2012-12-02

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, thotë se duhen hetime për ta vlerësuar nëse publikimi i përgjimeve të telefonatave të zyrtarëve të PDK-së është i ligjshëm.


Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, thotë se duhen hetime për ta vlerësuar nëse publikimi i përgjimeve të telefonatave të zyrtarëve të PDK-së është i ligjshëm.
“Për mua si ministër është me rendësi aspekti i përputhshmërisë me Kushtetutën, ligjin dhe Konventën Evropiane për Liri dhe të Drejtat e Njeriut. Duhet të bëhet një hetim i pavarur nga EULEX-i dhe institucionet vendore për çka është dhe çka nuk është në aktet e lartë përmendura”, ka thënë Kuçi.

Kuçi është zyrtari i parë, i cili është prononcuar pas publikimit të katër bisedave telefonike mes zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, ditë më parë.

Murat Jashari nga familja e kompandatit legjendar Adem Jashari ka folur rreth skandalit të përgjimeve të zyrtareve të PDK-së ku përmenden edhe vetë familja e Jasharajve.



Murat Jashari nga familja e kompandatit legjendar Adem Jashari ka folur rreth skandalit të përgjimeve të zyrtareve të PDK-së ku përmenden edhe vetë familja e Jasharajve.

Sipas tij, publikimi i tyre është i paligjshëm.

Ai ka përmendur raste doreheqjesh për këto lloj publikimesh.

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari tha për KTV`në se përgjimet janë pak a shumë një ngjarje sikurse skandali Ëatergate në Amerikë, kur presidenti Richard Nixon u detyrua të japë dorëheqje.
Jashari është shprehur i befasuar nga gjuha e përdorur në këto komunikime.

Sami Lushtaku në këto publikime dëgjihet duke thënë se ‘Jakup Krasniqin s’do ta lejonte të vepronte kundër partisë edhe nëse ai do të ishte djali i Adem Jasharit’.

Togeri-Idriz Balaj, burgoset në Dubravë ,pas lëshimit nga Tribunali i Hagës

U gëzua pa masë kur u lirua. Por, bashkëshortja e tij Teuta, nuk e mori rrugën për aeroport për ta pritur. Asaj i është thënë se nuk mund ta shoh e as të komunikojë me bashkëshortin.

“Një herë gjatë ditës kishim një lajm se mundemi me pa. Bile, së pa dy orë me u pa e me bisedua. Por, më vonë thanë se kjo nuk është e realizueshme”, thotë ajo për “Klan Kosova”.
Për dallim nga Ramush Haradinaj e Lahi Brahimajt, Idriz Balaj pas lirimit nga Haga iu desh që të “niset” në Dubravë. Një dënim i vitit 2002, nga një gjykatë vendore, bëri që ai të mos e shijojë lirinë e tij.

Avokati i tij mbrojtës thotë se mund të falet pjesa më e madhe e dënimit të tij. Sipas avokatit, nuk ka logjikë që ai të mbahet në burg me akuzat e njëjta për krime nga të cilat në Hagë u shpallë i pafajshëm.

Të njëjtën e shpreson edhe babai Balës, Murseli.

http://www.eulex-kosovo.eu/docs/justice/judgments/criminal-proceedings/DCPeja/IdrizGashi/Idriz%20Gashi%20Verdict%20-%20edited%20-%20alb.PDF

PDF] 

GJYKATA E QARKUT NË PEJË kolegjin e përbërë nga ... - eulex

www.eulex-kosovo.eu/.../DCPeja/IdrizGashi/Idriz... - Translate this page
File Format: PDF/Adobe Acrobat - Quick View
Shtesë II të Konventës së Gj enevës,  lidhje me vrasjen Sanije Balajt, të kryer  ...në Gjykatën e Qarkut në Pejë, kundër të pandehurit Idriz Gashi, duke akuzuar atë për ... Aktgjykimi është ankuar  kohë nga i pandehuri. Gjykata. Supreme gjeti që ....o Deklarata 4- .i ° dhënë Policisë Hetuese me 01 Nëntor 2002 ...


Çerçiz Loloçi :“Rrëfime nga Ferri“, një libër tronditës për mbijetesën njerëzore në diktaturë






« Kur përfundon krejt librin e Bedri Blloshmit mendimi i parë që të vjen ndër mend është mbijetesa e pabujë e këtyre njerëzve përballë një egërsie të pashoqe të sistemit diktatorial. Fshati me jo pak histori, për shkak të martirizimit të dy poetëve, kapërceu shumë shpejt hapësirën shqiptare dhe u përmend si rast i veçantë në Varshavë e Bukuresht, në Budapest e Berlin, në të gjitha kryeqendrat e ish perandorisë komuniste ku krimet dhe ngjajnë dhe s’ngjajnë me njëra –tjetrën. Autori sjell në këtë libër një tërësi ngjarjesh, episodesh dhe njerëzish të të gjitha shtresave duke dhënë një ndihmesë të ndjeshme në dokumentimin e krimit komunist. »



Pas “Fabrikimi të vdekjes”, unikal në llojin e vet për bërjen publike të dosjejeve operative e hetimore për 16 vjet rresht për dy poetë të pushkatuar, një libër tjetër i Bedri Blloshmit, ish i dënuar politik dhe vëllai i poetit të mirënjohur Vilson Blloshmi, vjen në duart e lexuesit. Duke qenë më pranë memuarit, vepra voluminoze “Rrëfime nga Ferri” të krijon ndjesinë se fokusohet vetëm në fshatin Bërzeshtë dhe në fisin e madh Blloshmi, por më tepër se kaq, ndërsa zbulon dëshmi e fakte të vërteta rreth tyre, ka gjithaq një përmasë universale dhe për familje të tjera shqiptare, ndaj të cilave sistemi komunist tejkaloi edhe shumë regjime të urryera të kujtesës botërore. Libri sa është një homazh për ta, aq edhe shkon si rikujtesë ndaj shoqërisë së sotme për martirizimin e qindra – mijë shqiptarëve të pushkatuar me dhe pa gjyq, të internuar, të syrgjynosur burgjeve dhe skutave të një shteti që gërryhej përbrenda më shumë se sa disa pushtime bashkë. Teksa shfleton këtë libër të vijnë nëpër mend valët e parreshtura të eliminimit të shqiptarëve, të rikujtohet periudha e fillimit të diktaturës nga nëntori 1944 deri në vitin 1951 ku u rrafshua truri i kombit me gjyqe speciale dhe ushtarake, me varje në litar, ekzekutime, burgosje, etj. Por krimi shtyhej edhe më thellë në kohë: nga 28 tetori deri më 16 nëntor 1944, atëherë kur Tirana përjetoi terror me ekzekutimet pa gjyq të patriotëve, intelektualëve dhe ish-funksionarëve të lartë të shtetit. Të kësaj periudhe janë gjyqet speciale që rreshtuan para grykave të zjarrit 17 personalitete, reprezaljet pas zgjedhjeve të dhjetorit 1945, gjyqi special ndaj “sabotatorëve” të tharjes së kënetës së Maliqit, procesi ndaj deputetëve, ndaj hedhjes së bombës në ambasadën sovjetike, ndaj komuniteteve fetare, etj. Pikërisht kjo atmosferë e zymtë të vjen edhe duke lexuar këtë libër. Ai ndahet në trembëdhjetë kapituj, mes të cilave Bërzeshta dhe një trung gjenealogjik i Blloshmëve: Hakiu, Hajdari, Selmani, Azisi, Hasani, Samiu, Bukuroshi, Eshrefi, autori i librit, Vilsoni dhe Genc Leka. Por le t’i marrim një nga një të gjithë kapitujt dhe personazhet e këtij libri krejt të veçantë.





