Psikologjia është një shkencë e re me një të shkuar të gjatë. Është një thënie e një psikologu të shekullit XIX por, si vera e vjetër, edhe kjo thënie nuk prishet. Sot edhe kësaj dite ne kemi mjaft informacione dhe të dhëna për psikologjinë dhe në bazë të këtyre të dhënave jemi përpjekur të bëjmë disa zhvillime teorike për të ndriçuar faqe të psikologjisë, të panjohura në gjuhën shqip por edhe duke u përpjekur të përshkruajmë aspekte të ndryshme nga jeta dhe rrjedhojat socio-psikologjike të saj. Disa punime janë përpjekur të trajtojnë tema historike ndërkohë që disa të tjera kanë analizuar dhe përshkruar tematika nga jeta e përditshme dhe kryesisht marrëdhëniet familjare. Kapitulli i parë shqyrton marrëdhënien midis moshës së tretë dhe mjaltit te mjaltit, nipërve dhe mbesave. Është bërë një përshkrim interesant mbi dinamikat e kësaj marrëdhënieje duke nxjerrë në pah anët pozitive dhe ato negative. Në kapitullin e dytë është bërë një analizë e çrregullimeve emocionale të adoleshentëve duke evidentuar çfarë duhet bërë dhe çfarë nuk duhet bërë. Në kapitullin e tretë është trajtuar tema e fenomenit mediatik të televizionit dhe internetit në jetën e fëmijëve. Ndikimi dhe rrjedhojat e tërheqjes së televizionit dhe internetit sot dhe roli i prindërve në këtë marrëdhënie me fëmijët. Në kapitullin e katërt është zgjedhur një psikolog mjaft i dëgjuar amerikan dhe është analizuar mendimi i tij mbi mendimin dhe me specifikisht mbi tre karakteristikat e të menduarit sipas James. një nga temat dhe librat më të famshëm në psikologjinë dhe edukimin amerikan. Në kapitullin e pestë është analizuar marrëdhënia e prindërve toksikomanë dhe fëmijëve. Është bërë një përpjekje për të evidentuar pasojat e prindërve që janë nën efektin e substancave artificiale. Në kapitullin e gjashtë janë trajtuar vitet e para të daljes në skenë të shkencës së psikologjisë dhe rolit të shkollave të para psikologjike në ngritjen e kësaj disipline në rangun e një shkence të pavarur. Gjithashtu duke parë ngjashmërinë e këtyre shkollave me konjitivizmin është bërë një krahasim me shkollën konjitive që doli në skenë rreth një shekull më vonë. Në njëfarë mënyre është parë vijimësia historike dhe roli i bihejviorizmit, i parë në prizmin negativ si ndërprerës i kësaj rryme. Në kapitullin e shtatë është trajtuar sjellja dhe zhvillimet socio-psikologjike të adoleshentëve dhe më në veçanti momenti i hyrjes në adoleshencë. Në kapitullin e fundit është trajtuar sërish tematika historike duke parë zhvillimet më të fundit të psikologjisë nga vitet ’70 e deri në ditet e sotme. Ju urojmë lexim të këndshëm.
ROLI I GJYSHËRVE
Yllka Shushku
Qëllimi i temës: Të analizojmë dhe të kuptojmë rolin e gjyshërve në jetët e nipërve/mbesave dhe në familje.
Objektivat e temës:
1- Roli i gjyshit
2- Sa ndikon distanca në rolin e gjyshërve
3- Efektet negative të gjyshërve
4- Roli i gjyshërve tek adoleshentët
5- Adoleshentët mësojnë nga gjyshërit.
Hyrje
Në këtë detyrë kursi do të flasim për rolin e gjyshërve, për mënyrën se si ndikojnë ata në jetën e fëmijëve dhe të adoleshentëve. Gjithashtu do të flasim për distancën; se sa ndikon ajo në rolin e gjyshërve dhe sa e fortë bëhet lidhja midis gjyshërve dhe nipërve në këto distanca të krijuara. Gjithashtu do të flasim për rolin e gjyshërve tek adoleshentët dhe për adoleshentët që mësojnë nga gjyshërit. Në këtë temë do të mësojmë më shumë rreth gjyshërve, nipërve\mbesave dhe rreth lidhjes që ata kanë midis tyre. Të qënët gjysh\gjyshe është shumë e vështirë sepse duhet të jesh midis prindërve dhe nipërve\mbesave prandaj duhet patur shumë kujdes ngaqë shpeshherë bëhen objekt i mosmarrëveshjeve që ndodhin midis prindërve dhe fëmijëve. Por siç thonë të vjetrit: “gjyshi\gjyshja janë rrënjët që e mbajnë familjen të bashkuar dhe të mbrojtur nga disa rreziqe”. Në këtë detyrë kursi do të flasim për të gjitha këto dhe për shumë gjëra të tjera që ju mund t’i lexoni. Lexim të këndshëm.
1.1. Roli i gjyshit
Pavarësisht se familjet po bëhen moderne, përgjithësisht si rregull në secilën strukturë të jetës familjare është i pranishëm njeriu i moshuar, që koha e bën gjysh. Gjyshërit përballen me disa breza që jetojnë në familje dhe për shkak të jetesës së përbashkët me vlerë reciproke bëhen të “detyruara” marrëdhëniet e tyre me nipërit dhe mbesat, me të cilët janë në pozicionin shoqëror të gjyshit dhe për këtë arsye duhet të luajnë këtë “rol”. Por, sa e vështirë është kjo “punë” sot? Sa të ndërlikuara janë bërë në kushtet e shoqërisë moderne marrëdhëniet e nipërve dhe mbesave me gjyshërit e tyre dhe sa të vështirë e kanë këta të fundit të luajnë “rolin e gjyshit” në mënyrë të suksesshme dhe në përputhje me kohën? Roli i gjyshit, aq mund të duket si mundim, po aq edhe si një kusht që njeriu i moshuar të ndjehet i plotësuar në rolet e veta moshore, që në strukturën e jetës familjare të mos e ndjejë veten të tepërt, që mos të mbesë jashtë kontekstit familjar, pa “rol social”, i braktisur, i papërfillur për shkak të diferencës së moshës, aftësive kulturore dhe mundësive perceptive të kohës, nga më të rinjtë e familjes (nipërve e mbesave të tyre).
“Profesioni i gjyshit” është profesioni “i fundit”, nga më të dashurit dhe më të përshtatshmit për çdo njeri kur i vjen koha të bëhet gjysh, dhe që normalisht krahas vazhdimit të jetës së vet, “merr detyrën” që të kujdeset për fëmijët e fëmijëve të tij. Natyrisht nuk është vetëm detyrimi që sjell mosha që të bëhesh gjysh për nipërit edhe mbesat, por ky rol duke qenë organik kthehet në “mision” me vlera sociale shumë të rëndësishme për njeriun. Të moshuarit për shkak të traditës kulturore dhe tipologjisë së familjes shqiptare janë në vendin e tyre, në stukturën e jetës familjare shqiptare. Pesha sociale (megjithëse në rënie kohët e fundit) mbart shumë vlera dhe kontribute për brezin e ri të familjes. Çdo njeri ka nevojë në jetë që të zotërojë “profesionin e gjyshit”, sepse koha në mënyrë të pashmangshme detyron çdo njeri që të luajë këtë rol “në etapën e fundit” të jetës së tij. Profesioni i gjyshit “luhet” në kohën kur njeriu është vërtetë i moshuar, por megjithatë mosha në këtë rast është privilegj sepse pikërisht për shkak të saj dhe të përvojës jetësore njeriu është i kulturuar nga çdo pikëpamje, i mësuar dhe i “rrahur” nga jeta, i pajisur me përvojë jetësore personale, me kapacitet të përvojës që janë me vlerë sociale dhe në dispozicion për transmetimin dhe edukimin e të rinjve të familjes.
Gjyshërit kanë mbetur figura të nderuara, të respektuara dhe me autoritet në familjen shqiptare. Nderimi për ta ka qenë “tabu” dhe të rinjtë kanë qenë të detyruar ta “nderojnë” pa kushte. Mosha për të moshuarit në kulturën tradicionale shqiptare ka qenë “tabu” që sillte privilegjin për të moshuarit. Por tani kohët kanë ndryshuar dhe në periudhën moderne ndryshimi i tipologjisë së familjes, nga familje tradicionale në familje moderne (një bërthamore), ka sjellë cënimin e autoritetit, të figurës dhe funksioneve të gjyshit/gjyshes. Në këtë kontekst, kanë ndryshuar rolet, funksionet, pozita dhe modalitetet e ndërtimit të marrëdhënieve midis tyre dhe familjes, rolit që ata kanë në raport me nipërit dhe mbesat. Koha ka sjellë ndryshime të mëdha në tipologjinë e këtyre marrëdhënieve. Tashmë duket se roli i gjyshit/gjyshes nuk është më ai që ka qenë në të kaluarën, ngaqë kanë ndryshuar kushtet e jetës, niveli i lidhjes sociale të tyre me të rinjtë, kultura e komunikimit dhe diferencimi i thellë i dukshëm i nivelit kulturor, që kanë “prishur rregullat” dhe kanë thelluar distancën midis tyre. Në këtë kontekst, kanë filluar të shfaqen vështirësi të reja, detyra akoma më të vështira dhe plotësimi i rolit të gjyshit/gjyshes në kohën tonë është bërë punë dhe profesion i vështirë.
“Profesioni i gjyshit” në kohën e sotme është bërë “profesion i ri” që jo vetëm duhet pranuar nga të moshuarit, por që edhe duhet kryer duke zotëruar teknikat dhe teknologjitë e reja të përshtatjes në mënyrë që të plotësohen parametrat e këtij “profesioni”. Ka qenë dhe mesa duket ka mbetur një nga vlerat e traditës sonë që fëmijët për gjyshërit kanë respekt dhe dashuri të veçantë. Nuk ka qenë gjë e keqe fakti që tradicionalisht gjyshërit janë vlerësuar, madje në shumë raste dhe janë “shenjtëruar”, jo nga ndonjë motiv trashendent, por për shkak të bindjes dhe respektit që kemi për garantimin ekzistencialist të së shkuarës së tyre, të faktit që jeta e gjyshërve për nipërit dhe mbesat është në “stacionin e pakthyeshmërisë” së saj, për shkak të përvojës së jetës së zgjatur. Roli i gjyshit në familjen shqiptare është organik dhe i dëshiruar, është pjesa biologjike e pandryshueshme e njeriut. Pas përfundimit të pjesës së punës aktive dhe detyrimeve të tjera sociale normative “roli i gjyshit” është pjesë jetike e kohës së pakthyeshme individuale të çdo njeriu. Prandaj mesa duket nipërit dhe mbesat janë një kusht tjetër me rëndësi që nuk e lënë njeriun të plaket. Madje e bëjnë që të mbesë i ri për të qenë në ritmin fizik dhe mendor të nipit dhe mbesës.
Tashmë takon shumë gjyshër që janë të aftë, që kanë njohuritë e duhura të sjelljes dhe komunikimit pa konflikt me fëmijët dhe veçanërisht me adoleshentët e vështirë. Këta të fundit mundohen që të kenë konflikte me prindërit dhe shpesh e refuzojnë autoritetin dhe autoritarizmin, por asnjëherë ose tepër rrallë kujdesin, këshillën dhe vërejtjet e ndryshme të kujdesshme dhe të ëmbla të gjyshit apo gjyshes së tyre.
1.2. Sa ndikon distanca në rolin e gjyshërve
Sot shumë familje janë të ndara nga distancat dhe është shumë e vështirë që të ruhet lidhja gjysh-nip/mbesë. Pavarësisht se sa larg jetojnë fëmijët dhe gjyshërit nga njëri-tjetri ka dy faktorë që punojnë në favor të tyre:
1. Fëmijët e vegjël kanë aftësinë për të harxhuar kohën.
2. Teknologjia është e mrekullueshme dhe ndihmon gjithmonë në bashkimin apo lidhjen e tyre.
Disa principe themelore dhe ide praktike me avantazh, që gjyshërit të mbajnë lidhje sa më të forta me nipërit\mbesat edhe në distancë janë:
1. Parësore është që të kenë një komunikim të vazhdueshëm dhe sa më të fortë.
2. Të bëhen mbledhje familjare ku të përfshihen dhe nipërit e mbesat.
3. Të diskutojnë dhe të japin këshilla për problemet dhe gjërat që i ndajnë gjeografikisht.
4. Të minimizojnë problemet dhe të mbajnë kontakt sa më shumë që të kenë mundësi.
5. Të ndajnë hap pas hapi planet për të qenë së bashku sa më shumë të munden. Fëmijët do ta adhurojnë atë.
6. Duhet lejuar sa më shumë fëmija që të qëndrojë i vetëm me gjyshin\gjyshen dhe të organizohen vizitat e fëmijëve në shtëpinë e gjyshërve ndërkohë që prindërit janë me pushime.
Distanca ndikon shumë në lidhjen gjysh-nip/mbesë. Për ta kuptuar më mirë kemi dy faktorë kryesorë: faktorët emocionalë dhe shpirtërorë të lidhjes jetësore ndërmjet gjyshërve dhe nipërve.
Koha që gjyshërit dhe nipërit kalojnë së bashku është shumë e shkurtër dhe për pasojë marrëdhënia gjysh-nip bëhet e vështirë, pra e paqëndrueshme. Për këtë arsye është i domosdoshëm kontakti i përditshëm. Gjyshërit dhe nipërit e ndjejnë të domosdoshme praninë e njëri-tjetrit në jetët e tyre. Në distancë, “roli i gjyshit” është më i vështirë për t’u realizuar, për rrjedhojë dashuria, këshillat, mirëkuptimi dhe gjithçka e bukur që marrim nga gjyshërit tanë merret në doza më të vogla. Nuk ka rëndësi sa larg jetojnë gjyshërit dhe nipërit nga njëri-tjetri, thjesht duhet të kenë një kontakt sa më të forcuar midis tyre që të mos humbasin afeksionin e ndërsjelltë. Teknologjia është një bekim dhe ndihmon jashtëzakonisht shumë në të tilla raste. Për të patur një afrimitet sa më të mirë, kontakti fizik dhe ai vizual është më efektiv se ai virtual. Roli i gjyshit për fëmijët është vërtetë shumë i rëndësishëm dhe lidhja e parë fillon që në fëmijëri. Gjyshërit përkujdesen dhe kanë një dashuri të madhe pavarësisht distancave.
1.3. Efektet negative të gjyshërve
Jo rrallë roli i gjyshit ka anë negative që ndikojnë për keq tek fëmijët. Zakonisht gjyshërit kanë shumë dëshirë të jenë pjesë e jetës së nipërve të tyre. Ata fillojnë të tregojnë për eksperiencat e jetës së tyre dhe ndalojnë që nipërit të kenë simpati për individët e tjerë të seksit të kundërt. Gjithsesi gjyshërit duhet të respektojnë edhe pozicionin e prindërve dhe mos të tejkalojnë ose mos të ngatërrojnë rolin e tyre në jetën e nipërve. Dashuria “e tepërt” që gjyshërit i japin fëmijëve i bën ata shumë të llastuar, jo vetëm me gjyshërit por edhe në jetën e përditshme.
“Kur mami thotë JO, pyes gjyshen…” Kjo është një shprehje tipike e fëmijëve kur nuk u plotësohet një dëshirë. Por kjo e ul automatikisht rolin e prindërve dhe gjatë rritjes autoriteti i tyre injorohet plotësisht.
Gjyshërit vijnë nga një kohë kur fëmijët trajtoheshin dhe disiplinoheshin në një mënyrë strikte. Kjo mund të ndikojë negativisht tek nipërit/mbesat. Kur gjyshërit kritikojnë prindërit në sy të fëmijës dëmtojnë aftësinë e tyre për ta rritur atë fëmijë. Fëmija do të rritet në një ambient me negativitet dhe tension. Kjo mund t’i shkaktojë atij një sjellje sa më të papranueshme dhe negative.
1.4. Roli i gjyshërve tek adoleshentët
Të jesh gjysh i një adoleshenti është shumë më e vështirë se sa të jesh gjysh i një fëmije të vogël. Adoleshentët kanë një periudhë kohe që mësojnë nga të tjerët kështu që gjyshërit janë shumë të nevojshëm të jenë pranë tyre në këtë periudhë të jetës. Ata mund të ndihmojnë adoleshentët duke u përballur me ta direkt ose indirekt duke përkrahur prindërit dhe ndonjëherë lehtësojnë konfliktet familjare .
Fëmija i vogël që dikur të ndiqte kudo që shkoje, sot është shndërruar në një adoleshent, i cili vihet re nga ndryshimi i fizikut, sjelljes dhe ka ndjenja të fuqishme. Tek adoleshentët, prindërit nuk kanë më aq shumë autoritet. Por lajmi i mirë është se gjyshi/gjyshja nuk janë në “zonën e luftës” në mendjen e një adoleshenti. Ata krijojnë një lloj tjetër autoriteti. Kur adoleshentët përpiqen të zbulojnë identitetin e tyre, “ndahen” emocionalisht nga prindërit. Por natyra e gjyshërve i tërheq adoleshentët. Gjyshërit mund të jenë mbështetës gjatë konflikteve të tyre të shpeshta me prindërit gjatë kësaj periudhe jete.
1.5. Adoleshentët mësojnë nga gjyshërit.
Adoleshentët “kërkojnë” dijet që gjyshërit japin. Ata janë të interesuar në historinë e familjes, eksperiencën personale të gjyshërve por edhe në mendimet e tyre për dashurinë, martesën, politikën, jetën, vdekjen, jetën e një personi të moshuar etj.
Që një gjysh të jetë sa më i afërt më një adoleshent ai duhet të futet në botën e tyre. Jeta e një adoleshenti në ditët e sotme, ndryshon nga jeta e nje adoleshenti të dikurshëm.
Për gjyshërit është mirë të shkojnë në shkollën e nipërve të tyre, të flasin me mësuesit e tyre, të dëgjojnë muzikën e tyre, të shikojnë programet e tyre të preferuara. Me pak fjalë të jenë pjesë e jetës së tyre, por pa “i futur hundët” më tepër seç duhet. Nipi/mbesa adoleshent/e i sjell shumë ndryshime pozitive një gjyshi. Gjyshërit do të mësohen me idenë e tolerancës, durimit dhe kuptimit të tyre. Është mirë të futesh në jetën e tyre, por t’i lësh të vendosin vetë.
Adoleshentët gjejnë sigurinë tek gjyshërit. Është vendi ideal ku mund të shkosh pas një konflikti me prindërit.
Kur gjatë një fundjave prindërit largohen për pushime dhe fëmijët qëndrojnë tek gjyshërit, kjo gjë ndikon mirë në mbarëvajtjen e një familjeje. Fëmijët përveçse kalojnë kohë me gjyshërit, kënaqen edhe kur shikojnë prindërit të lumtur me njëri – tjetrin.
E si do të ishte jeta jonë pa gjyshërit?
Do të ishte si një pemë pa rrënjët e saj…
Përfundimi: Gjyshërit luajnë një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen dhe në rritjen e nipërve\mbesave, gjithashtu ata janë të rëndësishëm dhe për adoleshentët duke i këshilluar ata, duke i mbajtur ata sa më larg telasheve. Por jo gjithmonë roli i gjyshërve ndihmon, shpeshherë gjyshërit janë ata persona që i llastojnë më së shumti nipërit/mbesat e tyre dhe kjo ndikon negativisht në rritjen e fëmijëve sepse ata bëhen shumë të pasjellshëm me prindërit e tyre dhe shumë arrogantë. Por gjyshërit janë rrënjët që e bëjnë familjen në pozicionin e tyre të vertetë. Si përmbledhje e të gjithë asaj çka u tha më lart, unë si studente dal në përfundimin se raportet moshore janë shumë të rëndësishme dhe lënë gjurmë në jetën e individëve. Ai raporti i brishtë që krijohet ndërmjet brezave duhet trajtuar me një vëmendje të vecantë, pasi mund të cilësohet si një “thikë me dy presa”. Këtë e them për faktin se një gjysh mund të ndikojë tek nipi i tij në formën e një miku që shërben si shembull për t’u ndjekur, por nga ana tjetër mund edhe të shërbejë si mburoja që i mban britmat e prindërve larg. Kjo krijon një farë ndërlidhjeje dhe varësie, por, kur varësia ka qenë e mirë? Megjithatë, pavarësisht të gjithave, s’mund të mohohet se lidhja gjysh-nip është mrekullisht e bukur dhe e nevojshme.
Bibliografia:
Mario Gecchele, Giovanni Danza, “Gjyshërit dhe nipërit: një raport edukativ”, Bergamo: Ist. Rezzara 1993;
Rasul Gamzatov, Ali J. Gumaj (përkth.), “Gjyshi im”, Tiranë: Flesh, 2003
Lewis H. Morgan, “Shoqëria antike” London, Backward (1877);
Liljana Reçka, “Psikologjia e zhvillimit”, Tiranë: SHBLU, 2005;
Mithat Hoxha, Lediana Xhakollari, “Psikologjia e zhvillimit gjatë gjithë jetës”, Tiranë : Vllamasi, 2010;
Theodhori Karaj (përg.), “Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”, Tiranë: Progres, 2004;
Fatmira Myteberi (red.), “Adoleshentët: të konfliktuar apo…?!”, Pogradec: DIJA Poradeci, 1998
Claude Lévi-Strauss, “Strukturat elementare të parentelës” (1949), Feltrinelli, Torino, 2003;
Fiqri Sheri, Jordan Haxhinikolla, Ilia Telo, Reshat Koçi, Hasan Banja (red.), “Mosha e tretë në Shqipëri :në këndvështrimin demografik, socio-ekonomik e shëndetësor”, Tiranë, 2001
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE NE TRANZICIONIN DREJT MOSHËS MADHORE
Joniana Merjo
Redaktoi: Ana Saja
Me moshën madhore të njeriut, nënkuptojmë përfundimin e adoleshencës si një shkëputje nga periudha e fëmijërisë (12-18 vjeç). Gjatë këtij tranzicioni të kalimit nga fëmijëria në adoleshencë, kemi tashmë të zhvilluar vrullshëm ndryshimet fizike, përfshirë këtu pjekurinë seksuale.
