From: Spiro Dede <albindex06@yahoo.it>
To: Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com>
Sent: Sunday, 2 December 2012, 14:45
Subject: Pershendetje e Faleminderit
To: Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com>
Sent: Sunday, 2 December 2012, 14:45
Subject: Pershendetje e Faleminderit
Spiro Dede
I nderuar e i perkushtuar Z.Flori,
Ju falnderoj e ju pergezoj me respect e mirenjohje te thelle jo vetem per tufen goxha te gjere me shkrime te mikut tone Zefit, por per tere varganin e shkrimeve e materialeve me vlere, publikuar nga agjensia juaj..e qe kini pasur miresine te m’i dergoni rregullisht..
I kam shfletuar ( kaluar ) te gjitha dhe, sa kam mundur, jam ndalur kryesisht ne ato tema historike qe jane “me afer meje “: levizja e majte ne Shqiperi e ne trojet shqiptare nga fillimet sidomos nga vitet 30 shek XX gjer 1948, historia e PKSH ne kete periudhe me tere problematiken e saj komplekse, mardheniet PKSH- PKJ (1941- 1948). Kam gjetur ne materialet tuja fakte,rrefime, teza, hipoteza, deshmi, akuza, kunderakuza, hamendesime, argumente te njerit e te tjetrit dhe i kam vjelur me shume interes.. …
( Lutem mos u habit per “tematiken time”! Kur te bjere rasti te takohemi, do t’u rrefej pse e si…)
Ju falnderoj e serish ju shpreh respect e mirenjohje per punen tuaj vertet pasionante dhe plot prurje.
Te fala, Shendet e Mbaresi
Spiro Dede
|