Përhapja e vullkaneve dhe tërmeteve
Përhapja e CunameveTërmeti është fenomen i cili shkaktohet nga çlirimi i papritur i energjisë së grumbulluar, i cili shkakton krijimin e valëve sizmike (dallgëve sizmike). Në sipërfaqen e tokës, tërmeti shfaqet në dridhjet ose zhvendosjet e tokës (truallit) dhe nganjëhere edhe në krijimin e dallgëve detare, tsunami. Në të gjitha këto raste, tërmeti mund të shkaktojë dëmtime të mëdha njerëzore dhe materiale.Ai matet me ballë.Ballë quajmë njësia për të matur tërmetet.
Tërmetet mund të ndodhin si rezultat i veprimit të forcave të natyrës ose të shkaktohen si pasojë e aktivitetit njerëzor. Termi "tërmet" përdoret për çdo ngjarje sizmike që krijon valë sizmike, pavarësisht nëse ato janë me origjinë natyrore apo të shkaktuara si pasojë e aktivitetit njerëzor.
Llojet e tërmeteve
Kemi tre lloje kryesore të tërmeteve.Tërmetet vithisure ,tërmetet vullkanike dhe tërmetet tektonike.
Tërmetet vithisure
Tërmetet vithisure janë ato tërmete të cilat shkaktohen kur kemi rrëshqitje të masave të tokes.P.sh kur shembet ndonjë shpellë.Janë tërmetet më të dobëta dhe kane rreze veprimi prej afro 100km.Vetëm 3% e gjithë tërmeteve që ndodhin janë tërmete vithisure.
Tërmetet vullkanike
Zakonisht paraprihen nga erupcioni vullkanik, pra janë tërmete që shkaktohen nga veprimi i aktiviteteve vullkanike.Për nga intensiteti dhe fuqia e lëkundjeve vijnë të dytat pas termeteve tektonike.Rreth 7% e gjitha tërmeteve janë tërmete vullkanike.
Tërmetet tektonike
Janë lëkundje të fuqishme dhe përfshijnë sipërfaqe të mëdha të tokës.Zakonisht shfaqen në zonat me rudhosje të re, ku ngritjet dhe fundosjet e sipërfaqes së Tokës janë intensive.Vatra e këtij tërmeti gjendet në rreth 70km thellësi të Tokës e në disa raste edhe më thellë.Janë më të shpeshtat, rreth 90% të gjitha tërmeteve janë tërmete tektonike.Shfaqen rreth 80.000 tërmete tektonike në vit e prej tyre rreth 10 janë shumë të fuqishme.
Tërmete me origjinë natyrore
Shumica e tërmeteve me shkaqe natyrore janë pasojë e ndërtimit tektonik të tokës. Këto tërmete quhen edhe tërmete tektonike. Litosfera (lithosphere) e tokës është si një qilim i përbërë nga shumë pllaka tektonike të cilat lëvizin ngadalë, por në mënyrë të vazhdueshme nën ndikimin e nxehtësisë së mantelit dhe bërthamës së tokës. Anët e pllakave tektonike rrëshqasin ndaj njëra tjetrës duke shkaktuar forca fërkimi midis pllakave tektonike. Kur kjo forcë fërkimi kapërcen kufirin kritik, i cili quhet fuqia lokale, ndodh një thyerje e papritur. Kufiri i pllakave tektonike përgjatë të cilit ndodh thyerja quhet vija e thyerjes (fault plane). Kur thyerja përgjatë vijës së thyerjes sjell si pasojë zhvendosjen e dhunshme të kores së tokës, atëhere çlirohet energjia e tërheqjes ose përdredhjes elastike dhe krijohen valët sizmike duke shkaktuar në këtë mënyrë një tërmet. Llogaritet se më pak se 10% e energjisë së përgjithshme të tërmetit çlirohet në formën e energjisë sizmike, ndërsa pjesa më e madhe e energjisë përdoret për të furnizuar me energji zmadhimin e thyerjes së tërmetit dhe kthehet në nxehtësi. Prandaj, tërmetet e ulin potencialin energjitik dhe energjinë termike të tokës, por këto humbje janë të papërfillshme. Sizmiologët, për të përshkruar procesin fizik të shkaktimit të tërmeteve përdorin teorinë e çlirimit elastik.
