2011-12-01

Nëntorët e lavdishëm Shqipëtar


 -28 Nëntori i kthimit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu,në Kalanë e Krujës.
Më 28 nëntor të vitit 1443,Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,kthehet në qytetin e tij të lindjes në Krujë, dhe i shoqëruar nga bashkëluftëtarët e vet,dhe populli i gëzuar,ngre sërish mbi Kështjellën Legjendare ,flamurin me shqiponjën dykrenare,
Skenderbeu- Kthimi ne Kruje
i cili ishte një moment historik.Pa atë hero kombëtar, mund të ishte Shqipërija,si veriu i Qipros,me flamur turk,të flitej gjuha turke,pa identitet,pa kulturë, pa histori dhe pa pavarësi.

-Nëntori i të parit dokument të gjuhës shqipe,Formula e Pagëzimit.


Më 8 nëntor të vitit 1462,në një kishë të Matit,është lëshuar ky dokument në gjuhën shqipe,duke thënë: Un të pagëzonj pr’rement Atit e t’birit,e t’shpirtit shenjt“,të cilën qarkore në gjuhën shqipe e kishte shkruar Kryeipeshkëvi i Dursit,Pal Engjulli. Gjatë një vizite që ia kishte bërë Pal Engjëlli dioqezës së tij,e pa të arsyeshme që ta lëshoi këtë dokument,i cili jepte leje prindërve,që fëmijët e vet ti pagëzojnë me këtë formule,nga pamundësija të shkonin në kishë,për shkak të kushteve dhe rrethanave të kohës.Dijetari rumun Nikolae Jorga e gjeti këtë dokument i shkruar në gjuhën shqipe, në një rast gjurmimi në bibliotekën Laurentiana të Firencës,dhe e botoi në vitin 1915-të,në një vepër të plotë.Pal Engjëlli një figurë historike,atdhetare e humaniste,ishte bashkëpunëtor i afërt i Gjergj Kastriotit,mik dhe moshatar i tij.

-N ë n t o r i  i  sh k r o n j a v e  sh q i p e

Më 14-22 nëntor të vitit 1908,në Manastir,shënohet Kuvendi mbarë shqiptarë,ku morën pjesë 5o delegatë,nga gjitha viset shqiptare,dhe nga vendet tjera të mërgatës,si nga Amerika,Egjipti,Sofija,Rumanija,Italija dhe vende të tjera,për shqyrtimin dhe trajtimin e alfabetit të shkronjave shqipe.Delegatët ishin njohës e lëvrues të gjuhës shqipe,dhe ishin veprimtarë të lëvizjes kombëtare.Qëllimi kryesor i këtij Kongresi ishte,Alfabeti shqip i unisuar,sepse përdorëshi edhe disa alfabete të tjera,dhe për të përfunduar këtë qështje zgjedhën një Komision,të cilin e udhëheqi Gjergj Fishta.Përpjekjet e këtyre delegatëve në Kongresin e shkronjave,dëshmuan përpjekjet e shqiptarëve për të menjanuar faktorët divergjentë,dhe për të qenë të bashkuar shpirtërisht,për të pasur një zhvillim të përbashkët kulturorë dhe arsimor.Kongresi i Manastirit ka meritën e vet,i cili zgjodhi detyrën themelore të gjuhës dhe alfabetit,e kjo është edhe meritë e korifenjve të Rilindjes tone Kombëtare.

-28 Nëntori 1912,Dita e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë

Më 28 nëntor 1912 në Vlorë,u mbajtë Kuvendi i Pavarësisë Shqiptare,në përbërje të 40 delegatëve shqiptarë,për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.Në krye të Kuvendit u zgjodh Ismal Qemali,i cili shpalli Shqipërinë të lire dhe të pa varur.Më 28 nëntor 1912,në qytetin e Vlorës u ngritë flamuri kombëtar kuq e zi,pas katërqin e sa vjetëve,nga Ismal Qemali me shokët e vet.Flamuri kuq e zi,me shqiponjën dykrenare,është një ndër më të vjetrit në Ballkan dhe Evropë.Këtë flamur e kishte përdorë edhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,gjatë luftërave kundër osmane të asaj kohe.Me aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,Ismal Qemali,njoftoi të gjitha fuqitë e mëdha për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë,dhe njoftoi të gjitha vendet për rreth Shqipërisë që të heqin dorë nga okupimet e tokave shqiptare.

-N ë n t o r i   i   ç l i r i m i t   n g a   n a z i – f a s hi s t ë t

28 nëntori i vitit 1944,është dita e çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashistët.Anti-fashizmi shqipëtar,nuk ka qenë vetëm nga italianët e gjermanët si zaptues të trojeve shqiptare,por edhe nga sllavët e grekët. Populli jonë i bashkuar rreth Frontit Antifashist Nacional çlirimtar,u çlirua nga okupatërët fashist,dhe u renditë me fitimtarët e Luftës së dytë Botërore,dhe luftëtarët e lirisë kryen detyrën e shenjtë për liri dhe atdhe.Lufta anti-fashiste çlirimtare ka pasur tri formacione luftarake:Komuniste-bolshevike,balliste dhe zogiste.

-N ë n t o r i   i   u n i s i m i t   t ë   gj u h ë s   sh q i p e

Gjuha shqipe,e cila bënë pjesë në familjen e gjuhëve indo-evropiane,është një gjuhë e përbërë prej dy dialekteve,që pasqyrojnë ndamjen krahinore të të folmës,veri-jug të toskërisë,dhe të gegërisë.Gëgërishtja përfshinë në veri të folmën e shkodrës,e të Alpeve dinarike,në very-lindje të folmën e Gjakovës,Prizerenit,Prishtinës,në lindje të folmën e Maqedonisë perëndimore.Kemi të folmën e gegërishtës në krahinën qendrore të Dursit,Tiranës,Elbasanit,kurse toskërishtja e vërtetë flitet në Muzeqe dhe në krahinat ndërmjet Beratit e Korqës,gjithashtu edhe laberishtën e rrethëve të Vlorës e Gjirokastres,dhe çamërishtën në jugun e Shqipërisë,në zonën e Greqisë së veriut.Në nëntor të vitit 1972,u mbajtë Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe,me çrast parulla ishte:Një komb,një gjuhë”.Sot kemi një gjuhë standarte,që i shërbenë kulturës mbarë kombëtare.

