2012-08-12

HAMDI JUPE:Dy gisht letër nga Atdheu


Rastësisht u bëra dëshmitar i një situate të trishtuar. Natyrisht, e trishtuar për mua dhe mendoj edhe për shumë shqiptarë të tjerë që mendojnë si unë. Sepse për dikë tjetër, kjo që do të tregoj mund të duket krejt normale. Dhe e keqja fillon pikërisht këtu, te ky “normalitet” anormal i autoriteteve të larta të arsimit shqiptar ndaj atyre mijëra studentëve shqiptarë që kanë mbaruar shkollat jashtë vendit. Në muajin shkurt të këtij viti erdhi nga Greqia një e afërmja ime, një vajzë e re që ka mbaruar studimet në një nga universitetet prestigjioze të Athinës. Si shumë shqiptarë të tjerë, ka emigruar me familjen atje që kur ishte fëmijë. Tani kthehet e diplomuar, për të parë mundësinë e punësimit këtu, sepse në Greqi e ka marrë ferra uratën. Me këtë rast, duhet aplikuar në Ministrinë tonë të Arsimit dhe Shkencës edhe për njohjen e diplomës së marrë në vendin fqinj, sepse kudo që të trokasësh për punë, ta kërkojnë diplomën. Bashkë me diplomanten e re, e cila nuk i di rrugët e Tiranës, aq më pak Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, trokasim në dyert e kësaj të fundit. Na presin mirë. Na thonë se çfarë duhet të bëjmë, dokumentet që duhen paraqitur, paratë që duhen paguar në bankë për njohjen e diplomës e të tjera formalitete si këto. I kryejmë të gjitha ato që na kërkohen dhe shkojmë, unë në punën time, çupa e sapodiplomuar në “punën” e saj, d.m.th. e papunë në Greqi. Atje gjërat janë zi e më zi. Administrata shtetërore po shkurtohet përditë, sipas kërkesave të financuesve të huaj. Këto i dimë edhe pa vajtur në Greqi. Le që kush i afron shqiptarët në adiministratën shtetrore atje? Ndërsa në bisneset private, shkurtimet e punonjësve janë akoma më të mëdha. Prandaj duhet mbajtuar një vesh dhe një sy nga atdheu. Mbase ai nuk na ka harruar që jemi shqiptarë, pavarësisht se jemi rritur e shkolluar në vend të huaj. Me këto mendime u largua e sapodiplomuara. Ministra e Arsimit dhe e Shkencës është transparente lidhur me procesin e njohjes së diplomave të studentëve që kanë mbaruar shkollat në vendet e huaja. Në ueb-sajtin e saj e gjen lehtë ruprikën “Njehsimi i diplomave”. Herë pas here, kur jam i ngeshëm, e hap faqen e mësipërme dhe lexoj ato që më interesojnë për problemin në fjalë. Ja, për shembull, udhëzimi i ministrit Myqerem Tafaj, i vitit 2009. Udhëzimi nuk ka as numër protokolli dhe as datë, por kjo nuk ka shumë rëndësi për mua; ai është në faqen zyrtare të kësaj Ministrie. Rëndësi ka se kur do të ndodhë njohja e asaj dilpomës për të cilën ka aplikuar e diplomuara në Athinë. Udhëzimi i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, pika 4 e tij, thotë shprehimisht: 4.3. Dosja e aplikantit i paraqitet Komisionit të Njohjes së MASH-it jo më vonë se 35 (tridhjetë e pesë) ditë nga mbërritja e saj në MASH, kur ajo është e plotë. Brenda 1 (një) jave nga marrja e dosjes, Komisioni i Njohjes mund të marrë vendim sipas përcaktimit në pikat 4.1; 4.2, ose mund të vendosë t’ia kthejë dosjen SENJOD-it për plotësime të nevojshme në dokumentacion, sipas këtij udhëzimi. 4.4. Në përfundim të procedurës, aplikantit i lëshohet një dëshmi njohjeje nga MASH, jo më vonë se 1 (një) javë nga përfundimi i procedurës… Sipas aritmetikës sime, njohja e diplomës duhet të bëhet brenda pesëdhjetë ditëve. Kështu thotë udhëzimi i ministrit. Po këto janë hollësira pa shumë vlerë. Për mua nuk është problem afati i njohjes. Për të diplomuarën në Athinë, ndoshta po. Sidoqoftë, le të presim. Më në fund, në datën 23 korrik, në ueb-sajtin e Ministrisë publikohet lista ku është edhe emri për të cilën po interesohem. Kanë kaluar plot pesë muaj, ose 150 ditë, nga pesëdhjetë ditë që thotë udhëzimi i ministrit. Po, në fund të fundit, kush i lexon udhëzimet e ministrave? Lajm i mirë është se më në fund, diploma është njohur nga qeveria shqiptare. Lista e publikuar është me 130 veta. Por, në muajin korrik janë njohur diplomat edhe për shumë studentë të tjerë. Në tri listat e publikuara në këtë muaj, dhe ku përfshihen diplomat e atyre që kanë aplikuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, janë plot 402 persona, djem e vajza shqiptare që kanë mbaruar studimet jashtë shtetit dhe që u janë njohur diplomat në vendin e tyre. Shifër jo e vogël vetëm për një gjashtëmujor. Për vitin e kaluar, 2011, janë njohur më shumë se gjashtëqind e pesëdhjetë diploma. Kjo do të thotë se këtë vit numri do të shkojë në mbi 800 veta të diplomuar jashtë vendit, që do t’u jenë njohur diplomat këtu, në atdhe. Entuziazmohem nga këto shifra. I gëzuar drejtohem për në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës për të mësuar se kur do të shpërndahen këto diploma të njohura. A do të ketë ndonjë ceremoni simbolike për këtë, apo jo? Sepse në verë është një rast i mirë që dikush nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës të takojë qoftë edhe një pjesë të këtyre të sapodiplomuarve. Pse jo, edhe vetë ministri i Arsimit dhe Shkencës. Pse jo, t’u ofrojë studentëve më të mirë, p.sh. 10 për qind të tyre, nisur nga shkolla që kanë mbaruar dhe nga rezultatet, nga një vend pune në administratën shtetërore, si shenjë se atdheu po mendon për ta, se atdheu i ka sytë edhe tek ata; se ata mund ta ndërtojnë këtu jetën e tyre duke kontribuar për atdheun. A nuk ka folur vetë Kryeministri ynë për “ekselencën” e të