2013-07-16

Agim Gashi: Lamtumirë

Moj e mirë që del në shkallë
Pse i trajton mërgimtaret budall!



AGIM GASHI:LAMTUMIRË

Lamtumirë nënë e atdhe
Kësaj radhe ndoshta përgjithnji,
Me zemër të thyer mund të vendosi
Që te ju më kurr i gjallë mos të vi.

Më fal moj nënë e dashura ime
Që zemren keq sot Ty ta theva,
Para kohe u detyrova
Në mërgim i helmuar u ktheva.

Kish mbarue Kosova trime
Skishte ma hiq dashuri,
Veç urrejte e plot mashtrime
Mjerë e mjerë për Dardani.

14.07.13
Düren

Këto pak vargje shprehin mllefin tim për ndërprerjen e pushimeve për tu kthyer në vendin e shpresave, Gjermaninë bujare. Pas qëndrimit disaditësh, më 09.07.2013 u helmova.Spo tregoj se ku sepse dua të mbetet akoma anonim.Dyshimi:helmim i qëllimshëm.Po e them se është vetë dyshim. Neser mund të konstatohet se çfarë helmimi është ky i imi. Kinika e Aachenit duhet ta konstatoj patjeter. Peripetitë me mjekët privat dhe çmimet enoreme të kontrollimeve dhe barnat e shtrenjëta për ata që xhepat i kan të zbrazët, edhe te unë e bënë të veten që unë të mbetem pa asnjë cent. Në ambulanten e Lipjanit me plot bujari e mirëkuptim më priti Dr.Merita Bytyçi.Pothuaj se gadi u sherova nga fjalët e saja. Por helmimi rritej andaj detyrohesha të kerkoj ndihma tjera.Edhe miku im Dr.Murati me bashkëshorten Ramizen të cilen e kisha shoqe klase në tetvjeçaren e Janjevës më priten me shumë bujari.Poashtu edhe Dr.Banush Gashi i cili më dha edhe infuzione.Të gjitha barnat duhet ti bleja me para dhe të gjitha analizat e gjakut me para, por edhe kontrollimet. Mendoja dhe qaja se si po e kalon popullata e varfer e Kosovës me këto gjëra të cilat po e rjepin të smurin?
O Zot! Në Kosovë është vështirë sot edhe të vdiset!
Luftuam, derdhëm gjakun, u sakrifukuam, mbajtëm miliona vite burg, mija ranë në alltarin e liririsë për ditë më të mira, na dogjen e na poqen, na shaktrruan e përdhunuan….e sot të mos ketë një ilaq falas, kjo don me thënë se jemi vetërobruar me një diktatur të eger me njerz aq pa ndjenja saqë mund të quhen me njëmilion epitetete por atdhetar e shqiptar asesi.
Mu ka mbush mendja, e se di a është kështu, por partitë politike në Kosovë luftën kryesore e bëjnë me e marr pushtetin, jo për ta que atdheun në zhvillim por për ta vjedhë e shkretëru barbarisht. Këtë e vertetojnë edhe shumë intitucione ndërkombëtare.
Kur i shef në parlament se kah grinden e sa shahen, njeriu mendon se ka ndonjë opozitë. Unë jamë bindë se të gjithat merren vesh tinisht se cila me qenë në krye dhe ajo që merr kreun duhet tu lë teritore të caktuara për të vjedhë tjera partive.
Bile më erdhi shumë keq kur ndëgjova një këgë që nuk di kujt i dedikohej e që kishte titullin:

„O ma le Prishtinën, ta fali Kosovën“!
Sa më vjen keq!

14.07.13
Düren

Ardian Ndreca: A do t’i hapin dosjet parlamenti i ri?!



I kena ra në qafë e me të drejtë Berishës për mungesën e vullnetit politik për hapjen e dosjeve, pra për nji ligj të lustracionit që ta çlironte ndërgjegjen e shqiptarëve, për aq sa mund të çlirojë kënd nji ligj pozitiv, prej së kaluemes komuniste. Kreu i PD-së i qëndroi së vetes deri në fund dhe nuk i hapi dosjet, madje promovoi dhe u dha poste tepër të nalta deri në minutat e fundit të pushtetit ish hetuesve dhe ish funksionarëve të drejtësisë komuniste. Kah ana tjetër asht e dijtun prej kohësh se ndër rradhët e politikës shqiptare, ashtu si edhe në administratën publike, sillet nji numër i konsiderueshëm ish informatorësh të Sigurimit.

Ky hiatus antidemokratik nuk ia ka vra as synin dhe as veshin atyne demokratëve të ndezun që s’lanë gja pa qitë për gojet kundër regjimit hoxhist por kur bahet fjalë për veprime konkrete heshtin turpshëm. Në këto dekada dosjet janë përdorë, janë shfrytzue dhe vijojnë me qenë nji kapital i çmueshëm për ata që kanë pasë akses në këtë minierë handrakut moral.

Na bane përshtypje të mirë deklaratat e Avokatit të Popullit këto ditë, i cili shprehej për nevojën e nji ligji të lustracionit që të rregullojë edhe çeshtjen e dosjeve. Avokati shprehej se do t’i bashkangjitej shoqnisë civile në hartimin e nji ligji të ri. Tingllonte paksa i çuditshëm fakti që Avokatit i kishte pasë ardhë kjo ide mbas nji vizitet në Gjermani dhe mbas eksperiencës që kishte pasë tue vizitue edhe vendin ku ruhen dosjet e STASI-t! A thue asht e nevojshme për me u sensibilizue për nji çeshtje kaq të randësishme me marrë mundimin e me shkue deri në Gjermani? Në Shqipni ka 20 vjet që flitet për ketë gja e vetëm kjo do të kishte mjaftue me pasë lëvizë sadopak vendit deri tashti. Megjithatë, ma mirë vonë se kurrë.

Shpresojmë që shoqnia civile, e cila tek ne për shumëkend, përfshi edhe të nënshkruemin, asht nji entitet abstrakt pa konsistencë të mirëfilltë, të lëvizin! Deri tashti as ajo, as OJQ-të e mjera së bashkut me fondacionet e shoqatat e padukshme, që nuk bajnë tjetër veçse thithin pare fondacionesh, individësh dhe qeverishë të hueja, nuk e kanë marrë mundimin me ba diçka konkrete. Roli i pakuptimtë i gjithë kësaj yjësie të shueme u pa krejt qartë gjatë grevës së ish të përndjekunve politik vitin që shkoi, ku edhe vetë Avokati i Popullit shkëlqeu me qëndrimin e tij tejet periferik e kuptimpakët. Shoqnia civile tek ne asht e pafuqishme si nji “e” pazane që shtrihet prej Konispolit në Vermosh. Prandaj lustracionin mund ta bajë vetëm nji vullnet i fortë politik dhe askush tjetër.

Lustracion rrjedh prej lustratio të latinëve, skaj që shenjonte nji ceremoni purifikuese; kjo e fundit presupozon në historinë e besimeve vetëndërgjegjsimin rreth nji faji. Tek ne subjektivisht nuk mund të flitet për vetëndërgjegjsim dhe për ndjenjën e fajit, pse ende kurrkush prej ish nomenklaturës komuniste nuk ka kërkue falje për vuejtjet që ka shkaktue. Sot mikrofonin e kanë marrë rishtas në dorë Nexhmije Hoxha, Kristofor Martiro, Dilaver Bengasi etj., pra ideologët e krimit, hetuesit, kriminelat e gjithë zarbot që vritnin e pritnin të mbrojtun prej nji regjimi çnjerzor.

Mjerisht shqiptarët, të gatshëm me u vra vlla me vlla për nji vijë ujit e për do gardhiqe, janë gati me durue si deve të topituna prej të nxehtit gjithë ketë spektakël të ndytë që ua servirin mediat imorale.

Çfarë ndjenjë fajit dhe çfarë purifikimi mund të kërkojmë kur ndërgjegja e do shkarthave këtej e andej kufinit politik ndien sot nostalgji për Enver Hoxhën dhe kohën e tij!

Fenomeni i nostalgjisë në vendet e ish Lindjes komuniste njihet, madje për të gjermanët kanë nxjerrë edhe nji term të posaçëm: Ostalgie, nostalgjia për Lindjen. Tek ne, që ishim karikatura e komunizmit, shihet sot edhe karikatura e Ostalgisë e përfaqsueme prej këtyne kriminelave të papenduem që justifikojnë krimet e veta dhe mundohen me nxjerrë në pah anët gjoja të mira të atij sistemi.

