Nga Flori Bruqi
Akullnajat zvicerane që nga viti 1
985 kanë humbur rreth 20% të sipërfaqes së tyre. Sipërfaqja e tanishme e tyre i përgjigjet gjendjes që sipas parashikimeve të derisotme do të realizohej në vitin 2025.
Në mes viteve 1985 dhe 2000, akullnajat zvicerane kanë humbur 18% nga sipërfaqja e tyre, në gjithë alpet, ndërkaq, 22% e më shumë. Nga viti 1973 deri më 1985 bëhej fjalë vetëm për 1%. Kështu tregon inventari i ri i ETH të Zürich-ut.
Kështu, akullnajat qysh sot kanë humbur një sipërfaqe madhësia e së cilës është pritur të humbet për 20 vitet e ardhshme. Sipas një studimi të mëhershëm, për vitin 2025 shkencëtarët kanë pritur një reduktim prej 30%.
Krahasuar me harkun kohor 1850 - 1973, shkrirja e akullnajave është shpejtuar skajshmërisht: për periudhën 1973 - 2000 në faktorin 3, ndërsa për periudhën 1985 - 2000 madje në faktorin 7. Studimi pastaj vjen në përfundimin se: "Përmes rritjes aktuale të temperaturave zhdukja e pritshme në rritje e akullnajave nuk është tashmë një dukuri e së ardhmes. Nëpër alpet ajo po ndodh pikërisht tani, madje dukshëm më intensivisht seç është menduar gjer tani.
Shperndarja e akullnajave ne rruzullin tokesor sipas rajoneve.
1 - Rajonet polare veriore 2.000.000 km ( ne katror)
2- Vendet e gjeresive mesatare te hemisferes veriore 190 000 km
3 - Vendet e gjeresive tropikale 100 km (ne katror)
4 - Vendet e gjeresive mesatere ne hemisferen jugore 26 000 km
5 - Antarktida 14 000 000 km (ne katror)
Shperndarja e Akullnajave sipas kontinenteve.
Evropa 9 780 km (katror)
Azia 127 985
Afrika 22.5
Amerika Veriore 2 018 747
Amarika Jugore 25 000
Australia- Oqeania 1 014,5
Antarktida dhe ishujt përreth 13.980.000
Akullnajat malore kryesore:
Akullnaja Malaspina e cila ndodhet ne Kordilieret e Alaskes është e tipit Piemonte dhe është formuar nga bashkimi ne këmbë te maleve nga shumë akullnaja malore.
Nga këto akullnaja me e gjata është akullnaja Habert 120 km e cila ndodhet ne Kordilieret e Alaskes
Akullnaja Fedcento ne Pamir është 77 km
Akullnaja Siacen e cila ndodhet ne malet e Karakorumit është 75 km e gjatë.
Nga akullnajat malore ne Evrope me e gjata është akullnaja Aleic--27 km e cila ndodhet ne Alpet e evropes.
Ne Ameriken e Jugut akullnaja me e gjatë është akullnaja Bismark ne Andet.30 km
Ne Australi është akullnaja Tasman 29 km e cila ndodhet pikërisht ne Alpet e Zelandes se RE.
Akullnaja e Antartides
Është akullnaja kontinentale me e madhja ne botë, me sip rreth 14 milion km ne katror. Trashesia mesatare e saj është 2300 m e ajo maksimale 4267 m.
Vellimi i akullit është rreth 21.5 milion km,kub.
Nga kjo akullnaje shkeputen pjesë tepër te medhaja akulli duke farmuar ne dete ajzberget me gjatesi qindra km, te cilët nëpërmjet rrymave oqeanike kalojne nëpër oqeane e deri ne brigjet e Amerikes Jugore.
Arktiku ndoshta ne 2080 i lirë nga akulli.
Ky është perfundimi i fundit i shkencetareve. Janë ndryshimet klimatike, ngrohja e kohës qe do të shkaktoj këtë mundësi.
