2013-05-14

JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!"



Shkruan: Xhafer SHATRI

17 janari i vitit 1982, dita kur u vranë Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka është një datë e trishtë në historinë e shqiptarëve. Edhe pse kanë kaluar 20 vjet (tani 26 vjet - Sh.B), ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me ta. Fjala është për pjesëtarët e brezit që i vuri kazmën Jugosllavisë së fuqishme, vetëm me një synim: të çlirohet Kosova dhe territoret e tjera shqiptare në këtë ish-shtet.



Foto: Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka

Nëse ju rastis të vizitoni ndonjërin prej këtij brezi do të shihni se nëpër banesa akoma i mbajnë portretet e martirëve që i vrau UDB-ja në Untergruppenbach. Ato portrete prej kohësh kanë statusin e ikonave. Për më tepër janë pjesë e rritjes, formimit dhe burrërimit të fëmijëve të tyre. Ky brez ende pyet dhe pyet: pse edhe pas kaq vjetesh, ky krim i shtetit serb, i kryer në mes të Evropës, ka mbetur i pandriçuar, ndërkohë që në inatet ndërshqiptare përplot emra janë lakuar si vrasës të mundshëm apo të sigurt?


1. Një Lëvizje e re përballë një shteti të vjetër

Në Kosovë, menjëherë pas demonstratave të vitit 1981, pati filluar në përmasa të pabesueshme, radiologjia e diferencimit politik që nënkuptonte terrorizimin psiqik, largimin nga shkolla e nga puna, arrestimin, torturën dhe burgimin e gjatë. Shërbimet jugosllave përmes arrestimeve i kishin dhënë një grusht të rëndë Lëvizjes për pavarësi, mijëra njerëz ndodheshin nëpër burgje civile ose ushtarake; mbikëqyrej çdo gjo gjë e çdo kush. Elita politike duke qenë e papërgatitur për këto rrethana dhe e përçarë nuk mundi t'a përballojë presionin serb që mëtonte nënshtrimin definitiv të shqiptarëve. Në anën tjetër intelegjencia duke qenë krejt e papërgatitur dhe e pambrojtur u struk para rrezikut evident, kështu që politikën e shqiptarëve filluan ta bëjnë të rinjtë, që ende ishin me njërën këmbë në fëmijëri. Dhe kjo nuk ishte një politikë e madhe: aty këtu ndonjë trakt, ndonjë parullë, ndonjë revoltë e shkruar në letër, në mur ose në asfalt, po që përçonte një measazh të fuqishëm: kurrë nuk do të mund të na nënshtroni!
Isuf Gërvalla

Në këto rrethana mërgata shqiptare përbënte një eshalon të veçantë të Lëvizjes për pavarësi. Përparësia e saj ishte se ajo ishte larg veprimit të drejtpërdrejtë të aparatit shtetëror, ishte prezente në vend, sepse një pjesë e madhe e mërgimtarëve qarkullonin rregullisht brenda e jashtë, kishte kontakte familjare e personale… Roli i saj ishte ndier në mënyrë të drejtpërdrejtë në prag, gjatë dhe pas demonstratave të vitit '81 përmes shtypit që përgatitej jashtë dhe shpërndahej brenda, përmes krijimit të rrjetit të organizimit etj.
I vetëdijshëm për rëndësinë e mërgatës shqiptare sektori i kryesisë së Jugosllavisë që koordinonte aktivitetin e gjithë sistemit të shërbimeve informative civile e ushtarake, e që atëherë udhëhiqej nga slloveni Stane Dollanc, u përcaktua për një grusht shkallmues që do t'i jipej mërgatës, në mënyrë që ajo të shfaktorizohej njëherë e mirë.


                                          Kadri Zeka 

Në këtë vijë u organizua dhe u ekzekutua vrasja e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës. Atentati u krye në kohën kur krejt aparati shtetëror i Jugosllavisë ishte përqëndruar në Kosovë dhe në territoret e tjera shqiptare; atëherë kur Kosovës po i dërrmoheshin njëra pas tjetrës të gjitha të drejtat dhe institucionet vetanake që ishin fituar me shumë përpjekje e flijime.
Atentati pati pasoja të rënda sepse u krye kur shumë prijës të Lëvizjes për pavarësi, që vepronin ilegalisht ose gjysmilegalisht ishin arrestuar dhe kundër tyre ishin kryer ose përgatiteshin proceset politike. Veç të tjerash, kjo vrasje shkaktoi tronditje të mëdha edhe për faktin se u krye në një periudhë destabilizimi e krize të thellë politike në gjithë hapësirat shqiptare. Ngjarjet e Kosovës në Shqipëri patën efekt të drejtpërdrejtë , sepse çuan deri te konflikte të përgjakshme në vetë udhëheqjen e shtetit për politikën që ishte ndjekur apo që do të ndiqej aty e tutje. Këto trandje madje ndikuan në fundin tragjik të kryeministrit të atëhershëm Mehmet Shehu.



             Bardhosh Gërvalla 

Duhet pasur gjithashtu parasysh se atentati në Gjermani ishte edhe përballje e organeve të shtetit jugosllav me organet e shtetit shqiptar, sepse në rrethanat që ishin krijuar në Kosovë për politikën e Shqipërisë viktimat e atentatit ishin gurë me peshë në luftën politike e diplomatike që do të bëhej aty e tutje.

2. Mozaiku politik i mërgatës shqiptare në fillimvitet tetëdhjetë

Në atë kohë në mërgim vepronin shumë organizata. Që në krye duhet nënvizuar se mërgata e vjetër ishte rraskapitur madje edhe dërrmuar në përballjet e shërbimeve jugosllave me ato shqiptare që ishin bërë brenda saj. Por objekt i kësaj trajtese do të jenë ato grupime që mund të kishin një ndikim në rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë. Atëherë në Evropën Perëndimore, konkretisht në Gjermani e Zvicër vepronin:
Besëlidhja Kombëtare Shqiptare, e drejtuar nga Emin Fazlia. Më 10 tetor 1981 UDB kishte vrarë në Bruksel, bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Vehbi Ibrahimi, nënkryetar i Besëlidhjes, ndërsa në Fraknfurt kishte plagosur rëndë bashkëpunëtorin tjetër, Rasim Zenelin. Ky ishte një grupim politik me orientim të djathtë dhe bashkëpunonte me mërgatën kroate.

Grupi komunist "Zëri i Kosovës", një qerthull që drejtohej nga Riza Salihu.

            Ibrahim Kelmendi



Fronti i Kuq Popullor, udhëhiqej nga Ibrahim Kelmendi, dhe nxirrte gazetën "Bashkimi" (janë botuar 3 numra). Kjo gazetë shpërndahej edhe në Kosovë.
Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës që nxirrte gazetën "Liria" (janë botuar 6 numra). Këtë organizatë në mërgim e udhëheqte Kadri Zeka. OMLK prej vitesh kishte aktivistët e saj në Zvicër.
Lëvizja Nacional çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), të cilën në Evropën Perëndimore e ka udhëhequr Jusuf Gërvalla. Fillimisht Jusufi ka ndihmuar substancialisht nxjerrjen e gazetës "Bashkimi", pastaj ka nxjerrë gazetën "Lajmëtari i Lirisë" (gjithsej tre numra), së fundi filloi të nxirrte si organ të LNÇKVSHJ-së gazetën "Zëri i Kosovës".




Foto: Gazetat e organizatave politike në perëndim
Pas shpërthimit të demonstratave të vitit '81 u bënë përpjekje për bashkimin e disa prej këtyre organizatave, konkretisht mes atyre që kishin udhëheqje politike brenda, pra OMLK-së dhe LNÇKVSHJ-së.
Përpjekjet për bashkim janë bërë në Kosovë dhe në mërgim. Bisedimet për bashkimin e organizatave janë vonuar e vështirësuar për shkak të veprimit në ilegalitet dhe të rrethanave që u krijuan pas arrestimeve të mëdha gjatë gjithë vitit të demonstratave. Një takim i mbajtur në Stamboll, në tetor të vitit 1981, e në të cilin kishin marrë pjesë në një anë, Kadri Zeka si përfaqësues i OMLK-së, dhe në anën tjetër Sabri Novosella e Bardhosh Gërvalla, si përfaqësues të LNÇVSHJ-së kishte dështuar jo vetëm për shkak të dallimeve konceptuale. Bisedimet për bashkim të këtyre organizatave nuk mund të përjashtoheshin nga rrethanat shqiptare dhe rajonale, sepse organet e shtetit shqiptar pas disa dështimeve në përballjet me shërbimet jugosllave, përpiqeshin ta konsolidojnë apo thënë më mirë ta kontrollojnë Lëvizjen e Kosovës për pavarësi. Në treshin që u vra shteti shqiptar shihte shtyllat e rëndësishme të mbajtjes gjallë të qëndresës në Kosovë.
Megjithatë aktivistët e këtyre dy organizatave jashtë, konkretisht Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë bashkëpunuar ngushtë në nxjerrjen e gazetave, në organizimin e demonstratave dhe manifestimeve të ndryshme. Sipas burimeve të besueshme në prag të vrasjes janë bërë përpjekje fort serioze për bashkim dhe ai duhet të ketë qenë shumë afër.




       Faridin Tafallari 



3. Uniteti i veprimit

Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka janë takuar për herë të parë në mërgim, në fillim të vitit 1981. Prej atëherë dhe gjer në vrasjen e tyre ata kanë vepruar bashkë në shumë drejtime: në përgatitjen dhe publikimin e shtypit ilegal, konkretisht të gazetës "Liria", në organizimin e manifestimeve dhe demonstratave në mbështetje të kërkesave të Lëvizjes Studentore në Kosovë.


Demonstratën e parë e kanë organizuar në Bernë të Zvicrës më 1 prill 1981, një javë më vonë një demonstratë tjetër në Zürich, më 25 prill kanë organizuar një demonstratë në Stutgart. Me këtë rast janë hetuar agjentët jugosllavë duke fotografuar demonstruesit. Disa aktivistë të udhëhequr nga Bardhosh Gërvalla i kanë zënë ata në flagrancë dhe u kanë marrë aparatin. Në mesin e "fotografëve" kishte qenë dhe një shqiptar (BH), nëpunës i konsullatës jugosllave në Stutgart, përndryshe gjatë viteve shtatëdhjetë inspektor i UDB-së, i ngarkuar për mbikqyrjen e Qendrës së Studentëve. Më 9 maj kanë organizuar një demonstratë në Dusseldorf. Më 13 qershor 1981, u organizua një demonstratë në Bruksel.

Me këtë rast në formë të një peticioni konkretizohen kërkesat politike:

Kosovës t'i njihet statusi i Republikës në kuadër të federatës;
Popullit tonë t'i njihet e drejta për vetëvendosje;
Të lirohen pa kusht të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë dhe të kthehen në Kosovë të burgosurit e tjerë;
Të mos plaçkiten pasuritë e Kosovës nga republikat jugosllave, por ato t'i shfrytëzojë Kosova për zhvillimin dhe pasurimin e vet;
T'i njihet e drejta e festimit të festave kombëtare dhe e përdorimit të lirë të flamurit kombëtar, nga të gjithë shqiptarët në Jugosllavi;
Kushte më të mira pune e jetese për nxënësit e studentët kosovarë, trajtim të barabartë me studentët e universiteteve tjera të Jugosllavisë;
Sigurimin e punës për të papunët dhe inkuadrimin e mërgimtarëve në vendlindje;
Lirinë e fjalës dhe shtypit;
Të pezullohet vendimi për shtetrrethim dhe ora policore;
Të tërhiqen të gjitha forcat policore e ushtarake të sjellura nga jashtë;
Autorët e krimeve të shëmtuara të nxirren para gjyqit të popullit, për të marrë dënimin e merituar.
Krahas organizimit të demonstratave Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë vepruar edhe në shtrirjen e rrjetit të organizimit brenda dhe jashtë. Një rëndësi të veçantë i kanë kushtuar shkatërrimit të klubeve që kontrolloheshin nga përfaqësitë jugosllave. Falë këtij aktiviteti prej vitit 1981 e tutje klubet jugosllave nuk janë frekuentuar më nga mërgimtarët shqiptarë. Veç klubeve janë prishur dhe diskredituar një vistër manifestimesh që regjimi i organizonte jashtë me qëllim të joshjes dhe manipulimit të mërgimtarëve shqiptarë.

4. Pse u krye atentati?

Veprimtaria e gjithanshme e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës pengonte në mënyrë të drejtpërdrejtë shërbimet jugosllave jashtë dhe brenda. Ata ishin një trio e kompletuar, që një lëvizjeje atdhetare i duhet shumë kohë për ta krijuar: Jusufi ishte një penë e fortë e me emër në Kosovë, Kadriu ishte jo vetëm gazetar i mirë, por sidomos organizator efikas me përvojë shumëvjeçare në organizimin ilegal, Bardhoshi fliste shumë mirë gjermanishten e anglishten dhe ishte komunikator i talentuar. Që të tre ishin të rinj dhe të mbrujtur me një idealizëm e gatishmëri për çdo flijim.
Mirëpo, përballë tyre ata kishin një shtet të fortë e me shumë mundësi. Jugosllavia prej themelimit të saj, pra që më 1918 e tutje, ka zhvilluar një luftë të pamëshirshme kundër oponentëve të këtij shteti, konkretisht kundër përfaqësuesve të popujve që nuk kishin pranuar të futen nën tutelën serbe. Prijësit më me peshë të kroatëve, maqedonëve dhe shqiptarëve, që i janë kundërvënë politikës serbe, janë ndjekur në vazhdimësi dhe janë luftuar me të gjitha mjetet nga eskadronet speciale serbe.



Prej atëherë e gjer më sot sektorët më të përgatitura të shërbimeve informative serbe kanë qenë ato që kanë luftuar kundër mërgatës kroate, shqiptare etj. Format e luftës kanë qenë të nduarduarshme: përcjellje e përgjime hap pas hapi, intriga e përçarje, kërcënime dhe eleminime fizike. Kjo praktikë ka vazhduar edhe më me këmbëngulje pas Luftës së Dytë Botërore. Disa dhjetëra prijës kroatë janë vrarë në atentate spektakulare nga më të ndryshmet dhe nga më të çuditshmet. Struktura të tëra të shërbimeve informative që janë kontrolluar nga serbët kanë funksionuar jashtë. Këto struktura kanë pasur fonde marramendëse, përmes të cilave kanë depërtuar jo vetëm nëpër "organizatat armiqësore", por edhe në struktura shtetërore të vendeve të ndryshme dhe në organizata e institucione ndërkombëtare me peshë.
Shërbimet serbe me dekada kanë vepruar të papenguara nëpër shumë vende perëndimore, ku përmes parave, femrave, shantazhit etj. kanë qenë fort të pranishme edhe në qendra themelore të vendimmarrjes. Frytet e këtij aktiviteti Beogradi do t'i korrë sidomos gjatë viteve nëntëdhjetë, kur pa ndonjë pengesë serioze do ta përgjakë keq Kroacinë, do ta masakrojë Bosnje e Hercegovinën dhe përmes një apartheidi të hapur e brutal do ta mbajë Kosovën në zgripc të ekzistencës. Ndikimi i nëndheshëm i Serbisë u rrënua vetëm kur Beogradi, faqe tërë botës, u përpoq ta asgjësojë krejt popullin e Kosovës.
Në këtë kuptim përballja e mërgatës së re politike të Kosovës (që ishte pa asnjë mbështetje politike, që nuk kishte arritur të ketë as ndikimin më të vogël në mediat e fuqishme perëndimore, që kishte një gjendje financiare katastrofike) me strukturat e shërbimeve jugosllave ishte tmerrësisht e pabarabartë. Lëvizja shqiptare kishte vetëm një epërsi: idealizmin e pakufishëm, i cili mund të mbijetojë vetëm në aspiratën e përjetshme për të qenë dhe për të jetuar të lirë.



Me një fjalë, shërbimet serbe kanë përcjellë gjithë aktivitetin e mërgatës shqiptare nga brenda dhe nga jashtë, sepse ky ka qenë një organizim që posa kishte filluar të vërë rrënjë dhe infiltrimi i provokatorëve nuk ka qenë i pamundshëm. Kështu që përcjellja e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës nuk ka qenë ndonjë problem i madh për UDB-në. Lëvizjet dhe aktivitetet e tyre kanë qenë publike:
28 Nëntorin, ditën e Flamurit e kanë festuar në rrethinën e Ludwigsburgut. Aty Jusufi e Kadriu kanë pasur një debat të drejtpërdrtejtë (pyetje-përgjigje) me bashkatdhetarë t.
Më 2 janar është martuar Kadri Zeka me Saime Isufin. Në dasmë kanë marrë pjesë rreth 50 aktivistë nga Zvicra dhe Gjermania. Ne dasmë kanë qenë edhe vëllezërit Gërvalla.


                                          Premton Jusuf Gërvalla

Më 13 janar 1982 Kadri Zeka ka udhëtuar me tren për Gjermani. Konkretisht në Dusseldorf, ku ka ndejtur gjer më 16 janar. Po atë ditë ka udhëtuar për në rrethinën e Stutgartit, konkretisht në Bernhausen, ku Vëllezërit Gërvalla kishin organizuar shfaqje të filmave shqiptarë me një rreth bashkatdhetarë sh. Aty kanë ndejtur deri pas mesnatës. Në banesën e Vëllezërve Gërvalla, në rrugën Habichthöhe, nr. 40, në Untergruppenbach, qytezë afër Heilbronn-it kanë arritur kah ora 3 e mëngjesit. Atë natë nuk kanë fjetur fare. Gjatë ditës kanë planifikuar aktivitetet e mëtejme. Në mbrëmje kanë dalë nga ora 22:00 me veturën e Bardhit, një BMW 316 ngjyrë e gjelbër me targë HN-CY 353.