Përjetësimi i fshatit



Një fshat si edhe një shtet imcak shpesh nuk mund të thonë asgjë, përveç emërtimeve që mbartin nga koha në kohë, siç edhe mund të hyjnë në histori qoftë edhe për një ngjarje të vetme që është e rrallë në llojin e vet. Bërzeshta ndodhet 20 km në jug të Librazhdit, në krahun e majtë të lumit Shkumbin, i mbushur me pemë të shumëllojshme e me shtatë çezma nën ngrehinën e një rrapi shekullor. Për emërtimin e këtij fshati ka shpjegime të ndryshme: dikush e lidh me vreshtat, një tjetër e gjen me prejardhje sllave, por i dokumentuar është aty nga viti 1467, nëpërmjet një dëshmie të gjendur në Venedik. Me emrin e sotëm provohet nga një rrëfim osman kur treqind qafirë bërzeshtanakë “të pajisur me armë dhe koraca të aftë për luftë… nuk apin haraç, adetin dhe tatime të tjera që duhet të paguajnë sipas sheriatit…”. Për shkak të vendndodhjes pranë rrugës “Egnatia”, fshati komunikonte me të gjitha viset shqiptare; atje e kishin rezidencën e tyre pashallarë e agallarë, po andej u shkolluan dhjetëra intelektualë dhe veprimtarë të shqiptarisë. Si edhe në vise të tjera, në shekullin e 19-të shumë fshatarë emigruan dhe u shkolluan në Stamboll ku edhe arritën poste të larta në administratën e perandorisë. Ndër më të njohurit e asaj periudhe përmendet prof. dr. Ibrahim Lutfi Pasha, profesor universitar dhe hartues i terminologjisë mjekësore turke. Jo më pak i njohur ka qenë edhe Halit Bërzeshta, drejtor i spitalit ushtarak të Janinës, kryefarmacist i ushtrisë turke në Manastir dhe ndër kryesorët e organizatës patriotike “Komiteti i fshehtë i Manastirit”. I treti personalitet i rëndësishëm ka qenë edhe Hajdar Blloshmi, i arsimuar në tri shtete (Rumani, Greqi dhe Turqi), njohës i disa gjuhëve të huaja, zyrtar i lartë në drejtësinë perandorake, anëtar i dhomës së deputetëve, bashkëkohës i Xhuvanit dhe Gurakuqit, mësues në Pogradec, Elbasan, Durrës dhe Tiranë. Me rekomandimin e tij në 1895 Dervish Hima hapi në Bërzeshtë kursin e parë të shqipes. Një tjetër Blloshm, Selmani ka qenë përfaqësues i Kongresin të Manastirit, që për veprimtarinë e tij patriotike u burgos dhe u dënua me vdekje, por mundi të arratisej. Në Luftën e Parë Botërore pjesëtarë nga Bërzeshta u internuan në Serbi, çka humbën pasuri e katandi; gjatë kësaj periudhe paria e fshatit u eliminua tërësisht nga pushtuesit serbë. Autori i librit bën kujdes që për historinë e fshatit të zgjedhë ato më domethënëset. Faqe pas faqesh ai tregon për Selahudin Blloshmin, që kishte për grua mbesën e Ismail Qemalit dhe u vu në mbrojtje të Korçës; për shkollën me konvikt që u hap në 1928, për çetën nacionaliste të Haki Blloshmit, i cili u pre në besë nga forcat partizane, për vrasjen makabre të 35 intelektualëve dhe zhdukjen e kufomave të tyre dhe për fatin e trishtë të disa Blloshmëve: në 1946 Selman Blloshmi shpronësohet nga reforma agrare, në 1952 arrestohet Hasan Blloshmi dhe dënohet me 20 vjet burg, në 1963 burgoset Sami Blloshmi dhe dënohet me 8 vjet burg, në prill 1976 u arrestua autori i këtij libri Bedri Blloshmi dhe më 5 gusht arrestohet vëllai i tij Vilsoni; në 31 gusht 1976 arrestohet Genc Leka; në 27 korrikut 1977 internohet në Polis familja e Selman Blloshmit dhe arrestohet për të dytën herë Hasan Blloshmi, që vdiq në burgun e Spaçi në 1982. Natyrisht ngjarja më e bujshme në këtë fshat ishte pushkatimi i poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, që e çoi emërtimin e fshatit në krejt gjysmëbotën komuniste për makabritetin e vet dhe e kryer në një kohë ku sistemi në rrafsh botëror përpëlitej për t’u përmbysur. Me të drejtë shkrimtari Ismail Kadare, në librin e Bejkos “Visloni dhe Genci” pohon ndër të tjera “…Kështu ishin dy familjet, Lekët dhe Blloshmët. Ishin goditur herë pas here, ishin mbajtur vazhdimisht nën përgjim, por megjithatë në një mënyrë ose një tjetër, ato nuk e kishin ulur kokën, ashtu siç do t‘u pëlqente komunistëve. Përvijimi i nderit, i burrërisë së dikurshme, i hijes së derës së shquar, ndonëse në mënyrë të ndrojtur, ende rrezatohej prej tyre. E kjo gjë ishte e mjaftueshme që në sytë e militantëve komunistë, Blloshmët dhe Lekët, të shiheshin si rrezik për autoritetin e partisë. Brashnjarët e provincës, ata që pasi kishin marrë ca tituj shterpë, si sekretari i Parë i Rrethit, kryetar i Degës së Brendshme, shefi i Kuadrit të Komitetit Ekzekutiv të Qarkut, shef i Bashkimeve Profesionale, sekretari i Parë i Rinisë, e të tjera si këto, ndiheshin keq përballë çdo spikame të autoritetit moral të të përmbysurve. Ndaj, si hienat prisnin orën e hakmarrjes…”. Ndërsa ish kryeministri dhe akademiku Aleksandër Meksi shton “…Ata u vranë mizorisht dhe me paramendim nga fanatikët e një sekti politik, mbeturinat e të cilit tentojnë të mbijetojnë e të diktojnë ende në Shqipërinë e sotme, me metodat bolshevike të përjashtimit dhe izolimit, si dikur në kohën e baballarëve të tyre, të atyre që mendonin ndryshe, që shkruanin ndryshe, që i thurnin vargje ndryshe dashurisë dhe hënës, domethënë jo si ata. Te “të ndryshmit”, këto mbeturina të së kaluarës së turpshme shohin sot fëlliqësirën e tyre, marrëzinë dhe egoizmin e tyre, babëzitjen e tyre për pushtet e pasuri, që e duan vetëm për vete”.



