2012-04-03

Dialektet shqipe



Gjuha shqipe është gjuhë indoevropiane që flitet në Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë,Serbine jugore dhe nga shqiptarët etnikë në pjesë të tjera të Ballkanit jugor. Gjuha shqipe flitet gjithashtu edhe përgjatë bregdetit lindor të Italisë dhe në Sicili, në jug të Greqisë si dhe në Gjermani, Suedi, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Ukrainë dhe Belgjikë. Shqipja është një ndër gjuhët moderne që përfaqëson një degë më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane.


Dialektet


Dy dialektet kryesore të gjuhës shqipe janë Gegë në veri dhe Toskë në jug, të ndara afërsisht nga Lumi Shkumbin. Gegërishtja dhe Toskërishtja janë degëzuar për së paku një mijëvjeçar[citim i duhur], dhe format e tyre më pak ekstreme janë ndërsjellash të kuptueshme. Gegërishtja ka nën-variantet më të dallueshme, prerjet të cilat janë lloje më veriore dhe lindore, që përfshinë ato të qyteteve të Shkodrës, rajonin e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë verilindore, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë, dhe fshatin e izoluar Arbanasi (jashtë Zarës) të bregut të Kroacisë, Dalmacisë. “Arbanasi” i themeluar në fillimin eshekullin XVIII nga refugjatët nga rajoni rreth qytetit bregdetar të Malit të Zi, Tivarit, ka rreth 2.000 folës të gjuhës shqipe.
Të gjitha dialektet e folura shqipe në enklavat italiane dhe greke janë variantet e toskërishtes dhe duket se janë të lidhura më së afërmi me dialektin e Çamërisë dhe te Bregdetit në jugun e Shqipërisë. Enklavat Italiane - rreth 50 fshatra të shpërndarë - me siguri janë gjetur nga emigrantët nga sundimi i Turqisë në Greqi. Disa dialekte të largëta dhe të izoluara të origjinës jugore të Toskërishtes fliten në Bulgari dhe Trakinë Turke por nuk ka te dhëna të sakta. Gjuha ende përdoret në Madritsa, Bulgari, në kufirin afër Edirnesë, dhe në përfundim të këtij fshati që po mbijeton në Mandres, afër Kilkis në Greqi, që daton nga Lufta Ballkanike. Një enklavë Toskërisht afër Melitopolit në Ukrainë shfaqet vendosja e fundme ngaBullgaria. Dialektet Shqiptare nga Istria, për të cilin ekziston një tekst, dhe nga Sreim, për të cilin nuk ekziston asnjë tekst janë zhdukur.

Dialekti gegë ose gegërishtja (Geg. gegnisht) është njëri nga dy dialektet e gjuhës shqipe, që flitet nga shqiptarët gegë në veri të Shqipërisë, në Kosovë, në Maqedoni, në Turqi si dhe në Serbi dhe Mal të Zi. "Kufiri natyror" në mes të gegërishtes dhe toskërishtes është Lumi Shkumbin në Shqipëri, që përshkon Shqipërinë e mesme nga lindja në perëndim.

Gegë është po ashtu klasifikim nënetnik i shqiptarëve dhe përfshin banorët e viseve mbi Shkumbin, cekur më lart, ose folësit e gegërishtes. Trojet e banuara nga gegët janë njohur historikisht si Gegëri, sidomos gjatë shek. XIX dhe kohës së Lidhjes së Prizrenit.

Prejardhja e fjalës

Pashko Vasa për kuptimin e fjalëve gegëri dhe gegë, mendon se duhet kërkuar tek Homeri, saktësisht në rreshtat ku thotë se : Përtej maleve të Akrokeraunit banojnë gjigantët. Sipas Pashko Vasës, fjala gjigas, në greqisht do të thotë gjigant, vigan. Për argumenti jep një shkresë në të cilën ndër të tjera thotë se fjala Gjigaj (Gjikaj) dhe Gegaj, - janë i njëjti emër dhe kanë të njëjtin kuptim si në shqip po ashtu edhe në greqisht.

Veçanti të gegërishtes




Paskajorja

Paskajorja – me + pjesorja e foljes (p.sh. me punue, me kallëzue). Kjo veçanti e gegërishtes përdoren në shumicën e gjuhës dhe zë vendin e mënyrës lidhore të gjuhës standarde në shumicën e rasteve. Mënyra lidhore që përdoret në standard lidhet me vetën dhe kohën (e tashme: p.sh. të punoj d.m.th. unë të punoj, të punosh d.m.th. ti të punosh etj., dhe e pakryer: të punoja, të punoje, etj.) ndërsa paskajorja e gegërishtes është gjithëpërfshirëse.

