2013-03-09

Sejd Tolaj: AAK është forca e dytë, bashkohuni me ne

Tolaj: AAK është forca e dytë, bashkohuni me ne

Studiuesi  i shkencave ekonomike Prof.Mr.sci.Sejdë Tolaj, i cili para dy dite ka kaluar në AAK, kalimin në këtë parti e ka nisur me shpjegimin e kalimit të tij në LDD nga LDK-ja, ku ka qenë kryetar i Forumit Rinor të kësaj partie dhe njihej si një militant i presidentit Rugova.
Ai tha se kalimi në LDD i tij dhe sidomos i të rinjve ndodhi për shkak se u mendua se ajo mënyrë se si u sollën me Dacin dhe përkrahësit e tij ishte e padrejtë, dhe kalimi në partinë e re ishte masiv. Tolaj tha se nga LDD-ja shumë veta kanë kaluar në AAK, e veçanërisht nga Dukagjini. Ai tha në "Interaktiv" se alternativa më e mirë është kalimi i të tjerëve në AAK. Ai tha se një prej alternativave është kalimi i LDD-së, përkatësisht shkrirja në AAK. Sipas Tolajt edhe nëse LDD-ja do të synonte krijimin e një koalicioni me PDK, kjo nuk do të kishte sukses sepse edhe ajo anëtarësi e mbetur nuk do ti shkonte pas, megjithëse sipas tij nuk ka informacione se do të mund të ndodhë një gjë e këtillë.
Ndërkohë që Tolaj bënte fushatë për kalimin e shumicës së individëve në AAK ai nuk përmendte kalimet masive të viteve të fundit, përkatësisht rikthimit në LDK të ish bastioneve të LDD-së, si dega e Vitisë, Kamenicës, e Gjilanit dhe para disa javësh edhe ai i Ferizajit.
Ai tha se LDD nuk ka as resurse humane dhe as materiale që të zhvillohet. Ai tha se i bën thirrje të rinjve ti bashkohen AAK-së.
Ai i pyetur për nostalgjinë për LDK, tha se natyrisht që e ka atë ndjenjë për të kaluarën, pasi ka pasur një ekip shumë të mirë kur ishte vetë kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së, dhe se bënin punë shumë serioze, ndërsa tash tha se ky Forum merret me gjëra fëmijërore dhe të parëndësishme.
I pyetur se pse nuk është rikthyer në LDK, Tolaj tha se ai ka pasur oferta bile edhe për qeverisje në PDK, por kishte vendosur të priste kthimin e Ramushit nga Haga, megjithëse me zyrtarë partiak ishte në kontakt, por për një rikthim në LDK, tha se e ka penguar trajtimi jo i mirë i të kthyerve të tjerë në atë parti. Tolaj kritikoi Isa Mustafën për dështim në qeverisjen e Prishtinës, pasi sipas tij koha po tregon se ata që janë të përgatitur teorikisht, mund të mos jenë menaxher të mirë në praktikë.
Ai tha se LDK po tregohet se nuk dëshiron konkurrencë, dhe ka injoruar ata që janë kthyer në parti, ndërsa e përmendi si shembull Dr.Naser Rugoven, i cili e braktisi LDD-së para dy viteve.
Ai tha se nga sondazhet e janarit AAK del e dyta për nga përkrahja, ndërsa në sondazhet për kryeministër Haradinaj del i pakonkurrencë. Por, kryeministri nuk zgjedhet nga vota e popullit. Ai i ka lavdëruar për qeverisje të mirë kryetarët e komunave të AAK-së, duke i quajtur të suksesshme, ndërsa ka kritikuar partitë tjera për qeverisje.

Nga Kabil Bushati :Kalvari i familjes Begoviq




Të gjithë e mbajnë mend në Shkodër, një burrë plak shtalartë, i cili hynte dhe dilte ne shoqatën e të dënuarvet politik të sapokrijuar. Ai ishte nënkryetari i kësaj shoqate Sulejman Begoviqi, që megjithë moshën e thyer ishte shumë aktiv dhe shumë gojë ëmbël. Ishte zemër mirë, i pa përtuar dhe serioz. E shihje sa me Pjetër Arbnorin, sa me Ali Spahinë, sa me Refik Bushatin e sa me ish te burgosurit politik që në atë kohë ishin halle shumë dhe nuk ia ngjiste halli hallit. Rrezatonte paqe dhe miresi.
Sulejman (Sulë) Begoviqi lindi në Podgoricë të Malit të Zi në vitin 1921. U rrit në një familje tregtarësh të mëdhej dhe të njohur, ku babai i tij Kapllani ishte ndër tregtarët më të fuqishëm të Cetinjes të atyre viteve. Me mbarimin e shkollës së mesme në Cetinjë me rezultate te shkelqyera për teknik-gjeometer, familja e dërgoi Sulejmanin me shpenzimet e saja në Itali për të kryer studimet e larta për ekonomi-financë ku përsëri spikatë zgjuarsia e tij në mësime. Kryen studimet në Itali dhe kthehet përsëri në vendlindje. Njohes shumë i mirë i gjuhëvet të huaja anglisht, italisht, frëngjisht dhe sërbo-kroatisht. Në vitin 1943 i vdes babai dhe vendosen të vinin në Shkodër të Shqipërisë, pasi e ema e tij ishte bijë Shkodret, e motra e tregtareve të këpucëvet Tahir e Osman Hoxha. U shperngulen në Shkodrën e dashur, me përjashtim të njërit vëlla, Sheuqetit, i cili kishte kryer shkollën në Bosnje dhe ishte punësuar atje në Sarajevë. Lidhja me Shkodrën ishte shumë e madhe për të gjithë shqiptarët e Malit të Zi, sespse at'here në atë kohë kishte martesa të anasjellta mes tyre dhe Shkodres. Pastaj ishte dhe kohë lufte dhe realisht ekzistonte frika e bombardimeve të Podgoricës nga aviacioni aleat anglo-amerikan, gjë e cila ndodhi disa herë, pasi aty ishin stacionuar tërë forcat gjermane te Ballkanit. Forcat e aleatëve ishin të detyrurara të bënin keto bombardime. Në këtë periudhë pat një dyndje shqiptarësh të Malit të Zi drejt Shkodrës. Shumica e tyre qëdruan përfundimisht dhe pergjithmonë në Shkodër. Ata në gjuhën e përditshme thirren podgoriçan dhe qyteti i Shkodrës i ka dashtë si vehten dhe i ka trajtuar mirë. Asnjëherë ata nuk e kanë ndjerë vehten jabanxhi në ketë qytet.
Pasi u strehuan në Shkodër, Sulejmani bashkë me të vëllanë caktohen të punojnë në misionin anglo-amerikan në shoqerinë e UNRRA-s me seli në Durrës. Sulejmani si gjeometër dhe i vllai si përkthyes. Gjatë qendrimit në ketë qytet Sula njihet me inteltkualë të njohur të këtij qyteti si Qemal Kacmoli, Ihsan Podgorica, Arshi Pipa e Myzafer Pipa të gjithë këta të rij ishin ideale antikomuniste. Kishin filluar hapat e para emberional për të organizuar partinë e parë liberal- demokrate. Kjo organizatë vepronte në fshehtesi të plotë dhe filloi të shpërndante trakte nëpër familjet durrsake ku njoftonin formimin e kësaj partije. Traktet ishin të shkruara me shkrim doret dhe pas pak kohesh i diktuan nga kaligrafia. Edhe vetë puna e Sulejmanit që e lidhte e përditë me anglezët ndikoj për keq. Pavarsisht se ishte në mardhënie punet me të huajt dhe rrinte edhe nëpër kafene me ata ose dilnin në shtetitje pasdrekeve, bie ne sy sigurimit të shtetit të cilat e vënë nën survejim. Kaligrafia e trakteve dhe shoqërimi me anglezët u bënë shkak që në tetor të vitit 1946 ta arrestojnë vetë i pestë. E mbajnë në në birucat e tuneleve të një ministrie dhe e dënojnë me 5 vite burg për veprimtari kundër pushtetit. Vuan dënimin në burgun e Tiranës dhe më vonë në burgun e Vlorës. Në vitin e fundit të dënimit lirohet si pasojë e një amnistijet. Mbas pak muajsh kthehet në Shkodër, reabilitohet dhe e caktojnë me punë në Koplik, kund 18 kilometer larg Shkodres, në ndërmarrjen tregtare të shitblerjes si zëvëndës përgjegjës dhe shef llogarijet. Aty sheh vuajtjet e skajshme që po përjetonte Malësia e Madhe dhe represionin e egër komunist ndër malësorë. Në vitin 1956, me ndermjetësimin e familjeve te njohura të tij në atë zonë që kishin pregatitur terrenin tenton të arratiset në Jugosllavi me Arshi Pipën dhe Feime Pipën, motër e vëlla me origjinë nga Libohova e Gjirokastrës por tashmë të shkodranizuar, të bërë pjesë e aristokracisë shkodrane. Arshiu sapo kishte dalë prej burgut. Arshiu me Feimen kalojnë kufirin ndersa Sula nuk arrin ta kalojë, fati e deshi që të përjetonte përsëri burgun shqiptar të mëvonshëm dhe të kalonte tmerre të pa fund..
Nuk mund të rri pa përmendur ketu në vend të homazhit edhe vëllain e Sulejmanit, Keto Begoviqin. Në vitin 1958 e këthejnë në Shkodër nga Sarajeva. Ketoja, Sheuqeti që përmenda në fillim të këtij shkrimi që ishte në Sarajeve, e këthjenë jugosllavët pasi dyshojnë se ishte spiun i Shqipërisë. UDB-ja dyshonte gjasme se Ketoja punonte për llogari të Sigurimit Shqiptar?! Ishte një këngëtar kalibri, i një rangu me Safet Isoviqin, bile ishin qenë shokë të dy bashkë. La edhe të fejuarën atje, këngëtaren e famshme Beba Selimoviq, bile vajza e Ketos sot mban si kujtim emrin e Bebës. Beba Selimoviq ishte një këngëtare shume impozante e Sarajevës. Kur doli Ketoja për herë të parë në Shkodër, i porasardhur nga Jugosllavia, me këpucë spic më majë të hollë, i veshur shik, i bëri rininë për vehte, dhe i detyroi të rinjtë Shkodrës të porositnin kepucë të tilla në kepucarinë speciale të Pjacës. Dihet tashme se të rinjtë e Shkodres në atë kohë ishin shumë të dhënë pas modës, pavarsisht se shteti nuk i kishte në qejf veshjet moderne. Ketoja filloi punmë si këpucar dhe ishte zanatli i mirë. Këndonte shumë mirë këngë sllave të Bosnjes dhe krijoi simpati tek shkodranët. Bënte dasmat ndër podgoriçanët e Shkodrës, dasma që edhe sot janë të pa arritshme për cilesinë e muzikalitetit të tyre. Njëkohësisht mësoi edhe kangë shkodrane të cilat së bashku me Burhan Culiqin me fizarmonike i këndonte nepër dasma e gëzime familjare të përizera me këngë shkodrane. Mirpo në atë kohë nuk të lejonin të këndoje kënge sllave. Me dhjetra herë u thirr në zyrën e kuadrit të arizantatit për këngët sllave që këndonte. Asnjeherë nuk u lejua të këndonte në skenën e Teatrit "Migjeni", bile edhe at'herë kur drejtor teatri ishte një podgoriçan. Asnjë këngë e tij nuk ekziston as në "Radio Shkodra" së paku e incizuar, në një kohë që ka incizimëe ne radio Podgorica ( dikur Radio Titogradi). Paçka se sot, ish drejtori podgoriçan i teatrit dhe ndonji punonjës e radios apo inspektor kulture japin përditë leksione demokracie edhe ne shtypin e shkruar. Ish drejtori shkruan edhe libra për historikun e këngës në Shkodër, edhe e ka ribotuar, por të çuditë fakti se edhe sot nuk i përmend Keto Begoviqin dhe Cyl Elezin. Nga kush ka frikë? Në skenën e teatrit "Migjeni" kendonin grupe artistike fshati, gjithfare këngëtari amator e turli rapsodi, por nuk kënduan kurrë Keto Begoviqi dhe Cyl Elezi(!?). Kishte një zë brilant që mbahet mend në Shkodër edhe sot e kësaj dite. Vdiq sapo hyri demokracia në vitin 1991, pasi këndoi në një dasëm nja 15 këngë rresht me Violeta Zefin. Shkodra e përcolli me lot në sy Keton, ketë këngëtar të madh që asnjehere nuk e lejuan të këndojë në skenën e famoze të Shkodrës.
Në vitin 1958, Sulejmani, emrohet shef finance në Fabrikën e Konservimit në Shkodër ku punon për disa vite radhazi. Kur ndodhi prishja me sovjetikët dhe lidhja me kinezët në Shkodër e asaj periudhe dolën barcoleta te shumta dhe shumë të goditura. Dhe Sulejmani në këtë kontekst mes miqësh në fabrikë shpreh pakënaqsinë për kizezët. Mirpo njëri nga miqtë kishte qenë me te vërtetë "mik". Shkon menjëherë në degë të brëndshme dhe e spiunon. Më 24.08.1966 arrestohet për herë të dytë. Bastisin menjehrë edhe shtëpinë e vëllaut, Hamdisë, deri edhe bibliotekën e tij dhe marrin të gjitha përkthimet në shënime që kishte bërë gjatë viteve. Pas hetuesisë del ne gjykaten ushtarake me datë 08.11.1966 dhe denohet me 8 vjet burg për agjitacion e propagandë. Edhe një herë fillon kalvari i vuajtjeve për Sulejmanin dhe familjen e tij. Dërgohet në Elbasan e më pas në burgun e Burrelit. Në vitin 1968, së bashku më shoket tenton të shperthejë burgun, por pa sukses. I dërgojnë në Spaç ku mbi trupat e tyre përjetojnë torturat më çnjerëzore. Në mes të dimrit janë xhveshur pothuaj lakuriq dhe i fusnin në fuçija me ujë të ftohtë derisa u binte të fikët. I zhysnin me kokë në ujë derisa nuk nxjerrnin më flluska.
Në një takim me kryeministrin e kohës Mehmet Shehu, një i dënuar i cili i kishte shpeëtuar jetën ketij krimineli, i tregon bukën e misrit të mykur dhe i thote: " Të paktën na mbysni përnjëherë dhe jo avash-avash duke na helmu gjakun me bukë të mykur...". Me 21 Maj 1973 shpertheu Revolta e Spaçit, e njohur tashmë si revolta më e fuqishme që kanë bërë të burgosurit politikë. Edhe ketu Sulejmani merr pjesë me qindra të tjerë të cilët bënë të tronditej nga themelet shtetin totalitar shqiptar.
Në shkurt të viti 1974 lirohet nga burgu dhe caktohet të punojë nga rregjimi në fermën "Perlat Rexhepi" të Shtojit si punëtor krahu, duke mbjellë e krasitë hardhija rrushit. Pas dy vitesh kalon në ndermarrjen rruga-ura, tashti megjithëse në moshë të thyer, i dhanë kazme e lopatë për të mbushur me zhavor gropat e rrugëvet. Kudo që shkonte Sulejmani i kishte mbrapa hafijet e degës të brëndshme që i njiteshin nga pas e nuk i shqiteshin, ndonjeri ishte edhe kojshi i tij. E survejonin kur shkonte në punë dhe kur kthehej në shtëpi. I lodhur dhe i dërrmuar nga vitet e burgut, i mbetur beqar, në vitin 1981 doli në pension. Jeta e tij ishte shumë e trishtë dhe e mërzitshme. Jetoj në shtepinë e vllait, Hamdisë, i cili e mbajti edhe në burg.
Shteti hoxhist u soll shume keq edhe me vëllain tjeter të Sules, Hamdinë. Do përmend vetëm një fakt. Hamdiu punonte në ndërmarrjen Ushqimore dhe ishte mjeshtër në riparimin e maqinave. Vetëm për një artikull që bëri në "Zërin e Popullit" Namik Dokle duke akuzuar Hamdiun bashkë me një shok tjetër si shperdorues të pronës, erdhi hetuesia dhe nuk gjeti prova se ishte duke i rrasë në burg të dy. Sot edhe Namik Dokle jep leksione demokracie nga foltorja e Parlamentit Shqiptar. Po kështu u sollën edhe me bashkëshorten e Hamdiut. Ajo punonte kuzhinjere në një konvikt, por edhe aty nuk e lejuan, pasi partia kishte frikë se helmonte konviktorët dhe e pushuan nga puna. E njeta gjë ndodhi edhe me nipat e mbesat e Sulejman Begoviqit, të gjithë u lanë pa vazhduar shkollat e larta.
Ne vitin 1986, me anë të disa miqëvet të tij tentoi të arratiset përsëri. Kësaj rradhe kishte bërë plan që të kalonte kufirin nga ana e Greqisë. Por përsëri spijunët i ishin vënë pas si pullë poste. Në çdo maqinë që hipte i shihte spijujt, njerin e kishte kojshi. Edhe kësaj radhe dështoi plani i arratisjes. Në dhjetorin e vitit 90-të lindi shpresa edhe për Sulejmanin dhe vllezërit e tij. Me krijimin e shoqatës së të përdjekuarvet politik u zgjodh nënkryetar për rrethin e Shkodrës.Vdiq më 18.10.97. Nuk arriti ta gëzojë demokracinë, së cilës i kushtoi edhe jetën.

