RIZA LAHI
“Dhe, vëndin e parë” – kryetari I jurisë së festivalit ndërkombëtar të folkut në Bursën e famëshme, kryeqytetine parë të osmanëve – “Kosovaaaaaaaaa”….
Salla e madhe ku konkuruan për tre netë 23 ansamble nga gjithë bota, shpërthen nga duartrokitjet dhe fishekzjarret. Artitsët e mrekullueshëm të ansamblit shtetëror të Kosovës “Shota” e tregojnë harenë e tyre me mënyra të dryshme.
Valltari I linjës së parë, një burrë I gjatë dhe I pashëm e me mustaqe, një brilant si të ishte vetë Besim Zekthi në kulmet e tija, I bie tabanit të skenës me shpullë, sipas një motivi në vallet e shqitarëve kur duan të shprehin një gëzim të jashtëzakonëshëm.
Besnik Grajçevci ka qënë në luftë, si edhe tre artistë të tjerë të këtij ansambli profesionistësh, të krijuar që në vitin 1964. Besniku rrëmbeu armën kur duhej dhe tani paraprinë rëmbimine trofeve të ansamblit të tij, që e drejton një burrë I mrekullueshëm dhe këngëtar shumë I njohur, Ismet Bogujevci.
Një valltare e ansamblit, një bionde dhe njëra prej 4 këngëtareve merr mikrofonin dhe pa orkestër, nis të buçasë me tone shumë të larta dhe , sigurisht të sakta, kënga e kompozitorit shkodran Zef çoba “ Xhamadani vija – vija….”
Vetëm një njeri rri si I shushatur dhe akoma nuk e ka marrë veten nga kjo hare. Është koreografi I ansamblit dhe I njërës nga vallet më të bukura prej tre valleve që demonstruan kosovarët në këtë festival, Nazmi Demaj.
Demaj ka 30 vite në këtë ansambël dhe kujton edhe periudhën kur pushtuesit e Kosovës më së fundi vendosën të spostonin që të gjithë shqitarët në këtë ansambël profesionist , nga 4 që kishte ish Jugosllavia duke ia ndryshuar edhe emrin.
“Por, sapo ia mëshoi NATO, ne shkuam që të gjithë te selia e ansamblit dhe e morëm në dorëzim menjëherë”, na tregon mua, dhe doktorit të famshëm popullor të Tiranës, Selim Vrapit, që ka ardhur tok me ansamblin tonë “Shqiponjat” në këtë festival, si I ftuar I veçantë I presidentit Eqerem Tuga.
Shpërthimi I “Shotës” në skenë ishte I papërballueshëm. Trimëresha kosovare hyri në skenë pas disa valleve të qeta e të bukura , sigurisht.
Ajo hyri e bukur, marramendëse, si një simbol I furisë me të cilën Kosova e pasluftës kërkon t ë çajë përpara . Kush përfaqsues shteti që nuk e ka njohur akoma Republikën më të re të Evropës, Kosovën, do të dorëzohej menjëherë përara kësaj furie të ardhur nga një popullatë nga më vitalet e Evropës dhe më të rejat të sajat.
Është shumë grishëse të dijnë të gjithë se çfar bën shteti I ri I Kosovës për të ruajtur, zhvilluar dhe forcuar e çarë përpara me ansamblin e ansamblet e tija.
Rreth 120 mijë Euro ka vënë në dispozicion të ansamblit vetëm për dieta dhe rrugëtime ministria e Kulturës në Kosovë. Kosova heq nga kafshata e saj e gojës për hir të kulturës . Vallet kosovare tërë furi, elegancë dhe rini, çajnë ngado pa pyetur askënd. Por, të kemi parassh, se kjo minsitri drejtohet nga një artist që, siç thotë gjatë intervistës sonë Nazmi Demaj, “ Ministri jonë Memli Krasniqi, I ka mësha kitarrës”.
Artistët, nga ana e tyre, këtë investim të popullit të Kosovës ia shpërblejnë me shpirt. Ata, që morën çmimin e parë në këtë festival, duke lënë pas Gjeorgjinë dhe Kinën – vëndet e dyta e të treta – sapo qenë kthyer nga një tjetër turne , ku, mes 23 shteteve kishin marrë çmimin e dytë por që, siç më tha I menduar myslimani I devotshëm Ismet Bogujevci dhe që mes tër atyre ushqimeve përallore që kishin investuar turqit për pjesëmarrësit në Bursa – 968 artistë – kishte vendosur të agjëronte , “na e kanë hangër hakun, më beso, Rizë!”
Thamë se në festivalin botëror të Bursës ishin edhe dy ansamble të tjerë. Njëri, amator, shumë I mirë, vinte nga Tetova. Drejtuesit e tij, qenë mërzitur se Bashkia atje I kishte ndihmuar vetëm duke iu paguar udhëtimin, por nuk iu kishte dhënë dieta. Ata na thanë se që të gjithë ansamblet folklorike papërjashtim, në Maqedoni janë në konsideratë nga Bashkitë locale. Siç kemi dëgjuar se edhe këtu në Shqipëri, disa bashki veprojnë po ashtu, sidomos ajo e Vlorës, e Fierit e ndonjë tjetër. Po….Po ky ansambli nga Shqipëria që prezantoi folkun tonë në këtë aktivitet me kaq potencë, kur çmimi I parë u shpërblye me 20 mijë euro?? Që u duartrokit gjatë dhe që fitoi simpatinë e të gjithëve?
Sigurisht që do të kishte çuditur që të gjithë pjesëmarrësit, fakti I turpshëm që vjen nga Shqipëria.
Askush, as nga Ministria e TKRS, as nga Bashkia e Tiranës apo ndonjë minibashki, nuk e ka ndihmuar këtë ansambël qoftë edhe me një kacidhe. Qoftë edhe me një “rruga e mbarë” apo “mirëseardhët”. Nga ambasada jonë në Turqi as e dhe një “selam”. Na thanë se, për vendosjen e flamujve nëpër ambientet e mëdhej të parkut ku bëhej festivali, qenë interesuar edhe ambasadat përkatëse.
Ishte shumë e trishtueshme …Kur u kthyem në atdhe, valltari nga më të mirët, Xhoiken Qeama, ….i shkreti….kishte dalë të priste shokët dhe nuk shqitej dot prej tyre. Ai nuk kishte mundur të vinte në truneun e Bursës, se ia kishin flakur nga puna të dy prindërit dhe nuk kishte mundësi të paguante porcionin e tij për pagesën e autobuzit.
Kurse, një valltare tjetër , shumë e mirë, Eriona leskoviku, më thoshte në autobus: “Xhaxhi Rizai. Moma ime punon pastruse. Ajo paguhet mirë kur punon të dielave. Moma ima punoi katër të diela që unë të vija këtu…sa më ka marrë malli për momën…edhe për gjyshin më ka marrë malli shumë…”
Presidenti I ansamblit, Tuga na tregoi se më parë Ministria I ndihmonte sadopak materialisht, mjafton që të prezantoheshin sa më mirë jashtë vëndit, dhe, këtë gjë, ta dëshmonin. Mirëpo “Kur u bo ministër Ylli Pango, na u pre gjithëçka…tanimë rrugën apo “fee” në e pjesëmarrjes, kur nevojitet, e paguajnë prindërit e fëmijëve, megjithëse, në ansamblet e folkut, rrallë gjen fëmijë parallinjësh”.
“Shqiponjat” e Tugës janë krijuar që në vitin 1994 dhe kanë në sallën ku stërviten me dhjetra trofe të fituara nga të mbi 160 shfaqet e dhëna jashtë atdheut.