2011-08-14

Nga Flori Bruqi :Për flamur, shqiptari s'fal...



Alma Papamihali , është poete, publiciste, pedagoge e mirënjohur shqiptare. U lind në qershor të vitit 1974 në Tiranë. Aty kreu gjimnazin Ismail Qemali më pas studjoi Gjuhë dhe letërsi.

 U rrit në gjirin e një familjeje atdehtare  ku mori nxitje dhe përkrahje artistike. Bota letrare, veçanërisht poezia, ia rrëmbeu shpirtin që në fëmijëri. Ka lexuar shumë libra qysh në moshë të njomë duke patur për model shkrimtarët dhe poetët e vet të preferuar: Millosh Gjergj Nikolla- Migjenin, Naimi Frashërin , Dom Ndre Mjedën, Lasgush Poradecin, Ismail Kadarenë, Dritero Agollin, Bardhyl London etj.


Nga letërsia e huaj preferonte Pushkinin, Heinrich Heinen, Pablo Nerudën etj.

Gjatë viteve shkollore ka bashkëpunuar me gazetat dhe revistat e qytetit, si Rinia, Intervista, Pasqyra etj. Aktualisht jeton me familje në Gjermani, ku mallin e shuan për Atdheun me një hallkë të fortë të lidhjes sentimentale, siç është poezia. 

Në shtator 2007, në Aschaffenburg të Gjermanisë, ka krijuar shkollën shqipe Iliria, në gjirin e së cilës vepron si mësuese. Është anëtare akitive e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Gjermani. 







BOTIME:


 Përmbledhja poetike "Nën tingujt e natës" e Alma Papamihalit me 100 poezi, është botuar në Tiranë në shtator të vitit 2007 (redaktor, Viktor Canosinaj). Poezitë e Alma Papamihalit janë përmbledhur dhe përkthyer edhe ne gjuhën franceze, apo atë rumune, (në antologjinë "Çelësi i Shpirtit"), si dhe në revista, apo gazeta të ndryshme periodike. Disa poezi nga libri "Nen tingujt e nates" ... 


http://www.youtube.com/watch?v=jdzFlqmOw9s



Enigmë kthimi


Jemi shumë, sa shumë jemi ne,
fëmijë dyvendesh lindje-perënduar,
si të huaj njërës anë përcjellë,
e në tjetrën mysafirë pritur,
dhe pse më parë (kurrë) s´ishim harruar...

Qindra duar zgjatur sportelesh,
shpesh fundosur kur indentifikohen,
më shumë largohemi se vijmë,
jetë që ecin pas ndërprerjesh,
por që pa nisur ende, mbarohen...

Çdo centimetri gjendemi ne,
të ashtuquajturit "binjakë perëndimi",
vërtetë nuk veshim të njëjtat ngjyra,
por skenar ëndrrash të një autori jemi,
përfunduar me enigmën e një kthimi...

Jemi shume... sa shume jemi ne,
që dy herë më shpejt, vdesim nga të tjerë...



Shtegtim pulbardhe

Largohem për të mos u kthyer më,
Ndaj iki tutje, fluturoj,
Në pulëbardhë etur bregut shndërrohem,
Duke dashur të lënit pas t´i harroj...
Por të harrosh s´mjafton gjithmonë,
Drejt qiellit të kaltër një fluturim,
Dhe pse pulëbardhë shndërruar jam,
Ka dhe shtegtime me drejtim kthim...
Drejtuar qiellit ti vazhdon sheh,
Me tëndin shpirt ndjek shtegëtimin,
Kur lartësive në pikë shndërrohet,
Oh sa i largët të duket kthimi.
Larg fluturoj, pa frikë largohem,
Sepse e ndiej që çdo shtegtim,
Sado i largët në vetvete,
Do më riktheje pranë detit tim.
Dhe për çudi vazhdoj e ngjitem,
Aspak s´kërkoj të shoh nga pas,
E mjerë do mbetej çdo pulbardhë,
Të huajat brigje po të trokasë...
Ndaj ngjitem lart, ndaj fluturoj,
Në pupël reje jam shndërruar,
Nëse ky qiell mbi det s´do flinte,
I imi mall do ish´ harruar...



Ëndrrat


Nëse ëndrrat nuk do ekzistonin


Jeta do kthehej në përvëlim,


Etja e jetës do mbetej pashuar,


Pa ëndrrën një jetë do quhej trishtim.


Nëse me fjalë s’mund të zgjidhej,


Nyja mpleksur pa dëshirë,


Ëndrës do i rikthehesha ,


Atje je vërtetë i lirë.


Ëndërr dhe jetë!


Sinonime të  etjes së pashuar,


Nëse një ditë do  shuhej etja,


Dije, nga kjo jetë ke shkuar.

Kujdes


Nëse një degë këput


mos pyet më pas,


pema si quhet.

Para se dikë të lëndosh,


mundohu të dish,


çfarë duhet...





Emigranti


Diku veç në tavolinën


Me mbulesë të bardhë shtruar,


Birrë të huaj ke përpara


Dhe një pamje të menduar.



Diku veç në tavolinën


Në një qoshe të lokalit,


Shokun tënd se ke përballë


Pi vetmuar ti prej hallit.

Diku veç në tavolinën


Në një lagje të panjohur,


Gjithçka është akull e ftohtë


Vetëm birra është e ngrohur.


Diku veç në tavolinën,


Që të bën ty shoqëri


Gotën s´di ku t´a trokasësh,


Tavolina s´është njeri.


Kuajt

Kurr
ë s´ia qava hallinkalorësit për këmbët,
 i vareshin.Netëve ulëriva,
me kuajt në stallë.



Më dhimbej,

kurrizi i tyre i dalë...