Një zbulim i ri rreth botës e akullnajore.
Poshte shtrese se akullit te Antarktides gjenden liqene ujore. Shtresa e akullit mbi siperfaqen e këtyre liqeneve është me shumë se tre kilometra e trashe. Mendohet qe numri i liqeneve nën shtresen akullnajore është 150.
Një studim i ri ka konstatuar se akullnajat në Groenlandë dhe Antarktidë po shkrihen me një ritëm më të shpejtë. Rezultatet tregojnë se shkrirja e shtresave të akullit po bëhet kontribuesi kryesor në rritjen e nivelit të detit më shumë se sa pritej.
Ky ishte një ndër studimet më të gjata të bëra deri tani në lidhje me akullnajat. Bazuar në dy dekada matjesh mujore përmes satelitit dhe duke studiuar modelet klimatike rajonale, rezultatet janë të qarta, thotë autori kryesor i këtij studimi Erik Rigno.
“Ajo që po vërejmë në Groenlandë dhe Antarktidë është humbja më e shpejtë e masës së akullnajave. Dhe këto shtresa jo vetëm që po shkrihen në oqean, por humbja e masës po rritet nga viti në vit.”
Autorët kanë vënë re se shkrirja e akullnajave që mbulojnë pjesë të mëdha toke po ndodh tre herë më shpejt se sa shkrirja e akullit në male. Zoti Rigno, ekspert i akullnajave në Universitetin e Kalifornisë dhe në një Laborator të Nasës, thotë se kjo nuk ishte e papritur.
“Tani ata po ecin me të njëjtin ritëm. Por nëse prirjet si për akullin në male ashtu edhe për akullnajat vazhdojnë, kjo do të thotë se akullnajat do të bëhen kontribuesi kryesor në rritjen e nivelit të detit, meqenëse ato kanë më shumë akull.”
Të dhënat nga studimi parashikojnë se deri në vitin 2050, niveli i detit do të rritet me 32 centimetra, 15 prej të cilave do të jenë nga shkrirja e akullnajave në Groenlandë dhe Antarktidë, në se ky proces vazhdon me ritmin e tanishëm. Zoti Rigno thotë se kjo është shumë më e lartë se sa ishte parashikuar nga Komisioni Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimin e Klimës.
“Kjo do të thotë se disa nga parashikimet që kanë bërë ata në raportin e tyre të fundit vihen në pyetje dhe se roli i akullnajave nuk është dytësor në studimin e rritjes së nivelit të detit në të ardhmen. Përkundrazi, ky është ndër faktorët kryesorë të rritjes së nivelit të detit dhe ky studim e konfirmon këtë.”
Zoti Rigno thotë se studimi vërteton se ngrohja globale është shqetësim i madh dhe i vërtetë, veçanërisht për njerëzit në zonat bregdetare, të cilëve u jep pak kohë për të reaguar ndaj rritjes së nivelit të detit. Ai thotë se ngrohja e oqeaneve mund të përshpejtojë edhe shkrirjen e akullit në pole.
“Nëse këto oqeane po ngrohen, ne duhet të kuptojmë se çfarë ndikimi do të kenë tek akullnajat dhe tek shkëputja dhe lundrimi i tyre në oqeane. Tani shohim se në vendet ku oqeanet po ngrohen, akulli shkrihet më shpejt dhe akullnajat shkëputen më shpejt.”
Zoti Rigno thotë se është e rëndësishme që të vazhdojë monitorimi i akullnajave dhe duke përdorur këtë informacion të kombinuar me të dhënat historike, të ndërtohen modele që mund të parashikojnë më mirë shkrirjen e akullnajave gjatë shekullit të ardhshëm.
985 kanë humbur rreth 20% të sipërfaqes së tyre. Sipërfaqja e tanishme e tyre i përgjigjet gjendjes që sipas parashikimeve të derisotme do të realizohej në vitin 2025.
