2011-07-09

FIGURA E NËNË TEREZËS NË POEZINË E ILIAZ BOBAJT

nene_terezaNë vigjilje të 99 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës
Nga: Halil  HAXHOSAJ
Nënë Tereza është simbol shqiptar i shenjtërisë. Figura e saj prej shenjtoreje ndrit anekënd botës dhe ndriçon edhe më shumë nëpër skutat më mjerueshme dhe më të varfra të popujve skamnorë të botës. Shpirti i saj i ndritur, shikimi i saj i shenjtë dhe interesimi për zhdukjen e varfërisë e bëri atë figurë të shenjtë, të ëmbël e pse jo edhe shpëtimtare. Dhe nuk është rastësi që pothuajse nuk ka poetë, madje piktorë, kompozitorë e skulptorë që nuk e ka frymëzuar figura e Nënë Terezës.

Nënë Tereza, bijë shqiptare
 Edhe shkrimtari dhe poeti Iliaz Bobaj e skalit figurën e Nënë Terezës me vargje poetike në vëllimin e tij me titull “Testamenti i bukurisë”, botuar nga “Argeta-LMG”, Tiranë, 2008. Figura e saj është portretizuar në mënyrë të veçantë në tetë poezi të këtij vëllimi poetik që janë:“Çmimi “Nobel”, “Homazh për Nënë Terezën”, “Pavdekësi”, “Ardhja e Nënë Terezës në Shqipëri”, “Kryeengjëlli”, “Nënë Tereza”, “Jetëshkruesit” dhe “Klintoni para varrit të Nënë Terezës”, të cilat kanë gjithsej 70 vargje.Vargjet e këtyre poezive janë tipike dhe adekuate për ta skalitur figurën e Nënë Terezës, madje janë edhe zë i veçantë i poetit Bobaj në qasjen dhe portretizimin e saj. Si të tilla, këto vargje dalin plotësisht të motivuara, aq më tepër kur poeti ven në konsideratë dëshirën e vet për ta bërë Nënën Terezë figurë poetike në njërën anë dhe kurorë të poezisë së tij, në anën tjetër. Duke përdorur figura, trope dhe shprehje ndër më të mirat dhe më të arrirat, poeti e skalit, madje edhe e portretizon ashtu siç e ka paramenduar këtë figurë të kësaj bamirëse madhështore shqiptare. Poeti, Iliaz Bobaj, Nënë Terezën e quan “kryeengjëll”, sepse të gjithë popujt kanë nxjerrë dhe prapë do të nxjerrin engjëj, të shenjtë për besimtarët, por:
                       Kryeengjëllin,
                        Nënë Terezën,
                        e kemi nxjerrë ne, shqiptarët
 thotë ai në vargjet e poezisë me të njëjtin titull. Duke qenë e vetme dhe shqiptare, kryeengjëlli, Nëna Terezë, na bën edhe neve shqiptarëve të shenjtë ngase ajo është bijë e këtij populli, është bijë e truallit të stërlashtë iliro-shqiptar.Për ta paraqitur këtë fakt artistikisht, pra me vargje poetike, poeti frymëzohet nga vizita e Nënë Terezës në Shqipëri, që është madje poezia më e gjatë e vëllimit poetik “Testamenti i bukurisë” dhe përbëhet nga shtatë strofa katërvargëshe që bëjnë gjithsej 28 vargje. Poezia nis me përshkrimin e uljes ngadalë të avionit që për poetin është mesazh qiellor i nisur drejt tokës, duke bartur bijën e truallit që është nënë e botës. Kur shfaqet tek dera e aeroplanit, Nënë Tereza, “me trup të brishtë, imcak, të pakët” dhe shamia e saj karakteristike që i del pakëz mbi ballë, duket: “si strehëz për varfanjakët”, por një dritë e shenjtë i rri mbi fytyrë dhe ia shpalos buzëqeshjen engjëllore. Ajo duket si “kryeengjëll” i shumëpritur, ngase Atdheut të vet, Shqipërisë, po i sillte bekimin:
                          “Bekuar ti, o tokë e shenjtë,
                        vëllezër, bekimin gjithashtu,
                        gjithçka që njerëzve u fal,
                        e kam nga gjaku im, nga ju!”
 Dhe ajo shndërrohet në shenjtërore sepse para saj të gjithë dukeshin të vegjël, ndërsa ajo ishte e madhe, madje dritëplotë e magjike si një perëndi. Poeti, Iliaz Bobaj, figurativisht në poezi, por edhe realisht në jetë e histori, e paraqet Nënë Terezën shqiptare duke e njëjtësuar me shqiptarët dhe atdheun e saj, ngase:
                         Ajo kish shumë mall për Atdhenë,
                        Atdheu kish mall për të,
                        prandaj të dy tek njëri – tjetri,
                        u shkrin së bashku, u bënë një.
 Madhështia e Nënë Terezës nuk tkurret, madje as nuk del e sforcuar në vargje. Ajo është e skalitur në të gjitha fytyrat, mendjet e zemrat e skamnorëve, të uriturve, të të varfërve, të handikapëve:
                         Ajo kish vetëm një sekret të thjeshtë:
                        hyri në zemrën e gjithë botës,
                        se botën e futi në zemrën e vet.
 Janë këto tri vargje të poezisë “Nënë Tereza”, në të cilat poeti shpalos çerdhen e bamirësisë së saj që është në zemrën e gjithë botës, sepse bota ishte në zemrën e saj të madhe dhe bamirëse.Duke e shfaqur madhështinë e kësaj bije të ndritur dhe kaq të madhe të shqiptarëve, poeti e cilëson figurën e Nënë Terezës duke ia uruar Çmimin “Nobel” të cilin e kishte fituar për shpirtmadhësinë, bamirësinë, humanitetin, ndihmën dhe mundin e saj për zhdukjen e varfërisë në mbarë rruzullin e botës. Në vargjet poetike për këtë çast kaq madhështor dhe kaq të ndritur, poeti Bobaj shpreh admirimin, madje edhe krenarinë për Nënë Terezën, sepse edhe pse “shtatvogël”, ajo ishte grua zemërmadhe, prandaj:
                         Në tribunë merr çmimin “Nobel”
                        Nënë Tereza
                        gruaja zemërmadhe,
                        shtatvogël
                        Ndërsa i jepnin çmimin asaj,
                        i bënin nder,
                        Çmimit “Nobel”.
 shprehet ai në këto vargje të poezisë “Çmimi “Nobel” ku skalit kaq madhërishëm figurën e saj, duke potencuar se ajo e nderoi Çmimin “Nobel” më shumë se sa e nderoi ky çmim Nënë Terezën.
                                                                           Përjetësia dhe shenjtërimi
 Figura e Nënë Terezës, në vargjet e vëllimit poetik “Testamenti i bukurisë” të Iliaz Bobajt paraqitet e përjetësuar dhe e shenjtëruar. Përjetësimi dhe shenjtërimi shfaqen në mënyrë shumë të figurshme, të lehtë, me frymëzim dhe përjetim të thellë. Poeti nuk mëton të paraqet fare ndonjë frymëzim kuturu, e pse jo edhe romantik apo neoromantik. Ai duke u ndjerë krenar për Nënë Terezën, madje duke u munduar që si krijues ta kryej misionin  e vet prej poeti, ia arrin që atë ta skalit bukur poetikisht.Kjo shihet në poezitë që poeti i kushtoi kohës të pas vdekjes së Nënë Terezës. Mëtimi i përjetësisë si kuptim filozofik, por edhe jetësor nuk tkurret vetëm në një aspekt, vetëm në një drejtim të synimit jetësor. Ai njëjtësohet me madhoren, më humanen, më pavdekësinë, që si koncept i idealizmit dhe filozofimit kuptimore të tij, nuk ndërron asgjë tjetër veç formës dhe hapësirës. Andaj, edhe Nënë Tereza, në vargjet e poezive të poetit Iliaz Bobaj kalon nëpër këtë koncept. Ajo ndërron vetëm vendin, pra jetën në këtë botë, për të fituar përjetësinë, në njërën anë, si dhe shenjtërimin në botën e amshimit, në anën tjetër. Dhe këtij mendimi të synuar edhe në koncept filozofiko-idealist ia arrin poeti. Jeta tjetër fillon pasi që përfundon kjo me vdekjen si proces. Por, për shenjtëroren pas vdekjes nis pavdekësia, nis përjetësia. Pavdekësia, gjegjësisht përjetësia e konceptuar si normë ideo-filozofike zgjedh momentin e duhur, sepse del sheshit mëtimi i shenjtërimit. Ky shenjtërim për Nënë Terezën nuk është i shtrirë në një segment kuptimor, por ai ka përmasa qiellore sepse e tillë ishte bamirësia e saj, i tillë ishte qëllimi dhe misioni i saj. Prandaj, ajo ishte idhull i njerëzimit dhe:
                         Vdekja e saj,
                        s’qe veçse,
                        fillimi i pavdekësimit.