-N ë n t o r i  i  r e z i s t e n c ë s  popullore dhe studentore të Kosovës,në demostratat e vitit 1968.

Demostratat e popullit dhe studentëve të Kosovës,si edhe nga vise tjera të banuara me shqiptarë,në nëntor të vitit 1968,ishin ngjarjet më të fuqishme dhe organizative,kundër regjimit serbo-sllav,në kohën e Titos. Tito në atë kohë i quajti kërkesat e studentëve dhe popullit shqiptar,si trazira të zakonshme.Këto demostrata kishin për qëllim,të drejtat shqiptare,të realizohen  të njëjta me të drejtat dhe liritë e kombeve të tjera,që ishin nën Federatën e atëhershme jugosllave.Këto demostrata jehuan fuqishëm nëpër gjitha qytetet e Kosovës,ndërsa propaganda jugosllave i quajti armiqësore dhe të rrezikshme.Populli dhe studentët rezistuan më të madhe,por një numër i madh i tyre ra viktimë,duke u malltertuar,rrahur,burgosur dhe asgjësuar,nga regjimi titist –kominist.Demostratat e nëntorit të vitit 1968,e detyruan udhëheqjen jugosllave,që ta shqyrtojnë Statusin Juridik të Kosovës,me çrast bënë disa ndryshime.Në rend të pare,emërtimi “kosovëmetohi” u ndërrua me emrin Krahina Socialiste Autonome e Kosovës.Gjuha shqipe u saksionua si gjuhë e dytë zyrtare.U legalizue përdorimi i flamurit kombëtar.Dhe në nëntor të vitit 1968,Kuvendi i Kosovës,shpalli ligjin për themelimin e Universitetit të Kosovës,i cili u jetësua në vitin 1970.Dhe më vonë miratohet Kushtetuta e pare Autonome e Kosovës,nën Federatën jugosllave.Por organizatat politike ilegale të shqiptarëve nuk e  ndalën veprimtarinë e tyre,për të realizuar synimin madhor,deri te Pavarësia e Kosovës,shtet i lire dhe sovran.

-28 N ë n t o r i,Ditëlindja e Komandantit ADEM  JASHARI.

Adem Sh.Jashari,lindi me 28 nëntor 1955,në Prekaz të Drenicës.Në Prekazin e Ahmet Delisë,bandat çetnike nuk patën guxim të afrohen lehtë,sepse koka e tyre e ndarë dysh,u kishte lënë amanet…
Prekazi në mënyrë besnike e përcjelli amanetin e shumë trimave të atj vendi,deri te Tahir Meha dhe e vulosi Komandanti legjendar ADEM JASHARI.Armiku serbo-sllav,ishte kudo nëpër Kosovë,dhe ia kishte vërë syrin edhe familjes Jashari,posaqërisht komandantit legjendar,i cili aspak nuk përkulej para tyre.Disa herë forcat policore të asaj kohe,tentuan ta zëjnë të gjallë Ademin,dhe disa herë e rrethuan  Prekazin legjendar,por shumë herë pësuan…Në Janarin e vitit 1991,forcat e ushtrisë dhe policisë serbe nuk u ndalën,dhe në befasi e sulmuan Prekazin dhe familjen Jashari,me çrast pësoi Komandanti me vëllezër dhe tërë famljen,i madh e i vogël me pushkë në dorë,duke mos u dorëzuar para atij armiku flliqan,që nuk kurseu as fëmijët në djep.Familja Jashari nuk muar fund këtë ditë,as kurrë…sepse në konakun e Jasharajve ka plot Adema,dhe po lindin përditë e lulëzojnë si lulet e pranverës,më të cilët krenohet Kosova.Adem Jashari ia ndryshoi rrjedhën historisë së Kosovës.Ai me shumë shokë të tjerë,të parët i nisën aksionet në Kosovë,kundër policisë barbare serbe,të cilët nëpërkëmbnin përditë popullin shqiptar.Adem Jashari ishte bërthëma e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.Rënia heroike e Adem Jasharit,i dha shtytje të fuqishme mobilizimit të gjithëmbarshëm popullor dhe  UçK-së,për liri dhe pamvarësinë e Kosovës.

-28 NËNTORI I VITIT 1997,DALJA PUBLIKE E UçK-së

Rënia heroike e tre themeluesve të UçK-së,Zahir Pajziti,Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu,në janar të vitit 1997,fryma e UçK-së,pothuaj se ku do në Kosovë po gjallërohej.Në Llaushë të Drenicës ishte vrarë mësuesi Halit Gecaj,nga forcat e policisë serbe,dhe po varrosej pas një dite,me 28 nëntor 1997,në praninë e qindra njerëzve,me ç’rast në varrim muarën pjesë edhe tre pjesëtar të UçK-së,të cilët ishin,Rexhep Selimi,Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi.Këta tre ushtar të UçK-së,u thane haptas popullit se ekziston Uçk-ja,dhe do të qëndroi kudo në Kosovë.Ushtrija dhe policija serbe në Kosovë,vranin dhe malltërtonin popullin shqiptar kudo në Kosovë,dhe e vetmja forcë që luftonin kundër tyre ishte UçK-ja.Dalja e UçK-së, në atë kohë filloi të dale në çdo vend në Kosovë,dhe kësaj force çlirimtare iu bashkua i madh e i vogël,kundër poshtuesit serb.

-28 Nëntori,Ardhja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu,në Prishtinë.

Gjergj Kastrioti-Skënderbe,kishte bërë shumë vjet e shumë shekuj,duke udhëtuar tokave arbërore,kishte bërë rrugë të gjatë,nëpër male e shkrepa,me lisa e plepa,nëpër gurëzi me thepa,dhe këtë here vendosi të shpie me vraqin e vet deri te trojet e lashta dardane.Më 28 nëntor 20o1,Heroi  kombëtar arriti në kryqytetin e Kosovës në Prishtinë,me çrast u prit më gëzim të madh nga populli,dhe kjo ditë shënonte edhe shumë festa të tjera,të nëntorëve të lavdishëm,dhe madhështor,kur dhe Kosova ato ditë,i numëronte ditët e pavarësisë.Populli shqiptar i Kosovës,pati fatin e vet,që ta realizoi edhe këtë projekt madhështor,me iniciativën e Presidentit të madh të Kosovës,zotëri RUGOVA,dhe zotëri Mark Krasniqi,të cilë inicuan këtë vepër të lavdishme të kombit.