Linja e përndjekjes nga Hakiu te Bedriu



Kapitulli i parë i librit mund të konsiderohet edhe si një prolog, pasi autori rimerr sërish ngjarjet më të spikatura të këtij fshati, persekutimin e pandarë të Blloshmëve dhe personalitete më të fuqishëm të këtij fisi. Personazhi i parë është Haki Blloshmi, mbaruar me rezultate të shkëlqyera universitetin e Harvardit, punonjës i ambasadës shqiptare në SHBA, mik i Faik Konicës, me studime pasuniversitare në Paris, një nga organizatorët kryesorë të rezistencës kundër nazifashistëve. Personazhi i dytë është Hajdar Blloshmi, mbaruar studimet në Ohër dhe Stamboll, njohës i disa gjuhëve të huaja (turke, greke, persishte, frënge dhe spanjolle), mësues i gjimnazit, përkthyes i frëngjishtes në pallatin e sulltan Hamitit, nismëtar i çeljes së shkollave shqipe në Durrës, Pogradec, Librazhd, Mokër, Korçë, Shpat e Bërzeshtë, pjesëmarrës në hapjen e Normales së Elbasanit, delegat nga krahina e Starovës në Kuvendin e Vlorës për shpalljen e pavarësisë, deputet i Parlamentit Shqiptar 1923 -1932 dhe babai katër djemve Selahudinin, Hakiun, Shefqetin dhe Xhevdetin. Personazhi i tretë është Selman Blloshmi që jeta e goditi me humbjen e bashkëshortes dhe të dy djemve. Me një djalë të mbetur mga martesa e parë, Azisin, ai lidhi sërish kurorë me motrën e Bardho Lekës. Nga martesa e dytë pati katër djem: Hasanin, Samiun, Bukuroshin dhe Esherefin. Selmani punoi një kohë të gjatë në Stamboll, ishte pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit, ishte bashkorganizator i shoqërinë të librave shqip, mbante korrespodencë me personalitete shqiptare të asaj kohe, mes të cilëve edhe me patriotin Ibrahim Temo. Personazhi i katërt është Azis Blloshmi, mbaruar studimet në Manastir dhe në Grac të Austrisë për Akademinë Ushtarakë, drejtues në disa rangje të ushtrisë, i zhdukur në mënyrë të mistershme në 26 tetor 1944 së bashku me 35 intelektualë të tjerë. Nga martesa e tij me një vajzë nga një familje intelektualësh nga Myderizët e Durrësit, pati dy fëmijë, Dragushin dhe Lumen. Në 1956 Dragushi u arratis në Jugosllavi nga ku e kthyen dhe e internuan për 3 vjet në Lushnjë. Peripeci të parrëfyera pati edhe motra e tij, Lumja, një piktore e spikatur e kulturës shqiptare.

Personazhi i pestë është Hasan Blloshmi, fëmija i parë nga martesa e dytë e Selmanit me motrën e Bardho Lekës, i arrestuar fillimisht më 1952 dhe i liruar nga burgu i Burrelit në 19 korrik 1965, i riarrestuar në 27 korrik 1977 teksa i internonin familjen dhe farefisin, vdekur në Spaç në 1982 dhe gjetur eshtrat në Shishtufinë. Personazhi i gjashtë është Sami Blloshmi, fëmija e dytë nga martesa e dytë e Selmanit me Xheren, motrën e Bardho Lekës. Bashkëshortja e tij, Nadirja, nga Debrova e Pogradecit, rridhte nga një familje nacionaliste. Vëllai i saj, Halimi, u pushkatua më 7 mars 1944 së bashku me Haki Blloshmin në Dunicë. Vëllai tjetër i Nadires, Sabriu, u arratis në 1952, ndërsa vëllai tjetër, Rizai, u internua për 5 vjet dhe më pas u arrestua nën akuzën “takim me diversantët (me vëllain e tij, Sabriun)”. Rizai u dënua me 25 vjet heqje lirie. Sami Blloshmi pati 6 fëmijë, katër djem dhe dy vajza, Vilsonin, Bedriun, Selmanin, Nazmiun, Alidën dhe Lirinë. Samiu punoi në bujqësi dhe në Ndërmarrje e Shfrytëzim Pyjeve. Në 1963 u arrestua dhe u dënua me 7 vjet burg, ndërsa në 1977 familja e tij prej 19 vetash u internua në Polis të Librazhdit. Në gushtin e vitit 1987 Samiu së bashku me familjen e tij lihet i lirë nga internimi dhe u kthyen në fshatin e tij, Bërzeshtë. Në gushtin e vitit 2003, Nadirja, bashkëshortja e Samiut, ndërroi jetë.