2013-03-08

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, kandidat i çmimit britanik




Shkruan Mr.sci.Flori Bruqi-Prishtinë






Këtë vit, 16 libra në 13 gjuhë të ndryshme të botës, mes tyre edhe shqipja, përbëjnë listën e gjatë të veprave më të mira të letërsisë së huaj të përkthyer në anglisht. I themeluar nga gazeta “The Independent”, më 1990-n, si Çmimi i Letërsisë së Huaj, “The Independent Foreign Fiction Prize”, është i vetmi çmim i madh britanik që jepet për letërsinë e përkthyer në anglisht. Lista e shkurtër prej 6 titujsh shpallet më 11 prill dhe fituesi, i cili i paraprin kësaj liste, do të nderohet në “Royal Institute of British Architects”, në Londër, në muajin maj 2013.


Midis emrave të shquar të letërsisë botërore është në këtë listë fituesi i çmimit të parë “Man Booker International 2005”, shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare me librin “The Fall of the Stone City” (në shqip “Darka e gabuar”, Onufri, 2009) përkthyer nga origjinali prej përkthyesit të talentuar John Hodgson. Ky libër ka pasur shumë vlerësime në shtypin britanik për Kadarenë, por edhe për cilësinë e përkthimit nga shqipja. Është hera e dytë që Kadare nominohet për këtë çmim. Herën e parë kryesoi listën “The Independent 2007” pothuajse deri në fund, me librin e suksesshëm “Pasardhësi”, përkthyer në anglisht, prej frëngjishtes nga përkthyesi tjetër i Kadaresë, profesori i Princeton University, David Bellos. Po ashtu bie në sy në këtë listë edhe nobelisti Orhan Pamuk me veprën “Silent House”.


 Juria përbëhet nga pesë personalitete të shquar të botës letrare, kryesuar nga editori letrar i gazetës “The Independent”, Boyd Tonkin. Në juri është gjithashtu edhe Gabriel Josipoviç, shkrimtarja dhe gazetarja e shquar turke Elif Shafak Elif. “The Independent Foreign” Prize nderon veprën letrare më të mirë të një autori, i cili jeton dhe është përkthyer në anglisht nga cilado gjuhë e botës dhe botuar në Britaninë e Madhe.


Çmimi ka një vlerë prej 10,000 £ e cila ndahet në mënyrë të barabartë midis autorit dhe përkthyesit. Në vitin 1995, ky çmim shkoi te një familje, kur përkthimi prej gjermanishtes i Michael Hoffmann për librin “The Film Explainer”, shkruar nga babai i tij, Gert Hoffmann, u shpall fitues. I vetmi fitues jo europian i këtij çmimi është Bao Ninh, me librin gjysmautobiografik, gjatë dhe pas luftës në Vietnam, “The Sorrow of War”. Dy fitues të këtij çmimi më pas u bënë laureatë të “Nobelit”: në vitin 1993 José Saramago dhe fituesi inaugural Orhan Pamuk më 1990-n..


Ismail Kadare lindi në qytetin e Gjirokastrës. Atje ai kaloi fëmijërinë dhe kjo la gjurmë të thella në gjithë jetën dhe krijimtarinë e tij. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin "Asim Zeneli". Më pas kreu studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, pastaj në Institutin "Gorki" të Letërsisë Botërore në Moskë. Këto studime iu ndërprenë për shkak të krizës politike ndërmjet Shqipërisë dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar në gazetën "Drita", pastaj drejtoi revistën "Les letres albanaises". Së fundi punonte në profesion të lirë.

 I.Kadare ka qenë dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit të vendit qysh prej viteve '60. Në fund të vitit 1990, dy muaj pas rënies së shtetit diktatorial, Kadare u largua së bashku me familjen në Paris, por mbajti lidhje mjaft të shpeshta me Shqipërinë. Ismail Kadare është një nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, ambasador i saj në botë. Kadare është shkrimtari që i ktheu mitet legjendare në realitet, shkrimtari që bëri histori prej prehistorisë; pa rënë në kundërthënie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht në mënyrë të përkorë dhe për kohën absolute. Në Shqipërinë e ndodhur në udhëkryq vepra e Kadaresë ka qenë dhe mbetet një shpresë apo një ogur i bardhë për të.

Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.



Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer në 32 gjuhë të huaja duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar.

POEZIA E KADARESË

Poezia e Ismail Kadaresë është një prej zhvillimeve më novatore në vjershërimin shqip gjatë një gjysmë shekulli. Ajo shprehu vendosmërinë e shkrimtarëve të brezit të viteve '60 për të realizzar qëllime estetike të ndryshme prej paraardhësve.
Frymëzime dialoshare (1954), Ëndërrimet (1957), Endërr industriale (1960), Shekulli im (1961), Poemë e blinduar (1962), Përse mendoben këto male (1964), Shqiponjat fluturojnë lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipëria dhe tri Romat, përbëjnë titujt kryesorë të veprës poetike të Kadaresë.
Ismail Kadare, ndryshe nga Agolli, në periudhën e parë të krijimtarisë së tij, u tërhoq pas poemës epiko-lirike. Në prirjen e përgjithshme ai nuk u shkëput prej frymës monumentalizuese të poezisë së mëparshme, por e kushtëzoi këtë me tipin e njeriut shqiptar, të historisë së tij kombëtare, të fatit të tij nëpër shekuj. Thuajse në të gjitha poemat e shkruara në vitet '60 -'70 ka një gërshetim të mjeteve të reja të të shprehurit me mënyrën tradicionale të të vështruarit të jetës dhe të historisë:

Po s'ndërron ai kurrë
Art i skulpturës
Gënjeshtrën mbi mua ka ngrírë përgjithnjë.
I mbërthyer në dëshminë e saj të rremë
Të vërtetën kujtoj dhe qaj për të.
(Laokonti)

Poezia e Kadaresë, ndryshe prej prozës së tij, është përgjithësisht e qartë, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse përherë optimiste. Ajo, në kritikën zyrtare, është pritur si pasurim problematik i poezisë shqipe, veçanërisht me temën e qëndresës shumëshekullore të popullit shqiptar në rrugën e tij të gjatë të historisë. Poezia e Kadaresë është poezi e sfidave të mëdha shqiptare. Ajo është e përshkuar nga qëndrimi hyjnizues ndaj historisë kombëtare, ndaj lavdisë së tyre, ndaj tokës së të parëve, ndaj gjuhës shqipe.
Qëndresa hyn në poezinë e Kadaresë qysh prej kohërave antike, deri në periudhat më të afërta të historisë. Veçmas ajo lidhet me "motin e madh", të epokës së Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi një periudhë më të hershme se kjo, që ishte mitizuar më herët prej Rilindjes Kombëtare: periudhën e humanizmit evropian (siç mendon shkenca e historisë, kjo periudhë e gjeti Shqipërinë në të njëjtën shkallë zhvillimi me anën tjetër të Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe në njeriun dhe qytetërimin shqiptar:

Njëzet e katër luftra bëri,
Njëzet e katër vdekje theu.
çka mangut linte ditën Gjergji,
Plotësonte natën Skënderbeu.
(Portreti i Skënderbeut)

Përgjithësisht poezia e Kadaresë është e sunduar prej mitit të së shkuarës, evokimit të lavdisë së dikurshme. Kadare synon, përmes poezisë së tij, ta çlirojë njeriun shqiptar prej akuzash që e kanë ndjekur ndër shekuj, duke përfshirë akuzën si popull i lindur me instinktin e luftës dhe të mercenarizmit, binjak me armën dhe peng i saj:

Dhe kur binin në prille a në vjeshtra
Nëpër brinja të shtrirë, nëpër lugje,
Si me zjarre të vegjël të pëtjetshëm
Era loste me xhufkat e kuqe.
(Nisja e shqiptarëve për në luftë)

Poema epiko-lirike shqipe arriti një nivel të lartë afirmimi me vepra të tilla të I. Kadaresë, si "Përse mendohen këto male" dhe "Shqiponjat fluturojnë lart", pastaj me "Shekulli i 20-të", "Poemë e blinduar", "Shqipëria dhe tri Romat" e vepra të tjera.
Poezia e Kadaresë është e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Në këtë cilësi poezia e Kadaresë të sjell ndërmend vjershërimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet në mungesën e çfarëdo subjekti apo elementi të subjektit. Poemat e Kadaresë, përgjithësisht poezia e tij, janë art mendimi, pa elemente të rrëfimit (narracionit). Si të tilla, si poema mendimi, ato ofrojnë shumësi leximesh, në kohë dhe në miedise të ndryshme.