-28 NËNTORI 1912,PAVARËSIA E SHQIPËRISË

Më 28 nëntor 1912,në orën 14-oo,u hap në Vlorë,Kuvendi Kombëtar.Në Kuvend muarën pjesë 63 delegatë,nga gjitha viset shqiptare,dhe pjesa e madhe e tyre ishte nga veprimtar të mëdhenj të Lëvizjes Kombëtare.Kuvendi zgjodhi Imal Qemalin,kryetar dhe minister të jashtëm.Ndërsa zavendës i tij ishte dom Nikoll Kaqorri.Ismal Qemali ngriti flamurin kombëtar,dhe shpalli Shqipërinë të pavarur.Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë,ishte një akt i rëndësishëm i popullit shqiptar,me çrast mbyllej dhe një kapitull i luftrave shekullore,dhe ruajtja e teritoreve shqiptare.Kuvendi i Vlorës,shpalli themelet e shtetit të rid he Sovran shqiptar.Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë,vendimet e pa drejta të Konferencës së Ambsadorëve të Fuqive të Mëdha të Londrës(1913),nuk arriti ti bashkoi në një shtet të vetëm gjitha teritoret e popullit shqiptar.Sot kemi dy shtete shqiptare të pa varura,dhe Bashkimi Kombëtar i gjithëshqiptarëve në këto dy shtet,është një domosdoshmëri,që rrjedh vetvetiu nga e kaluara historike e përbashkët.Kjo veqori konsiderohet vyrtit shpitëror demokratik të shqiptarëve,për të vepruar në UNITET KOMBËTAR.

D.PREQI

Qosja është i vetmi akademik servil i pushtetit


Akademia e Sh.A.te Kosoves

 

Reagim i Kryesisë së ASHAK-ut ndaj akuzave të Rexhep Qosjes për Akademinë

 

Kryesia e ASHAK-ut në mbledhjen e saj të datës 23. 11. 2011, vendosi që ndaj akuzave drejtuar Akademisë nga Rexhep Qosja ta informojë opinionin për sa vijon:

 

I. Të pavërtetat:

1. Ai thotë se në Akademi bashkë me të janë vetëm edhe dy a tre akademikë, që nuk janë anëtarë të LDK-së.

E vërteta është se në tërë Akademinë vetëm dy akademikë janë anëtarë të LDK-së, të cilët në asnjë rast nuk ushtrojnë ndikim partiak.

2. Ai thotë se zgjedhja e Isa Mustafës, duke qenë kryetar i Komunës së Prishtinës ishte antiligjore.

E vërteta është se Ligji për Akademinë, që e ka nxjerrë Kuvendi i Kosovës më 2004, me asnjë nen nuk e ndalon zgjedhjen e ndonjë funksionari anëtar të Akademisë, kështu që zgjedhja e tij nuk ishte në kundërshtim me Ligjin. Zoti Mustafa është zgjedhur anëtar korrespondent i Akademisë si shkencëtar, ekonomist, në bazë të propozimeve përkatëse, sipas ligjit. Akademia nuk ka pasur kurrfarë interesi që ta zgjedhë kryetarin e komunës. Akademia e ka trajtuar Isa Mustafën si anëtarët e tjerë korrespondentë dhe ai është sjellë vetëm si i tillë në kryerjen e punëve që ia ka caktuar Seksioni i Shkencave Shoqërore, pa as më të voglin gjest të sjelljes si autoritet politik.

3. I pavërtetë e tendencioz është vlerësimi i Qosjes se Akademia është politizuar skajshmërisht e se është bërë “shtëpi partiake e Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

E vërteta është se deri tash asnjë parti nuk ka shfaqur shenja për ta dirigjuar punët e këtij institucioni të lartë të shkencës e të artit, asnjë synim për ta cenuar pavarësinë dhe autonominë e tij. Me këtë shpifje, paturpësia e tij do që ta bëjë të nevojshëm ndëshkimin e dëshiruar prej tij dhe prej mbështetësve të tij ndaj Akademisë. Nga ana tjetër, Qosja çdo herë është në listën e kandidatëve për zgjedhje në të gjitha funksionet e Akademisë, por nuk ka marrë votë.

4. Pa fije turpi ai thotë se akademikët e Seksionit të Gjuhësisë e të Letërsisë “S’ kanë bërë punë as shkencore, as artistike, as arsimore, as kulturore…

E vërteta është se të gjithë këta akademikë, pa asnjë përjashtim janë vijimisht shumë aktivë në punën e tyre shkencore e artistike. Por, është e sigurt se asnjëri nuk e lakmon nivelin e veprës letrare e shkencore të Qosjes.

5. Gënjen që disa akademikë “bëjnë luftë kundër gjuhës standarde”.

E vërteta është se gjuhëtarët e Akademisë sonë janë anëtarë të Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Standarde, të iniciuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bazë të vendimit të Konferencës gjuhësore “Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot”, të mbajtur më 2002. Ky Këshill nuk është krijuar për ta luftuar gjuhën standarde, por për ta begatuar aftësinë shprehëse të saj e të funksionalizimit shoqëror.

6. Ai thotë se Akademia është e përkushtuar ndaj institucioneve politike dhe vijon atë traditë të servilizmit intelektual.

E vërteta është se në kohën e pushtetit të LKJ-së ka pasur servilizëm intelektual në të cilin ka qëndruar edhe Rexhep Qosja, si në rastin e pranimit anëtar të Akademisë të Sinan Hasanit, që ishte funksionar i lartë i partisë në Kosovë dhe në Jugosllavi. Rexhep Qosja është edhe tash i vetmi akademik servil i pushtetit.

II. Morali:

1. Ai e shan dhe e denigron Akademinë dhe vijon të qëndrojë anëtar i kësaj Akademie me etikë të lënduar, pa pasur kurajë të japë dorëheqje nga ajo.

2. Po bëhen dhjetë vjet që nuk ka ardhur në Akademi e që nuk i kryen kështu obligimet që ka secili akademik, ndërsa e merr rregullisht shpërblimin.

