2013-07-19

Patriot si Mel Gibson!


Kimete Berisha
Kimete Berisha
Edi Rama nuk bëri interpretim modernist të nacionalizmit tradicional, por tregoi se për vete ka zgjedhur ta refuzojë nacionalizmin, dhe në vend të nacionalizmit të ndjej atdhedashurinë.
Për ta refuzuar nacionalizmin duhet pasur nacionalizëm. Nacionalizmi shqiptar është ireal, është legjendë që e gjen në fyell, në çifteli, në përralla dhe në kujtime.
Shqiptarët e Kosovës janë ndjerë nacionalistë për shkak të Shqipërisë qytetare.
Shqiptarët e Kosovës e kanë dhënë edhe jetën për atdhedashuri.
Çdo njeri që e dha jetën për lirinë e atdheut të tij është nacionalist, se heroi nuk e dha jetën për ta çliruar botën e huaj, por vendlindjen e vet.
Hero global ka, por ata paguhen me pare për t’i çliruar vendet e huaja, me të cilat nuk i lidh asnjë kujtim.
Momentalisht në Ballkan, nacionaliste është vetëm gjuha turke, e cila me patetikë po mundohet ta ri-pushtojë Ballkanin, por jo tash me shpata, duke ua këputur kokat shqiptarëve të pamarrun vesh, por tash me shirita filmik që lamentojnë dashurinë që ndodh nē fund të shiritit filmik. E dashuri filmike-turke pa gjak s’ka. Ka, por nga zori pastaj aktoret bëhen travestit, këngëtarët ndërrojnë gjininë e bëhen gra.
Ma gjej një nacionalist shqiptar për farë!
Secili lider shqiptar, gjithmonë nga fillimi, nxiton t’i tregojë Francës e Anglisë që nuk është nacionalist. Franca të ka parë, Anglia të njeh, i ka dokumentat t’ua që zbulojnë se kurrë shqiptarëve nuk ua prishi qetësinë asnjë pushtues, asnjë ndarje, asnjë copëtim nuk na bëri nacionalistë.
Shqipërinë s’e bëri nacionaliste as Serbia. S’ka kush ta bëj më.
Pa nacionalizëm bota ishte religjion. Nacionalizëm i thonë kulturës dhe pasurisë kombëtare që secili vend e ruan me kufinj, me ushtri, polici, dhe me bomba atomike. Kufinjtë nuk janë shprehje e urrejtjes, por shprehje e frikës nga pushtimi dhe nga shuarja.
Evropa për vete ende mban koloni moderne, e Anglia, për kurorën e Elizabetës e jep Evropën.
Vetëm gjuhës angleze i ka hije nacionalizmi, prandaj e flasim të gjithë dhe e duam si të ishte gjuha jonë.
Por për Edi Ramën fol keq sa të duash, tani për tani nuk e gjen gjë. Se, deri në qershorin e ardhshëm e ruan Jupiteri. Kush e ka provuar, e di, që kur të ruan Jupiteri, bota është e jotja.
Pas një viti pastaj, secila mace e zezë mund t’ia presë udhën

Kosova dhe “ortodoksi Edi Rama”


Petrit Qejvani
Petrit Qejvani
Pas fitores se PS-së dhe Aleancës së Majtë më 23 qershor, përvec diskutimeve të shumta në Shqiperi, nuk kanë munguar dhe ato ne Kosovë (por edhe në Maqedoni) dhe në median kosovare, sidomos të shkruar. Mund të thuhet se kjo fitore e PS-së së bashku me aleatët e saj nuk është pritur ngrohtë në Kosovë. Këtë  e kanë shprehur edhe disa shkrime jo dashakeqe të shkruara prej shqiptarësh të Kosovës, por edhe Maqedonisë, të botuara në shtypin e Shqipërisë, ku shprehen rezerva për këtë fitore.  Duket që ata janë trishtuar që nuk fitoi PD dhe sidomos Berisha, idhull i shumë kosovarëve. Ky është një opinion që ekziston, duam a nuk duam ne. Qoftë dhe i gabuar. Dhe kur krijohet një opinion, ne duhet të gjejmë edhe arsyet pse ose më mirë, shkaqet, sepse arsyeja nuk të lejon të gabosh, pasi ajo është e ftohtë dhe bazohet mbi prova dhe fakte të vërteta. Kurse një opinion mund të ngrihet dhe mbi “fakte” dhe “të vërteta” të rreme, falë një propagande të rafinuar dhe të pandërprerë.
Në një shkrim rreth një vit më parë  jam përpjekur të shpjegoj simpatinë e kosovarëve për Berishën. Në shkrimin e sotëm do përdor  disa argumente të rinj më të detajur. Sipas meje ka disa shkaqe, që Berisha respektohet (adhurohet) në Kosovë.
  1. Berisha është respektuar deri tani si përfaqësuesi i Shqipërisë (shtetit amë ,ndryshe) edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Dhe kjo është diçka ë natyrshme. Pra, ai respektohet si i pari i Shqipërisë, i pari i vendit (edhe sipas traditës)
  2. Origjina e tij veriore ( nga veriu i Shqipërisë). Dhe kjo është gjithashtu ë kuptueshme. Edhe tek popujt e civilizuar respekti dhe krenaria
për njerëzit e famshëm të krahinës është një gjë, që ndodh.
  1. Emërtimi Partia Socialiste ë Shqipërisë, që për veshin e kosovarit të thjeshtë krijon asociacione të pakëndshme me sistemin e dikurshëm (socializmin jugosllav) dhe analogjinë formale me Partinë Socialiste të Serbisë, të Milloshevicit.
  2.  Deklarata e papërgjrgjshme dhe mendjelehtë e Fatos Nanos në takimin ë Kretës me Milloshevicin, kur ai deklaroi ( megjithëse  e kundërshtoi më vonë si përkthim të gabuar) se kryeqyteti i kosovës është Beogradi!), në një kohë kur Kosova ziente nga revolta nën thundrën fashiste serbe dhe po përgatitej për luftë.. Këtë e shfrytëzoi me mjeshtëri Berisha, duke e amplifikuar sic di ai të bëjë nga mëngjesi në darkë me një frekuencë marramendëse.Dhe kjo ngjiti te kosovarët.
  3. Nga propaganda e  kujdeshme deri në zbehje e PS-së për aspekte të cështjes kombëtare.
  4. Fakti që Rama nuk e vzitoi gjatë ndërtimit rrugën Durrës -Kukës ose “Rrugën ë Kombit”(sic e quajti me inteligjencë Berisha) për shkak të korrupsionit të lartë dhe Berisha gjeti “rastin” ta akuzonte Ramën si armik të rrugës së kombit, pra, të kosovarëve. Dhe kjo ka bërë efektin e vet.
  5. Nuk do të dëshiroja të shënoja faktin që PS-në e kanë drejtuar deri tani, për rastësi, dy ortodoksë (domethënë grekë, sipas disa zërave fonamentalistë), gjë e turpshme dhe shumë negative për ata që e mendojnë..
Nga ana tjetër PS-ja nuk e tha me zë të lartë se ishte ajo që mbështeti pa rezerva UCK-në dhe luftën e saj të drejtë, duke stërvitur me oficerët tanë më të përgatitur ushtarët dhe kuadrot drejtuese të saj, duke përfshirë dhe komandantin Adem Jashari dhe drejtues të tjerë të lartë të UCK-së, kur këta Berisha i ndalonte dhe i burgoste duke i etiketuar si terroristë, marksistë, enveristë në sytë e botës.
PS-ja nuk e demaskoi sic duhet (ndonese e ka thënë disa herë) kontrabandën ë naftës që bënte Berisha me Miloshevicin, kur OKB-ja i kishte vendosur embargo Jugosllavisë dhe Berisha u justifikua duke deklaruar në mënyrë nastradineske se këtë e bënte që të “ngroheshin kosovarët” në dimër!..
PS-ja nuk arriti ta dërgonte ne veshin e qytetarit të thjeshtë kosovar faktin që Berisha nuk ishte dakord që delegacioni kosovar të firmoste Marrëveshjen ë Rambujesë, që këmbëngulnin amerikanët dhe do të ishte shpëtimtare për kosovarët, duke i cliruar nga Serbia.
PS-ja, ndonëse e denoncoi në gjykatë pas ekspozimit të saj në media prej kolonel Myslym Pashait marrëveshjen tradhtare të ujrave detare me Greqinë, ku Berisha shiti 350 km katrore det Greqisë dhe Gjykata Kushtetuese me një vendim historik e anuloi, nuk arriti ta amplifikonte deri te veshi i kosovarit të thjeshtë dhe patriot për shkak se nuk e ka në natyrë trumbetimin e atyre gjërave, që i quan normale.
Ishte Partia Socialiste dhe kryeministri i saj, që pritën me zemër të hapur (dhe mirë bënë, se detyrën bënë) vëllezërit kosovarë në ato ditë tmerri e gjenocidi, kur Shqipëria ende s’e kishte marrë veten nga shkaterrimet ë 1997 ( peshqesh kur president ishte Berisha). Ishte “ortodoksi” Edi Rama që në ato ditë të vështira e mbrojti shkëlqyeshëm kauzën e popullit të Kosovës në televizioni e madh italian “Rai Uno” në emisionin “porta a porta” të gazetarit Bruno Vespa kundër disa politkanëve pro serbë të së majtës komuniste italiane apo disa te tjerëvë antishqiptarë, që qanin pse NATO sulmoi Jugosllavinë sovrane. Dhe kjo s’duhet harruar.
Por Partia Socialiste nuk e trumbetoi këtë të vërtetë, se mendoi se nuk kishte nevojë ta bënte një gjë të tillë, se nuk duhen përfolur gjerat e mira, kur vëllai është në ditë të keqe. Por ja që jemi shqiptarë dhe duhet thënë, kur tjetri ( Berisha) mburret për ato që s’ka bërë.
Pra, shkurt, për shkak të propagandës së qetë dhe pa nervin e nevojshëm të PS-së përballë stuhisë së propagandës së Berishës, që bën kauzë, edhe kur ajo mungon. Ky është haraci që PS-ja paguan për shkak të modestisë dhe mendimit se faktet flasin vetë. Por kjo në politikë nuk mjafton.
Sikur të gjitha sa përmendëm më sipër lidhur me veprimet dhe bëmat e Berishës, t’i kishte bërë PS-ja Berisha, si mjeshtër i propagandës, me amplifikimin dhe frekuencën e lartë të përsëritjes për t’i ngulitur, do të bënte që jo vetëm t’i kishim mesuar e besuar kosovarët, por dhe fiset e egra të Polinezisë… Megjithatë, tani PS-ja ka shansin të tregojë sërish se i do dhe respekton Kosovën dhe kosovarët, sic i ka dashur gjithmonë. Koha do të dëshmojë nëse skepticizmi i tyre i deritanishëm ndaj PS-së do kthehet në besim. Unë besoj se po.

