2011-03-09

DRITË NË FUNDIN E ERRËSIRËS

Shkrimtari izraelit Amoz Oz (Jeruzalem 1939) është i njohur në të gjithë botën, i botuar në shumë gjuhë dhe prej disa vitesh është kandidat për Çmimin Nobel në Letërsi. Ai jeton në qytetin izraelit të Aradit dhe është profesor në universitetin Ben Gurion të Negev. Shpesh është i pranishëm në shtypin botëror me esetë dhe shkrimet e tij, veçanërisht mbi çështjen e konfliktit Izrael-Palestinë. Është autor i shumë vepra dhe mes tyre i: "I njëjti det", "Kutia e zezë", "Majkëlli im", "Fima", "Në tokën e Izraelit", "Kundër fanatizmit", etj.
Së shpejti Amoz Oz vjen në shqip ekskluzivisht nga Skanderbeg books me romanet: "Të njohësh një grua" dhe "Rrëfim për dashurinë dhe errësirën".
Eseja që po prezantohet sot ekskluzivisht në gazetën "SHQIP" është shkruar këto ditë prej tij, menjëherë pas marrëveshjes së fundit mes Izraelit dhe Palestinës. Artikulli botohet me lejen e autorit dhënë botuesit të tij në shqip.


DRITË NË FUNDIN E ERRËSIRËS
Amos OZ
© Amos Oz 2006

Nëse zgjat, armëpushimi që Izraeli dhe Palestina njoftuan të dielën, do të jetë hapi i parë. Duhen, të paktën, tre hapa më shumë në këtë tragë: Lirimi i të burgosurve, ngritja e një qeverie të re palestineze që përkrah bashkëjetesën me Iraelin dhe jo shkatërrimin e tij, si dhe nisja e bisedimeve gjithpërfshirëse për paqen mes Izaelit e Palestinës.
A do të merren shpejt këto hapa të dytë, të tretë, të katërt? Kjo varet nëse hapi i parë - armpushimi - është i qëndrueshëm. Ka të ngjarë që palestinezët ta kenë mësuar se rruga e ashpër e bombardimit të qyteteve izraelite, nuk i afron ata me pavarësinë, sikurse edhe izraelitët të kenë mësuar se shkallëzimi i gjerë i operacioneve ushtarake nuk i qetëson palestinezët. Ka një arsye për të besuar se politika e qeverisë së Hamasit ka mbërritur në një fund të pashpresë. Ata kanë mbërritur në një bllokatë ndërkombëtare, saç edhe nga Izraeli, në ankth të vazhdueshëm dhe viktima të panevojshme. Ka gjithashtu arsye për të besuar se qeveria e Izraelit e kupton se nuk ka zgjidhje të njëanshme dhe se nuk ka zgjidhje tjetër veç përpjekjes për të arritur një marrëveshje.
Forca jo të parëndësishme, forca fanatike të secilës anë, vazhdojnë t'u fryjnë flakëve. Ata e damkosin si disfatist çdo lloj kopromisi, si shfaqje dobësie. Ekstremistët palestinezë aspirojnë të mbajnë "përleshje të armatosura" gjersa shteti i Izarelit të asgjësohet. Ekstremistët izrealitë kërkojnë që qeveria e tyre të ripushtojnë Rripin e Gazës dhe të pohojë një herë e përgjithmonë idenë e braktisjes së territoreve të pushtuara. Banjoja e gjakut izraelito-palestineze, dhe ndjesia se nuk ka rrugë më, i ka shtyrë moderatorët e të dy anëve t'i humbin shpresat. Dobësia e Kryeministrit Ehud Olmert dhe presidentit Mahmoud Abbas, e shumëfishon këtë dëshpërim.
Shumë mbrojtës të paqes janë apatikë. Ata ndjehen asisoj, a thua fanatizmi të ketë shkatërruar çdo mundësi për paqern në detin e gjakut. Por kjo apati, kjo ndjesi pa shpresim, i fuqizon ekstremistët në të dy anët. Vetëm pak vite më parë, forcat e paqes në Izrael mbushën sheshet publike dhe përmbysën fillimisht qeverinë e Yitzhar Shamir dhe pastaj atë të Binyamin Netanyahu. Ata hapën një derë për përpjekje të dyanshme të të dy kombeve. Zgjedhjet e fundit, të zhvilluara vetëm pak muaj më parë, i sollën mbrojtësit e paqes në pushtet dhe një qeveri të qendrës së majtë, ku platforma themelore ishte tërheqja e njëanshme e Izraelit prej pjesës më të madhe të territoreve të pushtuara.
