2012-02-10

HERONJTË SALIH ÇEKAJ DHE TAHIR ZEMAJ USHTRINË E ORGANIZUAN PROFESIONALISHT

Thotë Fadil Tolaj, në intervistën e tij ekskluzive, me rastin e  njëvjetorit të vrasjes së kolonel Tahir Zemës, bashkë me të birin e tij Enisin dhe kushëririn Hasanin. Në këtë intervistë, ka folur edhe për figurën e heroit Salih Çekaj,bashkëluftëtar i të cilit ka qenë, dhe për lidhjet e tij dhe të kolonel Zemajt me të. Detajisht ka folur edhe për organizimet e para ushtarake që janë bërë në Rrafshin e Dukagjinit, dhe më gjerë. Fadil Tolaj flet edhe për peripecitë që ka pasur familja e tij, kur ky ndiqej nga policia serbe, për shkak se ishte inkuadruar në grupin e komandant Salih Çekajt. Ndër të tjera, ka shfaqur edhe opinionin e tij për atë organizim ushtarak, për përplasjet mes grupit të Salih Çekut dhe të Xhavit Halitit me shokë, për shkaqet e krimit pas përfundimit të luftës etj…  

Biseduan : Sefedin KRASNIQI dhe Nazmi LUKAJ
 
PYETJE : Zotëri Fadil, si bashkëveprimtar i Salih Çekajt, pastaj dhëndërr i kolonel Tahir Zemajt, duke qenë afër tyre, sigurisht keni shumë gjëra për të thënë që lexuesit është me interes t’i dinë. Do të fillonim së pari me kontaktet që ke pasur me Salih Çekajn. Na trego kur jeni  njohur me të?
 
Fadil Tolaj: Salih Çekajn e kam njohur qysh në moshën e re. Ka qenë tezak i kushërinjve të mi. Meqenëse, Salihu ka qenë disa gjenerata më i vjetër se unë, në rininë e hershme nuk kemi  pasur ndonjë raport a bashkëpunim të veçantë. Kontaktet tona kanë qenë sponante, dhe kanë filluar të shpeshtohen, pasi Salihu e kreu Fakultetin Juridik  dhe filloi të punojë gjkatës në Gjykatën Komunale  të Deçanit. Për punën e tij  korrekte, të ndershme dhe profesionale ai u avansua në instancat  më të larta në komunën e Deçanit. Përkundër pozitës hierakikte që kishte në komunë, ai nuk pranonte që pas orarit të punës të shetitej me veturën zyrtare për t’u bërë argat i fshehtë i dreqit. Ka pasur raste që ty-tre herë në muaj ishte mysafir në Pobergjë te tezakët e vet, e këta i kisha kushërinj. Në të shumtën e herave kam qenë edhe unë i pranishëm në ndeja dhe biseda të ndryshme.
 
Për të folur për jetën, e sidomos për veprimtarinë e pasur kombëtare të Salih Çekut, nuk është fare lehtë. Jam krenar dhe i lumtur që kam pasur rastin ta njoh. Në biseda ka qenë modest, por me vizione të qarta dhe intelektual që i duhej kombit të robëruar. Salihu, me një fjalë, ka qenë figurë komplekse dhe komplete, sepse ka qenë intelektual i mirëfilltë, ka qenë trim dhe atdhetar i devotshëm. Mu për këtë, e them me përgjegjësi, se na takon të flasim për veprën e tij jo vetëm neve si bashkëkombës, bashkveprimtarë dhe bashkëluftëtarë, por e kanë obligim moral dhe kombëtar edhe institucionet më të larta të Kosovës. Në veçanti, për hir të së vërtetës dhe titullit që mbajnë, duhet të flasin historianët, kur t’i shkruajnë faqet e reja të  historisë  së  re të Kosovës. Salih Çekaj,  me meritë, domosdoshmërisht  duhet të jetë kyç dhe në ballin e rreshtit të gjatë të të gjithë atyre që me vite punuan dhe vepruan për çlirimin e Kosovës. Sot, shumë nga ky rresht i gjatë nuk janë më në mesin tonë. Ata u flijuan në fushën e nderit për lirinë e Kosovës. Salih Çekaj, edhe në rreshtin e dëshmorëve, është në mesin e të parëve. Gjeneratat e reja, në Historinë e Re të Kosovës, duhet të mësojnë për veprimtarinë kombëtare njëzetvjeçare  të Salih Çekajt, i cili punoi me aq përkushtim për çlirimin e saj, derisa ra heroikisht në « Betejen e   famshme të Koshares ».
 
PYETJE : Odat e Kosovës kanë qenë njëlloj institucioni, ku është folur për gjëra që ishin të ndaluara në sistemin shkollor. Ato kanë shërbyer edhe si vende për fjalime gjysmë  publike, sidomos në Dukagjin. A ke pasur rastin ta dëgjosh Salihun në bidesa të këtilla ?
 
 Fadil Tolaj: Në ndeja a takime të rastit në oda të burrave, nga Salihu  gjithnjë kam dëgjuar dhe kam mësuar gjëra të mençura. Përmbajtja e tyre ka qenë e njëjtë sikur  në organizime të ndryshme në vende publike. Ai ka shprehur gjithkund brengën për fatin e Kosovës, për vuajtjet e popullit shqiptar etj. Fliste me pietet për të gjithë veprimtarët, patriotët dhe luftëtarët e kombit që ishin flijuar për çështjen kombëtare. Gjithnjë fliste që edhe gjenerata jonë e ka për detyrë të paguajë çfarëdo çmimi të lartë,  për të vazhduar rrugën e atyre që kishin lagur tokën me gjak për çlirim nga thundra serbe. Jo rastësisht e thashë më herët se Salihu ishte vizionar, sepse shumë heret pati filluar  ta përgatisë terrenin, duke kërkuar njerëzit që në momentin e caktuar do t’i gjindeshin afër për detyra kombëtare.  Ajo që duhet vlerësuar shumë te Salihu, është fakti që ai në kërkimin e këtyre njerëzve, nuk bazohej vetëm në lidhjet familjare. Më së shumti e çmonte trimërinë e njerëzve dhe vendosmërinë e tyre për sakrificë. 

Në këtë vazhdë, e di që ka pasur edhe te unë besim të madh. Sigurisht përcaktuese ka qenë edhe e kaluara e pastër e familjes sime; si nga ana e babës dhe nga ana e nënës. Ky besim mund të them se ishte reciprok. I kam besuar dhe kam pasur respekt aq të madh për të, që edhe sot e ruaj me fanatizëm. Serioziteti, puna e palodhshme profesionale dhe e ndershme e tij bëri që Salihu gjatë viteve 1987, 1988, 89 dhe 1990 të jetë njëri prej udhëhqësve dhe funksionarëve më me atutoritet në komunën e Deçanit, dhe më lart. Në këtë kohë, siç dihet, në Kosovë filloi të zbatohet politika çfarosëse kundër shqiptarëve, politikë kjo e përpiluar më herët nga qeveritë  e Serbiësë së garashaninëve e qubrilloviqëve. Pikërisht në vitin 1987, me ardhjen me dhunë të Millosheviqit  në Kryesinë e Serbisë, kryekrimineli i Ballkanit filloi zbatimin e memorandumeve famëkëqija, të përpiluara më herët, që parashihnin zbrazjen e Kosovës nga substanca kombëtare  shqiptare. Dihet se filloi me propagandën antishqiptare, më vonë me ndyshimet kushtetuese,  ku u bë abrogimi i Autonomisë së Kosovës. Përkundër dhunës që vazhdoi të ushtrohet kundër shqiptarëve, shpesh me intenzitet shumë të shtuar, ne shqiptarët e Kosovës ia arritëm të qëndrojmë stoikisht në mënyra të ndryshme, duke mos u gjunjëzuar.
 
PYETJE :  Ku gjendej Salih Çekaj në atë kohë,  dhe ku ishte i  rreshtuar?
 
 Fadil Tolaj: Ato vite, Salih Çekaj e gjetën në një vend të lartë udhëheqës dhe me përgjegjësi të madhe në komunën e Deçanit. Ishte kryetar komiteti, dhe ky funksion duket të ketë qenë sfida dhe sprova  më e madhe për të. Përkundër funksionit që kishte, Salih Çekaj ishte funksionari i parë në Kosovë që u rreshtua në krahun e popullit dhe u solidarizua me kërkesat e tij. Ai s’u mashtrua as nga karriera politike, si u mashtruan disa,  as nuk i pati parasysh pasojat që do t’i përjetonte më vonë për kundërvëniet që ia bëri aparatit të diktaturës serbo-komuniste të asaj kohe. Në nëntorin e viti 1988, kur minatorët e Trepçës filluan marshimin e tyre drejt Prishtinës me kërkesën që  të mos ndodhin ndryshimet kushtetuese, më kujtohet që si punëtor në Fabrikën e Mobilieve në Deçan, u organizuam me shpejtësi të madhe dhe u nisëm këmbë për Prishtinë. Donim t’iu bashkëngjiteshim minatorëve të Trepçes. Në dalje të Deçanit, në rrugën kryesore, kishte dalë Salih Çekaj. Nuk kishte dalë për të na penguar, siç kishin bërë të tjerët para tij, por për të na inkurajuar të shkonim sa më shumë për Prishtinë. 
 
Gjithashtu, nëpërmes punëtorëve që ua kishte besën më shumë,  na dërgonte këshilla për vigjilencë dhe kërkonte që situatën ta mbanim në dorë. Kishte mundësi që në rreshtat tonë të infiltroheshin pjestarë të UDB-së, për ta degjeneruar protestën gjithëpopullore. Gjatë rrugës, na u bashkëngjit Peja, dhe më se gjysma e Dukagjinit. Afër Klinës, u takuam me drejtorin e Gjeravicës dhe të Fabrikës së Mobilieve, Shefqet Tolajn dhe Avni Hasajn,  që ktheheshin nga një udhëtim zyrtar nga Sarajeva. Të dytë patën qëndrime të njëjta për shkuarjen tonë në Prishtinë, por edhe kërkuan të jemi të kujdesshëm e të kthehemi shëndosh e mirë në shtëpitë tona. Na premtuan se askush nuk do të kërkonte të ushtrohej ndonjë sanksion kundër nesh.  Shkuarja e gjysmës së Kosovës në Prishtinë, për t’iu bashkëngjitur minatorëve të Trepçës, tronditi Serbinë.  Ky ishte mesazh i qartë se shqiptarët nuk do të dorëzohen kurrë, dhe se nuk do të pajtohen me fatkeqësinë për të jetuar  nën sundimin e Serbisë. Situata çdo ditë keqësohej në Kosovë. Ndërmarrjen tonë disa udhëheqës filluan ta akuzojnë për nxitje dhe shkuarje të organizuar në Prishtinë. Megjithatë, duke iu falënderuar drejtorëve tonë: Avni Hasajt dhe Shefqet Tolajt, të cilët e kishin edhe përkrahjen e fortë të Sali Çekaj, askush nga ne punëtorët nuk u përjashtua nga puna, as nuk mori ndonjë dënim tjetër.
 
Salih Çekaj ishte me ne. Ai i përkrahte këkesat  e  popullit
 
PYETJE :  Thuhet se kur minatorët e Trepçës u futën në grevë urie nëpër zgafella, Salih Çekaj i ka përkrahur haptas, edhe pse ishte zyrtar i lartë në komunën e Deçanit. Di gjë të thuash për këtë?
 
Fadil Tolaj : Gjatë atyre ditëve të vështira, për Salih Çekaj të gjithë e dinë sa ka pasur  qëndrimin konstruktiv dhe patrotik. Ky qëndrim ia rriti  autoritetin, si te punëtorët, ashtu edhe te mbarë popullata e komunës së Dreçanit. Në fund të shkurtit të vitit 1989, minatorët e Trepçës u  hedhën në grevë urie në zgafellat e minierës, gjithnjë me këkesa tashmë të njohura për opinionin. Duke mos pasur mundësi t’u bashkëngjiteshim, posa u informuam, ditën e dytë të grevës, u solidarizuam me ta. Me ne u solidarizuan punëtorët e Gjeravicës, me përjashtim të disa serbëve që punonin nëpër sektorë të ndryshëm të kësaj ndërmarrjeje. Kërkesat tonë kanë qenë të hapura dhe identike me ato të minatorëve. Kërkonim të mos bëhen ndyshimet kushtetuese, ku humbej Autonomia e Kosovës. Kërkonim edhe dorëheqjen e disa politikanëve shqiptarë, që i përkrahnin këto ndryshime. Salih Çekaj ishte me ne. Ai i përkrahte këkesat tona, kërkesat e  popullit.
PYETJE : Ku e vërenit që ai ishte me ju, me popullin ?
 Fadil Tolaj : Ka qenë dita e dytë a e tretë e grevës, kur Salih Çekaj erdhi me një delegacion nga komuna e Deçanit. Këtë delegacion e “shoqëronte” edhe një anëtar i paftuar  i Komitetit Qendror të Jugosllavisë. Para tyre i shprehëm kërkesat tona. Ishim vendosur në restorantin e ndërmarrjes. Në mesin tonë, kishte njerëz të grupmoshave të ndryshme. Kishte të moshuar, po kishte edhe të rinj e të reja. Kishte edhe nëna shtatzëna dhe të tjera që i kishin lënë fëmijët në shtëpi. Dhe, kohë pas kohe, shkonin për t’i ushqyer. Ato posa mbaronin punët e domosdoshme të shtëpisë, ktheheshin prapë në mesin tonë. Ardhjen e Salih Çekut në mesin tonë njerëzit e pritën  me gëzim. Asnjë moment nuk ka bërë presion që ta ndërpresim grevën. Edhe ardhja e Salih Kastratit nga Lëbusha na ka gëzuar atëherë, sepse ai gëzonte autoritet në popullin e Deçanit. Në këtë grup, kishte edhe të tjerë që populli nuk donte t’ua shihte fytyrën, për shkak të lojalitetit të tyre ndaj Serbisë. Ata sot, për ta larë atë gjynah, janë radhitur në partitë që po e konsiderojnë veten " parti të dala nga lufta ".
PYETJE : Ke mbajtur në mend çka është thënë në atë takim ?
Fadil Tolaj: Nëse kam harruar ndonjë detaj, gjërat kryesore i di. U zhvillua një debat i gjerë dhe shumë i nxehtë. Nga punëtorët, i pari e mori fjalën Genc Tahirsylaj, pastaj Mehmet Osaj, Bajram Gjikokaj, Nurije Cacaj, Zymer Zymeraj e shumë të tjerë. Situata u tensionua aq shumë, saqë disa herë gati ka dalë jashtë kontrollit. Ne ishim të prerë dhe shumë këmbëngulës në qëndrimet dhe kërkesat tona. Kështu ia bëmë me dije " mysafirit " të paftuar nga Beogradi se populli shqiptar kurrë nuk do të pajtohet me administrimin e Serbisë në Kosovë. Në këtë ambient të nxehtë, Salih Çeku në fillim vetëm e vëzhgonte situatën. Në fytyrën e tij, vërehej se çdo diskutim  joni e bënte më të fortë. Në një moment, u ngrit në këmbë për ta  marrë fjalën. Për disa minuta rresht, nuk mundi t’ia nisë nga duartrokitjet tona. Kur u qetësuam pak, pasi  na përshëndeti, bëri një shpjegim të situatës politike në vija të përgjithme. Në fund, u shpreh haptas para masës : " Unë nuk kam për të thënë as më shumë e as më pak se ju. Ju garantoj me ndërgjegjen më të lartë, se unë, Salih Çekaj, si bir i këtij populli, pajtohem plotësisht me kërkesat tuaja, dhe ato i konsideroj si këkesa personale. Ju betohem që këto kërkesa do të dëgjohen edhe më lartë“. Diskutimi i tij ishte diskutim i pjekur, që na mbushi me shpresë.  E them me përgjegjësi se Salih Çekaj ishte politikani i parë i asaj kohe në Kosovë që guxoi t’i pranojë kërkesat e popullit të Kosovës, si kërkesa të veta. Ai këtë e bëri haptas, dhe tha se do të qëndrojë pas tyre, pa llogaritur pasojat.
 
PYETJE : Si mbaroi ai takim, ajo vizitë me “mysafirin” e Beogradit?
 
Fadil Tolaj: Gjatë diskutimeve, papritmas është futur në sallë udhëheqësi i sigurimit të ndërmarrjes sonë, z. Ali Çekaj, i cili më një zë pak trishtues kërkoi dhjetë djem të fortë, për ta shuar zjarrin që e kishte kapluar një pjesë të nxemjes dhe të Sillosit. Të entuziazmuar nga fjalimi dhe premtimi  i Salih Çekajt, duke vënë jetën në rrezik, pa ndihmën e zjarrfikësve, ia arritëm ta shuajmë atë zjarr. Kështu, e shpëtuam fabrikën pa u djegur . Në këtë  punë,  për shkak të gazërave të liruara nga zjarri, disa veta u dërguan për ndihmë mjekësore në ambulancën e  Deçanit. Në mesin e tyre, kam qenë edhe unë.
 
Dua të shtoj edhe disa gjëra, sepse ne punëtorët e Fabrikës së Mobilieve gjatë atyre viteve (88, 89, 90) në vazhdimësi kemi qenë në ballë të protestave dhe të demonstratave. Kjo bëri që të gëzonim një respekt të madh nga populli i komunës së Deçanit. Kontributi ynë për çështjen kombëtare ishte i madh, duke i ditur rrethanat politike të atyre viteve. Gjatë këtyre demonstratave, kemi pasur disa persona të plagosur dhe disa të arrestuar. Thjesht, kemi qenë halë në sy për UDB-në e Serbisë dhe të punëtorëve të saj, si të  Vukmir Mirqiqit dhe Qazim Majzrekajt me shokë. Ata na kanë pëcjellë në çdo hap. Në këto rethana, janë burgosur shumë persona. Më kujtohet rasti sesi në Carrabreg është nxjerrë nga vetura ime, i plagosur, Jashar Dobraj, të cilin e dënuan gjashtëdhjetë ditë burg. Në këtë rrëmujë pak nga fati, duke u paraqitur gjoja se isha mysafir i rastit, e më shumë nga qëndrimi i Jasharit, kam shpëtuar edhe unë pa u burgosur. Ndoshta dola pak  nga tema a?
 
PYETJE : E kishim bisedën te takimi me Salih Çekajn!
 
Fadil Tolaj: Tash po vazhdoj edhe diçka për aktivitetin e asaj kohe të Salih Çekajt. Pasi haptas  e dënoi politikën që  zbatohej në Kosovën e atyre viteve, dhe nuk pranoi të bëhej vegël e serbëve, e mori edhe ndëshkimin. E pushuan nga puna me dhunë. Largimi nga puna, Salihun, e motivoi edhe më shumë dhe e bëri më të fortë. Tash ai  e vuri tërë potencialin intelektual në shërbim të Kosovës dhe të çështjes kombëtare. Po e theksoj, edhe pse është përmendur në disa shkrime, pa u hamendur me disa kolegë, e formoi Shaqatën e Pavarur të Juristëve në Deçan. Me ndryshimin e përditshëm të situatës politike, sidomos pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut për pavarësinë e Kosovës nga delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës dhe aprovimit të Kushtetutës së Kaçanikut, Salihu me kolegët e vet hartoi statutin e Komunës së Deaçanit, në përputhje me këtë Kushtetutë.  Ky veprim i tij njihet si akt trimërie te qytetarët e Deçanit.  Këtë  Serbia e vlerësoi si shumë të rrezikshëm, kështuqë disa nga kolegët e Salihut, i arrestoi dhe i  dënoi.  Salihu, falë  ndihmës  së Sherif Ramosës dhe Haxhi Gashit,  shpëton dhe largohet nga Kosova.  
 
Salihu në kuadër të LDK-së, ka kryer detyra nga më të rëndësishmet politike dhe komëtare
 
PYETJE : Pas largimit nga Kosova, ku është vendosur Salih Çekaj ?
 
 Fadil Tolaj: Salihu kishte një pjesë të familjes në Gjermani. Atje u vendos te vëllezërit e vet dhe te djemtë e axhës. Kishte vënë kontakte me mërgimtarët e  hershëm në Gjermani, ku menjëherë e kishte vazhduar aktivitetin e tij politik, që tashmë e kishte nisur në Kosovë, në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. LDK-ja, në prak të  shkatërrimit të Jugosllavisë moniste, si në Kosovë, ashtu edhe në diasporë kishte themeluar degët e saj. Kjo forcë e madhe politike, në ballë të së cilës doli intelektuali Dr. Ibrahim Rugova, njihet edhe si Lëvizje Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës. Ndikimi i saj, siç dihet, pati jehonë edhe  në Shqipëri, por  edhe në viset e tjera shqiptare.
 
LDK-ja, përveç realizimit të Republikës së Kosovës, që njihet si shtet paralel, ka qenë shtylla  kryesor në financimin e  Luftës Çlirimtare të Kosovës. Në vorbullën e këtyre ngjarjeve partiake  por edhe ushtarake, puna e Salih Çekajt ishte e palodhshme. Salihu në kuadër të LDK-së, ka kryer detyra nga më të rëndësishmet politike dhe kombëtare. Kjo ia ka shtuar edhe më shumë kredibilitetin në mërgatën shqiptare. Si duket, edhe fati ia kishte rezervuar që aktivitetin e tij politik, në Gjermani ta vazhdojë në qytetin ku bashkëvendësit e tij, heronjtë e Kosovës, vëllezërit Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, e kishin zhvilluar deri sa u vranë nga  UDB-ja e Jugosllavisë.  Salihu, pra, e vazhdoi rrugën dhe amanetin e tyre, derisa u flijua në front me armë në dorë, për çlirimin e Kosovës.
 
PYETJE : Të kthehemi pak më prapa. Në Deçan, në vitin 1991, kishte ndodhur një ngjarje që dridhi tërë Kosovën. Në përleshje fyt për fyt me policinë serbe, qe vrarë Mentor Tolaj. Çfarë di ti për këtë rast?
 
