2013-07-10

Çështja e Kosovës dhe e tokave shqiptare në Jugosllavi

klieshe

Çështja e Kosovës dhe e tokave shqiptare në Jugosllavi

Shënime
Kur flasim për Kosovën dhe kosovarët nuk kemi parasysh vetëm atë si krahinë gjeografike, por çështjen e të gjitha tokave dhe të të gjithë shqiptarëve që jetojnë brenda kufijve aktualë të RSF të Jugosllavisë, ngjitur me kufijtë e atdheut mëmë, RPS të Shqipërisë.

Në kuptimin më të gjerë e më të plotë këtu është fjala për Shqipërinë dhe për shqiptarët si komb që përbën një problem historik, politik, ekonomik dhe etnik të vetëm. Populli shqiptar ka etnogjenezën dhe formacionin e vet kombëtar të përcaktuar në shekuj, të gjitha tiparet e duhura të një kombi, ka historinë, zhvillimin ekonomik, kulturën dhe zakonet e veta kombëtare shumëshekullore, politikën e tij etj.

Ky është një realitet i pakundërshtueshëm si në planin historik, ashtu edhe në atë politik.

Problemi i shqiptarëve që jetojnë në tokat e tyre në Jugosllavi, nuk është problem i një "minoriteti", i ardhur apo i vendosur diku në një zonë vakum si emigracion ekonomik, as i shkaktuar nga dyndja e Perandorisë Osmane dhe as nga rritja e natyrshme demografike e shqiptarëve që i shqetëson Maltusët e rinj serbomëdhenj. Shqiptarët në Jugosllavi përbëjnë një etni, një popull të formuar në shekuj, që ka historinë, gjuhën, kulturën e vet, një popull autokton, të cilin, siç dihet, fuqitë e mëdha imperialiste e copëtuan, e shkëputën nga mëmëdheu i vet dhe ia aneksuan Jugosllavisë. Këtë askush nuk mund ta fshehë. Çdo interpretim tjetër i këtij problemi e i kësaj çështjeje është arbitar, është një shtrenmbërim, një falsifikim i rëndë e i dëmshëm i historisë. Prandaj problemi i kombit shqiptar, i popullit shqiptar dhe veçanërisht i shqiptarëve në Jugosllavi, që janë një pjese e madhe përbërëse e popullit shqiptar, ka qenrë dhe është një problem i vetëm historik. Populli shqiptar ka luftuar pa pushim e në shekuj kundër armiqve të egër e shumë më të mëdhenj në numër. Në të gjitha këto luftra shekullore, humbjesh e fitoresh, vite robërie, populli shqiptar asnjëherë në historinë e tij nuk e bumbi qenien e vet si komb. Përkundrazi, në çdo rrethanë e ka manifestuar atë me një vitalitet të jashtëzakonshëm e shembullor. Ai nuk e humbi as unitetin e tij dhe as qenien e vet si një shtet në formim dhe në zhvillim.

Perandoritë botërore dhe fuqitë e mëdha nuk e, zhdukën dot etninë kompakte të shqiptarëve, as nuk mundën ta asimilonin, t'i ndërronin kulturën, gjuhën, doket dhe zakonet. Këtë e vërteton vetë qenia e popullit shqiptar. Historia tregon se i vetëm, pa asnjë përkrahje nga fuqi të huaja, të cilat i ka pasur kurdoherë kundër, ai ka rezistuar dhe ka luftuar me sukses për lirinë e kombit të vet dhe për kompaktësinë e tij, ka luftuar për mbrojtjen e pavarësisë si shtet sovran, të kulturës së tij dhe të të drejtave të tij të natyrshme e të ligjshme. Kurdoherë vetëm lufta dhe gjaku i tij i derdhur kanë bërë qëtë arrihej fitorja.

Në Luftën e Dytë Botërore populli shqiptar dhe popujt e Jugosllavisë luftuan së toku e në aleancë të ngushtë armësh kundër pushtuesve fashistë italianë e gjermanë. Edhe shqiptarët që jetonin në Jugosllavi, luftuan me heroizëm tok me ne dhe me të gjithë popujt e Jugosllavisë kundër të njëjtëve armiq. Jo vetëm luftuan së toku, por Ushtria e jonë Nacionalçlirimtare u shkoi në ndihmë partizanëve jugosllavë e vëllezërve kosovarë dhe në tokat e tyre derdhi gjakun e bijve e të bijave të popullit shqiptar. Ne vepruam siç na mësonte Partia Komuniste e Shqipërisë, me ndërgjegje e frymë të lartë internacionaliste. Ne mendonim se kështu do të arrihej fitorja e çlirimit nga popujt e të dy vendeve tona, do të zhdukej robëria dhe do të ndreqeshin gabimet tragjike të historisë së kaluar. Ne besonim se pas fitores çdo gjë do të zgjidhej në rrugën marksiste-leniniste. Garanci për këtë ishin partitë komuniste që udhëhiqnin Luftën Nacionalçlirirntare në të dy vendet. Por bindja jonë te "komunizmi e internacionalizmi" i udhëheqësve jugosllavë, besimi te fjalët e tyre nuk u vërtetuan. Në fakt, udhëheqja e PK të Jugosllavisë nuk e shikoi kurrë drejt e në rrugë marksiste-leniniste çështjen e së ardhmes së shqiptarëve në Jugosllavi, prandaj edhe do ta zgjidhte, siç e zgjidhi gabim e shtrembër, në rrugë nacionaliste dhe shoviniste, plotësisht antimarksiste.

Zgjidhja e gabuar e kësaj çështjeje të madhe e parimore filloi që në mbledhjen e dytë të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Jugosllavisë, mbajtur në Jajcë në nëntor të vitit 1943, ku viset shqiptare në Jugosllavi u përdorën si një mjet për të rregulluar përmasat tokësore e të popullsisë së republikave të Federates, veçanërisht të Serbisë, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi. E ardhmja e shqiptarëve të Jugosllavisë u vendos a priori nga lart, pa aprovimin dhe vetëvendosjen e popullit shqiptar të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi dhe pa as më të voglin konsultim me aleaten e popujve të Jugosllavisë, e interesuar drejtpërsëdrejti në këtë çështje, Shqipërinë popullore. Udhëheqja e PK të Jugosllavisë, në kundërshtim me "politikën e barazisë nacionale" të shpallur në mbledhjen e dytë të AVNOJ-it në Jajcë, shkeli pa të drejtë vullnetin e shqiptarëve në Jugosllavi, të shprehur në mbledhjen themelvënëse të Konferencës së Parë të Këshillit Nacionalçlirimtar për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit, mbajtur në Bujan më 31 dhjetor 1943 deri më 2 janar 1944, që ishte në përputhje me të drejtën e "vetëvendosjes deri në shkëputje" të popujve që përbënin Jugosllavinë dhe që ishte përcaktuar në dokumentet themelore të Partisë Komuniste e të Lëvizjes Nacionalçlirimtare jugosllave.

Për sa i përket konsultimit me Shqipërinë popullore për zgjidhjen e këtij problemi historik, udhëheqja jugosllave e quante a priori të panevojshëm. Ajo ishte kundër një konsultimi të tillë, pse e dinte që një diskutim parimor, marksist-leninist e miqësor në mes udhëheqjeve të të dy vendeve tona, duke marrë parasysh edhe vullnetin e lirë të shqiptarëve që banonin në trojet e tyre në Jugosllavi, do të çonte në një zgjidhje të drejtë dhe aspak shovinisto-arbitrare e nacionaliste si ajo që ndërmori udhëheqja jugosllave.
Asgjë nuk mund t'i mbulojë e t'i justifikojë raprezaljet e përgjakshme kundër shqiptarëve më 1945, më 1966 e përsëri më 1981, diskriminimin e tyre, lënien në varfëri, shtypjen nacionale, mohimet e dallimet e mëdha në fushën e arsimit dhe të kulturës në Kosovë e në viset e tjera shqiptare në Jugosllavi. Rënia në fatkeqësi e grupit serbomadh të Rankoviçit, e më vonë e grupit tjetër serbomadh të Nikeziçit, shënojnë periudhën e demagogjisë politike të titistëve ndaj Kosovës dhe kosovarëve. Nevoja për balancimin e forcave të ndryshme brenda Federatës, çoi në njëfarë rishikimi formal të statusit të Kosovës, e cila nga krahinë e thjeshtë e Serbisë, u emërtua krahinë "autonome" e saj.

Me dashje ose pa dashje të serbëve, kjo situatë e re u dha mundësi shqiptarëve në Jugosllavi, dhe sidomos kosovarëve, të zgjeronin arsimin, të ngrinin Universitetin e Prishtinës, të zhvillonin kulturën, të mësonin historinë e popullit të tyre, të vendosnin kontakte dhe marrëdhënie arsimore-kulturore dhe ekonomike me Shqipërinë, në bazë të ligjeve të Federatës dhe të marrëveshjeve zyrtare midis RPS të Shqipërisë dhe RSF të Jugosllavisë. Por baza ekonomike e Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës mbeti përsëri shumë e dobët, u la pas dore. Pasuritë e saj përsëri u shfrytëzuan pa skrupull nga republikat e tjera të federatës, sidomos nga Serbia. Të gjitha "zgjidhjet" që u paraqitën me bujë të madhe gjatë kësaj periudhe ishin të shpëlara, ishin koniunkturale e të dobishme për Beogradin dhe Shkupin. Sipas rastit, pa u thënë haptazi, ato konsideroheshin ose si "lëshime oportuniste të Titos", siç ndodhte me serbët, ose si "fitore të arritura në sajë të Titos", siç trumbetoheshin nga udhëheqës shqiptarë të Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës.

Ngjarjet që kanë ndodhur pas vdekjes së Titos kanë treguar se sa gabim e në ç'rrugë antimarksiste ishte zgjidhur çështja nacionale në Jugosllavi dhe veçanërisht çështja e shqiptarëve. Kërkesave të tyre të ligjshme brenda kushtetutës, iu dha një grusht i rëndë dhe i përgjakshëm nga ana e udhëheqjës shoviniste serbe dhe e të gjithë udhëheqjes jugosllave pas demonstratave që u bënë në Kosovë në mars e në prill të këtij viti. Tash më shumë se kurdoherë tjetër mbi kosovarët dhe gjithë shqiptarët në Jugosllavi, përveç gjendjes ekonomike të mjeruar që i ka mbuluar, rëndon edhe shtypja e egër nacionale. Mbi ta është vendosur ligji i terrorit policor, janë derdhur policia, milicia dhe ushtria serbe, burgjet janë mbushur plot me të rinj e të reja. Masat që janë marrë e po merren, shkojnë jo vetëm drejt zhdukjes së çdo të drejte të ligjshme, por edhe drejt shkombëtarizimit të shqiptarëve në Jugosllavi. Sot kërkesa të tilla janë publike, bëhen në instancat më të larta republikane e federative të Jugosllavisë e nga personalitete zyrtare serbe e jugosllave nga më të lartat. Nga shqiptarët vetëm kush flet pro shovinizmit serbomadh, ka të drejtë të hajë një krodhë bukë në RSF të Jugosllavisë të vetadministruar.

Ç'kërkuan; në fund të fundit, shqiptarët në demonstratat masive që u zhvilluan në qytete e fshatra të ndryshme në Kosovë?

Shqiptarët në Jugosllavi më se një herë, me demonstrata paqësore dhe pa demonstrata, kanë kërkuar që gjendja e tyre kushtetuese, ekonomoke dhe socialkulturore, të ndreqej, të vihej në rrugë të drejtë, brenda ligjeve të Federatës, ata kërkuan të kenë statusin e këtyre demonstratave, nuk kanë dashur të arrihej në situatat në të cilat i çoi punët udhëheqja revizioniste serbe dhe RSF e Jugosllavisë, ata nuk kërkuan as shkëputjen nga Federata, as bashkimin me Shqipërinë. Por kërkesave të drejta e të ligjshme të studentëve, punëtorëve, fshatarëve e intelektualëve kosovarë, as ua vuri veshin kush. Jo vetëm kaq, por ata si edhe herë të tjera kur kanë paraqitur kërkesa të tilla të ligjshme e të drejta, u cilësuan si nacionalistë, u persekutuan dhe u mbytën në gjak. Asnjë zgjidhje politike nuk u është dhënë këtyre kërkesave dhe as që mund t’u jepej, në rast se bisedohet jo si midis të barabartëve, por si midis padronit të plotfuqishëm dhe çirakut të tij të bindur. Asnjëherë e për as asgjë themelore nuk është marrë mendimi i drejtëpërdrejtë i popullit shqiptar që jeton në Jugosllavi. Kurdoherë është marrë mendimi i aristokracisë së re titiste të Kosovës.

Por a mund të zgjidhen kështu këto probleme në kohën tonë? Kurrsesi. Eshtë e pamundur të mbahet në varfëri e më mjerim një popull, toka e të cilit është e begatë dhe grabitet nga të tjerët. Eshtë e pamundur të mbash nën frikën e tankeve e të bajonetave një popull trim si shqiptarët. Eshtë e pamundur ta shtrembërosh ose ta zhdukësh historinë dhe kulturën e tij të lashtë. Eshtë e pamundur t'ia zhdukësh ndjenjën patriotike dhe dashurinë për mëmëdheun. Jugosllavët të gjitha kërkesat e shqiptarëve në këto drejtime i quajnë nacionalisto-shoviniste-irredentiste, kurse veprimet e egra shtypëse të vetat i quajnë "socialiste", humane! Kjo është me të vërtetë e çuditshme!

Tash, pse ne i themi hapur këto të vërteta dhe kërkojmë me insistim që ky problem i zgjidhur gabim të ristudiohet me gjakftobtësi dhe të mos shkohet në dhunë e në terror, pse kërkojmë t’u jepet fund persekutimeve dhe të lirohen djemtë dhe vajzat kosovare, na quajnë "shovinistë" dhe RPS të Shqipërisë e akuzojnë se ndërhyn më punët e brendshme të Jugosllavisë, bile atë e akuzojnë se nxit turbullirat në Kosovë e gjetkë! Dhe si i nxit ajo këto turbullira? Nëpërmjet marrëdhënieve arsimore e kulturore zyrtare! Shkohet deri atje sa të thuhet se RPS e Shqipërisë bën kauzë të përbashkët me reaksionin politik shqiptar në mërgim, të cilin me e kemi luftuar dhe e luftojmë me të gjitha forcat tona.

Asnjëherë nuk kemi ndërhyrë më punët e brendshme të Jugosllavisë. E kundërta ka ndodhur nga ana e Jugosllavisë. Revizionistët jugosllavë komplotuan për likuidimin e udhëheqjes së Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe për inkuadrimin e Shqipërisë në Federatën Jugosllave si republikë të shtatë të saj, duke menduar që me këtë zgjidhnin një herë e mirë dhe në rrugë aneksioniste e imperialiste problemin e gjithë kombit shqiptar. Por këto komplote as u realizuan, as do të realizohen ndonjëherë. Shqipëria s'është e s'do të bëhet kurrë një mjet rregullimi për të qetësuar konflikiet e kontradiktat midis klaneve jugosllave. Ajo sot ka zot popullin e saj, një popull që për nga vitaliteti, trimëria dhe atdhedashuria s'do t'ia dijë nga askush.

Shqipëria nuk ka bërë ndonjëherë rivendikime tokësore ndaj Jugosllavisë, asnjë kërkesë për rektifikim kufijsh nuk gjen në dokumentet tona. Por kemi deklaruar dhe deklarojmë solemnisht se duke shtruar problemin kështu dhe duke mbajtur këtë qëndrim, s'kemi mohuar dhe as do të mohojmë kurrë faktin se në Jugosllavi rron një pjesë e madhe e kombit dhe e popullit shqiptar. Në këtë kuptim ne kemi mbrojtur dhe do të mbrojmë edhe në të ardhmen, me të  gjitha forcat e në rrugën marksiste-leniniste, të drejtat e ligjshrne të vëllezërve tanë shqiptarë matanë kufirit dhe kjo nuk është ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë. Kjo është e drejta jonë e pamohueshme.