Oh sa mirë me qenë budalla… O hej!?


Adnan Abrashi
Adnan Abrashi
I. “Kush është budalla në Romë është budalla edhe në Budapest” – thotë një fjalë e urtë. Kjo nënkupton se budallai është budalla kudo që shkon, por, mbase, ky parim logjik sikur nuk vlen për tek ne në Kosovë. Këtu, pa marrë parasysh sa je i tillë, vetëm e vetëm pse vjen, ta zëmë, nga Uashingtoni, Roma, Londra, Parisi, Brukseli…e merr epitetin dhe vlerësohet si mik – “mik ndërkombëtar”. Kur ta kesh këtë status, atëherë je edhe absolut në këtë vend. Sovran i vërtetë. Mund të bësh çdo gjë. Ta zëmë, si diplomat, këtu je i lirë të shash dhe ofendosh vendorët me lloj – lloj epitetesh banale, dhe ky veprim, nga shumica nesh, e posaçërisht nga ata të politikës në pushtet, do të konsiderohen si vërejtje“dashamirëse”, “miqësore”, “vëllazërore ”…. Bile-bile, në efektshmërinë e këtyre etiketime poshtëruese ndaj vetvetes tonë, atyre në këtë fushatë do t’iu ndihmojnë edhe disa pseudo intelektualë tanë (ba)analistë të përkrahur nga disa medie të shkruara dhe elektronike vendore.
Haj medet haj! Si ta kuptojmë këtë marrëzi? Të kënaqesh kur të huajt, kinse në emër të miqësisë, vijnë në shtëpinë tënde dhe paturpshëm t’i ofendojnë fëmijët e tu që janë nderi dhe e ardhmja e jote, ky amoralitet tejkalon çdo kufi të lejueshme, çdo normalitet dhe tolerancë.
“O tempra, o meres”!
Deri kur ma kështu?!
II. Nga të gjitha vlerat e njeriut, thuhet se mendja është më së miri e shpërndarë në botë, sepse askush nuk ankohet se i mungon. Por, sado që të jemi të kënaqur me mendjen dhe inteligjencën tonë, realiteti i përditshëm na dëshmon të kundërtën: mbi pamundësitë, kufizimet intelektuale dhe marrëzinë tonë, e mos të flasim për urtësinë, e cila ndoshta edhe nuk ekziston fare.
Mendimtari i madh grek, Sokrati, para shumë shekujsh thoshte: “Unë di aq sa s’di asgjë”. Një “i mençur” i yni sot, përkundrazi beson se di çdo gjë dhe për këtë është në gjendje që me orë të tëra t’ju bindi për njohurinë e vetë që ka nga të gjitha lëmenjtë e jetës: shkencë, politikë, sport, kulturë…Vaj halli, nëse rastësisht në këto tentime të këtij “të mençuri” provoni t’i kundërviheni.
Kohët e vështira janë këto, pa dyshim. Fundja, në këto rrethana nuk është edhe aq keq të jesh budalla. Ose, së paku të dukesh i tillë. Sepse, në krahasim me të mençurit e zakonshëm, ti ke një përparësi: gjithnjë je i kënaqur me vetveten. Dhe, jo vetëm kaq. Si i tillë, bëhesh edhe i suksesshëm në jetë. Mu për këtë shkak, shpesh më ndodh që vetes t’ia parashtroj atë dilemë dëshpëruese: a thua, pse sot budallenjtë po kanë suksese në të gjitha sferat të jetës, e unë jo?! Ndoshta pse ata në këtë rreth kanë prirje të gjejnë budallenj edhe më të mëdhenj se vetja e që mahniten me ta? Nuk e di, por ka mundësi të jetë edhe e kundërta: në realitet, janë të mençur, ndërsa qëllimshëm para tjerëve reflektojnë sa më shumë si budalla. Pse është kështu – dihet. Sot, e ha pazari të jesh i tillë.
Oh sa mirë me qenë budalla, o hej…a po?!

Të jetë Lajthitje e F. Lubonjës?

