2013-07-16

Nga Flori Bruqi: Ekspertja e forenzikës Sesili Croper : Në Kleçkë gjetëm dy varreza masive




Para pak çastesh ka përfunduar seanca e radhës ndaj deputetit z.Fatmir  Limaj dhe të tjerëve në rastin “Kleçka. Gjatë seancës sot ka dëshmuar arkeologia e forenzikës, Sesili Croper, e cila tha para trupit Gjykues se në 2010-në, në zonën e Kleçkës, janë gjetur trupa të pajetë në dy varreza masive.

“Atëherë kemi gjetur dy varreza, në njërën pesë mbetje mortore në tjetrën dy”, tha ajo para trupit gjykues.
limajjjj
Gjatë seancës ajo tha se ka qenë e përshirë në dy ekshumime në zonën e Kleçkës nga të cilat ka prodhuar dy raporte, njëri në vitin 2009 dhe tjetri në vitin 2010.

Ajo thotë se gjatë vitit 2009 nuk ka mundur të gjejnë asnjë mbetje mortore por që në vitin 2010 me kërkesë të prokurorit Mauricio Salustro, janë detyruat të kthehen sërish në të njëjtin vend ku edhe kanë gjetur trupat e pajetë. Raportet e Sesili  Croper janë vënë vënë në mëdyshje nga mbrojtja e të pandehurve.
Limaj
Avokatët gjatë gjithë kohës kanë pyetur dëshmitaren  Sesili Croper, nëse ka vërejtur ndonjë ndryshim tek dheu i vitit 2009 dhe atij 2010, duke ngritur dyshime se trupat mund të jenë varrosur pas gjurmimeve të para në 2009-në.



“Ne nuk kemi gjetur asgjë që të mendohet se aty ka pasur ndërhyrje, e në rast se do të kishte do të ndërhyrje menjëherë pas varrojë do të ishte e vështirë që kjo të vërtetohej”, ishte përgjigja e Sesili  Croper drejtuar avokatëve.

Ajo po ashtu u pyet nga avokatët se a është siguruar zona në të cilën janë gjetur trupat gjatë atyre viteve.

Por për këtë ajo tha se nuk është në dijeni, megjithëse pohoi se trupat janë gjetur në të njëjtin vend dhe të njëjtin zonë të cilën e kanë gjurmuar në 2009-në.
Sot vazhdon ‘Kleçka’
Fatmir Limaj ndërkaq e ka pyetur dëshmitaren se a kanë qenë ekspertët e njëjtë me të , në dy periudhat kohore.

“Po në të dyja rastet ka qenë e Krasmir Nikolo, ekspert bullgar i cili ka ndihmuar në ekshumim”, ishte përgjigja e saj dhënë Limajt.

Dëshmitarja tha se në 2009 kanë qenë vetëm dy persona të cilët kanë gropuar me duar, por nuk i dha emrat e tyre.
fatmirLimaj-tomGashi
Derisa në vitin 2010 pasi ka marrë urdhër nga Prokurori ata kanë shkuar me një ekskavatorë dhe kanë gërmuar me thellë.

Ajo thotë se në vitin 2009 Prokurori Salustro nuk ka marrë pjesë në varrosjen derisa në 2010-në ka qenë i pranishëm.

“Megjithëse ai ka ardhur një ditë pasi që janë gjetur trupat”, tha Sesili Croper. Ajo ka dhënë gjithashtu detaje se si janë gjetur ata trupa.

Sipas saj, të gjithë trupat kanë qenë të vendosur një mbi një dhe nuk ka pasur dhe mes tyre, këmbët e turopit të parë që është gjetur lartë kanë qenë afër këmbëve të trupit të katërt.

Në atë gropë, sipas  Sesili Croper,është gjetur një mjet i metalit për të cilin dëshmitarja nuk dha detaje shtesë se çka ka mundur të jetë.

Fatmir Limaj gjatë seancës ka hedhur akuza ndaj Prokurorit duke thënë se aiduket sikur ë jetë edhe Prokuror edhe Gjykatës.

“Kur don bon pyetje, pa u ndërprerë nga askush, ju lutem zbatojeni rregulloren”, ka thënë Limaj.

Kryetari i Trupit gjykues, gjatë kësaj seance ka shtjelluar edhe disa çështje teknike, në mesin e të cilave edhe raportin e tre psikiatërve që kanë bërë analizën e dokumentacionit mjekësor të të ndjerit Agim Zogaj.

Gjatë seancës do të vendoset nëse ata do të ftohen për të dëshmuar para trupit gjykues për të gjitha analizat të cilat i kanë kryer.


*******

Avokati i z.Fatmir  Limajt, Tomë Gashi, ka thënë se në këtë seancë gjyqësore nëpërmjet videolinkut do të dëshmojnë arkeologia e forenzikës, Sesilia Kropa dhe patologu Marek Gasior.

“Këta dy ekspertë janë propozuar nga kryetari i trupit gjykues në rastin ‘Kleçka’”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, këta dy ekspertë nuk kanë çfarë të deklarojnë për Fatmir Limajn më shumë sesa në gjykimin e kaluar, ku Limaj ishte shpallur i pafajshëm.

“Në raport me Fatmir Limajn, dëshmia e këtyre dy ekspertëve nuk mund të ndryshojë për shkak se ata janë marrë me gjendjen faktike në terren”, ka thënë avokati Gashi.
fatmir_limaj_895285
Në këtë kontekst, Gashi ka thënë se sot (e martë) mund edhe të përfundojë marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe në shtator të përfundojë i tërë procesi gjyqësor kundër Limajt dhe të tjerëve.

“Nëse këta dy dëshmitarë e përfundojnë dëshminë e tyre nëpërmjet videolinkut, atëherë kjo do të jetë seanca e fundit para shtatorit, kur pritet vazhdimi dhe përfundimi i këtij rigjykimi. Dhe nëse eventualisht është e nevojshme edhe një ditë për t’u marrë në pyetje këta dëshmitarë, atëherë do të vazhdohet më 18 korrik”, ka deklaruar Gashi.
alt
Ai ka thënë se nuk e ka idenë se për çfarë arsye i ka ftuar për të dëshmuar këta dy ekspertë kryetari i trupit gjykues. “Nuk mund ta dijë se çfarë ka në tru kryetari i trupit gjykues”, ka thënë avokati Gashi.

Reagojnë organizatat e dala nga lufta

Organizatat e dala nga lufta kanë reaguar ndaj vendimit për masë të arrestit shtëpiak ndaj Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarëve të tij, duke e konsideruar si process të montuar politik.
Vazhdon procesi gjyqësor për rastin "Kleçka"
“Rasti Kleçka”, është vazhdimësi e luftës psikologjike të EULEX-it kundër luftëtarëve të UÇK-së. EULEX po tregon vendosmëri të madhe, kur është në pyetje lufta kundër vlerave të shenjta të kombit shqiptar, thuhet në deklaratën e e OVL UÇK-së.

“Degradimi i një misioni ndërkombëtar, nga mision për sundim të ligjit në mision kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bartësve të saj, është i papranueshëm dhe i patolerueshëm. Ky degradim, ka kapluar edhe deputetët dhe qeveritarët e Kosovës, para syve të të cilëve ndodh kjo maskaradë e EULEX-it.

Ne kemi dërguar kërkesë, para më shumë se një muaji, të gjithë deputëtëve, Kryesisë dhe Kryetarit të Kuvendit, për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme ku do të duhej të ndërpritej mandati ekzekutiv i EULEX-it. Por deri më tani, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nuk u diskutua një gjë e tillë. Ne vlerësojmë se deputetët nuk janë duke vepruar në bazë të mandatit që kanë, në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe mbrojtjen e vlerave kombëare, siç është lufta çlirimtare dhe bartësit e saj.

Përderisa ne u akuzuam se po bëjmë presion ndaj deputetëve të Kuvendit dhe ndërhyrje në “drejtësi”, veprimet e EULEX-it po tregojnë se pikërisht ata po bëjnë presion e shantazh ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe po e degradojnë drejtësinë.



 Ne i përkujtojmë deputetët dhe qeveritarët se votat i marrin nga populli e jo nga ambasadat e huaja e as nga EULEX-i”, thuhet në reagim.




****




Përfitime shpirtërore dhe afirmime vlerash shqiptareAntologjia “Shija e shikimit”


Mirë e ka kryeredaktori i një reviste elektronike kur thot me fjalë të tjera se kjo punë që po bëjmë për ta mbajtur gjallë, nuk është fitimprurëse por fitimhumbëse. Edhe puna e antologjisë, që krijon miq e kundërshtarë, nuk ka kurrfarë përfitimi material, përveç përfitimit shpirtëror dhe ngazëllimit të autorëve prezentë, edhepse ndonjëri nga to ende nuk ka parashtruar pyetjen sa të kushton koha e humbur dhe botimi i veprës respektive? Tek e fundit, nuk është e domosdoshme të të shpërblejnë autorët, po qe se i inkorporon nga respekti, pa i pyetur fare.

Sidoqoftë, për botimin e Shijes, kanë dhënë kontribut nja tre poetë rumunë, një zanë e diasporës shqiptare nga Amerika, nja dy poetë nga Gjermania dhe një tjetër nga Suedia, ndërsa dy prej tyre i kemi prezantuar falas në shenjë respekti për reçensionet e tyre kushtuar veprave tona të përkthyera apo të redaktuara. Jo pretendimet, lakmia, kopracia apo lekët janë me rëndësi (edhepse askush në Europë nuk ta përkthen një poezi pa lekë), por me rëndësi është interesi kombëtar dhe realizimi i disa ideve, projekteve dhe akcioneve për afirmim dhe promovim vlerash letrare, pa marrë parasysh faktin se këto aktivitete mund të realizohen në baza vullnetare, apo përmes sponsorizimit.

