2013-08-06

PSE DUHET TA MËSOJMË GJUHËN SHQIPE


Gjuhën shqipe duhet ta mësojmë, sepse ajo është gjuha jonë, është gjuha e nënës sonë, është gjuha e gjyshërve tanë e stërgjyshërve tanë të stërlashtë. Është gjuhë e ëmbël, e pasur, e bukur dhe një nga gjuhët më të lashta të Evropës dhe të njerëzimit. E mbi të gjitha gjuha shqipe është gjuha e identitetit tonë kombëtar. Gjuha shqipe na e përcakton qenien tonë shqiptare. Dhe kombet e tjera të qytetruara do të na çmojnë, aq sa e çmojmë ne vetvetën, aq sa e çmojmë gjuhën shqipe dhe kulturën tonë. Mendimin tonë ne mund ta thellojmë dhe ta shprehim vetëm aq sa e njohim gjuhën tonë. Aq sa do ta mësojmë gjuhën shqipe , aq mund t’ i mësojmë edhe gjuhët tjera, prandaj, sa më shumë ta zotërojmë gjuhën e nënës, aq më shumë dhe aq më mirë i zotërojmë edhe gjuhët e kulturat e popujve tjerë.

“Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet”,, thoshte rilindësi ynë Filip Shiroka.

“Gjuha Shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral.Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar”, thotë gjuhëtari me famë botërore Holger Petersen.

Kurse për Mit’hat Frashërin: “Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha Shqipe”..

Gjuhëtari ynë i madh Eqrem Çabej shton:
“Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij”.
“Gjuha shqipe ka aq pasuri fjalësh e është e ardhshme e plot gjallëri e jetë, sa mund të përkthehen në të klasikët e çdo kombi, e çdo kohe”.
“Gjuha pasqyron një kombësi, ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës është tregues i nivelit të kësaj kulture”.
“Gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar”.

E për poetin Gjovalin Shkurtaj: “Mbrojtja e gjuhës është detyrë dhe peng nderi për çdo shqiptar”.
“Ai që e zotëron gjuhën e vet vlen më tepër se ai që pushton një qytet”, thotë, thotë një mendimtar i lashtë.

Një proverb latin na meson: “Gjuha e keqe sjell shumë të këqija”!

Gjuhëtari e filosofi Heidegger shton: “Gjuha është një institucion mbi të gjitha institucionet”.
Rilindësit tanë gjuhën shqipe e bekonin dhe e çmonin si "Gjuhë Perendie". Prandaj, ta mësojmë GJUHËN SHQIPE.

ESHTE ZHDUKUR TERMI ,,ABETARE,,PER NXENESIT SHQIPTAR NE MAQEDONI








Me rastin e festës së fillimit të punimeve të Kongresit të Manastirit nga 14-22 Nëntorit 1908, Shoqata Humanitare dhe Kulturore “Programi Unik Shqiptar” në Maqedoni i bënë kërkesë “Programit Unik Shqiptar” në SHBA, që të ndihmojë me ndihma për blerjen e rreth 9.000 Abetareve për nxënësit shqiptar në Maqedoni pasi ka disa vite që libri me emrin ABETARE është hequr pa të drejtë. Ky projekt bëhet me qëllim që edhe nxënësit e shkollave fillore në Maqedoni të mësojnë me Abetaren e njësuar, ashtu siç mësojnë nxënësit shqiptar në Republikën e Shqipërisë, në Republikën e Kosovës, në Luginën e Preshevës dhe në Diasporë. Siç shihet vetëm vogëlushët shqiptar në Maqedoni janë përjashtuar për të mësuar me librin e dashur të Abetares, kjo jo për faj të ndarjes territoriale, por për faj të politikanëve të dobët shqiptar. Këta politikanë harrojnë se në Maqedoni u vendos Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës shqipe me shkronja latine, prandaj është ofendim i rëndë që vetëm vogëlushëve shqiptarë në IJRM tu mohohet mësimi me Abetaren mbarëkombëtare. Pra sot si pasojë e politikës diskriminuese nxënësve shqiptar u mungon libri bashkë me termin Abetare e cila është simbol i sakrificës e shumë pishtarëve të arsimit.

Ne si PUSH, duke vërejtur se asnjë parti politike, asnjë deputet dhe ministër shqiptar në Maqedoni nuk po bëjnë përpjekje që Abetarja mbarëkombëtare të mësohet edhe nga nxënësit shqiptar në Maqedoni, atëherë PUSH do t’ju krijojë mundësinë që këta fëmijë ta kenë Abetaren dhuratë-falas.

Programi Unik Shqiptar do punojë që të gjithë nxënësve shqiptar në shtator të 2013 të kenë ABETAREN UNIKE në duart e tyre. Pra nuk do të lejojmë që disa fëmijë shqiptar të trajtohen me syrin e nënës dhe disa të tjerë me syrin e njerkës për faj të politikës vasale të pushtetarëve.

Ne shpresojmë se do të gjejmë mbështetje dhe mirëkuptim nga të gjithë shqiptarët kudo në botë pavarësisht nga idetë politike dhe besimit fetar që i përkasin. Kjo iniciativë nuk është politike, por Kombëtare, Kulturore dhe Humane.