Disa nga ndryshimet e dukshme fizike:
1- Ndryshimi i shpejtë në gjatësi dhe peshë
2- Asinkronia e zhvillimit (rritja e pjesëve të ndryshme të trupit me ritme të ndryshëm)
3- Nuk kemi ndonjë ndryshim themelor në trurin e njeriut (ai është stabilizuar që aty rreth moshës 10 vjeç)
4- Ndryshim në shpërndarjen e qelizave muskulore e dhjamore
5- Forca
6- Ndryshimet në ritmin bazal të metabolizmit
7- Kapaciteti vital
Po kështu, kemi tashmë zhvillimet e karakteristikave parësore dhe dytësore seksuale. Në aspektin psikologjik, janë pësuar gjithashtu ndryshime të mëdha; është zhvilluar identiteti, të menduarit logjik e abstrakt. Synohet pavarësia prej familjes dhe krijimi i lidhjeve të ngushta me moshatarët. Eshtë pikërisht përfundimi i kësaj periudhe për të hyrë në një tjetër stad në jetën e njeriut e që shënon kalimin në moshën madhore (që është edhe një nga periudhat më të rëndësishme në jetën e individit).
Vargu i strukturave ose kontekstet (siç i quan edhe studiuesi, Uri Brofenbrener) janë rrënjosur dhe janë vetë përbërja e zhvillimit të njeriut. Nuk mundemi të mos e shohim të lidhur ngushtë individin dhe zhvillimin e tij psikologjik jashtë këtyre niveleve mjedisore që janë :
- Mikrosistemi (ambienti familjar)
- Mesosistemi (marrëdhënia pozitive apo negative që ka njeriu në mikrosistem)
- Ekosistemi (transmetimi apo përcjellja tek individi nga gjendja ndikuese e elementëve brenda mikrosistemit)
- Makrosistemi (modeli i jashtëm)
Edhe pse, ky varg strukturash duket se është më shumë i lidhur gjatë fëmijërisë, është po aq i shoqërueshëm në jetën e njeriut edhe në periudhat e tij të mëvonshme, ndoshta me një shkallë më të ulët pavarësie ndaj tyre, por gjithsesi, i pandashëm në rrugëtimin e individit.
Jemi në moshën e quajtur, post-adoleshenca, mosha ku njeriut i duhet të vendosë në zbatim planet e vendosura prej tij si ide që në adoleshencë, të stabilizojë e pozicionojë veten në anën sociale të shoqërisë ku jeton, lidhjet intime, zgjedhjen e profesionit, pavarësia ekonomike, zgjedhja e partnerit e më pas të vendosë nëse do të jetë prind, të martohet (gjë që mundet edhe të përfundojë me divorce dhe rimartesa). Të gjitha këto, janë vendime që ndikojnë në cilësinë e jetës më vonë, prandaj janë “detyra” të vështira që nuk mund të kalojnë lehtë e pa ndjerë peshën e çrregullimeve emocionale. E quajmë një periudhë të vështirë e me çrregullime sepse kemi të bëjmë me një profil të individit që gjendet e duhet të përballet me realitetin në anën sociale (kultura, vendi ku jeton, njerëzit me të cilët është në marrëdhënie të përditshme, familjare apo shoqërore) e nga ana tjetër, tiparet e tij psikologjike, kërkojnë si adaptimin po ashtu edhe vetëpranimin e asaj që ky individ përfaqëson. Disa nga problemet me të cilat post-adoleshenca përballet janë:
- Kërkesa e tyre për të vendosur marrëdhënie autentike.
- Kërkimi i të vërtetës
- Lufta e tyre e brendshme (e manifestuar edhe jashtë) për të braktisur ideologjizmat e vjetra (të brezave të mëparshëm)
- Individualizmi
- Rreziku i rënies në përputhje me modelet
- Ndërtimi i lirisë së tyre duke filluar me arsyen për të jetuar
- Frika për të prezantuar veten
- Dyshimet për ekzistencën e idesë në angazhime emocionale etj.
Të gjitha këto probleme krijojnë ato pasiguritë dhe çrregullimet e tjera, të ndikuara fuqishëm nga konteksti social që shpesh është kontradikta më e madhe që pengon zhvillimin e njeriut, ecurinë e tij, duke u bërë pengesë që të rinjtë e kësaj moshe të arrijnë të plotësojnë ambiciet e tyre.
Në këtë moshë, edhe pse zhvillimi psiko-fizik është në kulmin e vet, individualiteti shpesh është i luhatshëm sepse ndodh korruptimi nga mjedisi përreth që është edhe i pashmangshëm përsa kohë ky individ është i kufizuar (veçanërisht nga ana ekonomike). Tashmë i riu është njeriu i qëllimeve, përkushtimeve dhe atashimeve që bëjnë produktivitetin por është edhe ajo qenia e brishtë me pafuqinë mbi realitetin, kur shikon se ëndrrat e tij bien poshtë. Ai nuk mund ta realizojë veten ashtu siç e kishte projektuar. Kjo ndodh për shkak të mos kordinimit të atij personaliteti që ai ka të zhvilluar, me pjesën sociale, ku jeta e tij është në marrëdhënie të ndërsjelltë. I riu i kësaj moshe nuk përjeton më traumat e adoleshencës por kalon në faza të tjera zhgënjimi ku ndërthur e prodhon brenda vetes dozat e fajit, mbi veten dhe ambientin përreth duke mos ja kursyer edhe sjelljen e mbushur me mllefe dhe reagime, simptomat e para të atij çrregullimit emocional të pësuar.
(Më sipër u përmendën disa nga problemet me të cilat kjo moshë përballet. Po marrim më hollësisht trajtimin e tyre me qëllim të kuptojmë pse ndodhin çrregullimet emocionale në këtë grupmoshë, dhe, përse ky tranzicion është i vështirë, shpesh edhe i pakapërcyeshëm duke e lënë njeriun pasiv dhe joproduktiv për gjatë gjithë jetës së tij).
2.1. Individualizmi
Ndoshta është ky, tipari më i rëndësishëm psikologjik që çon njerëzit në kriza apo çrregullime e që nuk mbyllet ndonjëherë vetëm në periudhën e adoleshencës, post adoleshencës, por, për arsye nga më të ndryshmet (të përmendura disa, edhe më sipër, tek zhvillimi kontekstual) zgjat edhe gjithë jetën.
Por çfarë ndodh në moshën post-adoleshencë, e përse është më i theksuar ky fenomen?
Në adoleshencë, supozohet se kemi zhvilluar deri diku të plotë identitetin tonë fizik dhe mendor, tani, në post-adoleshencë është koha e përfshirjes së këtij identiteti, duke përcaktuar trajtat e jetës në bazë të modelit të vetëkrijuar, të pa imitueshëm. Por, pikërisht kjo, sa është e mundur tek individi, veçanërisht tek i riu? Pse nuk është e lehtë të krijohet e shfaqet ky individualizëm i çdokujt, brenda grupeve, komuniteteve, ambienteve tona sociale ku jetojmë? Edhe pse shpesh “predikohet” me pozitivitet për ta lënë të lirë zhvillimin individual (karakteristikë e ndryshme) tek një njeri, në të vërtetë hasim me një mur që ndërton, apo shoqëria ka ndërtuar (rregullat e saj) dhe i cili, vështirë të kapërcehet, pasi modeli i ndjekjes nga pasardhësi apo elementi i shoqerisë, ende është një mit i parrëzuar plotësisht. Ky është edhe zhgënjimi i parë me veten: paaftësia për të dalë nga korniza kolektive! (Tendenca për t’i lënë vend hapësirës së zhvillimit individual, kthehet në lak).
(Por, si problematikë e moshës post-adoleshente, individualizmi përkon edhe me individualizmin profesional. Psh; një individ i punësuar diku, ka idetë e tij të veçanta të cilat mund të sjellin progres, por ndodh që është dicka e re, e panjohur, që tek të tjerët ngjall frikë për ta pranuar, atëherë, tek personi individualist në këtë fushë, shfaqet ndjenja e pakënaqësisë, e zemërimit dhe e reagimit).
Shpesh, ne vërejmë këtë fenomen duke parë njerëz që e kanë të zhvilluar individualitetin e tyre, të shikuarit e vetes jo më si pjesë e zinxhirit njerëzor, me veprime të ndërvarura nga “rregullatorët” e ndërtimit të ligjeve mbi shoqërinë, por si qenie e lirë, e ndërgjegjshme për veten me aftësitë dhe kontrollet që ka, me rregulla të vendosura nga vetë ai, me rrugë të zbuluara e të shkelura nga vetë individi, gjë që e bën të sigurt dhe e çon atë dalëngadalë drejt realizimit si qenie, në rrafshin tërësor të zhvillimit të tij.…Kur shohim këtë, shohim edhe se individualizmi i pacunguar dhe i zhvilluar në mënyrë të shëndetshme, është gjithashtu, çelësi që proçeson në mënyrën e duhur, vazhdimësinë e zhvillimit të mëtejshëm, (psikologjik dhe social) te njeriu.
2.2. Rreziku i rënies në përputhje me modelet
Ky nuk është vetëm rasti tipik i imitimit që zakonisht shoqëron adoleshentët (kur ende s’kanë formuar e zhvilluar mirë një personalitet të vetin) dhe identifikohen me modelet apo mitet e botës së artit, modës, muzikës. Ky është një fenomen që mbartet nga mikrosistemi, nga ky mjedis familjar që në shumë raste, vështirë të braktiset për ta kaluar veten në një nivel tjetër më superior apo edhe e kundërta, më inferior jashtë nivelit të tij mjedisor. Pra kemi një rrezik të ecurisë zhvillimore për shkak se, racionalja mund të jetë trashëguar në formën edukative apo ndoshta edhe një trashëgimi gjenetike, kur bëhet fjalë për proceset e zhvillimit psikologjik. (Kjo e fundit, jo domosdoshmërisht është e theksuar, këtu u jam referuar studimeve për rastet depresive që janë bërë dhe kemi statistika të mjaftueshme për të pranuar se shumë modele të tilla, transmetohen). Gjithsesi, përsa i përket modelit, jo gjithmonë është pjesë e problematikës, ka raste kur modeli, prania e modelit pozitiv ndikon në produktivitetin e të riut post adoleshent. Ky lloj modeli, është nxitës dhe e kthen individin drejt një jete aktive, duke e pasuruar apo zhvilluar elementet e personalitetit. Modeli shoqëron jetën e individit për shkak se është një kontakt i pashmangshëm për njeriun social. E rëndësishme në këtë marrëdhënie, individ-model, është ruajtja e ekuilibrit që të mos ndodhë shpërbërja e të parit nga efekti i modelit, pra modeli të mos “frikësojë” individin, të mund të shihet vetëm si mundësi zhvillimi, përmirësimi e plotësimi duke mësuar prej tij, atë mënyrë edukimi në shërbim të ndryshimit që i nevojitet individit, por jo duke u identifikuar me të.
2.3. Kërkesa e tyre për të vendosur marrëdhënie autentike
Të rinjtë e kësaj moshe, hasin vështirësinë e vendosjes së marrëdhënies së barabartë, marrëdhënies së vërtetë mes vetes dhe të tjerëve. (Këta të rinj, kanë ende të ndërtuar në imagjinatën e tyre atë botën e tyre idealiste).
Kjo nuk është e lehtë për t’u realizuar për arsye se kemi mospërputhje idesh, formimesh, kulturash të ndryshme, konflikte rreth përshtatjes midis tyre dhe brezave të tjerë, midis tyre dhe grupeve të tjerë po adulte por që kanë statuse të ndryshëm shoqëror, kulturor dhe edukativ. Në këto raste, të rinjtë shpesh përjetojnë ndjenjën e frustracionit. Spontaniteti i sjelljes së tyre tashmë has në vështirësi për ta vendosur këtë marrëdhënie. Përballja me realitetin i bën më të përgjegjshëm por duke qenë se njëkohësisht ende jetojnë me iluzionin e ndërtimit, qëllimit të përbashkët, sakrifikimit të tyre për interesa të shoqërisë, nuk është ajo autentikja, pa bazat e interesit në mes (çfarëdo interesi qoftë ai, material apo shpirtëror) bën që këta të rinj të përjetojnë faza çrregullimesh emocionale të cilat manifestohen pastaj me një sjellje rebele ndaj të tjerëve dhe abuzive ndaj vetes. Me sjellje rebele kemi parasysh thyerjen e limiteve të sjelljes normale që ata kanë patur në familje apo mjediset ku bëjnë pjesë dhe tashmë e konsiderojnë si një nënshtrim. Egoja e tyre (ndoshta herë-herë dhe nje ego e justifikuar) ngre kokë nga pamundësia e adaptimit, e të bërit veten, pjesë e vërtetë e një marrëdhënieje sociale, ku atyre t’u vihet re, individualiteti dhe personaliteti i tyre. Po keshtu, kjo periudhë çrregullimesh me abuzimin ndaj vetes reflektohet në përdorimin e alkolit, lëndëve narkotike, pjesëmarrje në sekte të ndryshme ku ndodhin lëndime fizike me vullnetin e vetë këtyre të rinjve. Kjo për shkak se ndodhen në një pikë ku janë të paqartë për rrugëdaljen apo zgjidhjen e duhur të problemeve, në lidhje me integrimin e tyre brenda shoqërisë.
2.3.1. Kërkimi i të vërtetës
Si një koncept të përkufizuar letrarisht, të vërtetën do e quanim mirëqenie shpirtërore. Në kërkim të kësaj gjendjeje, të rinjtë janë vazhdimisht duke kërkuar ta stabilizojnë veten, duke kaluar shpesh nëpër eksperienca dhe pritshmëri të shumta prej këtyre eksperiencave. Ata mund të jenë duke vazhduar një fakultet që e kanë dëshiruar, mund të jenë të punësuar apo vetëpunësuar diku por vazhdimisht, janë nën presionin psikologjik nëse është bërë zgjedhja e duhur apo ende nuk është bërë kristalizimi definitiv i asaj çka duan në të vërtetë. Të rinjtë e moshës madhore, gjenden në një kaos mendimesh sepse ndoshta kanë moskordinim apo nuk janë në harmoni të plotë veprimtaria e tyre me atë që, në të vërtetë priren dhe duan të bëjnë. Këta të rinj, janë në gjendje të vlerësojnë veten dhe po ashtu terrenet sociale ku janë të përfshirë apo angazhuar. Brenda këtij vlerësimi e njohjeje vetjake dhe kolektive, kemi prirjen e ndryshimit si domosdoshmëri e kërkuar nga personaliteti i tyre i brendshëm. Ndodh të kemi çrregullime jo aq për shkakun se të rinjtë e kësaj moshe nuk kanë zbuluar të vërtetën mbi atë çka duan, por më shumë, mbi vënien në jetë të atyre planeve ku konsiston edhe veprimtaria e tyre kërkuese dhe njohëse.
2.4. Frika për të prezantuar veten
Në post-adoleshencë janë mbyllur proceset e ndryshimeve të zhvillimit biologjik dhe atij konjitiv e jemi në vazhdimësi, gjithnjë, të zhvillimit emocional. Gradualisht, individi ka hyrë më thellë drejt orientimit social ku ndihet pjesë e një grupi dhe identifikon e përball veten me të tjerët në gjithë aspektet. Është koha ku vihet në punë gjithçka e asimiluar dhe akomoduar tek ai. Del në pah vetëpërmbajtja, ndërveprimi, perfeksionizmi i të menduarit si proces, por këtë e vendos në funksion të asaj përshtatjeje për t’u pranuar prej të tjerëve, për të lejuar apo jo manipulimet prej marrëdhënieve ku tashmë është i vetëdijshëm (përfshirë këtu mos’ekzistencën e atij standartit idealist të dikurshëm që lind në adoleshencë). Ky i ri është ndryshe, është midis adoleshentit dhe të rriturit, midis kërkesave që ka për lirinë e tij dhe përgjegjësive si qenie madhore, e gatshme për të marrë në duar e për të përpunuar gjithë projektin jetësor të tij duke pranuar edhe konformizmin si element jetësor, gjë që shenjon një ndryshim themelor tek kjo grupmoshë, sepse përmbys gjithë rendin e asaj bote që ai ka krijuar gjatë periudhes së adoleshencës. Kjo është drama e brendshme që pësojnë personat në post-adoleshencë. Gati-gati, atij i duhet të rindërtojë veten nga e para, pasi ka një rikthim të krizës mbi identitetin e vet përballë jetës. Pra, e gjithë frika për prezantimin e vetes, nuk është tjetër veç pasiguria e asaj njohurie që ka në zotërim, e atij zhvillimi psikosocial që tashmë i ka ardhur koha e provës, provë kjo që përcakton (varet nga suksesi apo dështimi) nëse ky individ është i pranueshëm si një i aftë për të qenë pjesë evidente dhe e dobishme e shoqërisë e mjedisit ku (ndër)vepron.
2.5. Dyshime mbi angazhimet emocionale
Një tjetër përjetim që shkakton çrregullime emocionale tek të rinjtë e moshës madhore, është angazhimi emocional në aspektin intim. Në këtë moshë kanë kaluar eksperiencat e para seksuale, kanë kaluar emocionet dhe janë të njohura përjetimet e dashurisë dhe vjen integrimi i plotë social ku përfshihet rëndom edhe martesa. Pra përgjegjësia e zgjedhjes së partnerit. Kjo gjë sjell kontradikta shpesh mes ndjenjës dhe arsyetimit. Tjetër faktor i këtyre shqetësimeve në këtë pikë, mund të jenë zhgënjimet në eksperienca, shpirtërore apo seksuale. Befas i riu ka pasiguri ndaj vetes nëse është i aftë të përkushtohet e të jetë përgjegjës në një lidhje që rrjedhimisht bëhet përgjegjës gjithashtu edhe për jetën e tjetrit. Pasiguria qëndron edhe ndaj partnerit që do të zgjedhë apo ka zgjedhur tashmë. Eshtë pasiguria ndaj një jetese në mënyrë krejt të ndryshme, ku indirekt kalohet në “varësi” duke u përpjestuar vetja në kube përgjegjësish. Ky individ i kësaj grupmoshe ka frikën e mospërshtatjes e kjo çon në mosfunksionimin e asaj çka njihet si qëllim final, pra, martesa. Tjetër faktor i këtij çrregullimi emocional janë martesat e modelit familjar, modeli i çiftit që transmetohet nga prindërit e tij. Në disa raste ky është një model që dëshiron të ndiqet apo së paku nuk përcjell dhe transmeton frikën dhe pasigurinë kur ka një martesë ka funksionuar mirë, dhe ky i rritur ka grumbulluar përshtypjet e veta pozitive mbi martesën. Rastet që përçojnë dukshëm pasiguri, frikë, luhatje e pavendosmëri deri në çrregullime pastaj të plota (si ndjenjat e përçmimit, urrejtjes, neverisë e agresivitetit ndaj partnerit) vijnë më së shumti kur modeli prindëror në martesë ka qenë i dështuar, një martesë që s’ka funksionuar mirë apo që ka përfunduar në divorc. Në këto raste kemi mbartje emocionale prej eksperiencës negative ([jo direkte] të provuar prej tyre) kemi çrregullime edhe më tronditëse pasi frika rikthen përjetime të njëjta.
Emocionet në normalitetin apo çrregullimin e tyre janë të shoqëruara pothuaj gjithmonë nga motivacionet qe ne kemi. Prandaj edhe në grupmoshën e trajtuar më siper, kemi emocione të crregullta, sepse motivacioni si qëllim në vetvete, është ai ngacmuesi që krijon pështjellime kaq komplekse e që janë të vështira për tu kuptuar , së pari nga vetja e po ashtu edhe nga të tjerët. Emocionet me gjithë format e shprehisë tyre janë nje tregues i zhvillimit psikologjik te njeriu. Mënyra si ky individ reagon dhe shpreh emocionet e tij,tregon edhe përshkallezimin e cdo niveli të formimit të tij.
Bibliografia:
Alvin M. Frid, Osman Allkja (përkth.), “Analizë transaksionale për seritë e çdokujt: a.t. për adoleshentët dhe njerëz të tjerë të rëndësishëm”, Tiranë: Geer, 2007;
Adele Faber, Elaine Mazlish, Artan Miraka (përkth.), Sejdin Cekani (red.), “Si të flasim me adoleshentët”, Tiranë: Spektër, 2005;
Elisabeth Fenwick, Tony Smith, Kristina Jorgaqi (përkth.), Rezarta Reso (red.), “Adoleshentët dhe seksualiteti: udhërrëfyes për adoleshentët dhe prindërit e tyre”, Tiranë: Ombra GVG, 2005;
Arian Kadiu, Qazim Kashari (red.), “Adoleshentët dhe tranzicioni”, Tiranë: Fllad, 2000;
Zyhdi Dervishi, Pandeli Koçi (red.), “Adoleshentët, bashkëjetesë me demonët e konflikteve”, Tiranë: Jerusalem, 2001;
Ferit Shehu, “Probleme të adoleshentëve”, Tiranë :Eurorilindja, 1998;
Edmond Dragoti, Petrit Hajdini (red.), “Adoleshenti : vështrim socialpsikologjik i fillimeve të adoleshencës”, Tiranë :Hipokrati, 1994;
Ndue Kaza, Sali Hamzaj (red.), Q. Sokoli (red.), “Adoleshenca, stina e shpërthimeve”, Tiranë: Geer, 2006;
Fatmira Myteberi (red.), “Adoleshentët : të konfliktuar apo…?!”, Pogradec : DIJA Poradeci, 1998
NDIKIMI I TELEVIZIONIT NË AGRESIVITETIN E FËMIJËVE?