Shumë gjuhëtarë sot janë ithtarë të futjes së këtij lloji të paskajores në gjuhën standarde meqë një pjesë e madhe e shqiptarëve e përdorin në të folurën e përditshme. Këta gjuhëtare mendojnë se shqipja standarde do të ishte më e lehtë dhe me më shumë mundësi shprehëese e stilistike. Ky lloj i paskajores do të ofronte përkthime më adekuate në këtë rast: "To Be or Not To Be" (Shekspir: Hamleti, III-I). Shekspiri nuk thotë Ti, të jesh apo të mos jesh, por thotë, pa iu drejtuar asnjë vete, as të dytës, as të tretës: “Me qenë a mos me qenë” (ose në variante më të skajshme: "me kânë a mos ke kânë"). Ndërkaq, një përkthim i tipit "për të qenë apo për të mos qenë" nuk tingëllon shqip.
[redakto]Foljet kalimtare dhe jokalimtare

Megjithëse veprore, në gegërishte, shumë folje, si “me ardhë/vij”, në të kaluarën dhe kohë të tjera të së shkuarës paraprihen nga folja “me qenë/jam”. P.sh. “Jam ardhë dje, po nuk t’gjeta aty”. Sidoqoftë, këto folje mund të zgjedhohen edhe si në standard me “kam” përpara, por modeli i mësipërm është shumë i përhapur në Kosovë.

Fjalori i pasur

Gegërishtja ka shumë fjalë që nuk përfshihen në fjalorin e gjuhës standarde. Disa shembuj: me nirthtë, me (i) mejt (p.sh. Më ka mejt krahu), kacurret (plot, me spicë), ani (e ngjashme me pra por jo saktësisht), etj.

Zanoret hundore

Zanoret hundore (â, ê, î, ô, ŷ, û) e bëjnë gegërishten më të vështirë për t'u mësuar si dialekt (për shqiptarët) ose gjuhë e dytë (për të huajt që mësojnë shqipen gegë). Njëherësh, theksimi i tyre është dallimi kryesor në theks prej toskërishtes, duke e bërë atë më të butë për veshin. Zanoret hundore zëvendësojnë thuajse plotësisht tingullin e theksuar "ë" që në gegërishte figuron si shkronjë për zgjatjen e zanores paraprijëse dhe shpesh quhet "e pa zâ" (e pa zë). Kur "ë"-ja shkon e patheksuar në toskërisht, në gegërisht ajo zgjat zanoret paraprake.

Rotacizmi

Kjo është një teori shumë e mbështetur nga studimet. Shihet, për shembull se rotacizmi “n” në “r” ka ndodhur e jo “r” në “n”, çka dëshmon se gegërishtja ka ruajtur më shumë elemente të shqipes së vjetër. Këtë e zbulojmë prej fjalëve latine si psh. “virgin-” që në gegërishte sot është “virgjin” dhe në toskërisht/standard “i/e virgjër”, “inimicus” e gjetur në gegërishte si “anmik” dhe e transformuar në toskërisht/standard si “armik”.



Tabelë krahasimi


StandardToskësishtGegërisht
ShqipëriShqipëriShqypní
njënjënji / njâ
nëntënëntënândë
ështëështëâsht / â
bëjbëjbâj
emëremërêmën
pjekuripjekuripjekuni
gjendjegjëndjegjêndje
zogzokzog
mbretmbretmret
për të punuarpër të punuarme punue
rërërërërânë
qenëqënëkjênë / kânë
dëllinjëenjëbërshê
baltëllumlloq
cimbidhmashëdanë
frikëfrikëtutë
derrderrthî
gjelkëndezknues
mundemmundemmuj
dhelpërdhelpërskile ose dhelpën
syrisyrisyni
nënanënanana
gënjejgënjejrrej
qumështjqumështtamël
fshatfshatkatun
gjalpëgjalpëtlyn
truritruritruni
mbushmbushmush
ndoshtandoshtanashta
vendvendven
( ˆ ) shënon zanoret hundore, të cilat janë tipar i gegërishtes.

Përdorimi letrar


Dokumentet më të vjetra të shqipes janë shkruar në gegërishte. Këto përfshijnë "Formulën e pagëzimit" të Pal Engjëllit, "Mesharin" e Gjon Buzukut, "Çetën e profetëve" nga Pjetër Bogdani, veprat e Pjetër Budit, Frang Bardhit etj. Në gegërisht u shkruan edhe kryevepra të letërsisë shqiptare si "Lahuta e Malcís" e Gjergj Fishtës, si dhe u kodifikua Kanuni i Lekë Dukagjinit nga Shtjefën Gjeçovi.