Pirro Prifti
Pirro Prifti
Skandali i rradhës së analistit F.Lubonja ka të bëjë me akuzën ndaj Ramush Haradinajt si vrasës i sërbve (por dhe i shqiptarëve tradhtarë) i botuar në shkurt të 2013 (4 muaj përpara), e jep jehonën tani nëpërmjet Revistës `SÜDOST EUROPA Mitteilungen`   me artikullin e tij: `The Acquittal of Ramush Haradinaj and its perception in the Albanosphere` 02/2013, në faqen 80, të Revistes`SÜDOST EUROPA Mitteilungen`    muaji 02 viti  2013, Nr. revistes 53. Jahrgang.
Ky skandal pason komentet e tij jo-normale të disa muajve më parë për Skënderbeun në përkrahje të të studiuesit Schmid, dhe në përgjithësi duke deformuar dhe kritikuar figurat kombëtare edhe duke i cvlerësuar qoftë për atdhedashrinë e tyre ashtu dhe për nga ana morale. Kjo është e palejueshme për një analist plot mllef të trashëguar nga diktatura nga i cili u burgos pikërisht për agjitacion dhe propagandë kunër rregjimit. Por kjo nuk mund ta lejojë atë të përdhosë disa figura kombëtare dhe të tanishme si ajo e fundit për Ramush Haradinajn.
Në konceptin e z. Fatos ngre krye që cdo vrasës është i keq dhe se duhet dënuar ligjërisht. Ai hedh dyshimin se akuzat e Hagës ndaj Ramushit janë të drejta se..` në vitet 1998–1999, dhe veçanërisht pas bombardimeve të NATO-s, njerëzit e UÇK-së, që Haradinaj ka drejtuar, kanë rrëmbyer serbë, romë, shqiptarë, ndër ta edhe gra, të cilët janë mbajtur në kushte çnjerëzore robërie në burgje të improvizuara, janë torturuar, përdhunuar, vrarë; se ka një numër jo të vogël të zhdukurish, ndër të cilët edhe shumë shqiptarë kosovarë, që janë ndër ata që UÇK i konsideronte tradhtarë apo jo mbështetës të saj; dhe se Haradinaj është çliruar nga këto akuza ngase ai apo njerëzit e tij kanë frikësuar dhe vrarë dëshmitarë`.
 Atëhere le të provojmë të nisemi nga llogjika e thjeshtë se përse ndodhën këto gjëra që akuza e Hagës deklaron me emfazë? Duhet t`i kujtoj z. analist se gjatë asaj periudhe, ushtria serbe pushtoi ushtarakisht Kosoven dhe vrau rreth 30.000 vetë, deportoi në Shqipëri 840.000 vetë, përdhunoi rreth 2000 gra e vajza, dogji dhe shkatërroi fshatra dhe lagje të tëra qytetesh për ta mbajtur Kosovën si territor të sajin. Kjo bëri aq bujë sa edhe SHBA dhe NATO u detyrua të ndërhyjë ushtarakisht duke larguar pas tre muajsh forcat serbe dhe duke cliruar Kosovën së bashku me UCK,  nga një zgjedhë e padrejtë  që prej vitit 1878, zgjedhë e cila ndau trojet shqiptare, deportoi në Turqi brënda 100 e ca viteve rreth 1 milion shqiptarë të trojeve kosovare. Atëhere  mund të kërkojmë tek Fatos Lubonja këto   elemente baze të së drejtës njerëzore dhe të drejtës për tu mbrojtur, dhe për të luftuar për liri:
Kë quani ju Fatos Lubonja  Luftë Për liri dhe kë quani Luftë pushtuese?
Sipas definicioneve ndërkombëtare, lufta për liri bëhet edhe gandiste, edhe me armë në dorë. Bëhet për të larguar pushtuesit të cilët kanë limituar liritë dhe të drejtat e popullsisë vëndase, duke vrarë, plackitur, dhunuar dhe përdhunuar. Kjo quhet luftë për liri. Personat që luftojnë me armë në dorë quhen luftëtarë të lirisë dhe heronj.
Por Këta luftëtarë sipas konceptit Lubonja, janë vrasës dhe duhen dënuar. Gabim i nderuar Lubonja; Këta luftëtarë që vrasin pushtuesit dhe tradhëtarët që kanë pushtuar vëndin –vrasin por quhen heronj në cdo vend të botës.
Kurse pushtuesit që vrasin vëndalinjtë dhe ushtrojnë dhunë duke shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut në vëndin pushtues quhen vrasës.
Pra dallimi midis një vrasësi dhe heroi nuk është vrasja, se të dy palët bëjnë vrasje por tek Motivi -i nderuar Lubonja: njeri vret ushtaret armiq dhe tradhëtarët për të shpëtuar vëndin e quhet Hero, tjetri vret njerëz të pafajshëm dhe  dhe clirimtarët dhe quhet- Vrasës.
Ky është koncepti i nderuar Lubonja. Nëse ju mendoni gjithashtu se luftrat e Skënderbeut, lufta nacional-clirimtare dhe aleanca me fuqitë e mëdha SHBA, UK, BRSS, në luftën e dytë botërore nuk ishte luftë clirimtare dhe të vrarët u quajtën heronj e dëshmorë, kursë të vrarët armiq u quajtën vrasës, atëhere- i nderuar Lubonja,  këtu kemi të bëjmë më një problem në vetëdijen tuaj dhe me personalitetin tuaj i cili vuan nga sindroma e negativizmit dhe e nihilizmit social e cila duhet mjekuar.
Argumentet e z. Lubonja në këtë artikull janë  skandaloze . Ai përmënd: “Kjo hipokrizi kaq kurajoze mund të shpjegohet me faktin se ky qëndrim ka të bëjë me mbisundimin e ideologjisë nacionaliste me të cilën vazhdojnë të punojnë në Shqipëri dhe Kosovë sistematikisht elitat politike dhe kulturore për t’u shpëlarë trurin njerëzve. Ashtu si në kohën e komunizmit, shqiptarët vazhdojnë të ushqehen me idenë se ata janë asgjë, si qenie individuale, përpara interesave të kombit, se ata duhet të sakrifikojnë veten për atdheun dhe të mbyllin sytë ndaj çdo krimi të kryer në emër të tij. Në sajë të kësaj shpëlarjeje trush ata vazhdojnë të jetojnë në mënyrë skizofrenike midis glorifikimit të heronjve të lavdishëm që sakrifikojnë veten për kombin dhe mjerimit të maskarenjve që i vjedhin, madje edhe i vrasin ata – gjithë duke qenë po ata heronj të glorifikuar”. Kjo frazë është frazë thjesht sofiste për tu dukur inteligjent përpara botuesve të revistës për të thenë që…`une Fatos Lubonja jam ndryshe nga shqiptarët e tjerë sepse e ve gishtin mbi plagën e shqiptarëve….`.
Gabim i nderuar Lubonja, nuk shtrohet kështu problemI që kanë shqiptarët me pushtuesit dhe dëshira që kanë shqiptarët për të patur një mbështetje të fortë ndërkombëtare, me qëllim  për të shmangur fatkeqësi të tjera kombetare. Kurse ju afrimin e quani Hipokrizi???
Nuk është e vërtetë që ka klane që punokërkan në Kosovë për të mbajtur pushtetin ashtu si në kohën e Turqisë me sinore dhe pashallëqe. Sot në Kosovë madje dhe në Shqipëri integrimi është duke zbutur qëndrimet ekstremiste të shqiptarëve dhe urrejtjen shekullore të tyre ndaj  fqinjëve dhe pushtuesve që i kanë shaktuar kaq gjakderdhje,  fatkeqësi, emigrim të detyruar, dhunë, etj, etj.
Atëhere si mendoni ju Lubonja, si pjesë e këtij populli të vuajtur, dhe meqënëse Ramush Haradinaj na paska vrarë serbët, na paska vrarë disa tradhëtarë , paska dhunuar sipas teje femra serbe (kjo është për tu verifikuar), duhet dënuar nga gjykata e Hagës?
Pjesa ku ju shkruani-: …`Pra, se Ata e dinë se raporti i Këshillit të Europës i vitit 2010 e ka cilësuar gjendjen e mbrojtjes së dëshmitarëve në Kosovë si më të keqen në Ballkan edhe për shkak se vendimi i vitit 2008 i iCTY, që e nxori të pafajshëm Haradinajn herën e parë, nënvizonte vështirësitë për t’i bindur dëshmitarët nga Kosova të shkonin në Hagë dhe të dëshmonin. Ata e dinë se në gjyqin e fundit dhe përfundimtar dëshmitarët refuzuan të flasin ose ndryshuan versionin e tyre të ngjarjeve. Ata e dinë, po ashtu, se e njëjta gjë ka ndodhur edhe në gjyqin e një heroi tjetër të UÇK-së, Fatmir Limajt” “Ironia është se të gjithë politikanët e lartë që celebruan të shfajësuarin kanë informacion të mjaftueshëm, në mos për të qenë të bindur, për të pasur dyshime serioze se akuzat e Hagës ndaj Haradinajt janë të vërteta?!!!. Sipas tij, është e pabesueshme se si shqiptarët i glorifikojnë këto personazhe. Kjo ndodh, sipas tij, sepse jemi një komb skizofrenikësh`.
-është një argument bajat dhe fyes, i cili dëmton rëndë moralin e shqiptarëve, familjet e tyre, dhe procedurat gjyqësore të huaja, dhe tregon edhe njëherë se sa larg mund të sahkojë një personalitet për të ruajtur Famën e tij apo Nami-n e tij, sepse nuk ka asgjë reale në këto pasazhe të shëmtuara
Atëhere, përse gjykata e Hagës nuk fut në burg gjithë ushtrinë serbe e cila ushtroi genocide nda Kosovës?
Përse Gjykata e Hagës nuk i kërkon qeverisë dhe shtetit serb – të kërkojë falje ndaj Kosovës për genocidin e ushtruar sistematikisht për 10 e ca vite?
Përse gjykata e Hagës, nuk merret me vrasësit por merret me heronjtë?
Ta them unë përse. Sepse ka njerëz si puna jote që nuk janë atdhetarë dhe koherentë në idetë dhe pikpamjet se komvbi shqiptar duhet të mbijetojë dhe të integrohet sa më parë në BE, që të mos ndodhin më gjera të tilla të turpshme si ky artikull që keni shkruar në këtë revistë presitgjioze.
Ae dini ju i nderuar Lubonja se serbët qeshin me ato që thoni ju, duke përmëndur se.. `ja dhe një shqiptar idiot që flet kundër vëndit  të tij, dhe rrofshin këta tipa shqiptarësh që shajnë vehten e tyre…`.
Së fundmi mund t`ju them se edhe Konti Ciano kur erdhi në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore, u habit kur gjatë bisedës me të ashtuquajturin Kryeministër shqiptar,  erdhi një shqiptar tjetër dhe i tregoi  kryeministrit se… filani i kishte thënë kështu e kështu filanit për ju… Konti u habit nga serioziteti i Kryeministrit shqiptar dhe e pyeti: cfare tha zotëria? Jo, jo, hic gje, më tha se cfarë kishte thënë filani. –Po  e kishit ngarkuar ju me këtë punë?- pyeti Konti Ciano.
-          Jo u përgjegj Kryeministri, erdhi vete e më tha.
-          Cudi – u habit Konti Ciano, vetëm ketu në Shqipëri po gjej spiune  falas (që  s`kërkojnë shpërblim).
Kjo është pasqyra e këtij shkrimi ofendues e bërë nga një analist anormal.