Silvana Skerja
• Qëllimi: të njohim televizionin dhe pasojat negative të tij.
• Synimet: të dimë se sa ndikon ai në zhvillimin psikologjik dhe konjitiv të fëmijëve.
• Objektivat: në sajë të kërkimeve të gjithaneshme të nxjerrim konkluzionet mbi raportin televizion-fëmijë.
Përmbajtja e shkrimit:
• Çfarë është agresiviteti?
• Televizioni
• Ndikimi i televizionit mbi të menduarit
• Interneti
• Video-lojërat
• Programet televizive ndikojnë tek fëmijët
• Ndikimet negative të televizionit
3.1. Çfarë është agresiviteti ?
“Njerëzit janë ajo çfarë shohin!” Me këtë konstatim e fillon studimin e tij, me të njëjtin titull, filozofi italian, Stefano Zecchi. Në qendër të studimit të tij ai vendos ndikimin në rritje të mjeteve të komunikimit masiv, në zhvillimin dhe modelimin e sjelljeve shoqërore. Domosdo, fokusi përqëndrohet në risitë që sjell ky ndikim, e sidomos në pasojat negative që reflektohen në shoqëri, për shkak të këtij ndikimi. Ky studim me një këndvështrim filozofik, është përpjekja e radhës për të nxjerrë në pah dhe për të vlerësuar një fenomen, përmasat dhe pushteti i të cilit kanë një ndikim direk në marrëdhëniet ndërpersonale bashkëkohore e më tej.
3.2. Televizioni
Kemi vënë re se kur fëmijët shikojnë një model agresiv, ata e imitojnë atë, madje mundohen të krijojnë mënyra të reja për të stimuluar sjellje të dhunshme. Në vitin 1945, në një anketë, Gallup i pyeti amerikanët: “A e dini ç’është televizori?”, ndërsa sot, dy të tretat e familjeve amerikane kanë më shumë se tre televizorë në shtëpi. Në shtëpitë mesatare, televizori qëndron mesatarisht 7 orë në ditë ndezur dhe pjestarët e familjës shohin 4 orë në ditë secili. Gratë shohin televizor më tepër se burrat, fëmijët e vegjël dhe pensionistët shohin më tepër se nxënësit dhe punëtorët, ata më pak të edukuar shohin më shumë se ata më shumë të edukuar. Që prej 1994, Studimi Kombëtar mbi Dhunën e Televizionit (1997), ka analizuar rreth 100 000 programe nga të gjitha llojet e televizioneve amerikane. Nga kjo analizë rezultoi se gjashtë nga dhjetë programe përmbajnë dhunë. Në fund të shkollës fillore, një fëmijë mesatarisht ka parë rreth 8000 vrasje dhe 100 000 akte të tjera dhune në televizion.
A stimulohen sjellje kriminale prej skenave kriminale? Apo ndoshta, këto skena përthajnë energjinë agresive duke e konsumuar atë gjatë shikimit? Si ndikon dhuna televizive mbi mendimin dhe sjelljen e shikuesve?
3.2.1. Ndikimi i televizionit mbi të menduarit
A ndikon bota fantastike e televizionit në shtrembërimin e realitetit të botës?
Xhorxh Gebner dhe kolegët e tij të Universitetit të Pensilvanisë, supozojnë se pikërisht ky është ndikimi më i madh i televizionit. Anketat e tyre me fëmijët tregojnë se ata që shohin më tepër televizion kanë prirje më të mëdha, se ata që shohin më pak, që të ekzagjerojnë me sasinë e dhunës në botën që i rrethon.
Një anketë kombëtare që përfshinte fëmijë amerikanë të moshave nga 7 deri 11 vjeç, zbuloi se ata që shikonin shumë televizor kishin prirje më të mëdha, se ata që shikonin më pak televizor, për të pranuar frikën “se një person i keq mund t’u futej në shtëpi”, ose “kur të dilnin jashtë dikush mund t’i dëmtonte”. Ata që shohin shumë filmat dhe emisionet e tjera ku shfaqet dhunë kriminale, e shohin Nju Jorkun si një vend të rrezikshëm. Ata mendojnë se edhe vetë qyteti i tyre ku jetojnë është një vend i rrezikshëm. Televizori, për çdo vit zëvendëson më shumë orë nga jeta aktive e njerëzve.
3.3. Interneti
Një ndër mjetet më të përdorura të komunikimit masiv interaktiv është padyshim interneti. Me qindra-mijëra adresa, shumica të pakontrolluara, hedhin materiale nga më të ndryshmet, në të cilat ekspozohet dhunë e paster, madje edhe krime mizore siç është rasti i www.ogrish.com, në të cilin transmetohen prerje kokash, gjymtyrësh, vrasje të ndryshme reale. Adresa të ngjashme kanë tërhequr një numër rekord shikuesish, tek të cilët, sigurisht, për të gjitha arsyet që përmendëm më lart, pasojat janë katastrofike.
Gjithashtu, pornografia reklamohet hapur në këtë mas-media dhe në shumë site pornografike mund të ketë akses kushdo, përfshi këtu edhe minorenët. Ashtu si edhe pornografia e shfaqur në televizion, edhe kjo mënyrë shfaqjeje, ka ndikim direkt tek shikuesit, të cilët si prirje kryesore, pas shikimit të një skene pornografike, kanë imitimin. Vrasës në seri, përdhunues, bashkëshortë të dhunshëm, pedofilë, etj shpesh janë inspiruar nga sekuenca apo heronjë të filmave, historive e materialeve që gjenden tashmë “pa doganë” edhe në internet.
3.3.1. Video-lojërat
Video-lojërat janë një lloj më i veçantë i mediave. Përdoruesit i kërkohet që të arrijë një objektiv të caktuar duke ndjekur një numër rregullash të caktuara. Këto rregulla, shpesh i kërkojnë lojtarit që të vrasë persona, apo të shkatërrojë diçka. Lumenj gjaku dixhital, shpërthime atomike, beteja me armë të sofistikuara, janë pamjet e zakonshme që ofojnë video-lojërat. Lojra të tilla janë akuzuar gjithmonë se shkaktojnë sjellje të dhunshme brënda komunitetit të rinjve. Me 28 Gusht 2003 dy të rinj pranuan se kishin vrarë një burrë dhe një grua të inspiruar nga loja Grand Theft Auto, e cila njihet nga të gjithë për skenat e dhunshme.
3.4. Programet televizive ndikojne tek femijet
Profesori Arafat Shabani thekson madje se pasojat e të parit shumë televizor, veçanërisht të pamjeve filmike të dhunshme jo adekuate për moshën e tyre, mund të lënë gjurmë të thella afatgjate dhe të jenë negative, madje kur ata rriten dhe përballen të vetëm në shoqëri, manifestojnë edhe agresivitet. Hulumtimet shkencore flasin se ndikon negativisht në disa aspekte, jashtë aspekteve pozitive që ka.
Pika kryesore është se TV rrit sjelljen agresive tek fëmijët, pastaj aspekti tjetër është se luan rol në uljen e motivimit të brendshëm pasi ne kemi dy lloje të motiveve, ato të brendshme dhe të jashtme për mësim. Fatkeqësisht sistemi arsimor i yni është i koncentruar për motivimin e jashtëm dhe i motivon fëmijët të mësojnë me motive të jashtme, ku mësimdhënia moderne do të mësonte që nxënësit të motivohen me motive të brendshme, ndërsa shpenzimi shumë kohë para TV dhe kompjuterit shkakton ulje të motivit të brendshëm për mësim ndërsa këtë ulje e zëvendëson me motive të jashtme për veprime negative në shkollë, familje dhe shoqëri. Shpenzimi pa kriter dhe pa kohëzgjatje të caktuar i orëve para televizorit si dhe moskujdesi i prindërve për mbajtjen nën kontroll të fëmijëve të tyre lidhur me ato çfarë shohin në televizor, shpesh ndikon në sjellje në stilin e jetesës dhe në suksesin e tyre në shkollë. “Televizioni mund të jetë një burim i mirë i diturisë mirëpo varet nga ajo se çfarë fëmijët shohin në televizion, çfarë emisionesh jepen në TV, a ka programe mësimore, përmbajtje edukativo-arsimore, varet nga ajo se çfarë i lejon prindi fëmijës të shikojë.
3.4.1. Ndikimet negative te televizionit.
Një studim i ri që doli në numrin e prillit të “Pedriatia”, del në përfundimin që fëmijët që shikojnë televizion përjetojnë harqe të shkurtuara të vëmendjes dhe rrit në mënyrë të ndjeshme mundësitë, bazuar mbi orët para televizorit, e zhvillimit të ADD (çrregullimet e vëmendjes) më vonë gjatë jetës. Akademia Amerikane e Pediatrisë ka rekomanduar që fëmijët nën moshën dy vjeçare të mos shikojnë televizor dhe ky studim i ri ka përforcuar këtë rekomandim. Publikimi i këtij studimi ndodh në të njëjtën kohë me festimin e 35 vjetorit të transmetimeve të nje programi televiziv. Ndihmësdrejtori për kërkime në Workshopin e Sesame vuri në dyshim rezultatet e këtij studimi sepse kërkuesit nuk e dinin përmbajtjen e programacionit gjatë studimit, por vetëm duke u fokusuar në numrin e orëve që fëmija shikonte ekranin e televizorit. Programacioni i Sesame Street konsiderohet instruktive dhe edukative.
Sipas Dr. Dimitri Christakis, kërkues në Spitalin e Fëmijëve dhe Qendrën Rajonale Mjekësore në Seattle, imazhet vizive të përshpejtuara që kryesisht shihen në televizor mund të ndryshojnë zhvillimin normal të trurit. Përveç kësaj, vazhdon Dr. Christakis, koha e tepërt përpara televizorit kontribuon në obesitetin (trashje) dhe agresivitetin tek fëmijët.
Sipas Dr. Day, që për më shumë se një dekadë ka mbështetur eleminimin e televizionit gjatë viteve të para të fëmijës: “Tregohet që fëmijët shikojnë mesatarisht televizor 43 orë në javë, që është më shumë se orët e punës së një të rrituri në javë. Gjatë shikimit, ata shumë shpejt bëhen pothuajse të hipnotizuar. Është treguar shkencërisht që pas pak minutash para televizorit, truri ndryshon nga valë vigjilente të trurit (valët beta) në valë hipnotike (valët alfa), ku qendra e gjykimit të trurit anashkalohet. Kështu dhuna dhe dekadenca që sheh fëmija, anashkalon qendrën e gjykimit dhe ngulitet në trurin e fëmijës pa ndonjë aftësi nga ana e fëmijës për të vendosur nëse ajo që sheh ai është e mirë apo e gabuar. Dhuna dhe dekadenca pranohen nga truri pa iu nënshtruar ndonjë gjykimi moral. Atëhere ajo bëhet pjesë e subkoshiencës së përhershme të fëmijës.
Mënyra jonë e jetës, por edhe ambienti ynë ka ndryshuar shumë në dhjetëvjetëshin e fundit. Kështu është shtuar trafiku rrugor dhe dendësia e ndërtimit, gjë që ka bërë, që fëmijët të mos munden të luajnë në rrugë apo vende të tjera, përveç vendeve posaçërisht të parapara për lojë. Hapësira e aksioneve të fëmijëve dhe mundësitë e tyre që ta njohin ambientin në mënyrë aktive dhe ta “robërojnë“ atë janë fort të kufizuara dhe kështu nevoja për lëvizje natyrore është e penguar. Është bërë një mbartje e lojërave nga jashtë brenda, që përmes konsumit medial po bëhet më e fortë.
• Një ofertë e gjerë e mediave qëndron sot në dispozicion. Mediat në përditshmërinë e fëmijëve janë sot të natyrshme. Aty bënë pjesë televizori, radio, CD- Player, videolojërat dhe videofilmat, DVD, revistat dhe kompjuteri deri te interneti. Konsumi medial do të thotë kufizim për aktivitetin trupor. Për këtë arsye fëmijët dhe të rinjtë duhet të mësojnë aktivisht si të sillen me këto media.
• Sjellja e vërtetë nuk do të thotë veç, që të dinë të shërbehen me këto media, por para së gjithash, të mësojnë që me më shumë masë dhe në mënyrë kritike t´i shfrytëzojnë.
• E pranishme duhet të jetë loja, lëvizja, ecja, britma dhe takimet në shoqëri, por ashtu si qëndrojnë që nga vendi e parë! Nëse fëmijëve u afrohet mundësia të rrinë jashtë (p.sh. në oborr, në hyrje të shtëpisë, në rrugë apo vendlojë), kështu mund të harrojnë disa emisione të “rëndësishme“ në televizor. Fëmijët kanë mjaft fantazi që të gjejnë lojëra, ata nuk duhet të jenë gjithmonë në përkujdesje.
• Fëmijët që e shikojnë shumë televizorin shpesh nuk kanë tjetër veprimtari. Por e shikojnë televizorin nga monotonia apo luajnë videolojra. Rreziku, që këta fëmijë të shëndoshen është shumë i madh, sepse lëvizin shumë pak dhe mjerisht një pjesë e tyre hanë edhe sheqerka dhe chips para televizorit. Kështu vjen rreziku, që fëmijët pa zgjedhur dhe pa kontrolluar shikojnë çdo gjë që transmetohet. Disa emisione, që transmetohen në mëngjes që në asnjë mënyrë nuk janë të dedikuar për fëmijë, apo skena të dhunës që paraqiten në film, munden te fëmijët të shkaktojnë frikë dhe agresivitet.
• Duke qenë se në programet e fëmijëve tregohet dhunë, është e rëndësishme që prindërit të dinë çfarë shikojnë fëmijët e tyre dhe të flasin me ta mbi këto programe.
3.5. Si duhet të jetë raporti fëmijë-televizion?
• Fëmijët munden të përpunojnë vetëm një pjesë të sasisë të informacioneve. Televizori me ndërrim të shpejtë të pamjeve shkakton një vërshim ngacmimesh, që para se gjithash fëmijët e njomë nuk mund t´i përballojnë. Fëmijët reagojnë për këtë me shqetësim.
• Fëmijët e njomë po ashtu nuk munden të bëjnë dallimin në mes të vërtetës dhe trillimit. Dhuna në televizor i tremb dhe i frikëson ata. Së pari diku në moshën 9 vjeçare fëmijët mundet të dallojnë filmin dhe realitetin, si dhe të kuptojnë shtjellimet e komplikuara.
• Fëmijët janë marrës të mesazheve publicitare dhe nuk munden absolutisht të gjykojnë përbërjen e të vërtetës së këtyre mesazheve në mënyrë kritike. Mjerisht para së gjithash edhe transmetuesit e programeve private që financohen kryesisht nga blloqet publicitare, bile edhe programet për fëmijë ndërprehen nga këto blloqe publicitare.
• Fëmijët dhe të rinjtë janë blerësit më të fortë të informacioneve, të cilat janë të dedikuara për një publik të caktuar. Ne nuk kemi mundësi në ditët e sotme t´i shmangemi publicitetit plotësisht, për këtë duhet që prindërit me fëmijët e tyre të diskutojnë mbi kuptimin dhe qëllimin e këtyre mesazheve dhe sipas mundësisë të pakësohet kjo sasi publiciteti.
3.5.1. Marrëdhëniet me televizor duhet të mësohen
• Televizori nuk duhet të zëvendësojë nevojën e fëmijës për sport dhe lëvizje.
• Lëvizja dhe shfryrja i takojnë zhvillimit të shëndetshëm.
• Fëmijët (por edhe të rriturit) nuk duhet të hanë para televizorit.
• Televizori nuk ka vend në dhomën e fëmijëve.
• I rrituri duhet t`i lejojë fëmijëve të shikojnë vetëm një emision në ditë. Pastaj televizori duhet të ndalet. Nuk duhet të shëtitet nëpër kanalet e tjera.
• Fëmijët duhen ta shikojnë televizorin atëherë kur t´i kenë kryer detyrat ë shtëpisë si dhe ndonjë punë të vogël në shtëpi.
• Fëmijët e vegjël nuk duhet të lihen vetëm para televizorit. Vetë programet speciale për fëmijë munden nganjëherë të shkaktojnë frikë. Pastaj është shumë me rëndësi, që fëmija të ketë mundësi të flasë me prindërit për atë.
3.5.2. Televizori nuk duhet të jetë kujdestar i fëmijëve!
Përfundim: Në çdo mjet të komunikimit masiv, skenat e dhunës janë bërë më të preferuarat nga konsumatorët dhe më fitimprurëset për bizneset që i ofrojnë, përherë e më të shpeshta e përherë e më të larmishme. Ndërhyrja e ligjit, si i vetmi rregullator potencial, është më se e domosdoshme për reduktimin e këtyre fenomeneve me pasoja shkatërruese. Kontrolli mbi mjetet e komunikimit masiv duhet të shtohet si dhe të pasurohet baza ligjore për kryerjen e këtij kontrolli.Ajo qe shihet ne mas-media reflektohet në realitetin e përditshem, i cili gjithashtu pasqyrohet çdo ditë në media. Ky rreth vicioz ka nje kryefjale: ”njeriu është çfarë ai sheh”.
Bibliografia:
Aleksandër Bojaxhi, Skënder Hasko (red.), “Prindi, mësuesi më i parë dhe më jetëgjatë i fëmijës”, Tiranë: Toena, 2004;
Qazim Dushku, Mark Vuji (red.), “Mos i “vrisni” fëmijët: psikologji”, Tiranë: Uegen, 2011;
Alfred Binet, Teodor Simon, Egla Xheladini (përkth.), Xhevahir Lleshi (red.), “Testet – inteligjenca e fëmijëve”, Tiranë: Uegen, 2002;
Dava Përlala, Vehbi Hoti (red.), “Të mësuarit dhe zhvillimi psikik i fëmijës 6-10 vjeç”, Shkodër: Camaj-Pipa, 2001;
Fatbardha Gjini, Aleksandra Piluri (red.), ”Bota sociale e fëmijës”, Elbasan: Sejko, 2001;
Françoise Dolto, Irena Rambi (përkth.), “Etapat kryesore të fëmijërisë”, Tiranë: Toena, 2001;
Elida Cangonji (respons. edit.), “Centre de development de l’enfant, Tirana”, Tiranë, 2000;
Dawna Markova, Junilda Topa (përkth.), Artan Miraka (red.), “Prindër mëndjehollë : një rrugë e re e shkëlqyer për të çliruar potencialin e fëmijës tuaj”, Tiranë: Spektër, 2006;
Shoqata Internacionale për Solidaritet, “Edukimi dhe kujdesi në familje: udhëzues praktik për prindërit”, Tiranë: Shoqata Internacionale për Solidaritet, 2009;
Claudia Mühlan, Eberhard Mühlan, Eliverta Kanani (përkth.), Rezarta Stafa (përkth.), Violeta Librazhdi (Kadzadei) (red.), Teuta Toska (red.), “Udhëzuesi i madh i familjes : këshilla edukative për të gjitha fazat e zhvillimit të fëmijës tuaj”, Tiranë : SFI, 2008;
Dh. Karaj,“Psikologjia e zhvillimit të fëmijës”, Tiranë, Vllamasi, 1995;
E. Haxhiymeri, “Sjellja njerëzore dhe mjedisi social”, Tiranë, 2009
Sitografia:
www.amicopediatra.it/genitori/eta-prescolare/bambino-e-televisione-introduzione.htm
www.tvblog.it/post/16515/la-tv-rende-aggressivi-i-bambini
www.aquino.it/parliamo%20di/televisione.htm
www.mammaepapa.it/psicologia/p.asp?nfile=il_bambino_aggressivo
http://genitoricrescono.com/bambini-aggressivi
http://www.vitadamamma.com/3765/aggressivita-bambini-violenti-litigano-e-si-picchiano-la-pedagogista.html
PROCESET E TË MENDUARIT SIPAS WILLIAM JAMES
Ana Saja
Përmbajtja
1. Jeta e James dhe funksionalizmi
2. “Parimet e psikologjisë” (1890)
4.1. Jeta e James dhe funksionalizmi
William James konsiderohet si një nga psikologët më të famshëm amerikanë të shekullit të 20-të, për faktin se libri i tij “Parimet e psikologjisë” ndihmoi për një transformim rrënjësor të mënyrave se si mund të konceptoheshin dhe interpretoheshin dukuritë psikologjike gjatë shekullit të 20-të. James mendoi që të shkruajë librin “Parimet e psikologjisë” për dy vjet, por në fakt, koha e shkrimit të librit i kushtoi rreth 12 vjet. Karriera e tij profesionale, pas botimit të librit, ishte në rritje dhe James mori titullin “Profesor” në filozofi më 1895 dhe katër vjet më vonë edhe titullin “Profesor” në psikologji. Libri “Parimet e psikologjisë” pati sukses, sepse edhe gjuha e përdorur ishte mjaft e përpunuar dhe e qartë për publikun. Megjithatë, disa kritikë e quajtën këtë libër me epitetin jo sistematik. Ky epitet erdhi nga fakti se, ndonjëherë, James nuk ndiqte në libër rregullin e përshkrimit konvencional të çështjeve të paraqitura. Suksesi i botimit të parë e shtyu atë drejt botimit të librit “Psikologjia, një kurs i shkurtër”, më 1892. Libri shërbeu si tekst mësimor për studentët dhe botimi i tij i solli James një rritje të të ardhurave financiare. Interesant ishte fakti se James asnjëherë, gjatë punës kërkimore në psikologji, nuk e përshkroi punën në laborator si një element parësor të kërkimit psikologjik, por e konsideroi atë si diçka jomotivuese. Qëndrimi i tij jo motivues ndaj punës në laborator shihet, madje, dhe në faqet e librit “Parimet e psikologjisë” në të cilën hodhi idenë që rezultatet e punës në laborator nuk ishin ende të besueshme për studiuesit. Idetë që James shprehu në psikologji ndikuan që, në fundin e shekullit të 19-të, të konsiderohet, në qarqet shkencore të kohës, si një nga udhëheqësit filozofikë të SHBA-së.