Nga poetët shqiptarë starton kosova me poetin Skënder Zogaj. U lind më 1950, në Lladroc të komunës së Malishevës. Deri tash punoi në intervalle të ndryshme kohore si redaktor përgjegjës i gazetës “Bota e re” në Prishtinë, gazetar dhe redaktor në gazetën “Rilindja” Prishtin, përfaqësues i Zyrës së Republikës së Kosovës në Shqipëri, redaktor në gazetën “Rilindja” botimi në Tiranë, redaktor në “Revista ushtarake” në Tiranë, korrespondent i gazetës “Zëri ditor” botimi në Zvicër, redaktor i kulturës në gazetën “Bota Sot” në Prishtinë, Kryetar në dy mandate i Komunës së Fushë Kosovës, Këshilltar i Parë Politik në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës (2008-2010). Në gazetari ka bërë emër me shkrimet për artin dhe kulturën. Sidomos u dallua me shkrimet kritike për letërsinë, teatrin dhe televizionin. Krahas gazetarisë merret edhe me krijimtari letrare, shkruan prozë dhe poezi, për të rritur dhe fëmijë. Bibliografi letrare: “Zogu i ekspozitës” (poezi, 1983), “Merrme vëlla përdore” (vjersha për fëmijë, 1994), “Ora e qoftëlargut” (poezi, 1996), “Adresa e dallëndyshes” (vjersha për fëmijë, 1999), “Jusuf Uka Bregu, luftëtar i Ballit Kombëtar” (monografi, 2004), “Mali i tejdukshëm” (poezi, 2005), “Puthjet e puhisë” (vjersha për fëmijë, 2007), “Loti i dhembjes” (Lacrima durerii, Bukuresht 2010). Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës që nga viti 1981, si dhe anëtar i Shoqatës Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve Shqiptarë për Fëmijë dhe të Rinj me seli në Tiranë. Krijimet letrare të Skënder Zogajt janë përkthyer dhe botuar në shumë gjuhë. Është i përfshirë në disa antologji të botuara në gjuhën shqipe, gjermane, turke, frenge dhe italiane. Është i përfshirë me grup autorësh edhe në botime të veçanta ekciklopedike të krijuesve shqiptarë. Jeton dhe krijon në Fushë Kosovë, prezent në antologjinë respektive me një cikël poezishë në gjuhën rumune, shumica sosh me motive atdhetare, kushtuar Manastirit shqiptar të Shën Naumit, Kosovës etj.
Kozeta Zylo, zemërzana e diasporës shqiptare të Amerikës, poashtu prezentohet me një cikël poetik në gjuhën rumune, me bibliografi në të njëjtën gjuhë, si dhe me një medalion eseistik në gjuhën shqipe, prezente me të njëjtin medalion kohë më parë edhe në faqet e Zemrës Shqiptare. Për herë të parë, prezantohet në një antologji të përbashkët në Bukuresht, poeti Sejdi Berisha me origjinë nga Peja, ish korrespondent i Televizionit të Prishtinës, ish gazetar i Rilindjes, themelues i Radio-Pejës dhe drejtor i këtij institucioni me rëndësi të veçantë informative dhe shoqërore, anëtar i Bordit të Teatrit Profesionist “Istref Begolli” të Pejës, anëtar i Këshillit Artistik të Galerisë së Arteve të Qytetit në Pejë dhe ish Kryetar i Bordit të Qendrës për Mirëqenien e Gruas në Pejë. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Lidhjes së Gazetarëve të Kosovës, si dhe autor i mbi 20 librave (monografi, poezi, ese, dramë). Sejdi Berisha është prezent në antologji me disa poezi bilingve: Fluturat ikin nga vetvetja, Faqe libri të pashkruar, Mbi lapsin tim, Bekim i nënës, etj.
Pason Arif Molliqi nga Gjermania, me bibliografi në gjuhën e Eminescut, si dhe me poezitë Sagë për poetin Jusuf Gërvalla, Nëpër frëngjitë e kohës, Zoti nuk na harron, Ikona nr. 1999, Kur bien gjethet, S’di pse më dhemb fjala, të gjitha të rikënduara në gjuhën rumune, si dhe me dy poema në gjuhën shqipe : 1. Te Lisi i rinisë, 2. Pastrimi i moteve të rënduara, 3. Dashuri e zgjuar, me vargje si: “Nën lis me ato degë të gjata/ Mbeta pa gjumë kur buzët e saja zura ti puth/ Nga afshi i saj m´u turbullua natyra/ S´di nata erdhi kur dita kishte filluar me zbardhu/ Një fllad i pashuar u shkund mbi qershi një këngë u derdh/ Kur dëgjova fjalët e saj posi bilbil në ligjërim/ E ç´jam unë mos një ujk i tërbuar mbi ty/ Ti e di se jam lindje dielli pranverë jam për ty/…/ Në ketë natë që erdhe mos kurse zemrën ma merr/ Ma lë ballin tënd me diellin lartë ta krahasoj/ Kur të vjen mëngjesi e ty s´do të kem pranë”. Për hertë të parë, në spektrin e vëllimeve tona antologjike, defilon edhe Neki Lulaj, tashmë emër i njohur i letrave shqipe, me një lëndë bibliografike në gjuhën shqipe dhe me poezitë e rikënduara në gjuhën rumune: Në sytë e Mona Lizës, Për Ty, I vetmuar, Le të shndrisë, Në Manastir, dhe Martirëve të Lirisë (kushtuar vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës).

Pal Sokoli vjen nga Radoniqi i Gjakovës. Shkollimin fillor e kreu në Radoniq e Cermjan, ndërsa gjimnazin (drejtimi i shkencave natyrore) në Gjakovë. Më 1985 diplomon në Universitetin e Prishtinës (Fakulteti Filozofik) në degën Filozofi-Sociologji.

 Shkruan poezi që nga mosha e adoleshencës, duke botuar në periodikun letrar që nga vitet e ’80-ta. Shkrimet e tij defilojnë në revistën studentore "Bota e re", "Zëri i rinisë", "Etja", "Fjala", "Rrezja", si dhe në revistën letrare "Shtigje" të Klubit letrar "Gjon Nikollë Kazazi" në Gjakovë. Ka shkruar disa recensione librash dhe ka qenë anëtar aktiv në grupin dramatik "Emin Duraku" të Gjakovës. Disa dorëshkrime poetike i qenë sekuestruar nga policia serbe në vitet 1991/92/93, kur u burgos me veprimtarët e grupit të ashtuquajtur "Grupi i priftit".

Prej vitit 1994 jeton dhe krijon në Wuppertal të Gjermanisë. Bibliografi letrare: "Kambanë e pëlcitur dhembja", poezi, (2005) "Asht e gjak Arbërie", antologji e 12 shkrimtarëve në mërgim, bashkautor me poetin Martin Çuni-Antoni (2007), “Unazë gjaku” (2008), “Gjaku i dashurisë” (Bukuresht 2010). Për veprimtarinë e tij është shkruar në veprat “Olimpi Shqiptar”, “Shekulli i martirizimit”, “Përkushtime”. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani (aktualisht sekretar i saj), redaktor dhe recenzent i disa librave si dhe anëtar i disa redaksive te ndryshme kulturore virtuale dhe i revistës letrare "Muza shqiptare”, prezent në antologji me poezitë Gjergjëve, Qyteti XII, Katedrala e Këlnit, Sikur, Metamorfozë, Rrezja ime në varg, Ritual dhe këngë, Xixëllonjat e kopshtit, që të gjitha në gjuhën rumune.

Remzi Basha, prezent me bibliografi në të dy gjuhët, u lind në Sllapuzhan të Therandës (1960). Studimet e larta i kreu në Universitetin e Kosovës (Fakulteti i Historisë dhe Gjeografisë). Duke qenë në ballë të demonstratave për liri dhe pavarësi, do të ndiqet, arrestohet dhe dënohet disa herë. Ishte kreator dhe udhëheqës i grevës së punëtorëve të “Ballkanit” në ish/Suharekë.

Si pasojë e përndjekjes, pas shpërthimit të revolucionit antikomunsit do të shpërngulet së bashku me familjen në Suedi, për të vazhduar edhe atje veprimtarinë intenzive në favor të kauzës kulturore dhe kombëtare shqiptare, duke dhënë kontribut të pashoq në fushën e arsimit, si mësimdhënës i mësimit plotësues në shkollat shqiptare të Suedisë. Në ndërkohë ka qenë kryetar i degës së LDK-së për Katrinaholm, duke dhënë kontribut për Qeverinë e Kosovës edhe në rrethin e Malmos.

 Që nga viti 1995 deri më 2000 punoi në kryesinë e Shoqatës Kosova, duke qenë në ndërkohë revizor i kësaj shoqate, iniciator për themelimin e degës së Lidhjes Shqiptare në Skandinavi, organizator i grevës së urisë që u mbajt në Malmo për të sensibilizuar opinionin suedez lidhur me diskriminimin e shqiptarëve të Kosovës nga pushteti serb.

Merret me krijimtari letrare në mënyrë aktive, ka botuar disa vëllime poetike, si dhe një roman që është duke e pregaditur për botim. “Zëri i Kosovës” është libri i parë i autorit që e pa para disa vitesh dritën e botimit në gjuhën shqipe, në Bukuresht.

 Sipas Namik Selmanit, frymëzimet e tij të marrin ushqim edhe nga ngjarje të mëdha, të shkuara dhe të sotme të kombit shqiptar. Në këto poezi, Remziu e njeh bukur mirë këtë lidhje shpirtërore që krijon shqiptari i Kosovës kudo ku jeton e frymon. Remzi Basha i përmbyll faqet e kësaj antologjie me poezitë Dasma në bjeshkët e Kosovës, Ajo erdhi, Vendlindjes sime, Të dua, Pa fund dhe Ora.

Agim Gashi- zë që lëvizë edhe gurin-"Kohë e pakohë e vendit tim"



Përgaditi Xhevat Muqaku

Një vështrim për ligjërimin poetik " Epoka e nderit " të Agim Gashit

" Poeti, këngëtari, rapsodi, veprimtari e krijuesi artistik Agim Gashi, është emër i njohur, që prej fillimit ju afrua krijimtarisë dhe sharkisë së tij me dashuri dhe krenari ", koment i shkëputur në gazetën kombëtare Bota sot.

