te mbare por nje si… Ajo e dinte si ishte katandisur i biri, jo se ja kish thene , e kish kuptuar nga shikimet e njerezve ne rruge, nga peshperimat prapa kraheve, nga komshinjte qe i mbyllnin deren kur kalonte ajo , nga sherbimi servil qe i behej ne dyqane e friken qe lexonte ne syte e njerezve tek i sherbenin. Dhe shoqet i ishin larguar, prinderit i kishin vdekur e ajo qe ishte bije e vetme nuk kish nje dere ku te shkonte, nje dritare qe t’i buzeqeshte rruges por te gjitha mbylleshin kur kalonte ajo ne lagje. Edhe appartamenti i ri e luksoz qe kish blere i shoqi ishte kthyer ne nje kafaz per te ku nuk hynte e nuk dilte njeri veç shokeve e putanave qe sillte ndonjehere i biri apo i shoqi. Ajo e poshteruar dhe e bindur bente sikur nuk kuptonte, dilte nga dera e bridhte bregut te detit kur me shume do te desheronte te hidhej ne det e te mbytej. Vetem nje gje e mbante , ajo deshire ne zemren e nenes per te pare te birin edhe se e dinte se ç’mall ishte. Ishte femija e saj, pjese e zemres. Zemra e saj pergjerohej, kish frike se nje dite ai do te kishte nevoje per te dhe ajo duhej te ishte aty e ta ndihmonte. Rronte me ate fije shprese se nje dite do te ndryshonte. Ajo ishte nene dhe ai femija e saj. A nuk ishin femijet per t’u sjelle preokupime nenave dhe nenat…Ajo shpertheu ne denesa. Jo ajo nuk kishte asnje ne bote per ke te rronte veç atij, e mendimi se ai dergjej ne burg e nuk mund ta shihte e kalonte kufirin e forcave te saj. Nuk eshte faji i tij, i ati e ka bere ashtu. Faji i saj qe nuk e kishte ndare kur i biri ishte akoma i vogel . Kish patur nje tufe aresyesh per te bere kete. Jo, eshte faji im, po te kisha vepruar ndryshe ai do te ishte me i mire. Ajo duhej ta lante kete faj, duhej ta nxirrte te birin nga ai burg e ta detyronte te iknin larg, shume larg prej ketej, nuk kishte rruge tjeter. Nje jete tjeter duhej filluar ku asnjeri te mos i njihte, ku i biri duhej te punonte, te martohej me nje vajze te mire dhe ta gezonte me ndonje nip a mbese…. Ajo nuk po qante me, i kish lene rruge fantazise e enderronte me syte hapur. Shpendi desh ta nderpriste, ta sillte ne vete, t’i thosh se nuk kishte asgje qe ajo mund te bente, se shume vuajtje kish shkaktuar i biri, se nje dite do ta pesonte nga dikush si puna e tij qe kish dashur te hakmerrej… Kish dashur!? O Zot sa kish dashur, kish lidhur nje pakt me ate gjene… Dhe tani nje rrezik i madh nderej mbi koken e tij e ai nuk ish i bindur nese dhe burgu do ta shpetonte. E nese ai shpeton nuk kish per te marre vesh kurre per nipin e tij. Ju fanit ne syte e mendjes ai engjell i vogel qe veç miresi rrezatonte. Brrr…, nje engjell i tille ne duart e atij krimineli. Megjthate Shpendi e la te enderronte , te enderrosh nuk kushton asgje, veç te sheron shpirtin…
- o -
Gruaja u permend nge enderrimet e saj kur ishte bere erresire. Hene nuk kishte por yjet shkelqenin me nje drite te etheshme e Shpendit ju duk sikur edhe qielli ishte i alarmuar. Nuk kish kohe, diçka duhej te bente , por çfare? U ngrit me kembe dhe i zgjati doren per ta ndihmuar te ngrihej. Ajo u mundua ta shihte ne sy .
- Faleminderit Shpend qe me degjove. E di se nuk do t’i thuash akujt keto fjale.,- Nje buzeqeshje e trishtme ndriçoi tiparet e saj te zbehta . – Edhe sikur te doje mendja jote e shkrete nuk do ti mbante mend, megjithese une do te doja te ishe si me pare e te me jepje nje keshille.
Ajo u kthye edhe nje here nga guri .
- Kam lene nje send aty, -peshperiti,- nje send qe nuk do ta kisha lene kurre. Eshte nje çeles floriri Shpend, ma pat dhuruar gjyshi dhe me pat thene se mbase me duhet ta perdor nje dite, e nese jo duhej t’ja dhuroja nipit tim. Por une nuk kam nip, kam vetem nje djale dhe ai eshte atje brenda ne erresire. Une po e le ketu tek ky gur, Zoti e befte mire, ndoshta ky çeles i hap dyert e burgut tim biri. Naten e mire Shpend. E di se ti nuk e nget, je i ndershem. Zoti e befte mire edhe per ty.
Ajo u largua ngadale si nje shpirt i humbur ne nate duke e lene Shpendin vetem aty qe nuk foli as edhe nje fjale tere kohes. Ai u afrua tek guri. Zinxhiri i holle i floririt ishte peshtjelle rreth çelesit sikur donte ta mbronte. Mendimi i pare ishte te largohej por shkelqimi i atij sendi ishte shume tundues . Zgjati doren dhe e preku me friken se dora do t’i digjej e percellohej e fytyra ju skuq nga turpi kur mendoi se po vidhte nje send kaq te çmuar per ate grua te mjere qe i kish varur aty tere shpresat. Por dora jo vetem qe nuk ju percellua por u mbyll ne menyre te pavullnetshme duke e perfshire brenda grushtit dhe si rrufe ne mendje i kaloi mendimi se ky send i perkiste nipit te tij qe ishte dhe i saji. E vari ne qafe e zbriti kodren duke pyetur ndoshta per te mijten here veten se ç’duhej te bente tani. Pa dhe nje here çelesin qe tashme nuk i dukej me i huaj, kishte diçka familiare. Diku e kish pare ose me mire kish pare nje te tille, po tani nuk i kujtohej. Vrau mendjen por veç kujtime te zbehta e te ngaterruar i vinin ne mendje. Nga sikleti filloi te kishte vape.Perse te mos shkoj e te bej nje banje, uji i detit duhet te jete i vaket pas nje dite te nxehte si kjo e sotmja.Zhap zhupi nuk degjohej mbi reren e bregut. U zhvesh lakuriq dhe u fut ne det. Uji sikur ja freskoi trupin por jo mendimet. Filloi te notoje ngadale pasi shpatulla i dhimbte akoma.
Pa e kuptuar u largua nga bregu. Kur u lodh qendroi ne shpine duke kundruar yjet e nates. Kish kaluar edhe nje dite dhe ai nuk kish mundur te bente asgje. Ajo mjegull e zymte dhe neveritese ndihej ngado neper qytet dhe ai e kish vene re tek zbriste mbi çatite e shtepive , mbi tryezat e kafeneve ne boulevard, mbi kalimtaret qe ecnin rruges e nuk e vinte re njeri, asnjeri nuk ankohej as per eren e keqe e te perzishme qe pak nga pak po helmonte tere qytetin. Nje tufe peshqish qe kercenin siper ujit e dukej sikur po fluturonin i terhoqen vemendjen. Larg degjoi krakaritjen e pulebardhave qe sa vinte e shtohej dhe nje re e zeze po i afrohej. Shpendi filloi te notonte duke qene me i vemendshem e duke pare rreth e rrotull po ishte erresire dhe ai per nje moment pati zili macet qe shikonin edhe ne terr. Vuri re se reja nuk ishte gje tjeter veçse nje tufe pulebardhash te zhurmeshme. U qetesua pak por vuri re nje njolle te zeze qe i afrohej ne uje. Mbushi mushkerite me ajer dhe ju dha kraheve duke shperfillur dhimbjen ne shpatull. Njolla i afrohej gjithnje e me shume dhe ai dallonte tani tri rradhe dhembesh te mprehte e te bardhe qe feksnin me nje shkelqim te ftohte . Dy sy , si dy copa akulli te zi e kishin fiksuar. Kaq e pata, mendoi , kot e kam qe notoj, nuk i shpetoj dot. Megjithate krahet i leviznin me force e shpejtesi e ai nuk e dinte se ne ç’ane po notonte, bregut apo larg tij, nuk kish rendesi, shpejt, fort, ik. Ai nuk po merrte dot me fryme dhe syte ju erren. Klithmat e pulebardhave e udhehiqnin. Pranine e perbindeshit e ndjente tani afer, fare afer. Ktheu koken per ta pare per here te fundit para se te binte nnder dhembet e tij e ndjeu se koka ju perplas pas diçkaje qe leshoi nje tingull te mbytur. Duart i hasen nje gje te drunjte dhe pa se ishte nje barke druri e vogel e braktisur aty ne mes te ujit. Forca Shpend, i thirri vetes . Mblodhi forcat e fundit qe i kishin mbetur , u kap aq fort sa mund te kapesh pas fijes me te dobet te shpreses qe fshihet brenda qenjes qe lufton per jeten. Goja e perbindeshit tash ishte fare prane tij. Forca! Ai u hodh njekohesisht me rrathet e dhembeve qe po mbylleshin mbi te. I rreshqiti dhe u hodh mbi barke por ishte vone. Zinxhiri i floririt kish ngecur ne nje nga dhembet anesore te gojes se lemerishme. Ai perkuli qafen dhe zinxhiri rreshqiti duke e lene te lire. Ne çast, para se perbindeshi te zhytej ai u zgjat e kapi zinxhirin, e terhoqi me force e ndjeu se u shkeput prej dhembit, por para se te arrinte te ngrinte doren lart perbindeshi beri edhe nje sulm e kete here qe me i shpejte se ai. Ai ndjeu tere krahun brenda atij kurthi dhe uleriti duke e terhequr fort. Pas nje fraksioni te sekondes ndodhej i shembur mbi dyshemene e barkes tek mbante te shternguar fort pas trupit te perkulur krahun qe i dhimbte deri ne lemeri. U drejtua pak nga pak duke pare me frike krahun qe zbulonte dhe shpirti i erdhi ne vend. Nuk ishte dhe aq keq, ishte i teri, i çjerre e i kullonte gjak, por ishte i teri. Dhembja kish qene imagjinare, kish imagjinuar krahun e keputur ne goje te atij perbindeshi. Por krahu i dhimbte gjithsesi dhe ai e preku dhe e shterngoi fort per tu bindur se ishte aty. Filloi te levizte ngadale gishtat, pastaj i futi ne goje dhe i thithi. Shija e gjakut e bindi se krahun nuk e kish te humbur. Pat degjuar se edhe kur njerezve ju keputet ndonje gjymtyre ata ndjenin dhembje sikur ti kishin perseri. Desh Zoti nuk qe keshtu per te. Krakeritjet e pulebardhave i terhoqen vemendjen perseri dhe ai shikoi rreth e rrotull. Tani nuk ishte vetem nje peshkaqen, disa syresh silleshin aty. Kjo e demoralizzi. U shtri ne dyshemene e barkes i kerrusur si nje i mjere. Me kot ishte munduar, tani do ta sulmonin e do ta benin cope e therrime. Nuk e kish menduar kurre fundin e tij keshtu, nuk do te kish as nje varr, e si do te mund ta varrosnin, ku ti gjenin gjymtyret e tij, do te duhej te vrisnin e t’u hapnin barkun nje kolonie peshkaqenesh. U drejtua ne shpine dhe veshtroi yjet. Ai engjell i vogel shkelqente mes tyre dhe i buzeqeshte. Si do e kesh hallin vogelush, mendoi. Papritmas vendosi te mos mendonte me per tmerrin qe e priste. Minutat e pakta qe i kishin mbetur do t’ua kushtonte atyre per ç’kish patur me te shtrenjte ne kete jete. Buzeqeshja mbuloi fytyren e tij kur i erdhi prane fytyra e nenes, pastaj babai me gjyshin e gjyshen, e shoqja e Vesa kur ishte ende e vogel dhe nje e qeshur e hareshme kumboi nga buzet e tij kur Shpendi i vogel zgjati doren e i perkedheli faqen duke e terhequr shpejt se u gerric ne mjekkren e tij qe kish dite qe nuk e kish rruar. Nje goditje e forte erdhi nga fundi i barkes qe u shoqerua me nje tjeter ne te majte te saj. Ai erdhi ne vete per nje çast pastaj humbi ndjenjat nga tmerri qe perfytyroi. Para se te mbyllte syte ju duk sikur dy fasha drite u kryqezuan mbi barken e tij dhe zera njerezish vinin nga larg, shume larg, sikur vinin nga fundi i detit. Me pas nuk ndjeu me asgje.