 Vargu i fundit i kësaj poezie “fillimi i pavdekësimit” shpërfaq konceptin e përjetësisë së saj në njërën anë dhe shenjtërimin e saj në anën tjetër. Andaj vdekja e Nënë Terezës është fillimi i shenjtërimit të saj sepse ajo është bijë shqiptare e shndërruar në kryeengjëll. Pavdekësinë ia dhanë njerëzit për të cilët flijoi jetën, të cilëve ua dha bekimin dhe ua fali dashurinë e shpirtin. Andaj, edhe ajo mori shpërblimin e tyre, mori shpërblimin e njerëzve, të varfërve, handikapëve:
                         Ajo mori vetëm dhimbjen e njerëzve,
                        për njerëzit flijoi jetën,
                        ……………………………….
                        ***
                         Si shpërblim njerëzit ia dhanë pavdekësinë
 vargëzon poeti Iliaz Bobaj në poezinë “Homazh për Nënë Terezën” të vëllimit poetik“Testamenti i bukurisë”.
                                                                         Jeta dhe amaneti i saj
 Për figurën, për bamirësinë, humanizmin, ndihmën dhe kujdesin e saj shpirtëror, moral e material për shtresat e përvuajtura të njerëzimit të botës, janë marrë shumë jetëshkrues të saj. Secili syresh ka ndriçuar këndin e vet, sipas aftësive dhe interesimeve të tyre. Jetëshkruesit, duke i shpalosur të gjitha anët bamirëse të Nënë Terezës, duke mëtuar që ta ndriçojnë analitikisht, siç duket nuk ia kanë arritur. Edhe pse ata hulumtojnë, madje, edhe në hapësirat e shpirtit të saj për t’ia shpalosur jetën dhe bamirësinë, sipas poetit, nuk ia kanë arritur, ngase jeta e saj është e madhe, shpirti i saj është i madh dhe i shenjtë. Kështu të gjitha përpjekjet e këtyre jetëshkruesve janë vetëm grimca të hedhura në fletoret dhe veprat e tyre, sepse:
                         Nënë Tereza,
                        ka përmasa qiellore.
 thotë poeti Iliaz Robaj në poezinë “Jetëshkruesit”. Në këto dy vargje sikur edhe në vargjet e tjera të kësaj poezie, por edhe të poezive të tjera, shihet përmasa qiellore e Nënë Terezës si dhe të gjitha bamirësitë e saj që atë e shndërrojnë në shenjtërore.Njëra ndër krijimet më interesante me porosi amaneti të Nënë Terezës është poezia “Klintoni para varrit të Nënë Terezës”. Poezia ka vetëm dy strofa. Derisa strofa e parë paraqet varrin e Nënë Terezës, domethënë vdekjen e saj fizike, strofa e dytë ka formën e dialogut, që fatmirësisht tingëllon mjaft bukur poetikisht, madje e ngrit atë duke ia dhënë një dinamizëm dhe frymëmarrje tjetër. Në poezi paraqitet ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, i cili kishte shkuar të bëjë homazhe mbi varrin e Nënë Terezës. Por, ai para varrit të saj ndenji më gjatë se sa ishte e planifikuar, derisa e harroi vetveten, madje edhe kohën:
                         Pranë varrit të saj,
                        ai ndenji gjatë,
 thotë poeti për të vazhduar:
                         i foli me fjalëheshtjen e vet,
                        aq sa koha e harroi kohën.
 Dhe kur “koha e harroi kohën”, presidenti Klinton deshi të flasë me Nënë Terezën shenjtërore mbi varrin e saj. Atëherë ajo i foli me fjalëheshtjen e vet të artë dhe të shenjtë, e cila ishte bërë simbol madhështie në mbarë rruzullin. Presidenti Klinton nuk harroi ta pyes atë për amanetin. Shenjtëria e saj ia përkujtoi sepse ia kishte thënë e lënë sa qe gjallë, jo vetëm atij, por të gjithë presidentëve të shteteve paqedashëse të botës. Pastaj, presidenti Klinton, erdhi te ata që e prisnin dhe kur e pyetën, ai u përgjigj:
                         E pyetën:
                        – Për çfarë biseduat?
                        – Për amanetin e saj,
                        Kosovën.  
 Ky ishte amaneti i shenjtërisë së Nënë Terezës për Kosovën. Kjo, mbase ishte brenga e saj, sepse e ndjente thellë në shpirt e zemër. Ky ishte amanet që kishte për të marrë përmasa qiellore atëherë kur aeroplanët e NATO-s do të zhduknin njëherë e përgjithmonë errësirën serbe nga trojet e Kosovës. Këtë amanet e mbajti presidenti Klinton, e realizuan drejtësia dhe shenjtëria qiellore.Vargjet “-Për amanetin e saj, Kosovën” kanë domethënie të dyfishtë: janë testament dhe figuracion i latuar poetik. Këto janë vargjet më tipike dhe më përkushtuese të poetit Iliaz Bobaj për figurën e Nënë Terezës dhe si tilla dalin krejtësisht të motivuara, aq më shumë sepse shënojnë një datë të rëndësishme të historisë më të re të Kosovës. Pra, nëpërmjet të këtij testamenti, amaneti, poeti thellon edhe më shumë vertikalen dhe horizontalen e shtrirjes së domethënies poetike të figurës së shenjtërores. Ajo depërton edhe në ndërgjegjen e figurave më të larta politike të botës, andaj tash bëhet edhe shenjt i tyre. Amaneti i saj për Kosovës duhet kryer, sepse figura e saj e shenjtë kërkon realizimin e tij. Në këtë rast prejardhja e Nënë Terezës është e qartë për të gjithë njerëzimin. E natyrshme shfaqet realisht edhe lidhja gjenetike me banorët e Atdheut të saj që është atdhe i të gjithë shqiptarëve. Andaj, si i tillë ky fakt, edhe real, edhe poetik shtrihet në thellësinë dhe gjerësinë gjeografike të truallit, i cili në gojën dhe amanetin e Nënë Terezës duket i shenjtë mu sikur se është vet ajo.Figura e Nënë Terezës e paraqitur në vargjet poetike të Iliaz Bobajt shfaqet në radhë të parë figurativisht e thellë, poetikisht e latuar dhe ritmikisht me përmasa qiellore dhe pavdekshmërie. Ky, mbase ishte qëllimi i poetit, të cilin e realizoi me sukses.

