2013-07-10

Kush ma imponoi idenë që të merrem me veprimtarinë antishqiptare të Millovan Gjillasit



Prof Dr Hakif Bajrami: 


Veprimtaria e Milovan Gjillasit kundër shqiptarëve (1928-1958)




Tri herë jam takuar me Vllada Dapçeniqin, pasi që isha konfrontuar dy herë me S. V. Tempon. Biseda kryesisht zhvillohej rreth çështjes shqiptare, si e çështje e pazgjidhur në Ballkan. Vllada e adhuronte Enver Hoxhën. Ai konsideronte se vetëm përmes “marksizëm-leninizmit” do të zgjidhet çështja shqiptare. Lidhur me këtë mendim të mësuesit të tij (Enver Hoxhës) i thoja se e respektoj mendimin tënd dhe mësuesin që e adhuron, po, unë më shumë e dua Shqipërinë. Marksizëm –leninizmi është ideologji kalimtare historike. Madje unë, e kam një mësues më largëpamës që më shumë e don Shqipërinë Etnike se sa vetvetën, se për “m-l” as që don të ndiej e AI është ADEM DEMAÇI. Kur ia thash këtë heren e tretë- heshti. Vllada e vuri gishtin mbi vetulla dhe si malazez i vërtetë më tha: “Vrasësi i shqiptarëve në mesin e shekullit XX është Gjillasi…” E kasha lexuar librin etij (M. Gjillas, Toka pa drejtësi-Zemlja bez pravde” botuar anglisht në Nju Jor 1958), të përkthyer në D. SIP. B. në serbishte, pjesën për shqiptarë dhe u pajtova plotësisht). Ja, në vijim po e japim një analyze të shkurtër nga një dorëshkrim Ii gjatë për Gjillasin dhe të parët e tij.

Familja e këtij personaliteti kontravers kishte qëllime shfarosëse ndaj shqiptarëve

Babgjyshi i Millovan Gjillasit ishte organizator i kolonizimit të Toplicës me malazez gjatë viteve 1879-1896. Në dokumentet që ruhen në Arkivin e Serbisë janë të ruajtuara dokumentet që flasin për uzurpimin e tokave shqiptare sidomos në trevën e Toplicës. Atëbotë siq kemi shkruar edhe më pare në intervale ishte bërë propogandë nga shteti dhe Kisha serbe që Toplica më asnjë kusht mos të lejohet të mbetet e shqiptarëve. Kështu, me që Serbisë i mungonte popullsia, ajo trevë, den baba den e shqiptarëve do të shfaroset për dy vite (1877-1878) dhe aty nuk do të lejohet që asnjç shqiptarë të ktheht në tokën e vet. Në një prononcim lidhur me tendencat e shqiptarëve që të kthehen andej pari, ambasadori francez do t` u drejtohet organeve serbe: “ I vrani shqiptarët kudo që t’i gjeni. I ndiqni përtej kufirit. Ne duam që ajo trevë të frymojë me popullsi të re” dhe ashtu u bë. Bagjyshi i Millovan Gjillasit për kontributin e tij kriminal, antishqiptar do të dekorohet nga Millan Obrenoviqi në vitin 1892.
Edhe baba i Millovan Gjillasit, në vitet 1912-1916 nuk mbetet larg krimeve të bababit të tij. Ai do të vihet në krye të një bataloni në Rrafshin e Dukagjinit pasi që e kishte djeegë deri në themel çdo shtëpi në Plavë e Gusi. Në Dukagjin ai do ta uzurpojë një prone të madhe në fillim prej 40 hektarësh, pronarët e të cilave do t` i shfarosë pa asnjë faj. Ajo prone më vonë do t`i reduktohet për nevoja të dy familjeve tjera koloniste. Ky njeri do të merrë pjesë edhe në ndrrimin e fesë (konvertim) me detyrim sidomos në trevën e Rrafshit të Dukagjinit. Janë të njohura krimet që janë bërë gjatë asaj fushate që kishte për qëllim shfarosjen e popullsisë shqiptare. Si kriminel ordienr që ishte shqiptarët që ua kishte grabitë pronat do të organizohen dhe do ta privojnë nga jeta. (Shiko: AVII. B. P. 3 dhe 4 1013-1914- Elaboratet për konvertim; 11 elaborate të priftërinjëve ortodoks serb dhe malazez, ku ndihmonte edhe Kisha Ortodokse Ruse dhe Vaselena e Stambollit).
***

Kominterni dhe PKJ si filial e saj në vitet 1919-1935 vepronin me të gjitha mjetet politike për shkatrrimin e Jugosllavisë si burg i poujve.Për këtë qëndim flasin dokumentet e kongreseve dhe plenumeve të PKJ që nga viti 1923 e tutje.
Më 1931-1935 themelohet me rrezolutë të PKJ-ës Organizata e Kosovës dhe Rafshit të Dukagjinit me seli në Pejë. Kjo organizatë do të shquhet me luftën ilegale kundër pushtetit gjakatar të Kral Aleksandrit, duke I marrë në mbrojtje në rend të pare shqiptarët si popull I robëruar. Sipas kësaj organizate mësuesi në viset shqiptare kishte për detyrë për t` I fyer shqiptarët në baza nacionale si njerëz me aftësi të “kufizuara intelektuale në rafshin e përgjithëshem kombëtar.” Lidhur me këtë në Plenumin E PKJ-ës në Split do të ndrrohet rrënjësisht stratetgjia dhe doktrina politike lidhur me çështjen nacionale. Partitë e majta jo vetëm në Jugosllavi, por në të gjithë Ballkanin do të rreshtohen drejtë kundër fashizmit. Në këtë rreshtim PKJ do të ndyshoi kursin politik për Jugosllavin. Në vend që të propogandoi shkatrrimin duke zgjidhur çështjen nacionale, ajo tash e tutje do të propogandoi RUAJTJEN e Jugosllavisë, por me kusht që Brenda saj të krijohen partite komuniste nacionale të cilat do të ishin të lidhurra me PKJ-ën si antare e Kominternit. Mbi këto baza e në funksion të zgjidhjes së çështjes nacionale shqiptare në Jugosllavi do të themelohet Komiteti Krahinor I PKJ-ës për KOosovë e Rrafash të Dukagjinit me në krye Miladin Popoviqin. Kjo oranizatë deri më 1939 do të mbetet organizativisht e lidhur për PKJ për Mal të ZI , Bokë, Sanxhak dhe Kosovë e Rafsh të Duklagjinit.
Më 1939 në Konferencën edytë të PKJ për Kosovë e Rr. Të Dukagjinit do të kërkohet nga KQ PKJ që Kosova të lidhet drejtpërdrejtë me KQ PKJ, fakt ky që u pranua në Konferencën e PEST{ të PKJ-ës në tetor të vitit 1940 në Zagreb. Në këtë conference Bora Vukmiroviqi do të zgjidhte antar I Komitetit Qendror të PKJ, fakt ky që e rendiste Kosovën me krahinat tjera të Jugosllavisë.

SI U KËRKU NGA MOSHA PIADE Të ZGJIDHET çëSHTJA NACIONALE SHQIPTARE Në Konferencën e V-të të PKJ në ZAGREB më 1940

Milovan Gjilasi përpilon referat tjetër në Konferencën e V-të të PKJ-ës më 1940

Referatin për çështjen nacionale në Konferencën e Pestë të PKJ-ës e kishte përgaatitur Mosha Piade. Lidhur me Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi Mosha Piade shkrunate: “ Rregullimi I lëvizjës nacionale mund të arrihet me formimin e Republikës punëtore-fshatare në Kosovë përmes rrugës së rrximit rrevolucionar të pushtetit serbomadh fashisto-imperialist. Ajo zgjidhje për Shqiptarë do të thot të arrihet në masën e plotë deri prona tokësore e siguraur,në mënyrë që të çlirohen nga shtypja nacionale dhe të krijohen kushtet për zhvillim të plotë nacional, kulturor. Si duket punëtorët dhe fshtarësia serbe është e pelqimit që ta pranoi atë çëndrim” (Arkivi I PKJ-ës ,nr 14-12, 1940, Tezat për çështjen nacionale në Kosovë nga Konferenca e V e PKJ-ës.: Dushan Llukaq, Radniçki pokret u Jugosllaviji I nacionbalno pitanje 1918-1941, Beograd 1972, 367/8) Me këtë konstatim vihej në praltikën politike kërkesa e Kosta Novakoviqit për zgjidhjen e çështjes nacionale që e kishte theksuar më 12 maj 1923. Lidhur me këto qëndrime largpamëse të Kosta Novakoviqit dhe Mosha Piadës në Zagreb më 1940 , në Konferncën e V-të do të ngritet Millovan Gjillasi duke theksuar se çështja nacionale në Kosovë nuk ekziston si e tillë. Mu për këtë Gjillasi do të instojë që pushteti ta mbaj qëndrimin për “DENIMIN KOLEKTIV dhe FISNOR në Kosovë, nëse ndonjë gabim e bën seicili individ I familjes ose fisit”. Ky lloj denimi dhe kjo formë e përgjegjësisë nuk praktikohej në asnjë koloni në rruzullin toksor. Fashiszmi pra ka qenë I ngjizur edhe në ideologjin totalitare komuniste të tipit Millovan Gjillas.

Si u ngrit Millovan Gjillasi kundër atyre që nuk donin të përmedët fjala Jugosllavi
në aktivitet për ta përfshi popullin në luftën antifashiste më 1941?

Në Kosovë lufta e prillit 1941 nuk është objektivizuar shkencorisht kurrë sepse mbretronte oprtunizmi politik. Ky oportunizëm shoqërohej me kërkesën ordinere se për t` u ngritur në luftë u deshiruaka të organizoi PKJ. Shqiptarët as që deshironin të ndienjë fjalën PKJ- Jugosllavi sepse në te I kishin përjetuar të gjitha padrejtësitë e kësaj bote, kisshin përjetuar gjenocid kombëtar prandaj nuk donin të luftojnë as duke I mësuar ato parullat komuniste se do të kenë liri dhe barazi. E vërteta shqiptarët nuk e priten nacizmin me lule sikur e kishin zakon të shprehen e të shkruajnë koministët serbo-malazez. Shqiptarët posa u vra Nurë Shatri pa asnjë faj , vetëm me të shtime të gjermanëve në Merdar në prill 1941 praktikisht ishin shumë indifferent ndaj simpative të okupatorit të rinjë. Jo vetëm kaq, më 24 prill 1941 poltika dinake serbe do t` ivejë shqiptarët e pjesë lindore të Kosovës (Prapashticë, Nishefc, Keqekollë) në një sprovë. Duke u falë në xhami, afër saj me automatic do të gjuaj në ajr njëfar Radovan çetniku dhe shqiptarët duke mednuar se janë të sulmuar nga serbët si random do të vërsulen mbi ata që I gjetën përballë. Ata ishin një tog gjerman që u prinet po ai Radovani dhe do të likuidohen gati në tërësi. Do të likuidohet edhe një officer I lartë dhe 18 ushtarë gjerman. Tash nacistët gjerman do të ndërmarrin sulm spastrimi të terenit prapa të drejtuar nga Radovan çetniku me ç` rast do të ssulmohen nga toka dhe ajri nga forcat e rregullta naciste Prapashtica, Keqekolla dhe Nishefci. Popullsia do të grumbullohet dhe do të drejtohet kah Vranja dhe Nishi. Atje një pjesë e kësaj popullsie do të qendroi nja katër muej deri sa do të intervenoi kryesia e Nënprefekturës së Llapit. E pra shqiptarët nuk e priten okupatorin me lule por me rrezistencë.
Në anën tjetër është një plejadë të rinjësh rrevolucionar si: Meto Bajraktari, Zenel Hajdini, Zenel Salihu, Emin Duraku, Mustafë Bakia , Esat Mekulli, Rifat Burgjeviqi etj që do të kërkojnë hapur që shqiptarët mos të luftojnë për Jugosllavi. Këtë kërkesë komunistër serbo-malazez do ta mbajnë si kvisko antishqiptare deri më 1989 në çdo kuvend . Por kërkesë të tillë më 1941 kishin shtruar edhe sllovenët (E. Kardeli). Atje në Slloveni kjo kërkesë arsyetohej ndërsa në Kosovë mbetej si akuzë KUJDESTARE se shqiptarët e paskan pritur okupatorin gjermano-italian si çlironjës. Faktet në anën tjetër e deshmojnë të kundërtën. E vërteta edhe rrevolucionarët slloven kishin kërkuar më 1942 që fjala Jugosllavi mos të përmendet në traktet e PKJ-ës. Për këtë çështje strategjike dhe principiele Edvard Kardeli dhe Millovan Gjillasi do të polemizojnë në Plenumin e KQ PKJ-ës më 1 prill 1945 në Beograd. Atë duel verab ku ishte edhe Tito etj. Do ta përshkruajmë më vonë, gjithnjë sipas shënimit zyrtar të E Kardelit (Bevc) për Gjillasin që e kishte pseudonimin “ Gjido”.
Më 1941 rrevolucionarët shqiptarë do të organizohen sidomos më 28 nëntor, në ditën e Flamurit dhe aty në çdo kuvend në prefektuart e Kosovës do të kërkohet që okupatorët të nxiren jashtme fuqin e armëve. Në këtë aspect më 20 tetor 1942 do të formohet SHTABI I Përkohëshem KRyesor I Aradhave Partizane të Kosovës me në krye Fadil Hoxhën. Ky shtab më 15 prill 1943 do të shndërrohet në Shtab Kryesor të Aeradhave Partizane Ncionalçlirimtare të Kosovë. Do të organizohen edhe dy shtabe operative: Shtabi Operativ për Kosovë me komandant Millan Zeqarin dhe Shtabi Operativ për Rrafsh të Dulkagjinit me komandant Veli Nimanin. Ky nuk do ta pranoi detyrën prandaj rrolin e shtabit për Dukagjindo ta drejtoi Shtabi I Aradhës Bajram Curri. Kështu në Kosovë më 1943 do të ndihet një lëvizje antifashiste shumë mire e organizuar sepse ishin themluar edhe disa këshilla ilegale që drejtoheshin nga përfaqsuesit e popullit e që nuk kishin asnjë ngjyrë ideologjike. Mbi këto baza do të organizohet dhe themelohet Këshilli Nacionalçlirimtar për tërë Kosovën.
Më 3-5 nëntor 1943 në Shar do të mbahet Këshillimi I Komitetit Krahinor të PKJ-ës për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit. Në këtë këshillim do të themlohet Komiteti Krahinor I PKJ-ës për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit. Do të themelohet Komiteti Rregjional I PKJ-ës për Rrafshin e Dukagjinit me sekretar Ismet Shaqirin dhe Komiteti Rregjional për Kosovë me sekretar Ali Shukrinë. Sekretar I Komitetit Krahinor për tërë Kosovën do të zgjidhet Pavle Joviqeviqi Kështu Kosova do të avansohet në Krahinë ashtu si ishin krahina viset tjera komapkte nacionale si Serbia, Mali I ZI, Maqedonia, Krocia, Sllovenia dhe Bosna e Hercegovina. Do të zavendsohet fjala Metohi me fjalën Rrafsh I Dukagjinit, do të propozohet që të mbahet Këshilli Nacionalçlirmitar në Bujan.Do të theksohet se populli shqiptar pas luftës do të deklarohet se a dëshiron t` I takoi Shqipërisë apo Jugosllavisë. Për fat këtë propozim e kishte bërë public Millosh Giliqi dhe Pavle Joviqeviqi duke u ftuar në Konferencën e V-të të PKJ ku thuhet se Kosova duhet të avnasohet nëse mbetet me Jugosllavinë Republikë, ashtu si republikat tjera punëtore-fshtare socialiste.