5. Neve na vrau UDB-ja jugosllave!

Lagjja ku kanë banuar Vëllezërit Gërvalla ka qenë një lagje e qetë e banuar kryesisht me mësues, mjekë, inxhinierë. Në njërën hyrje të rrugës, në anën e majtë ka pasur shumë garazha, gjithashtu edhe përballë banesës dykatëshe të familjes Gërvalla ka pasur të tilla. Ndërkaq në fillim të kthesës atëherë ka qenë në ndërtim e sipër një shtëpi trekatëshe. Siç është konstatuar më vonë, agjentët e shërbimeve sekrete jugosllave prej asaj ndërtese kanë përcjellë jo me ndonjë drojë të veçantë banesën e familjes Gërvalla, hyrjet, daljet etj…Atë kohë ka pasur jo pak indikacione se po përgatitet eliminimi i Vëllezërve Gërvalla dhe i Kadri Zekës. Nata e 17 janarit 1982 ka qenë shumë ftohtë e me shumë borë. Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë dalur në atë kohë, siç i kanë thënë shoqes së Jusufit, Syzana Gërvallës për ta bërë një telefonatë nga një kabinë e një fshati fqinj. Ndoshta për të evituar përgjimin.



                Hysen Gërvalla



Nga shtëpia kanë dalë rreth orës 22:00. Kanë hyrë në garazhë, kanë hipur në veturë, të cilën e ka ngarë Bardhoshi. Për të dalë nga garazha në rrugë, vetura për shkak të borës është dashur të ngitet së prapthi deri në krye të hyrjes së rrugës, pra rreth 30 metra. Në krye të kthesës vetura është lakuar majtas për të pasur hapësirë për kthim dhe dalje në rrugë. Ky manovrim është bërë mu përballë shtëpisë në ndërtim, ku kanë qenë të fshehur vrasësit.


                               Donika Jusuf  Gërvalla

Këta të fundit kanë parë daljen e veprimtarëve shqiptarë nga banesa pastaj hyrjen në garazh dhe janë bërë gati për të ekzekutuar atentatin. Kur vetura ka ardhur së prapthi përballë shtëpisë në ndërtim, vrasësit kanë qenë prapa saj. Sipas dëshmitarëve kanë qenë dy vrasës, njëri ka eliminuar Bardhosh Gërvallën duke e qëlluar 6 herë, ndërkaq tjetri ka vrarë Kadri Zekën që ishte në ulësen e përparme, në anën e djathtë. Pastaj e kanë plagosur për vdekje Jusuf Gërvallën që ishte ulur në ulësen e prapme. 




Dhe janë larguar pasi kishin zbrazur 12 plumba. Ndërkaq vetura ka vazhduar të ecë përpara gjersa është ndalur në derën e një garazhi përballë.

( Faksimil i shkëputur nga "Heilbronner Stimme" 19.01.1982: (X) Banesa e vëllezërve Gërvalla, (→) Shtëpia ku kanë qëndruar vrasësit dhe shigjetat në rrugë tregojnë lëvizjen e makinës nga momenti i daljes prej garazhës e deri te përplasja e tij në garazhën tjetër pas aktit të ekzekutimit. )

( Shikoni skemën 




Ndërkohë një fqinj, gjerman, ka informuar familjen Gërvalla për gjëmën. Syzana Gërvalla e ka gjetur të shoqin gjallë, duke mbajtur plagët me dorë. Ai e ka pyetur për Bardhin e Kadriun se a janë gjallë dhe i tregon se ka parë një njeri të gjatë që ka shtënë mbi ta, por nuk e ka njohur. Pastaj i ka lënë porositë e fundit gruas së tij. Pas gjysmë ore vjen ndihma e shpejt nga Heilbronni. Pas intervenimit kirurgjikal, në ora 3 të mëngjesit të datës 18 janar 1982 edhe Jusuf Gërvalla jep shpirt. Por para se të vdes Ai arriti t'i thotë policisë gjermane: Neve na vrau UDB jugosllave! Kjo fjalë e atdhetarit dhe poetit Juusuf Gërvalla, e shqiptuar me frymën e fundit do të sfidojë gjithë makinerinë jugosllave të dezinformimit.




Foto: Vrasja e Jusufit, Bardhit dhe Kadriut

6. Praktikat e ekzekutimit

Vendimi për ekzekutimin e kundërshtarëve politikë, normalisht është marrë në nivelin më të lartë të vendit. Fillimisht shërbimet informative kanë mbledhur të gjitha të dhënat e mundshme për viktimën e ardhshme: adresën (vendi ku banon, kati, fqinjtë, zakonisht është përgjuar telefoni në atë mënyrë që në bodrum ose në gypat ku janë vënë telat e telefonit kanë instaluar mikrofonët), sjelljen (ku dhe me kë rri, ku punon, me çka udhëton, me kë praktikon hyrjedalje, etj., etj.). Të gjitha këto të dhëna janë konkretizuar edhe me vizatime ekspertësh e fotografi.

Pasi është analizuar dosja është caktuar ekipi i atentatorëve dhe i mbështetësve përanash, shlyerësit e gjurmëve të mundshme. Krahas kësaj janë përgatitur edhe dezinformatat, të cilat i ka përhapur rrjeti agjenturor para dhe pas atentatit. Në këtë veprimtari përfshihen edhe letrat e telefonatat anonime drejtuar organeve gjyqësore, mediave dhe personaliteteve të ndryshme. Synimi është që jo vetëm të fshehen gjurmët, por edhe të futet konfuzion sa më i madh dhe krimi politik të paraqitet si qërim hesapesh në mes rivalëve politikë apo si qërim hesapesh në mes përfaqësuesve të nëntokës etj. etj.

Kështu ndodhi edhe me rastin e atentatit kundër Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës. U ngrit një pluhur i tillë dezinformatash sa që nuk errësoi vetëm mërgatën por edhe krejt Kosovën. Ky pluhur vazhdon të ndotë ambientin politik shqiptar edhe sot pas njëzet vitesh nga atentati. Lakohen emra njerëzish, kryesisht shqiptarë. Në këtë ka ndikuar edhe bashkëfajësia e organeve gjermane për këtë rast, sepse ato menjëherë pas atentatit madje edhe përmes shtypit nxorën dhe arrestuan si të dyshmitë kryesor për atentatin një refugjatë shqiptar nga Kosova, konkretisht Riza Salihun, duke publikuar në media edhe fotografinë e tij, gjë që dëshmon se sektori i UDB-së për dezinformim, kishte kryer punën në mënyrë të përkryer.

Riza Salihu, një refugjat entuziast nga Mushtishti i Therandës, krahas aktivitetit atdhetar ka qenë i angazhuar, si jo pak të rinj të Kosovës, edhe nga ana e Ambasadës shqiptare në Vjenë, ku ishte qendra e sigurimit të shtetit për Evropën Perëndimore, për të propaganduar politikën e shtetit shqiptar dhe për të informuar për çdo gjë që sheh e që dëgjon, jo vetëm në mjediset e mërgatës shqiptare në Gjermani.
Në këtë veprimtari Rizah Salihu si duket ka qenë edhe më tepër si i përpiktë e i përkushtuar. Shkas për arrestimin e tij ka qenë fakti se ai gjoja i ka hapur kutinë postare (Postfachun) Jusuf Gërvallës, për ta kontrolluar dhe për të informuar Qendrën e Sigurimit shqiptar në Vjenë. Jusufi gjoja e ka kuptuar këtë dhe i ka informuar shokët e tij? Apo se policia gjermane e ka ndalur me një rast dhe i ka gjetur një revole… Se Riza Salihu mund të ketë pasur konflikte me grupet e tjera politike në mërgim kjo nuk është për t'u çuditur, sepse nxitja e grindjeve dhe përçarjeve në mërgatë ka qenë një metodë klasike e sigurimit shqiptar për ta kontrolluar edhe mërgatën e Kosovës, e cila ditë e më tepër fitonte në peshë me rolin dhe mundësitë e saj. Rizah Salihun organet hetuese gjermane e mbajtën në burg rreth 5 muaj. Por Riza Salihu nuk ka qenë i implikuar në vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, ai më tepër ka rënë viktimë e veprimeve speciale të UDB-së gjatë fshehjes së gjurmëve të krimit në Untergruppenbach.

Fillimisht policia e Baden Würtembergut formoi një komision special ku duhet të kenë qenë të angazhuar rreth 40 persona. Që në ditët e para policia publikoi përshkrimin e mundshëm të vrasësve duke premtuar edhe një shpërblim prej 10 mijë DM për dëshmi të besueshme. Në kërkesën e policisë për bashkëpunim jipen edhe këto të dhëna:
Të dielen, më 17 janar 1982, rreth orës 22h15 i kanë vrarë vëllezërit Gërvalla dhe shokun e tyre Kadri Zekën. Gjatë daljes së tyre nga garazhi dy persona kanë shtënë me armë mbi ta. Ka të dhëna të besueshme se vrasësit janë sjellur nëpër Untergrupenbach të paktën prej datës 10 janar 1982. Ata duken si më posht:
I dyshimti i parë: Rreth 30 vjeç, i gjatë 180-183 cm. I fuqishëm. Ka në kokë një kapelë të kthyer në majë. Pallto të shkurt ngjyrë kafe me jake të mbylltë, pantollona të kuq e të ngushtë, çizme të gjata me një rreth leshi të bardhë lart. I dyshimti i dytë: ka rreth 25 vjet, është më i thatë dhe më i vogël se i pari. Ai ishte i veshur me tesha ngjyrë të mbylltë. Në kokë kishte një kapulaçë të leshtë me një topth në majë.
Krahas këtij informacioni, policia kishte publikuar gjithashtu edhe fotografinë e veturës me të cilin mund të jenë arratisur vrasësit. Fjala është për një Citroén CX2000 ngjyrë të çelur.

Për dëshmitarët e mundshëm ishte dhënë edhe telefoni i policisë: 07131 104 2205.

Pas nëntë muaj hetimesh, kur dosja 08/15 kishte rreth 30 vëllime dokumentacion, por asnjë të arrestuar me akuzë të argumentuar, autoritetet gjermane vetëm mund të pohojnë se "kjo është një vrasje politike e kryer nga vrasës profesionistë dhe se dyshohet se një apo më shumë shërbime të fshehta drejtpërdrejt apo tërthorazi kanë marrë pjesë në tërheqjen e këmbëzave të revoleve të kalibrit 7.65 mm" (Heilbronner stimme, datë 1 tetor 1982).

7. Kush i vrau Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën?

Eshtë e njohur se UDB-ja si armë për atentate ka përdorur revolet "Bereta" të kalibrit 7.65mm.
Pas vdekjes së Titos kupola e shërbimeve informative, ka qenë e përqëndruar në duart e Stane Dollancit, anëtar i Kryesisë së RSFJ-së. Ministër i Punëve të Brendshme ka qenë gjenerali partizan Franjo Herleviq, me kombësi kroate.

Me ardhjen e Dollancit në Kryesi, shërbimet informative ndryshojnë dukshëm metodat e veprimit. Njëra prej ndryshimeve është ajo se UDB fillon të angazhojë nëntokën jugosllave, shtyllat e mafisë, për të eliminuar kundërshtarët politikë jashtë.

Sipas shumë burimeve del se atentatin në Untergruppenbach e ka kryer Zheljko Razhnjatoviq, i njohur me nofkën Arkan. Ky ishte bir i një oficeri të lartë të KOS-it (Shërbimi ushtarak i kundërzbulimit) me kombësi malazez. Ai që krejt i ri u mor aktivisht me delikuencë: rrahje, vjedhje, plaçkitje, përdhunime. Duke qenë në vuajtje të dënimit ai ikën nga burgu dhe del jashtë, ku kryen vepra spektakulare krimi. Arrestohet, por arrin të ikë nga burgjet më të njohura të Suedisë, Belgjikës dhe Zvicrës. Nga kriminel me renome ndërkombëtare Arkani, me insistimin personal të Stane Dollanc-it bëhet oficer me ndikim të fortë i shërbimeve serbe.
Ka indikacione se në këtë krim ka qenë i implikuar edhe krimineli tjetër, përndryshe bosi i mafisë së Frankfurtit, Ljubo Zemunac.

Këta të dy, një vit më vonë, e kanë ekzekutuar afër Munihut edhe personalitetin e njohur kroat Stjepan Gjurekoviq, duke e masakruar edhe me sopatë.

Gjatë viteve nëntëdhjetë Arkani do të jetë grushti i hekurt i regjimit serb kundër popullsisë civile në Kroaci, në Bosnje dhe në Kosovë. Ai ka udhëhequr njësitë e ushtrisë që kishin në përbërje kriminelët më të regjur e më katilë të nëntokës serbe.

Edhe sot, pas njëzet vitesh, policia gjermane zhvillon hetime lidhur me krimin në Untergruppenbach. Gjykata e këtij vendi të madh evropian akoma nuk ka nxjerrë në bangë të zezë organizatorët, vrasësit apo pjesëmarrësit e çfarëdo niveli në këtë atentat.

Por nuk duhet harruar se shërbimet informative gjermane, duke qenë ndër më seriozet e më profesionalet në botë dhe më depërtueset në Evropën Juglindore e dijnë saktësisht gjithë zinxhirin dhe gjithë personat e implikuar në këtë vrasje të shumëfishtë, e cila e qiti në të dy gjunjtë Lëvizjen e Kosovës për Pavarësi.
Eshtë udhëheqja politike gjermane ajo që bart përgjegjësinë pse nuk ka ngritur kurrë zërin për këtë krim të shëmtuar. Eshtë vetëm një përjashtim: menjëherë pas atentatit një deputet i partisë Socialdemokrate, aso kohe në opozitë, pati shtruar një pyetje në parlamentin federal se a qëndrojnë shërbimet serbe prapa këtij atentati. Asgjë më shumë. Për më keq as autoritetet lokale nuk denjuan familjen Gërvalla, që kishte kërkuar strehim politik në këtë vend, me një telegram ngushëllimi.

As mediat gjermane nuk i kushtuan rëndësinë që pritej atentatit në Untergruppenbah. Bën përjashtim vetëm revista prestigjioze Der spiegel, e cila menjëherë pas vrasjes botoi një artikull, në të cilin pa asnjë hezitim drejtoi gishtin drejt burimit të këtij krimi, duke e ngarkuar me përgjegjësi UDB-në jugosllave.



… Dhe dihet se në këtë organ diabolik kanë punuar dhe jo pak shqiptarë dhe ka në mesin e tyre që e dijnë saktësisht se si dhe kush i ka vrarë Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën, se si dhe kush e ka vrarë Rexhep Malën e Nuhi Berishën, se si është qitur në kurth Zija Shemsiu, se si dhe kush i ka eliminuar Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun…, që e dijnë se cilët kanë qenë urithët e policisë politike nëpër organizatat ilegale të Kosovës jashtë dhe brenda… etj., etj. Por deri më sot asnjëri prej tyre nuk e ka çelur thesin. Dhe kjo flet shumë, flet për mungesë ndërgjegjeje, madje edhe për bindje se kanë vepruar drejt… Flet për shoqërinë kosovare, e cila ka mbamendje kaq të cekët, flet për elitën politike shqiptare dhe për moralin e saj të dyshimtë… Sepse ajo në bërrylimet për pushtet gati fiktiv harroi 20 vjetorin e vrasjes në Untergruppenbach dhe detyrimin e saj që në njërin prej shesheve kryesore të kryeqytetit t'u ngrisë një përmendore të përbashkët atyre që ishin ndërgjegja e kombit, atyre që u flijuan për këtë ditë të madhe… Dhe njëherit të rezervojë dy pëllëmbë toke te varrezat e dëshmorëve e t'i vendosë aty eshtrat e këtyre Burrave që nderuan Kombin.

Ngjarja qe shënoi apogjeun e një mërie të vjetër dhe të shurdhër ekzistuese midis latinëve dhe bizantëve



Viti 1204: Kryqëzata vëllavrasëse

Kryëzata e Katërt, e ndërmarrë me qëllimin e ripushtimit të Jeruzalemit, përfundoi tragjikisht me marrjen e Kostandinopojës. Por rezultati i trishtuar i pushtimit të një perandorie kristiane nga ana e kristianëve të tjerëve, nuk ndodhi pa një motiv apo një logjikë. Në fakt, ngjarja shënoi apogjeun e një mërie të vjetër dhe të shurdhër ekzistuese midis latinëve dhe bizantëve, qysh nga fillimi i Kryqëzatës së Parë.