Personazhi i shtatë është Bukurosh Blloshmi, djali djali i tretë i Selmanit. Arsimin fillor e bëri në fshat. Bashkëshortja e Bukuroshit, Nadirja, ishte e bija e Njazi Çezmës që u pushkatua në 1945 në Korçë. Më 1977 familja e Bukuroshit, bashkë me pjesën tjetër të familjes Blloshmi, u internua pas dënimit të nipërve të tij, Vilsonit dhe Bedriut. Personazhi i tetë është Eshref Blloshmi, internuar në 1977 në Polis dhe liruar më parë nga Blloshmët e tjerë. Personazhi i nëntë është autori i librit Bedri Blloshmi, një nga gjashtë fëmijët e Sami e Nadire Blloshmit. Në moshë të njomë ka punuarnë Ndërmarrjen e Shfrytëzim Pyjeve në Stravaj, ndërsa në 1969 punoi në kooperativë. Në vitet 1970-1971 shkoi ushtar në brigadë pune (punime xheniere), minator në tunelet e Skraparit në Radësh. Që kur mbaroi shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe deri në vitin 1976 ai punoi në kooperativë. Më 1 prill të vitit 1976 e thirrën në Degën Ushtarake në Librazhd me pretekstin se nuk kishte kryer zborin. Atë e akuzuan se kishte falsifikuar fletë-zborin dhe e çuan në Degën e Punëve të Brendshme për ta verifikuar këtë fletë zbori. Meqenëse aty e mbajtën deri në mbrëmje vonë i thanë se nuk do të kthehej në shtëpi, por atë natë do të flinte në Hotel Turizëm në dhomën 11 në katin e tretë. Policia vajti dhe e mori në mesin e natës në hotelin ku rrinte dhe e ktheu sërish në Degën e Punëve të Brendshme ku e priste përsëri Beqir Quku. Prej këtu iu vunë prangat për të mos e parë më diellin. E dënuan me 25 vjet heqje lirie. U liria nga burgu i Burrelit më 29 mars të vitit 1991. Që nga dita e lirimit nga burgu i Burrelit jeton në Tiranë. U martua në vitin 1992 dhe ka 2 fëmijë. Djalit i vuri emrin e Vilsonit dhe vajza quhet Irisa. Bedri Blloshmi u diplomua si jurist dhe oficer i policisë në vitin 1997. Personazhi i dhjetë është Vilson Blloshmi që mbaroi shtatëvjeçaren në fshat dhe Pedagogjiken në Elbasan. Në vitin 1963 i arrestuan babanë, Samiun. Meqenëse Blloshmët nuk ishin anëtarë të kooperativës (sepse kulakët nuk i pranoni) Vilsoni u detyrua të bënte vetëm punë krahu në Stravaj. Ushtrinë e bëri në Tale të Lezhës në brigadë pune. Në 1975 e hoqën nga miniera e Përrenjasit dhe e çuan të punonte sërish në kooperativë. Në nëntor të po këtij viti Vilsoni martohet dhe më 9 shtator 1976 i lindi vajza, Enrieta. Më 5 gusht 1976 Vilsonin e arrestuan në Librazhd dhe e nisën menjëherë për në Tiranë. Pas një viti torturash në hetuesinë e Tiranës dhe të Librazhdit, ata i gjymtuan dorën e majtë nga prangat të cilat nuk ia hiqnin gjatë 20 orëve. Më 6 qershor të vitit 1977 e nxorën në gjyqin formal pasi vendimi qe marrë me kohë nga Komiteti i Partisë. Pretenca u dha: dënim me vdekje (pushkatim)! Vendimi i gjyqit të 13 qershorit 1977, vendim i cili nuk ndryshoi as në seancën e Gjykatës së Lartë as edhe në Presidiumin e Kuvendit Popullor. Kështu, më 17 korrik 1977 u zbatua urdhri i ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, i cili urdhëronte ekzekutimin e Vilson Blloshmit në orën 00. Sipas dëshmive të Bedriut në periudhën 1966-1976 Vilsoni krijoi një bibliotekë të pasur me autorë të huaj; ai preferonte të lexonte në origjinal Hygonë, Lukrecin, Shatobrianin, Lamartinin, Edgar Alan Poe, Gutierin, Rasini, Bodlerin, Vërlenin, Malarmenë, Pol Klodelin, Rembonë, Apolinerin, Eluarin, etj. Personazhi i njëmbëdhjetë është Genc Leka që studio në Pedagogjiken e Elbasanit dhe punoi si mësues në fshatrat e largëta të Librazhdit. Në 1950 babai i tij arratiset në Jugosllavi dhe në 1968 vdes në Prizren. Në 1966 Genci largohet përfundimisht nga arsimi, kryen shërbimin ushtarak në brigadë pune në Sopot, ndërsa në 31 gusht arrestohet dhe pas 11 muajsh torturash në hetuesinë e Librazhdit, dënohet me vdekje (pushkatim).



Nëntëmbëdhjetë Blloshmë të internuar për një ditë



Gjyqi ndaj Genc Lekës dhe Vilson e Bedri Blloshmit filloi më 6 qershor 1977 dhe vendimi u dha më 13 qershor 1977. Më 14 korrik të po këtij viti u vendos që të internohet e gjithë familja prej 19 vetash në Polis-Gostimë të Librazhdit. Ndërsa më datë 17 korrik, ditën e diel në mesin e natës Genc Leka dhe Vilson Blloshmi u morën nga birucat ku rrinin të lidhur kokë e këmbë për 35 ditë rresht. Vendimi për internimin e familjes u mor tri ditë para se të ekzekutohej Vilsoni. Pikërisht personat që u internuan në 27 korrik 1977 ishin: Hasani–xhaxhai i Vilsonit, Fitreti–bashkëshortja e xhaxhait të Vilsonit, Hysniu–kushëriri i Vilsonit, Hamdiu–kushëriri i Vilsonit, Samiu–babai i Vilsonit, Nadirja–nëna e Vilsonit, Selmani–vëllai i Vilsonit, Nazmiu–vëllai i Vilsonit, Alida–motra e Vilsonit, Lirija–motra e Vilsonit, Diana– bashkëshortja e Vilsonit, Enerjeta–vajza e Vilsonit, Bukuroshi–xhaxhai i Vilsonit, Nadirja–bashkëshortja e xhaxhait të Vilsonit, Mit’hati–kushëriri i Vilsonit, Agimi– kushëriri i Vilsonit, Miranda–kushërirë e Vilsonit dhe Eshrefi–xhaxhai i Vilsonit.

Një pjesë të rëndësishme të librit e zë edhe rrëfimi për vetveten i Bedri Blloshmit. Ai ndahet në disa kapituj: Thirrja në degën ushtarake, paraqitja në Degën e Punëve të Brendshme, arrestimi, seanca gjyqësore, pretenca, ballafaqimi dhe vendimi, kodi i fshehtë i komunikimi në birucë, Spaçi, Burreli, Qafë Bari, 29 mars 1991, Përroi i Firarit, etj.



Ndarja me të kaluarën



Kur përfundon krejt librin e Bedri Blloshmit mendimi i parë që të vjen ndër mend është mbijetesa e pabujë e këtyre njerëzve përballë një egërsie të pashoqe të sistemit diktatorial. Fshati me jo pak histori, për shkak të martirizimit të dy poetëve, kapërceu shumë shpejt hapësirën shqiptare dhe u përmend si rast i veçantë në Varshavë e Bukuresht, në Budapest e Berlin, në të gjitha kryeqendrat e ish perandorisë komuniste ku krimet dhe ngjajnë dhe s’ngjajnë me njëra –tjetrën. Autori sjell në këtë libër një tërësi ngjarjesh, episodesh dhe njerëzish të të gjitha shtresave duke dhënë një ndihmesë të ndjeshme në dokumentimin e krimit komunist.

Filmi "Kolona"...