Mbledhja e Bujanit dhe reagimi i Millovan Gjillasit kundër ardhmërisë Republikane të Kosovës

Të gjitha vendimet e Konferencës së Bujanit janë të marrura nga Rrezoluta e Komitetit Krahinor të PKJ për Kosovë dhe Dukagjin. Ajo mbledhej është mabjtur në Sharr në një shtëpi të serbit. Iniciator për avansimin e Kosovës nga rregjioni në Krahinë sikurse kranihat tjera ishin Millosh Giliqi, Boshko Qakiqi, Fadil Hoxha dhe Pavle Joviqeviqi. Këshillimi është mbajtur më 3-5 nëntor 1943 dhe quhet Këshilli I Sharit. (Shiko gjërësisht: Akademik Ali HADRI, Këshillimet e Komitetit Krahinor 1941-1944 në revistën “KOSOVA”.
Mbledhja e Bujanit u mbajtë pas një organizimi të shkelqyershëm më 31 XII 1943 dhe 1-2 I 1944 në Malësinë e Gjakovës (Bujan) ku gjithëmonë shqiptarët kishin lidhë besa të palëkundëshme dhe të rendësishme për fatin e kombit. Oranizimi I Kuvendit të Bujanit për Kosovë u zhvillua duke bërë agjitacion antifashit nga Fadil Hoxha dhe Boshko Qakiqi. Ndërsa në Rrafshin e Dukagjinit agjitacionin dhe zgjedhjen e delegateëve e kishin bërë Ismet Shaqiri dhe Xhavit Nimani po edhe Hajdar Beg Dushi, Xhevdet Doda e shumë të tjerë.
Konferenca e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit ishte një KUVEND e themeluar në gjendje lufte, prnadaj çdo kritikë konstruktive drejtuar këtij kuvendi historic është e arsyeshme shkencorisht, si çdo ngjarje tjetër. E vërteta, të dokuemtet e kësaj Konfernece janë botuar në librin H. Bajrami, KOSOVA prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997. Rrezoluta e dalur nga ky kuvend thekson dhe obligon gjenratat, ërandaj është akt historic me rendësi të përjetëshgme. Në te ndër të tjera thuhet: “ Kosova e Rrafshi I Dukagjinit është një krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, I cili, si gjitgmonë ashtu edhe sot , deshiron të bashkohet ,e Shqipërinë. Prandaj e ndiejmë për detyrë t` I tregojmë rrugën e drejtë që duhet të ndjekë populli shqiptar për t` I rrealizuar aspiratat e veta …..” Dokumentet e Konferncës I nënshkriuajnë dhe I ptaanojnë të gjithë (61) të zgjedhurit delegate. Kjo konferncë në apaspektin legal dhe legjitim ishte juridikishtë dh endërkombëtarisht më e pregaditura në tërë hapsirën antifashiste ballkanike. Mu për këtë arsye se shqiptarët dhe serbët (6 ishin në conference)e pranojnë realitetin në KQ PKJ-ës do të reagohet me një ashpërsi cinike dhe neokoloniale. Ragimi do të vjen nga kush tjetër pos nga Millovan Gjillasi që ishte një shqiptarofob I përbetuar. Millovan Gjilasi do ta autorizoi Svetozar Vukamanoviq Tempon që të devijoi çdo gjë positive antifashiste në tokat shqiptare. Millovan Gjillasi do të përkujdeset që nga viti 1941 që në Shqipëri të qendrojnë dy “delegate” të PKJ të cilët nuk kishin as dieni e as aftësi intelektuale të maten me antifashistët shqiptar. Mendo tash një Dushan Mugosh (fshatar anlfabet) të dirigjoi me Sejfullah Maleshovën ose Koço Tashkon. Po Dushani dhe Milladini në Shqipëri do të gjejnë bashkmendimtar si Koçi Xoxën që ishte një zejtar dhe dëgjonte të dy malazezët sikur të ishin të shenjët. Po mos të harrojmë se në këtë rrafsh ka faje edhe Enver Hoxha I cili ishte shumë I interesuar për pozitë dhe autoritet apsolut.

Fajet e Gjillasit dhe të Tempos kundër shqiptarëve

Dihet se S. V. Tempo shkoi nga Kosova në Shqipëri, si instructor politik për “organizimin e meëtejmë të Luftës antifashsite. Por , faktet tregojnë se Tempo me urdhër të Gjillasit nuk shkoi të ndihmoi, por të DEZORIENTOI Luftën e drejtë që bënte populli shqiptar kundër nazifashismit. Janë të shumta propozimet kontradiktore të Tempos. Në një moment jep direktive të punohet kështu. Pas një jave ndryshon qëndrim dhe e ven në binar “relative” tërë luftën, fakt ky që nuk pati sukses, sepse u diskreditua dhe u largua me turp nga Shqipëria. Tempo sipas urdhërave të Gjillasit e kritikoi ashpër Konferncën e pezës, Marrëveshjen e Mukjës, krijimin e Këshillave, mënyrën e luftës antifashiste. Shkurt vërehej pa asnjë dilemë se ku e ka qëllimin- SABOTIM-SABOTIM për të pasë pastaj “fakte” të akuzohet tërë Lufta e Drejtë. Qka është më së keqi, Tempo nuk lejoi asnjë bashkpunim me kundërshtarët politik në Shqipëri, dhe, këtu është faji ensencial I drejtuesëve të PKSH. Nuk është dashur të dëgjohet askush nga jashtë. (Shiko: A KQ PKJ. Biseda Ramadan Qitaku me Gjillasin në Vis .K. 14. Dosja “Koçi Xoxe” dhe çështja e bashkpunimit PKJ-PKSH; H. Bajrami, Si e tradhtoi PKJ PKSH 1941-1945, Prishtinë 1997), ,e që rast PKSH tradhtinë e kuptoi kur u bë vonë.
Duke i komentuar “Dokumentet e Këshillimit të Komitetit Krahinor të PKJ-ës për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit por edhe të Konferencës së BUJANIT Millovan Gjillasi në emër të KQ PKJ-ës do të urdhëroi ndër të tjera: “Nuk është dashur të formoni Komitet Krahinor për arsye se treva juaj nukështë dnonjë krahinë e posaqme KOMPAKTE…Nuk pranohet termi Dukagjin por duhet t` I kthehni termit Metohi…rreth çështjes së kufijëve tani nuk është koha të bisedohet…Ky Këshill mund të jetç vetëm iniciativ… e nuk mund t` I jepet karakteri I pushtetit për arsye se ju nuk keni territory të lirë. Nuk është koha që të ndahen kufijtë e Shqipërisë dhe të Jugosllavisë.Shqiptarët mund ta përdorin flamurin shqiptar por me yllin pesëcepësh. Nuk ka Shtab Ballkanik. Masave shqiptare duhet të u thuhet se duhet të luftojnë kundër okupatorit gjerman e jo të mirren me çështje që nuk janë në rend të ditës. Duhet të themloni NJëSI të armatosura”. Ë gjitha këto vrejtje udhëheqësia e Kosovës, ajo politike dhe ajo e Këshillin Nacionalçlirimtar I dalur nga Koferenca e Bujanit do t` I aprovojnë më 18 VI 1944 në një mënyrë miope dhe pa asnjë analyze kritike. Madje pranimi do të shkoi deri atje sa që do të thuhet hapur se çdo “ shkresë që vjenë nga KQ PKJ është e shenjët dhe e pranuar pa hezitim”. Me këtë politikë drejtuesit e LNç në Kosovë historikisht u TRADHTUAN ose TRADHTUAN me vetëdie sepse e pelqenin pozitën dhe nënshtrimin. Me këtë politikë Millovan Gjillasi do të vërsulet edhe më tutje kundër tërësisë Kosovës, krejt me qëllim për ta ndarë në mes Malit Zi, Serbisë dhe Maqedonisë dhe kështu çështja shqiptare me u mbyllë ashtu si u mbyllë çështja e Sanxhakut.

Me propozimin e Gjillasit AMNESTUAN Çetnikët për t` u vëndos diktatura ushtarke në Kosovë

Millovan Gjillasi sipas dokumenteve zyrtare të KQ PKJ (1945. K. 12) ishte iniciator I rehabilitimit të çetnikëve nga ana e Kryesisë Përkohëshme të AVNOJ-it. Në vendimin e 21 nëntorit 1944 në nenin një tekstualisht thuhet: “Bëhet amnestimi I përgjithshëm I të gjithë personave që kanë marrë pjesë ose I kanë ndihmuar njësitet çetnike të Drazha Mihajloviqit ose kanë marrë pjesë në njësitë kroate ose sllovene.”. Ligji mbi amnsetinë është botuar I plotë në librin DR. H. Bajrami, Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997, f. 216-7. Ligji I ka gjashtë nene dhe kishte hy në fuqi menjëherë. Shtrohet tash pyetja pse Millovan Gjillasi ishte iniciator. Fjala është te fakti se shumë ish antifashistë në Mal Të Zi më 1942/3 iu bashkangjiten njësiteve çetnike dhe filluan të luftojnë me të gjitha mjetet për interesa të nacizmit. Edhe më çart me çfar morali të gjithë udhëheqësit në Kosovë më 1944-1945 Millovan Gjillasi si kadrovik do t` I propozoi nga Mali I Zi . Ata ishin diku nja 86 drejtues. Shumica prej tyre më 1942 kishin qenë në njësitet ]etnike siq ishte rasti me Sapsoje Gjakoviqin. Këtij krimineli ia kam thenë në Simpozium më 15 maj 1985 në fytyrë të gjitha krimet që I kishte bërë në Kosovë dhe jo vetëm këtu. Jo vetëm kaq, Millovan Gjillasi dhe Spasoje Gjakoviqi me Dushan Mugoshën janë vrasësit e drejtëpërdrejtë të Milladin Popoviqit në Prishtinë më 13 mars 1945, nja 23 ditë pasi që Miladini ishte konfrontuar në Beograd (19 II 1945) rreth ndarjes së Kosovës siq ishte nda Sanxhaku.
Millovan Gjillasi më 26 dhjetor 1944 së bashku me Pavle Joviqeviqin dhe Pera Brajeviqin do të shkruajnë kërkesë për ta vënë diktaturn ushtarske në Kosovë. Në këtë fenomen të quejtur Gjillas shtrohet një pyetje indikative. Pse Tito për çdo gjë e ndëgjonet Gjilasin. E ndigjonte për t` i topitë kërkesat serbe në sektoret shtetrore. Millovan Gjillasi dhe Tempo së bashku me A. Rankoviqin do t` I propozojnë Titos këta emra për ta drejtuar pushtetin ushtark në Kosovë pas 8 shkurit 1945. Ata ishin: Komandant I Shtabit ushtarak emrohet malazezi Kolonel Sava Derleviq, komesar politiknënkoloneli Xhuro Medenica , Komandant I Rregjionit ushtarak të Kosovës emrohet Nikolla Bozhoviq- të gjithë malazez dhe të njohur për të kaluar të dyshimt çetnike. E pra vetëm Millovan Gjilasi ua mbulonte krimet që kishin bërë ata sidomos ndaj Boshnjakëve në Sanxhak. E vërteta fajet kriminale që I bënte Tito me këtë politikë sadiste ndaj shqiptarëve , historia e njerëzimit nuk do t` I falë kurrë.
Me propozimin e Gjillasit dhe Bllazho Jovanoviqit do të dërgohen si “instructor” në Shqipëri: Dushan Mugosha, Velimir Stojniqi, Mijaz Dizdareviqi, Pera Zllatiqi- të gjithë armiqësisht të orientuar sipas dokumenteve që ata vet I kanë përëiluar ndaj Luftës çlirimtare shqiptare dhe ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Në bazë të dy analizave që I ka bërë Tito në prill të vitit 1945 në Beograd lidhur me Shqipërinë ( Tito, O Albaniji, strogo pov 1945) del sheshazi si Tito ishte një pansllavist që ushtronte një zejatari të padukshme masone ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Tito së bashku me Millovan Gjillasin në prill 1945 do të përpilojnë një elaborate që Shën Gjini të shndërrohet në lima jugosllav. Për këtë ide që pastaj e plasoi në Tiranë Bllazho Jovanoviqi do të reagoi Enver Hoxha edhe me shkrim (Enver Hoxha, Letra e majit 1945, secret ushtark/45-02.në AVIIB).
Edhe më keq, Sekretar të Partisë Komuniste për Kosovë pas vrasjes mizore të Miladinit e emroi një fshtar të quejtur Gjoka Pajkoviq. Hej, lexues I nderuar si është e mundur që Haki Taha të vritet më 13 mars 1945 në ora 9. Ndërsa Milladin Popoviqi ( që nuk ishte pa mekate politike!)të vrittet në ora 11 në të njetën ditë. Tash shtrohet pyetja banale: Si është e mundur që njeriu I vdekur në ora 9 ta “vras at’ t’ gjallin në ora 11?!!!.

Baba i Millovan Gjillasit e ka vrarë Isa BOLETININ më 1916 në Podgoricë

Ky njeri i quajtur Millovan Gjillas do të kurdisë metej perms agjentëve të tij se kinse Isa Boletinin e kishin “pre në besë diplomatët francez në Shkodër më 1916”. Në fakt Baba I Millovan Gjillasit që është vrasës I Isa BOLETINIT më 1916 do të nxitët prej diplomacies ruse duke u hakmarrë kështu për vrasjen e Shqerbinit nga kryengritësit e Isa Boletinit në Mitrovicë më 1903. Një person tjetër me urdhërin e Gjillasit, me orientime sadiste antishqiptare I quajtur Gjoka Pajkoviq (shok I Gjillasit) do ta drejtoi pushtetin apsolut politik dhe shtetror në Kosovë deri më 1956 dhe ishte ideator I Procesit Prizrenit dhe aksionit famkeq të grumbullimit të armëve. Jo vetëm kaq vetëm pas burgosjes së Millovan Gjillasit pushteti I Gjoka Pajkoviqit do të dobësohet por nuk do të shuhet përnjëherë sepse I nevoitet më tutje Rankoviqit. Millovan Gjillasi do ta propozoi Spasoje Gjakoviqin ( më 1943 kishte qenë në njësitet çetnike në Mal të ZI) për shef të OZN-ës në Kosovë më 1944 (tetor).Edhe ky ish çetnik do ta drejtoi pushtetin apsolut të Punëve të brendëshme në KOsovë duke bërë krime të papara së bashku me Dushan Mugoshën për dy dekada me radhë.Vetëm të shikohet, hulumumtohen proceset gjyqësore të asaj kohe dhe çdp gjë do të kuptohet. Dokumente janë ruajtë.
Janë të shumta deformimet e kësaj bande politike që e toleronte bosi I tyre Josip Broz-Tito sepse përmes tyre krijonte njëfar balansimi në amorizhim të politikës serbomadhe, sidomos në OZN-e e ushtri po edhe në diplomaci. Dokumentet në të ardhëmen do të I zbulojnë krimet e tyre monstruoze. Ndërsa përgjegjësisë së gjyqit të histories, sipas funksionit nuk do t` i shpetoi edhe Tito. Serbët , e vërteta sot kanëç shumë nostalgji për atë periudhë. Por ne shqiptarët duhet të jemi krenar që e kemi luftuar ma në fund me të gjitha mjetet katrahurën Jugosllavi, ashtu si e ka paraparë STRATEGU I LUFTës dhe Politikës ADEM DEMAçI.

