2013-08-06

Dalip Greca: Si e rilinda gazetën “Dielli” të Nolit e Konicës


Bisedoi: Raimonda MOISIU
1Dalip Greca është një publicist i njohur këndej dhe përtej Atlantikut, veçmas një nga intelektualët më në zë të diasporës shqiptare, që posedon mjeshtërisht artin e publicistikës bashkëkohore. Kush e lexon e ndjen se pena publicistike e Dalip Grecës, “artikulon” me aftësi dhe mjeshtërisht “makinën” prodhimtare, mendimin e pjekur e të mençur publicistik, me madhështinë e bukurinë e të përditshmes njerëzore, ndërton qartë të kaluarën, pasuron të tashmen dhe i hap udhë të ardhmes. I pranishëm në median dhe shtypin shqiptar, shtypin shqiptaro amerikan, në penën e tij publicistike lexohet plotësisht jeta dhe filozofia e saj, ndjeshmëria kombëtare dhe e identitetit shqiptar, e vlerave kombëtare dhe çështjes kombëtare, guximi për ta shprehur, e ruajtur atë, penë që ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të komunitetit shqiptaro-amerikan e botës amerikane, e të gjithëve, por është model i ndjeshmërisë që e ka vendosur atë mes integrimit të këtyre vlerave. Dhe Dalip Greca befason me universin e tij profesional, publicistik dhe interesant, -historia përsëritet; Rilind gazetën historike të Nolit e Konicës;DIELLI! Rilindja e kësaj gazete të themeluar nga mërgimtarët e hershëm historikë, në dekadën e parë të shekullit të kaluar, disi larg, por afron kufijtë mes historisë dhe krenarisë kombëtare, mes përjetësisë dhe lavdisë! Me frymë modestie dhe pjekurie Kryerdaktori i gazetës “Dielli”, publicisti i njohur Dalip Greca na rrëfen; si arriti të rilindë gazetën më shumë se një shekullore DIELLI, pra-Vatra dhe Dielli në Amerikë!
 
(Intervistë me Kryeredaktorin e gazetës “Dielli-z.Dalip GRECA)

Bisedoi: Raimonda MOISIU

Dalip GRECA:Media shqiptare më shumë krijon huti se sa kryen detyrën si pushtet i katërt.
Dalip GRECA  është një  publicist i njohur këndej dhe përtej Atlantikut, vecmas një nga intelektualët më në zë të Diasporës Shqiptare, që posedon mjeshtërisht artin e publicistikës bashkëkohore. Kush e lexon e ndjen se pena publicistike e Dalip Grecës, artikulon” me aftësi dhe mjeshtërisht “makinën” prodhimtare, mendimin e pjekur e të mëncur publicistik,  me madhështinë e bukurinë e të përditshmes njerëzore, ndërton qartshëm të kaluarën, pasuron të tashmen dhe i hap udhë të ardhmes. I pranishëm në median  dhe shtypin shqiptar, shtypin shqiptaro amerikan, në penën e tij publicistike lexohet plotësisht jeta dhe filozofia e saj, ndjeshmëria kombëtare dhe e identitetit shqiptar, e vlerave kombëtare dhe cështjes kombëtare,  guximi për ta shprehur,  e ruajtur atë,  penë  që ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të komunitetit shqiptaro-amerikan e botës amerikane,   e të gjithëve, por është model  i ndjeshmërisë që e ka vendosur atë mes integrimit të këtyre vlerave. Dhe Dalip Greca befason me universin e tij profesional, publicistik  dhe interesant, -historia përsëritet; Rilind gazetën historike të Nolit  e Konicës;DIELLI! Rilindja e kësaj gazete të themeluar nga mërgimtarët e hershëm historikë, në dekadën e parë të shekullit të kaluar, disi larg, por afron kufijtë mes historisë dhe krenarisë kombëtare,  mes përjetësisë dhe lavdisë! Me frymë modestie dhe pjekurie Kryerdaktori i gazetës “Dielli”, publicisti i njohur Dalip Greca na rrëfen ; si arriti të rilindë gazetën më shumë se një shekullore DIELLI , pra-Vatra dhe Dielli në Amerikë!Për më shumë ndiqni bisedën;
- Ju keni qënë një penë publicistike e njohur që pa emigruar nga Shqipëria në Amerikë. A ju kujtohen ditët tuaja të para si gazetar? Çfarë ka ndikuar te ju më shumë apo diçka e papritur, që ju zgjodhët të jeni gazetar?
- Rrethanat ishin paksa të çuditshme për kohën dhe sistemin. Populli ka një shprehje: Pas një të keqeje prit një të mirë ose e kundërta. Kisha shkruar një fejton në majin e vitit 1982. Punoja në arsim atëherë, në shkollën e Ballagatit, shkolla më e skajshme e kodrave të Lushnjës. U akuzova se nxiva realitetin socialist. Ranë telefonat nga lartë, u shkul Komiteti Ekzekutiv dhe ai i partisë në Ballgat, u bënë ballafaqime të zgjatura, u bënë investigime dhe hetime.Një dyqan fshati kishte 6 muaj i pafurnizuar me ushqime. Udhëheqja lokale pasi i solli ushqimet me makina ushtarake në ditën që u botua fejtoni im në gazetën lokale, duke krijuar idenë se dyqani i kishte ushqimet, nisi “gjyqi”. Po kërkohej grupi armiqësor, kush fshihej pas meje dhe kush ishte nxitësi i shkrimit kritik, që njolloste jetën e lumtur të fshatarëve. Të mos kisha pasë mbështetjen e kryeredaktorit të gazetës lokale,të ndjerit P Kraja, që këmbënguli për verifikim të problemit me revizorë të financës, nuk dihej ç’rrugë do të merrte fati im. Udhëheqja e atjeshme, me ndonjë përjashtim, e dënoi artikullin. Nga gjithë ajo rrëmujë fitova besimin e  kryeredaktorit dhe pas një viti, kur u hap vendi, unë kalova në gazetën lokale, redaktor për problemet e arsimit, kulturës dhe sportit. Çfarë ndikoi pyesni, ju. Mendoj pasioni më kapi për dore dhe më tërhoqi në shtigjet e vështira dhe të rrezikshme të gazetarisë.
-Çfarë mëkati i njihni vetes nga puna si gazetar i dy kohëve, para dhe pas ’90-s ?
- Kam dëgjuar për ca fletrrufe të një tip gazetarje të vetëshpallur, akuzuar dhe për plagjiaturë, që i etiketon të gjithë gazetarët që punuan në shtypin e para ’90-ës, si enveristë, edhe pse ajo e di mirë se unë s’mund të klasifikohem si i atillë.Nga momenti i shfuqizimit të Nenit 55, moment që përkon me “frikën e vrarë”, nga lëvizjet e para demokratike, unë i kam marrë vendimet në raport me ndërgjegjen time dhe kush e ka ndjekur veprimtarinë time, kanë konstatuar  se kam qenë konseguent pro demokracisë, por kritik ndaj fenomeneve negative. Zonja në fjalë na është bërë si Laja e filmit apo si ata shefat e zinj të kuadrit, që na trembnin me njollat në biografi. Si do t’i vinte asaj, sikur t’i kujtonin pozicionin e të shoqit në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes të kohës së diktaturës?! Të gjithë e dimë se çfarë seleksionimi bëhej për  përzgjedhjen e ushtarakëve. Nga biografia e mirë e të shoqit ka përfituar edhe ajo si mësuese sepse pavarësisht nivelit, jepte mësim në mes të Tiranës, ndërkohë që tiransit degdiseshin në skajet veriore të vendit. Ju pyesni për mëkate? Si të gjithë ata gazetarë që punuan në atë kohë, lustra ndaj sistemit, ishte e pashmangshme. Ky ishte kompromisi, që natyrisht shkakton brerjen e ndërgjegjes, por njeriu duhet të jetë i qetë me veten; e rëndësishme është që të mos i kesh bërë keq kujt, të mos kesh spiunuar njeri, të mos kesh rënduar njeri, të mos i kesh dalë dikujt dëshmitar i rremë, me një fjalë të mos jeshë bërë vegël e diktaturës. Mua nuk më ka kapur njeri për mënge.
       Ata që më njohin e dinë se unë përveçse kam qenë i drejtë, isha prirur drejt profesionit. Shpesh fejtonët më kanë nxjerrë probleme. Mbaj mend psh se për një fejton timin, që Hosteni e boti në vend të kryeartikullit, natyrisht pa emër (në fakt emri u mësua sepse fejtoni në fund të vitit fitoi çmimin e dytë në Konkursin kombëtar dhe aty u shpall autori), redaktori Filip Çakuli brodhi gjyqeve, po ashtu edhe për shkrime të botuara në shtypin lokal e qendror, kam fituar mërinë e udhëheqësve lokalë. Në të vërtetë unë e ballafaqova veten me karakterin dhe vlerësimin e opinionit publik, me ndryshimin e sistemit politik. Jo vetëm që e gjeta veten në rrjedhat demokratike, por isha dhe protagonist. Kreva detyrën e sekretarit të Komitetit Ekzekutiv pluralist, udhëhoqa një gazetë lokale pasi miqtë e mi themelues emigruan, konkurova sukseshëm për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, jo një, por tre herë me forcat e djathta, dhe vlerësimi ishte i shumëfishtë krahasuar me mesataren e Partisë që përfaqësoja. Dhe kandidaturën gjithëmonë e kisha në vendlindjen time.Po të kisha mëkate dhe po të mos kisha qenë i përkushtuar ndaj njerëzve të thjeshtë, nuk do të kisha fytyrë të përballesha me opinionin publik as në 31 mars 1991, as në 22 mars 1992, as në 1996 (kandidat i PR), as në 1998 (kandidat i përbashkët i PR, Legalitetit dhe Ballit.)
-A mund të na përshkruani shkurtimisht New York-un si zemëra e emigracionit shqiptar në Amerikë por edhe ku ndërthuren shumë kultura të tjera.