Duke e lexuar librin, me këngë- poezi " Epoka e nderit ", në mëndje më rrinin zëri, simfonia magjepse që ju printe pajtimeve të gjaqeve në Kosovë, notat, telat e sharkisë me numër, tekstet e këngëve në tubimet e bashkatdhetarëve në Gjermani ( njëri prej tyre në Ravensburg ), një koment i mikut të mirë ku përshkruhej, poeti, rapsodi, artisti i shquar i folklorit tonë popullor, gjaku, shpirti, palca, limfa e censuruar, artistike dhe patriotike e Agim Gashit.

Titujt dhe vargjet e këtij ligjërimi poetik janë njëkohësisht këngë të shkurtëra e të gjata poetike që flasin vetvetiu. Burimin e kanë tek përjetimet personale, në kohën dhe hapësirën për të cilën si i ri i rrëfyen autorit, mësuesi në shkollë dhe odat shqiptare.

Agimi ynë eci dhe notoi edhe gjurmët e veta

Azalaja e autorit të këtij vëllimi të ngjeshur poetik premton se kënga e saj dhe balli krenar do të rrjedh si ligjërim i zërit të Moisiut, simfoni e atdheut, e njëjtë me rrugën, mendjen dhe zemrën e babit të saj i cili me poemën e dhembjes nisë bisedën çmallëse me nënën ku pasqyrohen familja, kujtimet e fëminisë, koha dhe situata e rëndë në atdhe, para largimit të tij; / po si të kam o nëna ime/ na rrin babi të dyve pranë/ me bisedue për kohëra t'shkuara/ sharki e penë nuk më linin rehat/ na u kallën ditët o nënë si kashtë/ po më ngulfatë vaji e trishtimi/

Djemtë dhe vashat e Kosovës, që në zemër bartnin trimat dhe trimëreshat e kombit, Janinën, Ulqinin, Shkupin, Preshevën, Shqipërinë, që hije u kishte pushka në krah, nuk e kursyen gjakun për liri, ua qartën bajlozave ballin.

Ata/ato, nga djepi kënduan kangë triminie, nuk i harruan dasmat e lara me gjak, varret e mbjellura në kopshte, masakrat në lëkurën dhe shpirtin e tyre. Të vetëdijshëm se e shtrenjët është liria, me frymën e Gjergjit, Micit, Ademit, Fehmiut , Xhevës etj, i ndrruan motet, e sollën nusën me vellën, buzëqeshjen dhe vallën në tokën arbnore.

Për derisa fshatari dhe punëtori në vendlindje e marrin- blejnë bukën në borgj, Agim Gashi i diasporës shqiptare porositë; / mblidhni mëndjen o shqiptarë/ lerini inatet dhe urrejtjet/ se na namë Nana Arbëri/ ngrihni zërin për bashkim kombëtar/.
Mbetet me shpresë, se në pesëvjetorin e Pavarësisë, Kosova do të frymoj ndryshe, ashtu si e do populli me ligje e drejtësi për të gjithë, me liri, dritë, ujë e bukë për të gjithë.

Një këngë kuptimplote e pa përfunduar

Në Düren të Gjermanisë, ndërmjet lumit Rur që në pamje duket i qetë por valët i shkumojnë, dhe djalit të vuajtur, të qalë, me tri këmbë e të shqetësuar, nga Arbëria, zhvillohet dialogu shumë interesant;
/ të gjithë popujt e kësaj bote/ thonin se ju nuk vdisni kurr/ jeni ndarë në disa fise/ edhe i bëtë shumë besime/, i rrëfen- përgjigjet në fillim të bisedës lumi Rur, bilbilit të Kosovës në mërgim.

Dhimbshëm tingëllon vrasja e të pafajshmëve gjithmonë e veqanërisht në liri dhe në emër të popullit; .../ ju e vratë Hasan Prishtinën/ unë jam këtu, rrjedhë e valëroj/ herë i qetë e herë vërshoj/, vazhdon pezmin ndaj bashkatdhetarëve të bashkëbiseduesit, të cilët i kritikon se më shumë e duan dhe e rrespektojnë të huajin se vetvehtën, i harrojnë shpejt tragjeditë, ju tëkurret atëdheu me fajin e tyre.
Lotët që derdhë poeti, shtratin e Rurit e trubullojnë.

/ Do të bashkoheni ju patjetër/ kur t'nderoni shtëpi e prag/, notojnë në fund mesazhet e lumit veshët e Agimit.
Radhiten pajtimet e shqiptarëve nëpër shekuj me ftmin e kuvendit të parë të kryefiseve në Rizon prej Agronit dhe Teutës. Në vazhdim; " besë e madhe në Shqiptari, fjalë e Gjergj Viganit, shpëtimtar i kombit, në Lezhë, mbledhi parinë e kombit në më të bukurin vend dhe Kuvend. Prej mollës së kuqe e në Janinë, n'zemra të shqipes lulet mbijnë. N' Kaqanik e n' Lug të Drinit, n' Verra t'Lluk's, n' rrafsh t'Dugagjinit, në kuvende jan përpjekë; prej shtatë vjeç e deri n'shtatëdhjetë".

Me një përkushtim të veqant, i këndohet kolosit dhe vizionarit Dardan që mendjën dhe duart, të dyjat të kristalta, me ja sjellë lirinë vendit të tij, i artikuloi- kristalizoi jo vetëm në letër. Kur bota e mbarë është në qetësi, Agimi me fotografinë e Ibrahim Rugoves përpara, festojnë datëlindjen me këngën që aty për aty fillon, buron nga thellësitë e shpirtit; / çdo dhjetorë ka një emër/ se na dha një Yll t'lirisë/ ishe dhe mbete në çdo zemër/ Ikonë kombëtare e Dardanisë/.
Krijuesi artistik, idoli i rinisë shqiptare që nga vitet e 90- ta, thërret me zërin e tij magjik dhe me flakën e këngëve, dëshmorët e pavarësisë dhe unitetit shqiptar, trojet kombëtare, Sharrin, Tomorrin, dy Drinët etj. që t'i gëzohen, të madhështojnë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

I këndon, në vazhdimësi me sharkinë e tij të artë...
---------------------------------------------------
...kurbetit, Akllapit dhe Lypjanit të tij të lindjes, dy korrikut të vitit '90- të dhe delegatëve të Kosovës, Vlores, herojve të sajë, flamurit të qëndisur nga Marigona, Çamërisë, Iliridës, Preshevës, Ulqinit, demonstratave në Kosovë, zgjedhjeve të para në Kosovën e plagosur, durimit shqiptar, pajtimit të gjaqeve, çrrënjosjes së gjakmarrjes- krimit- frikës- vuajtjes dhe trishtimit, Diogardit, Klintonit, skyfterave mbi qiellin shqiptar, zgjimit të vendlindjes, bashkimit kombëtar etj.

/ S'bën liria pengë të mbetet/ le të mbillet dashuria/ në mes popullit të një gjaku/ le të gëzohet në djep fëmija/ ngjyra lulesh të merr oxhaku/.

Ligjëron me gojën plot, uron nga zemra; Kushtetutën e Kaqanikut, vatrat arsimore, pararoje të Universiteteve mbarëkombëtare pa e harruar udhën dhe kongresin e shkronjave, shtëpitë shkolla.
Kapitull në vehte përballë poezisë; " Pafajësi e ndëshkuar " e birit të tij- Ninelit, mbesës së mikut të tij- Diellzës, të gjithë ushtarëve shqiptar që u këthyen në arkivole dhe atyre që u vranë pafajësisht në moshë të njomë nga dorë e barbarëve të ligë, ishte dhe mbeti malli, dashuria, zbraztësia në shpirtë, plagë e hapur që përjetësisht kullon dhëmbje fantome në ëndrrat dhe kujtimet e shumë familjeve shqiptare e në këtë rast edhe Agimit si prind dhe mik.

Urrehet, lëkurë e vrasësve të vllezërve Gërvalla e Kadri Zeka, Enver Hadrit, Vehbi Ibrahimit, Ahmet Krasniqit, Tahir Zemës, Ukë Bytyqit, Haki Ymerit, Bardhyl Ajetit etj. I thurë një elegji Xhemail Mustafës, ndezë qiri për viktimat e tsunamit në Japoni. Së fundi u këndon edhe veprimtarëve të mërgates që u shuan në kurbetin e zi siq janë Abedin Gashi, Veli Selimi etj.

Gëzimi për ndërtimin e rrugës së kombit s’ka kufi
------------------------------------------------
/ Në Kalimash me hapë tunelin/ ngjarje e madhe në histori/ pa Kosovë nuk ka Shqipni/.

Krenohet me Nanë Terezën. Ismail Kadaresë dhe Vullnet Mato, ju dëshiron jetë të gjatë sa malet. Ada e valës gjermane ( Deutsche Welle ), është; Edith Durrham e ditëve tona, valë Drini e valë Rajne
Poema të dhembjes, përkushtim malli, bukuri krenare, zëri i dhembjes, vargje shprese, vargje satirike prezantojnë ciklet e librit " Epoka e nderit ", poezinë- këngë, figurat e ndritura të dramës shqiptare, Agim Gashin, tek lexuesit si njohës i mirë i historisë kombëtare ku origjinën e emrave dhe përsonazheve të tij, i përcjell në çdo hap krenaria, epiteti i luftëtarëve të guximshëm dhe shpresa për jetë më të mirë.

" Epoka e nderit ", është libri i tretë i Agim Gashit. E redaktoi Sylejman Aliu. Koordinator ishte Mentor Thaqi. U shtyp në shtypshkronjen A-print, e botoi Shtëpia botuese SAGA në Prishtinë.E përcjellën së bashku me librin e dytë"Kohë e pakohë e vendit tim" dy promovime të suksesëshme në Prishtinë dhe Stuttgart.

Një ditë kur do të vish Ti, unë nuk do të jem më në këtë botë !