Ekziston edhe një e vërtetë tjetër. Pas luftës, në vitin 1946, një delegacion i vendit tonë, që kryesoja unë, bëri vizitën e parë zyrtare në Jugosllavi. Në bisedimet zyrtare që u zhvilluan me këtë rast me Titon, ky i fundit kërkoi të dinte se ç'mendoja unë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi. Unë i dhashë mendimin e palës shqiptare se Kosova dhe viset e tjera të banuara nga shqiptarët i përkasin Shqipërisë dhe duhet t'i kthehen kësaj. Shqiptarët luftuan që të ketë një Shqipëri të lirë e sovrane, së cilës tani duhet t'i bashkohen edhe viset shqiptare të Jugosllavisë. Presidenti Tito u përgjigj: "Jam dakord me pikëpamjen tuaj, por tash për tash nuk mund ta bëjmë dot këtë gjë, sepse serbët nuk do të na kuptojnë". Ky premtim zyrtar i Titos për këtë problem të madh e parimor nuk u shoqërua me asnjë veprim të mëtejshëm nga ana e jugosllavëve. Çdo gjë ishte mashtrim nga ana e tyre. Bile Josip Brozi as nuk më ftoi që me këtë rast të veja e të vizitoja Kosovën, por më çoi të shikoja Kroacinë e Slloveninë. A ka këtu sinqeritet, qëllime të mira, qëndrim komunist? Jo. Përkundrazi, hipokrizi dhe përpjekje për të mbuluar krimet e kryera, shkeljen e të drejtave të një populli të tërë dhe për të fshehur komplotet për të ardhmen. Titoja dhe klika e tij shoviniste e mësuan qëndrimin e hapur të udhëheqjes shqiptare ndaj problemit të shqiptarëve në Jugosllavi, prandaj në asnjë mënyrë nuk deshën që kjo udhëheqje të takohej me vëllezërit shqiptarë në Jugosllavi e të mësonte nga goja e tyre problemet që i shqetësonin dhe t’u thoshte atyre qëndrimin e vet të vendosur përkrah të drejtave të tyre.

Ja përse ne kemi thënë e themi se gjithë periudha e marrëdhënieve "të mira" me Jugosllavinë ka qenë periudha e komploteve të jugosllavëve kundër PPSH dhe RPS të Shqipërisë dhe kjo në të gjitha fushat.

Prishja e miqësisë midis Shqipërisë e Jugosllavisë e ka burimin pikërisht në politikën me qëllime të këqija dhe në komplotet e rrezikshme, shovinisto-imperialiste, aneksioniste të Jugosllavisë ndaj shqiptarëve e Shqipërisë nën sundimin e Titos. Ne e kemi luftuar dhe vazhdojmë ta luftojmë e ta demaskojmë politikën shoviniste antishqiptare jugosllave dhe teorinë pseudosocialiste që është në bazë të sistemit vetadministrues jugosllav. Ne kemi të drejtë ta themi hapur pikëpamjen tonë për këtë. Këtë të drejtë e kanë edhe të tjerët të shfaqin pikëpamjet e tyre, ashtu siç i kanë për sistemin tonë. Në këto baza janë ndërtuar marrëdhëniet tona shtetërore me Jugosllavinë. Në këto baza janë ndërtuar ato edhe me shtetet e tjera. Për sa u përket jugosllavëve ata kurrë nuk e kanë mbyllur gojën kundër nesh. Përkundrazi, kemi dëgjuar prej tyre të gjitha llojet e shpifjeve e të akuzave, haptazi e prapa krahëve deri në skutat më të largëta të botës.

Çështja e Kosovës është një tragjedi. Ne do të mbrojmë të drejtat legjitime të vëllezërve tanë dhe kjo nuk është ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë. Jugosllavët duhet të pushojnë terrorin dhe persekutimet ndaj shqiptarëve, të likuidojnë shtypjen nacionale dhe t’u jepen shqiptarëve të gjitha të drejtat që u takojnë.

2 korrik 1981

Marrveshja shekullore turko-serbe për shfarosjen e Shqiptarëve

Shkruan: Fahri XHARRA

Historia jonë është e gjatë. Historikisht i kemi mbushur fronet mbretërore që nga romakët me perandorë, te sllavët me Cara dhe turqit me vezirë, pashallarë e ‘sadri azema’. Cilët nga ata i jepnin nder atdheut? Nuk guxonin apo nuk donin të mendonin shqip? Një pyetje e cila ndoshta kurrë s’do të ketë përgjigje, as pohuese, e as mohuese.

Koha kur nuk kishte serbë a turq
Fanatizmi serb dhe racizmi i tij anti-shqiptar së bashku me anti-shqiptarizmin turk, herë veçmas e herë së bashku; bile edhe sot është aktiv…“ Këmbëngulja për t’mos u shkëputur nga thelbi i së keqes, do të çonte herët a vonë te e vërteta e hidhur se gjithmonë është e njëjta Serbi “(Ismail Kadare - Mbi krimin në Ballkan). Serbët nuk janë aq kokëkrisur heroikë siç e reklamonin vetën. “Nuk është fort e besueshme sidomos, po të vihej re flirti i këtyre me vendet arabe dhe veçanërisht me Turqinë. Njoftohej se në kohët e fundit Ankaraja i bën lavdërime presidentit serb Boris Tadiqit, si një paqeruajtës rajonal… Pra, serbët kur kishin interes dhe në këtë rast interesi kryesor ishte mosnjohja prej vendeve myslimane e Kosovës dinin fare mire të hiqnin dorë edhe nga krenaria krishteromadhe dhe të vinin deri te gjysmëmyslimanizmi i tyre” (Ismail Kadare, Mbi krimin në Ballkan).

Por, le të kthehemi në të kaluarën e largët kur këndej pari nuk kishte as serb e as turk.”Shqiptarët janë pasardhësit e drejtpërdrejtë dhe si të këtillë janë autoktonë që nga kohët e lashta, ku jetojnë edhe sot e kësaj dite në trojet e tyre në Shqipëri, Kosovë, në Maqedoni, Mal të Zi, në Serbi dhe Greqi e gjetiu (Dr. Skënder Riza). Në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e serbëve në këto troje, në ato kohë. Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit, Manastirit të Graçanicës, Patrikanën e Pejës etj., prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë, siç e tregon “bulla e artë” e mbretit Stefan Deçan(1330) Dr. Rizaj do t’na konstatojë se aty kishte vetëm shqiptarë. Kështu kuptojmë se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj Nemanasit-Nimanasit-Nemaniqët, të gjithë ishin ilirë tribullë (tribalë, fis pellazgë-ilir), njëherë katolikë e pastaj nga Milutini e këndej Shkizmatik (shqiptarë të sllavizuar) dhe se do të jetë plotësisht e natyrshme që edhe kishat dhe manastiret e këtij ambienti gjeografik si institucionet e shenjta fetare të kësaj popullate shqiptare dhe të sundimtarëve të saj të jenë ndërtuar dhe ato atyre u takojnë.

Ç’ishte shkizmi?
Në vitin 395 pas e.k. Imperatoria Romane u nda në dysh, në atë të lindjes dhe atë të perëndimit. Rreth vitit 1054 u bë ndarja e madhe shkizmike e Kishës së Lindjes si rezultat i mospajtimit në mes lindjes e perëndimit. Shqiptarët që iu bashkëngjitën shkizmit (shki, shka, shkja, shkije) më lehtë e patën të përvetësohen nga serbët dhe kisha e tyre ortodokse. Pra në atë kohë kishte shka-shqiptar i sllavizuar dhe serb-kurrkushi i ardhur. Stefan Nemana, Nimani, Nemaniqi, kishte lindur afër Podgoricës, ku nuk kishte priftë ortodoks dhe u pagëzua me ritet perëndimore. Në kohën e Heinricht Luanit, Saksoni, 1172 serbët ishin vetëm rreth rrugëve të Çuprisë së sotme dhe ata shkruanin se: serbët, popull i paarsimuar i padisiplinuar, popull i maleve dhe pyjeve, që nuk e njohin bujqësinë, janë ata që gjithmonë e prishin qetësinë rreth vetes (Matica Srpska, Novi-Sad).
Dëshmitë origjinale për shki-të mund të gjenden në Hilendar dhe sidomos në punimet e Dr. Milutin Gjuriqiçit. Sipas F.Mikloshiçit emri Zeta që shënonte Doclean e vjetër (një pjesë e Malit të Zi të sotëm është shqiptare; M.E. Durhan (1863-1944) e cila udhëtonte nëpër Shqipëri dhe Mal të Zi duke i studiuar fiset malazeze dhe ato shqiptare vinte në përfundim që malaziasit ishin më pak sllav e më shumë trashëgimtar të sllavizuar të banorëve të vjetër të këtyre anëve .(Origjina fisnore dhe zakonet e Ballkanit, Londër, 1928); dhe që malazeztë ishin me origjinë fisnore shqiptare ishte e cekur edhe nga K.Jireçek (Albanienin der Vergangenheit, Leipzig, 1916)
Se si sllavizimet dhe turqizimet e shqiptarëve ishin të vazhdueshme dhe në bashkëpunim në mes të serbëve dhe osmanëve, tregon letra e të dërguarit francez në Shkodër Louis Heckart e shkruar shtetit të tij me 24.7.1880: “Zoti Corti besonte se do të ishte më e kuptueshme që Katolikët shqiptarë të pranonin dominimin malazias se sa ata mysliman, por se doli e kundërta” (letër në Arkiva e luftës Seria Nr. 1872-1919, Francë.) Këtu ishte ndikimi turk te shqiptarët mysliman. Qëllimi i bashkëpunimit serbo-turk për ndërrim të shqiptarëve ishte fokusuar te shqiptarët katolik sepse të tjerët veç ishin myslimanizuar.
“Nuk më befasonte që serbët e urrenin islamin, por u gurëzova kur e pashë që ata e urrenin edhe kishën tjetër të Krishterë. Nuk e pritja që katolikët shqiptarë ishin më shumë të urryer nga sllavët se myslimanët (E. Durham, Londër 1920). “Urrejtja serbo-ortodokse ndaj katolikëve u pa më 1913 në Luftën Ballkanike, kur malaziasit në emër të çlirimit të krishterëve e sulmuan kishën shqiptare të Mazrekut duke shkatërruar çdo gjë bile edhe freskat e të shenjtërve në muret e kishës (E. Durham). “Më 1913 një numër jo i vogël ushtarësh të prirë nga një Pop Ortodoks e rrjepën për së gjalli deri në vdekje Luigj Palin, prift françeskan shqiptarë nga Gjakova, sepse nuk kishte pranuar të kryqëzohej në ortodoks (E.C. Helmreich, The Diplomacy of Balkan Wars, 1983 Harward).

Konvertimet me forcë
Më 20 mars 1913, gazeta “Reichpost” shkruante: Ne rrethin e Janjevës mbi 400 vjet nga sot, rreth 8000 shqiptarë katolikë, të ashtuquajtur Laraman apo Katolik të Fshehur, jetonin aty. Kur mbërritën serbët, me qindra nga këta Laraman deshën që haptazi të deklarohen që janë katolikë. Kur përfaqësuesi i shtetit serb të instaluar rishtas dëgjoi për këtë, tha: “Ose mysliman ose ortodoks. Jo katolik!”. Numër i panumëruar i katolikëve ishin vrarë ne Ponoshec, nga dora e sllavit (rrethi i Gjakovës). Afër Zhurit (rrethi i Prizrenit), kryetari i fisit ishe vrarë e thërrmuar nga shteti, mu pse ishte katolik. E njëjta gjë ndodhi edhe në Gjakovë në famullinë e Nikajve, kur mbi 70 katolikë u vranë nga malazeztë”.
Gazeta e kohës, “Neue Freie Press” m[ 20 mars shkruan: “Më 7 mars, soldateska e prirë nga një pop ortodoks, në dhe rreth Gjakovës deshi me forcë të konvertojë popullatën katolike në besimin ortodoks. Mbi 300 veta, gra, burra dhe fëmijë nën kërcënimin me vdekje
duheshin të konvertoheshin. Popi ortodoks u tha: “Ose nënshkruani deklaratën se e keni pranuar fenë e vërtetë, ose këta ushtarë të Zotit do i dërgojnë shpirtrat e juaj në ferr”.
Te gjithë e nënshkruan përveç Patër Angjelit. rezultati ishte skena më trishtuese e paparë në atë shekull”( www.albanianhistory.net)
Me 1919 qeveria jugosllave “nënshkruante” çdo akt ndërkombëtar kundër diskriminimit. Por persekutimet ndaj katolikëve kosovarë vazhdonin. Në Shkup patriotin shqiptar, të atin e Nënës Terezë e helmuan serbët.
Serbët e shihnin rrezikun në shqiptarët katolikë se për ata mysliman ishin planet tjera. Më 1929 u vra Atë Shtjefën Gjeçovi një françeskan shumë i respektuar nga shqiptarët. Edhe pse K. Jereçek i përshkruante shqiptarët “popull i vjetër me kulturë qytetare; edhe pse organizimi qytetar ishte i rëndësishëm edhe për Ilirët; sllavët medoemos e bënin sllavizimin, e turqit turqizimin e shqiptarëve, herë ndaras e herë në bashkëpunim.

Ngritja e lëvizjes kombëtare shqiptare
Akademik Mark Krasniqi në “Gjurmë e gjurmime” (Rilindja, 1979), shkruan për këtë: “Milan Rakiqi (1876-1938) zë një vend të spikatur në historinë e letërsisë serbe. Rakiqi ka qenë me profesion diplomat, kështu që për një kohë të gjatë ai ishte Konsull i Serbisë edhe në Prishtinë, ku “udhëhiqte punët e aksionit nacional, kujdesej për serbët që pësonin zullumin e turqve e të shqiptarëve”. Rakiqi ishte në shërbimin diplomatik në Prishtinë mu në kohën kur lëvizja kombëtare shqiptare kishte marrë përmasa të mëdha të luftës politike e të armatosur kundër pushtetit turk, për liri e pavarësi. Milan Rakiqi shquhej jo vetëm në fushën diplomatike, letrare por edhe me angazhimin e popullsisë serbe të këtyre anëve që të bashkëpunojnë me ushtrinë turke kundër kryengritësve shqiptarë. Rakiqi “kujdesej” shumë për manastirin e Graçanicës. Sipas studiuesit Pero Sliepçeviq, është vërtetuar se nga numri shumë i madh i kishave të vjetra serbe vetëm një pjesë fare e vogël e tyre i kanë ndërtuar serbët, emri i të cilëve është shkruar në to. Serbët nuk kanë pasur fare traditë të vetën as në ndërtimtari e as në art e kulturë (Stare Srpske Zaduzhbine, Beograd, 1934). Manastiri i Graçanicës ekzistonte dhe kryente shërbimet fetare edhe para ardhjes së sllavëve në këto anë (V. Petkoviq, Pregled Crkvenih Spomenika, Beograd 1950).
Në vitet para pavarësisë në Parlamentin e Turqisë thuhej: “Rreziku më i madh i Turqisë, nga të gjitha kombet që jetojnë në perandorinë tonë janë shqiptarët; është frikë e madhe nga ky të mos zgjohet nga gjumi i rëndë, të mos mëkëmbët, të mos marrë diturinë në gjuhën e vet, sepse atëherë e mori lumi Turqinë. (Jusuf Buxhovi, Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Evropiane). Kurse ditën që ushtritë serbe do ta sulmonin Kosovën, gjenerali famëkeq Jankoviq do të drejtonte një proklamatë shqiptarëve me titullin simbolik “T’on fiseve n’ Shqipni - or vllazni”, në të cilët thuhej se “Vijmë në emër të Allahut që t’i jepet fund zullumit të turkut që për 500 vjet bashkërisht ka rëndu dy popujt... për ta çliruar vendin tonë të përbashkët dhe se shqiptarët do të munden me e rujtë fenë dhe zakonet si i kanë pasun...”