-New Yorku, dihet është metropol botëror; por ai ka marrë prej kohësh pikën e rëndesës edhe për emigracionin shqiptar. Këtu kanë vepruar prej kohësh organizata dhe parti politike të emigracionit politik shqiptar; Organizata Lëvizja e Legalitetit, Balli Kombëtar, Blloku Independent, Komiteti Shqipëria e Lirë etj. Këto tërhoqën përherë e më shumë emigracionin politik që vinte nga Ish Jugosllavia, Italia apo Greqia. Këtu ka vepruar Shoqata  Jusuf Gërvalla, Kosova etj. Po ashtu degët e Vatrës kanë qenë të fuqishme këtu në New York, ka pasë më shumë se një, por shpërngulja e Federatës Vatra nga kryeqendra shqiptare dhe vendthemelimi i saj, Bostoni historik, në New Yorkun metropol në fillimvitet ’90 si dhe krijimi i LDK-së, e rriti më shumë peshën specifike të pranisë shqiptare këtu. Para viteve ’90, mesa kam  parë nga shfletimi i shtypit dhe librave që janë botuar, qoftë dhe ato me pseudonime, japin pasqyrën e përçarjes së komunitetit shqiptar në New York, ç’ka e nxisnin dhe shërbimet sekrete të Tiranës dhe Beogradit. Titizmi dhe Enverizmi, ishin dy sëmundje, të cilat ende i japin efektet negative edhe sot, në mënyrë paksa të kamufluar, por të lexueshme. Gjithësesi do të thoja se në tërësinë e vet komuniteti shqiptar është i orientuar nga ndjenja Kombëtare. Këtë e treguan dy veprimtari madhore të vitit 2012, festimi i 100 vjetorit të Vatrës, ku pat një pjesmarrje që nuk ishte parë që nga viti 1993, kur presidenti Berisha pat vizituar diasporën. Po ashtu edhe festimi i 100 vjetorit të Pavarësisë; manifestimi madhështor në Times Square, ishte shprehja më kuptimplotë për forcën bashkuese të shqiptarëve nën simbolet Kombëtare. U ndjeva shumë i emocionuar që raportova për TV Kultura shqiptare nga Times Square. U përsërit i njëjti mozaik kuq e zi, që ishte shpalosë edhe me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008, i njëjti uragan ushtoi në rrokaqiejtë e Manhattanit. Edhe atëherë shqiptarët treguan forcën e tyre në sheshin historik të metropolit njujorkez. Pata raportuar atëherë edhe për TVSH. Këto janë çaste emocionuese që të mbeten në kujtesë përjetësisht.
Po ashtu New Yorku, është shteti ku ka më shumë veprimtari kulturore, promovime librash, hapje ekspozitash, organizim festivalesh, etj.
 -Ju keni një karrierë të gjatë në gazetari, që do të thotë se keni përjetuar momente mbresëlënëse, të këndshme, por edhe kritike, dëshpëruese e të trishta. A mund të na përshkruani  momente  nga eksperienca tuaj?
- Sapo ju përshkrova çaste të gëzuara, veçse profesioni i gazetarit ashtu siç të jep kënaqësi , të shkakton dhe telashe.Si gjithë të tjerët me karrierë të gjatë, edhe unë kam përjetuar ngjarje të gëzuara dhe dëshpëruese. Kam punuar në këtë profesion në pozicionin e gazetarit të lirë, të redaktorit dhe të kryeredaktorit. Kam drejtuar gazeta të përjavshme dhe të përditshme. Mbresat janë aq të shumta sa do të do të duheshin faqe gazetash. Po ndalem fillimisht në një moment të trishtë. Duhet të ketë qenë viti 1988. Bashkë me telekronistin e rrethit kishim shkuar në Ballgat, ku ishin hedhur në aksion qindra forca për të korrur me krah grurin. Ne shkuam në kohë dreke. I gjetëm duke ngrënë drekën e varfër. I madhi i komitetit u afrua tek disa grupe që përtypeshin në heshtje. E shoqëruam edhe ne me kamer dhe aparat fotografik. Ç’të shihnim? Bukë misri me pak sheqer, dikush vetëm bukë me qepë apo ndonjë turshi, mbetur nga dimri. Dhe ne duhej të përcillnim entuziazmin e atyre skllevërve, që prodhonin grurë dhe hanin misrin e destinuar për bagëtinë, që prodhonin, qumësht me shumicë, rritnin bagëti për mish, por vetë s’kishin të drejtë të hanin, sepse ua merrte shteti për qytetin dhe kryeqytetin. Madje edhe pulat e detit ua kishin marrë. I Madhi i dha urdhër kryetarit të kooperativës: lereni mangët planin e qumështit të shtetit dhe prodhoni ca gjizë që ta kenë për fushatën! Uli kokën dhe iku. Çaste të trishta si këto ta brejnë kujtesën.
Zhvendosemi në kohë- Ishte viti 1996 dhe në atë kohë  drejtoja gazetën “Ora e fjalës” në Lushnjë, një gazetë e krijuar nga miqtë e mi republikanë Shpend Sallaku e Gëzim Hajdari, sot intelektualë të suskseshëm, shkrimtarë me zë në Itali. Duke hyrë në zyrën e Kryetarit të Këshillit të rrethit për të marrë të dhëna, në krah të kryetarit gjej një kapobandë të rrezikshëm të asaj kohe. Kryetari ngrihet në këmbë dhe siç duket i çliruar nga hyrja ime, thërret:Eja gazetar i nderuar, na ke munguar!
Kapobanda u ngrit në këmbë dhe po më shihte me vëmendje. Pastaj, pyeti kryetarin: Ça gazete punon ky? Mos është ai që shkroi për arratisijen time nga spitali? Situata u tensionua. Vështrimi im kaloi tek koburet që i vareshin në brez.
-Jo, ndërhyri kryetari, ky është miku ynë, shkruan vetëm mirë.
Unë harrova përse kisha hyra dhe pasi përshëndeta dola. Konflikti përfundoi pa zarar. Një rast tjetër. Ishte viti 1997. Drejtoja Republikën atëherë. Në mbrëmje kisha shkuar në Parlament të ndiqja punimet e seancës. Gazetën ia lashë zëvendëskryeredaktorit. Njëri nga gazetarët, që sot është bërë ndër më të njohurit e kronikës dhe investigimit; merr një lajm në telefon se një bandë e Lushnjës kishte zënë pritë makinave me materiale ndërtimi të Beratit dhe e shkarkonte materialin në dalje të qytetit, ku po ndërtonin një vilë. Kishte filluar shthurja e shtetit.Bandat po bënin ligjin.Të nesërmen lajmi ishte botuar në faqen e parë të Republikës. Që në orën 9 të mëngjesit nisën telefonat. Familja ime, që jetonte në Lushnjë, ishte shumë e shqetësuar sepse banda me një varg makinash me drita të ndezuar dhe me bori të takuara kishin rrethuar pallatin dhe po kërcënonin fëmijët. Nuk u tërhoqën derisa i sigurova që të nesërmen do ta përgënjështroja lajmin. Ishte një situatë tepër e vështirë. Një rast tjetër, ka si shkak militantizmin partiak. Kisha vendosur në faqen e parë të Republikës një fotografi-montazh të liderit socialdemokrat, Gjinushi. Militantët e tij, mbërrijnë në zyrën time, dhe njëri prej tyre, më kapin për fyti, me kërcënimin:merru po deshe edhe një herë me kryetarin dhe partinë tonë. Me sa kam mësuar organizatori ka ndërruar tre parti deri tani.
Puna në gazetari ka dhe ngjarje komike. Kam disa ngjarje ineteresante në kohën e piramidave. Njëra ka të bëjë me të famshmen Sude. Në konkurencë me Fondacionin Xhaferri, ajo i ngriti  përqindjet në stratosferë. Askush nuk e njihte Suden për fytyrë. Nuk dilte në publik. Gazetari i kronikës tek Republika dhe zv/kryeredaktori, nisën një seri shkrimesh, duke u përpjekur që ta nxirrnin Suden nga strofulla. Kritikat e Republikës për kompetentin, për autobuzin, që nëse nuk futeshin pasagjerë, nuk mund të vazhdonte udhëtimin, analogjia e Sudes, po nuk depozituat, nuk kam çfarë u jap. Këto shkrime e inatosën Suden dhe një natë merr badigardët, ku mbaj mend Baçovën, ish basketbollistin e Partizanit, dhe mësynë Republikën. Baçova me zë të lartë thërret: ku është kryeredaktori?  Njëra nga gazetaret e sjell në zyrë. Britmat e mysafirëve kishin si qëllim friksimin dhe përgënjështrimin, por  njëri nga gazetarët, D N, e shpërfilli shtatlartësin e ish basketbollistit edhe pse ishte sa gjysma e tij, iu hakërrua. Ra tempi i mysafirëve. Atëherë nisëm bisedën, duke i kërkuar Sudes se çfarë ishte e padrejtë në shkrimet tona. Ajo nisi spjegimet: Unë nuk kam thënë se paret i ka kompetenti. Nuk kam thënë se autobuzit iu mbarua nafta, nuk kam thënë këtë e atë…Ajo të vetat ne tonat. Të nesërmen hapim gazetën me titullin”Sudja mësynë Republikën”.  Shkrimi i xhindosi më keq ustallarët e Sudes, që herën e dytë  nuk pritën mbrëmjen por erdhën që paradite. Sërish ballafaqim, por këtë herë më të ashpër. Gjeta një moment pavëmendje të mysafirëve dhe i bëra shenjë fotografit që të priste poshtë shkallëve dhe ta fotografonte Suden gjatë zbritjes. Me fotografi shkrimi do të kishte më shumë efekt. Huamarrësit nisën të grumbulloheshin rreth fondacionit të saj duke kërkuar kthimin e parave. Ku qëndron komizmi? Një ditë dy policë që ishin caktuar nga shteti që të mbanin rendin rreth fondacionit, trokasin tek Republika dhe kërkojnë ndihmë për të tërhequr paratë e tyre që kishin depozituar atje.  A s’është për të qeshur?
Telashet nga profesioni më kanë ndjekur gjatë në të dy kohët, para dhe pas ’90-tës. Gjatë viteve 1998-99, kam qenë shpesh dyerëve të gjykatës, duke u përballë me qeveritarë të rangjeve të lartë, fillimisht me Ilir Metën si zv/ kryeministër, njëkohësisht edhe me familjarët e deputetit Tritan Shehu. Me të parin për akuzën që i kishim bërë për korrupsion, me të dytin, për problem të trojeve në Durrës. Siç e keni vënë re, edhe këtu kam pasur telashe po për shkak të profesionit dhe parimit tim për t’i thënë gjërat hapur.