diplomuarve? Vetë ministri aktual i Arsimit është një i kthyer nga Gjermania, ku ka punuar si “refugjat” për vite me radhë, për t’u bërë pastaj ministër në atdhe. Tani, në sezonin e verës, një numër i madh i këtyre të diplomuarve jashtë vendit vijnë në Shqiperi për të takuar të afërmit e tyre. Janë nga ata që kanë emigruar me gjithë familjet vite më parë, ose janë shkolluar në Shqipëri deri në shkollën e mesme, ndërsa shkollën e lartë e kanë kryer jashtë vendit. Vera është rasti, pra, kur atdheu i mbledh këta zogj të shpërndarë anë e kënd globit. ¨shtë edhe rasti që institucionet përkatëse shtetërore të takohen me ta dhe t’u përcjellin disa mesazhe të ngrohta. T’u thonë p.sh. se këtë vit në atdhe po festohet 100-vjetori i shpalljes së pavarësisë dhe për këtë edhe ata duhet të ndihen krenarë kudo që të jenë etj. Këta të rinj e të reja, të shkolluar jashtë shtetit, shpeshherë me shumë mundime e sakrifica financiare dhe të natyrave të tjera, e duan njohjen e diplomës pikërisht sepse e shikojnë atë si një mundësi për të punuar në atdhe. Gjetkë nuk bën punë kjo njohje. Ata, pra, në një farë mënyre, duke kërkuar njohjen e diplomës, i kanë ofruar atdheut gatishmërinë e tyre për t’u kthyer e punuar këtu. Por kjo gatishmëri nuk gjen përgjigjen e merituar nga qeveria shqiptare. Me ta nuk ka as takime, as fjalime, as premtime. Ata kanë mbaruar shkolla të mira jashtë vendit. Atje nuk e kanë marrë diplomën me mik e as me para. Diplomat e tyre nuk janë të ”kristalizuara”, siç ndodh në vendin tonë. Kjo, natyrisht që do të mund të bëhej nëse qeveria do të mendonte prej kohësh për këtë problem. Dhe jo vetëm do të mendonte, por edhe do të vepronte. Por për këtë nuk po e vë kush ujët në zjarr, me gjithë disa deklarata për “eskelencën” nga ana e Kryeministrit. Ashtu i ndrojtur, me dokumentet në dorë, drejtohem për te Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Pritja atje, si përherë, është “e ngrohtë” dhe shpejt hyj në zyrën në katin e parë, krahu i majtë, ku një punonjëse më pret me mirësjellje. “Vërtetimin e diplomes? – pyet ajo? – Kërkoje te ai grumbulli atje”. Dhe më bën me dorë nga një tavolinë e mbushur me letra. “Atje” janë një grumbull fletësh formati, me tri rreshta shkrim mbi to. “Vërtetohet njohja e diplomës së …, lëshuar nga …, me program 4–vjecar në…. Kjo diplomë njësohet si Master Profesional në Republikën e Shqipërisë”. Dy firma dhe një vulë. Kaq. Ky është tekstualisht vërtetimi i njohjes se diplomës. Letrat nuk kanë fotografi të aplikantit, megjithëse nga ana jonë janë dorëzuar dy fotografi kur është bërë aplikimi. Letra ka një njollë me boje të zezë në krye të saj, e cila nga unë kuptohet që është shenja e stemës së Republikës, e dalë nga fotokopja me ngjyra bardhezi. Them nga unë, sepse nga ata mijëra të rinj që janë rritur larg atdheut, zor se kuptohet kjo. E gjej fletën për të cilën jam i interesuar. “Kjo është?” – pyes punonjësen, për t’u siguruar. “Po”, – më përgjigjet ajo dhe më kërkon të firmos për marrjen e saj. Jam disi i zhgënjyer dhe i trishtuar. Prisja të merrja në dorë diçka tjetër më serioze, më solemne, më dinjitoze, më shprehëse, më fymëzuese. Kam vite që e kam mbaruar shkollën e lartë, por jam në gjendje të përfytyroj emocionet e marrjes në dorë të diplomës prej studentëve të sapodiplomuar. Kështu e përfytyroj unë këtë dokument. Kur kam marrë diplomën time më shumë se tridhjetë vjet më parë, gjërat kanë qenë shumë më serioze se kjo copë letër formati e fotokopjuar bardhezi si sot. Entuziazmi im bie në fund të këmbëve. Nuk më rrihet dot pa pyetur. “Po nuk u gjet dot një copë karton me ngjyra për diplomën e njohur?” – pyes punonjësen e Ministrisë. “Kemi patur, por na ka kanë mbaruar”, – përgjigjet ajo, si e zënë në faj. Firmos dhe largohem. Nuk kam çfarë t’i kërkoj më kësaj punonjëseje. E di që nuk është fajtore ajo. Kur u ktheva në shtëpi dhe i hodha një sy prapë ueb-sajtit të Ministrisë, vura re se letra model për njohjen e diplomave është e miratuar nga vetë ministri i Arsimit dhe i Shkencës, dhe nuk është çështje e mbarimit të kartonëve me ngjyra në Ministri. Për këtë lexuesi mund të bindet duke parë në ueb-sajtin në fund të udhëzimit nr. 6, datë 06.04.2012, për disa ndryshime në udhëzimin nr. 41, datë 08.12.2009, “Për procedurat dhe kriteret e njohjes së diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja të arsimit të lartë”. “Shtojca nr. 1. – Formati i Vërtetimit të Njohjes dhe Njehsimit”. ¨shtë vetë ministri, pra, që e ka miratuar formatin e atyre dy gisht letër të mjeruar, pa fotografinë e të diplomuarit, pa stemën e Republikës, që është “një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut”. (Neni 14, pika 3 e Kushtetutës). Në vend të tri ngjyrave të bukura që thotë Kushtetuta, është vetëm një njollë e zezë boje, me të cilën pajisen të rinjtë shqiptarë që diplomohen jashtë vendit nga shteti i tyre amë. Vetëm kaq. Dhe kjo letër do të duhet të ruhet prej tyre për nja dyzet vjet, derisa këta të rinj të dalin në pension. “Atdheu” nuk u jep atyre as dy gisht letër për të qenë, jo më shumë. I vetmi problem tani është se si do t’ia servir copën e letrës që mora në Ministri së diplomuarës në Greqi, kur ajo të kthehet në atdhe. “Kjo është diploma?!” – do të pyesë ajo e habitur. Dhe unë do t’i përgjigjem me një “po” të mjerë dhe i turpëruar, sikur të isha unë fajtor për këtë. Natyrisht, jo për fajin tim.