Prof.Teuta Llalla

ARMIQTË E GJUHËS SHQIPE DHE TRIUNFI I SAJ




nga Teuta Llalla

Lufta kundra gjuhës shqipe ka qenë e ashpër. Ky sulm ishte frontal dhe në të gjitha nivelet dhe drejtimet të ndryshme.
Fanatikë fetarë ortodoks dhe mysliman injoronin gjuhën shqipe, filluan të ndryshonin emrat e fshatrave ku banonin shqiptarët. Osmanët i quanin shqiptarët të ''pa fe'' dhe të ''paudhë'' priftërinjtë greke quanin gjuhën shqipe ''gjuhë barbare''.
Një ligj kundra gjuhës dhe kulturës shqipe ka lëshuar sulltani i Perandoris Osmane më 31-5-1779, Abdul Hamiti i 2-te, ku përcaktonte saktë marrja në mbrojtje nga ana e turqëve kultura dhe gjuha greke, dhe duhet luftuar gjuha shqipe.
Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën ''Thesaloniki'' më 14-8-1999.
Krahas atij vargu të pafund kryengritjesh të përgjakëshme, zuri fill edhe një revolucion kulturor, i cili, ndonëse me pak i dhunës ishte gjithësesi më dramatik.
Kultura e një populli cilësohet si mënyra e përgjithshme e jetesës dhe e mendimit. Gjuhëtari i ndritur Sami Frashëri ka thënë; ''Gjuha është gjëja e parë e përcaktimit të kombësis''.
Dëshmia më e lashtë e ekzistencës së gjuhës shqipe nuk u shkrua mbi pergame, pra në letër prej kallami, por mbi gurë të pavdekshëm nga koha. Këtë na e vërteton Prof.Dhimitër Shuteriqi për gjetjen e një fjale të vetme, të gdhendur në një mozaik të Liknidit, sot Ohri i lashtë, që ka qenë kryeqyteti i fisit Ilir Dasheretëve. Është fjala ''GJON'' dhe është shkruar dhe shqiptuar njësoj vetëm nga shqiptarët, si në lashtësi dhe në kohën e sotme. Prof.Shuteriqi vure në dukje se fjala e lashtë ''GJON'' e zbuluar në Ohër, është shkruar me të gjitha normat e njohura drejtshkrimore shqipe.
Në vitin 879 pas Kr, ndeshet emri i qytetit të Krujës, në kështiellën franceze të Shantilisë. Studiuesit kanë gjetur një dorshkrim, i cili në faqen 153, përmban një tekst prej tetë rreshta me shkrim dore, është një poemë e vogël në gjuhën shqipe.
Në Shqipëri, ashtu si në të gjithë botën e qytetëruar, greqishtia dhe latinishtia u përdorën në të gjitha dokumentat e shkruara deri përpara pushtimit osmano turk.
Dëshmia më e herëshme për ekzistencën e letërsisë shqipe është një thënie e shkruar nga prifti dominikan francez Brohariti, arqipeshkvi i Tivarit, më 1332, ai do thoshte ''Ndonëse arbërit kanë nji gjuhë krejtësisht të ndryshme nga latinishtja, prapëseprap ata përdorin shkronja latine në të gjitha librat''. Kjo tregon se gjuha shqipe përdorej gjerësisht dhe shkruhej me shkronja latine në fillim të shekullit 14.
Shumica e dokumentave në gjuhën shqipe vërtet humbën përgjithmon, por disa prej tyre arritën të mbijetojnë jashtë Shqipnis në arkivat dhe muzetë e botës. Kështu i në vitin 1915 studiuesi rumun, Nikola Jorga zbuloi në Bibliotekën Laurentine të Firencës një letër qarkore, të shkruar më 1462 nga Pal Engjëlli(1416-1470), Arqipeshkvi katolik i Durrësit. Teksi orgjinal thotë ''Unë të pagëzoj në emnin e Atit e t'birit të Shpirtit të Shenjtë''.
Libri më i vjetër është vepra e Gjon Buzukut, titulluat ''Meshari''. Ai përfundoi dhe u shtyp më 1555. Kopja e vetme ekzistuese u zbulua në vitin 1740 nga arqipeshkvi shqiptar i Shkupit Gjon Kazazi. Më vonë ''Meshari'' shkoi në Bibliotekën e Vadikamit, ku u rizbulua më 1909 nga arbëreshi Pal Skiroi. Libri ka pasur 220 faqe dhe sot mungojnë 32 faqet e para. Ky libër ishte shkruajtur me shkronja latine ku ishin shtuar dhe 5 të tjera.
Të tjerë dokumenta për gjuhën shqipe kemi nga shume shqiptarë që me të shumtit ishin njërës të fesë.
Frank Bardhi(1606-1643), shërbeu si ipeshkvi i Sapës. Bardhi hartoi fjalorin e parë në histori shqip-latinisht, që kishte 2544 fjalë shqipe dhe 5.000 fjalë latine, dhe u botua në Romë më 1625.
Pjetër Bogdani(1625-1689), lindi në Prizeren, dhe u emërua fillimisht ipeshkvi i Shkodrës dhe pastaj arqipeshkvi i Shkupit më 1667. Vepra e tij ''E vërteta e pagabueshme e besimit Katolik'' u botua disa herë në Padovë dhe Venedik. Vdiq i sëmurë në Prizeren dhe dëshira e tij e shprehur dikur u bë realitet. ''Ah, sikur të kisha një kandil të ndezur e të ndriçoja atë tokë të varfër të Shqipnisë dhe të Serbisë, një pjesë e madhe e secilës flet shqip''.
Këto zbulime dëshmojnë që gjuha shqipe është shkruar më herët se librat historik që janë gjetur më vonë.
Për shekuj me rradhë turqit osman qëllimisht dhe sistematikisht kishin përçarë popullsinë shqiptare në grupe rivalësh, armiqësive fetare dhe zëvëndësimin e gjuhës amtare shqipe me gjuhë të huaja. Ndonëse trashëgimia e panumër e poemave, baladave, përrallave dhe fjalëve të urta ishin përcjellë gojarisht brez pas brezi, qeveria turke i kishte ndaluar rreptësisht botimet në gjuhën shqipe. Kështu që shqiptarët shkolloheshin në shkollat fetare që ishin në gjuhën turke, greke, sllave, italiane, gjermane. Dhe ata që shkolloheshin nuk e dinin mirë gjuhën e mëmës, shqipen. Fëmijët mysliman duhet të shkonin në shkollën e Xhamis, ku mësonin turqisht, fëmijët të krishterë duhet të mësonin greqisht.
Kështu në ato pak shkolla fillore në Shqipëri asnjëra nuk përdorte gjuhën shqipe. Propagandistë të djallëzuar përpiqeshin të shkombëtarizonin brezat e ardhëshëm të rinisë shqiptare. Gjuha shqipe përdorej zakonisht në jetën e përditëshme, prandaj arriti të përcillej nga brezi në brez.
Shkolla e parë e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Veljet të Mirditës më 1632. Më pas në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan më 1639 dhe në qytetin e Shkodrës më 1698. Si mësues në to ishin Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani dhe Dhimitër Dhërmiu. Arsimi katolik morri vrull të madh në Shkodër më 1855, kur u hap shkolla ''Françeskane'' që më vonë do quhej ''Ilyrikum''.
Këto shkolla katolike në Shqipërinë e veriut mbaheshin kryesisht me fonde Austriake.
Qëndra Kulturore Voskopojare(Moskopojë) ka luajtur një rol të madh në kulturën shqiptare. Atje u themelua ''Akademia e Re'' më 1744, kjo pati një ndikim të fuqishëm në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe dhe ndërgjegjies kombëtare shqiptare.
Mbas një lufte të madhe për jetësën e gjuhës shqipe dolën atdhetarët e shquar shqiptar që shumë prej tyre u vranë nga armiqtë e gjuhës shqipe.
Teodhor Kavalioti(1718-1797) nga Voskopoja, në vitin 1770 botoi Fjalori i gjuhës sllave-greke-shqipe, si dhe një studim shkencor të veçantë të shqipes. Ai ishte drejtor i ''Akademisë së Re''. Teodhor Kavalioti u vra nga të dërguarit e Fanarit, rrugës për të sjellë shkronjat latine shqipe të bëra prej plumbi, për shtypshkronjën ku do shtypeshin libra në gjuhën shqipe.(shih filmin ''Udha e shkronjave'')
Naum Veqilharxhi(1767-1846). Botoi në Bukurresht të Rumanisë më 1844 një abetare e quajtur ''EVETARI'' një libër me tetë faqe, që më 1845 u botua më i zgjeruar. Abetaret e Veqilharxhit u bënë qiriri i gjuhës shqipe në rrethin e Korçës. Por kjo abetare ngjalli frikë tek kleri ortodoksë grek, dhe me urdhër të Patriakut klerik të Stanbollit, e helmuan Naum Veqilharxhin.
Kostandin Kristoforidhi(1827-1895), i lindur në Elbasan, u bë një nga gjuhëtarët më të shquar të Shqipëris, duke fituar titullin ''Pishtar i gjuhës Shqipe''. Studimet e para i morri në Janinë, dhe më vonë në Kolegjin Protestant në Maltë. Në Janinë u ftua që t'i jepte mësim në shqip, Dr.Johan Fon Hanit, i cili, pas 40 vjet kërkimesh, do të bëhej albanologu më i shquar shkencor në botë.
Kristoforidhi dha mësim në Maltë, Tunizi, Tiranë dhe Elbasan. Në Stamboll më 1882, botoi dhe një abetare në shqip, të quajtut ''Alfavitar Shqip'' në gegërisht dhe toskërisht.
Me rëndësi shumë të madhe është fjalori i shqipes me rreth 40.000 mijë fjalë, të mbledhura dhe të klasifikuara për 20 vjet rresht.
Fjalori u botua në Athinë më 1904, pas vdekjes së Kostandin Kristoforidhit.
Për përhapjen e gjuhës shqipe, krerët bektashian shqiptar dolën më haptazi, dhe kjo për shkak të përleshjeve të tyre me turqit e sektit Suni.
Duke qenë se qeveria turke mbajti një qëndrim mjaftë armiqësor ndaj përhapjes së letërsisë në gjuhën shqipe, është e kuptueshme që angazhimi i pjestarëve të komunitetit musliman në këtë fushë ka qenë fare i vogël.
Interesi i njerëzve për gjuhën shqipe urrit shumë, dhe brenda pak vitesh u botuan katër gramatika të mira shqipe.
Njëra u botua në Firencë nga Jeronin De Rada. Tjetra ishte Gramatika e Gjuhës Shqipe në Greqisht, e botuar më 1882 nga Kostandin Kristoforidhi. E treta ishte gramatika e Sami Frashërit e botuar në Bukuresht më 1886, në shqip. Kurse më 1887, Pashko Vasa nga Shkodra botoi në Londër një gramatike shqipe në gjuhën frënge.
Vërshimi i letërsisë kombëtare shqipe në vend sigurisht që inatosi qeverinë turke dhe kishën ortodokse greke.
Patriarku ortodoks grek lëshoi një mallkim mbi letërsinë shqipe dhe kërcënoi me shkishërim të gjithë ata besimtarë që do të guxonin të mësonin dhe lexonin në gjuhën shqipe.
Sulltani urdhëroi të gjitha postat doganore që të mos lejohej asnjë libër në gjuhën shqipe të futej në Shqipni.
Dy armiqtë historik kundra njëri-tjetrit, tani po bashkëpunonin me zell për përndekjen dhe burgosjen e gjithkujt që kapej me libra të gjuhës shqipe.
Në lëvizjen për gjuhën dhe shkollën shqipe, që u zhvillua në dhjetorin e parë të shekullit 20, ndeshi në pengesa të vështira serjoze nga ana e qeveritarëve turq ashtu edhe nga kleri reaksionar i dy besimeve.
Qeveritarët turq me dhunë dhe prifti e hoxha me propagandë demagogjike, u përpoqën të përçanin popullin shqiptar dhe ta linin në errësirë. Kështu kleri mysliman proturk në rrugë fetare, ndalonte besimtarët mysliman të ndiqnin shkollat shqipe bashkë me të krishterët, me pretekstin absurd se ''prishin besën''. Nga ana tjetër priftër e dhespotë grekë thonin se vetëm greqishtja është gjuha e perëndisë, kurse shqipja është gjuhë ''shejtani'' dhe, në këtë mënyrë përpiqeshin të ndalonin përhapjen e gjuhës shqipe në shkolla, xhami, kisha e kudo. Por kundër këtyre forcave armike të gjuhës shqipe dhe interesave kombëtare, të turqëve dhe grekëve, u ngritën atdhetarët shqiptar. Ata u vunë në krye të masave popullore dhe i dhanë hov lëvizjes për gjuhën dhe shkollën shqipe.
Prijësit e Rilindjes Kombëtare e kishin kuptuar mirë se rruga drejtë pavarsis shkonte drejt arsimit dhe shkollës shqipe. Hartimi i librave dhe çelia e shkollës shqipe u bë problemi më i ngushëm. Qëllimi ishte me zgjuar ndërgjegjien kombëtare dhe për të rritur vullnetin për të luftuar për panvarsinë pastaj.
Vala antishqiptare ishte shtuar edhe më shumë rreth fqinjëve tanë mbas formimit dhe programit të ''Lidhjes së Prizerenit''. Lidhja kishte si qëllim kryesor çeljen e shkollës shqipe, por me shkatarrimin e Lidhjes, puna e pionierëve të parë të arsimit shqiptar u bë dhe më i vështirë.
Në Shkodër qytetarët mund të mësonin në shkollat e klerit katolik, të cilat në sy të qeveritarëve turq, paraqiteshin si shkolla fetare.
Kështu shkollat fillore fetare katolike u bënë çerdhja e diturisë arsimore shqipe, dhe Faik Konica pat mësuar në shkollën e jezuitëve të Shkodrës.
Mësuesit shqiptar u bënë pararoja e nacionalizmit shqiptar, atëhere qeveria turke morri frikë, dhe, pa u mbështetur në asnjë ligj, mori masa të, rrepta duke presekutuar arsimtarët shqiptar.
Në Shqipnin e jugut përhapja e arsimit shqiptar kombëtar u pengua edhe nga influenca shkataruese e propagandës greke. Pothuase të gjithë ata që çelën shkolla shqipe në jug, ishin të fesë ortodokse. Qeveria greke me anë të Patriakanës së Stambollit, ose ''Fanarit'' kishin siguruar të drejtën me çel shkolla për Kristianët. Për tu mësuar ortodoksëve të Shqipëris vetëm gjuhën greke.
Qeveria greke, me anën të shoqatave arsimore të ndryshme, çeli me qindra shkolla greke në Shqipërin Jugore, për të futur ndjenjën greke në brezat e padjallëzuar shqiptar.
Shqiptarët e krishterë që nuk u përulën politikës së Greqis, u mallkuan dhe u luftuan me çdo mjet.
Mbas shumë botimesh fjaloresh, të cilët, shkollat myslimane kur bënin mësim në shqip i shkruanin me shkronja arabe.
Shkolla ortodokse greke përdornin në shqip shkronja greke. Dhe atdhetarët klerik katolik dëshironin që gjuha shqipe të shkruhej me shkronja latine.
Gjatë zhvillimit të letërsisë shqipe u hartuan disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stanboll. Megjithatë, mendimi i përgjithshëm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak të pranueshme për prodhimin e letërsis shqipe dhe gjuhës kombëtare shqipe. Për këtë arsye, shoqëria aktive dhe idealiste ''Bashkimi'' në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare.
Më 14, nëntor të 1908, në Manastir u mblodh ''Kongresi i Manastirit'' ose ''Kongresi i Alfabetit''.
Në këtë Kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerik etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Miht'ath Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mihtath Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave, që botoheshin në Selanik ''Liria'' dhe ''Dituria''. Sekretare e komosionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 antarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë, shqiptar te fese myslimane, katolike, ortodoksë, protestant, njerës të ditur, erdhën së bashku të bashkuar si vëllezër për një qëllim të madh kombëtar.
Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku të gjithë pjesmarrësit ''Sa një hoxhë, rendi ta përqafonte para të gjithëve''.
Kërkesa e nacionalistëve shqiptarë ishte, që gjuha jonë shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjë që nënkupton mosnënshtrimin qoftë ndaj turqëve, qoftë ndaj grekëve
Kongresi vendosi me votë unanime të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja dhe që përdoret deri më ditët tona.
Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtëshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe. Duke qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo përshtatiet e tyre, vendosmëria e delegatë vepër t'i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e panvarësis, që nuk kaloi pa u vënë re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleati i tyre sllavë.
Ndre Mjeda, një studiues jezuit, i thurri vargjet, ndoshta më të bukura gjuhës shqipe në atë kohë.
Përmbi za, që lëshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Përmbi erë, qi nep zymbyli,
pa da zemrën ma ngushëllon.
Gegë e toskë, malësi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundë e majë nji asht Shqipnia,
e nji gjuhë t'gjith na bashkon.
Në Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga një grup tregëtarësh atdhetar mysliman shqiptar. Shtypshkronja e Manastirit shpejtë u bë e njohur në të gjithë Shqipninë si shpërndarëse e librave dhe gazetave në gjuhën shqipe. Në këtë punishte ishin të punësuar 17 vetë, të cilët punonin me një makinë të re elektrike, që vihej në lëvizje me dorë, për të shtypur gazetën e përjavëshme ''Bashkimi i Kombit'' si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.
Çështja e gjuhës shqipe shpesh bëhej shkas shpërthimin e dhunës së fanatikëve që sulmonin pa mëshirë përparimin e gjuhës shqipe.
Babë Dudë Karbunara(1842-1917) i lindur në Berat, bashkëpunonte ngushtë me Kostandin Kristoforidhin. Babë Karbunara shumë herë filloi gjatë kremtimit të meshës, të lexonte ungjullin në gjuhën shqipe, dhe kështu i filluan kërcënimet e para nga eprorët klerikë otodoksë dhe më 1895, fanatikët i dogjën të tërrë shtëpinë.
Papa Kristo Negovani, një prift ortodoks i cili punoi për përhapjen e gjuhës shqipe, por në moshën 30 vjeçare, më 12 shkurtë të 1909 u masakrua me sëpatë e thika nga të dërguarit e vetë peshkopit ortodoksë grek. Atë natë i vranë dhe të vëllanë, Theodhos Negovanin.
Poeti i asaj kohe, Loni Logri, shkruajti një vajtim për të.