- o -
Lajmin se Shpendin e kishin gjetur te katandisur si mos me keq ne fundin e nje barke te vjeter te braktisur ne mes te detit ku kishte rene pre e nje tufe peshkaqenesh, e morem te nesermen tek pinim kafene e mengjesit. Te gjithe mbetem te çuditur e u munduam te gjenim me mend se ç’kish kerkuar ai atje, por kur u kujtuam se ç’fare nuk mund te prisje nga nje njeri si ai me mendje te çakerdisur, tundem koken e hoqem dore. Ajo qe mbeti shqetesim per te gjithe aty, si edhe neper qytet ishte prania e peshkaqeneve ne ujrat e bregdetit tone . Sa per Shpendin, ne vend te rrobave gjeti nje grumbull rreckash qe dukeshin si te shqyera nga nje bishe e eger. Dikush u tall me te dhe i tha se kish qene me me fat qe kish qelluar ne goje te peshkaqenit se sa brenda atyre plaçkave. Qeshem te gjithe me kete shaka pa e ditur se sa e vertete ish…
- o -
Altini qendroi prane bregut. Zhurma e lehte e valeve dhe shishja e uiskit qe kish ne dore sikur e qetesuan. Ishte e dyta kete pasdite. Disku i diellit u kredh ne uje dhe erresira si pelerine e vaket e peshtolli ngadale. Tashme nuk kishte me frike, alkooli kish bere punen e tij e ai ishte tani larg njerezve e zhurmave te qytetit. U shtri mbi shpine ne rere e veshtroi qiellin. Paqe, qetesi. Humbi sensin e kohes. Asgje nuk levizte perveç valeve. Diku dalloi nje hije qe afrohej bregut te detit, ishte ai budallai i shkrete. Diçka i therri ne kraheror kur mendoi se edhe ai kish pjesen e tij te fajit qe ishte katandisur ashtu. Pothuaj e kish harruar. Nje ndjenje meshire e dhembshurie erdhi e u rrit brenda tij e u ngrit te shkonte e t’i kerkonte falje. Por ishte teper vone, ai tashme po notonte ne uje e ai nuk kish deshire t’i shkonte pas. Do ta priste aty. Filloi te ndjente nje ere te keqe. Nga vinte? Ndoshta ne rrugen prane do te kish shperthyer ndonje pusete e ujrave te zeza. Ngrihu, i tha vetes, ik tani, eshte vone. Por gjymtyret nuk ju binden, gjaku ishte i pergjumur nen veprimin e alkoolit. Ndjeu t’i mbylleshin qepallat. Kish gjume. Dikush filloi ta terhiqte zvarre , ngadale drejt territ dhe atij ju fanit fytyra e fallxhores me sy te perlotur…
- o -
Shpendi nuk i gjeti çelesat e shtepise, do ti kishin rene diku aty prane rrobave por rera e heshtur e dinake i kish mbuluar. U kthye ne shtepi e provoi te shkallmonte deren por fiziku i tij i dobesuar nuk mund te perballej me deren e blinduar qe e kish vene para ca kohesh. Te gjithe ishim habitur kur e kishim pare ta porosiste, por kishim tundur koken si per shume gjera te pakuptimta qe mendja e tij trillonte. Ne lagjen tone nganjehere harronim edhe t’i mbyllnim dyert e shtepive pasi nuk luante gje askush. Pastaj ishte dhe kohe bolleku. Bekuar qofshin ato firma ku futnim parate e merrnim ato perqindjet e majme. Ne fillim na ishin dukur te dyshimta por me pas ja kishim ndjere lezetin. Dikush shiste shtepine e i fuste parate ne to. Me pas me perqindjet blinte nje te re. Mendimi qe te shisje kjosken e te jetoja me interesin e parave te saj piqej gjithnje e me shume ne mendjen time., do t’u merrja me shume se ç’fitoja duke punuar tere diten. Kafenete ishin plot me njerez qe nuk kishin me nevoje te punonin. Jetesen e kishin te siguruar. E askush nuk e ndjente ate ere te vagullt e te qelbur qe dalengadale nderej mbi lagjen tone si ne te gjitha te tjerat. Nejse e patem lene tek Shpendi. Pasi nuk e hapi dot deren kryesore , filloi ti binte rrotull shtepise. Ne pjesem e prapme, poshte ne fund te murit ishte dritarja e vogel e qilarit. Ai i dha nje shkelm e ndjeu derrasat e kalbura qe u krisen se bashku me xhamin qe u thye e u ngul ne shapken e tij. Shkuli copat e xhamit qe kishin mbetur si sterdhembesha . Vrima qe u hap ishte e vogel dhe e ngushte po dhe ai nje grusht njeri kish mbetur. U shtri pertoke e u zvarrit brenda . Supi filloi ti dhimbte perseri pasi u perplas pertoke por nuk i dha rendesi. Ne shtepi kish nje çeles rezerve e ai uronte vetem qe te mos e gjente mbyllur deren e qilarit. Ndenji pak çaste sa te mesohej me gjysmeerresiren . Kish kohe qe nuk kish hyre aty, pas vdekjes se gjyshit zbriste shume rralle. Kujtimi i atyre diteve te bukura te femijerise qe kalonte me te i bente keq. Sipas tij , gjyshi kish qene njeriu qe e kish dashur me shume ne kete bote dhe kujtimi i tij ishte i shtrenjte per te. Ai i kish mesuar te thosh lutjet, aty fshehtazi , i lexonte e i spjegonte biblen qe te mos i degjonte askush. Asnje nuk duhej ta dinte , ishte nje sekret mes atyre te dyve. Ja tryeza e vjeter, karriket ku uleshin , njera e madhe dhe tjetra me e vogel, karrike femijesh. Padashur Shpendi u ul ne kete te fundit. Perfytyroi gjyshin ne tjetren. Solli ne mend zerin e tij , te ngrohte, te dashur qe e mbyllte :”Qe te jesh prane Zotit bir, bej mire, bej mire dhe gjithmone bej mire. Vetem keshtu nuk gabon kurre.” Dhe ai me ate ze feminor si cicerime bashkohej me te :” Bej mire, bej mire, bej mire.” E pastaj shperthenin ne te qeshura e ai i jepte parate per akullore. Nuk ishin parate qe lakmonte, ishin ato ore te lumtura qe kalonte duke qeshur e lozur me gjyshin. Luanin dhe kukamçefthi, i fshihnin gjerat njeri tjetrit e kush i gjente i pari. “-Gjysh ,-peshperiti ai me nje fije zeri,- te kam zhgenjyer”. Lote te nxehte filluan t’i rridhnin faqeve e ai filloi te deneste derisa u lodh e dremiti mbi karriket e vogel…
- o -
Ate dite Arif Zikoja arriti ta nxirrte nga burgu Korinen e bukur e nuk e zgjati por e çoi drejt e ne shtepine e tij. Nadirja nuk pati guxim t’i thosh as edhe nje gjysme fjale. Ajo e pacipe filloi te sillej rreth shtepise si te ishte e saja. U sistemua ne dhomen e miqve. Arifi kish kohe qe flinte ne dhome me vete e nuk vinte kembe ne ate te se shoqes. Nuk ishte veçse nje hije ne ate shtepi ku nuk e vinte re askush. Lante, pastronte, gatuante e pastaj terhiqej ne dhomen e saj ku me kuranin ne dore lutej e lutej qe diçka te ndryshonte. Ate dite nuk gatoi, kete pune e mori persiper ajo tjetra. Futi kuranin e shtrenjte te gjyshit ne çanten e dores e doli. Duke zbritur shkallet u kujtua se nuk kish ku te shkonte e te fshihej nga ky turp. Mori rrugen e ju ngjit kodres se gurit. Te pakten me gurin mund te fliste….