Nis edicioni i 10-të i TIFF
Ka nisur në Tiranë edicioni i 10-të i Tirana International Film Festival, i cili do të zgjasë deri më dy dhjetor. Fituesit e kategorisë së filmit me metrazh të gjatë do të shpallen më 28 nëntor, ndërsa në dy dhjetor ata të filmit të shkurtër. Data 28 nëntor, që përkon me festën e Pavarësisë, do t’i dedikohet tërësisht shfaqjeve të filmave shqiptare. Festivali u çel me dokumentarin “La nave dolce” të Daniele Vicari-t.
Film ky që ka fituar çmim në Festivalin e fundit të Venezia-s, i cili rrëfen kalvarin e rreth 20 mijë shqiptarëve, që u nisën në gusht të vitit 1991 me anijen “Vlora” drejt brigjeve të Italisë, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë. Mes pjesëmarrësve në dokumentar, që dhanë dëshmitë e tyre mbi ngjarjen, ishin edhe balerini Kledi Kadiu dhe regjisori Robert Budina.
Të pranishëm në panelin hapës të Festivalit ishin edhe ambasadori italian, Massimo Gaiani, dhe pjesëtarë të Institutit Italian të Kulturës.

Lufta e vitit 1999 në Kosovë
Lufta e vitit 1999 në Kosovë është në fokusin e filmit me metrazh të shkurtër "Kolona", i cili shfaqet për herë të parë në Tiranë në festivalin internacional të filmit TIF. Sipas drejtorit të qendrës Kinematografike të Kosovës Fatos Berisha, regjisori Ujkan Hysaj e trajton këtë temë në një këndvështrim krejtësisht ndryshe.
Në qendër të filmit është një familje, e cila i bashkangjitet kolonës së refugjatëve për t’u larguar nga Kosova, rrugëtimi i tyre mbyllet tragjikisht.
Filmat me metrazh të shkurtër shihen si një mënyrë për të pasur sukses në kinematografi, në mungesë të fondeve për realizmin e prodhimeve me metrazh të gjatë.
Për herë të parë Kosova dhe Shqipëria bashkëpunojnë në fushën kinematografike për realizimin e një filmi artistik.

PSE HARRESAT?!!!

Nga Flori Bruqi




Jeta dhe vepra e Akademik prof.dr.Ibrahim Rugovës
(2 dhjetor 1945-Cerrcë-21 janar 2006-Prishtinë)

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut, në Kosovë.

Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain e tij Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës.

Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë më 1967. Diplomoi në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës më 1971.

Zoti Rugova qëndroi gjatë një viti akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare.

Ibrahim Rugova mori doktoratën në letërsisë në Universitetin e Prishtinës më 1984.

Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës.

Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.

Autor i dhjetë librave (shih më poshtë), Dr. Ibrahim Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy dekada, Dr. Rugova punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut.

Dr. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë.

Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë edhe edhe parti e grupe të tjera.

Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.

Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.

LDK-ja fitoi shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvend, në të cilin përfaqësoheshin edhe tri parti të tjera, ndërsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës me shumicë dërrmuese të votës.

Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit.

Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja fitoi 58% të votave të elektoratit në zgjedhjet lokale, të sponsorizuara ndërkombëtarisht, në Kosovën e pasluftës, në tetor të vitit 2000.


Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë:

- Më 1995, Dr. Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.

- Më 1996, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë.

- Më 1998, Rugova iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.

- Në vitin 1999, Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia).

- Në vitin 2000, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë "Manuel Carrasco i Formiguera", në Barcelonë, Spanjë.

- Në vitin 2004, Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Çmimin e Evropës për vitin 2004. Bartës të mëhershëm të Çmimit të Evropës janë:

- Mbreti i Spanjës Huan Karlos, - Helmut Kol, - Ronald Regan-i, - Oto fon Habsburg dhe - Emil Konstantinesku.

- Në vitin 2004, Gjenerali Xheri Bek, komandant i Brigadës Multinacionale të KFOR-it Lindja, i cili ishte për një vizitë lamtumirëse te Presidenti i Kosovës ditën e hënë më 16 shkurt 2004, ia dorëzoi Dr. Rugovës fletëlavdërimin e nënshkruar nga zëvendësguvernatorja e Pensilvanisë, znj. Kethrinë Bejkër Noll (Catherine Baker Knoll).

“...Në emër të 12 milionë qytetarëve të Pensilvanisë, dua t'ju shpreh lavdatë për arritjet tuaja të jashtëzakonshme dhe t'ju falënderoj për miqësinë tuaj ndaj Shteteve të Bashkuara.” (znj. Kethrinë Bejkër Noll)

- Në vitin 2004, Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, në një ceremoni solemne të zhvilluar të hënën më 2 shkurt 2004, pasdite në qytetin e Belgjikës Atverpen (Anvers), është shpallur Senator Nderi i Evropës nga Senati i Evropës. Ky është grupacion i figurave më eminente të skenës politike evropiane nga i cili nderohen personalitete më në zë të botës së politikës, gazetarisë, të shkencave ekzakte apo humane të cilët ka dhënë kontributin e tyre për demokracinë paqen, zhvillimin apo stabilitetin në Evropë.

"Edhe me kundërshtimet e këtyre viteve që i kanë bërë në skenën politike Ibrahim Rugovës, Presidenti i Kosovës ka patur kurajon që të vazhdojë të përpiqet për idealin e tij në një nga zonat më të vështira të Ballkanit".

"Është shumë e vështirë që të luftosh për vetëvendosjen dhe vullnetin e lirë të një populli të vogël, kur kjo nuk korrespondon me dëshirën e popujve të mëdhenj. Rugova vazhdoi që të luftojë vetëm, ndonjëherë pa hasur në mirëkuptim për një ideal që do të mund t'i japë Evropës atë paqe për të cilën ne kemi nevojë. Është pikërisht kjo gjë që do ta nderojë sot me titullin Senator Evropian që të mos dekurajohet". (Z. Oto fon Habsburg)

- Më 9 shtator 2004, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës.

- Më 20 nëntor 2005, Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut e ka nderuar presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, me një mirënjohje të veçantë për përkushtimin e tij në afirmimin e parimeve të demokracisë dhe për udhëheqjen e tij politike frymëzuese.

- Më 21 janar 2006, pushon së rrahuri zemra e Presidentit të Parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

(Autori është shkrimtar nga Prishtina)

                         --------------------
Pse u harrua presidenti Rrugova?


                   Çerçiz Loloçi

Në 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë janë nderuar dhe respektuar mjaft figura që kanë spikatur në dhjetë dekadat e fundit dhe kjo është për t’u përshëndetur. Megjithatë nuk mund të justifikohen nderimet për presidentin Ibrahim Rrugova, as në Tiranën dhe Prishtinën zyrtare dhe as në shtete të tjera ku jetojnë shqiptarët.