Përpjekja më e re për përçarjen e shqiptarëve

 Pëllumb Xhufi

Përpjekja më e re për përçarjen e shqiptarëve - Pëllumb Xhufi

Nisma e fundit e z. Berisha për t’i dhënë nënshtetësinë dhe për të pajisur me pasaportë shqiptare të gjithë bashkëkombësit tanë, që jetojnë jashtë kufijve të shtetit shqiptar, mund të vendoset në vazhdën e shpërthimit të papritur nacionalist të Kryeministrit, pikërisht pas kremtimeve të 100-Vjetorit të Pavarësisë.
Me siguri, z. Berisha do ta ketë pikasur ftohtësinë e akullt që shoqëroi fjalimet e tij patetike, nëpër konferenca e mitingje, në Vlorë apo në Tiranë. Njerëzit e kanë të vështirë ta pranojnë këtë ndryshim të befasishëm të njeriut, që në këto tetë vjet i ka bërë lëshime kolosale nacionalizmave fqinje, greke e serbe, duke varrosur axhendën kombëtare e duke zbatuar axhenda të huaja.
Më konkretisht: duke u falur të huajve territorin kombëtar; duke favorizuar nënshtrimin ekonomik ndaj bizneseve greke e serbe; duke e ngritur korrupsionin në sistem, veçanërisht korrupsionin e ushqyer nga vende të interesuara të huaja; duke përdhosur historinë e figurat kombëtare e duke mistifikuar ngjarje e individë të kurdisur e të paguar nga shovinistët fqinjë; duke krijuar minoritete të paqena nëpërmjet regjistrimesh të organizuara sipas kritereve të imponuara nga qarqe shoviniste ballkanike; duke rrënuar arsimin publik e duke hapur shkolla greke e serbe në fshatra e qytete shqiptare të pretenduara nga nacionalistët fqinj; duke goditur shkencën e veçanërisht shkencat albanologjike, nëpërmjet shkatërrimit të Akademisë së Shkencave dhe institucioneve kërkimore-shkencore; duke inkurajuar lidhjen dhe orientimin e trevave të jugut drejt Greqisë, nëpërmjet rrënimit të infrastrukturës rrugore dhe prerjes së lidhjeve të atyre trevave me pjesën tjetër të vendit; duke lejuar ngritjen e monumenteve e simboleve të huaja me nëntekst të qartë shovinist; duke lejuar e duke bashkëpunuar në përdhosjen dhe shkatërrimin e monumenteve dhe të varreve shqiptare; duke persekutuar nëpunës e intelektualë të ndershëm e patriotë, që i janë kundërvënë këtyre politikave antishqiptare e duke promovuar nëpunës e qeveritarë të korruptuar të lidhur me qarqet më të egra antishqiptare; duke mbajtur të vakëta lidhjet jetike, ekonomike e kulturore, me Kosovën; duke nxitur ndarje dhe e urrejtje ndërshqiptare, ndërkrahinore e ndërfetare; duke sabotuar qëllimisht procesin e integrimit evropian; duke e dobësuar në infinit mbrojtjen e sigurinë e vendit, nëpërmjet një procesi shproporcional çarmatosjeje e reduktimi drastik efektivash e nëpërmjet diskreditimit të forcave tona të armatosura me anën e kultivimit të një kulture korruptive, bashibozuke, krahinariste e mercenare; duke ngritur një polici e një drejtësi të regjimit.
Dhe kështu mund të vazhdojmë pafundësisht. Në kushtet e një të kaluare të afërt aspak nacionaliste e aq më pak patriotike, mbetet të zbulojmë se cila është arsyeja e kësaj dalldisjeje të radhës. Sigurisht, mënyra më e mirë sot për të sabotuar procesin e integrimit, për të komprometuar marrëdhëniet me fqinjët dhe me aleatët, për të rrënuar edhe njëherë imazhin e shqiptarëve dhe të shtetit shqiptar, është t’i drejtohesh instinktit të turmave, të atyre turmave që fatmirësisht sa vijnë e mpaken dhe që nuk e dallojnë mirë se cili është kufiri midis patriotizmit të vërtetë dhe nacionalizmit të shtirë.
Z. Berisha llogarit t’u ngrejë atyre adrenalinën nacionaliste, së pari për të prodhuar një konsensus të ri rreth figurës së tij të diskredituar, posaçërisht në planin kombëtar. Nëse vërtet ai do t’i pajisë shqiptarët që jetojnë në trojet tona etnike me pasaporta të shtetit shqiptar, kjo do të thotë që ata do të bëhen qytetarë me të drejta të plota, dhe si të tillë do të mund të votojnë, pas ndërhyrjeve përkatëse në legjislacion. Z. Berisha llogarit që një gjë e tillë do të mund të sillte një përmbysje në rezultatet zgjedhore brenda Shqipërisë, gjë që në mënyrë të pashmangshme do të shkaktonte risentimente e çarje të reja mes shqiptarëve.
Z. Berisha, ose ata që i sugjerojnë lëvizje të tilla, e di mirë këtë gjë. Ashtu siç e di mirë, se në kushtet e një klime të përkeqësuar në marrëdhëniet ndërballkanike, të provokuar kësaj radhe nga ai vetë, tek komunitete të caktuara shqiptare të trevave periferike (si Preshevë, Kumanovë, etj.) mund të lind prirja për t’u shpërngulur drejt trevave më të sigurta, në thellësi të territoreve shqiptare. Një zhvillim i tillë do të ishte i ngarkuar me pasoja të rënda ekonomike, sociale, kulturore e sidomos do përthyhej shumë negativisht në terma të sigurisë kombëtare dhe të rrudhjes së hapësirave shqiptare. Mos harrojmë, që një gjë të tillë z. Berisha e “eksperimentoi” në nivel nacional me inkurajimin që i bëri në vitet 1990 zbrazjes së viseve verilindore dhe dyndjes së popullsisë së tyre drejt Tiranës dhe qyteteve të tjera të bregdetit.
Dhe kjo ndodhi në sintoni të çuditshme me lançimin e projektit milosheviçian për zbrazjen e Kosovës nga popullsia e saj shqiptare dhe shpërnguljen e saj të dhunshme brenda kufijve të shtetit shqiptar. Kështu mendonte atëherë Milosheviçi ta “arkivonte” një herë e mirë çështjen “Kosova”. A thua të kemi të bëjmë me variantin “B” të të njëjtit projekt? Ka në këtë kumt të fundit të z. Berisha edhe një dozë të qartë “hakmarrjeje” ndaj BE-së dhe partnerëve të tjerë të Shqipërisë, që po bëhen gjithnjë e më kritikë ndaj qeverisjes së tij autoritare dhe që, me sa duket, e kanë dhënë mesazhin se prania e tij është një pengesë për integrimin evropian të Shqipërisë. Por nga “hakmarrje” të tilla, shqiptarët kanë patur vetëm keq.
Mos harrojmë se kemi të bëjmë gjithashtu me një sjellje tashmë të eksperimentuar nga z. Berisha në vitet e presidencës së tij, në vitet 1992-1997, kur një ditë të bukur, papritur, “shpiku” komplote amerikane e evropiane kundër Shqipërisë. Dhe nga përvoja e atëhershme, e dimë se ç’sjellin tallazet e vonuara nacionaliste dhe shpërthimet inatçore të Berishës: izolim, kaos, rrënim të imazhit dhe kthim në pikën 0 të mundimeve sizifiane të popullit e të kombit shqiptar.

Historia gjenetike e shqiptareve

Niveli i ulet i profesionalitetit te gazetareve ne vendin tone eshte dicka me te cilen tani jemi mesuar te jetojme. Na eshte bere shprehi qe sa here lexojme nje numer pjesemarresish ne mitingje a lekesh te grabitura nga ndonje banke, ta pjesetojme me 10 ne menyre qe te lexojme dicka me prane realitetit dhe pa petkun e “pseudo scoop-it” qe gazetaret duan ti krijojne.

adn-gjenetike.jpg
Te gjithe ata qe paten durimin te lexonin keto rreshta do te jene duke pyetur veten se c’hyn nje artikull mbi mediat shqiptare ne nje blog per shkencen? Normalisht pergjigjia do te ishte se nje artikull mbi nivelin e ulet gazetaresk ne Shqiperi nuk ka asnje lidhje me nje blog mbi shkencen, dhe se normalisht ka ngjarje shume me te rendesishme per tu raportuar se ajo cka mire dihet. Kjo derisa disa gazetareve nuk i hip ndermend te bejne emisione dhe dokumentare mbi shkencen, dhe nepermjet ketyre emisioneve kerkojne te zbulojne prejardhjen e “vertete” te shqiptareve. Natyrisht te raportosh ne menyre te gabuar (ose te ekzagjeruar) numrin e pjesmarresve ne mitingun e rradhes eshte dicka qe edhe mund te “gelltitet”, por me Shkencen nuk behet shaka, dhe mbi te gjitha nuk behen “scoop”-e!

Kushdo qe ka provuar te shkruaje dicka mbi gjenetiken per t’ia paraqitur nje publiku te gjere e ka vene re menjehere se sa e veshtire eshte ti permbahesh ne te njejten kohe realitetit shkencor dhe te jesh i kuptueshem per nje mase te gjere njerezish te cilet jodomosdoshmerisht njohin ne thellesi gjenetiken. Mjafton nje ndryshim i vogel ne artikull, ose paraqitja e njeanshme e problemit dhe ky i fundit, edhe pse i kuptueshem dhe interesant per degjuesit, ka pak te verteta shkencore.

Me sa duket ky shqetesim nuk i eshte shfaqur gazetareve te Vizion+ kur kane vendosur ti gjejne prejardhjen e “vertete” shqiptareve, duke i hyre me “thellesi” kerkimeve ne gjenetike. Keshtu duke kerkuar ne dokumente dhe kerkime te viteve 90 kane arritur te zbulojne (ne emisionin e dates 8 shkurt 2008) se Ne e kemi prejardhje nga popujt nordike. Normalisht te kesh prejardhjen nga popujt nordike nuk ka asgje te keqe, dhe mund te jete edhe e vertete, megjithate qe te pohosh dicka te tille duke u munduar ta vertetosh nepermjet kerkimeve gjenetike, duhet te jesh me te vertete Ekspert ne kete fushe. Mbi te gjitha nese marrim parasysh se kerkimet gjenetike ne shkalle popullate ne nje vend ku flitet akoma per problemin e pajisjes me karta identiteti, nuk duhet te jene kaq te shumta sa per te mbrojtur nje hipoteze te tille.


Origjina Nordike e Shqiptareve

Televizioni Vizion plus, ne 8 shkurt 2008, publikoi ne faqen e tij nje lajm me titullin "Rezultate gjenetike të prejardhjes së shqiptarëve". Ky lajm i referohej nje informacioni te "Laboratorit Gjenetik ne Tirane", sipas te cilit: "mutacioni Delta F508 gjendet ne 78% te shqiptareve te testuar sipas rastit, cka tregon se prejardhja jone eshte nga veriu i kontinentit".

Nje informacion i tille eshte publikuar se pari ne revisten American Journal of Human Genetics, ne vellimin 50, faqe 875-876, viti 1992. Punimi eshte nje bashkepunim midis Laboratorit Gjenetik te Tiranes dhe kolegeve te tyre ne Universitetin e Torinos: kampionet e pacienteve shqiptare jane analizuar me tej ne Torino.

Cfare thote artikulli?

Nga analiza e 92 pacienteve (gjeografikisht nga te gjitha krahinat), rezulton se aleli difektoz i Fibrozes Cistike (FC), specifikisht delecioni 508, eshte i pranishem ne rreth 75 % te pacienteve. Sipas nje perllogaritje, ky alel difektoz duhet te jete i pranishem ne rreth 60% te popullsise shqiptare. Studimi, qe perdor nje metode inovative te detektimit te alelit defektiv te FC508, te botuar ne 1990 ne prestigjiozen Nature, eshte i rendesishem sepse sjell per here te pare nje pamje te shpeshtesise me te cilen ky alel gjendet ne popullaten shqiptare, krijon mundesine e hartimit te programeve shendetesore apo sjell ne evidence rendesine e nje diagnostikimi prenatal per ciftet qe riskojne te kene nje femije me kete semundje. Studimi, megjithate, shkon nje hap me larg dhe ben nje spekullim mbi origjinen e shqiptareve.

Ne vitin 1984 Ammerman dhe Cavalli-Sforza, kishin spekulluar se aleli FC508 kishte nje origjine te vetme, diku ne Lindjen e Mesme, dhe kishte ardhur ne Evrope duke krijuar nje gradient shperndarje nga jugu per ne veri. Kjo, dhe izolimi, do te shpjegonte perse vendet nordike kane nje perqindje kaq te larte te CF508 krahasuar me vendet e jugut te Evropes. Keshtu, ndersa ishujt Faroe kane nje frekuence 100% te FC508; ne Turqi vetem 27% e popullsis e mbart ate.

Ne kundershtim me keto te dhena te Ammerman & Cavalli-Sforza, ky alel mutant paraqitet ne Shqiperi ne rreth 60% te popullsise. Nje shifer qe nuk raportohet nga asnje nga vendet e rajonit. Pyetja qe me te drejte autoret shtrojne eshte: Perse kjo perqindje e larte e pazakonte e alelit FC508 tek Shqiptaret?

Autoret e shpjegojne kete paradoks duke u bazuar ne tre referenca: Alex Buda dhe studimi i tij mbi izolimin kulturor dhe historik te Shqiptareve (1985); Zvelebil dhe teoria e tij e migrimit nomad gjate mijevjecarit te trete Para Krishtit (1980) dhe Baranov (Human Genetics, 1991, vol. 87); qe teksa kishte studiuar pranine e alelit FC508 ne pacientet e Rusise Evropiane, kishte verejtur se gradienti i shperndarjes se ketij aleli tek keta paciente kishte kah te kundert nga ai i propozuar nga Ammerman&Cavalli-Sforca. Duke u bazuar ne keto tre referenca autoret sygjerojne se origjina e shqiptareve rrjedh nga migrimet nomade.

Problemi me studimin ne fjale, ashtu si edhe me studimin e Baranovit, qendron se te dy grupet kane analizuar vetem alelin CF508: jane bazuar vetem tek sekuencimi i ketij aleli. Por, ndersa analiza gjenike, leximi i sekuences; jep informacion mbi gjenin, ndersa frekuenca e alelit na informon se c'pjese e popullates e mbart ate dhe c'pjese e popullates do te semuret prej saj: ky informacion eshte i pamjaftueshme per te konkluduar mbi origjinen e alelit. Dhe, aq me pak per origjinen e shqiptareve. Per kete duhen edhe analiza jashte gjenike, te fragmenteve te ADN-se qe e rrethojne kete gjen. Duhet ajo qe quhet analiza e mikrosateliteve!

Mikrostelitet jane sekuenca ADN-se me nje gjatesi te caktuar dhe nje renditje germash te caktuar. Gjate historise, sekuenca mund te ndryshojne si pasoje e mutacioneve. Teknikat e sotme te analizes se ADNse jane ne gjendje te percaktojne se cili eshte versioni origjinal, me i vjeter, i nje aleli dhe kur kane lindur variantet e tjera. Duke i kombinuar keto te dhena me ato gjeografike dhe historike, behet e mundur lokalizimi i popullates nga ku ky alel u shfaq se pari, behet e mundur te ndiqet migrimi i ketij aleli nga nje vend gjeografik ne nje tjeter.

Nje studim i tille, i pranuar dhe referuar deri me sot nga komuniteti i studiesve per Fibrozen Cistike, eshte kryer ne vitin 1994 (2 vjet pas artikullit qe diskutojme). Artikulli eshte botuar ne prestigjozen Nature Genetics, vol. 7, faqe 169-175, dhe ka per autor Moral et al. (titulli ne original: The origin of the major cystic fibrosis muation (deltaFC508) in european populations)

Autoret konkludojne se aleli FC508 e ka origjinen e tij rreth 52000 vjet me pare, ne paleolitik. Popullata qe e ka futur kete alel ne Evrope ka pasur nje ADN, permbajtja gjenike e se ciles nuk i ngjan asnje prej popullatave qe banojne sot Evropen. Aleli i FC508 me i vjeter ne moshe gjendet me me shumice tek basket dhe tek shqiptaret. Dy mutacione te ketij aleli shfaqen ne Evrope Qendrore dhe ate Veriore ne nje kohe te mevonte, kohe qe i perket eres neolitike, kryesisht asaj te lidhur me te ashtequajturen Linear Pottery Culture. Ky event i dyte favorizon teorine e gradientit te shperndarjes nga jugu per ne veri te Ammerman&Cavalli-Sforca, te shoqeruar me nje rritje te madhe dhe zhvendosje te popullatave ne Evropen Qendrore.