Kadare në problematikën e poezisë shqipe, krijoi emërtesën e "temës së madhe". dhe jo vetëm kaq, ai e ktheu në mit atë, duke e bërë mbizotëruese në jetën letrare të vendit për më shumë se dy dekada. Para së gjithash poezinë e Ismail Kadaresë e intereson ajo që shpesh quhet gojëdhënë kombëtare ose mit i origjinës. Sfidat më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar janë stacione të poezisë së tij.
Kadare i shkroi disa prej veprave të tij më të rëndësishme në vargje të lira, duke përvetësuar vlera të rëndësishme të vjershërimit tradicional, prej De Radës deri tek Migieni. Në fillimet e veta ishte i ndikuar prej poezisë ruse, veçmas prej Majakovskit. Poezia intime e Kadaresë është mjaft e ngrohtë, e drejtpërdrejt, një bashkëbisedim me të dashurën që përgiithësisht është larg si vend apo si kohë:

Do shkoj të ulem përmbi pellgjet,
Të pi në gjunjë duke rënë,
Në grykë e di që do më ngelet
I ftohti medaljon i hënës.

Gjithashtu poezia intime e Kadaresë përshkruhet nga malli për qytetin e lindjes, për njerëzit që lanë gjurmë në fëmijërinë e tij,
për atdheun kur ndodhet larg tij, për kohën studentore, vajzat dhe rrugët e Moskës kur është në atdhe, e mbi të gjitha, për vajzën që le gjurmë në shpirtin e tij, por që përgjithësisht ndodhet larg.

RAPORTI NDËRMJET JETËS DHE VDEKJES


Raporti midis jetës dhe vdekjes, midis të gjallëve dhe varreve, midis brezit që shkoi dhe atij që vjen, një nga raportet më thelbësore të qenies njerëzore, përbën një rregullator të mbifuqishëm të gjithë yllësisë së veprave të Kadaresë. Synimi parësor i çdo letërsie serioze që të qëndrojë mbi kohën dhe hapësirën zuri vend kryesor që tek romani "Gjenerali i ushtrisë së vdekur". Ky roman i kushtohet misionit të një shtabi ushtarak të gjallë, i cili duhet t'i bëjë nderet e fundit një armate të tërë ushtarësh të mbuluar me dhè. Vlera e jetës, çmimi i vdekjes, taksa e gjakut, varrimi dhe zhvarrimi, muranat anonime dhe piramidat hijerënda, ringjallja dhe rivdekja (rivrasja), arka e hirit dhe dosja e zezë, kamarja e turpit dhe përmendorja e nderit, harrimi dhe përjetësia, vetëflijimi dhe kurbani, trupi dhe hija (fantazma, sozia, spiritus), janë nocione themelore artistike të shkrimtarit.


Në mënyrë të veçantë vdekja përbën një zgjedhje të dendur të autorit për të dhënë qëndrimin e tij ndaj jetës njerëzore. Ajo paraqitet në formë individuale dhe kolektive, natyrore dhe heroike, të mirëqenë dhe të sajuar. Ajo vjen nga fati, nga hakmarrja, nga lufta, nga gjyqi, nga sëmundja nga mplakja; në të gjitha pamjet e saj, si ndërprerje e zakonshme e jetës, si shpagim për vdekjen e tjetrit, si prurje e lëngatës, si varje apo pushkatim nga shteti, si zvarrisje apo linçim nga hakmarrja.


"Gjenerali i ushtrisë së vdekur", vepra që i dha njohjen ndërkombëtare Kadaresë, nuk është e para që trajton raportin midis jetës dhe vdekjes. Qysh tek "Balada e zhvarrimit", kushtuar fatit pas-vdekjes të prijësit arbër Gjergj Kastrioti, duket qartë prirja për të zbuluar, nëpërmjet qëndrimit ndaj varrit, kulturën nga barbaria, dhunimin nga shenjtërimi, sundimin e të vdekurve mbi të gjallët.



Në tregimin "E krehura", vdekja dhe varret, në heshtjen e tyre, marrin vlerë fisnikëruese. Njeriu që edhe me vdekjen dëshiron të tregojë dinjitet dhe fuqi shpirtërore ka një varr të thjeshtë, pa shenjë, në një kënd të padukshëm të varrezave verilindore të kryeqytetit, ndryshe nga shumë të tjerë, që, në përputhje me hierarkinë zyrtare mbitokësore, mbajnë mbi krye statuja, ornamente, lule dhe figura. Por ata nuk kanë bërë më shumë se Egla e vogël për Shqipërinë dhe s'kanë asnjë meritë për të qenë të diferencuar edhe përpara vdekjes e varrit. Nëpërmjet varreve Kadareja ka stratifikuar gjithë shoqërinë shqiptare, në kuadrin e së cilës veprojnë personazhet e tij.



Shtresëzimi i shoqërisë në veprën e Kadaresë fillon me varret pa emër, me muranat e thjeshta në gryka malesh e pusish, me varrezat e zakonshme shqiptare, pranë kishës, rrethuar me selvi; për të vazhduar më tej me përmendoret dhe lapidarët, me varret e shenjtëruar për motive patriotike, siç janë varret e dëshmorëve (le të kujtojmë, për shembull, varrin e veçantë të Alush Tabutgjatit; varrin e Skënderbeut ose edhe të pashait turk në Orikum) dhe për të përfunduar me piramidën e faraonit Keops ose arkën e hirit të trupit të djegur të Çu En Lait, që, sipas testamentit të tij, u derdh mbi hapësirën ndërkontinentale të Kinës, për ta pushtuar me frymën e vet.

Ismail Kadare është nga personalitetet më të shquara të letërsisë shqiptare. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në rreth 32 gjuhë të huaja) ai e bëri të pranishme Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
Kadareja që në vitet '60 shënoi kthesë në letërsinë shqiptare me poezinë dhe prozën e tij. Brenda potencialit të tij krijues janë mitet dhe legjendat, e shkuara dhe e ardhmja, raportet e përkohshmërisë dhe të përjetësisë, dramat e kaluara dhe ato të tashmet, veset dhe virtytet shqiptare, kullat dhe pallatet moderne, qëndresa dhe humbja, zhdukja dhe ringjallja, të gjitha labirintet e jetës dhe të vdekjes. Duket sikur asgjë çka është shqiptare, nuk mund t'i shpëtojë syrit të shkrimtarit të madh.
E gjithë vepra e Ismail Kadaresë që nga botimi i parë deri te i fundit ndrit nga mesazhi dhe shpresa për një Shqipëri të barazuar me shtetet më të qytetëruara të botës, sepse asktu e meriton, ndihet të pohojë autori.