Nena ime…

alida-karakushiNga: Alida  KARAKUSHI
Ne fakt eshte e çuditshme kur e mendon se ne fakt ti gjithmone e therret mami ..asnjehere nuk me ka qelluar ta therras nene por besoj se gjuha eshte me shume instiktive se llogjike. E shoh dhe keto jave te fundit para se te riniset per ne New York.. mundohem te ndalohem tek fytyra e saj pasi e di se per 6 muaj te tjere nuk do e shoh .. ne fakt mundohem ta verej me ngulm ne momente ku ajo nuk me sheh duke genjyer veten se ne fakt keshtu rikuperoj plot 6 muaj per kohen qe ajo nuk do te jete ketu. Ne te vertete jam e sigurt se duke i menduar praktikisht si te perjetshem njerezit qe duam nuk i shohim asnjehere aq sa duhet dhe ata nje dite largohen nga jeta duke na bere te mendojme ah sikur ta shihja dhe njehere .. ah sikur te flisja me te dhe njehere ah sikur ta perqafoja.. ah sikur ah sikur ah sikur .. E megjithate duke qene e vetedijshme se nuk mund te jem plotesisht e vetedijshme per momentet qe kaloj me njerezit qe dua, kerkoj me ngulm te marr hak per keto 6 muaj…Por eshte shume e veshtire ti kap keto momente pasi ajo me veshtron tere kohes kur jam ne shtepi pervec rastit kur po gatuan dicka. Verej se ne fakt se po e pa qe po e shoh me shikon dhe ajo me me shume ngulm dhe une e di se kur shikimet tona takohen ka shume fjale qe megjithese nuk degjohen bertasin, dhe un pikerisht ne momente te tilla e mbyll biseden e heshtur dhe gjej nje teme per te diskutuar nje teme krejtesisht larg mendimeve qe ajo po bertiste pa folur. E pyes nese sot e ka bere vrapin tek liqeni (si cdo dite) dhe ajo me thote po. Ne fakt me duket se ajo me veshtron me shume se sa une ate.. ç do dite kur dal nga shtepia e di se duhet te kthej koken pasi ajo po me shikon nga ballkoni dhe un duhet te kthehem e ti bej nje shenje me dore, buzeqesh dhe i bej shenje, njekohesisht e di se aty ku kthehem une dhe klientet e kafeteries poshte pallatit do te kthejne koken per te pare ke pershendes. Por mua nuk me intereson fare, megjithese duket si nje veprim feminor . Tani qe mendohem kur isha femije ishte babi ai qe dilte dhe nderkohe me thoshte ‘ vemendjen tek mesuesja me babin’. Padashje, tani qe ai nuk eshte me, besoj se babi dhe mami nuk kishin role te ndara ndaj nesh ne fakt besoj se ngjanin shume me njeri tjetrin. Ajo qe me prek me shume tek mami im eshte ndjeshmeria e saj .. ajo do te marre nje veshtrim thuajse lotues nese degjon per suksese, dhe serish lotues nese mendon se jam e merzitur. Por ajo qe me ben te merzitem eshte ai shikimi I thelle e i heshtur nderkohe qe ajo ka filluar te kete rrudhat e para te theksuara, eshte ai shikimi perendues I cili me ben te mos permbahem e te rrezikoj te dukem e merzitur duke i dhene trishtim zyrtar dhe mamit tim. Por jo, e shikoj dhe permbahem, i them sa e bukur qe eshte pasi eshte vertet e bukur dhe kontrolloj panoramen e shikimeve qe flasin. I bej qejfin duke u veshur me fustanin qe ajo me keshillon dhe shoh se syte e saj shkelqejne .. serish paksa te lotuar paksa te gezuar . Pergatis kafete dhe dalim ne verande duke e ditur se sa i pa çmuar eshte ky moment per ne . Ne te vertete eshte e vetmja arsye ku guxoj te vonohem per ne pune dhe nuk ndihem fajtore. Eshte si nje nga ato ritualet qe nuk e kane privilegjin te jene rituale te gjithe vitit. Por shikoj se sa me shume kalon koha aq me shume rritet ndjeshmeria e saj ndaj meje dhe po ashtu aq me shume rritet dhembshuria ime ndaj saj.

Roman për kauzën artistike dhe edukimin estetik

ndue_ukajNga: Ndue  UKAJ
Romani “Portreti i artistit në rini” është proza e parë e Xhejms Xhojsit (James Joyce) botuar më 1917. Romani qysh në titull sugjeron një sugjestion e mënyrë të leximit; ky roman nuk është histori e revolucionit, por prozë e gjatë e ndërtuar nga prirja dhe rebelim i djalit të ri, heroit të romanit, portreti i artistit të afishuar, në tundimet e brendshme drejtë sforcimit të diskursit letrar që mbron kauzën Artistike, kundrejt “ofrimeve” tjera që sillen vërdallë jetës së tij. Është kjo intenca estetike e narracionit në roman dhe rrugë e kërkimeve të thella artistike, realizuar përmes kryeheroit letrar, personazhit emblematik Stiven Dadalusit. Mbase, alteregos së autorit. Duke trajtuar një nga temat më specifike të artit, vet qenësinë e artit, apo “qenin letrare”- siç do të thoshte studiuesi i madh francez i letërsisë, Zherar Zhenet, shkrimtari Xhems Xhojsi e ngrit këtë roman në piedestalin e perlave më të mira të artit dhe për artin, në rrafsh universal letrar,duke u marr si tekst bazë edhe për shumë interpretime të fenomenit të artit.

Prej faqes së parë të romanit, lexuesi ndesh një thyerje zakonshmërisë narrative.Domethënë, teksti nuk ndërtohet sipas një traditë narrative të njohur, por autori bashkëdyzon stile dhe krijon mozaikun narrativ specifik, që ecën në shtratin e logjikës së personazhit, motivohet prej tij dhe shkon në intencë të platformës së tij. Ky model i prozës narrative në kritikën letrare është cilësuar si letërsi e përroit të ndërgjegjes. Në të vërtetë, ky kualifikim, përkon me esencat letrare të romanit. Gjithçka që thuhet, rrëfehet- ndodh brenda psikes së personazhit,ndërlidhet me të, dhe ec në drejtë përplotësimit të intencës që shpërfaq heroi(personazhi) letrar, herë në formë të heshtur, herë në formë kryengritëse.Romani “Portreti i Artistit në rini”, karakterizohet nga stil metaforik i rrëfimit,në të cilin reflekset dhe imagjinacioni autoriale, ecin paralelisht, për të përplotësuar intencën e afishuar në titull; portretizimin e artisti në rini, përmes nuancave të larmishme poetike.Xhems Xhojsi përmes këtij roman ngrit në piedestalin e lartë Kauzën e Artit Letrar.Madje sekuenca të tëra narrative që zhvillohen në tekst, ecin në përmbushje të kësaj logjike letrare. Janë këto efektet e kauzës që bëjnë personazhin Stiven Dadalusit të pathyeshëm përballë jetës dhe stuhinave të saj. Ngase, në botën e tij është ndrydhur pasioni për të bukurën dhe lirinë e pakufishme dhe artikulohet nëpërmjet
interelacioneve dhe diskurseve, që konstruktojnë tipin të prozës, që ne, e cilësojmë si roman të edukimit estetik. Këtë dimension karakteristik letrar, por edhe narratologjik e përplotëson kuadri i rrëfimit që e zhvillon Xhojsi përmes mekanizmave funksional në procedimin letrar. Ndaj protagonistin e romanit, Dedalusin e përshkon një dimension i natyrës protestuese: ai nuk ndjenjë respekt për askënd,dhe në ndërdije të tij kultivohet fuqishëm kauza artistike, e cila bije ndesh me ambientin që e rrethon dhe dëshirat e familjes së tij dhe rrethit shoqëror të tij.Në këtë konfrontim letrar, Stefani vetëm kthehet në respektin e performansës së tij,që rrjedh nga rebelimi personal dhe i pavarur, që kërkon liri të pakufishme- thotë Ben Foley, studiuesi i veprës së Xhojsit. Dhe këtë e gjënë vetëm në botën e artit,ku noton shpirti i tij i pasionuar. Për të sforcuar këtë diskurs, autori edhe personazhit i jep mbiemër mitologjik, që ndërlidhet me figurën e Dedalusit mitologjik, i cili i jep të birit Ikarit një parë flatra për të fluturuar në qiell,derisa krahët e tij i shkrin flaka e diellit. Kjo shenjë letrare, koincidon me dëshirën e pakufishme për liri të mendjes, pa kufizime deri në vetësakrefikim.Kritika letrare këtë roman, përpos cilësimit