Tashma detyra për nji ligj të ri të lustracionit i takon Edi Ramës. Shpresojmë ta bajnë sa ma parë dhe sa ma mirë, nuk i mungojnë as votat në parlament dhe as modelet legjislative. Me nji akt të tillë do të kishte rastin me i tregue të gjithëve se partia e tij s’ka lidhje me të kaluemen por don vërtet nji rilindje, e në rastin e lustracionit rilindja kalon përmes ndërgjegjsimit të fajit dhe ndërshkimit moral të fajtorëve. Për pajtim nuk ka nevojë, pse jemi popull pa ndërgjegje historike, çdo vit mësimet i nisim te abetarja.




Ali Cenaj: Katolikët e Idriz Seferit



Vetë Idriz Seferi, prijësi i madh i kryengritjeve të shqiptarëve në atë kohën kur pas muzgut të gjatë aziatik, po vendosej fati edhe i shqiptarëve në këtë gadishullin e lashtë të Ilirisë, strategu e komandanti të cilit i këndohet kënga e Betejës së Kaçanikut, do të ishte tmerruar edhe më shumë se ne dhe s’do të mund ta besonte se do të vijë dita që mu në vendlindjen e tij, dikush nga të vetët, jo vetëm t’ia kthejë shpinën por t’ia rrënojë edhe përmendoren, ashtu siç ndodhi një ditë më parë në vendim me emrin Miqibabë, në Karadak.
Dhe atë për çka? Merreni me mend, sepse s’paska qenë mysliman, siç e kishte emrin e mbiemrin por paska qenë katolik! Ashtu siç mund të jetë apo të ketë qenë edhe vetë rrënuesi i përmendores, nëse është pjesë e kësaj popullate të Karadakut e njohur për fenomenin e laramanëve. Si fenomen i shqiptarëve të cilët rënia e pushtimit turk i gjeti në mes të udhës të konvertimit nga katolikë më myslimanë. Dhe mbetën të tillë, në mes, as andej as këndej. Andaj morën emrin Laramanë. Me emra myslimanë në paraqitjet publike por brenda familjes ruajtën fenë e vjetër, kuptohet në diskrecion pasi duhej gjallëruar në një ambient primitiv diskriminues si ky që nuk e duruaka as një skulpturë në shkëmb.
Dhe si për ironi, këtë e bën dikush nga gjaku i shprishur i Seferëve që tashmë s’e njohin as vetveten. Si fundamentalistët talibanë në Afganistanë që vite më parë me raketa shkatërruan një nga monumentet më të mëdha botërore, Skulpturat Budiste tremijëvjeçare, të gdhendura në shkëmb, këta pasardhësit e talibanëve tanë në Karadak përsëritën vandalizmin e njëjtë: thyen një skulpturë të madhe në shkëmb të cilën kishte nisur ta skaliste skulptori i kësaj ane Hevzi Nuhiu. Artisti të cilin vite më parë, kisha pasur rastin ta takoja në mesin e arbëreshëve, në Shën Mitër Korona, ku kaluam një mbrëmje të paharrueshme në një ambient shqiptar në familjen e tij, mes skulpturave, shumë nga to me motive nga vendlindja, si “Daullxhinjtë”, drugdhendja që deri vonë zinte vendin e nderit në dhomën time të pritjes.
Artisti që me vite bëri emër me veprat e çmuara artistike edhe jashtë komunitetit arbëresh në Itali, si kurbetqarët që nuk thonë më kot se atdheu duhet më shumë kur është larg, kthen shpesh në Preshevë e në Karadak Dhe pas çdo vizite në shkëmbinjtë mbi Preshevë ka lënë prapa nga një vepër skulpturore në natyrë.
Kjo e Idriz Seferit do të duhej të ishte e radhës. Por dikush nga vandalët tanë mendor duke shkatërruar një vepër të tillë artistike, aq më keq me prapavijë fetare, treguan se as anticivilizuesja, antinjerëzorja e mbi të gjitha antikombëtarja nuk kanë fund. Ashtu si treguan se investimet e viteve të fundit të qarqeve fetare ekstremiste antiperëndimore që duan të na bëjnë mashë në duart e tyre kanë filluar te japin rezultatet konkrete.
Pas serisë së sulmeve mbi baza fetare mbi figurat kombëtare si Gjergj Kastrioti- Skenderbeu, tash Idriz Seferi dhe sulmeve tjera të përditshme për të përçarë apo armiqësuar shqiptarët mbi baza fetare, edhe ata të Bashkësisë Islame por edhe qeveritarët duhet ta kuptojnë se mendësia strucit nuk ka sjellë kurrë një të mirë.
Është koha që shteti dhe populli të mobilizohen që sherrbudallë të tillë që në emër të fesë po i fryjnë urrejtjes ndërfetare, t’u ngushtohet rrethi dhe t’u kufizohet veprimtaria. Aq më shumë që vetë feja e mirëfilltë myslimane nuk e udhëzon askënd qe ta urrejë tjetrin pse i takon një besimi tjetër. Përkundrazi, predikon tolerancën, dashurinë dhe afrimin ndaj njeri- tjetrit.
Ekstremistë të tillë anti-kombëtar po pushtojnë hapësirën që u është lejuar. Nëse sot thyejnë skulptura apo varreza nesër radhën e kemi ne, njerëzit normalë të këtij vendi. Të këtillë çfarë jemi e çfarë ishim, me të gjitha diversitetet tona por edhe tolerancën fetare.

Zeri

Syrja Vlora: Largimi i Vidit dhe grabitja e pallatit nga Esat Pasha



Ikja pas 6 muajsh drejtimi të dështuar e Princit gjerman.
Vlera e mobilieve dhe e çdo sendi tjetër, që u mor dhe u grabit nga banesa në Durrës, arrin shumën prej 2 milionë markash”
Princi i krishterë, Vilhelm von Vid, i zgjedhur nga Fuqitë e Mëdha për Shqipërinë, më shpejt iku sesa erdhi. Qëndrimi i tij u bë i pamundur. Shqipëria ishte përfshirë nga një valë kryengritjesh rebele, të cilat i egërsonte edhe më shumë prania e tij. Pas 6 muajsh qëndrimi, Princ Vidi bashkë me familjen u largua nga Shqipëria. Kjo ngjarje vjen përmes kujtimeve të një prej figurave më të njohura të kohës, Syrja Bej Vlorës, i cili asokohe ishte ambasador në Vjenë. “Kujtime-Nga fundi i sundimit osman në luftën e Vlorës”, i përgatitur për botim nga Instituti i Historisë dhe botuar nga shtëpia botuese “Iceberg”, i hedhur së fundmi në treg, tregon për ngjarje që përfshijnë një hark kohor gati 10-vjeçar. Një periudhë e ngjeshur me ngjarje shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Veç largimit të Vidit, letrës që ai u drejtoi shqiptarëve, Syrja Vlora tregon edhe për grabitjen e pallatit të tij. Një grabitje me një vlerë prej 2 milionë markash, pjesa më e madhe e së cilës u përvetësua nga Esat Pashë Toptani.                                      
Esat Pashë Toptani duke pritur Princ Vidin në Portin e Durrësit
Në shtator të vitit 1914, situata e qeverisë qendrore ishte tepër e keqe. Ajo nuk ishte e zonja për asgjë dhe ishte e zhveshur nga çdo lloj ndihme. Qarku i Durrësit po digjej nga zjarri i kryengritjes. Nga lajmet e rreme që merrte, populli nuk i bindej autoritetit të qeverisë. Kryeqyteti nga çdo pikëpamje tregonte një boshllëk të tmerrshëm. Asnjëri nuk merrte informata për mosmarrëveshjet që ndodhnin mes rebelëve. Edhe ata që dinin diçka, nuk lajmëronin Sovranin. Anëtarët e qeverisë ishin në kundërshti dhe në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin. Oficerët holandezë, duke u bashkuar me personalitetet qeveritare, nuk merrnin pjesë në shërbim. Malësorët, që ruanin Pallatin Mbretëror, ishin gati të shkonin e të bashkoheshin me rebelët, në çast, me t’u bërë shenja e parë. Një pjesë e tyre vuante nga ethet. 50 ushtarët e flotës që dolën në tokë ishin të detyruar të ruanin vetëm Sovranin dhe familjen e tij. Në një qoshe të qytetit ishin vendosur karakollët e rebelëve. Në rast nevoje, duhej gjysmë ore që ushtria e huaj të dilte në tokë nga vaporët, kurse rebelët kur të donin mundeshin në pesë ose dhjetë minuta ta okuponin qytetin, madje edhe Pallatin Mbretëror.
Ditën e parë të shtatorit, rebelët i paraqitën përfaqësuesve të Mbretërive të Mëdha në Durrës, propozimin e fundit: Sovrani duhet të largohej. Në rast se kjo pranohej, shmangej gjakderdhja. Në rast të kundërt, le të bëhet ç’të bëhet: Durrësi do të sulmohej. Të krijohej përshtypja se ata ishin në gjendje ta dëbonin Sovranin dhe t’i shtypnin kundërshtarët e tyre. tashmë, qeveria nuk ishte e zonja të përgatiste ndonjë fuqi ushtarake dhe as që mundej të gjente ndonjë rrugë tjetër për të shpëtuar. Jo vetëm që nuk kishte fuqi e të holla por edhe të kishte nuk kishte mundësi të mblidhte një ushtri të bindur për ta vënë kundër rebelëve. Nga ushtarët që mblodhi, të gjithë njerëzit e panjohur dhe me qëllime të ndryshme, jo vetëm që nuk patën dobi, por mbase pikërisht këta, u bënë shkak për të shtuar rrezikun. Xhandarmëria nuk bindej, nuk njihte vetveten. Ushtarët myslimanë që premtuan se do dërgoheshin nga Shkodra, duhej kohë që të organizoheshin dhe të vinin.
 