Flirtimi


Secili ulur n
ë karrigen e tij,

të dy përballë...

nuk e njohin njëri-tjetrin,

ndaj nuk shkëmbejnë fjalë.


Ndërkohë që s´flasin,

ju puthen vështrimet.

Stacioni vjen. Njëri zbret.

Ja pra, ç´na qenkan flirtimet.

HËNA GËNJEN


Nuk bie hëna,

mos prit t´a presësh

dhe nëse pranë e ke...


Nuk bie hëna,

mos prit t´a presësh,

veç djallëzisht të sheh...


SHPIRT I RI


Çdo mur i dhomës,

ka varur një pasqyrë,

ku veten sheh çdo ditë...



Por të rinohesh,

nuk vlejnë pasqyrat,

që s´depërtojnë në shpirt...



Rrugë që shkelen


Kjo rrugë ende më do,
dhe pse çdo ditë e kam shkelur...


Sa rrugë të tilla ka  botë,që të pafjala kanë ngelur...


Lulja

Lule në kopështin tënd, n barin e njomë fshehur...

Kujdes kur hapat hedh,
nuk flet, por s´duhet

shkelur...



Koha ime


 fundi kuptova,

që s´është e thënë

të dashurosh sytë,

apo buzëqeshjen...


Ka dhe të tillë

njerëz në botë,

që dashurojnë kohën,

 shumë se prekjen...


Ushqehem me gjuhën time


Jam një lypëse e mjerë,

S´jam e pasur o njeri,

Ndaj mos m´u afro,

Kur s´kam ç´të të fal...



Jam një lypëse e mjerë,

Ushqehem me gjuhën time,

Libër lëmoshë kërkoj,

Ndryshe të mbijetoj s´ja dal.


Qetësi


Asnjë qindarkë

s´paskam në xhep,

fundja të hollat ç´i dua...

qyteti sot qenka i shkretë

dhe s´paskam kujt,

ti jap qerasje hua...

photo

Përmbledhja poetike "Nën tingujt e natës" e Alma Papamihalit hapët me poezinë "Dashuri e përjetshme" e cila ndjeshëm shprehë dashurinë ndaj Shqipërisë, dashuri e cila shndërrohet në mall. Ajo dashuri nuk vdesë, nuk harrohet, nuk vyshkët, nuk shteron, dhe nuk plaket kurrë. Dashuria ndaj natyrës qe ajo e do dhe i mungon shum e shtyn të bëhet poete,të ushqehet më gjuhen e vet,sepse fëmijët nuk mund të mbesin viktimë e natës. Të "Nëna" krijuesja lidhët tërësisht më moralin e Nënës, dashuria dhe përvujtëria e saj me lumturinë më të madhe ndër duar. Sikur për të gjithë poetet e mërgimit,edhe për Alma Papamihalin jeta në mërgim është Dimër edhe pse ndryshe e kishte imagjinuar, në mërgim çdo stinë qenka dimër, edhe pse Alma ka në shpirt edhe stinën e pestë qe e mban ngrohtë gjithnjë,ajo është stina e dashurisë. Vetminë në mërgim pa të dashurit, në një lagje të panjohur, ku nuk ke me kënd e cakërron gotën, e përcjellin malli, meditimet, shtohen thinjat qe ushqehen me këso meditimesh,siç të poezia"Thinjat": "Dikur fëmijë mendoja/ thinjat qenë për ata/ në moshë të thyer/ por sot i dua thinjat/ mendimi i çdo dite / m´i ka ushqyer. Dhimbja dhe solidarizimi i saj më të vuajturit të poezia "Kuajt" shpreh një diferencim shoqëror qe vështir i shpëton pa vërejtur syrit krijues." Tirana ime" dhe "Në Tiranë"janë poezi qe i kushtohen qytetit të saj të lindjes, ashtu siç është, aty ku ka shum zhurmë, ku ka smog, pluhur dhe trotuaret kah kalojnë gocat e pispillosura, pellgjet me uji qe rënkojnë njësoj si poetja, dhe se është plagë e këtij qyteti njësoj si Alma, qytet qe me së miri e njeh: M´u lagën këmbët / në pellgun me ujë / qe rënkoi si unë ... Por edhe qyteti i Korçës është qyteti nga ka sythet e ëma dhe është po aq i dashur për poeten. Pastaj Kosovës i kushton gjithashtu vëmendje te veçantë,te poezia apeluese "Indiferentizëm që vret",i drejtohet botës që nuk sheh, as nuk dëgjon, apo nuk dëshiron të dëgjoj apo flet:"Ah botë e vjetër / që sheh,dëgjon,por s´flet / indiferentizmi yt i sotëm / sa e sa zemra i vret". Poetja komunikon me realitetin, me natyrën nuk i lëshohet rastësisë, nuk pret qe ti bie nga hëna diçka, apo ti vijë në paketë diçka e dhuruar, e nuk i dihet paketa të tilla mund të sjellin edhe halle ose surpriza qe nuk gëzojnë. Krijuesit duhen të jenë këmbëngulës si bleta apo tekanjoz si fëmijët, kundrejt rrethit i cili nuk është gjithmonë i mëshirshëm, por herë-herë edhe si lule e heshtur qe numëron ditët qe kalojnë e qe "Nen tingujt e natës" dhe të muzikës përpiqet qe jetën ta kaloj të dyfishtë:"Dita stafetën i dha natës / prisja diçka të tillë/ kur muzgu zë të bjerë/ frymëzimi merr zanafillë. Heshtje dhe përsëri muzikë / mbrëmjeve dëgjoj një serenatë / nëse di dhe natën ta jetosh / jeta është dyfish e gjatë. Të poezia Nen Tingujt e natës. Shprehja e saj alegorike për poetet dhe poezinë,qe të paret dashurojnë e nuk e shijojnë kurrë, por qe nuk vdesin kurrë, sepse ata rilindin aq sa lexohen, ndërsa frymëzimi vjen i papritur e shpesh i gjënë poetet të pa përgatitur. Lirika e Almës për dashurinë është gjithashtu një temë sublime qe i kushton disa poezi. Jeta është plot kundërthënie e qe dashuria duhet ta mbisundojë, të dhurohet dhe të pranohet. Aty ku rrah pulsi i dashurisë asgjë nuk plasaritët as thyhet në jetë. Rolet ndahen nga rastësia por vuajtjet i përjetojnë ata qe nuk e kanë rolin kryesor. Dashuria i ka të gjitha të mirat, përkëdheljet, ëndrrat, jetën ,besimin, vetëm atëherë kur është reciproke, e barabartë: Përkulu / në do të me puthesh / s´jam aq e gjatë /sa ti / Zgjatu / në do të me duash / kacavjerrjen e urrej / në dashuri. Të poezia "Barasvlerë". Me poezinë "Reflektime" Alma Papamihali e përmbyllë këtë përmbledhje poetike pothuaj se me apel qe të merren përgjegjësi për ta lëvizur jetën përpara, dhe të korrigjohen gabimet e së kaluarës sepse na ulërinë zemra nga çalimet,nga fantazmat e maskat. "Shqiptar i përgjumur në krevat i gozhduar / mos prit më nga bota, lëviz për të ndryshuar. Alma lufton determinizmin në jetë, në art dhe e ruan origjinalitetin e vet krijues nganjëherë edhe me fanatizëm feminist, edhe pse shihet se Alma edhe pse në mërgim përcjell me dashuri letërsinë shqiptare, por edhe atë gjermane. Njeri nder poetet tjerë të preferuar të Alma Papamihalit është edhe poeti gjerman Heinrich Heine në një libër të tij "Ausgewählte Kostbarkeiten" kur flet për Artin dhe fjalën thotë"Ashtu siç ishte i pathyeshëm dhe i fortë Anteusi i madh kur qëndronte me këmbët e tij mbi sipërfaqen e nënës Tokë,dhe forcën e vet e humbi atëherë kur Herkulesi e peshoj lartë, ashtu është edhe poeti i fortë dhe i qëndrueshëm për aç sa nuk shkëputet nga baza e realitetit,dhe do të bëhet i pa vetëdijesuar derisa shpirtërisht qëndron në ajrin e kaltër". Pra poezia është pasqyrë e jetës. E tërë poezia e Almës është e tillë,shpalosë momente reale e pa ngarkuar me simbolikë të tepruar dhe mbi rrafshin real edhe pse nga njëherë rrafsh i dhimbshëm. Poezia e saj me varg të rimuar përafërsisht tetërrokëshe është e rrjedhshme me metaforë e alegori të sinkronizuar shum mirë me semantik apo porosi të qartë dhe të e lexueshme mëton realizim të mirë të fjalës s e shkruar poetike për çka i urojmë nga zemra suksese dhe t´i ketë lexuesit e saj,thekson studiuesi Pal Sokoli.