Papa Kriston e vranë,
Dhe s'ra për të një këmbanë,
Por malet e Shqipnisë
Dhe shpellat e malësisë
Thërrisnin an e mbanë,
Papa Kriston e vranë!
Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani, vraponte me librat shqip në gji dhe me pushkën në krah fshat më fshat në Shqipërinë e Jugut për përhapjen e shkollës shqipe dhe kishën shqiptare.
Veprimtaria e At Stath Melanit ra në sy të autoriteteve turke, dhe Fanarit të Stambollit.
Tri herë turku ia dogji shtëpinë dhe librat shqip, por, At Melani nuk pyeti. Më 24 dhjetor 1917, At Stathit i kishin zënë pritë banda e kusarëve të Josif Suropullos, e vranë, i prenë kokën At Stath Melanit dhe e çuan në Athinë tek paguesit e vrasjes.
Petro Nini Luarasi(1865-1911) është një nga atdhetarët e shquar që punoi për përhapjen e gjuhës shqipe në rrethin e Korçës. Qe drejtor i shkollës së djemëve në Korçë. Petro Nini Luarasi shkonte fshati në fshat për përhapjen e gjuhës shqipe. Më 20 shtator 1892, peshkopi i Kosturit, Fillaterri, nxorri një lajmërim, me titull ''Mallkimi i shkronjave shqipe''.
Qëndrimi grek i kishës ortodokse ishte aq i vendosur, se kush guxonte të këndonte meshën në gjuhës shqipe, do të përfundonte me vdekje.
Më 1909, qeveria turke në bashkëpunim me kishën greke dhe sllavët, mbylli të gjitha shkollat shqipe, dhe dha urdhër të prerë të shuhen në zjarr të gjutha librat, dokumentat dhe letërsia shqipe.
Gjendja politike në vend në atë kohë ishte kritike për të marrë flakë nga çasti në çast.
Për atdhetarët shqiptarë u bë më se nuk do t'i realizonin dot kurrë qëllimet e tyre të larta pa hapur më parë shkollat shqipe për formimin e rinisë. Deri në atë kohë rinia shqiptare kishte qenë objekt i propagandës së huaj në shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke, që të dyja kundërshtarë fanatikë të, gjuhës shqipe dhe të çdo ndjenjë atdhetare. Megjithatë, gjatë punës për krijimin e sistemit të tyre shkollor, atdhetarët shqiptar u ndeshën me tri probleme të mëdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e të hollave dhe mungesa e mësuesve të kualifikuar.
Shuma të vogla por të dobishme të hollash ishin mbledhur aty-këtu brenda vendit, kurse ato më të mëdha kishin ardhur nga shoqëritë dhe klubet shqiptare në vendet e tjera. Mirëpo kishte fare pak mësues të kualifikuar të gjuhës shqipe.
Për të bërë ballë kësaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri një tjetër Kongres në Elbasan, në zemër të Shqipëris, nga data 20 deri 27 gushtë të 1909.
Në këtë Kongres tetëditore, që kishte synim zhvillimin e lëvizjes arsimore anembanë vendit, erdhën delegatë nga 28 shoqëri e klube shqiptare. Në Kongres u vendos që të themelohet ''Shkolla Normale në Elbasan'' një shkollë gjashtëvjeçare për pregatitjen e mësuesve të rinjë. Njerës të mësuar në Universitetet e huaja Europjane u gjetën dhe u caktuan për të formuar stafin pedagogjik.
Klubi i Manastirit u caktua si qendra për krijimin e një Federate të Klubeve Shqiptare në Shqipëri dhe në kurbet. Qëllimi i Klubeve ishte pëhapja e gjuhës dhe arsimit shqip, pa u përzier me politik. Klubi korçar ''Përparimi'' u caktua si qëndra financiare, që do të adimistronte ndihmat dhe shtimin e shkollave të ditës dhe të natës. Përgjegjësia kryesore dhe prokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollës Normale të Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti të gjithë shqiptarët të futnin gjuhën shqipe në shkollat e huaja, të përhapura anemban Shqipërisë.
Më 18 nëntor 1909 u bë thirrja haptazi, ''Përmbajtjen e Shkollës Normale të Elbasanit duhen, para, para e më shumë para''.
Nuk është e vështirë të përfytyrohet niveli i ulët i jetesës së njerëzve, që u bëhej një propozim i tillë! Mirëpo, me ose pa mjetet e përshtatëshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi të pregatiste pionierët e arsimit për Shqipërin që po rilindëte.
Drejtori i parë i Normales ishte, Luigj Gurakuqi që vite më vonë kjo shkollë u pagëzua me këtë emër.
Shkolla Normale u hap më dhjetor të 1909, me 143 nxënës.
Shpërthimi i shqiptarizmit i kaloi të gjitha parashikimet e armiqëve të gjuhës shqipe. Në atë kohë dolën në dritë rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, që botoheshin në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare jashtë vendit.
Zhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashën, të friksuar nga ky shpërthim i shpejtë i arsimit shqip, reaguan ashpër, duke ndaluar shoqëritë, shkollat dhe botimet në shqip.
Në Vlonë atdhetarët e ndershëm arestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlonës u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naçi u largua nga Shqipëria, nga frika e vrasjes. Në Gjirokastër pionieri i arsimit shqip kombëtar, Koto Hoxhi, u internua në kështjellën e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i së parës shkollë shqipe në Korçë, u internua në Selanik. Zhonturqit i kishin vënë detyrë vetes për të rrjepurr të gjallë të gjithë shqiptarët e ndershëm që punonin për përhapjen e gjuhës shqipe. Gjërat po shkonin keq më keq.
Dalja në pah e gjuhës shqipe, me shkronja latine, provokoi myslimanët injorantë e konservatorë. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetëm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarëve shqiptarë për shkronja latine perendimore ishte një përçmim për fenë myslimane.
Njerës të paditur dhe injorantë formuan me mbështetjen edhe të Qeverisë së Zhonturqëve në Stamboll shoqërinë ''Mahfeli'' me synimin për përçarjen e shqiptarëve dhe frenimin e arsimit në shqip. Në fundë të vitit 1909, Qeveria turke ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe me shkronja kombëtare, në të gjitha shkollat anemban vendit. Gjithashtu, nxorri një dekret, sipas të cilit gjuha shqipe do të shkruhet vetëm me shkronja arabe.
Shoqëria reaksionare ''Mahfeti'' me mbështetjen e qeverisë turke, shtypi dhe shpërndau abetaret e para me gërma arabe. Për këtë arsye, në shkurt të 1910, u mbajt në Elbasan një miting proteste, ku 7.000 mijë njerës protestuan kundra përdorimit të shkronjave arabe për gjuhën shqipe. Kështu po atë muaj protestat vazhduan në Korçë, Berat, ku mbi 15.000 mijë vetë dogjën në qendër të qytetit abetaret shqiptare me gërma arabe, të dërguara nga Stambolli.
Telegrame të shumta nga shoqëritë, shqiptare të Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehën në mbrojtje të alfabetit shqip. Në Shkodër, një grup myslimanësh u bënë gati të organizonin një manifestim në përkrahje të shkronjave arabe. Mirëpo ndërruan mëndje kur 60.000 mijë katolikë dhe mysliman të ndershëm shqiptar, nga Malësia e Madhe, organizuan ditë më parë një manifestim madhështor në përkrahje të shkronjave latine. Protesta të ngjashme u organizuan në Përmet, Kolonjë, Tepelenë, Frashër, Konicë etj. Por turqit nuk deshën t'ia dinin. Atëherë në mars të 1910 u thirr Kongresi i dytë i Manastirit. Aty u vendos që të vazhdojë përdorimi i alfabetit kombëtar me shkronjua latine dhe protestat kundër vendimit të padrejt të Qeverisë Turke.
Gazeta atdhetare ''Shkreptina'' e Kajros botoi një momerandum të hartuar nga kryengritësit që luftonin në malet e Shqipëris. Në të theksohej se qëllimi i tyre nuk ishte për plaçkitur apo për të vrarë, por për të luftuar për lirinë e edukimit në gjuhën shqipe dhe me alfabetin kombëtar, lirinë për të hapur të gjitha shkollat shqipe të mbyllura nga qeveria turke dhe vënien në punë të shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave të ndaluara, lirimin e të burgosurve politikë. Dhe përfundonte me mesazhin.
''E gjithë bota e qytetëruar dhe veçanërisht qeveria e perandorisë Otomane le ta dijë mirë se të gjithë shqiptarët, gegë e toskë, kristjan dhe mysliman, nuk do ta pushojnë luftën për këto tri kërkesa, derisa qeveria të na i garantojë ato me siguri''.
Edhe në këtë luftë turke, greke dhe sllave, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mësues, por me dëshirën në shpirt për dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve, sllave, greke dhe turke, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri në jug të Shqipërisë dhe pregatiti breza të rinjë atdhedashës.
Megjithëse ky revolucion kulturor ishte përfytyruar si një konfirmim jo i dhunshëm, shpejtë ai ishte kthyer në një zjarr të rrezikshëm. Që shqiptarët trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlona, do nxitonin hapat për të shpallur mëvetësin e Shqipëris më 28 nëntor të 1912 në Vlorë.
Mbas pak muajsh filloi Lufta Ballkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytetet historikisht të banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga serbët dhe kroatët. Të gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjën dhe shumica e atdhetarëve shqiptar u therrën nga serbët, disa u burgosën. Popullata myslimane shqiptare u detyrua të braktiste qytetin e Shkupit dhe të Manastirit, ata familje ortodokse shqiptare që mbetën aty, me kalimin e viteve dhe me dhunë u asimiluan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar.
Në përfundim të kësaj përmbledhje të shkurtër mbi ''Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triunfi i saj'' duhet të kujtojmë amanetin e atdhetarëve të ndershëm, që luftuan e punuan të bashkuar, gegë e toskë, të çdo feje, në Prishtin, Shkup e Tiranë, në Ulqin e gjetkë, për mos zhdukjen e gjuhës tonë kombëtare.
Prandaj, kurrë të mos e braktisim gjuhën tonë amtare shqipe, mos ta lemë të vdesi sa t'kemi jetën, të punojmë dhe të merremi vesh të bashkuar, që sa më gjatë ta ruajmë gjuhën tonë , atdheun dhe zakonet tona të bukura të lashta që rrrjedhin nga pellazgjët tek shqiptarët.

Nga Flori Bruqi,Teuta Llalla dhe Elena Kocaqi :Mungesa e shqipes në hartën e përditësuar të Enciklopedisë së Kulturës Indoevropiane; gjuhësia shqiptare, vazhdoi edhe në vitet ’90-të të ishte e izoluar.

Familja -Europiane e gjuhës është më e studiuara, ndonëse përpjekjet për të caktuar vendodhjen fillestare të saj kanë çuar në përfundime mjaft të ndryshme. Shkencëtarët arrijnë në përfundimin se përhapja e gjuhëve Indo-Europiane përputhet me fillimin e përhapjes së bujqësisë 9’500-10’000 vjet më parë. Duke u nisur nga metoda dhe në kohë të ndryshme, shkencëtarët arritën në të njëjtën pemë të të 63 gjuhëve Indo-Europiane, e cila paraqitet në Figurën 2 ku boshti i poshtëm tregon vitet. Në mënyrë të qartë shihet se gjuha Shqipe është më e vjetra dhe i përket kohës së fillimit të përhapjes së bujqësisë. (Sqarohet lexuesi se ar-bërës = ar-banas = arbëresh është emri i vërtetë i bujqëve që diskutohen nga shkencëtarët joshqiptarë. Rrjedhimisht dhe lehtësisht kuptohet se çfar gjuhe kanë folur ato bujq të stërlashtë dhe ato para e pas tyre. – shënimi i Flori Bruqi ).


Figura 2 edhe një herë ripohon lidhjen që egziston ndërmjet biologjisë dhe gjuhësisë. Biles Çarls Darvini në librin e tij Origjina e Llojeve pat shprehur në mënyrë të kthjellët se në qoftë se dihej pema biologjike e prejardhjes së grupeve njerëzore, atëhere mund të nxirrej pema përkatëse gjuhësore. Një përpjekje e tillë nuk u bë deri në vitin 1988, kur Prof. Luigji dhe shkencëtarë të tjerë vërtetuan lidhjen që egziston ndërmjet gjeneve, popujve dhe gjuhëve vetëm pasi ato ndërlidhën të dhënat botërore të grumbulluara në gjenetikë, arkeologji dhe gjuhësi. Pikërisht mozaiku gjenetiko-gjuhësor i zbuluar shpreh qartë shkëmbimet dhe pasojat e zgjerimeve të shumta që kanë ndodhur në historinë njerëzore.