Mbledhja e parë e Politbyros KQ PKJ-së u mbajt më 1 prill 1945 për Kosovën

Millovan Gjillasi ka bërë një Projekt detalizues për asgjësimine Folksdojqerve (Gjermanëve) në Vojvodinë. Atje me leje të Titos dërgoi me dhjeta mija kolonistë malazezë, Po në atë mënyrë do të sillet edhe në viset shqiptare deri më 1948.
Shtrohet tash pyetja immediate. Pse në të njetën ditë kur ndodhë tragjedia e tmerrëshme ndaj shqiptarëve në Tivar, po atë ditë Tito me Gjillasin vendosin që kolonistët të kthen në Kosovë. Tash shtrohet një pyetje tjetër. Po pse u bë Ligji më 6 mars 1945 për NDALIMIN e KTHIMIT të KOLONISTëVE në Kosovë, ndërsa Politbyroja e kQ PKJ e thyente atë Ligj. Këtu qendrojnë orientimet hakmarrëse të Millovan Gjillasit, të cilit Tito nuk ia prish asnjë plan.
Një version i rinjë ( I panjohur deri me atash) për vrasjen e Isa Boletinit nga një ushtar malazez që më vonë u bë oficer i lartë ku rrolin kryesor e kishte baba I Millovan Gjillasit
( Verzion sipas oficerit që tregoi personalisht më 1977 në Beograd )
Më 1977 ishim në hulumtime shkencore me Liman Rushitin dhe zakonisht të dieleve për të pushiuar dilnim në Kalemagdan. Aty ulëshim dhe në shumë raste na afroheshin për bisedime njerëz të panjohur. Ne ndaj tyre silleshim me kujdes se[pse hulumtonim tema shumë delicate. Liman Rushiti e hulumtonte Lëvizjen Kaçake, Hakif Bajrami, Rrethanat politike- shpërnguljën, kolonizimin, partite politike, të drejtat nacionale. Lidhur me këtë një të diele (vishtë 1977) në Kalemagdan na afrohet një njeri I shtyrë në moshë. Pasi që na përshendet në serbishte, ne e përshendesim në frebgjishte. Njeriu I panjohur menjëherë na u prezentua duke na then “ Nuk dini ju serbisht. Unë punoi në Institutin Ushtark kohë pas kohe, ku ju hulumtoni prandaj të jeni të sigurt se dua t ju tregoi një ngjarje që kurrë nuk e keni dëgjuar. Unë jam Lubomir M. Vojvodiq me grade major. Numri I telefonit tim është 624 596 , Beograd. Me profesion jam kaligraf. Mirrem me dizajnimin e librave që I boton Instituti. Kjo nuk ka rendësi. Por dua të u iNFORMOI se unë jamë vrasësi i ISA BOLETINIT më 1916 në Podgoricë. Unë në fakt e kam plagosë atë burr në këmbë sepse ashtu e kam pasë urdhërin për ta pamundësuar që të veproi me koburet e tij. Pas plagosjes ka ardhë Baba I Millovan Gjillasit dhe i ia ra KATëR here pushkë. Së pesti ka qitë në ajr duke u zgëdhi se ia mora hakun Shqerbinit (rus) që e ka vra ISA më 1903 në Mitrovicë.
Unë nuk e kam ditë kend e kam plagosë në atë moment, sepse mua më paten caktuar roje të tij pranë Shtabit ku ai banonte i vetmuar. Nuk është e vërtetë se ai ka qenë me qetën e tij dhe ka luftuar me neve. Jo, ISA BOLETINI ka ardhë disa ditë më parë në Shtab para tyre (grupit të tij) dhe posa ka filluar lufta e qetës së tij me ushtrinë tone, ai ka tentuar të ndermjetësoi. Por unë kam pasë urdhër që “ nëse del ISA para derës së shtabit ta plagosi të paktën që mos të mundet të veproi ndaj askujtë me armë. Shprehi keqardhje sepse kjo vepër tragjike mua më mundon qe një gjysëm shekulli. Prandaj dua t u them se nuk jamë fajtor as para shqiptarëve e as para zotit. Jam në pension dhe dua ta pastroi shpirtin. Kaq desha të u informoi. Mund të më pyesni çka të doni, jam i gatëshëm të flas publikisht.
Limani Rushiti e pyet I pari: çfar armësh kishte Isa në ato moment në dorë. Oficeri: Po, I kishte dy kobure dhe vetëm kur e kam plagosë ka filluar t` I përdorë. Pastaj ka radhë baba I Millovan Gjillasit dhe ia ka rrembyer Revolet dhe I ka ra katër here pushkë.”
Unë, thot oficeri në pension kohë pas kohe punoi në AVII B dhe aty ju kam pare duke hulumtuar. Mua më mundon ajo që ka ngja më 1916 prandaj dua të kërkoi NDJES{ sepse nuk kam asnjë faj. Unë kam qenë atëherë ushtarë I thjeshtë. Fajin kryesor e ka pasë Komanda e lartë dhe Baba I Millovan Gjillasit mqë e ka vra Isa Boletinin, për çka kam kuptuar më vonë se kush është vrarë në ato moment. Baba I M. Gjillasit I ka rënë katër here pushkë Isa Boletinit. Së pesti ka qitë në ajr dhe ka then. E morra hakun për Shqerbinin. E vërteta unë nuk e dija kush ishte Shqerbini. Por të tjerat I kam mësuar më vonë. Tash ju e keni adresën dhe mund të mirreni më gjërësisht me atë ngjarje. Të nesermen u interesuam për Dosjen e Isa Boletinit, por ajo nuk na u lejua. Aty e kuptuam edhe një fakt se ai oficeri që na tregoi për vrasjen kishte bërë shkollim më vonë me djalin e Isa Boletinit- Pajazitin në Akademin ushtarake në Beograd pas vitit 1918. Omer Haxhidauti na tha se atë version e ka të njohur ka here dhe se atij oficeri duhet t` I besoni se është shumë I sinqertë. Ai tash don të shfajsohet, por ai ka kryer urdhërin e Shtabit dhe të Kral Nikollës që e kishte marrë nga Ruseët e jo nga francezët, përfundon Ymer Haxhidauti.
Po për këtë ngjarje, Millovan Gjillasi do të shkruaj më 1958 se babai I tij me çetën e tij e kishte vrarë ISA BOLETININ në Podgoricë në janar 1916. Dorëshkrimi ruhet në orgjinal në AVII B K. 5- Dosja “M. Gjillas). Po ky rod I çuditëshem do të urdhëroi më 1 prill 1945 kasaphane ndaj shqiptarëve ne Tivar, krejt me qëllim për ta bërë Dukagjinin “habar drithi për Malin e ZI dhe për ta ndarë Kosovën me Serbinë sikurse kishin bërë më 1913”.
Më 1979 do të caktohem t` I hulumtoi mbetejet mortore të Isa BOLETINIT me shokë në Podgoricë. Në atë hulumtim më vonë do të przihet edhe një udhëheqës I lartë I Këshillit Ekzekutiv të Kosovës, Pajazit Nushi. Në pozitën e nënkryetarit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës do të kërkoi që të shkoi në Podgoricë dhe t` I evidenoi varret e Isa Boletinit me shokë. E ndëgjova dhe I thash se pa autorizimin e profit nuk kam të drejtë të hulumtoi një ngjarje aq të rendësishme. Autorizimin që e kishte nënshkruar Akademik Ali Hadri e mora dhe me para të mia u drejtova kah Pogorica. Në zyre bisedove ma Seit LIPëN dhe ai më tha se kam dëshirë të vi edhe unë. I thash shko te Profi dhe ai vendosë. Kur erdhi u gëzuam të dytë. Seiti ishte sekretar administrative atëherë. Ishte patriot. E adhuronte Ali Kelmendin, Bedri Pejanin, Emrush Miftarin, Xhemajl Kadën, Skender Rizën, Ramiz Kelmendin, Ahmet Kelmendin, Emin Durakun, Mustaf Bakin,Fehmi Aganin,Gazmend Zajmin, Ali HADRIN. Shkur ishte një pejan I shkollës Hazhi Zekës. Unë isha (1979-bashkpuntor shkencor-docent) së bashku me te në një zyre për katër vite me radhë. Atje ndejtëm gjashtë ditë. Por, përkundër pritjes mirë detyrën nuk mundem ta kryejmë sepse “Mbetjet mortore të Isa Boletinit dhe shokëve të tij malazezët me eskavator I kishin zhdukë. Në atë vend na thane kemi ndërtuar një fabricë”. Kjo ishte informata e njerëzve të BVI-së për Kulturë. Kështu na u tha dhe ma nuk jemi intersuar. Shtrohet tash pyetja si u “gjetën” ata eshtra dhe u sollën në Kosovë më 1998 në flakën e Luftës së Drejtë të Kosovës. Jo, dyshoi edhe pse hoxha I nderuar ka dhënë deklaratë të gjat[ në zyrën time në Arkiv. Unë e respektoi shumë atë punë, por kërkoi që të bëhet një analyze e hollësishme e AND-ës.

Ja se çka polemizohet me M. Gjillasin më 1 prill 1945 në Politbyro të KQ PKJ

(Material I ndaluar për botim në kohën e Jugosllavisë titiste)
Millovan Gjillasi: Ne kemi të drejtë sipas Konferencës së Teheranit që ata popuj që kanë bashkpunuar me Nacizmin t` I deprotojmë ose t` I shfarosim fare. Të tillë janë shqiptarët në Kosovë dhe Metohi. Aty asgjë nuk I është lëshuar rastit. Shqiptarët e kanë pritë okupatorin gjerman si çlironjës dhe për këtë ka fakte të pamohuara.”
Reagon Bevc (Eduard Kardelei). Mos po duam më e krijuar një Jugosllavi Serbo-Kroato-Slloveno-Malazeze. Me këto pservimi ne do të humbim shumë para opinonit demokratik siq kemi folë deri me tash”
Gjillasi: Ju Sllovenët do të zgjëroheni në Trieshtë dhe për atë ndërmarrje keni të drejtë sepse dihet rroli I Italianëve”.
Bevci (Kardeli)-Jo ne nuk do të I likuidojmë Italianët sepse populli I ngartë nuk ka pasë asnjë faj dhe ky qendrim I juej ma përkujton bisedën që keni pasë me Ramadan Qitakun në Vis. Unë nuk pajtohem me asofar bisedash dhe kërcnimesh sepse Shqiptarët janë një popull I vuajtur dhe I BESëS, prandaj me atë popul do të sillem krejtësisht ndryshe”.
Tito, thuhet në stengoram heshtë dhe në fund nuk I komneton kundërthënjet. Sigurisht I lejon të grumbullohem dhe pastaj të krijoi POENA personal politik te të gjithë.”
Millovan Gjillasi (1 prill 1945):“ Në Kosovë do të kthehen 24000 kolonistë thot Millovan Gjillas. Këtë ide e përkrah edhe S.V. Tempo. Rankoviqi do të heshtë sepse I druante reagimit të Titos , por luftonte edhe për pozitë të dytë në parti dhe pushtet. Pra, serbi dinak taktizonte. Kur kundër këtij propozimi do të reagoi Eduard Kardeli se nga Kosova më 1941 janë larguar afro 11000 familje koloniste dhe ato kanë qenë keqtrajtuesë të shqiptarëve dhe minoritetit serb vendas. HIstoria e tyre, të gjithëve na është e njohur nga shtypi I kohës dhe nga rrevolucionarët e asj treve. Përnjëherë do të reagoinë kundër Kardelit,Millovan Gjillasi dhe Tempo. Në këtë reagim Gjillasi do të shtoi se ata janë ndarë familiarisht dhe pronat për ta duhet të sigurohen, ose në Kosovë me dhunë ose në Vojvodinë me dëshirë. Tito, shkruan Kardel vetëm do të heshtë çuditërisht. Kardeli do të shkkoi edhe më large në konflikt: “Ju shoku Gjido keni polemizuar ashpër me Ramadan çitakun në Vis në gusht rreth Kosovës dhe Sanxhakut. Ju keni reaguar ndaj Milladin Popoviqit në zyrën e juej se dëshironi që ta ndani Kosovën si Sanxhakun sepse kjro trevë bukëdhënse I nevoitet Malit të ZI për nevoja ushqimore. Mo sky qendrim I përngjan një kolonializmi të kontrolluar ekstremist?” Prap Tito do të stepet dhe do të heshtë, sepse I druante reagimit të serbëve, por edhe dyshonte se mos Vllada Zeqeviqi që ishte në dieni për këto konflikte serbo malazeze në Politbyrodo t` u tregoi të tjerëve. Kardeli në mbledhjen e 1 prillit 1945 (kur ngjau Tragjedia e Tivarit!!!)do të vazhdoi:’Si është emundur Ju shoku Gjido të I kërcnoheni Milladinit I cili nuk u pajtua që Kosova të ndahet si Sanxhaku në mes Serbisë dhe Malit të Zi me shprehjen –“DILë Jashtë, ai është funksionar I lartë jo vetëm I Partisë sonë por ka kredibilitet ndërkombëtar sepse ka punuar n` emër të Kominternit. E Kominterni e ka pasë në Program që Kosova t` I takoi Shqipërisë nëse ndërton shoqëri socialiste. Kështu jemi marrë vesh me delegacionin shqiptar në VIS më 24 korrik 1944”.

