Nazif Hoti, i lindur në vitin 1919 në Krushë të Madhe, në vitin 1941, martohet meFatime Rrustem Danën nga Xërxa. Edhe pse në kushte të vështira ekonomike e varfëri, ishim një çift i lumtur bashkëshortot, rrëfen loke Fatimja, nëna e Ukshin Hotit. Pas dy vjetëve martesë, na lidni djali i parë, Ukshini që ishte një gëzim i madh për ne. Më pas na lindën edhe pesë fëmijë të tjerë: Hidajeti, Ragipi, Myrvetja, Resmija e Afrimi. Pas lindjes së Ukshinit, Nazifi doli partizan, për të luftuar fashizmin e nacizmin gjerman dhe duke besuar se populli i Kosovës do t'i realizojë aspiratat shekullore, për t'u çliruar njëherë e përgjithmonë nga thundra serbe, siç u mor vendim në Konferencën e Bujanit. Nazifi një kohë punoi si mësues në Krushë të Madhe. Më pas punoi si depoist. Pasi ishte i pasionuar në leximin e librave e të shtypit periodik e të përditshëm, punoi në Rilindje si shitës i gazetave me një rrogë shumë të vogël. Tash do t'iu flas për djalin e madh Ukshinin. Ukshini, si fëmijë, ishte shumë i zgjuar e inteligjent kur e filloi shkollën në klasën e parë. Ishte nxënësi më i mirë, bile edhe mësuesi habitej me zgjuarsinë e tij. Katër klasa të fillores i kreu këtu, në Krushë të Madhe. Atëbotë në Krushë nuk kishte shkollë të plotë tetëvjeçare, nuk dinim çfarë të bënim, Nazifi e regjistroi në klasë të pestë në fshatin Rugovë të Hasit, ku e krej klasën e tetë me sukses të shkëlqyeshëm. Edhe në Rugovë ishte njëri ndër nxënësit më të mirë si në sjellje edhe në mësim, edhe pse udhëtonte çdo ditë disa kilometra nga Krusha në Rugovë.
Derisa Ukshini e kreu klasën e tetë, na lindën fëmijët e tjerë. Kushtet ekonomike në familje i kishim shumë të vështira, nuk kishim krah pune, Nazifi ishte shëndetlig, unë isha shtylla e vetme e familjes.
Por punës së përditshme shtëpiake, punoja rregullisht në ara për t'i mbajtur fëmijët. Ukshini kishte dëshirë të vazhdonte shkollën e mesme. Dëshirë imja e sidomos e Nazifit ishte që djalin mos ta lëmë pa shkollë. Nazifi më tha: Fatime, Ukën do ta regjistrojmë në Prizren, në shkollën normale, për mësues, se Uka po mëson mirë, shpejt e kryen shkollën e punësohet si mësues në Krushë dhe do ta kemi më lehtë t'i shkollojmë edhe fëmijët tjerë. Uka u regjistrua në shkollën normale ku i kreu tri vitet e para, kurse vitin e katërt dhe të pestë e kreu në Prishtinë, si gjithherë me sukses të shkëlqyeshëm. Derisa ishte në Prishtinë, si nxënës i normales, Ukshini, punonte në Radio Prishtinë si spiker për ta mbajtur veten, që për ne ishet një lehtësim shumë i madh. Kur e kreu Uka normalen disa muaj si mësues në krushë të Madhe, por dëshira e tij ishte të vazhdonte, studimet. Pas një viti-vazhdon nënë Fatimja, Ukshini shkoi në Zagreb dhe u regjistrua në fakultet, edhe pse kushtet nuk i kishim, por Ukshini kohë pas kohe punonte në kooperativat studentore, por ato të holla që merrte nuk i mjaftonin, andaj djali i dytë Ragipi shkoi në Zagreb, ku punoi si punëtor fizik për at ndihmuar Ukën dhe familjen në Krushë të Madhe. Edhe fakultetin Uka e kryen në afat dhe me sukses të shkëlqyeshëm. Pas studimeve i vjen thirrja për shërbim ushtarak për Beograd. Në të njëjtën kohë regjistron studimet e shkallës së tretë dhe paralelisht e kryen shërbimin ushtarak dhe shkallën e tretë të studimeve-magjistraturën në lëmin e shkencave politike. Prej fëmijëve Ragipin dhe Hidajetin nuk patëm mundësi t'i shkollonim. Ragipi punonte si punëtor fizik për ta ndihmuar Ukën derisa ishte në studime. Dy vajzat Myrveten, Resmijen dhe djalin Afrimin i dërguam në shkollë. Myrvetja kreu shkollën normale dhe punon si mësuese në Prishtinë, kurse Resmija e kreu edhe fakultetin dhe punon në një shkollë në Gjakovë. Ukshini një kohë punon në Beograd në administratën e lartë shtetërore të ish-Jugosllavisë, kurse më pas kthehet në Prishtinë dhe emërohet sekretar i Sekretariatit Krahinor për marrëdhënie me botën e jashtme. Siç dihet bie në kundërshtim me disa kuadro të larta të atëhershme të Kosovës. Më pas shkon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në specializim në drejtimin e marrëdhënieve ndëkombëtare. Prej Amerikës kthehet si ligjërues në Fakultetin Juridik dhe në Fakultetin Filozofik, ku ligjëron lëndët Sociologjinë politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Si profeso fakulteti, punon deri në vitin 1982 kur burgoset. Ukshini u burgos vetëm pse i mbronte dhe përkrahte hapur demonstratat e studentëve të vitit 1981 dhe të drejtën e Kosovës për të qenë Republikë e barabartë me republikat tjera të ish Jugosllavisë. Shpeshëherë e kam vizituar Ukën në burg. Më shihte se unë mërzitesha shumë dhe ai mërzitej sidomos për ne pleqtë, por më jepte gajret dhe më thoshte "mbahu nënë se do të bëhet mirë".
Pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, forca të mëdha policore sulmuan popullsinë e pafajshme civile të Krushës së Madhe. Familja e Ukshin Hotit ndahet në dy pjesë, gruaja e Ragipit me vajzën Arlindën e vajzën e motrës dhe një pjesë e banorëve të Krushës mbahen peng pnga policia serbe e më vonë i drejtojnë për në Prizren e Shqipëri. Ragipi, motra Hidajetja dhe Nazifi sterhohen në kodrinën te Vreshtat e Krushës. Ragipi të nesërmen zbret në fshat për të kërkuar gruan dhe vajzat, nuk kthehet më, vritet nga policia serbe. Kufoma e tij gjendet pas 53 ditëve në mes të Krushës e Celinës. Në vazhdim të rrëfimit të saj loke Fatimja, kryesisht tregon vuajtjen dhe peripecitë për atë se çka kanë përjetuar prindërit e Ukshinit gjatë fazës së bombardimeve të NATO-s. Kur filluan bombardimet e NATO-s në shtëpi ishim unë, plaku Nazifi, të dytë të sëmurë, Ragipi me shoqen e tij, vazjën Arlindën, vajza e madhe Hidajetja me vajzën e saj. Atë ditë kur na sulmuan më 25 mars 1999 gjithë popullatra fillon të evakuohet nga fshati, në drejtime të ndryshme secili si mundej, familja jonë gjatë largimit nga shtëpia ndahet në dy pjesë, se si, nuk e di as vetë, nuk më kujtohet. Unë, plaku Nazifi, Hidajetja dhe Ragipi tek vreshtat në kodrinat e Krushës. Shoqja e Ragipit me vajzën Arlindën, me vajzen e Hidajetit, shkojnë në drejtim tjetër. Një pjesë të popullatës e Krushës mbahet peng e më vonë i drejtojnë për në prizren dhe dalin në Shqipëri. Të nesërmen Ragipi zbriti nga kodra, në fshat për të gjetur shoqen dhe vajzat, por nuk u kthye më kurrë. Asgjë nuk dinim për të dhe ishim shumë të merakosur. Kisha një parandjenjë se i kishte ndodhur diçka dhe me të vërtetë ashtu doli. Pas luftës pasi u kthyem nga Shqipëria muarëm vesh se Ragipi ishte vrarë dikumes Krushës e Celinës nga paramilitarët serbë. Unë, Nazifi dhe Hidajeti në kodrat e Krushës, qëndruam tri ditë; pas tri ditëve një fshatar i Krushës me traktor na përcolli deri në fshatin nagavc, ku kishte qenë i strehuar një numër shumë i madh i njerëzve. Nagavcin vazhdimisht e granatonin forcat serbe, dhe nga granatimet plaku, Nazifi u plagos në krah. Nga plaga e marrë dhe nga sëmundja kronike që vuante shumë gjatë, gjendja shëndetësore ju keqësuar për së tepërmi. Kur u sulmua Nagavci, popullata që ishte aty, u largua. Mbetëm vetëm ne pleqtë. Në bodrumin e shtëpisë së vet, na strehoi njëfarë Haliti, i cile me shoqen e tij kujdesej shumë për ne e posaçërisht për Nazifin, i cili ishte i sëmurë dhe i plagosur. Pas tri ditësh qëndrimi në Nagavc erdhën policët serb, të cilët na thanë deri në orën shtatë të largoheshim nga Nagavci. Me tre prill 1999 Haliti na përcolli deri në shtëpinë tonë në Krushë. Ato ditë nuk kishte njeri në Krushë të Madhe. Pas tri ditëve, erdhi policia serbe, deshi të na dëbojë nga shtëpia nazifi foli diçka serbisht me ta dhe kur na panë të dy pleqve të sëmurë dhe Nazifin të lënduar na urdhëruan të mos ndizet zjarr edhe pse ato ditë ishte ftohtë i madh. Nazifi nuk pranonte të shkojmë askund dhe ta se do të vdes në shtëpi. Në mungesë të kujdesit mjekësor gjendja shëndetësore e Nazifit keqësohej vazhdimist se kishet mbetur pa barna dhe plagën në krah nuk kishim me