  


Gjuha shqipe hiqet nga skema qindravjeçare e Schleicher-it, e njohur me emrin Stammbaumen. Dy skemat që shihni të botuar, për herë të parë në një media shqiptare, i takojnë hartës së Enciklopedisë së Kulturës Indoevropiane që përditësohet gati çdo dekadë. Skema e parë, që i takon vitit 1985, gjuha shqipe (albanian), siç shihet zë një vend të qartë. Ndërsa në skemën e dytë, të përditësuar, që është publikuar në vitin 1997, gjuha shqipe nuk është shënuar më, mungon.


1.

Në një auditor albanologësh, të mbledhur për herë të parë si në një rast homazhi, gjuhëtarja Ledi Shamku-Shkreli ka treguar se në kontakt të vazhdueshëm me përditësimet linguistike evropiane dhe në këtë rast me ndryshimin e bërë në hartën e Enciklopedisë së Kulturës Indoevropiane, është përballur me faktin rrënues për gjuhën shqipe.

Ndërkohë që në dy shekujt e fundit, indoevropianistët ngulmojnë në skicimin dhe riskicimin e dinamikës së jetës së gjuhëve, që kanë ekzistuar në të njëjtin territor, kur disa rriteshin, e të tjera zhdukeshin në kohë, ndonjëherë shoqëruar këto dhe me etnitë dhe popujt që e flisnin, me shqipen qysh prej humbjes së gjuhëtarit Eqerem Çabej asnjëra nuk ka ndodhur.

Kur albanologu amerikan, 88-vjeçari Eric Hamp, që ia kishte kushtuar jetën gjuhësisë së krahasuar dhe ndër to dhe shqipes, tha në një tryezë albanologësh se tani e beson lidhjen e shqipes së vjetër me ilirishten- entuziazmi është pak më i sigurtë për të gjithë studiuesit.


2.

Gjuhëtarja Ledi Shamku-Shkreli sensibilizimin e saj e adreson jo vetëm në kontributin shkencor të Çabejt, por në vakuumin që u krijua nga humbja e tij, që u ndje menjëherë.

“Pas viteve ’70-të shqipja nuk e kish më misionarin që përçonte kohë pas kohe imazhin e saj të përditësuar duke i siguruar asaj një vend të qenësishëm në laboratorët e përbashkëta ku studiohen marrëdhëniet dhe integrimet e gjuhëve e të kulturave. E meqë po flitet për njërin nga kontributet e tij të mëdha, atë si indoevropianist, le të vërehet një e dhënë sa e trishtë, aq domethënëse”.

Pas vitit 1985, disa vjet pas largimit nga jeta e gjuhëtarit, Eqerem Çabej, indoevropianisti i njohur James P. Mallory e modernizoi Stammbaumen-in. Ai e riformulon skemën e tij të 1985 duke u thënë se “kjo skemë sërish në trajtë peme, paraqitet më e plotë, më e përditësuar si dhe është fryt i një pjekurie më të lartë hulumtimesh, pasi për hartimin teorik të saj janë pasur parasysh edhe studimet mbi variacionet e brendshme diasistematike për secilën gjuhë” (skema e dytë).

Në këtë pemë të përditësuar, që studiuesja Shamku e ka bërë të ditur një auditor albanologësh, gjuha shqipe, pra mungon. Gjuhëtarja vëren se Mallory në punimin e tij ka mundur t’i përcaktojë më mirë vendndodhjet e tij simbolike të gjuhëve në këtë skemë, falë të dhënave studimore historiko-krahasuese që ka vjelë për secilën syresh nga studimet e fundit e më të përditësuara (skema e parë).

“Merret me mend se nuk është fjala për një lajthitje apo ndonjë pandehmë të gabuar të këtij shkencëtari, pasi Mallory vijon të mbetet sot një nga indoevropianistët më me autoritet. Madje ai, sikundër edhe Çabej vetë, i takon atij brezi indoevropianistësh, të cilët strukturalizmi sosyrian në gjuhësi i shtyu të marrin në konsideratë qoftë “studimin e një stadi gjuhësor në vetvete dhe për vetveten”, qoftë edhe ndjekjen e rrjedhës evolutive stad pas stadi, duke krahasuar të dhënat strukturore që ofronte çdo prerje sinkronike”, - tërheq vëmendjen Shamku.

Mungesa e shqipes në hartën e përditësuar të Enciklopedisë së Kulturës Indoevropiane; gjuhësia shqiptare, vazhdoi edhe në vitet ’90-të të ishte e izoluar.

“Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe; Sosyr thotë se “objekti e përcakton metodën”. Objekti studimor i gjuhësisë shqiptare nuk ish më as “shqipja në familjen e gjuhëve”, sikundër u mundua ta shqyrtonte Çabej e as shqipja e përbashkët si repertor i përdorimeve të diktuara nga bashkësia jonë social-kulturore. Periskopi i veshur i kësaj nëndetëseje që nuk lëvizte më, kish mbetur i drejtuar vetëm andej nga hamendej të ishte varieteti standard i shqipes”.

Për pasojë, thotë Shamku përfundimet e izoluara, e njëdrejtimëshe të studimeve tona gjuhësore e humbën koherencën krahasuar me zhvillimet bashkëkohore, humbën atë koherencë që kish karakterizuar punën e një shkencëtari mendjehapur, objektiv e largpamës si Çabej.

Faktet që sjell gjuhëtarja si të mjaftueshme për të kuptuar pse shqipja ekziston deri në ’85 në hartën e kulturës indoevropiane, lidhen me rezultatet shkencore të Çabejt që gjenden të cituara si vlera referuese në shumë vepra të rëndësishme të gjuhësisë së krahasuar si te “Origini delle lingue neolatine”, të C. Tagliavinit, apo në punimet e G. Svanes, G. Devotos, të M. Bartolit etj.

Në një vështrim të përgjithshëm të gjuhëtares, atlasi i verbër fillestar me të dhëna e përfundime të pranueshme që vinin nga një sërë gjuhësh, Indoevropianistikja, nga teori hipotetike mundi të shndërrohej në shkencë të mirëfilltë; nisur me skemën e thjeshtë Stammbaumen të Schleicherit, ajo kish mbërritur deri te opusi madhor “L’Europe linguistique”, që u botua nga A. Dauzat në vitin 1953. Më pas punimet vijuan mbi truallin e qëndrueshëm dhe harta plotësohej e përsosej dora-dorës.

“Sikundër thotë edhe Çabej në këto leksione, shkolla e Sosyrit hapi rrugë të reja në gjuhësi të përgjithshme po sidomos në Indoevropianistikë”.




Humbjen e Çabejt, gjuhëtarja e lidh me problemin themelor, arsyen, pse shqipja mungon në këtë hartë të kulturës indoevropiane, por dhe në krejt pjesën më të madhe të network-ut gjuhësor ndërkombëtar, e pa ditur tani se si do konsiderohemi, në çfarë konteksti si gjuhë e humbur, e rrëgjuar, apo etni a popull i zhdukur.

“Duke u kthyer te Çabej, mund të themi se mënyra e tij e studimit të shqipes, si trashëgimi historike e njëherësh si mjet realitetformues, i garantoi për sa mundej gjuhësisë sonë që rezultatet e saj në këtë fushë të merreshin në konsideratë nga gjuhësia ndërkombëtare- gjithë në përpjekjet e saj për të skicuar përsosur mbi bazë të dhënash serioze hartën e përgjithshme të familjes së gjuhëve. Tash po bëhen gati tri dekada që Cabej ka reshtur së trokituri në “veshin e rënduar” të gjuhësisë shqiptare pastaj, duket se kurrkush nuk ka mundur të dialogojë “alla pari” - nëpërmjet prurjes e përfundimesh të përditësuara në lëmë të shqipes – me zhvillimet dinamike të gjuhësisë botërore”.



Prejardhja e gjuhëve indo-europiane

Prejardhja indo-europiane e familjeve të gjuhëve paraqet njërën prej çështjeve kryesore të arkeologjisë dhe linguistikës. Një biolog i evolucionit nga Zelanda e Re shfaqet me një hipotezë interesante mbi prejardhjen gjuhëve, përfshirë këtu edhe shqipen.
Shtyp mbi foto për përmasat origjinale

Emri: 261247.jpg
Shikimet: 132
Madhësia: 31,3 KB
NNJ: 4048
Këto familje të gjuhëve përfshijnë gjuhën persishte, hinduse, shqipe, greke, armene, si dhe disa gjuhë tjera europiane. Një studim i sapo përfunduar i biologut të evolucionit, Quentin Atkinson, nga Universiteti Auckland, në Zelandën e Re, dhe i botuar në revistën prestigjioze ‘Science’, hedh dritë mbi misterin e origjinës së gjuhëve me prejardhje indo-europiane.
 
Atkinson, dhe kolegët e tij, shfrytëzuan metoda statistikore për shqyrtimin e fjalëve të 103 gjuhëve me prejardhje indo-europiane, të cilat nuk pësuan ndryshime gjatë kalimit të kohës. Në linguistikë, fjalët që kanë prejardhje të përbashkët nga gjuha amë, dhe të cilat nuk ndryshojnë gjatë kohës, quhen konjate. Këtu përfshihen fjalët si “nënë”, “ madre” (ital.), “madar”( pers.), “mother” (angl.), “mutter” (gjerm.) etj., të cilat prejardhjen e kanë nga fjala indo-europiane për nënën, “mehter”.

Rezultatet e studimit të Atkinson sugjerojnë se origjina e gjuhëve daton rreth 9,000 vite më parë, nga Anatolia, në Turqinë perëndimore.

Kjo hipotezë është në kundërshtim me hipotezën e mëparshme, sipas së cilës, origjina e gjuhëve indo-europiane ndërlidhet me stepat mbi Detin e Zi dhe Detin Kaspik, ku folësit e parë proto-indo-europianë ishin pastoralë, dhe të cilët pastaj u shpërndanë në Europë dhe Azi, diku rreth 4,000 vite më parë.

Veç kësaj, studimi i botuar në muajin nëntor, në revistën ‘Science’, merret edhe me prejardhjen e gjuhës shqipe. Po t’i referohemi të dhënave të fundit, gjuha shqipe duket se ka origjinë nga një popullatë blegtorësh proto-indo-europian që jetonte në Anatoli, dhe e cila gjuhën dhe kulturën e saj e përhapi përgjatë Europës dhe Azisë, dikur rreth 9,000 vite më parë.



Origjina Pellazge e Gjuhës Ilire e Shqipe


Ne librin "Shqiptarët…" autori francez Edvin Zhak, nxjerr lidhjen që ekziston ndërmjet gjuhës shqipe dhe asaj pellazge. Gjë të cilën, fatkeqësisht, studjuesit shqiptarë, njerëzit e gjuhësisë, me tituj dhe grada, nuk e pranojnë madje ironizojnë kur autorë të tjerë nxjerrin këtë fakt tashmë i studjuar dhe i konkluduar nga shumë burime. Se cili është qëndrimi i gjuhëtarëve shqiptarë, mjafton të shikoje reagimin e zotit Mancaku në emisionin Top-Show, për katragjyshët e shqiptarëve. Ai kundërshtoi zotin Aref, autorin franko-shqiptar që ka bërë një libër për prejardhjen e shqiptarëve, për konkluzionet e tij për lidhjen shqiptaro-pellazge, që autori e ka nxjerrë pas një studimi 30 vjeçar, por që historianët e lashtësisë e kanë thënë me kohë dhe mjafton vullneti dhe dëshira për t'i lexuar dhe interpretuar drejt faktet e thëna për të kuptuar historinë reale. Zoti Mancaku kundërshton faktin se kuptimi i fjalës Athina është i lidhur me shqipen dhe studjues të huaj i japin kuptim at-thëna etj. Sipas studjuesve shqiptarë janë tabu studimet e deritanishme të bëra për historinë dhe gjuhësinë shqiptare nga studjues të izoluar dhe çdo tezë e hedhur ndryshe bën reaksion. Duket që shqipen e shikojnë të influencuar nga latinishtja dhe që kuptohet greqishtja është më e vjetër dhe gjuha e Homerit është ajo greke. Këtyre studjuesve nuk u ka rënë fare në vesh fakti se vetë emri i Homerit spjegohet nga shqipja, apo që studjues të ndryshëm dhe vetë babai i historisë Herodoti e konsideron Homerin si pellazg që unifikoi gjuhën dhe kulturën pellazge. Se interesimi i tij për pellazgët vjen nga fakti se ai vetë ishte i tillë. Se Homeri i këndon një periudhe kur grekët as që ishin në Ballkan. Por të gjitha këto janë të huaja për studiuesit shqiptarë. Lexoni autorin francez që t'u vijë turp për studiuesit shqiptarë.