Vizita e delegacionit jugosllav që i ka bërë Stalinit, më 1947 në Moskë

Më 19 prill 1947 në Moskë J. V. Stalini do ta pranoi delegacionin shteror dhe partiak të Jugosllavisë, Tema qëndrore sipas ambasadorit Jugoslav në Moskë , Vllada Popoviqit ishte çështja shqiptare në Ballkan në përgjithësi dhe ajo në Jugosllavi në ve]anti.
Ja teksti I shënimit zyrtar nga Vllada Popoviqi:
Stalini: Si po shkon puna me shqiptarët. Enver Hoxha është ankuar pak kundër këshilltarëve tuaj politikë në armatën e tyre. Ata sikur po e dobsuakan diciplinën, apo diçka tjetër?
Kardeli: Kjo për ne qenka gjë e re. Neve s` na ka thenë asgjë për këtë.
Stalini: çFarë prejardhje kanë shqiptarët?
Kardeli: Ata janë pasardhës të ilirëve.
Stalini: Më kujtohet se Tito më ka pas thenë se janë të afërt me basket.
Kardeli: Po kjo është e vërtetë.
Stalini:Sipas disa shenjave , duket se shqiptarët janë populli më I vjetër në Gadishullin Ballkanik. Sipas disa fjalëve , mund të konkludohet se gjuha e tyre është më e vjetër se greqishtja.
Popoviqi: Po, shqiptarët janë shumë të guximshëm.
Stalini: Po, ata mund të jenë besnikë si qeni, kjo është cilësi e primitiveëve. Tew ne kaq besnikë janë çuvashët. Perandorët ruse I merrnin për truproje personale.
Kardeli: Te ne, në territorin e Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit edhe tash ka më shumë shqiptarë sesa serbë. Ne mendojmë që, më vonë, kur të lidhemi edhe më mire me shqiptarët , t` ua lëshojmë këto territore.
Stalini: Ky orientim më pelqen shumë. Shumë mire, kjo është e drejtë. Si kanë ardhur shqiptarët në atë territory?.Ne kemi informata se ata janë vendas nga Antika dhe se shtriheshin në tërë Gadishullin. Po, në vitet e luftërave 1877/1878 prap kemi informata se ajo poullsi shqiptare është TKURRë Me dhunë ushtarke kah jugu, po mendoi nga Nishi e deri në Rrafshin e Kosovës. Ajo popullsi më kujtohet kur isha në Zvicër më 1913 që Trocki fliste për mizori të papara ndaj tyre (muhaxherëve të viteve 1878) por edhe ndaj shqiptarëve të trevës së Kosovës. Pse ka ndodhë kjo dhe cilat janë arsyet?
Kardeli:Në kohën e Turqisë e kanë zënë këtë trevë, kurse një pjesë e popullsisë e kanë shkombëtarizuar.
Stalini: Si është e mundur që një popull primitive të ketë pasur sukses në këtë drejtim të “zgjërimit” ? Si e shpjegoni Ju këtë. Ata nëse thoni se kanë ardhur nga Shqipëria e 1913, pjesa veriore, nuk kanë mundur ta mbulojnë një trevë katër here më të madhe.Kjo nuk është e mundur.Këtu ka shpjegim politik e jo shkencor.
Kardeli: Edhe fiset fqinje kanë qenë primitive, si për shembull malazezët. Unë ju fola çka shkruan historiografia zyrtare serbe e shekullit të kaluar. Në atë zgjërim personalishtë nuk besoi se ka ndodhë por është I fabrikuar.
Nërhynë serbi Vllada Popoviqi: Jo, nuk I kanë shkombëtarizuar malazeztë. Në këto treva kanë jetuar serbët.
Stalini: Vot kakoi-Qeshet, dhe I drejtohet personalisht V. Popoviqit: Jeni Ju shok ambassador serb?
V. Popoviqi: Po.
Stalini: Lexone atëherë historinë e kishës suaj dhe do ta kuptoini. Ju duhet të mësoni edhe histori kishtare, jo vetëm rrevolucionare dhe politike. Do ta kuptoni. Po duhet diplomacia të sherbej në rrafshe më të drejtë. Nëse është keq, apo mire. Më e mira është e vërteta dhe drejtësia. Po cila fe ka më shumë besimtar ndër Shqiptarë?
Simiqi: Më shumë ka muslimanë, pastaj katolikdhe pak ortodoks.( Vërehet se edhe ky përpiqej që ta rrente Stalinin-HB).
Stalini: Jo kemi informata se muslimanët janë në shumicë apsolute, tani vijnë ortodoksët e pastaj katolikët.
Kardeli: Në kohën e luftës Antifashiste kasha katolike ka qenë kundër LNç-ës, po edhe sot lufton kundër pushtetit popullor.”
Me këto fjali rrëfyese doli se Stalini ishte shumë më I informuar për çështjen shqiptare se sa Delegacioni I Jugosllavisë.
Bë realitet, pas kthimit në Beograd, Kardeli do të KONFRONTOHET me Gjillasin dhe çështja do të shkoi deri atje sa që do të kërkohet nga Tito që të shkarkohet slloveni (Kardel) nga funksioni. Gjillasi e mbështeste kërkesën se si “ është emundur që Kardeli të thotë viste e Kosovës dhe ato që banohen me shqiptarë do t` ia lëmë Shqipërisë”. (Bisedën e cenzuruar e ka botuar “BORBA” 12-13 gushtit 1989 në f. 5.; Por stenogrami prej 14 faqeve I shkruar me makinë nga noteri rus flet se jugosllavët tentuan ta gënjejnë Stalinin, por ai I rrxoi për dhe dekalarat etyre. Kopjen atij stenogrami e posedonte AVIIB. Por ishte në rusishte 1977).
Kardeli dhjetë vite më vonë, kur Gjillasi ishte në burg, do të shkoi edhe mëtej në tezat e tij se “ Jugosllavia do të shpërbëhet nëse çështja shqiptare nuk zgjidhet drejtë”. Ky pohim nuk do koment. Më 1958 do të lajmërohet Adem Demaçi dhe aty do të filloi etapa e nisjës së shpërbërjes së Jugosllavisë.
(Lexo:Memoranumin e Popit D. 1947, Deçan) . Millovan Gjillasi ne kemi për qëllim që në Tiranë të marrshojnë dy divizione jugosllave dhe atje krytar qeverie të instalohet Apostol Tanefi. Në dokumentet që kanë mbeteë janë emrat e dhe të ministrave që duhej të udhtonin si trumfalistë në Shqipëri. Edhe këto intriga Tito I pranoi me vetëdie. Tash shtrohet pyetja historike si pas burgosjes së Gjillasit dhe pas largimit “elgant” të Rankoviqit,Tito dhe Kardeli do të arsyetohen se nuk kanë ditur për deformimet në viset shqiptare. Ato deklarata nuk janë asgjë tjetër vetëm se një hipokirzi politike ballkanike.
Babagjyshi I Millovan Gjillasit e kolonizoi Toplicën deri në fund të shekullit XIX me ndihmën e prin Nikollës dhe politikës pansllaviste ruse me një anë dhe Kishës Ortodokse serbe në anën tjtër.(Lexo: Memoran Baba (1912-…) I M. Gjillasit provoi ta kolonizoi dhe konvertoi Dukagjinin. Millovan Gjillasi përmes Projektit tij “ Albansko pitanje treba reshiti vojnim srestvima” ( çështje shqiptared uhet rregulluar me mjete ushtarake) provoi deri më 1953 dhe në shumë lemej arriti të kolonizoi slave. Aty ku mbeti Gjillasi (1953) atë politikë me mjete tjera do ta vazhdojnë Tito dhe Rankoviqi deri më 1966. Pastaj Tito do të ndryshoi kursin por esenca e asaj politike për Jugosllavinë integrale dhe homogjene mbeti si kancer, për t` u shkatrruar në fund të shekullit XX në luftën gjenocidale që bëri Serbia dhe politikanët e saj, gjithnjë duke përdorë Projektin e Gjillasit.
Të përfundojmë:Millovan Gjillasi ishte një shpirtngushtë, politikan I llojit të një despoti aristocrat. Asgjë nuk dëshironte ta ndaj me opinionin. Ai luftonte çdo gjë të mbetej në ilegalitet për t` I përdorë DY FYTYRA në politikën e tij moralizuese, kontraverze dhe cinike. I tillë ishte edhe Tito dhe rethi I tij, deshmojnë dokumentet sekretet të arkivave të tyre.
Sot hapsira unike jugosllave është shkatrruar, Limanet e ish Jugosllavisë kan karakter sekundar gjeostrategjik, Hekurudha Beograd- Tivar kalon nepër tri shtete të pasigurta. Tani është rritë rendësia gjeostarategjike e hapësirës etnike shqiptare; është në ndertim e sipër autostrada e kombit, Limanet e Shqipërisë etnike kanë karakter aktiv gjeostrategjik kontinental. Ka përfunduar koha e kolonializmit klasik, duhet t` I ruhemi “kolonializmit” modern me mjete tjera shumë të sofistikuara dhe të çuditëshme në shikimin e parë. Millovan Gjillasi nuk ka qenë dissident në shpirt, por karierisht që kur e vren se nuk do të jet I DYTI në Jugosllavi, fillon të kundërshtoi kinse sistemin ekonomik dhe mënyrën e qeverisjes. Një fakt duhet most a harrojmë se Millovan Gjillasi ka qenë ideator I riokupimit të Kosovës dhe ventualisht I ndarjës saj në mes të Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë. (Shiko: A, KQ PKJ. Elaborati për ndarjen administrative të Jugosllavisë 1944/45. K. 6/7).
Më 1958 Millovan Gjillasi do të mundohet përmes një libri autorial ta analizoi karakterin e shqiptarëve. Në fakt aty ai e tregoi gjenealogjinë e familjes vet kriminale.(M. Gjillas , Toka pa Drejtësi, Nju Jork 1958. Më 1977 e kam lexuar përkthimin në serbishte në SIP. B).Gjillasi u mundua të përfitoi në Perendim me atë libër pas REAGIMIT të Prezidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipëris[ në OKB për POZITËN katastrofale të Shqiptarëve në Jugosllavi. Lidhur me këtë dihet se është mbajtur një Plenum illegal I LKJ-ës për pozitën e shqiptarëve ku flitet hapur se në Prishtinë (1959) me urgjencë duhet të happen disa fakulte. Por, në të njejtin vit Gjillasi vlerësohet për Perendimin si “kockë pa lëkurë”, ndërsa për Lindjen vlerësohet si “Mish me kockë, por me diagnozë kanceroze benine”. Pra , Gjillasi konsiderohej një kufomë e gjallë që flet e shkruan, por që atë veprime nuk I” rrezaton dielli”.

Historia e shqiptarëve dhe shtrembërimi i saj nga historiografia e vendeve fqinje

Akademik Prof.Dr. Esat Stavileci


Vrojtime hyrëse

Ndonëse debati në këtë tryezë shkencorer është fokusuar në ‘Trajtimin e Perandorisë Osmane dhe raportet turko-shqiptare në tekstet e historisë’, ai dhe do të mundë të zgjerohej, për shkak se përveç Turqisë, janë dëgjuar edhe zëra grekë, madje dhe serbë, për ‘rishikimin’ e librave shqiptarë të historisë në Shqipëri, madje dhe për ‘ndryshimin’ e përmbajtjeve të tyre.

Aktualizimi i temës

Në Kosovë e tëra ishte nisur me vizitën e ministrit turk të arsimit i cili kërkoi që të fshihen nga librat shqiptarë të historisë shprehjet negative në lidhje me osmanët dhe turqit, ndërkohë që në mediet greke kishin filluar kritikat e teksteve shkollore që përdorën në Shqipëri. U zunë në gojë Fjalori Enciklopedik Shqiptar, i botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe teksti shkollor i Gjeografisë. Fushata ndaj teksteve shqiptare të historisë nuk u mbyll me këtë. Kohëve të fundit, edhe Serbia, nëpërmjet të ambasadorit të vet në Tiranë, kërkoi ndryshimin e teksteve të historisë së Shqipërisë. Sipas medieve shqiptare, ambasadori serb në Tiranë, gjatë një vizite që i kishte bërë Komunës së Libofshës, në Rrethin e Fierit, në të cilën ka një vjet që punon një shkollë me mësim në gjuhën serbe, pati deklaruar, citoj:’ Në disa tekste mësimore nuk trajtohen në mënyrë objektive as jeta dhe as historia e popujve që jetojnë afër me Shqipërinë’(mbyllet citati).Me atë rast ai kishte përmendur edhe ekzistimin e minoritetit serb në Shqipëri. Në Shqipëri u dëgjuan ca zëra kundër, si ai i historianit Beqir Meta i cili pohon se ata që pretendojnë se janë serbë, në të vërtetë ‘janë shqiptarë të Kosovës’. ‘Zona e Sanxhakut ka qenë pjesë e vilajeteve shqiptare, por pas Kongresit të Berlinit ajo u mor nga Serbia dhe në pastrimin etnik të kësaj të fundit, si thohë Beqir Meta, ‘një pjesë e popullsisë së përndjekur atje zhvendosen drejt Shqipërisë’.Sipas tij, ‘nuk ka asnjë gjurmë që ata janë serbë’. Vlen për të përmendur se Beqir Meta i bëri apel Qeverisë shqiptare ‘për mosnohjen e kësaj popullsie të pretendaur si pakicë serbe’.
E mbështes tezën se kërkesa për ndryshimin e historisë përbën një pretendim politik. Nuk kanë se si të kualifikohen ndryshe kërkesat turke, greke dhe, në kohë të fundit, dhe ato serbe, për ndryshime në tekstet e historisë.
Sado që mund të krijohet përshtypja se ky diskutim mundë të rrëshqasë nga tema bosht e kësaj tryeze ai, në të vërtetë, pretendon ta plotësojë atë me këndëvështrime të tjera që temën e bëjnë më komplekse për trajtim shkencor.
Në vend se ne shqiptarët të kërkojmë që të menjanohen shtrembëbrimet që i janë bërë dhe që vazhdojnë t’i bëhen historisë sonë kombëtare nga historiografia e vendeve fqinje, prej nesh po kërkohet që të ‘rishikojmë’, madje edhe të ‘ndryshojmë historinë’ qoftë që ‘të fshijmë nga librat tona të historisë shprehjet negative në lidhje me osmanët dhe turqit’, qoftë që ‘të trajtojmë në mënyrë më objektive jetën dhe historinë e popujve që jetojnë afër me Shqipërinë’.

Historia e shqiptarëve në historiografinë e vendeve fqinje

Historia kombëtare shqiptare asnjëherë nuk është prezantuar realisht dhe objektivisht në historiografinë e vendeve fqinje.Historiografia serbe, po sikurse dhe ajo maqedonase, për shembull, historinë e shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni nuk e kanë kundruar dhe nuk e kundrojnë si pjesë e historisë së tërësishme të shqiptarëve. Historiografia serbe dhe ajo maqedonase përherë historinë e popullit shqiptar e kanë trajtuar ‘të shkëputur dhe të përndarë në kuadër të shteteve që kanë sunduar në trojet shqiptare dhe në kuadër të marrëdhënieve të shqiptarëve me sllavët e jugut’.
Populli serb, po sikurse ai maqedonas, e kanë ushqyer me dekada urrejtjen ndaj shqipatrëve dhe kurrsesi nuk po mund të lirohen, as kësaj dite, nga ai kurs.
Edhe pse përherë kishin ndodhur përpjekjet për të njollosur të kaluarën e shqiptarëve, madje për të mosnjohur prejardhjen dhe etnogjenezën e tyre, shqiptarët nuk kishin reaguar në mënyrë të duhur dhe kështu kishte ndodhur që të merrnin shumë përgjigje me heshtjen e tyre.
Provokimet ndaj shqiptarëve nuk janë ndalur nga ‘fqinjët e tyre të parë’, me të cilët u rekomandohet të ‘ruajnë miqësinë e vjetër’ ose ‘të lidhin miqësi të re’.
Pyetja që po shtroj është se si mund të ruhet ‘miqësia e vjetër’ ose ‘të lidhet miqësia e re’ me popuj që historikisht të urrejnë dhe këtë e shprehin në tekstet e tyre të historisë, ndërkohë që prej shqiptaërve kërkojnë ndryshime në tekstet e historisë? Besoj se kjo tryezë shkencore do t’i përgjigjet një numri të pyetjeve lidhur me raportet turko-shqiptare dhe trajtimin e Perandorisë Osmane në tekstet e historisë. Mbetet detyrë e shkencës së historisë dhe jo vetëm e saj, ndriçimi i raporteve serbo-shqiptare dhe maqedonaso- shqiptare për të nxjerrë përfundime të vërteta mbi argumente dhe fakte të vërteta shkencore mbi shqiptarët, prejardhjen dhe etnogjenezën e tyre. Në disa botime të Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Akademisë Maqedonase të Shkencave, është shtrembëruar historia e shqiptarëve.