2011-08-13

Bëj të shkruaj...s'më bën dora, bëj të qaj....zemra më plas.. bëj të flas ...fjalët pengohen, bëj të hesht....Po uluras....

Përgatiti :Flori Bruqi Lediana Kapaj lindi ne Tirane.Femijeria e saje ka qene teper e dhimbshme,pasi prinderit i ka patur te ndare. Eshte rritur me shume veshtiresi nga nena dhe disa vite edhe nga gjysherit e saj,me mungesen e dashurise . Eshte larguar nga Shqiperia ne vitin 1990 kur u hapen ambasadat,atehere kur akoma ishte femije . Franca eshte shteti qe ia hapi krahet dhe i mbajti si nje nene e dyte.Jeton ne kete shtet qe prej tashme 20 vjetesh dhe po ketu kreu shkollen e mesme dhe te larte.Punon prej vitesh si eksperte dhe perkthyese ne Gjykaten e Larte te Apelit. Qe ne moshe e vogel ka shkruar poezi dhe tekste patriotike,per atdheun dhe vendlindjen,por nuk i ka publikuar kurre. Duke shkruar poezi dhe proze ajo ndjene endrren e munguar,dashurine dhe jeten vete. Ka vendosur ti shkruaj dashurise,ndjenjes,dhimbjes,lumturise,te cilat i solli para lexuesit ne nje botim te pare titulluar "Dallge dashurie" ne shkurt 2010. Librin ja fali dhe ia dedikoi shoqates se femijeve jetime ne Shqiperi ... Ne fund te tetorit 2010 libri i saje i dyte eshte i botuar nga shtepia botuese "Ada" i titulluar "Fllad dashurie"





                         Lediana Kapaj


1) Udhëve të paudha. 


Udhëve të paudha si të humbur shtegtojmë, 
kryq e tërthor dhe e uritur çapitet shpresa. 
Endërrat në ëndërra të lënduar kërkojmë. 
stërgjaten pa mëshirë si tërkuzë,dëshira e mbresa. 


Mëndje e njëmëndët si e çmendur marrohet, 
labirinteve të pafund të pa anë e pa fill., 
zemër e s'provuar si Borëbardha harrohet, 
në të ashpërin,të brengosurin dhe të errëtin pyll.

Vetmi e mallkuar si kuçedra pareshtur sëmbon, 
në shpirtin e brengosur dhe të tharë të çdo udhëtari, 
Dëshira e lënduar dhe e etur shteron, 
duke lene pas saj një mjegull...ku sundojnë veç gurë varri. 