Po, atehere perse shqiptaret dhe basket kane nje perqindje kaq te larte te ketij aleli? Basket, te dhenat historike i tregojne te pranishem ne Evrope qe ne kohen paleolitike. Prania e alelit me te vjeter tek ta, eshte nje fakt me shume qe provon se ky grup daton ne Evrope qe ne kete kohe te hershme. Frekuenca e larte e FC508 ndoshta i detyrohet izolimit te ketij grupi, apo edhe te ashtequajtur Founder-Effect. Founder effect eshte nje term i perkufizuar nga Ernst Mayr, ne vitin 1952, dhe i referohet fenomenit te shkeputjes prej grupit te madh te disa individeve, qe e izolojne veten dhe krijojne kolonite e tyre. Duke u izoluar ata e humbasin variabiletin gjenik dhe ndryshojne teresisht prej popullates nene si ne gjene ashtu edhe ne tipare.

Ky efekt mund te kete qene edhe shkaku perse shqiptaret, ashtu si basket, kane nje perqindje kaq te larte te FC508. Por, jo vetem; edhe izolimi i tyre historik e kulturor mund te kete favorizuar kete proces. Megjithate, studiesit nuk ngurrojne te permendin se ndoshta kjo perqindje e larte e FC508 tek shqiptaret eshte i lidhur me kampionin e vogel te analizuar ne kete studim. Fakti qe ne artikullin e vitit 1994 nuk ka asnje bashkepunetor shqiptar, dhe fakti qe nje nga autoret e artikulli eshte kryeautori i artikullit te vitit 1992 (G. Novelli), rezultatet e te cilit jane te njejta me ato qe citon Vizion plus; te ben te mendosh qe ne kete artikull te vitit 1994 jane rianalizuar te njejtet kampione si ato te vitit 1992. E, ne se eshte keshtu, por edhe nese nuk eshte keshtu, spekulimi mbi prejardhjen nordike te ketij aleli ne Shqiperi eshte i pabazuar!

Sa shqiptar ka në botë?


Është një fenomen dhe krakteristikë me numrin e popullsisë së shqiptarëve si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, që vendet tjera nuk e kanë, sepse sot ka më shumë shqiptarë jashtë atdheut, vendlidjes se sa në vend ?! Dhe sot diaspora shqipta e cila kap shifrën prej 8 milionësh, lirisht mund të thuhet se është më e madhja në botë, ne krahasim me numrin e popullsisë ne vend..Dhe keto shifra dëshmojnë se migracioni i shiqptarve ka qënë me tepër i imponuar se sa i dëshiruar..me poshte japim arsyerat e ektij fenomeni…




Shqiptarët janë detyruar të lënë vendin e tyre dhe të emigrojnë në periudha të ndryshme të historisë. Përveç shpërnguljeve të hershme, që nga koha e Skënderbeut, apo dhe më përpara, një valë e re largimesh përfshiu popullsinë shqiptare pas rënies së perandorisë turke, e cila kishte pushtuar Ballkanin. Një tjetër masakër ndaj shqiptarëve, që jetonin në trojet e tyre, ishte dhe lënia e tyre jashtë trungut amë, nga copëtimi i Shqipërisë në vitin 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Krahina të tëra shqiptare iu dhanë fqinjëve për të kënaqur orekset shovioniste të tyre. Këtu fillon një serial i gjatë i spastrimeve të këtyre zonave nga sllavët dhe grekët.
Mijëra familje shqiptare në këto zona lënë vendin e tyre për të ndërtuar një jetë më të mirë, jashtë persekutimit dhe konflikteve nacionale në vende të ndryshme të Evropës, por edhe më larg në Amerikë, Kanada dhe Australi. Më shumë se 200 mijë kosovarë u strehuan në Turqi si pasojë e një marrëveshjeje mes Jugosllavisë dhe kësaj të fundit. Edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një pjesë e mirë shqiptarësh, kundërshtarë të regjimit të Enver Hoxhës, lanë atdheun për të jetuar të lirë diku tjetër, duke krijuar kështu diasporë në shumë vende evropiane dhe SHBA. Korriku i vitit 1990 do të shënonte një tjetër largim të shqiptarëve drejt botës së lirë. Ambasadat e huaja do të ktheheshin në vendstrehim për ata që më pas u nisën me ose pa familje drejt Italisë, Gjermanisë, Austrisë etj. Këto largime do të vazhdonin edhe në vitet 1991-1992, ku eksodi i marsit me anijet shqiptare do të mbetej për një kohë të gjatë në mendjet e evropianëve, si një veprim që nuk ishte parë të ndodhte ndonjëherë.
Revolta ndaj diktaturës, e akumuluar për vite të tëra, shpërtheu në këto eksode historike me përmasa të mëdha. Edhe më pas shqiptarët, në mënyrë klandestine, në kërkim të një jete më të mirë, do të largoheshin, kryesisht drejt fqinjëve Greqisë dhe Italisë që, ndonëse me pak vështirësi, e përtypën këtë situatë të vështirë të shqiptarëve. Edhe sot e kësaj dite, shqiptarët janë të dhënë pas largimeve nga vendi i tyre, por tashmë në mënyrë të rregullt me llotaritë amerikane dhe ato kanadeze, konform aplikimeve dhe kërkesave të vendosura nga këto vende mike. Ajo që do të vuloste ikjet e çorientuara ishte situata e krijuar në vitin 1997, që njihet në histori me emrin rrëmujat e marsit, që këtë herë ishte i dhunshëm. Këtë herë gjithçka nisi pas rënies së firmave piramidale, gjë e cila ndezi edhe revoltën popullore, e cila precipitoi në hapjen e depove të armatim-municionit dhe shpërthimit të reparteve ushtarake në të gjithë Shqipërinë. Situata e rrallë mori me dhjetëra jetë njerëzish dhe la pasoja të pallogaritshme në ekonominë shqiptare që edhe sot duket se po i vuan ende ato. Familje të tëra morën rrugën e emigrimit në kërkim të qetësisë dhe jetës më të mirë. Një pjesë e tyre humbën të gjitha kursimet familjare dhe e shikonin të pashpresë rimëkëmbjen. Biznese të tëra falimentuan dhe drejtuesit e tyre e humbën besimin se mund të rimëkëmbeshin edhe njëherë, pra e kishin të vështirë ta fillonin edhe njëherë nga fillimi gjithçka. Shumë shqiptarë humbën madje edhe shtëpitë e tyre në piramida, duke mos pasur edhe një strehë, ku të fusnin kokën. Ata u detyruan të shkojnë të punojnë jashtë Shqipërisë për të siguruar të ardhura për blerjen e një banese tjetër, por ndërkohë çmimet nisën të rriteshin dhe atyre u duhen vite të tëra ta realizojnë një objektiv të tillë. Individë të veçantë, që nuk pësuan dëm financiar nga firmat rentiere, i transferuan kapitalet e tyre jashtë vendit dhe i investuan paratë e tyre në vendet ku vendosën të jetonin. Kjo solli atë situatë të vështirë ekonomike që tashmë duket se ka kaluar.
Viti 1997, dhe ikja e shqiptarëve
Një nga emigrimet më të mëdha të shqiptarëve është ai i viteve ´96-´97 në kohën e rrëmujave, ku destinacionet e tyre ishin Italia dhe Greqia. Kjo lëvizje drejt dy vendeve fqinje, është influencuar nga ngjashmëritë gjeografike e kulturore që kanë shqiptarët me greket dhe italianët, si dhe nga mundësitë më të mëdha për një emigrim legal. Sipas të dhënave, në Greqi gjendet një shqiptar për çdo 25-30 grekë, ndërsa në Itali, një shqiptar për çdo 400-450 italianë. Megjithatë, problemet sociale, që lidhen me emigracionin dhe me futjen e emigrantëve në punë dhe shoqëri, janë të ngjashme në të dy këto vende. Në vitin 1997, Shqipëria kishte një disproporcion mes emigracionit legal dhe atij ilegal. Në fillim të këtij viti, numëroheshin 62 mijë emigrantë legalë në Itali, ndërkohë që sipas Karitasit, numri i emigrantëve shqiptarë në Itali ishte 100 mijë. Gjithashtu, në Greqi nga 350 mijë emigrantë, vetëm 10 mijë ishin legalë. Kështu, sipas të dhënave, 78.6 për qind e emigrantëve shqiptarë janë ilegalë. Duke filluar që nga viti 1990, emigracioni u bë një nga mënyrat kryesore të sigurimit të të ardhurave për shumë individë, familje dhe për shoqërinë shqiptare në përgjithsi. Emigrimi i shqiptarëve ka filluar që në vitet ´90, kur u hapën amdasadat. Shqiptarët, që jetojnë në shumë vende të ndryshme të Botës, janë mbi 13 milionë. Në vitin 1997, një ngjarje e dhembshme në historinë e Shqipërisë ishte dhe shembja e firmave piramidale. Kjo ishte një arsye tjetër pse njerëzit u detyruan të emigronin me gomone për në Itali. Emigrime të mëparshme kanë qenë edhe ato të kosovarëve, shqiptarëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë në SHBA, Zvicër apo Gjermani, në kohën e Titos. Shqiptarët, pavarësisht nga besimi, kanë emigruar në Itali, Gjermani, Greqi, Angli, Austri, SHBA, Kanada. Po kështu, që nga viti 1945 deri në vitin 1966, mbi 200 mijë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, kanë pasur statusin e refugjatit në Turqi.
Më shumë se 15 milionë shqiptarë në të gjithë Botën

Faktet tregojnë se shqiptarët kanë emigruar në vite në gadishullin Iberik, Turqi, Greqi, Amerikë dhe vende të tjera. Mbështetur në një sërë dokumentesh arkivorë, shpjegohen se ku u vendosën dhe si e ruajtën gjuhën, kulturën arbëreshët e Italisë, arvanitasit e Greqisë dhe të tjerë, deri në ditët tona, me gjithë trysninë e kohës për t´i asimiluar. Që në vitet e para të erës sonë, shqiptarët synonin të vendoseshin në brigjet jugore të Italisë, në zona që u siguronte atyre mbrojtje. Asnjëherë nuk ka patur një regjistrim të saktë për emigrantët e hershëm shqiptarë në Greqi, pa i ngatërruar këta me shqiptarët që ishin në trojet e tyre, që në vitet 1912-1913 mbetën jashtë kufijve të Shqipërisë. Po kështu, sipas studimeve të paraqitura deri tani, ka versione, ku flasin për një zhvendosje të tyre nga zona e Kaukazit (ku gjithsesi ka ekzistuar një vend i quajtur Albani). Shqiptarët, në periudha të ndryshme të historisë, kanë emigruar, duke krijuar edhe kolonitë e tyre kryesisht në Itali dhe Greqi
Që nga arbëreshët, arvanitasit e deri tek emigrantët e sotëm

Në Itali, sidomos në Pulja, Kalabri dhe Siçili, janë pjesa më e njohur e kolonive shqiptare nëpër botë. Ato e kanë zanafillën që në kohën e pushtimeve të para turke, para periudhës së mbretërisë së Skënderbeut. Numri i tyre llogaritet afërsisht në 110 mijë. Ekzistenca e gjuhës së tyre (arbëreshe) është një formë arkaike e dialektit toskë të shqipes, që, për fat të keq, me kalimin e kohës po ndihet gjithnjë e më i kërcënuar. Ashtu si edhe në Greqi, shqiptarët në Itali nuk gëzojnë një status të garantuar për t´u trajtuar si pakicë. Kolonitë shqiptare, siç dihet, ekzistojnë në të gjithë shtetet që u formuan pas rënies së Perandorisë Otomane, në Bullgari, në Siri dhe në Egjipt. Një koloni e madhe shqiptare ekziston edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesa më e madhe e tyre përbëhet prej emigrantëve të vjetër, të cilët u vendosën atje para fitores së pavarësisë. Emigranti i parë shqiptar, që mendohet të ketë prekur tokën amerikane, daton në vitin 1876. Por, një element i veçantë që ja vlen të përmendet është edhe ekzistenca e një kolonie shqiptare në Ukrainë, që në fakt është një koloni e vjetër. Është interesant fakti se katër mijë pjesëtarë të këtij komuniteti vazhdojnë ta cilësojnë shqipen si gjuhën e tyre të nënës. Paraardhësit e tyre luftuan në vitin 1768-1774 dhe 1787-1791 në krah të Carit të Rusisë, kundër turqve dhe mbetën më vonë përgjithmonë në tokat e Carit.
Në vitin 1951, Greqia deklaronte 23 mijë shqiptarë

Fatkeqësisht, për numrin e shqiptarëve, që jetojnë në Greqi, nuk ka ndonjë statistikë të saktë. Duhet të bëjmë dallimin midis zonës plotësisht të banuar në pjesën më të madhe nga shqiptarët (Çamëria dhe Maqedonia) dhe kolonive shqiptare mesjetare të Greqisë së jugut, (Atika, Boti, ishujt Egje dhe Peloponezi). Dialekti i këtyre emigrantëve të vjetër (arvanitasve), është sot në kërcënim të plotë. Si theksuam edhe më lart është i paqartë numri i popullsisë shqiptare që jeton në Greqinë e veriut. Deri në luftrat ballkanike, në vitin 1912-1913, ku Greqisë iu bashkangjitën Epiri dhe Maqedonia, zonat e banuara me shqiptarë shkonin deri në gjiun e Artës. Shumica e popullsisë myslimane shqiptare më pas emigroi ose iu nënshtrua proceseve të asimilimit. Shqiptarët e atjeshëm ortodoksë u greqizuan me dhunë që para bashkimit të Epirit dhe Maqedonisë me Greqinë. Sipas të dhënave zyrtare greke, deri në vitin 1951, në territorin e shtetit grek jetonin gjithsej rreth 23 mijë shqiptarë.