Rezistenca arbërore antiosmane antigreke dhe antipravosllave

Rezistenca arbërore antiosmane antigreke dhe antipravosllave


Avdi Ibrahimi
Avdi Ibrahimi
Neve shqiptarëve na duhet një vështrim politik më i thelluar për të marrë ato gjërat më të mira nga e kaluara jonë historike,të mësojmë,studjojmë dhe të dime mbi zanafillën e rrënjeve tona pellazge-iliro-shqiptare,e natyrisht që duhet doemos të dime çfarë duam sot,në mënyrë që në të ardhmën të arrijmë atë që nuk është arritur nëpër shekujt e kaluar. E ajo që ende se kemi arritur për ta bërë është bashkimi i trojeve shqiptare në një SHQIPËRI NATYRALE,çfarë na ka dhuruar vetë Zoti ynë i madhërishëm.
Çdo komb ka historin e tij,edhe kombi ynë shqiptar ka histori të lavdishme.Në të kaluarën tone kemi qenë një etnitet i madh kujto pellazgët – ilirët,por kemi ardhur vazhdimisht duke u tkurrur.Vetëvetja dhe të huajt na kanë coptuar,na kanë zvogluar,na janë rrënuar themelet e historise ngase nuk e kemi shkruar historin në gjuhën tone nga rrënja pellazge e ilire.Ndonëse grekët dhe hebrejt kanë qenë etnitete të vogla në krahasim me ilirët,po ata greket dhe hebrejtë kanë të shkruar një histori të gjatë dhe këtu mbase edhe  kanë tjetërsuar historin ndaj etniteteve tjera.
Gjykuar sipas veprës shkencore të mbesës së Ismail Qemal VLorës, Nermin Vlora Falaschi,kultura ilire,më sakt të shprehemi kultura e stërgjyshërve të shqiptarëve,është baza apo zanafilla e shum kulturave tjera të krijuara më vonë.Ja vlenë të konstatohet se rezultatet shkencore të veprës madhore,”Pellazgët,Ilirët,Etruskët,Shqiptarët”,(2002) të shkruar nga Nermin Vlora Falaschi,janë në harmoni të plotë me librat e shenjta.Po të studiohet me hollësi,të analizohet me sy kritik nga studiusit e fushave interdisplinare dhe secili dijetar,nga lëmia e vetë,do të ndriçohej gjykimi shkencor dhe do të duhej konstatuar se kjo vepër e Nerminit është në harmoni  të plotë me librat e shenjta.
Ja një shembull të tillë kemi në librin e shenjtë të Bibles nga Dhjata e Vjetër ku thuhet se në kohë të hershme”…mbarë toka kishte vetëm një gjuhë dhe fjalët e njejta…”.Gjithashtu këtë të vërtetë e pohon edhe libri tjetër i shenjtë Kurani.E cila, pra,na ishte kjo gjuhë mbarënjerëzore?!Kjo ishte, natyrisht,gjuha hyjnore e profetëve,të cilën e kemi quajtur “gjuha nënë”,më saktë shkruan Nermini,kjo gjuhë ishte Pellazgishtja – ilirishtja – shqipja e moçme.Latinishtja,greqishtja,,e ashtuquajtura sllavishtja e vjetër dhe osmanishtja ishin gjuhë artificiale,ishin gjuhë administrative të perandorisë romake,bizantine dhe osmane.Kur vdiqën këto perandori,”vdiqën’ edhe gjuhët e tyre administrative.
Rrënja e gjuhës botërore pelazgishtja:Kjo ishte, natyrisht,gjuha hyjnore e profetëve,të cilën e kemi quajtur “gjuha nënë”,më saktë shkruan Nermini,kjo gjuhë ishte Pellazgishtja – ilirishtja – shqipja e moçme
Rrënja e gjuhës botërore pelazgishtja:Kjo ishte, natyrisht,gjuha hyjnore e profetëve,të cilën e kemi quajtur “gjuha nënë”,më saktë shkruan Nermini,kjo gjuhë ishte Pellazgishtja – ilirishtja – shqipja e moçme
Në këtë drejtim hedhin dritë veprat shkencore të Giuseppeepe Catapano-siç është ajo, “Thot-parlave Albanese”, (1984), (Thoti fliste shqip para 12.000 vjetëve),dhe vepra tjetër e po këtij shkencëtari,”Antichita della Lingua albanese”,(1988),(Lashtësia e gjuhës shqipe),janë vepra shkencore këto që mbështesin fuqishëm Nermin Vlorën.
Dokument: Botimet Enciklopedike.Thoti ishte edhe krijues i shkencës antike. Ai dhe dijetarët tjerë, flisnin shqip qysh para 12.000 vjetëve.
Dokument: Botimet Enciklopedike.Thoti ishte edhe krijues i shkencës antike. Ai dhe dijetarët tjerë, flisnin shqip qysh para 12.000 vjetëve.
Heroglifet e Thotit,të prezantuara ne veprën e Catapanos”Thoti fliste shqip”,në të vërtet janë,ajetet e all-llahut dërguar profetit të vet,Thot.nga kjo del se ,këto hieroglife përfaqësojnë librin e shenjtë që i është dërguar profetit Thot para 12.000 vjetëve në gjuhën e Tij – në gjuhën shqipe.Ky është fakt i padiskutueshëm sepse përmendet edhe në Bible dhe në Kuran.për më tepër,këto hieroglife sipas shkenctarit Skënder Riza,figurojnë në fillim të disa sureve(kaptina)të Kuranit.Mirpo, këtë shenja enigmatike të Kur,anit deri më tash nuk ka qenë në gjendje askush t,i dëshifroi,edhe pse All-llahu këto shenja misterioze në Kur,an i quan ajete të veta.E këto ajete (hieroglife) të All-llahut dërguar profetit Thot i ka dëshifruar,shpjeguar dhe komentuar me mjeshtri të jashtëzakonshme shkencëtari italian Catapano.I cili thekson  se hieroglifet e Thotit shërbejnë si “Çelës” për dëshifrimin e librave të shenjtë,pra edhe të Kur,anit,më pastaj Catapano në veprën e tij “Lashtësia e gjuhës shqipe”dëshmon se nga profeti Ibrahim e deri të profeti Isa (Jesui(,të gjithë profetët ishin pellazgë-ilirë.Siç dihet nga gjeanologjia familjare e profetit Ibrahim rrjedh edhe profeti Muhamed.Ndaj dhe autor të ndryshëm si Evlija Çelebiu e të tjerë,arabët dhe shqiptarët i konsideronin vëllezër.Madje në gjuhen arabe ka shumë fjalë me etimologji shqipe.Vetë fjala arab ka etimologji pellazgo-ilire-shqipe të lashtë,e jo etimologji arabe,sepse gjuha arabe është gjuhë mesjetar e jo antike.
AR – ar-ë-a do të thotë tokë dhe AB – uj-ë-i do të thot ar-ab do të thotë arë dhe ujë.Ky emërtim fillimin e ka nga profeti Ibrahim (Abraham),i cili si hiks (ikës-emigrues-muhaxhir) nga Mesopotamia,ku jetonin pellazgët-ilirët-shqiptarët e lashtë,vendoset në Kanan (Palestina dhe Arabia e tanishme),në kohën e të cilit buron,te Mekeja e sotme,burimi i ujit Zemzem-burim i shenjtë.Kjo ndodh në shekujt XXII-XXI para e.s.Pra ar-ab do të thotë toka ku ka burim uji të (Zemzemit).prej kësaj kohe emertimi Kanan fillon gradualisht të zëvëndësohet me emrin Arab-ia.
Për këtë Nermin Vlora në veprën e vetë konstaton se, Pellazgët,si popull shumë i lashtë,banonin në periudhën parahistorike në pjesën ma të madhe të botës që njihej aso kohe,kështu ata kanë zhvilluar një qytetrim tejet të rëndësishëm dhe kanë ngritur vepra me vlera të jashtëzakonshme dhe kështu ata kanë formuar një perandori të ndriçuar,me anijet e tyre të shpejta,kanë arritur në vende të ndryshme të botës dhe kanë lënë ngado gjurmë të diturisë.Shumë emra vendësh,malesh,lumenjsh,personazhesh legjendare,nuk mund të shpjegohen me etimologjin greke.Të gjitha emrat e këtyre vendeve mund ti zbërthej vetëm gjuha shqipe.Prandaj fjala “HAIRE”,,sikurse pellazgishtja dhe arabishtja kuranore,është hyjnore.Kjo fjalë hyjnore tani përdoret në të gjitha gjuhët e botës islame,sepse kjo fjalë shprehje më së shumti përdoret në Kur,an.po ashtu edhe gjuha pellazgjike-ilire-shqipe e lashtë është gjuhë hyjnore ngase edhe shkrimtari i shquar antik Homeri pellazgët i ka quajtur popullsi hyjnore.
Krakteristik e tyre kryesore  ishte aftësia në lundrim;këtë e kishin të tarsheguar nga stërgjysherit e tyre Pellazgët,të cilet ende sot quhen “Popujt e Detit”,kurse historia na tregon se Popujt Italik kishin vështirësi të luftonin në det.Gjithashtu një karakteristik tjetër për ilirët gruaja ishte shoqja e jetës në të gjitha fushat.E jo siç ishte tek romakët gruaja vetëm për në shtepi,ndërsa te greket përdorej në harem.