Posesivizmi serb ndaj Kosovës pa bazë tnike

Akademia Serbe e Shkencave vazhdon ta trajtojë Kosoëvn si ‘tokë serbe’. Posesivizmi serb ndaj Kosovës nuk përkon me raportin interetnik shqiptaro-serb. Prandaj dhe përpjekjet për ‘ta përthekuar’ një pjesë të territorit të Kosovës si ‘territor të Serbiaë’ nuk kanë mbështetje në të drejtën historike. Qëndrimet posesive serbe ndaj Kosovës, që i referohen historisë, siç e thoshte me të drejtë akademik Gazmend Zajmi, janë dyfish të pathemelta. Së pari, janë të pathemelta në aspektin metodologjik të cilësimit të karakterit kombëtar të territorit, dhe, së dyti, janë të pathemelta edhe në aspektin e të vërtetës materiale historike. Gjithnjë sipas tij, autoktonia e shqiptarëve në Kosovë ‘nuk është fakt primar që pohimin posesiv mbi Kosovën si tokë serbe e bën të pabazë, porn ë rradhë të parë këtë pohim e bën të pabazë realiteti etnik nacional i Kosoëvs me shumicë demografike të popullit shqiptar në Kosovë’.
Një gjë që mund të thuhet me plot gojën është se me serbët dhe me maqedonasit në këtë fushë asgjë nuk ndodh rastësisht, por është mirë e përgatitur, e porositur nga politika dhe e mbështetur nga shteti. Edhe kërkesa turke për ‘rishikimin’ apo ‘ndryshimin’ e historisë, nuk na duket e papërgatitur, e paporositur nga politika dhe e pambështetur nga shteti.
Vërejtje: një vështrim më i plotë do të bëhet me rastin e botimit të përmbledhjes së shkrimeve nga tryeza shkencore.

Esat Stavileci u lind në Gjakovë, më 11 korrik 1942.Në vendlindje, kreu shkollimin fillor dhe të mesëm,ndërsa në Prishtinë,kreu studimet në Fakultetin Juridik, ku dhe u zgjodh për asistent (1965).Studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin Juridik të Zagrebit,ndërsa Studimet e Larta të së Drejtës Krahasimore në Francë, Itali,Holandë dhe Venezuelë.Doktor i shkencave juridike u promovua

në Fakultetin Juridik të Sarajevës(1974).Ushtroi funksione të rëndësishme shoqërore-politike, brenda dhe jashtë Fakultetit Juridik.Ishte zevëndësdekan i Fakultetit Juridik,drejtor i Entit për Hulumtime Juridike të Fakultetit Juridik,kryeredaktor i revistës shkencore “Përparimi”,kryeredaktor i revistës shkencore”E Drejta-Pravo”, shef i Katedrës së Shkencave Politike – Administrative,kryetar i Shoqatës së Pavarur të Juristëve të Kosovës, etj.Është profesor ordinar i Fakultetit Juridik të Prishtinës. Ka ligjeruar në Fakultetin Juridik të Tetovës dhe në Fakultetin e Administratës Publike të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë dhe në Departamentin e Shkencave Sociale të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, ndërsa ka ligjeruar edhe në universitetet e Tiranës,Jenës dhe të Sofjes.Ishte i angazhuar edhe në Universitetin Amerikan, në Blagoevgrad të Bullgarisë.Ka kryer specializime në disa nga qendrat më të njohura universitare të botës.Ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe simpoziume shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Është laureat i Shpërblimit të Dhjetorit të Kosovës,për kontributin e tij në shkencë(1978).Është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.Eshtë autor i shumë artikujve,studimeve dhe monografive. Krijimtaria e tij shtrihet në shumë fusha të dijes,veçanërisht në fushën juridike-kushtetuese,në fushën e sistemeve politike krahasimore,në fushën e administratës publike dhe të qeverisjes vendore,në fushën e gjuhës dhe të çështjes kombëtare,në fushën e metodologjisë të shkencave shoqërore dhe juridike dhe në fushën e terminologjisë juridike. Ka botuar 34 libra autorialë dhe 5 libra si bashkëautor.

Si është manipuluar historia e shqiptarëve ndër dekada




Prof. James Pettifer

Nga: Prof. James Pettifer (Oxford University)

