2011-06-06

Kosova ka një burrë,që s´e ka bota mbarë.



Në nëntorin e vitit 1998 doli nga shtypi përmbledhja e parë me vjersha për fëmijë e aktorit, poetit dhe gazetarit Myftar Dragidella. Edhepse ky autor shumë vonë u prezantohet lexueve të vegjël me këtë përmbledhje, për ata që përcjellin krijimtarinë për fëmijë autori nuk është i panjohur edhe në këtë lloj të krijimtarisë letrare.
Një periudhë prej 12 vjetesh (1982 - 1993) ai u ndërpre nga krijimtaria letrare dhe punoi gazetar në të përditshmen "Rilindja". Nga viti 1998 deri ne vitin 2010 punoi gazetar dhe redaktor në gazetën e përditshme "Bota sot".
Ky krijues në këtë përmbledhje futi edhe disa vjersha të shkruara gjatë kohës sa jeton dhe vepron në Gjermani. Kjo përmbledhje me të vërtetë është një "tufë" vjersha që jo vetëm nga fëmijtë por edhe nga të rriturit lexohen edhe nga disa herë. Tema kryesore e vjershave të përmbledhura në këtë libër të titulluar "Kur një ditë të kthehem", është atdheu dhe jeta në kurbet. Pothuaj shumicën e vjershave e përshkon kjo frymë, jo vetëm tek ato që drejtëpërsedrejti shtjellojnë këtë temë, porse edhe atëherë kur autori shkruan për heronjtë e fytyrat e dashura kombëtare të popullit tonë, por edhe atëherë kur i shkruan fshatit, qytezës, Dukagjinit, lumit etj.
Vlen të theksojmë se autori Myftar Dragidella me disa vjersha të kësaj përmbledhje ishte pjesëmarrës i shumë takimeve të krijuesve jo vetëm në Kosovë por edhe në viset tjera në ish-Jugosllavi. Njëri prej tyre që meriton të përmendet ishte „Festivali i poetëve të rinj“ në Ohër në vitin 1976 ku edhe u shpërblye.

Myftar Dragidella u lind më 8 maj 1957, në Gremnik të Klinës. Shkollimin fillor e kreu në Dollc, Drenoc e Klinë, kurse të mesmin (gjimnazin) poashtu në Klinë. Në vitin 1981 u diplomua në Fakultetin Filologjik të Prishtinës, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Prej vitit 1982 - 1993 punoi gazetar në të përditshmen „Rilindja“. Gjatë vitit 1994 ishte kryeredaktor i gazetës javore „Jehona“ që u botua në Gjermani. Nga korriku i vitit 1998 deri në korrik të vitit 2010 punoi gazetar e redaktor në “Bota sot”.
Me krijimtari letrare u mor që nga shkolla fillore. Vjersha e parë iu botua në vitin 1974, në „Rilindja për fëmijë“. Botoi edhe në „Pionieri“, „Flaka e vëllazërimit“, „Shëndeti“ etj. Nga veprimtaria humoristike botoi në „Zëri i rinisë“ dhe në „Bota e re“. Pos krijimtarisë letrare u mor edhe me artin skenik si aktor dhe regjisor amator.
Jeton dhe vepron në Frankfurt të Gjermanisë.



TI QË NUK HARROHESH

(Patriotit e arsimtarit tim të ndjerë Isa Demaj)

Mirë më kujtohet:
„E hënë, ora e parë,
Gjuhë shqipe,
shkruante në orar”.

Një arsimtar i ri ka ardhë,
degjohej refreni,
se do të jesh një trim
ne fëmijtë, ditë s´e kemi.

Seç të shndëriste balli,
seç të shkrepte goja:
Duani Kosovën - thoshe,
ështe gjithmonë e jona

Nuk kaloi shumë,
u pa «udha» jote,
për ata përherë na thoje:
„Nuk i takojnë kësaj toke“.

O Isa, zotëri mësues,
nuk të harrojmë kurrë,
në zemrat tona,
ke mbetur - BURRË.


NUK DI TË LEXOJ SHQIP

Ditën e merkurë,
në orën e tretë,
me orar: Gjuhë shqipe,
kishte klasa e tetë.

Kush del në tabelë?
pyeti mësues Petriti,
Të shkruajë një fjali.
Si gjithmonë - i pari Astriti.

„Kosova është tokë e shqiptarëve“.
Të lumtë, Astrit, - mësuesi i tha
Kush e analizon,
vullnetar a ka?

Drin, çka mendon për këtë fjali?
Wie bitte? - zotëri mësues,
unë nuk e kuptoj,
shqip, të lexoj nuk di.

Oh, gjëmoi mësuesi
sikur t´ishte rrëzuar nga lisi,
Jo, jo, - ti nuk ke faj,
po ai, që i pari këtë udhë nisi.


NËNË TEREZA

Në këtë botën tonë të re,
është një nënë me zemër të madhe,
nga Kalkuta nis misionet,
është Gonxheja, bijë shkupjane.

Toka shqiptare këtë nënë e lindi,
e botës bëmirëse atë ia fali,
ruan ajo shumë dashuri,
e ndanë për të botës shumë fëmijë,
zëri i sajë në çdo anë jehonë,
ajo është motra, është nëna jonë.