Duhet ditur dhe mësuar prej studiuesve dhe shkencëtarëve të ndryshëm nga lëmia e historisë pellazgë-ilirë-shqiptarë në mes tjerash shkruanin se Atdheu i Shqiptarëve në kohën e Ilirikut shtrihej nga Triesta,vazhdonte në Singidunin (Beogradi i sotëm),Selanik,Gjiri i Ambrakisë ku përfshihej Deti Jon dhe Deti Adriatik dhe mbyllej sërish me Triestën.Mbrenda kufijëve të Ilirikut ekzistonin afërsisht 350 qytete ku rreth tyre shtriheshin mijëra fshatra këto vendbanime malësorësh që kanë punuar tokat e tyre dhe kanë ruajtur bagëtinë.Në qytetet Ilire zhvillohej kultura ekonomia,tregtia dhe zejtaria.
Shtrirja e fiseve ilire.
Shtrirja e fiseve ilire.
Në trojet e japodëve ekzistonin 3 qytete e njëri ndër ta ishte Vendi.Në Panoni ( të epërme e në atë të poshtme),ekzistonin 58 qytete po përmendim vetëm disa nga emrat ekëtyre qyteteve Vizontioni,Teutibarku,Nauporti,Kurta,Kibala,Karpisi,Bolentioni,Basiana,Sirmi,(Mitrovica e Sremit e sotmja).Në Myzi ekzistonin 10 qytete si Viminaci,Gratiana,Singiduni(Beogradi i sotëm).Në Daki ekzistonin 8 qytete si,Turibusi,Zana,etj.Në Dardani ishin 8 qytete si,Ulpiana,Justinopoli,Naisi,(Nishi i sotëm),Skupi,(Shkupi i sotëm).Në Paioni ishin 6 qytete si  Dobera,Dylazora,etj.Në Istri ishin 6 qytete si,Tergesti,(Triest i sotëm),Kreksi( Otok Kerk Ishull i sotëm në bregdetin e Kroacisë).Në Liburni ishin 34 qytete si,Arausa,Korkumi,Salvia,Voporui,etj.Në Dalmati ekzistonin 31 qytete si,Issa,(Visi i sotëm),Spalationi,(Spliti i sotëm),Fari,Jadera,(Zara e sotme),Traguri,(Trogiri i sotëm),Thermidava,etj.Në Ilirin Qëndrore,ekzistonin 71 qytete si,Bylysi,(Hekali i sotëm),Bunna,Uskana,Epikaria,(Puka e sotme),Dyrrahu,(Durrësi i sotëm),Kolkini,(Ulqini i sotëm),Lissosi,(Lezha e sotëm),Rizoni,(Risani i sotëm),Batua,(Budva e sotëm),Skodra,Skampa,(Elbasani),Lyhnidi,(Ohri),Albanopolisi,(Mirdita),Antipatrea,(Butrinti,sot)Arrha,etj.Në Ilirin Jugore kanë ekzistuar 48 qytete si,Oresteja,Nikopoli,(Preveza sot),Herakleja,Buthroti,(Butrinti sot),Ambrakia,(Arta sot),Onhesmi,(Sranda sot),etj.NëMaqedoni ekzistonin 62 qytete si,Apollonia e Maqedonisë,(Polina e sotme),Pelagonia,(Manastiri sot),Europi,Edesa,Bata,Harmonia,Herkuli,Alga,Olynthi,Pella,Zapara,etj.
Që nga fillimi i shekullit V para erës së re, deri në fund të shekullit I para erës së re Iliria dhe Ilirët kanë patur 45 mbretër Ilirë,shto dhe 19 mbretër të Maqedonisë që ishin të njejtës etni më ilirët na del se kemi patur gjithsej 64 mbretër në V shekuj para erës së re.Vetëm nga molosët kemi patur 10 mbretër siq ishin Ptolemeu nipi i Pirros në vitin 231.p.e.s,Aiakidi i ati i Pirros etj.pastaj 2 mbretër ishin nga ardianët si Agroni në vitet 250-321 p.e.s.dhe Skerdilajdi.Poashtu ishin 3 mbretër dardan si,Batoja,Longari dhe Monuni.Poashtu ishin 4 mbretër taulant,si,Pleuria,Mytyli,Monuni dhe Glaukia.Pastaj ishin 9 mbretër nga epirotet,si,Tharypi,Pirroja II,Fyla,Aleksandri II,etj.Mëpastaj Karani ishte mberti i pare i Maqedonisë e kështu më radhë.Nga tërë kjo që u tha më lartë vështir se ka ndonji popull që na rrethon të ketë një të kaluar kaq të lartë me një tradit qytetrimi që i kanë dhënë edhe etnive tjera në Gadishullin e Ballkanit.
Në shekujt III,IV, dhe V të erës së re në Perandorinë romake një pjesë e mire nga ilirët kanë qeverisur dhe kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kësaj Perandorie,siç ishte Diokleciani i cili kishte bërë reformat ë mëdha,si në kupolën shtetërore,po njashtu edhe në administrimin provincial.pastaj Konstandini i Madh e bëri fenë krishtere si fe shtetërore.Por duhet pare edhe gabimët e të parëve tanë gjatë shekujve,siç kemi këtë rast me mbretin Pirro i cili kishte arritur fitorën e madhe kundër romakëve e cila i dha fame mbarnjerëzore.Pirro ky mbret yni i madh në kohë Ankiteti mundohet të hyj në bisedime me barbarin romake.Kurr mbreti Pirro nuk pati takim me mbretin e romakëve,por ata i sajuan takim me një personalitet nga Roma dhe Pirroja ky mbreti ynë ngarkoi disa karroca me dhurata për romakun e ndër të tjera edhe florinj,diamante dhe u takua me atë personalitetin e Romës i cili më tu takuar me Pirron i thotë fjalët:”…Largoje ushtrin ilire matanë detit,pastaj mi jep edhe dhuratat!…”.Ky ishte patriotizmi i romakut se pa atdhe je askushi,por kur ke atdheun tend të lire ke gjithçka.Pastaj po sjell shembullin tjetër ku kam lexuar kohë më pare librin e Gjokë Dabaj “Strategjia Shqiptare”,po aty faqe 45-46 një episode të ndodhur në hapsirat shqiptare rreth viteve 1300 – 1400, “…zhupani i Serbisë,Stefan Nemanja dhe Fran Bardhi në një akt marrëveshje me Republikën e Raguzës,e cila sipas traditës,ishte e shkruar latinisht,nuk nënshkroi me shkronja latine,as me emër të latinizuar: Stefanus,por nëshkroi me shkronja cirilike dhe me emrin ashtu siç e kishte zhupani i Serbisë,Stefan Nemanja ka qenë një popujvrasës dhe qytetshkatërrues,por këtu ai nuk lëshon pe kur është fjala për Serbinë.Fran Bardhi një njeri me vlera të larta morale e intelektuale e shkruan emrin e vet krejt papërgjegjshmërisht të latinizuar:Francus Biancus.a ka vetëposhtrim më të pakonceptueshëm se të tallesh më vetvetën…”.Ne sot e për çdo ditë po shofim e dëgjojmë nga politikanët tanë shqiptar tek vetëposhtrohen duke folur me gjuhën e të huajve.Prandaj atdheu ynë nuk është coptuar vetëm në vitet 1878 e 1913,por ky coptim i tmerrshëm i trojeve tona ka ndodhur në kohën e Perandorisë romake qysh në vitin 395 të erës së re nga Perandori ieberikas Teodosi e ndau përmidis Perandorin e Romës dhe me atë rast ndau dhe Ilirikun. Vija e quajtur “e Teodosit”,niste ne Singidun (Beogradi sot), dhe soste në Gjirin e Meduas(Shëngjini sot).Ndarje më të keqe për popullin Ilir nuk kishte.Por me gjith këtë në Pjesën Lindore gjatë gjith shekullit të VI në krye të shtetit kanë qverisur ilirët.Ku kryeqyteti i Perandorisë Romake Lindore ishte themeleuar nga vetë ilirët ku ai kryeqytet mbante emrin Bizant,ku faktet historike flasin se në shekullin e IV mbi themelet  e Bizantit të lashtë,perandori ynë KONSTANTINI I MADH,ka ndërtuar aty KONSTANTINOPOLIN e ri,ndërsa në shekullin e VI perandori ynë JUSTINIANI I MADH,ka ndërtuar kishën Aghia Sofisë ku sot është kryeqyteti i Turqisë Stambolli.Kështu në shekullin VII ka ndodhur rirobërimi i pjesës lindore të Ilirikut,jo më nga romakët,por nga grekët ku Perandori Herakli ka shpallur si gjuhë zyrtare gjuhën greke të “Perandorisë Romake Lindore”.Kështu grekët kanë marrë në duart e veta edhe fronin perandorak,edhe kreun e kishës.Ky perandor grek ka lejuar sllavet me dekret perandorak,që të vendosën në Ilirik.Dardania e dikurshme që nga Nishi,Përlepi, e deri në Dibër elementi sllav ka qenë tejet i pakët.Në fund të shekullit XII dhe në fillim të shekullit XIII Kosova nuk ka mund të”aneksohet” si disa treva tjera shqiptare,por është pushtuar me forca ushtarake prej dinastisë serbe të Nemanjiqëve.Shën Sava Nemanjiqi ka uzurpuar manastiret e Kosovës.Ku deri në shekullin e XV në dokumente madje edhe në ato turke janë quajtur Toka e Konstantinit,ndoshta nga këtu edhe i ka mbetur emri Kosovë.

