2013-07-16

Enver Hadri thoshte: Me vdekë për atdhe është një privilegj!

Halit Xhemë Elshani

Pëvjetori i lavdisë

Vrasja e tre patriotëve, liridashës e përparimtarë në Gjermaninë përendimore me 17 gjegjësisht me 18 janar 1982 në krye Jusuf Gervallën duhet të ngjallin mërinë më të madhe kundër armikut. Këto vrasje duhet t’i bashkojnë të gjitha forcat përparimtare kosovare në luftë të vendosur drejt pavarësisë.
Kosova e jonë e dashur që nga 11 marsi 1981 u bë arenë e ngjarjeve të përgjakshme. U bë prova dhe qëndrueshmëria e shqiptarizmit. Pushteti jugosllav i vret dhe i burgos kosovarët. Por Kosova nuk u qetësua. Kosova nuk hesht! Politika diskriminuese e qeverisë fashiste jugosllave bëri që Kosova sot të ketë shkallën më të ulët të zhvillimit ekonomik, që papunësia të arrijë kulminacionin, që pasuria e Kosovës të çfrytzohet në maksimum prej firmave të huaja. Politika hegjemoniste e sërbomëdhenjve të Beogradit iu mohoi ende të gjitha të drejtat politike e njerëzore shqiptarëve të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi dhe Sërbi.
Qeveria fashiste dhe revizioniste e Beogradit dërgon ushtri dhe polici speciale për të vrarë rininë tonë liridashëse, revolucionare dhe përparimtare, dërgon tanke për të shkelur femijtë tanë shqiptarë në Kosovë. Më se tre mijë të vrarë nga policia dhe ushtria jugosllave e me mijëra të tjerë të plagosur e të humbur. Dyqind e tetëdhjetë e gjashtë vetë të dënuar me burg në kohëzgjatje prej tre deri në pesëmbëdhjetë vjet. Më se njëmijë të tjerë presin për t’u gjykuar në gjyqet e UDB-së jugosllave. Dhe ku do të ndalet ky numër… Bijtë dhe bijat më të mira të Kosovës kërkuan të drejtat legjitime të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare të okupura nga Jugosllavia. Kemi parë ku çon politika jo e drejtë e një pseudosocializmi, siç është politika fashiste e qeverisë jugosllave. Shqiptarët vdiqën në Kosovë - për Kosovën, shqiptarët vdesin në botën e lirë – po për Kosovën! Vdesin djemtë më të mirë të kombit. Por edhe sikur të na vrasin të gjithëve këtu në mëgrim që jemi, Levizja Nacional Çlirimtare për të Drejtat e Shqiptarëve nuk do të shuhet sepse çdo njeri nga ne e din se të vdesish për atdhe është një privilegj!
Vrasja nga agjentura fashiste e Beogradit të tre atdhetarëve kosovarë, me në krye atedhetarin dhe përparimtarin e çmuar Jusuf Gërvalla, duhet të ngjallë mërinë më të madhe kundër armikut, duhet t’i bashkojë të gjitha forcat përparimtare kosovare në luftë të vendosur drejt pavarësisë dhe socializmit të vërtetë.
Rrezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës shpreh indinjantën e vet dhe proteston energjikisht kundër masave fashiste që merr qeveria e Beogradit për t’i likuiduar atdhetarët kosovarë, qoftë në Kosovë apo në botën e jashtme. Këto akte kuptohen si shpallje lufte mërgatës shqitare. Ne të gjithë jemi bijtë e Kosovës. Ne të gjithë jemi vëllezër. E sot ne jemi më të bashkuar se kurrë, më vigjilentë dhe më të vendosur që të vazhdojmë rrugën e lirisë së Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare drejt një të ardhmeje më të lumtur.
Avanturierët, nostalgjikët dhe shërbëtorët e UDB-ësë nuk kanë vend në mesin tonë. Para armikut dhe në mes të turbullirave, që ka sot në botë, asgjë nuk është e lejueshme përpos se të bashkojmë idetë tona, njerrëzit tanë dhe territoret tona. Këtë detyrë të rëndë ne do ta zbatojmë për lirinë e Kosovës dhe krahinave të saja, me një ndërgjegje që t’i shërbejmë mirë dhe me vendosmëri deri në fitoren e plotë!
Kosova me ne! - Ja vdekje - ja liri!
Enver Hadri, d.v.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...