Persiatje e përçartur më në fund mbaroj, 
pa gjurmë e zhurmë dhe si shumë herë të tjera, 
si zogu i pranverës në agim, shpirti vetë fluturoj , 
në krahë trishtësinë,e përndoqi një çast era!! 


2) Pluhuri i harresës! 

Do mbulohemi një ditë,nga vetë pluhuri i harresës, 
do na zhduket krejt papritur dhe vetia e kujtesës, 
do na fshihen gjurmët, që mes hallesh lamë në jetë, 
më s'do mundemi të shikojme sa i bukur është ky det.... 


Se kam friken që të fle,më trishton mos jem e zgjuar, 
më tremb dita kur do iki,diku larg për tu harruar, 
nuk e di në ç'botë do shkoj, ku e ka misterin vallë, 
a ka dritë,a do ketë ujë,dashuria është më gjallë?!....


Dhimbje kam që më mos shoh, lebetitem mos kem lot, 
s'mund të lë ata që dua,s'mund të rri pa i parë dot, 
e përbuz të vrazhdë qetësinë,zhurmën dua të dëgjoj, 
dua ti shijoj unë tingujt,dua këngën ta lëndoj... 


Dua diellin që ta shoh,dua yjet ti veshtroj, 
dua shiun të më lagë,dua boren të më mbuloj, 
dua luleve tu mbaj erë,dua gonxhen lehtë të çelë, 
dua të qesh,dua të shkruaj,dua frutat vetë ti vjelë....


Nuk e di a do kem ftohtë,shumë e dua ngrohtësinë, 
a do jem e robëruar,a do kem aty lirinë, 
a mos vallë do jem e vetme dhe me shpirt te përcëlluar 


3) Ku kam gabuar ?! 
 
Nëse nga dhimbja jam tjetërsuar, 
dhe lotëve endem pa hijeshi, 
mos më gjykoni ku kam gabuar, 
se mbi të gjitha jam veç "njeri"..... 


Nëse në gjunjë, nje çast më shihni, 
Dhe klithmat buzët po mi përshkojnë, 
mos ligështoni...mëshirë mos kini! 
Në dashuri dot s'komandojmë... 


Nëse nga malli ëndrrat brengosen, 
dhe nata e ftohtë duket "lubi", 
mos i qortoni, pse më plagosën, 
se dhe zhgënjimi quhet.."njeri".... 


Nëse nga etja gjakun ma morën, 
dhe trupin, mëndjen ma vunë në gjumë, 
nëse shikoni që shpirtin vodhën, 
mos u trishtoni...ngelem po "Unë".....! 


4) Për ty Elodie... 


Bëj të shkruaj...s'më bën dora, 
bëj të qaj....zemra më plas.. 
bëj të flas ...fjalët pengohen, 
bëj të hesht....Po uluras..... 


"Brymat" e faqeve të tua si pika uji i sjell në mëndje, 
buzëqeshjen e ëmbël më dhuroje..moj shpitmirë, 
dy sy që përhapnin gjithkund aromë dashurie, 
Elodi....vogelushja me shpirt të pastër dhe të lirë... 


Erdhi prilli i mallkuar...plot 2 vjet që s'të kam parë, 
nënën shoh si të vajton, të mjeruar le babanë, 
zogjtë i shoh si po këndojnë, mbi mermerin të lotuar, 
bukuria i magjepsi....ndaj vajtojnë të pikëlluar....! 


Endem vargjeve e brengosur,më lër pak që të flas, 
të ti puth të ëmblat duar...Të më dali ky maraz.. 
Të të përqafoj me mall dhe të them sa na mungon, 
ah kjo humbje zemra vogël...shpirtin po na përcëllon... 


Shumë pranvera të përkisnin...shumë pak kishe kaluar, 
para ishte vetë jeta...u largove pakuptuar, 
sot në foto të shikoj...bëlbëzoj dhe psherëtij, 
e mjeruar shoh nga zoti..."Pse lë vdekjen që të vij"?! 


Asnjëherë s'mora përgjigje dhe pse ëngjëjt i lakmova, 
askush s'diti të më thoshte dhe pse zinë me zë mallkova, 
padrejtësia më lëndoj dhe papritmas..U tërbova! 
"Përse...Përse vogëlushe..."?!...Dhe mbi klithmat u rrëzova.... 


Këtë poezi ja kam kushtuar vajzës së shoqes time të ngushtë 
e cila u nda nga kjo botë para dy vjetësh në një kohë që ishte 
vetëm 14 vjeçe ....Bashkohem me hidhërimin e familjes dhe uroj 
që shpirti i Elodit të prehet në paqe... 
Të duam shume Elodie.....Të puth fort.... 
Per Elodi Selami Limaj 


5) Më trëmbi vetëtima. 


Ngarkova mbi kurriz një thes me psherëtima 
dhe nisa udhëtimin në brigjet e vetmisë, 
kalova shkretëtirë...gëlltita vetëtima , 
e vetme kisha mbetur, si peng e dashurisë...


U ndesha nëpër vite me dhimbjen e mallkuar, 
pa ditur se ku shkoja...në pritje të qetësisë, 
megjithëse plagët mora, jo shpirtin kurrë s'ma mundën, 
mes ëndrrash të përhumbura..ju luta lumturisë.. 


Stuhia më ka shtyrë..nuk dija ta ndaloja, 
me erën kam vrapuar...shëtita gjithësisë, 
rrufetë i hasa rrugës...më trembi vetëtima, 
një skllave e pabindur në pritje të qetësisë.... 


Ngarkova përmbi supe ca vargje që rënkonin, 
nuk munda që ti thurja kurrë lavde tradhëtisë... 
zhgënjyer..por me shpresa dhe zemër të pashuar, 
kam pritur ti shikoja pak dritën " madhështisë".... 


