2013-08-02

TIRANË-Ka nisur aplikimi për shtetësi shqiptare





Pasaporta e Shqipërisë është dokument identifikimi dhe udhëtimi që përdoret nga shtetasit shqiptarë për të kryer udhëtime jashtë kufijve të Shqipërisë[1] dhe shërben për të provuar shtetësinë shqiptare dhe për të identifikuar mbajtësin e saj. Organi kompetent për lëshimin e tyre është Ministria e Brendshme. Mbajtësi i pasaportës shqiptare gëzon të drejtën për mbrojtje diplomatike në çdo skaj të botës kapilarisht nga Shteti shqiptar në rast të cënimit të dinjitetit, integritetit dhe të drejtave njerëzore të shtetasve shqiptarë në vendet e huaja. Në fillim të vitit 2011 është hapur debati lidhur me mundësinë që Republika e Shqipërisë të lëshojë pasaporta për të gjithë pjestarët e bashkësisë shqiptare kudo në Ballkan.[Cito burimet] Me Vendim te Keshillit te Ministrave nr. 913 te dates 21.12.2011 pasaporat jobiemtrike nxirren jashte perdorimit duke filluar nga data 01.03.2012. Nga kjo date pasaportat jobiometrike nuk do vlejne me si dukument udhetimi.


Pasaporta shqiptare biometrike2009 EPassport logo.svg


Pasaporta biometrike

Në kuadër të nismës së Qeverisë shqiptare për modernizimin e Gjendjes Civile dhe paisjen e qytetarëve shqiptarë me dokumenta identifikimi të një standardi të lartë ndërkombëtar, pasaporta që lëshohet prej muajit maj të vitit 2009 është e formatit biometrik [3]. Paisja në një numër të konsiderueshëm me këtë dokument të rëndësishëm ishte një nga kushtet që mundësoi qytetarët e Shqipërisë të hyjnë në listën e bardhë Schengen duke filluar nga fundi vitit 2010 [4]. Vetëm mbajtësit e pasaportës biometrike mund të udhëtojnë pa viza në hapësirën Schengen dhe si rrjedhim pasaporta e lëshuar në vitin 2002 natyrshëm do të dalë jashtë qarkullimit.


Aplikimi për pasaportat biometrike bëhet në zyrat e gjendjes civile, aty ku aplikohet edhe për letërnjoftimin dhe pas rreth 15 ditësh tërheqja kryhet pranë organeve të policisë rajonale. Nuk është e nevojshme të paraqiten fotografi pasi personi fotografohet aty për aty me anë të një aparati fotografik digjital. Edhe shenjat e gishtave merren me aparate skaner digjitalë. Praktikisht i njëjti aplikim për letërnjoftim është i vlefshëm edhe për pasaportë. Qytetarët shqiptarë mbi moshën 16 vjeç nuk mund të aplikojnë për pasaportë biometrike pa aplikuar më parë për letërnjoftimin biometrik. Të dy këto dokumenta përmbajnë të njëjtat të dhëna personale të mbajtësit. Ideimi dhe mënyra e prodhimit e pasaportës elektronike ku gjithçka kryhet përballë një nëpunësi të vetëm civil në mënyrë të shpejtë dhe të integruar (identifikimi, fotografimi, marrja e shenjave të gishtave, firma e skanerizuar) e bën këtë dokument një nga më të besueshmit dhe pararojët në botë. Siguria e shtuar e këtij dokumenti qëndron në faktin se të njëjtat të dhëna ndodhen në tre ambjente :
në mënyrë të dukshme të shkruara mbi pasaportë,


brenda në mikroprocesorin e trupëzuar në faqen plastike të të dhënave dhe të lexueshme vetëm me elektrovalë dhe pa mundësi modifikimi nga askush
si dhe po ashtu të depozituara në arkivin elektronik të policisë.
Nëse të dhënat në të tre këto ambjente nuk përputhen atëherë pasaporta bëhet e pavlefshme dhe kjo sjell edhe përballjen me sanksionet ligjore në fuqi.
Kostoja e pasaportës është 6 mijë lekë dhe ka vlefshmëri 10 vjeçare për të rritur dhe 5 vjeçare për personat nga 0 deri në 16 vjeç.
Në Shqipëri lëshohen tre lloj pasaportash: të zakonshme nga MPB, shërbimi dhe diplomatike nga MPJ.