1096: Përplasja e parë e kulturave

Qysh nga ardhja e trupave të rregullta të Kryqëzatës së Parë, fuqia perandorake bizantine i frikësohej një pushtimi të qytetit dhe arsye të ndryshme objektive qenë në bazë të këtyre preokupimeve. Në radhë të parë, prania midis kryqtarëve e Boemundit të Tarantos, i cili 15 vjet më parë, në bashkëpunim me babain e tij, Robert Guiskardin, kishte shkatërruar perandorinë dhe kërcënuar deri ekzistencën e saj. Në radhë të dytë, sipas Bizantit (që nuk e njihte konceptin e Luftës së Shenjtë), thesaret e ruajtura nga Perandoria Romake e Lindjes, në mënyrë të veçantë ato fetare, mund të eksitonin orekset e kryqtarëve që tashmë qenë njollosur me masakra e plaçkitje të vendeve të përshkuara, sidomos në Renani e Hungari (1096). Një sjellje e tillë, të linte të supozohej se qëndrimi i kryqtarëve ishte gjithnjë e më shumë i asimilueshëm me atë të mercenarëve më shumë se në atë të ushtarëve të Krishtit.
Së fundi, raporti midis vetë kryqtarëve, të grumbulluar në këmbët e qytetit perandorak dhe Perandorit Aleks, dukeshin shumë të tendosura. Shtoheshin grindjet dhe kryqtarët filluan të dyshojnë për besimin e dhënë Bazileusin, i cili kishte në rangjet e ushtrisë së tij kontigjente turqish peçenegë e kumanë (tribù nomae qendroaziatike), domethënë të pabesë, dhe sidomos e kishte zakon të bënte traktativa me emiratet turke të Anadollit. Në periudhën e mëpasme, moskuptimi dhe mosbesimi reciprok midis kristianizmit perëndimor dhe atij ortodoks, nuk do të bëjnë gjë tjetër veçse do të rriten. Nëqoftëse kryqtarët nga njëra anë, pranuan që t'i dorëzojnë Bizantit kështjellat dhe qytetet e pushtuara në Anadoll, nga ana tjetër, refuzimi për t'ia dorëzuar Antiokinë pushtetit perandorak, shënoi një frakturë të mëtejshme.
Veç kësaj, me rastin e kryqëzatës mbështetëse të vitit 1101, kur Raimondi i Sen Zhilit shkoi në Kostandinopojë për të marrë komandën e trupave, ndodhi një episod i mëtejshëm tensioni. Në këtë rast, Bazileusi kishte dashur të freskonte trupën e kryqtarëve frankë me një kontigjent turkopolësh (mercenarë turq në shërbim të Perandorisë Bizantine), por ky i fundit, gjatë betejës së mëtejshme të gangas, mbajti një qëndrim të pabesë, duke e braktisur rreshtimin frank. Një qëndrim që kryqtarët do t'ia ngarkojnë përgjegjësisë së Perandorit bizantin. Paralelisht, Perandori Aleks Komneni kultivonte projektin e rimarrjes së kontrollit të Lindjes së Mesme në kurriz të shteteve të sapoformuara latine (franke). Në këtë mënyrë, në vitin 1106, në momentin në të cilin Siria, nën pushtetin e Boemundit të Tarantos dhe më pas të Tankredit, ndodhej në vështirësi serioze, Bazileusi nuk e la që t'i shpëtonte rasti për ta pushtuar kështjellën e Latakias. Mbretëria latine e Antiokisë do të arrijë ta rimarrë qytetin pak kohë më vonë, por përvoja në kompleksin e saj u demostroi në mënyrë të qartë frankëve se bizantinët duhet të konsideroheshin si armiq potencialë, të gatshëm të përfitonin nga dobësia minimale për ta zgjeruar dominimin e tyre në rajon.

Antipatia rritet

Gjërat percipituan gjatë viteve që shkojnë nga 1136, deri më 1142. Rreth gjysëm shekulli përpara Kryqëzatës së Katërt, Perandoria Bizantine shtrihej deri në portat e Cilicisë. Ruxheri i Puatjesë mbretëronte mbi Antiokinë dhe kishte burgosur Leonin e I-rë, Mbretin e Armenisë, ndërsa një korpus me trupa danishmendite (popullsi me origjinë turke) fillonte pushtimin e territorit të saj. Duke përfituar nga konfuzioni dhe nga dobësia ushtarake e principatës së Antiokisë, Xhovani, i biri i Aleks Komnenit, vendosi që të pushtojë Cilicinë. Ai organizoi një ekspeditë në vitin 1137 dhe pushtoi Tarsin, Adananë dhe Mamistar, duke i zëvendësuar në çdo vend peshkopët katolikë vendas me peshkopë ortodoksë. Pastaj vuri në rreth Antiokinë në korrik të po atij viti. I pamundësuar për t'ju përgjigjur, Raimondi nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të pranonte kushtin e të bërit vasal i Bazileusit dhe t'i dorëzonte qytetin në fund të trashëguar të njëjtit perandor. I njëjti fat i takoi edhe Kontëve të Edesës dhe të Tripolit të Sirisë, të cilëve iu desh që të pranonin nënshtrimin ndaj Perandorit të Bizantit. Operacionet e mëpasme të përbashkëta franke - bizantine kundër territoreve muslimane, rezultuan në një dështim dhe Xhovani gjeti vdekjen pas një rënie nga kali në vitin 1142, gjatë zhvillimit të një ekspedite tjetër. Me vdekjen e perandorit, Cilicia ishte humbur përfundimisht për shtetet latine të Lindjes dhe në sytë e francezëve imazhi i bizantinit dinak dhe skizmatik fitoi një konfirmim të mëtejshëm, duke e rënduar akoma më shumë nga tensionet e shkaktuara dhe të kristalizuara përreth grindjes lidhur me peshkopët e marrë katolikëve në vetë Cilicinë.

Alarmi i parë

Me Kryqëzatën e Dytë paraqitet problemi i një aleance të mundur franke kundër Bizantit. Nga një pikëpamje diplomatike, ngjarjet mbesin konfuze. Mbreti i Francës, Luigji i VII-të, mbante marrëdhënie të ngushta diplomatike me Ruxheron e II-të të Siçilisë. Me arritjen e Mbretit në Kostandinopojë (e ndodhur pak kohë pas arritjes së ushtirsë gjermane), Ruxheri sulmoi territorin e Perandorisë Bizantine dhe Manuel Komneni, djali i Xhovanit, u ndje seriozisht i kërcënuar, duke i hapur rrugën një aksioni në koncert midis Mbretit Luigji dhe Ruxherit. Luigji i VII-të tentoi që ta siguronte Bazileusin, por kërkesa e Manuelit për frankët që të rimerrnin me rrugë tokësore qytetet anadollake të rëna në duart e turqve, provokoi reagimin e ashpër të baronëve francezë, të cilët donin të arrinin sa më shpejt Tokën e Shenjtë dhe të mos bëheshin një instrument në duart e politikës së Bizantit.
Korradi i III-të, Perandor i Gjermanisë, kishte përfituar një trajtim patjetër më të mirë, pse të dy perandorët qenë të afërm (Irene, motra e Korradit, ishte gruaja e Bazileusit) dhe interesat e të dy personazheve në Itali, qenë thelbësisht konvergjuese. Një pikë tjetër, fërkimi qe paqja e trajtuar midis Manuelit dhe Sulltanit të Konies (Ikonium) në vitin 1146, ngjarje që e bërë Bazileusin të dukej si tradhëtar në sytë e baronëve francezë, të cilët e konsideronin patjetër anomali çfarëdo traktative me të pabesët. Në një kontekst të tillë, një pjesë e fisnikërisë franceze arriti deri sa të bëjë presion ndaj sovranit që të urdhëronte sulmin ndaj Kostandinopojës. Por në këtë rast, Mbreti i Francës e skartoi opsionin në fjalë dhe vendosi që të vazhdojë drejt Tokës së Shenjtë.
Përparimi i Kryqëzatës drejt portit të Adalias rezultoi shumë i vështirë, pasi praktikisht bizantët kishin kontrollin e qytetit, trupat turke qenë të shumta dhe grekët u jepnin informacione muslimanëve lidhur me përparimin e trupave kryqtare që mirëprisnin në qytetet e tyre. Përreth këtij qëndrimi, dukshëm të dykuptimtë u zhvillua një mëri e thellë ndaj bizantinëve, më të afërt me të pabesët sesa me kristianët. Tension i mëtejshëm u shkaktua atëhere kur anija që sillte Luigjin e VII-të dhe disa anëtarë të familjes së tij në Tokën e Shenjtë, u bllokua përgjatë rrugës nga një skuadër bizantine: Mbretëresha Eleonorë dhe disa anëtarë të shtëpisë mbretërore u kapën, ndërsa Mbreti, i arritur në Kalabri, i njohu titullin prej mbreti Ruxherit të II-të të Siçilisë. Në këtë mënyrë, ai arriti që të mbështesë, të paktën politikisht, partinë normane, duke denoncuar kështu aleancën faktikisht ekzistuese midis bizantinëve dhe familjes Hohenshtaufen në një projekt të përbashkët të blerjes së territoreve të Italisë jugore dhe të Siçilisë.

Manovra të Bizantit

Diferenca midis Kryqëzatës së Parë dhe të Dytë, që veç të tjerash provon evolucionin negativ të raporteve midis bizantinëve dhe kryqtarëve, qëndron në faktin se Manuel Komneni nuk i dha kurrfarë ndihmë ushtarake apo logjistike, ushtrisë së kryqtarëve gjatë kalimit të Anadollit të vitit 1147. Në njëfarë mënyre, dështimi i kryqëzatës do t'i mundësonte pushtetit bizantin që të përfundonte projektet e tij të pushtimit të shteteve latine të Lindjes. Praktikisht, bizantinët i kishin propozuar Beatriçes që ta blinin territorin e Antiokisë, në shkëmbim të një të ardhure përjetë për katër fëmijët e saj. Natyrisht që Beatriçja e kishte pranuar, me marrëveshjen e Balduinit të III-të të Jeruzalemit, dhe kjo i kishte mundësuar pushtetit bizantin që të vinte këmbën në rajon.
Por një ndryshim i tillë shkaktoi një eksod masiv të frankëve, armenëve dhe siriakëve nga qytetet e shitura Bizantit, popullsi që do të shkojnë të forcojnë Mbretërinë e Jeruzalemit, duke demostruar edhe një herë akoma se sovraniteti bizantin nuk shikohej me sy të mirë nga popullsitë e Lindjes së Mesme. Gjatë kësaj periudhe, territoret e pakta të mbetura në Kontenë e Emesas (dhe që iu dhuruan Bizantit nga Balduini i III-të), u pushtuan pavarësisht se forcat e Bazileusit do të kërkonin me dëshpërim që t'i ruanin bastionet që kishin pushtuar. Në thelb, nëqoftëse frankët e Lindjes dhe Mbreti Baludin i III-të i tyre kishin menduar ta luanin kartën bizantine për të krijuar një koalicion antimusliman, kjo strategji kishte dëshmuar limite serioze.
Nga pikëpamja bizantine, Perandori Manuel ishte i kënaqur, pasi blerja e Antiokisë e kishte eliminuar përfundimisht kërcënimin norman mbi perandorinë, megjithëse duke qëndruar në paqe me turqit fqinj. Pakënaqësia e vetme ishte fakti që princi armen i Vhakas, Thoros, kishte arritur të arratisej nga burgjet e Bizantit dhe të pushtonte një pjesë të Cilicisë. Megjithatë, Perandori shpresonte gjallërisht se çështja armene, herët a vonë do të rregullohej nga një sulm selxhukas, por Thorosi në vitin 1154 e kaloi me sukses edhe këtë provë duke i mundur pastër turqit. Në këtë pikë, Manueli i kërkoi vasalit të tij Renato të Shatijonit, Princ i Antiokisë, që të marshonte kundër princit armen, në këmbim të një shume të madhe parashë. Fillimisht, franku e pranoi kontratën, por gjatë zhvillimit të operacioneve, duke nuhatur se Bazileusi nuk do të ishte në gjendje ta paguante çmimin e premtuar, u pajtua me Thorosin dhe vendosi që t'i rekuprojë shpenzimet e bëra duke bastisur ishullin bizantin të Qipros. Kështu, Manueli humbi një vasal të rëndësishëm.
Nga ana e tij, Balduini i III-të nuk kishte hequr dorë nga projekti i aleancës me Bizantin. Në vitin 1158 dërgoi përfaqësues të plotfuqishëm për të kërkuar dorën e një princeshe perandorake. Manueli i dha atë të mbesës Teodora, me një pajë të konsiderueshme dhe premtimin e mbrojtjes ndaj emrit arab Nur ed Din. Vitin tjetër, Manueli shkoi në Cilici, duke marrë posedimin e plotë të rajonit dhe duke e shtrënguar Thorosin që të arratisej në malet e Taurit. Manueli u pajtua edhe me Renaton e Shatijonit pa arritur t'ua dorëzojë Antiokinë bizantinëve. I mbërritur në Manistra, ku Perandori kishte fiksuar rezidencën e tij, Balduini i III-të u prit ngrohtësisht nga Manueli. Pas takimit trupa, tashmë e plotë, u vu më së fundi në lëvizje dhe perandori hyri triumfalisht në Antioki me Renaton si shqytar dhe Balduinin në kalë prapa tij. Përpara një rreshtimi të tillë të forcave, Nur ed Din në fakt e kërkoi paqen përpara ndeshjes vendimtare, duke e siguruar në shkëmbim të lirimit të mijëra të burgpsurve frankë - midis të cilëve Bertrandi i Sen Zhilit dhe kalorës të shumtë gjermanë të kapur gjatë Kryqëzatës së Dytë - dhe të premtimit për mbështetje ushtarake të vetë Nur ed Dinit kundër selxhukëve. Një vit më vonë, Manueli organizoi një fushatë kundër Sulltanit selxhuk Kilij Arslan me pjesëmarrjen e një kontigjenti frank. Dy vjet më vonë, më 23 nëndor 1161, Renato i Shatijonit ra në duart e Nur ed Dinit; I bugrosur në burgjet e Alepit, do të qëndrojë atje për 15 vjet. Duket se asgjë nuk ka bërë në këtë rast Perandori bizantin për ta shpëtuar. Vetëm princesha Kostanca e Puatjesë, vejushë e Raimondit të Puatjesë dhe grua e Renatos, e priti e çliruar regjencën e Balduinit të II-të mbi Principatën e Antiokisë.
Ajo hyri në kontakt me Perandorin që po bënte traktativa me Melisendën e Raimondit të Tripolit për një martesë të mundshme. Në vitin 1161 negociata për martesën u dukej e përfunduar, por në vitin 1162, për habi, Perandori ndryshoi ide duke shprehur vullnetin për t'u martuar me Marien, vajzën e Kostancës, dhe duke i kërkuar Mbretit Balduin lejen për ta marrë nuse. Natyrisht që sovrani latin pranoi, duke shkaktuar egërsimin e Raimondit të Tripolit, i cili për t'u hakmarrë për turpin e shkaktuar plaçkiti brigjet qipriote. Nëpërmjet këtyre intrigave Kostanca shpresonte që të ruante për vete pushtetin mbi Antiokinë, me mbështetjen e Perandorit, por projektet e saj u kontestuan nga shtetasit e saj dhe në mars të vitit 1164, njëri nga djemtë e saj e pasoi si Princ i Antiokisë.

Mirazhi i një Orienti bizantin

Të gjitha këto episode kontribuan që të diskreditohej fuqimisht Perandoria Bizantine, tashmë e konsideruar një objekt jo i besueshëm dhe i paaftë për të ndihmuar Mbretërinë latine të Jeruzalemit për t'u konsoliduar. Politika e paqartë dhe konfliktuale e Manuelit përfaqësonte një faktor dobësie për sytë e shumë njerëzve. Manueli e vazhdoi politikën e tij me frankët e Jeruzalemit edhe me Mbretin Amalrik, pasues i Baldovinit të III-të, i cili do të martohet me një mbesë të Bazileusit. Ky afrim më i ngushtë me Bizantin shpjegohet me humbjen e pësuar nga frankët në Harenc dhe më dëshirën e latinëve për të konkluduar një aleancë që të mund të sulmonin Egjiptin, gjithmonë kërcënues. Ekspedita do të fillojë më 1169, por pa rezultate të rëndësishme.
Në një kontekst të tillë, Amalriku njohu në vitin 1171 hegjemoninë bizantine dhe do t'i bëjë homazhe Bazileusit gjatë të njëjtit vit në Kostandinopojë. Është pikërisht, duke u nisur nga kjo epokë që Perandori filloi të mendojë për një ripushtim definitiv të Anadollit. Duke filluar nga viti 1175 urdhëroi në fakt rindërtimin e fortesës Dorilea, ku vendosi një barnizon të rëndësishëm, kështu që filloi të organizojë pushtimin e Konies. Bazileusi i kërkoi Papës Aleksandri i III-të që ta predikojë kryqëzatën që të mund të çlironte rrugën tokësore të Anadollit nëpërmjet pushtimit të atij qyteti. Ati i Shenjtë e pranoi kërkesën, por në vitin 1175 Perandori, i mërzitur nga mëdyshjet europiane, i sulmoi i vetëm turqit dhe u mund në luginën e Meandros dhe në Mirio Qefalon. Mosdurimi i Manuelit e pengoi ripushtimin definitiv të Anadollit dhe në të njëjtën kohë, nuk arriti të krijojë kushte sigurie të tilla sa t'u garantonte kryqtarëve kalimin e rajonit. Vdekja e Bazileusit përfaqësoi një eveniment kyç në marrdhëniet franke-bizantine. Në fakt pasuesi i tij, Androniku i I-rë, e ndryshoi radikalisht politikën e ndjekur nga Manueli dhe adoptoi një qëndrim të favorshëm kundrejt Saladinit, me të cilin arriti të bjerë dakord për ndarjen e mundshme të territoreve latine të lindjes sapo të pushtoheshin.