6) Lënduar endem... 

O Zot....Përse më bëre?...Lënduar endem vetëm, 
përmallur nga dëshira, të fle me shpirt të qetë, 
dhe ndonëse kalimtarë në rrugën tende mbetëm, 
me shpresat po luftoj,të ndjej pak fjalën " jetë"! 


Po shkrihem e përmbytur në ujërat e misterit, 
ky trupi i përhumbur mes brengave më nget, 
se di kur te vije vdekja..!!!A do jem pjesë e ferrit, 
se di...!! Mos vetë parajsa me ngrohje po më pret?! 


O Zot...jam lebetitur....! Pse shpirti u është tharë? 
Të gjithë ata që desha, kurrizin më kanë kthyer, 
nuk dua të më quajnë..." të ligë"..dhe as të "marrë", 
mes mureve prej kujtimesh, një pjesë zemre është thyer!!


Por zoti s'më përgjigjet ...vetë ëngjëjt janë të zënë, 
mes lotëve përgjërohem...s'po di kë të thërras, 
jam mbytur në mendime..gërthas..." Ku je moj nënë"? 
mallkimi po më ndjek...!! Ky shpirti po më plas.... 


7) ( Kushtuar motrës së një miku) 


Ah ky mall i përvëluar, shpirtin tim mes zjarrit tret, 
ikën ditë e ikën muaj...dhimbja, brenga po më vret. 
I hutuar shoh nga qielli, një takim me ty kërkoj, 
si dikur moj motra ime...Kam dëshirë të bisedoj! 


Iku viti i mallkuar...zemra, syri të kërkon, 
si t'ia bëj...? Të lutem thuam..Pritje gjatë...Me gllabëron! 
Pres të vish..dhe pse s'dëgjon...mi prano lutjet e mija, 
kemi lindur prej një gjaku...Po më ha e trishtë vetmia.... 


Lule je....lule të fal...A i ndjeh si kundërmojnë? 
folmë pak...përqafomë...! Engjëjt lart të ledhatojnë. 
Nuk të quaj dot " të ikur"...! Po më lodh kjo plogështia... 
falmë fjalët...Falma lotin... më pikojnë nga dashuria..!! 


8) Poetit... 


Të jesh poet..do të thotë që zemra, 
me vargun vetë është mrekulluar, 
të kesh një botë si vetë kristali, 
me fletën, penën ...je dashuruar! 


Dhe rreshtat mbushin...mjeshtrit e ndjenjës, 
të pasionuar...plot bukuri, 
duke kërkuar të gjejnë mes tyre, 
të ëmblën ëndërr plot mirësi! 


Të jesh poet...do të thotë që shpirtin, 
ta kesh të madh...padjallëzuar, 
të shtypësh cmirën, shkelësh urrejtjen, 
të presësh mallin...kur rri "vetmuar".... 


Të japësh shumë...të vetëflijohesh, 
ta mbushësh jetën si me magji, 
të bëhesh shok me djallin vetë, 
duke e bindur...ta bësh njeri! 


Të falësh bukën kur sheh të mjerin, 
të japësh krahun, të dhurosh ndihmë, 
të shuash zjarrin që mban vetë "ferri", 
në vënd te hirit të mbjellësh bimë... 
Të buzeqeshësh dhe kur vetë dhimbja, 
të hyn në trup...për të përpirë, 
me mjeshtëri ta derdhësh vargun, 
të shohësh diellin edhe pa gdhirë.... 


Mos kërkosh shumë...se ke gjithçka, 
mos të mbulojë kurrë zymtësia 
të mposhtësh fatin dhe të ngresh kokën.. 
...Të ka bekuar vetë perëndia! 


9) Bija ime! 

Të shoh si trupin hedh o trëndafil behari, 
ti prek të bukurat flokë si rreze ngjyre ari, 
nga ty moj bija ime, vetë mrekullinë takova, 
që ditën kur si prind në gji fort të shtrëngova.... 


Me ty dhe vetë u rrita, me ty u bëra "nënë, 
tek sytë e tu vogëlushe pashë yje edhe hënë, 
thesar ke qënë për mua,tek ty veten kam parë, 
oh lotë nuk po nxjerr dot...Gezimi i ka tharë!


Dhe rruga ime jetës nuk ishte aq e lehtë, 
por njësh me ty u bëra...më bëre të kem "fletë", 
i preva hovin djallit që dhimbja mos afrohej, 
të mbrojta ty si ëngjëll ...kur shpirti më lëndohej...


Mesnatës shpesh jam ngritur.."Mos vallë nuk po merr frymë"? 
dhe ftohja më përshkonte...mëngjeseve plot brymë, 
ah frika mos të humbja, nga shpirti kurrë s'është ndarë, 
një frut i bukur ishe....Në dashurinë e vrarë! 


Por koha iku shpejt...vështroj sa shpejt je rritur, 
sa shumë me ty krenohem ...akoma je e mitur, 
kështu do të qëndrosh gjithmonë " e vogla ime", 
dhe befas lotët dalin...më futin në mendime..! 


Dhe koha prapë të vetën...! Nga unë do të largohesh, 
por zemra hapur mbetet...do presë të ledhatohet, 
si sot kur më pushton dhe thua..." Sa të dua", 
një ditë me zor do pres...të rrish pakëz me mua.... 


10) Dhimbja shfaqej nëpër gërma! 

Me ka ndodhur nëpë netë, vargut papushim ti flisja, 
plot sekrete e kam mbushur..si e marrë, "shpëtim" therrisja! 
Me keqardhje më shikonte por i mjeri dot s'vepronte, 
dhe mes lotësh, rreshtat mbushte,"terapinë" në shpirt kërkonte!! 