Pellazgët

Termi i vjetër "pellazgë" vazhdon të mbetet më i mistershëm se kurrë, pasi studiuesit e kanë ende të vështirë të gjejnë kuptimin e tij të saktë. Për këtë arsye, shumë gjuhëtarë të njohur preferojnë ta zëvendësojnë atë me termin "parahelen", kur flasin për gjuhën e popullit që ishte më i hershëm se grekët në Ballkan. Megjithatë, Herodoti dhe Straboni kanë lënë dorëshkrime të shumta rreth pellazgëve. Po kështu edhe Tuqididi, Dionisi i Halikarnasit, Plini Plak, Hesiodi, Homeri, Eskili, Sofokliu, Europidi, Virgjili e shumë të tjerë. Duke qenë se jetuan shumë më afër asaj periudhe të historisë njerëzore, dëshmia e tyre për pellazgët duhet të ketë më shumë peshë. Pellazgët erdhën në Ballkan në kohët parahistorike para ilirëve dhe quhen nga Korkuti "paleoindoevropianë". Ata ishin pararendës të ilirëve, që më pas u bënë pararendës të shqiptarëve. Sipas shkrimtarëve të hershëm, pellazgët banonin të shpërndarë në rajonin Ballkano-Egjeas, duke përfshirë këtu të gjithë Ballkanin, bregdetin Egje të Azisë së Vogël dhe Kretën. Gjuha e tyre pellazge cilësohej si "barbare", d.m.th. jogreke. Studimet gjuhësore tregojnë se ky popull la gjurmët e tij në Ballkan nëpërmjet terminologjisë paragreke të emrave të njerëzve, vendeve dhe hyjnive - emra, që nuk kanë asnjë lidhje me greqishten, por që mund të shpjegohen nëpërmjet ilirishtes dhe shqipes.


Lidhjet e shqiptarëve me pellazgët


Studiuesi i parë i kohës sonë, që i përcaktoi shqiptarët e sotëm si pasardhës të pellazgëve, ishte Johan fon Han, i cili i vazhdoi kërkimet e veta historike e gjuhësore gjatë 40 vjetëve që shërbeu si konsull i Austrisë në Janinë. Poeti dhe studiuesi arbëresh në Itali, Jeronim De Rada, mbrojti të njëjtën tezë, duke provuar se toponimet pellazge mund të shpjegohen vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe. Më 1879, një vit pasi Kongresi i Berlinit mohoi legjitimitetin e Shqipërisë, Pashko Vasa e mbështeti këtë argument, duke botuar në Paris dhe në Berlin, në gjuhën frënge e shqipe, veprën e tij të njohur E vërteta për Shqipërinë dhe Shqiptarët. Ai vuri në dukje se, kur njerëzit janë të detyruar të shpërngulen, ata i emërtojnë vendet e reja sipas atyre të vjetrave, të cilat u duhej t'i braktisnin. Kështu, emri i lashtë i Maqedonisë ishte Emathia (shqip: e madhja) dhe pellazgët, të detyruar të shpërngulen në drejtim të trevave të sotme shqiptare, e emërtuan krahinën malore Matia ose Mat. Virgjili pohon se heronjtë e mundur të Trojës bënë të njëjtën gjë kur u shpërngulën në Butrint; po kështu edhe arbëreshët kur mbërritën në Italinë e Jugut.



Studiuesi J.Thomopullos radhiti një numër emërtimesh të tilla dhe, veç kësaj, tregoi se si fjalët etruske kishin të njëjtën rrënjë me përgjegjëset e tyre në shqip. Një tjetër studiues modern, Spiro Konda, vuri në dukje shembuj nga Odiseja e Homerit, ku emrat e maleve janë kompozita të përbëra nga një emër shqiptar me prejardhje nga banorët vendas pellazgë dhe nga përgjegjësi i tij në gjuhën e banorëve grekë, që erdhën në vend të tyre. Kështu, mund të përmendim kompozitën Gyropetra, të përbërë nga fjala shqipe gur dhe ajo greke petra, e cila do të thotë gjithashtu "gur'. Po kështu, ndeshet edhe fjala Megallopetras Gyres, një kombinim i "gur i madh" në greqisht dhe "gur" në shqip. Veç kësaj, ka shumë variante të fjalës shqipe mal dhe përgjegjëses së saj greke oros, si p.sh., Maleiaon oros. Duke vënë në dukje përhapjen e gjerë të gjuhës dhe të popullit pellazg, ai vërejti një kompozitë të ngjashme edhe në emërtimin e malit Maliegy, afër Budapestit, ku mal është në gjuhën shqipe dhe egy është përgjegjësi i tij në hungarisht. Një tjetër studiues, Xhaxhiu, ka vënë në dukje, gjithashtu, variantet e shumta të fjalës shqipe pyll, të gjetura në ishullin pellazg të Lesbos dhe në Epir. Ai është shprehur si më poshtë: "Fakti që pellazgët, të sulmuar nga farefisi i tyre grek, u detyruan të tërhiqeshin nga ultësirat për në pyje dhe në male, shpjegon përdorimin e gjerë të emrave të vendeve, që kanë rrënjët shqipe pyll, mal dhe gur."


Studiuesit vënë në dukje se gjuhët e vdekura zakonisht lënë gjurmë nëpërmjet emërtimeve të lumenjve, të maleve dhe të dukurive të tjera të qëndrueshme të natyrës, ashtu siç ka ndodhur me emërtimet e indianëve të Amerikës. Një emërtim i tillë është Larisa, fjala pellazge për "kala", që përdorej gjerësisht në botën e lashtë për të shënuar një qytet të fortifikuar. Kjo fjalë, që ndeshet ende nëpër harta, vërteton përhapjen e gjerë të popullsisë pellazge. Atlasi i Botës Klasike i Sheperdit paraqet njëmbëdhjetë qytete apo vendbanime me emrin "Larisa". Një Larisë e tillë ndodhet në Asiri, në bregun e lumit Tiger, dhe shumë të tjera në Azinë e Vogël. Njëra prej tyre, që ndodhet afër Trojës, përmendet nga Homeri si shtëpia e "pellazgëve të ashpër nga fushat e pasura, pjellore të Larisës". Qytetet e Ballkanit, që mbanin një emër të tillë, ishin: njëri në lumin Peneus, në viset e Argosit pellazg, në Thesalinë Qëndrore; një Larisa Kremaste, në pjesën jugore të Akeia-Ftiotis, dhe një tjetër, që sot quhet Tekos, pranë lumit Larisos, i cili derdhet në Detin Jon, poshtë kepit veriperëndimor të Gjirit të Korintit, në Elia të Akeas. Kjo mund të na ndihmojë të vlerësojmë pohimin e rëndësishëm të albanologut Otto Blau, se mbishkrimet e lashta mbi pllakat e gurit, të zbuluara në Kretë e Lemnos më 1897-99 dhe për një kohë të gjatë të padeshifrueshme, mund të deshifrohen nëpërmjet gjuhës shqipe.


Veç këtyre që thamë më lart, del edhe problemi i gjuhës së mistershme të etruskëve të lashtë në Italinë Qëndrore. Për një kohë të gjatë mendohej se ajo nuk ka patur asnjë lidhje me gjuhë të tjera të njohura. Megjithatë, vitet e fundit, një studiues italian, Filipo Koareli, në shkrimet e tij rreth Qyteteve Etruske të Italisë, deklaroi se gjuha misterioze e etruskëve ishte ngushtësisht "e lidhur me gjuhën parahelene të Lemnosit". Lemnosi është një ishull pellazg në perëndim të Trojës pellazge. Studiuesja bashkëkohëse me origjinë shqiptare, Nermin Vlora Falaski, është autore e një studimi të dytë rreth qytetërimit evro-mesdhetar, të titulluar Gjuha Etruske, një gjuhë e gjallë. Duke shfrytëzuar veprat e studiuesve të tjerë, që nga lashtësia deri në ditët e sotme, dhe duke analizuar epigrafet e shumta etruske, ajo arriti në përfundimin se etruskët ishin pasardhës të drejtpërdrejtë të pellazgëve, që populluan pjesën më të madhe të trevave mesdhetare. Teksti prej 176 faqesh, në italisht dhe anglisht, është ilustruar me 49 fotografi me ngjyra dhe 53 riprodhime origjinale të mbishkrimeve etruske. Gjithashtu, jepet edhe një transkriptim me shkronja latine i çdo fjale etruske, përgjegjëset e saj në italisht, anglisht e shqip, si edhe një pasqyrë e alfabeteve përkatëse. Teza e saj mjaft bindëse pretendon se këto mbishkrime etruske mund të interpretohen vetëm nëpërmjet idiomës pellazgo-ilire, të ruajtur në gjuhën shqipe. Studiuesit shqiptarë mund të mos jenë shumë objektivë, por fakti është se, pas studimit të epitafeve mbi varret, kolonat dhe qeramikën etruske, të gjetura në Peruxhia e gjetkë në Toskanë, ata mund ta krahasonin këtë gjuhë vetëm me dialektin toskë të shqipes. Edhe vetë emërtimi italian për këtë trevë etruske është Toskana, vendi i Toskëve, emër ky identik me atë të shqiptarëve të jugut. Megjithatë, kjo çështje u takon specialistëve. Sidoqoftë, mund të thuhet se, padyshim, këtu nuk bëhet fjalë për një koincidencë të rastit.


Hulumtimi i fjalorit karakteristik të këtij populli parahelen bëri që studiuesi francez Luis Benlov të arrinte të njëjtin përfundim në librin e tij La Grèce avant les Grecs (Greqia para grekëve), të botuar në Paris më 1877. Ai vërejti se "shumë emra vendesh, malesh, lumenjsh e figurash legjendare, të cilat nuk mund të shpjegohen nga etimologjia e fjalëve greke, mund të shpjegohen fare mirë nëpërmjet një gjuhe jogreke. Deri më sot vetëm një gjuhë është e aftë të hedhë dritë mbi këto emra: kjo është gjuha shqipe. Prandaj autori i këtij punimi është i detyruar të mbështesë tezën se shqiptarët e sotëm janë pasardhës të popullsisë, e cila jetonte para ardhjes së grekëve në trevat përgjatë Adriatikut e deri në Halis" (x,xi). Halis ishte një lumë në lindje të Azisë së Vogël.


Verifikimi i alfabetit pellazg


Shkrimi i një gjuhe të folur përbën një histori mjaft interesante. Alfabeti pellazg, me sa duket, ka ardhur te ne nëpërmjet fenikasve. Pasi, ashtu siç e perfeksionuan zejtarët fenikas zejtarinë egjiptiane, në atë masë sa mbreti Solomon i thirri për të ndërtuar tempullin e tij në Jerusalem, po në atë mënyrë fenikasit zëvendësuan hieroglifet e ndërlikuara egjiptiane me alfabetin e parë, në të cilin çdo tingull shprehej me anë të një simboli të thjeshtë. Madje, edhe mallrat e tyre më të çmuara prej metali, qelqi e fildishi nuk ishin aq të rëndësishme sa ky sistem shkrimi, që u përhap nga tregtarët e tyre anembanë pellgut të Mesdheut. Shumë nga popujt që huazuan simbolet fenikase, i modifikuan ato në mënyrë që të shprehnin tinguj të ndryshëm të gjuhës së tyre. Në të vërtetë është pohuar se "çdo alfabet i botës së qytetëruar e ka prejardhjen nga alfabeti fenikas". Karakteret apo simbolet pellazge nuk kanë mbijetuar në dorëshkrime, por ato janë gjetur në mbishkrime mbi gur, qeramikë e, më vonë, në monedha. Alfabetet e ndryshme, gradualisht, u bënë shenja dalluese të kulturave apo qytetet-shteteve të ndryshme. Për rrjedhojë, kur kolonitë greke e rrethuan pellgun mesdhetar e, madje, kaluan edhe përtej tij, secila prej tyre përdorte shkrimin karakteristik të shtetit nga e kishte prejardhjen. Kështu, p.sh., shkrimi kalkidik, i përdorur në Kumae dhe Neapolis, në Kampinia të Italisë së Jugut, ishte ai i qytetit të origjinës, Kalkis, në ishullin grek të Eubeas. Shkrimi dorik, i gjetur në Korkyrë (Korfuz) dhe Sirakuzë, ishte nga qyteti i origjinës, Korinti. Mirëpo, këto alfabete të ndryshme shpeshherë shtonin ose humbisnin simbole gjatë përshtatjes së tyre me dialektet vendase. Edhe alfabeti etrusk nuk u zbulua nga mbishkrimet nëpër vazo, të importuara nga Athina e Korinti dhe të gjetura në varret etruske, por nga ato në varret e monumentet e tyre prej guri. Këto mbishkrime, sipas autoriteteve shkencore, përcaktojnë origjinën e alfabetit etrusk nga Kalkisi i Eubeas.