Tiparet e pasaportës biometrike



Pasaporta biometrike ka një përmbajtje të lartë elektronike dhe lyp kujdes të veçantë në mbajtjen e saj. Ngjyra është e kuqerremtë ashtu si pasaporta e vendeve të Bashkimit Europian. Faqja e të dhënave/fotos është e një konceptimi bashkohor. Është plastike prej polikarbonati, e ngurtë dhe e papërkulshme pasi në të ndodhet i trupëzuar mikroprocesori në të cilin janë të magazinuar një sërë elementesh biometrikë dhe identifikues të mbajtësit si: fotografia, shenjat e 10 gishtave dhe firma e skanerizuar e mbajtësit. Nxjerrja e të dhënave nga microchipi bëhet me anë të teknologjisë wireless RFID (Radio Frequency IDentification) prej një distance jo më shumë se 10 cm për arsye sigurie për të dhënat personale. Në qendër të kopertinës qëndron stema e Republikës së Shqipërisë ku në dallim nga pasaportat e mëparshme ka edhe përkrenaren e Skënderbeut. Në fund të kapakut qëndron simboli i mikroproçesorit EPassport logo.svg. Në faqen e të dhënave, lirisht të dukshme dhe të shkruara në shqip dhe anglisht, janë stamposur mbiemri, emri, datëlindja, vendlindja, shtetësia, data e lëshimit dhe skadencës, autoriteti lëshues, firma e mbajtësit, numri i pasaportës dhe ai personal. Në fund të faqes ndodhet kodi alfanumerik që e bën pasaportën të lexueshme në mënyrë të menjëhershme me lexues optik. Janë shtuar karakteristika sigurie të ngjashme me ato të kartëmonedhave. Konkretisht në faqen e fotos janë stamposur mikropulla, shkrime me përmasa mikroskopike dhe të një preçizioni shumë të lartë, pamje holografike, pamje të shikueshme vetëm me Rrezet ultravioletë, filigrana dhe të tjerë elementë sigurie. Imazhi digjital është i pirografuar direkt në faqe dhe reagon ndaj rrezeve UV. Edhe faqet e vizave përmbajnë filigrana(shirit) dhe pamje të Skënderbeut që duken vetëm kundrejt dritës. Pasaportat biometrike shqiptare janë konform udhëzimeve të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil.

Pasaporta  biometrike shqiptare bazohet në teknologjinë e faqes së të dhënave (Datapage) prej Polikarbonati (Polycarbonate) dhe përfshin një kombinim elementësh  të ndryshëm sigurie.
Elementёt e sigurisё dhe dizenjo e pasaportave tё reja Shqiptare (tё zakonshme, tё shërbimit dhe diplomatike), duke përmendur ngjyrёn bordo tё këtyre pasaportave  janë nё  perputhje me standardet dhe rekomandimet e ICAO-s.
Në pasaportën biometrike përfshihen një kombinim elementesh  të ndryshëm sigurie si: Watermark-u, Shiriti i Sigurisë, teknologjia OVI dhe UV etj.
Kapaku i Pasaportës
 

Pamja e faqes së të dhënave të papersonalizuar
Përbërësit e sigurise
3A. Printimi OVI, 3B. Micro text, 3C. Line structures, 3D. Guilloches, 3E. Line structures, 3F. Kinegram

