2013-07-19

Patriot si Mel Gibson!


Kimete Berisha
Kimete Berisha
Edi Rama nuk bëri interpretim modernist të nacionalizmit tradicional, por tregoi se për vete ka zgjedhur ta refuzojë nacionalizmin, dhe në vend të nacionalizmit të ndjej atdhedashurinë.
Për ta refuzuar nacionalizmin duhet pasur nacionalizëm. Nacionalizmi shqiptar është ireal, është legjendë që e gjen në fyell, në çifteli, në përralla dhe në kujtime.
Shqiptarët e Kosovës janë ndjerë nacionalistë për shkak të Shqipërisë qytetare.
Shqiptarët e Kosovës e kanë dhënë edhe jetën për atdhedashuri.
Çdo njeri që e dha jetën për lirinë e atdheut të tij është nacionalist, se heroi nuk e dha jetën për ta çliruar botën e huaj, por vendlindjen e vet.
Hero global ka, por ata paguhen me pare për t’i çliruar vendet e huaja, me të cilat nuk i lidh asnjë kujtim.
Momentalisht në Ballkan, nacionaliste është vetëm gjuha turke, e cila me patetikë po mundohet ta ri-pushtojë Ballkanin, por jo tash me shpata, duke ua këputur kokat shqiptarëve të pamarrun vesh, por tash me shirita filmik që lamentojnë dashurinë që ndodh nē fund të shiritit filmik. E dashuri filmike-turke pa gjak s’ka. Ka, por nga zori pastaj aktoret bëhen travestit, këngëtarët ndërrojnë gjininë e bëhen gra.
Ma gjej një nacionalist shqiptar për farë!
Secili lider shqiptar, gjithmonë nga fillimi, nxiton t’i tregojë Francës e Anglisë që nuk është nacionalist. Franca të ka parë, Anglia të njeh, i ka dokumentat t’ua që zbulojnë se kurrë shqiptarëve nuk ua prishi qetësinë asnjë pushtues, asnjë ndarje, asnjë copëtim nuk na bëri nacionalistë.
Shqipërinë s’e bëri nacionaliste as Serbia. S’ka kush ta bëj më.
Pa nacionalizëm bota ishte religjion. Nacionalizëm i thonë kulturës dhe pasurisë kombëtare që secili vend e ruan me kufinj, me ushtri, polici, dhe me bomba atomike. Kufinjtë nuk janë shprehje e urrejtjes, por shprehje e frikës nga pushtimi dhe nga shuarja.
Evropa për vete ende mban koloni moderne, e Anglia, për kurorën e Elizabetës e jep Evropën.
Vetëm gjuhës angleze i ka hije nacionalizmi, prandaj e flasim të gjithë dhe e duam si të ishte gjuha jonë.
Por për Edi Ramën fol keq sa të duash, tani për tani nuk e gjen gjë. Se, deri në qershorin e ardhshëm e ruan Jupiteri. Kush e ka provuar, e di, që kur të ruan Jupiteri, bota është e jotja.
Pas një viti pastaj, secila mace e zezë mund t’ia presë udhën

Paqja në Ballkan në rrezik për shkak të ndikimit rus? Luftë në Kosovë nuk do të ketë ?!

                  Kërko brenda në imazh Shkruan  :Flori Bruqi, PHD Disa  vjet më parë nga Flakon Demaku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt...