2012-12-02

Le Figaro: Sali Berisha thyen tabutë, flet hapur për Bashkim Kombëtar









Prestigjiozja franceze "Le Figaro", e cilëson të guximshme dhe thyerje të një tabuje, shpalosjen nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha të idesë së Shqipërisë së madhe, të bashkimit të shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë.

“Gjatë përvjetorit të 100 të Shqipërisë, kryeministri i saj i paoksidueshëm shpalosi flamurin e bashkimit kombëtar të shqiptarëve të Kosoves dhe Maqedonisë. Ai guxoi! Në moshen 68 vjeçare shefi i qeverisë së Tiranës Sali Berisha foli papritur për bashkimin kombëtar të shqiptarëve, njeriu që mposhti diktaturën e çmendur komuniste në fillim të viteve ’90, i rikthyer si kryeministër në vitin 2005 theu një tabu, kur tha se shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë, duhet të bashkohen me vëllezërit e tyre të Tiranës”.

Për “Le Figaro”, ky është pikërisht momenti që flamuri i Shqipërisë së madhe, dikur i valëvitur vetëm nga duar ekstremistësh, merr një tjetër dimension. Çfarë mund të ngjizë për këtë shkak siç shkruan prestigjozja franceze, frikë tek Serbia dhe Greqia.

“I sprovuar dhe i duruar Sali Berisha priti ditën e tij”!.

“Le Figaro” shkon më tej kur thotë se këto festime në një përvjetor të rëndësishëm i dhane rastin Sali Berishës të gdhendë staturën e tij historike duke përhapur mesazhe dhe simbole.

“Me ndihmën e BE, ne do të realizojmë projektin e bashkimit tonë kombëtar! U them fqinjëve të mos tremben nga bashkimi kombëtar i shqiptarëve”, citon” le Figaro kryeministrin shqiptar, por dukshëm i mëshon emocionit që shkaktoi në publik ky fjalim, ekzaltimit që prodhoi në turmën që i përgjigjej me thirrjet Shqipëria e Madhe.

Ideja e Shqipërisë së Madhe, për prestigjiozen franceze nuk është një ide që u ngjiz dhe përfundoi me mbylljen e festime për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërise. Le Figaro e mbyll shkrimin e saj duke theksuar se sa më shumë do të rritet intensiteti i fushatës zgjedhore në Tiranë, aq më fort do të valëvitet nga lideri i djathtë flamuri i Shqipërisë së Madhe.

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...