Nuk ka asnjë dyshim se figura më e konsiderueshme politike në hapësirën e natyrshme shqiptare ishte zoti Ibrahim Rugova, president i Kosovës, fitues i disa Honoris Causa në universitete perëndimore, posedues i çmimit ‘Saharov’, senator nderi i Europës dhe një prej figurave më të rëndësishme rajonale që kontribuoi në mënyrë të pandërprerë për paqen.
Për një periudhë relativisht të gjatë, Rugova ka qenë ideator dhe drejtues i lëvizjes paqësore në Kosovë, personalitet me orientim konstant properëndimor dhe i investuar maksimalisht që faktori shqiptar të kishte marrëdhënie sa më të ngushta veçanërisht me SHBA, me selinë e Shenjtë të Vatikanit dhe me kancelaritë perëndimore.
Shkrimtar dhe sidomos studiues i klasit të parë, Ibrahim Rugova do të organizonte të parën lëvizje moderne politike në Prishtinë në 1989, Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila u bë e vetmja zëdhënëse e aspiratave të shqiptarëve në Kosovë dhe që do të kulmonte në evenimente të rëndësishme me organizimin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese 1990, me përgatitjen e Kushtetutës së Kaçanikut 1990, me organizimin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës 1991, me zgjedhjet parlamentare e presidenciale të Republikës së Kosovës 1992 e 1998.
I ardhur nga një familje nacionaliste (komunistët jugosllavë i kanë pushkatuar njëherazi gjyshin dhe babanë), Rugova do të studionte për albanologji në fakultetin e Prishtinës, ndërsa do të kryente në Francë edhe një vit studime pasuniversitare në fushën e kritikës letrare. Pas viti 1994 vërehet një veprimtari e dendur e zotit Rugova: në po këtë vit është doktor i letërsisë në Prishtinë, autor i dhjetëra librave dhe shkrimeve publicistike, anëtar i akademisë së shkencave në Kosovë, redaktor në “Bota e re” dhe “Dituria”, kryeredaktor në revistën shkencore “Gjurmime albanologjike”, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe pjesëmarrës protagonist në shumë veprimtari të tjera të sferës intelektuale.
LDK, herë si lëvizje dhe herë si front, falë Rugovës arriti të shndërrohej në një parti moderne europiane. Natyrë koniciane në vështrimin e historisë së hershme dhe të re të shqiptarëve, jo shumë entuziast, me një dukje indiferente deri në mërzi, por përherë i vëmendshëm, Rugova ishte edhe një prej personazheve politikë më të kërkuar të shtypit më të zëshëm perëndimor.
Për këtë veprimtari, ky personalitet i papërsëritshëm i botës shqiptare që edhe me vdekjen e tij arriti të sillte në Prishtinë figurat më të rëndësishme të familjes euro-atlantike, duhej të kishte nderimin e vet në kryeqendrat e dy shteteve shqiptare dhe më gjerë!

(Autori është shkrimtar, publicist dhe gazetarë shumëvjeçar, konsulent në Lëvizjen Shqipëria e Re në Shqipëri.)





NGA HAFIZ GAGICA

Presidenti historik Rugova, nuk e ka merituar një përjashtim kaq fyes!


Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova është duke u anashkaluar nga ana e udhëheqësve shtetëror, por edhe nga ana e partisë së tij, dhe kjo sjellje injoruese ndaj njeriut, i cili i vuri bazat e shtetit të Kosovës që përjetësisht është i lidhur me emrin e tij.
Nuk ka dyshim, se historia e lirisë, pavarësisë dhe shtet ndërtimit të Kosovës gjithmonë do të identifikohet me emrin dhe veprën e tij, sado që dikush po bën përpjekje që këtë fakt ta mbulojë me lëkurën e leopardit, meqë i gjithë populli shqiptar rolin dhe kontributin e tij historik që ka dhënë për Kosovën e lirë e ka të arkivuar thellë në memorien e tij.


Të mos përmendet dhe të mos shënohet qoftë edhe simbolikisht, figura e Ibrahim Rugovës në mjetet e informimit publik, përveç në "Bota sot", dhe në asnjë agjendë të programit të festës së 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, si lideri më e merituar e popullit shqiptar në Kosovë, por edhe në Shqipëri, i cili i ka kontribuuar më së shumti rënies së komunizmit si dhe hapjes së dyerve të demokracisë në hapësirat gjithëshqiptare, madje ç’është më me rëndësi në ruajtjen e qenies fizike të shqiptarëve, duke gjunjëzuar dhe mundur një hegjemoni të tërë rusosllave, është morali më i dobët njerëzor, politik dhe kombëtar për gjithë ata, të cilët me kaq arrogancë po i shtrembërojnë faktet e historisë së re të shqiptarëve


Dr. Ibrahim Rugova, njihet dhe respektohet dhe kujtohet nga të gjithë liderët e Evropës dhe SHBA-ve, ndërsa abuzohet me kaq fodullëk nga ata, të cilët sot vazhdojnë të thirrën në emrin dhe meritat e tij, por edhe ata, të cilët po simulojnë madhështinë e tyre prej “liderësh dhe burrash shteti”, të cilët sot po mos t’ua kishte trasuar rrugën Ibrahim Rugova, vështirë se do të ngjiteshin ndonjëherë në pozitat udhëheqëse, por as nuk do ta kishin mësuar ndonjëherë se ku gjenden kancelaritë ndërkombëtare të vendosjes.
Sepse, me shumë të drejt populli shqiptar Dr. Ibrahim Rugovës ia ka dhënë meritat dhe vendin e ndritur në historinë e kombit, duke e cilësuar me plotë të drejtë; Ismajl Qemajl Bej Vlora i dytë, për faktin se është themeluesi dhe arkitekti i shtetit të dytë shqiptar në Ballkan, i cili proces është në fazë kalimtare që do të çon në bashkimin tonë kombëtar. Andaj, të anashkalohet dhe injorohet në festat e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar njeriu që ia ndryshojë rrjedhën ngjarjeve tragjike për shqiptarët, duke i kthyer ato në favor të çështjes shqiptare si dhe duke i bërë miq gjithë popujt dhe qeveritë e vendeve demokratike perëndimore, është një sjellje e pa pranueshme për secilin shqiptar që ia dinë vlerën lirisë dhe pavarësisë së Kosovës...!
Me këtë rast të gjithë shqiptarëve Ju uroj ditën e shenjtë të shqiptarëve, ditën e ngritjes së flamurit kombëtar, ditës së pavarësisë së Shqipërisë. Gëzuar për shumë mot, le të jetë kujtimi i përhershëm për të gjithë ata që kontribuuan për lirin dhe pavarësinë e Shqipërisë, Kosovës dhe hapësirës shqiptare, me shpresë dhe besim se po i afrohemi ditës së jetësimit të idealit të gjithë atyre që kontribuuan për liri e pavarësi të shqiptarëve.

(Autori është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ish kryetar i degës së LDK-së për shumë vite në Gjermani, dhe bashkëpunëtorë i presidentit Rugova).

Për hetimet kundër plakushës Carla del Ponte dhe Dick Mart-it "Floripress" dhe Flori Bruqi ,kanë kërkuar që moti hetime ndërkombëtare nga OKB-ja.


Shqipëria do u kërkojë institucioneve ndërkombëtare të hetojnë ish-prokuroren Carla del Ponte.