Shumica e tërmeteve tektonike e kanë origjinën e tyre në thellësi më të vogla se disa dhjetra kilometra nga sipërfaqja e tokës. Tërmetet të cilët ndodhin përgjatë kufirit të pllakave tektonike quhen tërmete ndërpllakësore (interplate), ndërsa rastet më të rralla, kur ngjarja sizmike ndodh në pjesën e brendshme të pllakës litosferike, quhen tërmete brendapplakësore (intraplate).
Në pikat ku korja e tokës është më e trashë dhe më e ftohtë, tërmetet ndodhin në thellësi më të mëdha prej disa qindra kilometra nga sipërfaqja e tokës, përgjatë zonave të zhytjes aty ku pllakat tektonike zbresin në mantelin e tokës. Këto lloje tërmetesh quhen tërmete me qendër të thellë. Ka mundësi që këto tërmete shkaktohen kur materiali liosferik i zhytur pëson një transformim gjendjeje të menjëhershëm (për shembull nga olivinë në spinel), duke çliruar energjinë e grumbulluar, në formën e energjisë së tërheqjes dhe përdredhjes, energjinë kimike ose energjinë gravitacionale, e cila nuk mund të mbahet më në temperaturat dhe trysnitë (presionet) që ekzistojnë në këto thellësi.
Tërmetet mund të ndodhin edhe në zonat vullkanike dhe të shkaktohen nga lëvizja e magmës në vullkane. Këto tërmete shërbejnë si paralajmërim për shpërthimin e vullkanit.
Një teori e propozuar këto kohët e fundit tregon se disa tërmete mund të ndodhin gjatë një lloj furtunë tërmetesh, ku një tërmet do të shkaktojë një seri tërmetesh, secili i shkaktuar nga ndryshimet paraardhëse në vijat e thyerjes, të ngjashme me pasgoditjet, por të cilat ndodhin vite më vonë, dhe disa nga këto tërmete pasardhëse shkaktojnë po aq dëme sa tërmetet paraardhëse. Një fenomen i tillë u vëzhgua në rastin e rreth 12 tërmeteve që goditën Vijën Anatoliane në Turqi në shekullin XX, gjatë një gjysëm dyzine tërmetesh të mëdha që goditën New Madrid gjatë periudhës 1811-1812, dhe mendohet se i njëjti feneomen ka ndodhur edhe gjatë grupeve të vjetra jonormale të tërmeteve të mëdha në Lindjen e Mesme dhe në Mojave Desert (shkretëtirën Mojave).
Tërmete të shkaktuara si pasojë e aktivitetit njerëzor
Disa tërmete kanë shkaqe anthropogjenike (anthropogenic), si për shembull nxjerrja e mineraleve dhe lëndëve djegëse fosile nga korja e tokës, thithja apo injektimi i lëngjeve në koren e tokës, aktiviteti sizmik i shkaktuar nga krijimi i liqeneve artificiale, shpërthime masive dhe rrëzimi i ndërtimeve në përmasa të mëdha. Ngjarjet sizmike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor quhen me emrin aktivitet sizmik i shkaktuar. Ato nuk janë tërmete në kuptimin e ngushtë të fjalës dhe zakonisht tregojnë një sizmiogram të ndryshëm nga tërmetet që kanë shkaqe natyrore.
Vetëm disa tërmete mendohet se janë shkaktuar nga grumbullimi i sasive të konsiderueshme të ujit në liqene artificiale, si për shembull Kariba Dam në Zambia, Afrikë, dhe me injektimin ose nxjerrjen e lëngjeve në koren e tokës (për shembull në rastin e disa centraleve të energjisë gjeotermike, dhe në Rocky Mountain Arsenal). Këto tërmete ndodhin sepse forcat që venprojnë në koren e tokës mund të ndryshohen si pasojë e presionit të lëngjeve. Po ashtu është e njohur se tërmetet mund të shkaktohen edhe nga nxjerrja e gazit natyror nga depozitat nënsipërfaqësore, për shembull në pjesën veriore të Hollandës. Tërmeti më i fuqishëm në botë i shkaktuar nga krijimi i liqeneve artificiale ndodhi në 10 dhjetor 1967 në rajonin Koyna të Maharashtras perëndimore në Indi. Ky tërmet kishte një magnitudë prej 6.3 sipas shkallës Richter. Kurse, një studim gjeologjik i kryer në SHBA raportoi se magnituda e tërmetit ishte 6.8 sipas shkallës Richter.