si pozë e rrjedhës së ndërdijes, ose letërsi e përroit të ndërgjegjes, e ka cilësuar edhe si prozë autobiografik, në tëcilën shfaqen shenjat e autorit empirik, në rrugët e tij jetësore, sidomos në rrugët e formimit artistik.Më tej, Xhems Xhojsi, bashku me autorët Franc Kafka, Albert Kamy e Marsel Prusit,vlerësohet nga kritika letrare, si autori më fundamental i prozës moderne në letërsinë perëndimore, i karakterizuar nga një stil specifik letrar dhe një tekstualitet dinamik dhe kështu realizon në shkallë të lartë, një prozë veçantë letrare, substanca e së cilës formësohet përmes një laryshie stilistike,narratologjike dhe estetike. Nga kjo pikëpamje autori bëri thyerje estetike në shkrimin e romanit. Që këndej ky roman është vlerësuar i veçantë për shumë arsye, në kulturën letrare perëndimore.Xhojsi në procesin e krijimit letrar, synoi një filozofi të shkruarit me shumëllojshmëri stilesh, duke vënë theksin mbi teknikën semantike të paraqitjes, që shkon drejtë një gjuhë të figurshme, me përshkrime dhe krahasime të gjetura letrare,që kurdoherë korrespondojnë thellë me dimensionin psikologjik të personazhit hero,dhe korrelacionet intertekstuale që ruan teksti me krijimet e mëparshme letrare, që në tekst shfaqen si pjesë e reminishencës letrare. Në fakt, sajesat intertesktuale përbëjnë një segment me rëndësi në konstruktimin e romanit në fjalë, nga fakti se autori ishte dijetar i pasionuar i letërsisë së përbotshme. Në të vërtetë, të dhënat biografike të tij tregojnë se Xhojsi për të lexuar autorin e dashur të tij norvegjez, Henrik Ibsenin, mësoj norvegjishten.Thamë se romani ”Portreti i një artisti të ri” është vlerësuar si prozë autobiografike, ku kryepersonazhi Stefan Dedali, djalosh që mbart një vetëdije në zhvillim, paratregon artistin potencial të së ardhmes, që ndërtohet nëpër peripeci të shumta. Është kjo simbolika e thellë që ndërlidhet edhe me mbiemrin e kryeheroit të romanit, që na rikujton mitin grek, në rrugët për thellësitë e pakufishme të lirisë, në të cilat flijohet. Autorit i pëlqen depërtimi në psikologjinë e personazhit, prej ku zhvillohet narracioni. Kësofare, formëson personazhin letrar edhe si hero të narracionit, i cili ndërlidh marrëdhëniet mes narratorit dhe narracionit.
Stili dhe simbolika xhojsiane
Xhems Xhojsi pa dyshim mbetet një ndër autorët më të mëdhenj narrativ të shekullit të 20-të. I karakterizuar si shpirt antikonformist, me romanin “Portreti i artistit në rini” ndërtojë portretin e heroit letrar, në rrugët e sfilitjes së brendshëm,drejtë kërkimit të sublimes së bashkëdyzuar me të bukurën dhe të vërtetën,koncepcione këto që bëhen pjesë e narracionit letrar dhe formësojnë trajtat e stilit xhojsian. Është ky një roman që implikon shenjat autobiografike të rrugëtimeve autoriale, drejtë synimeve të gjetjeve sa më të thella të mistereve të artit,realizuar përmes koloritet të pasur poetik, me narracion dinamik e semantikë ambiguele, ku dramaciteti i gjuhës letrare përplotëson koncepcionet ideomatike.Romani “Portreti i artsitit në rini”  i Xhems Xhojsit, endet midis realizmit dhe
simbolizmit letrar. Xhojsi funksionalizon figura kryetipre, të cilat sublimojnë në shkallë të lakmueshme parakonceptimet estetike të imazheve letrare, përmes sekuencave narrative që ndërlidhën me krijime të njohura letrare, antike e biblike.Mbase edhe krijimi të ndryshme poetike, me të cilat interkomunikon teksti letrar në
gjitha nivelet e organizmit.Në letërsinë botërore, roman “Portreti i artistit në rini” mbetet afreska më e arrirë në interpretimin e artit, përmes artit, zhanrit të prozës së gjatë narrative,romanit. E thamë më lartë, se nga kritika letrare ky roman më plotë të drejtë është karakterizuar si roman i përroit të ndërgjegjes, apo rrjedhës së ndërdijës.
Alteregoja e autorit, Stiven Dedalus kryerpersonazhi e romanit, djalosh i ri dhe artist brilant, përshkojnë narracionin e romanit fund e krye, në shtratin narrativ të së cilit rrjedh ndërdija e tij, karshi gjitha episodeve dhe sekuencave narrative të prozës, në të cilin edhe pse ka shumë ngjarje të nivelit dytësor, gjithçka shkon drejtë një qëllimi: edukimit estetik të personazhit. Nisur nga ky mëndim, me të drejtë ky tekst letrar mund të cilësohet roman i edukimit estetik, sepse gjithçka ndodh, ngjarjet dhe situatat narrative, si element funksionalizohen, dhe ecin në
funksion të kësaj intence letrare, për të triumfuar fuqia e artit, efektet e së cilit reflektohen edhe brenda personazhit. Në roman gjithçka shkrihet, në përroin e narracionit dhe në përroin e ndërgjegjes së portretit të artistit, për të
funksionalizuar rrëmbimet pasiononte të heroit letrar, Stiven Dadalusit, karshi ambientit, në të cilin ai është i thirrur për gjëra religjioze. Në fakt, ndeshja e këtyre dy taborreve, krijon konfliktin letrar, që në fakt do e predominon ngjarjen që rrëfen narratori dhe njëherësh përbën boshtin e fabulës letrare, konfrontim i dy dimensioneve: brenda heroit letrar dhe jashtë tij. Në këtë konflikt, duhet të triumfoj fuqia e artit, njëherë brenda për brenda subkoshiencës së tij delikate,pastaj kundruall asaj që e rrethon. Dhe në këto përplasje me përplot peripeci për heroin, aspak nuk venitet pasioni i thellë në shpirtin e tij, që ka burimin në prirjen për ritmet e muzikës, për teoritë e së bukurës dhe estetikës. Gjitha këto të kultivuara nëpërmjet leximit të poetëve dhe shkrimtarëve të mëdhenj, ekuivalencën e së cilës e ka referencë te tekstet e autorëve të mëdhenj: Aristotelit, Platonit,Toma Akuinit e Shën Augustinit, me idetë e të cilëve personazhi interkomunikone me kompetencë dhe njohje të thellë, për të rikonfirmuar shpeshherë edhe shumë dilema letrare, që edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të jenë preokupim i teoricienëve të ndryshëm të artit dhe estetikës. Në këtë dimension, romanin “Portreti i artistit në rini” mbetet prozën gjenial, ashtu sikur “Artit poetik” i Horacit, tekst ku teoritizohen shumë çështje që lidhen me artin, shtrohen mendime të rëndësishme për marrëdhëniet mes artit dhe gjenden përsiatje lidhur me fenomenin e qenies letrare,
dimensionit estetik të shkrimit. Janë këto vlera tejëkohore që ngadhënjejnë kundrejt qëndrimit të tij në Kolegj, ku i sugjerohet të bëhet prift, ku ndjen ankthshëm përsiatjet për jetën tokësore, vdekshmërinë dhe jetën përtej tokësore. Autori këto sekuenca i konstrukton me një narracion dinamik, ku mbërthehet në dilema dramatike.Për të sforcuar diskursin letrar, autori e jep romanit dimensione polisemantike,shpërfaqja e së cilit zhvillohet përmes relacioneve që ndërton teksti me tekstet pararendëse, që shfaqën në roman në formë të ndikimeve intertekstuale (Umberto Eco),ndikime këto që përplotësojnë domethënien e intencën letrare, çdo tekst është intertekst (Ronand Barti). Këtë teori letrare e sforcon autori edhe kur interkomunikon lidhur me perceptimet metafiksionale. Inkuadrimi i diskursit antik dhe religjioz e biblik në roman, bëhet me pikësynimin ideor; në drejtim të pikasjes
së gjithanshme të karakterit të portretit të artistit në rini, në dramat shpirtërore, kur kërkon rrugëdalje. Në këtë kontekst, autori arrin të realizoj me mjeshtëri narrative, plasaritjet e njëpasnjëshme në qenien e personazhit letrar.
