Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/12/06

SHQIPERIA ETNIKE





 
Vullnet Mato
 
SHQIPËRIA ETNIKE
 
Dëgjojmë të lakohet fjala “Shqipëri e Madhe”,
epiteti keqdashës kundër dëshirës për bashkim,
që na kanë ngjitur gojët e liga të grabitqarëve,
nga koha kur ata shqyen trojet tona me tërbim. 
 
Dhe u ranë daulleve me gjëmime të frikshme, 
duke shpërthyer nga armët flakë dhe tym të zi, 
për t’i mbyllur gojën klithmës sonë të ligjshme, 
sa herë padrejtësive të mëdha u kërkuam liri.
 
Nuk ka dhe nuk ekziston “Shqipëria e madhe”,
por në hapësirën e lashtë të shtrirjes ballkanike,
mbijeton në mijëravjeçarë atdheu i shqiptarëve,
kombi me rrënjë natyrale, Shqipëria jonë etnike.   
 
Ashtu siç nuk ka në Evropë, Gjermani të madhe,
Vietnam të madh, e Kore që kërkon rritje në Azi,
nuk ka e s’mund të ketë pretendime territoriale, 
aty ku kombi me gjuhë dhe troje quhet Shqipëri.
 
Jo më kot në ndarjen kufitare, i mençuri Telini,
hidhte mbi turma fëmijësh monedhat e argjendit,
të vërtetonte te britmat e tyre gjuhën që flisnin,
deri sa e vranë pabesisht, trojet të na rrëmbenin. 
 
Kudo ku flitet shqip dhe buka s’ka emra të tjerë,  
nuk quhet “hleb” as “leba” as “psomi” nuk i thonë, 
ku nusen e prin flamuri që ka shqipen me dy krerë,
gjendet përjetësisht e patjetërsuara Shqipëria jonë. 
 
Pavarësisht nga piramidat dhe tabelat orientuese,
që vunë zhvatësit në trojet e të parëve të këtij vëndi, 
nuk mund t’i mohohet shqiptarit gjeneza ekzistuese,    
aty ku bën hije mbi shkëmb, qëkur u krijua shkëmbi.     

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...