Kryeministria e Shqipërisë, në një deklaratë zyrtare, ka njoftuar se do të nisë kërkesë për hetimin e Del Pontes pas lirimit të Ramush Haradinajt.

“Del Ponte të hetohet për rolin tendencioz e të paligjshëm në lidhje me Haradinajn. Kërkesa për hetimin e Del Pontes do t’i dërgohet edhe sekretarit të OKB-së”, bën të ditur Kryeministria.

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka shpallur të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, ish-luftëtarët e UÇK-së Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Vendimi nga trupi gjykues është shpallur mëngjesin e së enjtes.

Në vendimin e saj, Gjykata thotë se Prokuroria nuk ka sjellë ndonjë dëshmi bindëse lidhur me akuzën për tre të akuzuarit se gjatë vitit 1998 kanë kryer krime lufte.




Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se do të kërkojë hetime të pavarura kundër ish-Kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte.

Në këtë njoftim përmenden hetimet ndah Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, ndonëse gjithmonë me besimin e plotë në pafajësinë e z. Ramush Haradinaj, në luftën e pastër të UÇK-së, por edhe të gjykuarve të tjerë të këtij Tribunali- akuzat e pabazuara ndaj z.Fatmir Limaj dhe pjesëtarëve tjerë të UÇK-së të gjithë të shpallur të pafajshëm, ka qenë gjithnjë mbështetëse e fuqishme dhe bashkëpunëtore e punës së këtij Tribunalit” njofton qeveria.

Njoftimi vazhdon: “Kjo është bërë pikërisht për të vërtetuar për të shumtën herë, nga instanca më e lartë, që këta persona dhe kjo luftë kanë qenë gjithnjë të pastër dhe në përputhje me të gjitha ligjet e luftës.

Qeveria e Republikës së Kosovës ndanë mendimin që kjo tolerancë është abuzuar nga ish Kryeprokurorja e këtij Tribunali, znj. Carla del Ponte, e cila edhe tani ka pranuar publikisht që akuza e ngritur kundër z. Haradinaj ishte e pambështetur me prova të cilat mund të çonin në dënimin e tij.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës është përmendur edhe raporty i Dick Martyt dhe aktivitet e Del Pontes janë quajtur fabrikime fantastiko shkencore.

"Bazuar në këtë, Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon nga autoritetet kompetnte ndërkombëtare që të fillohen hetime kundër znj. Carla del Ponte për keqpërdorimin e autoritetit të saj si Kryeprokurore në rastin Haradinaj, rastin Limaj e tjere ne vitin 2003 dhe lidhur me fabrikimet fantastiko-shkencore të karla del Pontes lidhur me akuzat e Dick Mmartit e më gjerë.Duke i njohur autorizimet dhe privilegjet e saja ligjore, Qeveria e Republikës së Kosovës ndanë mendimin se këto autorizime dhe privilegje janë tejkaluar dhe keqpërdorur deri në atë masë sa ka lejuar ngritjen e aktakuzave krejtësisht të pabaza, tendencioze e të kundërligjshme, duke çuar kështu në burgosjen dhe njollosjen e karaktereve të shumë figurave të çmuara politike të Republikës së Kosovës, si dhe duke dëmtuar imazhin e shtetit të Kosovës" vazhdon komunikata.

Ata kanë bërë thirrje që hetimet të fillojnë sa më shpejt. "Qeveria e Republikës së Kosovës, i bën thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Tribunalit dhe autoriteteve të tjera ndërkombëtare OKB-së që dhe të fillojë hetimin e veprimeve të saja të kundërligjshme të cilat në çdo situatë do të arsyetonin zhveshjen e saj nga privilegjet që ajo do të gëzonte normalisht si Prokurore" përfundon njoftimi i Qeverisë.





Për hetimet kundër plakushës Carla del Ponte dhe Dick Mart-it  Agjencioni informativ nga Prishtina  "Floripress" dhe Flori Bruqi ,kanë kërkuar që moti hetime ndërkombëtare nga OKB-ja.

http://floripress.blogspot.com/2010/12/nga-flori-bruqi-dick-marty-i-paguari-i.html

http://floripress.blogspot.com/2011/03/plakusha-zvicrane-carla-del-ponte-dhe.html

http://floripress.blogspot.com/2011/04/ish-shefi-i-unmk-ut-drbernard-kouchner.html

http://floripress.blogspot.com/2010/12/del-ponte-kerkon-hetime-po-jo-nga.html

http://groups.yahoo.com/group/cameria/message/5461

http://floart-press.blogspot.com/2009/04/te-gatshem-per-te-nxjerre-ne-drite-te.html


http://floripress.blogspot.com/2012/11/ben-emmerson-i-bera-thirrje-carla-del.html

http://floripress.blogspot.com/2012/11/serenata-drejt-hageste-ramush-haradinaj.html

http://floripress.blogspot.com/2012/11/u-vleresua-durimi-i-zotit-haradinaj-dhe.html

http://floripress.blogspot.com/2012/11/nga-flori-bruqi-kerko-falje-plakusha.html

http://floripress.blogspot.com/2012/08/historia-mesohet-per-tu-mos-perseritur.html

http://floripress.blogspot.com/2012/08/sllavet-jane-te-vone-bile-shume-te-vone.html

http://floripress.blogspot.com/2012/08/arkani-legija-shiptari-budalla.html

http://floripress.blogspot.com/2012/07/nga-skender-bucpapaj-opinone-editoriale.html

http://floripress.blogspot.com/2012/05/plani-patkoi-i-milosheviqit-per_19.html

http://floripress.blogspot.com/2012/05/familjaret-e-shtepise-se-verdhe-kunder.html

http://floripress.blogspot.com/2011/11/prokurori-amerikan-williamsonakuzat-e.html

http://floripress.blogspot.com/2011/10/washington-post-zbulon-emrin-e-kreut-te.html

http://floripress.blogspot.com/2011/04/plaget-dhembin-kur-ftohen.html

http://floripress.blogspot.com/2011/01/prishtina-kerkon-hetime-per-raportin-e.html

http://floripress.blogspot.com/2011/01/rrefimi-befasues-i-dick-marty-t.html

http://floripress.blogspot.com/2011/01/linja-berlusconi-moske-beograd-me.html

http://floripress.blogspot.com/2011/01/metodat-e-veprimit-dhe-deshirat-e-dick.html

http://floripress.blogspot.com/2010/12/metodat-e-veprimit-dhe-deshirat-e-dick.html

http://floripress.blogspot.com/2010/12/lajme-nga-kosova-cfare-nuk-shkruan-ne_24.html

http://floripress.blogspot.com/2010/12/genjeshtrat-e-dik-martit.html

http://floripress.blogspot.com/2010/12/familja-katuci-marty-tentoi-te-hidhte.html

http://floripress.blogspot.com/2010/12/raporti-i-dick-marty-t-trondit.html



Carla del Ponte


Carla Del Ponte (born February 9, 1947) is a former Chief Prosecutor of two United Nations international criminal law tribunals. A former Swiss attorney general, she was appointed prosecutor for the International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia (ICTY) and the International Criminal Tribunal for Rwanda (ICTR) in August 1999, replacing Louise Arbour.
In 2003, the U.N. Security Council removed Del Ponte as the Prosecutor for the ICTR, and replaced her there with Hassan Bubacar Jallow in an effort to expedite proceedings in that Tribunal. She remained the Prosecutor for the ICTY until 1 January 2008, when she was succeeded by Serge Brammertz. Del Ponte was formerly married, and has one son.
She conducted an investigation on the allegations of organ trafficking by the KLA of Serbs and other non-Albanians in Kosovo and Albania for the Parliament of Europe.
Del Ponte served as Swiss ambassador to Argentina from 2008 to February 2011.