- o -
Kur erdhi ne vete Altini ishte terr i plote e po i merrej fryma. Shpejt kuptoi se nuk ishte vetem. Filloi te therriste e te kerkonte ndihme. Nje hije e zeze kuterbuese erdhi e qendroi siper tij e dalengadale filloi te merrte forme. Dalloi dy zgavra ku digjej nje flake e shemtuar jeshile. Kujtoi shoket e tij te humbur e mori me mend ato qe mund te kishin pesuar. Qenka edhe me keq se e pata parafytyruar, renkoi ai. Flaka sa vinte e zmadhohej nderkohe qe jarge te neveriteshme filluan t’i binin e t’i rreshqisnin mbi fytyre e trup. Altini humbi perseri ndjenjat nga tmerri…
- o -
Fallxhorja qendronte perseri para tij dhe nje hije e rende trishtimi mbulonte fytyren e saj te bukur qe shprehte dhembje. Zeri i saj ishte pothuaj lutes:”Ngrihu Shpend , per hater te Zotit, ngrihu e kerko. Kerko!” Shpendi brofi me kembe duke bere te rrokullisej tej karriken e vogel. Ku te kerkoj, ku? Deshperimi erdhi duke u rritur. Po humbte durimin dhe aresyen. Filloi te rrembeje sendet qe i kapte dora e t’i perplaste pertoke e pas murit. Tingujt ishin mbytes, qilari ishte i shtruar me dhe te ngjeshur. Diku nje tingull ishte i ndryshem, me i thate e atij i terhoqi vemendjen. E ndoqi dhe vuri re se nden ishte nje send druri. Pastroi me duar dheun qe ishte siper duke mos vene re se thonjte i ishin katandisur si mos me keq dhe i dhimbnin sidomos gishti i kafshuar nga peshkaqeni. Ishte nje kapak. Rrembeu nje leve qe ndodhej ne sergjenin e varur ne mur dhe e hapi. Forcat e braktisen, nen te gjendej nje kapak tjeter qe dukej prej plumbi. Si do te bente ta ngrinte kete, kushedi sa i rende ishte. Ndenji disa minuta me koke te shprazur , as te mendonte nuk mundej. Pastaj si nje somnambul rrembeu perseri leven e nguli ne dhe ne cep te saj e duke leshuar nje britme terbimi i dha me sa force qe kishte. Kapaku filloi te ngrihej…
- o -
Nje baule e vogel ishte aty poshte, shume e vogel por rrezellinte. Duhej te ishte prej floriri. Prandaj dhe gjyshi e ka fshehur ketu. Por ç’me duhet mua tani floriri, ndoshta me pare do ti kish vlejtur, por tani… Shpendit i shpetoi nje psheretime hidherimi kur kujtoi ato kohe qe vuanin per buken e gojes ndersa ky flori rrinte i groposur ketu. Kujtimi i gjyshit filloi te zbehej, dhe ai e kishte mashtruar. E kish genjyer dhe ai qe mendonte se kish qene njeriu me i mire ne bote. U be gati ti hidhte persiper perseri pllaken e plumbit e ta mbulonte por e dinte se forcat nuk do t’i mjaftonin. Pastaj… nje si mjegull qe donte te merrte formen e nje kujtimi filloi te erresonte trurin e tij te lodhur por nuk arriti te merrte forme. Mbeti atje ne cep te mendjes e mori formen e pikepyetjes, thua se kish pak te tilla. Ku, ç’fare, kur? Asgje. Ai e mori kutine ne dore. Ishte e rende medoemos. Me mundim e vuri mbi tavoline dhe filloi ta shqyrtonte me vemendje duke u kerrusur mbi te me shprese se mos kujtonte gje. C’do te kete brenda, ka gje apo eshte bosh, ose ndoshta kaq e rende sa ishte mund te ishte nje bllok , nje kallep i asaj forme. E ktheu mbrapsht e vereu me kujdes dhe anet. Mori nje lecke e filloi ta pstronte me kot pasi nuk kishte pluhur mbi te. Lecka i rreshqiti nga duart dhe gishtat preken diçka. E preku me kujdes dhe e ferkoi me force ne ate vend. Nje si suste kerciti dhe ai pa me habi se si nje pllake e vockel u hap e zbuloi nje vrime te vogel çelesi. U perkul edhe me shume. Tingulli qe leshoi varesja qe kish ne qafe kur u perplas me kutine ju duk tingulli me i embel qe kish degjuar ndonjehere. Hoqi varesen nga qafa dhe pa e veshtruar , por me bindje te plote e futi ne vrime. Ndjeu kercitjen e lehte te braves dhe me syte kurreshtare te nje maceje ngriti kapakun ngadale . Papritmas u ndje i fresket e i shplodhur. Nuk thone kot, kurioziteti e beri te vdiste macen, ndersa kenaqesia e ringjalli…
- o -
Shpendi qendronte para kutise pa kuptuar gje. Nje bibel antike. Dikur e kish pare por ku dhe kur nuk i kujtohej. Nje lemsh filli i trashe peri. Tjeter nuk kish. Kutia ishte e shtruar me nje leter te trashe por kur ktheu kutine permbys ajo ra dhe sapo e mori ne dore vuri re se ishte nje flete pergamene. Nje grua e trembur me nje foshnje te njome ne krahe, nje burre qe i mbronte duke ngritur krahet para nje qenjeje te shemtuar e te zeze qe kish pak a shume format e njeriut qe donte te ngulte nje thike mbi kraherorin e foshnjes. Edhe thika ishte e zeze. Vizatimi ishte ishte i vjeter por shihej qarte tmerri ne syte e gruas ndersa ai u lemerit kur vereu syte flakerites ne zgavrat e zeza. Jarge i vareshin nga goja. Pati pershtypjen se po binin mbi te. Nuk kish me dyshim, ajo qenje e shemtuar ishte perbindeshi i tij dhe ajo foshnja… Ju prene gjunjet. Ishte shume i dobet per ta luftuar, a nuk e kish perplasur pas murit pa shprehur mundimin me te vogel? Mund ta kish bluar aty dhe nuk do ti kushtonte gje . Atehere pse e kishte kursyer, apo sepse i duhej qe t’i sillte ata dy te tjeret. Kjo duhej te ishte. Vetem kaq? Se fundmi donte foshnjen, nipin… Nuk ke per ti marre, jo, nuk te ndihmoj me. Papritmas kish filluar te fliste me vete. Ideja se ajo gjeja fuqizohej pas ç’do te riu qe vriste i kaloi si vetetime ne tru. Eshte mjaft i fuqishem edhe tani pale… Ju kujtua ajo nate qe kishte bere paktin me te e syte ju erresuan. U zhyt ne erresire.
- o -
Kur erdhi ne vete ju deshen disa çaste ti kujtonte te gjitha e filloi te vriste mendjen. Duhet te jete nje zgjidhje , duhet te jete patjeter. Nuk kish kuptim qe gjyshi i tij te kish ruajtur aty keto sende nese nuk do te vlenin asgje. Apo ish thjesht nje liber antik me vlere. Ishte diçka tjeter , per kete nuk kish me dyshim dhe zgjidhja duhej te ishte aty. Filloi t’i shqyrtonte me kujdes nje e nga nje. Libri ishte nje ungjill i vjeter. Peri ju duk fill i zakonshem. Mori ne dore fleten e pergamenes e ju afrua dritares. Pas pak do te binte muzgu. Njohu perseri perbindeshin e tij ne te por kete tashme e dinte. Vemendjen e perqendroi tek burri qe i qendronte perpara. Nuk dukej te ishte div si ai i perrallave me muskuj te spikatur, ishte nje njeri i zakonshem. Nuk kish as edhe nje arme ne dore. Po diçka kish. Nuk po e dallonte dot. Rremoi neper kutite e vjetra te gjyshit neper sergjenat e qilarit e gjeti nje lupe. E rrembeu e mendoi se sa here ish matur te hidhte ato gjera te vjetra e nuk e kish bere. Tani po qe shihte me mire. Ishin dy libra, njeri identik si ai qe kish mbi tavoline , tjetri ishte nje kuram. Mire edhe kete e gjeti. Po ne doren tjeter ? Ish nje shishe, dukej si ato shishet e bukura te parfumit. Nuk kish gje ne terzi, nuk mundej ajo force me dy libra e parfum. Filloi te zbriste lupen pergjate vizatimit. Nje varese e çuditeshme, nje zinxhir ku ishin vare nje kryq e nje gjysmehene qe rrinin prane e prane. Atij i erdhi per te qeshur. Kjo eshte çmenduri duhej t’i kishin bere syte. Ferkoi syte e u perkul me shume mbi lupe, nuk kish gabuar. Zbriti lupen me poshte , diçka kish te varur ne brez. Nje send i shndritshem, nje dry qe nga shkelqimi duhej te ishte prej ari. Vazhdoi me poshte por asgje tjeter qe t’i terhiqte vemendjen . Mori nje cope leter e shkroi : Bibel-kuran-shishe parfumi- varese- dry. Mori dhe nje here lenten ne dore dhe e kaloi perseri ne te gjithe pergamenen. Asgje tjeter qe ti terhiqte vemendjen. Futi sendet ne kuti dhe e rrasi perseri ne grope.
- o -
Tashme kish rene muzgu dhe zhap zhupi i tij i trishtem u drejtua nga kafeneja. Kish nevoje per nje kafe te forte qe t’i shtjellonte mendimet. Nuk kish rruge tjeter, ishte kapur pas ketij filli edhe sepse nuk i besonte shume. Mendja i rrotullohej rreth pergamenes. Biblen e kish por duhej te gjente ate librin tjeter dhe ai as qe e kish idene ku ta kerkonte. Ku? Hap pas hapi bindja se i kish pare dikur keto sende ju forcua. Duhej vetem te kujtohej. Mendimi qe te shkonte e te trokiste ne deren e ndonje psikologu e ti kerkonte ta hipnotizonte e ta kthente pas ne kohe… Ne ç’kohe? Ne ate te gjyshit sigurisht.Po perse me gjyshin ? Gjysh sa gjera me ke fshehur ? Ka gjera me te çmuara se floriri i kish thene dikur ai.Kur ja kish thene keto fjale ? Zhap zhupi u ndal. Pamja e nje dhome te mbushur me njerez qe luteshin, ajo kuti e futur ne grope dhe pllaka e plumbit qe binte mbi te ju faniten te turbullta ne kujtese. Kutine e njohu, gjyshin me veshje prifti e njohu gjithashtu. Po te tjeret kush ishin ? Kishte burra e femije e nje nga ata ishte vete ai. Po femijet e tjere? Ai kish pyetur se per cilin ishte ai thesar qe po groposnin dhe i kishin thene se ishte per ate qo do ti nevojitej kur te vinte koha. Te tjeret mbanin diçka ne duar por atij nuk i kujtohej se ç’ishin. Per nje djale te vogel si ai, kjo ishte veç nje loje. Por çfare loje ? Mos valle nje karnavale se nje burre tjeter ishte veshur si hoxhe dhe… nje liber kish nder duar , duhej te ishte kurani. Gjerat pak e nga pak po zinin vend. Vertet? Ishin kujtime apo ishte fantazi e krijuar nga truri i tij i lodhur. Po tjeter? Nuk ju kujtua me asgje e pamja u zhduk. Ai nxitoi hapin.