Avdi Ibrahimi
Avdi Ibrahimi
Nga viti 1371 deri në vitin 1571 Turqisë iu deshën 200 vite për ta pushtuar në tërësi token e arbërit,pra 200 vite qëndresë bënë arbërit,200 vite krenari arbërore,200 vite dhimbje dhe tragjedi në token arbërore.Pas 200 vite qëndrese bien në dorën e turqëve edhe Ulqini dhe Tivari,ku barbaria turke okupuese i shkatërroi pamëshirshëm këto qytete dhe shum qytete e vendbanime arbërore duke vra arbër nga të gjitha grupmoshat,ku një pjesë e arbërve kishin ikur në Italin fqinje duke e mbushur këtë shtet me “rracë” arbëreshe.Nga viti 1371 deri në vitin 1912 plot pesë shekuj e gjysmë kombi arbënor që më von u quajt shqiptar i cili kishte hequr të zitë e ullirit nga sllavët dhe grekët,tani njejtë po hiqte të zitë e ullirit edhe nga turqit.Kështu nga keqtrajtimet, reprezaljet,plaqkitjet, dhunimet,uzurpimet,vrasjet,ky popull edhe pse i madh aso kohe,filluan nga Kufinjte e vertete te Shqiperise etnikedhuna e pushtetit dhe fesë (ideologjisë), një pjesë e popullsisë të kaloj në ortodoksin greke, një pjesë në ortodoksin pravosllave,dhe një pjesë  po islamizohej.Megjithkëtë shqiptarët arritën ti mbajnë tre kuvende të mëdha si ai në Dukagjin të Matit,kuvendi i dytë në Podgoricë dhe ai i treti në Prokuple në skajin më verior të Arbërisë,kuvende këto që u mbajtën  në vitet 1602 dhe 1603.Ku kërkohej të vazhdonte kryengritja kundër Perandorisë Otomane turke dhe greko e pravosllave.
Në këta shekuj të zaptimit Osman shqiptarët njohën një periudhë lirie,me heroin kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu,nga 28 nëntori i vitit 1443 ku në Krujë ngriti flamurin me shkabën dy krenare,e deri 11 vjet pas vdekjes së tij më 1468.mandej turqit zaptuan Kështjellën e Shkodrës,mbas një qëndrese e trimerie të jashtëzakonshëm,fillon një periudhë e errët për shqiptarët nga viti 1479.edhe pse nuk do të mungojnë kryengritjet e herë pas hershme,të frymzuara nga heroi kombëtar Skënderbeu,por megjitha atë ato kryengritje shuhen nga një ushtri që aso kohe ishte më e forta në botë,Perandoria Osmane.
Kështu pas shum kryengritjesh e përpjekjesh shqiptarët arrin në vitin 1912 ta shpallin Pavarsin e Shqipërisë me ngritjen e flamurit kombëtar të Skënderbeut në Vlorë nga plaku Ismail Qemali,Në aktin e Pavarësimit të Shqipërisë morën pjesë nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare që mbeten jashtë shtetit posa të themeluar.
Shqiptaret
Himni i Flamurit është himni kombëtar i Shqipërisë që nga shpallja e pavarësisë më1912. Himni, shkruar nga Aleksander Stavre Drenova ( ASDRENI ), njihet zyrtarisht në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si Himni i Flamurit.
Himni Kombëtar
Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir` e një qëllim,
Të gjith` atij duk` ju betuar
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ay largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t`i mbajmë
Të mbrojmë atdhenë më çdo kënd,
Të drejtat tona ne s`i ndajmë;
Këtu armiqtë s`kanë vend.
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmbi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!
O flamur, flamur, shenj` e shenjtë,
Te ty betohemi këtu,
Për Shqipërin` atdhen` e shtrenjtë,
Për nder` edhe lavdimn` e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bë theror;
Për jet` ay do të kujtohet
Mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!
Luftrat ballkanike qenë një ogur i zi për popullin shqiptar të lasht e autokton të Ballkanit, ku pjesa e madhe e trojeve shqiptare dhe shqiptarët u ndanë dhunshëm nga fuqit e mëdha dhe mbetën jashtë kufijëve politik të Shqipërisë,në kuadër të kësaj padrejtësie që iu bë Shqipërisë dhe shqiptarëve,zuri fill Lëvizja për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar të tyre me Shqipërinë.Brenda kësaj Lëvizje mbijnë organizata e grupe të shumta e nga më të ndryshmet,të cilat në mendjet e programet e tyre politike objektiv kishin sëndërtimin e dëshirës së flaktë për tu bashkuar më amen e vetë SHQIPËRINË.
Lënia e gjysmës së trojeve shqiptare jashtë kufijëve politik të Shqipërisë,pushtuesit sllave e grek zbatuan planet e tyre djallëzore,në përndjekjen e shqiptarëve ku nisi shpërngulja e tyre me dhunë për në Turqi.me qindra e mijëra shqiptarë u shpërngulën me dhunë e metoda të ndryshme çnjerëzore,dhe kështu filloi kolonizimi i trojeve shqiptare në Kosovë e Çamëri.
Mirpo Mbretëria serbo-kroato-sllovene,e në veçanti mbretria e Serbisë në krye me gjakpirsin e “Cërrna Rukës”,Nikolla Pashiçin,përkundër djegieve,reprezalieve,dhe dëbimeve të shqiptarëve për në Turqi e Shqipëri,nuk ia doli ta pastroj Kosovën,Maqedonin Perëndimore,viset shqiptare që administrativisht ndodheshin nën Serbi,ku përfshihej Lugina e Preshevës,si dhe viset shqiptare nën Malin e Zi.Ndërsa, Greqia duke zbatuar metodat ma barbare ndaj çamëve,arriti gati tërësisht ta pastroj Çamërinë prej shqiptarëve.Një gjendje e tillë e rëndë e shqiptarëve mbreteroi edhe pas luftës së Dytë Botërore nën pushtimin e Jugosllavisë së Titos,ndonse shqiptarët morën pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare,kundër pushtuesve nazifashist.Të gjithë ata shqiptarë e shqiptare që morën pjesë në Luftën Antifashiste u zhgënjyen,ku shumica e pjesmarrëse të kësaj lufte u eleminuan,u vranë,u burgosën, e u dënuan dhe vuajtën dënimet e tyre burgjeve të Jugoslavisë.Me qindra të tjerë u menjanuan nga jeta publike,shoqërore dhe ekonomike duke vuajtur më pastaj për bukën e gojës.
Policia sekrete jugosllave OZNA dhe më vonë UDB-a,në çdo kohë e moment i ndiqnin patriotët shqiptar,i burgoste dhe i torturonte çoftë edhe për “fajin” më të vogël.Por megjithë këtë rezistenca e popullit shqiptar në Kosovë dhe viset shqiptare vazhdon me Lëvizjen  pë Çlirimin dhe Bashkimin Kombëtar.Të gjitha këto organizata,grupe të vogla e të mëdha,shpeshëherë e quanin vetën lëvizje.Sipas mendimit tim këto lëvizje nuk ishin për vete,secila prej tyre veç e veç dhe një nga një,por ishin pjesë të lëvizjës së kahershme kombëtare shqiptare.Organizata ilegale nga ana e shqiptarëve janë formuar më së shumti pas Luftës së dytë botërore e këtej.Lufta e Shaban Polluzhës me shokët e tij bashkëmendimtar e bashkëatdhetar që i kthyen pushkën Jugosllavisë dhe Serbisë fashiste si dhe kuislingëve shqipfolës të Fadil Hoxhës.Këtë e dëshmojnë proceset e shumta penale që u zhvilluan në gjyqet e Jugosllavisë,të cilët kishin për objektiv likuidimin e patriotëve shqiptar në vitet 1945,1946,1948 dhe procesin e kurdisur të Prizrenit në vitin 1956 ku u dënuan me qindra patriot shqiptar me burgim të rëndë dhe një pjesë e tyre edhe u pushkatua,siç ishte rasti: Marie Shllakut,Ajet Gërgurit,Halim Spahisë e shumë të tjerë.Këto procese penale politike nuk kanë pushuar as pas procesit të montuar të Prizrenit.Proqese gjyqësore penale të motivuara politikisht ka patur edhe në vitin 1951 në Gjilan nxirren në gjyq një grup patriotësh të udhëhequr prej Jusuf Humollit,më 1957 nxirret në gjyq grupi i Rexhep Abdullahut,më 1961 nxirret para gjyqit organizata e udhëhequr nga Kadri Halimi dhe Ali Aliu nga Presheva,më 1964,nxirret para gjyqit organizata e udhëhequr nga Adem Demaçi.Gjatë hetimeve policët,udbashët gjakpirës kanë zbatuar metodat më të egra e tejet shtazarake për të nxjerr të dhëna dhe fakte të imponuara për ta pranuar “fajin” e pa qenë.Pas demonstratave të vitit 1968 të cilat i udhëheqi Osman Dumoshi u vra i riu Murat Mehmeti,më 1975 u montuan edhe dy procesa tjera politike kundër Adem Demaçit dhe të tjerëve si dhe të një grupi studentësh të udhëhequr nga Adem Rukiqi.Pas demonstratave të vitit 1981 u nxorën në gjyq njëri pas tjetrit,siç ishte prof Mr.,Halil Alidema,regjisori Ekrem Kryeziu,prof.Mr.Ukshin Hoti dhe Mentor Kaçi e shum të tjerë.Pastaj nxirret para gjyqit grupi i udhëhequr nga Hydajet Hyseni e shum e shum të tjerë.