-Çfarë do të dëshironit të thoni në lidhje me karakterin e përgjithshëm të gazetarisë shqiptare, shqiptaro-amerikane?
-  Po ndalem fillimisht tek gazetaria shqiptare. Media ka vlera të padiskutueshme për të çuar shoqërinë përpara, por mendoj se gazetaria shqiptare ashtu si e gjithë shoqëria shqiptare vazhdon të përjetojnë tranzicionin e zgjatur. Herë –herë më duket e hutuar, herë – herë agresive. Më duket se një gazetare shqiptare  ka gjetur togfjalshin  më të saktë; media është në depresion! Media nuk është e lirë nga politika. Nuk them që politika të shihet si armike e medias, por ka një masë deri aty sa gazetari ta ndjejë profesionin dhe të mos bëhet skllav i politikës. Shtypi më duket mua më shumë hedh fishekzjare akuzash se sa investigon dhe vuan nga nxitimi. Më shumë krijon huti se sa kryen detërën si pushtet i katërt.  Kam mendimin se vuan edhe nga të qenurit shërbëtor, një pjesë me pozitën, një pjesë me opozitën. Ke vënë re se analizat e disa gazetarëve nuk kanë shumë ndryshim nga fjalimet e deputetëve sipas kampeve partiake, deklaratat e zëdhënësve apo fjalimeve të shefave të politikës? Nuk e di në shprehem qartë, por në sytë e mi është kjo tablo në Shqipëri: Media që është palë me qeverinë-vetëm pohon,  dhe lëvdon Qeverinë e shan opozitën, media që është palë me opozitën vetëm shan qeverinë dhe lëvdon opozitë. E kanë shumë të vështirë që krahu i gazetave të rreshtuara në krah të opozitës të thonë se këtë gjë qeveria e bëri mirë! Kjo nuk shkon. Agresiviteti është një tjetër tipar karakteristik i medias shqiptare.Fjalori është pa etikë. Kam mendimin se kur të shkruaj gazeta apo flasë Radio- TV, shoqëria duhet të tundet. Kjo nuk ndodh në Shqipëri për shumë arsye, por edhe për shkak të inflacionit të akuzave; hidhet një sot dhe të nesërmen harrohet sepse hidhet tjetra.Problemi qëndron se edhe media e këtushme  shqiptare, ashtu si e gjithë media ballkanike,janë në rezonancë më mediat e vendlindjes, vuajnë nga sëmundjet e atjeshme. Kjo duket edhe në gazetat e komunitetit, por veçanërisht në mediat elektronike, ku mungon profesionalizmi dhe vihet re një vetëmburrje skandaloze. Madje rroftë Youtube dhe Facebook, dhe një kamer e një mikrofon po trumbetohen si Televizone Profesioniste.
-Me inisiativën e Shoqatës  Pan Shqiptare “ Vatra”, një grupi intelektualësh dhe dashamirës të gazetës historike dhe tradicionale  “Dielli”, produkt i Era Noli & Konica, ju e risollët atë për komunitetin shqiptaro –amerikan pas disa vite ndërprerje të botimit  të saj, Parasëgjithash përgëzime të sinqerta. Si lindi ideja e ringjalljes së saj,  -si  pjesë narrative jetësore e rëndësishme nën ndikimin e kulturës, historisë e fenomeneve sociale, ekonomike dhe politike në komunitet, apo….?

-Faleminderit për vlerësimin bashkë me komplimentet. Ideja ishte e vatranëve. Kur u organizua 100 vjetori i Diellit, kisha dhe unë një kumtesë për rolin dhe vlerat historike të Gazetës Dielli si shkollë e gazetarisë shqiptare për një shekull. Punova 3 muaj në arkivin e Vatrës, kryesisht me koleksionet e gazetës, që i merrja në shtëpi dhe i studjoja, mbaja shënime. Kumtesa u vlerësua. Në seancat e Konferencës pata një interesim nga z. Agron Alibali dhe Merita Bajraktari McCormack, të cilët ma shtruan si alternativë, nëse gjehej mundësia e pagesës, a do të punoja në Dielli? Një muaj më pas unë dola i lirë nga Gazeta Illyria ku editoja prej 10 vitesh edicionin shqip. Shkaku siç m’u tha me gojë dhe me shkrim ( e ruaj ende shkresën përcjellse) për probleme financiare të gazetës. Menjëherë më erdhi propozimi i Vatrës për të marrë drejtimin e Diellit. As më vunë kushte, as u vura kushte, qoftë dhe financiare. Njoftimi që publikoi në numrin e 100 vjetorit të Diellit, z. Karagjozi ishte shumë i ngrohtë dhe më shkaktoi emoicione të forta dhe ma rriti vendosmërinë që t’i përkushtohesha me gjithë shpirt Diellit dhe Vatrës.Me ndonjë përjashtim të vogël mbështetja ka qenë e fuqishme nga Vatra. Realiteti tani është më ndryshe; Dielli është stabilizuar në botimin e përmuajshëm, ka publikimin e përditshëm në on line, jemi duke punuar për mbledhjen e dhe përgatitjen e koleksioneve të gazetës për një periudhë 42 vjeçare. Po ashtu vazhdojmë të kërkojmë burime financiare që të na mundësojnë një botim më të shpeshtë.
-Çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen në punën tuaj? Në ditët e sotme tradita dhe realiteti  “përziehen” me vlerat fetare. Në opinionin tuaj si gazetar profesionist e i karrierës, a ka ndonjë konfuzion që ndikon në marrëdhëniet njerëzore dhe në marrëdhëniet mes kulturave të tjera?