Sidomos dalin të fuqishme plasaritjet mes religjionit dhe letërsisë. Këto plasaritje ndodhin në rrugëtimet e heroit letrar qysh në fillimet e tij në Kolegj dhe ecin drejtë qëllimit final: që kur vendosët në Kolegj, i thyhen syzat dhe ndëshkohet nga mësuesi në mësimin e latinishtes, për të vazhduar me mëkatin e dashurisë, që e sfilit rëndë, edhe pasi që rrëfehet dhe pendohet në Kapelën e errësuar, në të cilën  i lutet Jezu Krishtit, Shën Mërisë për t’i falur mëkatin, sipas sugjerimeve të bariut shpirtëror. Në gjitha këto trazime dramatike, ndodh e kundërta e narracionit
të jashtëm të romanit, ec ndërdija dhe edukon botën e heroit letrar, në shpirtin e së cilit kultivohet pasioni dhe dashuria për të bukurën e artin, për të vërtetën e estetikën, për emocionet dhe ritmin poetik, për teoritë letrare e estetike. Xhojsi këto situata tekstuale i realizon përmes narratorit të gjithëdijshëm, që flet nga distanca, por që shpeshherë i lenë të flet edhe vetë personazhin dhe personazhet tjerë, duke sforcuar një diskurs dramatik dhe dinamik të ligjërimit letrar. Në këtë aks letrar, autori harmonizon dy elemente determinante të poetikës së tekstit:
përshkrimet e jashtme dhe ndjesimet që ndodhin brenda heroit letrar dhe peripecitë e tij për të gjetur shteg në vorbullën e plasaritjeve në egon e tij. Duke ecur narracioni ndërdijshëm, e sforcon tekstualitetin e romanit drejtë statusit final që ka teksti, me mjeshtri artistike, shkathtësi gjeniale e imagjinatë të bujshme.Përmes një rrëfimi dramatik që ndodh në unin e personazhit, plotësohet kuadri i përgjithshëm i romanit, edhe në familjen e Stefanit, edhe në rrethin e tij më shok,në të cilin ai gjendet në epiqendër, edhe në kolegj, edhe në kapelë kur shkon për
ushtrime shpirtërore, edhe kur Ati shpirtëror në kolegj interpreton për religjionin,për Krishtin dhe mëkatin, për ferrin dhe parajsën, për Shën Marinë dhe Adamin e Evën, për Luceferrin e Katërdhejtë ditët dhe netët e përmbysjeve. Janë këto sekuenca narrative që implikojnë rrjetin interteksutal të romanit, ku ndërfutën citate,
asimilohen dhe shkrihen përsiatje biblike, trajtat stilistike dhe retorikë të njohura letrare, si model letrar dhe filozofik krijues. Për të sforcuar instancën  letrare të edukimit estetik, autori fut citate të shumta, madje edhe sekuenca  biblike. Me një narracion dramatik, autori inkorporon në roman pjesë të predikimit për mëkatin, ndëshkimin dhe ferrin; situatat e tundimit që sfilitin personazhin,sidomos pas predikimit për ferrin, ku ai ndjen fajin e dashurisë, pas ndjenjës që ushqej për Elenën, vajzën që nuk e puthi në tren, por që zemra ja donte, pastaj
sharrimi në mëkat me Gruan e pa njohur, nën gjirin e së cilës u gjend pa vetëdije,personazhe këto episodike të romanit, të cilët funksionalizohen me synim letrar të plotësimin të kuadrit estetik të romanit. Pas këtyre “mëkateve” pason ankthi që ja shkakton interpretimi i ferrit, tamam ferrit Aligerian, ku shpirtrat mëkatar vuajnë
dënimet nga më të ndryshmet. Në këtë gjendje psikologjike të trazuar, personazhi e ndejnë se devotshmëria e tij ka marr fund. Dhe kërkon rrugëdaljen. Predikimi thellon mjegullën e shpirtit të tij. Vendos të rrëfehet, dhe atë pas shumë dilemave dramatike. Por trazimet e tij nuk i qetëson as falja e mëkateve dhe predikimi i gjatë nga ana e priftit.Stiven Dedalus, heroi i romanit “Portreti i artistit në rini” nuk është thjeshtë një personazh, por është gjithashtu një metaforë e madhe e artistit modern antikonformist e rebel. Autori kështu rrymon në ndërgjegjen letrar të heroit,përmes një analize psikologjike dhe gjen të zgjuar shkëndijën e fuqishme që do të shndrit, atë të potencës së krijuesit të madh. “Dukej se kishte ardhur koha që edhe ai të bënte hapat e parë në jetën e kësaj bote dhe në mënyre sekrete kishte filluar të përgatitej për këtë rol të rëndësishëm, për të cilin kishte hetuar se e priste, por natyrën e të cilit e dinte vetëm si mjegull”(fq. 67). Këto shkëndija nëpër mjegulla selitën e kalitën, për të triumfuar artisti i mirëfilltë që ruante zjarrin e fuqishëm artistik brenda heroit dhe triumfon sepse ai ndejn“kryengritje në unin e tij” (fq. 180).
Narracion i rrjedhës së ndërgjegjes-letërsi i përroit të ndërgjegjes
Romani “Portreti i artistit në rini” i Xhojsit u tha se i përket llojit të prozës së përroit të ndërgjegjes, apo ndërdijes. Ky formulim në esencë përkon me domethënien letrare të diskursit të tekstit letrar, përkon fuqishëm me shtratin e gjuhës (Logosit) që përdor autori për të konstruktuar narracionin e romanit. Dhe me përkon me Lexisin letrar, me mënyrën se si shtrihet narracioni në tekst.Romani ka specifik të rëndësishme funksionin që luan rrjedha e ndërdijes së heroit letrar, Stiven Dadalusit. Është kjo alteregoja e autori empirik.  Këto perceptime që kanë burim në unin e tij dhe ndërlidhen me botën filozofike e psikologjike,trandin thellësitë e psikes së tij dhe ndezin dëshira të pa përmbajtura për gjëra të larta, kundrejt atyre më të cilat “ushqehet” çdo ditë, që nga familja deri te qëndrimet nëpër vendet sakrale. Xhojsi din të rrymojë thellë ndërgjegjen e personazhit, në universin në tij dhe të nxjerr ide brilante për magjinë e artit.Me realizimin artistik dhe shkallën e literaritetit, romani ”Portreti i artistit në rini” mbetet një nga prelat me të lavdishme në fushën e letërsisë narrative. Është një rrymim i thellë i ndërgjegjes artistike universale në sublimimin e Kauzës së  Artit, para së cilës fuqi dorëzohet çdo gjë. Xhojsi përmes këtij teksti letrar synon të sforcoj fuqinë e vlerave estetike, që shkallëzohet me atë Hyjnore. Edhe kryepersonazhi, në këtë bashkëdyzim, përcaktohet për atë që ndjen, në vend të asaj që i ofrohet nga mësimet religjioze, nga sugjerimet e familjes dhe priftërinjtë,edhe përkundër ankthit që i shkakton fakti i të qenit mëkatar i kësaj bote dhe predikimet e shumta që shkojnë në këtë drejtim. Përcaktohet për artin, në mënyrë që përmes tij, të arrij botës t’ia transmetoj bukurinë dhe magjinë e fjalës. Mbase edhe magjinë e religjionit, në të cilin ai edukohet si një irlandez katolik.