Princ Vidi me familjen ne Durres
Nuk kishte rrugë tjetër veçse t’ia lije administrimin Komisionit të Kontrollit dhe Sovrani të largohej. Këtë pikëpamje e përkrahën shumë njerëz, meqenëse ajo mbështetej nga Ismail Qemali që ndodhej në Vlorë. Në çap të parë kjo masë dukej e përshtatshme dhe ishte e ditur se materialisht dhe moralisht ajo do të bënte përshtypje të mirë te rebelët. Por kjo nuk mjaftonte për të shpëtuar Shqipërinë nga fatkeqësia. Nuk kishte mundësi që vendi të qetësohej, mbasi populli në shumicë ishte kredhur në revolucione, në telashe e në trazira. Komisioni i Kontrollit dhe krerët e administratës nuk zotëronin ndonjë forcë që të zbatonte urdhrat dhe të siguronte qetësinë. Si edhe më parë, rebelët do të vepronin dhe do të qeverisnin ashtu si u tekej. Ismail Qemali me shokë dhe të gjithë ata që zotëronin fuqi, duke përfituar nga situata, do të ngrinin autoritete qeverisëse aty-këtu. Kundërshtarët e tyre, ose do të bashkoheshin me rebelët ose do të shtypnin rivalët dhe to të merrnin qeverisjen në dorë si t’ua donte qejfi. Sido që të ndodhte, nuk kishte mundësi të unifikohej administrata dhe të sigurohej qetësia e përgjithshme.
Në mes të anëtarëve të Komisionit të Kontrollit, dikush shfaqi mendimin që të sillej nga jashtë një forcë e rregullt ushtarake. Por në mes tyre nuk kishte mbetur bashkëpunim. Nuk u pa e nevojshme as që mendimi i mësipërm të diskutohej, jo më të pranohej e të zbatohej. Në këtë situatë nuk kishte mbetur rrugë tjetër veçse të liheshin punët të rridhnin natyrshëm dhe Princi të largohej. Anëtarët e Komisionit të Kontrollit, përfaqësuesit e Mbretërive të Mëdha në Durrës, së bashku me Këshillin Ministror u mblodhën disa herë në Pallat dhe, më në fund, vendosën që Sovrani të largohej.
Sovrani u bind se nuk kishte mundësi për shpëtim dhe në rast qëndrimi jeta e tij rrezikohej. Duke lënë në Pallat gjithë mobiliet, gjithë gjërat e vlefshme dhe artistike, si edhe administratën në duar të Komisionit të Kontrollit, amanet të kombit shqiptar, më 3 shtator rreth orës 11, hipi në jahtin ‘Misurata’ të marinës italiane dhe u nis për Venecia. Së bashku me të ndodhej edhe e nderuara, e shoqja, djali dhe vajza, kryeadjutanti Eqerem Beu dhe suita e tij. Bashkë me të udhëtonin edhe Turhan Pasha, Aqif Pasha, Sami Bej Vrioni, i biri i Vaso Pashës, Selim Beu dhe prof. Kraja nga Shkodra. Atë ditë Princi bëri këtë shpallje:
“Shqiptarë! Atë ditë që erdhën delegatët dhe më propozuan kurorën dhe fronin e Shqipërisë, unë ju binda thirrjes së kombit bujar dhe fisnik dhe vendosa të shërbej për ekzistencën kombëtare dhe për lumturinë e përgjithshme tuajën. Erdha me dëshirën e flaktë të bashkëpunoj për realizimin e qëllimit tuaj kombëtar. Që kur arrita këtu, u përpoqa me tërë fuqinë time për t’i siguruar vendit tuaj një administratë të mirë. Por, për fatin tonë të keq, në këtë vepër patriotike, që filluam bashkërisht, na u shfaqën pengesa. Disa njerëz të verbuar nga fanatizma, të rrëmbyer e të gënjyer nga intrigat e armiqve tanë nuk kuptuan qëllimin dashamirës dhe nuk u afruan për zbatimin e organizimit dhe reformës që ju kishit nevojë. Këta nuk deshën të zinin besë regjimit të ri dhe u ngritën e luftuan në dëm të vendit të tyre. Nuk e kuptuan që Lufta e Përgjithshme që filloi në Evropë, e keqësoi edhe më shumë gjendjen tonë kombëtare. Për të ndaluar gjakderdhjen midis bashkatdhetarëve dhe për të mos lënë të pakryer veprën kombëtare, të cilën unë dëshiroj ta përfundoj bashkë me ju, pashë nevojën të largohem nga Shqipëria për një kohë të shkurtër. Por, ta dini se afër ose larg, kudo që të ndodhem, do përpiqem me gjithë shpirt për të mirën e Atdheut tonë. Gjatë kësaj kohe, administratën e Shqipërisë do ta marrë përsipër Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit që është emëruar nga Fuqitë e Mëdha të Evropës.
Wilhelmi I-rë”
Durrës, më 3 shtator 1914
Grabitja
Vlera e mobilieve dhe e çdo sendi tjetër, që u mor dhe u grabit nga banesa e Princ Vidit në Durrës, të cilat më vonë u kërkuan zyrtarisht nga legata jonë, sipas shënimeve të marra nga lista, që u dërgua nga Valdenburgu dhe iu dorëzua Ambasadës së Italisë në Vjenë, arrin shumën prej 2 milion markash, e barabartë me jo më pak se 125 mijë copë flori. [...]
Shumicën e këtyre sendeve tepër të bukura, të cilat i mori Esat Pasha, e shoqja i solli në Napoli, ku edhe qëndroi për disa ditë. Thirri një koleksionist antikash nga margëlliçi, që ndodhej në rrugën Gaja. Pasi u vuri çmimin i mori dhe shkoi në Zvicër. Më vonë, kur zonja shkoi në Stamboll, disa sëndukë i solli dhe i mbante në shtëpi. Një pjesë e tyre, megjithëse ishin të stolisura me armën dhe emrin e Princit, i përdorte nëpër gosti të mëdha. këto gjëra kaq të rralla  në vleftë e në bukuri, Esat Pasha i mbajti haptazi në sy të botës kur ishte në Gjenevë. Kur ndonjë e pyeste për to, i përgjigjejk se i kishte marë nga princ Vidi, përkundrejt ndjekjeve të padrejta që Princi i kishte bërë dhe dëmit prej 40 mijë napolonash që ai i kishte shkaktuar. Kur Esat Pasha vdia, dhëndri i tij Haki Beu, me vendim gjyqi, në emër të trashëgimtarëve në mungesë, i vulosi sëndukët, që ndodheshin në banesën e zonjës, por ajo ia gjeti anën dhe i hapi. Kësisoj u doli për zot.
Ato sende, transportimi i të cilave ishte i vështirë, për shkak se ishin të rënda apo tepër delikate, Esat Pasha i vendosi në një shtëpi në Korfuz. Ato edhe sot ndodhen aty, nën kujdesin e qeverisë së atjshme. Tablotë e bukura dhe lapsi i zi me 6 stampa, të cilat Princi i kishte të trashëguara nga gjysh-stërgjyshi, vlenin 90 mijë marka. Por, Esat Pasha nga të tilla karta nuk kuptonte dhe nuk kishte dijeni për vlerën e tyre. Edhe dy copë dyfekë historikë, dëgjova se ia dha Baron Aliottit si shpërblim për shërbimet që ai i bëri. Banjat, pasqyrat, gardërobat, qelqurinat, fronet, kanapetë, etj., shumë të vlefshme dhe të stilit, ranë në dorë të atij e të këtij dhe humbën. Kalin e racës së Princit, Esat Pasha ia dhuroi Mbretit të Malit të Zi. Shalën, takëmet e karrocës, automobilin, karrocat dhe kuajt, i mbajti për vete. Veç këtyre, në kuzhinë, në qilar dhe në vende të ndryshme të Pallatit ndodheshin 200 mijë franga ari, lloj-lloj pijesh dhe gjëra të tjera.
Lista