Shpërthimi i eksplozivëve të fuqishëm, si për shembull shpërthimet bërthamore, mund të shkaktojnë dridhje të truallit me magnitudë të ulët. Kështu një bombë bërthamore me fuqi 50 megaton me emrin kod Ivan e shpërthyer nga Bashkimi Sovjetik, në vitin 1961 krijoi një ngjarje sizmike të krahasueshme me një tërmet me magnitudë 7, dhe prodhoi një goditje sizmike kaq të fuqishme sa ajo mund të matej edhe gjatë kalimit për here të tretë përreth tokës Në përpjekjet e saj për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore, Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore përdor aparaturat sizmiologjike për të zbuluar aktivitetet e paligjshme, si për shembull provat me armët bërthamore. Shtetet që kanë armë bërthamore vëzhgojnë në mënyrë të vazhdueshme aktivitetin e njëri-tjetrit përmes rrjetesh sizmiometrash të lidhur njëri me tjetrin, duke patur mundësi që të përcaktojnë me saktësi burimin e shpërthimit.
Zonat sizmike dhe aktiviteti sizmik në Shqipëri
Vendi ynë bën pjesë në zonën sizmogjene jonike-adriatike, ku përfshihen rajoni i Shkodrës, Shqipëria perëndimore, zona Korçë-Ohër-Peshkopi, me vija aktive në Lushnje, Elbasan, Dibër dhe sidomos ajo Vlorë-Tepelenë-Ersekë. Kjo e fundit është aktivizuar së fundmi duke përfshirë vendin nga lëkundje të njëpasnjëshme, zanafilla e të cilës ka nisur në muajin maj 2006. Nga data 6 gusht 2006 e deri me 9 gusht 2006 u regjistruan 161 ngjarje sizmike në këtë zonë. Në datën 7 gusht 2006 ka pasur 70 lëkundje, në datën 8 gusht 2006, 76 dhe në datën 9 gusht 2006regjistrohen 15 tërmete. Vija Vlorë-Tepelenë-Ersekë sipas specialistëve të Sizmikës, klasifikohet ndër zonat me periodicitetin më të lartë të lëkundjeve në histori. Duke iu referuar periodicitetit të lëkundjeve maksimale të regjistruara në këtë vijë problematike, sipas specialistëve një herë në 30 vjet këtu regjistrohen tërmete deri në 9 ballë, ku i fundit u regjistrua në 1968 në fshatin Nivicë.
Kështu, në Tepelenë me 20 nëntor 1920 një tërmet me 8 ballë shkaktoi 36 viktima dhe 102 të plagosur, shkatërroi 2 500 shtëpi dhe la pa strehë 15 000 vetë. Dhjetë vjet më pas në Vlorë dhe Tepelenë regjistrohet një tjetër tërmet, që shkaktoi 30 të vdekur dhe 100 të plagosur. Sipas specialistëve, dhjetëra tërmete të tjerë janë regjistruar gjatë këtyre viteve, por lëkundjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar viktima në njerëz si dhe dëme të mëdha materiale, me përjashtim të çarjes së mureve dhe suvave të shtëpive përgjatë kësaj zone.
Në vitin 1851 nën efektin e të njëjtit fenomen që karakterizon vijën problematike të përcaktuar nga sizmologët, ka ndodhur edhe një tsunami i vogël ku vala e detit u ngrit deri në 5 metra duke shkaktuar edhe dëme materiale në zonën e bregdetit të Vlorës.