Nuk kuptoja gjithë misteret....e çuditshme dukej jeta, 
pse lëndohej njerëzimi, pse varrosej e vërteta?! 
Pse përbuzej vetë e mira,pse plagosej dashuria? 
Por i mjeri s'kish ç'te thoshte....i sunduar nga habia! 


Dhimbja shfaqej nëpër gërma...Këmbëkryq rrinte me mua, 
si ulkonja turfullonte...kur një ëndërr thosh: "të dua", 
brengën donte të pershkruaja...Sa u lodha! Kisha gjumë! 
Ja keshtu kalonin orët...Përmbi letër flija unë! 


Sytë e enjtur nga të qarët, lart nga dielli i dërgoja, 
të më ngohte me ca rreze...ngrohtësinë ta shijoja, 
dhe kur drita më përshkoi...ledhatarja tha ca fjalë : 
" Shkruaj mike mos pusho, mirësinë e ke të gjallë! 


11) Gjumë me humbjen!! 

E kishin kryqëzuar dashurinë, 
e permalluar shumë dukej, 
e heshtur, 
e vrarë, 
buzëtharë.... 


Dhe pak më tutje.. 
Nënqeshte, 
fitimtar trishtimi...

Nën këmbë kishte ndjenjën... 
Turfullonte si i marrë..!!! 


E kishin gjykuar.. dënuar dashurinë.. 
" të përdalë"... 
"mëkatare".. 
"fort e shtirur".." e mallkuar"! 
"zemërvrarë"....!! 


Gojëkyçur e ëmbla dot nuk fliste, 
dhe mes lotësh, 
ndjenjën ndillte... 
Për ta parë..!!!

Gurët hodhën pa meshirë mbi të, 
për ta zhdukur, 
turpëruar, 
sakatuar.... 
Si përbindëshat diabolikë, 
" Nënshtrim"!_ Thërrisnin! 
Për ta vdekur, 
për ta tharë.. 
gjunjëzuar....!! 
Dëshmimtare mes turrmës isha, 
dhe thërrisja, 
bëlbëzoja... 
shpirtëtharë... 
Ngrita sytë e përhumbur, 
shi kërkova.. 
plagët, 
ëndrrat,gjakun... 
Për t'ia larë sa më parë!! 
...Befas hapa sytë! 
Dreq o punë!....isha në gjumë! 
Fshiva sytë e lemeritur... 
‘Mos me humbjen flija unë"?!!! 


12) Me magjinë kam "flirtuar"! 

Qerpikët mbylla e babëzitur, 
veten përkunda qiellit me hënë, 
me njërën dorë jastëkun preka, 
hije vetmie mbi të kish rënë..... 


Shtrëngova sytë e mallëngjyer, 
me ëndrrën vetë," duel" kërkova, 
kish kohë pa ardhur pakëz tek unë, 
befas zhgënjimin me shpirt mallkova!...


Më kafshonte natë e ftohtë, 
gjumi trëmbur ish tërbuar, 
brengën ndjeja nëpër deje, 
prej besimit .. e mashtruar....!! 


Parajsën ndjeva tek po vinte, 
ëngjëjt rresht mbi sup mu ndalën, 
më bekuan "plagëzemrën", 
tufa ndjenjash...seç më falën! 


Puthjet ndjeva të më ngrohnin, 
dashuria...rridhte lumë, 
trëndafilat më rrethonin, 
sa të bukura!...Oh sa shumë! 


Zhurmë dëgjova .. hapa sytë, 
Oh sa keq!! ....Isha në gjumë! 
dritën ndeza e përlotur, 
me mërzitjen flija unë! 


Nëpër ëndrra do zvarritem, 
aty jam... E dashuruar, 
dhe pse zemra më është vrarë, 
me magjinë.. kam "flirtuar".. 


13) Për ty POET.... 


Përse tek zoti kërkon shërim, 
përse vetë forca në baltë ka rënë, 
përse vetvetes si jep shërim?! 
Një kokë me thinja përtokë ka rënë...


Poet i madh,i frymëzuar, 
i pasionuar pas dashurisë, 
me penën tënde ke pikturuar, 
vargjet plot shpresë të lumturisë.. 


Kjo botë ka humbje por dhe fitore, 
vetë ti këto fjalë seç mi ke thënë, 
ndaj zhduk trishtimin,vrite vetminë, 
se shume akoma ke për të dhënë.... 


Nuk dua vargu të të shterojë, 
nuk dua poezine të thahet, 
nga shpirti yt le të burojë, 
vullkani shpresës dhe kurrë mos ndalet...


14) Nuk vidhet shpirti 


Askush s'mundet që të marrë, 
atë shpirt që ka poeti, 
është njëlloj sikur të thuash, 
që pa ujë është dhe vetë deti!!!! 


Askush s'mundet të vjedhë vargjet, 
që krijon penda e artë, 
ndaj të lutem mos humb forcën, 
kokën ngrije sa më lart... 


Askush s'mund të marri shpresën, 
as dhe Zoti s'ka te drejtë, 
ftoji vargjet,të vallëzojnë, 
dhe pse brenga s'kalon lehtë... 


Kujto vitet që kaluan, 
a tu dukte gjithçka "rreng"? 
I pamposhtur dashurove, 
ndaj kët' jetë mos e ki peng... 


Merre penën poet zjarri, 
prapë këndoji dashurisë, 
"ti do ktheje Doruntinën, 
pse sot bisht i bën stuhisë"?! 


15) Përse mos qaj?! 


Përse mos qaj,... 
copë_copë është zemra, 
jam dorëzuar në agoni, 
përse të qesh kur syte janë skuqur, 
si ta mund valle kët'ë dreq vetmi?