Sendet e grabitura nga Esat Pasha


•  Lista e sendeve që u grabit prej Esat Pashës, nga pallati i Princ Vidit, është si më poshtë:
•  Komplete buke prej argjendi për 48 veta;
•  Komplete për mezeri e vakte të ndryshme, të veshura me flori për 24 veta;
•  Takëm për çaj prej argjendi për 24 veta;
•  Një takëm për qepje, shumë i vlefshëm, përzierje me floririn dhe argjendin;
•  4 copë vazo të argjendta për të vënë biskota, në formë pate,
•  20 zogj e të tjera prej floriri e argjendi të qëndisura me gurë të çmuar;
•  Dy thika të mëdha të stolisura;
•  Rroba të qëndisura, me material nga saksonia dhe Sevra;
•  8 çifte shandanësh;
•  6 copë armë të vjetra, të stolisura me flori dhe argjend;
•  25 copë armë të reja;
•  40 copë statuja të vogla dhe të mëdha prej tunxhi;
•  400-500 copë peceta dhe mbulesa tryeze prej linoje;
•  300 copë jastëkë linoje, çarçafë dhe mbulesa shtrati;
•  10 copë mbulesa shtrati, leshi e mëndafshi të punuara;
•  20 copë mbulesa tryeze antike të punuar në Europë;
•  Shumë mbulesa dhe jastëkë të punuar në Rumani;
•  2 shalle për gratë e moshuara;
•  Më shumë se 2 mijë copë pjata buke, porcelani;
•  Enë të bukura për lloje të ndryshme pijesh;
•  Sirtarë të stolisur argjendi dhe tunxhi të punuara në Sevër;
•  Rreth 20 vazo lulesh shumë të bukura e shumë të vlefshme;
•  Rreth 20 miniatura;
•  50 copë tablo të vlefshme;
•  40 valixhe dhe sëndukë;
•  Shumë komplete petkash vetjake dhe për zonja

Ja pse e kam krahasuar Berishën me Esad Toptanin dhe Ahmet Zogun

Historiani dhe politikani i njohur, Prof. Pëllumb Xhufi bën një nga analizat më të ftohta dhe njëherësh më të pamëshirshme për zgjedhjet e 23 qershorit dhe të rezultatit referendar kundër Sali Berishës. Kur nisi fillimi i fundit të Berishës dhe pse u mbyll aq keq kapitulli i tij? Në ç’pika Sali Berisha ia kaloi Enver Hoxhës dhe pse është i denjë të krahasohet vetëm me figurat më të errëta të këtij kombi si Esad Pashë Toptani dhe Ahmet Zogu? Si e interpreton Prof. Xhufi votën e çamëve në këto zgjedhje dhe çfarë do të ndodhte nëse Vangjel Dule do të bëhet ministër dhe Vasil Bollanoja deputet? Si duhet trajtuar çështja kombëtare në të ardhmen?

Të gjitha këto në këtë intervistë ekskluzive për gazetën ‘DITA” nga Prof. Pëllumb Xhufi.

- Prof. Xhufi, si e lexoni votën e shqiptarëve më 23 qershor?