NË TOKËN E TIJ DESHI TË JETË ZOT

(Kushtuar Ferat Mujës nga Samadrexha i cili në vitin 1982 që dënuar me vdekje dhe që ekzekutuar nga gjykata serbo-shqiptare e kohës.)

Cili është hero?
Ai që ik, ai që flet?
Apo ai që pushkën ngreh
dhe një armik n´Kosovë e vret.

Nuk foli shumë
as para gjyqtarit.
Nuk mundi të durojë,
nuk ish rrënjë e qyqarit

Në tokën e tij,
deshi të jetë zot,
edhe në këtë kohë,
sikur për jetë e mot.


KËTU NUK RRIHET

Këto pallate të bukura,
këto rrugë të gjëra,
nuk janë për mua,
se nuk m´i do zemra.

Kemi lënë oxhakun,
në ballë të shtëpisë,
u mbyllëm në këto kafaze,
sikur ikëm prej perendisë.

Unë jetën luksoze,
jo, nuk e dua,
kur atdheu i shtrenjtë,
po më mungon mua.

Do të ik që nesër,
mbrëmjen nuk do ta pres,
do të kthehen nga kam ardhur,
këtu nuk dua të vdes.

Do të shkoj të lumi im,
ku notin mësova.
Të gjithë gurët do t´i puth,
çudi - deri tash si u durova.

Do të shkoj në shkollë,
do të hyj në klasë,
ndoshta takoj mësuesin,
duke shkruar në dërrasë.

Duke i dhënë,
detyrat e shtëpisë,
Zotëri mësues, - do t´i them
unë erdha, mësimit do t´ia nis.

Po, more Drin trimi,
Mirëseerdhe në shkollën e re,
shokët i ka marrë malli,
ja, vendin ku e ke.

Zotëri mësues, - thanë nxënësit si në kor
Ne duam të propozojmë,
nga gëzimi që ndiejmë sot,
kthimin e Drinit ta festojmë.


BABAI IM PËR ANTON ÇETËN

U thosha shokëve,
pa shaka,
si babai im,
tjetër s´ka.

Më blente bombone,
edhe çokollata,
më tregonte përralla,
deri sa ikte nata.

Heronj të tij ishin,
trimat shqiptarë,
në beteja me armiqë,
përherë fitimtarë.

Pos përrallave,
tregonte për historinë,
si populli im,
e donte lirinë.

Gjergj Kastrioti - më i madhi,
më trimi më bujari,
gjithmonë në beteja,
në ballë të ushtrisë - i pari.

Për Shaban Polluzhën,
për Ymer Berishën,
për Ndue Përlleshin,
për Shotë Galicën.

Pak para vdekjes,
e donte shumë Rugovën,
nuk urrente askënd,
sepse e donte Kosovën.

Por, shiko biri im,
më tha pak ditë pa u ndarë,
Kosova ka një burrë,
që s´e ka bota mbarë.

Është Anton Çetta, bir,
trim i çmuar si ari,
burrë i shkuar burrave,
kurrë s´e harron shqiptari.

Sikur sot në jetë të ishte,
shumë do të derdhte lotë,
për Anton Çettën,
që na mungon sot.


PËRRALLA PËR LEPUROSHIN

Pse veshët e gjatë,
mustaqet e rralla,
i kam më të vërtetë,
apo kështu thotë përralla.

Pse vrapoj shpejt?
Pse fle aq pak?
Pse urrej gjuetarin?
Pse jam frikacak?

A ka edhe tjerë,
që më ngjajnë mua,
apo jam i vetmi,
përse nuk më thua?

Mikesha ime bretkoca,
është më frikacake se unë,
posa t´i afrohem,
hudhet në lumë.

U bind lepuroshi,
se ka shokë në këtë botë,
prandaj jetën e tij,
më s´e quajti të kotë.

AGONIA E POETIT

Miku im z.Marjan Bunaj eshte i lindur në Lezhë në vitin 1962. Shkollën tetëvjeçare e ka kryer në Zejmen. Ate të mesmen, në teknikumin e Lezhës, dega zooveterinari e ka kryer në vitin 1981. Ka punuar si veterinar në ekonominë ndihmësë të bazes ajrore të Gjadrit deri në vitin 1990. Që nga viti 1991 jeton në Itali së bashku me gruan (Leonora, gazetare televizive) dhe djalin (Marlen, piktor i talentuar).

Të lehtët gjykojnë këdo
E rrojnë për të dënuar njerëzimin.
Poetet vdesin duke gjykuar vetveten.
E shugurohen në heshtje sapo kryejnë dënimin.