Botimet e Veprës

1- Frymëzime djaloshare, Lirika; Ndërmarrja Shtetërore e Botimeve, Tiranë, 1954
2- Ëndërrimet, lirika dhe poema; Ndërmarrja Shtetërore e Botimeve, Tiranë, 1957
3- Princesha Argjiro, poemë; Ndërmarrja Shtetërore e Botimeve, Tiranë, 1958
4- Princesha Argjiro, poemë; Naim Frashëri, Tiranë, 1967
5- Princesha Argjiro, poemë; Rilindja, Prishtinë, 1970
6- Princesha Argjiro, poemë; Rilindja, Prishtinë, 1972
7- Princesha Argjiro, poemë; Rilindja, Prishtinë, 197(?)
8- Princesha Argjiro, poemë; Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë, 1977
9- Princesha Argjiro, poemë; Rilindja, Prishtinë, 1983
10- Shekulli im, vjersha dhe poema; Naim Frashëri, Tiranë, 1961
11- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1963
12- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1967
13- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1971
14- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Rilindja, Prishtinë, 1973
15- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman, botim i dytë; Rilindja, Prishtinë, 1976
16- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë, 1978
17- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman, botim i tretë; Rilindja, Prishtinë, 197(?)
18- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman, botim i katërt; Rilindja, Prishtinë, 1980
19- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1980
20- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Rilindja, Prishtinë, 1990
21- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Fayard, Paris, 1998
22- Përse mendohen këto male; Naim Frashëri, Tiranë, 1964
23- Vjersha dhe poema të zgjedhura; Naim Frashëri, Tiranë, 1966
24- Gurëgdhendësit, poemë; Naim Frashëri, Tiranë, 1967
25- Motive me diell, vjersha dhe poema; Naim Frashëri, Tiranë, 1968
26- Motive me diell; Rilindja, Prishtinë, 1978
27- Qyteti i Jugut, tregime dhe reportazhe; Naim Frashëri, Tiranë, 1967
28- Qyteti i Jugut, tregime; Rilindja, Prishtinë, 1971
29- Dasma, roman; Rilindja, Prishtinë, 1967
30- Dasma, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1968
31- Kështjella, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1970
32- Kështjella, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1973
33- Kështjella, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1976
34- Kështjella, roman; Rilindja, Prishtinë, 1976
35- Kështjella, roman; Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë, 1977
36- Kështjella dhe helmi, pjesë teatrore; Naim Frashëri, Tiranë, 1977
37- Kështjella, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1978
38- Kështjella, përshtatur për fëmijë; Naim Frashëri, Tiranë, 1979
39- Kështjella, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1980
40- Kështjella, roman; Rilindja, Prishtinë, 1980
41- Kasnecët e shiut, roman motërzim përfundimtar; Fayard, Paris, 1994
42- Kasnecët e shiut, roman motërzim përfundimtar; Dukagjini Pejë 1997
43- Kronikë në gur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1971
44- Kronikë në gur, roman; Rilindja, Prishtinë, 1972
45- Kronikë në gur, roman; Rilindja, Prishtinë, 1976
46- Kronikë në gur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1978
47- Kronikë në gur, roman: Rilindja, Prishtinë, 1980
48- Kronikë në gur, roman; Fayard, Paris, 1997
49- Kronikë në gur, roman; Onufri, Tiranë, 2000
50- Linja të Largëta, shënime udhëtimi; Naim Frashëri, Tiranë, 1971
51- Autobiografia e popullit në vargje, studim, shënime kritike; Naim Frashëri, Tiranë, 1971
52- Dimri i vetmisë së madhe, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1973
53- Dimri i madh, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1977
54- Dimri i vetmisë së madhe, roman; Fayard, Paris, 1999
55- Nëntori i një kryeqyteti, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1975
56- Nëntori i një kryeqyteti, roman; Rilindja, Prishtinë, 1980
57- Nëntori i një kryeqyteti, roman; Fayard, Paris, 1997
58- Përse mendohen këto male; Shqiponjat fluturojnë lart; Ëndërr industriale, poema; Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë, 1975
59- Poema të zgjedhura për fëmijë; Naim Frashëri, Tiranë, 1975
60- Koha, vjersha dhe poema; Naim Frashëri, Tiranë, 1976
61- Poezi; Naim Frashëri, Tiranë, 1976
62- Emblema e dikurshme, tregime dhe novela; Naim Frashëri, Tiranë, 1977
63- Emblema e dikurshme, tregime dhe novela; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
64- Kështjella dhe helmi, pjesë teatrore; Naim Frashëri, Tiranë, 1977
65- Ura me tri harqe, novela; Naim Frashëri, Tiranë, 1978
66- Ura me tri harqe, novela; Rilindja, Prishtinë, 1980
67- Në muzeun e armëve, poemë; Naim Frashëri, Tiranë, 1978
68- Në muzeun e armëve, poemë; Naim Frashëri, Tiranë, 1989
69- Poezi; Naim Frashëri, Tiranë, 1979
70- Komisioni i festës; Rilindja, Prishtinë, Rilindja, Prishtinë, 1980
71- Gjakftohtësia, novela; Naim Frashëri, Tiranë, 1980
72- Gjakftohtësia, novela; Rilindja, Prishtinë, 1980
73- Autobiografia e popullit në vargje, studim; Naim Frashëri, Tiranë, 1980
74- Buzëqeshje mbi botë, poezi e zgjedhur; Rilindja, Prishtinë, 1980
75- Prilli i thyer; Rilindja, Prishtinë, 1980
76- Vepra letrare 1, poezi; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
77- Vepra letrare 2, poema; Naim Frashëri, Tiranë, 1982
78- Vepra letrare 3, Gjenerali i ushtrisë së vdekur; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
79- Vepra letrare 4, Kështjella, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
80- Vepra letrare 5, Kronikë në gur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
81- Vepra letrare 6, Nëntori i një kryeqyteti; Naim Frashëri, Tiranë, 1983
82- Vepra letrare 7, Dimri i madh; Naim Frashëri, Tiranë, 1983
83- Vepra letrare 8, Kush e solli Doruntinën; Ura me tri harqe; Lëkura e daulles; 1981
84- Vepra letrare 9, Pashallëqet e mëdha; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
85- Vepra letrare 10, Prilli i thyer; Muzgu i perëndive të stepës; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
86- Vepra letrare 11, Tregime dhe novela; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
87- Vepra letrare 12, Publiçistikë, Autobiografi e popullit në vargje, reportazhe, shënime udhëtimi, intervista; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
88- Poezi; Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë, 1985
89- Koha e shkrimeve, tregime, novela, përshkrime; Naim Frashëri, Tiranë, 1986
90- Koncert në fund të dimrit, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1989
91- Koncert në fund të dimrit, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1990
92- Koncert në fund të stinës, roman; Fayard, Paris, 1999
93- Dosja H, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1990
94- Dosja H, roman; Fayard, Paris, 1996
95- Ftesë në studio; Naim Frashëri, Tiranë, 1990
96- Ftesë në studio; Rilindja, Prishtinë, 1990
97- Eskili, ky humbës i madh, studim; 8 Nëntori Tiranë, 1990
98- Viti i mbrapshtë; Rilindja, Prishtinë, 1990
99- Përbindëshi, roman; Vreber, Prizren, 1990
100- Përbindëshi, roman; Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë 1991
101-Përbindëshi, roman; Fayard, Paris, 1998
102-Ëndërra mashtruese, tregime, novela; Naim Frashëri, Tiranë, 1991
103-Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, studime; 8 Nëntori, Tiranë, 1991
104- Nga një dhjetor në tjetrin, kronikë, këmbim letrash, përsiatje; Fayard, Paris, 1991
105- Pesha e Kryqit; Fayard, Paris, 1991
106- Vepra, vëllimi i parë: Tregimet e tejkohshme: Prometheu, Ëndërra mashtruese, Përpara banjës, Nata e Sfinksit, Piramida, Kush e solli Doruntinën, Ura me tri harqe, Muri i madh; Fayard, Paris, 1993
107- Vepra vëllimi i dytë: Tregimet e ditës që po thyhej, Kisha e Shën Sofisë, Shënime nga Kapiteneria e Portit, Sjellësi i fatkeqësisë, Kamarja e turpit; Fayard, Paris, 1994
108- Vepra vëllimi i tretë: Komisioni i festës, Qorrfermani, Pallati i Ëndërrave, Vjedhja e gjumit mbretëror, Breznitë e Hankonatëve, Heqja e mjeshtërisë së munxadhënësve, Lamtumira e së keqes; Fayard, Paris, 1995
109- Vëllimi i katërt: Viti i mbrapshtë, Prilli i thyer, Dosja H, Kënga, Kalimet e nëndheshme, Konkurs bukurie për burrat në Bjeshkët e Nëmuna; 1996
110- Vëllimi i pestë, Kronikë në gur, Nëntori i një kryeqyteti, Rrëfim trikohësh, Triptik: Koha e shkrimeve, Koha e parasë, Koha e dashurisë; 1997
111- Vepra vëllimi i gjashtë: Qyteti pa reklama, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Muzgu i perëndive të stepës, Përbindëshi; Fayard, Paris, 1998
112- Vepra vëllimi i shtatë, Dimri i vetmisë së madhe, roman; Fayard, Paris, 1999
113- Vepra vëllimi i tetë: Koncert në fund të stinës, roman; Fayard, Paris, 1999
114- Piramida, roman, Vepra, vëllimi i parë; Fayard, Paris, 1993
115- Piramida, roman, Çabej, Tiranë, 1995
116- Shkaba, roman; Çabej, Tiranë, 1995
117- Shkaba, roman; Dukagjini, Pejë, 1996
118- Spiritus, roman; Onufri, Tiranë, 1996
119- Spiritus, roman; Onufri, Tiranë, 2000
120- Dialog me Alain Bosquet; Onufri, Tiranë, 1996
121- Dialog me Alain Bosquet; Onufri, Tiranë, 1996
122- Legjenda e legjendave, ese; Dukagjini, Pejë, 1996
123- Pallati i Ëndërrave, roman; Dukagjini, Pejë, 1996
124- Pallati i ëndërrave, roman; Onufri, Tiranë, 1999
125- Kush e solli Doruntinën; Flaka e Vllazërimit, Shkup, 1997
126- Kush e solli Doruntinën; Album, Tetovë, 1997
127- Kushëriri i ëngjëjve, ese; Onufri, Tiranë, 1997
128- Tri këngë zie për kosovën, tregime; Onufri, Tiranë, 1998
129- Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë, ese; Onufri, Tiranë, 1998
130- Ikja e shtërgut, tregim; 1999
131- Ra ky mort e u pamë; Onufri, Tiranë, 1999
132- Qorrfermani; Onufri, Tiranë, 1999
133- Vjedhja e gjumit mbretëror, tregime; Onufri, Tiranë, 1999
134- Ra ky mort e u pamë; Onufri, Tiranë, 2000
135- Kohë barbare, Nga Shqipëria në Kosovë, Biseda me Denis Fernandez Rècatala; Onufri, Tiranë, 2000
136- Breznitë e Hankonatëve, roman; Onufri, Tiranë, 2000
137- Bisedë përmes hekurash me Ushkin Hotin; Onufri, Tiranë, 2000
138- Lulet e ftohta të marsit, roman; Onufri, Tiranë, 2000

etj.




Romanin "Kështjella" (1968) Kadare e shkroi në

500-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe me të fitoi çmimin e parë të konkursit. Por ngasja për kështjellën, në një kuptim më të gierë, në veprën e tij duket më herët dhe nuk mbaron me këtë libër. Figurativisht simboli i kështjellës është qysh tek "Poemë e blinduar". Njëfarë kështjelle ishte padyshim edhe kali i drunjtë i Gent Ruvinës dhe i miqve të tij të ngujuar të novelës "Përbindëshi". Një kështjellë gjigante është piramida në novelën "Ndërtimi i piramidës së Keopsit". Kulla e ngujimit e Gjorg Brezftoftit në "Prillin e thyer", bashkë me shumë kulla të tjera me një frëngji të vockël të vetë-mbrojtjes prej hakmarrjes, janë kështjella të vogla që sundonin malësitë shqiptare. Pallati i Ëndrrave, me seksionet e tij, është ndërtuar në formën e një kompleksi kullash të hekurta.



Vetë laboratori krijues i shkrimtarit, i përshkruar me hollësi në librin "Ftesë në studio", ka pjesët e rezervuara të saj, që mbrohen prej daljes në dritë si në një burg të heshtur. Hauret dhe steretë e shtëpive gjirokastrite në "Kronikë në gur", shtëpia etnografike e princit të Mirditës (Gjomark) tek "Prilli i thyer", vila e frikshme dhe e harruar e ish-ministrit në prag të gjyqit tek "Koncert në fund të dimrit", kampi i rreptë i të internuarve tek "Përçmimi", baza ushtarake e Vlorës (Pasha-Liman) tek "Dimri i madh", shtëpia me portë (detyrimisht) të hapur e dijetarit Martin Shkreli në Prishtinë tek "Krushqit janë të ngrirë", janë vetëm disa nga variantet e shumtë të simbolit të kështjellës në veprën e Kadaresë.


Prej botimit të parë (1968), deri tek botimi i fundit (1995); prej "Kështjellës" deri tek "Daullet e shiut", për të cilën shkrimtari është shprehur se nuk ka për të vënë dorë më, ekziston një ndryshim
i dukshëm jo vetëm artistik (si është shkruar), por edhe në përmbajtje (çfarë është shkruar). Nëse në botimin e parë romani është quajtur si një vepër e qëndresës historike shqiptare, si një përmendore e heroizmit kombëtar, me një aludim të qartë që mund ta quanim "anti-bllokadë", theksi i së cilës drejtohej kundër pushtuesve të huaj, që nuk lanë kërkim pa bërë për t'u ndërprerë zotërve të kështjellës "Al-Hisar" edhe ujësjellësin; në botimin e dytë, ndonëse nuk ndryshon asgjë në evokimin e trimërisë së arbërve të shekullit të 15-të, ndryshon pothuajse rrënjësisht ai që mund ta quanim "mbitekst" apo "lexim i super-pozuar": "Daullet e shiut" nuk është romani i anti-bllokadës së imponuar, por denoncim i vetëveçimit (izolimit) të zgjedhur vullnetarisht.
Sido që të jetë vetë simboli i kështjellës, në traditën letrare shqiptare, i ka bartur historikisht të dyja mbishtresat kuptimore: ajo është figurë qëndrese, rrethimi ose ngujimi (izolimi, në kuptimin modern).

Dilema ndërmjet Urës dhe Kështjellës 

Bashkë me një varg veprash të tjera, "Ura me tri harqe" bën pjesë në një cikël romanesh e novelash, që Kadare i ka shkruar me një qëllim të qartë për të krijuar imazhin e një "Shqipërie tjetër", e cila ndryshon shumë nga ajo që shihet me sy, një Shqipëri me princa, kontë, dukë, ipeshkvinj, udhëtarë të ditur, prelatë të shkolluar, që gati ishin të përjashtuar nga letërsia si figura me misione pozitive. Autori, në pamundësi për të shprehur hapur mendimin e tij mbi zhvillimin e avancuar të qytetërimit perëndimor, përpiqet t'ua tregojë këtë lexuesve duke gjetur në traditën e "Shqipërisë tjetër" atë fazë të historisë kur vendi, edhe sipas dijetarëve, ecte në një hap me fqinjët e tij përtej Adriatikut.



Shkrimtarin nuk mund të mos e shqetësojë fakti i njohur se balada shqiptare është e vetmja në Ballkan që bën fjalë për një murim kryesisht në kështjellë. Ai është i vetëdijshëm se kjo është kushtëzuar nga rrethanat kritike historike që kanë shoqëruar fatin e popullit të tij. Eshtë e vështirë që një popull vazhdimisht në rrudhje të vendosë pëlqimin e urës para kështjellës. Kjo, ndoshta, është një nga dilemat më tronditëse që kanë përjetuar shqiptarët. Ura është për ta edhe e dëshiruar, por njëkohësisht edhe e frikshme, sepse "në urë kalon i miri dhe i keqi, miku dhe anmiku". Rreziku i ekspansionit, që mund ta kthejë urën e Ujanës së Keqe në një kuçedër, ndihet në gjithë romanin, si një kontekst historik i domosdoshëm për të treguar se edhe në "Shqipërinë tjetër" marrja e vendimit ka qenë e vështirë.


Sikurse në rrjedhat e historisë, edhe në këngë, populli i ka ngritur urat, duke u kushtuar edhe flijimin njerëzor, sa herë që kanë fryrë erëra paqeje dhe miqësie. Por shumë shpesh është mbyllur në kështjella, madje me tri-katër rrethime, pikërisht për shkak të erërave të frikshme që i kanë zënë vendin paqes. Këto ndërrime lidhen jo me gjurmë vitesh, por me prurje kohërash historike. "Shtatqin vjet do t'i djeg kullat", i kërcënohet një prej heronjve kreshnikë të eposit shqiptar kundërshtarit të vet.
Në veprën e Kadaresë dilema midis urës dhe kështjellës është po aq tronditëse sa në vetë historinë e popullit. Në formën më të pjekur artistike kjo dilemë shprehet në romanet "Kështjella" dhe "Ura me tri harqe". Në një farë mënyre ato janë vazhdim i njëri--tjetrit.
Ai që krijoi kështjellën e qendresës në kushtet e darës së armiqësisë nuk mund t'i lejonte vetes të mbetej pa urë i ndarë dhe i vetmuar nga bota. Këtë ide Kadare e arriti duke krijuar "Urën me tri harqe", vështruar në shumicën e rasteve si një çmitizim i legjendës.