3. Si askush në Kosovë, në kundërshtim me ligjin, Qosja qe bërë drejtor i Institutit Albanologjik në mandat të tretë.

III. Denoncues policor:

1. Ai thotë se gjendja në Akademi është “as e lejueshme, as e pranueshme, as e mundshme dhe e dëmshme për Kosovën”.

Kështu në stilin e vjetër të një polici, ai ua zbulon organeve përkatëse Akademinë si subjekt që duhet dënuar apo asgjësuar.

2. Kërkon që akademikët të dënohen, duke mos ua dhënë pagesën që është në shumë prej 400 eurove e që ai e quan “rrogë kombëtare” për të lënë përshtypjen se është e madhe.

IV. Logjika:

1. Thotë se “para gjuhëtarëve Akademinë do të duhej ta udhëhiqnin akademikë të profesioneve të tjera…”, sepse “për mendjen e tyre më së shumti ka nevojë Kosova, sepse kemi nevojë për një zhvillim të përgjithshëm e jo të na drejtojnë vetëm gjuhëtarët ku do e vëmë ë-në pa zë e ku do e heqim”.

Për udhëheqësit e Akademisë Ligji i përcakton detyrat dhe përgjegjësitë. Ato

janë mbi profesionet e tyre. Suksesi i punëve të Akademisë nuk varet nga profesioni i udhëheqësit, por nga aftësia e tij organizative dhe vizioni për zhvillimin e Akademisë dhe nga bashkëpunimi e angazhimi i anëtarëve të Akademisë.

2. Pasi thotë se “Monografia për Kosovën” (botim i ASHAK-ut) është një përmbledhje e 60-70 autorëve”, konkludon se si e tillë ajo “është një libër njësoj sikur i kohës së Stalinit, Çausheskut e Titos”. Logjikë kjo “e denjë për lartësinë e tij intelektuale”!

V. Në fund:

Me logjikën e bajraktarit dhe me inate nuk vlerësohet krijimtaria dhe as funksionimi normal i institucioneve shkencore dhe artistike. Me derset e pareshtura ai hiqet si bashkues i kombit, ndërkaq shumë prej veprimeve të tij janë vetëm veprime të përçarjes. Me të tilla qëndrime Qosja tregon se është mbërthyer e izoluar në egocentrizmin e tij, në megalomaninë dhe në qëndrimin e një mësuesi pa kredibilitet. Do të dëshironim që të zbresë në tokë si njeri me masë reale të vlerësimit të punës së vet e me dashuri njerëzore ndaj kolegëve e ndaj të gjithëve.

 

                                                                                                                      

   Për Kryesinë e ASHAK-ut              

    Akademik Besim Bokshi, d.v.

 

Rugovizimi i ndarë në shumë fronte


Rugovizmi si koncept shkencorë dhe historik i lëvizjes së shqiptarëve për liri dhe pavarësi,i udhëhequr nga ideologu Ibrahim Rugova,edhe më herët,por edhe sot zgjon një interesim të madh publik,i cili kërkon studim dhe analizim të vëmendshëm në arenat shoqërore dhe shkencore.

 rugovizmi
Thellësija e studimit dhe analizimit të Rugovizmit për shqiptarët ka rëndësi të madhe,ashtu edhe për gjithë botën e civilizuar,sepse këtu kuptojmë lëvizjet e një komuniteti(kombi) në kushte të vështira ekonomike dhe politike nga regjimi i egër komunist dhe sllav,dhe në këtë ambient të alarmuari kjo lëvizje ndriqon me filozofinë dhe projektet e mëdha për arritjen e qëllimëve të veta,për të dalë njëherë e përgjithmonë nga kjo errësirë.Edhe më herët se në vitët e ’90-ta,por kjo periudhë deri në ’99-tën,tregon më së miri lëvizjen e lidershipit shqiptar,në kohën e okopimit dhe regjimit serbo-sllav,si edhe rrebelimet e një lloji të shqiptarëve(shërbëtorë të armikut)të cilët ishin kundërshtarë të filozofisë dhe frymës rugovjane.Të njëjtit , sot të këtij lloji krekosen në disa parti shqiptare kosovare,të pronësojnë filozofinë rugovjane,të cilët individ edhe kur ishte gjallë Presidenti Rugova nuk e deshtën,e lëre më sot kur i ndjeri nuk ndjehet i qetë edhe sot nga këta njerëz të dyshimtë,të cilët alarmojnë me emrin dhe filozofinë rugovjane,sepse nuk kanë rrugë tjetër,dhe nuk mund të kenë strategji më të mire për të mirën e një populli.Në vitët e ’90-ta,ishte përpjekja më e madhe dhe përpjekja e fundit e shqiptarëve për të dalë nga katraura e regjimit serb,për tu çliruar nga ky regjim i egër,edhe pse shqiptarët kishin pak shansa të arrinin synimet e veta,nga kushtet e vështira politike dhe ekonomike.Prapë synimi i shqiptarëve përmes lëvizjeve dhe lëvizjes rugovjane së bashku me ideatorin e saj ,ishin të fokusuar ta ngjallin identitetin e vet,ashtu sikur kombet tjera të botës-të çlirohen nga dhuna dhe të formojnë shtetin e tyre të pavarur,e cila qështje ishte në kushte dhe rrethana të rrezikshme,dhe mund të ndodhte deri edhe te çfarosja e kombit shqiptarë nga regjimi i atëhershëm i Millosheviqit. Ideologjija e Rugovës e fitoi besimin dhe arsytimin te popujt tjerë të botës demokratike dhe civilizuese,sidomos në vendet perëndimore e veqanarishtë te SHBA-të,të cilët u interesuan më së shumti për çlirimin e Kosovës.Të gjitha përpjekjet e Rugovës ishin që të krijojë marrëdhënie të mira me gjithë popujt e demokratizuar të perëndimit, të ndërtojë raporte të mira ndërnjerëzore dhe miqësore,të cilat raporte funkcionuan në kohën më të vështirë që pati Kosova,dhe u realizuan në rrjedhat e ngjarjeve të pastajme,të cilat dhe e ndihmuan popullin shqiptarë nga zhdukja totale,prej regjimit serbo-millosheviqëjan.Veprimtarija politike e Rugovës ishte thellësisht nacionale dhe e mbështetur mbi vlerat e demokracisë dhe lirisë njerëzore. Politika e Rugovës ishte politikë paqësosre,kishte dhe një politikë strategjike,për faktin se gjithëherë synonte ta ruaj strukturën nacionale të popullit shqiptarë në Kosovë,duke mos organizuar luftë të armatosur,sepse fare mirë i kuptonte qëllimet e okupatorit dhe kurthat që i përgaditi për shqiptarët, duke ditur se forcat e agresorit ishin më të përgaditurat në Ballkan për luftë,dhe vetëm një fuqi e madhe siq e ëndërronte edhe dr. Rugova,fuqinë e Forcave të Mëdha,siq ishte NATO, mundet ta shkatërroi dhe fashitë ,apo ta zbusë këtë “egërsirë”për një kohë të gjatë,apo ndoshta përgjithmonë.
Sot i kemi borxh gjithë shqiptarët këtij burri të madh,jo që tia kthejmë Presidentit Rugova pamjen e viganit,apo madhështinë që kishte për Kosovën,por këtij njeriu të madh të kombit mos tia humbim vlerat universale që kishte Ai,për Kosovën dhe popullin e saj.Në shenjë falenderimi dhe respekti edhe atëherë kur i shkojmë te varri i Presidentit me një tube lule,para këtij udhërryfyesi të madh dhe të menqur,i cili ia definoi bazën themelit të shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës,dhe ti  themi se,i përkasim *rugovizmit*.Nga ana tjetër,edhe atëherë në kohën e tij,por edhe sot kemi plot prej tyre,edhe nga “rrethi i ngushtë”që në emër të Presidentit Rugova,dhe fotografisë së tij,mbajnë fjalime të thukëta dhe mburren,vetëm për përfitime përsonale dhe partiake,që në të kundërtën këta janë njerëz me dyfytyra,hajna dhe korruptor të popullit dhe institucioneve të vendit.Presidenti Rugova,për të gjallë të vet nuk i deshti këtë lloj të njerëzve,ai gjithëherë ishte tolerant dhe unifikues,e udhërrëfyes i cili fitonte në këtë mënyrë miqë të vërtetë të mbrendshëm,por edhe të jashtëm.Është e mundshme sot,që udhërrëfimi i tij i një ideologjie të ndahet në shumë drejtime,apo në disa parti të cilat për interesa partiake dëshirojnë ta përvetësojnë.Parimi kryesor i rugovizmit mund ti afrohet njërës pale apo tjetres,pa marrë parasyshë dallimet partiake,nëse ato parti,apo persona nuk kanë qëllime të keqpërdorimit,apo të krijimit të ndonjë përmbajtëje të pa këndshme,dhe të pa ndërgjegjë- shme,apo duke u fshehë pas një fenomeni të rëndësishëm,sepse vetvetiu do të përgjohet dhe nënqmohet.Kur kemi parasyshë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,është një kuptim i madh për popullin dhe liberalizimin e tij,i këtillë ishte  vizioni i Rugovës,që pas tyre vinin buka dhe kripa, të cilat na bëjnë të mundshme të kënaqëmi më atë që kemi në tryzën tone të lirë .Mendësija e Rugovës ishte e mprehtë,e pa kufizuar,kishte shpirt durimi dhe besimi,dhe madhështija e tij ishte e butë,e qetë,e kthjellët,e menqur,-objektive.Ai e ruante lergësinë përballë gjërave,dhe sipas natyrës qeshte,dhe armiqtë i mundi me buzëqeshje,i cili goditëte prej së largu.

