2012-12-02

A është shekulli XXI në anën e kombit shqiptar

Në të gjitha shtetet e Ballkanit jeton një shumicë e mirë e shqiptarëve, siç jeton edhe pakica etnike serbe në pjesën veriore të Kosovës, të cilët kërkojnë ndarje, mirëpo bashkësia ndërkombëtare është zotuar se nuk do të pranojë asgjë më shumë sesa plani i Ahtisarit, dhe nuk do të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan


Shkruan: Mr.. sci. HALIM EMËRLLAHU, sociolog

Kombi shqiptar historikisht ndoqi rrugën e bashkimit dhe të integrimit, por fatkeqësisht i mungonte mbështetja ndërkombëtare, sidomos nga shtetet e Evropës. Dhe në këtë mënyrë kombi shqiptar ngeli në tokat e tyre etnike, ku është kolonizuar nga Perandoria Osmane dhe Sllave. Me një mungesë të joaleatëve nga Evropa, kombi shqiptar nuk gëzonte të drejtën e vetëvendosjes, madje as nuk është trajtuar nga familja e madhe evropiane si komb autokton në Ballkan, edhe pse shumica e territorit të Ballkanit ishte e shqiptarëve.
Konferencat kundër shqiptarëve
Për këto përpjekje të pushtuesve shekullorë të kombit shqiptar, që ishin të mbështetur nga Evropa, janë argumentet historike dhe konferencat ndërkombëtare, si: 1. “Kongresi i Berlinit (1878)”, 2. “Konferenca e Fuqive të Mëdha (1912)”, dhe 3.“Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1913)”. Të gjitha këto konferenca historike tregojnë se sa është dëmtuar kombi shqiptar në territoret e tyre etnike, dhe si janë shkëputur territoret shqiptare nga baza e tyre etnike, dhe në ketë mënyrë shumica e territorit u është dhënë kombeve të tjera të Ballkanit vetëm e vetëm për ta zvogëluar tokat etnike shqiptare, në mënyrë që në një të ardhme të shkurtër kohore kombi shqiptar ose të asimilohet në kombet e tjera në Ballkan ose të shlyhet nga harta ballkanase, në mënyra dhe në forma të ndryshme. Mirëpo, sot jemi në shekullin XXI dhe ky shekull kohën e sjelli në anën e kombit shqiptar, që në vazhdimësi gjatë gjithë këtij shekulli po forcohen autoritetin karshi SHBA-së, NATO-s dhe të shumë shteteve të Evropës që tash janë në anën e shqiptarëve. Ketë miqësi me SHBA-në, NATO-n si dhe me shtete të Evropës, si Gjermaninë, Francën, Italinë etj., udhëheqësit në Shqipëri, Kosovë si dy shtete me shumicë të shqiptarëve, duhet ta shfrytëzojnë deri në bashkimin e kombit shqiptar në Shqipërinë etnike. Të gjitha kushtet dhe mundësitë që janë krijuar sot për shqiptarë për të vendosur për të ardhmen e kombit, jemi në kohën e proceseve, sistemeve bashkëkohore, liberalizimin, post-modernizim, globalizimin, për ta shprehur vullnetin, fjalën e lirë për bashkimin e tokave të shqiptarëve. Sot kombi shqiptar ka ndërtuar institucionet e veta shtetërore, si në Shqipëri, Kosovë, ku nuk duhet të qëndrojë me kokë të ulur, që dikush tjetër të vendosë për të ardhmen e kombit tonë. Për shqiptarët më nuk do të ketë konferenca ndërkombëtare, që mund t’i zvogëlojnë territoret e tyre, ngase sot e kemi një Evropë të demokratizuar, të qeverisur me sisteme demokratike, globalizuese të bashkuar rreth një tregu të hapur, për të gjitha ato shtete e kombe dhe pa dallim etnie, gjuhe, religjioni, dhe larg diskriminimit, paragjykimit etnik, religjioz etj. Këto procese të globalizimit, liberalizimit, demokracisë, post-modernizimit, kapitalizmit arritën ta shkatërrojnë edhe Murin e Berlinit dhe të bashkohet Gjermania që ishte ndarë në dy pjesë, por arritën ta prishin edhe Bllokun Komunist të Ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe shumë sisteme të tjera ku pengonin demokracinë dhe tregun e lirë.
Bisedimet me Serbinë pa frikë
Shqiptarët që jetojnë në tokat e veta në Ballkan nuk duhet të frikësohet nga asnjë konferencë ndërkombëtare që organizohet në Bruksel, OKB, NATO etj., për të diskutuar me shtetet e Ballkanit, siç po kërkohet sot të bisedohet me Serbinë për pjesën veriore të Kosovës. e cila pjesë është e banuar me shumicën e pakicës etnike serbe, dhe për problemet e tjera që janë ende me Serbinë edhe brenda Serbisë, sidomos për pjesën lindore të Kosovës, që janë tri komuna të banuara me shqiptarë, që këto tri komuna u morën me forcë nga pushtuesi shekullor Serbia gjatë shekujve të kaluar. Pa dyshim se në të gjitha shtetet e Ballkanit jeton një shumicë e mirë e shqiptarëve, siç jeton edhe pakica etnike serbe në pjesën veriore të Kosovës, të cilët kërkojnë ndarje, mirëpo bashkësia ndërkombëtare është zotuar se nuk do të pranojë asgjë më shumë sesa plani i Ahtisarit, dhe nuk do të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan. Në këtë mënyrë mund të përmbyllet problemi i vijave kufitare mes shteteve të Ballkanit, se me këtë gjendje që sot e kemi Ballkanin nuk mund të qëndrojë stabil, edhe pse mund të integrohet në BE. Nëse Bashkimi Evropian dëshiron një Ballkan të integruar në BE dhe në NATO, dhe në të ardhmen pa konflikte ndëretnike, duhet të kërkojë nga drejtuesit e shteteve të Ballkanit të kërkojë hiset e tokat e tyre, që dikur janë marrë dhe janë dhënë padrejtësisht nga Evropa e së kaluarës. Dialogu që ka filluar në mes të Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe BE-ja, Ekipi negociator i Kosovës duhet të kërkojë rikthimin e tokave të tyre etnike që janë marrë padrejtësisht pikërisht nga këto negociata që vijnë nga Serbia. Me një kërkesë të tillë nuk mund të humbim asgjë, por vetëm se do të fitojmë si komb duke shtruar çështjet dhe argumentet historike që në të kaluarën shqiptarëve u është mohuar e drejta e vetëvendosjes.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...