MARJAN BUNAJ

Figura e tij që bëhej gjithnjë e më groteske, kalonte pa u ndjerë në rrugët e pluhurosura të qytetit. Dobësohej dita-ditës dhe rrobat e zgjedhura me kujdes e sqimë (dhurata të miqve) tani i rrinin të gjëra. Pantallonat e bardhë i mbante me një rrip meshini të valëzuar për shkak të vrimave të reja që i bënte herë pas here lustruesi i këpucëve në trotuarin pranë shtëpisë së tij.
Të fundit e kishte bërë dy ditë më parë. Tek bënte vrimën jevgu i fliste për vetitë e meshinit i cili ka një histori të lashtë. Pastaj duke i treguar fëndyellin me të cilin bënte vrimën i tha:
-këtë e ruaj si sytë e ballit. Ma ka lenë trashëgim im atë, drite paste.
I ati paskësh qenë demokrat i flakët. Në kohën e komunizmit e paskësh luftuar sistemin duke ushtruar zanatin e lustraxhiut  privat. Që i ati paskësh qenë i vogël me trup por shumë nevrik e që  rakia i bënte një efekt të çuditshëm. Kur pinte një gotë bëhej në qejf e këndonte më mirë se Bujar Qamili por kure pinte më shumë se dy gota ishte mirë të mos i dilje përpara edhe në qofsh dy metra i lartë sepse bëhej i papërballueshëm. Po të mos ishte për cirrozën do të ishte  bërë njëqind vjeç.
Kur po e paguante jevgu ja mori paratë pasi refuzoi “energjikisht” duke i thënë;
- mos i raft si po të marr lek ty?!. Un librin tënd, atë me fotografi në kopertinë, e kam vënë në bufè e sa herë gruaja shqyen ndonjë fletë për të ndezur zjarrin e... "bëj për spital".
Ai duke ikur i kishte lutur jevgut të mos e rrihte gruan për një gjë të tillë sepse në fund të fundit poezitë atë qëllim kishin të ndiznin. Nëse nuk ndezin pasionet atëherë edhe për të ndezur zjarrin gjithsesi janë të dobishme. Sapo i kishte kthyer krahët, jevgu duke i rënë pedanës me furçë  kishte filluar të këndonte këngën e Xhevrijes. Pas çdo strofe bënte një brach publiciteti; “urdhëroni zotërinj lustra italiane speciale”

Vargje të hollë që i flasin veç kresë
Si shkrepëse të lagura shuhen në harresë
Edhe ca të tjerë që shpirtin lodhin fort
Po aty mbarojnë s'kanë tjetër short