- Nuk më pëlqejnë vetëlëvdatat, thashethemet, keqinterpretimet pas shkrimeve kritike etj. Më vjen keq që ne shqiptarët nuk kemi kurajën të pranojmë kritikën e drejtë dhe në vend të reflektojmë, hakmerremi në mënyrë primitive, bëjmë biografira, tjerrim shpifje etj. Përsa i përket pjesës së pyetjes për vlerat fetare, e them me bindje se tek Vatra, kjo nuk ndjehet si pengesë dhe nuk krijon asnjë konfuzion. Ka një traditë që respektohet në Vatër; na e kanë lënë pas si amanet Peshkop Noli, Monsinjor Oroshi, Imam Vehbi Ismaili, Imam Salih Myftia, Imam Isa Hoxha dhe baba Rexhepi. Harmonia fetare është një nga vlerat më të respektuara në Vatër. Po të keshë vënë re, në darkat vjetore që bëhen Ditën e Pavarësisë, apo në përvjetorët e Pavarësisë së Kosovës, Vatra , i fton të gjithë besimet fetare dhe respekton bekimin në formë rotacioni, pra një vit e bën prifti Katolik, një vit Imami, një vit prifti orthodoks etj. Aktivitetet e 100 vjetorit të Vatrës, e çuan më tej traditën. Klerikët e lartë nga të gjitha trevat e vendlindjes dhe ata të komunitetit shqiptar në Amerikë, treguan orientim Kombëtar, duke qenë të gjithë bashkë dhe duke përcjellë mesazhe Kombëtare si në Konferencën shkencore të 28 prillit ashtu edhe në darkën madhështore të 29 prillit. Natyrisht që ka një problem për të zgjidhur komuniteti shqiptar; ai i një qendre kulturore. Kanë bërë mirë shqiptarët e Amerikës që kanë investuar për Kisha, Xhamija dhe Teqe, por nuk kanë bërë asgjë për një Qendër Kulturore, ku të mblidhemi bashkë, ku mund të krijoheshin mjedise kulturore, shkollore,argëtuse, pse jo edhe shoqatat të ishin bashkë sepse kështu do të ndjeheshim më të bashkuar. Ka një lëvizje kohët e fundit nga dy konsullatat , e Shqipërisë dhe e Kosovës, nga Ministria e Diasporës në Kosovë dhe Ministria e Jashtme në Shqipëri, por të thënën nga e bëra e ndan në mes një mal i tërë. Ka një shembull që duhet të na nxitë, ai i Qeverisë Malit të Zi në projektin e qendrës kulturore, ku dhuruesit kryesorë janë bashkëkombasit tanë.Përse të mos ishin pjesë e projektit gjithshqiptarë edhe ata?
-Cilat kanë qënë uljet dhe ngritjet në karrierën tuaj A ka ndonjë gjini tjetër që ju e lëvroni dhe do të dëshironi ta provoni?Në rast se po. Cila është gjinia tuaj e preferuar?
- E kam pak të vështirë sepse do të thoshte lexuesi:edhe ky si Beluli! E kam filluar me ndrojë gazetarinë për shkak të një”frike” se po më heqin sot e po më heqin nesër. Shkaku ishte biografia. Im atë ishte burgosur në mes të viteve ’50. Edhe pse e fitoi pafajësinë pas 13 muajësh burg, kjo iu kujtua gjatë atij dhe neve gjatë të gjithë jetës. Nga ana tjetër, dajua ime, vëllai i nënës, u dënua me 101 vite burg dhe kreu pas amnistive dhe punës 17 vite. Kur doli nga burgu një këmbë e kishte të paralizuar. Asnjë nga 9 fëmijët e tij dhe 11 fëmijëve të vëllait, nuk u lejua të shkollohej. Kjo biografi të diktonte një qëndrim si mbi gjëmba, ku sundonte frika e zbulimit.Në të vërtetë unë nuk i dija gjërat kur isha fëmijë.Prindërit na kishin ruajtur duke na i fshehur.  I kam mësuar shumë vonë.Sinjalin e  parë e mora kur dolën listat e studimeve pas gjimnazit. Ditën e parë emri im ishte tek Juridiku, të nesërmen përfundoi në Shkodër për mësues 8 vjeçareje, të cilin nuk e preferonin edhe për shkakun se të merrnin ushtar pas shkollës. E provova vetë pas 2 vjetësh.Kur mbarova Institutin Pedagogjik në Shkodër për gjuhë shqipe, dega ushtarake e rrethit më kërkoi që të shkoja të studjoja në shkollë ushtarake për oficer. Alternativa që më shtruan ishte: O shko për oficer ose do të çojmë ushtar! M’u duk më e lehtë e para pas bisedës që na bëri shefi i degës për lavdinë e ushtrisë. E firmosa deklaratën mes mëdyshjeve. Kur shkova në mbrëmje në shtëpi, ia tregova tim eti ç’më kishte ndodhur. Ai u nxi në fytyrë dhe më dha urëdhër që të shkoja të flija herët se nesër do të shkonim sërish në qytet. Kalova një natë pa gjumë. Në mëngjes herët shkuam në fshatin fqinj ku e kishte shtëpinë kryetari i këshillit të Bashkuar. Edhe sot ruaj respekt për atë njeri, pa shkollë, por zemërmirë. Nuk mbaj mend që t’i ketë bërë keq njeriu, madje as”kulakëve “ të Matjanëve. Ai ishte shok ushtrie  i babës; e ruante respektin edhe pas burgu, nga që ia kishte ndihmuar familjen në kohë të vështira. Baba ia spjegoi veprimin tim kryetarit dhe i foli hapur në sytë e mi, duke i thënë se unë nuk mund të shkoja për oficer se do të hapeshin letrat e biografisë, edhe nëse pranohesha një ditë do të më përzinin me ceremoni. Ranë dakort që të gjenin një arsye tjetër që ta paraqesnin si shkak. Kemi qëndruar gjithë ditën duke pritur dhe më në fund hyri kryetari i këshillit. Më pas thirrën edhe babën. Mua vetëm ma komunikuan se pas një muaji do të shkoja ushtar. Kështu që shkova 3 vjet ushtar (në fakt bëra 37 muaj). Edhe një herë tjetër më ngacmoi biografia. Në vitin e dytë të ushtrisë, kisha riparuar  në det të hapur një defekt teknik gjatë lundrimit, që u vlerësua dhe më propozuan për dekorim dhe shpërblim me leje suplementare. Mirëpo pritej vlerësimi i Partisë në fshat. Pas 15 ditëve vjen përgjigja”nuk ka garanci politike”. Ma tregoi Komisari zemërmirë, Tomë Kola, babai i futbollistit Bledar Kola. Ia di për nder atij oficeri që më dha mundësi që të më krijohej mundësia e të mos më anulohej leja, sepse në vitin e tretë të ushtrisë nisa dhënien e provimeve me korrespondencë në Universitetin e Tiranës. Për një vit likuidova të gjithë ekuivalencën.
E zgjata pak përgjigjen për të treguar se në ato vite që unë punova në gazetari ndjehesha i pasigurtë për shkak të bashkëjetesës me njollat e biografisë. Madje kur vinin mbledhjet e Partisë, ne pa parti, na thoshin, na falni, mund të dilni pak jashtë se tani kemi punë partie.
Kontradiktat e mia dolën hapur në fillim të viteve ’90. Pas shkrimeve të Prof. Ylli Popës, dr. Sali Berisha e të tjerë, na doli frika. Shkrimet e mia kritike më nxorën përballë administratës qeveritare lokale. Kjo ishte kohë e vështirë për mua dhe familjen. Merrja kërcënime, letra anonime, deri edhe Fletë rrufe në qendër  të qytetit, gjoja nga bashkëfshatarët e mi, që kritikonin Partinë që nuk e kishte zbuluar gjarpërin(medemek mua). Po si mund të vinin bashkfshatarët e mi në pesë të mëngjesit aty ku u duhej të udhëtonin më shumë se 2 orë. Këto ishin lojra të Sigurimit apo të aktivistëve të partisë. Zhgënjimi më i madh ishte kur si gazetar pashë ballafaqimet që bënte Ramiz Alia, Adil Çarçani, Nexhmije Hoxha, Haxhi Lleshi, me vullnetarët e Enverit për t’u ndalë hovin kundërshtues, ku përbetoheshin për  vazhdimësi të rrugës së Enverit dhe do ta mbronin edhe me gjak. Gjatë rrugës së kthimit mora vendimin. E shpreha këtë në redaksi, por edhe në shkrime që i botoja në gazetat e Tiranës ku ishte vrarë frika. Menjëherë erdhi pushimi nga puna. Qëndrova pak kohë i papunë,  republikanët më kërkuan që të pranoja postin e sekretarit të komitetit Ekzekutiv Pluralist. U përpoqa të kryej me drejtësi detyrën në kohë të vështira. E lashë këtë detyrë kur pranova propozimin tjetër për kandidat për deputet sepse ligji e diktonte. Me 20 shtator 1991 u krijua  gazeta antikomuniste”Ora e Fjalës”, nga Shpend Sallaku dhe Gëzim Hajdari. Që në numrin e parë u botua një shkrim i imi  kundër korrupsionit të administratës shtetërore. Po në atë numër kishte dhe një përgëzim nga botuesit në adresën time dhe të gazetarit Bujar Xhaferri për ndihmën që kishim dhënë. Unë isha dhe pjesë e Këshillit Botues. Pas ikjes të themeluesëve të kësaj gazeta në Itali, në vitin 1992, gazetën e mora unë dhe e mbajta deri në gusht 1996, kohë kur m’u ofrua posti i Kreyredaktorit të Republikës.Mendoj se aty është dhe arritja e karrierës time, në përgjigje të pyetjes tuaj. Me një ekip të rinjësh ne bëmë një gazetë të madhe, shumë herë më të madhe se partia, me rritje kulmore deri në 40 mijë kopje në ditë dhe me një staf të plotë në qendër dhe me korrespondentë në të gjithë territorin e vendit.Përsa i përket gjinive që lëvroj, më pëlqen reportazhi, dossieri, satira. Në letërsi, pasioni i fshehur është proza e shkurtër.
 Në publicistikën tuaj gjithcka vjen nga jeta reale. Çfarë lloj kërkimi keni bërë për të? A keni pasur materiale apo ngjarje që ju kanë ndihmuar në shkrimin e tyre?
- Përgjigja është brenda pyetjes tuaj. Gazetaria nuk bëhet vetëm në zyrë, por duhet prekur jeta, duhen takuar njerëzit.  Duhet shkuar atje ku jetojnë njerëzit, atje është gazetaria. Natyrisht ka rëndësinë e vet edhe shfrytëzimi i arkivave, i historisë, por mbi të gjitha takimi me njerëzit mbetet kyçi i suksesit. Gazetari para se të marrë të shkruaj duhet edhe të kërkojë, të shfletojë, të njohë individin apo ngjarjen, të grumbullojë sa më shumë informacion dhe pastaj të seleksionojë dhe të korrektojë veten. Mendoj se skedimi i fakteve që përjeton gazetari dhe mbajtja e një ditari të përditshëm është i domosdoshëm. Për 10 vite në Illyria fitova shumë; gjeta gjallë një pjesë nacionalistësh, që në fëmijërinë dhe rininë time na i kishin prezantuar si diversantë, si ”armiq të popullit”. Ishin nacionalistët që iu ishte mohuar Atdheu. Kam intervistuar shumë nga ata. Në Dielli zbulova një botë tjetër, që e njihja pak, shpirtin idealist të vatranëve.
-A keni përjetuar fëmijëri të lumtur?A ka pasur në fëmijërinë tuaj se një ditë do të bëheshit gazetar dhe aq më  tepër editor i një gazete historike e tradicionale  shqiptaro-amerikane sikundër është ajo “Dielli”?
- Fëmijëria ime, besoj si e shumicës prej brezit tim, ka qenë palumtur, do të thosha edhe e vuajtur sepse gjendja ekonomike e familjes, kur erdha unë në jetë ishte vështirësuar. Im atë ishte pjesë e një familje të madhe me toka dhe pasuri, të prekur nga Reforma Agrare. Edhe sot janë ruajtur toponimet”Tokat e Grecës” në fushën e Peqinit. Jeta e mëpastajme u vështirësua më tepër. Kur u nda me xhaxhanë, njërin nga katër vëllezërit e tij, pasi të tjerët ishin ndarë më parë, tim ati i ra me short që të merrte shtëpitë dy katëshe, ndërsa xhaxhai mori shtëpitë përdhese dhe të gjithë bagëtinë e pasurinë e mbetur. Një natë pas ndarjes ra një tërmet i fuqishëm dhe im atë humbi gjithçka, mbetëm në qiell të hapur. Mezi ndërtoi një shtëpi me plitharë. Më pas, Kooperativa e shkretoi më shumë jetën tonë; ajo ndante 30 lekë të vjetra për ditë pune. Babait i duhej që të mbante tetë vetë sepse nëna kishte një sëmundje që nuk e linte të ngrinte kokën. Në këto kushte im atë kërkoi një punë ku të merrte më shumë të ardhura. E çuan të punonte në Sulzotaj, një nga sektorët e fermës së Lushnjës, ku kishte dhe shumë të internuar. Pushimeve të verës më merrte dhe mua me vete që të punoja. Ishte shumë vështirë; dega e misrit që duhej të prashisja shkonte dhe dy metra, unë isha një pëllëmbë; gjatësia e rreshtave të misrit shkonte 200  deri në 400 metra , shpesh më zinte gjumi kur ulesha për t’u shlodhur. Një natë im atë erdhi me gjithë shokët e tij me fenerë në dorë dhe më gjetën në mes të rreshtave të misrit; më kishte kapur një gjumë i thellë nga lodhja. Nuk kisha rrugë tjetër,duhej të punoja që të bleja rrobat e mia të shkollës. Kështu rrodhi jeta. Por prindërit e mi sakrifikuan për mua, më mbajtën me djersën dhe kursimet e tyre.Nuk e patën këtë fat 3 vëllezërit dhe tri motrat e mia, të cilët kur kërkonin shkollë, u thoshin: e keni një Ju!
Sa për ëndrrën për t’u bërë gazetar. Kurrë nuk do të guxoja që ta çoja nëpër mend.
-Në jetën e përditëshme në New York, ju jeni në kontakte me personalitete të kulturës,  figura të njohura të komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe të politikës shqiptare dhe amerikane. Sa është prezent atdheu ynë Shqipëria e çështja shqiptare, veçmas ajo e Kosovës e Çamërisë  në marrëdhëniet me ta?
-Po e filloj nga fundi: Çështja Çame dhe e Kosovës, janë dy shtylla të veprimtarisë së Vatrës, pashmangshmërisht dhe gazetës së saj Dielli, që ka për mision bashkimin e natyrshëm të trojeve shqiptare, por jo me folklor, jo me aksion, jo me turravrap, por si një proces i pashmangshëm, që kalon përmes bashkimit shpirtëror, ndjesor, njerëzor, duke dëgjuar dhe aleaten tonë, Amerikën. Ne shqiptarët jemi me fat që Amerikën e kemi në krah, e kemi aleate. Ajo që pat nisë presidenti Willson, në fillim të shekullit të shkuar, e çuan më tej presidenti Klinton dhe Xhorxh Bush. Edhe këto kohë ne vazhdojmë ta kemi ndihmën e ëngjëllit mbrojtës me emrin”Amerikë’. Kam qenë i pranishëm në shumë takime me politikanë amerikanë, lokalë dhe qendror. Përherë jam emocionuar nga vlerësimet që i bëjnë Kombit shqiptar, edhe pse politikanët tanë tregohen nxënës të këqinj. Vatra ka kontakte me ish Senatorë e kongresmenë.  Vlerësimet që përcollën në 100 vjetorin e Vatrës Senatori Shumer dhe kongresmeni Engel, ishin maksimale. Kontakti im i parë me politikanët amerikanë ka qenë me ish Senatoren e shtetit Hilari Klinton. Ajo po vinte kandidaturën për senatore dhe komuniteti shqiptar organizoi një darkë fondmbledhëse në Manhattan në restorantin e patriotit Bruno Selimi. Kishte më shumë se 100 pjesmarrës. Më mori me vete botuesi i Illyrias, Ekrem Bardha. Unë s’kisha më shumë se 2 muaj që kisha ardhur nga Shqipëria. Isha i ndrojtur. Ajo shumë e qeshur me shqiptarët. U bënë fotografi me secilin. Unë kisha zënë një qoshe dhe nuk po afrohesha. Ekrem Bardha ma bëri me dorë dhe lëshoi zë: Eja këtu! Ajo e kuptoi ndrojtjen time dhe më thirri. Dola në fotografi. E ruaj si relike në shtëpinë time atë fotografi. Qëlloi që dhe vajza ime, Elisabeta, që është mësuese në njëjshkollë të mesme, pasi mbaroi shkencat politike, punoi 6 muaj në zyrën e Seantores si praktikë universitare. Edhe ajo ka fotografi me zonjën Klinton, madje dhe një vlerësim shumë pozitiv pune e njohurish. E përmenda këtë rast sepse sa herë ka qëlluar që të jemë në takimet e shqiptarëve me zonjën Klinton, kam parë e dëgjuar një përkujdesje të jashtzakonshme të saj për shqiptarët. Po kështu do të përmendja kontributin e ish kongresmenit Tom Lantosh, kongresmenit Eliot Engel, Danna Robaher, madje edhe të senatores, Kirsten Gillibrand, të ish kongresistit Joseph DiGuardi etj.