Përse mos vuaj, 
kur dhimbja vetë, 
të gjithë gjymtyret mi skllavëron, 
përse të hiqem, 
plot mospërfillje, 
kur ditë jete më gllabëron?!.... 


Përse të dua, 
kur shumë jam vrarë, 
përse më vlen?! ...Jam e helmuar, 
o Perëndi! 
Pa fol një herë...!

Cikël poetik nga Mimoza Rexhvelaj

Mimoza Rexhvelaj ka lindur më 1981, në Malësinë e Madhe. Pasi mbaroi shkollën e mesme në vendin e lindjes, u shkollua për gjuhë-letërsi në Universitetin Luigj Gurakuqi, Shkodër. Ka botuar edhe tre libra: "Dashuri ti je mekati im", nga shtëpia botuese "Marlin Barleti", 2002, "Fshima lotin" nga shtëpia botuese "Shtjefni", 2004 dhe "Jepi fjalës kohë", nga shtëpia botuese "Camaj-Pipaj", 2006.

Poezia e saj ka jo vetëm ndjenjë por edhe realitet të shprehur brenda konturit me të cilin Mimoza ka mënyrën që shpalos ndjenjat. Poezia e Mimozës është si një pikë e pastër uji,që kërkon të njomë rrënjën e zhuritur të realitetit. Ajo është këngë,që shoqëron ndjenjën për nënën,dashurinë,të mirën dhe të keqen…Duke i uruar suksese,po publikojmë tre poezi të Mimozës,duke premtuar se kështu do veprojmë përsëri!

E SHTRENJTA NËNË

Borxhlie gjithë jetën..
prehrit që rrita shtatin,
Duarve të rrudhosura,
për të cilat malli më ka verbuar
Jam gozhdë në shpirt ngujuar….

Si zog i arratisur nga foleja
me brengën e mallit kuror
shtegëtare në vende të largëta
mes mjegullës përplas flatrat..

Naltësohem e luaj me retë
qiellin me duar prek…
Me krahët e mi formoj ylberin,
Botën e njom, lotët më bien rrëke….

Borxhi i papaguar në zemër peshon
lidhur me hallkën e gjakut që rrjedh
vij… e kokën mbështes në prehërin tënd
ninullën e jetës këndoma…
e shtrenjta ime nënë !!


KUSH JE TI?


Kush je ti ?
Mëshirues i botës fatkeqe
Fatin me zinxhir ke lidhë.
Ndër leqe…


Vampir i lustruar,
i parfumosur, i krekosur
Në gjumë më sheh, po fle
Thonjtë nxjerr të më bësh dhé.


Kush je ti?
Ujk i mallkuar
Më tregon se ke ndryshuar
Po në shpirt je ai…
Egërsirë hekuri.

Kush je ti?

Etje, uri, prehën kërkon
Gjak pi, gjak don,
U ngope, i pangopur
Ushqyer, barktharë
Shpirtin me mëkat ke larë.


Kush je ti?
Idhulltar,
Medaljon ferrin
ke varë.
Nuk e di!
Kush je ti?


VAJTOJE SERENATËN, KITARË


I premtove shpirtit një serenatë,
Me kitarën e vjetër të harresës,
Kumbon vaji, zërave të natës
Puhizë mbetur, shtegtare e largët.
Trupi i kitarës së pa prekur
i varur në gozhdë, murin ledhaton
Martir i dashurisë së fjetur
Tingull i vrarë, këngëzen më zgjon.


Murg në manastirin e kujtimeve
struket bosh, shpresa melodioze
Shuhet mes qirinjve të kishës
Për dikë, luten sorrat zëçjerrë….


Shpirti i zgjat dorën premtimit
Serenatën vajtoma, zemër e kitarës.
Mes gurve të varrit, simfonia
gulçon heshtjen e zhurmëshme
Tingujt shuhen…
Nën dritën e hënës…
Këndoma serenatën
kitarë!
Paqshëm të tretem
mes tingujve të latuar…


U LUTA PËR TY

U luta për ty.
Me forcën që fluturon
hapsirave të shpresës...
Dhe fryma e shenjt
si fllad i ëmbël
me ledhatoj me mirësi.
U luta për ty
vetmija flaku zemërimin
si bishe e zgjebosur
e shpirti im puthi
ngrotësinë e pajtimit
u luta per ty
Ndeza njëmijë e një qirinj
njëmijë e një endrra,
harrove njëmijë e nje perralla të frikshme.
po ti...
do të lutesh një ditë për mua? 


AJO S,TE PYET

Ankthi me pushtoi.
Levrin ne palce.
Dhimbja rrjedh gjak....
Frymemarrje e paralizuar,
teperaturat vallzojne
ne gjumin e vdekjes...
Fantazma pa ngjyre
zgjasin duarte te me perpine.
U fsheha pas kraheve te engjellit
me ndjek si shpirt ne terr...
Mes gumezhimave te mengjesit
si ylber pas nje rrebeshi....
e shenjta virgjeresh,
ajo s,te pyet?
Te prek dhe ty
oh....kam frike.


BORXHLIE GJITHE JETËN

 

Borxhlie gjithë jetën.
prehrit që rrita shtatin
Duarve të rrudhosura,
për të cilat malli më ka verbuar.
Jam gozhdë në shpirt ngujuar....


Si zog i arratisur nga foleja
me brengën e mallit kurorë
shtegëtare në vende te largëta
mes mjegullës përplas flatrat...


Lartësohem e luaj me retë
qellin me duar prek...
Me krahët e mi formoj ylberin,
Botën e njomë, lotët më bien rrëke....


Borxhin e papaguar në zemër peshon
e lidhur me hallkën e gjakut që rrjedh
vij....e kokën mbështes në prehërin tënd
ninullën e jetës kendoma...
O e shtrenjta nënë !!