4.2. Parimet e psikologjisë
? Çdo mendim ka tendencën të jetë pjesë e një ndërgjegjeje personale
? Në çdo ndërgjegje personale mendimi është gjithmonë në lëvizje të vazhdueshme
? Në çdo ndërgjegje personale mendimi është i vazhdueshëm
? Mendimi duket se është në lidhje me objekte të pavarura nga vetja; njeh dhe kryen funksionin e njohjes
? Mendimi nga objektet pranon disa pjesë dhe refuzon pjesë të tjera, dmth., në mënyrë konstante zgjedh ndërmjet tyre
4.2.1. Çdo mendim ka tendencën të jetë pjesë e një ndërgjegjeje personale
Të gjithë duhet të pranojmë këto fjalë deri sa të ketë diçka që i korrespondon shprehjes ‘mendje personale’. Me këtë nuk duam të them një ide të veçantë për natyrën e saj. Normalisht janë të eleminuara nga komunikimi me veten normale të individit. Tani edhe pse hapësira e një vete dytësore e formuar në këtë mënyrë, varet nga numri i mendimeve i ndarë nga bërthama qëndrore e koshencës, forma e tyre kërkon të bëhet personalitet; dhe mendimet e fundit qe i përkasin, të kujtojnë ato mendime që kishte përpara dhe i marrin sikur të ishin të vetat (James, “Parimet e psikologjisë”, fq 573). Në raste të tjera adoptimi i emrit nga ana e vetes dytësore bëhet në mënyrë natyrale. Janet mendon që ekzistojnë disa mendime tërësisht të pa organizuara e jo personale. Këto mendime përbëjnë një përjashtim shumë të vogël të ligjit sipas të cilit të gjitha mendimet anojnë të marrin formën e një koshence personale.
4.2.2. Në çdo ndërgjegje personale mendimi është gjithmonë në lëvizje të vazhdueshme
Duke thënë që mendimi është në mendim të vazhdueshëm nuk mund të përcaktohet që asnjë gjendje e mendjes nuk zgjat. Edhe në qoftë se kjo është e vërtetë, do të ishte e vështirë të përcaktohet me siguri. Ndryshimi për të cilën flas është ai që ndodh në intervale të rëndësishme. E dhëna që dëshiroj të nënvizoj është kjo: një gjendje që kalon nuk mund të përsëritet apo të jetë identike si ajo e mëparshmja. Ne njohim si të ndryshme disa klasa të mëdha të gjendjeve tona të koshiencës. Tani shikojmë, dëgjojmë, mendojmë, duam, kujtojmë, dëshirojmë, dashurojmë, urrejmë edhe e dimë që mendja jonë mund të ndjekë here pas here 100 rrugë të tjera. Por këto janë që të gjitha gjendje të komplikuara. Detyrë e shkencës është ajo që të komplikuarën ta kthejë në të thjeshtë. Në psikologji ekziston “teoria e ideve” që mbi bazën e diferencës së madhe që ekziston mes atyre që mund të përkufizojmë si kushte konkrete të mendjes, kërkon të tregojë se mendja është rezultat i ndryshimeve në kombimim e disa elementëve të thjeshtë të koshiencës që mbesin gjithmonë të njëjtë. Këto atome apo molekula mentale janë ato që Locke ka quajtur ide të thjeshta. Disa filozofë, kanë menduar që mund të gjejnë disa aspekte elementare, të çdo lloj tipi që mbesin të pa ndyshuara në mes të mendimit që vazhdon. Nuk ka asnjë provë që ne eksperimentojmë dy herë të njëjtën ndjenjë fizike. Ai që duket dy herë është i njëjti objekt. Realiteti, konkret apo abstrakt, fizik apo ideal, i ekzistencës së vazhduar të cilës ne i besojmë, duket sikur i shfaqet gjithmonë mendimit tonë, në një mënyrë që pavetëdija në mendjet tona të jetë gjithmonë e njëjta. E gjithë historia e ndjenjës është një përmbledhje e paaftësive tona, që themi nëse dy ndjenja të marra në momente të ndryshme, janë të njëjta. Ajo që godet vëmendjen tonë, në fakt nuk është kualiteti apo sasia absolute, e një ndjenje në veçanti, sa është raporti i saj, me ndjenjat e tjera që mund të kemi në të njëjtën kohë. Kur gjithçka është e errët, një çfarëdo ndjenjë më pak e errët na bën të shohim një objekt të bardhë. Një diferencë si kjo nuk mund të jetë kurrë e dëgjuar nëpërmjet sensit. Duhet të jetë, e imponuar nga konsiderimet jodirekte. Perceptojmë gjërat në mënyrë të ndryshme nëse jemi përgjumësh apo zgjuar, të uritur apo të ngopur, të shplodhur apo të lodhur, nëse është natë apo ditë, verë apo dimër e mbi të gjitha në fëmijëri, në moshë të rritur, e në plakje. Dhe ende nuk vëmë kurrë në dyshim që ndjenjat tona na tregojnë gjithmonë të njëjtat botë, me të njëjtat kualitete ndjeshmërie, që përmbajnë të njëjtat gjëra sensibile. Diferenca e sensibilitetit është më e qartë po të shohim diferencën e emocioneve, që provojmë ndaj gjërave në momente të ndryshme të jetës tonë ose kur jemi në kushte shëndetësore të ndryshme. Ajo që më parë ishte eksituese e gjallë, bëhet e mërzitshme, e kotë, e pa formë. Ndjenjat tona gjithmonë kanë ndryshime thelbësore. Çdo ndjenjë i korrespondon një aksoni cerebral (James, “Parimet e psikologjise”, fq 589). Në mënyrë që të përsëritet një ndjenjë identike, ajo për herë të dytë duhet të rikthehet, në një tru që nuk ka pasur asnjë lloj ndryshimi. Çdo ndryshim cerebral, duhet t’i korrespondojë një ndryshim i njëjtë, në ndjeshmërinë në të cilën truri është pjesa e fundit. Nëse ka qenë e vështirë, të demonstrohet e pabazuar hipoteza e “ideve të thjeshta të ndjenjes” që ripërsëritet gjithmonë identike, akoma më e pabazuar do të jetë hipoteza e pandryshueshmërisë, e agregateve më të gjera të mendimit tonë. Me pak fjalë është tepër evidente, dhe e padiskutueshme që gjendja jonë mendore nuk është kurrë ekzaktësisht e njëjta. Çdo mendim i yni, i një fakti të veçantë, është i vetëm, e ka vetëm ndonjë ngjashmëri me mendimet e tjera të të njëjtit fakt. Kur një fakt përsëritet me domosdoshmëri duhet ta mendojmë në mënyrë të re, duhet ta shohim nga një prospektivë ndryshe. Duhet ta mësojmë në mënyrë të ndryshme, nga se si është prezantuar herën e fundit. Mendimi nëpërmjet të cilit ne e njohim është mendimi i tij në ato raporte, është pra ky një mendim i influencuar nga njohja e gjithë kontekstit, në të cilin bën pjesë. Shpeshherë në vete, habitemi nga diferencat e mëdha që mund të vërtetojmë duke parë të njëjtën gjë në kohë të ndryshme. Perkundrazi, me besim të habitur, që vetëm një muaj më parë për të njëjtin fakt, mendonim diçka tjetër. Pa e kuptuar si kemi bërë për të kaluar atë kondicion mendor. Nga njëri vit në tjetrin shohim gjërat me një dritë tjetër. Ajo që ishte joreale bëhet reale, ajo që ishte eksituese bëhet e pavlerë. Miqtë që donim mbi gjithçka në botë humbasin në hije. Ndërkohë që mendojmë, truri ynë ndryshon e ashtu sikur i gjithë ekuilibri i tij i brendshëm spostohet në çdo pulsim ndryshimi. Ky spostim në çdo moment është i ndryshëm dhe i shkaktuar nga shumë faktorë. Por ashtu, njëri nga faktorët është me siguri i shkaktuar nga ndikimi i objekteve të jashtme mbi organet e sensit. Ashtu edhe një faktor tjetër është edhe ndjeshmëria e organit, për efekt të eksperiencave të kaluara. Çdo situatë cerebrale është pjesërisht e krijuar, nga natyra e të gjithë ekperiencës aktuale është prova në të cilën, një sy i gjithëdijshëm mund të lexojë të gjithë historinë e kaluar të personit. Është me pak fjalë e pamundur që një gjendje cerebrale, të ripërsëritet në të njëjtën mënyrë. Mund dhe të përsëritet një status i ngjashëm, por s’mund të jetë identik si një i kaluar. Një përshtypje është shumë ndryshe, në varësi të eksperiencës paraprirëse. Në mendim duhet të pranojmë që ato pjesë të trurit, që kanë qenë të eksituara në maksimum, rezervojnë një farë irritimi, që është një gjendje e koshencës aktuale. Nga fakti që një gjendje cerebrale, nuk mund të përsëritet më në totalitetin e saj, nuk do të thotë që asnjë pikë e trurit nuk mund të jetë më dy herë në të njëjtën gjendje. Do ishte një thënie, aq e pamundur sikur të thonim që sikur ekstremi i një dallge nuk mund të gjendet dy herë në të njëjtën pikë të hapësirës. Ajo që me të vërtetë është e vështirë që të ndodhë dy herë është forma e kësaj dallge dhe valëzimet identike në të njëjtat vende. Një kombinim i tillë është ekzaktësisht e kundërta e gjendjes cerebrale që shkakton koshencën tonë në çdo moment. Disa pjesë cerebrale përjetojnë një ngritje tensioni, disa një ulje, disa të tjera shkaktojnë vazhdimishte tension. Fazat e tensioneve kanë një rol shumë të rëndësishëm, në përcaktimin e gjendjes kompleksive, dhe në vendosjen e gjendjes psikike që do të vijë. Asnjë ndryshim në tru nuk është fiziologjikisht pa efekte dhe ndoshta edhe pa pasoja psikologjike. Meqë tensioni cerebral lëkundet nga një gjendje relative ekuilibri te një tjetër, dy “ide” nuk janë kurrë identike, kjo është teoria që do donte të tregonte që në fillim. Pa dyshim shpeshherë është me leverdi të ndërtohen fakte mendore, me terma duke konsideruar gjendjet psiqike më të larta, sikur të ndërtuara të gjitha nga ide të thjeshta e të pandryshueshme. Besohet që ekzistojnë fakte psikike të njëjta me tjetrën, e që zhduken e riduken sistematikisht, me pak fjalë teoria sipas së cilës mendimi ynë është i përbërë nga pjesë të ndara e të pavarura, e kështu që mendimi ynë nuk është një korrent i vazhdueshëm. Tani mund të themi që kjo teori jep një pamje të shtrembëruar të realitetit.
4.2,3. Në çdo ndërgjegje personale mendimi është i vazhdueshëm
Më sipër u përmend se ndarja më e madhe që mund të gjendet në natyrë, është ajo midis një mendjeje e një tjetre. Të vetmet ndarje që ne mund të shohim pa problem, në mendjen e një individi janë ndërprerjet, intervale kohe gjatë së cilave koshienca zhduket tërësisht, për t’u rishfaqur mbas një momenti, ose janë shkëputje në kualitet ose në përmbajtje të mendimit kaq të forta që segmenti që ndjek mendimin, nuk ka asnjë lidhje me atë paraprirës. Koncepti sipas të cilit mendimi në çdo koshencë personale ndihet si i vazhdueshëm, do të thotë dy gjëra:
1. Edhe pas një shkëputje kohe, koshienca dëgjohet si e lidhur me koshencën paraprirëse, si një pjesë tjetër e të njëjtës qenie.
2. Ndryshimet nga një moment tek tjetri në kualitetin e koshencës, nuk janë asnjëherë kaq të befta. Kjo ndërgjegje është e pa shkëputur, në sytë e psikologut që e studion. Me pak fjalë shkëputjet janë të pakuptueshme. Është ndryshe çështja per shkeputjet qe i dëgjojmë. Kur zgjohemi mbasi kemi fjetur, zakonisht e dimë që kemi qene inkoshentë, e shpeshherë e dimë për sa kohë. Me siguri arrijmë në këtë konkluzion, dhe arrijmë të bëjmë këto vlerësime, ngaqë kemi eksperiencë të hershme në këtë fushë. Rezultati është që koshenca nuk është më për vete ajo që ishte në rastin e mëparshëm, por është fillimisht e shkëputur e më pas e vazhduar, me pak fjalë koshienca mbetet pa asnjë dyshim një dhe e vazhdueshme. Cila është në këtë rast pika e përbashkët? Emri i saj është vetvetja, unë. Në fakt duhet të pranohet çdo ndjenjë e kaluar që përmban ato kualitete që do të njihet nga gjendja mendore e tashme si pjesë e saj, e do ta pranojë si një pjesë e të qënit një. Kjo është çka intervali i kohës nuk mund të ndajë në 2; është arsyeja për të cilën një mendim aktual mund të konsiderohet në vazhdim me disa pjesë specifike të të kaluarës, koshienca me pak fjalë nuk i shfaqet vetvetes e ndarë në pjesë. Ajo nuk është diçka e ngjitur mbrapa, ajo është gjithmonë në vazhdimësi. “Përrua” e “rrymë” janë metaforat që e përshkruajnë më mirë. Që këtu e tutje do ta thërrasim rrymën e mendimit, e koshencës apo të jetës subjektive. Po flas për ndërprerjet e prodhuara nga kontraste të papritura të kualitetit, të segmenteve pasardhëse të rrymës së mendimit. Nëse shprehjet “zinxhirë” dhe “sekuencë” nuk janë të përshtatura, përse janë përdorur kaq shumë? Ky kundërshtim është i bazuar pjesërisht në një akt meditues përfaqësor. Konfuzioni është ai që bëhet mes vetë mendimeve, të marra si fakte subjektive, edhe gjërave për të cilat ato janë të vetëdijshme. Gjërat janë të veçanta e të çrregullta, rrjedhin para nesh si një sekuencë apo në një zinxhir, duke u shfaqur shpesh në mënyrë të papritur e duke u shkëputur reciprokisht. Por kjo vajtje- ardhje, kontrastet e tyre nuk shkëpusin fluksin e mendimit që i mendonte më shumë se sa nuk mund të shkëpusin kohët e vendin ku ndodhen. Një heshtje mund të jetë e ndërprere nga një bubullimë e për momentin mund të mbetemi kaq të habitur e konfuzë sa që s’e kuptojmë menjëherë se çfarë ndodhi. Por pikërisht ky konfuzion është një gjendje mendore, e një gjendje që na bën të kalojmë direkt nga heshtja në tingull. Kalimi i mendimit të një objekti në një tjetër, nuk është një shkëputje e mendimit ashtu sikur nuk është një nyje në kallamin e bambusë që shkëputet druri. Ky tranzicion është pjesë e koshiencës psikike ashtu sikur nyja është pjesë e bambusë. Akti introspektiv sipërfaqësor konsiston në mos-konsiderimin e shumë prirjeve që mbesin mes mendimeve e përmes të cilave këto njihen. Në vetëdijshmërinë e tingullit, koshenca e heshtjes së mëparshme vazhdon të punojë, prandaj ajo që dëgjojmë kur shpërthen bubullima, nuk është vetëm bubullimë e pastër, por është bubullimë që thyen heshtjen dhe që bie në kontrast me të. Gjuha nuk lejon perceptimin e të vërtetës, ne i japin një emër mendimeve tona në mënyrë shumë të thjeshtë, gjithsecili duke nisur nga gjëra të cilave u referohet. Çdo mendim i referohet në mënyrë të qartë gjësë nga e cila merr emër, por në të njëjtën kohë i referohet, në mënyrë të përafërt një mijë e një gjëravë te tjera. Ai duhet të marrë emër nga të gjitha ato gjëra, por kjo nuk ndodh kurrë. Disa nga ato janë gjëra të njohura një moment përpara në mënyrë shumë të qartë, të tjerat janë gjëra që do njihen në mënyrë të qartë vetëm në momentin mbrapa. Ne mendojmë, ndërkohë që mendojmë, dëgjojmë veten tonë trupore, si qendra kryesore e të menduarit tonë. Nëse e menduara është e menduara jonë, atëherë kjo duhet të jetë e mbytur në të gjitha anët e saja nga ajo ngrohtësi e nga ai intimitet që na e bëjnë ta ndjejmë si tonën. Çfarëdo të jetë përmbajtja te vetja zakonisht ajo dëgjohet nga njerëzit në çfarëdo lloj gjëje tjetër, meqë duhet të formojmë një lidhje mes të gjitha gjërave, për të cilat bëhemi koshient herë pas here. Është e pamundur që një gjendje e re inercie e gjendjes së mëparshme mbetet akoma duke bërë kështu të ndryshojë edhe rezultatin që vazhdon. Modifikimet më të zakonshme në perceptimin sensorial janë të njohura si fenomen kontrasti. Në estetikë janë relative ndjenjat e kënaqësisë e të pakënaqësisë, të shkaktuara nga disa rregulla specifike që ndodhen në një varg përshtypjesh në mendimin, në kuptimin e plotë të fjalës të përfaqësuar pa asnjë dyshim nga koshenca që shoqëron gjithmonë rrjedhën e tij.
Bibliografia:
Robert F. Biehler, Jack Snowman, Ylli Pango (përsht.), Ilir Kanini (red.), “Psikologjia e zbatuar në mësimdhënie”, Tiranë: Instituti i Studimeve Pedagogjike, 2004;
Terry F. Pettijohn, Virgjil Muçi (red.), “Psikologjia : një hyrje koncize”, Tiranë : Lilo, 1996
Bot.i 2-të;
Pajazit Nushi, Bedri Dedja (red.), “Psikologjia e përgjithshme: kaptina të zgjedhura”, Prishtinë, 1995;
Bardhyl Musai, Marie Mato (red.), “Psikologji edukimi : zhvillimi, të nxënit, mësimdhënia”, Tiranë : Pegi, 1999;
Aleksandra Piluri, Fatbardha Gjini, Marie Mato (red.), “Hyrje në psikologji”, Elbasan: Sejko, 1998;
Andrew J. Reck: “William James et l’attitude pragmatiste”, Shënime: Bibliografi dhe biografi e W. James në fund të librit, Paris: Seghers, 1967;
William James, Bruce Kuklick (edit.), “Writings 1902-1910: The varieties of religious experience; Pragmatism; A pluralist universe; The meaning truth; Some problems of philosophy; essays”, New York: Library of America, 1987;
William James, Manjola Nasi (përkth. nga origj.), “Pragmatizmi : emër i ri për mënyra të vjetra të menduari”, Tiranë: Plejad, 2005;
Gary Wihl, “Contingency of theory: pragmatism, expressivism, and deconstruction”, New Haven; London: Yale University Press, 1994;
ZHVILLIMI I FËMIJËVE ME PRINDËR TOKSIKOMANË
Xhuljana Sulaj
Redaktoi: Yllka Shushku
Qëllimi i studimit: Të përshkruajë pasojat psikologjike dhe sociale të fëmijëve me nënë toksikomane
Cilat janë problematikat kryesore:
- Ç’është fenomeni i drogës?
- Varësia ndaj saj
- Shtysat dhe pasojat që sjell
“Nënë! Lejomë të vij pastër në këtë jetë!”
Hyrje
Fenomeni i drogës ka ekzistuar që në kohërat e lashta. Në Azi dhe Afrikë droga është përdour për qëllime fetare dhe mjekësore ndërsa në Europë droga është përdorur nga artistë dhe nga populli i thjeshtë. Me kalimin e kohës droga filloi të përhapej më shumë dhe lindën lloje të reja të drogës. Tashmë kjo gjë përbën rrezik të madh për shoqërinë tonë. Por, varësia ndaj drogës nga ana e prindërve tanë është quajtur pengesë për zhvillimin social, normal e psikologjik të fëmijëve.
Toksikomania është një gjendje e një nevoje të shpeshtë të pakontrollueshme për të marrë një substancë pavarisht nga dëmet që mund të shkaktojë, të cilat mund të jenë fizike, psikologjike, emocionale e shoqërore. Toksikomania është krijuar nga përdorimi i lëndeve narkotike dhe substancave psikotrope. Kemi dhe substanca të tjera që mund të shkaktojnë varësi si kokaina, heroina, alkooli, ilaçet, etj… Ka një numër të lartë prindërish toksikomanë të cilët ndikojnë direkt tek fëmijët e tyre sepse fëmija është qënie imituese dhe ndjek modelin e prindërve. Sipas Hornëy-t prindërit toksikomanë janë pesimistë dhe shfaqin tek fëmijët e tyre mungesë lumturie, narcizizëm dhe abuzim fizik.