Jam plakur thellësisht  mendoi. Jap këshilla në vargje. Poetet s'kanë  nevojë për këshilla. Duan veç mbështetje e kritika dashamirëse.
Mjekrën e kishte shkurtuar pasi e kishte humbur madhështinë e dikurshme. Dukej një personazh i dalë nga filmat e Kosturicës. E dinte, po xhirot në qytet ishin për të një evazion i dhimbshëm nga trishtimi pikëllues i shtëpisë. I mendueshëm ndjente simfoninë e heshtur që luante brenda tij frymëzimi duke prekur lehtë e lehtë fijet e pasionit që shpirtin mbanin lidhur në trupin e brejtur nga dhimbja. Ndjente pauzat që krijoheshin kur këta fije tejet të tendosura këputeshin njëra pas tjetrës. Ritmi i zemrës tani ishte bërë me i shpeshtë e aspak i sinkronizuar me simfoninë.
Poezitë nuk i shkruante me. Kishte frikë se boja e shkrimit do të përlyente bardhësinë e tyre parajsore, rrapëllima që pena lëshon duke rrëshqitur mbi letër do të thyente heshtjen e tyre solemne. Kompjuterit nuk i besonte. Do t’ja kthente në njësha e zero, nën pushtetin e programit e nën mëshirën e rrymës elektrike. Kishte frik që metrika, ritmi e rimat do ti militarizonin. I erdhën në mendje katër parimet themelore të realizmit socialist e qeshi trishtueshëm brenda vetes. Poezitë e bardha të heshtura silleshin si dervishë ç'ekstazë në një shesh që dhimbja e zvogëlonte pareshtur. Shihte njerëzit që kalonin përbri dikush me nxitim e të tjerë ngeshëm duke biseduar e ndjente dhimbje për ta. Nuk do ti lexonin kurrë ata poezi tejet të bardha që lindnin e vdisnin varg e varg  brenda tij. Për ti ndjerë duhet të jesh nën pushtetin e dhimbjes, të shuarjes  progresive. Atëherë mendonte që ata ishin me fat që poezinë s’e ndjenin, kështu kishin një dhimbje më pak.
U kollit mbyturazi e një masë xhelatinoze u ngjit në zgavrën e gojës. E gëlltiti e ndjeu shijen e hekurit të kalbur. Përbindëshi pjellë e dhimbjes kishte zënë vend në gjoks e ushqehej i babëzitur me mushkëritë e tij. Ai e mallkonte me gjithë shpirt po e ndjente që mallkimet për përbindëshin ishin inkurajuese. Pas çdo mallkimi zelli i tij rritej.  Dilema, që shpesh i vinte në mend, u shfaq sërish. A ishte dhimbja që kishte pjellë përbindëshin a përbindëshi dhimbjen. Raporti shkak pasojë këtu ishte pak më i ngatërruar se në filozofi.
Trupi im, mendoi dikur tempull i një shpirti  të dlirë ishte kthyer në një bordello të qelbur ku në një ampleks inçestor dhimbja e përbindëshi riprodhoheshin jashtë çdo rregulli e ligji biologjik.
Pothuajse nuk ushqehej më. Hante me mundim supën e hollë që e shoqja i gatuante, më shumë për të shpërblyer atë për mundin e përkushtimin. Si përbindëshi ashtu edhe gruaja kishin nevojë për të. Përbindëshi për mallkimet që siç duket ishin çmim për punën e bërë. Gruaja për praninë si objekt i përkushtimit të saj. Sapo ai hante diçka ajo vihej me zell të gatuante diçka tjetër. Idhtësia e hapave që merrte kundër dhimbjes tani ishte bërë e pranueshme. Bombola e oksigjenit, tek koka e krevatit, si rraket e ftohtë metalike e drejtuar drejt qiellit i dukej tani më antropomorfe.
Ngjiti pesë shkallët e klubit të artistëve, duke u ndalur në çdonjërën prej tyre. Në holl dikush e përshëndeti tek  po kërkonte të mbushej me frymë. Ju përgjigj me një lëvizje të lehtë të kokës së hirtë. U preokupua nëse ja kishte dal në mundimin të vizatonte një buzëqeshje me muskujt e fytyrës që i bindeshin gjithnjë e më pak. Hyri në klub duke ecur në mjegullën e butë e të lagur të shikimit të tij. U ul në karrigen që vrik i liroi njëri nga miqtë e përhershëm. Kishin vënë një etyd të Shopenit ritmi i së  cilës përkonte me të rrahurat e zemrës; i kishte pëlqyer gjithmonë Shopeni, por  sot po i krijonte ankth, megjithëse zëri i radios ishte i ulet dhe dëgjohej me vështirësi nga rrëmuja që  mbizotëronte në lokal. Banakierja e vuri re këtë nga shikimi që u hodhi altoparlantëve të zinj. Ajo vuri një xhaz të butë e letë. Falënderoi banakeren me një lëvizje të lehtë të kokës ndërsa me shikimin e përqendruar kërkonte të shquante nëse ndërrimi i muzikës shkaktoi ndonjë ndryshim ne temat e bisedës o ne humorin e miqve. Nuk arrinte të vërente asgjë në shprehjen e fytyrave.
Ndoshta rryma e makiaiolëve në Firence kishte lindur kështu. Ndonjë piktor që i ishte dobësuar shikimi  kishte filluar të punonte me penelata të trasha duke mos pasqyruar imtësitë.
Ishin intelektuale tashmë; të moshuar që flisnin pareshtur duke mallkuar realitetin e papranueshëm që tranzicioni kërmillor kishte krijuar. Sot me ta që edhe një emigrant mundohej të fshihte euforie. Kishte veshur rroba të shtrenjta e duart i kishte të dërmuara nga punët e rënda. Dukej i lumtur e ndiqte me admirim bisedat. Pothuajse të gjithë ishin nën trysninë e pasioneve nacionaliste, të ngulitura nga rilindësit e propaganda socialiste, ndrydhnin gjykimin e aftësinë analitike. Diskutonin mbi dy rrymat që kishin lindur rreth tipareve të identitetit kombëtar të shqiptarve, ajo islamike Qosjane e ajo perëndimore Kadarejane. Ai i ndiqte në heshtje, ndërsa  ajri i ngopur me tym duhani nuk i po mjaftonte.
Kafeja i ra në stomak e ai ndjeu nevojën për të vjellë. E mbyti me mundim këtë impuls. U zhyt sërish në botën e bardhë të poezisë, që kurrë s'do të shkruante, e tani, që po shijonte prehjen që i jepte prania e miqve, kishte humbur disi atë bardhësinë verbuese. Homeri ndoshta që verbuar për të shijuar këtë bardhësi. Heshtja tani ishte më pak solemne. Zhurma e kupave dhe e lugëve të lokalit i penetronte potershëm në kafke. Llulla e njërit prej miqve lëshonte një fjollë tymi erëmire. Ai reshti së shikuari pasi filloi ti përzihej përsëri. Era e konjakut, që miku i cili i kishte bërë vend, e shijonte me gllënjka kursimtare i sëmbonte hundën duke i shkaktuar një dëshirë për t'u teshtirë që e ndaloi duke mbyllur sytë. Dikur për tu teshtirë kërkonte diellin o çdo burim tjetër drite; tani mbyllte sytë. Një teshtitje tani do te thoshte çnjerëzim.