- Mendoj se në 23 qershor (23 Qershor!) shqiptarët dhanë, më në fund, mesazhin se populli as ka vdekur, e as nuk është zhburrëruar: se ai është atje, me sy, me veshë e me mendje, dhe të gjykon e të ndëshkon kur e mbush kupën. Në 23 qershori populli morri me “dhunën” e votës sovranitetin, të cilin ia kishte rrëmbyer një pushtet gjithnjë e më shumë antipopullor. Një pushtet, që e kishte zhveshur politikën nga misioni i saj kryesor, shërbimi për publikun, për ta kthyer atë në një instrument të dhunës e të intrigës në funksion të pasurimit e përjetësimit të një lukunie njerëzish të babëzitur, pa moral e pa ndërgjegje qytetare, të cilët jo shërbimin ndaj qytetarëve, por shërbimin ndaj vetes së tyre e kishin shpallur qëllim të angazhimit të tyre publik. Si të mos mjaftonin bëmat e Berishës, kjo lukuni oborrtarësh handikapatë, opozitarësh renegatë, gjyqtarësh të korruptuar, policësh xhahilë, opinionistësh të qurravitur, intelektualësh të jargavitur, pra gjithë lëtyra e shoqërisë shqiptare e viteve të tranzicionit, i pushtoi si asnjëherë mediat për ta kushtëzuar votën popullore në favor të Berishës. Unë gjykoj se rezultati i zgjedhjeve do të kishte qenë diçka më ndryshe, sikur kjo lukuni lakejsh pa dinjitet e personalitet të mos i kishte provokuar qytetarët shqiptarë me reklamimin e shëmtisë së vet morale e shpirtërore. Deri edhe rrethet më afër Berishës nuk e fshehën pakënaqësinë e revoltën ndaj organizatorit të kësaj maskarade, kur ky, duke fyer e nëpërkëmbur ndjenjat e bashkëluftëtarëve të betejave demokrate, flirtonte e katapultonte në listat e PD kanakarët e vet brenda kampit të majtë, sikur të donte t’i përqeshte të vetët duke u thënë: “Ju kam dh…. me një Kaç”! Ky ishte kulmi i një sjelljeje sado-mazokiste, të cilën, pasi e eksperimentoi me opozitën, doktori filloi ta aplikojë edhe me të vetët. Dhe kjo, padyshim, u reflektua në 23 qershor, kur votuesi i djathtë e parandjeu humbjen tek vështrimi i venitur, i demotivuar e demotivues i drejtuesve të PD. Në këtë kuptim, votën e 23 qershorit unë do ta quaja votë mbarëpopullore, pavarësisht që ishin të shumtë votuesit e djathtë, të cilët edhe kësaj radhe “nuk e tradhtuan” votën e tyre. Në thelb, ata janë pjesë e popullit opozitar: larg kamerave dhe jashtë kutive të votimit, ata rezultojnë të jenë po aq të pakënaqur sa edhe të tjerët nga arroganca dhe amoraliteti i një pushteti, tek i cili nuk e gjejnë më veten.
- A duhet konsideruar si një triumf vota dërrmuese e shqiptarëve kundër Sali Berishës?
- Do ta quaja “triumf” në rast se do të isha i sigurt se pas “mbretërisë së të keqes” do të vijë “mbretëria e së mirës”. Por nuk më duket se është kështu. Së pari, sepse vetë opozita e majtë që pritet të qeverisë, do të ndodhet përpara një misioni të vështirë, thuajse të pamundur. Në këta tetë vjet keqqeverisjeje sistematike janë tronditur themelet e shtetit, është shpërfytyruar vetë imazhi i demokracisë, janë plaçkitur e shpërdoruar pasuritë e paçmuara të këtij vendi, është rrënuar ekonomia, janë boshatisur financat, është shkretuar e helmuar mjedisi, janë diskretituar e zhvlerësuar ushtria, policia, gjykatat, është banalizuar arsimi, kultura, arti dhe sporti, është shëmtuar e çnjerëzuar shërbimi shëndetësor e çdo shërbim tjetër, është korruptuar administrata, është prishur njeriu. Opozita dhe të gjithë ne të tjerët jemi pjesë e kësaj katrahure, që e jetuam dhe e duruam në mënyrë të përsëritur dhe shpesh herë pa bërë as gëk as mëk, në këta 23 vjet “demokracie hibride”. Pra, nëse do të flisnim për triumf, do të duhej të pranonim se kemi triumfuar mbi vetveten, gjë që do të ishte tepër mazokiste për njerëz krenarë, siç jemi ne shqiptarët, që jemi mësuar ti shohim virtytet dhe veset tek të tjerët, dhe asnjëherë te vetja jonë. Prandaj, votën e 23 qershorit do ta përkufizoja thjesht si një zgjim, apo si një shpëtim të minutës së fundit, siç ka ndodhur shpesh në jetën e popullit tonë të shënuar nga vonesa të mëdha historike. Fitorja e opozitës ishte mbresëlënëse, tronditëse për dimensionet e saj, por entuziazmi i përmbajtur i fitimtarëve, është shënjë e një ndërgjegjësimi për humnerën e frikshme që ka lënë prapa qeverisja e mbrapshtë e PD. Duhet mbushur kjo humnerë përpara se vendi të hedhë hapa përpara, dhe kjo do të thotë se cilësia e jetës së qytetarëve shqiptarë nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim esencial në muajt e në vitet e para të qeverisjes socialiste. Si fillim, do të na duhet të mjaftohemi me qetësinë shpirtërore që do të na dhurojë largimi nga ekranet dhe nga jeta jonë e figurave të zhurmshme e të dhunshme, si ishin ato të z. Berisha e të sejmenëve të tij. Dhe kjo, si fillim, nuk është pak. Por, le të shpresojmë që tërheqja nga politika e z. Berisha të jetë e vërtetë, mos të jetë si ajo e Teng Hsiao Pinit, siç dyshon me të drejtë Dritëro Agolli.
- Ju kini qenë tepër kritik kundër Berishës, madje e keni quajtur një figurë më të errët se ajo e Esat Toptanit. Pse?
- Do mund ta krahasoja Sali Berishën edhe me Enver Hoxhën, për sa i përket intolerancës, egërsisë, qasjes përjashtuese, fanatizmit, depersonalizimit, frymës së voluntarizmit në ekonomi, përdorimit të njerëzve si kavje për të eksperimentuar “njeriun e ri”. Të gjitha këto sjellje, në një masë apo në tjetrën, z. Berisha i ka manifestuar gjithashtu. Por, parë nga këndvështrimi historik, sjelljet e tij antidemokratike janë edhe më të dënueshme e të patolerueshme se ato të Enver Hoxhës, për sa kohë manifestohen në kushtet e një sistemi e të një kulture të re politike, në kushtet e thyerjes së izolimit komunist dhe të integrimit me botën demokratike. Nga njëherë më duket se Sali Berisha dhe e gjithë klasa drejtuese e viteve të tranzicionit post-komunist, qëndrojnë edhe më poshtë se paraardhësit e tyre komunistë përsa i përket moralit dhe integritetit. Në delirin e tyre ideologjik, këta i varfëruan shqiptarët duke i tufëzuar e duke i zhveshur nga çdo pronë e pasuri. Por, të paktën, e filluan këtë aventurë duke dorëzuar të parët pronat e pasuritë e tyre dhe në fund rezultuan po aq të varfër sa edhe të tjerët. Kurse “udhëheqësit” e sotëm, thuajse të gjithë, kur i hynë politikës kishin nga një kacidhe në xhep. Tani, janë latifondistë e bankierë të tillë, që do t’i kishin zili edhe Verlacët e Sinat e dikurshëm. Por përtej këtyre përkimeve me qeveritarët e epokës së komunizmit shqiptar, më ka tronditur ngjashmëria e sjelljeve politike të Sali Berishës me përfaqësuesit më domethënës të një rryme historike të mendimit politik shqiptar, që e ka shprehjen e vet më domethënëse te figura e Esad Pashë Toptanit dhe, deri diku, tek Ahmet Zogu. Individë të tillë, injorantë e gjysmë-injorantë, e mbështetën autoritetin e vet jo në votën e lirë të popullit shqiptar, por në mbështetje krahinore e tribale të fituara me dhunë, para dhe injorancë. Si Esadi, ashtu edhe Ahmeti e trajtuan qeverisjen jo si një të mirë publike, por si një instrument të intrigës e të pabesisë, për të eliminuar kundërshtarët politikë dhe për të vjedhur e plaçkitur popullin e vet. I zgjodhën miqtë dhe aleatët e huaj pikërisht mes armiqve të Shqipërisë. Këtyre u shitën territore, pasuri, interesa dhe dinjitet kombëtar, mjaft që të mernin në këmbim një tufë me mercenarë, një grusht me para dhe një qerre me armë për të shtypur e skllavëruar popullin e vet. E pra, pas një historie 100-vjeçare të shtetit të tyre, shqiptarët kanë trashëguar në gene përçmimin dhe refuzimin për këtë model esadist të qeverisjes. Askush, as edhe demokrati më i thekur nuk mund të kapërdinte miqësitë e dyshimta të Berishës me individë si Damir Fazlliç, Nikolas Gaxojanis, Vasil Bollano e pse jo, me “shushunja” të llojit Ridge-Podestà, që shfrytëzojnë emrin e fituar dikur gjatë angazhimit në administratën amerikane, për të bërë para në kurriz të xhepit dhe të lirisë së shqiptarëve, qoftë edhe duke mbështetur politikanë të korruptuar e autoritarë, si këta tanët. Akoma më shumë, nuk kishte shqiptar, edhe nga ata që kanë nxjerrë përfitime nga ky pushtet, që të kapërdinte faktin, që pasi pushtoi çdo institucion, Berisha e përdori makinën shtetërore për të përjashtuar, për të ndjekur, për të spiunuar, për të rrahur e për të vrarë shqiptarë të tjerë. I lëpirë, i zgërdhirë e bujar sa më s’bëhet me të huajt. I përdalë, i shpërfytyruar e mizor me shqiptarët. Personalisht e ndjeva humbjen e këtij modeli, të mishëruar sot në qeverisjen e Berishës, kur pashë si u dyndën në Vlorë, në 28 Nëntorin e shkuar, me qindra mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat, përfshirë edhe ato më verioret të Traboinit, Gucisë e Malësisë së Gjakovës. Ishte prova se populli i kishte qëndruar besnik mesazhit rilindas të bashkimit kombëtar, dhe e kishte refuzuar kumtin e urrejtjes e të përçarjes ndërshqiptare të Kryeministrit e të paladinëve të tij. Ndoshta jam gabim, por zanati im më shtyn t’i japë një copë të mirë historisë në këtë fund të palavdishëm të karrierës politike të z. Berisha. Ky, pasi e ndërtoi dhe e zbatoi në praktikë, gjeti pikërisht 100-vjetorin e shtetit shqiptar për të ngritur edhe në piedestal modelin esadist të qeverisjes, duke diktuar për çdo ditë nga foltorja e Kryeministrit versionin e vet të historisë, duke përmbysur rilindasit e duke lartësuar tradhtarët. Kjo përplasje me historinë rezultoi fatale për fatet politike të tij. Të paktën, kështu më pëlqen mua të besoj. Fundi i Berishës filloi në vitin 2012, në 100-vjetorin e Ismail Qemalit, dhe përfundoi në vitin 2013, në 100-vjetorin e Esad Pashës. E thënë kështu, do të dukej sikur një dorë hyjnore, që kujtohet për Shqipërinë një herë në njëqind vjet, i rregulloi gjërat të rridhnin ashtu siç rrodhën.