Por duke e parë nga këndveshtrimi psikologjik vërejmë se Erikson deklaron se te gratë toksikomane ka një mungesë dhe paaftësi për të ndërtuar një nivel mendor (një hapësirë të brendshme) në te cilën fëmija mund të zhvillohet. Tek fëmijët e nënave toksikomane vërejmë pasoja të rënda sociale. Ekziston papërshtatshmëria që e çon individin në një gjendje vuajtjeje dhe mungese mirëqënieje. Vërehet ndrojtja, d.m.th., fëmija është i turpshëm dhe nuk mund të krijojë raporte apo kontakte me të tjerët. Ata shpesh shfaqin shenja depresiviteti, ankthi, frike, trishtimi dhe shtim ose ulje të gjumit. Kërkimet mbi pasojat, mbi rreziqet konjitive të fëmijëve me prindër toksikomanë na japin informacione konkrete pasi këta fëmijë janë gjetur në marrëdhënie të këqija në shkollë, rrezikojnë në fjalë, kanë vështirësi të gjuhës dhe kanë shumë varfëri konjitive mbi testet e inteligjencës.
Nga të gjitha studimet e kryera, hipoteza e formuar dhe e mbetur është se te gjithë fëmijët me nëna toksikomane shfaqin probleme psikologjike e sociale. Studimet e fundit në lidhje me këtë temë të fëmijëve me prindër toksikomanë kanë përshkuar edhe zonën e Irlandës ku ende mbetet nje çështje pa zgjidhje. Ndryshimi midis nënës toksikomane dhe jo toksikomane është se nëna toksikomane ndryshe nga babai toksikoman, ka më shumë ndjeshmeri dhe në një pikë të caktuar ajo arrin të ndërgjegjësohet qoftë edhe për disa sekonda, ajo provon ndjenjën e fajit dhe ndjehet fajtore ndaj fëmijës për përdorimin e lëndës narkotike gjatë shtatëzanisë. Problemi kryesor mbetet varësia ndaj një droge të caktuar e cila shkakton probleme të larta në trurin e përdoruesit pasi në shumicën e rasteve rezulton totalisht shkatërruese pasi rritja pozitive e një fëmije është e lehtësuar nga prindër që janë te dashur, të ngrohtë dhe jo kërcënues.
5.1. Happy parents, happy children!
Kjo temë ka tërhequr të gjithë mediat shqiptare e europiane, pasi fëmijët që mbartin këtë “sëmundje” rezultojnë të jenë fëmijë të pabindur, shkaterrues të objekteve, pronave dhe të gjithçkaje që i rrethon.
Arsyeja përse unë preka këtë teme dhe vendosa ta shqyrtoj është se dua të jap dhe të marr sa më shumë informacione, të zgjeroj dijen e secilit prej nesh dhe të parandaloj me aq sa mundem këtë fenomen negativ. Pasi nëna është dhe mbetet qënia më e bukur e më e dashur për të gjithë ne dhe fëmija krijesa më e paster që mbart toka jonë.
5.2. Numri i përdoruesve në vendin tonë.
Shqipëria sot numëron rreth 80.000 përdorues droge. Përdoruesit janë të shtresave të ndryshme sociale, por, së fundmi vërejmë një rritje të lartë të përdoruesve të seksit femër dhe përqindja e atyre që vendosin të dalin nga kjo gjendje është e vogël. Mund të themi me bindje që në krahasim me atë të përdoruesve është abstrakte?!
5.2.1. Shkaqet përse vjen kjo gjendje
Më kryesorja mbetet, numri i pakët i qendrave rehabilituese dhe mungesa e vendosmërisë së përdoruesve, mungesa e besimit në vetvete. Shumica e përdoruesve janë adoleshentë të cilët në fillim nisin të përdorin kanabis e kështu kalojnë tek drogat akoma më të rënda. Por, duke qenë se realiteti në vendin tonë është shumë i hidhur dhe fatkeqësisht mund të themi se mbështetja nuk është shumë e lartë, na duhet që gjithsecili prej nesh, i seksit mashkull apo femër të ndërgjegjësohet, të gjejë forcën dhe t’i mbajë sa më larg vetes këto drogëra. Pa prekur e pa dashur te diskriminoj asnjë individ them se një njeri i droguar apo një nënë toksikomane s’i sherben mirë askujt. Gjithçka na duhet është një jetë e shëndetshme dhe e mbushur me harmoni.
5.3. Mesazhi që unë percjell
Në çfarëdo niveli apo pozitë të jemi është se të gjithë ne mund të japim një kontribut në luftën kundër drogës. Kjo është një betejë për të drejtat themelore të njeriut, të drejtën e fëmijëve për t’u zhvilluar në një ambient familjar dhe social të shëndetshëm. Eshtë e drejtë e çdo individi të jetojë sa më bukur dhe sa më ngrohtë pranë gjirit të familjes. Le të japim sa më shumë dashuri, sa më shumë mbështetje, t’i përkrahim ato nëna dhe ata fëmijë, t’i ndihmojmë të largohen nga ajo rrugë.
Bibliografia:
Fatbardha Osmanaga, Vehbi Hoti (red.), Ludovik Shllaku (red.), “Psikologjia anormale: tekst universitar”, Shkodër: Camaj-Pipa, 2005;
Adem Tamo, “Psikologjia e këshillimit”. Tiranë: Albpaper, 2007;
Vuksan Kola (hartoi e red.), “Simptomatologjia e çrregullimeve mendore: tekst mësimor ndihmës për studentët dhe specializantët e Fakultetit të Mjekësisë”, Tiranë : Kad, 2004;
Lekë Sokoli, Flutura Açka (përg. për bot.), “Droga: historia, përkufizime, klasifikimi, përhapja, efektet, terapia”, Tiranë : Onufri, 1999;
Zihni R. Sulaj, Eduard Z. Kakarriqi (Red.), “Drogat dhe të rinjtë: gjithçka që duhet të dinë prindërit”, Tiranë : Ombra GVG, 1999;
Kadri Bicaj, Muhamet Kelmendi (red.), “Drogat, narkomania dhe kriminaliteti në botë”, Prishtinë: Universiteti “Iliria”, 2010.
STRUKTURALIZMI DHE KONJITIVIZMI
Silvana Skerja
Ndihmoi: Qerime Isufaj
Qëllimi: të njohim strukturalizmin dhe konjitivizmin si dy shkolla të rëndësishme psikologjike.
Synimet: të dimë se sa kontribut dhanë në formimin e psikologjisë si shkencë më vete.
Objektivat: në sajë të kerkimeve të gjithanëshme të nxjerrim konkluzionet mbi rëndësinë e ekzistencës së këtyre dy shkollave psikologjike
Përmbajtja e detyrës:
• Ç`është strukturalizmi?
• Edward Titchener, introspeksioni, sistemi psikologjik i tij.
• Ç`është konjitivizmi?
• Kibernetika dhe teoria e përpunimit të informacionit
• Çfarë studion psikologjia konjitive?
• Metoda kërkimore në psikologjinë konjitive
• HIP
• T.O.T.E
• Post-konjitivizmi
• Koncepti i skemës
6.1. Strukturalizmi
Është përgjithësisht e pranuar që shkolla e parë e madhe psikologjike, ishte strukturalizmi, qëllimi i të cilës ishte arritja e kuptimit të strukturës (konfigurimet e elementëve) së mendjes dhe të perceptimeve të saja me anë të analizës (reduktimit) të këtyre perceptimeve në pjesët përbërëse të tyre. Gjatë periudhës strukturaliste, studiuesit e fushave të tjera analizonin në mënyrë të ngjashme lëndën duke e shpërbërë atë në elementët bazë të saj, duke i studiuar kombinimet e ndryshme. Kimistët për shembull, shpërbënin substancat në elementët e tyre më të thjeshtë, biologët analizonin përbërësit biokimikë të qelizave, fiziologët studionin strukturat fiziologjike e kështu me radhë. Edhe pse strukturalizmi me pozicionimin e tij fillestar nuk është se pati një forcë influente dinamike në psikologjinë e konjicionit, është sërish i rëndësishëm sepse përfaqëson hapin e parë në ndërtimin e psikologjisë si një shkencë empirike dhe sistematike. Gjithashtu edhe më vonë, psikologët konjitivë treguan interes për problematikat e strukturës, si në përceptim, në inteligjencë, dhe në aspekte të tjera. Sot psikologët konjitivë bashkëkohorë janë larguar ndjeshëm nga idetë e strukturalizmit. Një përfaqësues i rëndësishëm i strukturalizmit ishte Wilhelm Wundt, i cili studioi eksperiencat sensoriale me anë të introspektimit. Wundt pati disa dishepuj, si Edward Titchener (1867-1927), Thorndike etj. Titchener (1910) theksonte që e gjithë ndërgjegjia mund të përmblidhej në tre stade elementare:
1 – sensacionet – elementët bazë të përceptimit
2 – imazhet – figurat mentale që formojmë në mendjen tonë për të pasqyruar atë që përceptojmë
3 – sentimentët – përbërësit e emocionit, si psh., dashuri dhe urrejtjeMegjithatë, ndonëse Wundt pati një mori dishepujsh që aderuan tek strukturalizmi, të tjerë psikologë kanë kritikuar si metodën (introspeksionin) ashtu dhe objektin (strukturat elementare të sensacionit) e studimit të strukturalizmit.
6.2. Edward Titchener
Titkener e përcaktoi sikologjinë si shkenca që studionte mendjen njerëzore.Ai dha idenë se detyra parësore e saj ishte:
• Identifikimi i elementëve përbërës të proçeseve mendore
• Analiza e proçeseve mendore
• Paraqitja e faktit mbi mënyrën sesi lidhen elementët përbërës të mendjes për të zbuluar ligjet që përcaktojnë modelin e bashkpunimit ndërmjet elementëve të proçeseve mendore dhe detyrave që kryhen jashte tyre.
Proçesi I realizimit të detyrave parësore, nëpërmjet psikologjisë, do të thoshte sipas Titchenerit që kjo disciplinë ishte shndërruar në një shkencë eksperimentale. Titchener përcaktoi introspeksionin si metodën më të përshtatshme me të cilën mund të veprohej për të plotësuar detyrat eksperimentale të psikologjisë.Ai, në një periudhë të gjatë kohore, punoi për të përcaktuar elementët që përbënin strukturën e mendjes njerëzore dhe elementët që ishin përbërës të
ndërgjegjes. Titchener, duke synuar të interpretonte ndërgjegjen si një proçes që përbëhej nga elementë të thjeshtë, u përpoq që ta reduktonte atë deri në nivelin e këtyre elementëve bazë.
6.3. Introspeksioni dhe roli i tij
Titchener ishte i pari studiues që përdori termin strukturalizëm, në vitin 1898. Ai këtë term e përdori në një artikull, ku shpjegoi ndarjen e psikologjisë së tij, nga psikologjia funksionaliste.
Analizën psikologjike të strukturës së mendjes ai e filloi nga studimi i proçeseve mendore. Këto proçese kërkonin një vëzhgim të kujdesshëm.Ai pohoi së një përshkrim I saktë I fakteve që paraqisnin këto proçese mund të realizohej vetëm nëpërmjet metodës së introspeksionit.Kur shprehu idenë se psikologjia ishte një shkencë eksperimentale, Titchener kishte parasysh, gjithnjë, vështirësitë që paraqiste metoda e introspeksionit.Ai e pranoi introspeksionin si një metodë që mund të shfaqte vështirësi gjatë realizimit dhe, madje, këto vështirësi mund të shiheshin edhe kur subjektet ishin trajtuar mirë.Titchener duke u ndikuar nga ideja se introspeksione paraqiste disa vështirësi për t`u realizuar shkoi drejt përcaktimit që të porsalindurit, fëmijët dhe kafshët nuk ishin në gjendje të kryenin një introspeksion objektiv.Ai pohoi se metoda e introspeksionit nuk mund të mësohej nga librat, por vetëm nga puna në laborator nëpërmjet ushtrimit , për një kohë të gjatë, nën udheheqjen e një vëzhguesi të trajtuar mirë.Duke synuar lehtësimin e proçedurave të sakta implementuese të introspeksionit të ishte i izoluar, i kontrolluar dhe i ndryshueshëm.Duke trajtuar këtë ide, ai shkruajti një libër me titull “Psikologjia eksperimentale” që shërbeu si literaturë psikologjike në ndihmë të studentëve dhe profesorëve për të punuar më mirë në laboratorin e psikologjisë.Titchener pohoi se implementimi në mënyrë të saktë i përvojave të menjehershme njerëzore , nëpërmjet metodës së introspeksionit, mund të realizohej vetëm për proçese të ulëta psikike se ndijimet, imazhet, dhe ndjenjat.Kjo pikpamje erdhi si rezultat i ndikimit që dha mbi të puna e asosacionistëve anglezë, kur pohuan që ndijimet ishin ndjenja e botes perceptuale dhe imazhet vinin nga objekete që nuk ishin fizikisht përpara njerëzve.Titchener shprehu idenë se të dy këta elementë bazë mund të
shfaqnin cilësi të veçanta, kur kryenin dallimin midis një imazhi një ndijimi apo ndonjë elementi tjetër.Ai shkoi dhe më tej në analizat e tij mbi këta dy elemente, duke pohuar se detyra parësore e njeriut që eksperimenton në laborator ishte përshkrimi, nëpërmjet përdorimit të metodës së introspeksionit, i cilësive të këtyre elementëve.
6.3.1. Sistemi psikologjik i Titchener
Titchener, krahas studimit të vëmendjes, njerëzore, u orientua dhe drejt analizës së proçesit të të kuptuarit, duke shprehur idenë se ky proçes ishte rezultat i përmbajtjes. Ai pohoi se proçesi i strukturimit të kujdesshëm të proçeseve mendore rreth ndijimeve dhe imazheve krijonte efektin e të kuptuarit. Titchener e vlerësoi proçesin e të kuptuarit, të ngjashëm me proçesin e vëmendjes dhe e përkufizoi atë si një proçes që i atribuohej pervojës së ndërgjegjës së njeriut.Gjatë strukturimit të sistemit të tij psikologjik, vendosi si element bazë përqëndrimin drejt një psikologjie që do të merrej vetëm me analizën introspeksioniste të mendjes njerëzore.Duke u orientuar drejt këtij drejtimi, gjatë strukturimit të sistemit të tij psikologjik, ai nuk mori parasysh gjetjen e kolegëve të tjerë që kishin punuar, deri atëherë mbi këto probleme.Ai gjatë analizave të tij në psikologji, nuk e pranoi kurrë faktin se studimi i sëmundjeve mendore dhe shërimi i tyre mund të realizohej edhe nga shkenca e psikologjisë.Titchener predikoi idenë se librat e psikologjisë studiojnë vetëm mendjen normale.Nën ndikimin e këtyrë ideve ai e ndau psikologjinë në dy zona:
• Zona e parë quhen zona e rëndësishme dhe përfshinte psikologjinë e rëndësishme.
• Zona e dytë quhej zona e parëndësishme dhe përfshinte psikologjinë e kafshëve, psikologjinë sociale, psikologjinë etnike, dhe disa psikologji të tjera.
6.4. Kushtet historike dhe teorike për lindjen e konjitivizmit
Kriza botërore ekonomike e viteve ’30 u ndie dhe në psikologji, gjë që solli edhe fundin e shkollave të dëgjuara si ajo e Gestalt dhe ajo bihejvioriste. Nga kjo krizë fillon dhe del në skenë një rrymë e re, një lëvizje e re, konjitivizmi, ose psikologjia e proçeseve konjitive që arrin të mbijetojë dhe të mbizotërojë. Dhe jo vetëm për momentin por pasi kalon periudhën e vështirë të krizës, zhvillohet, transformohet, dhe vazhdon te jetë bashkëkohore dhe në ditët e sotme. Psikologjia e përgjithshme në këto vitet e fundit është bërë gjithnje e më teper disiplina që studion proçeset konjitive proçese të tjera si si psh. ato të lidhura me emocionet ose që janë përbërëse të personalitetit të individit, bëjnë pjesë tek psikologjia e përgjithshme vetëm për faktin se kanë të bëjnë me proçeset konjitive. Prandaj mund të themi me bindje që sot psikologjia e përgjithshme identifikohet gjithnjë e më qartë me psikologjinë konjitive. Për të kuptuar sa më mirë psikologjinë konjitive dhe impaktin që ajo ka në psikologjinë bashkëkohore, është e domosdoshme, të kuptojmë lidhjen dhe prejardhjen direkte te saj nga bihejviorizmi. Lindja e konjitivizmit u shty nga nevoja e disa bihejvioristeve të cilën e ndienin nevojën e një argumentimi më efikas dhe më bindës për studimet e tyre. Bihejviorizmi, me teorite e tij ishte i pamjaftueshëm. Ata e kuptuan që këto teori ishin të papërshtatshme dhe paksa sterile. Mund te përmendim këtu emra si: Miller, Galanter, Pribram (1960), Wepman, Heine (1963), por edhe Broadbent dhe Chomsky (1959).
Fakti që si pikënisje ishte bihejviorizmi nuk është pa pasoja, si për psikologët dhe për jo-psikologët. Emri “psikologji konjitive” vjen disa vite më vonë pas shfaqjes së kësaj rryme psikologjike dhe rrjedh nga titulli i një vepre të njohur te Neisser (1967), Cognitive Psychology. Në të vërtetë ata autorë që sot i njohim si konjitiviste, për shumë vite me radhe vazhduan të vetëkonsideroheshin bihejvioriste, pa epitete shtesë, si psh, Broadbent, ose “bihejvioriste siperfaqesorë”(subjektive), si Miller, Galanter, Pribram (1960) apo Berlyne (1968). Pak nga pak po krijojmë idenë se se lindi dhe u zhvillua konjitivizmi.
Ndërkaq rrymës konjitiviste i vijnë në ndihmë dhe institucionet zyrtare, dhe ky është një lajm i rëndësishëm sepse do të thoshte që psikologjia konjitive ishte vlerësuar dhe ndjekur në arritjet e saj. Në 1960 po realizohej ngjarja kryesore në njohjen e psikologjisë konjitive: me iniciativën e Jerome Brunner dhe George Miller, po krijohej një Qendër për studimet konjitive në departamentin e Psikologjisë në Harward.
6.5. Kibernetika dhe teoria e përpunimit të informacionit
Konjitivizmi e konceptonte njeriun jo vetëm si sistem vetërregullues por dhe si përpunues të informacionit. Psikologjia konjitive në përkufizimin e saj klasik e koncepton rregullimin e aktivitetit njerëzor, në një nivel abstrakt, shumë larg nga konkretësia fizike e aksionit. Sot janë disa psikologë konjitivë që nuk janë dakort me këtë përkufizim. dhe prandaj në sajë të këtyre divergjencave edhe sot e kësaj dite bëhen debate midis psikologeve të ndryshëm secili duke mbrojtur pozicionin e tij. Sidomos kundër, janë konjitivët e lidhur ngushtë me sistemet dinamike, si Kelso (1981). Dihet tashmë që koncepti i feed-back ishte kyç në revolucionin kibernetik.
Koncepti i informacionit, gjithashtu i rëndësishëm në revolucionin shkencor dhe teknologjik në 50 vitet e fundit, vinte më pas. Norbert Wiener (1949), babai i kibernetikës, e përkufizoi kibernetiken si shkencën e kontrollit dhe komunikimit tek kafshët dhe tek makineritë. Ç’është feedback? Një mekanizëm me feedback negativ është një mekanizëm në të cilin një sinjal del nga sistemi (output) dhe rifutet në të njëjtën pikë me shenjë të ndryshuar (input).
Ky koncept i ri e ndryshonte kryekeput mënyrën e mendimit. Koncepti i feedback deklaronte që sistemi mund të kishte autokontroll për tu rregulluar vetë. Për herë të parë mund të thuhej që njeriu kishte arritur të prodhonte aparate ose me mirë të themi sisteme, që mund të rregulloheshin pa patur nevojë për ndihmën e tij. Për me tepër, në sajë të konceptit të feedbackut negativ një sërë fenomenesh të vëzhguara në natyrë më në fund mund të kuptoheshin në mënyrë të qartë dhe efikase.
Me feedback negativ kuptojmë thjesht ndryshimin e shenjës së sinjalit kur del dhe hyn nga sistemi (output dhe input). Një feedback pozitiv do ta shpërthente sistemin, si psh termorregullimi në goditjet e nxehtësisë. Në vitet ’40-’50 kibernetiket iu dedikuan prodhimit të një sëre “kafsheve” artificiale, të afta të lëviznin në ambient si: “breshka”, “minj” etj. Ashby përpunoi një “homeostaze”, një mekanizem të aftë të mbante një ekuiliber te vetin, kur ndryshonin kushtet “ambientale”.
Në sajë të ketyre arritjeve u mendua se ashtu si për gjithë organizmin në përgjithësi, ishte gjetur, në veçanti, mekanizmi i feedbackut negativ te mendjes.
