Roland Gjozi ka lindur ne tirane me 29 Korrik 1950. Ka kryer studimet e larta per Gjuhe Letersi Shqipe. Ne moshen 18 vjeçare botoi vellimin e pare poetik "Mozaik" qe u prit mjaft mire nga kritika dhe lexuesi. Ka botuar rreth 20 libra me poezi, tregime, romane etj., si dhe eshte autor i shume skenareve per filma artistik dhe dokumentar. Krijimet me poshte jane shkeputur nga "Buke dhe vere".(Flori Bruqi)
Nga Roland Gjoza :Deshtimet e Migjenit
Per Migjenin eshte shkruar shume. Mendoj se do te shkruhet gjithmone shume. Ai eshte poeti me i madh shqiptar, qe duket sikur shkruan ende. Ai shkruan. Nuk eshte paradoks. Ai lexohet gjithmone. Kush poet lexohet gjithmone? Poezite e Migjenit sikur sapo jane shkruar dhe shperndahen dora dores si doreshkrime. Me vjen keq qe ai se di kete gje. Ai vdiq pa e shijuar lavdine. Ai vdiq pa e ditur se c'do te ndodhte me te dhe poezine e tij. Pak vjet pas vdekjes, atij i sajuan lavdine, dhunshem, me detyrim, komunistet e quajten poetin e tyre dhe e himnizuan. Ai u zbulua. Me pare ishte censuruar dhe ndaluar. Migjeni i ka perjetuar me dhimbje te dy censurimet e medha; nga shendeti, se ai vuante, sic e dime, nga tuberkulozi dhe ndalimi i librit " Vargjet e lira " nga mbreti. Ai iku si i debuar nga kjo bote. Si i perjashtuar. Dy tre javet e fundit ne spital thone se nuk fliste me. E dinte se po ikte. 27 vjec. Ndoshta ne ato dite te trishtimit te thelle ka menduar per deshtimet. Kishte deshtuar perfundimisht. 27 vjec, mosha e dashurise, e fejesave e martesave, e gezimeve dalldisese, e seksit te bujshem, e aventures, po ai s'kishte c'te kujtonte me, pervec ndonje flirti romantik fluturues. Poezia, kush fliste per te, asnje shkrim, asgje, pastaj kishte ardhur ndalimi i librit ne shtypshkronje. Ai qe eshte marre me kete zeje filigrani, me kete mallkim te embel, e di c'do te thote te te japin lajmin monstruoz te bllokimit te librit dhe berjen e tij karton. Proza,thuajse e pabotuar, ai autor, ai lexues, ai kritik, asgje. Tri javet e fundit ne Tore Pelice, nuk fliste, s'nxirrte ze. Kishte marre disa konsiderata, Ernest Koliqi e kishte quajtur talent te vecante, qe duhej ndihmuar. Miqte, po miqte, dihet..
Ai po shtegtonte si nje i deshperuar i shtepise se te deshperuarve, sic e quante ai spitalin. Ai po humbiste, po shuhej pergjithmone pa lene asgje te rendesishme nga pas. Me vetedijen e humbesit ka nxjerre hjeken e fundit, se ai ishte njeriu me me sqime te perkore, me kerkuesi dhe me i pagenjyeri nga shkrimet e veta. Nje pjese e madhe e krijuesve vdesin me ndjenjen e madheshtise se kombit qe derdh lot per ta dhe s'shohin pas vetes asnje zevendesues. Ky eshte pengu.
Migjeni tallej. Se pari me vetveten. Asnje nga korifejte e kohes nuk e pranonte, madje e quanin blasfem metaforen e tij moderne ala futuriste, vargun e tij te lire, qe s'perfill strofe dhe rime, stigmen morbite per mjerimin e botes. Jo, s'kishin si ta pranonin, sepse ai e perbuzte traditen. E shkaterronte fund e maje, pa fare dhimbje. Keshtu erdhi Migjeni, si prishes i poezise se tradites, i poezise idilike te zanave dhe oreve te maleve, i patriotizmit primitiv e arkaik, si mosmirenjohes dhe plangprishes i shtepise aterore te poezise shqiptare. Ai u anatemua. Nuk u pranua. Te rinj qe mbaronin jashte dhe ndonje shkrimtar i madh si Koliqi, me kulture te gjere oksidentale, paralajmeruan per nje talent te ri te vecante, po vetem kaq. Nuk u tha me shume, sepse ai sapo kishte filluar te botonte dhe ishte fare i ri.