Narracioni dhe fabula
E thamë se Xhojsi ky roman është i ndërtuar sipas modelit psikologjik të rrjedhës së ndërdijës, që në fakt në tekst ka burimin qysh nga largimi i heroit prej familjes dhe vendosjes në Kolegj, ku sfidohet me rregulla rigoroze të Jezuitëve, deri te studimet e tij, kur përplasjet në qenien e tij, marrin trajta të tundimit. Ngase kjo është përplasje mes pasionit e dhuntisë, mes konkretes tokësore e dëshirave personale dhe interpretimeve që ndesh në mësimet teologjike.Xhems Xhojsi, duke trajtuar portretin e një artisti të ri, djaloshit Stiven Dedalus inkuadron në narracionin e romanit situata dramatike të ecjeve të personazhit, ecje që zhvillohen në tehun e thepisur të dilemave që ndajnë pasionin dhe vullnetin,kushtimisht me të imponuarën nga rrethanat dhe personazhet që e rrethojnë. Edukimi estetik i të riut Stiven Dedalus, është e kundërta e asaj për të cilën rrugë ai nisët, në kolegj për t’u bërë shërbyes i Zotit. Në këtë aks romani është mbarështuar me vetë të dhëna interesante dhe të mahnitshme, qysh ky si fëmijë shkon së pari në kolegj dhe ndeshet me mjedisin e ri, me rregullat rigoroze që sfidojnë ndërgjegjen e djaloshit. Fillimi në këtë mes, lutjet e përditshme, në të cilat djaloshi merr pjesë pa vetëdijshëm, frika nga të këqijat dhe nga mëkatet, përveç se e fusin në labirinte të pa këndshme, nxjerrin në pah shpirtin e vërtetë të tij. Sidomos këto shkallëzohen kur në qeniet e tij fillon t’i ndjen trokitjet e para erotike. Kot se koti lutet, ngase shpirti i tij mbetet shpirt pasionant për gjëra tjera. U përsërit, se ngjarja në roman zhvillohet rreth trazimeve në unin e djaloshit dhe rrethit të tij. Dhe rrethi i tij janë djemtë e njëjtë që shkojnë në rrugën e priftërisë. Po ashtu në këtë linjë personazhet e rëndësishëm dalin drejtuesit e kishës dhe të kolegjit.Jashta këtyre situatave romaneske, një vëmendje të posaçme, autori i kushton edhe familjes së Stivenit. Në këtë rreth letrar marrin pjesë aktive në roman babai dhe nëna, daja Carli dhe malli për jetën e Dublinit dhe ritet e shumta fetare. Një vëmendje me rëndësi në roman paraqet edhe momenti i thyerjes së syzave dhe ndëshkimi që përjeton Stiveni pa faj. Rrahja nga Atë Arnalli, personazh episodik. Rrahja dhe detyrimi të qëndroj në gjunjë në orën e mësimit të latinishtes, mbetet kushtimisht,të themi, kthesa esenciale e djaloshit, për të ikur shablloneve dhe ndeshja rregullat rigoroze. Në këtë pjesë, dialogjet zhvillohen me një stil të lartë letrar.
Dilema narratologjike dhe zgjedhja letrare
“Ambicia që ndjente nganjëherë duke mos e lërë të qetë në terrin e shpirtit të tij,nuk gjente rrugëdalje”(fq. 69). Ambicia dhe jeta, dy gjëra që ndeshën ashpër,përplasën më tërë fuqinë e tyre. Dy gjëra që ecin në kaheje të kundërta: njëra drejtë lirisë së pakufishme, drejtë thellësive të zemrës, tjetra drejtë ligjeve të ngurrta të jetës në objekte e Jezuitëve. I vendosur në Kolegj ku edukohej për prift,Stiveni ditët i kalon duke lexuar shkrimtar të mëdhenj. Lexon Bajronin, Njumanin etj. Provon edhe vet magjinë e të shkruarit. Me vargjet e tij magjeps
bashkëmoshatarët. Dhe rruga e tij në çerdhen jezuite komplikohet në mënyrë dramatike kur ky rrëshqet në mëkat, kur gjendet nën gjoksin e një femre dhe bën mëkatin e fëlliqësisë, siç e cilësonin. Ndjenja e qenit mëkatar, vetëm e përforcon kauzën e tij artistike, edhe pse me dilema të mëdha. Mëkati i tij bëhet pengesë e madhe në rrugën e padashjës që kishte nisur. Andaj, për atë s’ka kuptim fjala e stërpërfolur ushtrime shpirtërore në kolegj, ngase kishte bërë mëkatin e destinimit për në ferr.Dhe në këtë kontekst një vend me rëndësi paraqet edhe dimensioni biblik-religjioz që i jep autori zhvillimeve të personazhit, kur fillon ligjërata e priftit, në të cilën interpretohet shkrimi i shenjtë dhe përmasat e tij, duke filluar me Adamin e Evën dhe duke ardhur deri te Jezu Krishti. Ai rrëfehet, lutet dhe synon një jetë të re,por pa mundur të shuan fuqinë e thellësisë së botës së tij, e cila gjakonte rrugën e artit.Dhe pas kësaj vjen propozimi që Stiveni të bëhet prift. Pas këtij propozimi fillon aventurë e re në botën e tij të brendshme, një konflikt që le gjurmë të thella dhe përfundon me daljen e artistit të ri në skenë me gjykimet brilante që shfaq para miqve të tij. Nga refuzimi, fillon t’i jep liri mendimeve të tij, në universin e pakufishëm të artit.Zgjedhja e dilemave për artin dhe estetikën, dialogu me shokun e tij Lincin, personazhin letrar nga shumë studiues të letërsisë, janë marr edhe si referenca apo tekst bazik, për të diskutuar zhanret letrare. Në të vërtetë, këtë
referencë e përmend edhe Zheneti në hyrje të kapitullit të tij për zhanret letrare,në librin Figura. Madje këtë referencë e diskuton edhe teoricieni amerikan Northrep Fraji.
Funksionet intertekstuale-loja me diskursin biblik në sipërfaqen e romanit
“Çdo tekst është intertekst”-shkruan teoricieni i madh Ronad Barti. Në fakt këtë mendim e mbështesin shumë dijetar të letërsisë. Edhe romani “Portreti i artistit në rini” i Xhojsit ka një rrjet tekstesh të inkorporuara në roman, të ripërpunuara e ridistribuara. Në fakt diskursi biblik dhe ai religjioz i krishterë e determinojnë në shumë plane narracionit e romanit dhe shpjegojnë domethëniet e përsiatjeve filozofike të personazhit Stiven. Trajtat e diskursit biblik i gjejmë edhe në shumë emra/ arketipa, mbase edhe si figura kryetipore letrare e kulturore të kulturës së
shkrimit biblik. Përveç kësaj në sajimin e romanit, një rol me rëndësi paraqesin edhe figurat e njohura letrare e kulturore, nga Platoni te Shën Augustini dhe Bajroni e Njumani.  Në këtë rrafsh, emocionet tragjike- formulim autorial për teoritë e estetikës, implikimet teorike metafiksionale janë ndër diskutimet më të arrira përmes artit, për fenomenin e artit. “Kur i lodhej mendja në kërkimin e esencës së bukurës në mesin e fjalive të ankthuara të Aristotelit e të Toma Akuinit,shpeshherë, në mënyrë që të pushonte, i kthehej vjershave të gëzueshme të kohës
elizabetiane”. Në të vërtetë, “ky është krijuesi antisocial, i strukturuar në vetvete” (fq. 199).Xhems Xhojsi me prozën e tij u bë një nga shkrimtarët më të studiuar në botë dhe sot është objekt i vështrimeve eseistike nga më të skajshmit, prej atyre letrare, deri te ato që marrin për bazë edhe meta/teoritë, mendimet-idetë që Xhojsi i zhvilloj
nëpërmjet personazhit të romani për artin dhe fenomenet e ndryshme që ndërlidhen me artin. Përsiatjet e Stefan Dedalusit zënë një vend me rëndësi edhe në diskutimet që bëjnë dy teoricien të mëdhenj për letërsinë: në studimet e Zherar Zhenetit dhe në studimet e Northrep Frajit. Në fakt, për çështje të veprës letrare, të koherencës dhe zhanreve, rikonfirmon artistik që bën Xhojsi në njërën nga faqet e romanit, u së si paradigmë letrare e teorike në shumë diskutime letrare.Stefani është irlandez, është katolik, i gjendur në universin e kontradiktave të mëdha, vendos të jetë vetvetja. Dhe në këtë rrugëtim, sfidë e rëndë mbetet empiria,kisha, nëna, kërkesat që të mos jetë vetvetja. Heroi bën luftë që dromit dhe ngadhënjen arti, përmes harmonisë shpirtërore dhe imagjinacionit djaloshar, kur fillon të thur vargje, me rima e figura brilante. Muzika e dhomës, është një shenjë letrare që e udhëheq në magjinë e shkrimit. Kështu Xhojsi dehroizon heronjtë të fushave tjera dhe shpërfaq triumfalisht heroin letrar. Kësisoj kjo prozë brilant bëhet shtytëse e edukimit të mirëfilltë estetik. Në fund të fundit, ky mbetet edhe mision i kritikës letrare.