Psikologët konjitive studiojnë si personat përceptojnë, përvëtësojnë njohuri, kujtojnë dhë mendojnë. Ëdhë psë psikologjia konjitivë është zonë e njohurisë e unifikuar, ajo dialogon vazhdimisht edhe me disiplina të tjera, mbi të gjitha me neuroshkencat, informatikën, linguistikën, antropologjinë dhe filozofine. Gjithashtu psikologjia konjitive bashkëvepron edhe me shkolla të tjera në brendësi të psikologjisë, si psikobiologjia, psikologjia e zhvillimit, psikologjia sociale dhe psikologjia klinike. Për shembull, sot është e vështirë të jesh psikolog klinik pa patur edhe një bazë solide njohurish të progreseve të psikologjisë konjitive, si në diagnozë ashtu dhe në terapi, duke qënë se pjesa më e madhe e mendimit, në aspektin klinik, bazohet në idetë konjitive. Gjithashtu psikologjia konjitive u ka dhënë psikologeve instrumentin për të studiuar në mënyrë eksperimentale disa nga idetë më stimuluese që kanë dalë nga teoria dhe praktika klinike, si psh., mendimi i pandërgjegjshëm.
Psikologjia konjitive na ndihmon për të kuptuar konceptet më bashkëkohore sa më mirë, në një këndvështrim modern të psikologjisë, për t’i përshtatur më vonë në jetën e përditshme, në rrethana të ndryshme, si psh., si të përgatitemi sa më mirë për një provim specifik, të jemi të vëmendshëm kur lexojmë, ose të mësojmë përmendësh nocione të vështira për t’u përvëtësuar.
Konjicioni human ka evoluar në kohë si rrjedhojë e kërkesës së njeriut për t’iu përshtatur sa më mirë ambientit rrethanor. Këtë aftësi përshtatjeje ndaj ambientit që na rrethon e quajme inteligjence. Edhe në brendësi të psikologjisë konjitive mund të gjejmë nëndegë të ndryshme që bazohen në koncepte të kunderta me njera tjetrën. Megjithatë kjo shumëllojshmëri idesh nuk është një problem. Ndërkohë që ka një aspekt në lidhje me te cilin të gjithë bien dakort pikërisht ajo Konjicioni na lejon t’i pershtatemi ambientit. E gjejmë këte unitet në të gjitha nivelet e studimit të psikologjisë konjitive. Për shembull, shumë njësi matësë të funksionimit fiziologjik të trurit të njeriut paraqesin korrelacione me pikezimin në shumë teste të inteligjencës. Vëmendja selektive, ose më mirë aftësia e sintonizimit mbi disa stimuj duke lënë mënjanë disa të tjerë, ka të bëjë gjithmonë me inteligjencën dhe supozohet që një person inteligjent e ka të qartë se cilit informacion t’i kushtojë vëmendje, duke injoruar informacione më me pak rëndësi. Edhe shumë aftësi linguistike dhe aftësi të zgjidhjeve të problemeve janë të asociuara me inteligjencën. Inteligjenca humane mund të konsiderohet si një entitet që unifikon, duke i dhënë drejtimin, funksioneve të ndryshme të sistemit konjitiv njerëzor.
6.6. Çfarë studion psikologjia konjitive:
Një psikolog konjitiv studion si perceptohen forma të ndryshme, përse kujtojmë disa gjëra ndërsa disa të tjera i harrojmë, si pervetësohet i foluri ose çfarë mendojmë ndërkohë që jemi duke luajtur shah ose si mund të zgjidhim situata të ndryshme në jetën e përditshme. Përse në kohë me mjegull objektet duken me larg se sa janë në të vërtetë, duke genjyer shoferët, dhe që mund të çojnë deri në aksidente? Përse njerëzit arrijnë të kujtojnë me lehtësi një ndodhi të veçante nga jeta e tyre nderkohë që harrojnë emrat e njerëzve që njohin prej kohësh? Përse njerëzit kanë më shumë frikë të udhëtojnë me avion se sa me makinë ndërkohë që aksidentet më të shumta ndodhin me makinë? Këto janë disa pyetje të tjera, për të vazhduar ato pyetjet që filluam më parë, pyetje te cilave studimi i psikologjisë konjitive bën të mundur t’u kthejmë një përgjigje.
6.6.1. Pararendës te psikologjisë konjitive
Kur dhe ku ka nisur studimi i psikologjisë konjitive? Për të gjetur gjurmët historike të psikologjisë konjitive do të bazohemi në dy shkenca të ndryshme që analizojnë mendjen njerezore:
- filozofia, që ka si qellim të kuptojë natyrën e përgjithshme të shumë aspekteve të botës, kryesisht me anë të introspektimit
- fiziologjia, ose studimi shkencor i orientuar drejt njohjes së funksionimit të brendshëm të organizmit duke përdorur kryesisht metoda empirike
Edhe sot e kësaj dite problematikat që gjenerohen në brendësi të këtyre dy displinave, transmetohen edhe tek psikologjia konjitive duke ndikuar tek zhvillimi i saj. Duke qënë se në shekullin e nëntëmbëdhjetë filozofët dhe mjekët trajtonin në lidhje me psikologjinë problematika të njëjta askush nuk e dinte se ku fillonte njëra dhe ku mbaronte tjetra. Ne mes te këtij qerthulli, lindi si shkence autonome psikologjia. Psikologët konjitivë mbahen si ata që kanë perqafuar më tepër të dyja këto shkenca në krahasim me disiplina të tjera psikologjike. Nga fiziologjia kanë trashëguar studimet fiziologjike të trurit në funksion të njohjes së konjicionit. Nga filozofët kanë trashëguar studimin e njeriut, se si ai arsyeton dhe zgjidh problemet.
Ndërkohë që zhvillohej si disiplinë e pavarur, psikologjia u fokusua mbi mendjen dhe mbi sjelljen, duke u shkëputur gradualisht si nga fiziologjia ashtu dhe nga filozofia.
Perspektivat kryesore psikologjike dolën në pah nga perspektivat e këtyre dy shkencave duke reaguar ndaj tyre. Proçesi dialektik që bën pjesë tek historia e psikologjisë zë vend edhe në psikologjinë moderne. Psikologet e parë kanë shtruar një pyetje që edhe sot i mundon psikologët konjitive: mund të arrijmë të kuptojmë mendjen njerezore duke studiuar strukturat e saj ose funksionet e saj? Edhe pse psikologjia konjitive nuk është njohur si dege e veçantë e psikologjisë deri në mes të shekullit të kaluar, problematikat e saj ishin nga ato më kryesoret që psikologët e parë i studionin dhe kërkonin të jepnin përgjigje.
Sot njohim tre faza të zhvillimit të konjitivizmit te parë
1 – fillimi, në të cilin pohohet ekzistenca e një modeli unik të aktivitetit psikik, që merret me elaborimin e informacionit (psikologjia konjitiviste, Neisser, 1967)
2 – periudha e dyte në të cilën rimerret në konsideratë marrëdhënia organizëm – ambient në kuadrin e zhvillimit të konjicionit. (Njohuri dhe realitet, Neisser, 1976)
3 – i ashtuquajturi virazh ekologjik që del në skenë, në fund të viteve ’80, duke e drejtuar studimin e konjitivizmit ndaj proçeseve konjitive si manifestohen në jetën e përditshme.
6.7. Metodat kërkimore në psikologjinë konjitive
Qëllime të kërkimit shkencor në psikologjinë konjitive: Në mënyrë telegrafike, këto qëllime përfshijnë: grumbullimin e të dhënave, analizën e tyre, zhvillimin e teorive, formulimin e hipotezave, verifikimin e hipotezave si dhe aplikimin në fusha të tjera jashtë kontekstit të këtij kërkimi. Zakonisht hulumtuesit kërkojnë te mbledhin sa më shumë informacion të jetë e mundur mbi një fenomen të caktuar. Vetë ata e kanë një ide të përgjithshme paraprake të asaj që do ekzaminojnë si dhe të asaj që do rezultojë pas mbledhjes së të dhënave. Sidoqoftë, në cdo rast, studimi i tyre është i fokalizuar në përshkrimin e fenomenëve të vecanta konjitive, si për shembull si zhvillohen aftësitë apo njohja e personave. Grumbullimi i të dhënave reflekton një aspekt empirik të aktivitetit shkencor. Pasi janë grumbulluar të dhëna të mjaftueshme për fenomenin konjitiv që do të shqyrtohet, psikologët konjitivë bëjnë përdorim të metodave të ndryshme në nxjerrjen dhe selektimin e të dhënave. Ndonjëherë është i mjaftueshem një vështrim i shpejtë intuitiv për sintetizimin e materialit, por në raste të tjera kur ky material i grumbulluar është relativisht kompleks përdoren teknika të ndryshme statistikore të analizës së të dhënave. Mbledhja dhe analiza statistike e të dhënave i japin një ndihmesë të vlefshme hulumtuesit në përshkrimin fenomenëve konjitive, asnjë kërkim shkencor nuk mund të bëjë pa këto stade të analizës. Megjithatë, pjesa më e madhe e psikologëve konjitivë ka si synim të mos ndalet thjesht tek pyetja ”çfarë”, por të kuptojnë edhe ”si”-në e pse”-në e mendimit. Me fjalë të tjera psikologët konjitivë duan ta shpjegojnë konjicionin dhe jo vetëm ta përshkruajnë. Për të
kaluar stadin e përshkrimit psikologët konjitivë përdorin arsyetimin” ose logjikën, për të kapërcyer nga ajo që është vezhguar në mënyrë praktike në atë që mund të rezultojë nga vëzhgimet e kryera.
6.7.1. Metoda specifike të hulumtimit
Psikologët konjitivë përdorin një sërë metodash për të eksploruar mendimin. Këto janë:
1 – eksperimentet në laborator (edhe jashtë laboratorëve, por me kusht që të kenë një kontroll të garantuar
2 – hulumtimi psikobiologjik
3 – protokollët introspektivë
4 – studimi i rastëve të veçanta
5 – vëzhgimi i natyrës
6 – simulimet e kompiuterizuara dhe inteligjenca artificiale
6.8. Njësia T.O.T.E
Konjitivizmi filloi të ndërtohet nga shumë shkenca të ndryshme, dhe në formimin e bindjes tek shkencëtarët e fushave të ndryshme se kishte ardhur momenti I kthesës. Sidomos, në vitet ’50 ata ishin akoma larg idesë se rezultatet e fundit mund të sistemoheshin në një teori, shkolle apo shkencë më vete. Një rol të jashtëzakonshëm në ngjizjen e kësaj ideje patën dy veprat: “Plane dhe Struktura të bihejviorizmit” i Miller, Galanter, dhe Pribram (1960) dhe “Cognitive Psychology” i Neisser (1967), i cili i dha dhe emrin kësaj rryme të re psikologjike.
Këta autorë zbulojnë një njësi të re të analizës së sjelljës, njësinë TOTE – akronim i inicialeve të fjalëve test, operate, test, exit: Çdo herë që një individ do të kryejë një aksion konsiston në kryerjen e një testi që ka si qëllim verifikimin e rrjedhës ekzistuese midis realitetit të jashtëm dhe ketij synimi.
Njësite TOTE mund të konsiderohen me disa nivele, nga molekulari tek molari, duke qënë se mund të ndërthuren njëra me tjetrën në mënyrë hierarkike.
Si e trajtonin problemin e introspeksionit Miller, Galanter dhe Pribram? Duke folur për problemin e memorizimit këta autorë theksojnë se subjektet përdorin strategji të vecanta asociative në memorizimin e rrokjeve pa kuptim.
Sipas këtyre tre autoreve ishte më mirë sikur të zbulohej se çfarë po bënin subjektet e eksperimentuar, sesa të thuhej se po bënte atë që po kërkohej të studiohej. Pra sipas tyre pyetja ishte ç’bën një person, por ky çbën duhet kuptuar jo si sjellje e jashtme, por në kuadër të një proçesi të përpunimit të informacionit që individi kryen. Çdo modalitet hyrjeje në këtë proçes është e lejuar, si më stimuj të jashtëm ashtu dhe me anë të introspeksionit. Pratt (1948), theksonte se në të dy rastet mund të kemi një hyrje direkte dhe të menjehershme tek eksperienca: diferenca e vetme është thjesht pragmatike, dhe konsiston në mundësinë të komunikojë eksperiencen.
6.9. Paradigma HIP
Perspektiva e e Neisser (1967) është mjaft e ndryshme nga ajo e Miller, Galanter dhe Pribram dhe mund të thuhet se këto tekste janë “dy shpirtra” që do të shënjojnë tërë rrugën e konjitivizmit. Njësia TOTE është një model kryesisht holistik , që ofron një pasqyrim unitar të atyre që duhet të jenë proçeset konjitive, nëpërmjet një konsiderate globale, të vlefshëm në çdo nivel të sjelljes, mund të themi “nga lart-poshtë”.
Paradigma që propozohet dhe që do të karakterizojë gjithë fazën e parë të konjitivizmit, do të njihet me emrin HIP (Human Information Processing), ose përpunimi njerëzor i informacionit.
Njeriu shihet vetëm nëpërmjet analogjisë me makinën llogaritëse, konsiderohet si një makinë, me një përpunues informacioni. Në mënyrë specifike, sistemi konjitiv shihet si një makinë llogaritëse e tipit të ashtuquajtur “makina e von Neumann”: një sistem robotik, i pajisur me kujtesë, e zgjeruar në teori në një kohë të pacaktuar, dhe i pajisur dhe me një njësi qëndrore të përpunimit CPU (central processing unit). Aspekti interesant është ai i serialitetit të konsiderueshëm të proçesit. CPU nxjerr, njëra pas tjetrës, në seri, informacionet që përdor, me anë të lidhjes me anë të një tubi të ngushtë, që duket si grykë shisheje (bottleneck), të sistemit.
Nëse kjo analogji është kaq interesante, karakteristikat e kalkulatorit e shtyjnë të vejë edhe në drejtime të caktuara. E para është ajo e serialitetit, te nxjerrjes se informacionit ne seri. Sistemi konjitiv shihet si një fluks informacioni nga njëra anë tek tjetra e sistemit, nga një bllok logjik në tjetrin. Të kësaj pikëpamje, kemi modelet tipike të Broadbent ose të Welford.
Konsiderata e dyte ka të bëjë me autonominë e informacionit nga hardware, cirkuite që përbëjnë makinën llogaritëse . Është thënë shpesh që proçeset konjitive përbëjnë programin, softwarë dhe që ekzistenca e tyre ishte e mundur pikërisht nga aftësia e tyre për tu simuluar.
Massaro (1975) verën se parimi kryesor i HIP është se midis stimulit dhe pergjigjjes ka një sëre operacionesh mendore, të quajtura faza të përpunimit, që zhvillohen në bazë të informacionit që sjell stimuli. Çdonjëra nga këto operacione kërkon njëfare kohe për tu zhvilluar dhe nëse informacioni nuk do të përpunohej nëpër të gjitha fazat, nuk do të ishte i gatshëm për fazat ë mëtejshme. Paradigma HIP ka dy konstrukte: funksional, që përshkruan natyrën e informacionit në një fazë të caktuar, dhe struktural, që përshkruan natyrën e operacioneve që kryhen.
6.10. Kujtesa e parë në një prizëm tjetër
Një aspekt i rëndësishëm ka qënë ai i transformimit të konceptit të “kujtesës” nga ana e kësaj paradigme. Psikologjia parardhëse, nga Ebbinghaus tek bihejviorizmi, gjithnjë ka konsideruar ekzistencën e një proçesi unik të kujtesës, pavarësisht nga koha e magazinimit të përmbajtjes së saj. Duke u nisur nga Brown (1958) konjitivistet zbuluan ose më mirë të themi, rizbuluan, një kujtesë afatshkurtër të pajisur me ligje të veta të funksionimit, me kohë magazinimi të disa sekondave; dhe në 1960 Sperling “zbulon” memorjen ikonike- një kujtesë me kohë shumë të shkurtër, me kohë magazinimi të përfshirë në 100-500 msek. Kjo memorje ikonike, ekziston edhe para njohjes së stimulit në ardhje, dhe është demonstruar në mënyrë që nuk lë dyshime, nga Sperling. Në këtë lloj memorje informacionet janë magazinuar nën formën e karakteristikave të tyre fizike, dhe jo sipas kuptimit të tyre: në planin viziv si “ikona të kompiuterit”, në planin ndijor si disa “eko” (imazhe sonore) Mund të jete interesante të vëzhgojmë sesi kjo psikologji e re i formulonte konceptet e veta, duke i analizuar nën këndvështrimin e Sperling. Eksperimenti i tij bazë ishte quajtur “raporti i përkohshëm”. Imagjinojmë sikur po projektojmë këto shkronja:
QFT
ACB
NDS
Ta zëmë se i projektojmë për një kohë të shkurtër, rreth 50 msek; dhe më pas do themi se çfarë kemi parë. Përgjigja tipike: pashë ca gërma, më duket një A, nje Q, nje S …pastaj s’më kujtohet gjë tjetër. Nga eksperimentet e kryera zakonisht është arritur të kujtohet rreth 20% e asaj që shihet. Sperling e vazhdonte eksperimentin në këtë mënyrë. Pasi shkronjat ishin zhdukur nga ekrani, brenda kohës së 100-150 msek nga zhdukja, ai u vinte të eksperimentuarve të dëgjonin një tingull: nëse tingulli ishte me volum të larte, të intervistuarit duhet të thoshin se cilat ishin shkronjat e vargut (rreshtit) më të lartë; nëse tingulli ishte mesatar, ato të rreshtit të mesit, nëse tingulli ishte i ulet, do thoshin ato të rreshtit inferior. Pasi bëhej kjo ndarje, rezultatet ishin se personat jepnin 100% të përgjigjeve të sakta.
Siç thamë, tingulli shfaqej pas zhdukjes së shkronjave nga ekrani. Kjo nënkupton që personat, kur dëgjonin tingullin, duhet të kishin në ndonjë “vend” në dispozicion të nënta shkronjat. Pikërisht, ky vend është një formë e kujteses, edhe pse të një kohëzgjatjeje të limituar (100-150 msek). Njëherë që bëhet proçesi i kategorizimit, konjitivizmi i parë imagjinon që kjo sjell një organizim të njohurive tona në klasa, të vena sipas rradhës në koncepte, si në një magazinë apo në një librari, në një kujtesë afatgjatë.
6.11. Orientimi ekologjik i psikologjisë konjitive
Kthehemi pak tek konjitivizmi: tek ajo qe ishte paradigma mbizotëruese e fazës së parë: paradigma HIP. Kjo paradigmë, doli në skenë në vitet ’60, dhe pati mjaft sukses në fillimet e saj, por më vonë pati dhe ajo periudhën e saj të krizës, një dhjetëvjeçar më pas. Kemi vënë re se konjitivizmi nuk ishte një shkollë e mirëfilltë, por në të bashkëjetonin disa këndvështrime që mund të ishin në disa raste edhe komplet të kundërta: për shembull pozicionet, pozicionet empiriste ekstreme, si ai i Broadbent (1973), dhe inatistet ekstreme, si ai i Chomskyt (1957). Ky aspekt që mund të duket si një e metë sepse nuk ka një mendim dominues si pikë referimi, ka avantazhet e veta sepse lejoi kritikat dhe në veçanti lejoi në gjirin e konjitivizmit, ngritjen e autokritikave që ndihmonin për të bërë analiza të imtësishme për të parë ku ishte gabuar dhe për të ndrequr dhe modifikuar teoritë deri sa të arrinin tek teoria më e përshtatshme. Kjo politikë konstruktive bëri të mundur evolucionin e konjitivizmit dhe deri më sot pavdekshmërine e tij në sajë të aftësisë së të qënit kamaleont, duke qënë gjithnjë në zhvillim e sipër.
Në ato vite u verifikua një refuzim i përgjithshëm i “mikromodeleve” dhe dolën dyshimet e para për idenë e njeriut analog me kalkulatorin; ose më mirë dyshime të njeriut të konceptuar tërësisht në termat e përpunimit të informacionit. Kjo analizë kritike e ka zanafillën në simpoziumin e mbajtur në tetor të 1972 në Pennsylvania State University mbi proçeset konjitive dhe proçeset simbolike (Weimer, 1975). Të njëjtin qëllim kishte dhe simpoziumi i një viti më pas i mbajtur në Universitetin e Minesotes.
Ngjarja më e habitshme e këtij “rebelimi” ndaj paradigmës HIP ishte sulmi “nga brenda” që i bëhet nga vetë krijuesi i saj, Neisser, i cili kishte shënuar dhe fillimin zyrtar të konjitivizmit duke i huazuar dhe emrin në 1967. Në 1976 Neisser boton një vepër tjetër po aq me ndikim sa e para, e quajtur Cognition and Reality, ku vetë Neisser ishte ndikuar nga dikush tjetër, nga Gibson. Fusha e studimit sa vinte dhe ngushtohej, interesi i vetem ishte për eksperimentët në laboratore dhe
gjithnjë e më pak për botën e jetës së përditshme. Nëse vërtet kërkimet shkencore kishin ecur përpara, duhej parë sa produktive ishin dhe sa mund të ndihmonin efektivisht në proçeset që njeriu perdorte në jetën e përditshme. Kritika radikale iu drejtua konceptit të “përpunimit të informacionit”. Sipas Neisser, “informacionet” që individi përpunon duhen parë në ambient, sepse aty ndodhin dhe është pikërisht ambienti që i ofron. Në këndvështrimin e ri të Neisser, individi zotëron në strukturën e vet konjitive, disa “skema” që e ndihmojnë të kapë informacionet, dhe që ndërtojnë lidhjen kryesore midis perceptimit dhe mendimit. Kriza e paradigmës HIP ka të bëjë jo vetëm me konceptin e “përpunimit”, por shkatërron totalisht konceptin e “informacionit”, ashtu sic konceptohej deri në ato kohë nga konjitivistët, duke e zëvendësuar më një përkufizim të modifikuar. Me dy simpoziumet e mësiperme dhe me librin e Neisser të 1976, del në skenë një rryme e re në brendesi të konjitivizmit, që u quajt ekologjike, në sajë të frymëzimit që këta autorë të parë morën nga vepra e Gibson. Dhe do te jetë pikërisht Gibson frymëzuesi i pjesës më të madhe të hulumtimeve të kësaj rryme.