Shqiptarët sot

Duhet pasë parasysh se nuk ka prova për ndonjë regjistrim zyrtar. Por, nisur nga disa të dhëna, sot numërohën rreth 15 milionë shqiptarë. Patjetër këtu në këtë numër bëjnë pjesë shumë shqiptar që i përkasin origjinës së shqiptarëve nga ata që ne sot i njohim, si të asimiluar. Të dhënat e ofruara tregojnë se Shqipëria ka mbi 3 milionë banorë, në Kosovë numërohen rreth 2 milionë shqiptarë, në FYROM numërohen rreth 800 mijë shqiptarë. Mali i Zi numëron rreth 40-50 mijë shqiptarë. Gjeografia e vendndodhjes së shqiptarëve jashtë trojeve të tyre patjetër që duhet të fillojë me Turqinë. Turqia zë vendin e parë në atllasin e shpërndarjes gjeografike të shqiptarëve jashtë vendit. Aty ka gati më shumë shqiptarë sesa Shqipëria dhe Kosova bashkë. Të kthyer plotësisht në shqiptaro-turq, ata, sipas statistikave, janë diku aty afër, të regjistruar, sipas të dhënave zyrtare të shtetit turk, rreth 5 milionë qytetarë shqiptaro-turq me origjinë shqiptare. Një tjetër vend, ku ka shqiptarë shumë nga ata të hershmit, janë dhe shqiptarët e Greqisë, të cilët grekërit i quajnë arvanitas. Ata janë vendosur në rrethinat e Athinës dhe përgjatë shtrirjes së kufirit me Shqipërinë dhe numërohen në mbi 1 milion, duke formuar edhe rreh 50 komuna shqiptarofolëse. Arbëreshët, që gjenden në jug të Italisë, kryesisht në Sicili dhe Kalabri, llogariten në mbi 100 mijë. Ndërsa në Egjipt numërohen rreth 200 familje me origjinë shqiptare. Nga vendet e quajtura të lindjes së largët ose Misiri i njohur te shqiptarët është edhe Siria. Pas largimit nga Egjipti, shumë shqiptarë u vendosën në Siri, aty numërohen rreth 550 familje. Duke vazhduar pastaj me ata shqiptarë që janë të vendosur në Bullgari. Shqiptarët janë të përqëndruar kryesisht në Sofje dhe Pllovti dhe kapin shifrën e 52 mijë vetëve. Në Rumani numërohen rreth 20 mijë. Në Kroaci është i njohur ngulimi shqiptar i fshatit Zare i Kroacisë. Janë gjithashtu rreth 12 mijë shqiptarë në Slloveni. Numërohen 12 mijë shqiptarë edhe në Ukrainë, ku janë evidentuar gjithsej 7 fshatra të banuara nga shqiptarë. Por ende nuk është llogaritur numri i tyre. Në Argjentinë një vend tjetër ku janë ngulitur shqiptarët dhe kryesisht ata të përzier me emigrantët italianë, që erdhën këtu nga jugu i Italisë, pra janë shumica arbëreshë. Shqiptarët e Argjentinës konsiderohen komuniteti më i organizuar dhe kanë ruajtur shumë traditën dhe historinë e janë diku aty rreth 50 mijë. Australia megjithse një vend i madh për emigrantët, por shqiptarët nuk e kanë preferuar shumë. Aty numërohen rreth 26 mijë shqiptarë, të vendosur në rrethinat Viktoria dhe Brisbej. Afrika e Jugut është vendi ndoshta që ka më pak shqiptarë, aty janë vendosur thuhet në Kejp Taun, rreth 15 familje. Vendi më i preferuar dhe nga më të populluarit kohët e fundit kryesisht janë SHBA. Një kuriozitet thotë se “shqiptarët e kanë zbuluar Amerikën”, kjo duket bëhet për të treguar se sa janë të dhënë shqiptarët pas emigrimit për në Amerikë. Sot, këtu flitet se gjenden mbi 500 mijë shqiptarë, shifër kjo që kurrë nuk ka mundur të bëhet zyrtare, pasi që ka munguar një iniciativë zyrtare që ta bëjë një gjë të tillë. Por gjithmonë statistikat i referohen kryesisht dhe qendrave nga më të banuarat me shqiptarë. Ata janë të instaluar në Çikago, Detroit, Miçigan, Nju Jork, Nju Jersi, Florida, Teksas, Kaliforni, Ariziona, Ohaio dhe Kanada (konsiderohet komuniteti me intelektual). Një vend kryesor në largimin e shqiptarëve të kohëve të fundit, ku janë të vendosur shqiptarët, konsiderohet Greqia, me rreth 500 mijë shqiptarë, Gjermania ka rreth 350 mijë shqiptarë, përfishirë këtu edhe ata të trojeve etnike. Në Itali rreth 300 mijë dhe në Zvicër rreth 180 mijë, kryesisht shqiptarë të trojeve etnike. Në Angli 40 mijë, Belgjike rreth 40 mijë. Një numër më të vogël shqiptarësh gjen pothuajse në çdo vend evropian, por tani më nuk ka cep të Botës që nuk gjejmë shqiptarë.

Flori Bruqi

Autonomine e shqiptareve ne Mal te Zi e kerkon koha dhe askush nuk mund ta ndal dot -

nga Themi J. Tushe ...



Dhuna, diskriminimi dhe gjenocidi i vazhdueshem shteteror i Podgorices kunder shqiptareve, po i detyrone ata, qe te kerkojne dhe shpallin sa me shpejt Autonomine e trojeve te tyre brenda shtetit malazez.

Populli shqiptar, qe jeton ne trojet e tij autoktone shekullore nen Mal te Zi, si ne Ulqin, Tivar, Podgorice, Tuz (Malesi), Plave, Guci, Rozhaje e tj, eshte vazhdimesi e panderprere natyrore dhe homogjene e pjeseve te tjera te kombit tone te famshem iliro- arberor(shqiptar), qe historia boterore e njehe dhe e nderone ate si me te vjetrin ne keto treva europiane, duke e quajtur kete hapsire edhe Gadishulli Ilirik, i cili u ndryshua para nje shekulli ne Ballkan nga pushtuesit e huaj sllav, grek dhe turq. Ky popull liridashes, bujar, paqesor dhe heroik, ka qene gjithmone shumice ne keto treva dhe i ka ruajtur vazhdimisht trojet e tij neper shekuj me nje trimeri te rralle e sakrifica kolosale nga rreziku i invazionit serbo-malazez. Ne te njejten kohe, ai gjithashtu ka dhene nje kontribut teper te madhe edhe per mbrojtjen e qyteterimit perndimor dhe te paqes e lirise, ne kete pjese te Europes, qe ishte shndrruar ne shesh luftrash e betejash te pergjakshme e grabitqare prej okupatoreve tane barbar sllavist e osmanllinje, te cilet u dynden me egersi nga jug-lindja e Azise dhe u vendosen ne kete rajone si pushtues e kolonizator. Megjithse shqiptaret e ketyre viseve dhane nje ndihmese kaq te fuqishme per te gjithe perndimin, duke thyer e shpartalluar me turp taboret e krajleve e te sulltaneve dhe penguar marrshimin e ushtrive te tyre shkatrrimtare drejt thellesive te kontinentit plak, historia dhe kombet e medhenje europian u sollen shume keq me ta, te cilet jo vetem qe nuk i vlersuan fare sakrificat e tyre, por edhe i prene ne bese e i denuan ashper, duke i lene qellimisht te vetmuar, te pergjakur e ne roberine e te tjereve dhe duolen hapur ne krah te forcave pushtuese e terroriste te asaj kohe. Qysh nga dita qe bisha fashiste malazeze e pushtoi kete pjese teritori te kombit tone me forcen e armeve dhe perkrahjen e Fuqive te Medha e te Rusise Cariste, populli yne i ketyre krahinave ka perjetuar gjithmone vetem vuajtje, dhune, denime, tortura, burgosje, vrasje, gjenocid e spastrim masiv etnik nga okupatoret e eger cernogoras. Ashtu si dikur ishe Mbreteria e Knjazeve te Cetinjes, por edhe shteti i mevonshem e i sotem malazez dhe klanet e tij kriminale, vazhdojne te ndjekin nje politike te eger antishqiptare. Ata nuk e kane konsideruar asnjehere kete pjese te popullit tone si pjestar dhe qytetar te atij shteti, por i quajne ata si te huaj, duke i trajtuar dhe luftuar vazhdimisht me cinizem e urrejtje raciste, vetem per shkakun se nuk jane sllav. Pushtetaret aktual malazez, per te ralizuar qellimet e tyre obskurantiste te sllavizimit te shqiptareve dhe te trojeve te tyre etnike, kane aplikuar dhe po perdorin ne vazhdimesi metodat me brutale dhe format me ekstreme, te dhunes e te krimit qe njehe njerzimi. E gjithe historia e vjeter dhe e re e ketij populli, nen zgjedhen e hordhive cerrnogorase, te knjazeve te dikurshem e te sotem, eshte e mbushur plote e perplote me tragjedi e masakra te pergjakeshme e periodike. Ato nuk kane te ndalur asnjehere dhe ne pershtatje me interesat dhe oreksin e gjahtareve te Podgorices per gjak shqiptari, po behen gjithmone e me te ashpra, ashtu sic ndodhi kater vjet me pare, me 9 shtator 2006, ku u arrestuan 18 djem djem e burra te Malesise tone Martire, u vrane 4 te moshuar qe duolen ne mbrojtje te familjeve te veta dhe u rrahe pa dallim e ne menyren me makabre nje popull i tere, foshnje, femije, gra edhe pleq. Megjithse gjaku i derdhur i ketij populli mbuloi dhene e skuqi tere rruget, njesoj si ne kasapanet e Sebrenices e te Recakut te shkaktuara po nga neonaziskinet e tanishem serbo-malazez, askush nuk e ngriti zerin dhe te gjithe i mbyllen syt sikur te mos kishte ndodhur asgje, bile nje veprim te till kaq te ulet e bene edhe lideret pashallar te demokracise se shtetit shqiptar(Presidenti, Qeveria e Parlamenti i tij), te cilet me heshtjen e tyre prej te vdekuri, ne menyren me te turpeshme, me te neveritshme dhe me mercenariste u bene ortak dhe u rreshtuan perkrah me kasapet e Ballkanit, duke e ndihmuar armikun tone shekullor cerrnogoras ne realizimin me sukses te ketij skenari te madhe e te zi krimi antishqiptar. Vetem Tempulli i Lirise, Keshtjella e Madhe e Demokracise dhe Simboli i Drejtesise boterore, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Diaspora jone patriote pertej Atllantikut me shoqatat e saj atdhetare si”Malesia e Madhe ne Detroid, Fondi i Malesise, Dede Gjon Luli, Ana e Malit, Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan, Plava e Gucia, ne Nju Jork, ”Martin Dreshaj”ne Peje e tj edhe disa gazeta kombtare shqiptare dhe ato elektronike si “Iliria”, ”Kritika”, ”Malesia. Org”, ”Balli i Kombit”, ”Shekulli”, ”Fieri. com”, ”Korrieri” e tj, nuk u pajtuan kurr me kete fushate, hitleriane e antinjerezore, por e cilesuan ate si kriminale dhe e denuan me ashpersi, duke i dhene edhe paralajmerime serioze xhelateve te zinje malazez, (Gjukanovic e Vujovic), me demonstrata te fuqishme para OKB-se, ne Uashington e tj, qe ta nderpresin tragjedine e tyre, se mund te perballen me gjyqin e Hages, denimin e qyteterimit europerndimor e nderkombtar dhe nderhyrjen e ndeshkimin e NATOS, njesoj sic e pesoi edhe vellai i tyre, Sllobodani i Beogradit me hienat e tij serbe, qe u mbyllen pas dyereve te hekurta, e atje ku e kishin vendin e merituar.



Aktualisht shqiptaret ne Mal te Zi, pervec disa tradhetareve, qe u sherbejne me zell e besnikeri okupatoreve cerrnogoras, nuk kane asnje te drejte elementare te ligjeshme, sipas standarteve nderkmombtare dhe demokratike qe njehe sot bota e civilizuar. Shteti shtypes i Podgorices, ne vazhdimesi, qellimisht dhe me force u mohone atyre gjithcka kombtare, duke ja u ndaluar edhe te drejten e perdorimit zyrtar te gjuhes amtare shqipe dhe te arsimit te larte ne trojet veta dhe brenda shtetit te tyre. Jo vetem kaq, por ai i detyrone ata me brutalitet qe te mesojne edhe gjuhen serbe te pushtuesit cerrnogoras, ate gjuhe te urryer per ta, qe nuk duan ta degjojne me fare, sepse kjo gjuhe i ka ndjekur gjithmone me thike, pistolete dhe pabesi pas shpine duke i rrahur, denuar, torturuar dhe vrare neper dekada e dekada me rradhe. Ne asnje vend te botes nuk ndodhe, qe nje popull i tere te privohet nga e drejta per te kujtuar e nderuar simbolet, vlerat, festat, ngjarjet dhe respektuar figurat e veta te shenjta kombtare, sic diskriminohen bashkatdhetaret tane ne Mal te Zi. Pushtetaret cerrnogoras, megjithse vjedhin dhe grabisin pa meshire te gjithe pasurine e pafund natyrore te shqiptareve si, toka, prona, pyje, porte, miniera, biznese e tj, vazhdojne qe ti shtypin ata, duke i mbajtur ne roberi te plote dhe i kane lene gjithmone ne nje prapambetje te madhe ekonomike, mjerim, varferi dhe skamje te rende, duke i detyruar qe ta braktisin vendin e vet dhe pastaj gradualisht te realizojne me qetesi sllavizimin e te gjitha trojeve tona, ashtu sic kane bere ne Tivar, Podgorice, Karabushkopolje, Plave, Guci, Rozhaje e tj.


Shqiptaret ne Mal te Zi, megjithse shpresuan per nje kohe shume gjate qe te gezonin edhe ata drejtesi e barazi si te tjeret, kjo enderr e tyre nuk u realizua kurr dhe mbeti vazhdimisht per ta “Molle e Ndalueme” me qindra vjet. Por kjo nuk do te thote se ata do te presin perseri pafundsisht, duke jetuar ne pozita te tilla inferioriteti, qendruar me frike brenda shtepise se tyre dhe nen tutelen e nje shteti te huaj, qe i trajtone ata si armiq dhe i fyen, vret e burgose pa asnje shkak e per c'do dite. Ata e provuan mjafte mire per me se nje shekull, dhe e pane vet se shteti sllav cerrnogoras dhe klanet e tij antishqiptare nuk mund tu japi kurr atyre asnje te drejte njerezore e kombtare, pervec se kamxhikut te policise, burgut te Shpuzit e te Goliotokut dhe sllavizimit te dhunshem ose me deshire, duke u bere cirilik me “ICA e VICA “dhe larguar nga kombsia e tyre arberore. Tani populli yne nuk ka me se c'far te presi prej regjimit te Podgorices, sepse nuk ka ngelur asnje rruge e alterrnative tjeter dhe ka ardhur koha, qe ti dali zot vetes dhe fateteve te tij e te kerkoj me vendosmeri e trimeri te drejten e vete te ligjeshme e te pamohueshme per te shpallur Autonomine e Plote te Trojeve Shqiptare. Dhe kjo ne mos sot, apo neser do te ndodhe pa tjeter, sepse vetem nje Autonomi e till, (qe tashme e ka e pergatitur vet Mali i Zi me sjelljet e tij), do ti mbroje bashkatdhetaret tane dhe trojet shqiptare nga rreziku i madhe kercenues, qe po u kanoset vazhdimisht mbi koke, per ti shndrruar ne nje CAMERI te DYTE, duke i likujduar e zhdukur pergjithmone nga harta e kombit tone. Autonomia e shqiptareve nen juridiksionin e Podgorices, do ta ktheje kete teritor ne nje Kanton te fuqishem, ose Krahine te zhvilluar, e cila do te japi kontribute te medha edhe per vet shtetin multietnik malazez, si dhe do te rivendose e forcoje me shume miqesine dhe fqinjesine e mire midis dy popujve e kombeve tane, te tronditur e shkaterruar nga pushtetaret kriminel cerrnogoras. Ne e dime mjafte mire gjithashtu, se shpallja e Autonomise se shqiptareve ne Mal te Zi ne rruge demokratike(ashtu sic fitoi edhe vete ai Pamvarsine nga Serbia), jo vetem qe nuk do te pritet mire nga autoritetet shoviniste te ketij shteti dhe ato sllave e nderkombtare, por padrejtesisht edhe mund cilesohet, denohet e ndeshkohet ashper prej tyre, si gjoja ”Irredentiste”, ”Separatiste”, ”Terroriste islamike e katolike”, ”Shqiperi e Madhe” e tj, e megjitate ai eshte dhe do te jete nje veprim i drejte, parimor, i domozdoshem, i ligjshem, demokratik dhe i pakthyeshem, sepse e kerkone koha dhe vetem me te mund te thyhen prangat e roberise, fitohet Liria dhe luftohet krimi, gjenocidi, aparteidi dhe racizmi sllav cerrnogoras, qe ka bere kerdine me masakra mbi shqiptaret gjate shekujve e ne vazhdimesi ne mes te Europes se qyteteruar. Autoritetet malazeze kane kohe qe e ndjejne friken e ketij “rreziku gjoja te madhe' dhe jane shume te shqetesuar nga nje veprim i till, i drejt dhe demokratik i shqiptareve, prandaj ata rriten edhe dhunen ndaj tyre, per ta paralizuar e vrare qysh ne embrion ate. Por pamvarsisht nga burgjet, torturat dhe denimet mesjetare qe po bejne, ata vetem mund ta shtyjne afatin e saj ne nje kohe tjeter te aferme dhe kurr nuk do te arrijne qe ta ndalin Autonomine e shqiptareve, sepse ky popull hyjnor ka jetuar gjithmon ne liri dhe pa okupator mbi shpinen e tij, duke thyer e hequr qafe edhe perandori te medha. Cerrnogorasit duhet ta dine mire dhe ta kene teper te qarte se ne te gjitha trojet tona kombtare, pamvarsisht se ne cilin shtet ndodhen, zote te tyre te ligjshem dhe me tapi kane qene, jane dhe do te mbeten gjithmone vetem shqiptaret e jo sllavomalazezet, prandaj ata duhet te heqin dore nje here e pergjithmone nga keto plane e aventura te errta, te pergjakeshme e grabitqare dhe te largohen prej andej per ne teritoret e tyre, duke zgjedhur rrugen e dialogut, te mirkuptimit, te respektit, te drejtesise dhe te demokracise, per tu marre veshe me shqiptaret, te cileve u jane marre me force siparfaqe teritoresh teper te medha dhe tani nuk mund te falin me asnje pellemb toke te shenjte shqiptare. Shteti i vogel malazez, nuk ka asnje interes dhe kurrsesi nuk duhet te hyje ne konflikt me shqiptaret edhe ne qoftse ata kerkojne Autonomine e tyre. Ne kohet e reja qe jetojme, do te ishte mire qe vet Podgorica zyrtare ta mbeshtese kete veprim progresiv dhe demokratik, per te miren tone te perbashket, paqen, lirine, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit duke i kerkuar edhe falje popullit shqiptar per krimet e bera kunder tij neper shekuj, si dhe per ti shperblyer atij ndihmen e medhe qe e beri ate te pavarur. Pasoja fatale dhe katastrofike do te vijne ne qoftse malazezet, te cilet kane vrare e terrorizuar dhjetra mijera shqiptar ne te kaluaren, do te zgjedhin perseri rrugen e luftes, per t'ua mohuar me arme Autonomine shqiptareve te kulturuar e paqsor, qe nuk kane thyer asnje xham makinash e stacionesh policie, megjithse jane pergjakur e ndeshkuar rend e padrejtesisht prej tyre. Kjo nuk do te thote se populli yne i atyre viseve eshte frikacak, perkundrazi historia, bile edhe vet Cetinja e njehe ate si djepi i trimerise dhe heroizmit shqiptar, por ai ka kerkuar gjithmone rrugen e dialogut e te mirkuptimit ne zgjidhjen e problemeve me fqinjet tane dhe jo ate ekstreme te ballafaqimit ushtarak, sic bejne perhere shovinistet sllav ne veri dhe ata grek ne jug.