 
Faqja e të dhënave të personalizuara të pasaportës


Proçedura për paisje


Në zyrën postare paguhet shuma prej 6 mijë lekësh të reja dhe merret kuponi për aplikim. Ndërsa për proçedurën e përshpejtuar e cila zgjat nga 3 ditë, qytetari duhet të pajiset me kuponin që kushton 15 mijë lekë të reja.
Në zyrën e gjendjes civile dorëzohet kuponi, kryhet gjetja dhe kontrollimi i të dhënave personale. Kryhet fotografimi, marrja e shenjave të gishtave dhe firma digjitale. Nëpunësi lëshon kuponin përkatës me të cilin qytetari shkon pranë policisë kur është përmbushur afati i prodhimit të pasaportës.
Në polici, pas 15-30 ditësh, personi vetë ose një i deleguar i tij tërheq pasaportën. Në këtë moment qytetarit i bëhet me dije se pasaporta e mëparshme (nqs e ka) bëhet e pavlefshme dhe nxirret jashtë perdorimit duke e shënuar.

Qytetari duhet të ketë parasysh që në momentin që ai aplikon për pasaportën biometrike, me pasaportën e vjetër nuk mund të udhëtojë më ndërkohë që pret pasaportën e re sepse sistemi kompjuterik TIMS e nxjerr automatikisht jashtë përdorimit pasaportën e vjetër.


Proçedura për paisje ne zyrat konusllore dhe ambasadë

Shtetasit shqipëtarë në emigrim mund të pajisen me pasaporta biometrike dhe letërnjoftime pranë zyrave konsullore dhe legatave shqiptare.

Pagesa e shërbimit për pajisjen më pasaporte biometrike shtetasi duhet ta kryej pranë një banke të paracaktuar nga zyrat konsullore apo legatat e me pas te paraqitet pranë tyre me mandat-pagesën për të zhvilluar proçesin. Pajisja me letërnjoftim kushton 10 euro, ndërsa me pasaportë biometrike kushton 108 euro.






Më  datën 1 gusht 2013 , qytetarët shqiptarë që nuk kanë shtetësinë shqiptare mund ta përfitojnë një gjë të tillë në bazë të vendimit më të fundit të Këshillit të Ministrave. Vendimi i qeverisë përcakton procedurat për njohjen ose fitimin e shtetësisë nga personat me origjinë shqiptare përjashtuar shtetasit e Republikës së Kosovës.

Sa u takon qytetarëve të Kosovës, shtetësinë shqiptare mund ta përfitojnë ata persona që mbajnë pasaportë serbe. Vendimi përcakton dhe kategoritë që përfitojnë.

Në rast se plotësohet kushtet, të interesuarit paraqesin kërkesë, së bashku me vetëdeklarim për origjinën shqiptare.

Vendimi
Në mbështetje të neneve 19 e 100 të Kushtetutës dhe të neneve 7 e 9, pika 7, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
I. Rregulla të përgjithshme

1. Ky vendim përcakton procedurat që duhet të ndiqen nga institucionet e administratës shtetërore dhe personat e lindur nga të paktën një prind, që zotëronte shtetësinë ose origjinën shqiptare, sipas rastit, për njohjen e shtetësisë shqiptare të fituar vetiu në bazë të nenit 7 ose për dhënien e shtetësisë në bazë të pikës 7, të nenit 9, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar.

2. Shtetësia shqiptare, sipas këtij vendimi, u njihet ose u jepet:
a) personave të lindur nga të paktën një prind, që zotëronte shtetësinë ose origjinën shqiptare në momentin e lindjes së kërkuesit, pavarësisht nga vendi i lindjes;

b) personave, të paralindurit me shtetësi shqiptare të të cilëve nuk jetojnë më në momentin e paraqitjes së kërkesës, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë e personit kërkues me të paralindurin, i cili ka zotëruar shtetësinë shqiptare;

c) personave me origjinë shqiptare që kanë shtetësinë e një shteti anëtar të Bashkimit Europian, SHBA-ve apo një shteti tjetër, shtetasit e të cilit mund të lëvizin pa viza në territorin e shteteve të zonës Shengen apo që janë me qëndrim me dokumentacion të rregullt në njërin prej këtyre shteteve.