Skënderbeu, hero kombëtar i shqiptarëve!


Sulltan Mehmeti II: “Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë, si Skënderbeu”.
Bujar Klinaku
Bujar Klinaku
Kohëve të fundit janë ngritur debate lidhur me deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës Gëzim Kelmendi , i cili ditë më parë e kishte quajtur Gjergj Kastriotin-Skënderbeun  hero të katolikëve, e jo hero kombëtar. “Katolikët e kanë heroin e tyre – Skënderbeun. Në shekullin e XV-të nuk kanë ekzistuar kombet dhe luftërat janë bërë për çështje fetare”, ishte shprehur Kelmendi. Këto deklarata të këtij deputeti se gjoja Skënderbeu “ishte vetëm heroi i katolikëve” nuk qëndrojnë. Skënderbeu ishte hero i gjithë kombit shqiptar, i cili nuk zhvilloi beteja, as luftëra fetare pushtuese, ashtu sikurse Perandoria Otomane, por çlirimtare kundër pushtuesit të egër dhe gjenocidal-Perandorisë Otomane.  Luftërat  pushtuese këto, të cilat nuk kishin vetëm karakter fetar, racist, asimilues dhe shkombëtarizues, por edhe  kolonial, hegjemonist, militarist  dhe territorial, jo vetëm të  Ballkanit dhe të Evropës, por edhe të Lindjes së Afërt dhe të Mesme deri në Persinë e dikurshme.
Kush ishte Gjergj Kastrioti Skënderbeu?
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405- 1468) personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve për luftën më se njëshekullore të tyre kundër vërshimit osman për mbrojtjen e tokës, të pasurisë e të lirisë. Nën udhëheqjen e tij lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë të lartë e të organizuar, shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të vendit dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare të tyre.
Figura e tij paraqet një nga ato raste, jo të shpeshta në histori, kur shtresat e ndryshme shoqërore të një kombi takohen me një personalitet të shquar, në të cilën gjejnë shprehjen e vet aspiratat e vetitë e tyre më të mira dhe që për këtë arsye bëhet simbol i bashkimit kombëtar dhe i luftës së tyre të përbashkët.
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptare, që udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai e kuptoi, më qartë se kushdo tjetër, detyrën që shtronte çasti historik: nevojën e bashkimit politik, si kusht kryesor për të realizuar mbrojtjen e interesave të të gjitha shtresave shoqërore, të pasura e të varfra, të kërcënuara tashmë prej pushtuesve osmanë në çështjet jetike.
Njohja e thellë e jetës, e botëkuptimit, e traditës dhe e luftës së shqiptarëve kundër pushtimit të huaj si dhe e organizimit të shtetit e të ushtrisë osmane, i dhanë mundësi Skënderbeut të ndërtonte me efektivitet të lartë gjithë veprimtarinë e tij si burrështetas dhe udhëheqës ushtarak i shquar. Ai arriti në përfundimin se, përballë një pushtuesi të fuqishëm, siç ishte Perandoria Osmane, shqiptarët nuk mund të arrinin në fitore, pa kapërcyer copëtimin politik të vendit në një varg zotërimesh, pa një bazë organizative të qëndrueshme, pa bashkërendimin e mjeteve dhe të burimeve njerëzore, ekonomike, ushtarake e materiale, pa bashkërendimin e të gjitha veprimeve që zhvilloheshin në rrafsh të brendshëm e të këtyre me veprimet e ndërmarra në rrafsh ndërkombëtar. Një nga hapat e parë në këtë drejtim qe themelimi, me nismën e nën drejtimin e tij, i Besëlidhjes Shqiptare të Lezhës, që përbënte të parin bashkim të gjerë politik të shqiptarëve.
Duke njohur zhvillimin e ngjarjeve dhe perspektivën e tyre, Skënderbeu e kuptoi me kohë se nuk mund të mbrohej vendi, të çliroheshin viset e pushtuara dhe të zhdukej përfundimisht rreziku i pushtimit osman, duke qëndruar mbi bazën e Besëlidhjes Shqiptare si aleancë politike vullnetare, karakteristikë që ajo e kishte pasur në fazën e saj fillestare. Prandaj, në gjirin e koalicionit të fisnikëve shqiptarë u krye dora-dorës një zhvendosje në raportin e forcave (që karakterizon etapën e dytë të veprimtarisë së Skënderbeut si burrë shteti), dhe që çoi në fund të viteve 50-të në krijimin e një pushteti të vetëm shtetëror për të gjitha viset e lira shqiptare.
Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, mbi të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug të viseve të lira, ai u dha mundësi nënshtetasve të tij të zhvillonin një veprimtari ekonomike e tregtare deri diku normale. Prandaj, ashtu si më parë, edhe në këto vite vazhduan të eksportoheshin nga portet e Adriatikut drithëra e prodhime të tjera.
Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu u kushtoi vëmendje viseve të pushtuara. U mbajtën kështu të gjalla dhe u forcuan më tej lidhjet me banorët e këtyre viseve, gjë që ndikoi në forcimin e bashkimit shpirtëror të shqiptarëve dhe në konsolidimin e mëtejshëm të kombit shqiptar, duke i dhënë mundësi të mbijetojë e të zhvillohet më pas në kuadrin e Perandorisë Osmane.
Procesin e bashkimit të shqiptarëve e favorizoi shumë edhe toleranca e lartë fetare e Skënderbeut. Si i krishterë dhe  i rritur në ambientin mysliman, ai qëndroi mbi dallimet fetare. Ai bashkëpunoi ngushtë dhe pa asnjë paragjykim me klerin e riteve të ndryshme dhe dërgoi si ambasadorë të tij në vendet e huaja priftërinj katolikë dhe ortodoksë. Respektimi i besimeve, e riteve fetare ndikoi pozitivisht në procesin e bashkimit të shqiptarëve.
Bashkimi shpirtëror i të gjithë popullit shqiptar dhe forcimi i vetëdijes kombëtare të tij, shënonin fitoren më të madhe të epopesë së lavdishme të shek. XV-të dhe të tërë veprës së Skënderbeut.
Aftësitë e Skënderbeut si burrështetas spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Ai e vlerësoi drejt rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, si kusht i nevojshëm për të përballuar agresionin osman. Duke pasur të qartë se rrezikut osman mund t’i bëhej ballë me sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu iu drejtua vazhdimisht shteteve evropiane dhe kërkoi pjesëmarrjen e tyre në luftën kundër armikut të përbashkët, si dhe përkrahje materiale për luftën e popullit shqiptar.
Personaliteti i Skënderbeut si burrë shteti është i pandarë nga veprimtaria e tij si udhëheqës ushtarak i talentuar. Në kushtet e pabarazisë, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij ushtarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Këtë parim, të ndjekur prej tij, e shprehin me vërtetësi edhe fjalët që Marin Barleti ka vënë në gojë të Skënderbeut, se “kush nuk është në gjendje ta mundë armikun me një ushtri prej 8 deri 12 mijë vetash, nuk do të mund ta bënte këtë edhe me një ushtri shumë më të madhe”. Lidhur me këtë, Gjenerali anglez Xhejms Wolfe (heroi i Kuebekut ) kishte deklaruar se: “Skënderbeu ua kalon gjithë oficerëve, të lashtë e të sotëm, për drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse”.
Mohuesit e Skënderbeut, poshtërues të shqiptarizmës
Personaliteti i Skënderbeut si burrë shteti, strateg e mjeshtër i artit ushtarak dallonte me mbretërit e me princat evropianë të kohës. Ndryshe nga veprimtaria ushtarake e tyre, që bazohej mbi trupat mercenarë të armatosura rëndë, Skënderbeu u mbështet mbi një ushtri të armatosur lehtë, me lëvizshmëri të madhe e aftësi të lartë goditëse, të formuar kryesisht nga vullnetarë që kishin gatishmëri luftarake dhe shpirt vetëmohimi. Prandaj, William Temple, burrë shteti dhe shkrimtar anglez i shekullit XVII, në veprën e tij mbi “Virtytin Heroik”, e vë Skënderbeun “si një nga shtatë kapedanët e mëdhenj të pakurorëzuar (jo mbretër) të Evropës”.
Skënderbeu edhe  vetë luftonte i pangarkuar me armatime të rënda e me krah të shpërvjelur si një ushtar i zakonshëm. Në betejë ai ishte, në të njëjtën kohë, komandant i talentuar, dhe ushtar i guximshëm, që me shembullin e tij bëhej burim frymëzimi për luftëtarët shqiptarë. Edhe në jetën e përditshme Skënderbeu ishte i thjeshtë dhe kohën e kalonte kryesisht me bashkëluftëtarët e tij, duke bërë jetë ushtari.
Skënderbeu gëzonte dashurinë nga bashkëkombësit e vet, jo vetëm sa qe gjallë, por edhe pas vdekjes. Figura e tij mbeti e gjallë në ndërgjegjen e popullit shqiptar si kujtim i asaj lufte që habiti botën me fitoret e saj legjendare dhe u bë krenaria për një të kaluar, të cilën donin ta përsërisnin. Këngët që shqiptarët i thurën Skënderbeut, të cilat i këndonin me krenari edhe përpara pushtuesve, gojëdhënat e lidhura me vendet ku veproi e luftoi ai dhe me vise të tjera të banuara prej tyre, i dhanë atij tiparet e një luftëtari me forca vigane, të pajisur me trimëri të pashoqe, i cili i kalonte caqet e realitetit dhe merrte cilësitë e një figure që mishëronte aspiratat e një populli të tërë për liri e pavarësi.
Kujtimi i Skënderbeut jetoi, jo vetëm në zemrën e popullit që e lindi. Ai pati një shtrirje që kalonte kufijtë e Gadishullit të Ballkanit. Skënderbeu i detyroi të gjitha kohërat të flisnin për të.
Figura e Skënderbeut ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e ushtarakëve, të burrështetasve, e në përgjithësi të opinionit publik evropianë, të cilët kanë kërkuar të nxirrnin mësime nga përvoja luftarake e shqiptarëve, sidomos kur vendet e tyre luftonin kundër pushtuesve të huaj. Këtu e ka burimin ajo literaturë e shumëllojtë dhe shumëgjuhëshe, që i është kushtuar figurës së këtij Heroi, në të katër anët e Botës. Kur vërshimi osman qëndronte si një shpatë mbi Evropën Qendrore, kur në Gadishullin e Ballkanit shpërthyen lëvizjet për çlirimin kombëtar etj., historianët, shkrimtarët e poetët e përdornin figurën e heroit shqiptar si flamur frymëzues për mobilizimin e popujve të tyre në luftë për liri. Dëshmi e përhershme e vlerësimit dhe e respektit të thellë që kanë popujt  e tjerë për Skënderbeun, krahas botimeve të shumta për të, janë sheshet dhe rrugët e Romës, të Parisit, të Brukselit, të Gjenevës dhe të qyteteve të tjera të vendeve të ndryshme, ku janë vendosur monumente e buste të tij, ose që mbajnë emrin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”. Madje në një rast, historiani dhe  shkrimtari francez Voltaire kishte thënë se : “Sikur Perandoria Bizantine të kishte pasur njerëz si Skënderbeu, Perandoria e Lindjes do t’i kishte shpëtuar pushtimit Turk”.