“Albania” e Konicës nën vëzhgimin e Policisë belge



Faksimile e shkresave të policisë belge në vitin 1897 dhe 1901
Një revistë e re ngjall za konisht kureshtje, xhelozi, mospërfillje të shqetësuar, – kjo ndodh, – ose inkurajime të sinqerta e bujare nga mjediset kulturore të vendit pritës. Kur kjo ndërmarrje arrihet në ekzil dhe themeluesi i saj ndiqet nga një fuqi e huaj e urryer, atëherë njerëzit e shërbimeve të ndryshme sekrete janë, sipas radhës, publiku i parë, sa i matur aq dhe i papërshtatshëm, krahas numrit modest të lexuesve të abonuar, të shpërndarë nëpër shumë vende. Kështu ndodhi edhe me revistën “Albania” të themeluar më 1897-n në Bruksel nga Faik Konica. Ky botim, që përfshinte artikuj letrarë e politikë, do të tërhiqte shumë shpejt vëmendjen e shërbimit sekret belg. Në një notë konfidenciale drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Drejtësisë, të datës 10 prill 1897, (vetëm 15 ditë pas publikimit të numrit të parë të Albania- s), Drejtoria Politike e Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës jepte këtë sinjalizim: “Në Bruksel botohet një revistë dygjuhëshe, shqip – frëngjisht, me titullin Albania, zyrat e së cilës gjenden në rrugën St Bernard nr.87. Në të shkruhet se drejtori i saj është z. Frank Spiro Beg dhe sekretar z. Viska Babatasi. Mundet që këta emra të jenë pseudonime. Jam i detyruar t’ju kërkoj informacione për këtë botim, i cili ka mundësi të ketë qëllime politike, për personalitetin e redaktorëve të saj, si dhe, nëse kjo është e mundur, për burimet financiare të kësaj ndërmarrjeje”. Në variantin fillestar, kjo kërkesë ishte formuluar me fjalë të tjera, ku kërkohej informacion (“për vendin se nga vijnë donatorët”), por ishte korrigjuar. Duket se kërkesa për një hetim të tillë ishte bërë nga ambasadori i Austro- Hungarisë në Bruksel, konti Von Khevenhüller. Vetëm pas dhjetë ditësh, më 20 prill, Drejtoria e Përgjithshme e Drejtësisë i përgjigjet kësaj kërkese me këto të dhëna: “Revista Albania është themeluar nga zoti Faik (emri) Schischo’go Konitza (duke marrë pseudonimin Frank Spirobeg), i lindur në Konicë, Janinë (Turqi, Europë) më 29 mars 1874, banues në rrugën St Bernard 87 në St-Gilles, Bruksel. Me zotin Schischo’go bashkëpunon edhe miku i tij, Viska Besarion Babatasi, aktualisht banues në Bukuresht, i cili prezantohet si sekretar i redaksisë me emrin Viska Babatasi. Schischo’go ka ardhur në Belgjikë në muajin shtator nga Parisi, ku nuk ka asnjë të dhënë të ketë kryer veprime negative. Ai ka kryer studimet në Francë dhe është diplomuar në Fakultetin e Letërsisë në Grenobël. Ai pretendon se revista e tij, që mbështet pavarësinë e Shqipërisë, nuk ka aspak tendenca revolucionare. Para së gjithash, ai do të donte t’ia arrinte qëllimit, që me anë të bashkëkombësve që punojnë në qeverinë otomane, të njihej gjuha shqipe, tani e ndaluar në vendin e tij. Në kohën tonë, ai merr nën mbrojtje shqiptarët, të cilët kanë të drejtë të mësojnë gjuhën e tyre. Ai do të donte që pikërisht ky ndalim i gjuhës të shfuqizohej sa më parë. Siç e provon numri i parë i revistës, armiqësia e tij nuk është më e vogël ndaj grekëve se ndaj otomanëve.
Faksimile e shkresave të policisë belge në vitin 1897 dhe 1901
Zoti Schischo’go pretendon se nuk përfaqëson asnjë nga grupet ekzistuese që bëjnë propagandë jashtë dhe që nuk merr ndihma financiare prej tyre. Shkurt, ai ka lidhje me bashkatdhetarët e tij në vende të ndryshme të Europës (thuhet se ka korrespondencë me z. Gladstone), por revistën e ka krijuar me të hollat e tija. Prindërit i ka të pasur dhe i plotësojnë nevojat e tij. Përveç kësaj, revista e tij numëron tashmë 200 lexues të abonuar”. Dihet se pseudonimi Frank Spirobeg, që e përdori Konica, ishte emri i heroit shqiptar të romanit Hasan Jeniçeri (Hassan le Janissaire) të shkrimtarit orientalist francez Leon Cahun, dajë i Marcel Schwobb-it. Përsa i përket emrit Faik Schischo’go, ky duket si referencë e emrit të gjyshit të tij. Kurse miku i tij, Viska Besarion Babatasi, kishte lindur në vitin 1872 në Korçë. Ai do të hapte shkollën e parë shqipe në Cakran të Fierit më 1909-n. Kujtojmë se midis tij dhe Konicës pati një grindje kur Babatasi përkrahu aventurierin spanjoll, Aladro Kastrioti, i vetëshpallur pretendent për fronin mbretëror të Shqipërisë. Dihet se në shkrimet e tij, Faik Konica e pati tallur sjelljen mashtruese të këtij të fundit. Një dokument tjetër i datës 13 gusht 1901 tregon arsyen e nisjes së Faik Konicës drejt Londrës, një vit më vonë, më 1902-shin. Bëhet fjalë për një notë dërguar ministrit të Drejtësisë, Victor Begerem, nga Ministria e Punëve të Jashtme, në të cilën thuhet: “Legata e Turqisë në Bruxelles na ka vënë në dijeni se i quajturi Faik, drejtor dhe redaktor i gazetës revolucionare Albania, që botohet në Bruksel, është dënuar me vdekje, në mungesë, nga Gjykata Penale e Kostandinopojës. Ky informacion mund të jetë, pa dyshim, i dobishëm për administratën e Sigurimit Publik”. Siç merret me mend, fraza e fundit, me vrazhdësinë e rezervuar të stilit burokratik, përmban një kërcënim të qartë për vazhdimësinë e azilit që Belgjika i kishte dhënë Konicës. Me gjithë neutralitetin e deklaruar, Mbretëria belge nuk kishte kurrfarë interesi që për çështje të tilla, të humbiste partnerin ekonomik premtues, siç ishte në atë kohë Perandoria Otomane, e angazhuar në një modernizim të pashpresë. Ishte pikërisht një kompani belge që kishte ndërtuar në Stamboll tramvajin e parë elektrik. Një tjetër kishte monopolin e ndriçimit në kryeqytetin perandorak. Ishte gjithashtu bankieri belg, Georges Nagelmackers, i cili kishte financuar vënien në funksionim të trenit të famshëm Orient-Ekspres, që më 1883-shin, i destinuar për turizëm luksi midis Parisit e Kostandinopojës, pastaj kishte ndërtuar hotelin mitik “Pera Palace” në Beyoglu. Zgjimi kombëtar shqiptar, të cilit revista e Konicës i kishte dhënë një mbështetje të shkëlqyer intelektuale, njëherazi me një kuptim të mprehtë të konfiguracionit gjeopolitik të Ballkanit, kishin qenë aksionet më të rëndësishme për Konicën. Ai nuk kishte menduar dhe aq për gjendjen dhe sigurinë e tij në Belgjikë. ”I neveritur nga Brukseli, Faik beg Konica iku në Londër”, e mbyll portretin për të miku i tij, Apollinaire-i, më 1912-n. “Ai braktisi shtypshkronjën e tij të bukur të bërë me shkronja prej platini, ku kishte shkruar e botuar edhe ai vetë disa libra të vegjël shumë të rrallë”. Largimi i këtij të dënuari mospërfillës nuk do të thoshte, megjithatë, se u mbyll nga policia belge edhe dosja “Albania”. Në një notë të saj, të datës 28 maj 1906, duke iu referuar përsëri shkresës së 20 prillit 1897, Ministria e Punëve të Jashtme bënte të ditur se ambasadori në detyrë i Austro-Hungarisë, konti Clary-Aldringen, ashtu si edhe paraardhësi i tij, donte të dinte për “kushtet e prodhimit të kësaj reviste dhe, nëse është e mundur, edhe për emrat e atyre që merren me botimin e saj në Bruksel”. Shkresa saktëson edhe njëherë se kjo ministri donte “ta plotësonte sa më shpejt që të ishte e mundur këtë kërkesë”, çka e bënte të detyrueshme aleanca dynastike midis Habsbourg-ëve dhe Cobourg-ëve (belgj.). Përveç kësaj, komenti ministerial theksonte se diplomati nuk ka dashur ta bëjë kërkesën e tij me shkrim, por e ka shprehur atë gojarisht. Në fakt, kjo kërkesë e misionit diplomatik austro-hungarez në Bruksel për Albania-n ishte e çuditshme. Sepse dihej se Faik Konica kishte kërkuar ndihmë dhe ishte mbështetur materialisht nga Vjena për botimin e revistës “Albania”. Prioriteti i kohës ishte të pengoheshin synimet serbe e greke në trojet shqiptare, objektiv që ishte i ngjashëm me atë të monarkisë së dyfishtë. Përgjigjja e Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurimit Publik arrin më 5 qershor 1906, në të cilën jepet ky informacion: “Revista Albania vazhdon të botohet në shtypshkronjën Vromant, rruga nr. 3 de la Chapelle, në Bruksel, por ajo nuk shitet më në këtë qytet. Të gjithë ekzemplarët e botuar i dërgohen Faïk Schischo’go Konitza në Londër, në adresën 61 Lady Marguarita Road, i cili e drejton që nga fillimi këtë revistë me emrin Frank Spiro beg dhe, prej andej, ai ua dërgon abonentëve të ndryshëm. Revista përgatitet plotësisht jashtë shtetit, kurse i zoti i shtypshkronjës Vromant merret vetëm me prodhimin e saj në Bruksel. I quajturi Viska Babatasi, sekretari i redaksisë së Albania-s, i cili banonte në Bruksel, rruga nr.3 Six aunes, është larguar nga ky qytet që nga muaji prill i vitit 1900 dhe është vendosur në Zvicër”. Sezoni i frytshëm belg, në jetën e gjatë prej emigranti të Konicës, bën krushqi me një vendbanim të survejuar./Panormama/
*Politolog, Belgjikë