Përveç se flitet nga shqiptarët gegë, gegërishtja ka qenë dialekt zyrtar në Shqipëri para Luftës së II Botërore  dhe në Kosovë deri më  1968 . Shumë mërgimtarë shqiptarë gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri kanë vazhduar ta përdorin gegërishten në letrat e tyre. Sot gegërishtja përkrahet si dialekt dhe përdoret aty-këtu nga botime të ndryshme në Shqipëri e në Kosovë. Përkrahësit e gegërishtes janë kryesisht letrarë nga Skodra Tirana dhe Prishtina.


Shqipja standarde dhe gegërishtja



Shqipja standarde megjithëse mbështetet në dialektin toskë të zonës juglindore të Shqipërisë, ka në përbërjen e saj fjalë apo formime nga gegërishtja, pa të cilat nuk do të bëhej i mundur formimi i disa fjalëve. Disa nga shembujt jane fjalët meqenësehumnerë dhe folja synoj. Fjala meqenëse vjen nga paskajorja me qenë e gegërishtes, dhe një formim i kësaj fjale duke u mbështetur vetëm në toskërisht do të ishte përtëjemse, fjalë e cila nuk shkon në gjuhën shqipe. Fjala humnerë vjen nga folja humb dhe fjala nder, dhe gjuha standarde e ka formuar këtë fjalë nga format gegë hum (humb)+ nerë (nder). Edhe folja synoj vjen nga fjala synisynoj=ia ve synin (gegërisht) dhe jo syroj siç mund të ishte nëse do të formohej nga toskërishtja e cila nuk e përmban këtë folje.

Shembuj dhe krahasime


Shtjefën Gjeçovi, Kanuni i Lekë Dukagjinit, Shkodër: 1933, fq. 11:
Burri â' në detyrë:
a) me u përkujdesë per veshë e mathë e per gjithshka të lypet per me mbajtë jeten;
b) me ruejtë nderen e grues e mos me e lânë me u ankue per kurrnji nevojë.
Në standard:
Burri është i detyruar:
a) të përkujdeset për veshmbathje e për gjithçka që lipset për ta mbajtur jetën;
b) ta ruajë nderin e gruas e mos ta lë të ankohet për asnjë nevojë.
Këshilli Populluer i Komunës së Prishtinës, Prishtina (monografi), 1959, fq. 19:
Gjatë pesëmbëdhetë vjetve të fundit janë investue mjete bukur të mëdha për objekte të ndryshme komunale. Qysh në vjetin 1946 rinija ndërtoi rezervoarin e madh për ujsellësin e qytetit dhe Prishtinës iu sigurue kështu për herë të parë uji i shëndoshë për pije. Kapaciteti i ujsjellësit ishte 15 litra në sekondë. Prej asaj kohe ujsellsi u zgjanue dhe modernizue vazhdimisht dhe tash për çdo sekondë jep nga 30 litra ujë.
Në standard:
Gjatë pesëmbëdhjetë vjetëve të fundit janë investuar mjete bukur të mëdha për objekte të ndryshme komunale. Qysh në vitin 1946, rinia ndërtoi rezervuarin e madh për ujsjellësin e qytetit dhe Prishtinës iu sigurua kështu për herë të parë uji i shëndoshë për pije. Kapaciteti i ujsjellësit ishte 15 litra në sekondë. Prej asaj kohe ujsjellësi u zgjerua dhe modernizua vazhdimisht dhe tani për çdo sekondë jep nga 30 litra ujë.


Toskë ose toskërisht është njëri nga dy dialektet e gjuhës shqipe, që flitet në jug të Shqipërisë, në një pjesë të vogël të Maqedonisë, në Greqi dhe në Italinë jugore nga arbëreshët. Kufiri në mes të gegërishtes dhe toskërishtes është Lumi Shkumbin që përshkon Shqipërinë e Mesme nga lindja në perëndim. Toskërishtja në vetvete ka 3 nëndialekte, si toskërishtja veriore, labërishtja dhe çamërishtja.


Tabelë krahasimi


StandardToskësishtGegërisht
ShqipëriShqipëriShqypni
njënjënji / njâ
nëntënëntënândë
ështëështëâsht / â
bëjbëjbâj
emëremërêmën
pjekuripjekuripjekuni
gjendjegjëndjegjêndje
zogzokzog
mbretmbretmret
për të punuarpër të punuarme punue
rërërërërânë
qenëqënëkjênë / kânë
nënënënënanë
dëllinjëenjëbërshê
baltëllumbâltë
cimbidhmashëdanë
( ˆ ) shënon zanoret hundore, të cilat janë tipar i gegërishtes.


Përgatiti:Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...