Banakierja me një tabaka në dorë ju afrua nga mbrapa dhe duke i mbështetur lehtë dorën në supin e djathte i pëshpëriti ne vesh, me një fryme të ngrohtë;
- Si ke njehë sot?  dukesh shumë ma mirë! a ta sjell një jastëk?
Ai mohoi me kokë duke u sforcuar jashtë mase të buzëqeshte në shenjë falënderimi.
Ajo u largua pasi i shtrëngoi lehtësisht supin e tij të thatë.
Pas ikjes së banakieres tema e bisedës ndërroi. Flisnin mbi teprimin tipik mesdhetar në shfaqjen e ndjenjave, që në Ballkan ishte më i theksuar se në asnjë vend. Njeri nga miqtë që shpesh mahitej me tendencat nacionaliste të të tjerëve tha se kjo dukuri e kishte origjinën tek qytetërimi pellazg e ilir;  pra tek kultura shqiptare. Jo të gjithë qeshën.
Ndenji edhe pak duke dëgjuar në heshtje pastaj me një sforcim marramendës u ngrit i ndihmuar nga shoku përbri. Përshëndeti me sy një nga një miqtë dhe u kthye nga dera që banakierja mbante të hapur. Ajo i buzëqeshi çiltërisht duke i thënë.
-Mirëseardhësh nesër!
u nis drejt shtëpisë me hapa të vegjël e të ngadaltë duke u ndalur gjithnjë e më shpesh për tu mbushur me frymë.
Edhe sot e kishte marrë dozën e përditshme të miqësisë. U zhyt përsëri ne simfoninë e heshtjes që tani, me gjithë zhurmën e rrugës, ishte me e thelle. Poezitë u bene përsëri të bardha e të etreshmë e dhimbja me e fortë.
“-Mirëseardhësh nesër!” mendoi ai përshëndetjen e banakieres. “Mos të zëntë e nesërmja” ju kujtua mallkimi dashamire i nenës kure bëntë ndonjë rreng në fëmijëri. Trotuari vende vende ishte i lagur pasi baristet e shitësit lagnin rrugën para derës për shkak të pluhurit. Nga baret oshtinin altoparlantët. Muzikë folk  sllave, greke e këngë me çifteli përziheshin ne një kakofoni marramendëse. U ndal përsëri të mbushej me fryme nga dera e barit e përzier me zhurmën e bisedave dilte një këngë pikëlluese cigane. Një zë i dridhur mashkullor rreshtonte një sere mënyrash vetëvrasje e pyeste Mejremen shpirtgure se cila i pëlqente të përdortë për flijimin që donte ti kushtonte ne emër të dashurisë. I erdhi dëshira të vraponte po nisi të ecte edhe me ngadalë se me parë. Nga bari fqinj një çifteli pas një introducioni të gjatë e të zellshëm plot trokitje gishti mbi drurin e instrumentit i la radhën zërit të rapsodit që filloi të numëronte cilësitë e panumërta pothuajse të gjitha mbinjerëzore të një politikani të mazhorancës. Nga shiu ne breshër qeshi brenda vetës. Dëshira të vraponte po behej ankth. Shtëpia dukej se çdo mëngjes njehtë një kilometër me larg klubit të artistëve. Ajo sot ishte larguar edhe me shume. Kishte nevojë të ngutshme për bombolën e oksigjenit e të villte të villte deri sa bashkë me mbeturinat e përbindëshit, ti çlirohej edhe shpirti nga ai trup që s'ishte me i tij. Bari i fundit mendoi ai me lehtësim. Zëri raperi vendas po shante me gjithë shpirt dikë me fjale të fëlliqura që i nxirte me një ritëm skadent po plot pasion.
Tek hynte ne shtepi i erdhi në mend nofka që i kishte vënë Koleci. “Krisht”.
“Krishti” mendoi ai. Sa vdekje tragjikisht e bukur. I kryqëzuar midis dy qyqarëve me vrimën e ushtës ne brinje. Vdekja i kishte ardhur nga jashtë. Mua po me grin se brendshmi duke me çnjerëzuar dita-ditës. I hodhi një shikim vrastar refleksit mjeran të rupit të tij ne pasqyrën e korridorit. Shikimet vrastare u kryqëzuan për një çast. “Çfarë Krishti”? “Ti je një shkalle pulash” i tha vetës duke përdorur shprehjen e një shoku të gjimnazit, që e bënte të qeshtë. Vuri re që asnjë muskul i fytyrës se tij nuk ju bind. As sytë nuk qeshen. U shtri ne shtrat. Bombola e oksigjenit me një kryq rekordesh ne maje, ju duk si kulle katedralje.
Infermierja e ndihmuar nga gruaja i beri morfinën. I sistemuan jastëkun e maskën e oksigjenit. Mbështeti kokën që filloi ti buçiste. Një mori kambanash filluan të binin ne kokën e tij, me tinguj metalik e ritëm rok. Paskam vdekur me ne fund mendoi. E shpirti duke u ngjitur ne qiell si tullumbac festë, ka mbetur i ngatërruar nen çatinë e kambanores. Qyqar i tha vetës. Jetën tokësore s'dite  ta jetosh e atë qielloren e nise mò zot ma keq. Do të plasë shpirti nga zhurma e kambanave. Të pres sa të pushojnë e pastaj të kërkoj ndihmë. Ndjeu dorën e lagur të gruas që i preku ballin e u çlirua nga ankthi për fatin e shpirtit të tij. Jam këtu akoma. Mendja i vajti përsëri të vdekja e Krishtit. Atë e tradhtoi Juda po mua kush me tradhtoi? „Trupi im“ tha Juda është trupi im. Sa qeshë fëmijë nuk diti të rritej kurrë. Ne rini shikoja vajzat që dashuroheshin me kunguj të gjatë e shpatullgjere. Ai nuk më ndihmoi. Duke hyrë ne pleqëri i ra një hir i bukur prej intelektuali. Aty mendova se trupi u be dishepulli im. Pikërisht aty me tradhtoi la të hy përbindëshin që po më çnjerëzon. Juda që penduar për puthjen tradhtare. Ndërsa trupi im jo vetëm s'është penduar, por po më mban shpirtin peng.
O ndoshta  zemra. Atë nuk e akuzojmë kurrë. Ndoshta që ajo që ju nënshtrua dhimbjes e cila polli përbindëshin. Rreh si  e marrë si përherë s'ka kuptuar asgjë. Rreh me tërbim si dikur nga shikimi i një gruaje, nga një lule a fije bari, një buzëqeshje foshnje a nga një cikël poezish, në gazetën “Drita”. Rreh si e çmendur e nuk e kupton që kështu i zgjat jetën përbindëshit e mua dhimbjen. Vuri dorën e djathtë në brinjë aty ku Krishti kishte plagën e ushtës e ra në ëndërr. Që ishte plot pretorianë me ushta të gjata, turma ulëritëse, zdrukthëtar që ndreqnin kryqa, farkëtar që bënin gozhda e tregtare pëlhurash të linjta. Ëndrra si përherë ndërpritej nga therjet ne gjoks që e zgjonin sa për të mallkuar zemrën që rrihte gjithnjë e me fort “pusho hè të shitoftë zana” e trupin Judë “Mos të zëntë nesërmja”. Në momente prehje dhimbja mbulohej nga një dritë tejet e bardhe dhe e  butë ku lundronin  një harmoni  të etershme poezi qiellore të pashkueshme.