 

Cikël poetik nga Ismet Tahiraj

Ismet Tahiraj u lind më 15.3.1956 në Klinë të Epërme të Skenderajt,ku kreu shkollën fillore, ndërsa të mesmen në Mitrovicë.Shkollën e lartë të gazetarisë e mbaroi në Beograd.Botoi në periodikun e kohës, prozë e poezi për të rritur e për fëmijë.Ka botuar përmbledhjen me poezi për fëmijë "ERË E VENDLINDJËS".Ka në dorëshkrim edhe shumë e shumë shkrime të tjera ,të cilat për shkak të mungesës së mjeteve financiare, ende nuk dolën në dritë si libra.Jeton e vepron në vendlindje.


Ismet Tahiraj


SHAJKACKAT IKËN

(Zeqir e Demir Tahirajt)

mbi pllaja të çabrës
derdheshin gjarpinj,
e rrëmonin nëpër lëkurat tona.

Ju vetëtima të tmerrshme
u ratë gjarpinjve,
Shajkaçkat ikën
me lutje qiellore.

Për një kopsht Edeni
u përhap fjala,
mbi çabër e tutje
të gjitha duhej të ishin
Luleparrizi...



1. THIMTHMON...


Reljefi ynë ndërroi
Rrugët rrejetë
E merimangës i përthkoi.

Atëhere kur e deshtem
Epikën tonë.

Oborrit u shtrue
Lëmë hithërash
E kopilisë.

Gjithçka thimthmon



2. SHQETËSIME PURPURTE


(sipas endrrës dhe bregave te Buçës)

etërit mbështjellë nepër eterin e zi
kënaqën në peshikzën e brengave
si ne gugën te devës
t’ tulaturë në vëdhesinë e nikotinës
si këna nëpër duarët e vashave.
E plepi gjethon derisa sorrat
Kuvendojnë për vezët klloqkë
I gostitur nga glasat.
2.
të gjithë bijërive u thirrët emri
dhe secili prej etërëve të hedhë pështymë në gojë
se pështyma është lëngë hamshori
tepër të kënaqur në mëndafshin purpur
te shqetësimeve kapitale

del si lojë hamshori
si kakërdhi iriqi...



3. MESKINET


Si krimba u aduluan
Për hiq njeri
Nëpër qivurin
E rrëhmijeve.

Derisa u krimb
Guaca e mençurisë

Dhe mbi kështjellën e tyre
Valonte flamur i poshtërsive.



4. BACILËT


Kokërr e kripës
Dielli se thau,
As shiu se shpërlau

E ne prush s’ kopi
Se nuk kopi.

Fund e krye
S’u dogj.
2.
erdhën altruistet
me punën e tyre heshtake
damarëve punë bryme
si sharrëza te bagëtia

qerthuan ne shtim
bacilet...



5. LULESHELGU


Te dali ne shëngjergj
Udha s’ ka udhë
Verdhës gjitherë , s’është e verdhë.

Deomos ne te korra
Kur korr tifoja.

Lulebojgjake
Piptha gjelbrak.

Udha nuk i dihet udhës
Udha tinëz udhës i bënë lak.

Artieret a i ushqejnë
Aorta varfnjak.



6. KËRPUDHÇE


Kërpudhat dalin
Kërpudhçe jetën çojnë

Ne trupin tonë,
Mos pastë shtim.

Lëngë i tyre mos qoftë
Ashti i jonë.

Kërpudha mbijnë
Kërpudshçe sakatojnë.




7. SYTË UJORË


Sy ujorë
Më veshje trëndafili
U kam frikën.

Skajshmëri.
2.
uji i tyre nuk derdhet
as nuk shterret

rritet gufon
vazhdimësi.




8. ZEJEN E AKREPIT


Në Vushtrri
Lavirët në këmisha nate
Derdhin qumësht portokalli
Nepër fytyrat e agloshëve.

Bulërijnë kafeneve
Si merimanga ne rrjetë

Tym i beft i duhanit

Bijave te veta
Ua mësojnë zejën
2.
zejën mbase te akrepit
ndoshta hyjneshave-vjedhce

rreze solare
u vetëtijnë dhëmbëve.




9. I VETMUA


Ndajnatë të pashë
Ishte muzgu i parë,
Blirët e shëtitorës
Të kishin vënë napë.

Zjarrmia më dogji
Shtatin tim krahethatë

Andej e këtej luftova
Më vetevetën time , në vetëmi,
Shkreptimë e syve tu
Mua me dogji llahtari.

Dhe blirët e gjatë
I vetëmuar si unë,
Mbatën atë natë...




10. I PA JETË


Edhe pse vjen
Më fëshfërimë-fustani,
S’ më gjenë
Se më dallgët
E vdekjës
U përplasa
Ia dola-mbanë
Nuk e ngushtoja
Kurrëkend

E tashë
Jam në cipën e ajrit
Në cipën e ujit,
Në cipën e dritës
Unë ylli i parë.

Dhe cipës se jetës
I jap jetë....




11. INTIME ME BACË AHMET DELINË


Udha më solli
Kryezot
Ne konakun tënd.

Ti bëjmë dy llafe
Në katër sy.

Se trualli
Po dergjet nëpër hi.

Ai çove fjalë
Shaban Jasharve

Kund të mos lënë therrë
Truallit te mbijë.

Dhe ti kryezot
Ne heshtje me dhe –bekimin

Se turku kal me galsa sorrash
Këndej s’ te kalojë

As qiellor të përhenur
Këtej s’ do të ulurijnë.

Gishtverdhi yt
Ishte kah dielli

Kryezot
Edhe një rilindje të re
Po (gëzojm) përjetojmi....








I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...