Tabelat krahasuese dëshmojnë për origjinën e njëjtë të alfabetit etrusk dhe të katër alfabeteve të tjera italike: latin, faliskan, umbrian dhe oskan. Nga krahasimi i ngjashmërive dhe i ndryshimeve të këtyre katër alfabeteve, Isak Tejlor pati mundësi të rindërtonte alfabetin amë, të përdorur nga kolonët e parë në Itali, dhe e cilësoi atë si "pellazg". Alfabeti pellazg i rindërtuar është krahasuar me atë etrusk dhe katër të tjerët në të njëjtën tabelë. Veç kësaj, monedhat e prera në Kalkis përmbajnë shkronja, nga të cilat mund të rindërtohet edhe alfabeti i tyre. Tejlori pohon se një krahasim midis dy rindërtimeve përcakton përfundimisht se alfabeti pellazg i Italisë e kishte prejardhjen nga alfabeti primitiv i Kalkisit. Ky përfundim mbështetet, gjithashtu, nga fakti se monedhat e hershme etruske ndoqën standartet e peshës dhe format numizmatike të monedhave eubease, kur mbishkrimet përdornin të njëjtin alfabet. Nga ky studim krahasues i disa alfabeteve të lashtë shohim se grekët dhe romakët i bazuan alfabetet e tyre në atë fenikas dhe, veç kësaj, përfitojmë alfabetin pellazg të rindërtuar. Gjithashtu, përcaktojmë origjinën pellazge të popullsisë etruske në Itali, gjë që mbështet shkencërisht pohimet e Tuqididit, Dionisit, Virgjilit e të tjerëve.


Fjalori dhe gjuha pellazge


A.J. Van Vindekens, profesor në Universitetin e Luvenit, në Belgjikë, ka shkruar rreth një gjuhe të lashtë indoevropiane, të cilën e quan pellazge. Ai nguli këmbë se shumë fjalë në greqishte mund të shpjegohen si të prejardhura nga një gjuhë parahelene, të cilën e quajti pellazge. Struktura morfologjike e emrave të përveçëm dhe e toponimeve përkon me një gjuhë paragreke. Ata që u vendosën të parët në pellgun e Egjeut, para ardhjes së grekëve, i quan "proto-indoevropianë". Pjesa e parë e punimit të tij përfshin studimin fonetik të zanoreve dhe të bashkëtingëlloreve pellazge. Pjesa e dytë merret me formimin e emrave, në mënyrë të veçantë me prapashtesimin, emrat e përveçëm dhe toponimet. Emrin e perëndeshës Athina, për shembull, e shpjegon si të prejardhur nga fjala at (baba), e gjetur në shqipe e në gjuhë të tjera indoevropiane, por me një prapashtesë femërore, që e bën atë nënë. Van Vindekens vërejti se toponimet pellazge gjenden të përhapura nga Azia e Vogël e deri në Itali, por veçanërisht në Iliri dhe në Greqinë e sotme. Këto emra vendesh ndeshen në Greqi më me shumicë se në çdo vend tjetër, kurse emrat pellazgë të njerëzve dhe të hyjnive gjenden vetëm në greqishte. Kjo e bëri Van Vindekensin të besonte se popullsia më e dendur, që fliste gjuhën pellazge, ndodhej në Greqi. Më tej, ai shtoi se gjuha ilire ishte zhdukur, duke lënë pas vetëm disa emra të përveçëm, të cilët gjenden në dorëshkrimet greke e latine. Sikur gjuha ilire të ishte ruajtur si greqishtja, ai besonte se numri i emrave të përveçëm dhe i fjalëve të tjera do të dëshmonin se popullsia pellazge në Iliri do të kishte po atë dendësi të madhe si në Greqi.


Grekët, ilirët dhe italianët gjetën në brigjet mesdhetare një gjuhë, nga e cila huazuan një numër të madh fjalësh që shënonin sende të njohura e të panjohura. Ata e asimiluan qytetërimin pellazg, duke e pasqyruar këtë në fjalorin e huazuar. Janë identifikuar shumë fjalë pellazge, që përdoren për të shënuar kafshë të tilla si: gomar, derr, pëllumb, salamandër e hardhucë, si edhe fjalë të tjera që shënojnë bimë, minerale, vegla muzikore, lojëra, lundrim, tregti, ndërtim, artin e luftës, gjueti, familje, shoqëri e besim. Prania e kaq shumë huazimeve dëshmon se grekët, ilirët dhe italianët as e zhdukën dhe as e dëbuan menjëherë popullsinë pellazge, të cilën e gjetën në ato treva. Pushtuesit duhet të kenë bashkëjetuar me vite të tëra me pellazgët, duke huazuar, kështu, një pjesë të mirë të fjalorit të tyre.


Van Vindekens arriti në përfundimin se grekët, ilirët dhe italianët nuk mund të kenë qenë indoevropianët e parë, që u vendosën në Evropën Jugore dhe në Azinë e Vogël. Ata janë paraprirë nga pellazgët. Ndonëse nuk e datoi ardhjen e pellazgëve, ai ishte i sigurt se ata u vendosën në gadishull para ardhjes së fiseve helene të Jonëve, aty midis viteve 2000 e 1600 p.e.s. Vetëm atëherë kur pakica jone u përforcua me ardhjen e eolëve dhe akejve, rreth vitit 1500 p.e.s., si edhe me dorët luftëtarë, rreth vitit 1000 p.e.s., ata ishin në gjendje të nënshtronin pellazgët e të zëvendësonin qytetërimin e tyre. Autori është i bindur se pellazgët u larguan nga djepi i tyre indoevropian në të njëjtën kohë me hititët, shpërngulja e të cilëve sigurisht që i paraprin asaj të grekëve.


Origjina indoevropiane e gjuhëve pellazge, ilire dhe shqipe


Familjet e gjuhëve


Studiuesit e gjuhësisë vënë në dukje se gjuhët moderne nuk janë të izoluara, por i takojnë një familjeje të veçantë gjuhësh simotra, disave prej të cilave mund t'u gjendet edhe gjuha amë e përbashkët. Duke shkuar sa më thellë në këtë proces rindërtimi historik, del e qartë se shumë prej këtyre gjuhëve amë e kanë prejardhjen nga një gjuhë e pashkruar, edhe më e lashtë, të cilën studiuesit e quajnë "indoevropiane". Një diagramë skematike, që pasqyron marrëdhëniet midis gjuhëve të ndryshme indoevropiane, tregon, për shembull, se gjuhët marathi, urdu, hindu dhe bengali bëjnë pjesë në familjen sanskrite, ndonëse vetë kjo e fundit tani ka dalë jashtë përdorimit. Por sanskritishtja ishte pjesëtare e familjes indike dhe, së bashku me iranishten, formonin grupin indo-iranian, i cili, nga ana e tij, e kishte prejardhjen nga një bazë indoevropiane. Çuditërisht, ky diagram tregon se ndër 47 gjuhë moderne me bazë indoevropiane vetëm dy prej tyre, shqipja dhe armenishtja, kanë një prejardhje të drejtpërdrejtë nga indoevropianishtja, pa ndonjë prind të ndërmjetëm gjuhësor. Aspektet teknike të kësaj çështjeje u takojnë specialistëve. Mirëpo duket i pakundërshtueshëm fakti që shqipja është një nga gjuhët më të vjetra indoevropiane dhe shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër indoevropianë.


Karakteristikat e familjes indoevropiane


Gjuhët indoevropiane, pra, përbëjnë një familje gjuhësh, disa të gjalla e disa të vdekura, të cilat kanë lidhje farefisnie me njëra-tjetrën dhe paraqesin ngjashmëri midis tyre. Gjuhët indoevropiane kanë disa shkallë ngjashmërie në fjalorin e tyre, në sistemin fonetik e në strukturën gramatikore, sigurisht me ndryshimet përkatëse si rezultat i evolucionit shekullor. Strukturat e tyre gramatikore, për shembull, karakterizohet nga sistemi i gjinisë, i numrit dhe i rasave për emrat, përemrat e mbiemrat, si edhe nga sistemi i zgjedhimit për foljet. Fondi indoevropian ka kontribuar, gjithashtu, për fjalorin e pasur të gjuhëve simotra, duke përfshirë edhe shqipen. Fatkeqësisht, ky fond nuk arriti të merrte kurrë trajtën e një gjuhe të shkruar. Por specialistët e gjuhësisë nuk e kanë ndërprerë punën e tyre të madhe hulumtuese. Ata janë të bindur se, duke krahasuar një fjalë në disa gjuhë simotra, shpesh mund të arrihet te një rrënjë e përbashkët. Prapashtesat dhe mbaresat e ndryshme, që i shtohen rrënjës, dëshmojnë se këto gjuhë simotra kanë një sistem të zhvilluar lakimi apo zgjedhimi, ashtu si greqishtja e vjetër dhe latinishtja, ose edhe shqipja e sotme. Në këtë mënyrë, studiuesit kanë zbuluar me qindra fjalë të parme, të cilat mendojnë se e kanë origjinën në një gjuhë të përbashkët. Disa prej këtyre fjalëve në shqipe janë: ditë, natë, dimër, i lehtë, i thellë, punë, zemër, ujk, ujë, i rëndë, jam, kam, bie, ha, pi e shumë të tjera. Ky fond i trashëguar arrin në më shumë se 2000 fjalë të parme, që nuk janë pak po të kemi parasysh se prej tyre janë formuar fjalë të tjera të përbëra, si p.sh., nga "punë" kemi: punëtor, punonjës, punim, punishte, mbipunë, punëtori, punëdore, ditë-punë e shumë të tjera. Për shkak se fjalë të tilla të parme gjenden në gjuhët e folura nga Evropa Veriore gjer në Indi, atëherë gjuha e përbashkët hipotetike është quajtur indoevropiane.


Zbulimi i vendit të origjinës


Ku e ka burimin fondi indoevropian? Zbulimi gradual i këtij fjalori indoevropian u ka dhënë dorë shkencëtarëve të rindërtojnë mënyrën indoevropiane të jetës dhe të përfytyrojnë mjedisin e tyre. Ekzistenca e një rrënje të përbashkët për fjalët fushë, kalë, shtëpi dhe mjaltë etj., dëshmon për njohjen e objekteve të tilla jo vetëm nga përdoruesit e sotëm të këtyre gjuhëve, por edhe nga ata të kohës parahistorike indoevropiane. Në të kundërt, mungesa e një rrënje të përbashkët për disa fjalë të përshkrimit të mjedisit mund të jetë me domethënie të madhe. Indoevropianishtja duket se ka një rrënjë të përbashkët për fjalë të tilla si: borë, ujk dhe lis; ndërkohë, një rrënjë e tillë mungon për fjalët det, ishull, për pemët e kafshët tropikale si, palma, arra e kokosit, tigri e deveja. Kjo i bëri studiuesit që, logjikisht, ta përcaktonin qendrën ose bazën indoevropiane përreth maleve të Kaukazit apo Uraleve. Megjithatë, mungesa e dorëshkrimeve e bën të vështirë një përcaktim më të saktë e më dogmatik.


