Tekniket Japonezë po luftojnë sot për të ulur presionin në një reaktor tjetër berthamor të demtuar pas termetit qe shkaktoi nje cunami katastrofal diten e premte, 11 Mars. Zyrtare thane se reaktori N 3 humbi sistemin emergjent te ftohjes, nje problem i ngjashem shkaktoi shperthimin e reaktorit nje diten e shtune. Nderkohe më tepër se 10 000 persona mund të kenë vdekur gjatë tërmetit dhe cunamit që shkatërroi prefekturën Miyagi, më e afërta me epiqendrën, njoftoi sot shefi i policisë lokale, i cituar nga televizioni publik NHK
SITUATA NË CENTRALIN BËRTHAMOR MBETET E RËNDË
Ora 12:40 - AFP citon sot se Kryeministri japonez Naoto Kan deklaroi sot se situata mbetet e rëndë në centralin bërthamor Fukushima 1 dy ditë pas tërmetit të fortë që goditi verilindjen e vendit.
JAPONIA I KËRKON MË TEPËR GAZ RUSISË PAS TËRMETIT
Ora 11:00- Japonia i kërkoi Rusisë të japë më tepër gaz për arkipelagun japonez që po përballet me probleme energjetike pas tërmetit shumë të fortë të së premtes, njoftoi sot qeveria ruse.
Gjatë një mbledhjeje të zhvilluar dje në mbrëmje kushtuar pasojave të tërmetit të pasuar nga një cunami në verilindje të brigjeve japoneze, kryeministri rus Vladimir Putin u përgjigj se Japonisë do t'i jepet çdo ndihmë e nevojshme, mësohet nga një komunikatë e qeverisë.
"Fqinjët tanë po përballen me një tragjedi të pamatë", theksoi ai, duke shtuar se Tokioja është një "partner i besueshëm që prej shumë vjetësh".
"Duhet të bëjmë gjithçka për ta ndihmuar Japoninë në këtë situatë dhe pavarësisht problemeve që kemi trashëguar nga e kaluara", vazhdoi Putin, duke e hedhur fjalën për mosmarrëveshjen territoriale lidhur me katër ishujt në jug të arkipelagut të Kurrileve të kërkuar nga Tokioja që prej aneksimit të tyre nga BRSS-ja në 1945-n.
Zëvendëskryeministri i ngarkuar me Energjinë, Igor Seçin ka njoftuar gjithashtu se Japonia i ka kërkuar Gazpromit, kompania e kontrolluar nga shteti, furnizime më të mëdha me gazin e lëngshëm natyror.
Zyrtari rus deklaroi gjithashtu se vendi i tij është i gatshëm të rrisë furnizimet me qymyr.
Ndalimi i disa reaktorëve bërthamorë pas tërmetit rrezikon të sjellë një mungesë të energjisë elektrike dhe të çojë në planifikimin e ndërprerjeve, paralajmëroi sot ministri japonez i Industrisë Banri Kaieda.
CUNAMI, NJË PERSON MBIJETON DY DITË NË MES TË DETIT I KAPUR PAS ÇATISË
Ora 10:40- Një japonez 60 vjeç u shpëtua sot 15 kilometra nga bregu verilindor i Japonisë pasi ka qëndruar dy ditë i kapur pas një pjese të çatisë së shtëpisë së tij të rrëmbyer nga cunami, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Hiromitsu Shinkawa u mor nga një destrojer i marinës në afërsi të rajonit Fukushima rreth orës 12:40 locales (03:40 GMT), shtoi ministria.
Personi është në gjendje të mirë shëndetësore, por megjithatë ai u dërgua me helikopter në një spital, shtoi burimi.
Sipas agjencisë Xhixhi, ky banor i qytetit Minamisoma u tregoi skuadrave të shpëtimit se kishte filluar të vraponte kur mësoi se po vinte cunami".
"Por, u ktheva për të marrë diçka në shtëpi dhe ai më arriti. U kapa në një pjesë të çatisë së shtëpisë sime që më shpëtoi jetën", shtoi ai.
Bilanci i fundit zyrtar i tërmetit me fuqi 8,9 ballë dhe cunamit që pasoi vlerësohet nga policia në 688 të vdekur, 642 të zhdukur dhe 1 570 të plagosur. Shefi i policisë së prefekturës Miyagi njoftoi se pret që bilanci ta kalojë shifrën 10 000 të vdekur vetëm në këtë rajon.
TËRMETI PRITET TË KETË NJË PASOJË EKONOMIKE TË KONSIDERUESHME
Ora 10:30- Tërmeti në verilindje të Japonisë pritet të ketë një pasojë të konsiderueshme për ekonominë e vendit, paralajmëroi sot zëdhënësi i qeverisë japoneze Yukio Edano.