çka t'ia mjekonim. Më 18.04.1999 Nazifi vdes. Unë dhe Hidajeti qëndruam tri ditë pranë kufomës së tij me shpresë se do të vijë ndonjë njeri për të na ndihmuar ta varrosim, por s'ishte askush. Pas tri ditëve Hidajeti hap një gropë në oborr, e mbështolli kufomën me najlon dhe në batanije, e ngrehu zvarrë kufomën, e zbriti ngadalë shkallëve të ballkonit dhe e varrosi. Në Krushë nuk kishte njeri të gjallë dhe pasi e varrosëm Nazifin me Hidajetin, morëm pak bukë dhe një shishe ujë dhe dolëm nga shtëpia me qëllim të shkojmë në Bellacerkë në shtëpinë e Hidajetes. Gjatë rrugës kemi hasur në kufoma të vrara. Para se me hy në Bellacerkë, serbët kanë gjuajtur me breshëri armësh, kur janë afruar dhe na panë se jemi dy gra na thanë të kthehemi prapa. Jemi kthyer prapa deri në fshatin Celinë. Isha e lodhur sa mezi ecja. U ndalëm në një strehë të një shtëpie, nuk më kujtohet sa qëndruam aty, derisa vijnë aty nja tri gra e dy burra, të cilët na ndihmuan të shkojmë në fshatin Xërxë. Në Xërxë strehim gjetëm në shtëpinë e Xhemë Himës, i cili është kujdesur shumë për ne. Aty qëndruam disa ditë. Më 30 prill 1999 një fshatar i Xërxës me golldan na ka përcjellë për në Shqipëri. Në Tiranë u takuam me gruan e vajzën e Ragipit. Pas çlirimit, të gjithë së bashku erdhëm në shtëpi. Ragipi ishte vrarë plaku më vdiq. Për Ukshinin nuk dinim ende asgjë po mbahemi se është diku i gjallë. Gjithçka përjetova në këtë jetë. Atë ditë, kur na sulmuan serbët, u ndamë në dysh: babi, gjyshi, gjyshja e halla kishin shkuar kah vreshta në kodër, kurse unë, mama e vajza e hallës mbetëm në fshat me shumë fshatarë, serbët na rrethuan pastaj na lejuan të shkojmë për në Prizren dhe dolëm në Shqipëri, Tiranë. Për babin, gjyshin, gjyshen e hallën nuk dinim gjë. Vëllai im ishte ushtar në radhët e UÇK-së edhe për të nuk dinim asgjë. Më 30 prill 99 gjyshja dhe halla erdhën në Tiranë dhe na treguan se gjyshi kishte vdkur, kurse babi ka zbritur në fshat për të na kërkuar neve, dhe më nuk e kishin parë. Babai ishte vrarë më 26 apo 27 mars 99. Pasi u kthym nga Shqipëria, e gjetëm kufomën e babait dhe e varrosëm. Rivarrimin e babit e gjyshit e bëmë më 15 gusht 99, për axhën Ukshin nuk kemi ende kurrfarë lajmi dhe jemi të shqetësuar për të. Ne si famolje në fshat kemi jetuar në kushte të rënda ekonomike, por duke ju falënderuar babait tim, i cili ka qenë neri me virtyte të larta patriotike, liridashëse e arsimdashëse e largpamës, edhe neve dy motrave na dërgojnë në shkollë. Unë edhe motra ime Resmija jemi ndër vajzat e para të Krushës së Madhe që vazhduam shkollimin e mesëm, unë e kreva shkollën normale dhe të lartën, kurse Resmija mbaroi edhe fakultetin. Pas shpërthimit të demonstratave të pranverës së vitit 1981 Ukshini, si profesor i Universitetit, haptas doli në anën e studentëve, të cilëve ju dha përkrhje të parezervë. Vëllai im Afrimi është një nga organizatorët e demonstratave të vitit 1981. Me disa shokë nga Suhareka organizoi demonstratat. Më 25 mars u arrestuar nga policia në Suharekë dhe u dënua me shtatë vjet burgim. Baca Ukë për shkak të pikëpamjeve, bindjeve e qëndrimeve të tij politike në vitin 1981 u burgos dhe u dënua me nëntë vjet burgim, kurse ka mbajtur