Gjatë shekullit të shkuar vendi ynë është përshkruar nga një valë tërmetesh, ku më i rëndi konsiderohet ai i vitit 1905. Bilanci ka qenë tejet tragjik. Plot 200 viktima si dhe 500 njerëz të plagosur, ndërkohë që janë regjistruar 1500 shtëpi të shkatërruara si dhe mijëra të tjerave iu shkaktuan çarje të rënda, duke nxjerrë në qiell të hapur mijëra familje. Sipas sizmologëve, lëkundjet e tërmetit me 9 ballë të shkallës rihter të 1 qershorit 1905 kanë tronditur qytetin e Shkodrës dhe rrethinat si dhe një pjesë të konsiderueshme të veriut të vendit. Ndërkohë që gjatë shekullit të 20-të janë regjistruar gjithashtu të tjera tërmete, mes të tjerëve ai i 24 gushtit 1924, epiqendra e të cilit ishte qyteti i Peshkopisë duke shkatërruar afro 80% të shtëpive, me 44 të vdekur dhe 119 të plagosur. Në vitet e komunizmit tërmeti i Dibër-Librazhd i 30 nëntorit 1967 shkatërroi 177 fshatra, si dhe gjetën vdekjen 12 vetë dhe u plagosën 174 të. Karakteristikë e këtij tërmeti ishte thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra si dhe zhvendosja vertikale e dheut deri në 50 centimetra.
Aktiviteti seizmik në bregdetin lindor të Adriatikut dhe në Ballkanin Perëndimor
Shënimet më të vjetra për tërmetet në teritorin e bregdetit lindor të Adriatikut rrjedhin nga viti 361. Në këtë vit tërmeti katastrofal shkatrroi në tërësi qytetitn Cask në ishullin Pag të Kroacisë. Bashk me një pjesë të ishullit që është fundos u zhduk edhe popullsia e këtij ishulli. Nga atëherë në teritorin e Ballkanit perëndimor jan shkkatuar edhe njië numër i madh i tërmeteve katastrpofale. Tërmeti katastrofal në vitin 518 shkatrroi në tërësi qykryeqytetin e dardanisë Skupin ( Shkupi). Ky qytet është shkatrruar edhe në vitin 1555. Për herë të tretë Shkupi është shkattruar më 26. 07. 1963 kur hunmbën jetën 100 njerz ndërsa 3000 të lënduar. Më 26.10.1969 Banjalluka ka qenë e shkatyrruar nga një tërmet i fuqishëm.
Tërmet i fuqishëm kandodhur në vitin 1418 dhe ka shkatrruar qytetit Vrana afër Biogradit. Tërmeti më katastrofal ka ndoshur në vitin 1667. Atëhërë Dubrovniku është shkatrruar dferi në themel, dhe kan humbur jetën 5000 banorët e qytetit.
Tërmeti shkatrrimtarë më 30 nëntor të vitit 1968 ka shkatrruar ka shkattruar Dibrën. Rethinën e Tivarit dhe Ulqinit tërmeti i 3 nëntorit 1968 ka shkaktuar dëme të mëdha.
Në përgjithësi Dubrovniku është shkatrruar 12 herë, Zara 10 herë, Lubjana 5 herë, Shkupi 3 herë, Spliti 2 herë
Matja e intenzitetit të tërmeteve
Intenziteti i tërmetit varet nga disa faktorë siq janë sasia e energjisë së liruar, nga thellësia e hipoqendrës, largësia e epiqendrës dhe nga ndërtimi i Korës së Tokës. Veprimi i tërmetit mund të tregohet me ndihmën e shkallës së Merkal-Kanakal-Sibergut e cila i ka 12 shkallë që bazohet në pasojat shkatrrimtare të tërmetit.
Ekziston edhe shkalla e Rihterit e cila shprehet me magnitudë nga 0 deri në 8 dhe bazohet në matjen e energjisë së liruar me rastin e dridhjes (lëkundjes).
Shkenca e cila merret me studimin e tërmeteve quhet seizmologji. Edhe pse kjo shkencë ka përparuar shum megjithëate vështirësitë janë të mëdha në parashikimin dhe pasojat e tërmeteve.
Instrumenti i cili shfrytëzohet për matjen dhe regjistrimin e tërmeteve quhet seizmograf, ndërsa shënimet që i jep ky instrument quhet seismogram.