3. Subjekteve të përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 2, të kreut I, të këtij vendimi, u njihet shtetësia shqiptare e fituar dhe vetiu në përputhje me nenin 7, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, të ndryshuar. Procedurat për paraqitjen e kërkesës, të dokumentacionit të nevojshëm provues, afatet e shqyrtimit, të njoftimit e të regjistrimit të shtetësisë, si dhe strukturat kompetente për trajtimin e kërkesës parashikohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Punëve të Jashtme.

4. Subjekteve të përcaktuara në shkronjën “c”, të pikës 2, të këtij kreu, u jepet shtetësia shqiptare, në bazë të pikës 7, të nenit 9, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, të ndryshuar, sipas procedurave të përcaktuara në këtë vendim.

II. Kërkesat për aplikim dhe procedurat për dhënie shtetësie
1. Mund të aplikojnë për dhënien e shtetësisë shqiptare në bazë të pikës 7, të nenit 9, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, të ndryshuar, kur:

a) vërtetohet se kanë mbushur moshën 18 vjeç;
b) ka mendim të Ministrisë së Brendshme se nuk cenohen siguria dhe rendi kushtetues i Republikës së Shqipërisë;

c) paraqesin kërkesë, së bashku me vetëdeklarim për origjinën shqiptare;

ç) provohet se janë të paslindur me lidhje familjare deri në tri shkallë nga një person me origjinë shqiptare, por që nuk ka shtetësi shqiptare në momentin e paraqitjes së kërkesës.


Faqja e të dhënave plastike prej polikarbonati dhe e papërthyeshme e pasaportës biometrike EPassport logo.svg


Pasaporta biometrike shqiptare dhe europiane (ita) të lëshuara në 2009
Për fëmijën nën moshën 18 vjeç, prindi ose prindërit e të cilit përfitojnë sipas shkronjës “c”, të pikës 2, të kreut I, të këtij vendimi, kërkesa për fitimin e shtetësisë shqiptare bëhet nga prindi ose prindërit. Kërkesa bëhet njëkohësisht me kërkesën e vet prindit ose pas fitimit prej tij të shtetësisë.

Kur fëmija është në moshën 14 deri në 18 vjeç, kërkesa shoqërohet edhe me pëlqimin me shkrim të fëmijës.

2. Subjektet e përcaktuara sipas këtij vendimi duhet të aplikojnë për marrjen e shtetësisë shqiptare përmes një kërkese me shkrim drejtuar Presidentit të Republikës, paraqitur në organet e Ministrisë së Brendshme të vendbanimit të personit ose, në rast se personi banon jashtë shtetit, në përfaqësitë diplomatike ose konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit. Forma dhe mënyra për plotësimin e kërkesës miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Punëve të Jashtme.

3. Kërkesa duhet të jetë e shoqëruar me vetëdeklarimin e të dhënave dhe/ose dokumente që provojnë origjinën shqiptare nga paraardhës, të cilët kanë qenë ose janë jo me shtetësi, por me origjinë shqiptare.

4. Përfaqësia diplomatike ose konsullore e Republikës së Shqipërisë, pas shqyrtimit formal të dokumentacionit të paraqitur nga kërkuesi, e përcjell kërkesën pranë strukturës kompetente të Ministrisë së Brendshme jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pas marrjes së kërkesës.

5. Në kërkesë duhet të përcaktohen emri, mbiemri, atësia, mëmësia, datëlindja, vendlindja, shtetësia, gjendja civile, adresa e saktë e vendbanimit të tij të origjinës dhe, nëse disponon, adresa e vendqëndrimit në Republikën e Shqipërisë, certifikata e gjendjes civile të shtetit të huaj apo dokumente identifikimi personal të kërkuesit, të lëshuara nga shteti i huaj, të dhënat e të paralindurit me origjinë shqiptare, si dhe dokumentet që vërtetojnë origjinën shqiptare të të paralindurit dhe shkallën e lidhjes familjare me subjektin kërkues.