- Ju jeni deklaruar si një mbrojtës i flaktë i çështjes çame. Si e shikoni perspektivën e saj pas këtyre zgjedhjeve?
- Për fat të keq, bashkëpatriotët dhe miqtë tanë çamë treguan në këto zgjedhje se e kishin të vështirë të bashkoheshin me prirjen mbarëpopullore për ndryshim. Në emër të një “uniteti” të rremë, parapëlqyen të refuzojnë ndryshimin e të rreshtohen edhe njëherë pas flamujve të grisur të një “nacionalizmi” e “konservatorizmi” të dalë boje. I dhanë konsensus një grupi të sprovuar në ineficiencën dhe makiavelizmin e vet me çështjen çame. Kur PDIU zgjodhi të bëhej pjesë e koalicionit të djathtë dhe të qeverisë së tij, shumëkush priti që deputetët e saj të ushtronin presionin e duhur politik mbi qeverinë Berisha për ta përfshirë në axhendën e vet politike një problem kombëtar, siç është problemi çam. Përkundrazi, deputetët, njëherësh drejtuesit e PDIU, nuk deshën ta bëjnë këtë, edhe pse kishin në dorë dy mandate të arta, me të cilat mund të kushtëzonin mbijetesën e qeverisë.
Në mënyrë kuptimplotë, vetë z. Berisha ka refuzuar në këta gati 20 vjetët e fundit deri edhe t’i artikulojë termat “Çamëri” dhe “çështje çame”. E megjithatë, drejtuesit e PDIU nuk bënë as “çak” e as “bam”, nuk u ankuan, madje filluan të justifikohen se përderisa qeveria nuk kishte guxim e vullnet t’i trajtonte, do të ishin ata vetë që do t’i zgjidhnin problemet e tyre, qoftë edhe duke i blerë me para tokat e të parëve nga të cilat u dëbuan me gjak e me dhunë. “Në fund të fundit, ne jemi aq të pasur sa t’i blejmë pronat tona”, arsyetonte një prej tyre, duke mos patur frikë se po e banalizonte një çështje kombëtare, në një çështje xhepi. Jo vetëm kaq, por drejtuesit e PDIU iu bënë krah qeverisë Berisha në veprat më të kontestuara të saj, të konsideruara si antishqiptare nga një pjesë e madhe e opinionit, siç ishte marrëveshja për delimitimin e hapësirës ujore me Greqinë, ajo për ndërtimin e varrezave greke me nëntekst të hapur shovinist, vendimi për regjistrimin e popullsisë mbi bazë besimi e kombësie apo edhe vetë tentativa e dështuar për t’i hequr emrin “Avni Rustemi” sheshit historik në mes të Tiranës, dhe për ta ripagëzuar atë me emrin “Çamëria”.
Veprime të tilla janë të destinuara ta dëmtojnë çështjen çame dhe, akoma më keq, rrezikojnë t’i transferojnë risentimentet e kuptueshme ndaj drejtuesve të PDIU edhe tek komuniteti çam, i cili nuk është në dijeni të prapaskenave që përcaktojnë sjellje të tilla të përfaqësuesve të tyre në parlamentin shqiptar. Sigurisht, fakti që komuniteti çam dërgoi në parlament 4 përfaqësues të tij, pa përfshirë këtu Idrizin e listave të PD, është një befasi e bukur që do gëzonte gjithkënd. Por mbetet për t’u parë se ku mbaron demagogjia e ku fillon sinqeriteti, mbetet për t’u parë integriteti dhe produkti real i përfaqësuesve çamë nga pozitat e një pakice të djathtë, ndërkohë që në 4 vjetët e legjislaturës që u mbyll, në kushtet shumë më të të favorshme të të qenit në qeveri dhe të të qenit faktor vendimtar për mbijetesën e saj, ata përfaqësues nuk e avancuan qoftë edhe një centimetër të vetëm çështjen çame. Shenjat nuk janë aspak inkurajuese, nëse kihet parasysh raporti historik aspak pozitiv i PD me çështjen çame, dhe nëse mbahet parasysh se indikatori i vetëm i “vokacionit çam” të PD është ai deputeti i përjetshëm me origjinë çame, të cilin Berisha e zgjidhte dhe e rizgjidhte në çdo legjislaturë pikërisht sepse kishte pranuar ta “përfaqësonte” komunitetin çam… me heshtjen e tij.
Nisur nga këto premisa, them se do të kishte qenë shumë më mirë që vota çame të kishte anuar nga ana e koalicionit fitues të këtyre zgjedhjeve, aq më shumë që dy partitë kryesore të tij, e kanë integruar çështjen çame si pjesë të programit të tyre politik dhe, siç tregoi projekt-rezoluta e shkëlqyer e paraqitur në mënyrë solemne nga z. Edi Rama, janë të vendosura ta trajtojnë atë në mënyrë serioze. Dhe gjithsesi, duhet theksuar që forca e re, Aleanca Popullore dhe ekipi i saj vërtet i zgjedhur e premtues, mori rreth 9 mijë vota që nuk janë pak për një parti me vetëm 2 muaj jetë, duke u renditur e pesta në koalicionin e majtë.
- Flitet se Vangjel Dule mund të bëhet ministër në qeverinë e re, ndërsa vendin e tij do ta zerë Vasil Bollano. Si ju duken këto zhvillime?
- Nëse kjo do të ndodhte, do kishim të bënim me finalizimin e një ujdie të fshehtë të arritur pas shpinës së zgjedhësve. Ndjesinë e saj e dha më së pari lista e kandidatëve të atij qarku, bashkë me listën po ashtu të papërshtatshme të Gjirokastrës. Ato lista nuk ishin përfaqësuese, dhe Edi Rama duhet ta dijë se është në borxh të madh me zgjedhësit e atyre dy qarqeve. Përtej ndonjë paragjykimi që mund të ketë mbi personin tim, unë jam ndër ata që mendoj se minoritetet në Shqipëri, më së pari minoriteti grek, duhet të kenë një përfaqësim të denjë në parlamentin e në institucionet shqiptare. Konkretisht, do të isha i pari që do gëzohesha po të shihja në listat e zgjedhjeve dhe të qeverisjes së PS kandidatë minoritarë me bindje socialiste, nga ata që përfaqësojnë më së miri traditat e bashkëjetesës e të miqësisë shqiptaro-greke, të mbrujtura në luftërat tona për liri, demokraci dhe ndërtim të atdheut tonë të përbashkët. Por më duket tepër e guximshme dhe e pamenduar të promovosh në listat e PS individë si z. Vangjel Dule e z. Vasil Bollano, zëdhënës të deklaruar të qarqeve më radikale antishqiptare. Nuk ka arsye të bëhet një gjë e tillë, aq më shumë në një kohë kur ata refuzohen nga bashkëqytetarët e tyre në Dropull e në Himarë. Dhe pikërisht janë refuzuar e nuk votohen aty, pasi nuk merren me hallet e problemet e banorëve të atyre zonave, por janë angazhuar këmbë e kokë për të realizuar axhendat nacional-fashiste të sillogjeve e kongreseve vorio-epirote. Të gjithë i kanë parasysh piruetat, thirrjet, presionet e kërcënimet për “përjashtim nga BE” të terxhumanit Vangjel Dule, sa herë që në tryezën e qeverisë shqiptare janë hedhur kërkesat megalideiste për të ndryshuar kufijtë, për të zhbërë autoqefalinë e kishës ordodokse shqiptare, për të mbjellur me varre greke jugun e Shqipërisë apo për të regjistruar popullsinë sipas orekseve të qarqeve shoviniste greke. Z. Rama e ka vërtet gabim nëse mendon se minoriteti grek nuk mund të ofrojë diçka më të mirë se dyshja fatale Dule-Bollano. Nëse rokada e paralajmëruar Dule-Bollano do ndodhë vërtet, kam frikë se z. Rama do hapë një konflikt të panevojshëm me votuesit e tij në Vlorë, Gjirokastër e në gjithë Shqipërinë. Por shpresoj se nuk do ta bëjë këtë. Një Dule në parlamentin shqiptar është në vetvete një mbidozë intrige, vreri e sherri. Por, një Zot e di se ç’do të ndodhë, nëse atij i shtohet dhe Bollanua….
- Si duhet trajtuar çështja kombëtare e shqiptarëve pas 23 qershorit?
- Mendoj se, duke kapërcyer demagogjinë e përhershme, çështja kombëtare duhet trajtuar si një tërësi objektivash e prioritetesh të qeverisjes. Të tilla, që janë përcaktuar mirë edhe në programin e PS, janë ndërtimi i shtetit dhe vendosja e ligjit, realizimi pa vonesë i ndryshimeve Kushtetuese dhe i një reforme të re zgjedhore, lufta kundër korrupsionit dhe trafiqeve, rivlerësim i pasurive të vendit, i bujqësisë dhe i turizmit, reforma administrative, reforma në sistemin e drejtësisë, forcimi i kohezionit social nëpërmjet politikave të duhura në fushën e edukimit, punësimit, asistencës sociale e shërbimeve, reforma në arsimin parauniversitar dhe atë universitar, etj. Këto e masa të tjera do ta afrojnë Shqipërinë me Evropën, dhe ky do të ishte shërbimi më i mirë për çështjen kombëtare. Përtej kësaj, duhen shfrytëzuar të gjitha hapësirat për intensifikimin e të gjithë spektrit të marrëdhënieve me Kosovën e me shqiptarët e Maqedonisë e të Malit të Zi, duhen normalizuar marrëdhëniet me Greqinë nëpërmjet zgjidhjes së problemeve ekzistuese, sipas normave e praktikave ndërkombëtare dhe duhen riformatuar marrëdhëniet me të gjithë partnerët rajonalë dhe ata evropianë. Këto janë vërtet detyra të vështira, ndaj deri më sot politika e ka patur më të lehtë të artikulojë një frazeologji tymuese patriotike e nacionaliste, se sa të bëjë hapa konkrete drejt realizimit të objektivave kombëtarë.
- Çfarë do t’i këshillonit qeverisë së Edi Ramës pas largimit të Berishës?
- Nuk kam absolutisht asnjë tagër për t’i dhënë ndonjë këshillë z. Rama apo kujtdo tjetër. Por meqë më nxisni, nga pozita e një profesori të historisë do të dëshiroja të njihnin më mirë historinë e Shqipërisë, për të shmangur gabime që përsëriten fatalisht në çdo ndërrim pushteti.