Vajza e filxigenave*

DANIEL GAZULI

- tregim -
Pallati ynë pesëkatësh kishte dy shkallë me nga pesëmbëdhjetë hymje secila. Në shkallën në të majtë banonin familje oficerësh, kurse në shkallën tonë ishin kryesisht nëpunës të fermës, dy familje mësuesish, shoferi i Kryetarit të Komitetit dhe dy familje magjypësh. Ishin te dyja familje krejt të mira, pak të ndruajtun ndaj nesh, po të sjellshëm e të pastër.
Me familjet e oficerëve pothuejse nuk njiheshim, se ata rrinin dy ose tre vjet, mandej i transferonin përsëri.
Na banonim në katin e katërt. Hymja në të majtë të apartamentit tonë, ajo e shkallës përtej, e oficerëve, kishte disa muej që rrinte bosh.
Aty në të hymë të dimnit, morëm vesht se në atë apartament ishte strehue familja e një oficeri që kishte humbë të shoqën vetëm pak muej ma parë. Oficeri kishte dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, sidhe nanën plakë, megjithëse edhe fort plakë nuk duhej të ishte, por dukej që ishte grue e vujetun e ndoshta tregonte ma shumë nga ç’ishte.
Unë nuk i njihja, por e kuptova se ishte nga anët tona, sepse plaka mbante rizë të hollë të bardhë harkate lidhë për ballë me shami të zezë.
Ime shoqe më kishte thanë një ditë se grueja e oficerit, që kishte jetue gjithmonë në fshat e larg të të shoqit, kishte humbë jetën nga që kishte dashtë të dështonte pa ia marrë vesht njeri dhe e kishte provokue ashtu popullorçe. “Përse nuk kishte dashtë t’ia dinte njeri?” – e pyeta jo fort kurreshtar unë time shoqe. “Ashtu e kishte pasë hallin” – m’u përgjegj ajo tue e ba edhe ma të mjegullt misterin e vdekjes së grues së fqinjit të ri.
Gjatë dimnit nuk pata rast të njihesha me oficerin, se ai dilte heret, kthehej vonë, sulej dyqaneve të blinte ndonjë gja, mandej mbyllej në shtëpi me fëmijtë. Vetëm nanën e tij e shikoja herë mbas here në ballkon e me të rrallë edhe e bija, një vajzë e paktë, po me trup të zhdërvjelltë.
Në të hymë të pranëverës lëvizjet në ballkonin e fqinjit u shtuen shumë. Tashti, bashkë me plakën, dilte edhe ajo voglushja, e veshun me rroba të holla, e që i pëlqente të rrinte gjithnjë si në profil, sa herë më shikonre se rrija në ballkon e lexoja ndonjë libër. Me siguri e bante këte që t’i dukej gjiu i bukur, i porsashpërthyem, si bajnë gjithë vajzat e asaj moshe. Duhej të ishte trembëdhjetë a katërmbëdhjetë vjeçe, jo ma shumë, mendoja. Dhe gja e bukur, si shpirt. Ditë për ditë më dukej ma e rritun dhe ma e kandëshme. I pelqente të hidhte mbas, tasheparë, një cullufë të zezë pis që i binte mbi ballë. Lëvizte nëpër ballkon, herë mbështetej tek muri, herë përkulej mbi parvaz. Ndoshta asht edhe pesëmbëdhjetë vjeçe, thashë një ditë tek e pashë gjithnjë e ma të mbushun e ma truphedhun.
Nuk kaloi shumë kohë dhe ballkoni i fqinjit në të majtë u mbush me lule. Mue më pëlqente të rrija në ballkonin tonë gjatë, sepse kundroja Kodrën e Kështjellës, që kur vinte pranëvera, harlisej me sallgama, aq sa, kur merrje frymë, aroma e sallgamave të mbushte mushknitë.
Por qysh se ballkoni e fqinjit në të mjatë u mbush me lule, aroma e sallgamave ndjehej ma pak. Rreth nesh kundërmonte aromë filxigenash. Plot e përplot ishte mbushë ballkoni i fqinjit me filxigena.
Mbasdrekeve e darkava merrej me ta vajza e fqinjit. Se ç’u bante, se ç’u thonte, se dukej vërtet sikur fliste me ta.
Një ditë gjeta një vazo me filxigena edhe në ballkonin tonë. «Po kjo?» - i thash sime shoqeje. “Ma ka falë Shpresa” – m’u përgjegj ajo. “U ka falë pothuej të gjithëve nga një vazo. Do t’jua falë unë, thotë, se këtu nuk ka filxigena. Mue nuk më pëlqejnë lulet që nuk çelin dhe nuk kanë aromë. Ç’lule asht ajo që nuk çelë lule, thotë. Të rrish me Shpresën, duhet të kesh kohë, se nuk i pushon goja tue folë për lule”.
Pak e nga pak filxigenat filluen të përhapen edhe në pallatet rreth nesh. Tashma pothuej të gjithë Shpresën e thërrisnin “Vajza e filxigenave”.
Gjatë verës Shpresa u zeshk edhe ma, se shkonte përditë në plazh me të vëllanë, një fëmijë i gjallë, që luente gjithë ditën futboll para pallatit e nuk ndjente lodhje.