-Është e natyrëshme që mjedisi shqiptaro-amerikan në Diasporë, karakterizohet nga  ndjenja patriotike , atdhedashuri, krenari ,vlera e identitet kombëtar.A  ka ndikuar në publicistikën tuaj dhe a  i kini numuruar botimet e shumta të shkrimeve tuaja  në këto vite?
-Natyrisht, madje shumë. Më vjen mirë që kam intervistuar shumë patriotë, të cilët tashmë nuk jetojnë më. Më duket se kam kryer një mision të shenjtë, kam lënë gjurmët e jetës së tyre, sakrificave të tyre, përkushtimit atdhetar, edhe pse shumë prej atyre qenë shpallë armiq. Sa për të numëruar  shkrimet , jo, nuk i kam numëruar, por i ruaj, fizikisht gazetat, dhe shumica e shkrimeve janë ruajtur nëpër CD.
-Në publicistikën tuaj, trajtoni nga jeta e përditëshme e njerëzve të thjeshtë, familjeve shqiptare, brenda kornizave të mentalitetit shqiptar. Si ndiheni kur dëgjoni për krimin në familje, apo veset e tjera që kanë përfshirë një pjesë të komunitetit shqiptaro-amerikan, sikundër droga e krimi? Si mund të reflektojë komuniteti shqiptaro-amerikan për lehtësimin e këtyre plagëve?
- Fokusi i shkrimeve të mija rrok jetën e shqiptarëve të Amerikës, kam shpalosur vitet e jetës së tyre, kam shfletuar historinë, kam gjurmuar dossier, veçanërisht figura të patrajtuara më parë, kam ndjekur sukseset e fëmijëve të shqiptaro-amerikanëve nëpër shkolla, kam përshkruar suksesin e bizneseve të shqiptarëve etj.
Sukseset e shqiptarëve përbëjnë tablonë pozitive, e cila është pozitive, por medalja ka dy anë. Ana tjetër është përfshirja e shqiptarëve në krim, sidomos e të rinjëve, grindjet, përfshirja në rrjetin e drogës etj. Çdo komunitet i ka këto plagë, por e keqja jonë është se ne nuk i mjekojmë, nuk guxojmë t’i bëjmë objekt të punës së komunitetit dhe të medias. Mentaliteti shqiptar është i tillë, mbetet indiferent ndaj medias amerikane se nuk ka çfarë t’i bëjë, por po t’i trajtojë media shqiptare, nisin telashet, ankesat, sherret. Mirëpo po nuk u luftuan, ato shtohen. Gjithësesi realiteti është ky, media shqiptare e quan tabu këtë anë të medaljes.
-Mendoj se publicistika tuaj aktuale është tërësisht me lëndë  nga jeta , veprimtaria, kontributi  shqiptaro-amerikan. Cilat janë sfidat për të përshkruar atë  në publicistikën tuaj?
Do të mjaftohesha me një fjali për t’i dhënë përgjigje pyetjes:Në gazetari duhet të guxosh. Sfida ëshët arma për të ruajtë profesionin.
-A kini botuar  libra me publicistikë  dhe natyra e të shkruarit tuaj? Si e ndjeheni pas gjithë kësaj periudhe që shkruani si publicist?
- Kam bërë libra për të tjerët, tani është radha të botoj të miat. Mendoj se ka ardhur koha me të vërtetë. Do t’më duhet dhe pak punë sistemuese dhe redaktuese.
-A është i lirë shtypi sot?
- Shtypi është i lirë, por duhet të çlirohet nga vetja.
Kush ju mbështet shpirtërisht në krijimtarinë tuaj të larmishme letrare e publicistike?
- E gjithë familja ime, por edhe miqtë në Vatër.
- Jetoni në Amerikë ç’ju lidh me Lushnjën?
-  Krenaria dhe shumë gjëra. Është pjesë e jetës sime. Kur isha tek Republika kisha shumë lushnjarë në redaksi, dhe shpesh botoja suplementin letrar me krijimtari nga autorët lushnjarë. Kur isha tek Illyria botoja shpesh krijime të lushnjarëve Faslli Haliti, Visar Zhiti,Vath Korreshit, Halil Jaçellari, Ilir Levonja, Sherif  Bali, Gëzim Hajdari, Shpend Sallaku, të vëllezërve Bedri dhe Caush Çoku, po kështu sipas mundësive edhe në Dielli.
-Kanë thënë për Dalip Grecën …
-Ca e kanë sharë e ca lëvduar. Citimet mendoj se janë të panevojshme.
-Çfarë nuk do të falnit në jetë?
-Mashtrimin, hipokrizinë, gënjeshtrën dhe vetëmburrjen…
-Mesazhi për inteligjencën e këtushme shqiptare…
-T’i përulen Kombit dhe të punojnë për Kombin.
-Çfarë dëshironi të shtoni…
Faleminderit që më intervistuat!
Bisedoi :Raimonda MOISIU