Kosovë, aty ku feja është në opozitë me demokracinë, shtetin dhe kombin

Valentin Bruçaj

Në të gjitha ato vende me një popullësi dominuese muslimane, që aspirojnë të ndërtojnë nje shtet demokratik, kemi pasur dhe kemi një përplasje në mes forcave laike dhe atyre fetare. Në të gjitha këto vende, papërjashtim, vështiresive të zakonshme për të ndërtuar shtetin e së drejtës si korrupsionit dhe krimit i organizuar u shtohet edhe mospërputhja e doktrinës islamike me demokracinë. Pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe çlirimit të saj, u mendua se Kosova në këtë drejtim do të bënte një përjashtim, duke parë se bëhej fjalë për një popullësi etnikisht europiane, bile amerikanët tentuan t’a përdorin si shembullin konkret se ata nuk ishin në luftë me muslimanizmin por me terrorizmin. Fatkeqësisht, për të gjithë ata që mendonin se problemi islamik nuk do të ekzistonte më pas ndërhyrjes në Kosovë të një aleance ushtarake përendimore, dhe që shqiptarët e atjeshëm do të ishin të gatshëm të europianizoheshin ose së paku ta trajtonin fenë si një problem privat, sot u duhet të përballen me një realitet krejtësisht të ndryshëm. Paradoksalisht, me çlirimin e Kosovës jo vetëm që shoqëria nuk u demokratizua ashtu siç shpresonin perëndimorët, përkundrazi, islami, nga një faktor privat që kishte qenë gjithmonë në Kosovë, mori formën e tij të vërtetë, ashtu siç është në të gjitha ato vende ku është dominues në shoqëri: Hyri në politikë dhe sot sfidon shtetin si një alternativë tjetër e demokracisë.

Kosova, që ka më pak se 2 milion banorë dhe me një sipërfaqe më të vogël se gjysma e territorit të Republikës së Shqipërisë, sot në legjislacionin e saj politik ka të rregjistruara dy parti islamike, më shumë se vetë Turqia, Livizja Bashkohu dhe Partia e Drejtësisë, kjo e fundit përfaqësohet në Parlament dhe është pjesë e qeverisë. Kërkesat e partive islamike të Kosovës dhe forcave të tjera afër tyre, janë të ngjashme me kërkesat që forca analoge bëjnë në Turqi, Egjypt dhe vënde të tjera: mësimi i islamit në shkolla, mbulimi i grave në institucionet publike, ndërtimin i objekteve të kultit në hapsira të rëndësishme publike, me pak fjalë duan një shoqëri islamikisht korrekte.Forca e këtyre forcave nuk qëndron vetëm tek mbështetësit e tyre ose konsensusi i mundëshëm që mund të gëzojnë nnë popull por mbi të gjitha tek aftësia për të bërë presion tek politika. Fakti se partitë e mëdha që ulen sot në Parlament, gëzojnë çdo ditë e më pak konsensus në popull, në sajë te nivelit të lartë të korrupsionit, i rendin këto të fundit vurnerabile dhe të ekspozuar ndaj presionëve të jashtme. Dhë këtë dobësi forcat e reja islamike janë duke e shfrytëzuar në mënyrë maksimale. Këtë e dëshmon shumë qartë rasti i Vetë Vendosjes, që nga nevoja për të rritur konsensusin në popull dhe për të marrë vota edhe tek ekstremistat ka dalë hapur në favor të mbajtjes së shamisië në institucionet publike e mësimit të fesë në shkolla. Nuk ja kalojnë më mirë as forcat që janë në qeveri, që here pas here shohin tu vinë në adresën e tyre kërkesa nga ana e ekstremistave për të shkarkuar këtë apo atë politikan që militon në radhët e tyre pasi ky mund të ketë shprehur ndonjë opinion që ka cenuar interesat e këtyre grupeve ekstremiste. Frut i këtyre ndryshimeve kaq të radikale në Kosovë është edhe përkulja e qeverisë së Kosovës përballë kërkësës turke për të rishikuar historinë e shqiptarëve në lidhje me Perandorinë Osmane.Rritja e ekstremit fetar të brëndëshëm që identifikohet pikërisht me Perandorinë Osmane zgjeron ç’do ditë e me shumë hendekun që ndan të qenurit shqiptarë me të qenurit musliman.Në emër të përkatësisë fetare ekstremistat janë të gatshëm të vënë në dyshim edhe kombin, nësë kauza fetare e kërkon. Përkulja e politikës përballë këtyre forcave ekstremiste është hapi i parë që shpie shtetin në një rrugë jo-demokratike duke kanosur rrezikun e islamizimit të tij.

Këtyre politikave, kohët e fundit u është shtuar edhe invazioni i drejtuesëve fetar në jetën publike të Kosovës, duke ngritur zërin kundër përhapjes së modelit perëndimorë në shoqërinë kosovare, si një model çthurje, në kontraditë me moralin islamik. Hoxhallarë moralist dhe verbalisht të dhunshëm, që kanë uzurpuar jetën publike në vend, tentojnë ti diktojnë shoqërisë stilin jetës, rrugën morale që duhet të ndjekin të gjithë ata që janë pjesë e komunitetit ose duhet të jenë pjesë e tij.Nga një anë nuk hezitojnë të justifikojnë në formë e moral martesat brënda familjes sepse këtë e lejon feja e tyre, dhe në anën tjetër marrin guximin të paragjykojnë vajzat shqiptare me epitetet të pamoralshme që shkelin dinjitetin e femres shqiptare dhe lirinë e saj të plotë në shoqëri. Këta individ nuk njohin parimet e normat më minimale të demokracisë. Nuk njohin të drejtën e mendimit të lirë, të drejtën e fjalës, te drejtën e besimit ndryshe por edhe të drejtën e mosbesimit si dhe liritë e tjera përsonale, mënyren e te veshurit, lirinë seksuale, divorcin për te dy sekset njëlloj etj. Të gjitha këto aspekte të jetës, sipas tyre, duhet të jenë të programuara dhe feja si udhërryfyesja duhet të jetë matësja e respektimit të këtyre normave. Eshtë e frikshme të shikosh që në shekullin XXI ka ende individ që, në emër të një Zoti që askush nuk e ka parë, tentojnë të rregullojnë jetën e komunitetit.