Del Ponte was born in Bignasco, Switzerland in 1947. She speaks fluent Italian, German, French and English. Del Ponte studied law in Bern and Geneva, as well as in the United Kingdom. She obtained her LL.M. in 1972.
After completing her studies, Del Ponte joined a private law firm in Lugano, leaving in 1975 to set up her own practice.In 1981 she was appointed an investigating magistrate, and later public prosecutor at the Lugano district attorney's office. As public prosecutor, Del Ponte dealt with cases of money laundering, fraud, drug trafficking, arms smuggling, terrorism and espionage, often looking into the many international links forged in Switzerland's role as a global business centre.
It was during that period that she and Investigative Judge Giovanni Falcone uncovered the link between Swiss money launderers and the Italian drug trade in the so-called "pizza connection." Judge Falcone was killed by a large Mafia bomb. Del Ponte was more fortunate as the half a tonne of explosives planted in the foundations of her Palermo home were discovered in time for her to escape the attempted assassination unhurt. Falcone's death nurtured Del Ponte's resoluteness to fight organised crime. Her enemies in the Cosa Nostra call her "La Puttana" ("the whore"). She therefore became the first public figure in Switzerland to require round-the-clock protection and armour-plated car.

After serving for five years as Switzerland's attorney general, in 1999 Del Ponte joined the ICTY and ICTR to deal with war crimes as prosecutor. In an interview in late 2001 about war crimes committed during the Balkan conflicts of the 1990s, Del Ponte said: "Justice for the victims and the survivors requires a comprehensive effort at international and national level."
In an interview in Intellectum website in 2004 she boldly stated that she would like to try in ICTY Bin Laden and Saddam Hussein.[1]
On January 30, 2007 Del Ponte announced her intention to resign as Chief Prosecutor at the ICTY at the end of the year, stating it was "time to return to normal life." [2] She was succeeded by Serge Brammertz on January 1, 2008.
She has been nominated as Switzerland's Ambassador to Argentina from January 2008.
In 2005, she accused the Vatican of helping Croatia's most wanted war crimes suspect evade capture. The Croatian Bishops' Conference, which heads the Croatian Roman Catholic Church, dismissed Carla del Ponte's allegations. Its spokesman Antun Suljic said the conference "has no knowledge or indications of the whereabouts" of General Gotovina.

n late December 1999, in an interview with The Observer in London, Del Ponte was asked if she was prepared to press criminal charges against NATO personnel for alleged war crimes in Kosovo by NATO pilots and their commanders. She replied "If I am not willing to do that, I am not in the right place. I must give up my mission".[4]
This was followed by various negative official responses, military and civilian, from the US and Canada. Del Ponte's office subsequently issued a statement, dated four days later: "NATO is not under investigation by the Office of the Prosecutor of the ICTY. There is no formal inquiry into the actions of NATO during the conflict in Kosovo".[5]
In 2008, Del Ponte published a book "The Hunt" in which she made claims based on very thin evidence that the Kosovo Albanians were smuggling human organs of kidnapped Serbs after the Kosovo war ended in 1999. Her book created an international controversy.[6]
The International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia had said of Del Ponte's allegations: "The Tribunal is aware of very serious allegations of human organ trafficking raised by the former Prosecutor, Carla Del Ponte, in a book recently published in Italian under her name. No evidence in support of such allegations was ever brought before the Tribunal’s judges."[7]
On 4 April 2008 the Human Rights Watch wrote to Kosovar Prime Minister Hashim Thaci and Albanian Prime Minister Sali Berisha in request to open investigations on the matter under international supervision. By 3 May both had ignored the letters and instead publicly rejected del Ponte's claims as unsubstantiated. On 5 May 2008 the Human Rights Watch called the allegations from Del Ponte's book "serious and credible" and issued a public call to Tirana and Pristina for cooperation.[8]
The reported alleges the victims were more than 400 Serbs missing from the war. "Serious and credible allegations have emerged about horrible abuses in Kosovo and Albania after the war," said Fred Abrahams, HRW Senior emergencies researcher of HRW.
“ According to the journalists’ information, the abducted individuals were held in warehouses and other buildings, including facilities in Kukës and Tropojë. In comparison to other captives, some of the sources said, some of the younger, healthier detainees were fed, examined by doctors, and never beaten. These abducted individuals - an unknown number – were allegedly transferred to a yellow house in or around the Albanian town of Burrel, where doctors extracted the captives’ internal organs. These organs were then transported out of Albania via the airport near the capital Tirana. Most of the alleged victims were Serbs who went missing after the arrival of UN and NATO forces in Kosovo. But other captives were women from Kosovo, Albania, Russia, and other Slavic countries. ”
United Nations Interim Administration Mission in Kosovo's published official forensic report from 2004 also confirms Del Ponte's allegations.[citation needed]
In 2008, the Parliamentary Assembly of the Council of Europe authorized Carla Del Ponte to lead a formal investigation and employed a watcher to report her findings to the Parliament.
In January 2011, the EULEX mission to Kosovo announced that 5 persons were indicted for human organs trafficking.[9] According to a draft, Council of Europe report cited by The Daily Telegraph, Prime Minister Hashim Thaci was one of the key players in the traffic of organs of Serb prisoners after the 1998-99 conflict.[10]


  1. ^ Victor Tsilonis, Carla Del Ponte: Interview with the "Iron Lady" of the Hague, June 2004
  2. ^ Del Ponte legt in september functie neer - Buitenland - de Volkskrant
  3. ^ War crimes chief accuses Vatican
  4. ^ Interview in The Observer, 26 December 1999
  5. ^ Statement by Madame Carla Del Ponte, International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia, The Hague, 30 December 1999
  6. ^ The Wall Street Journal
  7. ^ ICTY Weekly Press Briefing
  8. ^ BBC, Kosovo 'organs sale' probe urged, 06.05.2008
  9. ^ EULEX
  10. ^ The Daily Telegraph article


Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...