Lavdia, per fatin e tij te keq, i erdhi nga komunizmi, qe e quajti birin e vet me talent te jashtezakonshem. Kuptohet, per c'talent behej fjale; u shtremberua brendia e poezise se Migjenit qe t'i pershtatej ideologjise komuniste. Lavdia,per fatin e tij te mire,i erdhi perseri nga komunizmi, idete komuniste qe s'ishin ne vepren e tij, u shpiken, sepse duhej nxjerre nje poet i madh revolucionar. Kjo ishte parodia. Kjo ishte gjithashtu dhe Simfonia e Nente e Bethovenit. Migjeni ishte poet gjenial qe pranonte dy lexime. Leximi i pare, ajo qe impononte partia do te kishte rene, po te mos funksiononte leximi i dyte, vlera e vertete e poezise se Migjenit. Poezia e tij qendron perkrah poezise me te mire boterore.
Ai nuk i di keto. Dhe s'ka si t'i dije. Korifenjte qe nuk e pranuan,u permbysen. Ai,i panjohuri, prishesi i idilit, paralajmeruesi i kaosit, tradhtari i tradites, u ngrit lart, aq lart sa nuk ra me, sic ndodh rendom me poetet kur bien sistemet. Ai i ka provuar te gjitha, po eshte atje, i palekundur, mbi kullen e Babilonit, bashke me zotat.
Ai u be i lavdishem ne kohen e komunizmit,po edhe ne nje regjim tjeter,po te jetonte,ai do te shfaqej perseri, po kaq i madh. Per kete jam i sigurte. Gjithmone me ka ngacmuar ideja te arsyetoj pse ndodh kjo mrekulli e rralle. Mos eshte shenje nga lart dhe mbaron kjo pune? Mos eshte rastesi,se di as vete Migjeni, as une, as ti? Di, bie fjala, bilbili qe kendon me mire se zogjte e tjere, se zeri i tij eshte i arte? Jo, s'di asgje, ai kendon se duhet te kendoje.
Po nga i del gjithe ai ze? Ne kohen tone degjojme shpesh te flitet per energjine, per naften, gazin, ai qe i zoteron ato, i ka me te tepert, luan rol vendimtar ne fatet e botes. Kjo fjale kaq e perfolur sot me tone dramaciteti, energjia, ne nje sens krahasues, ka te beje me fatin e artistit. Ai eshte krejt i pavetedijshem, sic eshte frymezimi qe vjen kur se pret, s'di c'ka bere, dridhet nga frika dhe emocioni, eshte gati te pranoje deshtimin me lehte se suksesin. Ai zoteron energjine, po s'di gjer ne c'cak e mase, ajo i vjen nga misteri dhe shkon ne mister. Aty kur behet i sigurte, aty e lene forcat dhe pranon nga nje pandehme e intuites se ka deshtuar. Per te mbajtur nje fare ekuilibri ai ben gjestin, nis e le shenja si njeri ne raport me te tjeret. Dhembshuria e tij i drejtohet zakonisht nje objekti te zbrazur nga interesi. Migjeni shkroi per turmen e qytetit me energjine e dhimbjes. Ai e pa boten me syrin e nje te riu te deshtuar ne kotesite perplot pasqyrelira te jetes. Kete shtegtim neper skuta te erreta ia diktoi deshtimi i vet. Ne seminar ai mungonte shpesh here per shkak te shendetit. Paraqitja e tij