27 lëkundjet sizmike më të fuqishme, datat, vendet dhe pasojat. Historia e tërmeteve gjatë 2 mijë viteve në Shqipëri. Sizmologët: Në Shqipëri, çdo 25 vjet shkaktohet një tërmet afro 9 ballë. Afërsisht, çdo vit në Shqipëri shkaktohen 4-5 tërmete me nga 5 ballë dhe çdo 25 vjet shkaktohet një tërmet me afro 9 ballë. Këto janë të dhënat e Institutit Sizmologjik, të cilat, ndër të tjera, tregojnë edhe se Shqipëria është rajon me aktivitet të lartë sizmik. Vendi ynë bën pjesë në zonën sizmologjike Jonike-Adriatike (rajoni i Shkodrës, Shqipëria Perëndimore, zona Korçë-Ohër-Peshkopi, me vija aktive në Lushnjë, Elbasan, Dibër dhe Vlorë, Tepelenë-Ersekë). Alpet e Shqipërisë janë më pak të prekura nga lëkundjet e tërmeteve.
Tërmetet në vite: Tërmetet e kanë shoqëruar Shqipërinë që në vitet e para të dymijëvjeçarit. Sipas specialistëve, nga lashtësia njihen si tërmete më të fuqishme ai i Apolonisë, në vitin 217 pas Krishtit. Më pas, në Durrës, në vitet 334 dhe 506 të erës sonë, si dhe në mars të vitit 1273. Sipas Edmond Dushit, përgjegjës i Departamentit të Rrjetit Sizmologjik, ky tërmet ka shënuar 25 mijë viktima në atë kohë dhe e ka shkatërruar plotësisht qytetin. Por, gjithashtu, në kohët e vjetra përmenden dhe tërmetet e Butrintit, në vitin 1153, dhe të Krujës, në vitin 1617. Shekujt e më pasmë regjistruan të tjera tërmete. Një i tillë, kujtohet më 17 tetor të vitit 1851, ku 400 ushtarë mbetën të vrarë në kalanë e qytetit. Katër vite më vonë, në Shkodër regjistrohen 12 tërmete brenda një viti. Duke u hedhur në shekullin e 20-të, shifrat vazhdojnë të shënohen në Shkodër. Më 1 qershor të vitit 1905, tërmeti me fuqi 9 ballë lë pa banesa 1.500 familje, vet 200 njerëz dhe plagos 500 të tjerë. Në Tepelenë, në vitin 1920, shkatërrohen 2.500 shtëpi e shkakton 36 të vrarë. Në vitin 1959, tërmeti 9 ballë prek Lushnjën, Fierin, Rrogozhinën, Peqinin e Beratin. Një vit më vonë, epiqendra e tërmetit ishte në Korçë. Sipas të dhënave, u shkatërruan 1.479 ndërtesa. Por më i rëndë është tërmeti i vitit 1967, në Dibër e Librazhd. Shkatërrohen 177 fshatra, gjejnë vdekjen 12 veta dhe 174 të tjerë plagosen. Toka thyhet në një gjatësi mbi 10 kilometra e dheu zhvendoset deri në 50 centimetra. Por, me gjithë pasqyrën e zezë të fenomenit natyror, specialistët thonë se s’duhet të qahemi. “Shqipëria karakterizohet nga mikrotërmete, tërmete të vegjël, të mesëm dhe shumë rrallë nga tërmete të fortë, të cilët janë mbi 7 shkallë Rihten”, thotë përgjegjësi i Departamentit të Rrjetit Sizmologjik, Dushi. Por cilat janë zonat më të prekura nga tërmetet? Dushi tregon se zonat sizmogjene gjatësore janë: 1. Jonione-Adriatike. 2. Shkodër-Mat-Bilisht dhe Drini-Peshkopia-Korça. Ndërkohë, zonat sizmogjene tërthore janë: Shkodër-Pejë, Lushnjë-Elbasan-Dibër dhe Vlorë-Tepelenë.