Ramiz Dërmaku


Në mërgim do të jeni të trishtuar, të përbuzuar, të nënçmuar dhe të shkelur e të ofenduar, të përplasur në heshtje e të harruar, duke bredhur metropoleve të Europës. Pa e njoftë kend dhe pa ju njohur askush, në lokomativën zëmadhe të Europës. As malli e as loti s’do t’ju lërë të vdisni! As shtëpia e huaj s’do të ju shprehë ngushllime dhe nuk do te ju ngrohë kurrë.
Në pasditën e mesit të qershorit te vitit 1999, pas një përgaditje të vogël, u nisëm me voglushin tim (Valonin), nga Gjermania për në Kosovë. Duhej të kalonim disa shtete (Zvicrën, Italinë, Shqipërinë), për të arritur deri në vendlindjen e Atdheut tonë të shenjtë, në Shipashticën e Epërme, Komuna e Dardanës-Kosovë.
Rrugëtimi ishte i gjatë por edhe shumë i bukur sepse e kishte një qëllim të përmallshëm e të shenjtë. Zogjtë me cicërrimat e tyre të bukura ia shtonin gjallërinë fshatit tim të lindjes dhe tërë Kosovës sonë. Gjelbërimi dhe cicërrimat e zogjëve e thenin monotoninë e heshtjes së përmallshme. Desha t’iu thërrisja të më varrosnin në varret e fshatit, tek lulet e pranverës, jo largë lumit të fshatit, sepse isha i sigurtë se në agim sërish do të ringjallesha që të mbes në greminen e gëzimeve të përmallura.
Mbërritëm në mbrëmje dhe kur hymë në oborr me djalin tim, shkelnim së bashku fijet e barit si margaritarë që ishin rritur në oborr. Isha i lodhur dhe i rraskapitur nga rruga dhe ndarja e gjatë malli e mërgimi në diasporë. Dhe kur hyra në oborr, ecja po si të isha ndonjë i huaj, apo si ndonjë mysafir i paftuar. Pra, thënë shkurt e shqip, ata që ma kishin robëruar, plaçkitur, gllabëruar dhe vrarë vendlindjen, ma kishin ndaluar shumë vjet edhe kthimin tim në Atdheun e bekuar nga Zoti, atje ku shndrit dielli më i bukur në botë. Derisa malli dhe dhembja përsëri më shtynë që të kthehem sërish në Kosovë. Po, përsëri e ndjeja veten të pasur, pas një lodhjeje të ëndshme e të këndshme dhe i rraskapitur rreth barit të njomë që ishte rritur në oborr dhe para pragut të shtëpisë.
Njëqind metra larg shtëpisë sime, ndodhej përroi freskues i cili dikur kishte gurgulluar çdo pranverë. Pasuritë e fshatit, lajdhitë dhe shkozat ishin rritur e kishin filluar të lulëzonin. Më dukej sikur në atë heshtje të madhe e të dhembshme të muzgut, të gjitha gjërat që na rrethonin, orvateshin të na preknin, të na pëqafonin dhe të na uronin mirëseardhje në vatrën tonë. Shtëpia që dikur shëndriste dhe gumëzhonte nga zërat e ëmbël të fëmijëve, tani ishte mbështjellur me pluhurin e boshatisjes, të ndjekjeve serbe e ikjes shqiptare, por jo edhe të dorëzimit para qëndresës sonë e të fatit të hidhur.
Po, përsëri u bëra fëmijë, fëmijë i vogël, si ai fëmija që dikur luaja me lodra në oborr. Tani e kuptova se tërë jetën isha i përbuzuar dhe i nënçmuar, jo vetëm unë, por të gjithë shqipëtarët që mendonin ndryshe. Tani orvatesha ta gjej atë ngushllimin e vjetër. Po nuk di çka gjeta, dhe çka pashë. Shtëpitë ishin të shkatërruara, ndërsa populli mendonte të ikte nga Kosova, të emigronte që kafshatën e bukës familjes t’ia siguronte. Njerëzit në Kosovë e ndjenin veten të lodhur e të rraskapitur nga jeta e vështirë, nga dhuna e presioni që kishte ushtruar regjimi barbar serb. Populli i Kosovës, jetën e përfytyronte si një dardhë, që vetëm duhet zgjatur dorën për ta kapur. Kështu kishte ndodhur me bashkëfshatarët e mij, ndërsa mue dhe shumë të tjerëve, në mënyrë shumë mizore n e kishin mbyllur këtë udhë.
Kështu po mendoja atë mbrëmje përrallore përpara gërmadhave të shtëpisë shekullore e prindërore, kur dikurë në oborr dëgjoja zërin e njeriut, e sot, e sot, heshtje mordi. Prita një kohë të gjatë të më ofrohej dikush, ndonjë shpirt i pikëlluar, por përveç ndienjave të zjarrta e të rrahurave të zemrës sime, nuk dëgjoja asgjë. Mendja më thonte se dikush po më therret: Ej ti, eja e afrohu, kushdo që të jesh! Dëgjova zërin tim, psherëtimë e një shpirti të trazuar. Kam shumë mallë e dhembje dhe do ta pranoja bisedën kushdo që t më paraqitet, dhe kushdo që të më tregojë se çka ka ndodhur në atë vend të bekuar, fshatin tim, të strukur në një cep të Kosovës Dardane. Nga shtëpia tingëllonte zëri i ëmbël i një balade: A pronon ti të flasësh me njerëz të vdekur?
Eheeej! Pakë çaste mbeta i stepur, i shtangur, i mpirë, i shastisur, i harlisur, i hutuar, dhe ca dridhje ma kapluan trupin e nga balli më pikonin djersët. Mendoja se kush po më fliste tani, me kend po bisedoja! Ndoshta ishte zëri i babait tim, apo i nënës sime, e cila kishte vdekur vite më pare. Ndjesë paste! Dhe pas ca minutave unë thirra: Nëna ime e dashur, a jeni ju!
Ajo mu përgjegj: -Përse s’beson kur më njeh, duke shtuar: Ende nuk e di që jam e vdekur? Por kufijtë në mes të vdekurve dhe të gjallëve nuk janë gjithënjë të pa kalueshëm. A e mban mend verën time të fundit, kur unë isha e sëmurë, e paaftë të lëvizja, e ti më merrje për dore dhe më shetitje? E mabn mend kur në oborr uleshim së bashku nen hijën e Arrës, kur dilnin edhe në fushë, ku unë kisha derdhur shumë energji, shumë djersë dhe shumë mundë e shumë dhe shumë e shumë…?
A të kujtohet kur ti vije prej shkolle e unë punoja punët e përditshme të shtëpisë, dhe kur unë kaloja pragun e shtëpisë ti më thoje: Ti po më sheh, por ju ikët pa e kuptuar se bota e huaj nuk do t’ju pranojë, nuk do të bëher kurrë e juaja! Nënë, edhe ti mendon për mua kështu? S’do të të flisja fare në këto çaste përmallimi e mallëngjimi sikur të pandehja vet-vehten mëkatar. Nënë, oj nënë! Unë po jetoj, por mua ma rrëmbyen dashurinë ndaj vajzës, dhe dashurinë ndaj atdheut e varreve të të parëve dhe vendlindjes sime të shtrenjtë. Një ditë do të vijë, por s’dihet se kurë? Se dij, biro, ma ktheu nëna ime e bukur si zanë mali dhe e shtrenjtë si një dritë Parajse: Nuk mund të të them asgjë, por një ditë kur do të vish Ti, unë nuk do të jem!

Eskili i kohërave moderne

Shkruan: Izmi Zeka

Shfletimi i historisë kombëtare

Epopeja e Jasharajve krijoi filozofi të re në mendësinë e shqiptarëve për jetën dhe perspektivën e tyre

Historiografia shqiptare e shkencore u shkrua mbi ngjarjet e rëndësishme të cilat ndryshuan rrjedhat dhe proceset historike: Nuk ishin të rastit Lidhja Prizrenit e vitit 1878, Lidhja e Pejës e vitit 1899, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë e vitit 1912, Konferenca e Mukjes e vitit 1943, konferenca e Bujanit 1943-944, Mbledhja e Prizrenit e vitit 1945 dhe vitet e më pastajme që shikuar në kohë ruajtën vazhdimësinë që në shkencën e historisë mund të për shkallëzohet në vlerësimin kontinuel dhe atë procesiv dhe dialektik.
Nuk mund të shihet ngjarja e Jasharajve e shkëputur nga rrjedhat historike siç nuk mund të shihet lufta biblike e tyre pa ndjenjën e lindur historikisht të shqiptarëve për të luftuar për trojet e veta. Kjo sentencë që mund të quhet Jasharjane ka kuptimin filozofik, historik, dialektik, shkencor që përkufizimi kalon në përmasa ekzistencialiste dhe merë përmasat e krijimit të miteve apo mitologjisë shqiptare në fund shekullin XX.
Koncepti i parë triometrik nisë me politikën ekzistenciale që mishërohej me idealet kombëtare: koncepti i dytë triometrik për shfaq sensibilizimin në përmasa evropiane dhe koncepti i tretë triometrik luftë biblike deri në flijim për të ndryshuar historinë nga një dhunë e tmerrshme në një paqe të një vendi të lirë.
Kjo është historia Jasharjane e fundshekullit XX dhe e fund shkatërrimit të krijesave artificiale të një shteti të quajtur jugosllavi.