Luftë e hapur

Tensioni midis Lindjes dhe Perëndimit kristian u rrit më tej, pikërisht me rastin e Kryqëzatës së Tretë. Nëqoftëse mbretërit e Francës dhe të Anglisë zgjodhën që të shkonin në Palestinë nëpërmjet detit, Federiku Barbarosa zgjodhi itinerarin me tokë. Ushtria e tij prej 15000 burrash arriti kufirin bizantin më 28 qershor 1189, por pak kohë pasi kishte marrë premtimin për ndihmë dhe asistencë gjatë kalimit të territorit bizantin, perandori gjerman u sulmua nga një grup banditësh dhe u detyrua që të provojë kalimin e Trajanit në Bullgari, i cili ishte fortifikuar dhe armatosur apostafat kundër tij. Me të mbërritur në Filipopolis mori një letër të Bazileusit të ri, Isaku i II-të, në të cilën ai e akuzonte se donte të pushtonte Kostandinopojën. Federiku iu përgjigj duke dërguar në Bizant dy emisarë të plotfuqishëm, të cilët në kthim ia përfshkruan situatën e kryeqytetit të perandorisë: Patriarku i predikonte popullit kundër kryqtarëve dhe bazileusi negocionte me Saladinin kthimin e Kryqit të Shenjtë në Bizant, ndërsa pushtimi i kishave të ndryshme të Tokës së Shenjtë ndodhte gjithmonë në favor të Kishës ortodokse. Duke marrë parasysh situatën, Barbarosa vendosi që të konsiderohej në luftë kundër Bazileusit dhe, me mundjen e forcave bizantine në Didimotikon, pushtoi fortesat kryesore të Trakisë dhe Maqedonisë, duke hyrë më së fundi në Adrianopojë (Edërne), në largësi të shkurtër nga Bizanti. Në këtë pikë, duke i patur frikën rënies së kryeqytetit të perandorisë në duart e gjermanëve, Isaku vendosi që t'u japë gjermanikëve asistencën e nevojshme për kalimin e Anadollit. Në të njëjtën kohë ushtarë të tjerë kryqtarë, të drejtuar nga Rikard Zemërluani, i dhanë një goditje tjetër të rëndë bizantinëve duke pushtuar ishullin e Qipros (1191).

Tundimi i Aleksit

Vdekja e Perandorit gjermanik Henriku i VI-të ishte në origjinën e Kryqëzatës së Katërt. Në vitin 1198, Papa Inoçenti i III-të i dërgoi një letër Perandorit Aleksi i III-të duke i kërkuar mbështetje logjistike dhe përforcime për ekspeditën. Ecuria e ngjarjeve është e njohur. Një delegacion i kryqtarëve, të gjithë frankë, arriti në Venecia për të negociiuar udhëtimin në Tokën e Shenjtë; Doxhi propozoi pagimin e një shume prej 85000 markash dhe një ndarje të barabartë të plaçkës së fituar nga kryqtarët. Por evenimentet qenë bërë të vështirë nga fakti që Aleksi i III-të, sapo kishte shfronësuar Isakun e II-të. Djali i këtij të fundit, Aleksi, arriti që të shkojë në Perëndim për të kërkuar ndihmë. Por Papa nuk deshi ta vonojë Kryqëzatën dhe vendosi megjithatë të negociojë me Aleksin e III-të. Kryqtarët e mbërritur në Venecia në qershor të vitit 1202 nuk qenë kështu në gjendje të paguajnë sa kërkohej nga Venediku. Doxho Dandolo u propozoi atyre që të ndihmonin Venecian për të ripushtuar qytetin e Zaras, rebel qysh nga viti 1186. Por çështja ishte më pak e qartë nga parashikimi, nga momenti që Mbreti i Hungarisë edhe ai kryqtar, e kishte zgjeruar protektoratin e tij mbi qytetin dalmat dhe se Papa kishte nxjerrë ndalimin kundër kujtdo që do të sulmonte posedimet e tij. Pas një serie të gjatë diskutimesh, kryqtarët vendosën që të synojnë mbi Zaran, e cila u muar përfundimisht dhe u plaçkit më 24 nëndor 1202. Papa procedoi me përjashtimin e Venecias, ndërsa në janar 1203 djaloshi Aleks u bëri një propozim përfaqësuesve venecianë dhe baronëve frankë: Nëqoftëse do ta ndihmonin të rekuperonte fronin e uzurpuar, perandori i ardhshëm premtonte që të derdhte në Venecia 200000 marka argjendi, të garantonte furnizimet për kryqtarët deri në mbarimin e ekspeditës, të ofronte një kontigjent prej 10000 burrash dhe të operonte në favor të bashkimit të të dyja Kishave kristiane. Propozimi u pranua nga baronët. Doxhi Dandolo shikonte të realizoheshin projektet e tij në Lindje: Sapo të njihej Aleksi perandor në Durrës, ai bëhej njeriu i fortë i Mesdheut dhe qyteti i Doxhëve do të fitonte një rol të dorës së parë në të gjithë zonën. Kurse Papa e dënoi kompromisin. Më 23 qershor 1203 anijet veneciane hodhën spirancat në Skutari (Shkodër) dhe kryqtarët u isntaluan në bregun aziatik të Bosforit. Bazileusit Aleks i III-të vendosi që të dërgojë një letër me propozimin e një mbështetjeje të gjerë ndaj zhvillimit të kryqëzatës, por në përgjigje mori një kërkesë për abdikim. Pak më vonë kryqtarët pushtuan Gallatën dhe një anije veneciane shpërtheu zinxhirin që bllokonte hyrjen në Bririn e Artë. Njëkohësisht, anije të ndryshme veneciane sulmuan nga deti dhe pushtuan disa kulla të Kostandinopojës (17 korrik).

Koha e larjes së hesapeve

Aleksit të III-të nuk i mbeti gjë tjetër veçse të arratisej dhe Isaku i II-të u kthye sërish në fronin e Bizantit, ndërsa djali i tij Aleksi i IV-ët mori postin e bashkëperandorit. Duke marrë parasysh zhvillimet e reja, Inoçenci i III-të vendosi të ndryshojë qëndrim dhe të mëshojë deri në fund lidhur me ribashkimin e premtuar të të dyja Kishave. Nga ana e tij, Aleksi i IV-ët vuri në dispozicion trupat për të ndihmuar kryqtarët në ekspeditë. Nisja e ushtrisë për Egjipt ishte fiksuar për datën 29 shtator, por Aleksi, duke e ditur se froni i tij nuk ishte akoma mjaft i qëndrueshëm, u bëri kryqtarëve një propozim që do ta çojë në shkatërrimin e tij: ta shtyjë nisjen e latinëve me 1 vit. Zvarritja e bashkëjetesës midis latinëve dhe bizantinëve në Bizant çoi në fakt, në grindje të shumta midis dy fraksioneve, përfshirë plaçkitjen e disa vendeve të shenjta. Me kalimin e kohës, marrëdhëniet reciproke pësuan një degradim të pandalshëm dhe latinët e qytetit perandorak u detyruan që ta linin qytetin, duke shkuar në kampin kryqtar.
Në këtë kontekst, Aleksi i IV-ët tentoi më kot më 1 janar 1204 që të djegë flotën veneciane. Një muaj më vonë, një revoltë përmbysi Isakun e II-të dhe vrau Aleksin e IV-ët, duke e dorëzuar pushtetin në duart e një kushëriri të panjohur, Aleksi Dukas Murksuflus, i cili mori emrin Aleksi i V-të. Nga ana e tyre, frankë dhe venecianë u ndodhën në një pozicion të vështirë. Pa para, pa furnizime, larg nga Toka e Shenjtë dh me marrëdhënie shumë konfliktuale me Bazileusin e ri, pas rreth dy muajsh sulmesh dhe përplasjesh me forcat bizantine, vendosën që marrin në dorë Kostandinopojën dhe territoret e saj. U organizua një mbledhje, gjatë së cilës u vendos ndarja e perandorisë: Plaçka do të mblidhej në një vend të vetëm, tri të katërtat e së cilës do t'i jepej Venecias për pagimin e borxheve të kontraktuar nga frankët. Një e katërta e mbetur do të ndahej më pas përgjysëm midis kryqtarëve dhe Venecias. Pastaj do të zgjidhej një Perandori, së cilës do t'i lihej një e katërta e territorit bizantin, ndërsa pjesa tjetër do të ndahej në pjesë të barabarta midis kryqtarëve dhe Venecias. Veç kësaj, u vendos solemnisht ndalimi për të ngacmuar gratë dhe shpërdoruar pronat e Kishës. Në këtë mënyrë u vendos fundi i Perandorisë Bizante të Lindjes dhe u hodhën bazat e Perandorisë së re latine të Lindjes.

Rrethimi i fundit i Kostandinopojës

Më 9 prill flota ndërmorri sulmin e parë, por u zmbraps. Ditët në vazhdim u morën dy kulla dhe u realizua një çarje në murin rrethues. Një sulm i tretë shkatërroi qytetin, duke e detyruar Aleksin e V-të në arrati. Rënia e qytetit perandorak inicioi një masakër të tmerrshme të banorëve. Në fund, të lodhur nga kasaphana e realizuar, kryqtarët i vendosën çadrat e tyre në zemër të qytetit. Në ditët në vazhdim u regjistruan plaçkitje, vandalizma dhe vrasje pa përjashtim. Kronisti Niketas Koniates e përmbledh episodin e trishtueshëm me këto terma: "Ata (kryqtarët) thyenin imazhet e shenjta dhe hidhnin përtokë reliket e martirëve në vende që kam turp t'i përmend, duke e shpërndarë në çdo vend trupin dhe gjakun e Shpëtimtarit tonë... Ata shkatërruan altarin e madh të Shën Sofisë dhe... morën kuaj e mushka për të transportuar pjatat e shenjta... dhe fronin, ashtu si dhe dyert dhe të gjitha mobiljet që ishte e mundur të lëvizeshin vendit; dhe kur disa kafshë rrëshqisnin apo rrëzoheshin ata i thernin me shpatë, duke ndotur me gjakun e tyre vendin e shenjtë... (një kryqtar) ulërinte fyerje ndaj Jezù Krishtit, këndonte këngë vulgare dhe vallëzonte në mënyrë të pacipë mbi vendet e shenjta...". Divorci midis Lindjes dhe Perëndimit të kristianizmit ishte konsumuar përfundimisht.

Përgatiti: ARMIN TIRANA

Arkivat greke për Çamërinë


Kur qarqet shoviniste greke planëzuan e nisën të vënë në zbatim masakrimin e popullsisë çame, largimin e saj të dhunshëm nga trojet autoktone e rrëmbimi i pronave çame, krahas qarqeve përparimtare në Shqipëri, qeverisë shqiptare, opinionit përparimtar evropian, në mbrojtje të tyre dolën dhe intelektualë grekë. Arkivat dëshmojnë se ndër më aktivët në këtë drejtim ishin deputetët e Parlamentit grek, Jorgios Sp.Sakas dhe Kristo Vasili. Ja fragmente nga pohimet e tyre, shkëputur nga arkivat shtetërore greke:
-"I lutemi kryetarit të qeverisë t'i mbrojë këta bashkatdhetarë, vëllezërit tanë, me të cilët na ndan vetëm feja, po na bashkojnë po ato zakone të njëjta, e kaluara dhe e njëjta histori. Nuk duhet të harrojmë, se edhe ato kanë të drejta në shtetin grek".

(Arkiva Greke, deputeti Jorgios Sp.Sakas. Në gazetën e pavarur politiko-letrare "Kravji", dt.8 korrik 1936).
- "Çamët janë njerëz të ndershëm, shtetas besnikë të mbretit Kostandin dhe miq të shtetit grek".
(Arkiva Greke, Kristo Vasili, deputeti i Janinës. Në gazetën "Elefteria", nr.102, Janinë, 30 prill 1936).
Megjithatë, tragjedia çame nis e përfundon tragjikisht, sipas një skenari të përgatitur nga qarqet shoviniste të vendit fqinj.

Në vazhdim, nga studiuesi Hajredin Isufi jepen dëshmi e dokumente arkivore lidhur me lashtësinë e popullsisë çame në trojet e veta, përpjekjet për mbijetesë, përballjen me represionin shoven, mbylljen e shkollave shqipe, heqjen e të drejtës së votës dhe nisjen e shpërnguljes së dhunshme.

Nuk pranojnë braktisjen e trojeve, masakrohen qindra çamë

Nga Hajredin Isufi

Aneksimi i qendrave kryesore të Shqipërisë së Poshtme, veçanërisht e Çamërisë, më 1912-1913 nga Greqia, u pasua me një valë krimesh, ekzekutimesh e terror mbi popullsinë, veçmas mbi atë myslimane. Dëshmitarë okularë pohojnë se në Janinë dhe në rrethinat e saj, kishin parë grumbuj me kufoma shqiptarësh, ushtarë e civilë të shfytyruar në mënyrën më të egër, (K.Buchberger, Vjetët e mija në Shqipëri, në "Studime historike", Tiranë, 1972, nr.4, f.141-174).
Të njëjtat skena mizore u shënuan në qytetet e fshatrat e Paramithisë. Autori grek, G.Fessopuolos, pjesëmarrës në ngjarje si oficer i ushtrisë greke, detyrohet të pohojë: "Kujtimet e hidhura që lanë në popullsinë shqiptare të Çamërisë bandat kreteze të drejtuara nga Manos, Montakas, Granicas etj.", ( G.F.Fessopoulos, "Hellas eis tous balkanikous polemous tou 1912-1913", V.I., "Polemos kata tes Tourkias", Athinë, 1925, f.285).

Ekzekutime masive të çamëve

Shpërngulja e çamëve nga trojet e tyre, u parapri nga një terror masiv, me persekucion e dhunë. Dëshmitë e kohës e arkivat zyrtare japin fakte të shumta për këtë. "Në Paramithi, në vendin e quajtur Selan, forcat greke nën komandën e një farë Daljanaqi nga Kreta, ekzekutuan 70 vetë nga paria e Çamërisë, midis tyre dhe hoxhën Hafuz Rasimin etj. Viktimat ishin nga fshati Dramës, Rrëzanj, Koriqan, Vratilë, Bedelen, Shëmërizë, Njihor, Skupicë (Paramithi), Nikolicanj, Grika, Petrovicë e Mininë. Vetëm në fshatrat e Filatit u mbyllën në Burgun e Janinës 34 vetë, ndërsa nga qyteti 10 të tjerë, midis të cilëve edhe Qamil Izeti, mësuesi i parë i shkollës shqipe. Arrestime të tjera pati edhe në kazanë e Margëlliçit të Reshadies (Gumenicës) etj. Forcat greke nuk kursyen as edhe banorët e fshatrave çamë të krishterë, siç ndodhi në Stanov (Frar), Shenicë e gjetkë", (A.SH., gazeta "Albania", Neë York, Nr.11 dhjetor 1919).

Krahas përndjekjeve dhe ekzekutimeve të individëve dhe grupeve, ishin të shumta edhe ndëshkimet ndaj bashkësive të tjera çame. Të njëjtin fat pësoi fshati Petrovicë, që u dogj i gjithi nga bandat greke, ndërkohë që popullsia e terrorizuar e cila mundi të shpëtojë u strehua në Filat, Paramithi e në Margëlliç, (AQSH, Fondi 252, viti 1925, Dos.131, fl.44).

Programe të gatshme u kryen edhe në fshatra të tjera të Çamërisë. U dogjën dhe u shkatërruan krejt fshatrat: Gardhiq, me 300 shtëpi, Dhragomia, me 200 shtëpi, Minina, me 65 shtëpi, në kazanë e Filatit u shkatërruan ndër të tjera Ninati, me 120 shtëpi, Markati, me 120 shtëpi, Janjari, me 150 etj. Është e tepërt të thuhet se aksione të tilla shoqëroheshin gjithnjë nga shpronësimi me dhunë i pronarëve shqiptarë dhe ngarkimi i tyre me taksa dhe angari të papërballueshme nga këta të fundit, (po aty, Dos.119, f.120-131).

Politika e terrorit ndaj popullsisë shqiptare u shtri dora-dorës edhe në viset e tjera të Shqipërisë së poshtme, ku hynë trupat greke apo bandat kriminale të organizuara prej tyre.

Krahas dëshmive për dhunën e ushtruar ndaj popullsisë çame, menjëherë pas hyrjes së forcave greke në viset çame, njoftime të ndryshme flasin edhe për një valë shpronësimesh dhe emigrime të shqiptarëve të Çamërisë. Shumë familje çame emigruan në drejtim të viseve shqiptare sa në veri apo drejt Turqisë, Francës, Shteteve të Bashkuara e vendeve të tjera, (AQSH, Fondi 251, viti 1931, Dos.100, f.52-53).

Çamëve u hiqet e drejta e votës

Aneksimi i Çamërisë dhe i viseve të poshtme në vitin 1912-1913 shënoi fillimin e kalvarit të shqiptarëve çamë nën pushtimin grek.

Athina në parim i njihte çamët si minoritet dhe në të njëjtën kohë ia ngushtonte gjithnjë e më tepër të drejtat minoritetit shqiptar. Deri në mbarim të Luftës së Parë Botërore minoriteti çam arriti të kishte në Parlamentin grek përfaqësuesin e saj, por në vitet që pasuan shqiptarët e Çamërisë nuk u përfaqësuan asnjëherë në Dhomën Legjislative Greke. Në fund të vitit 1922 kësaj popullsie iu hoq e drejta e votës, duke mos i konsideruar si qytetarë grekë. Qeveria greke, duke u bazuar në fenë e tyre muhamedane, bënte përpjekje për t'i quajtur ata turq, në mënyrë që t'i përfshinte në një shkëmbim të mundshëm. Ministria e Punëve të Brendshme Greke, në Fletoren Zyrtare Nr.317, datë 29 tetor 1925, publikoi një urdhëresë, me anë të së cilës u hiqej e drejta për të votuar myslimanëve çamë, duke i konsideruar si kontigjent i shkëmbyeshëm.
Në kundërshtim me Kushtetutën Greke ata nuk u trajtuan të barabartë as në pjesëmarrjen e tyre, as në strukturat ushtarake. Deri në fund të viteve 1920, çamët myslimanë nuk u thirrën nën armë. Në vitin 1928 nisi mobilizimi i myslimanëve çamë, por ata nuk shërbenin si ushtarë të rregullt, por përdoreshin në punë të rëndomta, si në ndërtimin e urave, të rrugëve e si stallierë në repartet ushtarake.