Fenomeni: Tërmetet, nis studimi i qendrës së Tiranës. Tërmetet trembin kryeqytetin shqiptar, në truallin e të cilit qëndrojnë si shtëpitë përdhese, të ndërtuara pa asnjë projekt, ashtu edhe pallatet, ku më i larti arrin në 23 kate. Aktualisht, ekziston një studim sizmologjik për qendrën e Tiranës, që daton prej 1988. Ndaj, nevoja për një studim të ripërtërirë duket se i ka shtyrë drejtuesit aktualë të pushtetit vendor kryeqytetas që të porosisin një tjetër studim sizmologjik. Një lajm i tillë konfirmohet nga përfaqësues të bashkisë, të cilët shprehen se, “përherë e më tepër po ndeshemi me nevojën e paraqitjes së rezultateve të studimeve të sizmologjisë inxhinierike, në formën e parametrave fizike të lëkundjes së tokës, të tillë si nxitimi, shpejtësia dhe zhvendosja e truallit gjatë lëkundjeve tërmetore, në vend të formës klasike të paraqitjes së rrezikut sizmik me anë të shkallës së ballëve”. Sipas tyre, qendra e Tiranës është përfshirë në një studim të hollësishëm shkencor, inxhiniero-sizmologjik, i konsideruar si mjaft i rëndësishëm edhe me fillimin e punimeve për rikonstruksionin e plotë të tij, në përputhje me projektin e ri fitues. Përfaqësuesit e vendorëve kryeqytetas sqarojnë se studimi është i vlefshëm për objekte të zakonshme deri në 8 kate, ndërkohë që për objekte të tjera duhen kryer studime të posaçme të rrezikut sizmik, në përputhje me kërkesat e Ligjit të Urbanistikës. Në formulimin e këtij studimi është shfrytëzuar përvoja e fituar gjatë hartimit të studimeve të rrezikut sizmik të shesheve të ndërtimit të objekteve të banimit, me lartësi të madhe mbi 8 kate, që realizohen nga Instituti i Sizmologjisë, në zbatim të Ligjit të Urbanistikës, si dhe arritjet më të fundit të studimeve të rrezikut sizmik në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal, që Instituti i Sizmologjisë ka realizuar kohët e fundit.
Tërmetet më të fuqishme në Shqipëri:
Vendi Viti
Apoloni 217
Durrës 334
Durrës 505
Butrint 1153
Durrës 1273.
Tërmeti shkatërron plotësisht Durrësin. 25 mijë banorë gjejnë vdekjen.
Krujë 1617
Vlorë 12 tetor 1851
20 të vrarë.
Berat 17 tetor 1851.
400 ushtarë të vrarë në kala.
Shkodër Shkurt-tetor 1855,
12 tërmete, që u ndjenë edhe në Delvinë dhe Bari të Italisë.
Himarë 1895
Shkodër 1.06.1905.
Tërmeti me fuqi 9 ballë. Shkatërron 1.500 shtëpi, duke lënë 200 të vrarë dhe 500 të plagosur.
Ohër 18 shkurt 1911
Tepelenë 20.11.1920
Tërmeti shkakton 36 të vrare dhe 102 të plagosur. Ai shkatërroi
2.500 shtëpi dhe la pa strehë 15.000 veta.
Peshkopi 24 gusht 1924
Shkatërrohen afro 80 për qind të shtëpive, 44 të vrarë dhe 119 të plagosur
Durrës 17.12.1926
Tërmeti kishte intensitet 8-9 ballësh. Lëkundjet u ndjenë dhe në Itali, Jugosllavi e Greqi
Vlorë, Tepelenë 21.11.1930
Tërmeti shkakton 30 të vrare e mbi 100 të plagosur
Korçë 28 janar 1931
Shkodër 1943.