Historia është se si ne e shohim veten në të kaluarën. Në periudhën post-komuniste në tranzicion në Shqipëri dhe gjetiu në Ballkan, ajo ka qenë një temë e diskutueshme dhe e rëndësishme jo më pak se sa ajo ishte nën komunizëm, apo në sistemet e mëparshme politike. Institucionet ndërkombëtare perëndimore, si Bashkimi Europian, kanë bërë financime dhe janë angazhuar për atë që ka qenë konsideruar si 'modernizim' i historisë komuniste të 'rreme' ose të 'shtrembëruar'i. Arsyeja pse unë i hyra këtij studimi ishte se në realitet është shënuar një ndryshim shumë i kufizuar në drejtim të shkrimit ndërnacional të historisë që nga viti 1990, dhe se shumë shkrime historike post-komuniste shqiptare qëndrojnë në kornizat intelektuale në lidhje me identitetin kombëtar, kryesisht në gjuhësi dhe arkeologji, që u zhvilluan në periudhën komuniste. Për më tepër, disa aspekte të të shkruarit pas viteve1990 kanë mishëruar në të vërtetë fuqishëm konceptimet mbarëshqiptare, për shkak të 'ndreqjes' së historive të Ballit Kombëtar në Kosovë dhe ish-Maqedoninë jugosllave Perëndimore / Republika e Maqedonisë, të ndrydhura nga sistemet arsimore titiste dhe enveriste. Rëndësia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në arritjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 ka të ngjarë të përforcojë analizën e traditave partizane dhe jozyrtare ushtarake në historiografinë shqiptare të Kosovës.
Është e rëndësishme që të sjellim ndër mend se historia shqiptare politike, ekonomike dhe ushtarake gjithmonë ka qenë pak e njohur jashtë vendit, në të vërtetë mund të thuhet se për periudha të gjata vështirë se mund të thuhet se kanë ekzistuar këto njohuri. Studimet e huaja janë përqendruar gjithmonë në historinë kulturore, gjuhën dhe letërsinë, nga përkthimet dhe tekstet letrare të botës veneciane të Buzaut dhe pasardhësve të tij ndaj hulumtimeve shkencore të helenizmit austriak nga Johannes von Hahn në shekullin XIXii. Lexuesit anglezë në gjysmën e dytë të shekullit XIX mund të kenë mësuar për Skënderbeun nga poezia e Henri Uadsuorth Longfellout (Henry Wadsworth Longfellow), ashtu si pesëdhjetë vjet më parë Bajroni kish përcaktuar një imazh të Shqipërisë në veprën e tij. Nuk do të kishte qenë e mundur për ta që, në të njëjtën kohë, të shkonin në ndonjë librari në Londër apo Nju Jork dhe të blinin një histori të Shqipërisë, të çdo lloji, qoftë ky një libër i mirë apo i keq.
Në shumicën e kësaj tradite kulturore, figura e Skënderbeut, ikona kombëtare e shekullit të pesëmbëdhjetë ka qenë gjithmonë qendrore, duke mishëruar imazhin heroik të rezistencës më të spikatur popullore shqiptare kundër pushtimit osman. Para tij në gojëdhëna kishte vetëm shtypje, disfata, mister dhe pasiguri. Këta faktorë negativë u rishfaqën pas vdekjes së tij, me vendosjen e qindra vjetëve të sundimit osman. Pas Skënderbeut, shqiptarët u 'zhdukën' në Perandorinë Osmane, për t'u rishfaqur në traditën letrare angleze në periudhën romantike nëpërmjet Bajronit dhe përshkrimeve në poezitë e tij në oborrin e Ali Pashë Tepelenës. Në Francë, një autor si Pukëvili (Pouqueville) kreu të njëjtin rol. Pas rënies së Ali Pashës ndodhi një tjetër eklips i shkurtër, dhe pastaj historia shqiptare 'filloi përsëri' të flasë, në këtë perceptim, në periudhën e Rilindjes të mesit të shekullit të nëntëmbëdhjetë që përkon me ripërtëritjen e ndjenjave kombëtare me formimin e Lidhjeve të Prizrenit dhe të Pejës, pas vitit 1878. Kongresi i Berlinit pa mbërritjen e çështjes shqiptare në stadin diplomatik europian. Një brez pas saj erdhi shfaqja e ngadaltë dhe e pasigurt e shtetit të ri kombëtar shqiptar pas rënies së sistemit otomaniii.
Pas pavarësisë në vitin 1912 dhe dështimit të aspiratëse për bashkimin kombëtar të shqiptarëve në konferencat e mbajtura para Luftës së Parë Botërore, historia shqiptare u përfshi në krizën rajonale që gllabëroi Ballkanin gjatë dhe pas konfliktit botëror. Mbijetesa e kombit ishte problematike dhe pa angazhimin e Shteteve të Bashkuara për një shtet të pavarur shqiptar në periudhën e negociatave të Traktatit të Versajës, kishte të ngjarë që ky territor të ishte ndarë midis Greqisë dhe Serbisë. Historia e periudhës midis luftrave është e njohur mirë, me monarkinë e brishtë zogiste që po gëlltitej nga Italia fashiste e Musolinit në vitet 1930.iv Çfarëdo interpretimesh që janë bërë për atë periudhë, në kuptimin e atmosferës së përgjithshme të historiografisë, duhet thënë se imazhet heroike ishin të pakta. Vetëm në historinë e Kosovës kanë zenë vend episode të tilla dhe këtu flitet për martirizimin, me figura të tilla si Bajram Curri dhe Hasan Prishtina, të cilët luftuan për nacionalizmin shqiptar parimor, duke humbur jetën e tyre në rrethana poshtëruese dhe të vështira.
Por me Luftën e Dytë Botërore, pushtimi nga forcat e Boshtit i Shqipërisë dhe Kosovës siguruan një terren ku diskutimi tradicional i rezistencës heroike ndaj pushtimit kombëtar mund të rifillonte. Ushtria komuniste partizane u përshtat me sukses ndaj instinkteve natyrore të pjesës më të madhe të shqiptarëve kundër forcave të Boshtit, duke zhdukur forcat e tjera të rezistencës, dhe bëri një rezistencë të shquar ushtarake në vitet 1943-1944 për çlirimin e kombit. Duke vepruar kështu, natyrshëm kryen edhe një luftë civile kundër nacionalistëve jo komunistë të bazuar kryesisht në veri të vendit, disa nga të cilët, si familja Kryeziu kishin qenë patriotë dhe që nuk kishin bashkëpunuar me forcat e Boshtit.
Ushtari partizan si individ u bë hero universal, ndërsa nga ana tjetër vetë Partia Komuniste përvetësoi heroiken, pasqyrimin e një kombi të vogël dhe të shtypur që gjeti sërish forcën, për të luftuar kundër pengesave të mëdha të forcave të huaja, dhe për t'i kapërcyer ato. Por ndërsa partizanët padyshim që dominuan forcat e rezistencës në Shqipëri, dhe triumfuan, në Kosovë dhe Çamëri dhe në trevat me shumicë shqiptare në atë që u bë Republika Socialiste e Maqedonisë në kuadër të Jugosllavisë së dytë, historitë në këto vende të ndryshme ishin shumë të ndryshme. Në Çamëri / Threspoti në Greqinë veri-perëndimore popullsia e mbetur shqipfolëse u dëbua ose u vra në vitin 1944 mbi bazën e bashkëpunimit të pretenduar me forcat e Boshtit nga milicia e djathtë e Napoleon Zervës, ndërsa në Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore vetëm shumë pak shqiptarë etnikë kishin qenë aktivë me partizanët titistë. Shumica kishin qenë të lidhur me lëvizjen nacionaliste të pavarur të Ballit Kombëtar e cila u mund dhe u arratis. Kishet partizanë çamë, siç thekson Enver Hoxha në librin e tij mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke "Dy popuj miq", por ata ishin të paktë në numër dhe në situatën kaotike ushtarake në Epir ndërsa fuqia e Boshtit mori fund, çamë të tjerë luftuan në ushtrinë e rezistencës komuniste ELAS dhe disa me Ushtrinë Komuniste Demokratike në fazat e mëvonshme të Luftës Civile greke. Numri i vogël i luftëtarëve partizanë shqiptarë të Kosovës, më i shquari ndër të cilët, Fadil Hoxha u bë më vonë udhëheqës i Lidhjes së Komunistëve në Kosovë, kishte për të kapërcyer trashëgiminë e vështirë të pjesëmarrjes shqiptare në Kosovë në Divizionin SS nazist 'Skënderbeg', i cili ishte përdorur kundër partizanëve malazezë në fazën e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Në Kosovë lideri më i aftë ushtarak i partizanëve shqiptarë etnikë, Kolonel Qemal Brovina u radhit në vitin 1948 me ata që ishin në favor të linjës ruse dhe ai u arrestua nga policia sekrete e Titos dhe u burgos në kampin e punës Goli Otok në Adriatik.v
Në vitin 1945, komunistët shqiptarë trashëguan këtë histori të vështirë.vi Kjo ishte një histori e pranisë kulturore dhe letrare në Perëndim, si dhe një prani antropologjike e hulumtimeve të udhëtarëve të hershëm si Mary Edith Durham, ashtu si historia mbizotëruese e Serbisë në botën anglisht-folëse ishte (dhe mbetet) ushtarake, 'roje te porta' siç tregon titulli i librit të midis luftërave të R.G. Laffan.vii Ajo kishte qenë paraprirë nga vepra të shumta, pak a shumë libra propagandistikë mbi marrëdhëniet britaniko-serbe në periudhën e Luftës së Parë Botërore. Një titull domethënës është ai "Serbia - Parajsa e të varfërit" i Herbert Vivian.viii Vështirësitë e periudhës së Zogut dhe rënia e kombit nën shtypjen e Italisë fashiste të Musolinit i shtuan vështirësitë për historianët. Kishte pak histori të 'mirë' për t'u rrëfyer në shekullin e njëzetë pas Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë në vitin 1912. Në kuptimin e ndarjes me periudha, kemi një shekull të nëntëmbëdhjetë të shtrirë dhe shumë 'të gjatë' në historinë shqiptare, duke filluar nga rreth 1810-a dhe përhapja e njohjes së Ali Pashës, deri në shpalljen e pavarësisë në Vlorë, e cila u fitua vetëm në shekullin e njëzetë më 1912. Për studiuesit britanikë të fokusuar mbi origjinën dhe zhvillimin e idealit kombëtar jugosllav, periudha e ringjalljes kombëtare shqiptare, Rilindja dhe Pavarësia, nuk dha një figurë të vetme heroike të 'babait themelues' për t'u krahasuar me Vuk Karaxhiçin në historinë kulturore serbe. Heronjtë shqiptarë të Kosovës ishin luftëtarë, aktivistë, si Isa Boletini dhe Hasan Prishtina, sikurse kishte qenë në të vërtetë edhe Skënderbeu. Shkrimet e historianit të madh prusian Leopold von Ranke krijoi një model të ngjashëm të perceptimeve në botën gjermanike, ku studimi i tij për shfaqejn serbe dhe malazeze nga botët otomane dhe veneciane në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të, krijuan kredencialet 'heroike' të këtyre kombësive si faktorë kryesorë në Ballkanin pas Napoleonit.ix
Në vitet e pas Traktatit të Versajës dhe marrjes së pushtetit nga Ahmet Zogu (i cili më vonë u bë Mbret), pak shkrime të konsiderueshme historike u prodhuan në Shqipëri. Tradita historike ishte ende kryesisht gojore, kjo ndodhte më së shumti edhe ne Jugosllavinë e sapo-krijuar. Ishte koha e veprës me krijime të zgjedhura të folklorit epik të Lordit Albert, Milman Parry-i e të tjerëve, ndërkohë që veprat epike i tejkalonin kufijtë kufijtë bashkëkohorë të kombit, sikurse tregon përzgjedhja e Parry-t për kufijtë aktualë shqiptaro-malëzezë dhe serbë. Këto krijime epike ishin në një kuptim real, historia e etnosit në këndvështrimin Rankeian. Shtysë themelore e qeverisë së re komuniste pas vitit 1945 ishte për ta vënë historinë, ashtu si dhe pjesët e tjera të shoqërisë, në baza "shkencore". Kjo bëhej për të kombinuar me fushatat kundër analfabetizmit masiv - para vitit 1939 vetëm një pjesë e vogël e popullsisë mund të lexonin dhe shkruanin, ndërsa arsimi i mesëm dhe i lartë nuk mund të imagjinoheshin jashtë disa qyteteve më të zhvilluara si Korça dhe Shkodra, madje në një farë mase edhe në kryeqytetin Tiranë. Në zonat rurale dhe malore, analfabetizmi ishte thuajse masiv. Kjo fushatë kundër analfabetizmit bëri që të dukeshin disa përparime të ndjeshme drejt modernitetit në disa fusha. Në zhvillimin e arsimit të lartë, pas vitit 1955, në disiplinën kryesore të historisë së lashtë të arkeologjisë ishin shënuar përparime. Ata u ngritën mbi përpjekjet e paraluftës të arkeologëve të huaj si Ugolini në Butrint dhe Leon Rey në Apolloni, të cilat u morën përsipër nga një brez i ri i studiuesish vendas, si Hasan Ceka. Ky hulumtim u përqendrua në objektivin e përforcimit të origjinës ilire të popullit shqiptar, si dhe të fillesës së tyre.x Pra, në shumë mënyra, kjo shënoi sjelljen e çështjeve bashkëkohore kombëtare në traditën intelektuale shqiptare. Puna ndoshta mund të krahasohet me vendosjen e gurëve të themelit për një ndërtesë të madhe, që kishte të bënte me ndërtimin e një historie në vazhdimësi të aktivitetit dhe arritjeve shqiptare. Ilirët ishin kooptuar në 'idealin heroik' të komunizmit në të tashmen shqiptare, me gjithë implikimet e zakonshme të një etnosi që luftonte kolonizimin e jashtëm nga Greqia dhe Roma. Por sigurisht, dihet pak për shumë aspekte të shoqërisë ilire, pasi ata fare pak gjëra të shkruara kanë lënë pas. Kështu ata kanë kontribuar ndjeshëm në bërjen heroike, por pjesërisht mitike - të imazhit të së kaluarës shqiptare, ndërsa disa figura të shquara të botës klasike dhe atë para-klasike, si mbreti Pirro i Epirit, ishin quajtur proto-shqiptarë. Pirro është simbolikisht i rëndësishëm, pasi e kaluara e tij ishte e lidhur me rezistencën ndaj pushtimit të huaj dhe mbrojtjen e territorit të vendit, një temë kryesore politike kjo për komunistët shqiptarë gjatë gjithë periudhës së sundimit të tyre nga viti 1945 deri në 1990. Regjimi komunist mund të thuhet se ka pasur disa suksese të vërteta në këtë drejtim, ndërsa arsimi shqiptar deri në ditët e sotme i ka pranuar këto 'zbulime', si pjesë e urtësisë së pranuar kombëtare dhe që është tërësisht e pakundërshtueshme. Rrëfimi i komunistëve ka vazhduar të mbetet një rrëfim kombëtar edhe gjatë viteve të gjata të qeverisë së djathtë të Dr. Sali Berishës në periudhën post-komuniste. Është ndoshta domethënëse se statuja e madhe e Partizanit heroik që simbolizon çlirimin e qytetit ka mbijetuar në qendër të Tiranës gjatë periudhës së Berishës, pa shqetësim, ndërkohë që pothuajse të gjitha monumentet e krijuara gjithandej në kohën e Partisë së Punës janë shkatërruar, duke përfshirë edhe të gjitha statujat e vetë Enver Hoxhës. Partizanët me imazhin e tyre heroik vendor kanë mbetur të ngulitur në një mënyrë të ndershme në shkrimet historike si dhe në artin publik historik dhe praktikën ikonografike. Polemikat e forta mbi përpjekjet e qeverisë së parë Berisha ndërmjet viteve 1992 dhe 1996 për të modernizuar mozaikun në pjesën ballore të Muzeut Kombëtar në Tiranë kushtuar Luftës së Dytë Botërore e ilustrojnë më së miri këtë situatë. Kjo sigurisht nuk është e vërtetë për periudha të tjera të historisë kombëtare, siç demonstrohet me një pamje nënçmuese nga autori i shquar Ismail Kadare për të gjithë periudhën osmane të historisë shqiptare. Kur në vitin 1996 qeveria turke pagoi për ngritjen e një statuje në qendër të Tiranës, për një Pasha të shquar që kishte kontribuar në themelimin e qytetit osman, këshilli i qytetit u kritikua gjerësisht pse e lejoi atë.
Në Kosovë dhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë situata me shkrimet historike ka qenë mjaft e ndryshme. Në këto hapësira që nga viti 1990, historia e periudhës së Luftës së Dytë Botërore ka ndryshuar tërësisht, kështu që në një qytet të rëndësishëm si Tetova, ekziston vetëm ai rrëfim që mund të quhet 'ballist' dhe në mësimdhënie nëpër shkolla dhe në tekstet e reja, si dhe në studimet vendore të bëra kohët e fundit nga historianët shqiptarë të Maqedonisë, pothuajse pa përjashtim mishërojnë tregimin ballist. Në Gostivar dhe në treva të tjera perëndimore të FYROM-it/Republikës së Maqedonisë statujat partizane janë dhunuar dhe shkatërruar shpesh gjerësisht. Tradita partizane këtu, ashtu si në pjesën më të madhe të Kosovës, është parë nga shqiptarët si 'sllavokomuniste', ku raca, etnia dhe një opinion marksist janë shkrirë në një. Në përdorimin e këtij termi, nacionalistët shqiptarë mbi të Djathtën politike duken të pavetëdijshëm pasi ata janë duke përdorur një term që është shpikur në Greqinë nacional-shoviniste të Metaxasë; transferimi i kuptimit nga zbulimet arkeologjike rreth Ilirisë së lashtë te shkrimet historike ka qenë i vështirë.
Në qendër të praktikës komuniste ishte kërkimi për histori të 'mirë' kombëtare, siç tregohet më lart. 'Mirë' domethënë 'heroike'. Historia e lashtë ishin transformuar nga arkeologët nga 'keq' - imperializmi i lashtë grek dhe pushtimi romak - në 'mirë' ku kishte tani një shfaqje të botës indigjene 'ilire' - edhe pse lidhja e saktë me shqiptarët moderne është e mezidukshme për disa. Por antikiteti i vonë dhe periudha mesjetare ishin shpesh të panjohura, me vetëm përcaktimin e një populli shqiptar në njëfarë mënyre. Periudha e Skënderbeut u pasua nga e ashtuquajtura 'zgjedha osmane'. Arkeologjia shkencore ishte ndoshta trashëgimia më e qëndrueshme e periudhës së hershme komuniste. Ajo ndryshoi ekuilibrin e gjithë rrëfimit, siç është provuar bota klasike në Shqipëri, ku lavdia greke dhe romake në një qendër si Butrinti është ndërtuar në fakt fizikisht mbi muret e lashta ilire. Kjo i kujtonte Enver Hoxhës dhe bashkëpunëtorëve të tij se Shqipëria ishte e rrethuar nga fqinjë armiqësorë, sidomos Greqia, e cila shpesh kërkon të denigrojë trashëgiminë e lashtë ilire dhe kjo ishte dhe ende është e lidhur me disa mendje ekstremiste greke për ambiciet irredentiste për të aneksuar pjesë të Shqipërisë jugore. Nëse e kaluara e lashtë ishte edhe ilire, si edhe greke dhe romake, Shqipëria ishte më e sigurt si një shtet. Kështu, kur historia nacionaliste e kombeve të tjera të Ballkanit si Kroacia ishte ngritur gjithashtu mbi 'Ilirianizmin', diku tjetër ai ishte pjesë e një narrative të shekullit të nëntëmbëdhjetë, që më vonë u modifikua ndjeshëm dhe aspektet ilire ose u zbehën, ose u braktisën krejtësisht nga periudha e Traktatit të Versajës, në Shqipëri nuk ishte ndërtuar ashtu siç duhej mbi baza racionale deri pas vitit 1945. Ndërsa arkeologjia, ndryshe nga gjuhësia, është gjithashtu një temë gjerësisht popullore studimi nga akademitë dhe universitetet e huaja, ndërsa lidhjet me diskutimet popullore mbi ndërtimin e identitetit kombëtar në rrugë gjuhësore nuk janë bërë. Ka me qindra programe në televizionet europiane dhe amerikane çdo vit të frymëzuara nga zbulimet arkeologjike, por pak ose asnjë nuk ka që të lidhet me shkencat gjuhësore.
Si u kapërcyen këto boshllëqe dhe pengesa? Historia që jepej në shkolla dhe tekstet mësimore ishin një problem parësor. Në mungesë të një universiteti funksional në Tiranë për disa vjet pas 1945-s, çështjet e mësimdhënies së historisë në arsimin e lartë ishte urgjente. Pas shkëputjes me Titon në vitin 1948, imazhet pozitive të jugosllavizmit, në kuptimin më të gjerë, u hoqën nga programet mësimore. Gjithsesi, një dimension 'grek', ishte ruajtur. Zbulimet arkeologjike tregonin se ishte e pamundur të lije pas dore rolin e kolonizimit klasik grek në sjelljen e urbanizmit dhe 'qytetërimit' në trevat jugore shqiptare. Por ndoshta më i rëndësishëm ishte roli i shqiptarëve në Luftën greke të Pavarësisë. Kjo prodhoi imazhe heroike për të rinjtë e pjesëmarrjes shqiptare (udhëheqja shqiptare në disa vende, si në ishujt Hidra dhe Spetses, ose pjesë të Epirit jugor) në luftën për pavarësinë greke si edhe në luftën e gjatë anti-osmane. Imazhet ishin gjithashtu tradicionalisht të përshtatshme si, fjala vjen, për luftën e burrave (apo grave, siç ishte rasti i Bubulinës, heroinë detare arvanitase në ishullin e Spetses në Gjirin e Saronikut) që me armë në dorë luftuan kundër një okupatori të huaj. Për Hoxhën dhe komunistët kjo ishte një histori shumë e dobishme. Heroikja kishte hyrë në tregimin modern nacionalist. Megjithatë, edhe në këtë periudhë ka pasur vështirësi. Figura e tmerrshme e Ali Pashës paraqet probleme për historiografinë shqiptare. Ai ishte padyshim 'shqiptar' në kulturën e tij të përgjithshme, por ai ishte gjithashtu një epirot që fliste mirë greqisht dhe ishte një tiran autoritar dhe shtypës i popullit. Edhe në vitet 1990 ishte e mundur të shihje vendbanimet e braktisura në Shqipërinë jugore që kurrë nuk qenë rindërtuar pas luftërave midis bejlerëve në periudhën e sundimit të tij dhe zhvillimet e mëvonshme kaotike.
Në pedagogjinë hoxhiste u përshtat një metodë shumë autoritare, nga 'lart poshtë' e 'ndriçmit' kombëtar. Një format me 'pyetje dhe përgjigje' ishte miratuar në mësimdhënien e historisë në shkolla, të cilat nxënësit i mësonin përmendsh. Kishte përgjigje 'e drejtë' dhe 'gabim' në të gjitha problemet historike, ndërsa nuk ishte inkurajuar debati i bazuar në dëshmi. Debati në arsimin e lartë ishte gjithashtu i rrallë, edhe në Universitetin e Tiranës, pasi ai u krijua, ndërsa hulumtimet objektive historike, përveçse në arkeologji, nuk ekzistonin. Përgjigjet ishin shpesh të kufizuara sa dhe pyetjet, ndërsa disa aspekte të teksteve shkollore të historisë në fillim të periudhës komuniste kanë një cilësi fetare që mund të shihet më shumë si një kundërmim i mësimit fetar se sa mësimdhënie normale e historisë. Kjo, sigurisht, mund të vërehet se nuk ishte e re në kulturën shqiptare, apo një produkt i prioriteteve marksiste-leniniste apo politikës enveriste. Thënia e famshme e nacionalistëve të shekullit të nëntëmbëdhjetë se 'Feja e shqiptarit është Shqiptaria' e përmbledh këtë mjeshtërisht. Të kuptuarit e studimit historik është kështu në njëfarë kuptimi hegelian, me shpalosjen e një shpirti kombëtar shqiptar, i cili ka ngjyrime të ndryshme fetare. Arkeologjia u bë teologjia praktike e historisë kombëtare. Me gjuhësinë, ishte vendimtar krijimi shkencërisht i themeleve ilire të tablosë kombëtare.
Ajo është gjithashtu një perspektivë thellësisht elitiste, sepse fryma kombëtare mund të jetë në zemrën e të gjithëve, por jo edhe në aftësitë e tyre intelektuale. Ndërmjetësit e arsimuar ishin të domosdoshëm. Para vitit 1945 ata thuajse nuk ekzistonin. Në periudhën zogiste, edukimi shkollor kishte qenë i kufizuar për elitën vogël urbane, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Korçë dhe Elbasan. Nën regjimin e Hoxhës, u ndërmor një fushatë masive arsimimi e përhapur në të gjithë vendin, duke ndjekur në shumë mënyra atë që kish ndodhur në Rusi pas revolucionit bolshevik, apo në Kinë pas vitit 1949. Në aspektin e të kuptuarit popullor të historisë, tradita gojore mbeti shumë e rëndësishme, si kudo në Ballkan, kështu që fëmijët e vegjël në shkollë mësonin se si të shkruanin fjalët e këngëve që kishin mësuar tashmë në prehërin e gjysheve të tyre. Një rrëfim i unifikuar dhe i zhvilluar i historisë kulturore dhe gjuhësore ishte një thirrje më shumë për të përforcuar ndërgjegjen kombëtare dhe për të mbuluar problemet e të kaluarës politike dhe ushtarake. Por sigurisht kjo traditë gojore ishte ajo e 'shqiptarëve', jo e 'Shqipërisë' së pas vitit 1912 . Partia e Punës e Shqipërisë u bë ndërmjetësja që interpretoi frymën historike kombëtare pas vitit 1945, dhe që nuk do të duronte dot kundërshtime për interpretimet që bënte, por mbijetesa e traditës së madhe historike gojore do të zbuste kuptimin e rolit të tyre, për, fjala vjen, figura të tilla si Skënderbeu dhe Isa Boletini që ishin heronj të gjithë shqiptarëve, sikurse tregon statuja madhështore e këtij të fundit, që u ngrit në periudhën komuniste në qytetin përgjithësisht anti-komunist verior të Shkodrës.
Kështu mendimi i intelektualëve komunistë pas vitit 1945 në shumë çështje historike dhe kulturore ishte i padallueshëm nga ai i shumicës së njerëzve, ndonëse shumë njerëz nuk e pëlqyen instalimin e komunizmit. Kjo mund të ndihmojë për të shpjeguar se atë që kanë shprehur shumë vëzhgues të huaj për mbijetesën e diktaturës Hoxha më shumë se sa pritej, në periudhën e krizës së përgjithshme të regjimeve komuniste të Europës Lindore në vitet 1980, që kulmoi me rënien dramatike të viteve 1989-1990. Ajo gjithashtu ndihmon për të shpjeguar vështirësitë që ekzistojnë ende në historiografinë kombëtare. Komunistët nuk kishin asnjë problem me historinë kulturore; në fakt ata e kanë përdorur atë me zgjuarësi për qëllimet e tyre. Ajo u plotësua shpejt nga historia ushtarake e cila pas viteve 1950 shpejt u bë shumë e rëndësishme. Kjo gjithashu reflektoi një ngushtim të pikëpamjeve, një refuzim të mbarëshqiptarizmit në përkufizimin e çështjes kombëtare. Për Partinë e Punës, historia ushtarake, thuajse ekskluzivisht ajo e partizanëve në Luftën e Dytë Botërore ngushtoi fokusin mbi Shqipërinë dhe përjashtoi përfundimisht Kosovën dhe shqiptarët e tjerë fqinjë në një masë të jashtëzakonshme, kështu që në botimet e mëvonshme të historisë zyrtare të Partisë së Punës së Shqipërisë nuk përmendej Kosova. Historia e shqiptarëve në Ballkan në përgjithësi u ngushtua dhe u zhvendos në historinë e vetëm Shqipërisë. Rrëfimi ishte dominuar gjithmonë nga luftërat vendore dhe rezistenca ndaj sundimit të huaj, sidomos atij osman, natyrisht. Rezistenca komuniste partizane ndaj pushtimit të Boshtit në Luftën e Dytë Botërore ishte parë si trashëgimtarja e vetme legjitime e kësaj tradite. Megjithatë, ajo nuk mund të jetë një zëvendësim për një histori koherente kombëtare që mbulon periudhat shumë më të hershme dhe, mbi të gjitha, përvojën historike të shqiptarëve gjatë shekullit të njëzetë, të cilët deri në Luftërat Ballkanike (1912-1913) kishin jetuar së bashku në sistemin osman pa ndarje nga kufijtë e rinj shtetërorë. Në tekstet komuniste, ka pasur shumë, shumë mangësi.
Çfarë ishte lënë jashtë qëllimisht, si periudha me disa nga aspektet jo 'heroike'? Kjo ishte një periudhë madhore. Kjo është periudha e antikitetit të vonë dhe Bizantit. Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tij ndiheshin komodë me botën arkaike dhe antikitetin klasik, siç u tregua më lart, ndërsa origjina 'ilire' e disa perandorëve të vonë romakë ishte gjithashtu e dobishme. Por pastaj dolën vështirësitë. Bizanti ishte një entitet i pakëndshëm për nacionalistët shqiptarë dhe intelektualët marksistë. Kjo ishte një perandori transnacionale me greqishten si gjuhë e saj kryesore, kristianizmi ortodoks jo vetëm ishte fe kryesore, por edhe që mishëronte në thelbin e vet strukturat shtetërore si dhe aparatin ideologjik të shtetit. Në Bizant, pasardhësit e ilirëve në antikitetin e vonë dhe në periudhën e hershme mesjetare, proto-shqiptarët, janë praktikisht të padukshëm. Njohuritë moderne bizantine që shpesh theksojnë kontradiktat dhe diversitetin brenda Bizantit dhe më pak përqendrohen në rolin e gjuhës greke nuk janë ende evidente. Edhe pse fjala "shqiptar" shfaqet për herë të parë në një kronikë bizantine, ne dimë pak për këta njerëz të cilët me të vërtetë ishin. Vepra prej dijetari e Alain Ducellier në Francë dhe historianë të shumtë në Shqipëri e kanë ndryshuar tani këtë, por zbulimet e tij nuk ishin në dispozicion të historianëve shqiptarë deri pas viteve 1960. Është gjithashtu e vërtetë se Ducellier ishte një nga themeluesit e historisë së Adriatikut, po aq sa dhe historisë së Shqipërisë. Shqipëria e tij dhe shqiptarët janë një popull bregdetar, më shumë se një popull malësor, dhe kjo është e rëndësishme në diskutimin e disa çështjeve që përfshijnë formimin dhe ndërtimin e identitetit kombëtar modern. Çështja qendrore me Bizantin pas vitit 1945 për intelektualët shqiptarë ishte ajo "greke" në një kuptim shumë të veçantë, kur roli i trashëgimisë ortodokse të besimtarëve kryesisht jugorë ishte e vështirë për t'u trajtuar për Hoxhën dhe Partinë e Punës. Shumë besimtarë ortodoksë kishin luftuar si shqiptarë patriotë kundër pushtuesve të Boshtit dhe disa kishin qenë heronj dhe heroina partizane. Shumë familje jugore përfshinin si anëtarë të familjes që ishin praktikues të besimit ortodoks dhe gjithashtu anëtarë të Partisë së Punës. Ata erdhën nga pjesa e vetme e Shqipërisë, në jug, ku kishte mbështetje aktive dhe të rëndësishme popullore për komunizmin, ndryshe sidomos nga katolikët të përqendruar në qytetin e Shkodrës dhe në veri-perëndim të vendit. Disa anëtarë të minoritetit grek ishin bërë edhe komunistë aktivë, si në nivel lokal në zonën e minoritetit në jug-perëndim, ndërsa disa edhe në organet më të larta të Partisë së Punës. Por vetë Greqia nën qeverinë e saj monarkiste pas përfundimit të Luftës Civile në vitin 1949 ishte një armik kryesor i Shqipërisë, ndërsa teknikisht ekzistonte një gjendje lufte midis dy vendeve (dhe vazhdon ende në kohën e këtij shkrimi). Shqipëria kishte strehuar refugjatët grekë pas disfatës së Ushtrisë Demokratike në vitin 1949, si dhe kishte dhënë në forma të ndryshme ndihmash praktike, ndërkohë që konflikti i Luftës Civile ishte në zhvillim e sipër. Refugjatët çamë kishin vërshuar në jug të Shqipërisë pas vitit 1944 dhe në popullatën e përgjithshme ata kanë mbetur në kujtesë si një nga aktet më të këqija të nacionalizmit dhe irredentizmit grek.xi
Periudhat e tjera prodhuan pak histori të dobishme, nga pikëpamja e enveristëve, por kjo nuk ndali prodhimin e koncepteve historike, vlera e të cilave është e dyshimtë. Mbretëritë feudale (në qoftë se kjo nuk është një fjalë e dalë mode) të Arbërit sigurisht kanë ekzistuar, por në atë kuptim që ata ishin shqiptarë (ose 'Mbretëri', ose 'Feudale') shpesh është e paqartë. Koncepti rrjedh nga statusi kanonik i shkrimeve të George Ostrogorskit (dhe shumë të tjera europiano-lindore) në historinë shqiptare të kësaj periudhe.xii Historianët zyrtarë të periudhës së Hoxhës, Arben Puto dhe Stefanaq Pollo i bazojnë pikëpamjet e tyre të periudhës në ato të Ostrogorskit dhe në një mënyrë të veçantë jokritike. Në periudhën osmane historia e elitës shqiptare nën Perandori, me asimilimin e tyre efektiv dhe përdorimin e gjuhës turke, do të thotë se historia e tyre është pjesë e asaj bote osmane, ndërkohë që në trojet shqiptare pjesa më e madhe e prodhimit letrar mbështetet jashtëzakonisht në traditën gojore dhe praktike.
Kështu historiografia shqiptare në periudhën aktuale është përballur me shumë çështje të pazgjidhura, ndoshta më e rëndësishmja qëndron në paqartësinë rreth asaj se sa larg historia e shqiptarëve brenda kufijve të shtetit aktual me të vërtetë është e pavarur nga ajo e shqiptarëve farefisnorë në shtetet fqinje dhe me historinë më të gjerë të shteteve fqinje në përgjithësi.xiii Vendet ballkanike janë marrë shumë më gjatë se qeveritë komuniste për të zgjidhur këto çështje komplekse nga sa mund të pritej, ashtu siç është harxhuar më shumë se sa mund të pritej në vitet 1990 për rajonin në ecjen drejt demokracive të qëndrueshme e të pavarura.