Mbyllen shkollat shqipe, nis shtetëzimi i pronave

Në këtë kohë, shqiptarët në Greqi kishin humbur të gjitha të drejtat. Qeveria greke nuk lejonte për shqiptarët në Çamëri asnjë shkollë në gjuhën amtare shqipe, ndërkohë që në të gjithë fshatrat e banuara prej tyre, ajo kishte hapur shkolla në gjuhën greke.

Në qendrat kryesore të Çamërisë, si në Filat, Paramithi e Margelliç u krijuan enkas zyra për të shtetëzuar pronat e myslimanëve shqiptarë, (Conference de Lausanne sur les Affaires du Prache Orient, 1922-1923). Tani, le të ndalemi më konkretisht me konfliktin që shpërtheu midis myslimanëve e të krishterëve për çështjen e pronave. E drejta e pronësisë e pronarëve myslimanë shqiptarë, ishte e lidhur me statusin minoritar të këtij grupi etnik dhe çdo cenim i pronës jo vetëm që krijonte një pabarazi ekonomike, por prekte dhe një të drejtë ligjore e sociale, në kuadrin e legjislacionit të shtetit grek.

Vendimi për zhvendosjen e popullsisë çame në Azi

Më 23 janar 1923 u nënshkrua Traktati i Lozanës. Në nenin e fundit të saj, përcaktohej shkëmbimi i popullsisë turke në Greqi, me atë greke në Turqi. Ky angazhim u konfirmua disa herë nga qeveria greke. Por në mënyrë të kundërligjshme u bënë shumë përpjekje të dhunshme nga qeveria greke dhe administrata lokale, që shqiptarët myslimanë me kombësi shqiptare të përfshiheshin në shkëmbim dhe të dërgoheshin në Azinë e Vogël. Tashmë ishte bërë e qartë për të gjithë se ishte planifikuar një strategji e tërë për shpronësimin e kolonizimin e pronave shqiptare, me refugjatët grekë të ardhur nga Azia e Vogël.

 Në mbështetje të kësaj ideje, Ministria e Bujqësisë Greke, më 1 tetor 1922, me anën e një Qarkoreje urdhëronte administratën e përgjithshme të Epirit, që"… familjet e refugjatëve të stabilizoheshin në pronat e myslimanëve shqiptarë", (AYE/A/5 (9). (Guvernatori i Përgjithshëm i Epirit, MPJ Greke, Janinë 2 mars 1923). Njëkohësisht, me urdhër, nisi zhvendosja e çamëve nga shtëpitë e trojet e tyre. Ja si shkruan Krapsites:
"Qeveria greke, kishte planifikuar të vendoste në krahinën e Çamërisë, në pronat e shqiptarëve, 18.000 refugjatë grekë të ardhur nga Azia e Vogël. Ndërkohë, kontigjente kolonësh grekë, kishin nisur të vendoseshin në fshatin Gardhiq, Dhragomi, Karbunarë, Vole, Niste, Arpicë etj. Kështu p.sh., në fshatin Arpicë nga 300 shtëpi që kishte fshati, 250 i kishin zënë refugjatët, ndërsa shqiptarët u detyruan të sistemoheshin 3-4 familje në një shtëpi. (Vas.Krapsites, "Oi Mousolmanoi tsamides tis Thesprotias", Athina, 1986, f.33). Edhe në fshatrat myslimane të Shkallës (Filat), si në Picar, Muzhakë, Sollopi, Pjadhul dhe Sklav, u zaptuan me forcë nga refugjatët grekë, shtëpitë dhe pronat e myslimanëve.

Më 15 shkurt të vitit 1923 u lëshua një urdhëresë tjetër lidhur me sistemimin e të krishterëve pa tokë, sipas të cilit, tokat publike dhe ato në pronësi të myslimanëve shqiptarë, do të ndaheshin për t'u sistemuar refugjatët . Ligji i shpronësimit u vu në bazë të Kushtetutës Greke të vitit 1911 dhe hyri në fuqi para vitit 1923. Ky ligj nuk ishte gjë tjetër, veçse një grabitje zyrtare dhe ishte i mjaftë për t'i lënë shqiptarët pa bukë dhe t'i shtrëngonte të largoheshin nga Çamëria, ("Oi Mousolmanoi tsamides tis Thesprotias", Athina, 1986, f.33)…

Dhuna mbi popullsinë myslimane

Në skenarin e dhunës greke, më e goditura ishte popullsia çame e besimit mysliman. Ja si dokumentohet në AQSH: "...Përpara se Komisioni të arrinte në Çamëri (në fillim të vitit 1924), bandat greke të drejtuar nga kretasi Jani Mandi, Kollovci, Nikolla Qamo, Harilla dhe Vasil Mastora, bënin presion mbi popullsinë myslimane që t'i deklaronin Komisionit se ishin turq dhe donin të shkëmbeheshin, (AQSH, Fondi 251, viti 1923, " Dokumente për Çamërinë", dok.183, f.285). Kur Komisioni Miks arriti në Prevezë, zyrtarët e administratës lokale greke përdorën të gjitha format, që përfaqësuesit e Çamërisë të mos kontaktonin me anëtarët e Komisionit Miks për të parashtruar kërkesat në emër të popullsisë çame. Qeveria greke, për të realizuar planet e saj, nisi një valë arrestimesh dhe izolimin e përfaqësuesve të Çamërisë. Ja si pasqyrohet ky fakt në AQSH: "Goditja e parë ndaj patriotëve shqiptarë nisi në qendrat kryesore të Çamërisë: në Filat, Margëlliç, Gumenicë, Paramithi e Pargë. Në burgjet e Janinës dhe në kampet e internimit, dergjeshin njerëzit më të ndershëm të Çamërisë, si Musa Demi, Myftiu i Filatit, Mehmet Zeqirjai, Haki Musai, Mazar Dino nga Paramithia, Ymer Çapari nga Luarati, Jasin Sadiku nga Margëlliçi, Ymer Merishi etj.

…Më 2 qershor 1924, një i quajtur Llucaqis, torturonte banorët e fshatrave të Filatit, aq sa nga ulërimat e viktimave ishin traumatizuar gratë dhe fëmijët. Po kjo gazetë publikonte një korrespondencë me gratë dhe fëmijët, (AQSH, po aty).

Sipas arkivave, në vitin 1925 e në fillim të vitit 1926, nga 3419 shtëpi myslimane në Çamëri, refugjatët grekë u vendosën më 1943 në shtëpi myslimane dhe në asnjë shtëpi të krishterë. Zënia e banesave, ullishtave, vreshtave, tokave prodhuese, kullotave nga refugjatët grekë, mori formën përfundimtare e solli pasoja të rënda në ekonominë e minoritetit çam.

Me ardhjen në fuqi të gjeneral Pangallosit, që e konsideronte Shqipërinë fqinje një aleate të mundshme ndaj rrezikut sllav, u ndërmorën hapa serioze në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve me vendin fqinj. Ndër to mund përmendim vendimin për të shpërndarë silogjet vorio-epirote, që vepronin kundër Shqipërisë. Gjithmonë lidhur me problemin e çamëve myslimanë, ai urdhëroi ndalimin e vendosjes së mëtejshme të refugjatëve grekë në tokat e tyre dhe shpalli një amnisti të përgjithshme për të gjithë çamët e burgosur dhe të internuar nga qeveria greke . Me rëndësi të veçantë, ishte vendimi i qeverisë greke të Pangallosit për të lënë të lirë hapjen e shkollave shqipe në fshatrat e Çamërisë.

Qeveria shqiptare e përshëndeti qeverinë e Pangallosit për frymëmarrjen që u dha marrëdhënieve shqiptaro-greke, të cilat prej kohësh ishin të ngrira. Nga ana e tij Pangallosi, në një intervistë dhënë korrespondentit shqiptar në Athinë, më 14 shkurt 1926, theksoi: "Athina është e vendosur të ndëshkojë çdo veprim të keq në Greqi ndaj minoritetit shqiptar prej disa kokave të nxehta të papërgjegjshme".

Duke marrë në mbrojtje çamët myslimanë në Greqi, Pangallosi shprehu besimin se edhe qeveria shqiptare do të mbante të njëjtin qëndrim ndaj pakicave greke në Shqipëri. "Me pakica greke në Shqipëri, theksoi Pangallosi në deklaratën e tij për shtyp, kuptojmë grekofonët në Shqipërinë e Jugut dhe aspak jo ortodoksët shqiptarë, që nga raca e kombësia janë zotër në shtëpitë e tyre. Jemi kundër asaj teorie të gabuar, vijon ai, që çdo ortodoks ta quajmë grek", ( AYE, 1926-1927-1928, B/68/6. Guvernatori i Përgjithshëm i Epirit për Ministrinë e Punëve të Jashtme Greke, Nr.41 (sekret), Janinë, 7 dhjetor 1926).

Por, rrëzimi i Pangallosit në verën e vitit 1926 e prishi klimën. Me ardhjen në fuqi të gjeneral Kondilit, çështja çame do të ishte problem kryesor i qeverisë greke. Athina nisi një tjetër kryqëzatë të re, për t'i detyruar myslimanët të largoheshin drejt Turqisë. Kështu, 280 familje çame nga Gardhiqi, Dhragomia, Kurtesi e nga Paramithia kishin kërkuar të linin vatrat e tyre e të vendoseshin në Turqi. Arsyet e vërteta të largimit të popullsisë shqiptare çame: "Ata, për të shpëtuar detyrohen të marrin udhën e mërgimit", (Arkivat Greke, gazeta "Kiriks", Janinë, 12 qershor 1921)…

Krimineli Metaksa shton reprezaljet ndaj çamëve

Dëshmi të kohës, por dhe dokumente të arkivave konfirmojnë se qeveria e diktatorit Metaksa, në vitin 1936, me politikën nacionaliste që ndoqi i shtoi edhe më tej masat diskriminuese për çamët. Ai e vuri në një survejim të plotë gjithë Çamërinë. Qeveria e diktatorit, duke menduar se kryeqendra e Çamërisë, Filati, gjendej përtej lumit Kalama, afër kufirit shqiptaro-grek, i dha prioritet për kryeqendër të Çamërisë, Gumenicës. Kështu që, Çamëria u bë qark dhe Gumenica qendër e saj. Qeveria e Metaksait i bëri këto ndryshime administrative, sepse nuk i shihte çamët si shtetas të besueshëm të shtetit helen. Opinioni i shëndoshë grek, konstatonte me dëshpërim se revanshi që kishte marrë Metaksai, i njohur për idetë e tij fashiste kundër minoritetit shqiptar çam, do të ishte me pasoja tragjike, jo vetëm për çamët myslimanë, por për të gjithë Greqinë. Në këto rrethana, në skenën politike greke dolën personalitete të njohur politikë si deputetët e Janinës, Jorgios Sp.Sakas dhe Kristo Vasili, të cilët i demaskuan planet djallëzore të Metaksait dhe të kabinetit të tij, për qëndrimet armiqësore dhe sjelljet diskriminuese që mbaheshin ndaj minoritetit shqiptar.

Dy deputetët grekë ishin kundër kufizimit të të drejtave te minoritetit shqiptar, kundër diskriminimit të tij dhe mosbesimit pa të drejtë që mbahej ndaj tij nga qeveria dhe administrata e Epirit. Dy zotërinjtë deputetë janinotë, kishin pasur raste të shumta kontaktesh me çamët e i kishin njohur mirë cilësitë e larta të tyre. Kjo i bënte ata e shumë grekër të tjerë, që të kishin ndaj myslimanëve shqiptarë në Greqi, një qëndrim absolutisht të kundërt me atë të qeverisë greke, që kishte mbjellë në çdo familje shqiptare pasigurinë, urinë dhe mjerimin, siç shprehej deputeti Jorgios Sp.Sakas: "Uria dhe mjerimi ka mbuluar popullsinë e Çamërisë. Ata nënshtetas të qetë, kot ngrenë zërin e tyre në të gjitha drejtimet". Dhe në vijim, deputeti Sakas sqaron shkakun e vërtetë të këtij mjerimi: "...Arsyeja është: kohë më parë, qeveria greke vuri në zbatim Ligjin e Reformës Agrare duke shpronësuar tokat e tyre. Tokat e tyre u shpronësuan dhe ata mbetën më duarbosh e duke u përballuar me urinë. Kanë të drejtë të protestojnë", (Arkiva Greke, gazeta "Kravji", Janinë, 18 korrik 1936).
Z.Sakas, i bindur se nuk ka asnjë mjet në dorë për të ndikuar në ndryshimin e atij realiteti të hidhur, nuk i mbetet gjë tjetër veçse t'i drejtohet qeverisë greke me një lutje prekëse: "...Në emër të popullit të uritur, në emër të drejtësisë dhe të humanizmit njerëzor, i lutem kryetarit të qeverisë t'i ndihmojë këta bashkatdhetarë, vëllezërit tanë me të cilët na ndan vetëm feja, por na bashkojnë po ato zakone të njëjta, e kaluara dhe e njëjta histori". Ai e përfundon artikullin duke i kujtuar qeveritarëve grekë se, "nuk duhet të harrojmë se edhe ata kanë të drejta në shtetin grek", ( Arkiva Greke, gazeta "Kravji", Janinë, po aty).

…Situata tepër e rënduar ndaj minoritetit shqiptar në Greqi vazhdoi deri në pragun e Luftës Italo-Greke. Athina kishte marrë sinjale nga Roma se një konflikt i armatosur do të ishte i paevitueshëm. Qeveria fashiste italiane, nën pretekstin se minoritetin shqiptar në Greqi kishte humbur të gjitha të drejtat e tij politike dhe ekonomike, e kërcënonte Greqinë që të bënte përmirësime, përndryshe ajo merrte përsipër mbrojtjen e të drejtave të tij, (Documenti Diplomatici Italiani "DDI", Nova Serie, V.5, Dok.429, f.411).
Por, siç do të vërtetohej më vonë, çështja e minoritetit shqiptar në Greqi ishte vetëm pretekst i Romës. Shkaku i vërtetë ishte ekspansioni i saj: pas pushtimit të Shqipërisë, më 7 prill 1939, ajo kërkonte ta shtrinte pushtimin e saj drejt Greqisë.
_____________________
Ne pamë më lart se disa deputetë grek nuk qenkan pajtuar kinse me qeverinë greke me të vërtetë u jemi "mirënjohës" atyre që kanë treguar realitetin e na kanë dhënë një "përkrahje" të themi ashtu.Po pse kjo përkrahje nuk hyri në punë për ta ndalur tragjedinë që do të pësonte populli çamë?
Po këto janë lajthitje të shovenistëve grek,kur e ka ndërruar ujku zakonin se?Ne fort mirë e dimë kush ka qënë në ato troje ma parë e nuk kemi nevojë të na e përkujtojë këtë njeri e lëre më një grek.Ne as nuk duam të kemi gjë të përbashkët me ta,po e vetmja kërkesë është kthimi i asaj popullsie në ato prona të veta të patundura stërgjyshore.