6. Strukturat përgjegjëse të Ministrisë së Brendshme së bashku me zyrat e Gjendjes Civile, shqyrtojnë dokumentacionin që provon origjinën shqiptare të të paralindurit, bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga kërkuesi dhe paraqesin mendimin e tyre me shkrim pranë ministrit të Brendshëm jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë pas marrjes së kërkesës në përputhje me këtë vendim.

7. Ministri i Brendshëm propozon dhënien e shtetësisë shqiptare personit me origjinë shqiptare, në bazë të pikës 7, të nenit 9, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, të ndryshuar, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë pas paraqitjes së mendimit sipas pikës 6, të këtij kreu. Vendimi i ministrit të Brendshëm i dërgohet menjëherë Presidentit të Republikës.

8. Pas nxjerrjes së dekretit të Presidentit të Republikës për dhënien e shtetësisë shqiptare për interes kombëtar sipas këtij vendimi, zyra e Gjendjes Civile pa vonesë kryen procedurat e nevojshme për betimin dhe regjistrimin e shtetasit në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, duke kryer në të njëjtën kohë çregjistrimin e personit nga regjistri kombëtar i të huajve, nëse ai ka qenë i regjistruar më parë në të. Personi i interesuar regjistrohet në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, pranë zyrës së gjendjes civile, për t’u pajisur më pas, me dokumente shqiptare.

9. Personat përfitues sipas këtij vendimi nuk janë të detyruar të lenë shtetësinë që kanë për të fituar shtetësinë shqiptare në Republikën e Shqipërisë apo të regjistrojnë një vendbanim në territorin e saj në momentin e regjistrimit të shtetësisë shqiptare në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

III. Dispozita të fundit
1. Ngarkohen ministri i Brendshëm dhe ministri i Punëve të Jashtme për nxjerrjen e udhëzimit për procedurat dhe afatet e verifikimit e të përpunimit të kërkesave të bëra sipas këtij vendimi.

2. Fitimi i shtetësisë shqiptare në Republikën e Shqipërisë nga shtetasit me origjinë shqiptare të Republikës së Kosovës rregullohet mbi bazën e një marrëveshjeje të veçantë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme për marrjen e masave të nevojshme dhe për zbatimin e këtij vendimi.

Historia


Pasaporta shqiptare e Bajram Currit1 ? 1924

Pasaportat e para shqiptare fillojnë të lëshohen nga vitet '20 te shekullit të kaluar periudhë kjo kur filloi të merrte trajtë Shteti shqiptar . Pasaporta e mbretërisë kishte në parathënie të saj disa citime.
Ta dijsh dhe të jesh i sigurtë se fatbardhësia dhe lumtunija jote gjindet në Shqipni, e cila t’ep nder e të falë emnin Shqiptar.


Pasaporta shqiptare e Bajram Currit1 ? 1924


Ruaje mire karakterin kombtar dhe kryenaltësinë shqiptare; bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit, kudo që të jesh.
Çdo shqiptar asht vllau i yt: nderoje kurdohere dhe ndihmoje kur të ketë nevojë.
Mos e përbuz gjuhën e nanes s’ate tue folë në gjuhë të huej, kur nuk asht nevoja.


Pasaporta shqiptare 1931


Ndero flamurin e Atdheut t’and: kush nuk e nderon Shenjin e kombësisë, shnderon vehten e vet.
Gjatë periudhës së regjimit komunist Shqipëria nuk lejonte qytetarët e saj të udhëtonin jashtë shtetit ndaj nuk lëshonte pasaporta të zakonshme por vetëm pasaporta diplomatike dhe shërbimi në numër të kufizuar.