- o -
Ne u habitem kur ne tryezen tone gjetem Shpendin. Nuk ulej kurre aty brenda dhe shikimi yne ra padashur tek stoli qe rrinte bosh atje jashte. U ulem sikur kjo te ishte e zakonshme. Shpresen se nje dite miku yne do te kthehej tek ne nuk e kishim humbur asnjehere. E perse jo ? Por shikimi i shqetesuar i syve te lodhur e te skuqur na e ftohu perseri. Ne fillim ai nuk foli . Pastaj tha :
- Kush e mban mend gjyshin tim?
Ne shikuam njeri tjetrin ne sy. Te gjithe e kishim njohur e respektuar ate plak te mire qe gjente gjithnje kohe te na tregonte ndonje histori apo perralle kur ja kerkonim. Kujtonim mbremjet e ngrohta te veres kur ne i rrinim rrotull dhe e degjonim me goje hapur. Dinte te tregonte bukur. Te mahniteshme ishin dhe perrallat e tij. Me te preferuarat … ishin te gjitha te preferuara. Na kish bere pershtypje ajo e gladiatorit qe kishte vrare veten ne vend qe te vriste shokun e tij te ngushte dhe kjo sipas tij kish ndodhur ja atje, tek amfiteatri i qytetit tone , ne mes te arenes.Dhe atje ku kish pikuar gjaku i tij kish çelur nje lule . Ai na kish vizatuar ate lulen e bukur te kuqe qe ngjante me nje lulekuqe. A nuk i kujtoheshin Shpendit keto? Ne flisnim duke nderprere njeri tjetrin dhe shihnim qe shqetesimi ne syte e tij rritej . Po, i kujtoheshin, edhe se ai ishte me i vogel se ne nja dy vjet, diference kjo jo e madhe , por jo per mosha te njoma. Ai per pinte çdo fjale e tundte koken. Mua mu kujtua se kisha degjuar gjyshin tim se gjyshi i gjyshit i Shpendit kish ardhur nga shume larg prandaj dinte gjithe keto gjera. Diku Shpendi na nderpreu.
- Cilet ishin shoket e tij?
Kjo pyetje na la me goje hapur e ne i hodhem njeri tjetrit nje veshtrim kuptimplote. Ai vazhdonte te mos ishte ne vete.
- o -
Megjithate kjo pyetje na vuri ne mendime e tek vazhdonim te pinim te heshtur kafene filluam te rremonim ne kujtimet tona te femijerise. Kish qene vertet e bukur femijeria ne lagjen tone. Nuk ishim si lagjet e tjera te ndara sipas fese, ku ishin ose vetem myslymane ose kristjane , megjithese edhe ne to nuk kish kushedi çfare fanatizmi. E jona ah, e jona kish nga te gjitha. Kishte familje myslymane, muslyman bektashinj, katolike , ortodokse e ne femijet gezonim tere festat e tyre. Hanim hashure ne festat e bektashinjve, qingjin e bajramit e te pashkes, vezet e kuqe te krishtlindjeve i thyenim gjithe qejf me njeri tjetrin e kush do te dilte me i forte mburrej, hanim byrekun e qumeshtit me shprese se monedha do te na qellonte e do te ishim me fat per gjithe vitin. I gezoheshim rrobave te reja qe na blinin per çdo bajram. Dhe kjo derisa nje shkolle u ngrit kunder fese e festat filluan te beheshin fshehtas e u rralluan , e me vdekjen e gjysherve tane e nuk u bene me. Mbeti vetem gjeli i detit per vit te ri ku lakmonim kofshen.Gjyshi i Shpendit ishte katolik e kisha degjuar se kish studjuar per prift jashte shtetit ndersa e shoqja ishte ortodokse. Nuk e kishim patur idene se ku qendronte ndryshimi mes katolikeve e ortodokseve dhe as qe e vrisnim mendjen per kete. Pak me tej shtepise se Shpendit ishte shtepia e gjyshit te Nadires, se shoqes se Arifit, dhe ai me duket se kisha degjuar se kish studjuar per hoxhe ne Stamboll, por keto ishin fjale qe veshi m’i kish kapur pa dashur tek luanim e vraponim nga shtepia ne rruge e anasjelltas me ate nxitimin qe kane femijet per te luajtur sikur ta dine qe koha e lodrave eshte e shkurter e kalon shpejt. E cila kohe nuk kalon shpejt ? A nuk kalon shpejt rinia me simpatite e dashurite e para, a nuk rriten sa hap e mbyll syte femijet e nuk arrijme t’i gezojme dot pasi te rrembyer nga hallet e punet mendojme se jane akoma te vegjel e ka kohe , dhe kur kujtohemi ne vend te vajzes e djalit te vogel shohim para vetes nje grua te re e te bukur e nje djalosh te pashem ? A nuk çuditemi kur shikojme fotografi te koheve te shkuara e nuk njohim veten ne to , aq shume kemi ndryshuar? Po, Nadirja e kish patur gjyshin hoxhe dhe une e kisha pare vetem nje here me çallme ne koke , nuk me kujtohet kur , e me vinte per te qeshur. Babait tim i thonin “ i pafe” sepse prinderit e tij ishin te feve te kunderta por une kam pare aq respekt e dashuri te ndersjellte ne ate çift pleqsh sa kurre nuk kam dashur te di se kush ishte myslymani e kush i krishteri. Mbaj mend qe gjyshja ime mbante te varur ne qafe nje varese ku kish vene nje kryq dhe nje gjysmehene te cilen ma kish dhuruar pak para se te vdiste por une ja vura ne arkivol kur e varrosen, nuk dija ç’te beja me te. Cudi, dhe ne ishim te tere shoke qe luanim e benim zarare bashke neper lagje duke kaluar avllite e kopshteve e duke vjedhur qershi e kumbulla, djem e vajza se bashku e pastaj ishim dashuruar e martuar, biles edhe ai Arif Zikoja qe nuk mundnim ta shikonim me sy tani , dikur kish qene shoku yne i lojrave….
- o -
Safeti, keshtu quhet i ati i Altinit, hyri ne kafene me nje çante leckeje te vjeter ne dore dhe u drejtua ne tryezen tone. E shikuam te habitur pasi ai nuk vinte ketu qe kur i biri ishte lidhur me Luanin ne ato pune te felliqura, i vinte turp. Une u çova mora nje karrike tjeter dhe e ftova te ulej. I porositem kafene. Muhabeti u be kaps. Nuk dinim ç’ti thonim e prisnim te fillonte ai i pari. Ai piu kafene kokeulur dhe pa thene asnje fjale vuri trasten mbi tavoline dhe nxorri prej saj nje kuti te vogel te praruar. Ishte shume e bukur dhe ne je ngulem syte te habitur. Nga e kishte psonisur apo mos ishte nje nga ato gjerat e shumta qe kish vjedhur i biri? Ai nuk foli dhe per disa çaste e pastaj tha :
- Nuk eshte ashtu si e mendoni ju, e di. Ka qene e gjyshit dhe ma ka lene mua. Me thene te drejten nuk i kam treguar kujt dhe nuk do te ndahesha prej saj por kam hall. Altini eshte zhdukur.
- Ka ikur jashte shtetit.- ja priti per habine e te gjitheve Shpendi.
- Jo. E kane pare te shkoje deri ne hyrje te tragetit e pastaj eshte kthyer prape.- u pergjigj kokekulur Safeti, i vetmi qe nuk e vuri re se ishte Shpendi ai qe kish folur. Veshtruam Shpendin qe ja kish ngulur syte e çakerdisur kutise.
- C’ka ne te ?- pyeti duke zgjatur duart per ta marre.
Safeti u tregua me i shpejte. Rrembeu kutine dhe e afroi prane vetes.
- Nje dry, nje dry floriri dhe them se bashke me kutine duhet te kushtoje diçka. Me duhen para se dua te pajtoj dike per te kerkuar tim bir. Parate e tij me ngjallin krupen e nuk dua ti perdor.
- Sa don per te ?- syte e Shpendit digjnin ethshem.
- Po ja… them nja pese milion…
Ai nuk e mbaroi dot fjalen. Si nje kafshe e eger grabitqare Shpendi u hodh mbi te dhe ja rrembeu kutine nga duart e doli duke vrapuar. Ne dere u perplas me Arifin qe po hynte ne lokal me Korinen e bukur. Nga perplasja Arifi humbi ekuilibrin e desh u rrezua. Syte e tij te gjelber u ndezen. Shpendi mbeti nje moment i gozhduar nga ata sy e pastaj e shtyu menjane e ja mbathi. Safeti i shkrete qe kish brofur me kembe u leshua mbi karrike duke mermeritur :
- O Zot ç’me gjeti, ishte e vetmja shprese qe kisha.
I porositem nje raki qe te mblidhte veten dhe e siguruam se heret a vone Shpendi do t’ja kthente, ishte nje i mete fundja , por nuk ishte hajdut. Por me vete mendonim se sa te pakta ishin shanset pasi nga nje i tille çfare nuk pret.
- o -
Shpendi e beri rrugen per ne shtepi me vrap. Kish filluar ta ndjente ate eren e rende e te bezdiseshme ne ajer. Sonte duhet te vije, me ka lene mjaft kohe te qete , por sonte do te kem vizite. Zbriti ne qilar e hapi kutine. Brenda ishte nje dry i arte shume i ngjashem me ate te pergamenes. E mori ne dore dhe nje ndjesi e ngrohte i pershkoi tere trupin e i dha force. Ky duhet te jete. E futi ne baulen e vogel e pastaj u ngjit lart ne dhomen e gjumit ku kish fshehur parate e droges qe i kish marre Tonit ate nate para se ta hidhte ne bunker… Ky kujtim i dha bezdi, e dinte se ç’te keqe kish bere por tani nuk duhej te mendonte per kete . Numeroi parate , i futi ne xhep e doli prape duke vrapuar. Ndjehej me mire, nje fije shprese se gjerat po vinin duke u rregulluar po zinte vend ne shpirtin e tij. Dalloi Arifin qe kish zene vend prane dritares se kafenese dhe shkelqimi i gjelber i syve te tij , te ngjashem me ate flake te neveriteshme ne ato dy zgavra te zeza, po tjeter ç’fare i kujtonte ajo ngjyre ? Ate shishen e vogel tek pergamena. Mos valle do ti duhej…Ai levizi doren sikur po largonte nje insekt te bezdisshem, kjo nuk kish lidhje , megjithate prape diçka i rreshqiste e nuk po e kapte dot, ishte aty ne ate cep te trurit te tij e nuk donte te zgjohej. Pas nje çasti ndodhej para Safetit dhe i hodhi mbi tryeze nje tufe parash.
- Ke dhjete milion, numeroi po deshe!
E pastaj doli e u zhduk neper nate.