Suicide phenomenon in Kosovo‏

 
Tentim vetevrasje ne Prishtine - KTV & RTK
 
Valon Berila dhe SHPK shpetuan jeten e A.B. nga Zhuri i Prizrenit.Tentim vetevrasje ne Prishtine - KTV & RTK Prishtine Kosove BAJRAHIT Rrezik per jete
00:04:10
Added on 12/19/08
39,576 views
 


 

Suicide phenomenon in Kosovo



Creative Critical Thinking

Professor: Elife Krasniqi


Dardan Sylaj


Suicide phenomenon in Kosovo!
           
            All people live a life, but they choose different methods and different ways to live their life. Some people are wise, and try hard in order to have a fun in life and have an easy one. On the other hand, there are people who do not care that much about life which leads them to having difficulties and barriers. Even though we all have problems that sometimes it seems there is no solution, we come up with a good solution. In contrast, there are some people who do not have self confidence or simply they cannot come up with the solution of the problem and the only door left to them seems to be committing suicide.
                        Based on the statistics that American Association of Suicide (AAS) and Diagnoses of System Manual (DSM) gave, we can come to the conclusion that suicide comes usually from depression, the usage of drugs, and there might be also people affected by the war in 1999 in Kosovo which gives people stress that comes from the trauma that is won during the war. This also might happen some years after the war is ended.
             In Kosovo there is done a research by (UNICEF)[1] but the exact number of people who use heroine is not mention, but is said that the number is increased a lot especially in Prishtina. This has all started to have a rapid growth after the war in 99 in Kosovo. When talking about suicide in Kosovo, in the report of the UNMIK police is said that it is quiet difficult to know about the true number of suicides because firstly they are not considered as crime and the other issue that makes it difficulty is the family of a person who commits suicide where they sometimes covers the crime scene just so they don’t have a loss of face. This makes us become suspicious about this fact because it might happen that in Kosovo there are a much higher number of suicides which were not told. [2]
            There is a novel written by: H. Balzac "E kush nga ne, pasi u be 30- vjec, nuk e vrau veten nja dy a tri here",by this he meant not to commit suicide for real, but the way we feel during the life time. We all had a hard time where we wished we were dead, but when the problem was solved we were free and happy and enjoying the life. Not being able to solve problems, having pressure to be successful, and in case there is no positive conclusion are mostly the cases which lead most of the time to the commitment of suicide. The phenomena of suicide always existed and it will be present in anytime, anyplace, and in any regime.
            Flori Bruqi in his article describes some of the characteristics of the people who wish to commit suicide and how they think of it for a long time. They have lots of thoughts if they should do commit suicide for real or not, they also plan how to do, where to do, when to do and lots of other things in details. It is very important to keep in mind that these people who think of committing suicide are very easy to be pointed out if you know them from before. In this article talks about the study that is done about the commitment of suicide and they got results that around 80% of the people who commit suicide talks about some symptoms they are facing.   Firstly, they change their character; they become closed on their selves, uncertain, without strong will power, nervous, sensitive, sad, and worried. Secondly, they have changes in their behavior where they find hard to concentrate in work, school, they don’t care much about their looking, their obligations. Thirdly, they have changes in the eating. They have no anxious to eat and so they become slim, it may happen also that they over consume food, they lose interest of friends, sex, their preferred hobbies, they don’t usually have a positive hope for the future etc.  Other symptoms that you may see when someone wants to suicide are also that they pay all their debts, they say goodbye to their friends, family, and all relatives, they also can give for free their most favorable items in their life etc.[3]

            The number of suicide in Kosovo is being increased, only in the first month of year 2009, 8 suicides cases were reported and 17 other trying to commit suicide. The age of those people is from 25-45[4]. In Prizren it was reported by Nexhmedin Krasniqi (commander in the rural management of Prizren) that from the beginning on year 2009 till now there are 5 suicides cases, and this is very bad not just for the families of the suicide people but for the whole of Kosovo. He also commented as how institutions have to react and make a study where they could prevent suicide. Actually there is one project that is started for the prevention of the suicide. In this project it is involved Dr. Shukrie Statovci from QKUK.[5]
           
            When mentioned before that there are much more attempts to commit suicide than we have the final act of suicide, this happens because they fail to do so. This happens because of two major reasons: first is that they might be stopped by any person who tries to save his life, and the second reason why they fail to commit suicide is that they give up to the idea of committing suicide in the last moment and so they start to think about the new life where he/she might find himself. So it is important to see people how they are feeling for real and not make an opinion that it is ok, they will change with the time. We should react right away because it might be too late and you will never forgive yourself because you had the opportunity to help a person and you did not do.[6]
        