Sakrifica deri në flijim e familjes Jasharaj

Komponent që e dallon epopenë Jasharjane e vijëzon duke e shtresuar figura qendrore e Adem Jasharit si protagonist kryesor e deri tek fëmijët të cilët përjetuan luftën për ta bërë jetën si duhet sot. Këtu shtrohet pyetja se në cilën ngjarje evropiane kemi një flijim të tillë. Në cilën epope të luftërave qindravjeçare kemi sakrificë me vetëdije deri në flijim si familja e Adem Jasharit.
Edhe viti 1991, kur familja e Jasharajve, ballë për ballë me policinë Serbe, në kullën e tyre të bënin hapin me një rezistencë të armatosur, sigurisht se do të shndërroheshin në emra biblik, në emra që thyen vrazhdësinë, apo edhe familje që se deshi nënshtrimin por Kosova nuk do të ishte kështu siç është sot.
Viti 1997-98, hapi rrugën për mënyrë tjetër të jetës. Nisi rrugëtimin përballja me forcat serbe. Por jehona pati kuptim kur pesë, gjashtë dhe shtatë marsi u shndërrua në baladë, këngë, kushtrim kur Jasharajt thyen heshtjen, kur ata do të mbyllnin një etapë të vrazhdët, një histori të dhimbshme të shqiptarëve. Nga kjo sfidë ata i dhanë rrugë jetës së Kosovës, të ardhmes së saj.
Ishte ndërrim kohësh në përmasa kombëtare,ku ndërgjegjja filloi të vriste qoftë mendjet diplomatike apo edhe qoftë ushtarake të botës së qytetëruar.
Ata kishin përmasat e një familje me traditë kombëtare, dhe nga ky refleksion Jasharajt, ruajtën kontinuitetin për të dhënë gjithçka atëherë kur Kosovës më së shumti i nevojitej jeta dhe flijimi i tyre.
Çfarë ishte momenti deri në luftën e Jasharajve. Çfarë përmase kishte lufta e UÇK -së, Çfarë njohje ndërkombëtare mbi gjenocidin ndaj shqiptarëve kishte bota deri në luftën e Jasharajve etj. Ishte nën përshkrimin më shumë të retorikës së filozofisë së shtrembëruar dhe e gjymtuar nga propaganda serbe. Filozofia Jasharjane ndërtoi esencilaisht shtetin aty kur qëndresa u kthye në buzëqeshje të fëmijëve, në klithmën e të rënëve dhe nuk kishte kthim prapa. Këtu iku njëherë përgjithmonë e kaluara e hidhur, Këtu u dimensionua shteti më i ri i Ballkanit. Pra ishte një rënie si e bilbilenjëve të shekullit XIX...
Fenomeni Adem Jashari është i papërsëritshëm dhe asnjëherë nuk mund të del ndryshe apo përsëritet, sepse koha dhe hapësira ishin tipike të veçanta.
Fenomeni Adem Jashari nuk do të kishte këtë përmasë sikur nuk do të përplotësohej me mishërimin e familjes së tij, sikur mos të ishte pjesë e Prekazit heroik, sikur mos të kishte një ditëlindje në një ditë të rëndësishme shqiptare, sikur mos të përqafonte flijimin si në ditën lindjes. Andaj figura e Adem Jasharit bashkë me ngjarjet e pesë,gjashtë dhe shtatë marsit përbëjnë tersin e sfidave që për kohën ishin ndryshim epoke, ndryshim jete etj.
Të rrallë dhe të papërsëritshëm janë disa figura dhe jo rastësisht Adem Jashari në një moment thotë “Armët nuk i kemi marrë që t´ia dorëzojmë armikut, por që ta luftojmë deri në fishekun e fundit” Kjo i ngjan Anteut, Akilit për të luftuar të keqën deri në vetëflijim
Me flijimin e Jasharajve përfunduan veprat e vjetra,përfundoi koha e Gjergjit apo edhe historitë tjera të shekullit XX, u përfundua këtu robëria dhe si e tillë i dha ngjyrë qytetërimit evropian.

Të tjerët për Adem Jasharin
Një autor shkruan; Adem Jashari deri në vdekje luftoi e këndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk është vdekje është përjetësi. Lufta për Prekazin që e ashpër. Qëndresa ishte e madhe.
Tipare të rralla të harmonizuara edhe në momente të rënda. Vdekja ishte jetë, kënga ishte dritë dhe hare për gjeneratat që vinin.
Më kuptimplote pesë, gjashtë dhe shtatë marsi dhe Adem Jasharin e bënë edhe krijimi i një filozofie të re në mendësinë shqiptarëve për jetën dhe perspektivën e tyre. Në këtë rrafsh filozofia e veprimit në këtë ngjarje derivon në mënyrë koncensuale aspektet praktike të krijimit të shtetit, të jetës së lirë.
Këtu ndahen dy botëra duke ikur nga vjetra e duke u kthyer nga e reja. Por jo pa Adem Jasharin. Dhe lirisht mund të shkruhet në historiografinë shqiptare se Adem Jashari dhe familja e tij ndryshuan procesin, kohën që vitet që do vinë do të jenë edhe më të fuqishëm edhe më respektuar se që ndiejmë ne sot.
Në përmasat e Historiografisë Shqiptare dhe asaj botërore, vështirë mund të gjendet diku që një familje e tërë, të sakrifikohet dhe trimërisht të del prej saj.
Nuk është e rastit kur vetë Adem Jashari thotë: “ Kem një jetë dhe një besë kem dhënë, andaj edhe duhet të jetojmë të lirë,” Ose Hamza kur thekson ”, Ishte turku,…. edhe serbi do të shkoj se kjo tokë është e shqiptarëve ” Në këtë përmasë biblike ata e dinin se e nesërmja do të jetë më ndryshe, e dinin se jeta nesër e ka kuptimin vetëm kur tyta e pushkës nuk i nënshtrohet tankeve apo edhe përbuzjes njerëzore që bënin serbët në Kosovë.
Në një shkrim të Eugen Shehut pos të tjerave shkruhet “Flijimi familjar, ky kapërcim elegjiak i dhimbjes njerëzore i kujtonte Evropës se thika serbe po shkonte në asht të shqiptarëve. Përmasa e re e përftuar në këtë rast, të jepte mundësinë të zbrisje shumë thellë, aty ku ndodhen ende sot, rrënjët e tragjedisë midis dy popujve ballkanikë. Me humbjen fizike të Adem Jasharit, mendoj se nacionalizmi i ndershëm shqiptar, humbi në shekullin që lamë pas, një ndër figurat e spikatura të identitetit të vet”. Ngjarjet e pesë, gjashtë dhe shtatë marsit në Prekaz, nga distance kohore dhe aspekti historik e shkencor merr këto portretizime:
Mbyll një kaptinë të dhimbshme të shqiptarëve të Kosovës, dhe fillon një etapë e re
Kthen dinjitetin pothuajse të përbuzur
Qartëson më shumë se kurrë pozicionin e shqiptarëve në raport me Serbinë.
Krijon rrethana politike e diplomatike më të favorshme në Ballkan, Evropë dhe Amerikë.
Ruan koherencën në veprime duke i përshtatur rrethanave në Kosovë dhe në fund ;
Shënon ngjarjen më të rëndësishme historike të shekullit XX, fundin e një regjimi të huaj.
Nga kjo sintagmë që është më shumë se një refren dhe një baladë ne do të ecim duke portretizuar figurën e Jasharajve që është emblematike dhe figurë gjenerale e historisë kombëtare shqiptare. Duhet të qartësojmë dhe të vlerësojmë se figura Jasharjane ,dhe figura e historisë më të re pa dyshim se është ajo e Adem Jasharit
Nga ky refleksion Jasharajt paraqesin në mënyrë emblematike historinë më të re të Kosovës, paraqesin mendjen,artin e luftës dhe të ardhmen e ndritshme të Kosovës.
Po ti hidhet një sy vetë pamjes së Adem Jasharit, kullës së tyre, përfytyrimi për jetë ka vlerë, sepse jetën e bënë bashkë me rënien për të qenë të lirë. Nga kjo pamje që ka kuptimësi, arti i flijimit merr këto dimensione:
Dimensionin historik, dimensionin moral e politik,dimensionin e përfaqësimit të unitetit dhe dimensionin e shtetformimit.
Adem Jashari apo Eskili i kohërave moderne përqafon vdekjen për të jetuar në univers.
Andaj shteti i ka rrënjët në gjakun dhe luftën titanike të Jasharajve.

Kosovës po i vritën djemtë...

NUSJA E JUSUF GËRVALLËS

SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ
NË PËRVJETORIN E 30-TË TË NJË GJËME TË MADHE

"Kosovës po i vritën djemtë..." Ky ishte lajmi i trishtëm, i dhënë nga Radio-Tirana, për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në mbremjen e 18 janarit 1982. Ky lajm hyri si një heshtë therëse, nga një vrimë qoshake, në birucën (çelinë) time në burgun e Burrelit.

Rugova dhe Gërvalla u shquan si gjimnazist

Në atë qetësi varri m`u shpalosën si në ekran, kujtimet për Jusufin. Një reminishencë prej 18 vitësh, pikërisht, në vitin e largët 1964, kur në rrugën "Ramiz Sadiku" nr. 45, poshtë Qarshi Xhamisë në Pejë, në shtëpinë e nënës Shkurte të Berishëve, vinte me kitaren e tij Jusuf Gërvalla. Nëna Shkurte kishte një lidhje familjare në Dubovik. Djali i madh, Hyseni, ishte në shkollën mjekësore në Prishtinë, ndërsa Nazmiu ishte gjimnazist, shok i Jusufit. Kryezoti i shtëpisë kishte vdekur herët. Nëna Shkurte ishte e shkëlqyer. Jusufin e donte shumë dhe kurrë nuk mërzitej pse shtëpia e saj zhurmonte nga muzika dhe kënga e të rinjëve. Ajo përkujdesej shumë edhe për ne, banorët e saj, unë me kushëririn Ramizin. Në rrethet muzikore të Jusufit vinin edhe vajzat shkollare. Jusufi shquhej për sjellje fisnike e mondane, andaj dallohej nga moshatarët e provincës.
Gjimnazi i Pejës ishte më numeriku në Kosovë dhe më gjerë. Jusufi ishte në njërën nga 11 paralelet e treta të Gjimnazit "11 Maj". Gjimnazi kishte rregull dhe disciplinë, por edhe fort i përgjuar nga UDB-a. Atij viti të zymtë, brenda javës, qenë arrestuar 640 veta në Kosovë. Hetimi ishte i vrazhdët, torturues. E pësuan rëndë edhe poetët shkollarë. Flitej se Teki Dervishin e kanë dëmtuar në kokë.
Rrethi letrar i Gjimnazit qe bërë i njohur për shumësinë dhe cilësinë e krijuesëve, në veçanti në lëmin e poezisë. Por, dy syrësh u shquan nga të tjerët: Ibrahim Rugova dhe Jusuf Gërvalla. I pari me shkrimet letrare dhe lexim - interpretimin e veprave letrare të shkrimtarëve klasikë, sidomos francezë dhe rusë, madje në gjuhët tyre; ndërsa i dyti në poezi, pikturë, instrumentist dhe këndues.