- o -
Po ta kish pare njeri ne fytyre tek endej rrugeve do te mendonte se ish nje budalla i mjere qe qante. Lote te hidhur pendimi e deshperimi i zbrisnin faqeve te ronitura. Si nuk u thane xhanem, mendoi ai, kam qare kaq shume keto dite. I vinte keq per Safetin apo per veten e tij qe nuk kishte patur guximin t’i thonte se nese i biri nuk kishte hipur ne ate traget nuk kish per ta pare me kurre edhe sikur te harxhonte tere arin e botes. Pra e kish marre, e kesaj here nuk kish patur nevoje per ndihmen e tij. Mire qe tjetri eshte i kyçur aty brenda, por tani dhe kjo nuk e ngushellonte. Pas Altinit ai do te behej akoma me i fuqishem dhe Shpendi nuk kish as me te voglen ide se si do te dilte nga ky lemsh ne te cilin ishte futur. I vetem nuk do te mundete. Padashur kembet e kishin çuar para bunkerit. Zot me fal, dukej si nje gje e gjalle qe merrte fryme e shtriqej i kenaqur, i nginjur , por ai e dinte se shpejt do te zgjohej e do te kishte prape uri dhe atehere nuk kish vrime ku te mund te ishte i sigurte i biri i Arifit dhe per nipin e tij do te ishte fundi. Ku te shkoj e te perplasem? Kembet e çuan perseri ne kafene.
- o -
Ishte vone, ne e dinim qe ishte bere vone, por nuk kishim luajtur vendit. Shpendi na kish çuditur te gjitheve. Nuk kish mundesi te ishte i çmendur, por ç’po ndodhte me te? Kujtuam çdo fjale te tij, i kthyem mbare e prapsht tere termat e asaj bisede por nuk po ja gjenim dot fillin. Ku i kish gjetur aq para? C’i duhej ai send qe e kish rrembyer ashtu? Hamendjet ishin te shumta. Kishim rrokellyer edhe nja dy gota te tjera. Safeti ish larguar, po ashtu edhe Arifi. Kishin ikur pothuaj te gjithe e kishim mbetur vetem ne, qe ashtu te trullosur nga rakia e kishim lene fare muhabetin e Shpendit e nuk e di se per çfare po qeshnim kur ja behu perseri ai me nje cope leter ne dore.
- Me duhen keto sende ! – tha.
Ne e kaluam letren dore me dore. Nje bibel, nje kuran, nje varese, nje dry, nje shishe.Filluam te qeshnim dhe mendimi se Shpendi ishte ne rregull nga trute na braktisi perseri. Ai na shikoi ne sy njerin pas tjetrit por nuk qeshi. Nxorri nje laps nga xhepi dhe i vuri kryq bibles e drynit.
- Keto i kam. Te tjerat me duhet ti gjej patjeter!
- Kollaj,- I them une,- nuk eshte zor ti gjesh keto gjera. Dalim neser ne mengjes bashke, kalojme nga xhamia dhe marrim nje kuran ndersa ne treg blejme varesen dhe shishen
- Mos u tall me mua. Po te ish aq e thjeshte do ti kisha gjetur. Kurani qe me duhet eshte shume i vjeter, varesja,- dhe ai filloi te zhkarraviste diçka ne fkete,- dhe shishja,- ai vazhdoi te punonte me laps dhe kur mbaroi me zgjati fleten,- eshte kjo. Tash me thuaj ku mund ti gjej ne mundesh.
Dora ne te cilen kisha fleten zuri te me dridhej nga emocioni. Ishte ajo varesja ime qe me pat dhuruar gjyshja, vertet nuk ishte vizatuar aq bukur ,po njihej, dhe isha i sigurte qe ishte ajo. Atij nuk i shpetoi kjo gje. Me kapi doren e me veshtroi drejt e ne sy. Jo, ky nuk eshte i çmendur mendova padashur, eshte me ne rregull se une.
- Cfare din per kete varese ? – e pyes une.
- Ti e ke pare ? Din ku ndodhet, me thuaj te lutem qe po !- zeri i tij ishte lutes.
- Ka qene e imja dikur. E kam varrosur bashke me gjyshen qe m’a kish falur.
Ai me leshoi doren e u leshua mbi karrike. Ne ja kishim ngulur syte. Jo tani alkooli kish mbaruar efektin. Gjendja ishte bere shume interesante dhe ne ishim bere tere sy e veshe. Fati , qe ishte ulur prane meje e beri te kerciste karriken ku ishte ulur.
- Te duhet medoemos ?- e pyeti.
Shpendi u be gati te fliste por trak truku i nje pale takave qe hyne brenda e tingelluan ne ate lokal te qete ne ate ore te vone te nates na terhoqi vemendjen. Ishte Korina e bukur qe ishte kthyer per te marre çanten qe kish harruar aty me pare. Ne e ndiqnim me sy. Pastaj u kthye me ato levizje te hijshme e te shkatheta e tek kaloi prane nesh shikimi i ra mbi tryeze e pa vizatimin. Qeshi me ate te qeshur kumbuese me te cilen u merrte mendte djemve e foli :
- Edhe Arifi ka nje shishe te tille. E mban ne sallen e pritjes e mburret me te.
Ne e shikuam te habitur por ajo qe na beri habine me te madhe qe Shpendi qe i kapi doren e ja puthi. Ajo e terhoqi dhe u largua me kukurisma.
- Hajdeni!- tha ai,- Shkojme ne varreza e me trego varrin e gjyshes tende! – Dhe pa me lene kohe te mendohem me kapi per dore e me terhoqi…
- o -
Dhe ja ku ishim naten ne mes te varrezave, te peste, tek kerkonim varrin e gjyshes sime. Mendimi se ky i lajthitur donte te hapte varrin e te shqetesonte kockat e asaj gjysheje te mire m’i cingriste nervat , por nga ana tjeter kurioziteti ishte me i forte. Perse i duhej ajo varese ? Kuptohej se per te kish rendesi te madhe. Pastaj me vriste ndergjegja se i kisha premtuar gjyshes sime se nuk do te ndahesha kurre nga ajo varese dhe … si me kish thene, se nje dite do te me duhej , ne mos mua… duhej ta lija trashegim , ndersa une… Nuk ishte e lehte te gjeje varrin pasi varret ishin shumuar e kishin germuar vend e pa vend , edhe rruginat qe dikur i ndanin ne parcela ishin mbjellur me varre te rinj. Me ne fund e gjeta dhe u thirra te tjereve qe mundoheshin me kot te lexonin emrat neper pllaka. Nata ishte e ngarkuar me re , e nje ere e forte po ngrihej. Do te bjere shi, mendova, dhe eshtrat e saj do te lagen. U mblodhem te gjithe rreth tij e nuk dinim nga t’ja fillonim. Bari e kish mbuluar nga te gjitha anet e mua me erdhi turp nga vetvetja qe nuk kisha gjetur pak kohe e te vija e ta pastroja si ate ashtu dhe varret e prinderve te mij. Shpendi u kerrus e filloi te prekte anet e pllakes se mermerit e kur arriti ne krye dora i hasi diçka. E kapi dhe e ngriti. Ishte nje zinxhir i arte ne te cilin dy sende te vogla shndrisnin ne erresire, nje kryq i vogel e nje gjysmehene. Ai ra ne gjunje aty ne mes te varrezave e ngriti duart e fytyren nga qielli dhe briti : -“Zot, te falemnderit”- Nje vetetime qe u pasua nga nje bubullime e forte u duk sikur qielli i ktheu pergjigje. Shiu filloi me rrembim e ne u larguam duke vrapuar, pese burra si dikur kur ishim femije…
- o -
Shiu vazhdoi tere naten. Trokellima e tij neper xhame perzihej me gjumin dhe endrrat tona qe ishin nga me fantastiket pas asaj vizite qe beme ne varreza. Dy duar te dashura e te kujdeseshme qe percillnin ngrohtesi e dashuri me rregulloi çarçafin mbi supe dhe une mendova se ishte ime shoqe. Por kur u ktheva pashe gjyshen prane shtratit qe me buzeqeshte. Desha t’i flisja por ajo vuri gishtin tregues mbi buze “shet” . U tret ne erresire duke buzeqeshur. Une brofa me kembe. Nuk me kish ndodhur me pare. C’po ndodhte valle? Mos valle dhe Shpendin e vizitojne te vdekurit ne gjume ?
- o -
Shpendi ishte ne qilar duke kundruar sendet tek ndjeu prezencen e asaj gjeje ne shtepi. I vuri te gjitha ne baule dhe i mbuloi . Nuk i dihej, po ti gjente , ajo mund t’ja shkaterronte e pastaj…Vertet po pastaj?
Ja neser mund ti kish te gjitha ne dore por çdo te bente me to ai nuk kish idene. Ajo gjeja ish afruar e kish mberritur pas deres se qilarit , ai e ndjente, ndjente ate fryme kufomash te kalbura e dihatjen e saj.
- Shpendi!- nuk ishte me peshperitje.- Dil qe andej!
Por ai nuk kish ndermend te dilte, le te vinte ketu, fundja nese donte ta vriste per ate ishte njesoj si atje lart si ketu. Tingujt vinin me te zemeruar e ai degjoi zhurmen e gjerave qe perplaseshin e thyheshin pas deres se qilarit. Atehere e kuptoi se ajo nuk mund te hynte atje brenda,. Mendimi se ato sende kishin fuqine per ta mbajtur larg e binden qe ishte ne rruge te drejte. Neser do te marr shishen e Arifit, ajo duhet te jete. Ai fill mendimi qe kish perzene disa ore me pare perpara deres se kafenese u kthye e zuri vend ne trurin e tij dhe ai buzeqeshi padashur. Kish gjetur dhe nje send tjeter qe i duhej. Zhurmat pertej deres vazhduan nje cope here e pastaj pushuan e ai kuptoi se ishte larguar pasi vendin e asaj ere te rende e kuterbuese e zuri ajri i fresket e i pastruar nga shiu qe hyri nga dritarja e vogel. Ai u shtri ne dheun e ngjeshur dhe e zuri gjumi. Ai engjellush i vogel e gazmor zbriti dhe e puthi ne faqe. Shpendi buzeqeshi ne gjume.
