2012-12-02

Filmi "Kolona"...


Nis edicioni i 10-të i TIFF
Ka nisur në Tiranë edicioni i 10-të i Tirana International Film Festival, i cili do të zgjasë deri më dy dhjetor. Fituesit e kategorisë së filmit me metrazh të gjatë do të shpallen më 28 nëntor, ndërsa në dy dhjetor ata të filmit të shkurtër. Data 28 nëntor, që përkon me festën e Pavarësisë, do t’i dedikohet tërësisht shfaqjeve të filmave shqiptare. Festivali u çel me dokumentarin “La nave dolce” të Daniele Vicari-t.
Film ky që ka fituar çmim në Festivalin e fundit të Venezia-s, i cili rrëfen kalvarin e rreth 20 mijë shqiptarëve, që u nisën në gusht të vitit 1991 me anijen “Vlora” drejt brigjeve të Italisë, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë. Mes pjesëmarrësve në dokumentar, që dhanë dëshmitë e tyre mbi ngjarjen, ishin edhe balerini Kledi Kadiu dhe regjisori Robert Budina.
Të pranishëm në panelin hapës të Festivalit ishin edhe ambasadori italian, Massimo Gaiani, dhe pjesëtarë të Institutit Italian të Kulturës.

Lufta e vitit 1999 në Kosovë
Lufta e vitit 1999 në Kosovë është në fokusin e filmit me metrazh të shkurtër "Kolona", i cili shfaqet për herë të parë në Tiranë në festivalin internacional të filmit TIF. Sipas drejtorit të qendrës Kinematografike të Kosovës Fatos Berisha, regjisori Ujkan Hysaj e trajton këtë temë në një këndvështrim krejtësisht ndryshe.
Në qendër të filmit është një familje, e cila i bashkangjitet kolonës së refugjatëve për t’u larguar nga Kosova, rrugëtimi i tyre mbyllet tragjikisht.
Filmat me metrazh të shkurtër shihen si një mënyrë për të pasur sukses në kinematografi, në mungesë të fondeve për realizmin e prodhimeve me metrazh të gjatë.
Për herë të parë Kosova dhe Shqipëria bashkëpunojnë në fushën kinematografike për realizimin e një filmi artistik.

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...