Ringjallja dhe Kulti i Besës

Romani i Kadaresë "Kush e solli Doruntinën" ka në qendër një personazh që ringjallet. Ndoshta nuk është aq e rëndësishme se ç'mundim a mision e kthen atë në këtë botë. Më e rëndësishme është se si u ringjall ai, me ç'fuqi shpirtërore erdhi prej andej nga nuk ka kthim, duke u barazuar me një Krisht?
Ringjallja e Kostandinit është kyçi i librit "Kush e solli Doruntinën". Ai dëshmon se fuqia e njeriut mund të jetë e barabartë me të hyjve. Pikërisht shpresa e një rilindjeje, besimi i një ringjalljeje të njeriut, të energjisë dhe shpirtit të tij, në një kohë kur rreziku i shuarjes së individit në bashkësi ishte evident, duket se ka qenë joshja e autorit. Kalimi prej ringjalljes biblike tek ringjallja laike ishte një hap epokal, ndoshta po aq sa rrëmbimi i zjarrit perëndive në hershmëri apo dalja e njeriut jashtë sistemit yjor sot. Ky akt, i cili në shumicën e rasteve ishte lënë në një sfond mistik, u trajtua në mënyrë mjeshtërore në veprën e Kadaresë.



Doruntinën e solli fjala e dhënë, thotë kapiteni Stres që kryeson hetimet. Doruntinën e solli besa shqiptare, nxitojnë moralistët. Doruntinën e solli pengu i inçestit të pakryer, thonë psiko-kritikët. Doruntinën e solli një aventurier dashurie, një "dikush" i rastit, pohon njëri prej priftërinjve. Nëse në të gjitha këto pohime ka diçka prej së vërtetës, mbetet pa u thënë thelbi: Doruntinën e solli Rilindja, era e furishme e ndryshimeve të saj, tronditja e moralit të Mesjetës dhe kërkimi i një dhjate të re humaniste, rebelimi i mendjeve të fuqishme të kësaj epoke për t'i dhënë njeriut kuptim sublim; përpjekja e tyre për t'u bërë zotër të vetes, për të mbërritur tek shën Njeriu. Atributi i ringjalljes, kësaj radhe nuk ndodh në versionin biblik, Por sipas nje balade laike të vendit. Kostandini është, në mënyrën e vet, një Mesi për bashkatdhetarët. Ai mbërriti të parealizueshmen dhe u afroi njerëzve madhështinë: kthimin nga vdekja, mundjen e saj, qoftë edhe në formë të reduktuar. Fryma e rilindjes dhe shpresa e përtëritjes kanë krijuar historikisht energji shpirtërore të mëdha.
Kadareja ekspozoi një nënshtrat krejt të rnospërfillur të kulturës kombëtare. Legjenda e Doruntinës nuk ishte "punë legjendash", por konkluzion i një epoke historike. Ajo shpallte lidhjet e lashta të kulturës së popullit tonë me ato të vendeve të qytetëruara të kontinentit. Në më pak se 50 vargje të parët e shqiptarëve jepnin e merrnin me një botë të tërë, bënin krushqi gjer në Bohemi, lidhnin aleanca me baronë e fisnikë të afërt e të largët, lëviznin të sigurt në gjithë hapësirën kontinentale. Ata ishin pjesë integrale e kësaj bote. Miqësitë e tyre gjendeshin "nëntë male kaptuarë". Të shkoje në viset gjermane apo dhe më tej për ta ishte njësoj si të thoshje: "po shkoj në krushqi".
Në Shqipërinë e mbyllur, pa një mik, pa një aleancë, pa një portë të hapur, të fundit të viteve '70, kjo ekspoze mund të ngjallte zemërime e pakënaqësi, mund të shkaktonte inate e mëri. Novela predikonte hapjen, kur politikanët kërkonin mbylljen. Autori u paraqiste si shembull humanizmi bashkatdhetarëve të vet lashtësinë e tyre, kur në vend zotëronte një pikëpamje çuditërisht e ngulitur, sipas së cilës vlerat e vërteta ishin krijuar në gjysmëshekullin e fundit.
Mesazhi i Kostandinit është thirrja për një rilindje morale.


Kronikë në Gur 

"Kronikë në gur" është një prej romaneve të hershëm të Ismail Kadaresë. Ndryshe nga letërsia e deriatëhershme për Luftën Antifashiste, e karakterizuar nga dy kampe personazhesh - partizanë e pushtues - ky roman solli një imazh më të ndërlikuar të saj, ku ndërthuren fate ushtrish të huaja të pakteve të ndryshme kundërshtare, fate shtresash të ndryshme brenda për brenda tyre, fate të njerëzve të lidhur vullnetarisht me rezistencën ose të mobilizuar prej komandës, fate të indiferentëve, të sehirxhinjve dhe të kundërshtarëve.
Që lufta ishte një kohë mjaft më e ndërlikuar se ajo që shërbehej prej një tradite letrare skematike; kjo mund të shihet edhe në fatin e një familjeje qytetare në vendin e "kronikës në gur", ku konflikti hyn brenda saj, duke ia tronditur regjimin tradicional. Me këtë roman I.Kadare pasuroi temën e Luftës Antifashiste, duke sjellë një shikim prej fëmije për evokimin e ngjarjeve të saj. Rrëfimi në vetën e fëmijës, në vetën e personazhit që evokon fëmijërinë e autorit, me "pafajësinë" e vet, megjithëse i ka dhënë romanit njëfarë karakteri autobiografik, njëherësh e ka mbrojtur atë prej qëndrimit të kritikës.



Duke qenë vështrimi prej fëmije një vështrim thelbësor në roman, lexuesi e ka të vështirë të dallojë se ku fillon koncepti i arsyetuar i saj e ku mbaron të konceptuarit si lojë.
Në studimin "Subversion kundër konformizmit" një studiues ka këmbëngulur se romani "Kronikë në gur" është një vepër hyjnizuese e Luftës Antifashiste, një "roman komisarësh", dhe se përpjekja e autorit për të hyrë në lëkurën e fëmijërisë së vet nuk është gjë tjetër veçse një procedim letrar për të mbuluar konformizmin. Përkundër këtij mendimi, shumica e studiuesve bashkohen në vlerësimin se "Kronikë në gur" është një vepër atipike në pikëpamjen metodologjike, e shkruar me një liri që tejkalonte kufizimin ideologjk dhe vlerësimin e partishëm për luftën.



Sipas një pjese të studiuesve, "Kronikë në gur", duke pasur këtë vështrim, në fakt sjell tek lexuesi një përqasje psikanalitike frojdiste rreth luftës, ose jetës së qytetit në kohë lufte. "Kronikë në gur" është një prozë me subjekt të reduktuar, gjë jo fort e përshtatshme nga pikëpamja teorike për një letërsi të orientuar.
Me këtë vepër Kadare bëri përpjekjen e parë për t'i dhënë vlerë letrare së zakonshmes, së rëndomtës, madje së shëmtuarës dhe absurdes. "Kronikë në gur" është një vepër e përshkuar nga grotesku. Vështrimi i luftës me sytë e fëmijës i ka dhënë mundësi autorit që t'i shohë ngjarjet dhe personazhet e saj pa ndonjë partishmëri të dukshme.


"Kronikë në gur" përmban vlera të rëndësishme të një letërsie të mirëfilltë etnografike. Tradita e kësaj letërsie në qytetin e Gjirokastrës është më e hershme, ajo afirmohet mirë me botimet e Musine Kokalarit në vitet '40, sidomos me "Siç më thosh nënua plakë" dhe "Sa u tunt jeta". Etnografizmi në romanin e Kadaresë u jep edhe mjediseve një cilësi jotipike, ndryshe prej kërkesave të rrepta të metodës së realizmit socialist.


Nëpunësi i Pallatit të Ëndërrave 

Libri "Nëpunësi i Pallatit të ëndrrave" e jep realitetin e kohës dhe të njerëzve të saj prapa metaforave të tilla të gatshme si "pallati i ëndrrave", nëpunësit dhe interpretuesit e tyre, ëndrra kolektive dhe individuale, ëndrra fatsjellëse dhe rrezikndjellëse, ëndrra e rëndomtë dhe bash-ëndrra. Të gjitha këto Kadaresë ia ofroi mekanizmi i ndryshkur i shtetit të fuqishëm të perandorisë otomane në fundin e tij . Karakteri shumëkohësh i "Nëpunësit të Pallatit të Ëndrrave", përkundër karakterit shumëkuptimësh të një vargu veprash të tjera të Kadaresë, lidhet me raportin themelor që qëndron në boshtin e romanit: raporti i individit me shtetin, më saktë raporti i individit që ka ambicjen të integrohet në strukturat shtetërore dhe që e gënjen mendja se do të fuqizojë veten prej fuqisë së pushtetit, por në të vërtetë, duke e parë nga brenda këtë ngrehinë të përbindshme, ai njeh dobësinë dhe pafuqinë e tij, sheh peshën mbytëse të strukturave gjigande të makinës perandorake, e cila ndryshon vetëm nga përmasa fizike, por jo nga mënyra e të ushtruarit të artit të shuarjes së identitetit njerëzor.



Kadareja i ka dhënë karakterin e një konflikti të përjetshëm marrëdhënies pushtet/individ. Çdo përpjekje e individit për t'u matur me shtetin, për të depërtuar në brendësi të tij dhe për ta marrë me të mirë, është e dështuar. Individi në çfarëdo raporti që ta vendosë veten me shtetin, mbetet i kërcënuar prej tij. Fati i Ebu Qerimit, që e përjeton si shtegtim nëpër ferr kalimin nga një pjesë e "pallatit të ëndrrave" në tjetrën, ndonëse është i përkrahur nga një klan i fuqishëm që kontrollon e administron pushtetin, siç ishin Qyprillinjtë, është gjithnjë i kërcënuar dhe pikërisht për këtë arsye shërben si një paralajmërim për fatin e shtetasve në përgjithësi. Rruga e mbërrities tek thelbi i "Nëpunësit..." ka qenë e ngatërruar dhe plot keqkuptime, të shmangshme e të pashmangshme.

Mungesa për një kohë mjaft të gjatë e shtetit kombëtar krijoi tek shqiptarët nderimin ndaj tij; kjo ishte krejt e nënkuptueshme: në përgjithësi gjërat e munguara lindin respekt, lakmi, adhurim, deri hyjnizim. Për Shqipërinë e Pasluftës, të gjendur përballë detyrës së ngutshme për të çrrënjosur monarkinë e për të ndërtuar një shtet me bazë të gjerë popullore, siç u nis në krye, ky ishte një shans i madh. Por ky shans mbeti vetëm një ëndërr.

Në marrëdhëniet midis individit dhe shtetit, që pasqyrojnë shkallën e qytetërimit të një shoqërie, në vend e në emër të nderimit hyri përulja, në vend e në emër të respektit hyri lakmia dhe arrivizmi -Ky ka qenë një nga deformimet më të thella dhe një shkallmimi i vërtetë i vlerave dhe i karaktereve njerëzore. Për fat të keq u desh plot një gjysmë shekulli për ta kuptuar këtë. Shkrimtari e pati parathënë një gjë të tillë shumë kohë më përpara. Por edhe këtij shansi iu kalua përbri.

"Nëpunësi i Pallatit të Endrrave" u dha goditjen e parë këtyre marrëdhënieve krejtësisht të shtrembëruara midis të drejtës së njeriut dhe të drejtës së shtetit. Ai e ktheu përrnbys, kokëposhtë, piramidën shtetërore. Ishte hera e parë që nomenklatura e ndereve denoncohej si shkallëzim i fajit dhe i përgjegjësive; që hierarkia e lavdisë karakterizohej si hierarki e turpit; që vlerat e vërteta njerëzore kërkoheshin jashtë korpusit kryesor të piramidës së shtetit, jo brenda saj. Ndoshta kjo ishte arsyeja që kritikët nxituan të shmangnin çdo paralelizëm me kohën, duke zbuluar, madje, për çudi të çudirave, se "Tabir Saraj" paskësh qenë një institucion i vërtetë i administratës perandorake, kështu që "Nëpunësi..." nuk mund të ishte tjetër, përveçse një vepër historike, një kronikë e funksionimit të tij. Me qëllim historia dhe jeta bashkëkohëse, dita dhe tradita, ndryshe nga herët e tjera, u vështruan pa ndonjë lidhje midis tyre. Përfundimi do të ishte i rrezikshëm.
Kontestimi ishte hamletian. Duhej të ishe krenar për qenien në një nga zyrat e hierarkisë së lartë të shtetit apo, përkundrazi, duhej të ishe kokulur?


Një invers i tillë i përjetimit të statusit të nëpunësit s'ishte parë e dëgjuar ndonjëherë. Pyetja "karrierë apo kalvar", që paraqiti Kadare përmes fatit të Nëpunësit të Tabir Sarajit, qëndronte tashmë si një paralajmërim orakulli: "O ju që hyni në këtë shërbesë, a e dini fatin tuaj? Hiqni dorë nga iluzionet, ose, përndryshe, hiqni dorë nga vetja. Ajo që ju e quani rrugë e ngjitjes nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim i madh. Nëse keni vendosur të mos ndaleni as pas këtij njoftimi, atëhere mos prisni famën, por çpersonalizimin, mos prisni lirinë por syrgjynin. Ju nuk i takoni më vetes!"