linte per te deshiruar; nje djale i dobet, aspak terheqes, i ndrojtur, melankolik, here here me nje temperament kolerik, shperthyes, bente shaka, kendonte, rrefente bukur histori te shpikura qe i linte te tjeret gojehapur. Femra nuk ishte objekti i tij, jo se nuk i pelqente, perkundrazi, ajo e turbullonte, madje e bente fatkeq, po ai edhe ne kete fushe delikate e ndjente veten te deshtuar. Kjo ndjesi e deshtimit ndoshta eshte haraci qe paguan poeti i madh. Ne 1997 isha ne Manastir. Ne nje festival filmi. Pyeta per Migjenin, per anen e tij intime, marredheniet me femrat. Me folen per nje Milenka, nje studente e bukur, qe rrinte me Migjenin per t'i marre mendim per dashurickat e saj. Ne Manastir kishin nje zakon. Studentet dilnin naten ne rruge, pas ores 11, mbushnin kafet dhe baret, qe hapeshin enkas per ta, vallezonin, putheshin, ndiznin qirinj dhe barisnin rrugeve te vjetra me kalldrem dhe trendafile qe kundermonin bujshem mbi muret me gure. Milenka dhe Migjeni zinin nje qoshe dhe bisedonin koke me koke per gjera intime. Ai trillonte skeneza nga librat dhe arsyetonte per ndjenjat e holla te dashurise. Ajo e degjonte me faqet e skuqura, me pellembet e duarve qe i mbante nen mjeker. C'femer e bukur, po sa bosh ishte ai Jovanko, po sa i bukur dhe i natyrshem. Ata ishin ndare. Ajo ndjente ende per te me nje ndjenje te turbullt, rrinte me Migjenin, qe te bente xheloz dashnorin. Ai i sherbente si karikues, pastaj ajo zhdukej dhe ai mbetej vetem. Ai ishte shok i mire dhe dashnor i keq. Ai e dinte kete dhe vuante. Nuk eshte pak te duash dhe te mos dashurosh. Dhimbja e tij ishte dhimbja e tij, e mbyllur me kujdes ne nje kutize te shpirtit. Ai mesoi ne seminar, krahas gjuheve te huaja, letersise, shkrimeve, vetmise, se si te njihej me vetveten, se si te merzitej me vetveten. Kjo ndjesi e erret e dhimbjes percaktoi kahun e shtegtimit te tij. Ai shquhej per sjellje te holla aristokratike, per shije te larte tejet te perpunuar, per sensin tragjik te kohes. Ai, ne kundershtim me pergatitjen intelektuale dhe origjinen, ndoqi prirjen tragjike te shpirtit, e gjeti sivellaun e vet te turma e mjere e qytetit. Ku kishte deshtim dhe mjerim, ai ndjente furine hyjnore te shpirtit, rezonancen e perkryer te intelektualit melankolik ne nivelin me te larte te kohes dhe turmes fatkeqe te lene ne meshire te fatit.E para gje qe beri ishte gjesti njerezor, i imte, gati i paverejtshem, po gjithsesi nje gjest- drejtpeshimi me shkrimet e tij. Ai kerkonte te njehsonte me ndjesi te holle njeriun dhe krijuesin, gje qe u shnderrua ne nje parodi, ne nje tallje te vetvetes. Edhe ketu ai deshtoi. S'beri thuajse asgje, ndonese u nis te bente.