"Tërmeti pritet të ketë një pasojë të konsiderueshme në aktivitetet ekonomike të një numri të madh sektorësh", paralajmëroi ai në një konferencë shtypi.
Tërmeti me fuqi 8,9 ballë dhe cunami që pasoi shkatërruan rajonin Tohoku në bregdetin e Paqësorit, që siguronte tetë për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, PBB, të ekonomisë së tretë më të madhe në botë.
Shumë aktivitete të brigjeve u rrënuan plotësisht dhe infrastrukturat u dëmtuan nga nga një dallgë 10 metra e lartë në metropolin Sendai.
Për të mbështetur ekonominë lokale, Banka e Japonisë u akordoi sot 55 miliardë jenë (480 milionë euro) 13 bankave të vendosura në rajon.
Rajoni Kanto, më në jug, që përfshin megapolin e Tokios dhe përbën 40 për qind të PBB-së, u godit gjithashtu rëndë si dhe ai i Iishiharas, në lindje të Tokios, ku një rafineri nafte e kompanisë Cosmo Oil është djegur pjesërisht.
Pjesa më e madhe e infrastrukturave dhe ndërtesave e kanë përballuar goditjen në këtë zonë urbane strategjike.
Rrjeti bërthamor japonez, që siguron rreth 30 për qind të prodhimit të energjisë elektrike në vend, po ndeshet gjithashtu me krizën më të rëndë në historinë e tij që prej shpërthimit të djeshëm në reaktorin nr.1 të një centrali të prefekturës Fukushima, në verilindje, që pësoi çrregullime nga tërmeti.
JAPONI, POLICIA: MË TEPËR SE 10 000 TË VDEKUR NË MIYAGI
Ora 09:00- Më tepër se 10 000 persona mund të kenë vdekur gjatë tërmetit dhe cunamit që shkatërroi prefekturën Miyagi, më e afërta me epiqendrën, njoftoi sot shefi i policisë lokale, i cituar nga televizioni publik NHK.
Naoto Takeuchi shpjegoi se nuk kishte "asnjë dyshim" lidhur me faktin se numri i të vdekurve do ta kalojë shifrën 10 000.
Dje, NHK njoftoi se 10 000 nga 17 000 banorët e qytetit bregdetar Minamisanriku konsiderohen të zhdukur në këtë prefekturë.
JAPONI, NË RREZIK DHE NJË REAKTOR TJETËR BËRTHAMOR
ORA 07:00-Tekniket Japonezë po luftojnë për të ulur presionin në një reaktor tjetër berthamor të demtuar pas termetit qe shkaktoi nje cunami katastrofal diten e premte, 11 Mars. Zyrtare thane se reaktori N 3 humbi sistemin emergjent te ftohjes, nje problem i ngjashem shkaktoi shperthimin e reaktorit nje diten e shtune.
Me shume se 170 mije vete jane evakuzuar nga zona e rrezikut. Nderkohe rreth 1 700 njerez humben jetën pas termetit që shkaktoi cunami në veri lindje të Japonisë. Autoritetet po vazhdojnë perpjekjet per t’u ardhur ne ndihme banoreve ndersa numri forcave te shtepimit eshte dyfishuar me 100 mije. Ndërkohë kryeministri japonez Naoto Kan u bëri thirrje njerëzve të zhvendosen të paktën 20 kilometra largë uzinës bërthamore në të cilën dje ndodhi një shpërthim i madh. Kryeministri Kan tha se përparësia kryesore është siguria e popullatës në rajonet rreth uzinës Fukushima. Në Fukushima, mund të shihen shtëllunga tymi që dalin nga ndërtesa e reaktorit bërthamor.
Mediat japoneze thonë se pas shpërthimit niveli i radioaktivitetit jashtë reaktorëve është rritur. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se po mbledh më shumë informacione mbi situatën e krijuar. Para shpërthimit, autoritetet thanë se janë gjetur materiale radioaktive jashtë njërit prej reaktorëve që kishte humbur furnizimin me energji dhe nuk mund të ftohej. Kryeministri Kan përmendi gjithashtu bisedën me presidentin Obama, i cili i shprehu ngushëllime, dhe ofroi të japë çfarëdo lloj ndihme që nevojitet.Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Japonisë. Kjo është një fatkeqësi katastrofike, imazhet e shkatërrimit dhe përmbytjeve që vijnë nga Japonia janë të dhimbshme. Japonia është një nga aleatët tanë më të fuqishëm e më të ngushtë dhe këtë mëngjes pata një bisedë me kryeministrin Kan. Në emër të popullit amerikan, shpreh ngushëllimet më të thella, veçanërisht për viktimat dhe familjet e tyre dhe i kam ofruar çfarë do ndihme që u duhet miqve tanë japonezë.”