Fadil Tolaj: Po. Më 13 maj 1991, në qendër të Deçanit, në kacafytje të drejtpërdrejtë me policinë serbe, vritet i riu Mentor Tolaj dhe plagosën dy të tjerë. Dhjetëra të tjerë u maltretuan dhe u arrestuan. Pas tre muajve, në Drenoc, policia serbe vrau edhe Agim Panxhën. Të dy këta kanë qenë nga fshati Pobërxh. Pas vrasjes së Mentorit, shumë kohë, mbretëroi një situatë shumë e tendosur. Nuk e di sesi kemi shpëtuar pa u ngritur në revoltë gjithëpopullore.  Ditën e varrimit të tij, erdhën aq shumë njerëz për homazhe, sa ta merrte mendja se nuk do t’i mbante toka. Kishin ardhur njerëz nga të gjitha trojet shqiptare. E di që ka pasur që kanë ardhur edhe nga Struga, Presheva deri edhe nga  Gucia dhe Malësia. Të gjithë këta njerëz kishin ardhur t’ia japin lamtumirën e fundit dëshmorit më të ri të Kosovës, i cili fyt për fyt me policinë serbe ra dëshmor në qendër të Deçanit. Duke parë gjithë këtë masë njerëzish që kishin ardhur nga larg të takohen për të ndarë dhimbjen me familjen e Mentorit, përkundër dhimbjes së madhe, ishim shumë të fortë dhe krenarë.
 
Banorët e të dy fshatrave, Pobërgj dhe Voksh, u gjendëm para një sprove të madhe. Duhej pritur e përcjellur shumë njerëz. Solidariteti, për aktin heroik të Mentorit, na ka ndihmuar të organizohemi dhe të dalim faqebardhë. Mendoj që sakrificës së Mentorit, kemi arritur t’ia bëjmë  nderin. Duhet të theksoj se në varrimin e Mentorit patën ardhur njerëz të të gjitha moshave, duke filluar nga nxënësit e shkollave fillore, të mesme, studentët deri te emrat më eminentë të Kosovës. Kishte shumë telegrame ngushllimi nga të gjitha viset shqiptare, si dhe nga diaspora. U lexuan shumë prej tyre, dhe u përcollën me lot në sy. Shumë i veçantë ishte telegrami i Salih Çekajt. Për shkak të rrethaneve, nuk kishte mundur të vijë, por zërin e kishte dërguar në një audiokasetë. Duke i shprehur ngushëllime familjes dhe farefisit kishte thënë shumë fjalë lavdie për aktin heroik të Mentorit me shokë. Veç kësaj, ai kishte kërkuar të jemi të bashkuar dhe të gatshëm për sfida edhe më të mëdha, që trasonte rruga e Mentorit.  Mesazhi i tij ishte i qartë edhe inkurajues se edhe në diasporë, bijtë e Kosovës, si Salih Çekaj, amanetin për atdheun nuk e kishin harruar.
 
Fadil Tolaj në vetën e parë : Mendoj që institucionet e Kosovës, sa më parë, duhet ta vlerësojnë rolin dhe punën e të gjitha gjeneratave dhe të gjithë individëve për rezistencën dhe çlirimin e Kosovës prej Lidhjes së Prizrenit e deri më sot. Vetëm kështu ata që u sakrifikuan për atdhe, do t’i nderojmë dhe do tu dalim hakësh. Vetëm në këtë mënyrë do të qetësohen shpirtërat e të dy krahëve politikë, i atyre partive politike të spektrit të  majtë që po deklarohen « si krah i dalur nga lufta dhe shpëtimtare të Kosovës », si edhe të spektrit të krahut të djathtë , që veproi për një dekadë, e që  në fillim ishte i përcaktuar për  realizimin e pavarësisë së Kosovës me dialog dhe me paqe. Por, në momentin e caktuar doli edhe me armë në dorë. Konsideroj që LDK-ja, me aletatët e saj politikë, veç politikës paqësore të kreut, anëtarët e saj mbushën, përveç 3% të Qeverisë Bukoshi,  të gjitha fondet e luftës,  si :  Fondin « Vendlindja thërret » dhe « Gjithçka për pavarësinë e Kosovës ». Njerëzit i kanë dëshimtë. Personalisht kam dëshmi që i kam ndihmuar të gjitha fondet e luftës. Sikur për shumicën e popullit , edhe për mua, më e rëndësishmja ka qenë çlirimi nga Serbia. Kurrë nuk do të pajtohem se, po të mos ishin partitë e majta „të  dalura nga lufta”, si PDK-ja, AAK-ja e ndonjë tjetër, ne do të ishim ende në sundimin e Serbisë.
 
Dihet që prej Lidhjes së Prizrenit kombi ynë ka luftuar dhe ka rezistuar në forma të ndryshme. Mandej, nëse është harruar ndonjë detaj, gjërat kryesore i kemi ende në kujtesë. Ato janë shumë të freskëta. Dihet se çka ka ndodhur me shqiptarët prej vitit 1912 e këndej. Lufta e imponuar e viteve 1998/99 ishte vetëm vazhdim i rrugës së trasuar nga patriotët e gjeneratave  më të hershme. Aktet heroike, në forma të ndryshme, u përcollën gjeneratë pas gjenerate  nga të parët. Me këtë rast, do t’i përmendja si shembull disa gjëra, që i kanë ndodhur edhe familjes sime. Nuk e them këtë për ndonjë lavdatë personale, por për të përshkruar tragjedinë që e kanë pësuar pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare në Kosovë.
 
Ja disa shembuj:  Bajram Hajdari, i pushkatuar në Hereç nga xhandarmëria e Serbisë. Atje e ka varrin. Curr Misini, vëllai i gjyshit tim, u vra në Junik, kur  Juniku e kishte statutin neutral. Kur është vrarë, ka qenë përcjellës i Bajraktarit të Junikut.  Aty e ka edhe varrin  Dinë Asllani, axha im, ka vdekur në Gjakovë nga tifusi. Ishte luftëtar i Luftës Nacional- Çlirimtare. Varrin e ka në Gjakovë. Selim Rrustemi, një figurë e njohur dhe luftëtar i devotshëm, prijës dhe pjesëmarrës në shumë luftëra për çlirmin e atdheut. Luftën më të madhe e bëri në mbrojtjen e trojeve shqiptare në Plavë dhe Guci.  Ka qenë bashkëpunëtor i  Zija Kosovës dhe Kryezive të Gjakovës.
 
Ky, në kohën famëkeqe të Rankoviqit, arrestohet. Dhe, në vitin 1954, e likuidojnë në mënyrë mizore në malet e Rekës së Keqe.  Varrin e ka në Subëll. Axha, Fazli Rrustemi, nga dhuna dhe presioni i ushtruar ndaj tij në kohën e Rankoviqit, në vitin 1956, detyrohet me të dy djemtë dhe një tufë dele të futet në Shqipëri. Jonuz Asllani, vëllai i babës, në vitin 1962 vritet vetëm pak javë para mbarimit të shërbimit ushtarak në Sarajevë, të cilin fat edhe më vonë e përjetojnë ushtarët shqiptarë.  Të gjitha këto që i ceka, i bëra për të treguar se nuk ka luftuar vetëm një familje a një regjion. Nuk është luftuar për çlirimin e Kosovës vetëm dy vjet, siç po pretendojnë të na e mbushin mendjen. Pra, rezistencë në forma të ndryshme dhe vuajtje ka pasur thuaja në çdo shtëpi shqiptare. Unë jam që historia të shkruhet ashtu si ka qenë, e jo me dhunë a me të njofshëm, sikur në ndonjë administratë të korruptuar.
 
PYETJE:: Me dëshirë do të kalonim në një temë tjetër, edhe pse është shkruar disa herë për të. E kam fjalën për fillimin e ushtrimeve ushtarake të grupeve të para në Shqipëri, në vitin 1991. Veç lidhjeve familjare që ke me disa nga protagonistët që këtë organizim e kanë bartur mbi supe, një kohë edhe ti ke qenë i implikuar drejtpërdrejtë në to.. Cili është rrëfimi yt?
 
Fatil Tolaj: Pasi u vendos Salih Çekaj në Shtutgart, krahas politikës paqësore, që udhëhiqej legalisht në Kosovë, të cilën e përkrahte edhe ai, megjithatë filluan nismat e para për ushtrime ushtarake të djemve të Kosovës në Shqipëri. Kurrë nuk e ka vënë në dyshim politikën paqësore të udhëhequr nga Dr. Rugova, por edhe kurrë nuk ka besuar se Kosova mund të çlirohet nga hallka serbe pa luftë. Gjithë duke bërë politike legale, me mençuri të madhe, nën udhëheqjen e krerëve të LDK-së, në dijeni dhe me pëlqimin e Akademik Fehmi Aganit, me disa bashkëveprimtarë në Gjermani dhe Zvicër, bënë planin për formimin e bërthamave të para të Ushtrisë së ardhshme të Kosovës. Këtë plan ia ka arritur ta realizojë me ndihmën e shtetit shqiptar dhe të Qeverisë së Kosovës.
 
Atje disa djemve të zgjedhur nga Kosova dhe nga viset e tjera shqiptare, u mundësohet t’i fillojnë ushtrimet ushtarake nën udhëheqjen e disa oficerëve shqiptarë. Pas mbarimit të këtyre ushtrimeve, vendoset që të hyhet në Kosovë. Këtyre djemve më të mirë të kombit u vihet në ballë, kush tjetër, pos Salih Çekajt. Në këto ushtrime ushtarake, përveç Salihut ka pasur edhe djem tjerë nga Deçani. Pasi me ndonjërin prej tyre kishim edhe lidhje familjare, në gjysmën e vitit 1991, u njoftova nga djali i axhës, Bajram Tolaj, se një grup djemsh nga Kosova po ushtronte në Shqipëri nën drejtimin e Salihut. Kërkesa e Bajramit ishte e drejpërdrejtë. Këta djem  duhej t’i ndihmonim.  Në fillim shpreha rezervë, jo që nuk i besoja Bajramit a Salih Çekajt, por  pata frikë se ndonjë i papërshtatshëm mund të gjindet në atë grup. Nëse zbuloheshim,  pasojat diheshin.  Edhe Bajrami kishte të njëjtin mendim. Megjithatë, kur erdhi koha, kryem punën që u kërkua nga ne. Situata ishte e tillë dhe nuk mund të refuzohej.
 
Themelet e murit që i ndante shqiptarët, i kanë lëkundur Sali Çeku dhe Adem Jashari. Ndërsa, shkatërrimin përfundimtar e kanë bërë, prapë veterani i luftës, Salih Çeku dhe Agim Ramadani. Në këto operacione ushtarake kanë marrë pjesë edhe  qindra ushtarë të brigadave dhe batalioneve, të formuara një vit më parë  nga strategët ushtarakë - kolonelët Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj, në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
 
PYETJE : Çka u kërkua nga ju dhe kush e kërkoi ndihmën tuaj?
 
Fadil Tolaj: Pas mbarimit të ushtrimeve në Shqipëri, për të mos u përsëritur gjërat, dua të them se në ballë të këtyre ushtarëve u gjend Salih Çekaj, dhe krejt normal legjenda e Kosovës, Adem Jashari. Dihet se të gjithë këta ushtarë (33) u futën në Kosovë me armatime të ndryshme, si pushkë automatike dhe granata dore. E përmenda këtë fakt të pamohueshëm, për të forcuar të vërtetën e pamohueshme, se Salih Çekaj me Adem Jasharin e kanë thyer kufirin e hekurt Shqipëri-Kosovë, që në vitin 1991. Themelet e këtij muri ia kanë lëkundur Sali Çeku dhe Adem Jashari. Ndërsa, shkatërrimin përfundimtar e kanë bërë, prapë veterani i luftës, Salih Çekaj dhe Agim Ramadani. Në këto operacione ushtarake kanë marrë pjesë edhe  qindra ushtarë të brigadave dhe batalioneve, të formuara një vit më parë  nga strategët ushtarakë - kolonelët Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj, në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Kjo thyerje definitive e kufirit do të njihet në histori si „Beteja e Koshares“, ku u flijuan me dhjetëra ushtarë, bijtë më të mirë të Kosovës.
 
Kur ishim te grupi që u fut në Kosovë, dua të shtoj edhe disa fjalë. Ky grup, për shkak motit të lig dhe rrugës së gjatë, pa dëshirën e vet, arriti në  Voksh. Duke e ditur se ata djem kishin vetëm qëllime kombëtare, kanë pasur edhe fatin që janë takuar me një familje me tradita kombëtare të pastra, siç është familja Panxhaj e Vokshit. Pra, ndihmën e parë këtyre ushtarëve ua ka ofruar Salih Panxhaj me vëllezër, si dhe Isuf e Ramë Panxhaj. Këta kanë qenë kushëri të Salihit. Të gjithë ata ushtarë, me armatimet e tyre, vendosën në shtëpitë e familjeve Panxhaj, të cilët u ofrojnë konak dhe ushqim. Pasi grupi pushon mirë, merret vendimi për shpërndarjen dhe strehimin e tyre. Në këtë grup, ka qenë edhe Sami Tahiraj, me familjen e të cilit kemi edhe miqësi. Ai vjen në Pobërxhë dhe e lajmëron Bajram Tolajn, të cilin e merr më vete, për t’i bartur ushtarët me qerre kuajsh prej Vokshit në Beleg dhe Kodrali. Pasi Bajrami e ka njohur mirë Samiun dhe ka pasur besim në të, pranon t’i japë ndihmë. Në familjen Panxhaj mbetet vetëm Salihu. Më vonë, kishte kaluar kah Mali i Gështenjave, nëpër oborrin tim, dhe vendoset te kusherintë e mi, që Salih Çekaj i kishte tezakë. Kam qenë duke punuar në shitoren time. Erdhën Demë Tolaj dhe Sherif Tolaj. Ata më thanë se më kërkonte Salih Çekaj. Eu, thashë! Mbylla shitoren, dhe shkova   ta takoj. 
 
PYETJE : Ku ishte Salihu?
 
 Fadil Tolaj: Ishte në dhomë të fjetjes. Hyra brënda. U përshëndetëm ngrohtësisht. Kurrë për jetë nuk do ta harrojë atë moment.  Ishte tepër emocionues. Kishte kaluar një kohë e gjatë, që nuk ishim parë. Pasi pimë bashkë nga një kafe, Salihu filloi të më rrëfejë  për marshutën që kishte kaluar. Më tregoi në detaje për çdo gjë. Unë e përcillja me vëmendje. Isha bërë, siç thuhet, “sy e veshë”. Duke e njohur edhe më herët Salihun për gjakftohtësinë e tij, u habita kur vërejta se ishte mjaft i shqetësuar. Përkundër suksesit të futjes me armatime në Kosovë, në momentin e fundit disa gjëra nuk i kishin shkruar si duhet, pa fajin e tij. Pastaj, ma tha hapur se e kishte dronë  e armatimit që kishte mbetur në Voksh. Kërkoi nga unë që ta tërheqim, dhe ta vendosnim në shtëpinë time.
 
PYETJE : Po Ti, si veprove?
 
Fadil Tolaj: Kam qenë para një dileme dhe sprove të madhe. Ishin disa gjëra që më brengosnin. Isha mbajtës i vetëm i familjes. Fëmijët i kisha të vegjël. Pastaj,  edhe pse Bajrami më kishte njoftuar për disa gjëra, drejtpërdrejt nuk isha i kyçur në këtë organizim. Nuk i kisha premtuar askujt asgjë. Kryesorja ishte se, për atë kohë, kjo ishte një punë me rrezik të madh. Megjithatë, duke parë Salihun aq të shqetësuar, duke e njohur si njeri të besës e të fjalës dhe që nuk tradhton, nuk munda t’i them jo.
  
Më inkurajonte fakti që edhe ai kishte besim në mua. Kisha respekt të madh për të. Pastaj, përkundër rrezikut, kjo ndihmë  imja, isha i vetëdishëm që e avanconte sado pak çështjen kombëtare. Në vazhdim, Salihu na njoftoi se ky ishte vetëm fillimi i armatosjes së popullit për një luftë të madhe çlirimtare. Planifikonte që në të ardhmen  të  futeshin edhe armë të kalibrave të madhenj. Pasi e pranova detyrën, kërkova nga Salihu shpjegime më të hollësishme:  “Kah kishin ardhur këto armatime, për kënd ishin të destinuara, si duhet t’i shpërndanim etj.
 
PYETJE :  Pse ishte e nevojshme të dihej burimi i armatimeve?
 
Fadil Tolaj : E pyeta, sepse ka pasur raste që kanë ardhur  persona të ndryshëm, dhe kanë  kërkuan nga unë t’u mundësojë që shtëpia ime te bëhet një pikë për grumbullimin dhe shpërndarjen e armëve për Voksh dhe për krejt komunën e Deçanit. Ata persona kanë qenë nga komuna e Gjakovës. Më vonë, kur kam qëndruar në Shqipëri, e kam kuptuar se i takonin grupit të Mentor Kaçit. Ata më patën thënë se do t’i sillnin armatimet nga Gjakova në emër të mallit për shitoren që kisha. Edhe pse me mua  qenë shumë të sinqertë, pasi  nuk i njihja mirë, pata refuzuar. Sidoqoftë, u premtova që kurrë një fjalë nuk do të dilte prej meje.
 
Saimit i tregova se armët ishin  tërhequr nga Vokshi dhe gjendeshin në shtëpinë time
 
PYETJE : Si reagoi Salihu ndaj kësaj kërkese ?
 
Fadil Tolaj : Pasi më dëgjoi më vëmendje, më tha: “Këto armë i kemi sjellë nga Shqipëria. Siç thashë, nga Pobërxha duhet të shkojnë në vende të caktuara të regjioneve të ndryshme të Kosovës, për  njerëz të caktuar. Duhet të bëhet evidenca për çdo armë. Kush me çka ngarkohet. Këto, tha, janë armatimet e para të Ministrisë së Mbrojtjes të Qeverisë së Republikës së Kosovës”. Pasi armatimet ishin në shtëpinë e Isuf dhe Ramë Panxhajt, Salihu më autorizoi që  t’i ngarkoja me nga një pushkë automatike dhe me një sasi municioni të nevojshëm. Salihu shkoi ta vizitojë familjen e vet në Broliç. Kurse  ne u nisëm në detyrën tonë, sipas marrëveshjes. Bënte ftohtë i madh. Kishte rënë borë e madhe. Atë natë, i sollëm armët në shtëpinë time. Saimit i tregova për këtë. Punuam deri në mëngjes me përkushtim. Derdhëm shumë djersë dhe  mund të madh. Pastaj ishte edhe shumë rrezik.
 
Fshati Pobërxhë mbikëqyrej me kujdes nga policia serbe. Armatimet i mbajta 7- 8 ditë në shtëpinë time me përgjegjësi të jashtzakonshme, derisa u mor vendimi si duhet vepruar më tutje dhe ku duhet dërguar. Të nesërmen e vendosjes së armëve në shtëpinë time,  edhe pse isha shumë i lodhur, dola në Deçan. Në një çajtore, i takova Saim Tahirajn dhe Xhemajl Berishën. Pas dreke, u ktheva në shtëpi. E hapa shitoren. Kisha kujdes të madh. Përcillja çdo lëvizje. Sa ishte rrezik, ishte edhe përgjegjësi e madhe. Kah ora 20:00, erdhën Sami Tahiraj, Osman Ferizi, Hasan Ferizi dhe Shkëlzen Gjoni me traktor dhe kërkuan t’i shoqëroja deri në Jasiq. Atje duhej të merrnim edhe një pjesë të municionit që ditë më parë u kishte mbetur kur kishin ardhur nga Shqipëria. Refuzova kërkesën e tyre, duke u thënë se  isha shumë i lodhur,  pasi armatimet i kishim tërhequr nga Vokshi dhe i kishim vendosur në një fshat tjetër. Edhe pse këta kishin qenë në ushtrime në Shqipëri dhe ishin futur në Kosovë me Salih Çekaj, nuk u tregova se armatimet, në të vërtetë, ishin në shtëpinë time. Këta më kuptuan drejt. Dhe shkuan.
 
PYETJE : Çka ndodhi në vazhdim?
 
Fadil Tolaj : Salihu, pas 3- 4 ditësh, prapë nëpër Pobërgjë, u kthye në Shqipëri,  me Muharrem Bobin nga Korisha e Prizrenit. Ndërsa ne, pasë disa ditësh, në konsultim me vëllain e Salihut,  me Smajlin vendosëm që armët nga shtëpia ime t’i dërgojmë  në Broliç, në shtëpinë e Salih Çekaj. Prej aty do të bëhej shpërnadarja e mëtutjeshme. Ne i futëm armët në thasë, i ngarkuam në qerre kuajsh dhe i maskuam  me tallë. Vendosëm që bartjen ta bëjmë ditën, sepse natën do të ishim më të dyshimtë.Kishte mundësi  të na ndalonte ndonjë patrullë e policisë serbe. Ngarkesën dhe maskimin e armëve e bëmë me Agron Tolajn dhe djalin e axhës së tij, Alushin. Agroni  e mori përsipër ta bëjë bartjen nga Pobërxha në Broliq. Në momentin kur deshëm të nisemi, çfarë koinçidence? Nëna ime, Hajria, posa na i hapi dyert  e oborrit, u kthye kah ne dhe na tha: “Fadil, policia janë para dera me një pinzgauer ». 
 
Përkundër rrezikut, kthim mbrapa s’kishte. I thash mos i mbyll dyert,  se nëse nuk kanë ardhur enkas për ne, atëherë dyshimi do të jetë më i madh. E kështu do të zbulohemi nga frika. «  Merrma djalin, Asllanin », i thashë nënës. Atëherë ishte gjashtëvjeçar. « Dërgoma  te djemtë e axhës ». Nga ana tjetër, i bëmë gati armët që i kishim në posedim, dhe pritnim momentin që nëse policia do të tentonte të futej në oborr, t’i presim me zjarr. Ishim të vendosur dhe të betuar që këtë deturë ta kryenim me nder. Po qe nevoja të sakrifikojmë deri në fund. Këtë ia kishim premtuar Salih Çekajt, bashkë me Agron Tolajn. Por, shpesh kur je më së ngushti, ndodhin mrekullira. Policia, me mjetin transpotues, vazhdoi rrugën teposhtë fshatit dhe  vazhdoi  për Deçan. Agroni, me guxim të madh, u nis pas tyre dhe i dërgoi armatimet në shtëpinë e Musa Çekajt, vëllait të Salihut. Më vonë, një pjesë e këtyre armatimeve vendoset në shtëpinë e vëllezërve Ismet e Saim Tahiraj të Belegut. E nga shtëpia e tyre, siç dihet, u furnizuan me armë disa vise të tjera të Kosovës, si dhe vetë Adem Jashari.
 