ZOTIMET E GJENERALIT PA USHTRI




Ministri i FSK-së Agim Çeku, i shoqëruar nga përfaqësues të ambasadave të juaja dhe atashe ushtarak të akredituar në Kosovë, kanë vizituar sot togun e tretë të deminimit të FSK-së, të vendosur në Luzhnicë të Suharekës, të cilët janë të angazhuar në pastrimin e terrenit nga lëndët shpërthyese.

I impresionuar me punën e trupave të FSK-së, zv. ambasadori i Amabasadës Britanike, Xhon Preston , vlerësoi lart punën dhe angazhimin e ekipeve të deminimit në mbrojtjen e jetës së qytetarëve, nga rreziku që këto mjete paraqesin.

Ministri i FSK-së Agim Çeku, tha se, në këtë vizitë, që së bashku më ndërkobëtarët po i bëjnë ekipeve të deminimit, po ju tregojnë atyre se, FSK-ja është e gatshme të radhitet në krah të forcave paqeruajtëse si ofruese e sigurisë dhe jo vetëm si konsumuese e saj.

Ministri Agim Çeku, bëri gjithashtu edhe shpërthimin e një mjeti, të zbuluar nga deminuesit e FSK-së në këtë teren.

Në vitin 1999-të në Kosovë, janë identifikuar 4520 zona të rrezikshme, ndërsa në vitin 2013-të, kemi gjithsej 54 zona të rrezikshme dhe 44 zona të dyshuara. Gjatë periudhës 1999-të, deri në vitin 2012-të, në 103 milionë metra katrorë , janë gjetur 84.010 mjete shpërthyese, prej tyre 34 265 të pashpërthyera.Që nga viti 1999-të, janë vrarë 115 persona dhe janë plagosur 454 të tjerë , si pasojë e minave dhe mjeteve të tjera të pashpërthyera në territorin e Kosovës.

U zotuan disa herë se në vitin 2013 FSK do të bëhet ushtri. Por Forca e Sigurisë së Kosovës, pavarësisht përmbushje së kapaciteteve operacionale, do ta ketë statusin e njëjtë edhe për një kohë të padefinuar.


Duket se kërkesat e zyrtarëve janë bërë vetëm për konsum të brendshëm, përderisa ato nuk u janë drejtuar fare NATO`s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Anders Fogh Rassmusen tha se as që ka dëgjuar ndonjëherë se zyrtarët e Prishtinës kanë kërkuar shndërrimin e FSK’së në ushtri.

I heshtur ndaj kësaj deklarate është shfaqur Ministri i FSK’së, Agim Çeku, i cili e ka gradën e Gjeneralit, e dikur edhe thoshte se "një shtet pa ushtri nuk është shtet" dhe zotohej se Kosova do të bëhej shtet i plotë.

Një shpjegim rreth dështimit të avancimit të FSK’së në ushtri e dhanë për Express zyrtarë të Ministrisë së tij.

Zëdhënësii MFSK`së, Ibrahim Shala tha se deri më tani zyrtarisht nuk është kërkuarnjë avancim i tillë për shkak të mospërfundimit të procesit të rishikimit të sigurisë që po bëhet nga grupi punues i Këshillit Kombëtar për Siguri e që vepron në kuadër të ekzekutivit.

“Ende është në proces rishikimi. Varet prej dinamikës qysh punon ai grup punues i Komisionit, që nuk është Komision i FSK’së por i shtetit është grup punues i shtetit që udhëhiqet prej Këshillit Kombëtar të Sigurisë”, tha Shala për Express të mërkurën.

Kritikat më të mëdha për ngecjen në këtë proces Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e FSK’së, Ahmet Isufi ia adresoi Qeverisë së Hashim Thaçit.

“Qeveria e Kosovës e ka neglizhuar procesin e avancimit te Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës madje edhe deklarata e zotit Rassmusen është shpjeguesi më i mirë se kjo Qeveri është duke stagnuar në të gjitha segmentet”, tha ai.

“Ka pasur rastin që me rastin e rishikimit të strukturës së FSK’së dhe sigurisë në vend të pozicionohet duke pasur parasysh edhe kalimin e mandatit të FSK’së të paraparë me dokumentin e Presidentit Ahtisari e që është pesë vite, që ta shndërrojë në ushtri dhe pjesë të NATO’s”, shtoi Isufi.

Ai bëri të ditur për Express se Komisioni i tij i ka rekomanduar Ministrisë së Çekut që pas vlerësimit të NATO’s, FSK’ja të vihet në pozicionin e ri, atë të avancimit.

Por sipas tij, Qeveria nuk i ka kryer veprimet e duhura. “Arsyetimet e Qeverisë për ngecjen e këtij procesi si pasojë e rishikimit të sigurisë kombëtare dhe dialogut me Serbinë në një farë mënyre janë pengesë për vetveten nga ana e Qeverisë, nuk është dashtë të bëhen ato arsyetime”, tha ai.

Rrishikimi i sigurisë në vend sipas tij pritet të përfundojë në fund të këtij viti. Derisa Çeku ka paralajmëruar se deri në janar të vitit të ardhshëm do të merret vendimi se si do të funksionojë sektori i sigurisë më tutje.

Në anën tjetër, gazeta amerikane “Washington Post” kishte shkruar ditë më parë se Kosova në fund të dialogut me Serbinë synon të bashkohet me NATO’n.

Për këtë arsye, sipas gazetës amerikane, Kryeministri Thaçi ishte së fundi në Washington

“Ai ishte duke shpresuar se administrata e Obamas do të bënte presion që Aleanca të marrë hapa paraprak për të pranuar vendin e tij”, kishte shkruar Washington Post.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka 2,500 pjesëtarë aktivë dhe 800 rezervë.