Në vitet ’70 kemi dhe revolten ekologjike ndaj konjitivizmit, të udhëhequr nga dy studiues të shquar: Gibson dhe Johansson. Në sajë të këtij minirevolucioni refuzohen mikromodelet në të cilat paradigma HIP kishte fragmentuar mendjen njerëzore. Ndihet gjithashtu nevoja e rivleresimit të ambientit të jetës së përditshme të njeriut. Gibson insiston në një konfrontim direkt me përceptimin: sipas tij, informacionet nuk është se përvetësohen, por ato janë ndërkohe prezentë, në stimulimin siç i paraqitet direkt subjektit, dhe nga këta mund të kapen në mënyrë direkte. Informacionet kanë kuptim për organizmin duke qënë se janë affordancës të prezantuara nga ambjenti në lidhje me vlerën evolutive që kanë për organizmin.
Johansson ka dhënë shpjegime mbresëlënëse për përceptimin e lëvizjes, dhe zhvilloi konceptin e motion analysis, analiza e lëvizjes, rregullat e të cilës janë të paralindura. Në bazë të ideve të Gibson u zhvillua një sektor i gjërë i psikologjisë, i quajtur ngjarje dhe aksione.
Paradigma HIP jeton sot e mishëruar në teorinë e modeleve mendore të Johnson-Laird, ky i fundit i influencuar plotësisht nga Craik. Modelet mendore janë struktura raprezantuese (paraqitëse, parashtruese, pasqyruese). Kemi dy lloje kryesore: fizike dhe konceptuale. Sipas Johnson-Laird çdo sistem i aftë të paraqesë ose pasqyrojë botën e jashtme me anë modelesh quhet autome Craikiane, ndërsa kur e paraqet në mënyre të konsiderueshme, quhet autome karteziane.
6.12. Shkenca konjitive dhe paraqitja e njohurive
Përgjigjia ndaj krizës së konjitivizmit nuk ishte vetëm ekologjizmi, por një kuadër më i gjërë ku vetë ekologjizmi bën pjesë bashkë me rrjedhime teorike të tjera. Sot kjo rrymë quhet shkenca konjitive. Në 1977 Schanck, Collins, dhe Charniak themeluan revistën “Shkenca konjitive”. Në numrin e parë Collins pohonte, duke inauguruar inisiativën, që në shumë disiplina, duke filluar nga psikologjia konjitive, ekzistonin një sërë problematikash të përbashkëta, që përfshinin inteligjencën natyrale dhe artificiale. Problemi i parë që mund të ndeshnin studiues të fushave të ndryshme ishte paraqitja e njohurive. Norman në 1980, një nga baballarët e konjitivizmit HIP, do të ishte ndër të parët që iu bashkua këtij pozicionimi teorik. Ai përcaktoi 12 pika, zonat, ku shkenca konjitive, kjo disipline e re, duhet të drejtonte kërkimet shkencore. Ato ishin: sistem besimesh, ndërgjegjia, emocioni, interaksioni, gjuha, të mësuarit, kujtesa, përceptimi,performanca, aftësia dhe mendimi.
Pozicioni i Norman, faktikisht, ishte vënë re një vit më parë në kongresin e parë të shoqatës së re,shkencës konjitive, mbajtur në La Jolla në gusht të vitit 1979. Lindte, në këtë mënyrë ajo që, sipas inisiatorëve ideologë do të ishte një shkencë e vërtetë e aftë të ecte më këmbët e veta, ndërtuar mbi hirin e konjitivizmit të varrosur, me kontributin e shumë shkencave të tjera të përafërta në kërkimet shkencore. Në të vërtetë bëhej fjalë për një riorganizim të psikologjisë konjitive, duke i dhënë më shumë përparësi inteligjencës artificiale, refuzimit të mikromodeleve, si tek ekologjizmi, por në ndryshim nga ky i fundit me një theksim te idesë së analogjisë së njeriut me kalkulatorin dhe të perdorimit të AI.
Në vend të parë, ishte koncepti që do të dominojë gjithë vitet ’80, ai i paraqitjes së njohurive, që praktikisht zëvendësonte atë të kujteses, i cili nga ana e vet pësonte një ndryshim radikal. Kushti kryesor i afirmimit të këtij koncepti ishte studimi i “rrjetave semantike”, i ideuar nga Quillian, në fund të viteve ’60 dhe i shtjelluar më vonë nga Loftus dhe Collins në mes te viteve ’70, si modele të paraqitjes së kuptimit të fjalëve.
Në përgjithësi psikologjia e proçeseve konjitive është psikologjia e paraqitjes së diçkaje. Në vija të përgjithshme, ky koncept vjen nga matematika, ku është sinonim i funksionit. Për Marr (1982), një paraqitje ose pasqyrim është një sistem formal për të paraqitur qartësisht disa tërësi ose lloje informacionesh, bashkë me një shpjegim sesi sistemi e bën të mundur këtë gjë. Rezultati i përdorimit të një pasqyrimi për të përshkruar një tërësi të caktuar është një përshkrim i kësaj tërësie. Bëhet një dallim, pra, ndërmjet përshkrimit dhe paraqitje. Duke qënë se koncepti nuk përdoret në mënyrë univoke në psikologjinë konjitive, ai mbart me vete dhe ambiguitete dhe keqkuptime pafund.
Nëse mbajmë mend sipas konjitivizmit HIP ajo që kujtojmë në mënyrë afatgjatë është vendosur në një vend të caktuar të mendjes, në magazinë ose depozitë, nga ku bëhet e mundur të gjendet në bazë të një sistemi kartelash orientuese, si në një biblotekë.
Në fakt gjërat nuk janë tamam kështu. As kafshët nuk paraqiten kështu në mendjen tonë, përfundim ky i arritur në bazë të eksperimenteve mbi tipicitetin, te Rosch.
6.13. Koncepti i skemës
Koncepti i përgjithshëm i skemës u përmend për herë të parë nga Frederic Bartlett (1932), një tjetër profesor i Cambridge, themelues i Njësisë së Psikologjisë së Aplikuar. Një skemë është struktura themelore e paraqitjes së njohurive. Një skemë e përgjithshme mund të ketë nënskema në brendësi të saj të vendosura në mënyrë hierarkik. Skemat janë modele të përgjithshme të njohurive: mund të kemi skema për të luajtur me top, për të lexuar e kështu me radhë. Ky koncept u kthye në skenë me prepotencë në mes të viteve ’70, për merite në radhë të parë të Neisser, ne 1976, dhe më pas të Rumelhart dhe Ortony një vit me vonë.
Skemat, pra, nuk zotërojnë informacione specifike të eventëve individuale, veç e veç, të vetme, por informacionet përgjithësohen me anë të nje proçesi abstrakt mbi kategori eventesh ose ngjarjesh. Mund të themi që skemat zotërojnë variable ose slots, nga anglishtja, qe mund të marrin çfarëdo vlera të ndryshme në kushte specifike, të veçanta. Gjithashtu skemat janë struktura hierarkike, prandaj themi që një skeme mund të inkorporojë, mund të përmbajë në brendësi të saj, nënskema të tjera të mbivendosura. Koncepti i skemes pra është shumë i përgjithshëm. Në brendësi të këtij koncepti janë me rëndësi disa modele të veçanta të quajtura script, të studiuara nga Schank dhe Abelson në 1977 dhe në 1982. Script është një term nga anglishtja, i përdorur në kinematografi, por në rastin tonë do të thotë skenar. E huazojmë dhe në si skenar nga kinematografia. Me script do të kuptojmë skemën e paraqitjes së njohurisë proçedurale. Scriptet
janë pjesëza të vogla të thëna në një gjuhë shumë të thjeshtuar. Script është skema e një situate të tillë që koncepti korrespondent me script përshkruhet nga një seri njohurish, që nga ana e tyre i korrespondojnë një sekuence veprimesh që kanë një karakter të veçantë për atë koncept.
Rëndësia e modeli të scripteve është e madhe sepse në brendësi të tyre përfshihen veprime, vlera, norma, dhe jo vetëm njohuri në kuptimin e ngushtë të fjalës. Veprimet, sekuenca stereotipike e veprimeve, përbëjnë një përshkrim të saktë të paraqitjes së njohurive tona më shumë sesa një listë çfarëdo, vendesh, objektesh apo ndodhish. Ndërsa në 1982 Schank e përpunoi paksa konceptin e scriptit, duke i shtuar atë të skenës, që është një skemë që përfshin dhe përshkruan një ambient akoma më të gjërë, dmth ka nje nivel më të lartë (zgjeruar) pergjithësimi. Shumë të studiuara në këtë periudhë kanë qënë dhe skemat me radhitje tekstuale, që kanë patur rëndësi të madhe për problemet edukative. Në fillim të viteve ’70 u bë njëfarë revolucioni në fushën linguistike. Shumë linguistë, në veçanti hollandezi Van Dijk (1977), kërkuan të kapërcenin modelet psikoluinguistike të limituara tek analiza e frazave, duke vënë në dukje që asnjë nuk i lexon frazat në mënyrë të izoluar si të ishin të izoluara, si të ishin veç e veç. Ne lexojmë ose degjojmë struktura gjuhësore komunikative me të gjata se frazat ose fjalitë, që janë pikerisht tekstet. Atëherë duhet të studiojmë gramatikën e teksteve. Ndërmjet shumë modeleve të paraqitur në atë periudhë, një nga më interesantët ishte një model i paraqitur nga Van Dijku që thamë më sipër, në bashkëpunim me Kintsch në 1983. Ky model bazohet në një konceptualizim të skemave të teksteve të cilin e ndanin në tre nivele:
1. Niveli i makrostrukturave
2. Niveli i superstrukturave
3. Niveli i framës (kornize, kuadro)
Makrostruktura është ai nivel i analizës së tekstit që lejon të caktojmë tekstin në gjininë letrare që i përket. Çdo kulturë përcakton se cilat janë gjinitë letrare të veta dhe cilët janë elementët strukturalë të gjinive të ndryshme letrare. Superstrukturat janë struktura të kuptimit që mund të dallohen në fjalitë në të cilat zbërthehet makrostruktura. Në këtë model strukturat e kuptimit nënkuptohen si kallëzues të shumë argumentëve. Ndërsa me framë do të kuptojmë ato njohuri që në nuk gjejmë direkt tek teksti por që janë të domosdoshme për ta kuptuar.
Bibliografia:
Terry F. Pettijohn, Virgjil Muçi (red.), “Psikologjia : një hyrje konçize”, Tiranë: Lilo, 1996;
Robert S. Feldman, “Understanding psychology”, New York: McGraw-Hill Book Co., 1996
4th ed.;
Ylli Zhurda, Marie Mato (red.), “Psikologjia”, Tiranë: SHBLU, 2001;
Nosh Gjolaj, Anton N. Berisha (red.), “Çështje të psikologjisë dhe të psikanalizës : personaliteti dhe karakteri”, Prishtinë: Shpresa, 2001;
Bedri Dedja, Pandora Dedja (red.), Asllan Saraçi (red.), “Drejt enigmave të psikikës njerëzore”, Tiranë: Uegen, 2002;
Zenel Orhani, Zyhdi Dervishi (red.), “Psikologjia e emocioneve”, Tiranë: Ada, 2003;
Edmond Rapti, Tomor Plangarica (red.), “Histori e mendimit psikologjik: (autorë, koncepte, vepra)”, Tiranë: Pegi, 2004;
Erion Kristo, “Arti i ri i të menduarit: psikologjia dhe metodologjia e studimit”, Tiranë: Naim Frashëri, 2004;
Howard Gardner, Gëzim Hadaj (përkth.), Hajri Shehu (përkth.), Jolanda Rrapo (përkth.), Arshin Xhezo (red.), “Dimensionet e mendjes: teoria e llojeve të ndryshme të inteligjencës”, Tiranë: Instituti i Studimeve Pedagogjike, 2004;
Jean Piaget, Çapajev Zëre (perkth.), “Psikologjia e inteligjencës”, Tiranë: Plejad, 2004;
Marcella Vasconi (përg.), Viron Koka (përkth. nga ital.), Flora Koka (red.), “Psikologjia : historia, metodat, objektivat”, Tiranë: Toena, 2004;
Zenel Orhani, Milika Dhamo (red.), “Psikologjia e motivacionit dhe motivimi gjatë të nxënit”, Tiranë: Ada, 2006;
Leonard Prifti, Xhevahir Lleshi (red.), “Psikoanaliza sot: psikologjia e thellësive”, Tiranë : Uegen, 2006;
Maurice Reuchlin, Enkeleda Drekaj (përkth.) , Pjetër Mili (red.), “Historia e psikologjisë”, Lezhë: Kuvendi, 1999
KUPTIMI I SJELLJES NË ADOLESHENCËN E PARË
Ana Saja
Objektivat:
1. Pre-adoleshenca dhe adoleshenca
2. Sjellja me veten, në raportin ndërpersonal me familjen dhe me rrethin shoqëror
3. Ndryshimet fizike dhe konjitive
7.1. Preadoleshenca dhe adoleshenca
Adoleshenca është mosha më e prirur për të krijuar idetë e gabimeve, fajeve dhe deformimeve të së tashmes. Është niveli i prirur për të krijuar idenë e ndryshimit të vetes dhe të procesit. Asnjë shoqëri nuk mund të realizojë instiktivisht përcjelljet dhe kapërcimet qoftë këto dhe të papritura. Adoleshenca fillon në kohën e pubertetit. Për meshkujt puberteti arrihet në moshën 13 vjeç, për femrat rreth moshës 11 vjeç. Adoleshenca është në kuptimin e vërtetë të fjalës një tranzicion prej varësisë te pavarësia dhe përfundon kur individi arrin statusin e të rriturit. Gjatë kësaj moshe ndodhin tranformimet kryesore në organizmin dhe gjendjen e brëndshme të fëmijes. Këto trasformime mund t’i përmbledhim në biologjike dhe shpirtërore? Kjo moshë shoqërohet me ndryshime të lehta shpirtërore. Tashmë individi fillon t’i besojë më shumë vetvetes dhe kërkon që fjala e tij të mos neglizhohet si nga familjarët e tij ashtu dhe nga rrethi shoqëror. Një tjetër nuancë (karakteristikë) e kësaj moshe është tendenca e fëmijës për t’u mbyllur në vetvete. Në këtë periudhë adoleshenti mundohet që problemet që has t’i gjejë vetë zgjidhje. Për të e vetmja gjë që mund të jetë e drejtë, është mendimi dhe zgjidhja që ai ofron.
Brenda tij fillon të mos ekzistojë me rehatia e brendshme siç ndodhte më parë kur për çdo problem vinte zgjidhja nga më të rriturit. Me problemet që përballet ai fillon të ketë ndryshime, edhe në oreks, edhe në orarin e gjumit. Megjithatë të gjithë adoleshentët përjetojnë probleme, biles disa prej tyre vuajnë nga një stres ekstrem dhe kanë probleme të rënda.
7.2. Sjellja me veten, në raportin ndërpersonal me familjen dhe me rrethin shoqëror
Adoleshenti sjell tronditjen e lidhjes prind-fëmijë. Adoleshenca thekson moshën e kerkesës për pavarësi të fëmijës. Këtu fillon dhe problemi i nënvlerësimit të vlerës së prindërve.
Mosmarrëveshjet me problemin, trajtimin e tij sikur të mos ketë ndodhur, fshehja per hir të frikës, shkaktojnë probleme sociale të braktisjes së fshehtë.
Në këtë mënyrë adoleshenti bëhet i ftohtë, indiferent dhe agresiv kur i kujton detyrat dhe angazhimet e tjera që nuk kanë të bëjnë me dëshirën e tij. Në të shumtën e rasteve fillojnë të vihen re seriozisht ndjenjat përkundrejt sekseve të ndryshme? Fëmija tashmë fillon, ose më saktë kërkon që mendimi i tij të dëgjohet dhe të merret parasysh. Ai kërkon që të afirmohet sa më mirë në çdo problem që mund të ndodhë në familje apo në mjëdisin që e rrethon.
Ndjenja e të rriturit, kërkesa per t’u dukur i tillë dhe dëshira për të përdorur inteligjencën. Në të shumtën e rasteve prindërit nuk e marrin kurrsesi parasysh mendimin e fëmijës së tyre për ato që ndodhin brenda familjes. Kjo i shtyn akoma më shumë fëmijët që të mundohen për t’u dukur më të rritur dhe të bindin prindërit e tyre që janë në gjendje të përballen me jetën. Ata përpiqen në çdo mënyrë që t’i tregojnë të rriturve se fjala e tyre është e drejtë dhe se ata janë rritur.
7.3. Ndryshimet fizike dhe konjitive
7.3.1. Ndryshimet fizike gjatë kësaj moshe shfaqen në peshë dhe gjatësi.Vajzat rriten 9 cm në vit në gjatësi ndërsa djemtë 10 cm në vit. Vajzat peshojnë më shumë se djemtë në pubertet (nuk është nevoja) dhe mbeten ashtu gjer në moshën 14 vjeç. Pas kësaj moshe, djemtë peshojnë më shumë.
- Asikronomia e zhvillimit: në fillim rriten duart dhe këmbët, më pas krahët dhe gjymtyrët e këmbëve dhe, më vonë, shpatullat dhe gjoksi.
- Trupi nuk pëson shumë ndryshime (hapësira në të gjitha rreshtat).
- Ndryshon forma e kokës dhe fytyrës.
- Ndryshim në shpërndarjen e qelizave muskulore dhe dhjamore.
- Rritet aktiviteti i gjëndrave yndyrore të lëkurës.
- Forca (më parë nuk vihet re ndonjë dallim mes djemve dhe vajzave).
- Ndryshime në ritmin bazal të metabolizmit.
- Kapaciteti vital (që shpesh përdoret si një tregues i rritjes së mushkërive)
- Rritet stomaku dhe kapaciteti i tij.
7.3.2. Ndryshimet kognitive
Sipas Piazhesë stadi i operacioneve formale fillon në moshën 11-12 vjeç.
Piazhe përcakton katër aspekte të të menduarit formal:
Të menduarit abstrakt (aftësia për të shkuar përtej asaj që është reale, në atë që është e mundshme). Aftësia për të përdorur simbole që përfaqësojnë para adoleshentit hapësirat e pafundme të botës abstrakte. Tashmë ai është në gjendje që të arratiset prej momentit prezent konkret dhe të mendojë rreth asaj që është abstrakte dhe e mundshme. Kjo e bën atë të aftë të dallojë realitetin prezent nga ajo që është e mundshme dhe të mendojë për atë që mund të jetë. Ai arrin të kuptojë jo vetëm atë që është, por edhe atë që mund të jetë, atë që mund të ndodhë dhe që mund të jetë në kundërshtim me atë që është.
Kjo shoqërohet me shumë pasoja:
(Hapësirat) – Adoleshenti bëhet shumë imagjinativ, shumë origjinal në mendimet e tij.
- Aktivizimi i theksuar dhe në mënyrë idealiste në fusha të ndryshme të jetës.
- Fleksibilitet i të menduarit.
Të menduarit logjik (aftësia për të përdorur strategji sistematike që të lejojnë marrjen parasysh të të gjitha fakteve dhe ideve të rëndësishme dhe formimin e konkluzioneve korrekte). Adoleshentët demonstruan tre karakteristika ne zgjidhjen e strategjisë së tyre për zgjidhjen e problemit:
- Së pari, planifikuan investigimin e shkaqeve në mënyrë sistematike. Filluan që të testojnë të gjitha shkaqet e mundshme që ndikojnë në lëkundjet e perblumit: pesha e rëndë apo e lehtë, etj.
- Së dyti, regjistrojnë me kujdes të gjitha rezultatet pa asnjë paragjykim.
- Së treti, janë në gjendje që të nxjerrin perfundime logjike.
Të menduarit hipotetik (formulimi i hipotezave dhe ekzaminimi i fakteve për to, duke marrë parasysh faktorë të ndryshëm). Adoleshenti është një formulues dhe testues hipotezash. Shpesh, adoleshentit i mjafton një pyetje ose një test i vetëm për të eleminuar një varg të tërë hipotezash të tjera, që nuk kanë lidhje me zgjidhjen e problemit.
Introspeksioni (të menduarit për mendimet). Adoleshenti është në gjendje që të mendojë për mendimet dhe ndjenjat e tij. Kjo quhet prej Piazhesë introspeksion. Kjo aftësi rrit kontrollin në rrjedhën e të menduarit.
Bibliografia:
William James (by), “Psychology”, New York: Henry Holt & Co., 1900;
Aïn. Joyce (sous la direct. de), Adolescences: “Miror des ages de la vie“, Ramonville Saint Agne: Erès, 1995;

Fatbardha Gjini, Aleksandra Piluri (red.), “Bota sociale e fëmijës”, Elbasan: Sejko, 2001;
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, “Development problems of childhood and adolescence in transitional societies: the 2-nd international scientific conference: Durrës, 2-3 december 2001: proceedings”, Tiranë: Albdesign, 2011;
Elisabeth Fenwick, Tony Smith, Kristina Jorgaqi (përkth.), Rezarta Reso (red.), “Adoleshentët dhe seksualiteti : udhërrëfyes për adoleshentët dhe prindërit e tyre”, Tiranë: Ombra GVG, 2005;
Ferit Shehu, “Probleme të adoleshentëve”, Tiranë: Eurorilindja, 1998;
Françoise Dolto, Çlirim Mukli (përkth.), Xhevahir Lleshi (red.), “Adoleshenca: pervoje dhe pergjigje per nje dialog te ri me te rinjte midis 10 dhe 16 vjeç”, Tiranë: Uegen, 2003”;
Fatmira Myteberi (red.); Adoleshentët: të konfliktuar apo…?!”, Pogradec: DIJA Poradeci, 1998;
V.2: “Adoleshenca dhe rinia”, Tiranë: Dajti 2000, 2011;
Celia Lashlie, Manushaqe Bako (shqip.), Vladimir Bako (red.), “Ai do të bëhet i mbarë : si t’i rrisim djemtë adoleshentë që të bëhen burra të mirë”, Tiranë: Dritan, 2011.