Dardania si pjesë e ujdhesës Pellazgo-Ilire


"Pellazgët erdhën në Ballkan në kohët parahistorike para ilirëve dhe quhen nga Korkuti "paleoindoevropianë". Ata ishin pararendës të ilirëve, që më pas u bënë pararendës të shqiptarëve. Sipas shkrimtarëve të hershëm, pellazgët banonin të shpërndarë në rajonin Ballkano-Egjeas, duke përfshirë këtu të gjithë Ballkanin, bregdetin Egje të Azisë së Vogël dhe Kretën. Gjuha e tyre pellazge cilësohej si "barbare", dmth jogreke. Studimet gjuhësore tregojnë se ky popull la gjurmët e tij në Ballkan nëpërmjet terminologjisë paragreke të emrave të njerëzve, vendeve dhe hyjnive - emra, që nuk kanë asnjë lidhje me greqishten, por që mund të shpjegohen nëpërmjet ilirishtes dhe shqipes." Edwin Jacques "SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme" fq. 44
"Iliria. Këtë emër e mori ky vend, siç thonë, nga Iliri, i biri i Polifemit. Bijtë e qiklopit Polifem dhe Galatës, të quajtur Kelt, Ilir dhe Gal, lanë Siqelinë dhe u bënë sundimtarë mbi fise, të cilët nga emrat e tyre u quajtën keltë, ilirë dhe galë. Nga shumë legjenda që tregohen, kjo më pëlqen më tepër. Bijtë e Ilirit kanë qenë Enheleu, Autari, Dardani, Medi, Taulanti dhe Perrebi; vajzat e tij ishin Partha, Daortha, Dasara dhe të tjera, nga kanë rrjedhur taulantët, perrebejt, enhelejt, autariatët, dardanët, parthinët, dasaretët dhe darsejt. Thonë se Autari pati për bir Panonin ose Paionin), dhe ky i fundit pati për bij Skordiskun dhe Tribalin, nga të cilët muarën emrin dhe fiset. Po këta probleme le t'ua lëmë arkeologëve. Sa për fiset ilire, këta janë akoma tani të shumta dhe të dëgjura, siç është e natyrshme në një vend aq të gjerë; këta banojnë ndër krahinat e gjera të skordiskëve edhe tribalëve, të cilët nga luftat që patën midis tyre u shkatërruan aq shumë, sa që nga tribalët mbeti një pakicë fare e vogël, e cila më në fund iku dhe vajti përtej Istrit në viset e gotëve; kështu pra ky fis, që ishte në lulëzim gjer në kohët e Filipit dhe të Aleksandrit, tani është i shkretë dhe pa emër". APPIANI ALEXANDRINI HISTORIA ROMANA (Historia e Romës)"Yllyriku"
Historia e Dardanise eshte e lidhur me historine pellazgo-ilire te Mesdheut, deri ne ate shkalle sa mund te themi se Dardania dhe dardanet jane protagoniste te historise qe nga shekulli XIII-XI p.e.r. deri ne renien e perandorise bizantine ne shekullin XIV te e.r.
"Ky popull indoevropian [dardanet] u shpërngul në drejtim të perëndimit në Azinë e Vogël dhe e lidhi fatin e vet ngushtësisht me Trojën, një nga portat e së cilës mori emrin "Porta Dardane". Ndërsa ngushtica pranë Gadishullit Ballkanik u quajt Dardanelet dhe, duke shkuar më në perëndim krahina shqiptare e Kosovës në lashtësi kishte emrin Dardania. Në radhët e aleatëve të Trojës ishin edhe "pellazgët fisnikë", që, ndoshta, ishin po ata luftëtarë, të cilët njiheshin gjithandej si "pellazgët e ashpër nga tokat pjellore të Larisës" Edwin Jacques "SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme" fq. 59
Themeluesi i Trojes ishte Dardani. Dhe nga Troja dhe heronjte e saj rrjedh historia. Troja e themeluar nga Dardani nuk ishte greke. Ne poemat e Homerit, te shkruara ne shekullin VII p.e.r., evokohej lavdia e Trojes dhe heronjve te saj, dhe Homeri nepermjet ketyre poemave donte te ngrinte moralin e bashkekohesve duke ju kujtuar heroizmat e paraardhesve. Kete histori greket e kane pervetesuar dhe e quajne histori greke. Ndonese edhe ne poemat e Homerit, kur behet fjale per luften e Trojes, thuhet se greket shkuan ne Troje per te marre Helenen, pra Troja nuk na del greke edhe nga vete keto poema.
Por greket kane pervetesuar me shume historine e jugut te Shqiperise ate qe quhet Epir. Luftetaret e Epirit qe moren pjese ne luften e Trojes ata i quajne greke. Greket e vene veten ne pozicionin e paraardhesve te epiroteve qe luftuan ne Troje. Greke ata quajne edhe familjen mbreterore te Akilit, pasardhesit e te cilit na sjellin deri tek Pirro i Epirit, qe, qe te gjithe, jane molose, pra ilire. Greket nuk kane qene ne Troje. Siç thote studjuesi francez Edvin Zhak
"Mëse njëherë vëmë re se historianët, gjeografët dhe shkrimtarët grekë ngulin këmbë në dallimin midis pellazgëve të parë dhe rivalëve të tyre, grekëve helenë, të ardhur më vonë. Një ditë historia tradicionale "greke" mund të rishkruhet sërish…" Edwin Jacques "SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme" fq. 54
"Mirëpo çuditërisht edhe protagonistët e tjerë të dramës trojane ishin gjithashtu pellazgë. Helena e bukur, e rrëmbyer nga Parisi, ishte faktikisht Helena e Argosit pellazg, gruaja e Menelaut, mbretit të Spartës pellazge. Kryekomandanti i ekspeditës ishte Agamemnoni, mbreti i Mikenës, e përmendur shpesh së bashku me Argosin fqinj. Në ushtrinë e Agamemnonit shërbenin dy vëllezër të Helenës, familja e të cilëve e kishte origjinën nga Lakedemoni, qytet i fuqishëm ushtarak pellazg, i quajtur edhe Sparta. Pastaj vinte Akili legjendar, mbreti i Mirmidonëve të Thesalisë, bir i prijësit të madh e të hershëm Pellazg Peleut. Eolët, jonët dhe dorët nuk përmenden kurrë nga Homeri; trupave rrethues ai u drejtohej si akej, argivë ose danaj. Cilët ishin këta? Akea ishte një provincë në kufirin verior të Mikenës pellazge. Argivët ishin banorë vendas të Argosit pellazg. Danajt e kishin marrë emrin nga Danai, mbreti i hershëm i Argosit. Ndonëse disa aleatë të trojanëve flisnin gjuhë të ndryshme, duket se heronjtë klasikë brenda dhe jashtë mureve të Trojës ishin pellazgë e jo grekë. Ata bisedonin pa vështirësi në një gjuhë të përbashkët, adhuronin të njëjtët heronj, ishin njëlloj të zotët për rritjen dhe stërvitjen e kuajve, kishin fatrrëfyes të përbashkët që këshilloheshin me perëndi të përbashkëta, praktikonin të njëjtat rite e lutje fetare, si edhe ndiqnin të njëjtat tradita e zakone të përbashkëta, si p.sh, zakonin e varrimit. Dikush është shprehur se: "Homeri përjetësoi homogjenitetin e gjuhës dhe të kulturës së tyre. Brenda dhe jashtë mureve, këta heronj të luftës së Trojës ishin të gjithë pellazgë e jo grekë."Edwin Jacques "SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme" fq. 60

"Interesimi i dukshëm i Homerit për origjinën pellazge të heronjve të tij mund të mbështesë fare mirë tezën e Strabonit rreth prejardhjes pellazge të vetë poetit të verbër. Sigurisht, studiuesit janë të një mendjeje se, ndonëse këto poema epike kanë mbërritur te ne nëpërmjet gjuhës greke, teksti përmbante shumë shprehje e konstrukte të çuditshme, që e kishin zanafillën në gjuhën më të hershme pellazge. Në fakt, në librin e tij "Hyrje në indoevropianishte", Gounaris hedh tezën se emri Homer e ka prejardhjen nga shprehja pellazge e keqardhjes për një të verbër: "Ho i mjerë!" Edwin Jacques "SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme" fq. 60
"Fushata ushtarake dhjetëvjeçare e Trojës nuk ishte një luftë greke, por një konflikt ndërfisnor pellazg. Të gjithë ata flisnin një gjuhë pellazge "barbare" e jo greke." Edwin Jacques "SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme" fq. 65
"Para luftës trojane Hellada, me sa duket, nuk ka bërë asgjë me forca të përbashkëta. Mua bile më duket se ajo si tërësi nuk e mbante akoma këtë emër; se një emërtim i tillë as nuk ekzistonte para Helenit, birit të Deukalionit; dhe se emrin ia kanë dhënë asaj, sipas emrave të tyre, fiset e ndryshme, më tepër pellazgët. THUCIDIDIS HISTORIAE (Historitë) LIBRI I
Edhe sikur greket te kene qene ne kete lufte, se bashku me shume fise te tjera pallazge, per motivet per te cilat beheshin luftrat ne ate kohe, pra pervetesim trojesh dhe plaçke lufte, gjithsesi ata nuk ishin trojanet qe dolen te rrenuar nga kjo lufte.
Dardani njihet si themeluesi i Trojes. Dardanele mban akoma emrin ngushtica me te njejtin emer te marre nga dardanet.
Kur behet fjale per perandorin romak Klaudi ne historine e perandoreve thuhet
"…Klaudi u dallua jashtëzakonisht shumë guximi i kalorësisë së dalmatëve, pasi Klaudi linte të kuptohej, se ishte me prejardhje nga kjo provincë, megjithëse të tjerë thonë se ishte dardan dhe që rridhte nga mbreti i trojanëve Ili) dhe nga Dardani) vetë." SCRIPTORES HISTORIAE AUGUSTAE (Shkrimtarët e historisë së perandorëve) libri XXV
Vete fjala "trojë" eshte e perdorur nder shqiptaret dhe simbolizon token, truallin. Qe te kujton faktin se pellazget, paraardhesit e shqiptareve, e lidhnin veten e tyre me token dhe quheshin edhe bijte e tokes, te pellgut. Ata adhuronin token, gurin, sikurse ndodh akoma nder shqiptaret. Ata ishin te lidhur me token, pas humbjes se madhe qe paten me vithisjen e vendit te tyre Atlandes. Dhe Dardanet ishin pellazge.
"Dardania kufizohet me fiset maqedonase dhe paione nga ana e jugut sikundër edhe me autariatët e dasaretët, të tjerë këta, në vise të tjera, që janë kufitare në mes të tyre dhe me autariatët. Dardanë janë edhe galabrët, tek të cilët…) është një qytet i vjetër, edhe thunatët, të cilët në lindje janë në kufi me medët, fis thrak. Dardanët janë aq të egër sa edhe nën pleh bagëtish rrëmijnë gropa dhe aty rrojnë; megjithëkëtë muzikën nuk e lënë mënjanë, po përkundrazi përdorin gjithmonë fyej e vegla me kordha. Këta, pra, banojnë në thellësitë e vendit; do t'i përmendim edhe më vonë." S T R A B O N I S G E O G R A P H I C A (Gjeografia) LIBRI VII
"Kam dëgjuar se dardanët e Ilirisë lahen vetëm tri herë gjatë gjithë jetës së tyre… kur lindin, kur martohen dhe kur vdesin." CLAUDII AELIANI 1. DE ANIMALIUM NATURA (Mbi natyrën e kafshëve) LIBRI IV
"Pas Panonisë vjen provinca e quajtur Myzia, e cila zgjatet me rrjedhjen e Danubit deri në Pont. Fillon me lumin [Sava] që përmendëm më sipër. Në të përfshihen dardanët, kelegerët, tribalët, timahët, myzët dhe thrakët e Pontit deri në Skythi.
Lumenjt e përmendur që vinë nga Dardania janë Margu, Pingu, Timahu nga Rodopi, Oesku, nga Hemi, Uti, Asami, Jeteri." C. P L I N I S E C U N D I NATURALIS HISTORIAE (Historia e Natyrës) LIBRI III
"Dionisi, ashtu si bashkëkohësi i tij Virgjili, shkruante se, pas rënies së Trojës, Enea lundroi nga gjiri i Ambrakisë, gjatë bregut të Epirit, deri në Buthrotum, Butrintin shqiptar. Enea marshoi për dy ditë, derisa mbërriti në Dodonën pellazge, me qëllim që të këshillohej me orakullin. … Prania e trojanëve në Butrint vërtetohet nga një kodër me emrin Trojë, ku ata ngritën përkohësisht kampin e tyre… Edhe prejardhjen e Eneas ai e nxirrte nga Dardani. Më tej, ai citon autoritetet e lashta greke e romake për të treguar se Roma ish me refugjatë nga Troja dhe se themeluesit, Romulusi e Remusi, ishin bij të Eneas, ose bij të bijës së Eneas, me fjalë të tjera, ishin dardanë e rrjedhimisht pellazgë." Edwin Jacques "SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme" fq.56, Po kështu Elini është i biri i Priamit (mbret i Trojes) qe ngriti Butrintin ne shembullin e Trojes.
Në "Eneiden" – në "Iliadën" e "Odisenë" romake – tregohet për peripecitë e udhëtimit të heroit trojan Eneut, i cili përpara se të arrinte në Lat për të formuar gjoja mbretërinë e tij në tokën latine qendroi për pak ditë edhe në Butrint. Kjo poemë e mrekullueshme epike mbeti e papërfunduar dhe doli në dritë vetëm mbas vdekjes së autorit. Në veprën e Virgjilit spikat një stil i bukur, një varg melodioz dhe një gjuhë e punuar. Përkthimi është mbështetur në botimin: P. Vergili Maronis Opera post Ribbeckium tertium recognovit Gualtherus Janell, editio maior. Lipsiae in aedibus B.G. Teubneri 1920.

Mundësia e prejardhjes së Shqipëtarëve nga Atlantida legjendare?

Adnan Abrashi-NANDA-Prizren 


Në historiografinë botërore,kohën e fundit ekzistojnë tendenca serioze të dëshmimit të një hipoteze tejet të guximshme se shqiptarët dhe baskët, janë popuj të Evropës me një prejardhje të lashtë historike, ku zanafillat e tyre mund të kërkohen aq larg, deri tek civilizimi i lashtë misterioz botëror, i njohur si Atlantida.
Mundësia e prejardhjes së shqiptarëve nga Atlantida e lashtë legjendare, kuptohet, është totalisht në suazat e një hipoteze të mundshme, me tendenca serioze akademike edhe të dëshmimit të saj të afërt materialo-shkencor.

Ashtu siç do të shohim në vazhdim, prejardhja e lashtë e shqiptarëve, ka mundësi të mos fillon me civilizimin e hershëm pellazg-ilir, por i ka rrënjët shumë thellë e më thellë se sa realisht mendojmë ne vetë.
Në dritën e kërkimeve dhe zbulimeve të reja, hasa në një hipotezë tejet të guximshme se pasardhësit e popullit të Atlantidës legjendare në Evropë, mund të janë baskët dhe shqiptarët.

 Kuptohet nuk u befasova, por as nuk e pranova atë menjëherë si megalomani nacionale e cila sigurisht më konvenonte si shqiptar. Përkundrazi, kërshëria ime mu ngacmua seriozisht dhe unë fillova të hulumtoj edhe më tej duke gjurmuar dhe mbledhur materiale të ndryshme që sado pak do të mundësojnë më racionalist t’i besoj kësaj hipoteze.

Se ilirët e kanë një prejardhje të lashtë në këto troje dhe se ne jemi pasardhës të denjë të këtij civilizimi, flasin shumë studime jo vetëm të studiuesve shqiptarë, por numri më i madh i tyre është nga ata të huajt. Në suazat e shkencës së mirëfilltë, teoria tanimë e dëshmuar e prejardhjes së shqiptarëve të sotëm nga ilirët e lashtë, askund nuk kontestohet.

Gjurmët e para materiale dhe më të vjetra të ekzistimit të jetës në këto troje, janë zbuluar në fshatin XARRË ( afër Sarandës) . Këto janë: vegla pune, armë, stoli, enë nga dheu etj. Prejardhja e tyre daton që nga koha e paleolitit të lartë, që vazhdon afërsisht 40.000 – 6.000 vjet para e.s. Poashtu është interesante zbulimi në shpellën e SHËN MARINËS ( në Bogaz të Konispolit) të eshtrave të një dhie të egër e cila i takon llojit “CAPRA IBEX”, lloj ky i cili është zhdukur dhe nuk ekziston më, gjë që dëshmojnë mbi ekzistimin e lashtë të jetës në këto troje, me një gjueti të zhvilluar.

Por, hipoteza mbi mundësinë e prejardhjes së shqiptarëve dhe baskëve nga Atlantida legjendare, është diçka krejtësisht tjetër. Diçka më e guximshme dhe më sfiduese. Në fillim të gjetjes së një mbështetje logjike të kësaj hipoteze, kishte për qëllim, që së pari, ta bindi veten time në një mundësi të tillë, e tek pastaj, nëse do të ketë arsye të mjaftueshme, edhe ta argumentoj para të tjerëve.

Baskët janë një popull që jetojnë në pjesën veriore të Spanjës dhe kufizohen me Francën. Sikur shqiptarët, edhe baskët janë një popull që kanë ngjashmëri të ndërsjellët me virtyte të përbashkëta nacionale, sikurse bie fjala: gjuha specifike në krahasim me gjuhët e popujve tjerë të Evropës, pastaj, instinkti i fortë kolektiv i ruajtjes së identitetit etnik, trimëria dhe luftërat e shpeshta për ekzistencë dhe pavarësi.

Jo vetëm kaq!

Por, këta popuj i karakterizon deri vonë tendenca e kultivimit të marrëdhënieve fisnore dhe instinkti i fortë i ndjenjës për bashkësi që ishte mjeti i fuqishëm dhe vendimtar të mbrojtjes së tyre nga kthetrat e pashmangshme të asimilimit gjatë historisë. Pse pra të mos ketë mundësi dhe bazë logjike, të argumentohet hipoteza se shqiptarët dhe baskët mund të kenë një prejardhje nga Atlantida e lashtë?

Kuptohet, dëshmi të forta materiale ende nuk ka. Gjurmët e Atlantidës edhe sot e kësaj dite nuk dihen, përveç atyre njohurive të përcipta se: Atlantida ishte një civilizim tejet i përsosur. Ishull i rrethuar nga të katër anët me ujë dhe shtrihej në mes të Oqeanit të sotëm Atlantik, midis pjesës perëndimore të kontinentit të Evropës dhe Afrikës, si dhe pjesës lindore të kontinentit të Amerikës Jugore. Si karakteristikë e popullit të Atlantidës ka qenë inteligjenca e lartë kolektive si dhe sundimi tejet i përsosur i të urtëve që ka zgjatur 13.900 vjet.

Pas lëvizjeve të mëdha tektonike që kanë ndodhur në rruzullin tokësor, janë bërë shumë rivendosje të sipërfaqeve të shumta kontinentale, ku një pjesë e madhe e sipërfaqes së tokës është zhytur në ujë, kure pjesët tjera janë paraqitur mbi sipërfaqen e ujit, duke krijuar kështu, ujdhesa dhe hapësira tjera të reja tokësore. Shkenca e jonë bashkëkohore, disponon me shumë fakte se para disa mileniumeve toka nuk e ka pasur këtë sipërfaqe sikur e kemi ne tani. Andaj, ka gjasa se një gjë e njëjtë ka ndodhur edhe me Atlantidën e cila mbulohet me ujë, kurse një pjesë e popullatës së saj të mbetur gjallë, për t’i ikur përmbytjes, është shpërndarë në katër anët e botës.

Duhet të jetë logjike se atdheu iu tyre i ardhshëm të zgjidhet bregdeti i rrethuar me vise të larta malore, sepse përherë ka ekzistuar frika nga ndonjë përmbytje tjetër eventuale. Nisur nga njohuria se populli i Atlantidës ka disponuar me një inteligjencë të lartë kolektive( duke mos dyshuar në lëvizjet e mëdha tektonike të sipërfaqes së atëhershme tokësore dhe ujore) atëherë, atlantidasit duhet të dispononim me pajisje të përsosura të lundrimit, andaj, edhe mundësia e tyre e arritjes në brigjet e gadishullit ballkanik ka qenë e realizueshme.