         In my opinion Suicide is not an illness that can be cured by taking a vaccine, but it is a social issue that have always been and it will continue to happen all the time. This does not happen only in poor countries, but it happens also in the developed countries. Suicide can be affected by different factors such as media, love, society, their weak personality, unemployment, and other things that will stop a victim to think of a solution and so they try to commit suicide. Most of the people who try to commit suicide cannot kill themselves, but unfortunately some of them do commit suicide. In my opinion people who commit suicide must be crazy firstly and then kill themselves. People must think of solution because there is no single thing in this planet that does not have a solution.
            Suicide is horrible. I say so because I remember when the guy jumped from his flat in city of Prishtina where he was left uncovered for around 4 hours, and I also remember well that I had problems because I used to remember that scene for a week or two and it was not good at all. If people who want to commit suicide see these kinds of scenes might probably be influenced to do the same thing. I wish people become aware of this and try to help other people who need help, and this wish goes to government as well because they are the one who should take this initiative and open different clubs where people can express their worries, their feelings, and their thoughts without being spread in the public. Once more I would say that I do not accept suicide, and I think that I would never do suicide because this is not the way of solving problems.



Work cited:

            Bruqi, Flori.” VETVRASJET NE KOSOVE DHE SHQIPERI.”shqip.dk. posted on 2005. <http://www.shqip.dk/modules.php?name=News&file=article&sid=1433>
            Dotan, Natan.” Rritet në Kosovë niveli i vetvrasjeve që prej luftës.” setimes.com. posted on 02/04/2003, <http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2003/04/030313-NATAN-001>
            KTV,”Vetëvritet një 22-vjeçar.” Posted on March 03, 2009. <http://www.kohavision.net/index.php?option=com_content&task=view&id=16342&Itemid=40>
           KTV,”Numri i vetëvrasjeve, në Kosovë, është në rritje, ka theksuar policia”,posted on march 07, 2009 <http://www.kohavision.net/index.php?option=com_content&task=view&id=16459&Itemid=40>
            KTV,” Tentim vetevrasje ne Prishtine - KTV & RTK.” YouTube, posted on December 19, 2008. <http://www.youtube.com/watch?v=_x2xiC3KIjM>
            Nora Hasani and Zana Limani “Rritja e numrit të vetëvrasjeve alarmon Kosovën.” birn Kosovo, posted on 2009, <http://kosovo.birn.eu.com/al/1/70/3174/?tpl=80>
            rtv21,” Rritet numri i vetëvrasjeve në Kosovë.” telegrafi.com posted on February20, 2009, <http://www.telegrafi.com/?id=2&a=3572>




[1] Hold my Hand - Premiere of a feature film produced by young artists in Kosovo
[2] Rritet në Kosovë niveli i vetëvrasjeve që prej luftës
[3] VETVRASJET NE KOSOVE DHE SHQIPERI
[4] Rritet numri i vetëvrasjeve në Kosovë
[5] Rritet numri i vetëvrasjeve në Kosovë
[6] Tentim vetëvrasjeve ne Prishtine - KTV & RTK

NE PERKUJTIM TE DESHMORIT SHABAN XHEMAJLI




 









Kush flijohet për atdhe -Ka nje bese ka nje fe.

Ne pervjetor te rënies te dëshmorit Shaban Xhemali, kujtojne me respekt sakrificat e nje populli martir për pavarsi. Shaban Xhemali biri i Mitrovices te Dardanisë u radhit ne radhet e U.Ç.K. – se. Edhe pse familjar me 6 femije zeri i Atdheut e therriti: Atdheu mbi te gjitha. Ata qe e kane njohur nga afer kujtojne atdhetarin me shpirt luftarak qe nuk pyeste për friken. Sot e kujtojne te afermit, familja, vellezerit dhe motrat. Mbare Shqipëria, nga Çameria e gjer ne Dardani:
Sa here flamuri kuq e zi lartohet ne Shqipëri e Kosovë, mendja na shkon tek mijra vellezer Dardan qe dhane jetën për liri. Çdo dëshmor ka nje dite përkujtimore, dhe kjo dite mbetet e pavdekshme sepse kush flijohet për atdheun e vet ka fituar përjetësine.
Sa here kujtojme trimat e Dardanisë, kujtesa shkon tek mijra djem dhe burra çamë që u masakruan nga bisha greke. Sa prej tyre nuk u dihet as varri.
Keshtu ndodhi edhe me dëshmorin Shaban Xhemali: Bisha serbe do të fshihte trupin e tij, sepse trimat edhe te vdekur bëjnë çudira. Dëshmori Shaban Xhemali do te përcillej me nderet qe i takonin në 16 janar 2004 nga populli i Dardanisë. Sot Kosova gëzon lirine. Është liria e enderruar ne shekuj. Amaneti i dëshmoreve te saj: - Ruajeni si syte e ballit lirine. Liria është ulur ne vatrat Kosovare. Ne syte e tyre ka lindur shpresa. Gjaku, mundi dhe sakrifica le te jene drita për te pare.
Nga bjeshket e larta zeri i dëshmorit vjen ne Mitrovicen e dashur, aty ku lind dhe u rrit. Syte e tij si ne legjenda vazhdojne te shikojne. Sa here dëshmoret si ne vegime ulen mbi shpatet shekullore te Kosovës ku zot jane vetem ata. I paharruar kujtimi i dëshmorit Shaban Xhejmali dhe gjithë dëshmorëve të Kosovës

Kur takova nënën e dëshmorit Shaban Xhejmali.