Tirana i heshti demonstratat, donte statuskuonë në Kosovës

Fillimisht mërgimi dhe më pas burgu, më shkëputën nga Kosova dhe, rrjedhimisht, edhe nga shokët e rinisë. Në vitin 1968, Tirana zyrtare, në ujdi me Fadil Hoxhën me shokë, i heshti, madje i bëri të pa qena për shqiptarët vendorë, demonstratat studentore në Kosovë. Këtë provoi ta bënte edhe me demonstratat e vitit 1981. Por, Beogradi sulmoi i pari, duke e akuzuar Tiranën për politikë subversive dhe manipulim të rinisë në Kosovë. Manifestimet trazuese filluan më 11 dhe 12 mars, për të kulmuar më 01 dhe 02 prill 1981. Ndërkohë që Tirana u ndjeh e gjallë vetëm pas afro një muaji, pra, më 8 prill, me një artikull bombastik, mirë të argumentuar, të botuar në "Zëri i Popullit" dhe të transmetuar nga Radio-Tirana. Nuk e di nëse këtë e ka bërë edhe Televizioni Shqiptar, meqë në Burrel mungonte.

Vendosja e Familjes Gërvalla në Tiranë

Vite më vonë do të mësoja se Familja e Jusuf Gërvallës është larguar nga Gjermania dhe është vendosur në Tiranë. Kjo ardhje përkoi me këndelljen politike të Shqipërisë në drejtim të Kosovës. Sllogani marroq "vëllezërit kinezë dhe miqtë kosovarë" kishte ngelur, si dëshmi e turpit, në faqet e dy gezetave qendrore dhe të një duzine gazetash lokale, duke u zëvendësuar me "vëllezërit kosovarë". Ishte një obligim angazhimi fisnik, pas gadi dyzetë vjet harrese të turpshme.
Atmosfera Kosovë-dashëse në Shqipëri, sikur lehtësonte plagën e rëndë në shpirtin e Suzanë Gërvallës me fëmijë. Shqipëria, e cila ka mijëra gjyshe e gjyshër me fakultet, intelektuale dhe intelektualë të mirëfilltë, që kanë lexuar shumë mijëra faqe literaturë, ku për ndryshim nga Kosova, vendin e serviseve të çajit ruso-aziatik në vitrina, e zënë librat, mini-biblioteka familjare, i vlerëson njerëzit e artit dhe të kulturës. Andaj, heronjtë Ibrahim Rugova dhe Jusuf Gërvalla atje çmohen dhe vlerësohen më shumë se sa disa të tjerë, të cilët Kosova i hipërbolizon në përmasën e të pakapshmes për mendjet e shëndosha. Të gjitha luftrave për çlirim, liri dhe demokraci, u kanë prirë poetët dhe shkrimtarët, me pendat e tyre mendjendritura dhe asnjëherë nga bujqër e barinj.

Takimi me Nusen e Jusuf Gërvallës

Doja t`i shihja fëmijtë dhe Nusën e Jusuf Gërvallës. Por, për një ish-burgaxhi politik takimet e tilla mund të prodhonin telashe dy palëshe. Megjithatë, shfrytëzova një vizitë në repartin e kardiologjisë, ku Suzanë Gërvalla ishte paciente e kardiologut të mirënjohur prof. dr. Sali Berisha. U prezantova dhe i fola për vonesën dhe ngurrimin e takimit. Meqë ishtë përfolur për ca hatërime për një darkë të shtruar, vite më parë, me rastin e ardhjes në Shqipëri të Familjes Gërvalla, për njëfarë përzgjedhjeje politike për të ftuarit, Suzana më shpjegoi bindshëm se "menaxhimi dhe "moderimi" i asaj darke nuk ka qenë i imi, sepse ne ishim jabanxhi dhe nuk i njihnim njerëzit". Dhe, shtoi se "unë nuk kam bërë dhe as nuk bëj dallime të tilla, sepse dera e Jusuf Gërvallës ka qenë e hapur gjithmonë në Dubovik, Pejë, Prishtinë, Shkup, Untergruppenbach - Shtutgart dhe e hapur do të jetë edhe në Tiranë". Dhe, duke treguar kohën kur edhe fëmijtë vijnë nga shkolla, me tha se "pavarësisht burgut, jeni i mirëseardhur në familjen tonë".

Realisht, shikuar kohën dhe rrethanat, kur për arsye politike, në obligim të zbatimit të "luftës të klasave", fëmijtë mohonin prindërit dhe prindërit fëmijtë, një përgjigje kaq të guximshme e fisnike nuk e prisja. Nusja e Jusuf Gërvallës e tha me fjalë dhe e lëndëzoi në praktikë besnikërisht. Megjithatë, sensin e masës e vlerësoj shumë dhe vizitat e mia do të ishin "rrallë e për mall".


Tashmë edhe të hatëruarit burgaxhinj apo ata që i vuajtën vitet e dekadat të vetizoluar në burgun shtëpiak, duke pritur arrestimin e çdokohëshëm, krenoheshin me Nusen e Jusuf Gërvallës, u gëzoheshin rritjes dhe shkollimit të fëmijëve të Jusuf Gërvallës. Në traditën e Malësisë gratë i thërrisnin nuse deri sa martonin djalin e parë. Por, tek rasti i Suzanë Gërvallës ky kod u tejkalua dhe ajo në Shqipëri vazhdoi të thirrej Nuse, madje edhe pas martesës të djalit. Një malësor i moshuar, të cilin e njihja që nga vitet studentore, meqë e kishte djalin në fakultet, kishte zbritur në Tiranë. Në bisedë e sipër më tha se ishte fort i dëshiruar me e pa Nusen dhe fëmijtë e Jusuf Gërvallës. "Fort jam ngushtue dhe due me kajtë njiherë mirë e mbasandej me u gëzue shumë. Me kajtë për Jusufin me shokë dhe me u gëzue për fëmijtë që na i ka lanë", - tha malësori.

- Nusja e Jusuf Gërvallës është për verime në stanët e Dragobisë dhe të Valbonës, - i thashë unë. Malësori plak më shikoi me habi, pa e fshehë mosbesimin. Dhe vetëm kur përmenda njërën nga familjet e para të Tropojës, e cila ishte në shoqërim të Familjes Gërvalla, ai u bind, duke thënë:
"- I lumtë Nuses të Jusuf Gërvallës se bash fort ja paska qillue. Po u çmallka me Kosovën se edhe ne jemi Kosovë, Malësi e Gjakovës. I lumtë edhe familjes që i ka marrë. Janë shtëpi konak, fisnike e bujare. Heu po lajm të mirë m`ke dhanë. Nesër do të kthehem në Tropojë", - tha i ngazëllyer burri i moshuar i Malësisë të Gjakovës.

Suzanë Gërvalla: nënë, studente, kryefamiljare

Nusja e Jusuf Gërvallës bëri emër për të mirë me korrektesën e pashoqe si nënë në përkujdesjen për rritjen, edukimin dhe shkollimin e fëmijëve; si studente e Universiteit të Tiranës; si kryefamiljare në pritjet e përcjelljet e shokëve, miqëve të Jusuf Gërvallës dhe të dashamirëve të shumtë familjarë nga hapësirat shqiptare. Banesa në Lagjën 8-të të Tiranës nuk kishte nevojë për një çilës të dytë, që, zakonisht, i mbajnë fëmijtë, sepse e zonja e shtëpisë ishte gjithëherë aty, në pritje të fëmijëve shkollarë, ne të tri kategoritë arsimore: tetëvjeçare, gjimnaz dhe fakultet.

Një letër dërguar ministrit të jashtëm Reis Malile, e cila u cilësua armiqësore nga Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme, u bë shkas i një ndjekjeje penale karshi meje. Hetuesi kësaj here ishte jo i zakonshëm: zëvendësministri i parë i brendshëm, të cilin, më vonë, gjykata demokratike do ta akuzonte për gjenocid kundër njerëzimit, duke e dënuar me vdekje, por, të zbritur me burg të përjetshëm. Letra në fjalë ishte vetëm një shkak. Por e vërteta është se ekzistonte një ligj i pashkruar, dendur i praktikuar, për ish-burgaxhinjtë politikë, në veçanti për ata të ardhur nga Kosova, duhej ta mbyllnin ciklin e jetës në burg, çmendi ose në internim, pa iu dhënë mundësi as të krijonin familje.

Sigurimi kishte vënë rrathë të hekurtë dhe as fjala e as letra nuk mund të kalonte për t`u ankuar ke kreu i shtetit, pse duhet vuajtur një burg të tretë. Pa humbur kohë, e njoftova Suzanë Gërvallën për akuzën e re. Ajo e shqetësuar, por e gatshme për të më ndihmuar, më tha:

"- Shkruaje një letër sqaruese, por jo nga ato që shkruan ti". Porosia ishte e qartë: letra duhet të jetë e përmbajtur, e butë. Dhe, Suzana depërtoi deri ke i pari i vendit, duke stopuar penalizimin tim të mëtejmë dhe, njëherësh, përshpejtimin e largimit tim për në botën e lirë.
PREMTON GËRVALLA - djali i parë i Jusufit, në shumëçka ma kujtonte Jusufin rinor. I përkorë në shkollë dhe shoqëri, fjalëpak në rrugë dhe shtëpi. Trupderdhur dhe refleksiv në lëvizje deri në masën "më bëj baba të të ngjaj". Për nuse zgjodhi vajzën nga një familje, kosovarë të Mbretërisë, të shquar në art, pikturë.
Kohë e demokracisë. Një frymëmarrje e lehtësuar edhe për ish-burgaxhinjtë politikë. Në hollin e Ministrisë të Drejtësisë gumzhinin hallexhinjtë. Kërkonin drejtësi dhe mbijetesë - njëherësh. Një dokumentacion më duhej ta kompletoja edhe unë. Një zyrtar i ri kaloi aty pari.

