(Poezia e ruajtur në mëndje nga e motra, Shemsije Elshani) Kur vullkani popull u zgjua, Dhe plasi në zjarr e shkëndija, Zhgani titist u tmerrua, Ndërhyri pa ftuar Serbia. Me 11 mars plasi e para, Kushte kërkonte rinia, Po me sudentët „plehra" S'donte të merrej mafia. Dhe me 26 sërish, Shpërtheu protesta rinore, Atëherë mbi ne u turrën, Si kafshë hordhitë policore. Prapë me 1 dhe 2 prill Shpërtheu ajo në çdo anë, Dhe toka e qielli u nxinë Nga tanke dhe aeroplanë. Ne që kemi provuar Pogromet e karagjorgjeviqëve, E dimë shumë mirë ç’do të thotë Milici popullore titiste. “Ju jeni kafshë, shiftarë, ju duhet zhdukur, shiftarë, a s'ju dhamë mjaft, shiftarë, ç'kërkoni më shumë, shiftarë?“ U turrën ata mbi ne Me britma, sharje, kërcënime Tradhtarët në shtyp e TV U mbanin ison me fjalime. Na quajtën vandalë, pa fre, Ne që s'kishim veç grushte, Ne që ngrinim gjer në re Parullën Republikë dhe Kushte. Dolën me ne dhe fëmijët Demonstrim brezash qe Bombat e gjalla ua kthenim Dhe linim gishtërinjtë për dhé. I linim dhe jetërat tona, asgjë s'na dhimbsej për bé, po me fëmijët tanë ç'keni, përse i fyeni ata, përse? Gavroshët tanë guximtarë U hodhën kundër jush pa frikë, Askush nuk i detyroi, Veç shpirtit patriotik. Shiko atë vajzë me flamur Këngë partizane këndon “Eja mblidhuni këtu, Këtu ku lufta na fton”. Dhe pleqtë me lot në sy, dhe femrat, kreshpëruar, e fortë je Kosova ime ti, E afërt ditë e ëndërruar. E qetë tani është Prishtina Ne ecim netësh n’trotuare Na shihni në sy ju stërvina Në ta do të shihni zjarre. Na shihni ju drejt në sy, Në ta do të shihni zjarre, Vdekjen do të gjeni aty, Ditën e përmbytjes së madhe. Therandë, Maj 1981 |
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/03/10
KOSOVA VULLKAN I PASHUAR
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit
Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit ose Çakorri është një qafë mali që shtrihet në Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
SHKRUAN FLORI BRUQI Në Klinë nis Festivali “I Këndojmë Lirisë” Një vit më parë Agjencioni "Floripress...
No comments:
Post a Comment