Me "Nëpunësin..." Kadareja nyjëtoi atë ide që ai vetë më pas do ta quante "faj kolektiv". Tabir Saraji funksionon pikërisht mbi bazën e shoqërizimit të përgjegjësive. Por, ndërkaq, ekziston edhe një shkallëzim krejt i qartë i tyre. Faji i shtetit të panënshtruar ndaj ligjit është kolektiv vetëm në kuptimin që bashkon në përgjegjësi të drejtpërdreitë e të tërthortë njerëz në pushtet e jashtë tij, ideatorë e ekzekutorë, aktivistë e jallan- shahitë, konformistë e servilë. Por më tej faji ndahet sipas një rregulli krejt të përcaktuar. Për të zezën e vet, administrata shtetërore krijoi e ligjëroi emërtesën e mburrjes e të karshillëkut, që do të shërbente më pas për një kallëzim të pagabueshëm të pjesëmarrjes në faj.


Gjyqësia e Kadaresë u vërtetua nga koha si një gjyqësi e mençur. Rreptësia ndaj atyre që shpërdoruan respektin e popullit ndaj pushtetit, mirëbesimin e tij, ishte më se e nevojshme dhe ndëshkimet krejt të merituara. Shkrimtari sulmoi bastionin më të rëndësishëm të shtetit, majën e piramidës së tij. Ai çmistifiloi enigmën e asaj që quhet "arsye shtetërore", në emër të së cilës mbulohen turpet dhe fëlliqësitë më të mëdha të kësaj bote. Ai shembi kultin e rangut, mitin e zyrës e të nëpunësit, idoltarinë e fryrë të "atyre që janë lart". Dhe aty ku fillon shembja e idhujve të rremë, aty ka nisur emancipimi.

Dimrat në Romanet e Kadaresë 

Në qoftëse "Dimri i madh " (në botimin e parë titullohej Dimri i vetmisë së madhe, 1973), i cilësuar nga kritika (pas përfundimit të fushatës sa cinike, aq dhe mediokre, të ndërmarrë kundër tij) si një roman-epope, kishte qenë dëshmi artistike e një tronditjeje dhe qëndrese heroike, "Koncert në fund të dimrit" (1988) do të jepte kryesisht dimensionin humoristik të një ngjarjeje krejt të ngjashme me të parën, veçse tashmë e njohur dhe e provuar nga protagonistët e saj, të mësuar në rrjedhat e historisë së tyre të lashtë, që rebelohen pa mundim ndaj supershteteve.


Në këtë roman serioziteti është po aq i pranishëm sa dhe e qeshura; drama dhe parodia, epopeja dhe farsa, tragjizmi dhe komizmi, aty shkrihen dhe aty alternohen, gjendjet emozionale janë nga më të befasishmet. Me të drejtë vetë autori, në një interviste dhënë gazetës franceze "Le Monde", e ka karakterizuar atë si një "roman me shumë registra, si një "vepër polifonike", si një libër artistik sa dhe shkencor, politik sa dhe filozofik, histori e luftërave ideologjike në shkallë të brendshme e globale, kronikë e një bote të trazuar në këtë fund shekulli novator. Kjo shkrirje e shumë planeve, emocioneve dhe ideve, flet për një vepër që gjykon kohën dhe botën, njeriun dhe shoqërinë, të sotmen, të shkuarën dhe të ardhmen. Ky roman është ndoshta vepra më e kompletuar e Kadaresë nga pikëpamja e mendimit. Spektri ideologjik i saj i përmban të gjitha ngjyrat, bashkë me nuancat e tyre.


Polifonia që përmend autori nuk është gjë tjetër veçse një eufemizëm për shumësinë e ideve ose pluralizmin, siç e themi sot me vend e pa vend. I prerë në dy boshte, diakronikisht dhe sinkronikisht, romani ka shtrirjen dhe thellësinë e një vepre të fuqishme, ku hyjnë e dalin shqiptarë e të huaj, nëpunës të thjeshtë e zyrtarë të lartë, ministra të rrëzuar nga pushteti dhe autoritete të reja në ngjitje, djem e vajza shkollarë dhe plaka të sklerotizuara, gjithë bota jonë e vëzhguar nga brenda e nga jashtë, me një përfaqësim enciklopedik; gjithë koha që jetojmë, me një pasqyrim kaleidoskopik. Ai është një libër i menduar me tërë fuqinë intelektuale të shkrimtarit të madh dhe i shkruar fund e krye me gjithë spontaneitetin e poetit shpërthyes. Një libër që lind libra të rinj.


Edhe kur Kujtesa

Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Une ty s'do të harroj.

Do të kujtoj
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
Si një dëborë e pashkundshme.

Ndarja erdhi
Po iki larg teje...
Asgjë e jashtëzakonshme,
Veç ndonjë nate
Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tu
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë...


Gjuha Shqipe

Kur në sulm hodhën turqit
Hordhitë e pambaruara,
Kështjellat e sintaksës
S'i muar, që s'i muar.

Në bedena poemash
Popullore mbetën
Kufoma divanesh e
Kufoma bejtesh.

Kur panë se gjuhës
S'i hodhën dot prangat,
Lëshuan drejt saj
Gjithfarë merimangash...

Në përçartje ta kthenin
Në delir në jerm,
Ishin vite të rënda,
Ishin shekuj plot helm.

Të të bënin ty, donin
Shqipëri memece,
Po ja erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.

Dorën e zbehtë
Mbi ballë të vuri,
Të të hiqte zjarrllëkun
Prej të sëmuri.

Dhe vdisnin pjesëzat,
Thaheshin merimangat,
Ndriste si perlat
Poezia e madhe.

Kjo gjuhë, që provoi
Akrepët e shkretëtirës,
Ç'do të thotë përçartje
E di, oh, e di mirë.
E di ç'do të thotë

Kllapi hermetizëm,
Qoftë e ardhur nga Roma,
Qoftë e ardhur nga Parisi.

Kjo gjuhë martire,
Lehonë e përjetshme
Që lindi mes dhimbjesh
Art të pavdekshëm.


Në fillim qe fjala! Zor se mund të ketë poet me të vërtetë të shquar që të mos i ketë kushtuar një shkrim gjuhës së tij.
Ismail Kadareja ka pasur rastin të shprehë disa herë vlerësinùn e tij per gjuhën shqipe, duke veçuar sidomos karakterin e saj të dyfishtë, të përzier, si gjuhë me elemente analitike e sintetike njëherësh, gjë që i jep asaj mundësi të pakufizuara shprehjeje, pasurimi. Në një rast, madje. e ka parë atë edhe në raport me shumë gjuhë të tjera të mundshme komunikimi duke pranuar për një çast hipotezën e ekzistencës së qytetërimeve jashtëtokësore në galaktikat e tjera të universit. Poezia "Gjuha shqipe", e bashkërenditur me shumë vjersha të tjera në vëllimin "Koha", është kushtimi më i rëndësishëm i Kadaresë për shqipen. Është për t'u vënë re se këtë vjershë ai e krijoi në kulmin e njohjes e të lavdisë në rrethet letrare ndërkombëtare, atëherë kur kritikët tanë i kishte zënë meraku se mos fama e jashtme do ta joshte së tepërmi autorin për t'i marrë mendtë. "Gjuha shqipe" e prishi traditën e vjetër. Ajo nuk është poezi himn, si kushtimet e poeteve të mëparshëm Kadareja e sheh gjuhën si qytetërim. Ai e vlerëson forcën shprehëse të saj si potencial për art të madh. Njohjen botërore, siç dihet, ai ia dedikon më së pari frëngjishtes, por për të, si poet, ajo është thjesht një teknikë marrëveshjeje. Kurse shqipja është frymë dhe ndërgjegje kombëtare, është informazioni më i rëndësishëm shpirtëror i kompletuar i mbërritur prej të parëve, është shenja e parë e të dhënave bazë të të qenit shqiptar.

Kërcënimi

Shtat'qind vjet kam për t'i djegur kullat,
Do të t'i vras qentë shtat'qind vjet.
Kështu Mujo me modesti pat deklaruar,
Ndërsa eposi po hynte në shekullin e tetë.

Erdh' pas tij i nënti, i dhjeti rradhazi.
Sa ngadalë në epos mllefi del...
Shtat'qind vjet kam për t'i djegur kullat,
Do të t'i vras qentë shtat'qind vjet.

Kinema e Vjetër

Kinema e vjetër,
Kinema e braktisur,
Ku prej kohësh më s'lozin filma të përsëritur,
Ku s'bëjnë më zhurmë njerëzit me karriget,
Ku në pushimet e seancave
S'shesin kikirikë.
Ekrani me njolla,
Megafonët prishur,
Stolat janë boshe si radhë të pashkruara;
Këtë poemë stolash të gjatë, të braktisur
Nga dera e vështroj
Plot mall e i menduar.
Kinema e fëminisë,
Kinema e rrëmujës,
Kam parë aq vende,
Kam parë aq salla,
Por n'asnjë prej tyre s'kam hyrë me aq bujë,
Sa tek ti,
E shtrenjta barakë,
E rralla!
Më mirë asgjëkund veten s'e kam ndier,
As në sallat luksoze me kadife që shndrit,
Megjithëse në to me leshverdha kam qenë,
Kurse tek ti vija
Me jevgun Rakip.
Lekë, lekë,
Të mbledhura me mundim paret,
Tingulli i gëzuar në biletari,
Afishet tek xhamia
Dhe tek Qafë e Pazarit
Të shkruara nga vetë portieri Qani.

Për të njëjtin film tek njëra afishe
Shkruhej titulli ndryshe,
Te tjetra.
Por kjo asnjeriu punë s'i prishte.

T'i falnin ty të gjitha,
E dashura,
E vjetra.

Në atë copë ekran,
Për herë të parë,
Një copë të botës së gjerë ne pamë.
Në gjashtë metra katrore.

Bota fund s'kish e anë,
Bota ngjante e shkëlqyer,
Ndonëse ekrani ish me arna.

Dhe ne ishim me arna,
Me arna ish Republika,
Koha, bërrylat, shtetet ishin me arna.
Por në sytë tanë
Kish të tillë dritë,
Që nuk e patën kurrë
Më të ndriturat ekrane.

Kinema e vjetër,
Kinema e braktisur,
Stola ku janë ulur varg
Ditët e fëminisë,
Cicëronjëse gjithmonë
Si një rresht zogjsh
Mbi një tel telefoni.

Kinema e vjetër,
Kinema e braktisur,
Stola të rëndë, të gjatë, të vithisur.
Në çdo moshë që të hyj,
Në çdo vend që të vete
Si hamall këto stole
Do t'i marr me vete.

Koha e Pamjaftueshme

S'kam kohë të harroj shumë gjëra
Që nga mendja ti nxjerr përjetë.
Për tragjiket e vjetër e shkreptimat
Do t'më duhen së paku dy vjet.

Dhe ndoshta po aq për Danten,
Për frengjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta gratë do të jem duke fshirë
Kur muzgu do të afrohet ndërkaq.

Si udhëtari me peshë të tepërt
Para avionit që niset pas pak
I ngarkuar rëndshëm ende
Do t'afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq këtë barrë?
Ku ta hedh këtë peshë, si?
Me të s'mund të zbres atje poshtë
Por as lart dot s'e lë kurrsesi.

I menduar gjer në çast të fundit
Nga mosthënia, nga pengu tragjik,
Një shenjë ndoshta të pakuptueshme
Do t'ju bëj të gjithëve e do ik.

Kristal

Ka kohë që s'shihemi dhe ndiej
Si të harroj unë, dalngadal,
Si vdes tek unë kujtimi yt
Si vdesin flokët dhe gjithçka
Tani kërkoj unë posht' e lart
Një vend ku ty të të lëshoj.
Një strofë, notë a një brilant
Ku të të lë, të puth, të shkoj.

Në s'të pranoftë asnjë varr
Asnjë mermer a morg-kristal.
Mos duhet vallë prap të të mbart
Gjysëm të vdekur, gjysmë të gjallë?

Në s'gjetsha hon ku të të hedh
Të gjej një fushë a një lulnajë
Ku butësisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund të të shpërndaj.

Të të mashtroj ndoshta kështu
Dhe të të puth e t'ik pa kthim
Dhe nuk do të dimë as ne, askush
Harrim ish ky, a s'ish harrim.


Ky Dimër

Ç'i gjatë ish ky dimër, ç'i pafund.
E lodhur pudra mbi fytyrën tënde.
I mpirë është gëzimi, thua s'ngjallet dot.
Apo si ai q'u dergj nga një lëngatë e gjatë.
S'do mëkëmbet kurrë ashtu siç qe?