Flet shkrimtari,poeti dhe publicisti Flori Bruqi

Të gjitha veprat e mija kanë si lajtmotiv çështjen shqiptare.

Raimonda MOISIU
Flet shkrimtari,poeti dhe publicisti Flori Bruqi:

1
Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit,Republika e Kosovës.
Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës – në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004)Është kandidat potencial për Doktoraturë nga Fiziologjia kineziologjike në Universitetin e Prishtinës(2013). Bashkëpunon me shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e në vazhdi. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.
Biografia krijuese e shkrimtarit,poetit e publicistit Flori Bruqi: ka botuar mbi 30 libra 21 fejtone publicistiko-shkencorë në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mijra punime shkencore në gazeta,revista shkencore si dhe në shumë web faqe interneti (2003-2013).Shkrimtari Flori Bruqi është nga miqtë e kolegët e mij më të nderuar, respektuar dhe të mirë, prej më shumë se një dekadë. Me Florin përvec bashkëpunimit krijues, kam pasur fatin të kemi qenë në disa Festivale Poetike në Kosovë. Qershorin e viti të kaluar ishim në Festivalin Drini Poetik, Prizren e cila më dha mundësinë që unë, ta intervistoja këtë shkrimtar poet e publicist të talentuar e mirënjohur që dashuria për atdheun, cështjen kombëtare, arrtin dhe letërsinë e signifikojnë shumë produktiv e dashamirës.Për më shumë lexoni intervistën.
Bisedoi:Raimonda MOISIU


-Kam shfletuar dhe lexuar me interes të veçantë biografinë e aktivitetit tuaj krijues.
Sinqerisht jam ngazëllyer nga mjeshtëria e kulturës profesionale që ju lëvroni në zhanre të ndryshme. Cila ka qënë eksperienca juaj e parë me poezi, prozë, publicistikë, përkthim, esse, monografi….apo….?

Po nga viti 1973 datojnë publikimet e mija letrare në shtypin e kohës.Mbase këto fillime kanë qenë të suksesshme.duke fituar edhe çmime letrare në konkurset e ndryshme letrare atëbotë,por do të thosha se në publicistikë dhe eseistikë u mora nga viti 1974 e deri me 1980,duke publikuar 21 fejtone në gazetën e atëhershme të përditshme “Rilindja”,pra shkrime dhe tema të kësaj natyre.Atëbotë një përkrahje morale dhe nxitje për t’u thelluar më tutje hullive të këtyre fushave të shkrimtarisë,kisha nga Jusuf Gërvalla,Sedat Dida,Vehap Shita,Ymer Shkreli etj.Më vonë disa “smirëzinjve” ju “pengonte” suksesi im publicistik i theksuar,më tepër te gazetaria investigative,ku kam qenë më i guximshëm dhe më i ndërtuar,pra shkrimet e mia u pengonin edhe disa sejmenëve të devotshëm të komunizmit jugosllavë, të cilët ishin poltronë të atij sistemi, duket edhe kujdestarë për ta stigmatizuar fjalën dhe shprehjen e lirë, të cilët bukur shumë herë intervenonin për “embargot” publicstike ndaj meje dhe shkrimeve të mia.Për ta argumentuar këtë,kësaj i shkon më së miri një thënie e shkrimtarit tonë të mirënjohur, Ramiz Kelmendit se, “shqiptari të fal gjithçka, por jo dhe suksesin!”.


-Do të thotë se ju keni nisur aktivitetin krijues që në moshë të re. Kjo duhet të ketë qënë me të vërtetë emocionuese dhe inkurajuese. Çfarë mendoni se ju ka frymëzuar për të shkruar?