Në mes viteve 1985 dhe 2000, akullnajat zvicerane kanë humbur 18% nga sipërfaqja e tyre, në gjithë alpet, ndërkaq, 22% e më shumë. Nga viti 1973 deri më 1985 bëhej fjalë vetëm për 1%. Kështu tregon inventari i ri i ETH të Zürich-ut.
Kështu, akullnajat qysh sot kanë humbur një sipërfaqe madhësia e së cilës është pritur të humbet për 20 vitet e ardhshme. Sipas një studimi të mëhershëm, për vitin 2025 shkencëtarët kanë pritur një reduktim prej 30%.
Krahasuar me harkun kohor 1850 - 1973, shkrirja e akullnajave është shpejtuar skajshmërisht: për periudhën 1973 - 2000 në faktorin 3, ndërsa për periudhën 1985 - 2000 madje në faktorin 7. Studimi pastaj vjen në përfundimin se: "Përmes rritjes aktuale të temperaturave zhdukja e pritshme në rritje e akullnajave nuk është tashmë një dukuri e së ardhmes. Nëpër alpet ajo po ndodh pikërisht tani, madje dukshëm më intensivisht seç është menduar gjer tani.
Shperndarja e akullnajave ne rruzullin tokesor sipas rajoneve.
1 - Rajonet polare veriore 2.000.000 km ( ne katror)
2- Vendet e gjeresive mesatare te hemisferes veriore 190 000 km
3 - Vendet e gjeresive tropikale 100 km (ne katror)
4 - Vendet e gjeresive mesatere ne hemisferen jugore 26 000 km
5 - Antarktida 14 000 000 km (ne katror)
Shperndarja e Akullnajave sipas kontinenteve.
Evropa 9 780 km (katror)
Azia 127 985
Afrika 22.5
Amerika Veriore 2 018 747
Amarika Jugore 25 000
Australia- Oqeania 1 014,5
Antarktida dhe ishujt përreth 13.980.000
Akullnajat malore kryesore:
Akullnaja Malaspina e cila ndodhet ne Kordilieret e Alaskes është e tipit Piemonte dhe është formuar nga bashkimi ne këmbë te maleve nga shumë akullnaja malore.
Nga këto akullnaja me e gjata është akullnaja Habert 120 km e cila ndodhet ne Kordilieret e Alaskes
Akullnaja Fedcento ne Pamir është 77 km
Akullnaja Siacen e cila ndodhet ne malet e Karakorumit është 75 km e gjatë.
Nga akullnajat malore ne Evrope me e gjata është akullnaja Aleic--27 km e cila ndodhet ne Alpet e evropes.
Ne Ameriken e Jugut akullnaja me e gjatë është akullnaja Bismark ne Andet.30 km
Ne Australi është akullnaja Tasman 29 km e cila ndodhet pikërisht ne Alpet e Zelandes se RE.
Akullnaja e Antartides
Është akullnaja kontinentale me e madhja ne botë, me sip rreth 14 milion km ne katror. Trashesia mesatare e saj është 2300 m e ajo maksimale 4267 m.
Vellimi i akullit është rreth 21.5 milion km,kub.
Nga kjo akullnaje shkeputen pjesë tepër te medhaja akulli duke farmuar ne dete ajzberget me gjatesi qindra km, te cilët nëpërmjet rrymave oqeanike kalojne nëpër oqeane e deri ne brigjet e Amerikes Jugore.
Arktiku ndoshta ne 2080 i lirë nga akulli.
Ky është perfundimi i fundit i shkencetareve. Janë ndryshimet klimatike, ngrohja e kohës qe do të shkaktoj këtë mundësi.
Një zbulim i ri rreth botës e akullnajore.
Poshte shtrese se akullit te Antarktides gjenden liqene ujore. Shtresa e akullit mbi siperfaqen e këtyre liqeneve është me shumë se tre kilometra e trashe. Mendohet qe numri i liqeneve nën shtresen akullnajore është 150.