PYETJE : Përkundër gjithë kujdesit dhe mundimeve të mëdha,  grupi zbulohet. Arrestohen shumë persona dhe maltretohen. Si ndodhi kjo?
 
Fadil Tolaj : Në gjysmën e dhjetorit të vitit 1991, policia serbe i kishte rënë në gjurmë grupit të Gjakovës. Kishte arrestuar disa prej tyre. Mediat shkruanin se policia  kishte zbuluar dhe arrestuar “një grup terroristësh”. Kështu i quanin atëherë shqiptarët që mundoheshin të bëjnë diçka për çlirimin e Kosovës. Dy javë më vonë u zbulua grupi jonë. Duhet cekur se gjurmët e zbulimit nuk ishin nga Deçani, por nga një pjesë tjetër e Kosovës. Dihet emri dhe mbiemri i njeriut të parë që policia serbe e arrestoi. Ndërsa, më 29 dhjtor 1991, bastisen disa familje në Komunën e Deçanit. Është fjala për familjen e vëllezërve Tahiraj nga Belegu. Nga kjo familje, arrestohet Sami Tahiraj, por Saimi që ishte njeriu kyç i organizimit, arrin të largohet. Në Kodrali, bastisën disa familje. Arrestohet Shkëlzen Gjonaj, por  Osman dhe Hasan Ferizi arrijnë të largohen. Në Pozhar, bastiset shtëpia e Xhemajl Berishës, por edhe Xhemajli kishte arritur të largohej. Në Broliç arrestohen vëllezërit e Salih Çekajt, Hasani dhe Smajli. Ndaj tyre është ushtruar dhunë e tmerrshme. Megjiathatë u treguan të fortë. Duke u qëndruar stoikisht torturave lirohen por detyrohen të largohen nga shtëpia. Shkojnë në Shqipëri. Në Voksh, bastisen familjet Panxhaj, por në saje të pozitës gjeografike të fshatit arrijnë të largohen Jusufi, Rama dhe Avdyli.
 
PYETJE : Nga i more ti këto informacione për bastisjet dhe arrestimet?
 
Fadil Tolaj: Ka qenë ditë e shtunë. Punoja në shitoren time, si zakonisht. Kah ora gjashtë e mbrëmjes, aty erdhën Bajrami dhe Dema. Më thanë që kishin dëgjuar se në disa fshatra të Deçanit policia serbe kishte bërë disa bastisje në Voksh dhe Beleg, por nuk kishin ende lajme të sakta dhe konkrete për krejt çka ka ndodhur. Veç një parandjenjë të keqe e kam pasur atë ditë. Posa m’i përmendën familjet e bastisura,  u thashë: “ Po ne qenkemi zbuluar, prandaj duhet të kemi kujdes”. Bajrami dhe Dema menjëherë u nisën këmbë për Beleg për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Unë e mbylla shitoren, dhe shkova te djemtë e axhës, Dina dhe Shaqiri. Kishin darkën e postermës.  dhe shumë musafirë në odë. Pas dy ore më thanë se jashtë më kërkonte dikush. Ishin Bajrami dhe Dema, që ishin kthyer nga Belegu. Ata ishin informuar detajisht nga Ismet Tahiraj për bastisjet dhe arrestimin e vëllait të tij, Samiut. Duke qenë se ishim të implikuar në këtë organizim, ishte shumë normale që edhe neve të na vinin në “vizitë” policët serbë. E vlerësuam situatën. Vendosëm të largoheshim nga shtëpitë tona. Thirra në divahanen e odës Dinën dhe Shaqirin. I lajmërova që për momentin, isha i detyruar  të largohesha nga shtëpia, sepse konsideroja që isha i rrezikuar.  Megjithatë, nuk ua tregova arsyen e vërtetë. I porosita që çfarëdo që të më ndodhte, të kujdeseshin për familjen time.
 
U dëgjuan disa rafale të automatikëve, të shoqëruara nga të shtëna revolesh
 
PYETJE : Si rrodhën ngjarjet në vazhdim?
 
Fadil Tolaj: Futa në xhep 2500 marka. Me Bajramin,  Demën dhe Sherifin, kah ora 22:00, i braktisëm shtëpitë. Nuk dinim kah të shkonim. Vendosëm që atë natë të bëjmë konak te Haki Balaj në Carrabreg. Vëllai i tij, Dervishi, na priti jashtëzakonisht mirë, që tash për atëherë i falënderohem. Të nesërmen, Dema u kthye prapë në shtëpi për ta vështruar situatën. Mbas dreke, të tretë së bashku shkuan në Gllogjan te Ahmet Mehmetaj, me të cilin kemi miqësi familjare. Ka qenë data 30 dhjetor e vitit 1991. Në mbrëmje, erdhën të gjithë vëllezërit e  tij. Ne u paraqitëm, se nuk kishte ndodhur asgjë. Megjithatë, Bajrami e informoi vëllain e Ahmetit, Hakiun, që për çdo rast të ishin në dijeni. Rreth orës 23:00, të gjithë përjetuam një shqetësim. U dëgjuan disa rafale të automatikëve, të shoqëruara nga të shtëna revolesh. U ngritëm të gjithë në këmbë të shikojmë çfarë po ndodhte.
 
Veç hallit që kishim ne, miqtë tanë kishin edhe ata një hall. Disa djem të tyre kishin refuzuar të shkonin në ushtrinë serbe. Pasi Hakiu tash e dinte hallin tonë, iu afrova dhe e pyeta për tallën që ishte afër shtëpisë se a kishte mullar.  Në rast se ishim të rrethuar nga policia serbe, rezistenca për shkak të rrethanave, nuk ishte e mundur, prandaj vendosa që prej katit të tretë të kërceja mbi tallë. Kishim vendosur të mos dorëzoheshim  të gjallë. Hakiu më tha: “Ke kujdes, lartësia është e madhe dhe mos po të sulmojnë qentë në oborr”. Pas pak kohe, njëri nga meshkujt e familjes që kishte dalë ta vëzhgonte situatën, u kthye. “Mos u shqetësoni”, tha. “S’ka gjë për trazim. Janë provokime të policisë serbe, të sitipave të Sllobës dhe Vulës”. Pasi u qetësuam, e vazhduam ndejën. Natën e  dytë, më 31 dhjetor, na ftoi kushëriri i Ahmetit, i cili na priti mirë. Atë natë, ishte Viti i Ri.
 
Të nesërmen, u hap lajmi në tërë Kosovën se në Prekaz, Adem Jashari i kishte bërë rezistencë të armatosur policisë serbe. Për mua, këtu ka filluar një faqe  e re e historisë së Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Isha kranar që me armët që i kishin sjellë  Sali Çekaj dhe bashkëluftëtarët e bashkëveprimtarët e tij nga Shqipëria, Ademi me vëllezër  i kishte dhënë shakut leksion. Më 1 janar, pas dreke, shkuam në Shaptej, te Lushë Syla. Na priti jashtëzakonisht mirë, sidomos Dauti. Kushërinjtë e mi kishin miqësi të dyfishtë me këtë familje dhe për Bajramin kishin respekt të veçantë. Veç kësaj, disa raporte të hershme në mes të Lushit dhe gjyshit tim, Asllan Beqës, ia shtonin  vëllimin respektit reciprok. Në Shaptej, ndejtëm dy net. U larguam nga familja e nderuar e Lushajve, që na përcolli deri në Dubravë, ku u ndalëm te Smajl Syla. Pushuam pak, dhe e vazhduam rrugën livadheve të Prilepit (Repishtave).
 
Për një moment, u ndalëm në livadhin që e kisha blerë disa vjet më herët. Ishim të katërtit: unë, Bajram Tolaj, Sherif Tolaj dhe Demë Tolaj. U ulëm për të biseduar. Ishin bërë pesë net që ishim larguar nga shtëpitë tona. Flenim nëpër miq. Kështu rrezikonim dyfish. Edhe veten, edhe familjet e miqve, të cilët mund t’i implikonim në gjëra që s’kishin lidhje. Policia serbe nuk pyeste kush çka ka ditur. Mjaftonte një pretekst i vogël dhe maltretonin tërë familjen. Kërkova nga të tretë, ose të kthehemi nëpër shtëpitë tona dhe të vazhdojmë jetën normale deri kur ka thënë Zoti, ose po atë natë të niseshim për në Shqipëri. Ishte vendim i vështirë, veçanërisht për mua, sepse në shtëpi s’kisha mashkull tjetër të moshës madhore. Kisha vetëm nënën dhe gruan me pesë fëmijë të vegjël. Sherifi më dëgjonte me vëmendje. U emocionua shumë. Pasi mbarova,  më tha:  « Do të thotë se do me u përshëndetë me Kosovën, a ? » Pa u hamendur, ia ktheva: « Sherif, alternativë tjetër s’kemi. Nuk dua më ta rrezikojë askënd, asnjë mik a dashamir. Sonte do të nisem për Shqipëri. Megjithatë, çfarëdo që të jetë rreziku, para se të nisem për atje,  dëshiroja të kthehem edhe një herë në shtëpi, për t’u përshëndetur me familjen ».
 
PYETJE : Si reaguan të tjerët?
 
Fadil Tolaj: Të gjithë më dëgjuan në heshtje dhe me kureshtje. Kur mbarova fjalën, Bajrami dhe Sherifi u pajtuan me mua.  Dema u nda nga ne dhe u kthye në shtëpi për t’i përgaditur familjet dhe për të na e bërë gati bukën për rrugë. Ne të tretë shkuam për konak në Prilep te Hajdar Alija. Baca Hajdar u gëzua shumë kur na pa. Menjëherë e shtroi sofrën për darkë. Mendonte se kemi shkuar enkas për ndejë. Ne i treguam se nuk kishim kohë të rrinim gjatë. Ikëm duke i treguar se nuk do të shiheshim një kohë të gjatë.
 
Nga Prilepi deri në Pobërgjë shkuam rrugëve anësore dhe nëpër livadhe. Rreth orës 20:00, arritëm në shtëpi. Ishte vështirë. Kishte ardhur koha që në shtëpitë tona të hynim ilegalisht. Në familje, pasi kishin kuptuar situatën, të gjithë ishin shumë të mërzitur, sidomos të moshuarit dhe fëmijët. Kështu, pasi u krijua një gjendje e rëndë, edhe pse kishim vendosur të largohemi kah orën 23:00, unë kërkova që këtë ta bënim sa më herët. I thashë gruas që t’i çojë fëmijët në gjumë më herët. Nuk kisha dëshirë të përcillem me lot fëmijësh. Djali, Asllani, edhe pse i kishte vetëm gjashtë vjet, nuk shkonte në gjumë. U afrua pranë meje. Nuk më ndahej. Dikur sikur donte të ma lehtësonte barrrën. « Babë, më tha, mos u mërzit ti, se unë kujdesem për shtëpinë dhe për shtallën me bagëti ».
 
PYETJE : Duke u bazuar në atë që ke thënë më herët, largimin nga shtëpia e kanë përjetuar shumë meshkuj të familjes Suaj. Këto braktisje kanë qenë edhe ugur i keq, sepse shumica prej tyre nuk j anë kthyer kurrë. A ndihej kjo  atë natë në shtëpinë tuaj?
 
Fadil Tolaj: Po, ndihej. Madje ky largim u ngjante shumë atye të paraardhësve të mi. Shpesh këto largime  a braktisje te dhunshme, janë kthyer në tragjedi për familjen tonë. Disa prej tyre janë vrarë e varrosur, por kami edhe shembuj që kurre s’i kemi gjetur. Mandej, është rasti i djemve të axhës : Xhaferit dhe Skënderit, që nga zullumi, në vitin 1956,  ikën për Shqipëri. Kurrë s’janë  kthyer, derisa nuk ka mbaruar  Lufta e Kosovës. Megjithatë, shpresa thuhet  se vdes e fundit. Edhe ne kishim shpresë se do të kthehemi, e nuk do të na gjente fati i të parëve.
 
Pra, u nisëm kah mali,  unë,  Bajrami dhe Sherifi. Na shoqëruan Dina dhe Lulëzimi. Sipas planit, së pari donim të shkonim deri në Gjocaj, pastaj ta kalonim kurfirin. Kjo rrugë nuk ishte e lehtë, sepse ishte  e mbuluar me borë. Bënte ftohtë i madh. Në orën tre të mëngjesit, arritëm në shtëpinë e Ismet Qaush Gjocajt dhe të Binak Gjocajt. Kishim besim të plotë në ta. I kisha edhe tezakë. Veç lidhjes familjare që kishim, janë kanë qenë dhe janë familje  patriotësh. Duke u bazuar në kohën e vonë të arritjes, ata e kuptuan qëllimin e vizitës sonë. As ne nuk ngurruam t’ua tregojmë planin. Për të na siguruar, m’u drejtuan dhe më thanë: “Tezak, thuaju kusherirëve  të rrinë shlirë, se jeni në një familje të sigurtë dhe të  besës”.  Ata kishin qenë në rrjedhë të ngjarjes, sepse katër ditë më parë, Ismet Gjocaj i kishte përcjellur për Shqipëri Isuf Ramën dhe Avdyl Panxhën.
 
Nuk vonoi shumë në odë hyri edhe Ismeti, që kthehej nga kufiri. Ai m’u drejtua me shaka: “Ku je, tezak? Të kam pritur edhe ty me shokë, se një grup i dorëzova në Shqipëri”. Ismeti ka qenë një trim i madh, i fjalës dhe i besës. Ai punoi shumë për çështjen kombëtare. Mu për këtë, krimineli i njohur i komunës së Deçanit, polici serb-Vula e ka masakruar në Stacionin e Policisë në Deçan, në vitin 1997.
 
Pasi kaluam atë pjesë të natës që kishte mbetur, të nesermëm, edhe pse binte borë e madhe, ne ia mësyem kufirit. Dina dhe Lulëzimi u kthyen mbrapa në shtëpi. Meqë Ismeti ishte i lodhur shumë, për  Shqipëri na përcolli Abazi. Edhe ai e njihte rrugën mirë. Për fatin tonë të keq, bënte një acar tepër i theksuar. Bëmë një rrugë të gjatë dhe të rrezikshme. Kaluam përmes Bjeshkëve të Botushës, rrëz Rrasës së Zogut dhe u ngjitëm në Bjeshkët e Shqipërisë. Fërfëllëzonte. Vende-vende bora arrinte deri në një metër e gjysmë. Ashtu të lodhur edhe të rraskapitur, na u shtua edhe një e keqe. Papritmas, e humbëm rrrugën. Megjithatë, fati e deshti që shpejt ta gjenim. Kah ora katër e mëngjesit, arritëm në Padesh.
 
PYETJE : A kërkuat konak për të pushuar, apo e  vazhduat rrugën?
 
Fadil Tolaj: Në shtëpinë e parë që kemi hasur kemi trokitur. Abazi e njihte pronarin e saj. Na tregoi që e kishte emrin Bali. Thirrëm:“ O i zoti  i shtëpisë!“. Nga brënda, një zë pyeti: “Kush është, dhe çka kërkon“”. Sherifi iu përgjigj: “Jemi kosovarë! Jemi të lodhur dhe të mërdhirë! A ka  mundësi të hyjmë brënda dhe të pushojmë pak?!“. Pa vonuar, u dëgjua një zë femre: “Babë, tha, të lutem hape derën, se qenkan kosovarë”. Axha Bali e largoi tytën e pushkës nga frenxhia. Dhe, na e hapi derën.  Hymë brenda. Ishte shtëpi e vjetër. Në të banonte Baliu, me  gruan dhe vajzën, që quhej Hilmie. Kjo  menjëherë ndezi zjarrin në oxhak dhe ngrohu shtëpinë. Na solli ujë për t’i pastruar duart dhe këmbët, që i kishim krejt të mërdhira. Pasi u ngrohëm pak, hëngrëm bukë që e kishim marrë me vete nga shtëpia. Hangrën me ne edhe axha Bali me vajzën. U kënaqën që, pas shumë dekadave, po  hanin bukë Kosove. Pas një gjumi  dhe pushimi të mirë, të nesërmen, në mëngjes, pimë nga një gotë qumshtë.
  
Nga këtu, u nisëm për Tropojë. Me ne, ishte Abazi, i cili na çoi në një kullë dykatëshe, arkitektura e së cilës  u ngjante kullave të Dukagjinit. Ishte kulla e Qerim Alisë. U ngjitëm në katin e dytë nëpër shkallët prej guri. Nga divahanja, para se të hynim në odë, thirrëm sipas traditës:  „O i zoti shtëpisë! A do mysafirë?“. Papritmas, u hap dera. Qerimi që ishte në ballë të oxhakut, na u përgjegj: „Mirë se u bjen Zoti!“. Oda ishte e mbushur me mysafirë. Aty ishte edhe Xhaviti, vëllai i Abazit. Në odën e Qerim Alisë, ndejtëm tërë natën duke biseduar.  Përkundër  mikpritjes shqipare, që na ofrohej çdokund, na duhej të gjenim një mënyrë për të komunikuar me familjet tona. Kërkuam të shkonim në Tiranë. Thënë realisht as idenë s’e kishim që duhej bërë një ditë rrugë për të shkuar në Tiranë.
 
Pasi dëgjuan dhe  e respektuan kërkesën tonë, të nesërmen, herët në mëngjes, u nisëm për Bajram Curr. Na përcjellën Halili dhe Xhaviti. Prej aty, me një autobus shkuam për Fierzë. Halili na përcolli deri te trageti, na i preu biletat dhe u përshëndetëm. Në Komon morëm autobusin për Tiranë. Rruga ishte e vështirë, por më e vështirë ishte e vërteta se çdo metër që bënim, ne largoheshim nga shtëpitë tona. Në Mamurras e kishim djalin e axhës, Skënderin.  Kishte ikur në Shqipëri në vitin 1956. Jetonte me të vëllain. Edhe pse ishim djem të axhës, nuk njiheshim mes vete. Kur zbritëm në Mamurras, kishte rënë terri. Takuam një djalë (25 vjeç) të cilin e pyetëm se mos  e njihte dhe dinte ku banonte Skënder Tolaj. „Po kush është ai që nuk e njeh Skënderin“, na tha. „Po, ju, kosovarë jeni?“ – pyeti ai. „Po“.  Na priu dhe na dërgoi në pallatin ku banonte Skënderi. Banesën e kishte pasur në katin e tretë. U ngjitëm. Dhe, trokitëm. Derën e hapi vajza e Skënderit. E pyetëm a ishte kjo banesa e tij. Po tha: “Urdhëroni hyni brenda”. 
 
Kërkuam Skënderin, i cili u duk në derën e hapur para nesh. “Edhe pse s’po ju njoh, hyni brenda”, na tha.  Sherifi reagoi: “ Si s’po na njeh? Ky është Fadil Beqa, ky Bajram Selimi e unë Sherif Bilalli“. Skënderi lëshoi një zë mallëngjyes:“ Fadil edhe Bajram, a jeni me të vërtetë ju djemtë e axhës?”. Ishte një skenë prekëse dhe me plot  emocione. U përqafuam mes vete. Gëzimi na zhburrëroi pak, se na u mbushën sytë me lot. Skënderi përsëriste vetmevete: “Nuk po ju besoj syve të mi”.  Po takoheshim pas tridhjetë e pesë vjetëve. Skënderi thoshte se  kishte humbur shpresën se do ta takonte dikënd të familjes. Herë pas here, i drejtohej gruas a vajzës dhe e pyeste: “A është e vërtetë që kanë ardhur Fadili dhe Bajrami?“. Biseduam dhe u munduam të çmallemi. Nuk di çka nuk i treguam për atë kohë aq të shkurtër, por 35 vjet ndarje ishin të gjata. Më bëhej se veç kalonim nëpër tema të ndryshme.
 
U lajmëruam në përfaqësinë e Kosovës në Shqipëri
 
PYETJE : Ju nuk kishit mbajtur  ndonjë korrespondencë nga Kosova më herët me Skënderin ?
 
Fadil Tolaj: Tepër rrallë. Në të vërtetë, Skënderi kishte pasur një parandjenjë që dikush prej Kosovës do ta vizitonte për Vitin e Ri, që e kishim lënë pas. Pastaj na tregoi një rast të pabesueshëm. Para disa muajve, na kishte dërguar një letër. Letra ishte kthyer mbrapa, me shpjegimin se personat që u destinohej letra, nuk jetonin në Kosovë. Atë natë, e kishte marrë dhe e kishte rilexuar. Intervali kohor nga rileximi i letrës dhe arritjes sonë te Skënderi ishte vetëm dhjetë minuta. Pasi ishte demoralizuar tej mase, e kishte hudhur në shportë.
 
Kur u qetësua pak, e nxori dhe na e tregoi. Të nesërmen, në mëngjes, u nisëm për Tiranë.  Skënderi erdhi me ne. Ishte kuadër i shkolluar. Punonte në Ministrinë e Bujqësisë. Shkuam në zyrën e tij ku punonte. Prej aty, arritëm t’iu lajmërohemi disa anëtarëve  të familjeve, që i kishim në Perëndim. Iu lajmëruam edhe Salih Çekajt në Shtutgart. I treguam që gjendeshim në Shqipëri. Ai na sugjeroi të lajmëroheshim në përfaqësinë e Qeverisë së Kosovës, e cila gjendej në Muzeun Kombëtar. « Drejtohuni » , na tha, te Prof. Ali Aliu. Aty  punëtor administrativ, në atë kohë, kishte qenë Zymer Berisha.
 
PYETJE : A u lajmëruat në përfaqësinë e Kosovës,  dhe a u dolën në ndihmë? 
 
Fadil Tolaj : Po. Shkuam dhe iu lajmëruam Zymerit. I treguam se kush ishim dhe nga ishim. Zymeri u tregua shumë i sjellshëm dhe  njerëzor me ne. U tregua edhe shumë i gatshëm të na ndihmonte, aq sa kishte mundësi. I treguam se për banim nuk kishim nevojë për ndihmë, sepse kishim të afërm në Shqipëri.
 
PYETJE : Atë kohë, regjimi i Serbisë kishte shtuar shumë zullumin ndaj shqiptarëve. Shumë të rinj kishin refuzuar të shkonin në shërbimin ushtarak të Serbosllavisë. Veç kësaj, kishte  edhe ndonjë që kishte tentuar të formojë edhe grupe të armatosura. A takuat ju dikënd atje?
 
Fadil Tolaj: Gjatë qëndrimit tonë në Tiranë, veç atyre që ishin në organizim, që në një kuptim i takonim edhe ne, takuam edhe disa të tjerë , që i takonin grupit të Gjakovës, që kisha pasur rastin t’i njoh më herët.  Kishte edhe nga Deçani. Disa prej tyre ishin aty edhe më herët, në studime. Ka pasur që kanë ardhur pas nesh, si për shembull Faton Mehmetaj  me të fejuarën dhe  me një kusheri të tij. Ardhja e Fatonit, sidomos interesimi i tij për të na takuar të gjithëve, edhe  sot është i dyshimtë. Neve na thoshte se kishte ikur nga shtëpia, ngase Slloba dhe Vula i kishin kërkuar disa kilogramë tritol.
 
Ndërsa kusheririt të vet, Xhemajl Berishës, i kishte kërkuar armë se donte ta vriste Vulën. Pajtohem me atë që në intervistën e tij ka thënë Xhemajl Berisha.  Dyshimi na u shtua edhe më shumë, kur dihet që Fatoni, nga një anë thoshte se kishte ikur për shkak se po e  kërkonte policia serbe, e në anën tjetër, pas një kohe, u kthye në Kosovë. Vazhdoi me vite të tëra të bëjë jetë normale. Dihet që serbët kanë qenë të pamëshirshëm. Gjëra të këtilla nuk kanë lejuar. Të gjithë të përndjekurit e vërtetë e dinë që Kosova për ta ka qenë ëndërr, por gjatë luftës ky na doli edhe zëdhënës i UÇK-së.
 
PYETJE : A doli i arsyeshëm largimi juaj nga shtëpitë?
 
Fadil Tolaj: Më 18 janar 1992, kemi qenë në Durrës te Xhaferi. Në mbrëmje radioja lamëroi se në fshatin Pobërxhë një ekspeditë e madhe e policisë serbe kishte bastisur disa shtëpi të familjeve të Tolaj. Lajmet bënin të ditur se nga maltretimet fizike nuk ishin kursyer as fëmijët dhe të moshuarit. Ishin bërë disa arrestime. Meqenëse  në atë kohë lidhjet telefonike në Shqipëri funksionin me vështirësi, të nesërmen shkuam në Tiranë. Nga hotel “Tirana” telefomuan në Gjermani, te motra ime. Ajo, duke dashur të na kursejë, na tha se na kishin kërkaur neve dhe asgjë më shumë. Pastaj thirrën Salihun në lokalet e LDK-së në Shtutgart. Pasi i kërkuam, ai na tregoi gjendjen reale. Detajishit na tregoi për demolimet që policia i kishte bërë, maltretimet dhe arrestimet. Na tha se ishte ne kontakt me Kosovën. Dhe se për çdo gjë do të na informonte. Në veçanti, më duket, se u mërzita unë. Kisha frikën se në mungesë timen do të ma merrnin dikënd peng. Për shkak të kushteve të vështira të komunikimit në Shqipëri, aty nuk mund të qëndronim dot.
 
Meqë unë dhe Sherifi posedonim dokumentet e udhëtimit, të nesërmen fluturuam me aeroplan për Gjermani. Bajrami nuk kishte pasaportë, mbeti në Shqipëri. Për udhëtim, nuk patëm probleme. Gjermania ende nuk kishte aplikuar regjimin e vizave. Zymer Berisha na i rezervoi biletat kthyese. Në këto halle, na u gjet edhe Rexhë Dobrunaj. Pati ardhur nergut nga Gjermania, për të na ndihmuar. Një pjesë e familjes dhe të afërmëve (motra, djemtë e axhës dhe nipat) të mi gjendeshish në Berlin. Unë dhe Sherifi u vendosëm te motra ime. Aty ishte edhe miku im, kolonel Tahir Zemaj.
 
PYETJE : Si dhëndërr i tij, ju sigurisht atij i keni rrëfyer në detaje për këtë organizim? A kishte njohuri ai për të?
 
Fadil Tolaj: Me kolonel Zemajn kam biseduar, por ishte edhe vetë në dijeni për këtë organizim.
 
PYETJE : A kontaktuat nga Berlini me Salihun?
 
Fadil Tolaj: Po. Pasi pushuam pak, i telefonuam. E lajmëruam që kishim arritur në Berlin. Nga zëri e vërejta që ishte shumë i shqetësuar. Ai e kishte ditur që policia serbe ishte kërcënuar, duke kërkuar vetëdorëzimin tim, ndryshe do të ma merrnin peng gruan a djalin.  Unë këtë e kuptova gjatë bisedës me të. Meqenëse, pa arsye, e ndiente një peshë të „fajit“, unë i thashë pa asnjë diplomaci, se një barrë të tillë nuk kishte nevojë t’ia ngarkonte vetes. Të gjithë kemi qenë të vetëdijshëm për aktet tona. Kësaj pune i kemi hyrë me dëshirë dhe ky proces as nuk ka filluar me ne, as nuk do të ndalet deri në realizimin e aspiratave tona dhe të shumë gjeneratave para neve. Pata përshtypjen se Salihu u qetësua sado pak. Pastaj e kërkoi mikun tim, kolenel Tahir Zemën. Biseduan gjatë në  telefon.
 
PYETJE : Kur ke vënë kontakt me familjen në Kosovë?
 
Fadil Tolaj: Kontakte indirekt, nëpërmes njerëzve që vinin nga Kosova në Gjermani, kemi pasur që ditët e para. Por, një kontakt më të afërt e patëm ditën e dytë të arritjes në Berlin. Djali  i axhës, Agimi, na telefonoi. Sapo ma dëgjoi zërin, m’u drejtua: „Mos më pyet nga lajmërohem, por, baca Dil, jemi të gëzuar që keni arritur shëndosh e mirë, sepse situata është shumë e keqe. Policia serbe  për 3 - 4 ditë kanë ardhur dhjetë herë në shtëpinë tënde. Kërkojnë të dorëzohesh. Por, mos gabo e kthehesh. Po u ktheve, ke mbaruar. Nga nëna jote, Hajria, po e kërkojnë një automatik. Nëse nuk e dorëzon, po kërcënohen se do ta marrin peng djalin ose gruan tënde“.
 
U shqetësova tej mase. Agimi më qetësoi pak, kur më tha se jo vetëm ai, por edhe fshati kishin vendosur të mos e lejojnë për së gjalli këtë punë. Pastaj, meqenëse isha në një banesë me mikun tim, kolonel Tahir Zemajn, ai më ngushëllonte, duke më thënë se policia serbe donte të mbillte frikë me presione dhe shanatazhe, por kurrë peng nuk do ta marrë askënd. Nga shqetësimi im, Tahiri e thirri në telefon Salihun, dhe ia shpjegoi situatën. Ranë takord që po ndodhi  të merrej dikush peng nga familja, të ktheheshim të gjithë bashkë.
  
Policët i kërcënoheshin nënës për ta gjetur armën time
 
PYETJE : A ke pasur armë dhe a u mor peng ndokush?
 
Fadil Tolaj: E kam pasur një automatik. Nëna ime e dinte se ku ishte ai, por ajo nuk e kishte dorëzuar. Nuk e kishte dorëzuar, edhe kur njëri prej të arrestuarve, para Vulës famëkeq dhe shefit të tij, i kishte thënë nënës Hajrije: „Dorëzoje armën që e ka Fadili“. Tash nuk dua t’ia përmendi emrin atij personi. Megjithatë, nëna, me gjakftoftësi, u kishte thënë policëve:“Bastisni! Po pati nevojë, rrënoni shtëpitë dhe shtallën, por unë nuk di që Fadili ka pasur armë!Bëni çka të doni, por në të ardhmen më lini rehat! ».
 
Asgjë nuk doli nga presioni dhe shantazhet e policisë serbe, falë nënës dhe këmbëngulësisë së fshatit Pobërxhë.  Rol të rëndësishëm me këtë rast ka luajtur ndërmjetësimi i plakut të fshatit, Selim Delisë.  Në shitoren time, dhe në praninë e disa banorëve të fshatit, i kishte thënë Vulës : « Nëse tentoni t’ia merrni dikënd peng  familjes së Fadilit, dijeni që do të përballeni me tërë fshatin. Shikoj këta dy-treqind burra rreth rrugës. Po ju flas në emër të tyre ».  Deri në vdekje, për bashkëfshatarët e mi, në veçanti për Selim Delinë, respektin do ta ruaj.
 
Nga kjo lloj rezistence, policia serbe largohet me bisht nën këmbë, por me kërcënimin se do të kthehen prapë. Kjo doli e vërtetë. Derisa e kam tërhequr familjen nga Kosova në vitin 1994, kurrë ekspeditat bastisëse të policisë serbe familjes sime nuk iu kanë ndalur.
 
PYETJE : Në janar të vitit 2004 mbushet një vit nga vrasja e kolonel Tahir Zemajt. Na thoni, nëse dini, kur  janë takuar Salih Çekaj dhe ky në Gjermani?
 
Fadil Tolaj: Veç bisedave telefonike të shpeshta dhe të gjata mes tyre,  dy muaj pasi  kishim arritur në Berlin, me kërkesën e Salih Çekajt, kemi shkuar në Shtutgart. U nisëm të tretë : Tahiri, Sherifi dhe unë.  Rexhë Osaj nga Deçani na çoi me veturën e vet. Këtë gjest e bëri për hatër të Tahirit. Ka pasur një respekt të veçantë për të. Ka qenë njeriu më besnik i Tahir Zemajt. Fatkeqësisht, pas luftës, të dytë i vrau një dorë tradhtare. Qëllimi i kësaj vizite ka qenë bashkërenditja e veprimtarisë politike dhe asaj ushtarake në të ardhmen.
 
Pastaj, njohja më për s’afërmi e Salihut dhe Tahirit me peripecitë tona.  Salihu, për këtë rast, në lokalet e LDK-së në Shtugartd, kishte organizuar edhe një takim me Hafiz Gagicën dhe Ramush Tahirin. Ramushi atëherë ka qenë zëvëndës i kryeministrit Bukoshi, si dhe një lloj ministri (a koordinatori) në resorin e mbrojtjes. Pas dy ditësh qëndrimi në Shtutgart, dhe shumë bisedave, u arrit një marrëveshje që aktivitetet politike, por edhe ushtarake, duhet të intensifikoheshin. U bisedua edhe për rezistencën e Adem Jasharit, që Salihu e njihte mirë.
 
PYETJE : Po ti, legjendën e qënderesës, Adem Jasharin,  a  ke pasur rastin ta takosh ndonjëherë?
 
Fadil Tolaj: Pas një vit qëndrimi në Gjermani, në fund të vitit 1992, jam kthyer në Shqipëri, për t’u takuar me familjen. Në Shqipëri, në Përfaqësinë e Republikës së Kosovës e kam takuar legjendën e rezistencës dhe të luftës Adem Jasharin. Isha shumë kurreshtar ta shoh njeriun që mundi dhe guxoi t’i dalë përballë kuçedrës Serbi, në vitin 1991. Këtë takim ma ka mundësuar Zymer Berisha. Paraparakisht, veç asaj që dija për sulmin që familja Jashari kishte përjetuar në vitin 1991, historinë patriotike të kësaj familjeje ma mësoi Zymeri. Kur u takova me Ademin, isha tepër i lumtur, sepse në atë njeri shihja çlirimtarin. Aty u takova edhe me Jakup Nurën. Ishte bashkë me Ademin.  Kam takuar edhe  Xhemajl Berishën, i cili kishte gati një vit që jetonte në Shqipëri dhe  Ismet Çekajn.
 
Për të gjithë këta njerëz, Salih Çekaj na kishte folur disa herë. Ismeti, shumë vjet, ka qenë shtylla kryesore në Shqipëri për të gjithë bashkëluftëtarët dhe bashkëveprimtarët që ishin rreth Salihut dhe më gjerë. Kam takuar edhe shumë të tjerë, që për shkak të represionit që policia serbe ushtronte  në Kosovë, ishin detyruar të largoheshin prej atje. Kishte edhe asi  që kishin ardhur nga Perëndimi, në cilësinë e komesarëve politikë dhe  përhapnin propagandë kundër institucioneve të atëhershme të Kosovës. Neve që ekonomikisht ishim dobësuar shumë, për shkak të rrethanave të krijuara, na paraqiteshin sikur “Bossa”, që mund të  hargjonin edhe nga 200.00 DM në ditë. Pasi jam vendosur në Zvicër, kam mësuar se të gjithë ata kishin qenë “Bosssa mafiozë”, të cilët i kishte përzënë Zvicra, për shkak të aktiviteteve të tyre kontrabanduese. Tash as që ia vlen të merremi me ta.
 
PYETJE : Megjitahtë, në atë kohë, në Shqipëri fillon një antikosovarizëm i shfrenuar prej  këtyre “bossave mafiozë”.  Ndoshta lexuesit kanë dëshirë të dinë më shumë për ta?
 
Fadil Tolaj : Normal, këta “bossa mafiozë” kanë emra dhe mbiemra, por “bossi” i tyre ka qenë Xhavit Haliti. Thoshin se janë ushtarë të Xhavitit, a siç i thoshin ata, njëfar «  Zekës ». Në janar të vitit 1993, e kam parë edhe “kryebosin” e tyre, i cili erdhi në Shqipëri. Ishte i veshur me një pallto të gjatë e të shtrejtë. Në dorë mbante një çantë diplomatike. U takuam në një lokal, para hotel Dajtit. Kam qenë me Xhemajl Berishën dhe disa të tjerë, kur ky Zeka filloi të shajë e shkretojë mbi institucionet e Kosovës. Nisi të flasë edhe kundër Salih Çekajt dhe grupit tonë. Nuk munda pa reaguar. “A e njeh mirë ti Sali Çekajn ? » -  i thashë ? ».  “Nuk e njoh personalisht, por kam dëgjuar për te”. Ia preva shkurt, se nuk guxonte të fliste për Salih Çekajn. Kur ia kam lexuar intervistat e tij në një gazetë ditore të Kosovës, dhe rrëfimet për takimet që ka pasur me Adem Jasharin, jam trishtuar. Krejt gënjeshtra kanë qenë. „Zekën“ s’ka njeri në Shqipëri, që e ka  parë duke pirë një kafe me Adem Jasharin.
 
PYETJE : Ky ka deklaruar që është edhe themelues i UÇK-së.
 
Fadil Tolaj : Gjuha është prej tulit, por themelues të bërthamave të para të një force mbrojtëse, por edhe çlirimtare, kanë qenë Salih Çekaj, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti. Në Rafshin e Dukagjinit, i pari ka vepruar Salih Çekaj, në Drenicë Adem Jashari,  në Llap Zahir Pajaziti. Nëse „Zeka“ dhe kompania tij kanë formuar ndonjë ushtri tjetër, atëherë po del se kanë punuar kundër Adem Jasharit, dhe e kanë minuar atë. Edhe ashtu dihet se UÇK-ja nuk kishte komandim vertikal. Ndërsa ata që formuan ushtri të rregullt, me komandim ushtarak të mirëfilltë, janë strategët: kolonel Ahmet Krasniqi dhe kolonel Tahir Zemaj, pastaj veterani i luftës Salih Çekaj dhe strategu   Agim Ramadani e shumë të tjerë, që u flijuan për Kosovë. Ata ia arritën që njësitet  e UÇK-së, të organizuara dobët nga gjeneralët që lindën si kërpurdhat pas shiut, t’i organizojnë  në njësi operative. Kështu duke fituar në beteja, si atë të Loxhës dhe Koshares, i shkaktojnë humbje të mëdha armikut në njerëz dhe teknikë.
 
PYETJE : Si  ndodhi që ti u vendose në Zvicër e jo në Gjermani ?
 
Fadil Tolaj: Pas qëndrimit në Shqipëri, u ktheva në Gjermani nën përcjelljen e Salih Çekut dhe të Demë Tolajt kam hyrë në Zvicër. Në kufi na kanë pritur Ismet Avdullahu nga Llapi, i cili atëherë vepronte me  Salih Çekajn. Me të ka qenë Saim Tahiraj.
U vendosa në Zvicër, me bindjen se nga aty do të kontribuoja më shumë. Edhe në Zvicër kemi pasur njerëz të njofshëm, si dhe pjesëtarë të familjeve. Të gjithë na kanë dhënë përkrahje të madhe morale, sidomos bashkëfshatarët.
 
PYETJE : Ti je dhëndërr i kolonel Tahir Zemajt, që është edhe figura më komplekse nga kolosët e luftës. Për së gjalli ka qartësuar shumë gjëra . Veç dy librave me motive nga lufta, ka dhënë edhe shumë intervista. Megjithatë, për të ende nuk është thënë fjala e fundit.  Më 4 janar 2004,  mbushet një vit nga vrasja e tij. A mund të thoshit  diçka më tepër ?
 
Fadil Taloja: Është e vërtetë që kolonel Tahir Zemaj, për së gjalli, i ka qartësuar shumë gjëra. Pas dy librave « Kështu foli Tahir Zemaj », me motive dhe shpjegime nga lufta, doli nga shtypi një pamflet libër « Kështu bëri Tahir Zemaj ». Autorët e këtij libri, përveç falsifikimeve, janë marrë me shpifje dhe me jetën private të kolonel Zemajt. Për të treguar se krejt ai libër është pamflet me shpifjet më të paskrupullta, pa u thelluar shumë, do t’i përmend disa fakte. Tahir Zemaj, në qeshor të vitit 1991, nuk është liruar, por është  arratisur nga Burgu i Dubravës. Në shtëpinë time ka qëndruar dhjetë ditë.
 
Pas dhjetë ditësh, me dy vetura e kemi përcjellë deri në Prishtinë. Në përcjellje të tij kam qenë unë, Azem Zemaj, Isuf Kurmehaj dhe Adem Coca. Gjatë rrugës, unë e kam bartur në shokë pasaportin e tij. Falë një organizimi të mirë dhe disa lidhjeve familjare, arriti të largohet në Perëndim. Posa ka arritur në Gjermani, siç e kam shpjeguar  më herët, vazhdimisht ka qenë në kontakt me Salih Çekun , dhe ka qenë në dispozicion të instutucioneve të Republikës së Kosovës. Kolonel Tahir Zemajn, pa hak, e kanë akuzuar kundërshtarët, duke iu frikësuar famës së tij dhe respektit që kishte në Dukagjin dhe në krejt Kosovën.
 
Le ta kenë për turp autorët e librit pamflet „Kështu bëri Tahir Zemaj“, të cilët, ndër të tjera, e akuzuan se në Kroaci  paska luftuar në anën e ushtrisë serbe, kundër Abesë që luftonte në anën kroate!!! Nuk ka njeri në botë që e ka parë Tahir Zemajn të ketë luftuar në Kroaci, përveç autorëve të librit akuzues - Ernest Lumës dhe Skënder Krasniqit. Besoj që kur të zbardhet vrasja e kolonel Zemajt, do të shkruhet edhe një libër tjetër me titullin „Kështu e vranë Tahir Zemajn“.
 
Edhe gazeta e falimentuar « 24 orë », me gojën e Kemajl Shaqirit të Tushilës, ka vjellur shumë vnerë mbi figurën e kolonel Zemajt. Unë do të thosha se sikur që gazeta « Zëri i Kosovës » i LPK-së, që e ka vrarë moralisht kolonel Ahmet Krasniqin, Kemajl Shaqiri, në gazetën « 24 orë »,  e ka vrarë moralisht kolonel Tahir Zemajn. Moralisht ia kanë varë edhe djalin Enisin. Ndërsa të tretë : Kolonel Zemajn, të birin e tij dhe kushëririn  e tyre Hasanin, më 4 janar 2003,  i vranë fizikisht kriminelët për të humbur gjurmët e krimeve të mëhershme. Për Kemajl Shaqirin kam për të thënë shumë, por tash për tash, do t’i them vetëm edhe dy fjalë.  Veç kolonel Tahir Zemajt, ka deshmitarë të tjerë të gjallë që kanë thënë se Shaqiri ka qarë me lot sikur fëmija, duke e lutur ministrin e Mrojtjes Krasniqin që  të mos e dërgojë në front. Ka qarë dhe në Koshare. Pastaj, botërisht dihet se Kemajli ka ikur nga  Drenica, dhe kështu ka dezertuar nga UÇK-ja. Ky kameleon modern ditën ka qenë me Ministrinë e Mbrojtjes, natën e ka pështyrë atë.
 
Frikoheshim se Salihu do të dëbohej nga Zvicra në „Jugosllavi“
 
PYETJE : Kam dëshirë ta qartësojmë edhe një detaj rreth Salih Çekaj. Është përfolur se një herë ka qenë në rrezik të dëbohet për Serbi. Çfarë di ti ?
 
Fadil Tolaj: Pas fillimit së luftës në Kroaci, dhe vazhdimit të asaj në Bosnjë (1993/94), dihet që Serbia e trashi zullumin edhe në Kosovë. Veç shumë masave represive, filloi kolonizimin e Kosovës me serbë dhe malazezë. Në komunën e Deçanit, gjegjësisht në Junik dhe përgjatë rrugës Deçan – Gjakovë, filloi ndërtimin e shtëpive për kolonët serbë të Kroacisë dhe Bosnjës. Salihu vendosi ta pengojë këtë ndërtim. Me disa bashkëveprimtarë disa herë shkon nga Perëndimi dhe i shkatërron. Në mungesë të dokumentave për udhëtime legale, ilegalisht kalonte nga tri shtete, derisa arrinte në vendin e caktuar. Pas një aksioni që e kryen atje, kthehet në Zvicër. Kur niste për Gjermani, posa kalon kufirin, e ndalin autoritetet gjermane dhe e kthejnë  sërish në Zvicër.
 
Autoritetet zvicërane e kanë mbajtur disa ditë, nën kërcënimin për ta dëbuar në ish-Jugosllavi. U shqetësuam shumë. Kot u munduam të kontaktojmë. Me  Kadri Lokajn dhe Zenun Idrizin shkuam në Burgun e Bazelit të bënim diçka. Ishte krejt e kotë. U brengosëm tepër, kur na thanë se pas disa ditësh do t’ua dorëzonin autoriteteve serbe. Situatën e ka shpëtuar Xhafer Shatri, ministër i informatave në ish-Qeverinë e Kosovës. Falë ndërhyrjes së tij,  autoritetet zvicërane Salihun e kanë kthyer në Shqipëri, e jo në Serbi. Në gjithë këtë rrëmujë, çfarë koinçidence? Duke kryer disa punë të miat për bashkim familjar, u takuam rastësisht në Policinë e Aeroportit të Cyrihit. Aty ndërruam dy-tri fjalë, dhe më tha se e dërgonin për Tiranë. Kur i tregova se të nesërmen duhej të fluturoja edhe unë andej, më porositi që të merrja me vete pak veshmbadhje për të dhe një shumë frangash. Të nesërmen jemi takuar në Aeroportin e Rinasit. Kishte dalë të  me presë me Milazim Marajn.
 
PYETJE : Të gjitha gjërat i thoni të detajizuara...
 
Fadil Tolaj: I them, sepse në sakrificat e Salih Çekut, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit etj., përfituan shumë njerëz që nuk u ka munguar as një pulë. Përfituan dhe u ngritën politikisht ata të cilët, kur këta kryenin aksione dhe ende pa e lëshuar territorin e Kosovës, lëshonin komunikata dhe vetëemëroheshin zëdhënës të UÇK-së, të njëjtit akuzonin, akuzojnë edhe sot duke na ndarë se kush është ose  ishte kundër UÇK-së, e tash për a kundër TMK-së. Nuk ka shqiptarë që është kundër atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës, por janë, si jam edhe unë, kundër përfituesve dhe keqbërsëve, të cilët ia kanë prishur imazhin edhe lirisë, edhe Kosovës.  Të gjithë jemi që TMK-ja të shndërrohet në ushtri të mirfilltë dhe të jetë në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Por, ata që kontribuan më së paku na dolën më të zëshmit. Tashmë thonë se edhe TKM-ja është e tyre!!!
 
PYETJE : Një kohë të gjatë, Salih Çekaj është anatemuar. Kush e bënte këtë dhe pse?
 
Fadil Tolaj: Salihun,  edhe gjatë luftës, ka pasur të atillë që janë  munduar ta anashkalojnë. Pas luftës, në vend të meritave dhe mirënjohjeve, kundërinstitucionalistët u munduan ta injorojnë. Kjo i bëhej Salihit, sepse ai që nga themelimi i institucioneve të Kosovës, për të cilat edhe vetë punoi shumë, i respektonte ato. Nga ana tjetër, edhe vetë këto institucione Salihut dhe bashkëveprimtarëve të tij, nuk i kanë dalë në ndihmë financiarisht. E di që prej vitit 1994 deri në luftën e haptë për shumë aksione dhe nevoja të organizimit Salihu ka kërkuar ndihmë nga ne, shokët e tij. Ka kërkuar ndihmë edhe për të tjerët në Kosovë.
 
PYETJE : Bashkëveprimtarë të Salihut flasin se ti ke ndihmuar disa herë, dhe se ke falur apo huazuar një shumë të caktuar parash. Si qëndron e vërteta?
 
Fadil Tolaj: Dihet që çdo organizim, përveç vullnetit dhe sakrificës së njerëzve, kërkon edhe mjete materiale. Ato shpesh mungonin. Qeveria që vepronte nga mërgimi taktizonte shumë. Atëherë, për të vepruar, duhej një lloj organizimi dhe ndihme interne. Më datën 20.08.1995, Salihu kërkoi një shumë të caktuar parash. Ishte e domosdoshme të bleheshin disa paisje, për t’i dërguar në Kosovë. Pasi e sigurova një pjesë të tyre, më  21.08.1995, me autorizimin e Salihut, ia kam dorëzuar në dorë 1300.00 Frs Zenun Idrizit.
 
Kah fundi i vitit 1996, Adem Jashari kishte kërkuar urgjentisht ndihma nëpërmes bacës Rifat. Këtë na e ka thënë Osman Ferizi, i cili e kishte informuar Salih Çekajn.  Salihu, bashkë me Osman Ferizin dhe Ekrem Shehollin, veprojnë shpejtë, duke kërkuar nga shokët të mblidhen para. Në këtë aksion, kam marrë pjesë më 200.00 Frs. E di që janë tubuar 5830.00 franga e marka. Më 1 shkurt 1997, në Munih, Osman Ferizi dhe Ramadan Bobi ia kanë dorëzuar Rifat Jasharit.
 
Në fillim të vitit 1997, u vra Zahir Pajaziti me dy bashkëluftëtarë. Nuk vonoi shumë dhe filluan burgosjet e pjestarëve të UÇK-së në tërë Kosovën. Vala e arrestimeve e përfshiu edhe komunën e Deçanit, dhe preku bashkëpunëtorët e drejtpërdrejtë të Salih Çekajt, siç ishte Agron Tolaj, Arif Panxhaj etj. Këto vrasje dhe arrestime i dhanë grusht të rëndë organizimit të UÇK-së. Menjëherë u ndie nevoja e përtëritjes së radhëve dhe nevoja për mjete materiale. Në shtator të vitit 1997, Salihu kërkoi nga unë 10000.00 DM, me kusht që më vonë të më kthehen. Ashtu edhe ka ndodhur. Këto marka, në shumën e frangave zvicërane, prapë, me autorizimin e Salihut, ia kam dorëzuar Zenun Idrizit. Ky i ka dorëzuar në vendin e caktuar.
 
Në pranverën e vitit 1997, pas trazirave që ndodhën në Shqipëri, Salihu kishte disa njerëz në Veri të Shqipërisë, si Shpend dhe Xajë Çelën etj., të cilët ishin të gatshëm të bëjnë shumë për Kosovën. Në Shqipëri, si njeri i Salihut, vepronte edhe Ismet Çeku. Tash ishte mundësia, me çmime të volitshme,  të blihen shumë armë të kalibrave të ndryshëm. Salihu prapë m’i kërkoi 10000.00 CHF. Tash çdo kush e dinte se lufta me shpejtësi të madhe do ta përfshijë Kosovën, prandaj nuk ishte momenti për ngurrim. Nuk më qëlluan aq sa m’i kërkonte, por 8000.00 franga zvicërane, në banesën e tij në Shtutgart, Salihut ia kam dorëzuar në dorë më datën 05.12.1997. I pranishëm ka qenë edhe  Demë Tolaj.
 
PYETJE : Fillimi i vitit 1998 ishte shumë i egër për shumë familje në Drenicë. Forcat serbe sulmuan familjen Jashari nga Prekazi, pastaj masakruan disa familje në Likoshan dhe Qirez. Në mars, pas rezistencës tri ditëshe (më 5, 6, 7) forcat serbe me artileri të rëndë vrasin shpirtin e rezistencës Adem Jasharin  dhe shumicën e anëtarëve të familjes së tij.  Ndryshon çdo gjë në organizimin e shqiptarëve. Si u gjendën bashkëluftëtarët dhe bashkëveprimtarët e  Salih Çekut në këto rrethana të reja?
 
Fadil Tolaj: Pas këtyre masakrave të serbëve në Drenicë, lufta e haptë pëlciti edhe në Dukagjin. Tash u paraqit nevoja për një  riorganizim. Salihu, si gjithnjë, veproi me shpejtësi. Erdhi në Zvicër me kolonel Tahir Zemajn, për t’i bashkërenditur veprimet me Ministrinë e Mbrojtjes. Ata vepruan në dy drejtime. Salihu shkoi në Lucern, në një tubim me bashkatdhetarë, ku merrnin pjesë parti politike dhe shoqata të ndryshme. Tahiri shkoi të takohej me disa oficerë shqiptarë, për ta organizuar luftën kundër forcave serbe, që në Kosovë i kishin filluar masakrat. Atë ditë, Tahirin e kam shoqëruar unë.
 
Së pari, kërkoi të takohej me Zeqir Lekën, jo që kishte ndonjë përgatitje të lartë ushtarake, por ky, në disa ndeja, i kishte deklaruar Tahirit se në momentin e caktuar, do t’i bashkëngjitej dhe do të hynin bashkë në Kosovë. Takimin e realizuam në Mëvempik të Regensdorfit. Biseda zgjati më se katër orë. Tahiri qe shumë i qartë. Ia tregoi formën e organizimit dhe kohën kur do të hynin shumica e oficerëve shqiptarë në Kosovë. Asnjë rezultat! Thjesht, Zeqir „vodniku“ nuk ishte në gjendje ta realizojë atë që kishte deklaruar. Deklarimet e tij, disa herë, i kam dëgjuar edhe  vetë. Mandej, në disa regjione të Zvicrës, kishte shkuar aq larg, sa kishte bërë edhe lista për rekrutim, në kohën kur nuk duhej. Tash kur duhej,  Zeqiri  merrej me filozofi patriotike, e lufta bënte kërdi në Kosovë.
 
Pas këtij  takimi, shkuam për Cyrih. Tahiri me Agim Mehmetin kishin lënë një takim tjetër, me disa oficerë të tjerë. Atë ditë, ka ndodhur maskara në Lybeniç. Takimet ishin shumë të ngjeshura. Mu për këtë,  pak pas mesnatës, me Tahirin u kthyem në banesën time. Dy orë më vonë, u kthyen edhe Salihu e Demë Tolaj. Përpos që ishin të lodhur, ishin tej mase edhe të dëshpëruar për shkak të shumë pengesave, që i kishin krijuar disa sabotues që flisnin në emër të UÇK-së, por për të cilët asgjë nuk ishte e vlefshme nëse nuk ishte në vijën politike të Enver Hoxhës. Nga dëshira për të ditur se çka po ndodhte në Kosovë, kah ora tre e mëngjesit, e mora në telefon nipin tim, Shkëlzen Kuçin nga Deçani. Në telefon, i dëgjoja rafalet e detonimeve që ia fusnin njeriut frikën në Zvicër, e lere më atyre që ishin shumë afër tyre.
 
Shkëlzeni , tepër i dëshpruar me organizimin e dobët, m’u drejtua : « Si është mundur, o dajë, të shkojmë në Shqipëri për armatime, të rrezikojmë me qindra veta, e të kthehemi duarthatë?! Çfarë organizimi është ky, kur nuk na mundësohet të armatosemi as për vetëmbrojtje? ». I tronditur nga këto fjalë, nuk dita si t’i përgjigjem. Pasi të gjithë sa ishim të pranishëm e kishim dëgjuar bisedën, i  thashë : « A  do dikënd tjetër të bisedosh, se unë s’kam koment për këtë“ ».  « Po », tha. Ia afova dëgjuesen Salihut. Kur Salihu iu prezantua me emër e mbiemër se « unë jam Salih Çekaj », për Shkëlzenin ishte befasi,  por edhe një kurajo. Salihu njihej në gjithë komunën e Deçanit, si shpresa më e madhe. Biseda e tyre zgjati më shumë se gjysmë ore. Të nesërmen Salihu dhe Tahiri u kthyen për Gjermani.
 
Pas pak kohe, kanë udhëtuar për Shqipëri. Pasi marrin  pjesë në formimin e Brigadave të famshme të komanduara nga Minsitria e Mbrojtjes, me të cilën komandonte kolonel Ahmet Krasniqi, me urdhërin  e tij, Salihu dhe Tahiri, me shumë oficerë dhe ushtarë, hynë në Kosovë. Se si kanë rrjedhur ngjarjet, për shumë çka dihet. Për luftën që ka bërë në Dukagjin, kolonel Tahir Zemaj ka pasur dhe ka dhënë mjaft material. Deri sot askush s’i ka kontestuar, madje as pas vrasjes së tij nga kriminelë të regjur.  Pas vrasjes, ata që kishin folur shpesh me përbuzje për të, pranuan që kur kanë qenë në zor, Tahirit ia kanë besuar vëllezërit për t’ua shpëtuar jetën. Salihu qëndroi në front, derisa ra heroikisht  në front kundër focave serbe në  Betejën e Koshares, vetëm disa ditë pas Agim Ramadanit. Mendoj që, për Kosharen, ka edhe shumë çka të shkruhet, sidomos për rolin që kanë luajtur Salihu dhe Agimi.
 
PYETJE : Vitin e Ri 2003 e keni pritur bashkë me kolonel Tahir Zemajn, në banesën e tij në Berlin. Ai kishte në plan të udhëtojë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Udhëtimin nuk e realizoi, sepse më 4 janar 2003, pasi kishte udhëtuar për Kosovë, kriminelët e vranë në Pejë.  A ke vërejtur te ai ndonjë shqetësim të jashtzakonshëm atyre ditëve sa keni qenë bashkë në Berlin?
 
Fadil Tolaj: Po, është e vërtetë që vitin e Ri 2003 e kam pritur në Berlin, së bashku me kolonel Tahir Zemajn. Ishte dëshirë e tij. Fatkeqësisht qe viti i fundit që e kemi pritur me të. Vit që do të më mbetet në kujtim tërë jetën. Është e vërtetë që ato ditë ka pasur të fluturojë nga Prishtina për në SHBA. Ndërsa sa i përket ndonjë shqetësimi të veçantë, ai për veti kurrë nuk ka pasur, as kur ka luftuar kundër forcave serbe. Të gjithë e dinë që ka qenë trim. Por, për djalin të cilin e ka dashur shumë,  e di që vazhdimisht ka pasur shqetësime.
 
PYETJE : Gjatë bisedës sonë keni qartësuar shumë gjëra. Keni përmenduar edhe shumë emra. Vrasjet politike  në Kosovë nuk janë ndalur ende. Vrasja e Sebahate Tolajt dhe Jusuf Haklajt na janë ende të freskëta. A keni frikë për këtë që e thatë?
 
Fadil Tolaj:  Fatkeqësisht ndodhën edhe këto vrasje tepër të rënda.  Gjatë luftës, ndodh gjithçka, por pas luftës nuk është dashur kurrsesi. Ne shqiptarët jemi  ngopur me to.  Njëqind vjet vrasje. Këto të fundit që i përmendët, janë kulmi i tragjedisë sonë, sepse, veç individëve, po vriten institucionet.  Ndërsa në komunën e Deçanit do t’i përmendi tri fshatra:  Pobërxhën, Strellcin dhe Isniqin, që u vranë para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës. Kur jemi te frika, nuk di pse duhet të kem frikë nga e vërteta ? Çdo gjë që kam thënë, është e vërtetë. Fundi i fundit shpirt kemi të gjithë. 
 
Për ta mbyllur këtë bisedë,  kam dëshirë t’i them edhe dy-tri fjalë për figurën e Salih Çekajt. Me këtë rast, do të  citoja profesorin e nderuar, Emrush Lokajn, i cili, në të pame për Salihun, thoshte: „Kur lexonim dhe mësonim për Sylejman Vokshin, Haxhi Zekën, Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin, Isa Boletinin etj., e pyesnim vetveten se a thua si janë dukur këta njerëz?“. Tash, kur e analizoj punën dhe kontributin e tyre dhe të Sali Çekajt, them: Si kanë mundur të jenë ndryshe, veç si Salih Çekaj. Kontributi i tij kombëtar, është tipik një kontribut si i rilindasve.

Miru Lexofshim:Letërsia Shqiptare dhe Mbresat e tyre!!

Në kulturën e shqiptarëve ka lënë gjurmën e saj të thellë historia e tyre e brendshme dhe e jashtme.
Pjesë e trevave të lashta ilirike, udhë kryqëzimi e qytetërimeve dhe e interesave gjeopolitike gjatë dyndjeve barbare e më pas, provincë e perandorive të perëndimit dhe të Lindjes, të Romës e të Bizantit, pasi kishte bërë e çbërë gjatë shekujve, despotate e principata të pavarura, dhe pasi kishte formuar më së fundi shtetin e Skënderbeut, i cili u qëndroi për një çerek shekulli hordhive osmanve, duke u kthyer në mburojë të krishtërimit dhe të qytetërimit europian, Shqipëria e cfilitur nga luftërat, pas vdekjes së heroit të rezistencës së saj, Gjergj Kastriot-Skënderbeut (1468), kishte rënë në fund të shek.XV nën zgjedhën e Perandorisë së Sulltanëve.
Vendi ishte kthyer pas në një fazë zhvillimi ekonomiko-shoqëror historikisht të kapërcyer. Rrjedhat normale të kulturës shqiptare, që ecte në një hap me humanizmin evropian, u ndërprenë. Pasoja e parë e pushtimit ishte hemoragjia e elitës intelektuale në Perëndim. Prej saj u shquan figura, që bënë emër në botën humaniste, si historiani M. Barleti (1460-1513), që botoi në Romë më 1510 një histori të Skënderbeut, e cila u përkthye thuajse në të gjitha gjuhët e Evropës, ose M. Beçikemi (1408-1526), Gj. Gazulli (1400-1455), L. Tomeu (1456-1531), M. Maruli (shek. XV), M. Artioti (1480-1556) e të tjerë, që u dalluan në fusha të ndryshme të shkencës, të artit e të filozofisë.
Ndërkaq, në vend jeta kulturore u fashit, monumentet e kulturës materiale e shpirtërore u zhdukën nën rrënojat e shkatërrimit të luftërave; gjysmëhëna e uli kryqin dhe gati dy të tretat e popullatës në fund të shek. XVII ishin konvertuar në fenë islame. Por ky ndryshim drastik i strukturës fetare nuk pengoi që Shqipëria të ishte përherë një nga provincat më të paqeta të Perandorisë dhe as që kultura shqiptare të mbijetonte edhe në kushtet e një pushtimi disashekullor, nën trysninë e islamit e të botës kulturore të orientit, që pati një ndikim të thellë e të gjithanshëm në të, veçse pa arritur të shtypë natyrën shqiptare të kulturës vendëse.
Qëndresa në fushën e kulturës u shpreh në radhë të parë përmes lëvrimit të shqipes në lëmë të botimeve të teksteve kishtare, kryesisht të qarkut konfesional katolik në veri, por edhe ortodoks në jug.
Reforma protestante gjallëroi shpresat e zhvillimit të gjuhës e të traditës letrare vendëse kur prifti Gj. Buzuku solli në shqip liturgjinë katolike, duke dashur të bëjë për shqipen atë që bëri Luteri për gjermanishten.
“Meshari” i Gj. Buzukut, botuar prej tij më 1555, mbahet deri më sot, si e para vepër e shqipes së shkruar. Niveli i përpunuar i gjuhës dhe ortografia e stabilizuar duhet të jetë rezultat i një tradite më të hershme të shkrimit të shqipes, traditë që nuk njihet. Por ekzistojnë disa dëshmi fragmentare më të hershme se vepra e Buzukut, të cilat flasin për shkrimin e shqipes të paktën nga shek.XIV:
E para dëshmi që njihet është e vitit 1332, e domenikanit freng Gulielm Adale, kryepeshkop i Tivarit, i cili në një relacion latinisht shkruan se shqiptarët kanë në përdorim në librat e tyre shkronjat latine edhe pse gjuha e tyre është fare e ndryshme nga latinishtja. Me rëndësi të vecantë jane: një formulë pagëzimi (Unte paghesont premenit Atit et Bizit et spertit senit) e vitit 1492, shkruar shqip brenda një teksti latinisht, nga peshkopi i Durrësit Pal Engjëlli; nje fjalor me glosa shqip i vitit 1497, i gjermanit Arnold fon Harf, i cili pat kaluar si udhëtar në Shqipëri dhe një fragment nga Ungjilli i Shën Mateut, po shqip, por me shkronja greqisht, i shekullit XIV
Shkrimet shqip të këtyre shekujve s’duhet të kenë qenë vetëm tekste fetare, por dhe kronika historike, për të cilat flet humanisti M. Barleti, i cili në librin e tij “Rrethimi i Shkodrës” (1504) pohon se ka pasur në dorë kronika të tilla të shkruara në gjuhën e popullit (in vernacula lingua).
Me gjithë pengesat që krijoi Kundërreforma për lëvrimin e gjuhëve nacionale në literaturën kishtare, ky proces nuk u ndërpre. Gjatë shek. XVI-XVII u botuan në shqip katekizma “E mbësuame krishterë” (1592) e L. Matrëngës, “Doktrina e krishterë” (1618) dhe “Rituale romanum” (1621) të P. Budit, shkrimtari i parë i prozës dhe i poezisë origjinale shqipe, një apologji për Gjergj Kastriotin (1636) nga F. Bardhi, i cili botoi edhe një fjalor e lëndë folklorike, traktati teologjik-filozofik “Çeta e Profetëve” (1685) i P. Bogdanit, mendja më universale e mesjetës shqiptare.
Vepra e Bogdanit është një traktat teologjik-filozofik që trajton me origjinalitet, duke shkrirë të dhëna nga burime të ndryshme, çështje kryesore të teologjisë dhe një histori biblike të plotë, si dhe probleme të komplikuara të skolastikës, të kozmogonisë, astronomisë, pedagogjisë, etj. Bogdani solli në kulturën shqiptare frymën humaniste dhe vlerësoi rolin e dijes e të kulturës në jetën e njeriut; ai me veprën e tij të shkruar me një shqipe e stil të përpunuar, shënoi një kthesë në historinë e letërsisë shqipe.

Gjatë shekullit XVIII njohu një gjallërim më të madh literatura e qarkut kulturor konfensional ortodoks e mysliman. Një anonim prej Elbasanit sjell në shqip copa të ungjillit, T. H. Filipi, po prej Elbasanit, “Dhjatën e Vjetër dhe të Re”. Këto përpjekje u shumuan në shekullin e ardhshëm, me botimin më 1827 të tekstit integral të “Dhjatës së Re” nga G. Gjirokastriti dhe me korpusin e madh të përkthimeve kishtare të K. Kristoforidhit (1830-1895), në dy dialektet e shqipes, botime që ndihmuan procesin e integrimit të tyre në një gjuhë letrare të njësuar dhe vunë bazat për krijimin e kishës kombëtare të shqiptarëve me liturgjinë në gjuhën e tyre.
Ndonëse në kahje të kundërt me këtë prirje, duhet përmendur edhe kultura e Voskopojës, e cila gjatë shek. XVIII u bë një vatër e madhe qytetërimi dhe metropol i gadishullit ballkanik, me një Akademi e shtypshkronjë dhe me personalitete si T. Kavalioti, Dh. Haxhiu, G. Voskopojari, veprat diturore, filologjike, teologjike e filozofike të të cilëve objektivisht i ndihmonin shkrimit e njohjes së shqipes.
Edhe pse letërsia që u zhvillua në Voskopojë, ishte kryesisht në gjuhën greke, nevoja për t’i vënë gardh islamizmit, bën të domosdoshme edhe përdorimin e gjuhëve amtare, duke inkurajuar zhvillimin e kulturave kombëtare. Në shkollat e Voskopojës u përdorën dhe arumanishtja e shqipja për mësimin e greqishtes, kurse në shtypshkronjën e saj u shtypën edhe libra arumanisht.
Veprat e shkrimtarëve dhe dijetarëve të Voskopojës kanë sjellë disa elemente të ideve të iluminizmit evropian. Më i shquari ndër ta, Teodor Kavaljoti është një erudit i kohës. Sipas dëshmive të profesorit gjerman Thunman, vepra e Kavaljotit, që mbeti e pabotuar, në pjesën më të madhe ka trajtuar çështje pothuajse nga të gjitha degët e shkencës filozofike. Në të ndjehet ndikimi i Platonit, Dekartit, Malëbranshit dhe Leibnicit.
Rezultat i ndikimit të islamit dhe të kulturës së pushtuesit, ishte formimi gjatë shek. XVIII i një shkolle poetike, ose i një letërsie të shkruar në gjuhën shqipe, por me alfabetin arab. Autorë të saj si: N. Frakulla, M. Kyçyku, S. Naibi, H. Z. Kamberi, Sh. e D. Frashëri, Sheh Mala, e të tjerë, trajtuan në veprat e tyre motive të huajtura nga letërsitë orientale, shkruan mevludë e divane me një gjuhë të mbytur nga orientalizmat, lëvruan lirikën dhe epin religjioz. Kjo shkollë nuk pati jetë të gjatë dhe as ndikim të veçantë në zhvillimet e pastajme letrare.
Për të plotësuar kuadrin e zhvillimit kulturor të Shqipërisë në shek. XVI-XVIII duhet shënuar, se pati nga autorë vendës vepra të shquara në fushë të arkitekturës dhe të pikturës ikonografike, ku u dalluan Onufri dhe i biri Nikolla (shek. XVI) dhe K. Shpataraku e D. Selenica (shek. XVIII) të cilët vazhduan traditën e artit fetar post-bizantin, por jo pa ndikime nga Rilindja europiane. Në fushë të artit islam mund të përmenden kryesisht ndërtimet e kultit.
Shekulli XIX, shekulli i lëvizjeve nacionale në Ballkan, i gjente shqiptarët pa një traditë të mjaftueshme të zhvillimit shtetëror, gjuhësor e kulturor unitar, me një mendësi individualiste dhe regjionaliste, të trashëguar nga psikologjia e bajrakut dhe e fisit, për pajosë me një vetëdije kombëtare të pazhvilluar, por me një shpirt rebelimi spontan. Në këtë situatë historiko-kulturore nisi të merrte jetë një lëvizje e organizuar mendore dhe letrare që mori emrin Rilindja Kombëtare Shqiptare. Ajo u frymëzua nga idetë e romantizmit nacional dhe të iluminizmit, që u kultivuan në rrethet e inteligjencës shqiptare, e cila jetonte kryesisht në mërgim, në kolonitë e vjetra shqiptare në Itali dhe në ngulimet më të reja në Stamboll, Bukuresht, SHBA, Sofje e Kajro.

Ringjallja nacionale, mbrujtja e shqipes si gjuhë e kulturës, organizimi i arsimit kombëtar dhe themelimi i letërsisë kombëtare, në rrafshin kulturor, si dhe krijimi i shtetit të pavarur, në rrafshin politik, këto ishin synimet e kësaj lëvizjeje prej së cilës lindi shkolla e romantizmit shqiptar. Ishte ky një romantizëm tipik ballkanik, i mbrujtur me frymën e çlirimit kombëtar, me nostalgjinë e mërgimtarit dhe me patosin retorik të evokimit të mesjetës shqiptare, domethënë të luftrave të Gjergj Kastriotit. Kjo shkollë letrare lëvroi kryesisht poezinë. Heroi i saj ishte njeriu etik, shqiptari luftëtar, e më pak njeriu tragjik. Nga motivet dhe format poetike, ajo ka lidhje të ngushta me traditën folklorike. Gjurmimi i kësaj tradite dhe botimet në fushë të saj (“Rapsodi të një poeme arbëreshe” më 1866 nga De Rada, “Përmbledhje të këngëve popullore dhe rapsodi të poemave shqiptare” më 1871 nga Z. Jubani, “Bleta shqiptare” më 1878 nga Th. Mitko, etj.), ishin pjesë e programit kulturor të Rilindjes Kombëtare për afirmimin e identitetit etnokulturor të shqiptarëve.
Dy janë përfaqësuesit më të mëdhenj të romantizmit shqiptar të shek. XIX: J. De Rada (1814-1903), lindur e vdekur në diasporën shqiptare në Itali e shkolluar atje dhe N. Frashëri (1846-199), lindur në Shqipëri, i shkolluar në Zosimea të Janinës, por i mërguar dhe vdekur në Stamboll. I pari është poeti romantik shqiptar i rritur në klimën e romantizmit europian, i dyti romantiku shqiptar që tret në poezinë e tij ndikimet e poezisë lindore, sidomos persiane, me frymën dhe shpirtin e poezisë së romaantizmit perëndimor.
De Rada shkroi një cikël poemash epiko-lirike në stilin e rapsodive shqiptare: “Këngët e Milosaos”, 1836, “Serafina Topia” 1839, “Skënderbeu i pafat” 1872-1874 etj. me ambicjen që të krijonte eposin nacional për shekullin e Skënderbeut.
Pas gjurmëve të Herderit, De Rada zgjoi në poezinë e tij mallin e për këngën popullore dhe e ngjyrosi atë me koloritin etnografik. Veprat e tij janë pasqyrë e jetës shqiptare me zakonet dhe mendësinë e saj karakteristike, si dhe dramën shqiptare të shek. XV, kur polemi i tij i panënshtruar ra nën zgjedhën e osmanëve. Konflikti midis lumturisë së individit dhe tragjedisë së kombit, skenat ndanë kroit në katund, gratë që mbledhin kallëza në ara, burri që shkon në luftë dhe gruaja që i qendis brezin, të gjitha të paraqitura me një ndjenjë lirizmi të hollë, ja ç’është poezia e këtij poeti romantik, që u rrit në klimën politike të lëvizjes nacionale të shqiptarëve dhe në klimën letrare të romantizmit kalabrez.
Naim Frashëri shkroi një poemë bukolike (“Bagëti e bujqësia”, 1886) një përmbledhje lirikash filosofike, atdhetare e dashurore (“Lulet e verës” 1890), një poemë epike për Skënderbenë (“Histori e Skënderbeut” 1898) një poemë epike religjoze (“Qerbelaja” 1898) dy poema greqisht (“O eros” e “O alithis pothos ton skipetaron) një tufë lirikash persisht (“Tehajylat” - Ëndërrime) dhe shumë vepra diturore shqip. Ai njihet si poeti më i madh kombëtar i shqiptarëve.
Naim Frashëri themeloi lirikën moderne në poezinë shqipe. Në frymën e “Bukolikëve” e “Gjeorgjikëve” të Virgjilit, ai në poemën “Bagëti e bujqësia” u këndoi punëve të bujkut e të bariut duke i thurur një himn bukurive të atdheut të vet dhe duke shprehur nostalgjinë e poetit të mërguar dhe krenarinë e qënies shqiptar. Nuk është çudi që, duke jetuar në zemrën e perandorisë së osmanëve, në Stamboll, të përjetonte aq thellë fatin e atdheut të tij. Malli për vendlindjen, për malet dhe fushat e Shqipërisë, për varret e të parëve, kujtimet e fëminisë, i japin forcë e vrull lirik frymëzimit të tij.
Përjetimet subjektive të individit të çliruar nga prangat e mentalitetit mesjetar oriental, nga një anë, dhe nga ana tjetër panteizmi filozofik i doktrinës sufite, i shkrirë me panteizmin poetik të shkollës së romantizmit evropian, u japin meditimeve lirike të Frashërit një dimension human e filozofik universal. Poezitë më të bukura të përmbledhjes “Lulet e verës”, janë lirikat filozofike për jetën dhe vdekjen, për kohën që ikën dhe s’kthehet më, duke lënë pas kujtime cfilitëse në zemrën e njeriut, për krijuesin të shkrirë me universin.
Natyrë religjioze dhe anëtar i sektit bektashi, Frashëri është një poet metafizik, që shkriu në meditimet e tij lirike, mistikën helenistike, me mistikën e lashtë orientale e islame. I ndodhur në kryqëzimin e traditave poetike e filozofike lindore e perëndimore, N. Frashëri i tret ato në njëra-tjetrën, por pa shtypur natyrën e tij shqiptare. Kultura dhe qytetërimi perëndimor përcaktuan substratin iluminist të veprës së Frashërit, qytetërimi lindor substratin filozofiko-mistik, kurse bota shqiptare trungun e veprës së tij. Por duhet veçuar në veprën e tij fryma frënge. Fryma frënge në Greqi dhe në Turqi ishte përfaqësuese e kulturës evropiane. Ajo gjeti shtrat të ngrohtë në vendet ballkanike si Shqipëria, sepse u sillte popujve të këtij gadishulli idetë e kryengritjes frënge dhe idenë e lirisë përgjithësisht e të nacionalizmit modern. Njohës i gjuhës frënge, admirues i Volterit dhe i Rusoit, si mendimtar, dhe i Lamartinit si poet, Frashëri e shikonte të ardhmen e kombit të vet “të lindëte andej nga perëndon”. Romantizmi i Naimit në këtë pikë nuk dallon prej romantizmit grek e turk, ato janë pjella e Francës.
Naim Frashëri është themeluesi i letërsisë kombëtare të shqiptarëve dhe i gjuhës letrare kombëtare. Ai e ngriti shqipen në rendin e një gjuhe moderne të kulturës duke e mbrujtur atë në modelin e ligjërimit të shqipes popullore.
Botën subjektive të heroit romantik me shpirt të trazuar e sjell në romantizmin shqiptar poezia e Z. Serembes. Në poezinë e N. Mjedës dhe A. Z. Çajupit, që jetuan në fundin e Rilindjes, shfaqen shenjat e dezintegrimit të sistemit artistik të romantizmit në letërsinë shqipe.
A.Z Çajupi (1866-1930), është një poet rustik, i tipit të këngëtarit popullor, i mbiquajtur Mistrali i Shqipërisë; ai i solli letërsisë shqipe komedinë e zakoneve dhe tragjedinë me temë historike. I shkolluar në një kolegj francez të Aleksandrisë dhe në Universitetin e Gjenevës, njohës i mirë i letërsisë franceze, A. Z. Çajupi solli ndër të parët në shqip fabulat e La Fontenit, duke hapur kështu udhën e përkthimit e të përshtatjes në gjuhën shqipe, të veprave nga letërsisa botërore, që ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga udhët e mëdha të komunikimit të shqiptarëve me kulturën botërore.
Me krijimin e shtetit shqiptar (1912) shkolla romantike e lindur në truallin e lëvizjes kombëtare, e humbi bazën e vet historike; ideja kombëtare i lë udhën idesë njerëzore dhe në zhvillimin e letërsisë shqiptare shfaqen prirje e stile të reja.
Drejtimi kryesor që mori letërsia shqipe në mes dy luftrave botërore ishte realizimi, por nuk munguan as shfaqje të një sentimentalizmi të vonuar (F. Postoli), as recidive të romantizmit.

Gjergj Fishta (1871-1940), shkroi një poemë të përmasave të eposit kombëtar (“Lahuta e malësisë”) ku paraqet me frymë romantizante e me një patos të ngritur patriotik, luftrat e malësorëve të Veriutkundër dyndjeve sllave.
Me këtë vepër ai mbetet poeti më i madh epik i shqiptarëve. Prift i urdhërit françeskan, erudit dhe anëtar i Akademisë italiane, Gjergj Fishta është një personalitet poliedrik i kulturës shqiptare: poet epik dhe lirik, publicist dhe satirist i hollë, dramaturg e përkthyes, veprimtar aktiv i jetës kulturore dhe politike shqiptare midis dy luftrave.
Vepra e tij madhore "Lahuta e malësisë” me rreth 17.000 vargje, e shkruar në frymën e eposit legjendar e historik të shqiptarëve, është një pasqyrë e jetës shqiptare dhe e mendësisë shqiptare, një mozaik poetik ngjarjesh historike e legjendare, personazhesh historike dhe jo historike, traditash e zakonesh të malësisë, zanash e shtojzavallesh të malësisë, një afresk i gjallë i historisë së një polemi të lashtë që pikëson në qendër tipin e shqiptarit të gdhendur në kalvarin e jetës së tij në rrymë të shekujve të egër për të. Poemën e Fishtës e shquan një pasuri e madhe gjuhësore, në të është mbledhur tërë visari i shqipes popullore të malësise, frazologjia e gjallë e pashtershme dhe larmia e ndërtimeve të çlirëta sintaksore, që i japin gjallëri e forcë ligjërimit poetik.
Përmbledhjet poetike “Mrizi i Zanave” me vjersha atdhetare dhe “Vallja e Parrizit” me vjersha me frymë fetare, e paraqesin Fishtën një poet të hollë lirik, kurse veprat “Anzat e Parnasit” dhe “Gomari i Babatasit” e paraqesin Fishtën një shkrimtar satirik të papërsëritshëm. Në fushë të dramaturgjisë mund të përmenden prej tij tragjeditë me subjekt nga mitologjia biblike dhe antike “Juda Makabe” dhe “Ifigjenia n’ Aulli”.
Në letërsinë shqiptare midis dy luftrave nuk munguan as shfaqjet e sentimentalizmit (F. Postoli, M. Grameno) dhe të një klasicizmi të vonuar, sidomos në dramaturgji (E. Haxhiademi). Shfaqjet e rrymave moderne, të impresionizmit, simbolizmit e pamasizmit, ishin dukuri të veçuara në veprën e disa shkrimtarëve (Migjeni, Poradeci, Asdreni), pa arritur të formojnë shkollë. Ndryshime të thella ndodhen në sistemin e zhanreve; krahas poezisë u lëvrua proza (Migjeni, F. S. Noli, F. Konica, E. Koliqi, M. Kuteli etj.) dhe drama e satira (Gj. Fishta, K. Floqi).
Përfaqësuesi më tipik i realizmit ishte Millosh Gjergj Nikolla, Migjeni (1913-1938). Poezia (“Vargjet e lira” 1936) dhe proza e tij përshkohen nga një realizëm i ashpër social për mjerimin dhe pozitën tragjike të individit në shoqërinë e kohës. Personazhet e veprës së tij janë njerëzit e basifondeve të shoqërisë shqiptare.
Disa novela të Migjenit janë romane në miniaturë; subjektet e tyre paraqesin konfliktin e individit me institucionet dhe moralin patriarkal e konservator. Natyra e rebeluar e talentit të Migjenit theu tradicionalizmin e poezisë dhe të prozës shqipe duke sjellë një stil e forma të reja në poetikë, e narracion. Ai është nga reformatorët më të mëdhenj të letrave shqipe, shkrimtari i parë i nadh modern shqiptar.
Natyrë tjetër, talenti poetik L. Poradeci (1899-1987), një poet lirik brilant, krijoi një poezi të butë e të ngrohtë, por me mendim të thellë e muzikalitet magjepsës (“Vallja e yjeve”, 1933, “Ylli i zemrës” 1937.

Tronditës verbi poetik i F. S. Nolit (1882-1965), në librin “Album” (1947) dhe elegante proza e tij historike (“Histori e Skënderbeut” 1921). Poet, historian, dramaturg, estet dhe muzikolog, publicist, përkthyes, mjeshtër i shqipes, përpos burrë shteti e diplomat, ai është gjeniu i kulturës shqiptare të shek. XX.
F. S. Noli lindi në një ngulim shqiptar të Thrakës Lindore (Ibik Tepe), ku mori arsimin fillor; arsimin e mesëm e mori në gjimnazin grek të Adrianopojës, kurse studimet e larta i kreu në Universitetin Harvard të Bostonit (SHBA).
Në moshë fare të re u lidh me lëvizjen patriotike për çlirimin e Shqipërisë nga pushtimi osman dhe u bë një nga aktivistët më të shquar politikë e kulturorë të Rilindjes Shqiptare. Më 1908 u dorëzua prift duke inicuar idenë e krijimit të një kishe ortodokse aautoqefale shqiptare të cilën e themeloi më 1922.
Pas shpalljes së pavarësisë kombëtare (1912) u bë frymëzues dhe udhëheqës i lëvizjes demokratike në Shqipëri. Më 1924, pas fitores së një revolucioni antifeudal, u zgjodh kryeministër i qeverisë jetëshkurtër të dalë prej këtij revolucioni. Restaurimi i reaksionit çifligar në dhjetor 1924 e detyroi të marrë udhën e pakthim të mërgimit, të cilin e përjetoi si një ekzil biblik. Ditët e fundit të jetës i mbylli në SHBA, ku u vendos përfundimisht më 1932, pas ecejakjeve nëpër Evropë si emigrant politik.

I. Kadare (1936), me poezinë (“Përse mendohen këto male” 1964, “Motive me diell” 1968, “Koha” 1976) dhe sidomos me prozën e tij (“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” 1963; “Kështjella” 1970; “Kronikë në gur” 1971, “Dimri i madh “ 1977, “Ura me tri harqe” 1978, “Piramida” 1992; “Spiritus” 1996 etj.), sfidoi kufizimet e kohës dhe përtëriti letërsinë shqiptare me forma dhe motive që e integrojnë atë në rrjedhat moderne të letërsisë botërore.
Vepra e Kadaresë paraqet një enciklopedi artistike të jetës shqiptare, një afreskë të gjerë të ngjarjeve historike dhe bashkëkohore, të përjetuara me një qëndrim filozofik të shprehur herë hapur e herë përmes gjuhës së Ezopit.
Filozofia, mentalitetet, dramat dhe traditat historike e kulturore të shqiptarëve, të kaluara në filtrin e mendimit artistik të shkrimtarit, janë paraqitur në veprën e tij si shprehje e identitetit kombëtar, e vitalitetit të kulturës shpirtërore të popullit të vet dhe si faktor i qëndresës e i mbijetesës së tij historike.
Kadareja krijon një prozë moderne duke shfrytëzuar gjerësisht analogjitë historike, parabolat dhe asosacionet, legjendat dhe mitologjinë kombëtare. Vepra e tij ka një poetikë të hapur që vjen nga përzierja e kohëve, e rrafsheve të ligjërimit artistik, e reales me irealen, nga natyra e thyer mozaikale e kompozicionit.Vepra e Kadaresë i sjell letërsisë evropiane një aromë karakteristike mesdhetare, ballkanike dhe pasuron atë me koloritin e një areali tipik për veçanësinë e tij etno-kulturore.
Duke u nisur nga bota epike e legjendave dhe baladave mesjetare, proza e Kadaresë kapërcen distancën kohore dhe sjell në rezonancë mentalitetin dhe ndërgjegjen artistike e mesjetare, me mentalitetin dhe ndërgjegjen artistike të kohës sonë. Nga përpunimi i thellë krijues i fondit të traditave të lashta popullore, mesazhi i prozës dhe i poezisë së Kadaresë fiton njëherësh një thellësi historike dhe një notë humane universale.
Krijues me një vetëdije të fortë kritike, Kadareja jo vetëm ka poetizuar vlerat shpirtërore të kombit të vet, por dhe ka fshikulluar traditat anakronike, mentalitetet retrograde, psikologjinë provinciale dhe konvencionet e jetës së shoqërisë shqiptare.
Me frymën e disidencës, në kushtet e diktaturës kur u krijua vepra e Kadaresë, ka ndihmuar t’i gërryhen themelet regjimit totalitar në Shqipëri. Ekzili i tij politik në Francë në vitin 1990, kur në Shqipëri sapo kishin filluar proceset demokratike, u dha shtysë këtyre proçeseve.
Për këto vlera, vepra e Kadaresë gëzon një popullaritet të gjerë dhe është përkthyer në të gjitha gjuhët e mëdha të botës (anglisht, frengjisht, gjermanisht, spanjisht, rusisht, italisht, arabisht etj.). Kadareja është vlerësuar nga kritika e huaj, si një prej shkrimtarëve më të shquar bashkëkohorë të letërsisë botërore dhe ka fituar disa çmime ndërkombëtare. Kadareja është sot përfaqësuesi më eminent në botë i kulturës shqiptare.

Letërsia Shqiptare

Përvoja e revolucionit të mundur të 1924-ës i frymëzoi atij një cikël poezish me motive biblike, të përfshira në librin “Album”. Më 1907 pat botuar dramën po me subjekt biblik “Izraelitë dhe filistinë”, duke dashur të aktualizojë legjendën biblike në përqasje me përvojat e tij si udhëheqës shpirtëror i lëvizjes për çlirim kombëtar e shoqëror të shqiptarëve. Më 1947 botoi anglisht studimin “Bethoven and the French revolution”. Përktheu në shqip shumë libra liturgjikë dhe vepra të shkrimtarëve botërorë O. Khajan, U. Shekspir, H. Ibsen, M. Servantes e të tjerë.
Me poezinë, me prozën publicistike, shkencore e kishtare, si dhe me përkthimet mjeshtërore, F. S. Noli ka luajtur një rol themelor në zhvillimin e shqipes moderne.
Lëvrues të shquar të prozës së shkurtër ishin E. Koliqi (1903-1975), M. Kuteli (1907-1967) dhe F. Konica (1875-1942). I pari krijoi një prozë subtile, plot kolorit të qytetit të vet, Shkodrës (“Tregtar flamujsh”, 1935), i dyti është një magjistar i shqipes, shkrimtari që kultivoi stilin popullor të rrëfimit në një prozë magjepsëse (“Netë shqiptare” 1938; “Ago Jakupi” 1943; “Kapllan aga i Shaban Shpatës” 1944).
F. Konica është mjeshtri që i dha fytyrë moderne prozës shqipe, intelektuali që solli mentalitetin e mirëfilltë perëndimor në kulturën shqiptare.
Lindi në Konicë, qytet i vogël shqiptar, që me vendimet e Konferencës së Londrës më 1913, të cilat e rudhën shtetin shqiptar në kufijtë e sotëm, mbeti ne Greqi. Vinte nga një derë e njohur, prej së cilës trashëgoi titullin bej, vetëdijen e një përkatësie elitare, që e manifestoi fort në jetë dhe në krijimtarinë e tij, por jo dhe mentalitetin anadollak lindor prej të cilit u nda me nje buzeqeshje hokatare, që u kthye në një sarkazëm therëse në veprën e tij. Ndoqi një vit shkollën jezuite të Shkodrës, pastaj Liceun Perandorak të Stambollit, kreu me 1895 studimet për letersi e filozofi në Universitetin e Dizhonit (Francë), shkollimin e mbylli me kryerjen e studimeve ne Universitetin e Harvardit, ndersa me 1912 mori, në këtë universitet, titullin e magjistrit në letërsi dhe arte. Master of Arts Erudit, njohës i gjithë gjuhëve të mëdha të Evropes dhe i disa gjuhëve lindore, mik i G.Apolinerit, F.Konica u quajt prej të huajve “një enciklopedi që ecën” dhe u bë për kulturën shqiptare modeli i intelektualit perëndimor. Iu kushtua që në rini lëvizjes kombëtare, por, në kundërshtim me frymën mitike idealizuese e romantizante të Rilindjes, solli në të frymën kritike dhe përjetoi dhomën e përjetshme të idealistit që vuan për mendimet e tij.
Themeloi revistën “Albania” (Bruksel 1897-1900, Londër 1902-1909), që u bë organi më i rëndësishëm i shtypit shqiptar të Rilindjes. Publicist, eseist, poet, prozator, përkthyes dhe kritik letrar, është veç të tjerave autor i studimit “L’Albanie et les turcs” (Paris 1895), “Memoire sur le mouvement national albanais (Bruksel, 1899), i novelave “Një ambasadë e Zulluve në Paris” (1922) dhe “Doktor Gjilpëra” (1924), si dhe i veprës historiko-kulturore “Albania. The rock Garden of Southeastern Europe”, që u botua pas vdekjes së Massachussets me 1957. Dy novelat e Konicës i bashkon shpirti satirik dhe shprehja alegorike e konfliktit midis dijes dhe injorancës e konflikti midis mentalitetit të prapamebtur oriental dhe mentalitetit modern perëndimor. Publicistika dhe proza e tij janë model i një shqipeje letrare të përpunuar dhe i një stili elegant.
Vitet e fundit të jetës (1926-1939), i kaloi si ambasador i Mbretësise Shqiptare në Washington, ku dhe vdiq më 1942. Eshtrat e tij u sollën në Shqipëri në vitet e fundit.
Në letërsinë e shqiptarëve të Italisë, në periudhën midis dy luftrave, vazhdoi tradita e shkollës romantike të shek. XIX, Z. Skiroi (1865-1927) me veprën e tij (“Kthimi” 1913, “Te dheu i huaj”, 1940) desh të rikuperonte kujtesën historike të shqiptarëve të mërguar qysh nga shekulli XV, pas vdekjes së Skënderbeut.
Gjatë Luftës Antifashiste të popullit shqiptar (1939-1944), u zhvillua një letërsi e rezistencës, e cila lindi në ilegalitet përmes shtypit klandestin të Partisë Komuniste Shqiptare. Krijimet e kësaj letërsie ishin kryesisht shkrime publicistike, skica letrare dhe tekste këngësh partizane. Autorët e saj qenë luftëtarë antifashistë të brezit më të ri (Sh.Musaraj, A.Caci, F.Gjata, K.Jakova, Q.Buxheli).
Pas Luftës II Botërore, letërsia shqiptare njohu një zhvillim masiv. Tipari kryesor i letërsise dhe i arteve të kësaj periudhe, ishte zhvillimi i tyre i orientuar ideologjik dhe levrimi i të gjitha zhanreve, sidomos i romanit, i cili, nga nje zhanër pa traditë, doli ne krye të procesit letrar.
Tipi më i levruar i romanit u bë romani realist social, me permbajtje etologjike dhe historike, me subjekt linear (J.Xoxa, S.Spasse), por nuk mungon as romani me kompozicion të thyer, me poetikë të hapur dhe me një nënshtresë filozofike, që buron nga asosacioni i ideve dhe analogjitë historike (I.Kadare, P.Marko) dhe as romani satirik (D.Agolli, Q.Buxheli).
Tregimin dhe novelën, e lëvruan Dh.Shuteriqi, N.Prifti, Z.Cela, T.Laco, Dh.Xhuvani, N.Lera e të tjerë, kurse poezinë, I.Kadare, D.Agolli, F.Arapi, Xh.Spahiu, M.Ahmeti e të tjerë.
Më pak, u zhvillua drama (K.Jakova “Toka jonë”, 1955) dhe komedia (S.Çomora “Karnavalet e Korçës” 1961).
Letërsia e kësaj periudhe në Shqipëri u zhvillua brenda kornizave të realizmit socialist, i vetmi drejtim i lejuar nga politika zyrtare. Por talente te fuqishme, përtej këtyre kornizave, krijuan vepra me një frymë opozitare të nënkuptuar dhe me një domethënie universale.
I. Kadare (1936), me poezinë (“Përse mendohen këto male” 1964, “Motive me diell” 1968, “Koha” 1976) dhe sidomos me prozën e tij (“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” 1963; “Kështjella” 1970; “Kronikë në gur” 1971, “Dimri i madh “ 1977, “Ura me tri harqe” 1978, “Piramida” 1992; “Spiritus” 1996 etj.), sfidoi kufizimet e kohës dhe përtëriti letërsinë shqiptare me forma dhe motive që e integrojnë atë në rrjedhat moderne të letërsisë botërore.
Vepra e Kadaresë paraqet një enciklopedi artistike të jetës shqiptare, një afreskë të gjerë të ngjarjeve historike dhe bashkëkohore, të përjetuara me një qëndrim filozofik të shprehur herë hapur e herë përmes gjuhës së Ezopit.
Filozofia, mentalitetet, dramat dhe traditat historike e kulturore të shqiptarëve, të kaluara në filtrin e mendimit artistik të shkrimtarit, janë paraqitur në veprën e tij si shprehje e identitetit kombëtar, e vitalitetit të kulturës shpirtërore të popullit të vet dhe si faktor i qëndresës e i mbijetesës së tij historike.
Kadareja krijon një prozë moderne duke shfrytëzuar gjerësisht analogjitë historike, parabolat dhe asosacionet, legjendat dhe mitologjinë kombëtare. Vepra e tij ka një poetikë të hapur që vjen nga përzierja e kohëve, e rrafsheve të ligjërimit artistik, e reales me irealen, nga natyra e thyer mozaikale e kompozicionit.Vepra e Kadaresë i sjell letërsisë evropiane një aromë karakteristike mesdhetare, ballkanike dhe pasuron atë me koloritin e një areali tipik për veçanësinë e tij etno-kulturore.
Duke u nisur nga bota epike e legjendave dhe baladave mesjetare, proza e Kadaresë kapërcen distancën kohore dhe sjell në rezonancë mentalitetin dhe ndërgjegjen artistike e mesjetare, me mentalitetin dhe ndërgjegjen artistike të kohës sonë. Nga përpunimi i thellë krijues i fondit të traditave të lashta popullore, mesazhi i prozës dhe i poezisë së Kadaresë fiton njëherësh një thellësi historike dhe një notë humane universale.
Krijues me një vetëdije të fortë kritike, Kadareja jo vetëm ka poetizuar vlerat shpirtërore të kombit të vet, por dhe ka fshikulluar traditat anakronike, mentalitetet retrograde, psikologjinë provinciale dhe konvencionet e jetës së shoqërisë shqiptare.
Me frymën e disidencës, në kushtet e diktaturës kur u krijua vepra e Kadaresë, ka ndihmuar t’i gërryhen themelet regjimit totalitar në Shqipëri. Ekzili i tij politik në Francë në vitin 1990, kur në Shqipëri sapo kishin filluar proceset demokratike, u dha shtysë këtyre proçeseve.
Për këto vlera, vepra e Kadaresë gëzon një popullaritet të gjerë dhe është përkthyer në të gjitha gjuhët e mëdha të botës (anglisht, frengjisht, gjermanisht, spanjisht, rusisht, italisht, arabisht etj.). Kadareja është vlerësuar nga kritika e huaj, si një prej shkrimtarëve më të shquar bashkëkohorë të letërsisë botërore dhe ka fituar disa çmime ndërkombëtare. Kadareja është sot përfaqësuesi më eminent në botë i kulturës shqiptare.
Poet i hollë lirik dhe shkrimtar satirik D. Agolli (1931), ka sjellë në poezinë shqipe freskinë e një frymëzimi spontan meditativ dhe në roman humorin e lehtë popullor që shkon deri në grotesk. (“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” 1973; “Arka e djallit” 1997). Ai është mjeshtër i tregimit psikologjik, filozofik (“Zhurma e erërave të dikurshme” 1964, “Njerëz të krisur” 1995).
Nga përmbledhjet më të rëndësishme poetike të Agollit, duhen përmendur, “Shtigje malesh dhe trotuare” 1965, “Fjala gdhend gurin” 1977, “Udhëtoj i menduar” 1985 dhe “Lypësi i kohës” 1995.
Agolli ka lindur në një katund të Shqipërisë juglindore dhe mori pjesë fare i ri në rezistencën antifashiste. Lidhja e ngushtë me jetën popullore dhe me idealet antifashiste, përcaktuan përmbajtjen e veprës së tij. Tipar i romaneve të Agollit për rezistencën është aktualizimi i vlerave të saj morale, përmes sinkronizimit artistik të ngjarjeve të luftës me kohën e sotme. Vepra e Agollit është bërë shumë popullore, është përkthyer në disa gjuhë të tjera dhe është vlerësuar nga kritika e huaj.
Në trojet shqiptare në Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore, letërsia në gjuhën shqipe, e përfaqësuar nga shumë emra (E. Mekuli, A. Pashku, A. Podrimja, R. Kelmendi, R. Qosja, D. Mehmeti, M. Isaku etj.), ndonëse e zhvilluar në një kontekst tjetër politik e kulturor, edhe pas luftës, ruajti lidhjet me kulturën mëmë dhe solli në art ravgimet dhe dramat kombëtare e humane të njeriut të atyre trevave. Në diasporën shqiptare në Europë, pas Luftës, nuk pati ndonjë lëvizje të mirëfilltë letrare. I vetmi shkrimtar me rëndësi që krijoi në atë diasporë është M. Camaj (1925-1992), që rreh të zbulojë në poezinë dhe prozën e tij rrënjët e identitetit të shqiptarit të mërguar.
Rezultati më i rëndësishëm në kulturën shqiptare të pasluftës në fushë të gjuhës është unifikimi i shqipes standarte, të përpunuar në nivelin e një gjuhe moderne.
Në fazën e sotme të tranzicionit të shoqërisë postkomuniste, letërsia shqiptare përjeton avantazhet e hapjes ndaj botës, por edhe problemet që i krijohen në këto kushte kulturës së çdo kombi, për të ruajtur identitetin e vet.

Autor Prof. Jorgo Bulo
Literatura:
1. Historia e letërsisë shqipe I, II (Botim i Institutit të Historisë e të Gjuhësisë të Universitetit të Tiranës, Tiranë, 1960.
2. Historia e letërsisë shqiptare (Botim i Akademisë së Shkencave) Tiranë, 1983.
3. E.Çabej. Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes, Tiranë, 1994

Lufta moderne e Uesli Klark për të mposhtur diktatorin Millosheviçin

Laura Secor *

Në librin e tij të ri, “Të fitosh luftrat moderne”, i dalë kohët e fundit në qarkullim, ish-kreu i NATO-s dhe favorit aktual për kandidat i demokratëve në garën për president të SHBA-ve, Uesli K.Klark merr në shqyrtim performancën ushtarake amerikane në Irak të administratës së Presidentit Bush. Ka qenë mëse e lehtë të përqëndrohesh në luftime, duke vrarë armikun dhe shkatërruar forcat e tij. Por, çdo njohës serioz i luftës e di se në luftën që bëhet për të arritur objektiva politikë – forca ushtarake që përdoret është vetëm njëra nga shumë mjetet e përdorura, përfshirë diplomacinë, dhe se ajo mund të përdoret në mënyrë reciproke në funksion të saj.

“Klark ka mbledhur eksperiencën e tij si një shembull i një pune të bërë mirë. Pas gjithë kësaj, Klark ishte gjenerali që fitoi luftën e vetme të zhvilluar direkt nga NATO në vitin 1999, duke bashkëpunuar me aleatët për të penguar Kosovën të bëhej pre e mëtejshme e krimeve të Millosheviçit dhe t`ia dorëzonte atë kontrollit të OKB-së, trupave paqeruajtëse të NATO-s, dhe pjesërisht kosovarëve mirënjohës. Pikërisht muajin e shkuar, gjithsesi, H.Hugh Shelton, ish-shef i “Stafit të Bashkuar të Shefave Ushtarakë”, e goditi publikisht “integritetin dhe karakterin” e Klark. Këto vërejtje në drejtim të tij bënë që të habiteshin shumë reporterë dhe komentatorë: A tregojnë kujtimet e Klarkut, miksturën e idealizmit dhe forcës, të cilën preferojnë të ngrenë lart admiruesit e tij, apo mos ndoshta të kundërtën e tyre që pretendojnë kundërshtarët, pra qëndrime të pamatura e të nxituara?

Si “luftoi” për luftën e Kosovës
Megjithëse Kosova duket se i ngjan një perspektive mbresëlënëse në retrospektivë, ndërhyrja nuk ishte megjithatë shumë popullore asokohe. Klark lundroi në një aleancë jounike të NATO-s dhe midis një stafi ushtarak amerikan me shumë kundërshti. Megjithë fushatën ushtarake kundër objektivave ushtarakë në Serbi dhe Kosovë, ai shpesh hasi në kundërshtitë e Pentagonit për problemet e burimeve, taktikave dhe kufizimeve për kompetencat në punën e tij. Këto konflikte do të bëheshin më pas arsyet e padeklaruara për vendimin e Pentagonit për të hequr Klarkun nga posti i tij direkt pas luftës. Ai fitoi luftën në Evropë, dhe fitoi respektin e kolegëve civilë të qeverisë, por nga na tjetër humbi pozicionin e tij ushtarak. Kur Klarku u bë komandanti i “Forcave Supreme Aleate në Evropë” në vitin 1997, NATO ishte ndërkohë prezente në ish-Jugosllavi. Në Bosnje, trupat aleate ishin vendosur aty në zbatim të akordit për paqe të Dejtonit në vitin 1995. Por e paqetësuar po mbeste situata në provincën serbe, të populluar nga shqiptarët, Kosovë. Një guerilje shqiptare, e njohur me emrin, “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” (UÇK) po sulmonte aty me sa kishte mundësi, instalimet policore e ushtarake serbe në Kosovë. Raprezaljet kundër popullsisë civile shqiptare ishin shpesh mëse brutale. James O’Brian, një i dërguar special i Presidentit amerikan në Ballkan dhe ish-këshilltar për Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright, kujton: “Kishte një debat të vazhdueshëm, për rolin që duhet të luante Ballkani në politikën e Shteteve e Bashkuara të Amerikës. Kishte një grup të fortë, i cili argumentonte se qëllimi i NATO-s ishte të siguronte një Evropë të plotë e të lirë, dhe në këtë kontekst, ne pra nuk mund ta linim Ballkanin jashtë planeve tona”. Klark qëndronte përkrah kësaj ideje.

Kundërshtarët për sulmin e NATO-s mbi Kosovë
Të tjerët ndërkohë argumentonin se pas stabilizimit të Bosnjes, duhet ta linim me kaq këtë punë. Sipas O’Brien, “intervensionistët” kishin fituar debatin e vitit 1998. Por, nëse lidershipi civil ishte i vendosur për ndërhyrje me forcë në luftrat e ish-Jugosllavisë, Pentagoni akoma s´e kishte bërë një gjë të tillë. “Ushtria është gjithmonë disi skeptike për ndërhyrjen për arsye humanitare, dhe për atë që quhet si “nation building” ose e thënë në shqip, “shtetformimi”, thotë Stephen Ualt, nga “Shkolla e Qeversijes Kennedy në Harvard” (Harvard’s Kennedy School of Government)”. “Klark ishte i ndërgjegjeshëm për prioritetet e lidershipit civil dhe ishte më shumë për luftën sesa zyrtarët e tjerë.” Në fakt, Klark kishte qenë qysh herët njëri nga avokatët e ndërhyrjes ushtarake në Kosovë. Në mars 1998, Klark i dërgoi një faks Shefit Shelton dhe Sekretarit të Mbrojtjes, Uilliam S.Kohen, duke i kujtuar e paralajmëruar ata për krizën gjithnjë e më shumë në rritje në Kosovë dhe duke i rekomanduar nga ana tjetër si hap diplomatik, kërcënimin e sulmeve të NATO-s. Sipas shkrimeve e kujtimeve të tij në vitin 2001, botuar me titull “Basti për luftrat moderne”, thuhet se përgjigjja ndaj tij për këto propozime, ishte një telefonatë irrituese e bërë vonë në mbrëmje nga Joseph Ralston, zëvendëskryetar i “Shtabit të Shefave të Bashkuar“. “Shiko, Ues i kish thënë Ralston Klarkut, kemi shumë probleme për të rregulluar këtu ku jemi… Ne s`mund të përballojmë më shumë probleme. Dhe Sekretari është i shqetësuar nëse Madeleine Albright do kishte marrë një kopje të saj. “Gjeneral Dennis Reimer, ish-shef i Personelit të Ushtrisë së SHBA-ve asokohe, kujton se shumë pjesëtarë të “Shefave të Bashkuar” ishin skeptikë në lidhje me përfshirjen në atë që ato e shihnin si “një problem evropian”. “Pikëpamja ime është se Kosova nuk përfshihej në interesin vital të SHBA-ve në mënyrë direkte”, tha Reimer në një intervistë telefonike javën e shkuar. “Kur ne vumë në diskutim kredibilitetin e NATO-s, atëherë u prek direkt interesi vital i SHBA-ve.

Kur u futën në “lojën Kosova”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Preokupimi i Shefave të Bashkuar në fakt u rrit. Në shkurt të vitit 1999, Albright lajmëroi fillimin e bisedimeve midis UÇK-së dhe dhe Qeverisë jugosllave në Rambuje të Francës, duke i kujtuar palës refuzuese se NATO-ja do të sulmonte në rast se bisedimet do të dështonin. Qeveria jugosllave, siç dihet, e refuzoi marrëveshjen. NATO-s i mbeti të vërtetonte kërcënimin që kish bërë. Dhe akoma, sipas Michael E. O’Hanlon, bashkautor me Ivo H. Daalder në “Të fitosh shëmtuar: Lufta e NATO-s për të shpëtuar Kosovën”, moskëmbëngulja e Pentagonit u përkthye në mungesë qëndrimesh realiste. “Unë mendoj se në subkoshiencë, Shelton dhe Cohen nuk ishin plotësisht të vendosur për të fituar luftën”, thotë O’Hanlon. “Ata e ndjenin se ne po humbisnim shumë kohë në misione sekondare dhe gatishmëria jonë për operacione më të mëdha kishte degraduar. “Në fakt, në pikun e fushatës së bombardimeve, kur Klark këmbëngulte për më shumë burime e mbështetje, ai kujton se Ralston iu përgjigj duke pyetur se “çfarë do të kishte ndodhur nëse lufta do të kishte plasur në Kore dhe në Gjirin Persik”. “Xho, kujton t´i ketë thënë Klark atij, “sigurisht që ju nuk mendoni se ne do të ishim dorëzuar në betejën tonë të parë, vetëm sepse duhet të ishim gati për dy luftërat e tjera, të cilat gjithsesi nuk përbëjnë ndonjë kërcënim imediat?”.-

NATO, i shpall luftë Jugosllavisë
Në fund, NATO iu vu luftës në Jugosllavi dhe për këtë Klark sigurisht që ka përgjegjësi e merita. Siç vëren edhe O’Hanlon, madje edhe vetë mbështetësit më të ashpër të luftës (përfshirë dhe vetë Klarkun), besonin ndërkohë se demonstrimi i forcës do ta detyronte Millosheviçin të nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë. “Ne e cilësuam këtë si një gabim absolut”, tregon ordinanca e Klarkut, admirali i Marinës, James Ellis, në një konferencë të shkurtër shtypi pas lufte. “Kjo nuk është e mirë. Kjo nuk është e mirë”, i pati thënë asokohe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana, i shqetësuar natën e parë të sulmeve ajrore, kur serbët surprizuan NATO-n me përgjigjet e tyre ndaj sulmeve të NATO-s. Që NATO ishte e përgatitur vetëm për një demonstrim të shkurtër e të qartë të forcës ishte evidente në fillimin e luftës, shkruan O’Hanlon dhe Daalder. Nuk kishte aeroplanmbajtëse në Mesdhe. Përgatitjet ishin bërë për vetëm tre net bombardime. NATO, madje, nuk kishte ndonjë plan, që të parashikonte se ç´do të ndodhte nëse Millosheviç do të kishte rezistuar. “Klark ishte më shumë përgjegjës, nëse për këtë rast nuk kishte një plan përgjigje”, thotë O’Hanlon. “Ishte puna e tij për të pasur plane të gatshme përgjigjeje”. Por, nga ana tjetër, gjithsesi, Klark ishte i pari që e njohu gabimin dhe lëvizi në drejtim për ta korrigjuar atë. Situata po përshklallëzohej. Dhe Klark besonte se sa më fort që të luftohej, madje edhe në qoftë se kjo do të thoshte një rrezik më të madh për ushtarët amerikanë dhe civilët serbë, në një kohë të shkurtër, aq më eficente dhe më humane do të kishte qenë edhe paqja, që do të arrihej të fitohej prej saj. Por, në përputhje me shqetësimet evropiane rreth bombardimeve të rastësishme të objektivave civile dhe intolerancës amerikane në luftime, NATO, përkundrazi, këmbëngulte për një fushatë bombardimesh ajrore nga lartësia 15,000 këmbë, kundër një numri të kufizuar objektivash. Millosheviç jo vetëm që s`po dorëzohej apo largohej; ai përzuri me qindra e mijëra civilë shqiptarë të Kosovës nën hundën e bombardimeve të NATO-s.