Për Atlantidën si pracivilizim i të gjitha civilizimeve, për herë të parë në veprat e veta flet filozofi i madh i Greqisë Antike, Platoni ( 427 – 347 para e.s.) si një vend më të madh dhe më të fuqishëm, i cili, 9000 vite para kohës së tij, ishte përmbytur në Oqeanin Atlantik.

Ndër popujt e botës të cilët me krenari e kanë pranuar dhe kultivuar bindjen se janë pasardhësit e atlantidasve, kanë qenë egjiptasit e lashtë. Nga një papirus i vjetër të zbuluar në muzeun e Petrogradit (Rusi), e cila datonte që nga koha e sundimit të faraonit SENTA, nga dinastia e II-të, përafërsisht para 457 vite para e.s.

 Ky papirus i ruajtur mirë, qartë dëshmonte se si faraoni Senta ka dërguar ekspeditën detare kah perëndimi, të pajisur me marinarë të aftë, që ta zbulojnë vendin Atlantida., prej kah, para 3550 viteve pas lindjes së tij, kanë ardhur të parët e egjiptasve, duke sjell me vete urtësinë dhe shkathtësinë fantastike të atdheut të vjetër. Ekspedita detare, pas 6 viteve bredhjeje nëpër det të hapur, është kthyer pa gjetur as këtë popull, dhe as ndonjë të gjallë që do të dëshmonte ekzistimin e asaj toke të zhdukur. Në dorëshkrimin tjetër të gjetur në të njëjtin muze, të shkruar nga historiani i vjetër egjiptas, MANATHON, thuhet: “sundimi i të urtëve në Atlantidë ka zgjatur 13.900 vjet…”

Egjiptasit e vjetër, pra, veten e kanë konsideruar si pasardhësit e atlantidasve, e që kjo për ne do të ketë rëndësi të veçantë gjatë shtjellimit të mëtejshëm të kësaj lënde.

Në një botim kërkimor-shkencor të Institutit Albanologjik në Prishtinë, titulluar “Gjurmime albanologjike”- viti 1984, hasa në një RECENZURË-KRITIKË të studiuesit dhe historianit tonë të madh, Dr.Skender Riza, bërë një vepre tejet interesante dhe me një titull tejet bombastik : THOT-TAT PARLAVA ALBANEZE (Thoti-Toti fliste shqip) si një rezultat i punës 40 vjeçare në fushën e filologjisë, të filologut të shquar nga Roma. [color=”Red”]CIUSEPPE CATAPANO.[/color]Kush ishte THOTI apo TOTI?

Thoti, tek egjiptasit e vjetër ishte perëndi e mësimit, e shkathtësisë të të shkruarit, e shkencës dhe magjisë; pastaj ishte matës i kohës dhe zbulues i numrave dhe përpilues i hieroglifëve (alfabetit të egjiptasve të vjetër) Pamja e tij përshkruhet si qenie me trup njeriu dhe me kokë të ibis-it ( shqipes-shqiponjës).

Sipas Katapanos, edhe emri i Thotit ishte fjalë shqipe sepse ka domethënie të qartë shqipe: me thanë, thua, lajmëtarë, besim, mësues, ose me domethënie më komplete: “lajmëtari i Zotit”, “Mësues nga Zoti” etj. Sipas tij, nga Atlantida, buron edhe emri i sotëm i Oqeanit Atlantik dhe ATLLASIT ( libri hartave të tokës), e që janë fjalë shqipe, sepse Atlantida, gjegjësisht Atllasi, burojnë nga rrënjët e dy fjalëve shqipe: AT-LASH, që do të thoshte: AT-baba dhe LASH-i lashtë, pra stërgjyshi i lashtë.

 Përveç këtij fakti, Atlantida në shumicën e rasteve emërtohet si “BOREA”, e që edhe ky nocion, rrënjën e vetë e ka në shqipen. Bore do të thotë e bardhë, nga fjala “borë” e shqipes. Nga ana tjetër, BOREA në Egjipt, identifikohet me sfingën. Sfinga ishte në emblemë guri, adhurues i dritës që e personifikonte Zotin. Prandaj, THOTI, sipas gjykimit të Katapanos, nuk i takonte erës së egjiptasve, por asaj të “BOERO-s”, d.m.th. të erës së Atlantidës.

 Sepse, THOTI konsiderohej krijues i doktrinës VRBALO-DRITËS, që u manifestua në tokë. Poashtu, Dielli, ishte simbol i një PERËNDIE, “ATUM ISE TEM”, terme këto që kanë shpjegimin ilir-shqip:

1. AT=at=at (baba); U=unë;
M=më=mëmë
2. T=tatë=baba;
E=e

M=me=mem.Edhe prejardhja e nocionit Ilir, Katapano e konsideron se buron nga shqipja: “me qenë i lirë”, sikurse edhe emri shqiptar, burimin e sheh nga termi shqip: SHQIPONJA, e cila e simbolizon dritën, Thotoin, Zotin.

Vepra e Katapanos, nuk mbetet me kaq, por ajo shkon me dëshmime edhe më larg. Në të, më tej ai konstaton dhe argumentohet gjerësisht, se i tërë alfabeti i egjiptasve të vjetër (hieroglifët)j si alfabet i parë i përpiluar për shkrim dhe lexim, e ka bazën dhe domethënien e shqipes, nga e cila u formuan edhe bazat e alfabeteve që dihen sot si shkronja latine, shkronja hebraishte, samaritano-palestineze, sirianishtes, arabishtes dhe greqishtes. Të gjitha të theksuarat, Katapano, në studimin e vetë, dëshmon gjerësisht dhe të argumentuar me fakte bindëse, prezantimi i të cilëve, në këtë shkrim revyal, do të ishte tejet i gjatë.

Së fundi, edhe disa fakte historiografike që dëshmojnë lashtësinë e madhe të popullit tonë?

Të gjithëve na është e njohur vepra e Homerit “ILIADA”, ku përshkruhet lufta 10-vjeçare e ahejëve kundër trojanëve, udhëhequr nga komandanti legjendar i fiseve të bashkuara të POLISAVE (shteteve ) të Greqisë Antike-Agamemnoni.

Kjo vepër epike, e shtjelluar shumë mirë dhe me mjaft elemente mitologjike, shkaktoi bujë të madhe jo vetëm në qarqet e historisë letrare botërore si një krijimtari e vlefshme artistike që dëshmonte shkallën e lartë të kulturës antike, por nisur nga përshkrimi tejet i qartë i hapësirës gjeografike të vendndodhjes, ngacmoi historianët dhe arkeologët që të mbështeten në një hipotezë tejet të guximshme se Lufta e Trojës vërtetë ka ndodhur në një kohë dhe hapësirë të caktuar.

Më i zëshmi dhe më këmbëngulësi në këtë hipotezë ishte arkeologu dhe helenisti i madh gjerman Hajnri Shliman (1822-1890), i cili, pas gjurmimeve të bëra arkeologjike arriti të dëshmoj shumë fakte se Troja ekzistonte dhe se e tërë ngjarja nga Epi i Homerit “ILIADA” ka ndodhur me të vërtetë në histori. Duke i bërë gjurmimet arkeologjike, të udhëhequra drejtpërdrejt nga vetë ai, në pjesën perëndimore të Azisë së sotme, ku tani shtrihet shteti i Turqisë, konkretisht, në rrafshnaltën e vendit HISARLIK, arriti të zbuloj gërmadhat e këtij qyteti, dhe kështu, një herë e përgjithmonë e largoi dyshimin se Lufta e Trojës ka ndodhur vërtetë dhe se Epi i famshëm i Homerit “Iliada” e përshkruante pikërisht këtë ngjarje historike.
Pas këtij zbulimi arkeologjik sensacional, me gjurmime të mëvonshme është vërtetuar se Lufta e Trojës është zhvilluar ndërmjet viteve 1194-1184 p.e.s

E tërë ngjarja rreth Luftës së Trojës për ne fare nuk do të ishte e rëndësishme sikur në vitet e 70-ta, nga ana e studiuesit dhe arkeologut brazilian S. PRAJS, nuk u paraqit vepra e tij e famshme “PUBLIKU I VERBËR I HOMERIT”.


Në këtë vepër, Prajsi kundërshtonte si me fakte logjike ashtu edhe materiale-shkencore teorinë e gjertanishme dhe zbulimin arkeologjik të pranuar të Shlimanit se, Troja e vërtetë gjendet në rrafshnaltën e sotme të Turqisë Perëndimore HISALIK, por ajo shtrihet 180 shkallë në anën e kundërt të rruzullit, saktësisht në gjirin e Bokës së Kotorit, vendosur në mes të trekëndëshit të megjeve të kufirit, Mali i Zi, Kroaci e Bosnje e Hercegovinë. Pra, Troja e vjetër shtrihej në territorin e ish Jugosllavisë. Kjo hipotezë në qarqet e atëhershme shkencore dhe publicistike të Jugosllavisë, bëri një bujë të madhe dhe arriti popullaritet fantastik në opinionin e atëhershëm, për tu zbehur dhe heshtur më vonë në tërësi.

Çka mendoni pse?

Ndërkohë, dikujt të mençur nga shkenca sllave iu kujtua se vërtetimi i kësaj hipoteze, se Troja e Homerit, mund të jetë në regjionin e Gabellës, do të përfundonte me realitetin e papranueshëm për ta, se shqiptarët e sotëm janë popull që do të konsiderohen si trashëgimtar të trojanëve të lashtë, sepse vendi ku shtrihej Gabella ishte historikisht vend i banuar nga ilirët?!

Pas dëshmive të prezantuara mbi lashtësinë e madhe të popullit shqiptarë në këto troje, për ta bërë më të besueshme hipotezën mbi mundësinë e prejardhjes tonë nga civilizimi i lashtë i Atlantidës legjendare, fillimisht duhet dëshmuar se sa mund të merret si e vërtetë vet hipoteza mbi ekzistimin e ndonjë civilizimi shumë të përparuar të quajtur ATLANTIDA, me popullin e saj tejet inteligjent atlantidas.

Përshkrimi i parë i këtij civilizimi të lashtë, që nga Platoni dhe papirusi i zbuluar i faraonit SENTA, në muzeun e Petrogradit ku dëshmohet besimi se egjiptasit e vjetër e kanë prejardhjen nga civilizimi i Atlantidës, mund të jenë si gjurma të para paralajmëruese, por jo edhe fakte materiale, që do ta përmbushin vërtetësinë edhe më të madhe vetëm me zbulimin e elementeve në formë gërmadhash ose sendesh nga ndonjë gërmim arkeologjik nënoqeanik. Në këto të fundit, duhet pritur edhe ca, por, me sa duket, jo edhe aq gjatë!

Deri më tani më së afërmi të këtij lloji të dëshmimit material të ekzistimit të pracivlizimit të lashtë të Atlantidës, nuk ka qenë askush tjetër, veçse arkeologu i famshëm gjerman HENRIH SHLIMAN, zbuluesi i Trojës mitologjike të Homerit nga vepra “ILIADA DHE ODISEA”
Çka ka ditur ai në të vërtetë për Atlantidën?
Më 20 tetor 1912, në revistën shkencore “NJU YORK AMERIKEN” u botua artikulli sensacional me titull: “ SI E KAM ZBULUAR ATLANTIDËN-PRACIVILIZIMIN E TË GJITHA CIVILIZIMEVE?”. Autori i këtij dorëshkrimi ishte PAUL SHLIMAN. Dr. Paul Shliman është nipi i Henri Shlimanit të famshëm.

Teksti i artikullit në fjalë ishte: “Disa ditë para vdekjes, në Napoli, më 1890, gjyshi im, Henri Shliman, i ka dorëzuar një mikut të tij të ngushtë zarfin e mbudhur, ku me dorëshkrimin e vet personal ka shkruar : - Le ta hapi këtë letër vetëm ai anëtar i familjes sime i cili do të betohet se tërë jetën e vet do t’ia kushtojë hulumtimeve që janë të përcaktuara në të.

Një orë para vdekjes gjyshi im kishte kërkuar lapsin dhe letër, dhe në të, me një dorëshkrim të lodhur, kishte shtuar edhe një porosi: - Shtesa e fshehtë asaj që gjendet në zarfin e mbudhur: Thyeje vazon me kokën e sorrës dhe hulumtoje përmbajtjen e saj. Ka të bëj me Atlantidën. Varri, në lindje të gërmadhave të tempullit në Saisu dhe në varrin që gjendet në rrafshnaltën ÇAKUNA. Me rrëndësi! Do të gjesh dëshmitë mbi vërtetësinë e hipotezës sime. Nata vjen. Lamtumirë!…

Këtë porosi në besim, gjyshi im ia jep një mikut të besueshëm të cilës ia bashkëngjit edhe zarfin e mbudhur, dhe ky të gjitha këto i deponon në një bankë franceze .

Kur i mbarova studimet në Rusi, Gjermani dhe në Lindje, kisha vendosur që t’i vazhdoj gjurmët e gjyshit tim të lavdishëm. Në vitin 1906 veprova ashtu sikurse kishte kërkuar gjyshi, dhe e hapa zarfin. Në te kam hasur në dokumente të ndryshme dhe fotografi, por edhe porosinë:- Ai i cili do ta hap këtë zarf, së pari duhej zotohet se do ta vazhdoj rrugën e veprës sime të pakryer… kam ardhur në përfundim se Atlantida e hershme nuk ka qenë vetëm një gërmadhë e qytetit të vjetër që shtrihej ndërmjet kontinentit të Amerikës së sotme dhe brigjeve perëndimore të Evropës de Afrikës, por ajo ishte një pracivilizim mbi të gjitha civilizimet ekzistuese që dihen gjer më tani. Në materialet që kam grumbulluar, do të gjenden skica, shënime dhe dëshmi tjera që shpijnë në zbulimin definitiv të Atlantidës.

Ai që do ta vazhdon veprën time të pakryer, së pari duhet t’i shfrytëzoj të gjitha aftësitë e veta që disponon dhe, së dyti, do ta ketë si obligim që ta publikoj të vërtetën se unë kam qenë iniciator i vërtetë i këtij aksioni.
Banka franceze disponon në trezorin e vet mjete të konsiderueshme financiare që do t’i vihen në dispozicion atij që vendos ta përfundoj këtë iniciativë, e ato mjete simbas mendimit tim duhet të jenë të mjaftueshme për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të këtij aksioni.

Zoti i madh dhe i gjithëfuqishëm le ta bekoj këtë mision të lavdishëm!…
Henri Shliman,d.v.

Po ashtu një dorëshkrim tjetër iu gjyshit tim ka qenë i formuluar kështu: - Në vitin 1873, gjatë gjurmimeve të mia në gërmadhat e Trojës që shtrihej në rrafshnaltën e Hisarlikut (Turqi) , kur arrita tek shtresa e dytë e tokës dhe zbulova visarin e njohur të PRIJAMIT, nga sendet e shumta të vlefshme, gjeta edhe një vazo bronzi me një formë specifike.

Në brendinë e kësaj vazoje gjeta do copa nga argjila, të holla nga metali, copa të ndryshme eshtrash dhe një mbishkrim tejet të rëndësishëm: PREJ MBRETIT TË ATLANTIDËS – KRONOSIT.

Kjo Nuk ishte e tëra. Në zarfin e njëjtë gjeta edhe një dorëshkrim të shifruar me shkronja “B.E”. E hapa dhe e lexova: Në vitin 1883, në Muzeun e Luvrit (Paris) kam hasur në ekzemplar të shumtë të sendeve të zbuluara nga gërmadhat e qytetit të vjetër TIAKUNAKA (Amerika Qendrore) . nga shumë sende aty më ranë në sy disa grimca të vazove të argjilat, para nga metali, si dhe eshtra të ngurosura, plotësisht të njëjta si ato të zbuluara nga rrafshnalta e Hisarlikut (Trojës).

Ngjashmëria e sendeve të njëjta më shtyn që të gjitha këto grimca t’ia nënshtroj analizave mikroskopike dhe laboratorike, kështu që arrita në përfundim se ato sende e kanë kohën dhe burimin e njëjtë dhe se materiali i ndërtimit të tyre nuk mund të gjendet as në Hisarlik dhe as në Amerikën Qendrore.

Analizat edhe më detale të disa sendeve të metalta tregojnë se ato ishin të bëra prej një legure të përzierjes së platinës, bakrit dhe aluminit, legurë e cila edhe sot e kësaj dite mbete e panjohur. Prandaj, kam ardhur në përfundim se të gjitha këto sende që janë të zbuluara në të dy anët e kundërta të botës janë bërë nga materiali i njëjtë dhe se me siguri kanë edhe prejardhje të njëjtë. Poashtu ishte e rëndësishme edhe fakti se, sendet e cekura nuk kishin prejardhje fenikase, mikene dhe as amerikane… Të kujt kanë qenë pra? Çka duhej menduar në këtë moment?

Shkrimi që zbulova nga sendet e Hisalikut, në gërmadhat e Trojës, bindshëm orientojnë kah burimi i tyre i vërtetë – ATLANTIDA”.

Herri Shlimani, ky arkeolog legjendar gjerman, edhe para zbulimit të Trojës, dispononte me fakte bindëse për ekzistimin e saj dhe për këto teza të veta ka qenë i përqeshur nga kolegët e atëhershëm. Por, Troja legjendare nga epi i Homerit, është zbuluar pikërisht nga ai vetë. Së paku kjo është ende e pranuar botërisht, që mu në at vend shtrihet Troja e epit të Homerit. (edhe përpos hipotezave të reja që shfaqen kohën e fundit, sikur ajo e Prajsit)


Edhe disa dëshmi logjike mbi prejardhjen e shqiptarëve nga Atlantida legjendare.