- o -
Te nesermen qyteti ziente nga lajmi se edhe tre a kater djem ishin zhdukur pa nam e nishan e vazhdonin t’i kerkonin. Me thene te drejten shume vetave nuk u erdhi dhe aq keq pasi ishin djem me reputacion jo te mire dhe u shprehen me gjysem zeri se ishte me mire keshtu, por lajmi ne mesdite se kishin gjetur njerin prej tyre te shqyer si mos me keq ne breg te detit, ne ate pjese ku derdheshin ujrat e zeza, i beri t’i vriste ndergjegja e te kafshonin gjuhen. Nje kuterbim akoma me i qelbur nderej mbi gjithe qytetin e ndihej edhe buze detit ku njerezit shkonin per te thithur pak ajer te paster. Me renjen e muzgut rruget u shkretuan , njerezik kishin filluar te kishin frike te rrinin jashte…
- o -
Lajmi qe i biri ishte zhdukur nga burgu i ra si nje kove akulli mbi koke e supe. Rojet betoheshin se ai kish qene aty , se ne mbremje i kishin çuar ushqim e cigare, por kur kishin bere kontrollin e rutines gjate nates, qelia ishte bosh. Ne dysheme kishte vetem ca pika gjaku. Asnje shenje tjeter. Oficeret vinin rrotull te xhindosur dhe rojet e nates i kishin rrasur ne qeli. Asnje nuk i besonte, me siguri kishin marre para dhe e kishin lene te ikte. Por zemra e saj prej nene nuk e besonte kete, e ndjente, nje rrezik i madh i kanosej te birit. U end rrugeve derisa kembet ju lodhen e nuk e mbanin me , kish dite qe nuk hante, çdo gje qe kish te bente me te ushqyerit i ngjallte neveri.Padashur kembet e kishin çuar ne lagjen e vjeter. Ja tek ishte dhe kafeneja qe ishte ende bosh, njerezit nuk kishin ardhur akoma te pinin kafene e mengjesit, ndersa ajo nuk kishte vene dot gjume ne sy e pa gdhire kish shkuar ne komisariat. Pa stolin bosh e i erdhi keq qe Shpendi nuk ishte aty. Paçka se nuk i fliste ai e degjonte. U ul mbi stol me syte ngulur ne kalldremin e vjeter qe e njihte aq mire. Ja, tek ai guri atje dikur ishte penguar e rrezuar. Tek ajo qoshja tej nuk ishte afruar kurre se gjyshja i kish thene dikur se atje nje here nje kale karroce i kish kafshuar faqen nje gruaje qe kalonte rruges. Kjo e kishte frikesuar aq shume sa ajo tere jeten e saj kur shihte karroca me kuaj largohej me te shpejte. Po tani nuk kishte me kuaj. Vetem makina si kjo qe po kalon tani. Buria e makines qe siç duket shoferi pershendeti dike rruges e ktheu ne realitet. U çua me kembet qe i merreshin e u nis drejt shtepise me sy e shpirt te thare. Ajo tashme e dinte , edhe pse thelle vetes se saj nuk donte ta pranonte , nuk
do ta shihte me kurre birin e saj.E ndjente…
- o -
Si somnambul u drejtua ne shtepi. Kur hapi deren degjoi te qeshura e kukurisma qe erdhen nga dhoma e te shoqit. Si nje hije u peshtet pas murit e u be njesh me te. Nuk ishte hera e pare. Shume here. Dhe tani me ate qe deri pak dite me pare ishte me te birin. Nuk do te ndryshoje kurre, mendoi , nuk mund te rrinte pa i marre te dashuren dhe te birit. Dyshimi se ishte ai qe e kish futur ne burg te birin nuk e befasoi, por erdhi e u perforcua edhe me shume. Pra kjo kish qene aresyeja, per nje putane kish tradhetuar birin e saj. Hija u shkeput nga muri e hyri ne dhomen e Luanit. Shkoi drejt e te komodina e mori pistoleten, e dinte qe ishte aty. Katandisur ne ate fare feje sa kishte frike te flinte pa nje pistolete afer, ja si kish perfunduar . Fajin e kish ai ,qe tashme ishte me putanen ne dhomen tjeter. Me mire ne burg se sa nje jete me ty ,qen, mendoi tek hapte dhomen e gjumit te te shoqit. Shtiu, nje here, dy, tre … derisa karikatori u zbras i teri dhe kerciti bosh. Hodhi armen pertoke e u nis drejt salles ku ishte ballkoni…
- o -
Shpendi shterngonte ne dore shishen e vogel e ishte bere gati te dilte nga shtepia e Arifit. Te hynte aty e ta gjente kish qene nje loje femijesh per te. Pasi e zonja e shtepise kish dale qe pa gdhire dhe i zoti ish i zene… Kercitja e çelesit ne braven e deres se jashtme e detyroi te fshihej pas nje kolltuku. Kush te ishte valle, mos ndonje tjeter kish ardhur te kerkonte shishen ? Ndjeu zemren t’i rrihte me rrembim ne kraheror. Figura e imet e Nadires e qetesoi. E pa te peshtetur pas murit tek degjoheshin zerat qe vinin nga dhoma tjeter. Pastaj ajo hyri ne nje dhome dhe ai u be gati te dilte e t’ja mbathte. U çua e beri disa hapa te kujdesshem drejt koridorit por u kthye shpejt pasi e pa tek po dilte me diçka ne dore. Pastaj ndjeu te shtenat e shurdhera te armes me silenciator, zhurmen e armes qe u perplas pertoke dhe ajo qe i kaloi prane e doli ne ballkon. E gjitha kjo ndodhi aq papritur per te sa kish mbetur i ngrire dhe e ndiqte me sy. Befas nje drite alarmi u ndez ne trurin e tij. U hodh mbi te dhe e terhoqi ne çastin qe po matej te hidhej poshte. “Sheet”- i foli ne vesh me ton urdherues, -Eja me mua ! “ E terhoqi per dore si nje femije te vogel e tek kalonin ne korridor rrembeu armen qe ishte pertoke dhe e futi ne xhepin e pantallonave. Kjo grua kish vuajtur mjaft edhe keshtu, nuk e meritonte burgun. Si dy hije ju pervodhen shkalleve e dolen jashte. Mire qe ishte ende heret e ne rruge nuk kishte shume njerez.
- o -
Ai i zgjati goten e mbushur me konjak dhe e keshilloi ta kthente me fund. Ajo here fiksonte dyshemene me dhe te ngjeshur e here syte e Shpendit. Ai rrinte i heshtur.
- E di, te kam kerkuar sot ne mengjes ?- Ajo fliste kuturu
Ai nuk i ktheu pergjigje por veshtrimi i tij ishte i ngrohte. Sa kohe kish qe askush nuk e shihte keshtu. E shikonin me perçmim.
- Kam frike per tim bir.Nuk eshte me ne burg, eshte zhdukur.
Syte e tij u shuan e fytyra ju zbeh.
- Cfare!? Nuk eshte me ne burg!?
Ajo nuk foli por ai tashme nuk kish nevoje per pergjigje. Pra e kish marre edhe ate.Nuk ishin bere shtate dite, por siç duket diçka ka nuhatur dhe ka shpejtuar. Ka frike, mendoi, por kjo nuk e lehtesoi. Ishte nje gare kush te dilte i pari, ai me gjeagjezat e tij apo ajo gjeja qe fitonte perdite me shume terren e fuqi. U alarmua. Duhej te dilte kishte edhe nje gje per te gjetur po nuk dinte se ku.
- Rri ketu, mos leviz. Une do te kthehem.
- Nuk kam ku te iki. Pastaj ky vend me zgjon kujtime te mira. Une kam qene ketu edhe here te tjera. Nuk te kujtohet , ketu gjyshi im me dhuroi nje kuran ndersa i yti te dhuroi nje bibel.-Shpendi ju sul dhe e kapi per supesh aq fort pa menduar se po i shkaktonte dhembje.
- Ku eshte, ku eshte kurani ?
- E kam lene tek guri…
- o -
E gjeti atje mbi gur tek pikat e fundit te shiut qe kishin rene mbi te po thaheshin. E mori nder duar dhe e puthi. Pastaj e fshehu nden kemishe e u kthye me vrap drejt e ne qilar. Nadirja ishte ashtu siç e kish lene me pare , nje statuje e harruar. Ai qendroi nje çast. Mjerim dhe deshperim, ja si do ta quante po ta shihte ne ndonje ekspozite . Nuk i foli, ngriti pllaken qe mbulonte gropen e nxorri baulen e vogel e te praruar. E vuri mbi tryeze e filloi te nxirrte nje e nga nje sendet qe ishin brenda. Nga poshte kemishes nxorri kuranin dhe e vuri prane tyre. Tani nuk i mungonte asgje , po si t’i perdorte? Nadiren qe njohu librin e saj , kureshtja e afroi prane tryezes. Mori ne dore lemshin e perit dhe pasi e rrotulloi disa çaste neper duar i gjeti fillin. Shpendi e veshtronte me goje hapur. Ajo la lemshin mbi tavoline e mori biblen duke e veshtruar me kujdes. Mendja e saj e mpire diçka kerkonte te kujtonte. Levizi me kujdes gishtat mbi kapakun e prapem, e ferkoi me delikatese dhe per çudine e Shpendit kapaku u nda ne dy pjese, nje flete u shkeput prej tij e ra pertoke. Ai e rrembeu dhe pa disa rreshta ne nje shkrim te pakuptueshem qe atij ju duken si hieroglife. E afroi letren prane syve por nuk kuptonte asgje. Shkendijeze e shpreses , qe ju ndez nje moment , u shua. E ktheu nga ana tjeter. Kish diçka te shkruar edhe aty. Njohu kaligrafine e gjyshit, nuk mund te gabohej, per me teper ishte shqip. E lexoi me nje fryme por nuk po ja nxirrte dot kuptimin, dukej sikur dikush ishte tallur me te, Aq pa kuptim ju duk sa mendoi se ishte e gjitha pjese e fantazise se tij. Ose e gjyshit. Fjalet nuk ishin te huaja per te, i kish degjuar edhe kur ishte i vogel, gjyshi ishte munduar t’ja mesonte permendesh, por ai ishte aq i vogel… Mbylli syte e u mundua t’i sillte ndermend. Gjyshi qendronte perballe tij dhe ai me ate ze te holle e te brishte… O ti gjallese e se keqes dhe jehone e saj… ardhur nga Atlantida …. Me paraardhesit tane…debuar nga vendi i faraoneve ku diell e lulezim kish…nga Jeruzalemi … ku faren e meshires e dashurise hodhi perendia… nga Stambolli qe shkelqim pati… o ti, krijese e zilise e makuterise…qe ushqim … vuajtje ,lot e dert njerezie ke… te urdheroj ne emer te asaj qe me zemer beson njerezia… lidhu me fijen e aresyes…kalo ne çelesin e drites … ne vazon e harrese HYR!