Libri im i parë i botuar doli në vitin 1995,dhe është ai me poezi “Zjarri i diellit”.Pas këtij libri poetik vjen i botuar romani “Vrasja e liridonëve”, me 1996, e që u kushtohet tri personaliteteve të kombëtarizmës:Jusuf Gërvallës,Kadri Zekës,Bardhosh Gërvallës, të vrarë me 1982 në UNtergrupenbach të Gjermanisë nga sigurimi i atëhershëm jugosllav, sepse ata ishin veprimtarë të kauzës sonë kombëtare.Më vonë,në këtë vazhdë të botimive pasojnë veprat tjera,pra romanet si:”Dorëzeza”, “Gjarprinjtë e pallatit”, “Tokë e djegur”,”Pallati i Akeronit” dhe vepra tjera poetike dhe publicistike dhe të zhanreve të ndryshme. Të gjitha veprat e mia kanë si lajtmotiv çështjen shqiptare si dhe çlirimin definitive nga cerberët e Serbisë,por të shtjelluara në temën romanciere. E them tash,pas kaq vjetëve se, sinqerisht jam dhe i kënaqur për shkak të vlerësimeve nga kritika letrare e kohës, ngase këto vepra janë vlerësuar dhe cilësuar për tematikën dhe për nivelin artistik të tyre, janë vlerësuar sigurisht nga profesionistët e kësaj fushe.Mbase këto vlerësime janë të botuara dhe në shtypin e kohës dhe përmbajnë gjithmonë të vërtetën e thënë mbi vlerat e këtyre veprave,pa kozmetikë pa elozhe,por të vlerësuara saktësisht dhe objektivisht.

- Si keni arritur ju të procedoni “në udhëtimin tuaj krijues ”, të jeni kaq kreativ, ku ka një shtrirje të gjerë të kombinimit të fakteve historike, kujtesës, miteve, marrëdhënieve ndëretnike, kombëtare, evropiane, veçmas asaj ballkanike, që perceptojnë vlerën e madhe të edukimit kuptimplotë të vetëdijes njerëzore, në marrëdhënie me të shkuarën, të tashmen e të ardhmen. A mund të na jepni disa mendime rreth tyre?

Duke u bazuar në historinë e bujshme shqiptare dhe duke i njohur rrjedhat tona historike dhe të popujve tjerë përrreth nesh,në shumë vepra të mia janë shtjelluar faktet historike,etnike,antropologjike,kulturore etj,si dhe raportet në mes të këtyre popujve dhe historisë së tyre.Nga kjo del dhe vërtetohet lashtësia jonë dhe prejardhja në hapësirat ballkanike, që në shumë nga këto vepra të mia kjo temë zë vend qëndror dhe është shtjelluar nga shumë aspekte.

-Zoti Flori Bruqi keni shkruar qindra artikuj shkencorë dhe studimorë, për historinë ballkanike e botërore, të botuar në organe shtypi në Shqipëri, Kosovë agjensioni Floart press, e gjetiu. Mund të na tregoni diçka në lidhje me strategjinë tuaj për këto vepra, dhe a ka ndonjë gjë tërheqëse që ju shprehni nëpërmjet tyre apo ka diçka tjetër më tej se kjo…?

Puna publicistiko-shkencore edhe përkundër vështirësive të saj,ka arritur të më stimulojë në thellimin e këtyre studimeve,duke shfrytëzuar burimet arkivore në vend dhe jashtë tij.Qëllimi im i gjithmonshëm ka qenë që ta nxjerrë të vërtetën për tematikën në fjalë,prandaj edhe këto tema të këtyre zhanreve janë mbetur një kontribut imi mbase po shprehem “modest”,duke dashur që ta vlerësojnë të tjerët në të ardhmen.Ndërsa sa i përket agjencionit “Floart press”, mund të them lirisht se është një ndër gazetat elektronike ndër më të lexuarat,më e hapura dhe më e debatuara,më e pavarura në trevat shqiptare.Aty ka shkrime të duarta nga shkrimtarët e afirmuar dhe ata fillestarë pa dallime. Agjensioni “Floart Press” ka rreth 200 bashkëpunëtorë anë e kënd globit,ku me shkrimet e tyre kontribuan që të ketë sa më shumë lexues.Këtë e vërtetojnë rreth 1.200’000 klikime …

… që do të thotë se shënimet tuaja nënkuptojnë bashkëpunimin tuaj të ngushtë me një sërë burime dhe arkiva të ndryshme, si brenda dhe jashtë Shqipërisë, Kosovës , veçmas në Ballkan. A keni hasur në vështirësi nga këndvështrimi i një protagonisti në gjetjen e tyre?

Nuk them se nuk ka pasur vështirësi, sepse është në natyrën e punës,por ato i kam kapërcyer gjithmonë,ngase në rend të parë si synim parësor njeriu ka qëllimin e arritjes së rezultateve në akëcilën fushë, në rend të parë me interes për opinionin.Tek unë kjo ka qen cytje dhe më ka motivuar që të mos ndalem pavarësisht se sa dikujt kjo dhe mund t’i ketë “penguar”.

-Duke pasur parasysh faktin se ju jeni të njohur në nivel kombëtar e ballkanik, dhe këtë e tregon kontributi tuaj, përveç sa përmendëm më sipër, keni vëllime poetike , në prozë reportazhe, përshkrime, artikuj kritikë dhe ese etj.

Mund të them se leximi i veprave të bënë të njohur dhe pikërisht këto kontribute të miat letrare, publicistike, mbase ma kanë krijuar emrin tek opinioni ynë lexues, kjo tregon për suksesin e veprës sime letrare dhe asaj publicistike.S’do të shtoja më shumë por them se jam respketues ndaj lexuesve të mi.Secili nga lexuesit e veprave të mia,qofshin ato poetike,romanet apo publicistike dhe të tjera,kudo qoftë ata,u jam mirënjohës, i vlerësoj dhe e çmoj vlerësimin e tyre.


-Me sa di unë keni shkruar shumë lirika dashurie. Çfarë ju ka shtyrë të shkruani poezi të tilla? Ç’është dashuria për ju ? Kur një burrë e ndjen se është i dashuruar dhe cili është sekreti që fuqishëm ka influencuar në poezinë tuaj?

Kam shumë miq shkrimtarë e shkencëtarë nga Shqipëria e Kosova.Disa edhe nuk janë në mesin tonë si Mehmet Kajtazi,Iljaz Prokshi,Rifat Kukaj, etj e që me siguri se kanë pasur ndikimet e e tyre pozitive në krijimtarinë time letrare,poetike e publicistike…Ndër të gjallët do të veçoja Akademik Prof.Dr.Fatmir Terziun, Akademik Namik Shehun,prof.Dr.Eshref Ymerin,prof Naim Kelmendin,Vullnet Maton,Raimonda Moisiun,Faik Xhanin,Kolec Traboinin,Vasil Qesarin, Përparim Hysin,Prof.dr.Shyqri Galicën,Rushit Ramabajën etj.

-Cilat janë disa nga idetë apo temat që ju shtjelloni në poezitë tuaja? A janë ato autobiografike? Cfarë është idealja përreth poetëve në mënyrë që të dalin poezi të arrira?

Të gjithë përsonazhet, qoftë në poezi apo në prozë,romane etj,janë personazhe reale të kohës dhe hapësirës sonë etnike.Vlenë të veçoj se në të tre romanet e mija,sikur janë “Dorëzeza”, “Pallati i Akeronit” dhe “Pallati i gjaraprinjve”,personazhet janë realë, por të shkruar me emra artistik.Figurativisht ata janë në mesin tonë. Një numër personazhesh edhe janë gazetarë,shkrimtarë,politikanë dhe luftëtarë të tri luftërave çlirimtare,ata janë të prekshëm. Romanet e mia kanë stigmatizuar dukuritë negative në shoqëri si dhe bartësit e tyre në kohën e monizmit. Pothuaj të gjitha romanet e mi kanë bazë të mirë edhe për t’u bërë skenar filmash, dramatizime etj, ndoshta dhe mund të bëhen në një të ardhme,sepse tematika e këtyre veprave del nga jeta jonë nga ambienti ynë nga koha jonë e jetuar si shoqëri dhe si individ,por e cila kohë ka lënë gjurmet e veta, jo vetëm historike, por edhe psikologjike në njeriun e këtij nënqielli,gjithmonë i tragjizuar nga pushtuesit, në përkjejet e tij për liri dhe pavarësi kombëtare.

-Nga poet në prozator, studues, publicist, kritik letrar dhe esseist?A i shihni këto zhanre si sfidë?
Jo,përkundrazi do të thosha se e përplotësojnë njëra-tjetrën. Në rrugën time krijuese këto mbase e kanë pasuruar krijimtarinë duke e theksuar poashtu gamën e preokupimeve të mija krijuese.Qenësorja është që të gjitha këto zhanre të krijimtarisë sime kanë ecur sukseshëm.

-Cila është sfida për të shkruar një tregim apo roman? Zhanrin e tregimit dhe romanit e “bëtë ju të vinte te ju”, apo është preferenca tuaj?