Rreziku i kombit nga sektet e ndryshme fetare
Përpjekjet për të krijuar tensione fetare, në forma të tilla, në kohën kur vendi ka shumë sfida më të mëdha para vetës, janë me qëllime të pastra ogurzeze për vendin dhe të ardhmen e tij. Kosova ka kohë që ka proklamuar rrugën e vet drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike, demokracive perëndimore dhe vlerave perëndimore. Prandaj, deklarimet e tilla, si rasti i deputetit Gëzim Kelmendi, dhe jo vetëm ai, duke i dhënë konotacion fetar figurës së Skënderbeut janë tendenca për të ndërprerë rrugën e saj drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike. Bashkëjetesa fetare e shqiptarëve, është një vlerë e veçantë, e kultivuar ndër shekuj, për shkak të rrethanave dhe kontekstit specifik kombëtar. Kjo na ka bërë dhe duhet të na bëjë krenarë. Mirëpo, sulmet e egra ndaj figurave të mëdha kombëtare, që po ndodhin herë pas here, janë krejtësisht të papranueshme dhe atakojnë substancën kombëtare. Deklaratat e tilla, me motive fetare janë tepër të rrezikshme dhe e dëmtojnë kohezionin e brendshëm kombëtar. Harmonia dhe toleranca fetare e shqiptarëve si vlera thuajse unikale kombëtare fetare, u krijuan ndër shekuj, paralelisht dhe pazgjidhshmërisht me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, nën kujdesin e veçantë të rilindësve tanë dhe në kushte specifike, të ndryshme nga kombet e tjera në Ballkan.
Depërtimi i sekteve dhe i rrymave të rrezikshme fetare është bërë kryesisht, nëpërmjet organizatave të huaja joqeveritare të spektrit fetar. Krizat dhe destabiliteti politik, social, ekonomik, financiar që ka përjetuar vendi ynë gjatë tranzicionit, e të shoqëruara me mungesën e shtetit ligjor dhe me cenime të rënda të rendit  dhe sigurisë; mungesa e financimeve nga shteti dhe shpresa te ndihmat që vinin nga jashtë; mungesa e një ligji për komunitetet fetare; pozicioni i përshtatshëm gjeografik; mungesa e strukturave efikase shtetërore që të merreshin me menaxhimin e raporteve ligjore dhe të detyrimeve të ndërsjella të shtetit me komunitetet fetare janë disa nga faktorët që i lanë hapësirë ardhjes së sekteve e lëvizjeve fetare, veprimtaria e disa prej të cilave është e ndaluar me ligj në shumë shtete.
Të gjithë duhet të bashkëpunojnë për të neutralizuar rrezikun e depërtimit të ekstremizmit në komunitetet tona fetare. Është për të ardhur keq, që në këto vite të pluralizmit, ligjvënësit shqiptarë, nuk u angazhuan si paraardhësit e tyre patriotë, në rikrijimin e asaj infrastrukture të domosdoshme ligjore për të mbrojtur nga rreziqet -besimet fetare shqiptare.
Forcat politike duhet haptazi dhe prerazi të distancohen nga ndonjë tendencë e segmenteve të caktuara të tyre për të përdorur politikisht Bashkësitë Islame apo komunitetet e tjera fetare. Tradita e forcave politike shqiptare, që historikisht nuk kanë synuar të krijojnë një elektorat mbi baza fetare, është njëri ndër faktorët e rëndësishëm që i kanë ruajtur besimet tradicionale  fetare të shqiptarëve nga fanatizmi, ekstremizmi apo fundamentalizmi fetar dhe që e kanë çimentuar harmoninë dhe tolerancën tonë fetare.
Prandaj, duhet një vetëdijesim më i madh, jo vetëm i strukturave shtetërore, por edhe të vetë komuniteteve fetare, të intelektualëve dhe në përgjithësi të shoqërisë civile ndaj rasteve të raportuara si kërcënime të tolerancës fetare apo tentativave të elementeve të diskutueshme që përpiqen të infiltrojnë në emër të fesë për parandalimin e kësaj dukurie, që po rrezikon kombin tonë dhe shtetin që po e ndërtojmë

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...