2013-07-14

Si ndikon gjuha tek sjellja ekonomike?

Një ekonomist në Universitetin e Yale beson se gjuha që ne flasim ka ndikim në sjelljet tona, e veçanërisht në lidhje me të ardhmen. Por a mundet që mënyra se si falsim të përcaktojë sjelljen tonë ekonomike ?
Ka disa vende në botë që mund të quhen "pa të ardhme", sipas profesorit të ekonomisë në Universitetin e Yale, Keith Chen. Por nuk ka vend për panik, pavarësisht termit të përdorur, sepse në fakt 10 % e vendeve që janë "pa të ardhme" kanë një ekonomi të qendrueshme thotë Chen për DW.
Chen mendon se vendet që bashkojnë të tashmen me të ardhmen, e ndiejnë më shumë të ardhmen dhe janë të predispozuar të bëjnë diçka në atë moment duke menduar për të ardhmen, si përshembull kursimi i parave apo seksi i sigurtë.
Vende që nga ana tjetër kanë mënyra më të strukturuara për të folur për të ardhmen, kanë tendencën të shohin të ardhmen si diçka tjetër dhe për pasojë mund të lenë për të bërë diçka më vonë ose ta injorojnë. Ky përkufizim është bërë për herë të parë nga linguisti suedez Professor Östen Dahl në vitin 2000, pas një studimi në vendet e Europës Veriore.
Grafik për zonën pa të ardhme dhe të ardhurat në GDP
10 përqind e vendeve në botë nuk kanë kohë të ardhshme
Professor Chen e shtriu këtë studim në të gjithë botën dhe qëllimi i studimit ishte krahasimi i strukturave gramatikore të kohës së ardhme. Por Dahl thotë se ai nuk do të kishte dashur “të krijonte një përkufizim të tillë” dhe nuk priste aspak që ky përkufizim të lidhej edhe me sjelljet ekonomike, që sipas tij ështe e vështirë për ta provuar. Dahl shton se përkufizimi i tij tregon se në botë janë dy struktura gjuhësore: ato që e theksojnë të ardhmen dhe ato që nuk e bëjnë një gjë të tillë.
Zona europiane ku fliten gjuhët pa të ardhme
Por Chen është në dijeni të kësaj. Ai fillon të flasë duke shpjeguar ndryshimin mes anglishtes dhe gjermanishtes. Anglishtja bën pjesë në grupin e vendeve që e theksojnë të ardhmen duke përdorur "will" (do të), përshembull, "tomorrow I will go shopping" (nesër do të shkoj për pazar), ndërkohë gjermanët përdorin të tashmen për t'iu referuar të ardhmes: "Morgen gehe ich shoppen" (Nesër shkoj për pazar), pavarësisht se mund të përdorin "werden" (do të).
Gjuhët pa të ardhme 'bëjnë seks të sigurt dhe nuk pijë shumë duhan'
Chen gjeti pas studimit të tij zbuloi se njerëzit në vendet me gjuhë pa të ardhme pijnë më pak duhan dhe janë të predispozuar të përdorin më shumë masat mbrojtëse gjatë marrdhënieve seksuale, se sa ata që e theksojnë qartë të ardhmen. Në mënyrë që të mund të kishte sa më shumë variacion në studimin e tij, Chen jo vetëm krahasoi gramatikën e të gjithë vendeve, por ai shkoi edhe në 9 vende të ndryshme të cilët kanë ngjashmëri gjuhësore me vendet që kufizohen.
Më pas ai u përpoq të gjente familje që ngjanin pothujase në çdo aspekt, që nga të ardhurat ekonomike, edukimi, numri i pjestarëve të familjes, deri tek mosha e prindërve dhe fëmijëve, por që flisnin gjuhë të ndryshme. Ai zbuloi se ato familje që flisnin një gjuhë pa të ardhme pinin 13% më pak duhan. Gjithashtu ata kishin pak mundësi për tu bërë obezë, ishin më aktivë fizikisht dhe më të shëndetshëm në moshën e pensionit.
Chen vazhdon, "në vendet në zhvillim si Afrika, në disa shtete përqindja e njerëzve të infektuar me HIV i kalon 2/3 e popullsisë, pra investimi më i madh qe mund të bëhet është promovimi i kryerjes së seksit të sigurtë. Përshembull meshkujt që flasin Yoruba përdorin kondomët 13% më shumë se sa meshkujt që flasin Hausa, edhe pse janë nga e njëjta fe dhe kanë të njëjtin edukim."
Kufijtë europianë
Në Europë, Chen përdori një hartë të Profesor Dahl për të bërë kërkimet e tij. Sipas Chen, Greqia gjatë periudhës 1985-2010 ishte vendi me kursimet më të vogla në krahasim me GDP, po ashtu si Italia, Franca, Spanja dhe Portugalia. Të gjitha këto janë vende që e theksojnë qartë kohën e ardhme.
Një ndryshim interesant ai ka zbuluar mids gjuhës portugeze dhe portugezçes që flitet në Brazil. Çuditërisht brazilianët e kanë më shumë të zhvilluar shpirtin e kursimit dhe ata kanë zhvilluar një ndërtim tjetër të formimit të kohës së ardhme në krahasim me gjuhën portugeze që flitet në Portugali.
E ardhmja mund të ndryshohet
Familjet të cilat flasin një gjuhë pa të ardhme kursejnë 20-30% më shumë se sa ato familje që flasin një gjuhë me të ardhme të theksuar qartë. Nëse keni lindur në një gjuhë me të ardhme, mos u trembni thotë Chen duke qeshur. Ka gjithmonë njerëz që ndryshojnë sjelljen dhe ju mund të bëni një gjë të tillë.
Në fillim të studitmit ai nuk përfshiu emigrantët, sepse ata flasin gjithnjë më shumë se dy gjuhë dhe mund të bënin pak konfuze gjërat, por më pasi ai mendoi se si mësimi i një gjuhe të re mund të të ndryshojë. Ai zbuloi se fëmijët që mësonin kinezçe në një shkollë në Utah, kishin tendencën të kursenin më shumë se fëmijët që mësonin vetëm anglisht.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...