Kur filloi shkolla, ajo mezi priste të kthehej nga mësimi dhe, ende pa ngranë drekë, dilte në ballkon e shpupuriste me dorë filxigenat tue përhapë aromën e tyne anë e kand. Nuk mbaj mend nëse ndiqte vitin e dytë apo të tretë të gjimnazit.
Pranëverën tjetër ishin mbushë me filxigena pothuej të gjithë ballkonet e pallateve të lagjes sonë. Të gjithëve ua kishte falë Shpresa.
Verës ajo kthehej vonë nga palzhi, gjithnjë e ma vonë, sa e bante marak gjyshen e mirë. Ndoshta deti po i rrëmbente një pjesë të dashunisë për lulet. Sado vonë të kthehej, sado e lodhun të ishte, përsëri ajo, ende pa ba dush, do të dilte një herë në ballkon tek lulet.
Ma vonë, aty në të hymë të vjeshtës së dytë, më kishte rastisë jo rrallë ta shikoja të rrinte nën mimozën në anën tjetër të rrugës, krejt përballë pallatit tonë. Ishte gjithmonë në shoqninë e një djali simpatik, një trup sportiv, që nuk ia dija emnin, por e kisha pa sa herë në plazh tek luente futboll me orë e orë. Se kush më kishte thanë se punonte infermier në spital.
- Shpresa! – e thërriste gjyshja tash e parë me za të ultë, sa vështirë ta dëgjonin atje në anën tjetër të rrugës. Vajza ngrinte kryet, shikonte në drejtim të ballkonit, ia bante me dorë gjyshes “se ja, erdha”, po çuçurimat me atë djalin simpatik e banin përsëri të harrohej.
Një mbramje ime shoqe nuk u durue dhe i thirri me za të naltë:
- Shpresa, po të thërret gjyshja!
Plaka, sa dëgjoi zanin e ashpër të sime shoqeje, hyni menjëherë mbrendë. Edhe Shpresa u nda prej mikut të saj dhe, ma shumë tue u hedhë se sa tue vrapue, u ngjit nalt.

Aty nga fundi i tetorit, porsa hyna në shtëpi, ime shoqe foli me terrsëllimë:
- Ua bani të zezën Shpresa! – foli gjithë mëllef ajo – Mori në qafë të vëllanë e të atin! Asht arratisë me atë horin e Spitalit jashtë shteti!
Unë nuk fola. Nuk them se isha me Shpresën, se e dija ç’rrjedhoja të randa do të kishte familja e saj, por edhe ta gjykoja aq ashpër nuk ma thonte zemra.
Nuk kaluen vetëm tri ditë dhe babën e Shpresës e xhveshën nga oficer dhe ai mori nanën plakë e të birin dhe u kthye përsëri në Sapë.
E kujtoja shpesh atë vajzë, sa herë shikoja filxigena nëpër ballkone, po për fat të keq, gjithnjë e ma të rrallë.

***
Të djelën që shakoi, sa kishte kalue nandë e mëngjesit, ra zilja e derës dhe u ngrita me të shpejtë dhe e hapa.
Papritë u gjenda përballë tre të panjohunve: një grue rreth të tridhjetava, ndoshta edhe pak ma shumë, krejt e brishtë, prandaj edhe dukej aq e re, e bukur si andërr, një burrë kund nja dhjetë vjet ma i madh se ajo, pak i randuem në peshë, po mjaft i gjallë, dhe zanë përdore me të, një vajzë e gjatë pesëmbëdhjetë a gjashtëmbëdhjetë vjeçare.
Mbas stepjes së parë, u kujtova t’i ftoja:
- Urdhënoni!
Grueja hyni e para, jo pa ndruejtje, dhe fill mbas saj burri dhe vajza.
Kur po i afrohej derës së dhomës së pritjes, e kapa për krahu dhe i thirra me emocion:
- Ti je Shpresa? Të njoha nga jotë bijë! O Zot, sa ngjani! Kështu, krejt kështu ishe edhe ti kur …
Grueja buzëqeshi gjithë emocion e gati e tronditun.
Kishte dalë ndërkohë te dera edhe ime shoqe dhe ato u përqafuen. Ime shoqe bile edhe qau nga emocionet e kjo bani që edhe vajzës së Shpresës t’i mbusheshin sytë me lot.
Si zumë vend nëpër divane, si shkëmbyem fjalët e para, papritë, Shpresa iu drejtue sime shoqeje:
- A mund të dalim pak në ballkon?
Në ballkon kalohej nëpërmjet dhomës së gjumit, prandaj edhe ime shoqe vrapoi t’i hidhte një sy përpara, mos kishte lanë gja keq e ta ndreqte para se të kalonin aty mysafirët.
Porsa dolëm në ballkon, Shpresa filloi të përkëdhelte me bulëzat e gishtave, lehtë, fare lehtë, filxigenat që mbushnin përvazin e ballkonit. Mandej hodhi shikimin nga e majta. Ballkoni andej ishte krejt i shkretë, me dy vazo të mëdha me lule artificale, çka e bani të prishej në fytyrë e të dukej dhjetë vjet ma e madhe. Unë hodha shikimin tej rrugës ku dikur kishte qenë mimoza ku çuçurisnin ata të dy. Në vend të saj tashti ishte një kioskë me llamarina të ndryshkuna.