Ç'i gjatë ish ky dimër, ç'i ftohtë ish.
Në pusin e ndërgjegjjes mezi ndihen
Tinguj kambanash si rënkim të mbyturish.
Ato gjithashtu vdiqën, dot s'i ngjall,
Sa gjëra u vyshkën, më e keqe se vetë vdekja
Ish vyshkja e tyre e ngadaltë, o zot.

Ç'i gjatë ish ky dimër, ç'i pashpresë ish.
Kinezët që s'duken më në udhëkryqë rrugësh
Por vetë ata s'kanë vdekur: qelqe dritaresh
Të stilit q'ata sollën vezullojnë ngriraz
Duke dërguar ftohtësinë e tyre
Mbi mijëra fytyra si prej maske kalimtarësh

Sa kohë vallë do ti duhet
Genit të racës atë maskë të shpëlajë.
Apo në luftën e maskës me lëkurën
Maska do të fitojë më në fund?

Ç'i gjatë ish ky dimër, ç'i acartë ish,
Mbi varrin e tiranit monoton
Shiu po bie.
Ka gjumë a s'ka nën dhè?

Ç'i gjatë ish ky dimër, ç'i vrerosur ish.
E lodhur pudra mbi fytyrën tënde.
Nën pluhur tempujsh,
i lodhur shpirti im.


Laokoonti

Më shihni tek mbytem nga gjarpërinjtë
në muze të Luvrit, në Madrid , në Nju-jork
Para syve tuaj e aparate turistësh.
qindra vjet kam që vuaj
ngaqë sflas dot

Si të flas?
A mundet një nofull mermeri
të lëvizë një grimë, të korrigjojë diçka?
vini re sytë e mi, te zgavrat e thella
një enigmë, si amebë të tharë atje ka.

Një të fshehtë të madhe ndrydh brenda gjoksit
para syve tuaj, në Paris, në Madrid.
Ah, do të doja dyfish të m'i shtonit,
veç sekretin e madh të shkarkoja një ditë.

Tek më vini rrotull, unë them me vete
kaq të verbër të jeni sa të mos të ndjeni këtë,
që ky ngërç e ky ankth në qenien time
s'është nga gjarpërinjtë, por nga një tjetër gjë?

Mijëra herë në mijëra net e ditë
të vërtetën e frikshme përsëris pa pushim.
Me shpresën e marrë se nga kjo përsëritje
ndoshta mermeri pëson një ndryshim.

Po s'ndërron ai kurrë.
Art i skulpturës
gënjeshtrën mbi të ka ngrirë përgjithnjë.
I mbërthyer në dëshminë e saj të rremë,
të vërtetën kujtoj e qaj për të.

Si çdo gjë e tmerrshme është i thjeshtë sekreti,
që brenda boshllëku i gjoksit mban.
Afroni, pra, kokat të dëgjoni të vërtetën,
mua s'më mbytën gjarpërinjtë
por trojanët më vranë.

O, sikur të mundja gjithçka të tregoja.
Si do të ngrinit para meje si gur,
kur unë i dënuar mes rropamës suaj moskokëçarëse
monologun të thurr.

Ju e dini se përpara Trojës ahere,
kali i drunjtë, dhurata e grekëve u shfaq.
Ky kalë në dy grupe i ndau trojanët:
ta pranonin atë, ose ta flaknin sakaq.

Pajtim me armikun, ulërinin tradhtarët
mjaft më me luftë, zjarr edhe helm.
Erdhi koha që shpatat ti kthejmë në parmenda
armiqtë në miq erdh koha të kthejmë.

Në mbledhje të gjatë "pro" dhe "kundra" kalit,
unë "kundra", kryesova me tërbim.
Dhe juve ju kanë thënë ahere se hyjnitë
gjarpërinjtë më dërguan si ndëshkim.

Ç'përralla kalamajsh, ç'trillim për budallenjtë
unë gjarpërinjtë do t'i mbrapsja me një shkelm.
Po ç'ti bëj fushatës së tradhtarëve kundër meje
shantazheve,letrave anonime plot helm.

Ditë e natë e me javë polemika vazhdonte,
nga shtresat e mesme e gjer lart në qeveri.
Ishte vjeshtë.
Nën qiellin e hirnosur me erë
kali i drunjtë përjashta priste në shi.

Atë kalë unë i pari e kisha goditur,
ndaj, e dija, këtë s'do të ma falnin përjetë.
Më në fund "vijë e butë" fitoi mbi të "ashprën",
dhe ne "kokëfortët" na vunë në arrest.

Në burg, me gotën e ujit, në mesnatë
helmin na dhanë ata të pijmë
ata që ulërinin kundër dhunës e shpatës
Që dinin të kafshonin tamam si gjarpërinjtë.

Në mëngjes që pa gdhirë në breg të detit
ma hodhën kufomën drejt mbi zhavor.
Rapsodët anembanë përhapën
versionin fals të gjarpërinjve hyjnorë.

Ky ishte mbarimi i polemikës për kalin,
ju e dini me Trojën se ç'ndodhi pastaj.
Tre mijë vjet rrjesht,
nga muzeu në muzera,
unë hamalli i mermertë, gënjeshtrën mbaj.

Tre mijë vjet...Akoma zjarret e Trojës
si floknajë e kuqe më rrinë në sy.
Po më i tmerrshëm se zjarret, kumet e vomet
ishte fundi fare,
kur u bë qetësi.

Trojë e braktisur.
Gërmadhë.
Hi i ftohtë;
dhe poshtë ne të vdekurit shtrirë rresht.
Dhe papritur, në muzg sipër tokës së mardhur
u ndje diçka që atë çante përmes.

Ç'ish kjo gërvimë kështu, kjo jehonë?
Vumë veshin. Kuptuam. grekët e ligj
përmbi qendrën e qytetit me parmendë lëronin
për të thënë se Troja përjetë vdiq.

Ja më në fund dhe parmenda e tyre.
Ah, plugu i saj si na çante më dysh!
Nga tradhëtia e Trojës, nga gjithë dhembjet,
ky kafshimi i parmendës më i hidhur ish.

T'i kthejmë shpatat më në fund në parmenda.
Kështu thërritnin atëherë ata.
Midis fjalëve tuaja, si mallkim, si gjëmë
veshët më kapën edhe këtë hata.

Më kanë lodhur më shumë, besomëni, ca fjalë,
se kjo peshë e neveritshme gjarpërinjsh.
Ju, që gjer në hënë kini shkuar, si vallë
s'depërtoni dot deri në gjoksin tim?

Gumëzhima juaj si zhaurimë deti
më vjen nga çdo anë më përplaset në vesh,
nga copëra bisedash shumëgjuhëshe rreth meje
shqetësimet e mëdha të botës marr vesh.

Degjoj emra shtetesh të reja që kanë dalë,
emra kombesh e popujsh të rinj dëgjoj,
veç ai, i vjetri, i tmerrshmi kalë,
ashtu si ahere ka mbetur njëlloj.

Prej potkonjve të tij unë rrëqethem akoma
dhe kështu në mermer i mbrojtur siç jam,
kurse ju, të panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
vërtiteni mospërfillës nga salla në sallë.

Vërtiteni,
flisni për teatrin e për plazhet,
për gjithfarë motorësh e gjithfarë qeverish,
pa ju shkuar mendja që ai mund të shfaqet
në një ditë të rëndomtë, një mëngjes me shi.

Ashtu si ahere...
po mjaft,
u lodha.
Nga vërtitja juaj po më erren sytë,
nga rropama juaj veshët më gjëmojnë
në muze të Londrës në Luvër e Madrid,

në pafshi ndonjë ditë të behem copëra,
nga marazi, siç thonë, të plas, t'ia bëj "krak"
jo kujtimet e Trojës, as gjarpërinjtë monstra,
por indiferenca juaj
do të bëhet shkak.


Mall

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.

Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot për dreq:
"Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç".

Në ç'ënderr kemi rënë kaq keq,
Që dot s'po zgjohemi vallë?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall

Poezia "Mall" është, pas shumë gjasash, i vetmi rast në krijimtarinë e Kadaresë ku shiu nuk është përdorur si simbol i grisë, por është përftuar në ndërgjegjen kritike të kohës thjesht si shi, i padyshimtë, produkt i natyrës së madhe, fenomen i zakonshëm në botën tonë që quhet tokë, madje, në të kundërtën, jo si shenjë errësire, por si simbol bardhësie, gjë e habitshme kjo për faktin e thjeshtë që tashmë ai përbënte një figurë të paragjykuar.
Malli, kjo dhunti përjashtimore e njeriut qysh prej kohëve më të lashta, është i pranishëm në tërë veprën e Kadaresë. Kadare zbuloi mungesën dhe mungesa vetvetiu lind mallin. Ai përjetoi mungesën e atdheut, të qytetit të lindjes, të bisedës së plakave katënxhika në oda me dylbi në duar, të miqve dhe njerëzve të dashur. Ishte malli për gjërat e munguara që e ktheu shkrimtarin e madh nga rruga e kotësisë në atë të krijimit.
Fenomeni i mungesës e ka tërhequr Kadarenë që në fillimet e kriiimtarisë. Këtë ai e pohoi edhe shprehimisht me largimin nga atdheu.
Poezia "Mall" është, si duket, shprehja më e përkryer e këtij fenomeni. Ndoshta pse malli i saj vinte nga një mungesë jo e largët, përkundrazi, nga një mungesë që të bën të çuditesh. "jetojmë të dy në një qytet dhe rrallë shihemi, sa rrallë!'
E prandaj ai mall kryeneç lind këtë poezi të bukur, intime.



Malli i Shqipërisë

Më ka marrë malli për Shqipërinë tonë
Sonte, kur po kthehesha me autobuz,
Tymi i cigares "Partizani" që pinte dikush
Dridhej, kaltëronte bënte spirale,
Sikur të fshehta më thosh me gjuhën e shqiptarëve
Mua bashkëatdhetarit

Të shikoj dua mbrëmjes në rrugët e Tiranës,
Ku kam bërë dikur ndonjë marrëzi.
Dhe në rrugët ku s'kam bërë marrëzi.
Me njohin ato porta të vjetra të drunjta,
Inatin akoma do ta mbajnë,
Kokën do ta tundin,
Po unë s'do ta marr për keq,
Se malli më ka marrë.

Dhe t'eci rrugicave plot gjethe të thara
Gjethe të thara gjethe vjeshte,
Për të cilat krahasimet gjenden aq lehtë.

Më ka marrë malli për Shqipërinë tonë;
Për atë qiell të madh, të gjerë e të thellë,
Për vrapin e kaltër të dallgëve adriatike
Për retë që në muzg si kështjella digjen,
Për alpet mjekërbardha e mjekërgjelbra,
Për netët e najlonta që nga flladet fërgëllojnë,
Për mjegullat që si indianë të kuq
muzgjeve shtegtojnë.

Për lokomotivat e kuajt,
Që të djersitur avullojnë e hungërojnë,
Për qiparisat, kopetë, e varret
Malli më ka marë, malli më ka marë,
për shqiptarët.

Më ka marë malli e së shpejti vij atje
Duke fluturuar mbi mjegullat si mbi dëshira,
Sa i largët, aq edhe i dashur je, Atdhe.

Aerodromi do të dridhet nga uturima
Mjegulla do të rrijë pezull mbi humnera.
Ata që shpikën shpejtësinë reaktive
Larg Atdheut sigurisht do të kenë qenë
ndonjëherë.

Në Leksion

Shi në rrugë bie pa pushim
Ç'po mendon atje ti shpirti im?
Në atë kënd, e vetme, ç'të mundon?
S'mban shënime, vija vizaton.

Tetëmbëdhjetë vjeçe nuk është shpejt
që menduar xhamat t'i vëresh
duhemi por zemra seç të ndjell
Sytë e bukur trembur pse mi hedh?

Koha ikën klasën do kujtosh
do të gdhihet befas një mëngjes
sytë rreth do hedhësh të shikosh
se si derdhet shiu në mes resh
Por në bankën pranë s'do ta gjesh
djalin që e deshe dhe të desh


Në Parkun që e Mbuluan Fletët

Në parkun q'e mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q'e kan' mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s'e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti...



Një vajzë

Duke të puthur, pa të dashur
Në shpirt ai ty të plagoi
Buzëpërgjakur nga të kuqtë e tu,
si vrasës tinëz shkoi


Krenar që ty "të shtiu në dorë"
Gjith' shokëve emrin tënd ua tha.
Pranë gotës së birrës për ty folën
në park, të dielave ata.


Dhe ti e vetme mbete, bosh
mbenë sytë e ty në net bilbilash
Si sheshi i shkretë, ku posa ndodhi
Një katastrofë automobilash.