Kështu, kur Hezbollah sulmoi Izraelin verën e sivjetme, kjo qeveri e qendrës së majtë filloi një fushatë ushtarake në Liban. Dhe më, ajo çfarë duhet të kishte qenë një operacion i shkurtër, i kufizuar dhe i përligjur, u shtri në një luftë të gjatë e shkatërruese. Me fundin e tij, qeveria e Olmert e humbi vullnetin e saj, me përjashtimin e këtij vullneti për të mbetur në pushtet. Palestinezët, nga ana e tyre, u udhëhoqën nga qeveria në minorancë e Hamasit në një armiqësi të skajshme dhe në refuzimin e njohjes së të drejtës së ekzistencës së Izraelit, positë kjo e ngjashme me ata që i udhëhoqën palestinezët drejt katastrofës së madhe të 1948-tës.
Por mbase një ndryshim i mirë do të vijë prej të dyja anëve. Të dyja, duket se po e kuptojnë se janë në një shteg të verbër. Të dyja në frikën e rrethit vicioz ku janë kurthuar. Nëse armëpushimi, në të vërtetë, do të zgjasë, dhe nëse kjo çon në çlirimin e të burgosurve dhe të ngritjes së një qeverie programatike palestineze, ne ndoshta do ta gjemë veten në zgrip të një fillese të re. Neve nuk na duhet një konferencë ndërkombëtare paqeje, apo plane të reja evropiane për paqe. Ne keni nevojë për bisedime të drejtpërdrejta. Bisedime, për çfarë? Jo rreth "pikëpjekjeve", eufemizmit të Olmertit për çlirimin e njëanshën nga palestinezët dhe vendosjen e tyre pas hekurave. Jo për një hudna apo një tahadiya, fjalë arabike këto për armëpushimin e përkohshëm apo për ndërprerjen që udhëheqësit palestinezë kanë sugjeruar. Ne kemi nevojë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të plotë, të dyanshme, që do të përcaktojë të gjitha anët e luftës mes Izraelit dhe Palestinës.
Çfarë kushtesh do të përmbajë kjo lloj marrëveshje? Kjo është, në të vërtetë, vendi ku paqja po fle. Sepse të dy, Izraeli dhe Palestina, e dinë, thellë në shpirtërat e tyre, se si do të duket dhe nuk do të shihet kjo marrëveshje. Madje edhe vetë oponentët nga të dyja anët e dinë, thellë në shpirtërat e tyre, çfarë do të ketë marrëveshja dhe çfarë jo. Edhe ata madje, në të dy anët, që e shohin këtë marrëveshje si tradhti dhe si një dështim, e dinë thellë në shpirtërat e tyre se marrëveshja do të sigurojë për të dy shtetet, Izraelin dhe Palestinën, se kufijtë e kujt do të jenë vijat që kanë ekzistuar përpara 1967, me rishikimet e vendosura në mënyrë të dyanshme.
Të dy vendet e dinë këtë. A i bën ata të lumtur të diturit e kësaj gjëje? Natyrisht jo. A do të vallëzojnë izraelitët dhe palestinezët në rrugë, ditën kur kjo marrëveshje e paevitueshme do të vendoset? Natyrisht jo. Ne po flasim për një marrëveshje të dhimbshme, ku të dyja anët duhet të kërcëllijnë dhëmbët për ta pranuar. Por lajmi i mirë ështe se të dy vendet pothuajse e dinë se ky kompromis do të vijë, në fund të udhës.
Sa kohë ende, sa vuajtje akoma, dhe sa më gjaderdhje do të nevojiten përpara se udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë të arrijnë atë pikë, që vetë këta dy popujt, me zemër të fortë, pothuajse e kanë arritur? Armëpushimi i së dielës, nëse mbahet, ndoshta mund të jetë një regëtimë drite në fundin e errësirës.


E solli në shqip: Flutura Açka

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...