Përcaktimi i kohës së shpërbërjes


Kur filloi gjuha amë indoevropiane të degëzohej e të shpërbëhej në gjuhë të tjera të vjetra të mëvonshme, prej të cilave do të zhvilloheshin gjuhët e sotme simotra? Pranohet përgjithësisht se gjuha ka tendencën e ndryshimit me kalimin e shekujve. Për shembull, gjuha angleze e katër shekujve më parë, e përdorur në dramat e Shekspirit, tani është arkaike, por ende e kuptueshme; kurse anglishtja e vjetër e 12 shekujve më parë, që ndeshim te Beovulfi, është fare e pakuptueshme. Njohja e ritmit të këtyre ndryshimeve gjuhësore e pajis studiuesin me një mjet matës të përafërt, me anë të të cilit ai mund të përcaktojë kohën që duhet për kalimin nga një gjuhë në një tjetër. Gjuhët më të vjetra indoevropiane të shkruara, të dëshmuara rreth vitit 1400 p.e.s., ishin hititishtja, sanskritishtja, gjuha mikenase dhe greqishtja. Këto gjuhë tashmë kishin ndryshuar shumë nga njëra-tjetra. Gjuhëtarët llogaritin se duhet të jetë dashur nga 2000 deri në 3500 vjet që një gjuhë amë të merrte forma të ndryshme. Kjo do të thotë se indoevropianët, si folës të një gjuhe të përbashkët, datohen rreth vitit 4000 ose 5000 p.e.s.


Shihet qartë se gjuhësia hedh edhe dritë edhe hije në kërkimin tonë për origjinën parahistorike të popullit shqiptar dhe të gjuhës së tij. Prandaj, në këtë pikë, edhe ne po ua lëmë specialistëve që të merren me misterin e kësaj çështjeje. Por duhet theksuar se bashkëpërkimi i përgjithshëm i mendimeve shkencore është se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janë pasardhësit modernë më të afërt të ilirëve, pellazgëve dhe fillesave indoevropiane. Kjo e bën edhe më të qartë arsyen përse ky popull i vjetër është mbajtur i patundur pas gjuhës dhe kulturës së tij të lashtë. Ndonëse atdheu i tyre është pushtuar shpesh nga grekët, romakët, sllavët e turqit dhe ndonëse ata shpesh kanë përdorur gjuhëra tregtie, të importuara gjetkë, njerëzit, që sot njihen si shqiptarë, kanë ruajtur me vendosmëri e sukses gjuhën, zakonet, traditat dhe identitetin e tyre të lashtë, pellazg e ilir.


*Edwin Jacques "Shqiptarët Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme" faqe 43-50



Roli pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane
Historianët flasin dhe shkruajnë për kulturat e krijuara nga popuj parahistorik dhe historik, por në lidhje me etninë e popujve që krijuan këto qytetërime, ata flasin pak ose aspak. Me ose pa qëllim ata e trajtojnë problemin e etnisë së këtyre popujve si çështje jo parësore. Duke lënë pasdore një temë të tillë, shpesh janë bërë edhe gabime trashanike në histori, pasi nuk është studiuar kultura dhe gjuha e kombeve, që janë pasardhës direkt të këtyre popujve antik, me qëllim që të nxirret në pah e vërteta historike.
Historianët shqiptarë nuk shkojnë përtej ilirëve?!
Kanë qenë historianët e huaj dhe veçanërisht austriakët, gjermanët dhe së fundmi amerikanët, që i kanë mëshuar me të drejtë rolit të etnisë më të vjetër evropiane. Kjo çështje fatkeqësisht nuk është parë fare nga historiografia shqiptare, pasi historianët shqiptarë janë marrë më tepër me vërtetësinë se shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve, gjë që nuk diskutohet fare nga qarqet e historisë botërore, duke lënë pasdore shtrirjen dhe rolin etnik pellazgo-ilir dhe kulturën e tyre.
Historianët shqiptar duhet të jenë të parët që të shkruajnë, pasi një mangësi e historianëve të huaj është mosnjohja e gjuhës shqipe, e cila është çelësi i zbërthimit të kësaj historie. Historianët dhe spcialistët e huaj edhe nëse ata do të dinin shqipen, nuk do njihnin dot dialektet dhe nëndialektet e saj të cilat edhe unë që jam shqiptare, nuk i njoh në nivelin e duhur. Sigurisht që historianët dhe gjuhëtarët e huaj, nuk dinë se shqipja gjendet në të gjitha gjuhët e Evropës dhe në të dy gjuhët klasike antike, të cilat pa shqipen shpesh nuk kanë kuptim. Kjo gjetje e shqipes në këto gjuhë është justifikuar nga disa historianë që nuk dinë asnjë fjalë shqip, si huazim që ka bërë shqipja dhe në mënyrë tepër naive edhe gjuhëtarët e Shqipërisë, vazhdojnë t’u mbajnë këngën duke mos bërë asnjë studim serioz në lidhje me këtë çështje.
Fakti që shqipja, ndodhet në të gjitha gjuhët evropiane dhe në të gjitha gjuhët e quajtura nga studiuesit si indo-evropiane, tregon se është gjuha mëmë e tyre. Ajo gjendet kudo dhe ka rolin shpjegues të kuptimit të këtyre gjuhëve, të emrave të vendeve, maleve dhe lumenjve.Të dhënat arkeologjike kanë treguar se kultura e bronzit në Evropë ka qenë uniforme. Varrimi me tuma dhe sëpata dytehëshe dhe shumë materiale arkeologjike, gjenden në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore, madje gjurmë të tyre janë gjetur deri në kontinentet amerikane dhe aziatike. Sipas të gjitha të dhënave historike, arkeologjike, gjuhësore dhe antropologjike, popullsia që krijoi këtë kulturë të bronzit ishte e etnicitetit pellazgo-ilir.
Edhe në Bibël thuhet për një popull që lundron të gjitha detet e botës dhe që lidhet me një popullsi të racës evropiane, e thënë më qartë atë pellazgo-ilire, që themeloi edhe kulturën më të vjetër evropiane. Pa frikë mund të thuhet se epoka e bronzit, ishte periudha e dominimit të kësaj popullsie në të gjithë territoret e zhvilluara të botës antike, nga Gjibraltari deri në Indi e ndoshta më tej. Ata janë krijuesit e qytetërimeve të para etnike evropiane si atij të Kretës, Trojës, Mikenës dhe Etrusk. Të dhënat tregojnë se janë ata që kanë themeluar dhe ngritur qytetërimet e para në Egjipt dhe Mesopotami, pasi antropologjia, arkeologjia dhe historia, tregojnë për praninë e kësaj popullsie në këto vende.
Fal maleve dhe krenarisë shqiptare, sot bota ka të gjallë gjuhën substrat
Pothuajse të gjitha kombet antike evropiane janë me origjinë nga substrakti pellazgo-ilir. Këtu, nuk bën përjashtim as Greqia e Roma, pasi të dhënat tregojnë se popullsia paragreke, por edhe ajo antike greke, ka një prejardhje pellazgo-ilire, po ashtu dhe ajo romake. Qytetërimi greko-romak, do ishte më drejtë që të quhej një nga fazat e zhvillimit të qytetërimit pellazgo-ilir. Ai nuk është gjë tjetër, veç fundi i këtij qytetërimi mijëravjeçar. Njihet qytetërimi antik, pasi ai ishte më afër historisë dhe kështu të gjitha mrekullitë e një kulture mijëra vjeçare etnike evropiane, me pa të drejtë mbështillen në një epokë, në atë greko-romake.
Ajo që kam trajtuar në këtë studim, është roli i ilirëve në krijimin e kombeve të Evropës, si dhe roli i gjuhës shqipe në lindjen e gjuhëve evropiane.
Pra katër janë tezat që kam si qëllim të vërtetoj:
Substrakti pellazgo-ilir i Evropës parahistorike dhe antike. Origjina pellazgo-ilire e kombeve antike evropiane duke përfshirë atë romake dhe atë para-greke dhe antike-greke. Origjina ilire e shumë kombeve moderne evropiane. Shqipja apo dialektet e saj, ka qenë gjuha që ka folur ky substrat evropian, nga u krijuan gjuhët moderne.
Për të vërtetuar këto teza kam shfrytëzuar të gjitha burimet historike që vijnë nga antikiteti si dhe kronikat mesjetare. Jam mbështetur dhe në të dhënat arkeologjike dhe antropologjike, për të nxjerrë ngjashmëritë kulturore dhe antropologjike. Risia e këtij studimi është fakti se kam analizuar edhe gjuhët më kryesore evropiane antike dhe moderne për të nxjerrë në pah, ngjashmëritë që ato kanë me shqipen dhe kam shpjeguar kuptimin e fjalëve të tyre me anë të shqipes. Këto përkime dhe përkthime gjuhësore i kam realizuar nga gjuhët letrare aktuale të këtyre kombeve, se nëse do të njihja dialektet e tyre pa frikë mund të thuhej se nga ato mund të dilnin thesare. Siç do e shikojmë, shqipja luan rol kryesor në formimin e këtyre gjuhëve, pasi ajo është pasardhësja direkte e substraktit pellazgo-ilir të Evropës. Fal maleve dhe krenarisë së shqiptarit, sot bota ka të gjallë gjuhën substrat, që mendon se është zhdukur, por që për shumë gjuhëtar dhe historianë, ashtu si dhe për mua, ajo është e gjallë dhe ruhet tek gjuha shqipe dhe atyre që dyshojnë iu themi ta mësojnë shqipen dhe pastaj të flasin. Manjani e quan shqipen si: “… ajo gjuha e mrekullueshme që i përngjan një vendburimi të pasur, mbi të cilin mjafton të përkulesh dhe të mbledhësh kokrriza ari filologjik”


Kombet antike evropiane, janë krijuar mbi bazën e këtij substrakti pellazgo-ilir, nga lëvizjet e fiseve të njëjta etnikisht brenda këtij territori, gjatë epokës së bronzit, por edhe të hekurit. Nga Atlantiku deri në Kaukaz, Evropa e bronzit ka folur një gjuhë pellazgo-ilire, nga trungu i së cilës do krijoheshin dialekte dhe më pas gjuhë dhe kombe. Ky substrakt ka luajtur rol vendimtar në krijimin e kombeve moderne evropiane. Emigrimi në masë, i popullsisë ilire, drejt perëndimit, njihet në histori me emrin dyndjet gjermanike. Territoret që popullsia ilirike u detyrua të lë bosh, u mbushën nga dyndjet e popullsive iraniano-mongoliane, të cilat janë quajtur si avare, sllave, turke dhe që përfunduan në pjesën lindore të Evropës vetëm në shekujt XIII.(Elena Kocaqi).

Shqipja (e vjetër) - si trashëgimi e gjuhëve të vdekura

Qendra për studime dhe projektime “Austrian Science Fund FWF”, ka për qëllim të hulumtojë dhe studiojë gjuhën e vjetër shqipe, e cila është konsideruar si e rëndësishme për zhvillimin e shumë gjuhëve të Ballkanit. Për të konfirmuar këtë teori janë bërë studime të shumta. Njohuritë dhe hulumtimet e pakta, të cilat janë bërë për këtë gjuhë të vjetër janë kryer para se të krahasohen më gjuhët e tjera të Ballkanit. Rezultatet e hulumtimeve dhe të studimeve do të ofrohen nga leksiku i shqipes dhe sistemi foljor i vjetër i saj.

Gjuhët e ndryshme në Ballkan kanë një shtrirje të njëjte gjeografike, të cilat, shpesh janë të caktuara si të ngjashme pavarësisht nga origjina dhe dëshmitë që ofrojnë. Ky fenomen është njohur me termin “Sprachbund", në regjionin e Ballkanit, i cili është paraqitur si nga fjalët dhe strukturat e tyre gjuhësore në shqipen, greqishten, maqedonishten dhe rumanishten. Pyetja është se këto gjuhë kanë pasur influencë nga ndonjëra prej tyre ose një gjuhë e veçantë, specifike ka qenë kryesore në formimin e gjuhëve të tjera?

Departamenti i gjuhësisë në Vjene ka bërë një projekt për hulumtim dhe studim të shqipes se vjetër, (për qëllim të saktësimit) e cila ishte me më ndikim në gjuhët e Ballkanit. Gjuhëtari dr. Stefan Schumacher dhe kolegu i tij dr. Joachim Matzinger janë duke studiuar dhe hulumtuar në dy fusha kryesore. Në periudhën fillestare hulumtojnë dhe studiojnë për shqipen e vjetër.