Shpendi vuri re se bashke me te dhe Nadirja po thosh te njejtat fjale…
- o -
Nadirja terhoqi zinxhirin e holle dhe syte i shkelqyen nje çast. Ja vari ne qafe Shpendit. Ai e la ta bente. Pastaj mori ne dore shishen e qelqte dhe i fryu ngadale brenda . Avujt e ngrohte te frymes se saj veshen qelqin nga brenda dhe filloi te dukej diçka, ne fillim e turbullt por figura filloi te merrte forme. Shpendi shikonte si i hipnotizuar. Ishte nje dry, ne vrimen e tij ishin futur dy fije, jo ishte nje fije e vetme , skajet e se ciles futeshin aty brenda pasi kishin bere nje rreth dhe poshte drynit afer vrimes rrinte nje shishe sikur priste te mbushej , tapa rrinte siper ne ajer gati per ta mbyllur. Tashme Shpendi e kish çdo gje te qarte.
- Nga i din keto ? – pyeti me gjysem zeri.
- Ishte nje loje qe e kemi bere shpesh kur ishim te vegjel. Nuk te kujtohet ? Gjysherit tane ishin miq e vinim shpesh ketu.
Jo, atij nuk i kujtohej por i besonte asaj. U ul ne gjunje dhe i puthi duart me mirenjohje.
- Rri ketu e me prit. Kam diçka per te te thene, ndoshta nuk eshte ajo qe desheron te degjosh por… do te te gezoje shume.
- o -
- Tritol, dinamit, ç’mund te gjesh , me duhet patjeter sot ! – ma perplasi kerkesen e tij ne fytyre sapo gjeti çastin qe une isha vetem ne kjoske . Ime shoqe nuk ishte ndier mire ate mengjes dhe une isha gozhduar aty duke mallekuar veten qe nuk kisha gjetur akoma guximin ta shisja ate objekt qe na siguronte buken e gojes e te fusja parate tek firmat.
- Nuk mundem. Sot duhet te rri ketu e te shes.- I them.
- Per hater te Zotit !
E pashe ashtu te rrenuar e mu kujtua nata e kaluar ne varreza ku gati kisha ç’varrosur gjyshen e nje vale inati me pushtoi te terin.
- Hiqmu sysh Shpend! Nuk kam ku ta gjej.
- Do te ma gjesh se s’ben!- Syte e tij shkrepetine duke me kujtuar Shpendin e mete i cili kish filluar te me mungonte. Problemet kishin lindur nga çasti qe e kisha kujtuar ne rregull nga trute.
- Cfare don te besh me te ? Ke don te hedhesh ne ere ? Arifi ka vdekur , e kane gjetur te vrare.-
Atij nuk i levizi qerpiku dhe kjo me beri te dyshoja se mund te ishte ai pas kesaj vrasjeje. Perse jo, kish te gjitha aresyet per ta bere, a nuk e kish kalbur ai ne burg ? Shpendi budella ishte i pademshem ndersa ky qe kisha para meje…
- Degjo ketu, ti me gjej ate qe me duhet dhe une do te te them se per çfare e dua. Sa per Arifin , besome, ishte nje engjell para atij qe dua t’ja servir dinamitin, se kur…
Ai nuk e mbaroi dot fjalen.Nje makine polizie ndaloi prane kjoskes dhe Besimi doli prej saj. Ishte me uniforme por kjo nuk na habiti shume, nuk na e kish hedhur me ate koperture qe kish krijuar. Ai ju drejtua Shpendit.
- Me vjen keq por duhet te vish me mua ne komisariat. Arif Zikon e kane gjetur te vrare dhe dikush tha se te ka pare te sillesh aty rrotull. Do te te marrim ne pyetje.
- Nuk vi, nuk di gje dhe nuk kam pare gje !- Tha Shpendi me syte qe i leshonin xixa. Ne dore vura re se mbante nje çante te cilen e shterngoi fort e desh t’ja mbathte. Do ta kapnin e do ta mbanin brenda dhe mire t’i behej. Pale po kish guxim e vinte e me kerkonte tritol.
- Nuk eshte dhe aq pergjigje prej budallai,- ja preu Besimi duke u bere shenje dy policeve qe e shoqeronin te afroheshin.- Eja me mua se do ta kesh pisk punen.
- Lere te qete zoti Besim, ai nuk ka qene asgjekundi pa mua kete mengjes.-Une nuk njihja zerin tim tek flisja.- E kam marre qe heret nga shtepia per te me ndihmuar se kam gruan te semure. Nese nuk beson shko e kontrollo. Pastaj te te vije turp qe sillesh keshtu me nje gjysme njeriu. Nese je i zoti shko e gjeje kush e ka katandisur keshtu, ata futi brenda ti, e jo kete.
Besimi leshoi krahun e Shpendit dhe erdhi e me qendroi perballe. Ishte skuqur i teri ne fytyre.
- Duhet te kesh me shume respekt zoteri per uniformen qe kam veshur- tha ai me ze te ulet por dukej se po ziente nga brenda.
- Respekti nuk fitohet me uniforme zoteri por me veprime. C’ke bere per ta fituar , je lodhur duke ndenjur ne kafene ndersa djem te rinj jane zhdukur e vajzat tona shiten rrugeve te Europes per nje kafshate buke ?.- ja kthej dhe une me ze po te ulet.Ai uli koken e mbeti ashtu per disa çaste. Pastaj veshtroi Shpendin qe ishte dy hapa me tej e u kthye nga une.
- Mund te te ze bese qe ka qene me ty?
Tunda koken ne shenje pohimi. Ai u fut ne makine dhe u largua. Zhap zhupi i lodhur i Shpendit m’u afrua.
- Faleminderit- tha me zerin qe i dridhej.
- S’ka perse. Eja pas dy oresh te marresh ç’ka te duhet.
E ndoqa me bisht te syrit tek largohej i kerrusur sikur nje mal me halle mbante mbi vete. Mbylla kjosken e dola te kryeja porosine e tij. Nuk ishte pune e veshtire, çfare nuk gjeje ato dite, mjaft te kishe para e te dije ku te kerkoje.
- o -
Ai shkoi ne kishe e ndezi shume qirinj. U lut shume e kerkoi falje per ç’kish bere. U lut qe Zoti t’ja sillte mbare e ta ndihmonte. Ndenji aty derisa u dogjen qirinjte. Kur doli jashte , hapin e kish me te lehte. Sot do t’i laj hesapet, duhet te nxitoj. E vetmja gje e mire ishte se familja e tij nuk ishte ketu. Ishte nipi i tij qe ajo gjeja donte, foshnjen e lindur, foshnjen qe bashkonte besimet e njerezve tek Zoti . Ai engjell i vogel, po t’a shtinte ne dore do t’i rriste pa kufi fuqite e tij e do te sundonte boten. Pra ai femije nuk kish qene frut perdhunimi, ish frut dashurie te paster. Po si ka mundesi qe Vesa ma kish mbajtur te fshehte, si ka mundesi … Si nuk e kisha kuptuar une xhanem se ç’digjej ne zemren e saj rinore? Jo, nuk ishte ajo qe ma pat mbajtur fshehur, isha une qe nuk e kisha pare se nuk doja ta shihja. Se doja qe ata sy te bukur e te dashur te shkelqenin vetem per mua, se ai ze engjellor te tingellonte vetem per mua… Isha une egoisti… Mjaft me keto, mendoi. Sido qe te ndodhe jam vetem une qe rrezikoj, ata jane te sigurte, kjo ka rendesi. Sot do te jete ndeshja e fundit perbindeshi im, sot. Le te fitoje me i forti. Befas ja shkrepi te qeshurit. I forte!? Ai!?
- o -
Kisha dy ore qe po e prisja dhe nuk kisha ngrene as dreke qe te isha aty kur te vinte, kisha bere vetem nje vrap ne shtepi per te pare time shoqe qe digjej nga ethet. Ime bije i rrinte prane e kujdesej per te. M’u be zemra mal e mendova se Zoti me kish falur nje vajze te mire, i dhente fat dhe e ndihmofte. Ky mendim me mallengjeu. Djali ishte ne pune , e kisha porositur te kthehej shpejt ne shtepi e te mos dilte . Kur mendoja se ç’kish ndodhur ato dite zemra me dridhej. I mbushur me ate ndjenje paqeje e miresie qe te jep familja u ktheva ne kjoske duke pritur Shpendin. Vapa ishte ulur kembekryq mbi qytet e nuk kish ndermend te ikte. Kisha bere ndermend ta qortoja per vonesen por kur e pashe te afrohej ashtu fill i vetem nuk ma beri zemra. Pa e pershendetur i zgjata pakon ku kisha peshtjelle ato qe kish kerkuar dhe ai i mori gjithashtu pa thene asnje fjale e iku. Befas m’u kujtua e i thirra :
- Shpend, gruaja jote ka telefonuar ne shtepine time. Nisen neser ne mengjes e neser mbrema jane ketu.
Atij i ra çanta nga dora e une per nje çast pata frike se mos ajo ngarkese eksplozivi shperthente.Mbeti aty me krahe te rene e mendova se do te rrezohej. Dola me vrap per t’i shkuar prane por ai tashme kish marre çanten e largohej me hap te shpejte.Une mbylla kjosken dhe e ndoqa pas pa i rene ne sy i shtyre nga meraku dhe kurioziteti. Kish diçka shume te rrezikshme aty brenda ne ate pako dhe une duhej ta dija se ç’do te bente me te. Ishte e drejta dhe detyra ime.
- o -
Ai duhej te ishte aty brenda. E ndjente se ishte aty, kish pune me te . Pas tij i vinte rradha vajzes e nipit te tij. I kish lene per neser. Sot do ta bente pushim, ndoshta nga mbremja mund te dilte … Bunkeri shkelqente ftohte nen rrezet e diellit, sikur donte t’u thosh kalimtareve qe te rrinin larg e te mos shqetesonin ate çast. Atij ju duk sikur degjoi britma qe vinin nga themelet e tij. U ul pertoke e hapi çanten. Nuk kish moment me te mire se ky, po t’a linte per me pas do te ishte shume vone. Ai e dinte se kur te mbaronte me Luanin do te dilte edhe me i fuqishem. Mori fryme thelle dhe vuri re se ajri ishte vertet i ngrohte por ne te ndihej aroma e luleve qe vinte nga vazot ne ballkonet e shtepive qe ishin me tej.Siç duket po fle. U ngrit e qendroi para deres se bunkerit. Uli çanten ne toke dhe e la te hapur. Terhoqi zinxhirin qe kish te varur ne qafe e puthi te dy medalionet. Ngriti fytyren e duart drejt qielli e u lut.
- Zot ! Qofsh me mua. Me ndihmo!
Pastaj nxorri lemshin e perit.