Shkrirja e pahasur me pare e akujve ne Greenland gjate ketij muaji i ka habitur shkencetaret e NASA-s dhe ka ngritur shqetesimin qe rajoni eshte duke humbur nje pjese shume te madhe akulli, shume me shume nga sa eshte parashikuar.
Sipas zedhenesit te NASA-s rreth gjysma e siperfaqes se akullt te Greennland-es shkrin ne menyre te zakonshme gjate nje vere mesatare.
Por te dhenat nga satelitet e pavarur gjate korrikut, te analizara nga ekspertet e NASA-s dhe nga shkencetaret kane treguar qe ne me pak se nje jave sasia e akujve te shkrire ka shkuar nga 40% ne 97%.
Ne me shumne se 30 vjet vezhgime, satelitet nuk kane matur asnjehere kete sasi shkrirje, e cila arrin pothuajse te gjithe siperfaqen e mbuleses se akullt te Greenland-es.
Kur Son Nghiem nga Jet Propulsion Laboratory i NASA-s vezhgoi kete fenomen te shkrirjes, ai tha ne deklaraten per shtyp te NASA, : "Kjo eshte aq e jashtezakonshme sa ne filllim une vura ne dyshim te dhenat; ishte kjo e vertete apo ishte gjithcka per shkak te nje gabimi ne te dhenat qe kishim?"
Shkencetaret tek Goddard Space Flight Center ne NASA, Universitetit te Georgia-Athens dhe City University te New York, te gjithe e kane konfirmuar shkrirjen e akullit.
Menaxheri i programeve te kriptosferes se NASA-s, Tom Wagner ia dha meriten e observimit te shkrirjes sateliteve dhe shpjegoi per The Huffington Post qe, edhe pse ngjarja specifike mund te jete pjese e nje ndryshimi natyror, "Ne kemi te dhena te mjaftueshme qe Greenland-a eshte duke humbur akull, ndoshta per shkak te ngrohjes globale dhe kjo eshte duke kontribuar ne menyre te dukshme ne rritjen e nivelit te deteve."
Wagner tha qe akulli eshte duke u holluar dukshem rreth anes periferike, duke ndryshuar keshtu masen e pergjithshme te akujve te Greenland-es, dhe ai beson qe kjo vjen kryesisht per shkak te ngrohjes se ujerave te oqeaneve.
Ai shtoi me kujdes: "Ka te ngjare qe te kete lidhje me ngrohjen antropogjenike."
Kjo shkrirje sapecifike ekstreme ndodhi pjeserisht per shkak te nje moti jo te zakonshem mbi Greenland-e gjate ketij viti.
Shkrirje e dallueshme ndodhi ne rajone specifike te Greenland si per shembull zona rreth Summit Station, e vendosur dy milje mbi nivelin e detit. Asnjehere qe nga viti 1889 nuk ka ndodhur nje shkrirje e tille, sipas analizes se kores se akullit tepershkruar ne deklaraten per shtyp te NASA-s.
Studiuesja e akujve Lora Koenig tha qe ngjarje te ngjashme shkrirje ndodhin nje here ne rreth 150 vjet. Por ajo shtoi qe nese ne do te perballeni me ngjarje te tilla serish ne vitet ne vazhdim, do te duhet te fillpnim te shqetesoheshim seriozisht.
"Nje prej pyetjeve te medha eshte:'Cfare i ka ndodhur Arktikut ne pergjithesi?'."- tha Wagner per Huff Post.
Vetem javen e kaluar nje ngjarje tjeter jo e zakonshme ndodhi ne rajon; nga Petermann Glacier e Greenland-es u shkeput nje ajsberg me madhesi sa dyfishi i Manhattan.