Nga Flori Bruqi :Qeveria Shqiptare : SHISH është i yni

Shkarkimi i Shaqirit pas emërimit të Bujar Nishanit në postin e Presidentit, u paralajmërua kohë më parë edhe nga opozita. Kryeministri Sali Berisha nuk ka pasur marrëdhënie të mira me ishkreun e SHISH, Bahri Shaqiri. Tre vjet më parë, kreu i Ekzekutivit u përplas me Shaqirin për disa ndryshime në ligjin e SHISH-it, mes të cilave edhe vendosja e mandatit për kreun e këtij institucioni. Ndërsa përplasja më e ashpër, edhe publike, mes tyre erdhi dy ditë pas ngjarjeve të 21 janarit. Kreu i Ekzekutivit e akuzoi Shaqirin si pjesë të puçit të organizuar nga opozita, duke mos dhënë asnjë informacion për protestën që po përgatitej në disa rrethe të vendit.



Presidenti dhe Kryeministri shqiptar:Bujar Nishani dhe Sali Berisha 

Në takimin me policët tri ditë pas ngjarjeve të 21 janarit, Kryeministri tha se edhe kryepleqtë dhanë më shumë informacion se Shërbimi Informativ Shtetëror për atë ditë.
“Agjencia, e cila është përgjegjëse kryesore për informacionin për rendin kushtetues të vendit, në të cilën taksapaguesit shqiptarë paguajnë 1000 burra e gra, i dha drejtorit tuaj në datën 20 janar zero informacion. Kjo është jashtëzakonisht e rëndë dhe përbën një akt të paprecedentë. Ndërkohë kur ju garantoj se nga kryepleqtë e Shqipërisë kam marrë me qindra informacione se po rekrutohen njerëz, po shpërndahen lekë, po jepen 1000-1500 lekë për transportin dhe 20- 30 mijë lekë për goditjen me gurë. Kurse kjo Agjenci u shurdhua dhe u verbua me mekanizmat që Parlamenti do t’i nxjerrë në shesh”, u shpreh Kryeministri.


Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror u thirr në atë kohë edhe nga Komisioni hetimor për ngjarjet e 21 janarit, por kjo seancë nuk u zhvillua kurrë për shkak se disa nga anëtarët e këtij komisioni nuk ishin të pajisur me certifikatën e sigurisë për ruajtjen e informacioneve sekrete. Mbrëmë, në faqen e Kryeministrisë, emri i Visho Ajazit nuk figuronte më në listën e zv.ministrave të kabinetit qeveritar.




Deri kur grekofili Edvin Rama  ofendon  Shërbimi Informativ Shtetëror

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edvin Kristaq Rama paralajmëroi  një krizë të re politike për shkak të shkarkimit të kryetarit të SHISH-it (Shërbimi Informativ Shtetëror), Bahri Shaqiri dhe emërimin në vend të tij të Visho Likës, me propozim të kryeministrit Sali Berisha.

“Ky vendim i Presidentit është akti më ekzemplar i varësisë së tij nga kryeministri dhe do të sjellë pasoja negative për jetën politike dhe institucionale në vend”, paralajmëron Rama përmes një reagimi publik.

Kreu socialist vijon me kritika të ashpra ndaj presidentit Bujar Nishani që firmosi dekretin: “Turp, sepse rrënoi pavarësinë e SHISH, sepse e bëri këtë pa u konsultuar me aleatin më të madh strategjik të Shqipërisë, sepse ktheu kohën pas”, u shpreh Rama.