DASHURIA LIND BASHKË ME POEZINË

ballina-libersevdijerexhepiNga: Shefqet  DIBRANI
Sevdije Rexhepi “SIMFONI E HESHTUR”, poezi, botoi “URA”, Gjilan 2003, faqe 64.
Poezia e Sevdije Rexhepit ngjallë emocione lirike të cilat sikur pa dashje rikujtojnë zymtësinë e një vjeshte e cila pa mëshirë i ka zhveshur pemët nga frutat e tyre, kurse gjethet era e ftohtë ua ka përplasur ndanë rrugës… Poezia e Sevdije Rexhepitështë një tip i poezisë lirike, por që ka edhe imazhe të theksuara metaforike, duke e bërë poezinë dhe autoren më të ndjeshme, më përjetuese dhe më melankolike: “Ditë vjeshte…/Bie shi i ftohtë ngadalë….Diçka të qetë s’më lë?…/ Nuk e di pse shpirti im nuk pushon,/Pse nuk fle?!”, (faqe 5).
Sevdije Rexhepi i takon brezit më fatkeq të krijueseve dhe krijuesve letrarë që ka pasur Kosova, ngase ajo ka bërë një rini të pa rini. Tërë shkollimin e saj e ka kryer nënë rrethanat e aparteidit klasik që ishte mbërthyer Kosova. Ajo nuk ka pasur rastin as t’i shijoj dhe as t’i përjetoj aktivitetet dhe angazhimet kulturore që i ka kudo rinia studentore, as kurrë nuk ka pasur rastin të bëjë një bujtje në konviktin dhe as të hajë një shujtë të ngrohtë në mensën e studentëve. Por: “Në këtë ditë të pakohë/ Në pikën e njëjtë qëndroj/ Mbi valët e momentit mundohem të fluturoj/ Bashkë me kohën që nuk pret”, (faqe 10).Ajo, e mbrusur me idealin për të ardhmen e saj, sikur nxitoi t’i ikte jetës studentore, që për brezin e saj ishte më shumë se torturë, të paktën nga bastisjet e policisë serbe nëpër të të ashtuquajturat  “shkolla – shtëpi”.  Gjatë gjithë shkollimit të saj, privilegjet që i kishin kudo studentet nëpër universitetet botërore, shqiptarëve  u ishin mohuar krejtësisht,  dhe krejt natyrshëm vargjet që poetizohen si sinonim i erërave të ftohta, të vjeshtës a dimrit, shirat që binin pa pra, e pa reshtur, personifikojnë personalitetin e studentes kosovare në ato rrethana kur Sevdija u shkollua. “Kjo erë e ftohtë dimri/ Shprish pa mëshirë flokët e mia/  E më mbyll sytë si për inat/ Me pluhurin e qytetit tim,/ …/ A thua, cili do ta triumfojë dëshpërimin?/ …/ Në heshtje lexojnë vuajtjet e njëri-tjetrit,/ …/ Për një ditë të ngrohtë, pa erë.”, (faqe 6).E vetëdijshme për gjendjen që mbretëronte në atë kohë, ajo me sukses i sfidoi vështirësit e kohës për të marrë më vonë epitetin e një intelektualeje e cila me vetëdije ka regjistruar kohën e saj të rinisë e të studimeve nën një pushtim, siç thamë klasik dhe tejet primitiv. Poetja ka vazhduar rrugëtimin e saj “Nëpër shtigjet e panjohura/ Që kurrë më parë shkelur si ka(m)/ Por erdhi stuhia/ E mori gjithçka me vete…”, (faqe 13). Pikërisht ishte kjo vetëdije krijuese, si indikacione që më rikthyen për të rikujtuar (edhe një herë) atë kohë të trishtët, që mos ia pafsha askujt, pa le femrës e studentes kosovare, veçmas një intelektualeje që tashmë është edhe poete, siç e kemi rastin me Sevdije Rexhepin dhe lirikat e saj: “Ky shi që bie e nuk ndalet dot/ gëlltit pa mëshirë orët e kësaj dite/ dhe e mbështjell me monotoninë e saj…”,(faqe 15). Ndërsa beftësia e këtyre lirikave, dhe sidomos tendenca e përhershme për t’iu dhënë një sharm lirik, sa të dëshirueshëm po aq edhe të pranueshëm,  japin  një nuancim personifikues, poetik e letrar, duke e bërë këtë poezi edhe më të pranueshme.
 PIKAT E SHIUT
 Sa shumë pika
Në dritaren time
Nuk mund t’i numëroj
Dhe as që mundohem fare
Bien shumë ngadalë
Dhe qetë-qetë rrëshqasin
Deri në pakufi
Ngase fundin e këtij udhëtimi nuk e di,
Sodis me kureshtje
Humbëm në thellësinë  e imagjinatës sime
Papritur ylberi shfaqet
Dhe në dritaren time troket
Dhe, tani pas kaq e kaq vitesh, mund të mendojmë se autorja: nëse jo qëllimisht, biles në mënyrë spontane i paska regjistruar ato fenomene të cilat kanë lënë gjurmë në vetdijen e saj krijuese. Kjo poete dhe brezi i saj, jo vetëm që përballuan një apartaid klasik, por pritën e përcollën luftra të ashpëra, pikërisht atëherë kur ishin në një lloj embrioni krijues “sepse sa herë që bën(j) hapin e parë/ takuan(oj) edhe udhëkryqet e saj”, (faqe 27), kurse jeta me të papriturat e saj vinte pengesat e saj si një “erë e ftohtë fryn/ ditë e marrë marsi/ më mërdhin zemrën/ ngase nuk e di…”, (faqe 19).Mbarimi i luftës do ta gjenë Sevdijen dhe brezin e saj, dik pa shtëpi e katandi, të tjerë pa të afërmit e të dashurit, e përgjithësisht Kosovën pa institucione të konsoliduara shtetërore e kulturore, dhe pa ndonjë vizion e ardhmëri të qartë. Sado që Kosova tashmë e kishte fituar (bile?!) lirinë e të shprehurit, ky vend edhe sot e kësaj dite mbetet pa një brezë që mund të mendohet si elitë e re krijuese.
 PSE SOT… KËSHTU?
 Ndoshta pse diell nuk jam
E të lëshojë rrezet
Pse s’mund të shndërrohem në re, në shi
Të shpërndaj freski
Apo pse jam dikush tjetër
Se gjithçka që ndiej vë në letër
Apo pse jam shumë e marrë
Që pëlqeva në shikim të parë
Ndoshta pse i besoj çdo fjalë që shkruan miku
Që rrjedhin nga brendësia apo kotësia
Nuk e di
Por e di se sot ndihem si fëmijë.