Por faktori politiko-islamik kosovar nuk ndalet me kaq, nuk mjaftohet vetëm me kërkesat e tij tradicionale politike dhe me ndiktimin e moralit në shqoqëri, gjë që dëshmon karakterin e tij antidemokratik dhe pamundësinë e një bashkëjetese me një sistem demokratik. Sfida e radhës është ajo historike, denigrimi i të gjitha figurave më të rëndësishme historike që për fatin e tyre të keq nuk kanë qenë muslimane dhe zëvëndësimin e tyre me figura jo-shqiptare por që kanë qenë muslimane.Emblema e kësaj politike anti-kombëtare është pozicionimi i tyre ndaj figurës historike të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut.Kjo figurë kaq e rëndësishme historike vazhdon të denigrohet me pretekstin se 500 vjet më parë paska luftuar kundër muslimanëve. Pak ditë më parë, drejtues të Partisë së Drejtësisë që janë të përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës dhe në qeveri, dolën me një deklaratë se Skëndërbeu është heroi vetëm i katolikëvë sepse ai mbi të gjitha luftoi për krishtërim. Sulmet ndaj kësaj figure shkojnë deri aty sa tentohet të paraqitet me një kombësi tjetër, dikush na e përshkruan si grek të tjerë si serb, hungarez apo bullgar.Siç thotë Kadarë, “nëse përbaltet, siç ëndërrojnë rimohuesit, problemi mbyllet thjesht. Nëse mbetet në këmbë, siç ka ndodhur e do të ndodhë përsëri, të mbetet i tillë jo si shqiptar, por me tjetër kombësi”. Sulmet dhe denigrimet nuk kanë kursyet as figura të tjera historike e kulturore shqiptare duke filluar nga Gjon Buzuku, Pjetër Bogadani, Gjergj Fishta, Ibrahim Rugova, Nënë Tereza etj. Rasti i fundit ka ndodhur në një fshat të Kosovës ku është dëmtuar dhe rrëzuar busti i heroit Idriz Seferi sepse sipas kontestuesëve ai ka qenë katolik. Dhe nuk është ana më negative e problemit, mohimi i kontributit për kauzen shqiptare të gjithë atyre figurave historike që sot sulmohen dhe denigrohen, poshtërsia qëndron tek fakti se në vënd të këtyre figurave shqiptare preferohen figura të tjera që nuk kanq qenë aspak shqiptare ose në rastin më të mirë i kanë shërbyer Perandorisë Osmane.Në Kosovë çdo vit festohet ditëlindja dhe vdekja e sulltan Muratit apo lindja e vetë Perandorisë Osmane, ndërsa këtë vit u kujtua beteja e Vidovdanit e vititi 1389 kur ushtritë osmane fituan mbi ushtritë ballkanike. Kur flitet për Gjergj Kastriotin, përdoren me shumë dinakri dyshimet e disa historianëve se ai mund mos të ketë qënë arbër, dhe ky është një motiv shumë i vlefshëm për ta denigruar, ndërsa në anën tjetër u thuren lavdi sulltanëve osman dhe të gjithë atyre mercenarëve shqiptar që i kanë shërbyer asaj perandori.

Me rritjen e ekstremit fetar shohim të rritet mbi të gjitha antishqiptarizmi, që është produkt i këtij ekstremi. Ajo që e rend më të rëndë situatën është fakti se si asnjëherë më parë në historinë e shqiptarëve, kombi dhe islami nuk kanë qenë më larg njëri-tjetrit.Këta dy faktor aktualisht janë dy pole të kundërta, dy kundra pesha që sa më shumë forcohen aq më shumë largohen nga njëri-tjetri. Me pak fjalë sa më shumë që një shqiptarë është musliman aq më pak është shqiptarë. Një fenomen ky në rritje dhe aspak për tu nenvletësuar. Teoria që janë vetëm nje grup shumë i vogël por i zhurmshëm është një teori që nuk qëndronmë në këmbë pëderisa të moderuarit, ata që në emër të islamit shprehin respekt për kombin dhe historinë e tij, nuk duken ose janë shumë të pakët në numër.

Në të gjithë këtë situatë që është krijuar shteti bën sehir ose ndihet i pafuqishëm të përballet me këtë problem. Kaosi politik që ka përfshirë Kosvën nuk mund të ndihmojë në përballjen me këtë problem që tashmë nuk është vetëm social, por politik dhe historik. Fatkeqësisht, në Kosvë, nuk ekziston nje shtet i vërtetë dhe as një sistem politik i rrugullt. Shteti, aktualisht është vetëm një bashkësi forcash politike që nuk kanë një identitet politik, nuk ka forca të majta, nuk ka forca të djathta, si rrjedhojë ekzsiton një politikë pa ide dhe pa ideale. Nuk ka një qeveri eficente dhe as një opozitë serioze. E vetmja opozitë që ekziston sot në Kosovë është ajo në mes orientales dhe europianes, ne mes diktaturës e demokracisë, në mes antishqiptarizmit e shqiptarizmit.



Te uroj sukses z.Flori Bruqi- jete te gjate.

--- Forwarded Message -----From: Halit Elshani <halitelshani44@hotmail.com>
To: "floribruqi@yahoo.com" <floribruqi@yahoo.com> 
Sent: Friday, 12 July 2013, 6:35
Subject: RE: Te uroj sukses z.Flori Bruqi- jete te gjate.



Kur i lexon njeriu veprat juaja -  te 30-tat me radhe ,që kanë llojlloshmerin e tyre-  shkencore,letrare etj.,   nuk ka se si të mos  mos ndihem edhe une krenar me ju z.Flori Bruqi  .
Kete llojloshmeri te veprave tuaja-jane Asbergu  i  shkences dhe te letersise  shqiptare qe ju dhe neve na   ben te jemi  te  çmueshem dhe te çendrueshem per mendimin  qe une 
e te tjeret kane per JU.

Une mendoj,aqe sa  une kam lexuar  deri me tash se Ju z.Bruqi, duhet gjithesesi  te jeni me pa medyshje   ne librin e Genisit.

E udhes do te ishte qe dikush t' ju propozojne nga  institucionet tona,-Fakultetet e UP-se  per çmimin Nobel.Dhasht Zoti ,qe nje dite  do te lauroheni me kete çmim!

Rrespekt kombetar

Nga Halit Elshani,Prof.

Bruxel,12.07.2013.


Date: Thu, 11 Jul 2013 09:20:03 -0700
From: floribruqi@yahoo.com
Subject: Libra në internet nga Flori Bruqi
To: sterkala@yahoogroups.com

Libra  në internet nga Flori Bruqi
___________________________________________















Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit, Kosovë.
Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004). Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinë, ”Rilindja” - Prishtinë, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanë, ”Dnevnik” - Lubjanë, “Veqer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).
Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ tëZvicres.
Flori Bruqi, mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra para komisionit shkencor - të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë, në përbërje - Prof. Dr. sc . Hasim Rushiti, kryetar, Prof. Dr. Hysni Daka, mentor, Prof. Dr. sc. Mustafë Aliu, anëtarë.
Magjistri i tashëm i shkencës së “Fiziologjisë kineziologjike”, Flori Bruqi ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi të tij në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë duke përdorur kriteret e avancuara të “Programit biologjikë ndërkombëtar” të Weiner-it dhe Louri-esë ; “Praktikumin e antropologjisë biologjike” të Buzin-ës më bashkëpunëtorë ; ”Parktikumin e fiziologjisë sportive”, të Heimer-it më bashkëpunëtorë ; ”Udhëzuesit Kombëtarë të Asociacionit Shëndetësor Amerikan” etj.
Punimi i magjistraturës të Flori Bruqit, është vlerësuar lartë nga komisioni shkencorë dhe i cili ka shfrytëzuar burime më të reja të literaturës (citon 49 referenca librash më të rinj nga kjo lëmi shkencore) si dhe ka përdorur 17 web-adresa portale relevante që merren më këto hulumtime të “Fiziologjisë kineziologjike” botërore.

Veprat publicistiko shkencore 

Deri më tash ka botuar këta libra :
1.    Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995.
2.    Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995.
3.    Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996.
4.    Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
5.    Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
6.    Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.
7.    Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998.
8.    Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.
9.    Pallati i akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, New York, 2000.
10. Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002.
11. Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004.
12. Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004.
13. Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004.
14. Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it, libër shkencor, Prishtinë, 2004.
15. Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra (Punim magjistrature, Prishtinë 2005).
16. Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjëruar i botuar në Floart, 2005.
17. Si ta njofim internetin, Flomed, tetor-2005.
18. Sëmundjet infektive seksuale, Floart, tetor-2005.
19. Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, Flomed, 2006.
20. Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, Floart, janar 2006.
21. Kosova nuk është i berzë e zezë, Floart, dhjetor 2005.
22. Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, Flomed, 2005.
23. THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006, etj.
24. DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK (Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), Flomed, 2006.
25. Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008.
26. Olimpi shqiptar,Prishtinë,2009
27.Polemika shqip,Prishtinë,2009
       28.Triumfi shqiptar,Prishtinë,2009
       29.Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 203-2004,Prishtinë,2012
       30.Nese kam ditur të guxoj,Prishtinë
Etj.
Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mija punime në shumë web faqe interneti (2003-2013).
 

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...