Qeveria Shqiptare : SHISH është i yni

Infokusi Images

Majlinda Bregu
Qeveria ka reaguar ashpër ndaj akuzave të opozitës për zëvendësimin e papritur të kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu, tha se janë socialistët ata që gjatë qeverisjes së tyre kanë vendosur standarte uzurpuese mbi institucionet duke emëruar në krye të tyre, siç tha ajo, ish-ministra apo anëtarë të kryesisë së partisë. C'ka sipas zonjës Bregu nuk po ndodh me qeverisjen aktuale.
“Zoti Rama që derdh lot këto ditë për largimin, në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, të zotit Shaqiri dhe emërimin në këtë detyrë të zotit Visho Lika, harron se në çdo vend të lirë të botës, Shërbimi Informativ është agjenci e ekzekutivit dhe jo pronë apo forum i ndonjë partie politike. 
Visho Lika


Zoti Rama dhe suita e tij mediatike bëhen qesharakë kur çirren dhe vajtojnë se u zëvendësua pas tetë vjetësh drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, ndërkohë që qeveritë socialiste, gjatë tetë viteve në pushtet, ndërruan tre drejtorë të këtij Shërbimi dhe nuk nguruan të vendosin në krye të tij, në emër të depolitizimit, anëtarin e kryesisë së PS-së, Fatos Klosin, të ndjekur për lidhje agjenturore me shërbime të huaja, nga shërbimet e vendit dhe të akuzuar botërisht si trafikant armësh”, u shpreh Bregu.

 Bahri Shaqiri



Zëvendësimi i zotit Bahri Shaqiri me zotin Visho Lika hasi në kritika edhe të medias, opinionistëve dhe shoqërisë civile si dhe të ish-presidentiti Moisiu. Kjo ndoshta edhe për shkak të mënyrës së papritur sesi u bë shkarkimi në mesin e gushtit dhe ende pa mbushur një muaj nga marrja e mandatit të presidentit të ri Bujar Nishani.





Por, më shume se kaq, kritikat lidheshin me emërimin e drejtuesit të ri, i cili ka mbajtur poste drejtuese në shërbimin sekret të shtetit në një nga periudhat më të errëta të këtij institucioni. Ndërkohë që habi dhe mosdijeni për kohën dhe arsyet e këtij zëvendësimi u shprehën edhe nga ambasada amerikane në Tiranë që njihet si partnerja kryesore e këtij shërbimi.

Emërimi i Visho Lika në krye të SHISH, është për tu trembur

Në një intervistë me Zërin e Amerikës, ish drejtori i  Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi shpresh shqetësim lidhur me ndryshimin e kreut të SHISH-it.  Ndonëse është normale që kryeministri të ketë një njeri që do vetë në krye të institucionit informativ,  thotë zoti Klosi, ai asnjëherë nuk e ka thënë përse nuk i ka pëlqyer drejtori që u lirua nga detyra.
Zëri i Amerikës:  Zoti Klosi, nga pikëpamja formale ndryshimi është bërë në përputhje me ligjet. Përse bëhet kaq zhurmë për vendimin e sotëm? Shefi i Shërbimit Informativ është një nga ndihmësit e kryeministrit; por dihen marrëdhëniet jo fort te mira që kryeministri ka patur me zotin Shaqiri. Në këto kushte a nuk është normale që shefi i ekzekutivit të zgjedhë një person me të cilin ai mund të bashkëpunojë?
Fatos Klosi:   Sigurisht është kështu siç thoni ju dhe formalisht është në rregull; ka propozuar kryeministri, ka dekretuar presidenti. Por, kjo është një lojë e vjetër. Kryeministri ka dashur t’a heqë ( zotin Shaqiri ) që kur erdhi në vitin 2005. Madje kryeministri deklaroi se do t’a kalonte Shërbimin Informativ nën Ministrinë e Brendshme, pra ka qenë një problem i vjetër i tij. U mundua shumë herë dhe të bën përshtypje jo pse e hoqi, por të bën përshtypje që sapo u caktua presidenti i ri, ndoshta ishte nga detyrat e para që kishte marr përsipër,  unë jam i sigurt që marrëveshja për t’u bërë president ka patur brenda edhe heqjen e drejtorit të Shërbimit Informativ, dhe presidenti para ca ditësh na bëri deklaratën që është kompetencë e kryeministrit, që ishte e gabuar, ai u ngut për të thënë që unë do t’a heq drejtorin e Shërbimit dhe sot më në fund e hoqi. Unë e quaj normale që kryeministri të ketë një njeri që do ai, por nuk e di, nuk e ka thënë asnjëherë në këto 7 vjet, pse nuk i ka pëlqyer ky drejtor Shërbimi.  Kjo tregon që ai do të ketë një njeri të vetin atje, por të vetin jo pse do të ketë besim tek ai, por se me të, ai do të bëjë gjëra të frikshme. Ky është problemi i vërtetë.
Zëri i Amerikës:   Zoti Klosi, a mendoni se ka vend për shqetësim?
Fatos Klosi:  Mendoj se ka vend për shqetësim.  Zgjedhjet janë afër, eksperienca e drejtorit të sotëm në SHIK-un e Gazidedes ku u mor fort me zgjedhjet e vitit 1996, besoj se është një nga parametrat që ka shërbyer për t’a zgjedhur, ndaj them që është për t’u trembur. Formalisht është në rregull, siç thatë ju.
Zëri i Amerikës:  Zoti Klosi, a nuk është disi herët për të bërë paragjykime?
Fatos Klosi: Nuk është herët për paragjykime.  Ne e dimë eksperiencën e atij që është caktuar. Ai ka patur një eksperiencë në Shërbimin Informativ dhe ai Shërbim vërtetë ka qenë anatemuar për plot probleme, midis të tjerave, mbase më të rëndësishmen, për një pjesamrrje të fuqishme në ato që ndodhën në zgjedhjet e vitit 1996, kështu që nuk e quaj shumë herët. Nuk duhet të harrojmë eksperiencën. Kryeministri kishte rast për të emëruar të tjerë sa të duash, nuk është mangut Shqipëria për nënpunës të shtetit.
Zëri i Amerikës:  Një reagim i parë nga partnerët e Shqipërisë erdhi pikërisht nga Shtetet e Bashkuara, të cilat shprehën rezervë lidhur me kohën, apo arsyet e këtij shkarkimi, apo vendimi. Ndonëse nuk është e detyrueshme, a ka qenë praktikë pune që për poste të tilla të ketë një lloj komunikimi me partnerët strategjikë?
Fatos Klosi:  Unë them që sot akoma më shumë se ç’është në traditën tonë. Tani ne s’jemi më ai shtet i dikurshëm siç ishim për shembull kur u hoqa unë. Tani jemi anëtarë të NATO-s dhe unë e di që Shërbimet janë një nga institucionet që ne na lidhin me NATO-n siç është edhe ushtria, për shembull, dhe Ministria e Mbrojtjes. Kështu që një konsultim me partnerët, sigurisht, për mua, do të ishte i nevojshëm. Unë kam parasysh, vite më parë, kur u bë një përpjekje e ngjashme për ta hequr Drejtorin e Shërbimit, erdhi këtu vetë Shefi i NATO-s dhe u konsultua me qeveritarët tanë dhe nga kjo gjë ata u tërhoqën. Mua më duket që kjo ngutje që është bërë tani, në këtë periudhë vere, kur nënpunësit e lartë edhe në vendet e tjera janë me pushime, ka lidhje tamam me këtë, që t’i kapi papritur ata, të bëhet fakt dhe ata të mos ndërhyjnë dot më.
Zëri i Amerikës:  A prisni ju një përçarje me Shtetet e Bashkuara në lidhje me vendimin e sotëm?
Fatos Klosi:  Unë do uroja që jo, natyrisht! E mirë nuk është! Tani jemi në pozita të tjera, nuk kemi vetëm një miqësi të shprehur me Shtetet e Bashkuara por kemi edhe një miqësi të akorduar me një aleancë të rëndësishme dhe për këtë arsye them që duhet të jemi më seriozë me këto gjëra./ZA/