Kur u rikthyem në guzhinë, Shpresa filloi të fliste si me vete:
- Kemi ardhë mbrame. Dolëm në mëngjes heret dhe u sollëm përreth pallateve. Vetëm në ballkonin tuej pamë filxigena. Prandaj edhe ju trazuem …
Mbas pak shtoi gjithë gjallëni:
Ne jetojmë në Philadelfia. Në të gjithë Amerikën, vetëm në Philadelfia ka filxigena, sidomos në lagjën tonë.
Kur ikëm, kisha marrë farë filxigenash në gji ….

Maj, 1996

* filxigeni, dikur shumë i përhapun në Zadrimë, asht një lloj borziloku, me gjethe pak ma të vegjël, po me një aromë aq të fortë, sa ndjehet kudo përreth, edhe mjaft larg.

Lahuta e Malëcis

Tregim


rrezore.com-Daniell Gazulli

DANIEL GÀZULLI

I   M A R R I
         - tregim –

Mark Temali u kthye prej Tivarit i luejtun mendsh.
Kishte qenë dikur student në Gjimnaz të Shkodrës, mendaj, në verën e vitit 1943, si kishte mbarue edhe vitin e fundit të gjimnazit, kishte dalë partizan. Mbas dy muejsh e caktuen komisar batalioni.
Thuhej se në gjimnaz ishte lidhë me komunsitat. Jo, u kishte thanë prindëve, s’asht e vërtetë. Por kur e caktuen komisar të Batalionit “Cukali”, u muer vesht se ai ishte komunist prej dy vjetësh.
Për herë të fundit tek prindët në Krythë kishte ardhë një javë para se të dilte në mal. Kishte sjellë një qerr me libra prej Shkodre, asgja tjetër.
Gjatë luftës nuk u duk asnjëherë në Krythë. Të atit, Lazër Temalit, nuk i qeshte ma buza qysh kur kishte marrë vesht se i biri ishte ba komunist, bile edhe i randësishëm. Mue do të më buzëqeshë buza, kishte thanë Lazri, kur ta shoh se po ma sjellin në vig.
Nga janari i 1945 e deri në vjeshtë nuk u muer vesht asgja e saktë për të. Thuhej se kishte kalue me brigadat në Kosovë, ku ishte derdhë ma shumë gjak se gjatë gjithë luftës në anët tona. Po vriten në mes vetit, thonin. Po si, në mes vetit? – pyesnin njerëzit. Ja, partizanët me nacionalista. Partizanët janë ba me serbë.
Kur u muer vesht mirë se partizanët ishin ba me serbë, Lazër Temali as në Kishë nuk shkonte ma, që të mos takohej me të tjerët e t’i thonin: A kam dëgjue, apo Marku po vret shqiptarë atje në Kosovë me urdhën të shkjaut? Shtëpi e arë, kaq bante Lazri. Po ma shumë në shtëpi. Vetëm kur ishte i shtërnguem prej punëve të stinës shkonte në arë.
Mbas disa muejsh dikush solli lajmin se batalioni i komisarit Mark Temali ishte transferue në Tivar. Atje çfarë nuk po ndodhte, thuhej në katund. Gjush Tukun, që kishte thanë se asht derdhë gjak i madh shqiptari në Tivar, e pushkatuen pa gjyq në oborr të Kishës.
Po në vjeshtë Marku u kthye. Nuk ishte i veshun ushtarak. Kishte rroba të bukura, stof anglez, gjithmonë me kravatë e këpucë përherë të lustrueme. I shmangej baltës së rrugëve të katundit sikur kishte frikë mos ngelte në te.
Prindët e pritën si e pritën, nuk u muer vesht shumë. As Lazëri e Tereza, as të afërmit tjerë, nuk tregonin gja. Pse asht kthye Marku? – pyesnin njerëzit. Pse asht i veshun civil? Pse nuk ka grada?
Po nuk merrnin përgjigje. Asgja nuk dihet, thonin të afërmit. Nuk tregon asgja.
Se çka kishte pa Marku në Tivar, nuk dihej, por kur u kthye në shtëpi, shumë shpejt u kuptue se ishte i luejtun mendsh dhe se kishte frikë jashtë mase prej gjamëve e vetëtimave.
- Mark, - i thonin bashkëfshatarët - pse ke kaq frikë?
- Sonte do të vrasin edhe dyqindë të tjerë. Sa herë gjëmon e veton, vrasin dyqindë vetë njëherësh.
- Kush i vret? – e pyesnin.
- Jooo, këte s’e di unë. Ncëk, ncëk, ncëk. Këte s’e di unë – thonte me nxitim dhe largohej me vrap.
Kush nuk ishte përpjekë me e qetësue, se kur gjëmonte e vetëtinte Marku qante dhe tmerrohej keq. Kush nuk ishte përpjekë të kuptonte pse i kishte ai frikë ashtu gjamët, po kur e pyesnin ai largohej me vrap, edhe natë të ishte, aq sa ndodhte që të tijët mezi arrinin ta gjenin mbas kushedi sa ditësh të fshehun në ndonjë pyll.
Më 1948, kur u prishën në mes tyne Tirana e Beogradi, Marku u duk se i kishte ma pak frikë gjamët e vetëtimat.
“Ncëk, ncëk, ncëk, – thonte – tash nuk i vrasin ma. Tash nuk i vrasin ma. Po kur e pyesnin përse tash nuk i vrisnin ma ata dyqindë të rijtë, ikte përseri me vrap dhe shpesh humbiste edhe për një javë të tanë.
Por një ditë, pothuej një vit ma vonë, ai dëgjoi rastësisht një oficer që po fliste rusisht dhe e ngatrroj me serbishten. Iku me vrap dhe nuk u gjet ma.
Komisar Mark Temali edhe sot asht pa vorr.