Jo vetëm rasti i Kosovës, por i të gjitha vendeve që kanë kaluar tranzicionin politik me kaq dhembje, kanë mbetur pa një brez, pasi siç thotë maksima filozofike “revolucionet i hajnë bijtë e vet”, por në atdheun tonë kemi mungesën e disa brezave krijuesish për shkak të rrethanave që i përjetoi ky vend dhe ky popull. Kurse Kosovës edhe sot e kësaj dite i mungon një brez elitë që do ta përfaqsonte me dinjitet krijimtarin letrare të dekadës së fundit të shekullit të kaluar dhe këtë dekadën e parë të këtij shekulli që sapo kemi hyrë. Megjithë rrethanat e kohës, Sevdije Rexhepi arriti të konsolidohet dhe të formsohet si poete, duke u paraqitur  me përlmbledhjen e saj të parë poetike “Simfoni e heshtur”.
 SIMFONI E HESHTUR
 Ditë vjeshte…
Bie shi i ftohtë ngadalë
Nuk dëgjohet tjetër veçse ushtimë dhe ritëm
Të shndërruar në melodi që përsëritet
Me nota nostalgjike
Deri në mbarimin e kësaj simfonie
Mendoj,
Kujtoj,
Dhe pyes mendjen:
Pse diçka të qetë s’më lë?…
Nuk e di pse shpirti im nuk pushon,
Pse nuk fle?!
Përmes metaforës së “simfonisë” ajo mëton të imponohet si një poete që nuk rri në heshtje sado që në pjesen e dytë të titullit sinonim ka heshtjen. Përmes kësaj heshtje poetja ka mëtuar të sjell mesazhin e të  gjithave rrapëllimave të ditës të cilat me tërë ato kufizimet e shumta, sikur tregojnë se ajo ka pasur një mungesë jete. Por, duke sfiduar tragjiken kolektive dhe atë individuale, ajo ka sëndertuar konceptin e veprës që marret me fenomene dhe devijime që e dëmtojnë një shoqëri të tëre: “Dhe më përkujtojnë rrugën e nisur nga Ti/ Me fjalë falso…”, (faqe 32), “Topi ishte në anën tënde/ Më propozove të luaj/ Edhe pse rregullat e lojës/ Nuk i dija/ Kur fillova të mësohem/ Të luaj më mirë/ Godite aq fort/ Sa…”,(faqe 35), diku tjetër poetja shprehet edhe më me zemërim si ta zëmë në vargjet që po citojmë: “Ti ndoshta i ke dhënë zemër dikujt tjetër/ E këta rreshta do të gjejnë ngushëllimin/ Ku tjetër, pos në letër!…”, (faqe 48). Duke e kundruar fenomenin e lënies, braktisjes e të fjalës peng për pritje të gjata, poetja me mjaftë mllef e pëlcet durimin: “Zëri yt më vjen nga larg/ Si një ushtimë…/ Ç’thua ti?/ Të pres dashurinë tënde/ O të nis kërkim të ri?!”, (faqe 53).Poezia e Sevdije Rexhepit imponohet me një qasje reale, ofron mesazhe aktuele me prirje sforcuese edhe në aspektin kualitativ. Pa dyshim poeza e Sevdijes është produkt i rrethaneve që kaloi kombi ynë, është vet shtrati i këtyre venerimeve letrare, ku ka bërë përpjekje për të regjistruar fenomenet dhe ngjarjet që kanë ndodhur rreth dhe në unin e saj.“Shtegtimi është aq i ngadalshëm/ Nëpër valët e jetës/ …/ Nga ndrojtja nuk zbehem/…/ nëpër gjurmët e mia të arrish/ Në pikëqëndrimin ku unë pres…!”, (faqe 54).Pavarësisht nga ajo që thuhet se poezia është intime, poezia e Sevdijes sikur kalon këtë eviniment pasi ajo ka thënë edhe të përgjithshmen e atyre, përkatësisht ka përshkruar me sinqeritet realitetin shoqëror e politik, dhe atë historik që kaloi kombi ynë, për t’u bërë si një “flluskë bore që pret lindjen e një të nesërmeje të re”.Më shumë se sa një poezi estetike, kjo poete ka bërë përpjekje që lexuesit të saj t’i sjell një poezi etike e cila me indikacione të theksuara merret edhe me fenomenet që kenë qitur krye viteve të fundit. Sidomos në Kosovën e pas luftës ku atë vend të çliruar nga një pushtues i egër klasik, e kanë pushtuar kulturat e gjithë universit tokësore, dhe kjo ka ndodhur në kuadër të misionit për të ruajtur paqen politike.Natyrisht,Sevdija është e vetëdijshme për misionin që ka; qoftë si poete, qoftë si intelektuale, po më shumë si një femër e emancipuar. Vetëdija si një nocion etik e lidh më shumë autorën me fatin tragjik dhe historik që kaloi kombi ynë. Pastaj angazhimet e saj letrare lidhen edhe me lëvizjet e shumta soc-kulturore dhe me pasojat e rrëmujes e rrëmetit që kalojnë të gjitha shoqërit në konsolidim politik, shoqëror e kulturor. Por, poezitë që ua kushton: gjyshit-babokit, nënës dhe babait dëshmojnë për një etikë kulturore e letrare karshi etërve që na sollën deri në të tashmen tonë të gëzuar.Shikuar nga ky prizëm mund të themi se poezia eSevdijes është zë i lidhur me lëvizjet që kalon kolektiviteti i vet nacional dhe ai kombëtar, tamam siç potencuam më parë, poezia e saj është e lidhur ngusht me fatin dhe tragjikën historike dhe atë sociale të kombit tonë. Duke lexuar poezinë e Sevdijes, vërejmë se ajo si autore thellë e ka kuptuar procesin e sëndertimit të koncepteve, dhe lehtë e ka pranuar jetën si një proces në përpunim e sipër, kurse  shoqërin e përdor si një argument për t’i pasqyruar ndryshimet etike e psikike që po i bënë kombi ynë.Fryma lirike e kësaj poezie, sikur paraqet dramen reale të femrës në shoqëri e cila për ditë e më shumë përballet me nënçmimin, përbuzjen dhe injorimin dhe këto fenomene ajo më shumë i ka ndrydhur e shtrydhur si ndjenja personale të cilat vazhdimisht shoqërohen me pika të ftohta uji, shiu, a erëra të ftohta vjeshte e dimri, fate këto që nuk e lënë atë të dalldiset si një poete pa koncept, madje duket se këto rrethana atë më shumë e kanë detyruar të preokupohet me të qenit pjesë e shoqërisë në ndryshim në njëren anë, dhe në anën tjetër për t’i dhënë koncept real jetës dhe poezisë së saj.
 JAM KËTU
 Nëpër agimet e para
Kur rrezet ballin tim lëmonin
E më zgjonin
Eca ngadalë nëpër vite
Dhe thura vargje
Të mbështjella me ëndrrat e mia

Kur qielli ishte i ngrysur
Retë pa mëshirë luftonin
E sillnin shiun rrebesh
Pas këtij rrugëtimi me shtrëngata
Bashkudhëtare me ylberin u bëra
Ia fala ngjyrat e arta
Dhe ngrohtësinë e diellit…

Sot sërish jam këtu
Në këtë Tokë
Me Ty…
Vëllimi poetik “Simfoni e heshtur” i Sevdije Rexhepit jep indikacione të mjaftueshme për të kuptuar se autorja ka sens poetik, ka ideshmëri dhe ka stil për të prekur fenomene a dukuri interesante. Dhe padyshim me një kujdes paksa më të shtuar në aspektin estetik dhe figurativ, ajo mund të ndertoj një varg edhe më të qëndrueshëm, dhe karshi kësaj mund të profilizoj stilin e saj krijues, për t’u bërë pastaj një poete e kërkuar dhe admiruar.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...