- A mund ta njoftoni Premton Gërvallën, - e luta unë?

- "Si quheni", - më pyeti ai?

- I thuaj një bacë, - u gjegja.

- "Po si shumë baca ka Premtoni", - ma ktheu ai me dashamirësi.

- Unë jam njëri nga ata,- i thashë. Dhe, zyrtari duke buzëqeshur i ngjiti shkallët.
Saora zbriti Premtoni. I qeshur, i përzemërt, por edhe i madhuar. I mirësjellshëm, i gatshëm për të kryer punë, madje pa fije përtese. Kur "u dyndën vikingët", me atë "revolucionin e vonuar" të tyre, juristi i diplomuar, Premton Gërvalla, mori rrugët e mërgimit...
DONIKË GËRVALLA - është fëmija i dytë i Jusufit. Një lindje e mbarë, një fëmijë premtues. Babai mjeshtër i kitarës, vajza flautiste. Sapo moderatorja bënte prezantimin: "Në skenë Donikë Gërvalla me flaut", - artdashësit e pranishëm shpërthenin në duartrokitje. Ajo duartrokitje, për Donikën, bëhej dy herë: në fillim dhe në mbarim të lojës. Flautistja Donikë u shqua edhe në skenat jashtë vendit.
Për të studjuar Donika zgjodhi vend-azilimin e babait, Gjermaninë, gjegjësisht, Hamburg-un. Krahas studimeve do t`i përkushtohej fort Kosovës, halleve të saj, nën thundrën e vrazhdët serbo-sllave. Ajo u ngrit deri në cilësinë e nënkryetarës të Degës të LDK-së për Gjermani, si dega prijetare në tërë mërgatën demokratike.

Para dhe gjatë luftës ajo bashkëpunoi me shumë qendra televizive të zëshme, duke dhënë intervista dhe zhvilluar debate dinjitoze, të cilat i bënin jehonë gjendjes të rëndë të popullit të Kosovës dhe të domosdoshmërisë të pavarësimit të saj. Ndërkohë që kuqaloshët e Lëvizjes mbylleshin në sallat e kushtueshme të Perëndimit, lëshonin parulla luftarake bombastike, me qëllim të vjeljes të parave për fondin "Vendlindja thërret", i cili kurrë nuk i shërbeu luftës, duke mos arritur t`u imponohen as ndonjë televizioni lokal vendor. Më shumë punonte një Donikë, se sa e tërë armata e llafazanëve përçarës dhe sabotues të luftës, ndërkohë që sot ngulmueshëm dhe turpshëm pretendojnë ta përvehtësojnë luftën dhe heronjtë e saj!
Edhe pas luftës Donikë Gërvalla nuk mund të heshte. Ndoca akademikë dhe intelektualë zvarranikë, të vënë në shërbim të së majtës ekstreme staliniste, të përtokur moralisht dhe të rrjedhur mendërisht, në medien e shkruar dhe atë televizive, flisnin marrëzira, sipas porosive të rrugaçërisë politike të Kosovës. Ishte Donikë Gërvalla, e bija e babës, çika e Jusuf Gërvallës, e cila, nëpërmjet të një Televizioni Qendror e prestigjioz gjerman, do t`u dërgonte "selamin" e madh asaj llumhaneje "intelektuale" të Kosovës, duke shpjeguar nocionet krejt të ndryshme -hero- dhe -kriminel-. Vrasësit e shqiptarëve të pafajshëm, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë, nuk mund të jenë kurrë heronj. Këtë "selam" publik e dëgjoi edhe bota, meqë u bë për Kosovë dhe botë.
Njëri nga klanorët rrënues të LDK-së, të partisë madhore të Presidentit Rugova, ai më ciniku dhe më i zellshmi i këtij klani fatal, përmendi emrin e Donikë Gërvallës, si anëtare të mundshme të Kryesisë Qendrore nga mërgata. Por "llogaritë ishin bërë pa hanxhinë". Ajo, duke kërkuar llogari për katandinë e qëllimshme të LDK-së, përbuzi këtë ofërtë. Ajo do t`ua kujtonte klanorëve se mërgata kishte bërë shumë për Kosovën dhe LDK-në dhe se meriton një trajtim krejt tjetër. Dhe, një kritikë kaq parimore, një refuzim kaq të prerë, mund ta bënte vetëm e bija e babës, vetëm e bija e Jusuf Gërvallës.
ERGON GËRVALLA - është sugari i Jusuf Gërvallës. Edhepse i ka mbushur dhe tejkaluar të 30 vitet, në përfytyrimin tonë ka mbetur ai fëmija simpatik i viteve `80-a. Zakonisht, stoli e shtëpisë janë vajza dhe nusja. Por, Ergoni theu këtë kod klasik, duke u bërë ai stoli.
Ergoni fort i vogël për t`u përballë me mërgimin e dytë. Por, fati në fatkeqësi gëzon më shumë se ai në kohë normale. Ai kishte lënë gjyshen Ajshe të mirë dhe të dashur shami-bardhë në Dubovik, por kishte gjetur gjyshe Dritën (Bushati) në Tiranë, veçse pa shami dhe me fakultet. Ajo ishte bijë Tropoje dhe nuse e Shkodrës. Binjakët e saj: Shpëtimi dhe Agimi, edhe si fëmijë, edhe kur u rritën, thonin: "Ne jemi kosovarë". Teta Dritë në katin e parë të vilës dhe një tetë tjetër në katin e tretë, ishin përkdhelja e çdoditëshme e Ergonit. Edhe teta Nazmie (Poga),kukësiane, deputete, ishte vizitore e dendur në familje.
Përballjet me Ergonin fëmijë gjithmonë prodhonin ca ndjenja të veçanta, shpërthyese deri në lotë. Dhëmbët e pas qumshtit po vononin të dilnin dhe duhej ndërhyrje kirurgjike. Dhe, dhembja e tij, ishte dhembja jonë; loti i tij, ishte loti jonë. Tashmë, Ergoni i madhuar, i martuar, ka begatuar numrin e fëmijëve në Familjen shumë të nderuar Gërvalla.

Prania e Nënës Ajshe ke fëmijtë e Jusufit ishte një festë e zgjatur në kohë. Nëna Ajshe ishte një grua e zgjuar. Jeta e saj e trazuar nis herët. Në një kohë që simotrat e saj nuk kalonin kufinjtë e fshatit, rrjedha e jetës e shpien atë në Slloveninë e largët, ku edhe jetoi e punoi për një kohë. Edhepse e përjetoi rëndë humbjen e dy djemëve, ajo u përmbajt fort, duke mos iu dorëzua dëshprimit. Me qëndrimin e saj stoik, ndihmoi dhe ngushëlloi shumë familjen, shokët dhe miqtë e djemëve si dhe bashkëkombasit e kudondodhur.

Nëna Ajshe oratorinë e shpenguar e kishte dhunti. Ajo fliste rrjedhshëm dhe qartë. Shpalosjen e kujtimeve për djemtë, tashmë të amëshuar, e kishte sa të saktë, aq edhe të natyrshme. Përmbajtja e saj prej nëne ishte unike, madje edhe atëherë kur të tjerët që e dëgjonin - lotonin. Edhe pauzimet e matura, përgjatë bisedës, flisnin shumë për ndjesinë si nënë. Ishte e papërsëritshme në dhembje dhe qendresë. Elokuenca e shprehjes të Jusufit, ngjason shumë me atë rrjedhmërinë e fjalëve, bisedave të Nënës Ajshe.

Kundërthëniet rreth bindjeve politike të Jusuf Gërvallës

Kanë kaluar 30 vjet nga shuarja fizike e Jusuf Gërvallës: poet, prozator, piktor, këngëtar, instrumentist, kompozitor, artist, përkthyes, ideolog, politikan e mbi të gjitha NJERI. Dhe, kundërthëniet rreth bindjeve politike të tij ende vazhdojnë. Mistifikimi ka qëllime të paracaktuara. E majta ekstreme staliniste-enveriste don ta përvehtësojë këtë kolos të mendimit, veprimit, artit dhe të kulturës, ashtu siç ka bërë dhe bënë për privatizimin e heronjëve dhe përvehtësimin e luftës.

Jusuf Gërvalla nuk ka jetuar në parahistori, sa të krijohet kaq mjegullë rreth bindjeve politike të tij. Ndjenja e lirisë, e dinjitetit, veshja, sjellja dhe e gjithë qenia e tij ishte evropiane. Ai nuk ka treguar në asnjë rast dhe rrethanë ndjenjë inferioriteti apo pranimin e tutelës, të përuljes, servilizmit - vese këto të neveritshme të komunistëve.
Është i dukshëm manipulimi që bëhet në relatën: Jusuf Gërvalla dhe Shqipëria. Dihet, Shqipëria dhe Kosova janë një, janë Atdheu i shqiptarëve. Ndarjen e kanë bërë komunistët shqiptarë dhe jugosllavët. Por, Jusuf Gërvalla dhe Enver Hoxha janë dy, madje krejt të ndryshëm. Ajo që ka mbetur e shkruar nga Jusufi, kjo dëshmohet. Ndonjë fjalim i tij në mjedise mërgimtarësh, ka edhe ndonjë vlerësim dhe përlavdërim pa mbulesë faktike për partinë dhe Enver Hoxhën. Dhe, kjo përligjet me auditorin dhe kufizimet politike të mërgimtarëve, kryesisht punëtorë fizikë. Keqkuptimi mund të ishte i çdokohëshëm, aq më parë se ndoca grupe veprimtarësh mërgimtarë intrigonin shumë me "diplomatët" sigurimsa të shtetit shqiptar. Por, kjo assesi nuk ndryshon orientimin e tij thellësisht të djathtë, perëndimor.