Tani kur shkon Rrugës së Dibrës
Ata me sy të ndjekin pas
Pataj me bërryl i bien shokut
"E sheh filanen? E ka pas..."


Dhe ti ul kokën shpejton hapin
T'arrish tek shoqja sa më shpejt
Të përsërisësh fjalët standart:
"Ah, njëlloj janë të tërë djemtë"


Të dyja t'ulura pranë radios
Do ndizni heshtur një cigare
tek supi i saj, nën fjalë lajmesh
një çast dremitja do të t'marrë


Dhe do të të çojë tek një rrugë tjetër
M'e gjerë, m'e bukur dhe më e re
Atje në sfond fabrikash, njerëzit
Nga kembët s'do të të venë re.


Atje ku t'ecësh midis turmash
Në një grup djemsh, ndoshta midis
Dikush me brryl do t'i bjerë shokut:
"E sheh filanen? Ishim miq..."


Tetor

Ti ike udhës së pafundme
Ku zverdhin drurët gjetherënës
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i hënës.

Lejleket ikën, fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajnë toka, pylli, reja,
Me negativin e një filmi.

Tani në fusha shkoj menduar
Ku nis të fryjë erë e ftohtë,
Ku ca mullarë të gjysmuar
Duken që larg si Don Kishotë.

Ç'të bëj, po them me vehten time,
Në këtë orë të vonë të muzgut,
Ku qerrja baltave bën shkrime.
Të lashta sa të Gjon Buzukut?

Do të shkoj të ulem përmbi pellgjet,
Të pi në gjunjë duke rënë,
Në grykë e di, do të më mbetet
I ftohti medalion i hënës.


Fund vjeshte

Autobuzët urbanë nga periferitë
drejt qendrës mbi xhama bien brymën
vjeshta si luaneshë krifëverdhë
ruan ditët e fundit nga dimri.

Te vitrinat, tek xhamat e kafeve
kalimtarë të shumtë ka
në reflekset e flokëve të tua
një nuancë e kuqërremtë rà.

Pranë ditëve të tua të bardha,
kalova sot rastësisht
ti u trembe?...unë ujk nuk jam,
as dele nuk jam natyrisht.

Po ti eja andej të shkojmë
pa i përfillur fjalët e botës
ku nga avulli xhamat e kafeneve
ngjajne si pamje që s'janë në fokus

Në autobuzët urbanë eja
të kalojmë periferive me brymë,
të shohim se si vjeshta krifëverdhë
ruan ditët e fundit nga dimri.



Qiell dimri

Qiell dimri,
Dyndje kujtimesh.
Unë ndeza një cigare, u afrova te dritarja.
Më ngjan, se nuk bien flokë dëbore nga qielli.
Por mijëra letra, që kurrë nuk i mora.
Letra të largëta,
Shkruar nga duar të largëta,
Edhe se retë më të largëta.


Të huaj jemi

Të huaj jemi ne prej kohësh
Ç'ish për t'u thënë është thënë.
Si gurët që zënë vend në tokë
Një jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njëri tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarë
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natën kur i lodhur truri
Portat i Mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh mbrenda
Një shteg që vetëm ti e di.

Futesh dhe si n'rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Po kur mëngjesi zë ofrohet
Nis shqetësohesh befas ti.
Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu që veç ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne të dy si dhe më parë
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetarë


Ti dhe Hëna

Kësaj nate me hënë të vjeshtës
Dola fushës të bredh kuturu
Retë shtuhen me vrap pa reshtur
Hëna duket aty-këtu

Porsi retë mendimet e mia
Po më shtyhen ndër mend më shpesh
dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti
si kjo hënë që duket mes resh.

Hëna shpejt do të zhduket dhe netët
do të mbeten pa të kurse ti
në ëndërrimet e mia përjetë
perëndim s'do të kesh kurrsesi.



Ti ishe për mua

Ti ishe për mua e pamposhtur si Troja
Troja që unë dot s'e pushtoja.
Ti ishe për mua e pakuptueshme,
Më e pakuptueshme se mbishkrimet etruske

Vetëm në ëndrra, ah, në ëndrra
T'i përqafoja flokët e dendura.
Gaz më shumë ndjeja tek të pushtoja
Se gjithë grekët kur ra Troja.

Vetëm në ëndrra m'ishe e kuptueshme,
Ti, e shtrenjta ime etruske.


Ti qave

Ti qave dhe më the me zë të ulët
Se unë të trajtoja si prostitutë.
Athere lotëve të tu s'ua vura veshin
Të desha, pa e ditur se të desha.

Veç një mëngjes të beftë kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazët m'u duk,
Athere kuptova ç'kisha humbur,
Ç'kisha fituar kuptova gjithashtu.

Më rrezëllinte si smerald mërzija,
Dhe lumturia ngrysej si një muzg me re...
Nuk dija kë të zgjidhja nga të dyja
Sepse secila m'e bukur se tjetra qè.

Se ish i tillë ky koleksion bizhush
Që dritë e terr lëshonte njëkohësisht,
Që njëqindfish etjen për jetën shtonte,
Por dhe që vdekjen ndillte njëqindfish.

Ti ishe për Mua

Unë pashë lulet e para
që çelen kudo përmbi dhe
Pashë zogjtë e parë shtegtarë
q'u kthyen sërishmi tek ne

Në brigje, në kopshte, në ara
gjithçka është e parë, gjithçka
Ndërmend dashuria e parë
ato kur i pashë më rà.

Do vyshken të gjitha të parat
dhe prap do kthehen ato
përveç dashurisë së parë
as vyshket, as kthehet ajo...




Varri

Jashtë ngrenë, piramidën e turpit
Me ulërima, brohoritje, thirravaj.
Dritaret unë i mbylla trishtueshëm,
Të mos hyjë zhurmë e tokës, pluhuri i saj.

Shkretëtirë grimcash, parrullash.
Saharë plenumesh. Të kërcet
Në dhëmbë kuarci i frazave,
Të vdekura qysh nga viti '40.

Jashtë ngrenë piramidën e turpit
Të murtajës, të hoxhës së zi.
Ndërsa unë pranë oxhakut të studios
i vetëm mbi varrin e tij.

I thellë ky varr duhet të jetë
Që piramidën ta gëlltisë krejt,
Që prej gropës së tij të mos dalë
As hoxha, as fantazma e vet.

Mih e gërmo ditë e natë
Thellohu kon dantesk.
Me emrin varrmihës do ta nderroja
Prej kohësh emrin poet.

Urime nënë 8 marsi


Sot festohet 8 Marsi Dita e gruas

Me rastin e 8 Marsit - Ditës Ndërkombëtare të Gruas, gjatë ditë së sotme në gjithë Kosovën, janë paralajmëruar aktivitete të ndryshme. Kjo ditë në shtete të ndryshme festohet si festë kombëtare.
Ajo shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, gjuhe dhe prejardhjeje, por dhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe dhe drejtësi në gati 9-të dekada.

Krushë: Lufta e gruas për mbijetesë


Krushë: Lufta e gruas për mbijetesë
Të dala nga një ndër fatkeqësitë më të mëdha të luftës, me familjarët
meshkuj të vrarë e të zhdukur, grave të Krushës së Madhe e të Vogël iu
desh kohë e gjatë që të rimerrnin veten.
Masakra e 26 marsit të vitit 1999, kur forcat paramilitare serbe vranë më shumë se 200 persona, kryesisht burra e të rinj nga mosha 12 deri në 90 vjeçare, bëri që Krusha e Madhe dhe e Vogël të njihen si fshatrat pa burra.
Zonjat, që papritmas u bënë kryefamiljare dhe morën barrën e mbajtjes së familjes, kujtojnë se si një numër i meshkujve të vrarë ishte mbyllur në një shtëpi në Krushë të Vogël. Aty paramilitarët i kishin ekzekutuar nga dritarja, e më pas ishin djegur nga zjarri.
Ato tregojnë se para se të ndodhte një veprim i tillë, forcat serbe i kishin urdhëruar ato që së bashku me fëmijët e vegjël të iknin për në Shqipëri.
Katërmbëdhjetë vjet pas, pasojat e luftës vërehen në Krushën e Madhe, megjithëse përgjatë këtyre viteve u ngritën shtëpi të reja, të cilat në 99-n ishin rrafsh me tokë.
Ajo çka ka ndodhur në Krushën e Madhe me rrethinë gjatë luftës ishte një fatkeqësi e madhe, thotë Fahrie Hoti, e cila as sot nuk di asgjë për fatin e bashkëshortit të saj, Bashkimit.
Ajo ka treguar për Radion Evropa e Lirë për rifillimin e jetës pas luftës.
“Fillimisht themeluam një shoqatë 'Gratë e veja', për hulumtimin e personave të pagjetur. Ka qenë një rrugë shumë e gjatë dhe e vështirë, e pamë që ishte një rrugë e gjatë, vrapuam shumë dhe nuk kishte asgjë. Askujt nuk iu bë vonë pse nuk është kthyer Bashkimi. Vendosem që t’i kthehemi jetës, të punojmë”, tregon Hoti.
Gratë e veja të Krushës më pas filluan të mbillnin tokën dhe të ringjallnin jetën.
Hoti thotë se pas organizatës “Gratë e veja”, që u themelua në vitin 2005, filluan të merreshin edhe me konservimin e ushqimeve dimërore.
Pas suksesit dhe kërkesave nga qytetarët, kjo organizatë ka rritur kapacitetet e saj prodhuese dhe njëkohësisht ka rritur numrin e të punësuarave, kurse në vitin 2010 organizata u shndërrua në kooperativën bujqësore “Krusha”.
“Sot jemi në një biznes shumë të mirë. 25 punëtore jemi që punojmë rregullisht. Këto janë kryefamiljare, ndërsa atje ku punohet, ajo anëtare punon komplet me familjen, atëherë trefishohet numri i punëtoreve”.
“Unë mund të prezantoj numrin si 25, por mund ta prezantoj edhe 100, se vazhdimisht janë të angazhuara familjet, konservojnë dhe i sjellin konservimet në kooperativë, nga ku produktet nisen për në treg”, sqaron Hoti.
Kooperativa “Krusha” tashmë është e njohur në Kosovë. Produktet e saj bëhen mbi bazën e recetave tradicionale. Me produktet e veta kjo kooperative furnizon rreth 28 markete të mëdha në qytetet e Kosovës.
Prodhimet e tyre më të kërkuara janë ajvari dhe specat me kos.
“Është një punë me të vërtetë e befasishme edhe për mua, që në një moshë të shtyrë edhe vështirësitë që kemi përjetuar, tmerrin, të mbajmë tregun paralel me djemtë e ri. Kjo është për t'u çuditur”, shprehet zonja Hoti, për të shtuar se kooperativa “Krusha”, me prodhimet dhe produktet e saj, arrin të mbulojë 70 për qind të kërkesave në treg.
Suksesi i punës dhe kërkesat e shumta të qytetarëve për prodhimet e tyre ushqimore kanë forcuar në masë të madhe gratë, thotë Hoti, për të shuar se me të ardhurat e fituara kryefamiljaret mbajnë familjen dhe shkollojnë fëmijët.
Megjithatë, vuajtjet dhe lufta, thotë ajo, nuk harrohen asnjëherë.
“Normal që nisin dhe përfundojnë punën, sigurisht me obligimet për punë dhe kujdesin a është ajvari i mirë, a ka krip më pak apo më shumë, por mendoj që ato çdo gjysmë ore e kanë edhe bisedën për luftë, do të thotë si ndodhi, ku janë, si u bë, pse na lanë. Por, kanë edhe kohë kur ato argëtohen”, thekson Hoti.
Njëra nga punëtoret e kooperativës, Sadbere Hoti, shprehet e kënaqur me punën që bën, pasi që sipas saj, prodhimet e tyre janë shumë të kërkuara.
“Në radhë të parë jemi të kënaqura që puna po na lavdërohet shumë, dhe punën po e bëjmë mirë, por edhe prodhimet me kualitet”, thekson ajo.
Fshati Krushë e Madhe, banohet kryesisht nga fëmijë që kanë humbur babanë, dhe me gra të veja të cilat duhet të mbajnë familjet e tyre dhe të rrisin fëmijët pa bashkëshort, duke kultivuar perime; speca, domate e të tjera, nga të cilat shpeshherë edhe nuk mund t’ia dalin, pa ndihmat mujore sociale, sado të vogla që janë.
Sido që të jetë, gratë nga Krusha e Madhe thonë se pavarësisht nga përjetimet shumë të rënda që kanë që nga paslufta, ato janë të përkushtuara për të mbajtur familjen dhe për t'u kujdesur për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...