2013-07-09

ÇFARË DO TË NDODHTE ME NJË SHOQËRI TË PAKORRUPTUAR



“Out of touch” është një film që po përgatitet të jetë premierë në vjeshtë dhe që mban si autor kineastin dhe regjisorin Andi Deliana. Ngjarjet zhvillohen hipotetikisht në vitin 2012, ndërsa autori mëton që qëllimi është për të treguar se “kemi të bëjmë me një shoqëri të korruptuar deri në qelizë”

Nga Arben Lagreta

Rreth një vit pas lajmërimit edhe në disa media shqiptare të projektit të filmit të tij të ri “Out of touch” (“Shkëputje nga realiteti’), kineasti dhe regjisori Andi Deliana ndodhet në njëfarë mënyre fizikisht dhe virtualisht ndërmjet Nju Jorkut dhe Tiranës. Pasioni, këmbëngulje përpara vështirësive të paparashikuara të hasura në “fshatin” tonë ku vjet, në vjeshtë, u bënë edhe xhirimet, si dhe përzgjedhja edhe në minutën e fundit e ndonjë prej aktorëve të këtij filmi, tashmë kanë mbetur pas. Andi ndodhej përkohësisht në Tiranë, për tu rikthyer aty përsëri gjatë pushimeve, si dhe në vjeshtë kur do të organizohet edhe premiera e filmit të tij. Tashmë 7 muaj pas përfundimit me sukses të xhirimeve në Tiranë të filmit të tij si regjisor, skenarist dhe drejtor, Deliana duket më i qetë dhe më i mbushur profesionalisht. I mësuar edhe me “huqet’ dhe me të papriturat profesionale që hasi në Shqipëri, Andi flet më i çliruar dhe me optimizëm për paraqitjen dinjitoze të filmit të tij në tregun ndërkombëtar …

Ç’mund të na thoni në lidhje me procesin aktual në të cilin ndodhet filmi pas fazës së xhirimeve të tij vjeshtën e kaluar në Tiranë?
“Xhirimet mbaruan vjet në fund të nëntorit dhe tani filmi ndodhet në procesin përfundimtar të montazhit në Los Anxhelos. Montazhieri aktual i tij është Randy Vandegrift që është edhe një ndër producentët kryesorë të filmit. Besoj se në fillim të vjeshtës filmi do të jetë gati për premiere në Tiranë, New York, Los Angeles dhe më pas edhe në vende të tjera”.

Cili është sipas jush mesazhi që “Out of touch”përcjell te publiku shqiptar dhe më gjerë?
“Në këtë film unë kam hedhur një hipotezë, bazuar në një shoqëri problematike si e sotmja, ku vlerat janë kthyer në antivlera dhe e anasjella. Dhe konkretisht; Ç’farë do të ndodhte sikur në Shqipëri të vinte në pushtet një qeveri e pakorruptuar? A do të mund të rregulloheshin gjërat? Këtë hipotezë unë e vërtetoj me antitezën se gjërat nuk do të shkonin dhe aq mirë. Do të vazhdonte kaosi dhe mbase edhe më tepër akoma. Ngjarjet në film zhvillohen në vitin 2012, pra në një të ardhme të afërt dhe në vend ka fituar zgjedhjet një mazhorancë e re, as e majtë as e djathtë por një koalicion i qendrës, siç e kam quajtur unë dhe që në të vërtetë nuk ekziston në Shqipëri dhe që ka krijuar edhe qeverinë e paprovuar ndonjëherë. Tani pyetja shtrohet; Po tani që qeveria është e pastër dhe e pakorruptueshme a do të përmirësojë gjërat? A do të korruptohet tashmë qytetari i thjeshtë meqë qeveria është e ndershme? Po jetesa e qytetarëve a do të përmirësohet? Përgjigja që unë jap në film është se fajin nuk e ka vetëm qeveria por sigurisht edhe popullata. Në një farë mënyrë çdo qeveri meriton popullatën që ka. Pra kemi të bëjmë me një shoqëri të korruptuar deri në qelizë, që është familja. Unë këtë besoj”.

Si e parashikoni ecjen në treg të filmit tuaj? Dhe ku mendoni ju se ky film do të pritej më mirë, në tregun Evropian apo në Amerikë?
“Me të mbaruar krejtësisht filmi, me kontaktet që kemi do të mundohemi që të jemi më pranë një tregu filmash zhanri, sepse ky film është i tillë. Normalisht tregje të tillë janë të shtrirë në Amerikë dhe në Evropë. Ky lloj tregu është më atraktiv për ne me produktin tonë. Aktualisht kemi kontakte me distributor në Amerikë dhe Evropë. Ata na e kanë kërkuar filmin që ta shikojnë sapo të jetë gati. Pra kemi bërë deri tani këto bisedime paraprake me këta distributorë të cilët mund të jenë të interesuar për blerjen e filmit. Ndërsa për pjesën e dytë të pyetjes, unë besoj se filmi do të tërheqë më tepër publikun evropian por edhe atë kanadez. Pra fus këtu edhe Kanadanë si një hibrid ndërmjet Evropës dhe Amerikës përsa i përket mënyrës së jetesës ashtu edhe kritikës kinematografike në veçanti. Por jemi të mirëpritur edhe në tregun amerikan të filmit sepse tashmë e kemi provuar dhe kemi kontaktuar siç ju shpjegova më lart. Në Amerikë ne do të hyjmë tek seksioni i filmave internacionalë. Ky është parashikim dhe qëllim. Se çfarë do të arrijmë këtë do ta tregojë rezultati final”.

Kush janë “lojtarët” dhe faktorët kryesorë që bënë të mundur realizimin e këtij filmi?
“Një ndër financimet kryesore të filmit është realizuar nga Qendra Kombëtare Kinematografike Shqiptare. Po kështu filmi ka fituar një donacion edhe nga Organizata “South East European Cinema Network” . Kjo është një organizatë e 11 shteteve ballkanike në të cilën bën pjesë edhe Shqipëria, e cila financon dhe ndihmon projekte të tilla të shteteve pjesëmarrëse. Kjo organizatë mund të na ndihmojë edhe në shpërndarjen e filmit në Ballkan. Ndër investuesit kryesorë janë edhe producentët e mi në SHBA, Randy Vandegrift që është edhe montazhieri i filmit, si dhe Peter Orphanos. Ndihmë subvencioni dhe teknike gjatë realizimit të filmit kemi pasur në Shqipëri nga Kube Studio e Erfort Kukes si dhe Blendi Kalivaçi, që është një ndër producentët e TV BBF. Unë përveç regjisori dhe drejtor i këtij filmi jam edhe skenarist së bashku me Enkel Demin”.

Le të vijmë tani tek aktorët kryesorë që luajnë në “Out of touch” apo “Shkeputje nga realiteti”. Mbaj mend se qysh vjet gjatë xhirimeve më keni pohuar se keni zëvendësuar një pjesë të mirë të artistëve të parashikuar për arsye të ndryshme.. Diçka konkrete për lexuesin…
“Disa nga aktorët e parashikuar në film nuk morën pjesë. Kanë qenë planifikuar Adem Karagaj i Maqedonisë, Olta Gixhari, Eljona Thomaraj, Lulzim Zeqja etj të cilët kanë një farë eksperience dhe njihen. Në vend të tyre kanë hyrë aktorë të tjerë. Arsyet e zëvendësimit kanë qenë nga më të ndryshmet. Mund t’ju them psh. Se Ademi ka qenë shumë i zënë, Olta Gixhari ishte një opsion por rastisi që edhe ajo ka pasur një impenjim te sajën në një film tjetër. Arsye të ngjashme ka pasur edhe Lulzim Zeqja e kështu me radhë...Aktorët që kanë interpretuar në rolet kryesore janë Gentjan Zenelaj, Laert Vasili, Rozi Kostani, Kastriot Hasa, Elidon Alikaj, Esmeralda Stafa, etj. Kanë luajtur edhe aktorë nga trevat shqiptare si nga Kosova Shaban Gashi, nga Maqedonia Sefedin Shabani dhe Xhevdet Jasharaj, nga SHBA ka ardhur Kastriot Hasa I cili luan aktualisht në televizione lokale në Los Anxhelos si dhe në disa filma në Hollivud. Nga Greqia ka qenë Laert Vasili i cili punon atje prej vitesh në teatër dhe televizion ndërsa nga Suedia, Arban Përlala që është faktikisht këngëtar repi dhe i njohur si i tillë në Greqi dhe në Shqipëri. Ndërsa një aktore e huaj në këtë fil ishte Tatjana Cyotuba e cila është greko-moldave”.

Cila është e reja që ka sjellë zbatimi në terren i projektit të këtij këtij filmi?
“E reja që ka sjellë ky projekt është në disa aspekte; kështu ka të reja në mënyrën e aktrimit, në punën me aktorët, në punën me kameran. Them se kemi një estetikë krejt të re në ndërtimin e ngjarjes, narracionin e filmit, si dhe në montazhin e filmit. Këto janë të reja që kanë të bëjnë direkt me projektin e këtij filmi, ndryshe nga filmat që janë realizuar më parë në vend. Me pak fjalë, në Shqipëri vijon të punohet në filma me një narracion linear, pra kemi një histori ku lëvizet nga ngjarja A tek ajo B, C e kështu me radhë duke ndjekur kronologjinë e ditëve dhe muajve të skenarit. Kurse ne lëvizim shumë në kohë duke filluar pasdite, në mëngjes, mbrëmje, prapë kthim mbrapa. Thyhet kështu linja kohore, në thelb ngjarja. Përsa i përket aktrimit mund të them se më shumë se gjysma e aktorëve që luajnë janë amatorë, pra nuk janë aktorë por njerëz që janë përzgjedhur nga rruga apo kanë ardhur me dëshirë në audicion edhe pa luajtur më parë në ndonjë film tjetër. Unë i kam përzgjedhur duke i parë në film si tipa. Kam punuar shumë me ta sepse kam besuar se ata do të më sillnin personazhin që unë kërkoja. Kjo metodë është shumë praktike dhe unë jam bazuar në metodën e një kineasti dhe themeluesi të një teatri të veçantë në Francë pas viteve ’70 I cili quhet Antonin Artho. Ai themeloi teatrin dhe metodën e vet të punës me aktorët që kërkonin të ishin sa më realë, sa më pranë realitetit. Pra, në bazë të kësaj metode duhet te gjesh një aktor që të ngjajë si personalitet me personazhin tënd. Unë me këtë rast pata edhe aktorë amatorë që ngjanin shumë pikërisht me personazhet që kërkoja unë dhe natyrisht kishin edhe talent. Prandaj edhe i thirra, bashkëpunova me ta dhe i futa në film. Ndërsa përsa i përket punës me kameran jemi munduar që të punojmë me thyerjen e aksit 180 gradë si dhe duke shfrytëzuar shumë plane me disa ndryshime të tjera teknike të cilat sjellin një risi sikur kjo ngjarje që tregohet në film është e parë nga lart. Kemi përdorur shumë herë helikopterin duke xhiruar plane të mëdha të qytetit si pauza temporal ndërmjet skenave. Këtë e kemi bërë me qëllim që ta ngremë shumë lart ndërgjegjen e shikuesit, pra për ta parë këtë si një film që nuk e prek direkt atë. Pra ndonëse ngjarje të rënda si ato të filmit ndodhin përditë në Tiranë me tentojmë për të mos paragjykuar popullatë, si për t’i thënë: “Ja se c’po ndodh në këtë film. Pavarësisht se ngjan me juve ne po tregojmë një ngjarje tjetër. Kurse në montazh sjellim prapë një risi që ka të bëjë me kinemanë modern, montazhin jolinear i cili është përdorur shumë në vitet ‘2000 dhe në vijim. Eshtë një metodë e re pune në montazh. Unë kam studiuar për “Kinema-Autor” në Kanada, pra nuk kam bërë një kinema të thjeshtë me një personazh. Përkundrazi këtu kemi 4 personazhe që përzihen me njëri-tjetrin brenda harkut kohor të një dite dhe kjo përzierje tregon një narracion jolinear”.
Në mbyllje diçka për planet tuaja të së ardhmes së afërme…
“Aktualisht po punoj për një projekt tjetër filmi me metrazh të gjatë të cilit po i mbyll skenarin. Pra jam skenarist. Skenari bazohet në romanin e Fatos Kongolit “Tek porta e Shën Pjetrit”. Titulli i filmit është “Tirana blu” dhe regjisor është Spartak Pecani. Tjetër, është biseduar me producentin në Los Anxhelos dhe me një bashkëpunëtor në Greqi për të bërë një film tjetër ku unë do të jem skenarist, regjisor dhe bashkëproducent. Ky film do të jetë tipik zhanri ku përzihet thriller me gangster. Eshtë historia e 4 shokëve shqiptarë, emigrantë në SHBA, që janë përzier me jetën e errët që bëjnë njerëzit në Bronks. Ata i përkasin një klani mafiozësh në këtë zonë dhe vetë janë gangster të nivelit të ulët. Filmi do të zhvillohet krejt në anglisht dhe do të xhirohet në pjesën më të madhe në SHBA, konkretisht në Bronks të New Yorkut dhe vetëm për pak në Greqi. Meqë 4 personazhet kryesore përfaqësojnë 4 shokë shqiptarë do të ketë vetëm ndonjë përzierje të vogël në shqip. Një pjesë e buxhetit më është premtuar që tani nga producenti dhe nga një person tjetër që do të investojë dhe brenda vitit do të kërkoj edhe financimin e pjesës tjetër të filmit për xhirimet që do të bëjmë në SHBA. Besoj se kaq të dhëna janë të mjaftueshme për dy projektet e mësipërme. Vazhdimin dhe detajet për dy projektet e mësipërme le t’ia lëmë kohës…”.


From: Vedat Shehu <ved_shehu@yahoo.com>

To: "Sterkala@yahoogroups.com" <Sterkala@yahoogroups.com>
Sent: Friday, 12 July 2013, 3:50

Subject: Re: [Sterkala] ÇFARË DO TË NDODHTE ME NJË SHOQËRI TË PAKORRUPTUAR

Sipas mendimit tim, idea e filmit, qe  gjoja shoqeria shqiptare nuk mund te permiresohet nga pushtetaret e ligjeve, te drejtesise dhe organeve ndeshkuse ne mbrojtje te drejtesise, sepse eshte e qelbur ne qelizen e saj, eshte rrenjesisht ccnjerezore. Familja ka rolin e vet, por familja primitive me pronen, truallin, shtepine, macen, qenin, qete, mushken apo qerene transportit apo kalin ne vent te veture se sotme, u zevendsua me familjen e apartamenteve dhe me forcen e kraheve dhe te mendjes. Kjo u arrit, pikerisht, prej autoritetit dhe fuqisee qe fiton dhe mbart organizimi i shtetit modern industrial dhe i industrializimit te bujqesise. Kete e arriteen dhe e bene pushtetaret, qofshin te zgjedhur apo te pazgjedhur. Familja e sotme, ne se nuk i ka ato qe i ka pas siguruar me pronen apo kapitalin e vet, kerkon, nga ky shtet modern i industrializuar apo ne industrializim e siper, para lirise sigurimin e dy gjerave jetike: pune tama dhe mbrojtje tamam. Keto ne asnje shtet te botes familja nuk i siguron vete. Familja, pa prone pa kapitale, ka te siguruara nga vetia vetem aftesine gjenruese. Prandaj pergjegjesia eshte inkluzivisht e atyre qe marrin ne dore shtetin, perpilojne ligjet, organizojne zbatimin e ligjeve dhe mbrojne familjen nga ata qe shkelin ligjet. Vetem politikanet kapadai kane kurdisur dhe perhapur idene "Jemi bashke-vuajtes dhe bashke-fajtor" dhe se "faji eshte i popullit qe nuk e do demokracine dhe ne nuk ia japim me zorre", apo "populli shqiptar nuk eshte mesuar me demokraci". Pyetja pse s'eshte mesuar, kur demokracia eshte shtet juridik qe e formon dhe e zbaton shteti? Pergjigja:  Politikes se keqe, i takon te justifikohet se gjoja s'eshte e keqe politika dhe ushtrimi mashtrues i saj ne drejtimin e shtetit, por populli eshte i pakomandueshem dhe i korruptuar.
Prof.Dr.Vedat Shehu