Dihet se krijimi i romanit nuk është sikur p.sh është krijimi i poezisë dhe në të kundërtën.Romani merr më shumë kohë dhe ka ligjësitë e veta të krijimit,por unë them se në të shumtën unë preferoj romanin si zhanër dhe e kam shkruar.Puna ka dalur e suksesshme ngase kanë shkruar pozitivisht për këto romane.
-Ju i paraqesni personazhet tuaj nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën, apo anasjelltas?
Personazhet e romaneve të mija janë nga jeta reale, ngase ata janë njerëz, por që në krijimtarinë artistike ata marrin emra artistikë apo të imagjinuar,duke dashur që të mos “zbulohen”, sepse tashmë janë emra fiktivë letrar dhe jo realë, por të bëmat e tyre janë reale dhe kanë ndodhur në realitetin tonë në një kohë dhe në një hapësirë. Kjo mendoj se e ka pasuruar lëndën e romaneve të mija dhe mbase ato mbajën vulën e disa ngjarjeve me domethënie për një kohë të jetuar. Besoj se lexuesi do ta gjykojë këtë kur t’i ketë lexuar.


-Një nga gjërat që kam vënë re në librat dhe shkrimet tuaja reportazh është përshkrimi i vendeve, natyrës dhe pozicionit gjeografik të tyre. Pra, sa e rëndësishme është kjo në krijimtarinë tuaj?

Kuptohet se përshkrimet që juve keni gjetur në veprat që potenconi,përbëjnë si të thuash një bazament të ngjarjeve të shtjelluara në ato shkrime.Përshkrimet e kësaj natyre pasurojnë rrëfimin dhe krijojnë një imazh më të saktësuar për lexuesin.Ato,pra përshkrime e natyrës,vendeve, etj, i japin jetë dhe e dinamizojnë rrëfimin apo shkrimin e një vepre.

-Sa kohë keni që shkruani ? Çfarë iu ka tërhequr në artin e të shkruarit? Cila është eksperienca më e mirë që keni përjetuar kur shkruani? Po më zhgënjyesja? Cilat janë emocionet tuaj, kur shkruani?

Mund të them se secila vepër shkruhet me emocion,pavarësisht se krijuesi që në fillimet e shkrimit të një vepre letrare,të një tregimi,të një poezie etj, i vë si të themi ato spirancat e krijimit të ngjarjes,apo të pikave ideore kah do të ecën ngjarja. Është e vërtetë se kam ndjerë në të shumtën emocionin e një magjie që të jep shkrimi kur krijon.Ndjenjën e zhgënjimit nuk e kam përjetuar, jo për tjetër, por mbase kur krijuesi krijon veprën ai ka një qëllim parësor që e shtynë atë ta krijojë atë vepër.Unë ndjehem mirë me atë që kam arritur ta krijojë dhe tua transmetojë lexuesve.

- Ju keni një karrierë gjithashtu në publicistikë. Me këtë dëshiroj të di, se si ju harmonizoni aktualen mbizotëruese historike, sociale e politike, në kurriz të pavarësisë tuaj intelektuale. A mund të na përshkruani momente nga eksperienca tuaj në librat, essetë dhe artikujt publicistikë?

Nuk do të ndalesha tek momentet,por në tërësinë e veprës së krijuar janë mbarsur temat e shtjelluara,ato në publicistikë janë të kohës sonë, të hapësirës sonë, të mendësisë sonë, dhe të psikologjisë sonë jetësore.Ka dhe tema nga historia,mbase për t’i ndriquar disa aspekte ngjarjesh apo personalitetesh etj,që janë e gjurmës sonë si komb në kohë, në data, në ngjarje të mëdha apo të vogla qofshin ato.Ato sikur më grishin kujtesën për t’i shtjelluar ngarendas në shkrimet e këtij zhanri të shkrimtarisë.

-Si ka ardhur ndryshimi juaj më herët, nga poet, prozator në suksesin tuaj si publicist?

Thënë të drejtën veten e shoh më të sendërtuar në zhanrin e romanit. Sikur më ka dhënë më shumë mundësi të të shprehurit,të të rrëfyerit,por gjithmonë me nivelin e gjuhës artistike të rrëfimit. Ndoshta, them sipas përshtypjes sime, jo larg këtij suksesi qëndron edhe poezia dhe publicistika.

-Si ndjeheni kur jepni intervista?

Them sinqerisht fare mirë sepse intervista është dhe një rast tjëtër i komunikimit më lexuesin,mbase nxjerrë për lexuesin në të shumtën dhe aspekte tjera, të panjohura ato që i interesojnë lexuesit për akëcilin person krijues.

-Mesazhi juaj për inteligjencën shqiptare,kosovare dhe talentet e reja.

Më e rëndësishmja është vlerësimi i drejtë i vlerave krijuese të kudoqoftë dhe vlerësimi i sinqertë i punës së njëri tjetrit kudo në hapësirën shqiptare dhe pastaj njohja e këtyre vlerave edhe nga jashtë.Ne kemi çka t’i prezentojmë edhe botës nga vlerat tona krijuese por duhet që ta kundrojmë drejtë vlerësn e secilit dhe pa grupe dhe paragjykime klanesh e interesash të ngushta.

-Çfarë dëshironi të shtoni….

Asgjë më shumë vetëm të ju falenderoj për misionin tuaj në prezentimin e vlerave artistike për lexuesin,suksese në punën tuaj..

Bisedoi: Raimonda MOISIU

Ilda Kroni crowned Miss Elegance


By Ermira Babamusta, New York
Ilda Kroni www.facebook.com/ildakronioffical
The stunning and sophisticated model Ilda Kroni has always dreamed of achieving her lifelong dream, walking down the runway as a Victoria Secret Model. She has participated in several photoshoots and international competitions and continues to make appearances in the fashion industry today.
Ever since I was young I was fascinated with fashion, and dreamed of being a Victoria Secret Model. It is a lifelong dream of mine. Throughout my modeling career I have realized the importance of portraying a strong image for beauty and women,” said the beautiful model Ilda Kroni.
Model, Actress Doroilda (Ilda) Kroni was born in the historic city of Shkodra, Albania on December 12 1994, to Albanian parents Gjovalin and Terezina Kroni. At age 3 she moved to the island of Crete, Greece where she lived for 15 years. In 2012 Ilda Kroni returned to Tirana, Albania, where she continues modeling.
Ilda Kroni studied modeling at the prestigious professional modeling school “Grace Models Tirana” where her first love was fashion. Her modeling career began in Montenegro, where she won the title “Miss Elegance” at the beauty pageant held in August 2012. In December 2012 Ilda Kroni impressed the judges of “Top Model Dukagjini” in Kosovo with her beauty, style and elegance.
Winning ‘Miss Elegance’ title is an honor for me. It is a great opportunity to showcase the positive attributes of young Albanian woman in general today. I hope I can serve as a positive role model for girls my age in the country,” added the talented Ilda Kroni.
Model Actress Ilda Kroni
Model Actress Ilda Kroni
From the start Ilda Kroni attracted the attention of fashion designers with her natural beauty, distinctive modeling figure and positive attitude. She is currently a contestant in “Supermodel of Albania 2013”. Her lifelong dream is to become a Victoria Secret model and walk the runways of New York, Paris and Milan.
Entering the Supermodel of Albania competition has been a remarkable experience. I hope I can impress the judges with my charming personality, look and classy sense. I want to represent my country well in both national and international beauty pageants,” said Ilda Kroni.
Ilda Kroni showed interests in theater/arts at a young age. She has performed at the famous national theatre “Teatri Migjeni” in Shkodra, Albania. She brings her own theatrical style to the fashion shows. Her performances weather on stage or on the runway tell a story, with gorgeous portrayal of the classy female portrait. Ilda is interested in pursuing her modeling and acting career in the Movie and Entertainment business. (ww.facebook.com/ildakronioffical)
theatre
In summer 2012 Ilda Kroni had the opportunity to work as a production assistant with the famous director Vilma Zenelaj and award-winning producer, actress Great Zenelaj during the shoot of “Eagle” (Shqipe) movie, a Colored Films, Hollywood production. Ilda’s sister, Graciela Kroni played a main role, playing “Lola”, Helena’s daughter in Eagle movie (www.coloredfilms.net ; www.shqipethemovie.com ).
It was such a pleasure working with the talented Ilda Kroni during the shoot of our new movie “Eagle/Shqipe” in Albania this past summer. She is very sweet, beautiful and talented. Ilda was very helpful and professional as a production assistant. Her younger sister, Graciela Kroni did a wonderful job at portraying Lola’s character in the movie. Ilda is a strong example of sophisticated, intelligent and modern elegance and we are proud of her to represent Albania in Supermodel Albania 2013. We wish her good luck with the competition,” said the talented Greta Zenlaj, actress, model, producer and co founder of Colored Films in Hollywood.
Ilda Kroni, production assistant of Eagle, Shqipe Movie www.shqipethemovie.com
Ilda Kroni, production assistant of Eagle, Shqipe Movie www.shqipethemovie.com

Actress Ilda Kroni and award winning director, writer Vilma Zenelaj, 2012, Albania www.coloredfilms.net
Actress Ilda Kroni and award winning director, writer Vilma Zenelaj, 2012, Albania www.coloredfilms.net

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...