PETICION PËR NJOHJEN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NGA VATIKANI

Shenjtëria e Juaj, Ati i Shenjtë - Papa Benedikti i XVI,

Ne, besimtarët shqiptarë katolikë, që jetojmë në Republikën e Kosovës dhe jashtë saj, të devotshëm për besim në Zotin tonë, Jezu Krishtin; të denjë për Fe e Atdhe dhe me një histori mbi 2000 - vjeçare të ruajtjes së këtij identiteti fetar, si pasardhës të Ilirëve dhe, sot, dëshmitarë të Shën Palit Apostull, përmes të cilit e pranuam Krishtin në zemrat tona. Popull ky, i cili gjatë rrugës së tij historike, Kishës Katolike i dha Shenjtër dhe Papë, si Shën Jeronimin, Shën Niket Dardanin etj., po ashtu Papa Klementin e XI-të, si dhe një plejadë të tërë klerikësh, të cilët sakrifikuan gjithçka për binomin: Fe e Atdhe - deri në flijim.

Duke mos cenuar as parimet Ungjillore, e as ato njerëzore, Ju drejtohemi, Juve Ati i Shenjtë, Shkëlqesisë Suaj, Papa Benediktit të XVI-të dhe Koncilit Ekumenik në Vatikan, që me rastin e 100 -vjetorit të lindjes E Lumtura Nëna Tereza, të na gëzoni me NJOHJEN e SHTETËSISË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, që do të konsiderohej një akt human dhe i ligjshëm, që do t’i bashkohej galerisë së 69- vendeve të Botës të cilat na kanë njohur.

Republika e Kosovës, pas shumë shekujsh sakrifice dhe flijimi me ndihmën e faktorit ndërkombëtar fitoi lirinë dhe pavarësinë e saj, që ishte përkushtim i brezave shekullor të këtij vendi. Në çlirimin e këtij vendi nga një ideologji shtypëse mori pjesë dhe ndihmoi edhe Selia e Shenjtë, në krye me Papa Gjon Palin II, i cili dha një kontribut të çmueshëm për lirinë dhe demokracinë e këtij vendi. Populli i Kosovës, përherë do t’i jetë mirënjohës Selisë së Shenjtë për kontributin që ka dhënë në momentet më të vështira të historisë së këtij populli.

Kjo mirësi, njohja e Republikës së Kosovës, nga ana Juaj, do të forconte edhe më tej besimin, tolerancën ndërfetare dhe bashkëjetesën mes popujve në Republikën e Kosovës!

Ipeshkvia e Republikës së Kosovës, në krye me Imzot Dodë Gjergjin dhe besimtarët e saj, kudo që gjinden, jemi të bindur që kjo mirësi do të ndikojë në rritjen e vullnetit për besim dhe në rritjen e numrit të besimtarëve nga radhët e popullit tonë, kurdoherë Paqedashës!

Shpresojmë që këtë vullnet tonin do ta merrni në konsideratë.

Zoti Ju bekoftë!

Këshilli i Peticionit

Shenjtëria e Juaj, Ati i Shenjtë - Papa Benedikti i XVI,

Ne, besimtarët shqiptarë katolikë, që jetojmë në Republikën e Kosovës dhe jashtë saj, të devotshëm për besim në Zotin tonë, Jezu Krishtin; të denjë për Fe e Atdhe dhe me një histori mbi 2000 - vjeçare të ruajtjes së këtij identiteti fetar, si pasardhës të Ilirëve dhe, sot, dëshmitarë të Shën Palit Apostull, përmes të cilit e pranuam Krishtin në zemrat tona. Popull ky, i cili gjatë rrugës së tij historike, Kishës Katolike i dha Shenjtër dhe Papë, si Shën Jeronimin, Shën Niket Dardanin etj., po ashtu Papa Klementin e XI-të, si dhe një plejadë të tërë klerikësh, të cilët sakrifikuan gjithçka për binomin: Fe e Atdhe - deri në flijim.

Duke mos cenuar as parimet Ungjillore, e as ato njerëzore, Ju drejtohemi, Juve Ati i Shenjtë, Shkëlqesisë Suaj, Papa Benediktit të XVI-të dhe Koncilit Ekumenik në Vatikan, që me rastin e 100 -vjetorit të lindjes E Lumtura Nëna Tereza, të na gëzoni me NJOHJEN e SHTETËSISË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, që do të konsiderohej një akt human dhe i ligjshëm, që do t’i bashkohej galerisë së 69- vendeve të Botës të cilat na kanë njohur.

Republika e Kosovës, pas shumë shekujsh sakrifice dhe flijimi me ndihmën e faktorit ndërkombëtar fitoi lirinë dhe pavarësinë e saj, që ishte përkushtim i brezave shekullor të këtij vendi. Në çlirimin e këtij vendi nga një ideologji shtypëse mori pjesë dhe ndihmoi edhe Selia e Shenjtë, në krye me Papa Gjon Palin II, i cili dha një kontribut të çmueshëm për lirinë dhe demokracinë e këtij vendi. Populli i Kosovës, përherë do t’i jetë mirënjohës Selisë së Shenjtë për kontributin që ka dhënë në momentet më të vështira të historisë së këtij populli.

Kjo mirësi, njohja e Republikës së Kosovës, nga ana Juaj, do të forconte edhe më tej besimin, tolerancën ndërfetare dhe bashkëjetesën mes popujve në Republikën e Kosovës!

Ipeshkvia e Republikës së Kosovës, në krye me Imzot Dodë Gjergjin dhe besimtarët e saj, kudo që gjinden, jemi të bindur që kjo mirësi do të ndikojë në rritjen e vullnetit për besim dhe në rritjen e numrit të besimtarëve nga radhët e popullit tonë, kurdoherë Paqedashës!

Shpresojmë që këtë vullnet tonin do ta merrni në konsideratë.

Zoti Ju bekoftë!

Këshilli i Peticionit

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...