Shahu dhe Loja e shahut

Nga Flori Bruqi


Shah (nga persishtja shah - mbret) është lojë strategjike për dy lojtarë e luajtur mbi një tabelë katrore e cila është e ndarë në 64 fusha katrorë të vegjël të cilët janë të ngjyrave të bardhë dhe të zezë ç'do fushë e bardhë kufizohet me fusha të zeza dhe anasjelltas. Në këtë lojë vetëm ngjyrat e figurave, që përcaktojnë filluesin e lojës zgjidhen rastësisht, kurse të gjitha veprimet tjera i mbesin aftësive mendore të lojtarëve. Qëllimi i lojës së shahut është marrja e figurës së mbretit të kundërshtarit.

Loja e shahut klasifikohet në lojërat në tabelë, dhe në Evropë është e njohur me këtë emër. Në Azi luhen lojëra të ngjashme me të, si lojërat xiangqi, shogi dhe makruk. Shahu luhet për argëtim dhe si garë sportive në federata të ndryshme të shahut anë e mbanë botës. Në kohën e internetit mbahen edhe turne virtuale, lojërat e të cilave luhen me E-mail ose ndonjë metodë tjetër që ofron teknologjia e internetit. Loja e shahut është po ashtu e njohur për probleme që ofrohen për zgjedhje nga të interesuarit. Për këtë temë janë shkruar shumë libra të cilët mundohen të japin zgjedhje për situata të ndryshme.

Loja e shahut është një ndër lojërat logjike më komplekse. Mundësia teorike e pozicionimeve llogaritet të jetë rreth 21043 (9.42313), ndërsa mundësia e lëvizjeve llogaritet të jetë një shumëfish i kësaj apo sa përafërsisht numri atomeve në gjithësi.

Objektet



Mbreti, mbretëresha, oficeri, torra, kali dhe ushtari.

Tabela e Shahut

Loja e shahut luhet në një tabelë katrore e cila ndahet në 64 (8x8) fusha katrore. Këto fusha janë të radhitura në 8 radhë me nga 8 fusha. Fushat alternojnë ngjyrën mes të bardhës dhe të zezës.

Figurat e Shahut

Lojtarët i ndajnë 32 figura, nga të cilat 16 janë të bardha dhe 16 të zeza. Ndër 16 figurat, tetë janë figura "ushtari", dy "kali", dy "oficeri", dy "torra", një "mbreti" dhe një figurë "mbretëreshe". Figurat zakonisht janë nga druri ose plastika por për adhuruesit ndërtohen edhe nga materialet tjera dekorative.


Funksionimi



Simulim i lojës së shahut.

Lëvizja e figurave përbrenda një potezi të lojtarit në të cilat ai vendosë njërin nga drejtimet dhe numrin e fushave të mundshme.

Ushtari



Ushtari lëviz vetëm një fushë përpara, por merr një fushë në diagonal. Ushtari në lëvizjen e parë mund të ec dy kuti përpara.
Ai nuk mund të shkoj prapa. Shkon vetëm përpara dhe godet gurin anash diagonal, por nuk shkon dot diagonal kur ajo është e lire.
Përjashtim bën lëvizja e parë e tij, ai mund të shkoj dy kuti përpara. Edhe kur janë përballe njeri tjetrit ata nuk kërcënohen sepse gjuajnë vetëm diagonal. Shiko më poshtë.
Ushtari i bardhe b2 rrezikon dy kështjellat e zeza, sepse thamë që gjuan diagonal. Gjithashtu ushtari i zi f5 rrezikon dy kuajt dhe dy ushtaret c6 dhe b7 rrezikojnë njeri tjetrin. Një karakteristike e ushtarit është që duke dale në rreshtin e pare të armikut (i fundit për te) ai ka mundësinë të bëhet një gur çfarëdo perveç mbret. Pra ai mund të bëhet mbretëreshe, oficer, kalë apo kështjelle, sipas dëshirës së lojtarit. Por në përgjithësi dëshira e lojtareve është të bëhet mbretëreshe. Një lojtar në këtë mënyre mund të ketë më shumë së një mbretëreshe.

Die Schachfiguren.

Kali

Kali lëviz tri fusha në një drejtim horizontalisht apo vertikalisht dhe një fushë në një drejtim të kundërt përbrenda të njëjtit potez të lojtarit. Kali është e vetmja figurë e cila mund të kaloi mbi figurat tjera. Kali lëviz dy kuti përpara dhe një anash duke formuar shkronjën "L". Ai është i vetmi gur që mund të kapërcej gur tjetër për të vajtur në pozicionin e tij i cili duhet të jetë ose i lire ose me gur armik të cilin e nxjerr nga loja. Ne qofte se ky vend është i zënë nga një gur me të njëjtën ngjyre kali nuk mund të qëndroj aty. Ai është me pak i fuqishëm se kështjella por i barabarte me oficerin (kali dhe oficeri quhen gurë të lehtë). Çdo lojtar nis lijen me dy kuaj të vendosur pranë kështjellës.

Vlera e tij është e barabarte me 3 ushtar. Ai vlerësohet kështu më i dobët se kështjella por mund të ndërrohet me një oficer me të cilin kanë një vlere te barabarte.