Para disa kohësh mu dha mundesia të shkoja në Mitrovicën e dashur vendlindjen e Shabanit dhe te takoja nënën e tij.
Trupi I saj ishte tretur për së gjalli .Në sytë e mbushur me lot  lexoja dhimbje për djalin e  vrarë ..Jo shumë larg shtëpisë ishte vëndi ku I biri Shabani kishte përmendoren e tij..
Nëna me vështrimin nga malet dhe dorën e ngritur lart  dukej sikur  priste  dikë të vinte..Ajo kishte shumë djem dhe vajza por emri I Shabanit tani ishte shkrirë në zemrën dhe mendjen e saj.. I  shtrëngova ato duar të lodhura për ti dhënë forcë  por e kuptova dhe e dija çdo të thotë për një zemër nëne . Tani nëna nuk jeton më .
Ndoshta  shpirti I saj ndihet më qetë pranë birit  të saj,Shabanit,që ajo deshi aq shumë ..
Loke e mirë me zemër të madhe ,si gjithë nënat e dëshmorëve  të Kosovës.E kush më shumë se ju diti të qëndrojë si shqipe  mbi këta troje .? Bashkë me qumështin e gjirit  ju ditët të bekonit dashurinë për Kosovën..

 


Nënë të shoh të lodhur

E shoh  që je lodhur shumë moj nënë
Jo ,aq nga vitet ,se sa nga brengat e shumta
Nuk  e di në fëmijërinë tënde si ke qënë
Të gjithë nënat më janë dukur të urta

Më është dukur së fëmijë gjithë nënat s’kanë pasur
Edhe pse dihet ,se kështu nuk mund të jetë
Me mundim e dashuri nëne të përsosur
Historisë kombëtare I shtuat shumë fletë

Nëna që dhimbjet I përtypët më lot
E bijtë tuaj I flijuat për atdhe
Si ju shqipja jonë ka lindur plot
Emri juaj priu në çdo betejë .

Trupi tash,është ligir  moj nënë
Nga dhimbja për birin tënd dëshmor
Amanet  brezave u ke lënë
Kosovës,Birin I dhe kurorë


Drita Braho (Berat)


----------------------------------------

Tv me 24 orë lajme, newstv-ks.tv‏


Të nderuar miq,

Newstv është televizion që emiton 24 orë lajme, më shumë se dy muaj mund të shihet në kohë reale edhe në internet, www.newstv-ks.tv

Me respekt,

Skënder Berisha
 
 

2011-06-05

Nga At Pjeter MËSHKALLA S.J.:SANT’ ELENA

100 vjetorin e vdekjës së Napoleon Bonapartit (1821 - 1921) në Sant’ Elena.
Për këte vjerrshë përshkrimin në prozë poetike në  italisht, ma dhá At J. Pasinetti.
                                                      
  Shkodër, 1921. (shenim i Autorit)


   Larg, e në vetmi trishtuese krejt’i mbshtjellun
nën të tjera klimë, të zjarrta e mjegullore,
gjendët një i vogel ishull mes valësh déti.
    Atje, e thepisun, kryet zbulon e hovet,
drejtë qiellit një buzë shkambi çveshë blerimi,
si të donte shoqëni me lypë ndër diella.
    I lodhun syni përmbi dét të pamatun
kërkon, por kot, përrreth bregore të tjera
sa grima të mund pushojë, pse, kah të sillesh
mbi horizont, veç ndanë rrafshinë qiellngjye.
   Prej së drejte, mëni të Amëshuemit i vérbtun
dukët ai shkamb atjé, dhe valët shkumbuese
njêna mbas tjetrës, rrebtas tue gjimue,
turren mbi té, por ato sulme të kota
shkambi krenisht përbuzë, kè porsi sógje
a monument të përjetëshem ma se bronxi,
Zoti i fitores mbi njâtë vend e ruejti.
   Shkâmbit jetik përbri e për nën gêmba
të njâj shelqnâje vajtuese, një varr gjendet;
landë e ngâllënjimit, lari i rri mbi krye:
Ky’i ditë vigan mbi rê na’e hidhte shtatin,
por sot, rruféja djegun zhari, varet
e shkyeme degësh; por, zjarri që prej së nalti
mbi té u plandos, s’ia kish’ pasë sosun jetën,
se, gêmbat e cunguem, stolí e begatëshme
 i mblon prej gjethësh të blerueshëm  e, shkulmet
(ké të furisë së tyne në dorë kjo landë kjé lëshue)
m’e shkulë pa kurrë dobi rropatën: të forta
e të thélla rranjë kish’ngulun në atë bregore.
   
    Kështu, deshti Qielli, të largëtave breznina,
kujtim tue u lanë të pashlyeshëm, me u tregue
kryenalta si mbaron mbi tokë  m a d h ë s h t i a !


Shenim nga autori i librit “At Pjeter Mëshkalla SJ.”, Fritz Radovani:

            Me rastin e 190 vjetorit të vdekjes së Napoleon Bonapartit, po i paraqes lexuesve
të nderuem poezinë e shkrueme 90 vjet ma parë nga At Mëshkalla.
            Mendoj se asht një ndër kryeveprat e Letersisë Shqipe të “mohueme”...si të tjerat!
            Lé të vlejë për kujtesë!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...