Klark kundër Pentagonit për invazion nga toka
Edhe atëherë, kur Klark këmbëngulte, Pentagoni rezistoi të planifikonte një invazion nga toka. “Unë mendoj se ideja e një lufte tokësore nuk fitoi kurrë terren serioz”, thotë gjeneral Reimer. Në të njëjtën kohë, Klark kërkoi një ndërhyrje të teknologjisë më të lartë, vënien në dispozicion të helikopterëve kundërtanke “Apache”. Megjithëse helikopterët ishin dislokuar në Shqipëri, Klark nuk e dha kurrë “OK” për t´i përdorur ato. Sipas Reimer, kur moti u përmirësua, komandanti i Forcave Ajrore tregoi se ai mund të arrinte të njëjtat objektiva, pa qenë nevoja të rrezikonin shumë. Kishte gjithashtu edhe një shqetësim tjetër, disi më pak publik: Disa në Pentagon kishin frikë se Klark do t´i përdorte “Apashët” për “të shtruar rrugën” e një ndërhyrjeje tokësore, gjë e cila nuk ishte e autorizuar. Ashtu siç e paraqet edhe një ish-zyrtar në Pentagon: “Ata mendonin se ky ishte kulmi i mosmarrëveshjeve”. Në fund, pas 78 ditë bombardimesh intensive, Millosheviç kapitulloi. NATO fitoi luftën pa pasur nevojë të ndërhynte me trupa nga toka apo të godiste me “Apashë”. Mos ndoshta kërcënimi se do të sulmohej edhe nga toka e detyroi “njeriun e fortë” të Beogradit të dorëzohej, apo mos ndoshta ndërkohë ishte humbja e mbështetjes diplomatike nga Rusia “mike” plus sigurisht shkatërrimit të përditshëm të infrastrukturës ushtarake e industriale? Çështja është akoma e debatueshme edhe sot e kësaj dite. Amplituda gjithnjë e më shumë në rritje e bombardimeve të NATO-s po rriste rrezikun ndaj civilëve serbë në tokë për të shpëtuar jetët e pilotëve në ajër. Në një prezantim të kohëve të fundit në “Qendrën Kennedy për Politikat e të Drejtave të Njeriut”, historiani ushtarak, Conrad Crane, ngriti një pyetje: “Cila shkallë rreziku për personelin e shërbimeve tona justifikon goditjen e objektivave rastësorë civilë të armikut?”. Sigurisht, shumë vetë në Pentagon mund të kenë llogaritur se një ndërhyrje tokësore do t´i kishte shndërruar ushtarët e NATO-s në vegla të çakorduara në një teatër joesencial.

2OOO civilë e ushtarë serbë të goditur, asnjë ushtar amerikan i vdekur
Kur kjo ndodhi, objektivat civilë serbë të goditur në mënyrë të rastësishme llogariteshin rreth 500 deri 2000. Asnjë ushtar i vetëm i NATO-s nuk vdiq në luftime. Refugjatët shqiptarë u riatdhesuan. Nuk mund të quhej i gjithi ky operacion një sukses? Por Crane beson se llogaritjet janë më të vështira sesa duken. NATO u angazhua në Kosovë, për të mbrojtur civilët shqiptarë, por rreth 10000 prej tyre mendohet të jenë vrarë a humbur gjatë ofensivës tokësore serbe, kundërvënies ndaj të cilës planet e luftës së NATO-s i dhanë pak prioritet. Dhe askush nuk e di se sa civilë jugosllavë vdiqën nga ndërprerja e dritave nëpër spitale apo nga pasoja të tjera të lidhura me bombardimet. Klark në dukje kishte më shumë dëshirë sesa kolegët e tij në Pentagon për të rrezikuar trupat amerikane në mënyrë që të ndalte forcat serbe në tokë dhe t´i jepte kështu një fund më të shpejtë luftës. Për Klark, ky do të kishte qenë çmimi i fitimit të një lufte dhe arritja e objektivave politikë – dy nga të cilat, sipas Presidetit Klinton, po pengonin spastrimin etnik dhe po dëmtonin dukshëm kapacitetin ushtarak të Serbisë për t´i rezistuar luftës. Kujtimet e Klark në vitin 2001 të ngrenë qimet përpjetë me raportet e vakta burokratike dhe mosbesimin e shprehur në mënyrë të shpeshtë. Ish-gjenerali i NATO-s pretendon se Shelton dhe Cohen e penguan atë të ndikonte te Presidenti Klinton gjatë luftës. Michael O’Hanlon e cilëson këtë bllokim “të paarsyeshëm”. Ai thotë: “Ata po abuzonin me zinxhirin e prerogativave komanduese në një mënyrë që ishte kundërproduktive me interesat e kombit. Një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit gjithsesi, kujton se perceptimi në Pentagon ishte se Klark po “e shtrëngonte” zinxhirin e drejtimit të komandës vetëm në duart e Klintonit dhe të Samuel R. “Sandy”, Berger, këshilltarit për siguri të tij.

Përplasjet me sekretarin Cohen
Nëse Sekretari Cohen do të kishte qenë një lider i fortë, thotë ish-zyrtari, ai ose do ta kishte frenuar Klarkun, ose do ta kishte hequr atë për mosbindje. Ashtu si ndodhi, “Uesli luftoi me veten, duke u përballur me dështimin e mundshëm”. Ngaqë Cohen nuk ishte i përfshirë vetë në operacion, përgjegjësitë politike që duhet të binin normalisht mbi të ranë mbi gjeneralin Klark. Atributet e vërteta, që çuan disa zyrtarë me uniformë të mos i besonin Klarkut, e bënë atë popullor në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit. “Ai kish vizione të forta”, kujton me admirim James Steinberg, ish-zëvendëskëshilltar për Sigurinë Kombëtare. “Ai kishte qenë në linjën e frontit, dhe ishte e rëndësishme për politikëbërësit të dëgjonin një mendim prej tij. Ai bëri një punë jashtëzakonisht të madhe”. James O’Brien, nga Departamenti i Shtetit, e vlerëson vizionin e Klarkut duke thënë: “Klark e dinte se zgjidhja ishte të promovonin demokraci në rajon. Ushtria kishte një rol, por ajo duhej të mbështetej nga operacione civile”. Në fakt, cilësitë që e bënë Klark një gjemb në Pentagon – refuzimi i tij për të ndarë çështjet ushtarake nga ato politike, dëshira e këmbëngulja e tij për pavarësi mendimi – mund t´i shërbente atij mirë në një karrierë politike. “Ai është disi më shumë i drojtur, sesa mund të pritet nga një shkollar nga Rhode”, thotë Michael O’Hanlon. Por, ai është, gjithashtu, i “aftë ta pranojë gabimin dhe të ndërmarrë hapa për ta korrigjuar atë”. Dhe kjo mund të jetë në fakt, ekzaktësisht frymëmarrja që sjell ajri i freskët i fushatës së demokratëve për vitin 2004.

Jetëshkrimi
Kush është gjenerali amerikan, Uesli Klark

Gjeneral Uesli K.Klark është njëri nga ushtarakët më të famshëm të SHBA-ve. Gjatë 34 viteve të shërbimit të tij në ushtrinë e SHBA-ve, ai ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese, duke u ngritur në rangun e gjeneralit me katër yje të komandantit suprem të Forcave Aleate të NATO-s. Lindur në Çikago më 23 dhjetor 1944, gjenerali Klark u rrit në Little Rock, Arkansas. Në vitin 1962, ai mbaroi studimet e mesme në “Hall High School”, ku ai udhëhoqi ekipin e tij të notit në kampionatin lokal. Gjithnjë i angazhuar në shërbimin publik, ai shkoi në “Uest Point” në vigjilje të moshës 17-vjeçare dhe u diplomua duke pasur rezultatet më të mira të klasës në vitin 1966. Ai gjithashtu ka mbrojtur një diplomë “Master” në Filozofi, Politikë dhe Ekonomi nga Universiteti i “Oxford”. Nga viti 1997 deri në maj të vitit 2000, gjeneral Klark ka qenë shefi suprem i Komandës Aleate të NATO-s për Evropën. Në këtë pozicion, gjenerali Klark udhëhoqi operacionin e Forcave Aleate, aksionin e parë të madh të NATO-s, me të cilin shpëtoi rreth 1.5 milionë shqiptarë nga masakrat dhe përndjekja serbe në Kosovë.

Nga viti 1996 deri më 1997, gjenerali Klark shërbeu si komandant i përgjithshëm i Komandës Jugore të SHBA-ve në Panama, ku ai ishte përgjegjës për drejtimin e aktiviteteve ushtarake amerikane në Amerikën Latine dhe në zonën e Karaibeve. Nga viti 1994 deri më 1996, ai shërbeu si drejtor Planeve Starategjike dhe Politikave për Shefat e Bashkuar të Shtabit me përgjegjësinë e planifikimit strategjik ushtarak të SHBA-ve për të gjithë Botën. Gjeneral Klark gëzon shumë tituj e medalje nderi të ushtrisë së SHBA-ve e të huaja, duke përfshirë edhe “Yllin e Argjendtë”, “Yllin e Bronxtë” dhe “Zemrën e Purpurt”. Ai mban edhe tituj kalorësie nga Qeveria britanike e ajo holandeze dhe gjithashtu u bë edhe komandant nderi i “Legjionit të Nderit”. Në gusht 2000, Presidenti Klinton e nderoi atë me “Medaljen e Lirisë”, titulli i nderit më i madh kombëtar civil. Ai ndërkohë ka qenë një komentator i njohur publik dhe analist në kanalin prestigjioz televiziv CNN. Uesli Klark dhe gruaja e tij, Gert, janë të martuar që prej 36 vjetësh. Ata jetojnë në Little Rock, në Arkansas dhe kanë një djalë, të quajtur Uesli, një skenarist filmash që jeton në Los Angeles me gruan e tij, Astrid Clark.

Së fundmi, ai është njëri prej pretendentëve kryesorë të Demokratëve për kandidat për President në SHBA.

Dëshmitë e të huajve për luftën në Kosovë

Tim Marshal

Me 24 mars 1999 ne mengjes gjenerali Nebojsha Pavkoviq ishte nervoz.Spiuni jugosllav ne Nato I kishte lajmeruar Komaden Supreme se operacioni I Natos do te filloje me te rene te territ .Pavkoviqi po u bente interviste trupave te veta.Si komandant I Korporates se Trete jugosllave te stacionuar ne KOSOVE duhej te vertetonte se a eshte gjithcka ne vendin e duhur.Beogradi qe pergatitur per ate moment gati njesoj gjate sikur Natoja .Planet e alenaces per bombardimin e Jugosllavise qene bere kryesisht nga fundi I pranveres se vitit 1998 por mbrotja Jugosllave ishte pjese e strategjise se sajuar gjate luftes se ftohte.

Sa do te zgjasi lufta ne Beograd.

Filloi fshehja e pajisjes me te mire ne rrjetin e bunkereve te sigurt nentokesore.Aeroplanet kompjuterat dhe sistemey e radarit u fshehenthelle ne siperfaqe.Bunkeret ishin ndertuar te durojne goditjet nukleare te fuqise mesatare.Sadam Hyseini ishte improsionuar me kualitetin e tyre dhe I kishte porositur disa rakketa per irakun duke folur per ta per “jugo-bunkeret e mi”NDermjet janarit e marsit oficere te larte vizituan Irakun Ukrahinen, Rusine dhe Bjellorusine ne perpjekjen pjeserisht te sukseshme qe tua permisojne atyre sistemin e mbrotjes kunderajrore qe te blejne nafte te lire dhe qe marrin para te gatshme te cilat do ti ndihmonin per te mbuluar shpenzimet e ardhshme luftarake.E vendosen linja alternative te komunikimit ndersa ne janar filloi levizja kuturu enjesive ne kosove e cila do te duhej ti mashtronte satelitet vezhgues amerikane dhe fluturaket pa pilot.Ne shkurt ish-oficeret e disponuar miqesisht jugosllave ne Slloveni e ne Maqedoni u dhane agjenteve te Natos informata te rrejshme lidhur me taktiken ndersa Beogradi filloi te prodhoje aeroplane te drunjte dhe maketa plastike te tankeve.Pavkoviqi e dinte se Armata e Jugosllavise e kishte kryer detyren profesionalisht por prape se prape ishte nervoz. Ricard Hollbruk I kishte thene Miloshevicit se sulmet ajrore “do te zgjasin” por sipas informatavete tjera te cilat kishin rrjedhur nga Brukseli drejt nje agjenti ne Ambasaden Parisiene kjo do te thote lufte e shkurter.Saktesisht se sa do te zgjase lufta nuk e dinte askush ne Boegrad por tek e fundit Pavkoviqi e bashke me te edhe anetaret e tjere te Komandes Superem kishte ne dore listen e caqeve te Natos.Para disa muajsh oficeri I armates francese Pjer-Anri-Binel I cili punonte ne shtabin e Natos ne Bruksel ia kishte dorezuar listen agjentit te sherbimit sekret Jugoslllav , Jovan Milanoviqit.Binel tha me vone se ka vepruar sipas urdherave te sherbimit frances te spiunimit.Nese vertet ishte keshtu atehere kryetari I shtetit francez Zhak Shirak lejoi tradhetine e fshehtesive ushtarake aleate ose nuk iswhte I vetdijshem se me cafer punesh merreshin shefat e sherbimeve te tij te spinunimit.

Radari I verber.

Cingeroi telefoni mobil I Pavkoviqit .Nga ana tjeter e telefonit ishte spiuni britanik ndersa thirrja vinte nga brukseli.
Gjenerali Pavkoviq?
Une jam .Kush eshte?
Une prezentoj njerzit qe do tju bombardojne.Apeloj ne ndergjegjen tuaj ju lutem edhe tani mund ta ndaloni ate qe do tu ndodhe.Nese sot filloni ti terhiqni trupat nga kosova ende mund ta pengojme bombardimin!”
Ai njeri e dinte se nuk ka gjasa .Pavkoviqi ishte officer I karrieres I cili kishte marre per detyre dhe mbronte vendin e vet.Refuzimi I urdherave te beogradit dhe terheqja e trupave do te ishte e barabarte me tradhetine .Gjenerali nderpreu lidhjen , futi telefonin ne xhep dhe vazhdoi inetrvisten e trupave.Kur nata e pare eksploduan mbi pesedhjete projectile kazermat ishin boshe aeroportet ushtarake kryesisht te zbrazura radaret e fshehur automjetet e kamufluara, ndersa objektet e rrejshme ishin vendosur neper vendet e veta.Kjo u perserit 78 dite e net… .Operacioni I kamuflimit ishte kryer net ere vendin.Kodra Strazhevica ne afersi e Beogradit fshehte kompleksin kryesor te radareve te cilin e kishte ndertuar nje ndermarrje kroate ne kohen e Titos.Ai ishte projektuar te duronte sulmin nuclear.Aeroplanet e Natos disa here gjuajten ate vend dhe I bene pluhur kazermat ne siperfaqe por vete kompleksit nuk I bene asnje gje.Sa here rrezohej antena e radarit serbet shume shpejt ngrinin tjetren.Mashtrimi kryesisht ishte sekret public.Ne xhirot e saj te perditshme me nga tridhjete kilometra Maja Civiq civile bicikliste e pasionuar mund te shihte ate qe kerkonte Natoja.”Disa topa kunderajrore ishin venmdosur ne kulmet e ndertesave te banimit ne Beogradin e ri.U conimk kafe djelmoshave qe punonin me tan e livadhet pergjate Saves ishin te renditur helikopteret dhe tanket e kamofluara te rrethuara nga nje sere ndertesash civile dhe isha shume I hidheruar pse pushteti na shikonte si pione ne gjithe kete loje”Por nuk fsheheshin te gjithe.Ne oren 20 e 10 minuta kur sistemi per lajmerim te hershem te rrezikut hetoi aeroplanet e pare te armikut qe hyne ne hapesiren ajrore jugosllave kapiteni Zoran Radosavleviq u nis me aeroplanin e tij luftarak Mig -29 nga aeroporti ushtarak I Batajnices .I percjellur edhe nga dy Mig te tjere u nis ne drejtim te veriut ne takim me aeroplanet e Natos Ai e dinte se ne aeroplanin e tij nuk fuksionoi as radari as radio lidhja.Kjo do te thoshte se ai ishte I verber sic thuhet ne gjuhen e luftes ajrore.Ditet e luftrave ajrore nga afersia jane kohe e shkuar.Ai sigurisht as qe e ka pare aeroplanin I cili e goditi.Raketa qe e beri shkrumb Mig un e tij ishte lancuar disa milje larg.

Eksperte ushtarake serbe

Pse fluturoi?Ishte ne detyre .Ai njekohesisht ishte edhe topic me pervoje qe do te thote se ishte I vetdijshem se ate detyre nuk mund ta kryej me sukses.Ate nate ne qiell kishte ndermjet 20-26 aeroplane te Natos .Ishin keto aeroplane te aviacionit luftarak holandez dhe amerikan dhe te gjitha instrumentat net a fuksiononin mrekullueshem.Sateliti mund ta hetonte levizjen e tij qysh kur ishte ne piste, “Avaks”—et gjithsesi e kishin hetuar ne radar sapo u shkeput nga toka nderkaq aeroplanet holandeze dhe amerikane e verejten sapo hyri ne largesine e tyre te arritshme.Nje njeri per kontakte ne avioacionin luftarak jugosllav tha.Mund ta quani hero ne daci edhe budalla sit e doni!”Ekspertet e dinin se nuki mund tafitojne luften me Naton ne rastin me te mire kane mundur te perpiqen te mos humbasin.Pas kalimit te javes se pare te bombardimeve , nje gazetar I cili asokohe punonte ne radiostacionin e pavarur B92 takoi dy spiune ushtarake.Shkuam deri te “Rusi Car” afer punes sime.Ishin me rroba civile dhe miqesisht te disponuar ndonese ne kufij te fuqise se tyre.Se pari folen per punen time ne radio dhe me binden se nuk e trajtojne joptriotike, ndersa me vone me kerkuan se cmendoj per situaten.Ne ate kohe nuk kishte diplomate te huaj ne qytet keshtu qe ata kishin qasje te kufizuar ne mendimet e kunderta. U thashe :”Do ta humbni luften.E vetmja rruge eshte qe sa me pare te gjendet zgjidhje nepermjet negociatave”.Mu pergjigjen gati deshperueshem “E dijme edhe ne kemi propozuar keshtu por njeriu ne krye na refuzoi”. Dhe cka tash? – I pyeta.”.Asgje, do te perpiqemi te shpetojme sa me shume njerez dhe te mbrohemi”.. Disa jave pas fillimit te luftes m’u afrua nje minister I qeverise jugosllave dhe me pyeti se cili do te jete I fundit.I thashe qe nuk e di saktesisht se si do te zhvillohen ngjarjet por se Nato-ja ndodhi cka ndodhi , nuk do ti lejoje vetes te humbe.. .Nje burim nga armata e Jugosllavise thote se Miloshevici ka dashur ta zgjeroje luften ne Bosnje dhe ne Maqedoni.”Ka kerkuar qe te sulmohen trupat amerikane net e dy keto vende.Por, per operacionin kunderkazermave amerikane ne bosnje na duhej ndihma e kreu te serbeve te bosnjes.Nderkohe te disa nga lideret ishin krijuar disponimi proamerikan ndersa te tjeret ende ishin te hidheruar me miloshevicin sepse mendonin qe I kishte tradhetuar ne Dejton.Prisnin rastin ti hakmerreshin dhe refuzuan ti ndihmojne.Kur kjo u be e qarte arriten te bisedojne me kryetarin dhe tit hemi se pari se nuk rrezikojme duke shkuar ne Maqedoni e pastaj I thame se nuk do te rrezikojme duke I sulmuar me helikopteret “Apash” dhe trupat qe arrinin ne Shqiperi.Politikanet u pajtuan se bartja e luftes pertej kufijve do ti hasmeroje shtetet fqinje te cilat praktikisht na ndihmonin asaj kohe sepse ishin te hapura me ne per tregti dhe I mbynin syte para emberagove dhe kontrabandes”…

Teknika luftarake ne fabrika dhe spitale

Nje paditje ministry I informative Goran Matiq “ me ftoi”per caj ne shtepine e tij, trishtim temadhe ne Dedinje ne kete paralagje ekskluzive te Beogradit.Se pari me testoi.Me nxori ne nje shetitje te shkurter e cila perfundoi para nje shkolle fillore.aty mbreteronte nje qetesi sepse te gjitha shkollat ishi te mbyllura per shkak te bombardimit “shikoni” me tha duke mi treguar me dore dy maune ushtarake te komunikimit te kamufluara dhe te parkuara ne nje aneks te korridorit te shkolles.Njerzishem ia perkujtoja se Konventa e Gejeneves e ndalon nje gje te tille Ai me perkujtoi me pak njerzishem se Konventa e Gjeneves ndalon dhe bombardimin e fabrikave te spitaleve te ndertesave te banimit dhe te trafostacioneve ndersa pastaj me tha se Nato ka shkelur statutin e vet kur ka sulmuar nje shtet te pavarur I cili nuk ka rrezikuar asnje anetare te saj.Ishte e pakuptimte te tregohej se teknika luftarake po fshehej neper fabrika dhe spitale.Per cdo rast ai mi tregoi maunet per te pare se a do te raportoj publikisht per egzistimin e tyre ose a do tua percjell informacionin “paleve te interesuara”.Nuk e bera as njeren as tjetern sepse te dyja mund te kualifikoheshin si spiunazh.Tri dite mbasi kalova testing me ftoi per caj.Kete here , Matiqi me dergoi ne verande nga e cila shihej Beogradi. –“Tim ,- me tha , A e di qe mund ti degjojme te gjitha ato qe flasin piloted?
Kur e pyeta si papercaktueshem ma beri me dore ne drejtim te Beogradit.”Kemi shume civile qe degjojne radion ne vale te shkuretera.Kemi edhe tekniken tone zyrtare.Te gjithe keta njerez na lajmerojne cdo dite per ten a treguar se cfare kane zene:.. Me vone u be e qarte se ne Nato kumunikimi behej me anglishte te pakoduar.Anglishtja ishte gjuhe zyrtare per operacionet bombarduese te Natos.Kjo gjuhe dhe e shume njerezve te arsimuar ne Beograd dhe ne qytetet tjera te Serbise.Amerikanet kane system te sigurt te shfruar dixhital por te te gjitha avionet e tjere per nje dekate jane prapa amerikaneve ne kete drejtim.Meqe bombardimet ishin kryesisht operacione te perbashketa amerikanet u desh te perdorin system te hapur.Ajo qe ishte edhe me e keqe per naton Jugosllavet me gjase qe me here dinin vendet e bombardimit dhe shifrat e tyre…/Pas luftes amerikanet deshiruan te dijne para se gjithash se pse u desh qe per listen e vendeve te bombardimit te dijne 600 veta.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...