2012-12-05

Jean François Fitou : EULEX-i përgjoi sipas ligjit, Haradinaj në rol të ri





Ambasadori francez në Kosovë, Jean François Fitou, ka thënë se përgjimi i kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë të PDK-së ka qenë ligjor, dhe se çështja e aferës “Pronto” duhet të trajtohet në bazë të ligjeve në fuqi.Një javë pas publikimit në media dhe rrjete sociale, ambasadori francez bëhet diplomati më i lartë në Kosovë që komenton mbi aferën ku kryeministri Hashim Thaçi së bashku me shefin e Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, e kryetarin e Skënderajt, Sami Lushtaku, dëgjohen duke sharë, duke përzgjedhur anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave, duke e bërë punësimin e disa të afërmve të Grabovcit, dhe duke e ofenduar rëndë kryetarin e Parlamentit, Jakup Krasniqi.

Në një prononcim për media, ambasadori francez nuk ka dashur që të flasë për përmbajtjen e bisedave të përgjuara, por ka komentuar mbi ligjshmërinë e tyre.

“Është e rëndësishme që Qeveria, qytetarët, mediet të kuptojnë nëse EULEX-i ka vepruar sipas ligjit. EULEX-i po thotë se ka vepruar sipas ligjit dhe kjo është ajo që e dimë”, ka thënë Fitou.

Ambasadori francez ka thënë se janë normale edhe përpjekjet për ndryshim të ligjit, nëse ai bëhet më i mirë.

“Unë e kuptoj se kjo mund të ketë interferim në lirinë e individëve. Në çdo vend kemi një balancë delikate mes përgjimit dhe privatësisë. Nuk më takon mua ta komentoj ligjin që ka Kosova, por nëse ligji duhet të ndryshohet për t`u bërë më i mirë për mbrojtjen e individëve, atëherë le të bëhet”, ka thënë Fitou.

Sipas tij, nëse dikush është përgjegjës për publikimin e përgjimeve, duhet të japë përgjegjësi.

“Nëse dikush është përgjegjës për rrjedhjen e këtyre informacioneve, atëherë natyrisht se ai duhet të sillet para drejtësisë dhe të jap sqarime për këtë”, ka thënë Fitou.

Kryediplomati francez në Kosovë ka komentuar edhe për lirimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe për kthimin e tij eventual në qeverisje.

“Haradinaj është pjesë e rëndësishme e politikës në Kosovë qe shumë vjet. Atij iu kërkua që të shkojë në Hagë, ndërsa tani ai është kthyer në Kosovë 100 % dhe unë e kuptoj se ai është i përgatitur për të luajtur rol, por nuk më takon mua që të formoj koalicion apo të shpërndaj postet e ministrave, por natyrisht Haradinaj është aset për Kosovën dhe ai do të luajë rolin e vet në politikën kosovare”, ka thënë ambasadori francez.

“Koha Ditore” ka raportuar muaj më parë se partia më e madhe e pushtetit, PDK-ja, po mendon që ta marrë në koalicion qeverisës edhe AAK-në me qëllim të përforcimit të koalicionit në kohën e dialogut me Serbinë.

Disa skenarë janë përmendur për krijimin e koalicionit të ri. Sipas burimeve të gazetës, krerët e të dyja partive tashmë e kanë përfunduar një plan që do të mundësojë koalicioni


n, që nga diplomatët ndërkombëtarë përshkruhet si koalicion i “të fortëve”.











Ambasadori francez në Kosovë, Jean Francois Fitou e ka realizuar edhe një ‘show’ të ri medial.

Ai pasi ka prezantuar një vëllim shkencor në Bibliotekën kombëtare të Kosovës, ka folur para gazetarëve edhe për çështje politike aktuale.

Deri ka folur në frëngjishten e tij të ‘ëmbël’ Fitou ka pasur ankesa në përkthim. Nja dy-tri herë ka ndërhyrë me nervozë ndaj përkthyesit, i cili nuk i pelqente se si përkthente dhe përfundimisht ta kap ‘për krahu’ dhe ta largojë para krejt mediave.

Në vend të tij ka afruar një përkthyese ‘rezervë’.

Shikojeni sjelljen arrogante të ambasadorit të shtetit lider të demokracisë në Evropës dhe ofendimin që i bënë përkthyesit shqiptar!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...