Kali është veçanërisht i fuqishëm kur ndodhet afër qendrës, në këtë rast kontrollon tetë drejtime dhe nëse ndodhet në anë kontrollon katër drejtime dhe pot e jetë në cep të fushës ai kontrollon vetëm dy drejtime. Një kalë duke qenë në qendër të fushës ai mund të lëvize me shpejt në çdo drejtim ku ka ndonjë rrezik.
Mënyra e veçante e lëvizjes se tij e bën kalin të rrezikoj gurë armiq akoma dhe mbretëreshën pa u rrezikuar vete. Pra vendise gjithmonë në mes të fushës që të kesh mundësi të kontrollosh dhe të rrezikosh në shumë drejtime. Kali është një nga gurët që futet në lojë që në hapjen e saj. Kur fusha është boshatisur pakësohen mundësitë e kërcënimeve taktike dhe njëkohësisht humbet dhe vlerën e saj mundësia të kapërcej gurë dhe ushtare.
Nje qellim i tij strategjik është pozicioni i tij në një kuti në anën e armikut ku nuk rrezikohet nga ushtaret.

Oficeri

Oficeri lëviz në katër drejtime diagonale dhe nuk e ka të kufizuar numrin e fushave. Oficeri i është më pak i forte së kështjella dhe e te njëjtës vlere me kalin, të dy karakterizohen si gurë të lehte. Çdo lojtar fillon lojën me dy oficere, njërin katrorbardhe dhe tjetrin katrorzi, te vendosur afër mbretit dhe mbretëreshës. στο c1 e f1 të bardhet dhe c8 και f8 të zinjtë). Nga shumë lojtar quhen dhe të ‘‘çmendur’’ (nga emir i tyre francez "fou", që do të thotë i çmendur).
Lëviz diagonalisht sa katrore të ketë dëshire, por nëse ka ushtare të tjerë përpara më të njëjtën ngjyre nuk mund ti kapërcej nëse janë ushtar armiq i heq nga loja dhe i zë vendin. oficeri lëviz vetëm në katrore më të njëjtën ngjyre, ai i mbretëreshës quhet katrorzi dhe i mbretit katrorbardhe.
Vlera e tyre është e barabarte me tri ushtare. Ai është kështu më i dobët se kështjella, por ai mund të ndërrohet me kalin sepse kanë të njejeten vlerë. Kur loja shkon drejt finales, fusha pastrohet dhe rreshtat hapen rritet vlera e oficereve. Oficeri ka avantazhin se mund të shkoj deri në zona të largëta të fushës ndryshe nga kali. Por ka dhe raste finale ku kali mund të jetë më i rëndesishem së oficeri. Çifti i oficereve ka mundësinë të mbuloj gjithë fushën duke i dhëne lojtarit një avantazh vendimatr.

Kështjella
Kështjella lëviz horizontalisht dhe vertikalisht dhe nuk e ka të kufizuar numrin e fushave. Kështjella është një nga gurët e lojës së shahut. Ajo është me pak e fuqishme se mbretëresha, por më e fuqishme se oficeri dhe kali (mbretëresha dhe kështjella quhen dhe gurë të rënde). Çdo lojtar fillon lojën me dy kështjella në cepat e fushës (ne α1 e h1 kështjellat e bardha dhe α8 e h8 kështjellat e zeza).
Kështjella lëviz në të gjitha drejtimet horizontalisht dhe vertikalisht sa katrore të doje, por nuk mund të kapërcej gurin që i ndodhet përpara, në rastin kur guri është armik e largon atë nga loja dhe i zë vendin.
Kështjellat preferojnë te ndjekin betejën nga rreshti I parë duke qenë në rresht të parë, kështjellat kanë mundësi te kontrollojnë më mirë lojën dhe të rrezikojnë më shumë ushtaret armiq.
Gjithashtu kështjella merr pjesë në "roke", që do të thotë se ai ka mundësi të ndërroje vendin e tij me të mbretit vetëm në rastin kur asnjeri prej tyre nuk ka bëre ndonjë lëvizje.
Lëvizja roke nuk ka për qellim vetëm të mbroje mbretin, por të jap mundësi për me tepër lëvizje dhe bashkëpunim të kështjellat.


Vlera e saj është e barabarte me pesë ushtare. Vlera e saj konsiderohet më e madhe se e një guri të lehtë (oficeri apo kali) por pak më e vogël se dy gurë të lehtë së bashku. Ndryshesa e vlerës së kështjellës nga një gur i lehtë llogaritet me dy ushtare dhe quhet ndryshesa (shprehje : humbi ndryshesën = dha një kështjelle për një gur të lehtë).


Një qellim i zakonshëm strategjik është vendosja e një kështjelle në një shtylle të hapur, (shtylle pa ushtare) ose në një shtylle me një ushtar, kështu kontrollon gjithë shtyllën. Nëse një shtyllë është veçanërisht e rëndësishme lojtari përpiqet që të dubloj kështjellat duke i vendosur në të njëjtën shtylle (ne përgjithësi në rreshtin e parë dhe të dyte).

Fitxer:Rollup chessboard.jpg

Në këtë mënyre rrit presionin në një pikë të dobët të kundërshtarit dhe njëra nga kështjellat ka mundësinë të hyje thelle në fushën e kundërshtarit (zakonisht në rreshtin e 7 të tij ose net e dy e kundërshtarit) i mbrojtur nga tjetra.

Peces d'escacs
Chess kdt45.svgReiChess klt45.svg
Chess qdt45.svgDamaChess qlt45.svg
Chess rdt45.svgTorreChess rlt45.svg
Chess bdt45.svgAlfilChess blt45.svg
Chess ndt45.svgCavallChess nlt45.svg
Chess pdt45.svgPeóChess plt45.svg

Fitxer:ChessTable.png

Kështjellat janë gurë të rëndësishëm në finale. Rrezikojnë dhe mbrojnë më mirë ushtarët kur vendosen prapa tyre. Kjo është e rëndësishme sepse ushtarët mund të bëhen mbretëresha.

Mbretëresha

Mbretëresha lëviz në tetë drejtime dhe nuk e ka të kufizuar numrin e fushave.
Mbretëresha (quhet ndryshe dhe Dama ose Renja) është guri më i forte i lojës (Mbretëresha dhe Kështjella quhen gurë të rënde). Çdo lojtar fillon lojën me një mbretëreshe të vendosur pranë mbretit. Ka një karakteristikë të tillë për mbretëreshën që thotë se mbretëresha vesh fustan me të njëjtën ngjyre me këpucët, ngjyra e katrorit (domethënë mbretëresha e zeze vendoset në katror të zi dhe mbretëresha e bardhë vendoset në katror të bardhe).