vetëm 3.5 vjet burg. Pas burgosjes së vllait Afrimit e posaçërisht bacës Ukë, ne si familje Hoti kemi qenë të diskriminuar në të gjitha mënyrat. Mua më larguan nga procesi mësimos si e papërshtatshme. Po ashtu edhe motrës sime Resmijes iu mor e drejta për të punuar në procesin mësimor me nxënës edhe pse e kishet kryer fakultetin. Resmija ka punuar si punëtore e thjeshtë në fabrikën e tekstilit "Emin Duraku" në Gjakovë vetëm për të mbijetuar. Q!e nga viti 1982 e deri në vitin 1986 baca Ukë qëndroi në burgjet e Jugosllavisë në Prishtinë, Mitrovicë e Sremit, Gjilan, Beograd dhe Lubjanë. Derisa baca Ukë ishte në burg kujdesin dhe përgjegjësinë e ka pasur vëllau i dytë Ragipi kurse në vizitë shkonim të gjithë anëtarët e familjes së ngushtë. Me 1986, pasi doli nga burgu baca Ukë, u vendos në fshat në Krushë të Madhe kryesisht ju kushtua punës shkencore dhe përgatiste disertacionin e doktoratës që për shkaqe të njohura nuk mundi ta mbrojë kurrë. Një kohë kaloi në Lubjanë të Sllovenisë dhe shruan Alternativën e cila botohej në gjuhën shqipe në kuadër të shoqërisë shqiptare "Migjeni" në Slloveni. Më pas Ukshini në Lubjanë e boton gazetën "Demokracia autentike" me Rexhep Hotin e Bislim Elshanin. Pasi iu pamundësua puna në Lubjanë, përsëri u kthye në Krushe të Madhe dhe përsëri rreket punës shkencore. Më 1993, Ukshini viziton Adem Demaçin në pallatin e shtypit, i cili me disa të tjerë, pati hyrë në grevë urie për mbrojtjen e Rilindjes e të gazetave tjera, për ta mbrojtur fjalën e lirë shqipe. Pasi kthehet, në rrugë për Skënderaj, ndalohet nga policia në postëbllokun e Komeranit, keqtrajtohet e torturohet nga 14 policë serbë, të cilët i shkaktojnë plagë të rënda trupore, ia thejnë dy brinj duke e rrahur me shqelma e me kondak të pushkës. Gjykata e qarkut në Prizren, ngrit aktakuzën për vepër penale, kundër bacës Ukë, i cili arrestohet më 17 maj 1994, kurse në nëntor të po këtij viti, dënohet me 5 vjet burg. Gjatë këtyre 5 vjetëve Baca Ukë dergjet në burgjet serbe në Prizren, Dubravë, Nish e Mitrovicës e Sremit. Përgjegjësinë për kujdesin për tri vitet e fundit për bacën Ukë i kam marrë unë, të cilin e kam vizituar për çdo muaj me bashkëshortin tim, hakiun i cili gjithnjë ka qenë i preokupuar për fatin e Ukshinit. Në burg bacën Ukë e vizitonin baba, nëna, Ragipi, Resmija, fëmijët dhe të tjerët. Përpos kontakteve nga burgu, Ukshini me mua ka komunikuar edhe përmes letrave. Letrat e tij i ruaj si sytë e ballit, dhe gjatë luftës, kam kam shkuar, i kam pasur me vete. Janë tri cikle të letrave- Vëllau motrës. Cikli i parë 7 letra, cikli i dytë-3 letra të botuara në Gazetën shqiptare dhe cikli i tretë-3 letra të veçanta që nuk janë të botuara. Baca Ukë në burg shumë preokupohej për nënën, babën, fëmijët e të tjerët dhe për situatën gjithnjë e më të rëndë në Kosovë. Një porosi Bacës Ukë nuk munda t'ia realizoj. Më pati porositur:" Myrvete, keni kujdes për bibliotekën". Librat ishin një thesar i pakompensueshëm. Këtë dëshirë Bacës Ukë nuk munda t'ia plotësoj. Barbarët serbë bibliotekën e kanë përmbysur e shkarravitur kurse herën e fundit dogjën shtëpinë dhe bibliotekën si dhe disertacionin e doktoraturës në dorëshkrim. Rrahman Rexhaj