- o -
Une isha fshehur ne nje qoshe te rrugices dhe e veshtroja nga pas e mundohesha te gjeja me mend se ç’po bente. E pashe qe i erdhi rrotull bunkerit e po terhiqte diçka. Dikush nga kalimtaret ndalonte per ta shikuar se ç’po bente por kur njihnin ate burrin e mete largoheshin duke vene buzen ne gaz.Pasi mbaroi se ardhuri rrotull ndaloi para deres e nxorri nje dry qe shkelqente nden rrezet e diellit dhe e mbylli mbi ate qe ishte ne dere. Une fillova te afrohesha ngadale. Ai kapi dy fijet e fillit qe i kish lene pertoke dhe i futi ne vrimen e drynit. Cuditerisht qendruan.Nxorri dy libra qe i vuri njeri mbi tjetrin , mbi to vuri nje shishe te bukur dhe i mbajti poshte drynit. Mua me erdhi per te qeshur. Por shpejt kjo deshire me kaloi. Nje zhurme e tmerrshme u degjua te ngrihej brenda bunkerit , nje si hungerime e nje bishe te eger qe shqetesohet kur i prishin gjumin e une pata pershtypjen se bunkeri po nderronte forme. Filloi te dridhej e toka rreth tij luhatej sikur po binte termet. Shpendi u lekund e po binte. Pa u menduar u afrova e u peshteta pas tij per ta mbajtur. Tani dridhja e tmerri kaloi nepermjet tij tek mua e filluan te me dridheshin gjunjet. C’ish ajo ndjesi qe me mbertheu, gjaku filloi te rridhte furishem ne dejte e mij dhe ndjeva zemren te me çahej ne kraheror nga vuajtja, zemerimi, terbimi. Syte m’u perloten dhe per nje moment desh me ra te fiket nga lemeria kur m’u duk sikur nje puter e perbindeshme po dilte nga barku i bunkerit e donte te me mberthente. Degjova zerin e Shpendit qe po peshperiste, diçka po thosh…Ne fillim kujtova se ish çmendur perseri, ishin fjale pa kuptim… nuk ishin pa kuptim, diku i kisha degjuar edhe une, dikur i kam ditur permendesh. Zeri i tij ishte i dobet, u bashkova edhe une e filluam t’i thonim nga e para , nje here , dy, tre… “ne vazon e harreses HYR”… U degjua nje ulerime e forte e pastaj u duk sikur gjithshka u qetesua. Filli i tymit te zi qe filloi te dilte nga vrima e drynit e te hynte ne gryken e holle e delikate te shishes nuk me habiti me. Pas asaj qe kisha kaluar asgje nuk me bente me çudi…
- 0 -
Shpendi vendosi tapen mbi shishen e cila kish nderruar ngjyre e ish bere sterre e zeze.Pastaj hoqi zinxhirin nga qafa dhe e lidhi rreth e qark shishes e kete moment ajo humbi shkelqimin , u duk nje zinxhir i ndryshkur metali te zakonshem. Edhe dryni nuk ishte me i arte. Shpendi e hoqi dhe ate nga dera e bunkerit dhe se bashku me sendet e tjera i futi ne nje baule te arte e te bukur e cila me t’u mbyllur u shnderrua ne nje kuti te shemtuar teneqeje qe edhe po ta shihte njeri rruges nuk do t’i kishte hedhur syte dy here por do t’ja kishte futur me shkelm. Pastaj i futi ne nje çante e mori rrugen per ne shtepi. Ne fakt morem te dy rrugen pasi ishim aq te lodhur sa nuk ecnim dot pa u peshtetur tek njeri tjetri. Kur u ndame e pyeta se ç’kish ndermend te bente me eksplozivin dhe ai me tha se kur te dilte do te me therriste e do ta vinim bashke. Une nuk vij, i thashe, keto gjera prej te çmenduri qe kalova sot me ty me dalin e me teprojne per gjithe jeten. Ai vuri buzen ne gaz. E di qe do te vish , me tha, dhe une ika i zemeruar jo me te , por me veten time se e dija qe ai kishte te drejte. Vajta drejt e ne shtrat dhe ashtu pis e tere djerse rashe ne nje gjume te thelle ku gjyshja ime e mire me beri prape vizite duke me buzeqeshur e perkedhelur si atehere kur isha i vogel…
- o -
Ish erresire e thelle kur degjova trokitjet ne dritare. U çova dhe pashe Shpendin qe po me priste. Dola jashte dhe e ndoqa. Bunkeri ishte aty, vertet i zakonshem mu duk kete rradhe por hija armiqesore i kish mbetur. Kjo nuk me beri shume pershtypje, i tille me ishte dukur gjithnje. Vume dinamitin e u larguam me tej. Ndezem fitilat pasi kontrolluam qe nuk kish njeri rruges e pritem derisa filluan shperthimet e para. Me pas ua dhame kembeve e perfunduam ne breg te detit. Ketu Shpendi filloi te me thosh diçka se si ky perbindesh e kish ndjekur e torturuar qe ne kohen e burgut, se si kish zbuluar pa dashur baulen e vogel ne qilarin e shtepise … Une nuk i nderhyra, e lashe te fliste por nderkohe as nuk po e degjoja me. Kujtime qe me vinin nga larg , shume e shume vite me pare kur isha ende femije , kur mendoja e ndjeja si femije, pak me i madh se ai , mu kujtua legjenda qe na tregonte gjyshi i tij e qe i ngjante aq shume tregimit te tij. Kur mbaroi se foluri u ngritem dhe u drejtuam lagjes sone. Para se te ndaheshim me thote :
- Nuk do te shihemi per shume kohe. Neser ne mengjes do te nisem te gjej nje vend ku ta varros ate gjene. Tani nuk e di se ku por me siguri rruges do ta kem me te qarte.
Me zgjati doren. Dhe une i zgjata timen por pastaj nderrova mend. Hapa krahet dhe e perqafova. Me mall, ashtu siç e perqafoja kur shkoja ta takoja
ne burg. U ndame dhe secili hyri ne porten e vet…
- o -
Asnjerit nuk i erdhi keq per bunkerin qe mungonte te nesermen, biles morem fryme me lirisht. Nuk u zhduk me asnje djale tjeter dhe ajo dufme e qelbur nuk ndihej me. Por e keqja e kish hedhur faren e saj dhe vite te renda e te veshtira u desh te kalonim. Ato firmat e famshme qe na kishin bere te shijonim parajsen per pak kohe , u zhduken me tere parate e kursimet tona. Depo armesh u hapen e u armatosen edhe femijet. Nje kaos i vertete , pushteti ra perseri ne duart e krimineleve. Besimi u largua e shkoi ne qytetin e tij te lindjes ku fqinja e bukur ende e priste.Une qe kisha shitur kjosken e kisha futur parate e saj ne firme , mbeta me gisht ne goje e meqe pune nuk kish , mora rrugen e kurbetit me gjithe familjen time. Per Shpendin nuk degjova per vite me rradhe. Kur u ktheva pas shume vjetesh se malli po me mbyste ne ate qytet te huaj, shume te bukur vertet, por qe perhere i ftohte per mua, degjova se Shpendi ish kthyer e kish hapur nje lokal bar restorant e punet i shkonin mire. Shkova ta takoja e u ndala ne deren e lokalit. Pas banakut qendronte Shpendi me Riten. Ishte miku im, edhe pse floket i kish komplet te thinjur. Befas shikimet tona u kryqezuan e ai rendi drejt meje duke me perqafuar. Nuk mundeshim te thonim as edhe nje fjale por buzeqeshnim si budallenj me sy te perlotur. Me pas zume vend ne nje tavoline.
- Gjysh, t’ju bie diçka ?- degjova nje ze.
- Dy raki dhe dy kafe si fillim,- u pergjigj Shpendi. Pas pak çastesh nje djale i ri e i bukur u afrua me tabaka ne dore. Ngrita syte dhe ngriva i teri. Une e njihja ate fytyre, ata floke , ata sy… nuk kish mundesi. Vetem kete buzeqeshje te bukur jo. Nuk po ja ndaja syte megjithese Shpendi me shtypte kemben poshte tavolines. Djali e vuri re kete e buzeqeshi si i zene ne faj.
- Thuaj te verteten, te ngjaj me dike?
Une nuk fola. Presioni mbi kembe u shtua.
- Thone se i ngjaj shume babait.
Une heshta perseri.
- E ke njohur babane tim? Une nuk e kam njohur, si ishte?- ngulmoi djali.
Fillova te pertypem. C’ti thoja atij djali me buzeqeshje engjellore? Cfare?
- Ishte i ri dhe i bukur si ti- i thashe me ne fund.
Ai vuri buzen ne gaz perseri e tundi koken.
- Keshtu me thone te gjithe.- e u largua pasi vendosi gotat e rakise e filxhanet mbi tavoline.Une ju ktheva Shpendit e me nje note qortimi i them me ze te ulet:
- Kete nuk duhej te ma kishe fshehur.
- Me fal, nuk duhej te ta kisha fshehur.
- Gjyshe Diri – degjova zerin e djalit prapa meje e kthej koken. Ai i ishte hedhur ne qafe nje gruaje , fisnike, me floke te thinjur ku njoha tiparet e shoqes sone te femijerise. Ishin shume gjera qe shoku im m’i kish fshehur. Tek shihja ate shkelqim te bukur ne syte e Dirit tek adhuronte nipin e saj, mendova se nuk kish rendesi nese une i dija apo jo te gjitha. E pastaj edhe une nuk doja te dija asgje tjeter veç se ata njerez qe i doja me zemer te ishin mire e te lumtur. Te lumtur…Lumturia eshte fluturake , e dime mire ne te moshes sone , por ky moment ishte i lumtur…
- Toke ketu goten me mua miku im- dhe ngrita goten drejt Shpendit.
- o -
Ishte ky djale, mendoja tek shihja vijen e shkumes se bardhe te valeve qe linte prapa anija kur po largohesha perseri nga vendi im per t’u kthyer perseri nje dite, ekzistencen e te cilit une nuk e dija e kjo ma kish bere lemsh ate legjenden e stergjyshit te tij.Atehere, diçka nuk me kuadronte, pjeset ishin te shkeputura , pa lidhje e pa kuptim derisa… Po pastaj? Asgje. Une prape nuk do ta besoja , edhe tani qe rri nganjehere e mendja me kthehet prapa , e kam veshtire ta pranoj e ta besoj. Nuk e di se ku mbaron legjenda e ku fillon realiteti… ose ku mbaron realiteti e fillon legjenda. Ai fill peri, qe duhej te ishte fill i aresyes nganjehere keputet e duhet ta lidhesh , por ne momentin qe e ke lidhur ve re se e ke ngaterruar aq keq sa nuk din t’ja gjesh fillin…ndersa çelesin e drites qe eshte i diellit dhe i dijes, me kalimin e kohes e humb , e bashke me te humbet dhe besimin, ndersa vazoja e harrese … them se eshte bekim nga perendia, si mund te rrosh po te mbartesh ne shpirtin tend tere ato vuajtje e mundime qe ka kaluar njerezia…