Mbretëresha lëviz horizontalisht, diagonal apo vertikalisht sa katrore të doje. Edhe ajo nuk mund të kapërcej ushtare apo gurët që i ndodhen përpara, por kur guri është armik e largon nga loja dhe i zë vendin.
Vlera e saj është e barabarte me 9 ushtare (konsiderohet kështu më e fortë se një kalë dhe një oficer, por më e vogël se dy kështjella.) Për faktin që ajo është kaq e fortë ajo mund të ndërrohet vetëm me mbretëreshën kundërshtare. Kështu meqë është kaq e fuqishme zakonisht ndërrohet vetëm me mbretëreshën kundërshtare. Kjo e detyron atë të sprapsohet para çdo rreziku. Ju duhet të preferoni të vonoi hyrjen e saj në lojë me qellim që gurët e tjerë të hapen në lojë.
Skeda:Chess pieces.png
Në qoftese fusni herët mbretëreshën në lojë më ka mundësi që të harxhoni dhe kohë tjetër në lëvizjet e saj dhe e rrezikon atë.
šachovnice s kameny ve výchozím postavení; vlevo šachové hodiny
Në finale dhe zakonisht kur mbretëreshat kanë dalë nga fusha në këtë rast gjatë lojës lojtaret synojnë që të bëjnë mbretëreshe dike nga ushtaret (është një fakt që në shumicën e rasteve siguron firorën). Teorikisht një lojtar mund të arrij të këtë deri në 9 mbretëresha.

Mbreti                                                                                                              François-André Danican Philido

Mbreti është figura kryesore dhe lëvizë në tetë drejtime nga një fushë. Lëviz vetëm një kuti, por net e gjitha drejtimet, nuk mund të shkoj në një kuti e cila është e zënë nga ushtar më të njëjtën ngjyre, por nëse është gur armik e heq nga loja dhe zë vendin e tij. Gurët më të njejeten ngjyre dyhet të mbrojnë mbretin dhe nuk duhet ta lëne atë të rrezikohet nga armiku. Mbreti së bashku me Kështjellën mund të bëjnë ndërrim vendi dhe këtë lëvizje e quajmë Roke. Kur një lojtar kërcënon mbretin thotë SHAH.
Soubor:Wilhelm Steinitz2.jpg

Wilhelm Steinitz

Kur ndodh kjo duhet

1- lëvizja e mbretit në një kuti tjetër të sigurt
2- largimi i gurit që bën SHAH
3- futja midis gurit që bën SHAH dhe mbretit e një guri tjetër
Kur bëhet SHAH lëvizja ROKADE nuk lejohet. Nëse nuk ka mundësi njëra nga të tre mundësitë që thamë atëherë bëhet MAT. Nëse nuk rrezikohet nuk kemi MAT dhe nëse nuk ka mundësi për lëvizje të rregullt kemi rastin që quhet PAT dhe loja mbaron barazim.
Shënojmë që është e pamundur të kërcënosh mbretin me mbretin, ata kurrë nuk qëndrojnë pranë e pranë. Nëse një lojtar ngelete vetëm me mbretin është e pamundur të fitoj, ai mund të përpiqet vetëm për barazim me mënyrën PAT ose me rregullin e 50 lëvizjeve.
Fitxer:Olimpiada Bled Slovenija deska.jpg
Garat sportive

Garat sportive të shahut organizohen nga federata e klubeve të shahistëve. Për organizimin e garave në nivelin ndërkombëtarë është përgjegjëse Federata Botërore e Shahut e njohur me shkurtesën zyrtare FIDE.
Soubor:Capablanca-Lasker 1925.jpg
José Raúl Capablanca (vlevo) a Emanuel Lasker roku 1925

Shahu, strategjia luftarake

Megjithëse origjina e vërtetë e lojës së shahut është akoma e panjohur dhe misterioze, është mjaftë e sigurtë që erdhi nga lindja, dhe perëndimi është magjepsur dhe mund te themi se ka rënë në dashuri me të. Ne gjithashtu dimë se në fillimet e saj loja e shahut ishte pjesë e strategjisë së luftës dhe si pasojë u zbatua tek Ksatrijat (kastë luftëtarësh).

Kuadratet e zeza dhe të bardha simbolizonin errësirën dhe dritën, luftën midis Titanëve dhe Perëndive ose Ashura-ve dhe Deva-ve.Fitxer:GlassChessSet2.jpg
Skeda:AnimECHECS-Le-coup-du-Berger.gif
Fusha e kuadratëve (shahu) perfaqëson botën e dukshme nën udhëheqjen e të zezës dhe të bardhës ose dualiteti jin-jang (femër-mashkull). Ajo perfshine 64-katrorë, 64 duke qënë numëri i plotësimit të unitetit harmonik kozmik. Janë 64-gjashtëvijësha në I Ching, libri kinez i ndryshimeve i hartuar nga Konfuci. 8 trevijëshat me 8 kombinimet perfaqësojnë 64 ndryshimet ose gjëndjet e tranzitit (ndryshimit). Këto janë në një process të vazhdueshëm transformimi me ndryshimin e një nga 3 linjave trivijëshe. Kjo përfaqëson jetën: iI qëndrueshëm dhe i ndryshueshëm. “Asgjë s’është e qëndrueshme” thotë Hermes Tremadhështori në Pllakën e Smeraldit, e cila me 7-parimet, thur të gjithë urtësinë e Egjiptit antik.
Fil:ChessSet.jpg
Fusha e Shahut simbolizon në të njëjtë kohë hapësirën ku forcat kozmike veprojnë si dhe hapësirën e brëndëshme të njeriut ku vet njeriu lufton kundra vetes, me fjalë të tjera, është Kurukcetra e Mahabharatës Indiane.
Soubor:Viswanathan Anand 08 14 2005.jpg

Současný mistr světa Viswanathan Anand

Loja e shahut bazohet tek inteligjenca dhe përqëndrimi. Ajo është arsyeja pse është më e lehtë te mësosh logjikën dhe praktikën e lojës direkt në fushën e lojës sesa në një “libër manual strategjie”.
Soubor:Meister der Manessischen Liederhandschrift 004.jpg
Sipas professor Klausit, dekan i filozofisë tek universiteti Hambold, “njeriu mëson më mirë duke luajtur sesa duke dëgjuar mësime abstrakte”. Kjo shpjegon përplasjen e “mbretit të lojërave”: e mëson nëpërmjet praktikës, për çka kombinohet në të njëjtën kohë, vet-kontrolli, kontrolli i mëndjes dhe i disiplinës analitike duke zhvilluar progresivisht praktikën e logjikës. Nje lloj dialogu, pjesërisht shkencor dhe pjesërisht magjik, analitik dhe, në të njëjtën kohë, intuitiv, shprehës dhe i qetë, zë vend ne këtë lloj dueli mendor që është loja e Shahut.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...