Nëse atlantidasit si popull i ka karakterizuar inteligjenca e lartë kolektive dhe shkalla shumë e zhvilluar e përparimit kulturor dhe teknik, atëherë edhe shqiptarët në shumë etapa të zhvillimit të tyre, si individ dhe kolektiv etnik, i ka karakterizuar mu ky virtyt. Të marrim civilizimin e ilirëve të lashtë, të cilët, përveç një sistemi të organizimit shtetëror dhe teknikë, kanë qenë artist të suksesshëm, arkitektë, dhe ndërtues të mëdhenj.

Fortifikatat e tyre të hershme befasojnë për shkallën e lartë teknike dhe arkitektonike të ndërtimit.
Pas shtetit të fortë dhe të zhvilluar ilir, shqiptarët përherë kanë qenë të robëruar dhe nën sundimin shekullor të tjerëve, andaj potenciali i madh i aftësive të tyre kulturor-teknik, nuk ka pasur mundësi të vjen aq në shprehje si kolektiv etnik i organizuar.

Nuk ka dyshim se shqiptarët janë popull që kanë prirje të shprehur kolektive kulturo-artistike. Nëse do ta krahasonim me numrin e banorëve, numri i krijuesve të suksesshëm artistik, e tejkalon mesataren e shumë popujt tjerë të botës. Mjaftë artist shqiptar, posaçërisht ata të shpërngulur jashtë kufijve etnik.

Përherë kur u është dhënë mundësia e lirë e krijimit, energjia e tyre latente diku në ndërvetëdijen kolektive si stereotip i të parëve tanë të lashtë (ndoshta edhe nga atlantidasit), gjithnjë ka ardhur në shprehje. Shumë emra shqiptar (ose me prejardhje shqiptare), janë të njohur në të gjithë botën për sukseset e tyre në lëmenjtë e ndryshëm të jetës shoqërore-politike dhe kulturo-artistike. Kontributi i tyre në zhvillimin e gjithmbarshëm material dhe shpirtëror të civilizimit gjithëpërfshirës bashkëkohor është i madh.

Të gjitha që i theksuam më lartë, marrë realisht, nuk janë një gjë e re. Çdo popull në botë ka gjenialitetin e shprehur kolektiv dhe individual, por tek shqiptarët duhet të jetë diçka e veçantë: Deri më tani në histori nuk na është e njohur asimilimi i ndonjë populli tjetër në shqiptarë.

 Përkundrazi, ne kemi qenë si popull viktimë e asimilimeve të ndryshme gjatë pushtimeve të pandërprera shekullore. Dihet se asimilimi është i imponuar ( i dhunshëm) e shqiptarët kurrë nuk kanë pasur një mundësi të tillë, sepse kurrë nuk kanë sunduar askënd. Andaj, të gjithë ata që janë shqiptarë, e mbajnë vulën gjenetike të pastër racore, pa ndonjë kryqëzim të ndonjë shkrirje tjetër masovike.

Përkundrazi, shqiptarët ishin ata që nga pushtuesit e ndryshëm u asimiluan duke u përzier edhe me popuj tjerë që tani ekziston me ndonjë emër tjetër në Evropë. ( shembull: dalmatinët e Kroacisë, kanë prejardhje nga fisi ilir DALMAT; malazezët e Malit të Zi, kanë prejardhjen nga fisi ilir DOKLEATËT, etj.)

Civilizimi bashkëkohor i sotëm në Perëndim, për zhvillimin e vetë material de kulturor, gjithmonë ka qenë mirënjohës bazave të trashëguara nga kultura e lashtë helene e Greqisë Antike. Ky “shabllon” është pranuar si realitet i pacenueshëm.

 Ajo, jo rastësisht, ka qenë edhe tendencë e fortë që të ruhet me çdo kusht, nga frika e lëkundjes së themeleve bazë e një vetëdije kolektive mbi të cilën do të ndërtohet rendi i ri botëror. Projektuesit e këtij “rendi të ri botëror”, edhe përpos dëshmive të reja që mund të paraqiten, nuk kanë qenë të interesuar që të shkaktojnë rrëmujë për një çështje të kaluar dhe jo aq me rëndësi nga synimet e veta përfundimtare.

Botën, realisht, e sundon MASONERIA e sekteve të ndryshme, dhe ata, vetën e konsiderojnë si “ELITA SHOQËRORE” që dikton kahet e orientimit të vetëdijes kolektive botërore.

Masonët sot kanë depërtuar kudo, veçanërisht në koncerne të mëdha financiere-bankiere, dhe përmes imponimit të kredive dhe ndihmave tjera financiare, ndikojnë në vullnetin e popujve të vegjël, duke trysur të gjitha idetë e reja që nuk i konvenon qëllimeve të tyre të fundit. Qofshin ato edhe zbulime të mirëfillta shkencore.

Nuk është fare e rastit që në shumë biblioteka të mëdha dhe të pasura botërore, ruhen me xhelozi dhe me një vello të fshehtësisë së madhe, shumë të vërteta që do ta dëshmonin të kundërtën historike nga ajo që është pranuar.

Andaj, fare nuk mund të merret si e rastësi, që në mes të popujve që konsiderohen si një civilizim i lashtë, janë gjithmonë luftëra, tendenca të asimilimit ose imponimi i një mënyre të re dhe të përhapur të të jetuarit dhe të menduarit, me arsyetimin, se ajo bëhet në emër të modernizmit bashkëkohor. Poashtu, nëse e vrojtojmë me një vëmendje të përqendruar zhvillimin e shumë përleshjeve të armatosura me përmasa lokale dhe regjionale në botë, do të vërejmë se, këta popuj gjithnjë janë në luftëra dhe mbahen në ankth të përhershëm, duke ju mohuar e drejta për vetëvendosje dhe shtetësi të pavarur. Si shembuj mund t’i marrim: baskët, shqiptarët, palestinezët, kurdët…etj.

Do të ishte naive të mendojmë se dikush frikohet nga ekzistenca e tyre fizike, por frika e vërtetë qëndron gjetiu: në inteligjencën e lartë të trysur si ndërvetëdije kolektive të këtyre popujve të lashtë. Pra, ata frikohen nga shpirti i këtyre popujve.

Nëse marrim luftën e fundit në Kosovë dhe ngjarjet rreth saj, dhe në kontest të temës tonë në shtjellim, e parashtrojmë pyetjen: Çka ishte ajo që i shtyri pikërisht këta hartues të “rendit të ri botëror” të bëjnë diç të tillë?!

Në këtë pyetje do të ketë shumë përgjigje të natyrës: humanitare, ekonomike, politike, ushtarako-strategjike etj. Normalisht, që edhe disa prej tyre mund të merren si të sakta, por, në këtë ngjarje të madhe me përmasa botërore, ka edhe diçka irracionale, ose si latente shpirtërore. Ajo nuk mund të lexohet në gazeta dhe as të ndihet nga goja e politikanëve, poashtu, as të kuptohet nga qendrat e ndryshme të vendosjes politike globale. E përgjigjja do të ishte: magnetizmi i fortë i ndërvetëdijes tonë kolektive që rrezaton pa masë dhe tërheq. Është intuita e popujve tjerë që shpaloset një realitet të pamohueshëm se ne jemi pjesë e atij civilizimi të lashtë, nga i cili kanë buruar shumë njohuri gjatë tërë ekzistencës njerëzore, dhe se është momenti i fundit, që sipas të gjitha ligjeve natyrore, t’i kthehet ky borxh u kahershëm këtij populli.

Dhe si përfundim: DUHET TË KRENOHEMI ME PLOTË BESIM INDIVIDUAL DHE KOLEKTIV SE JEMI SHQIPTARË, DHE SI KOMB I TAKOJMË NJË CIVILIZIMI TË LASHTË DHE SHUMË TË PËRPARUAR. Pse të mos themi, edhe nga Atlantida legjendare.

Me zbulimet e afërta edhe arkeologjike të ekzistimit të Atlantidës, jam i bindur se patjetër do të vërtetohet hipoteza e pamohueshme e Katapanos se, THOTI-TOTI me të vërtetë fliste shqip, dhe se stërgjyshërit tanë janë më të vjetër nga ato të vërtetuara pellazge-ilire.
Koha punon për ne shqiptarët…


GJUHA DHE KRISHTERIMI





Shkruan: Prof.Dr.sci. Begzad Baliu


Me rastin e 2000 vjetorit të krishterimit në Shqipëri, shtepia botëuese Argeta LMG botoj librin Krishterizmi në Shqipëri të autorit Dhori Qiriazi. Ndonëse edhe në të kaluaren nuk munguan përpjekjet qe të bëhen studime të veçanta mbi përhapjen dhe zhvillimin e krishterizmit ndër shqipëtar, ku duhet veçuar edhe librin e profesorit tim të nderuar Zef Mirditës Krishterizmi ndër shqipëtar, megjithatë studimi monografik i Dhori Qiriazit është një kontribut i çmuar mbi ndriçimin e krishterizmit ndër shqipëtarë nëpër periudha historike e cila shpeshëherë ka qënë shtrembëruar, falsifikuar por edhe mohuar nga pseudoshkënctarët e ndryshëm. Duke ju rrekur trajtimit të kësaj problematike mjaftë të gjërë në pikëpamje kohore autori përpiqet të na jap një pasqyrë të gjithëanshme mbi zhvillimin e krishterizmit në trevat shqipëtare duke përfshirë raportet dhe rrethanat historike qe ndikuan në pikëpamjën dhe zhvillimin e këtij re! ligjioni tek shqipëtaret. Një gjë e tillë pasqyrohet që në nënndarjen e parë të monografisë e qe gjithësejt janë 13, të titulluar Fillet e Krishterimit në Shqipëri ku krishterimi ndër shqipëtar na paraqitet si apostolik d.m.th. i marrë nga goja e apostujve dhe jo përmes popujsh të tjerë. Kjo vertetohet edhe nga letra e apostullit Pal mbi romaket e vitit 57 ku thekson: “Kështu prej Jerusalemit e përqark dhe gjërë në Iliri kam kryer shërbimin e ungjillit të Krishtit, duke u përpjekur të ungjillizoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit, qe të mos ndërtoj mbi të themelin e tjetrit”. Qendrat e para të krishtëra në Shqipëri ishin në qytete si Durrësi, Butrinti, Vlora, Apolonia, Shkodra etj, theksonte historiani K. Jeriçek. Sidoqoftë është fakt se krishterimi në Shqipëri u strehua ilegalisht nëpër këto qytete dhe ngrehinat e tyre sepse krishterimi u përndoq nga shteti romak.
Duke e trajtuar krishterimin e hershëm në Shqipëri në nënndarjen e dytë autori shpreh mendimin se Shqipëria ruan shumë gjurmë të krishterimit të hershëm. Materialet e shumta qe flasin për një krishtërim të hershëm të vendasve në Shqipëri kanë dhënë disa varreza, si psh. të Kukësit, Matit, Mirditës, Krujës, Lezhës etj. Në bazë të dokumentacionit të shfrytëzuar sipas autorit krishterimi ishte apostolik jo vetëm brenda territorit të sotëm të Shqipërisë por edhe në Kosovë e Maqedoni ku qe herët përmendet Peshkopata e Ulpianës. Fillimisht nënndarja e tretë e titulluar: Dy etapa tjera të krishtërimit në Shqipëri pasqyron faktin se me ardhjen e sllaveve në Ballkan ata gjetën një popullsi kompakte të formuar shpirtërisht në pjesën ma të madhe. Nga pikëpamja kishtare Arbëreshet kanë qënë të pavarur nga sllavet, për arsyje se edhe me ardhjen e tyre ruhen peshkopatat e ngritura me parë. Kisha e krishtërë e Lindjës u n! da përfundi¬misht nga ajo e Përendimit në vitin 1054 për arsyje politike. Vlen për tu theksuar se në trevat e Arbërisë dallimet nuk ishin të mënjëhershme dhe nuk u kuptua për shumë kohë një dukuri e tillë.
Duke trajtuar organizimin e kishës se krishtërë në Shqipëri deri në shekujt XII-XIII autori thekson se qendra kryesore e kishës se krishtërë në Iliri ishte vendosur qe në kohën e Konstantinit të Madh në Sirmium - Mitrovica e Savës. Edhe kur Iliria lindore u bashkua administrativisht me Konstantinoplin në vitin 379, kisha mbeti nën administrimin e kryepeshkopatës se Romës deri në vitin 732 kur Leoni i tretë i Saurit i ndau provincat lindore nga Roma dhe i bashkoi me Konstantinopolin. Në shpjegimin për dioqezat e Ilirikut dhe Patrikatin e Romës autori kryesisht ndalet në përpjekjet e Papatit qe edhe pas vitit 1054 t’i zgjeroj dioqezat në favor të saj, duke synuar bregdetin lindor të Adriatikut.
Nënndarja mbi ndërhyrjet ushtarake në lindje ndër të tjera potencon rolin e madh në stabilizimin e katolicizmit në Shqipëri qe ka luajtur Kryepeshkopata e Tivarit, e cila u theme¬lua nga Papa Grigori i shtatë 1073-1080, ndersa nënndarja mbi Justinianën e parë dhe Patrikanën e Ohrit ku autori thekson se Justi¬niana e parë u themelua nga Justiniani 527-565, nderkaq Ohri e ka patur Peshkopatën e vet qe në shekullin e IV. Rol të veçantë autori i kushton nënndarjës mbi kishën e krishtërë në Shqipëri nën sundimin Osman e qe ketyre konvertimëve u jep ngjyrë politike duke i apo¬stro¬fuar bindjet fetare islame. Si shkaqe autori paraqet ruajtjën e pronës, pushtetit lokal kurse mënyrë për ti kthyer të krishtëret në fenë islame ka qënë edhe diskriminimi politik i tyre. Edhe kisha e krishtërë orthodokse në jug të vendit nuk shpetonte dot nga ato procese qe solli muslimanizmi i një pjese të popullsisë dhe sidomos prej vjeljeve të ryshfet! eve nga ana e bejlereve dhe pashallarve të vendit. Në rrethana të tilla të veshtira u praktikua në popull kriptokristianizimi qe autori e shtjellon në nënndarjen në vijim. Kriptokristianizimi ishte një mënyrë mbijetese ku duke nderruar emrat nga të krishtërë në mysliman, eleme¬ntet paraqitëshin si mysliman në mardhënjet me shtetin osman dhe si të krishtërë në marëdhenjet me familjen e tyre dhe kishën ku kryenin ritet kishtare dhe mbanin një emër sekret të krishtërë.
Autori doemos në nënndarjen në vijim apo të dhjetën do të trajtoj edhe përpjekjet për autoqefalinë e Kishës Ortodokse në Shqipëri, e drejtë e cila i takonte qe nga shpallja e pavarsisë se Shqipërisë. Ngjarja me e madhe për kishën ortodokse të Shqipërisë ishte mbledhja e kongresit gjithëshqiptar në Berat me 10 shtator të vitit 1922, ku u shpall autoqefalia e kishës ortodokse të Shqipërisë.
Gjendja e kishës Katolike në Shqipëri pas vitit 1945 ishte preokupim i nënndarjes në vazhdim të kësaj monografie.
Pushteti komunist e vuri në shënjestër Kishën Katolike të Shqipërisë, duke e cilësuar atë si qerdhe të agjentëve të huaj në Shqipëri. Për këtë arsye qe në fillim Kishës Katolike Shqiptare ju kërkua qe të bënte një sakriligj kanonik: të shpallte autoqefalinë e saj gjë kjo e padëgjuar për Kishën Katolike kudo në botë. Pasi qe një gjë e tillë nuk u pranua nga kleri katolik ju nënshtrua dhunës fizike, burgosjeve, interrnimëve dhe likujdimit fizik.
Në këtë studim dhe pikërisht në nënndarjen e para fundit autori nuk e anashkalon as Kishën e Krishtërë Ungjillore në Shqipëri duke dhënë një pasqyrë të historiatit të saj. Në nënndarjen e fundit të kësaj monografie gjithsësi me interes autori trajton vitet e ringjalljës se Kishës se Krishtërë në Shqipëri qe filloj pas vitit 1990.
Libri Krishterizmi në Shqipëri i konceptuar si një pasqyrë e historisë se krishterizmit të popullit shqipëtar gjatë shekujve na deshmon se krishterizmi ka qënë jo vetëm përkrahes i kulturës autentike të secilit popull, por edhe aleat natyror i lirisë se tij politike dhe kulturore. Libri trajton zhvillimin e krishterizmit nder shqipëtar qe nga fillimi deri në ditët e sotme si pjesë përbërese në historinë kombetare shqipëtare qe nga fillet e tij e deri me sot. Natyrisht si në qdo punim tjetër edhe ky libër ka mangësi qe mund të jenë mbase të natyrës objektive apo teknike , mirëpo në këtë recension të shkurtër nuk kamë pasur për qellim të bëjë një analizë të gjërë të veprës se Dhori Qiriazit por me tepër kam pasur për qellim të vë në pah rëndësinë e kësaj vepre qe ka objekt trajtimi krishterizmin në Shqipëri.
Duke përfunduar këtë vështrim, e shohim të udhës të potencojmë edhe një herë faktin se autori duke trajtuar këtë problematikë është ballafaquar edhe me një detyrë të rëndë dhe me përgjegjësi të madhe. Mirëpo përpjekjet dhe angazhimi i tij bënë që detyra të realizohet me sukses.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...