Ne muajt e kaluar, studime te ndara nga njera tjetra jane bere duke treguar qe njerezit jane duke luajtur nje rol thelbesor ne ngrohjen e oqesaneve dhe qe rajone specifike ne bote jane shume te prekshme nga ngritja e nivelit te deteve.
Wagner shpjegoi qe ne vitet e fundit, studimet kane vezhguar nje hollim te akujve detare dhe ndryshime te pergjithshme dramatike.
Ai ishte i qarte: "Ne duhet te kemi gjithmone parasysh faktin qe Greenland eshte duke humbur nje sasi te jashtezakonshme akulli dhe qe kjo do te ndikoje ne te gjithe planetin.
Ne vend te akullnajave ne malet e Alltaj (Altai) se shpejti do te duken pyje, mendojne shkencetaret. Per shkak te ndryshimeve klimatike masivet akullnajore atje po reduktohen ne menyre te ndjeshme. Gjate 40 viteve te fundit kane shkrire 77 akullnaja. Kjo tendence, mendojne specialistet e Universitetit Shteteror te Alltait, do te ruhet gjate 10 viteve te ardhshme.
Akullnajat e Alltaj filluan te shkrijne ne mes te shekullit XIX dhe gjate kesaj kohe jane terhequr me 1.5 ose 2 kilometra. Ne vit zhduken rreth 10-15 metra akull, tregoi per “Zerin e Rusise” docenti i Fakultetit te Gjeografise te Universitetit Shteteror te Alltait Oleg Ostanin:
“Kjo tendence perfshin luginat dhe akullnajat me te medha. Kohet e fundit akullnajat po fillojne te shkrijne me shpejtesi shume te madhe. Per shembull, ne vitin 2008 akullnaja Sofia ka shkrire me shpejtesi 40 metra ne vit. Ky eshte nje tregues mjaft i larte”.
Sipas mendimit te shkencetareve, arsyeja e terheqjes se akullnajave qendron ne ngrohjen globale te klimes. Temperatura mesatare ne Alltaj eshte rritur per 100 vjet me 1.5 grade. Nderkohe vihet re rritja e dinamikes se ketij procesi. Sipas parashikimeve, gjate 10 viteve te ardhshme terheqja e akullnajave do te vazhdoje madje me shpejtesi me te madhe se tani. Me çfare pasojash eshte e mbarsur shkrirja e akullnajave? Ne radhe te pare kjo do te ndikoje ne gjendjen e lumenjve, shpjegon Oleg Ostanin:
-“Kjo mund te ushtroje ndikim ne zhvillimin e bujqesise, sepse tokat bujqesore jane te lidhura me arteriet ujore. Ndersa akullnajat jane burimi kryesor ujor per rajonin ne fjale. Nje pjese te madhe te burimeve ujore e sigurojne shtresat e debores, uji i perftuar nga shkrirja e akullit, reshjet, por baze e furnizimit te lumenjve me uje, sidomos atyre malore, jane megjithate akullnajat”.
Te dhenat e klimatologeve deshmojne se ne Toke ne menyre te pandalshme po vazhdon ngrohja e klimes gjate 150 viteve te fundit. Ndersa para kesaj eshte vene re, perkundrazi, ftohja. “Luhatje” te tilla klimatike, theksojne shkencetaret, jane krejtesisht normale per natyren. Per shembull, nga shekulli VII deri ne shekullin XII ka patur nje ngrohje madje edhe me te fuqishme se tani. Megjithate ne kushtet aktuale ne luhatjet e natyrshme te temperatures luan rol te ndjeshem edhe faktori njeri - ndikimi antropogjenik i qyteterimit modern. Dhe prandaj shkenca vezhgon me vemendje te madhe shpejtesine e shkrirjes se akullnajave. Ky proces ka jo vetem minuset por edhe pluset e veta, thote Oleg Ostanin:
Pas terheqjes se akullnajave kufiri i siperm i pyjeve po fillon te ndryshoje gjithashtu. Masivet pyjore ndjekin gradualisht akullnajat. Rrjedhimisht, vellimi i masiveve pyjore do te rritet. Ndersa shtimin e pyjeve do ta pasojne edhe peisazhe te tjera.