Nje veprimi te till i ka ikur koha dhe ai, jo vetem qe nuk do te pranohet e tolerohet me nga askush, por edhe do te denohet nga te gjithe, prandaj qarqet e Podgorices, duhet te behen me te pergjegjshem e me te permbajtur dhe te ruhen shume nga aventura te tilla, sepse ato mund ti shkaktojne atij konsekuenca teper te hidhura, te cilat mund shenojne edhe ndarjen perfundimtare me kufi te perjetshem midis kombit tone arberor, botes demokratike e te qyteteruar perndimore me kriminelet sllav cerrnogoras, serb, maqedonas antieuropian.

Shqiperia nuk duhet ta lejoj Malin e Zi, Serbine dhe Maqedonine qe te futet ne
NATO, pa u dhene me pare te drejtat shqiptareve.

Politika e jashteme, por edhe ajo e brendshme e c'do shteti ne bote, zhvillohet gjithmone ne c'do kohe e situate, ne baze te interesave te caktuara strategjike qe ka ai vend, apo kombi i tij dhe percaktohet ne pershtatje te plote me to. Ky eshte nje parim i pergjithshem universal per te gjithe dhe asnje veprim diplomatik i vogel, apo i madhe, i thjeshte, apo i nderlikuar, i perspektives, apo i castit, nuk mund te behet, duke dale jashte ketyre kornizave te caktuara te kesaj norme, sepse atehere ai behet i demshem dhe mund te shoqerohet edhe me pasoja teper te renda e te pariparueshme per c, do popull, shtet, apo komb. Eshte per te ardhur keq, qe ne Shqiperi ka me se 20 vjet qe po ndodhe e kunderta, sepse shteti i sotem shqiptar ne fushen e politikes se jashteme ka bere dhe po kryen ne vazhdimsi veprime shume te gabuara e te nxituara, te cilat jo vetem qe nuk i sherbejne aspak interesave te popullit tone edhe atyre kombtare, por edhe bjene ne kundershtim te plote me to e u kundervihen atyre, duke shkelur rend edhe ligjet dhe kushtetuten e Shqiperise.
Keshtu Qeveria Shqiptare, jashte c’do vullneti te popullit te saj dhe te kombit tone, me nje naivitet foshnjarak te papare ndonjehere dhe me nje deshire e pasion te verber politik, nxitoi duke i njohur Malin e Zi dhe Maqedonine si shtete te pavarura, pa u dhene me pare te drejtat bashkatdhetareve tane qe jetojne nen vartesine e Podgorices e te Shkupit, te cilet po ushtrojne nje dhune te eger dhe gjenocid periodik ndaj tyre, ne nje kohe qe ajo duhej te kishte bllokuar kete njohje dhe te mbante nje qendrim te prer, derisa shqiptaret te merrnin te gjitha te drejtat e veta ne ato shtete. Autoritetet cerrnogorase dhe ato te vetquajtura maqedonase, (sepse bota nuk i njehe akoma sit e tilla), te befasuara nga ky qendrim kaq i pazakont, dallkauk e i trashe i Tiranes, qe nuk e kishin pritur dhe besuar kurr se mund te ndodhte kaq shpejt, ja shperblyen menjihere asaj kete te mire, duke ndermarre fushata te reja krimesh e masakrash kunder shqiptareve ne Malesi, Tuz, Tetov, Presheve e tj, si te pabese dhe vrases qe jane. Ndersa Greqia dhe nacionalistet e Athines, per te vjedhur vlerat historike te te tjereve, rritur dhe fryre artificialisht lavdine e kombit te vet dhe kenaqur oreksin e miqeve te tyre tradicional serbe, i bene sfide te gjithe Botes dhe e bllokuan hyrjen e Maqedonise ne NATO vetem per pune emri, duke refuzuar edhe njohjen e shtetit te paverur te Kosoves, kurse lideret tane te Tiranes qe mund tu thuashe me te drejte sllavofil, vazhdojne akoma rrugen politike te turpit, duke shprehur nje gadishmeri servilizmi te shfrenuar, per ta futur sa me pare Malin e Zi dhe Shkupin ne kete organizate, ne vend qe te bejne te kunderten, duke e lidhur vendimin dhe voten e Shqiperise si anetare e NATO-s me te drejtat e shqiptareve ne keto dy shtete slllave kriminale.
Nuk eshte me nevoja qe te sjellim shembuj te tjere te kesaj natyre kaq vulgare te lidershipit shqiptar dhe ti analizojme ne kete shkrim, sepse ato jane pafund, por ka ardhur koha dhe populli jone sot kerkone qe shteti yne duhet ta ndryshoje kryekepute sa me shpejt dhe menjihere politiken dhe qendrimin e tij ndaj Malit te Zi, Serbise dhe Maqedonise, duke i dale zot te gjitha trojeve tona kombtare dhe bashkatdhetareve tane qe jetone ne keto shtete fqinje, te dhunuar, diskriminuar dhe te shtypur gjer ne palce. Shteti shqiptar si anetar me te drejta te plota i organizates veri-atllantike te NATOS-s, nuk duhet te lejoj kurr qe Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia te hyjne ne kete alence pa u dhene te drejtat shqiptareve, pa u kerkuara falje atyre, pa paguar te gjitha demet e pasojat e luftes, pa nxierre para drejtesise kriminelet e ishe UDB-se e te armates jugosllave, pa u hapur Universiteti Shqiptar ne Ulqin, pa i dhene Tuzit komunen e pamvarur, pa njohur Pamvarsine e Kosoves, dhe pa u rinovuar e bere te gjitha reformat e nevojshme. Ne gjithashtu mendojme se edhe partite opozitare ne Shqiperi, si Partia Socialiste, PSD, Partia e Ballit Kombtar, Partia Demokristiane, e tj, qe po punojne vazhdimisht me perkushtim te madhe per forcimin e demokracise dhe te shtetit ligjor, ato duhet te merren shume seriozisht edhe me problemin e vellezerve tane ne Mal te Zi, Serbi e Maqedoni e te drejtat e tyre, duke e thene me me force fjalen e vet dhe duke u dale ne mbrojtje atyre, sepse deri tani nuk jane ingranuar fare me kete ceshtje madhore dhe e kane lene ate ne meshire te fatit dhe vetem ne duarte e disa pushtetareve te paskrupullt, te paafte, qe po shesin cope cope edhe Shqiperine, pasi kombin nuk e njohin fare dhe e kane braktisur me kohe. Keto parti duhet te shkojne menjihere dhe me urgjence ne Kuvendin Popullor dhe te kerkojne me force qe shteti Shqiptar ti thote JO hyrjes se Malit te Zi, Serbise e Maqedonise ne NATO, me qellim per ti detyruar kriminelet sllav, qe te permbushin te tera detyrimet ligjore ndaj shqiptareve dhe te drejtave te tyre, si dhe obligimet ndaj demokracise, per te qene anetar te denje te ketij pakti te madhe ushtarak, qe mbrone e garantone paqen, lirine dhe demokracine kudo neper bote.

SHPËRNGULJA E POPULLSIS SHQIPTARE NGA ÇAMËRIA SI MYSLIMANË TË TURQIS

Isuf B. Bajrami

Kjo fjalë e huaj në jetën e popullsisë shqiptare të Çamërisë hyri dhe i solli aq shumë shqetësime, dhimbje, gjak e lot. Përkthyer në gjuhën shqipe do të thotë shkëmbim.Me siguri kjo nuk ka të bëjë me shkëmbime mallrash apo ekuivalentesh të tjerë,por me këmbim njerëzish.Për shovinistët grekë një lloj malli janë edhe njerëzit,mjafton t’i shkëmbente,të largonte popullsinë shqiptare nga trojet e saja autoktone për të krijuar atje,”homogjenitetin etnik” grek.


Luftërat ballkanike ia kishin dyfishuar territoret dhe popullsinë greqisë,në dëmë të fqinjëve.Orekset soviniste greke për ç’do ditë shtoheshin,drejt gllabërimit të tokave të huaja.Koncepti ekspansionist i “megalidesë” që synonte të përfshinte në mbrendësin e kufijve të saj tokat ku banonin ortodoksët e Turqisë.Kjo aventur e çoi në Azinë e Vogël,e cila në vend që t’i sillte lavdinë që lakmonin u solli disfatën poshtëruese.(1)Diskreditimi politik dhe katastrofa ushtarake që pësoi atje u shoqërua me shumë shkëmbime të qindra e mijëra njerëzve.

Më 30 janar 1923 u nënshkrua në Lozanë marrëveshja e veqant turko-greke,mbi shkëmbimin e grekërve të Anadollit,me “turqit”e Greqisë.Sipas marrëveshjes,duke filluar që nga 1 maji i vitit 1923:”...duhet të kryhet shkëmbimi,i detyrueshëm i shtetasve “turq” të besimit ortodoks.Grekët e vendosur në tokat turke,gjithashtu edhe i shtetasve grekë të besimit mysliman të vendosur në tokat greke.”(2)

Të shkëmbyerit duhet të linin vendin e origjinën dhe duhej të fitonin atë të vendit ku shkonin,pa të drejtë kthimi.Në këtë shkëmbim nuk përfshiheshin “banorët grekë të Stambollit dhe turqit e Thrakës Perëndimore”.(3)

Populli shqiptar nuk duhej të përfshihej në sferën e shkëmbimit,sepse përveç fesë nuk kishte asgjë të përbashkët as me turqit por as me grekërit.Edhe në komisionin miks,të ngarkuar me zbatimin e shkëmbimit,u vendos që të “përjashtohej popullsia e Çamërisë”.(4)Këtë fakt e pranojn edhe vet çeveritarët e Athinës.Përfaqësuesi grek,Kallamanos,në Konferencën e Lozanës deklaron se:”Qeveria-e tij-nuk ka asnjë qëllim që të veprojë në shkëmbimin e myslimanëve me origjinë shqiptarë.Shqiptarët banojnë në një krahinë të përcaktuar mirë,Epirin.Në qoftëse ata janë të një besimi,nuk janë në asnjë mënyrë të një kombësie.”(5)”Sigurime”të tilla u kishte dhënë edhe i ngarkuari me punë i Greqisë në Tiranë,Kiçotaqi.Madje,edhe vet Venizelloja:”I kam telegrafuar Qeverisë sime,për t’i hequr vërejtjen mbi gjendjen e shtetasve grekë,myslimanë të racës shqiptare,që nuk duhet të ngatërrohet me turqit përsa i përket konventës së këmbimit të popullsisë”.(6)

Realiteti praktik qëndron ndryshe.Të thënat me të bërat qëndrojn shum larg.Pa u tharë ngjyra e nënshkrimeve,qeveritarët grekë i shkelin marrëveshjet.Nën etiketën “turq” ata vendosin ti largojnë me mijëra shqiptarë nga trojet e tyre në Çamëri.Sa për shqiptarët e besimit të krishterë,mendonin t’i asimilonin fare lehtë,duke i joshur edhe me pasuritë e myslimanëve që do të largoheshin.Në këtë mes,një rol djallëzor luan edhe Kleri Ortodoks.Duke u përpjekur që të mbjellë përçarje e armiqësi midis elementit mysliman dhe të atij të krishterë.

Gjendja acarohej së tepërmi,kur qarqet shoviniste greke organizuan vrasjen e gjeneralit italian Telini,dhe anëtarëve të Komisionit Ndërkombëtar për përcaktimin përfundimtar të kufirit,duke dashur të fajësojnë Shqipërinë.Disa ditë më vonë italianët e pushtojnë Korfuzin.

Më 31 mars 1923,Konferenca e Ambasadorëve,e deklaron fajtor të krimit qeverinë greke dhe e ngarkon me përgjegjësi.Athina e tërheqë përkohësisht përfaqësuesin e saj nga Tirana.Punët marrin një kthesë me pasoja të rënda për popullsinë e Çamërisë.Autoritetet greke e intensifikojnë luftën për shpërnguljen e çamëve për në Anadoll.Musa Demi,Ymer Capari,Xhevat Merushi,të cilët kërkojnë ndërhyrjen e Komisionit miks për të ndaluar dëbimin,burgosen.

Banda hajdutësh profesionistë nga autoritetet lokale,terrorizonin popullsinë që të deklaroheshin “turq”.Ata përdornin me mjeshtëri metodat më shkatrrimtare për të shpërngulur njerëzit.Duke i rrëmbyer natën nga shtëpia,duke iu kërkuar shuma të konsiderueshme parash për t’i liruar pastaj,etj.Kështu rrëmbehet Man Ismaili dhe lirohet pasi paguan 200 napolona ari,vëllai i Murat Gjikës 300,Agako Pronja 600,etj.,hajdutët pasi bënin gjithçka natën,të nesërmen shkonin nëpër fshatra forcat e rendit dhe i hapnin popullsisë plagë të reja duke e akuzuar se “strehonte”hajdutë.

Popullata e pafajshme,duke përjetuar tortura nga më të ndryshmet nuk u gjunjëzua.Ajo i dërgoi disa herë përfaqësuesit e saj për të protestuar pranë qeverisë kundër dhunës e padrejtësive.Në rrugë nga më të ndryshmet informonte rregullisht qeverinë shqiptare për të gjith gjendjen në Çamëri.Me dhjetëra telegrame iu dërguan Lidhjes së Kombeve,ku denoncoheshin padrejtësitë dhe kërkohej ndërhyrja e saj.Këto bënë që në tetor të vitit 1924 të dërgohet në Çamëri një komision i kryesuar nga përfaqësues shqiptar,turq dhe grek për të konstatuar kombësinë dhe vullnetin e popullit.U kërkua që zërin e Çamërisë t’ja transmetonte komisionit një dërgatë e përbërë nga Tahir Metja,Kadri Sadushi,Bido Dule,Nelo Hamiti,etj.Detyrat e të dërguarve përcaktohen qartë në një mbledhje që u bë në fushë të Grigohorit.

Përfaqësuesit e popullsisë së Çamërisë,pa i përfillur pasojat,jo vetëm që i parashtruan Komisionit përkatësinë e saj shqiptare dhe këmbënguljen kundër çdo përpjekjeje për shkëmbim,por edhe shtypjen,padrejtësitë dhe mohimin e çdo të drejte që u bëhej nga autoritetet greke.Ata i sollën Komisionit fakte tronditëse.Për shembull pyetjes:”Si shpjegohet që persona të dryshëm janë deklaruar si turq?!Kësaj pyetje i përgjigjet Kadri Sadushi:”- Asgjë tjetër përveç frikës dhe pasigurisë.Një nga ata është edhe vëllai im,Shefiku.Pyeteni nëse di qoftë edhe një fjalë turqisht.”.