Pasaporta shqiptare 1937


Pasaporta shërbimi u lëshoheshin edhe shoferëve apo studentëve shqiptarë me studime në vende të huaja por pas përfundimit të misioneve apo studimeve pasaporta duhej të dorëzohej përsëri në organet e policisë. Me ardhjen e demokracisë autoritetet lëshojnë pasaporta per çdo qytetar që bën kërkesë dhe që përmbush kushtet e vendosura me ligj.

Pasaporta shqiptare 1941

Nga viti 1991 deri në 1996 pasaporta ishte me ngjyrë te kuqe dhe nuk përmbante asnjë element sigurie në mos vulën e thatë mbi foton e pambuluar. Të dhënat ishin të shkruara me dorë me bojë tush. Mbante ende stemën e Shqipërisë komuniste.


Pasaporta shqiptare 1996

Nga viti 1996 e deri në 2002 pasaporta kishte ngjyrë te kaftë dhe përmbante elementet e parë të sigurisë si foto e mbështjellë me plastikë(e laminuar), etj. Të dhënat ishin të shkruara me makinë. Prodhohej nga një kompani kanadeze.


Pasaporta shqiptare 2002

Pasaporta e lëshuar në vitin 2002, përsëri me ngjyrë të kuqe, është e një standardi mjaft të kënaqshëm. Ka shumë elementë sigurie të ngjashëm me pasaportën biometrike përveç microchipit. Prodhohej nga kompania ish shtetërore gjermane Bundesdruckerei.



Pasaporta shqiptare 2002 të dhënat



Pasaporta shqiptare biometrike2009 faqja e parë



Pasaporta shqiptare biometrike2009 Faqja e të dhënave plastike prej polikarbonati dhe e papërthyeshme.


Pasaporta shqiptare biometrike2009 faqja e vizave



Pasaporta biometrike 2009 dhe letërnjoftimi elektronik prodhohen nga kompania franceze Sagem Sécurité (Morfo, Safran Group) fituese e Tenderit ndërkombëtar.

Vendet në të cilat mbajtësit e pasaportave shqiptare hyjnë pa patur nevojë për vizë ose e marrin vizën në kufi :

Harta e shteteve në të cilët qytetarët shqiptarë, mbajtës të pasaportave biometrike, hyjnë pa patur nevojë për vizë ose e marrin atë në kufi

Europë


  • Flag of Europe.svg Zona Schengen . Me vendim të datës 08.11.2010 Bashkimi Europian e futi Shqipërinë në listën e vendeve që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë ne Hapësirën Schengen për qëllime turistike, familjare apo bisnesi me pasaportë biometrike dhe jo më tepër se 90 ditë në çdo 180. [4].
Amerika 

Azi,Afrikë ,Oqeani

 Marrëveshje për qarkullim duke përdorur vetëm letërnjoftimin shqiptar[12].

Referenca e ë dhënave 
  1. ^ Kuvendi i RSh, Ligji Nr.8668, datë 23.11.2001
  2. ^ Consolato Generale d'Albania - Milano
  3. ^ Udhëzimi për paisjen me pasaporta biometrike
  4. a b BE liberalizon vizat me Shqipërinë
  5. ^ Udhëzim i Ministrisë së Brendshme për paisjen me pasaportë biometrike
  6. ^ Consolato Generale d'Albania - Milano
  7. ^ Albania selects Sagem Sécurité (Safran Group) for secure ID documents
  8. ^ Shqipëri - Kroaci pa viza
  9. ^ Shqipëri - Serbi pa viza
  10. ^ Shqipëri - Brazil pa viza, Ministria e Jashtme e Brazilit
  11. ^ Shqipëri - Brazil, hiqen vizat, http://top-channel.tv
  12. ^ Marrëveshje trepalëshe SHQ-MZ-MQ për qarkullim vetëm me letërnjoftim përkatës


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...