Letërkëmbimi i dështuar me Enver Hoxhën

Lexojmë të thuhet se Jusuf Gërvalla "kishte letërkëmbim të rregulltë me Enver Hoxhën"! Dhe, kjo thuhet, ndoshta, për ta ngritur reitingun e Jusufit. Por, kjo nuk i bën nder Jusufit. Nëse Enver Hoxha, nga tribuna e një Plenumi të PPSH-së, thoshte se "Beqir Balluku është m... - m...i", është mendim mbizotërues shqiptar e botëror se "Enver Hoxha ishte dhe mbetet kokërra e m...t".
E vërteta është se Jusuf Gërvalla i kërgoi ndihmë Shqipërisë, duke i shkruar Enver Hoxhës, mjerisht, si i parë i saj. Përgjigja e dhënë, nga një zyrë Sigurimi apo Partie, më sakt, të dyja bashkë, zyrë kjo që ndodhej në godinën e KQ të PPSH-së, ishte një "selam pazarit": "Çështja e Kosovës do të zgjidhet me fitoren e Revolucionit komunist në shkallë botërore"!!

Jusuf Gërvalla nuk e heshti këtë përgjigje utopike, fodulle, idioteske, duke bërë pyetjen profetike në letrën e dytë, madje të qëllimshme për Hoxhën:
- "Por, nëse kjo fitore (e Revolucionit) mund të mos vjen kurrë, atëherë çfarë do të bëjë Kosova?!?"
Dhe, ka mjaftuar kjo shprehje e mosbesimit për fitoren e Revolucionit, që Jusuf Gërvalla të mos marrë kurrë përgjigje, madje emri i tij të rrethohet me laps të kuq, duke u shpallur, në heshtje, "person non grata" nga Tirana zyrtare e kohës.
Shtohet pyetja: A mund të quhet "letërkëmbim i rregulltë", kur nga dy letra të dërguara të Jusufit, pason një përgjigje dhe ajo vetëm me një frazë marroqe?! Përgjigja e prerë do të ishte: Kurrë. Madje dominon dyshimi i bazuar se, për t`i favorizuar grupet komuniste të Kosovës në mërgatë, vegla të PPSH-së, Sigurimi Shqiptar ka pjesën e vet në eleminimin fizik të Jusuf Gërvallës. Kjo bindje forcohet edhe më shumë, kur për të njëjtat motive, gjatë luftës, më sakt, masakrës të Kosovës, krimi i organizuar politik nis në Tiranë, për t`u bartur, pastaj, në Kosovë, duke bërë kërdinë gjatë dhe pas luftës, duke vazhduar përgjakjen e Kosovës, të filluar, më parë, nga Millosheviqi.

Jusufi kishte mend e pendë për ta mposhtur kundërshtarin

Trajtimi me paanësi të figurave publike në përgjithësi, të heronjëve në veçanti, është përgjegjësi e madhe, të paktën morale. Kur flasim për ata që fizikisht janë shuar, dialogu, debati mungon. Pikërisht, këtu duhet të dominojë ndjenja e përgjegjësisë. Çdo shtrembërim i qëllimshëm në këtë rast, duhet konsideruar si krim. Disa dialogje imagjinare që i faturohen Jusufit sot, për Familjen Gërvalla dhe shokët e afërt të Jusufit, janë të pabesueshme, të papranueshme dhe të dënueshme.
Të zbrazësh sharje kundër rivalit apo kundërshtarit personal politik, duke ia vënë në gojë Jusufit, madje pas amëshimit të tij, është një krim i pamoralshëm dhe krejt i pafalshëm. Ne që e njohim Jusufin shumë më mirë se sa disa nga ata që shkruajnë për atë, kurrë nuk bindemi për disa shprehje fyese karshi të tjerëve, kinse të thëna nga Jusufi. Ai kishte edukatë të shkallës sipërore dhe kishte mend e pendë për ta mposhtur kundërshtarin, pa përdorur asnjë fjalë fyese, pezhorative. Lexojeni qoftë edhe një letër të tij, për të parë formulimin intelektual të mendimeve të shprehura. Letrat janë shumë xhentile, por kundërshtia është dërrmuese, ngaqë faktohet bindshëm.

Ngulmimi për t`i dhënë Jusuf Gërvallës librezën e kuqe

Rrjeshtimi, pa hezitim, i Familjes Gërvalla, në partinë - lëvizje, LDK-e të Ibrahim Rugovës, flet shumë dhe qartë edhe për orientimin e hershëm të Jusufit djathtas. Aspak të lehtë nuk e kishte Nusja e Jusuf Gërvallës, Suzanë Gërvalla me fëmijë, tashmë, të rritur, të rrjeshtohej në Partinë Demokratike të Shqipërisë, në partinë e Azem Hajdarit dhe të Sali Berishës, madje qysh në nismë të kësaj partie madhore e famoze, kur dihej se edhe komunistët e Ramiz Alisë i bënin elozhe dhe donin ta kishin në partinë e tyre. Por, ajo e njihte më mirë se askush tjetër bashkëshortin e saj ideal, Jusuf Gërvallën e madh, aspirimin e përhershëm për liri dhe demokraci të tij. Andaj, zgjodhi rrugëtimin e Jusuf Gërvallës.
Edhe vëllezërit e tij, baca Hysen dhe Avdyl Gërvalla kishin për ideal lirinë dhe demoktracinë, si amanetin e parë dhe të fundit të Jusuf Gërvallës. Ata për dekada vazhdojnë të jenë veprimtarë të zellshëm të mërgatës shqiptare, duke frymuar gjithëherë djathtas, në vazhdën e traditës familjare, njësoj si vëllezërit e tyre Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, Heronj të Kosovës.
Sot e 30 vjet me radhë kuqaloshët e mërdhezur komunistë, kundërshtarët e tij të rreptë ideologjikë, dikur dhe sot, ngulmojnë ta pajisin me librezë të kuqe Jusuf Gërvallën, qoftë edhe pas shuarjes fizike të tij. Por, Jusuf Gërvalla e ka refuzuar në gjallje të tij dhe e refuzon edhe tani nga varri këtë librezë. Ju, të nderuar lexues të vëmendshëm, lexoni emërtesat e grupeve politike të kohës dhe ato flasin vetë për orientimet dhe bindjet politike të gjithësecilit. Për kufizimet e kësaj natyre, ne nuk akuzojmë askënd, sepse jo të gjithë arrijnë t`i kuptojnë njëkohëshëm zhvillimet politike të shoqërisë. Por, e vëteta duhet thënë, ashtu siç ishte në atë kohë. Fatmirësisht, shumëçka ka mbetur e shkruar dhe kjo është lehtësuese për ne dhe brezat e ardhshëm. Andaj edhe urojmë: Nder e lavdi zbuluesit të shkrimit!
Nder dhe lavdi e përjetshme Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës me shokë!

PRESIDENTI RUGOVA KUR VIZITAT E TIJ I BËNTE JASHTË KOSOVËS ÇDO HERË DO TË NDALONTE EDHE NË ZVICËR




Nga Hajdar Sadrija


.... Siç dihet Heroi Ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vdiq më 17 janar 1468, Heroin i kombit Isa Boletini me të bijtë dhe shokët kanë rënë në luftime në afërsi të Podgoricës më 23 janar të vitit 1916. Heronjtë e kombit, martirët e frymëzimit për liri e demokraci siç ishin vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka janë vrarë më 17 janar 1982, në Untergrupenbach të Gjermanisë, kurse Heronjtë e lavdisë Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, në luftime me forcat e policisë serbe do të bien heroikisht më 11 janar 1984 në Prishtinë.

Heronjtë e parë të gueriles shqiptare, ose më mirë të themi nismëtarët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmon Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, u vranë në pusi në fshatin Pestovë të Vushtrrisë më 31 janar 1997. Edhe komandantët e luftës së fundit çlirimtare, deputeti Smajl Hajdaraj, komandanti kolonel Tahir Zemaj me djalë dhe nip do të vriten më 4 janar 2003.

Po në janar vritet Enver Maloku (11.01.1999), dhe katër ditë më vonë do të ndodhë edhe masakra e Reçakut, (14 janar 1999). Prijësi i Kishës Katolike të Kosovës Imzot Mark Sopi, vdiq më 11 janar 2006, si dhe profesori i nderuar Zekirja Cana dhe shumë të tjerë, por shtoi z. Demi, se Janari ka simbolikë tjetër pasi mbahet përkujtimi për Presidentin Historik, shpirtëror e moral, strategun e politikës dhe diplomacisë shqiptare, vizionarin e kombit Dr. Ibrahim Rugova. Dhe sikur të mos ishte politika dhe diplomacia, e urtë e demokratike, për liri e presidentit historik, a do e kishim 4 vjetorin e pavarësisë së Kosovës?


Ishte Ai që i vuri themelet e shtetit demokratik të Kosovës tha pos tjerash z. Gani Demi. Një biografi të Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova e lexoi Qamil Çekaj, kurse ish kryetari i LDK-së në Zvicër dhe veprimtari shumëvjeçar z. Hajdar Sadrija evokoi kujtime nga takimet e tija të shumta me dr. Ibrahim Rugovën. Ai ishte mjaftë i mallëngjyer dhe njëkohësisht i emocionuar kur tha se kam nderin, që sot të paraqes disa nga kujtimet e mia të shumta që i pata me më të madhin e kombit dr. Ibrahim Rugovën.

Për mua këto kujtime , edhe sot e kësaj dite janë ngjarje të freskëta por se ishin takime të shumta, s’ka dyshim prandaj i kujtoj dhe i rrëfej me krenari dhe përplot nostalgji. Por mund të shprehem lirish se me kalimin e kohës takimet e mia me Presidentin Rugova u benë të zakonshme, dhe ishin të shpeshta pasi siç dihet presidenti Rugova, çdo vizitë të tij që e bënte jashtë Kosovës do të ndalonte edhe në Zvicër, kështu e pata fatin e mirë ta presë dhe ta përcjell në dhjetëra vizita e udhëtime të tija. Vështirë është t’i përshkruaj të gjitha ato takime...

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...