Si do te shkoje ky proces, shkencetaret nuk jane te gatshem ta parashikojne. Megjithate, dukuri te tilla eshte e domosdoshme te monitorohen vazhdimisht, shprehen me bindje ata. Sepse dihet qe ne boten e gjalle çdo gje shkon ne nderlidhuri: ndryshimi i nje faktori ne menye te pashmangshme do te ndikoje ne gjithe te tjeret.
Parku i Maleve Shkembore kanadeze eshte sigurisht nje prej atraksioneve me te bukur, jo vetem ne Kanada por ne te gjithe Ameriken e Veriut.
Kjo zone, qe njihet per biodiversitetin e saj, eshte ne fakt trashegimi e UNESCO-s dhe perfshin parqet kombetare Banff, Jasper, Yoho dhe Kootenay, si edhe parqet provinciale Hamber, Mount Assiniboine dhe mount Robson, maja me kete emer eshte me e larta ne ne Malet Shkembore kanadeze, ne British Columbia.
Ne gjithe kete eshte nje peisazh i mrekullueshem i pasur me pylle, maja te larta malesh, lumenj, ujevara, kanione, liqene akullnajore, nder te cilat gjenden dhe burimet e disa liqeneve te rendesishem te Amerikes veriore, si Kolumbia, Saskatchewan dhe Athabasca.
Pervec ketyre, ne brendesi te rajonit ndodhet e ashtuquajtura Burgess, nje ekspozite e argjilit te erret ne te cilen u gjenden fosile me rendesi te paleontologjise, futur edhe kjo ne trashegimine e UNESCO-s.
Parku kombetar Jasper eshte me i madhi nder parqet e Maleve Shkembore kanadeze. Ne fakt shtrihet ne nje siperfaqe prej 10,000 kilometra katrore ne provincen Alberta dhe perfshin pervec maleve dhe liqeneve, edhe burime termale dhe lugina, mes te cilave Tonquin Valley.
Mes ketij parku dhe parkut kombetar Banff, me i vjetri ne Kanada, gjendet nje spektakel i mrekullueshem natyror, po flasim per mijera akullnaja te Kolumbise Icefield, akullnajat me te medha ne bote.
Gjate ketij manifestimi te jashtezakonshem natyror u nderua rruga panoramike Icefield Parkway, qe lidh parkun kombetar Jasper me ate te Banff dhe Yoho, qe ju lejon gjithashtu te admironi akullnaja te mrekullueshme, nese deshironi mund t'i shihni dhe nepermjet turneve me avion, me kembe nepermjet eskursioneve.
Nje atraksion tjeter i mrekullueshem i parkut jane liqenet fantastike me ngjyra mahnitese, qe ngjajne si tavolina gjigande te ngjyrosura me ngjyre te gjelber dhe blu.
Ne parkun kombetar Banff ia vlen te beni nje eskursion me varke ne liqenin Minnewanka, ndersa ne parkun kombetar Jasper ju keshillojme te vizitoni Spirit Island, nje ishull i vogel ne liqenin Maligne, per shkak te peisazhit te tij emocionues.
Duke kaluar parkun kombetar Jasper arrihet ne parkun provincial Wells Gray, qe do t'ju mahnise me format vullkanike, me ujevarat, me liqenet e tij te qete dhe burimet minerale.
Ne hyrje te parkut pastaj, ujevarat Helmcken mbledhin turiste me madheshtine e tyre. Nese jeni te pasionuar pas natyres dhe udhetare kurioze jeni pikerisht ne vendin e duhur, sepse Kanadaja ofron mjedise te mrekullueshem natyrore, si ne Toronto dhe Vankuver.