Ja, c'ndodhi ne Puke. Kishte dite qe rrinte i merzitur. Nuk jepte mesim. Donte te kthehej ne Shkoder. Nje nate e thirren te Hani i Groshit. Kishte ardhur karvani nga Gjakova. Femijet flinin ne kosha, grate kaleronin mbi kuaj, burrat tymosnin. Karvanin e ndiqte nje grua e huaj, nje bionde e gjate me tejqyre ne duar. Ai i foli ne gjuhen e saj. Ajo donte te degjonte tavanet. Groshi i Madh i shkeli syrin Migjenit. Aty ishin te gjithe, qene shtruar rreth oxhakut te bardhe, tymosnin dhe benin muhabet. Ne nje nderkohe rrapellyen tavanet prej druri te gdhendur, dukej sikur lart ecnin me rropame dreqerit. Groshi i Madh i tha Migjenit te perkthente. Ata ishin shpirtrat, qe dilnin sa here vinin miq. Shtepia ishte e zotit dhe e robit. Shqiptari s'linte asnje bujtes pa buke. Zonja shkruante. Migjenit i vinte per te qeshur. Nuk ishte hera e pare qe Groshi i Madh mahitej me te huajt. Lart do te ishte ndonje nga djerrakohet e qytetit, qe per nje gote e nje cope mish, ngarendete mbi tavane. Qeshnin me gaz te gjithe, po zonja bionde shkruante ne nje fletore te madhe gati e lumtur. Nga e qeshura Migjeni nxorri gjak. Nuk iu nda kolla. U be keq. E shtrine ne nje dhome me oxhak. Thirren mjekun. Ai erdhi ne mesnate. Migjenin e gjeti ne kembe. Kot u shqetesuat. Tani jam me mire. C'behet me zonjen bionde? E kane cuar ne varreza. Groshit te Madh i interesojne parate. Po ju c'keni, zoteri? Sa mire do te qe te isha si ajo zonja, t'i haja keto marrina. Po jam i vetedijshem, i vetedijshem me shume se c'duhet. Doktor, une s'duhet te punoj me femijet. Une jam i prekur. Dua te kthehem. Sonte qesha me mahine e Groshit te Madh, qesha aq fort sa nxorra gjak. Duhet me thane te verteten. Dua te kthehehem, s'duhet me i marre me qafe ata vogelushe te pafajshem. Ejani me mua, tha doktori, ejani mesues. E coi ne nje dhome te vogel ku mbante kartelat e nxenesve te shkolles. Shikoji, i tha, te gjithe jane te prekur, te gjithe pa perjashtim, i dashur, prandaj s'keni perse te ktheheni.
Dhe ky ishte nje deshtim tjeter. Gjesti s'kishte patur fare kuptim. Ai genjente veten. Biondia e huaj kishte shkuar ne varreze per te pare hijet dhe per te degjuar zerat. Ajo ishte mahnitur nga misteret ballkanike, nga ritet dhe zakonet pagane. Keto s'i interesonin Migjenit. Ja, c'ndodhi, ai s'duhej te ishte kaq i perkore, ai s'kish se perse te kthehej ne Shkoder.
Sa here nxirrte gjak, dilte nga klasa dhe shkonte te pema e tij e preferuar, nje vishnje delikate ngjitur me dhomen ku flinte, hapte nje gropeze dhe varroste shamine prej mendafshi. Kravaten e mbante te kuqe, nje kravate te gjere, me reflekse terratisese, qe te mos i dukej gjaku kur i dilte vetiu, pa e kuptuar. Serish bente gjestin. Po te gjitha keto ai i quante deshtime. Dhe ne krijime bente drejtpeshimin, i hapej vetvetes, i hapej botes, skutave te saj , katakombeve, labirintheve, qe rendom kinse nuk vihen re, po qe zene tre te katertat e saj, aty e gjente ate furine hyjnore te Simfonise se Nente, mjerimin, vellazerimin, protesten, gezimin. Ajo ngjyre e erret, ajo dhimbje e madhe, s'kishte te bente me pamjen e tij te jashtme prej aristokrati. Po ai zoteronte energjine morbite te kater te tretave te botes, qe i pat pllakosur mjerimi. Ai nuk degjonte per mrekullite e dokeve shqiptare, per patriotizmin mbreteror, per bukurite e maleve, per rruget me fenere veneciane ku shetisnin grate e bukura, qe fshiheshin pas velit prej mendafshi te kuq,per muret e larte prej guri te lumit te Kirit, per lisharset ku tundeshin ne muzg vajzat me gjinj te fryme, per luksin perplot parfume...
Ai nuk degjonte per ato pasqyrlira qe ishin fare te natyrshme per prejardhjen dhe kulturen e tij, ai ishte i prire nga mekati, ai ishte bir per shpirt i mekatit. Ketu nuk donte te deshtonte. E ndiente ashtu turbullt se ajo furi e frymezimit kishte brenda te ndryre krahet e dragoit, fuqine e dickaje mbinatyrore dhe vetem brenda asaj fryme, si te huajtur nga lart, ai ndjehej i qete, si ne shtepine e tij.
Nuk do ta harroj nje bisede te cuditshme me nje plake shkodrane. Ajo ruante tiparet e holla fine te nje konteshe te rene nga vakti. Migjeni? Migjenin e kam njoft, ai me ka pas propozuar, ai i paturpshemi, ai faqeziu, une isha e fejume atehere, me nji tregtar te njoftun, me nji burre zotni, zotni me te tana, ndersa ky Migjeni me thote pa iu skuq faqja; Maria, mue s'me merr gjumi pa te pa, une te kam idealizue, po ti qenke si te tjerat, pse u fejove me Luigjin, ai asht baba yt, tregtar nopran e i mbrapshte, lene Marie, lene, s'asht per ty Luigji, ai, qe i zahet fryma kur zbret nga karroca.. ti je e bukur Marie, tejet delikate, pse pranove moj Marie..e s'pushonte Migjeni. Une i thashe se s'ka c'i duhet, se e desha Luigjin, po zemra m'i jepte te drejte Migjenit. E shifsha me frike Luigjin, po s'kisha c'bajsha se isha vajze, qe bajsha cfare me thoshte nana e tata. Do te pysni se sa e dojsha Migjenin, jo, nuk e dojsha, po fjalet e tij, sa me frigoshin, aq me pelqejshin. Migjeni nuk ishte i bukur, vishej mire, me shije, mbahej paster, po ishte melankolik. Me zinte rrugen dhe psheretinte, i marri.
Migjeni kishte driten e inteligjences dhe te furise hyjnore ne ballin e tij te larte. Vajzat e bukura nuk e shikojne kete drite te rralle. Cudi, si kalon pa u vene re ky shkelqim prej aureole mistike qe s'ka te beje me vezullimin fluror e te perkohshem te nje dite me diell, te nje dite fizike. Madje ajo drite e pazakonshme i provokonte nje keqkuptim te cuditshem. Ajo merrej per krenari te tepruar, ose per mendjemadhesi fyese, krijonte irritim te njerezit,te cilet i largoheshin pa takt. Edhe kjo hynte te deshtimet e Migjenit. Ai ishte shenjuar per te vuajtur dhe per te humbur shanset. Po, pikerisht ky fatalitet deshtimesh u be minator i zellshem i nxjerrjes se mineralit te rralle te energjise infernale. Atehere kur mendohej se do ta mbyllte keshtu, ishte fjala, fjala dhe vetem fjala qe hodhi ne leter, shpetimi i tij vetjak, po vec me nje paradoks te hidhur, se ai vdiq duke pandehur se kishte deshtuar edhe ne kete sprove te shpirtit, qe ishte ne gjendje t'i jepte, krahas mundimit te madh dhe te vetmin gezim te vertete.
Jetes duhet t'i nenshtrohesh, thote Plutarku. Migjeni u ndesh me fatin dhe iu nenshtrua ne jete, pa nxjerre ze, po u ndesh me te dhe e mundi ne krijimet e tij gjeniale. Po ai la nje deshmi deshtimi edhe per kete fakt, sepse ai iku si njeri.
Nuk do ta kisha shkruar kete ese, po energjia e tij eshte kaq e madhe sa me duket se nganjehere ndjek imazhin e tij neper ere, me kujtohet kur ndizja qirinj ne pezulet e dritares te shkolles se tij ne Puke. Binte bore dhe une ndizja qirinj per shpirt te tij. Tete vjet ne Puke, une ndiqja imazhin e tij ne ere. Tani jam ne Nju Jork dhe ai vjen me furi dhe une e ndjek ne metropolin e madh. C'eshte kjo? Energjia e tij e perjetshme. Perpetum mobile e shpirtit te tij.