- Aq në rrezik e keni jetën kështu?!!”Vështirë është t’a merrni me mend-u përgjigj Kadriu-por kur të dal këtej,s’ka asnjë siguri se shkoj i gjallë në shtëpi!”.(7)

Ky delegacion shkoi edhe më tej duke i parashtruar Komisionit se në Çamëri nuk ishin shqiptar vetëm ata të besimit mysliman,por edhe ata të krishterët.Ndërkohë rrugës po kalonte një plak i quajtur Mina Dhima,nga fshati Ledhës.”-Ja ai është i krishterë-thot Tahir Metja-pyeteni i ç’kombësie është.”Plaku pyetjes së përfaqësuesit grek,Minai iu pëgjigj shkurt:”-Jam shqiptar,nuk di grekçe.”(8)

Komisioni pasi u bind për karakterin plotësisht shqiptar të popullsisë,pezulloi shkëmbimin,por autoritetet greke vazhduan punën e tyre.Fshati Petrovicë u boshatisë krejtësisht,Gardhiqi nga 400 shtëpi mbetën 80,Karbunari nga 300 në 120,Parga nga 300 në 40,Shëndielli nga 200 banorë nuk mbeti asnjë,etj.Vetëm gjatë viteve 1912-1925 u shpërngulën më tepër se 20,000 banorë nga Çamëria.(9)

Qeveria greke e ngarkon deputetin e Trankës, Bakallbashin të merrej me shkëmbimin dhe instalimin e emigrantëve grek të ardhur nga Azia e Vogël.Emigrantët vërshojnë në Çamëri. Vendasit grumbulloheshin 4-5 familje në një shtëpi dhe në vend të tyre strehoheshin të tjerët-të huaj.Kundër këtyre akteve popullsia Çame ngriti zërin e protestës.Në një letër drejtuar Lidhjes së Kombeve,Hasan Kapoli,Sherif Rexhepi dhe 23 nënshkrues të tjerë, protestonin energjikisht “kundër çdo tentative depërtimi në Azi duke qenë të njohur si shqiptarë edhe prej vetë grekëve”. (10) Një protestë të tillë bënte edhe Huso Iljasi,në emër të popullsisë së Pargës.

Duke u gjendur në këtë situatë të rëndë, populli shqiptar shpërtheu në mitingje e protesta masive kundër arbitraritetit të autoriteteve greke në dëm të popullsisë çame.Duke i bërë jehon një mitingu të zhvilluar nga studentët e Tiranës,gazeta “Dajti’’,i kërkonte qeverisë demokratike:”...të tregohej sa më aktive në mbrojtje të popullsisë çame dhe kjo jo vetëm në emër të solidaritetit me vëllezërit e një gjaku, por edhe në interes të hedhjes së themeleve sa më të shëndosha për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve”. (11)

Në verë të vitit 1924,procesi i shkëmbimit mori karakter masiv. Në këto kushte qeveria shqiptare ndërmori një varg hapash serioze duke e bërë mbrojtjen e popullsisë shqiptare të Çamërisë, një ndër objektivat kryesore të veprimtarisë së saj diplomatike. Ajo kërkoi që qështja të shtrohej për shqyrtim edhe një herë në Këshillin e Lidhjes së Kombeve. Në letrën që i drejtonte sekretarit të përgjithshëm, duke i bërë një interpretim të saktë Marrëveshjes së Lozanës të vitit 1923, shkruante :” Qeveria shqiptare mendon se parimi i prejardhjes që ka adaptuar komisioni miks, mund të zbatohet edhe kjo deri në një farë pike,vetëm për ata shqiptarë që banojnë në Maqedoni në mënyrë sporadike,kurse ai nuk mund të merret fare parasysh për një krahinë si Çamëria ku popullsia është kompakte. Ajo mendon se edhe vet fakti që kësaj popullsie i kërkohet të shfaqë dëshirën, është në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes së Lozanës,e cila thotë se elementi shqiptar do të përjashtohet nga shkëmb!
imi...

Qeveria shqiptare është e mendimit se është e pamundur të merret seriozisht,një dëshirë e shprehur nga një popullsi që është nën tmerrin e masave të dhunës së autoriteteve helenike...”. (12)

Problemi çam zuri një ndër vendet qendrore në veprimtarinë diplomatike të qeverisë së F.Nolit, duke ndërmarrë një varg hapash për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar, përmes Lidhjes së Kombeve. Duke denoncuar dhunën e përdorur nga autoritetet greke për shpërnguljen e shqiptarëve; Nolit nuk i mungonte asnjëherë përpjekja për krijimin e një klime të re midis të dy vendeve.Ai e shikonte problemin e minoriteteve jo si pengesë, por si një urë lidhjeje.

Në një intervistë që i kishte dhënë Noli gazetës greke “Politika” duke dashur të krijojë një atmosferë të re në mënyrë të veçantë midis Shqipërisë dhe Greqisë ka theksuar se :”Pakica kombëtare, si këtej, ashtu edhe aty, duhej të jenë jo si një pengim, por si një lidhje dhe si një urë për marrëveshje midis nesh”.(13)

Suleman Delvina duke parë se përçapjet diplomatike për të ndalurar shkëmbimin e popullsisë çame ishin të pafrytshme i shkruante Ministrisë së Brendshme :”Lutemi të keni mirësinë t’u jepni me urgjencë urdhëra nga ajo ministri,që të varen nga autoritetet kufitare të jugut,që mos pengojnë hyrjen dhe instalimin në Shqipëri të atyre shqiptarëve që vinë nga Greqia për të shpëtuar nga shkëmbimi i popullsive”. (14)

Kur nën pretekstin absurd të “hetimit për përcaktimin e prejardhjes” dëbimi i popullsisë çame po merrte përmasa të gjera, qeveria shqiptare kërkoi që çështja të shtrohej përsëri për shqyrtim në Këshillin e Lidhjes. Në telegramin që i dërgohej sekretarit të përgjithshëm,më 11 gusht 1924 thuhej se:” ...fizionomia etnike shqiptare e krahinës së Çamërisë është përcaktuar në mënyrë të pakundërshtueshme,për arsye se popullsia është autoktone,ajo flet vetëm shqip,se kultura turke është krejt e pa njohur aty dhe se asnjë element tjetër i huaj nuk ndeshet në këtë krahinë...”.(15) Në këto kushte çdo hetim është i tepërt dhe në kundërshtim me çdo gjë që është vendosur më parë.

Megjithatë,në prag të hapjes së Asamblesë në Gjenevë, autoritetet greke kishin përfshirë në shkëmbim afro 10.000 çamë.Delegacioni shqiptar në Asamblenë e 5-të të Lidhjes së Kombeve e bëri çështjen e mbrojtjes së të drejtave të kësaj popullsie një nga objektivat e tij kryesore.Në krye të delegacionit, F. Noli,vuri të gjithë prestigjin e vet. Ai denoncoi me forcë veprimet e paligjshme të qeverisë greke dhe të komisionit miks që bënte punën e saj.Nëpërmjet analizës që i bëri procedurës në përfundim se ai “e linte derën hapur për lloj-lloj persekutimesh nga ana e autoriteteve greke”. (16)Në fjalën që mbajti më 29 shtator 1924 në sesionin e Këshillit të Lidhjes së Kombeve,ndër të tjera tha:”Shumica e shqiptarëve mysliman të Greqisë janë përfshirë në shërbim sepse është një e vërtetë palisiane (që duket sheshit) se myslimanët e Epirit nuk janë gjë tjetër veçse shqiptarë...”.(17)

Në përgjigje të një shkrimi botuar në gazetën greke “L’Mesager d’Athenës”me të cilin ankohet se minoriteti grek në Shqipëri keqtrajtohet, gazeta “Bashkimi” shkruanrte:”... Autoritetet greke,përkundrazi terrorizojnë sistematikisht shqiptarët e Çamërisë,sidomos që kur ka filluar shkëmbimi i popullsive greko-turke,gjendja e shqiptarëve të Çamërisë është bërë e padurueshme,nga sjelljet e këqia dhe persekutimet e autoriteteve greke.Asnjë shkollë shqipe nuk është çelur në Çamëri... Kurse qeveria shqiptare ka në buxhetin e saj një fond prej 100.000 franga ari për shkollat e minoritetit. Grekofonët e Shqipërisë së Jugut gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre politike. Në zgjedhjet e fundit,qeveria greke u hoqi çamëve edhe të drejtën e votës. Qëkurse janë nën sundimin grek,çamët e ndjejnë veten si një element i dënuar të jetë gjithnjë i shtypur dhe i skllavëruar...”.(18)Megjithatë deklaratat solemne të kryeministrit grek,që siguronte se është inspiruar nga dispozitat më të mira kundrejt minoritetit shqiptar.Autoritetet ushtarake të Filatit, sidomos kapiten Floro, komandant i garnizonit,terrorizojnë popullsinë myslimane shqiptare me të gjitha mjetet më çnjerëzore dhe barbare duke i rrahur padrejtësisht e pa mëshirë, i kërcënojnë me vdekje...”.(19) Preokupimin e vet për fatin e popullsisë shqiptare që detyrohej të shpërngulej, qarqet zyrtare dhe shtypi i kohës nuk e shprehu vetëm me shkresë e protestat në adresë të organizmave ndërkombëtare, por edhe me një ndjenjë të thellë solidariteti duke marrë çdo masë për të pritur e sistemuar në Shqipëri të gjithë ata që nuk donin të mbarteshin në Anadoll.

Ja ç’shkruante gazeta “Dajti”:”Është mirë që çamët të merren bashkërisht e të ju ipen vendpasuri (toka) të shtetit në vend që të venë në Anadoll e të humbasin fare”. (20)

Qëndresa e popullsisë shqiptare të Çamërisë kundër shkëmbimit me grekët e Anadollit pati jehonë të madhe në shtypin shqiptar të kohës.

Në një korrespondencë të dërguar për gazetën “Dajti” dërguar nga Çamëria ndër të tjerash thuhet:

“Grekët jo vetëm që e realizuan dëshirën e tyre për çrrënjosjen e elementit shqiptar të Çamërisë, por me taktikën dhe metodën e tyre të zakonshme po përpiqen të kandisin botën dhe Lidhjen e Kombeve se çamët e duan vetë shkëmbimin dhe emigrimin në Anadoll.Grekët kanë prurë mijëra emigrantë prej Azisë së Vogël,viktima të megalidesë së tyre qesharake dhe i kanë vendosur në shtëpitë e shqiptarëve të Çamërisë, duke grumbulluar 4-5 familje shqiptare në një shtëpi... Mahagjirët e Anadollit për të ushqyer familjet e tyre, u grabisnin çamëve tërë produktet e arave e të vreshtave.

Ka afro një muaj që në Çamëri ka ardhur komisioni miks që do të studiojë origjinën e shqiptarëve të Çamërisë.Komisioni në fjalë do të qëndroj vetëm në Margëlliç e në Filat se shtypi grek ka shpifur se do t’i vrasë komitët shqiptarë.Edhe së andejmi do të shqyrtoj origjinën dhe dëshirën e Çamëve duke thirrur disa veta nga çdo katund (të protestuar nga ana e autoriteteve të vendit e të frikësuar me vrasje,në qoftë se përgjigjen kundër porosisë së tyre), edhe në bazë të dëshirës së imponuar që do të shfaqin këta,komisioni do të veproj për të gjithë popullsinë shqiptare të Çamërisë.

Për të mbrojtur jetën e anëtarëve të komisionit (siç),qeveria greke ka dërguar në Çamëri një fuqi të madhe ushtarake nën komanden e andantit gjakpirës Kollovoit, i cili me radhë e ka tmerruar popullin e mjerë të Çamërisë me veprat e tij çnjrëzore si vrasje barbare e për të shpërngulur shqiptarët e Çamërisë dhe sidomos ata të paktë që dalin para komisionit të thonë se janë turq dhe duan të venë në Turqi”.(21)

Sesioni i Lidhjes së Kombeve,që u mbajt nga fundi i tetorit 1924 tregoi se tragjedia çame vazhdonte. Kontigjente të reja njerëzish përgatiteshin për t’u nisur në Anadoll,kurse organizata e Gjenevës,jo vetëm që nuk e ndaloi,por i lavdëroi përpjekjet e qeverisë greke për përmbushjen e zotimeve të saj.Qëndresa e vendosur e popullsisë çame dhe puna këmbëngulëse e qeverisë shqiptare u bënë pengesa në rrugën që kishin nisur qeveritarët e Athinës.Megjithatë procesi i shkëmbimit të dhunës vazhdoi edhe pas vitit 1925.Por tashmë ai po merrte nuanca të reja.Një varg ligjesh goditen drejtpërdrejti e tërthorazi pasurit e patundshme të shqiptarëve, duke i shndërruar pronarët e ligjshëm në argatë.

Në një memorandum që përfaqësuesit e Çamërisë i drejtonin kryeministrit grek, Pangallos,më 26 shkurt 1926 duke denoncuar arbitraritetin,shpronësimet e paligjshme dhe zbatimin e mbrapsht të së ashtuquajturës “Reformë agrare”, në dobi të emigrantëve të Azisë së Vogël theksohej se;”...ne dhe familjet tona jemi dënuar të vdesim urie...”.Dhe më poshtë, me një ton që nuk fshihte aspak revoltën, shtonin se me këto akte;”...kemi të drejt të besojmë se qeveria juaj nuk dëshiron tjetër veçse zhdukjen tonë, ose të na detyroj të braktisim vatrën dhe tokat tona që i kemi mbajtur për gjenerata të tëra, të cilat çdo shtet i rrespekton ,dhe të shpërngulemi duke kërkuar gjetkë atë që shteti grek na e refuzon:sigurimin e jetës e të pasurisë”.(22)

Po i jap lexuesit kujtimet e Gjeneralit Pangallos,të botuara në gazetën “Akropolis të Athinës, gazeta më e vjetër greke.Gjeneral Theodhor Pangallos, 1878-1952,ish- kryetar i shtetit grek më 1926, ishte me origjinë shqiptare. Në një sërë artikujsh të botuara në fletoren e përditshme “Akropolis”, ai e mbrojti me krenari kombin shqiptar.

Përveç heronjve shqiptarë në panteonin grek,historia e Greqisë ka regjistruar edhe shumë figura të tjera me prejardhje shqiptare që janë të njohura për shërbimet e mëdha që i kanë sjedhë Greqisë.

Në atë atmosferë urrejtje që ishte rrezik të njiheshe si shqiptarë edhe në rrugë,del në fushën e burrave një gjeneral u gjakut tonë,i cili me krenarinë më të madhe mbron Kombin shqiptar:”-Me Bullgarët dhe Shqiptarët jam i njohur prej shumë kohe.Marrëdhënjet e mia me ta kanë qenë të ndryshme. Që në kohën e Perandorit Vasilios “Bullgavrasës”të Bizantit dhe deri më sot.Nga të gjith qeveritarët grekë,armiku më i madh kam qenë unë.Që nga koha e Esat Pashës e sidomos Ahmet Zogut,miku më i përzemërt dhe mirëbërës i Shqiprisë, jamë përsëri unë.Është lehtë të binden zyrtarët kompetent mbi këto fakte po të hedhin një vështrim në dosjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe se si do të shohim më poshtë nga zhvillimi i ngjarjeve të kohës në fjalë që gati të kishin përfunduar në një aleancë midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Në foshnjërinë time flisja vetë shqip,pasi gjyshja që më rriti, nuk dinte greqisht.Ajo ishte e bija e aristokratit më të shquar të Magaridhës, ndon Bilbili,në shtëpinë e të cilit vdiq miku i tij i ngushtë,Marshalli i Rumelisë Karaiskaqi.

Në dejet e mij,pra,rrjedh gjak shqiptari dhe për këtë jam krenar. Admirali Kundurjoti, të tre Nikoladët (gjyshi,bir dhe nip),Admiral Saqellariu, hero i nëndetëses “L.Kaconi”,Lasko dhe shumë grekë të tjerë të zgjedhur,janë me prejardhja shqiptarë dhe janë të njohura shërbimet e mëdha që i kanë sjellë Greqisë.