KUPTIMI I POST-KONJITIVIZMIT
Yllka Shushku
Qëllimi: Të kuptojmë sa më shumë rreth post-konjitivizmit
Objektivat: 1- Post-konjitivizmi sipas Matthew Giobbit
2- Heqja dorë nga fantazmat
3- Post konjitivizmi
4- Kthimi i konceptit të skemës
5- Imazhet mendore
8.1. Post-konjitivizmi sipas Matthew Giobbit
Psikologjia post-konjitive është gjendja postmoderne e psikologjisë e cila pritet të vijë siç propozohet nga teoricieni Matthew Giobbi. Post-konjitivizmi i Giobbit është një shpalosje mbi veten e tij në një mënyrë jo-lineare që kapërcen funksionin narrativ, duke lënë në fushë një pllajë të mënyrave të reja për të bërë psikologji. Libri kryesor i Giobbit është: “Një mohim i post-konjitivizmit: Dialektika sadomazokiste e psikologjisë amerikane”.
Në këtë libër të tij të parë, Matthew Giobbi merr lexuesin nga ditët e hershme të lëvizjes së psikologjisë eksperimentale, vazhdon nëpërmjet prodhimit të medias sociale “për nevojën e psikologjisë”, dhe na sjell në strukturën aktuale politike dhe ekonomike të energjisë së psikologjisë amerikane. Giobbi prezanton një rrugë përmes Heidegger-it dhe prezanton një ontologji psikologjike që i kërkon lexuesit që të rishqyrtojë psikologjinë dhe qëniet njerëzore siç janë në të vërtetë.
Giobbi argumenton dhe siguron një sfond të mirëkontrolluar të paradigmës moderne të psikologjisë konjitiviste. Sistematikisht, akoma e paralogjikuar, Giobbi i kthen lexuesit e tij mbrapa të shohin atë çfarë mbetet e paqartë dhe e fshehur, në të menduarit modern e quajtur “ngjarja sadomazokiste” e ndarjes mendje-trup dhe marrëdhëniet mjeshtër-skllav, dhe në dualizmin subjektiv-objektiv. Giobbi parashtron një psikologji post-konjitiviste të një paqartësie të filozofisë heideggeriane.
8.2. Heqja dorë nga fantazmat e psikologjisë
Psikologjjia amerikane ekziston në një gjendje patologjike, ku një marrëdhënie sadomazokiste midis metodave eksperimentale dhe jo-eksperimentale rrezikojnë përafrimin e zhvillimit dhe përpjekjes. Giobbi mjeshtërisht rrëfen strukturat e fuqisë në të cilën psikologjia eksperimentale konservon dominancën e saj si një mënyrë ligjore për të bërë psikologji. Me komandën e tij të mirëinformuar, të filozofisë, psikologjisë, të studimeve kulturore dhe psikologjisë transdisiplinare, ky meditim/analizë zbulon shumë të pathëna dhe janë bërë shumë zbulime rreth pyetjeve që më përpara ishin me frikë që të bëhëshin rreth kësaj fushe.
Mohimi post-konjitiv nuk është ende një tjetër kritikë e psikologjisë nga jashtë (si humanistët dhe letërsia, etj.) është një revolucion i inskenuar nga eventi i të menduarit, i cili më drejt mund të përshkruhet si post-kartezian. Giobbi e përqëndron vëmendjen e tij në ngjarjet e psikologjisë shkencore. Analiza e tij e strukturave të psikologjisë amerikane ne aparencë perballet me një moçal ideologjik, njëra prej të cilave vë empirizmin kundër vetë empirizmit në mënyrë që të dekonstrukturojë patologjitë e trashëguara (e natyrshme ) që çdo shprehje e empirizmit shpalos.
8.3. Post-konjitivizmi
Përgjigja ndaj krizës së konjitivizmit nuk ishte vetë ekologjizmi por një kuadër më i gjerë ku vetë ekologjizmi bën pjesë bashkë me rrjedhime teorike të tjera. Sot kjo rrymë quhet shkenca konjitive. Në 1977 Schanck, Collins dhe Charniak themeluan revistën “Shkenca konjitve”. Në numrin e parë Collins pohonte, duke inaguruar inisiativën, që në shumë disiplina, duke filluar nga psikologjjia konjitive, ekzistonin një sërë problematikash të përbashkëta, që përfshinin inteligjencën natyrale dhe artificiale. Problemi i parë që mund të ndeshnin studiues të fushave të ndryshme (nuk ishte hera e parë që trajtohej kjo plagë e vjetër në fushën e psikologjisë, një debat akoma i hapur, por ishte hera e parë që i vihej theksi kaq solemnisht dhe si rrjedhojë në mënyrë zyrtare) ishte paraqitja e njohurive. Norman në 1980, një nga baballarët e konjitivizmit HIP, do të ishte ndër të parët që iu bashkua këtij pozicioni teorik. Ai përcaktoi 4 pika, zonat, ku shkenca konjitive, kjo disiplinë e re, duhet të drejtonte kërkimet shkencore. Ato ishin: perceptimi, performanca, aftësia dhe mendimi.
Pozicioni i Norman, faktikisht, ishte vënë re një vit më parë në kongresin e parë të shoqatës së re, shkencës konjitive, mbajtur në La Jolla në gusht të vitit 1979. Lindte, në këtë mënyrë ajo që, sipas inisiatorëve ideologë do të ishte një shkencë e vërtetë e aftë të ecte me këmbët e veta, ndërtuar mbi hirin e konjitivizmit të varrosur, në kontributin e shumë shkencave të tjera të përafërta në kërkimet shkencore. Në të vërtetë bëhej fjalë për një riorganizim të psikologjisë konitive, duke i dhënë më shumë përparësi inteligjenceës artificiale, refuzimit të mikromodeleve, si tek ekologjizmi, por në ndryshim nga ky i fundit me një theksim të idesë së analogjisë së njeriut me kalkulatorin dhe të përdorimit të AI. Në vend të parë, sic e thamë, ishte koncepti që do të dominojë gjithë vitet ‘80, ai i paraqitjes së njohurive, që praktikisht e zëvendësonte atë të kujtesës, i cili nga ana e vet pësonte një ndryshim radikal. Kushti kryesor i afirmimit të këtij koncepti ishte studimi i “rrjetave semantike”, i ideuar nga Quillian, në fund të viteve` 60 dhe i shtjelluar më vonë nga Loftus dhe Collins në mes të viteve ‘70, si modele të paraqitjes së kuptimit të fjalëve
Ç’kuptojmë me paraqitje (raprezantm)? Në përgjithësi psikologjia e proceseve konjitive është psikologjjia e paraqitjes së diçkaje (edhe në mungesë). Në vija të përgjithshme, ky koncept vjen nga matematika, ku është sinonim i funksionit. Për Marr (1982), një paraqitje ose pasqyrim është një sistem formal për të paraqitur qartësisht disa tërësi ose lloje informacionesh, bashkë me një shpjegim sesi sistemi e bën të mundur këtë gjë. Rezultati i përdorimit të një pasqyrimi për të përshkruar një tërësi të caktuar, është një përshkrim i kësaj tërësie. Bëhet një dallim, pra, ndërmjet përshkrimit dhe paraqitjes. Duke qenë se koncepti nuk përdoret në mënyrë univoke në psikologjinë konjitive, ai mbart me vete dhe ambiguitete (dykuptimshmëri) dhe keqkuptime pa fund .
Nëse mbajmë mend sipas konjitivizmit HIP ajo që kujtojmë në mënyrë afatgjatë është vendosur në një vend të caktuar të mendjes, në magazinë ose depozitë, nga ku bëhet e mundur të gjendet në bazë të një sistemi kartelash orientuese, si në një bibliotekë.
Në fakt gjërat nuk janë tamam kështu. As kafshët nuk paraqiten kështu në mendjen tonë, përfundim ky i arritur në bazë të eksperimenteve me tipicitetin të Rosch në 1973. Nëse përshembull pyesim nje njeri për emrin e një kafshe, përgjigja në përgjithësi është qen ose mace. Nuk shfaqet kurrë emri i një insekti, madje edhe sikur të bëjmë eksperimentin e një vendi plot me miza. Kjo ndodh sepse qeni është tipik si kafshë, ndërsa miza jo. Nëse pyesim për emrin e një shpendi, përgjigja do të ishte, kanarinë ose harabel, deri diku edhe një shqiponjë, por nuk ndodh gati asnjëherë të marrim si përgjigje, fokë, pulë apo pinguin ose ndonjë tjetër shpend. Nëse i kërkojmë dikujt që të përjashtojë nga kategoria e shpendëve disa kafshë, ai menjëherë do eleminojë qenin, por do t’i duhet më shumë kohë nëse bëhët fjalë për lakuriqin e natës, edhe pse e di shumë mirë që behet fjalë për një shpend.
Mund të mendojmë për paraqitjen e njohurive si rrjetë, ku fijet që lidhen janë atribute dhe nyjet janë konceptet. Prandaj koncepti i shpendit apo zogut është i lidhur me konceptin e kanarinës (nuk e përfshin), me lidhje shumë të forta dhe shumë të shkurtra, që rrjedhin nga fakti që kanarina ka krahët, pendët, sqepin, fluturon. Ndërkohë që është i lidhur me fije shumë të dobëta dhe më të gjata për t’u eksploruar me konceptin e pinguinit, sepse që të arrijmë te ideja që pinguini është një shpend duhet të bëjmë nje hetim, ose një skanim të atributeve disa herë më të fshehtë dhe më të shumtë në numër, duke qenë se karakteristikat nuk janë të zakonshme të një shpendi, ndërsa ato të kanarinës po. Ky model që paraqet mjaft mirë disa karakteristika tipike, psh., të kujtesës semantike dhe më në përgjithësi të paraqitjes së njohurive gjuhësore, i përket kategorisë së të ashtuquajturave “rrjeta semantike”. Në të njëjtën periudhë në konjitivizëm pati një përpjekje për të zhvilluar një model më të përgjithshëm, në funksion të llojit të përgjithshëm, që mund të zbërthehej më pas në degët përbërëse, në funksion të llojit të paraqitjes së njohurisë. Ky model i pergjithshëm quhet koncepti i skemës.
8.4. Kthimi i konceptit të skemës
Koncepti i përgjithshëm i skemës u përmend për herë të parë nga Frederic Bartler (1932), një tjetër profesor i Cambridge, themeluesi i Njësisë së Psikologjisë së Aplikuar.
Një skemë është struktura themelore e paraqitjes së njohurive. Një skemë e përgjithshme mund të ketë nënskema në brendësi të saj të vendosura në mënyrë hierarkike, psh., skema e shtëpisë përfshin skemën e vilës, atë të gradaçelës, atë të pallatit, të cilat nga ana e tyre kanë të përfshira nënskema të tjera. Skemat janë modele të përgjithshme të njohurive, mund të kemi skema për të luajtur me top, për të lexuar e kështu me rradhë. Ky koncept u kthye në skemë me propotencë në mes të viteve ‘70, për meritë në rradhë të parë të Neisser, në 1976, dhe më pas të Rumelhart dhe Ortony një vit më vonë.
Skemat, pra nuk zotërojnë informacione specifike të eventeve individuale, veç e veç, të vetme, por informacionet përgjithësohen me anë të një procesi abstrakt mbi kategori eventesh ose ngjarjesh. Mund të themi që skemat zotërojnë variable ose slots, nga anglishtja, që mund të marrin çfarëdo vlere të ndryshme në kushte specifike, të veçanta. Gjithashtu skemat janë struktura hierarkike, prandaj themi që një skemë mund të inkorporojë, mund të përmbajë në brendësi të sajë, nënskema të tjera të mbivendosura. Koncepti i skemës pra është shumë i përgjithshëm. Në brendësi të këtij koncepti janë me rëndësi disa modele të veçanta të quajtura script, të studiuara nga Schank dhe Abelson në 1977 dhe në 1982. Script është një term nga anglishtja, i përdorur në kinematografi, por në rastin tonë do të thotë skenar. E huazojmë edhe ne si skenar nga kinematografia. Me script do të kuptojmë skemën e paraqitjes së njohurisë proceduriale. Scriptet janë pjesëza të vogla të thëna në një gjuhë shumë të thjeshtuar. Script është një situate e tillë që koncepti korrespondent me script pershkruhet nga një seri njohurish, që nga ana e tyre i korrespondojnë një sekuence veprimesh që kanë një karakter të veçantë për atë koncept.
Rëndësia e modelit të skripteve është e madhe sepse ne brendësi të tyre përfshihen veprime, vlera, norma, dhe jo vetëm njohuri në kuptimin e ngushtë të fjalës. Shembulli më klasik është ai i shkollës. Njohuritë tona natyrisht nuk janë të limituara në ambjentin ku ndodhet shkolla, para së gjithash për ne është një vend ku mund të ulemi, të konsultohemi me pedagogët, të marrim dije. Sekuencat stereotipike e veprimeve të mësipërme, përbëjnë një përshkrim të saktë të paraqitjes së njohurive tona më shumë sesa një listë çfarëdo vendesh, objektesh, apo ndodhish. Ndërsa në 1982 Schank e përpunoi paksa konceptin e skriptit, duke i shtuar atë të skenës, që është një skenë që përfshin dhe përshkruan një ambient akoma më të gjerë, dmth., ka një nivel më të lartë (të zgjeruar) përgjithësimi.
Shumë të studiuara në këtë periudhë kanë qenë edhe skemat me radhitje tekstuale, që kanë patur rëndësi të madhe për problemet edukative. Në fillim të viteve ’70, u bë një farë revolucioni në fushën linguistike. Shumë linguistë, në veçanti hollandezi Van Dijk (1977), kërkuan të kapërcenin modelet psikolinguistike të limituara tek analiza e frazave, duke vënë në dukje që asnjë nuk i lexon frazat në mënyrë të izoluar si të ishin të izoluara, si të ishin veç e veç. Ne lexojmë, ose dëgjojmë struktura gjuhësore komunikative më të gjata se frazat ose fjalitë, që janë pikërisht tekstet. Ndërmjet shumë modeleve të paraqitura në atë periudhë, një nga më interesantet ishte një model i paraqitur nga Van Dijku, në bashkëpunim me Kintch ne 1983. Ky model bazohet në një konceptualizim (konceptim) të skemave të teksteve të cilin e ndanin në tre nivele:
1. Niveli i mokrostrukturave
2. Niveli i mikrostrukturave
3. Niveli i frames (kornizë, kuadro)
Makrostruktura është ai nivel i analizës së tekstit që lejon të caktojmë tekstin në gjininë letrare që preket. Çdo kulturë përcakton se cilat janë gjinitë letrare të veta dhe cilët janë elementët strukturalë të gjinive të ndryshme letrare. Superstrukturat janë struktura të kuptimit që mund të dallohet në fjalitë në të cilat zbërthehet makrostruktura. Në këtë model strukturat e kuptimit nënkuptohen si kallëzues të shumë argumenteve. Ndërsa me frame do të kuptojmë ato njohuri që ne nuk i gjejmë direkt te teksti por që janë të domosdoshme për ta kuptuar. Për shembull, nëse në tekst flitet për një bujk, ne kuptojmë që flitet për një njeri që jo vetëm kultivon tokën, por është edhe i një moshe rreth 25 deri në 55 vjeç, sepse nëse do të ishte më i ri, dhe nëse bujku do të ishte më i vjetër në moshë në tekst do të thuhet bujku plak. Në këtë mënyrë kapërcehet dhe dallimi klasik midis njohurive linguistike, persa i përket botës në përgjithësi, dallimi që bëhet psh., që bëhet midis fjalorit dhe enciklopedisë.
8.5. Imazhet mendore
Kur këmi arritur në këtë pikë kemi edhe një argument tjetër që tërhoqi vëmendjen e psikologëve, një mënyrë e ndryshme për të paraqitur mendërisht gjërat. Problemi i imazheve mendore u prek paksa në fillim të viteve ’70, me kërkimet e Kosslyn mbi skanimin mendor. Si funksiononin teknikat me skanimin mendor? I paraqitej një subjekti, për shembull harta e nje ishulli dhe i kërkohej ta memorizonte duke formuar një imazh në mendjen e vet. I kërkohej më pas që të spostohej në hartën e tij mendore nga një pikë në tjetrën, dhe pasi matej koha e spostimit mendor vihej re që kjo kohë ishte proporcionale me distancën nga dy pikat e hartës. Në mënyrë analoge, në kërkimet e teknikës së rrotullimeve mendore të Shepard dhe Coly (1982), ishte verifikuar se nëse një person formonte një imazh mendor të një trupi gjeometrik të ngurtë dhe të çrregullt, pasi i kërkohej ta rrotullonte me mendje, koha për rrotullimin ishte përsëri proporcionale ne këndin e rrotullimit.
Kriteri i përshkrueshmërisë konjitive konfirmon që ndryshueshmëria e procesit në bazë të besimit (intuitës), të opinioneve dhe kështu me rradhë vërteton se procesi nuk bën pjesë në arkitekturën mendore. Nëse forma e disa funksioneve të transformimit të imazheve mund të ndryshohet në mënyra të shumëllojta që mund të jenë “të shpjegueshme logjikisht”, si psh.: duke ndryshuar atë që personi kujton si stimul, ose kujton se janë kërkesat e eksperimentit, atëherë këto funksione duhet të përfshijnë besimet (intuita, logjika), opinionet, objektivat dhe njohuritë minimale sesa përmbajtjen e brendshme të sendit. Megjithatë në gjithë këtë diskutim të gjatë studiuesit u japin të drejtë parimeve analogjiste. Për këtë arsye u vijua kërkimi shkencor sipas teorive analogjiste. Në një tjetër punim të atyre viteve me karakter analogjist, i Kosslyn dhe Schwartz paraqiten dy nivele të ndryshme të kujtesës në të cilat vendosen imazhet mendore: një buffer viziv afatmesëm dhe një kujtesë afatgjatë. Këtyre dy niveleve i korrespondojnë dy lloje paraqitjesh, ato të sipërfaqes dhe paraqitjet në hollësi.
Në këto vitet e fundit, ndërkohë, vëmendja është spostuar në detaje gjithnjë e më tepër periferike dhe më pak të rëndësishme. Eksponentja kryesore e këtij orientimi është një bashkëpunëtore e Kosslyn, Martha Farah (1985). Në eksperimentet e tij Kosslyn, filloi të interesohej gjithnjë e më tepër për imazhet periferike. Ndërsa Farah i vuri rëndësi efekteve funksionale të imazheve mbi perceptin, duke demostruar që pika e takimit midis imazhit dhe perceptit gjendet në paraqitjen sipërfaqësore. Arrijmë në përfundimin se imagjinata ka efekte funksionale mbi perceptimin. Për më tepër efektet nuk mund të krahasohen me ato që përftohen me perceptime më të dobëta.
Sot e kemi të qartë se pjesës më të madhe të studimeve të imazheve mendore u ka ikur koha, kanë dalë mode. Këto studime të imazheve mendore si mundësi të shpjegimit të paraqitjeve të njohurive dhanë më pak rezultate sesa priteshin.
Bibliografia:
Gillian Butler, Freda McManus, Sonila Meçe (përkth.), Erjola Aliaj (red.), “Psikologjia: një hyrje e shkurtër”, Tiranë: Ideart; Instituti i Dialogut dhe i Komunikimit, 2007;
Arben Hoti, “Histori e psikologjisë: cikël leksionesh”, Tiranë: UFO Press, 2008;
Aleko Qendro (përshtat. nga), “Çështje të psikologjisë: për shkollat e larta: përmbledhje materialesh për seminaret”, Tiranë, 1973;
Ylli Zhurda, Marie Mato (red.), “Psikologjia”, Tiranë: SHBLU, 2009;
Sadik Lala, Virgjil Nano (red. shkenc.), “Fjalor i psikologjisë: terma dhe autorë”, Tiranë; Prishtinë; Tetovë: Albas, 2010;
Charles G. Morris, Albert A. Maisto, Mimoza Gjika (përkth.), Jorgji Qirjako (përkth.), Bardhyl Musai (red.), “Psikologjia: shkenca e proceseve mendore dhe e sjelljes njerëzore”, Tiranë: CDE, 2008;
Mithat Hoxha, Lediana Xhakollari, “Psikologjia e zhvillimit gjatë gjithë jetës”, Tiranë: Vllamasi, 2010;
Universiteti “UFO”, “Psikosomatika dhe format e trajtimit të çrregullimeve psikosomatike. Kualiteti i jetesës dhe çrregullimet kronike. Lidhja mendje-trup: simpoziumi i IV shkencor”, Tiranë, UFO Press, 2011;
Ksenija Maravic Da Silva, Albana Baze, Dhurata Hamzai (red.), “Psikologjia konjitive: një hyrje koncize”, Tiranë: Universiteti “Kristal”, 2011