Regjistrohet tërmet 8 ballë
Lushnjë, Fier, Rrogozhinë, Peqin e Berat 1959
Tërmeti kishte intensitet 8-9 ballë
Korçë 26 maj 1960
U shkatërruan 1.479 ndërtesa
Fier, Tepelenë, Berat, Lushnjë 18 mars 1962
Tërmeti 8 ballë, shkakton 5 të vrarë, 77 të plagosur dhe u shkatërruan 2.700 shtëpi
Dibër, Librazhd 30.11.1967
Shkatërrohen 177 fshatra, gjejnë vdekjen 12 veta dhe 174 të tjerë plagosen. Karakteristike e këtij tërmeti është thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra e zhvendosje vertikale të dheut deri në 50 centimetra
Shkodër, Librazhd 3.11.1968
Shkodër, Lezhë 15.04.1979
Dëmtohen 17.118 shtëpi e objekte social-kulturore
Roskovec 17 nëntor 1982
Ndihet edhe në Fier, Librazhd e Berat
U shkatërruan 16.534 ndërtesa, u vra 1 person dhe 12 të tjerë u plagosën
Tiranë 7 janar 1988
U dëmtuan 2.083 shtëpi
Fushë-Bardhë, Gjirokastër 26 mars 1990
Tërmetet më të fuqishme në botë
Data Vendi Numri i viktimave
20 maj 526 Siri 250.000
856 Greqi 45.000
1057 Kinë 25.000
11 shkurt 1169 Sicili 15.000
1268 Cilicia, Asia Minor 60.000
27 shtator 1290 Kinë 100.000
20 maj 1293 Japoni 30.000
26 janar 1531 Portugali 30.000
24 janar 1556 Kinë 830.000
nëntor 1667 Kaukaz 80.000
11 Janar 1693 Itali 60.000
30 Dhjetor 1730 Japoni 137000
11 tetor 1737 Indi 300.000
7 qershor 1755 Persia 40.000
1 nëntor 1755 Portugali 60.000
4 shkurt 1783 Kalabria, Italia 30.000
4 shkurt 1797 Ekuator 41.000
1811-12 Madrid, Mo Na
5 shtator 1822 Asia Minor, Aleppo 22.000
28 dhjetor 1828 Japoni 30.000
13-15 gusht 1868 Peru, Ekuador 40.000
16 dhjetor 1920 Kina 200.000
1 shtator 1923 Japoni 143.000
16 mars 1925 Kina 5.000
22 maj 1927 Kina 200.000
25 dhjetor 1932 Kina 70.000
2 mars 1933 Japoni 2.990
10 mars 1933 Long Beach 115
15 janar 1934 Indi, Bihar-Nepal 10.700
21 prill 1935 Taiwan 3276
30 maj 1935 Indi 50.000
26 janar 1939 Kili 28.000
26 dhjetor 1939 Turqi 30.000
20 dhjetor 1946 Japoni 1.330
28 qershor 1948 Japoni 5.390
5 gusht 1949 Ekuador 60.000
15 gusht 1950 Indi 1.530
18 mars 1953 Turqi 1.200
10-17 qershor 1956 Afganistan 2.000
2 korriku 1957 Iran 1.200
13 dhjetor 1957 Iran 1.130
29 shkurt 1960 Agadir, Moroço 12.000
21-30 maj 1960 Kili 5.000
1 tetor 1962 Iran 12.230
26korrik 1963 Jugosllavi 1.100
27 mars 1964 Alaska 131
19 gusht 1966 Turqi 2.520
31 gusht 1968 Iran 12.000
5 janar 1970 Kinë 15.621
28 mars 1970 Turqi 1.100
31 maj 1970 Peru 66.000
9 shkurt 1971 Sa Fermando Val, Ca 65
10 prill 1972 Iran 5.054
23 dhjetor 1972 Managua Nicaragua 5.000
28 dhjetor 1974 Pakistan 5.200
6 shtator 1975 Turqi 2.300
4 shkurt 1976 Guatemala 23.000
6 maj 1976 Itali 1.000
25 qershor 1976 Iran Jaya, New Guinea 422
27 korrik 1976 Tangshan. Kinë 255.000
16 gusht 1976 Mindanao, Filipine 8.000
30 tetor 1983 Turqi 1.342
3 mars 1985 Chili 146
16 shtator 1985 Meksikë 9.500
10 tetor 1986 Salvador 1.000
6 mars 1987 Kolumbi, Ekuator 4.000
20 gusht 1988 Indi-Nepal 1.450
6 nëntor 1988 Kinë-Burma 1.000
7 dhjetor 1988 Soviet Armeni 55.000
17 tetor 1989 San Fracisko 62
30 maj 1990 Peru 115
20 nëntor 1990 Iran 40.000
16 korrik 1990 Filipine 1.621
1 shkurt 1991 Pakistan 1.200
19 tetor 1991 Indi 2.000
13 mars 1992 Turqi 4.000
28 qershor 1992 Kaliforni 1
12 dhjetor 1992 Indonezi 2.500
27 shkurt 1997 Pakistan 100
28 shkurt 1997 Iran 1.000
10 maj 1997 Iran 1.560
21 maj 1997 Indi 40
9 korrik 1997 Venezuelë 82
26 shtator 1997 Itali 11
28 shtator 1997 Indonezi 17
15 tetor 1997 Kili 8