Paparigopulos (historian i madh grek )shkruan:”...nga të gjitha kombësitë që janë në Greqi, përzierja me gjakun shqiptar prodhoi racën më të shkëlqyer.”Hidriotët,Speciotët,Miauli,Sahturi dhe mijra luftëtarë që më 1821 deri sot vërtetojnë mendimin e Paparigopullojt.

Nuk jam pra armik i Shqiprisë, përkundrazi e simpatizoj popullin shqiptar, i cili në shumicën dërmuese nuk është përgjegjës për pabesinë kundër Greqisë.

Menjëherë sapo erdha në fuqi në Qershor 1926, u ndodha para një keqësimi të vërtet në marrëdhënjet me Shqipërinë,për shkak të problemit të Çamërisë. Përfaqësonjësi i Shqipërisë duke prezantuar në zyrën politike më lajmëroi se autoritetet greke më përzunë e në kundërshtim me traktatet shpërngulën popullatën shqiptare të asaj krahine, duke e përcjellë në anën e detit në Azinë e Vogël,dhe se protestimeve të tij u jepet përgjigja se, këta turko-shqiptarë përmblidhen në marrëveshjen për shkëmbimin me popullatën greke në Turqi.

Kërkova shkresat përkatëse dhe u binda se interpretimi i Ministrisë nuk kishte bazë, pasi në traktatin e Lozanit shpreheshin qartës se , muhamedanët e Epirit konsideroheshin si minoritet dhe nuk përfshiheshin në shkëmbim,si turqit e Thrakës,etj.Për sqarime e më të plota të çështjes i telefonave ministrit tonë në Londër,të ndierit Kaklamano,që kishte përfaqësuar Greqinë në redaktimin e traktatit.Ky u përgjegj pa hezituar se muhamedët e Epirit nuk hyjnë në shkëmbimin dhe se mendimi i ministrisë nuk ishte i drejtë. Thirra menjëherë drejtorin e përgjithshëm kompetent,i cili më tha këto fjalë habitëse :”Parimisht kanë të drejtë, por për arsye nevoje dhe qëllimi, urdhërova shpërnguljen e shqiptarëve për të boshatisur katundet dhe vendosjen në to të refugjatëve tanë nga turqia, nuk vlen të humbasim kohën për pesë gjashtë mijë shqiptarë Zoti Kryetar!”. Mezi u mbajta pa e flakur jashtë me shkelma diplomatin monokëlmbajtës.Njëkohësisht sipas raporteve policore një dramë e vërtet k!
ryhej në
Epir, pasi katundarët me të qara shkëputeshin prej vatrave të tyre ku ishin lindur dhe jetonin prej shekujsh dhe ngarkoheshin në anijet për tu dërguar në Azinë e Vogël.

U dhash urdhëra të shkarkoheshin dhe të ktheheshin të lirë në katundet e tyre.Shqiptarët si çdo racë e vjetër dhe e prapambetur kanë vese, por kanë edhe disa virtyte të zgjedhura.Ngjarja e sipërme ka qenë shkaku kryesor i vendosjes së marrëdhënjeve të përzemërta, (midis dy shteteve) të cilat u zhvilluan gati deri në arritjen e themelimit të një federate të ardhshme siç do shohim.Presidenti i Republikës, Ahmet Zogu,me një letër të përzemërt, më shfaqte mirënjohjen e vet, të cilën nuk do t’e harroj kurrë.Dhe,pra, deri në ditët e shfronëzimit të tij,sa herë vinte përfaqësonjës i ri shqiptar në Greqi,më porosinë e tij më vizitonte në shtëpi dhe më sillte përshëndetjet e mbretit, duke më drejtuar fjalën shqip më thoshte “vëlla i madh”.

Dhe këto kur isha vetëm një qytetar i thjeshtë si gjeneral i shmobilizuar.Kjo është e quajtura “Besa” shqiptare,domethënë besë dhe mirënjohje për mirëbesim.Po të hedhim një vështrim në hartën e Ballkanit, kuptojmë menjëherë rëndësinë e madhe të Shqipërisë.Për shkak të ngjarjeve të fundit tani sapo u kuptuan rrethet politike dhe ushtarake në Greqi,rëndësinë e Shqipërisë si bazë sulmi dhe mbrojtjeje.Ushtarakët grek në kohërat e kaluara e dinin këtë,siç tregohet qartë prej luftrave të rrepta dhe të përgjakshme që u zhvillua në limanet dhe kalimet malore të Shqipërisë, sidomos në shekujt e fundit të Perandorisë Bizantine.

Për Greqinë Shqipëria mike dhe aleate,përbënë një fortesë kolosale dhe një kërcënim të fortë për çdo sulmues të veriut.

Zgjuarsia e mprehtë e Venizellos e kishte kuptuar këtë fakt,kur thoshte që duhet me çdo sakrificë që çështja e Epirit të rregullohet miqësisht dhe të vendoset me Shqipërinë marrëdhënjet më të përzemërta. Besoj me patundshmëri në të drejtën e këti mendimi.Kërkova me çdo kusht e sakrificë këtë gjë ta vë në zbatim kur isha Kryetar i shtetit.

Pas këtyre ngjarjeve u vendosën marrëdhënjet miqësore dhe dërgova në Tiranë si përfaqsonjës të Greqisë Gjeneralin Aleksandër Kondulin, bashkëvendasin tim i cili e njhte jo vetëm shqipen e Shqipërisë së Jugut që flitet në krahinën tonë, por edhe ato idiomat e labëve e gegëve.

Është fakt i pakundërshtueshëm për shumë arsye, se po të zbatohej një politikë e urtë dhe e qëndrueshme në çështjen e Shqipërisë, do të ishte e mundur që në vend të armiqësis,do të ishte më e mira, më e vlefshmja dhe e vetmja mike besnike e Greqisë në Ballkan.

Si racë shqiptarët nuk janë as tartaro-mongolë, as sllavë,por Ilirë,stërnipër të pellazgëve.Janë historikisht të provuar, pasojë-racë motër me racat e vjetra që zbritën nga veriu dhe përbënë banorët e parë të Heladhës. Nuk kanë asgjë të përbashkët me Italianët,serbët,bullgarët, kurse me popullin helen lidhen ngusht në gjak,trashëgime dhe zakone”.(23)

Traktati i Lozanës i vitit 1923, iu dha shkas qarqeve drejtuese të Athinës që të dëbojnë me dhunë nga trojet e tyre stërgjyshore çamët,këto ishin masa të konsiderueshme të popullsisë shqiptare.Vitet e mëpastajme arrihet të ndryshohet vetëm taktika,strategjia mbetet ajo e çrrënjosjes së plotë të popullsisë shqiptare të Çamërisë,të cilën e realizoi Gjeneral Zerva me zjarr e hekur në vitin 1944.


------------------------------------------------------------------------
1.V.Kondi :”Greece and Albanien”, Selanik, 1976, f.98

2.Marrëveshja e Lozanës,nënshkruar më 30.01.1923,

Artikulli i ­ I -, paragrafi i parë.Shih,H.Minga: te “Çamëria”Nr. 7 (26),Viti II- të,8 maj 1992 fq.3-4.

3. Po aty.

4.Memorandumi i Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve,dërguar këshillit të datës 29.ll.l924.

5.Po aty.

6.Venizelloja :”Letër drejtuarLidhjes së Kombeve”

7. H. Mingo,Po aty.

8.Po aty.

9. Po aty.

10.Po aty.

11. Gaz.”Dajti”,Tiranë 4 gusht 1924.

12.AQSH.Fondi251,viti 1924, dosja 84.

13.Gazeta “Politika”,datë9.09.1924.

14.AQSH.Fondi 252,dosja 80,dt.30.1924,fl.38.

15.AQSH.Fondi 251,viti 1929, dosja 84.

16. H.Minga,Po aty.

17.AQSH.Fondi 251,viti 1924, dosja 85.

18.Gazeta”Bashkimi”, datë 30.07.1924.

19.Kurfuz më 20.02.1926,në emër të popullsisë çame të Filatit:Musa Demi,Adem Braho.Shih edhe: “Çamëria”,Nr. 7 (26),Viti II-të 8 maj 1992 fq. 4.

20.Gazeta “Dajti”, datë 07.07.1924.

21.Gazeta “Dajti”, datë 17.09.1924.

22. Hasan Minga, “Çamëria”, Nr. 7 (26), Viti II-të, 8 maj 1992 fq.4.

23. Gjeneral Theodhor Pangalos,kujtime,botuar tek e përditshmja greke “Akropolis”,Athinë. Përkthyer nga shkrimtari Petraq Ktona tek revista “Krahu i Shqiponjës”,Nr.2 (14),shkurt 1978,Çikago të SHBA-së,shih edhe tek “Çamëria”Nr.5 (24), e mërkur 22.04.1992,fq.8.


Beteja e Re Serbe - Shqiptare


Historianët shqiptarë akuzojnë Serbinë për katër gjenocide në Kosovë. Por, historianët serbë pyesin: A hapi ndonjëherë Shqipëria shkollë serbe?

Pyetja se e kujt ishte Kosova dhe kush pati shtet i pari në këtë vendbanim, shkaktoi shumë polemika mes historianëve shqiptarë e serbë, të cilët për herë të parë, pas disa dekadave debatuan bashkë në një hapësirë, në emisionin “Tema”.

Aq më vështirë del të jetë ta shkruash historinë pa ofenduar tjetrin. Kush u soll më keq me njëri-tjetrin - serbët a shqiptarët?

Por, historianët nga Beogradi dhe Prishtina pajtohen se traumat e luftës ende ekzistojnë sikur edhe botëkuptimet e ndryshme për të, gjë që e bën të vështirë pranimin e realitetit nga palët.

Historianët nga Prishtina akuzojnë Beogradin se nuk kërkoi falje për katër gjenocide, që thonë se shteti serb i kreu në të kaluarën ndaj shqiptarëve.

Kurse ata nga Beogradi akuzojnë Prishtinën se po ia mohon lashtësinë dhe tapitë Serbisë mbi Kosovën.

Historiani shqiptar, Jusuf Buxhovi, thotë se politika në Beograd i ka përcaktuar kornizat e historiografisë serbe “për qëllime nacionale, por edhe ekspansioniste”.

Si pasojë e saj, shtoi ai, shqiptarët i pësuan disa gjenocide nga politika serbe.

Buxhovi përmend dëbimin e shqiptarëve nga Nishi e Prokuplja gjatë viteve 1877-1878, pastaj pushtimin ushtarak 1912-1913 në emër të çlirimit të tokave serbe pas osmanlinjve, ideologjinë e 1944-1945 të Josip Broz Titos dhe Enver Hoxhës, dhe vitin 1999 kur u dëbuan qindra mijëra shqiptarë nga vendi.

Sipas tij, ato kanë qenë pasojë e projekteve të hartuara nga “historianët serbomëdhenj” si Illija Garashanin, Vaso Qubrilloviq, Dobrica Qosiq e të tjerë.

“Historikisht, mund të thuhet sot se populli shqiptar gjatë 140-150 vitet e fundit ka përjetuar katër gjenocide të kryere nga forcat ushtarake serbe”, thotë Buxhovi.

Por, drejtori i Institutit të Historisë Moderne në Beograd, Momçillo Pavloviq, thotë se të paktën dy prej “gjenocideve” që numëron pala kosovare, janë të gabuara.

Sipas tij, relacionet shqiptaro-serbe nuk ishin shkak i vrasjes së shqiptarëve në të gjitha periudhat e përmendura, kurse esenca e problemit qëndron se identiteti i shteteve, së voni po tentohet të zbehet përmes historisë.

“Është rasti me atë se të gjitha ato që tingëllojnë boshnjakisht sot lidhen me Bosnjën e tanishme, ose çka tingëllon maqedonisht në çfarëdo mënyre paraqitet pjesë e Maqedonisë së sotme...”, thotë Pavloviq. “E historia është e pandryshueshme”.

Por, historiani tjetër i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Serbi, nga Instituti i saj Balkanologjik, Çedomir Antiq, thotë se për të mbështetur akuza për gjenocid duhet një verdikt nga Gjykata e Hagës.

Ai nënvizon se historiografia serbe ka bërë rishikimin e historisë dhe fakteve që posedon, në bazë të cilave hegjemonia për të cilën Prishtina akuzon shkencën në Beograd, del krejt ndryshe.

“Ky ‘hegjemonizëm’ ka mundësuar që Prishtina të ketë 50 000 studentë”, thotë ai, ndërsa pyet: “Mos vallë ka pasur ndonjë universitet serb në Shqipëri? Mos ka pasur shkollë serbe në Shqipëri? A e dini ju se serbët në Shqipëri, s’kanë guxuar të ruajnë mbiemrat e tyre! Por është dashur të ruajnë ose emrin, ose mbiemrin serb”, thotë Antiq.

Por, në Prishtinë sërish ankohen se historiografia serbe ka shtrembëruar faktet për të glorifikuar popullin e saj në sytë e botës dhe në dëm të shqiptarëve.

Drejtori i Institutit të Arkeologjisë së Kosovës, Enver Rexhaj, merr si shembull Betejën e Kosovës, për të cilën thotë se historiografia e plotë serbe, me më shumë se 100 punime ose libra, e ilustron këtë betejë si vetëm të tyre, “ndonëse nuk luftuan vetëm ata për të mbrojtur ortodoksizmin”.

Sipas tij, kjo gjë nuk qëndron historikisht dhe nuk mbështetet nga burimet të cilat thuhet se përdoren si dokumentim - 10 burime serbe të kohës, nga viti 1392-1440, nga Ravaniqanin dhe Danillo III.

Rexhaj thotë se këto burime nuk e përshkruajnë fare betejën.

“Ato më tepër kanë karakter fetar. Njëri prej autorëve rus, në shekullin XIX, Gylferdink, i studion ato burime. Merret me çështjen dhe hulumton nëpër Serbi e Kosovë, dhe këto burime serbe për Betejën e Kosovës i quan më mirë të kishin qenë të paqena, sesa që janë dhe po japin konfuzion”, shton ai.

Por, arsyetimi i Rexhajt për Betejën e Kosovës shkaktoi neveri te kolegët e tij në Beograd, të cilët thonë se tjetërsimi i kësaj lufte është i pasuksesshëm meqë serbët nuk do të pranojnë që ajo ngjarje historike të jetë “multi-etnike”.

Profesori nga Instituti Ballkanologjik i ASHAS-it, Çedomir Antiq, thotë se Beteja e Kosovës nuk mundur të përvetësohet.

Përkundrazi, po shpiket, tha ai, se në këtë betejë morën pjesë “frankët, arvanitët, bullgarët dhe çekët”.

Në fakt, shtoi ai, ka autorë që e konfirmojnë të kundërtën, si Konstantin Jiriqek, i cili përshkruan se si Perandoria Osmane “pati aq shumë telashe me një popull të panjohur siç ishin serbët - në fakt shtetin serb”.

Prapë Jusuf Buxhovi e sheh pozicionin e historiografisë serbe të mbështetur në mite dhe thotë se Beteja e Kosovës më shumë ka të bëjë me falsifikime dhe mistifikime, sesa me realitet.

Sipas Buxhovit, edhe Jiriqeku është shtrembëruar nga historia serbe edhe beteja është përdorur për të thënë më vonë se serbët ishin të parët që zotëruan tokën e Kosovës.

“Historiografia, të gjitha burimet - edhe Jiriqeku, nuk flasin për shtet mesjetar serb në Kosovë, por flasin për Zhupani, flasin për despotate, për konstrukte që më shumë kanë qenë të natyrës religjioze, ta themi, sesa shtetërore”, tha ai.

Megjithatë, shkencëtarët thonë hapur se historia e dy popujve është shkruar mbarë e mbrapshtë në vendet e tyre dhe se shumë doktrina të gabuara mësohen nëpër institucione arsimore. Andaj, sipas tyre, lypset një intervenim i shpejt tek e vërteta shkencore, duke rishikuar historiografinë e dy vendeve.

Dy palët thonë për njëra-tjetrën se u mungon objektiviteti shkencor në trajtimin e historisë.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...