Mirëpo, ky hulumtim është jashtëzakonisht i rëndësishme edhe për shqipen moderne. Sistemi foljore i shqipes se vjetër ishte burimi i shkrimit apo studimit të parë të natyrës religjioze. Në fazën e dytë të hulumtimit janë bërë krahasime në sistemin foljor të gjuhëve të tjera, të cilat kanë ngjashmëri ndërmjet gjuhëve në Ballkan.

Ndikimet nga gjuha shqipe

Udhëheqësi i projektit dr Schumacher në hulumtimin e bërë ofron shpjegime dhe është duke ofruar rezultate në këtë fushë: " Kështu që, deri me tani nga puna e bërë dhe njohurit e arritura të shqipes se vjetër janë rezultate të krahasuara nga njohurit ekzistuese dhe nga studimet e arritura me parë. Ne kemi zbuluar gjithashtu një sistem shumë të gjerë foljor, i cili tashmë konsiderohen si element gjuhësor i vjetër ose kanë qenë i humbur përmes ristrukturimit të tyre. Andaj, deri me tani elementet gjuhësore kanë qenë të klasifikuara gabimisht.”

Forma foljore e historisë së gjuhësisë shqiptare është vendimtare për përdorimin e saj të brendshëm. Sidoqoftë, elementet e gjuhës mund të hedhin në dritë një marrëveshje të re. Ndjekja e hulumtimeve nga studiuesit na siguron se gjuha shqipe ka luajtur rolin kryesor në të ashtu quajturën “Sprachbund” të Ballkanit.

Gjuha shqipe ka afërsi me parashtesat dhe nyjën e shquar më rumanishten, bullgarishten dhe maqedonishten, mirëpo elementet gjuhësore në fjalë kanë qenë të shqipes se vjetër.

Norbert Jokli e kishte kuptuar rëndësinë e pasurisë se gjuhës te pastudiuar të shqipes

Ky projekt është bazuar në tërë boshtin e literaturës se shqipes se vjetër të shekullit XVI dhe XVIII. Studimi i bërë nga studimet dhe studiuesi i vjetër të përfshirë deri në 1.500 faqet të teksteve, prej të cilave janë analizuar, studiuar dhe me kujdes të shtuar nga Dr Matzinger, i cili ka dëshmuar se: "Deri më tani, shumë pak hulumtime apo studime janë kryer në tekstet e vjetra, siç kemi të bëjmë pothuajse ekskluzivisht me literaturë të fesë krishtere, e cila fillimisht ishte harruar dhe më vonë, në kohën e komunizmit është bërë “tabu” se studiuari.

Projekti i FWF ka si rol kryesor hulumtimin dhe mbështetjen e rezultateve nga tekstet e vjetra. Andaj, Profesori austriak Norbert Jokli, vërtetë e kishte kuptuar rëndësinë e pasurisë se gjuhës te pastudiuar të shqipes, i cili ishte vrarë nga nazistet dhe njëherësh është i njohur si baba i albanologjisë.

Jokli si edhe studiues të tjerë pa dyshim që do të kishin qenë krenar po të kishin apo ishin paraqitur si të parët e studimit të sistemin foljor të shqipes se vjetër dhe si e tillë në një tërësi të studimeve të gjera indo-europiane.

(a. Dr. Stefan Schumacher, University of Vienna; b. Mag. Stefan Bernhardt , Austrian Science Fund FWF; c. Copy Editing & Distribution, PR&D - Public Relations for Research & Education . Përkthim më përshtatje nga anglishtja: Shkëlqim Millaku).



Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indo-europiane...


Nga pellazgjishtia në ilirishte dhe pastaj në shqipe u shtrashëgua dhe u ruajt gjuha më e vjetër e Europës. Eshtë vërtetuar me argumenta të forta se gjuha shqipe është gjuha mëmë indoevropiane dhe në ndihmë për të vërtetuar vjetërsinë e gjuhës dhe historisë vijne shkencat e gjuhesise dhe arkeologjise.


Po pse nuk u shkruajt gjuha shqipe ashtu si latinishtja dhe greqishtja? Edhe kjo nuk eshte e vertete, sepse ka dokumenta te shkruajtura te mbetura nga djegjet porse nuk jane zbuluar akoma dhe se gjuha shqipe eshte shkruajtur edhe me germat “latine” edhe ato “greke”. Në lashtësi letrarëve dhe klerikëve u interesonte latinishtja dhe greqishtja sepse ato ishin gjuhët adminsitrative apo zyrtare. Kështu që dijetarët e lashtë grekë dhe romakë shkruajtën për ato ngjarje të kohës që ata mund t’i vërtetonin dhe t’i ruanin për brezat e tyre të ardhshëm.

Shkencëtarët e gjuhës na kanë bërë të njohim të fshehtat e gjuhëve, sepse analiza gjuhësore mund të ndjekë një gjuhë të shkruar që nga fillesat e saj më të herëshme dhe të zbulojmë lidhjet e saj me gjuhët e tjera dhe me burimin familjar të përbashkët. Pra gjuha njihet si një nga tiparet etnike themelore të një populli. Fjala ‘’Gjuhësi’’ është përkufizuar si studim i ligjërrimit njerzor. Pjesë të rëndësishme të një studimi gjuhësor janë: klasifikimi i tingujve të gjuhës së folur, fjalë formimi, duke përfshirë gjininë, rrënjën, kompozimi, përkufizimi i saktë i fjalëve, renditja e duhur e fjalëve brenda një fjalie, gjurmimi i prejardhjes së një fjalie në gjuhën e origjinës, zhvillimi dhe ndryshimi i fjalës nëpërmes viteve, si dhe transmetimi i fjalës nga një gjuhë në tjetrën. Në këtë drejtim, studimi historik i një gjuhe në proçesin e ndryshimit nëpër vite e zgjidh arkeologjia duke hedhur dritë mbi një kulturë parahistorike.

Ashtu si në arkeologji edhe në kërkimet shkencore të gjuhës shqipe u morrën të huajt dhe jo vetë shqiptarët. Sepse shqiptarve u duhet të mbroheshin nga pushtuesit e ndryshëm që nuk e linin të diturohej. Në shekujt XIX dhe XX shkenca e gjuhësisë krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera indoeuropjane. Shkencëtare qe bene emër ne këtë drejtim permenden:

Gotfrik Lajbnik 1646-1717, ishte filolog dhe deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja.

Hans Tunman 1746-1778, historian suedez profesor në Universitetin e Halles të Gjermanisë, ishte albanologji i parë që studioi shkencërisht origjininën e gjuhës së popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burrimet greke, latine, bizante dhe studioi fjalorin tre gjuhësh sllav-grek-shqip të Theodhor Kavaliotit të vitit 1770.

Hans Tunman arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhdues autokton të popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mëvonshme.

Johan Fon Han 1811-1869, austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë, Johani iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me të ndriturin gjuhëtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin. Botoi tre vëllime ‘Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë’ dhe nxorri përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.

Franc Bop 1791-1867, profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoeuropjane. Botoi në vitin 1854 veprën e tij dhe nxorri përfundimin se shqipja bënë pjesë në familjen indoeuropjane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë tjetër.

Dhimitër Kamarda filolog italian me origjinë shqiptare botoi veprën ‘Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe’ më 1864, vërtetoi me dokumenta lashtësinë e gjuhës shqipe. Si një gjuhë ndër më të vjetra në botë.

Gustav Majer 1850-1900, profesor austriak në Universitetin e Gracit, antar i akademisë së shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke. Botoi librin ‘Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoeuropjane’ në vitin 1883, që më vonë u pasua me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi.

Eduard Shnajder një studiues francez që shërbeu në qeverinë osmane të Shkodrës, shtoi në librin e tij për ‘Pellazgjët dhe pasardhësit e tyre’ më 1894 një leksion i hollësishëm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet si ‘tingëllimi më i pastër e më besnik i gjuhës pellazgje’.

Holder Pedersen 1867-1953, danez i cili punoi 35 vjet si profesor i gjuhësisë së krahasuese indoeuropjane në Universitetin e Kopenhagës. Për 35 vjet me rradhë botoi një varg punimesh shkencore mbi gjuhën shqipe, duke dhënë analiza të vleshme. Gjithashtu mblodhi e botoi folklorin shqiptar.

Norbert Jokli 1887-1942, gjuhëtar austriak me origjinë gjermano-çifute, biblotekar në Universitetin e Vjenës i kushtoi gjithë jetën studimeve të gjuhës shqipe. Para se të fillonte lufta e dytë botërore, atë e ftuan tu mësonte albanologjinë studiuesve shqiptar, mirëpo vdekja e tij në një kamp përqëndrimi nazist e privoi Shqipninë nga shërbimet e këtij studiuesi të madh.

Zef Skiroi 1865-1927, filolog i shquar italian me origjinë shqiptare bashkë me, Joklin dhe danezin Pedersen, janë cilësuar si tre albanologjët më të shquar. Studimet e profesor Skiroi nxorrën në dritë librin e tij ‘’Gjuha shqipe’’ në Romë më 1932.

Mbas studimeve të shkencëtarëve të huaj rreth gjuhës dhe historis të shqiptarëve dolën dhe studiuesit e parë shqiptarë në drejtim të gjuhës shqipe si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Çekrezi, Kristo Dako, Profesori i madh dhe i shquar Eqerem Çabej, Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi, etj.

Kështu mbas shumë studimesh duke u bindur mbi një varg argumentesh, shkencëtarë apo gjuhëtarë të huaj dhe shqiptarë nxorrën përfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanë prejardhjen nga ilirët dhe ilirët nga pellazgët parahistorik. Në krahasimin gjuhësor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes së vjetër, është vërtetuar se shqipja si gjuhë është formuar më herët se këto të dy gjuhë të vjetra. Nje vertetim i pamohushem per vjetersin e gjuhes shqipe jane emertimet e qyteteve, maleve dhe lumenjeve qe jane trasheguar deri me sot duke iu qendruar edhe pushtimeve te gjata nga popujt e tjere, si p.sh; SCUPI-SHKUPI, SCODRA-SHKODRA, LISSUS-LEZHA, DURRACKIUM-DURRΛS, MATHI-MATI, lumi DRINUS-DRINI, mali TOMORRIS-TOMORRI etj. Trashegiminë nga pellazgjishtja ne ilirishte dhe me pas ne shqipe e kemi dhe nga emrat e vjeter qe jane edhe sot tek emertimi i njerezve si; HEKTOR, ALKET, TOMOR, DRINI, ILIR, TEUTA, GENTI, BARDHYLI etj. Te tilla emra jane mbi 800, qe ka mbledhur studiuesi Mahir Domi.

Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë hartës të Europës, do të vëmë re se shumë qytete dhe krahina kanë emërtime të kuptimit në gjuhën shqipe dhe vetëm në gjuhën shqipe si per shembull:

Toskana në Itali qe e ka marrë këtë emër prej banorëve të saj, se ata ishin toskë te njejte me ato të Shqipërisë.

Brindizi lexohet ne shqip: bri ndezur.

Kryeqyteti i Francës Parisi është në shqip: i pari ose si i pari.

Marrsiella, qytet i Francës e ka marrë këtë emër nga shqiptarët në lashtësi sepse ai ka qenë dhe eshte qytet bregdetar tregëtar, pra marr dhe sjell.

Po të vërejmë emërtimet e qyteteve të lashta greke edhe keta kanë emra të kuptimit shqiptar, per shembull, Athina – a thënë, Edessa – e desha, Thiva - theva.

Po ashtu Homeri rrjedh nga fjalë shqipe, duke patur parasysh që ai ishte i verbër, pellazgjikët i vunë emrin i Mjerë, Homer. Veprat e tij Iliada dhe Odisea (Udhë sheh) janë legjenda pellazgje ose shqiptare, që u shkruajtën nga Homeri dhe gjatë shekujve u përvetësuan nga shkruesit e mëvonshëm bizantine. Tek Iliada, të gjithë kryetarët e fiseve, pjesmarrës në betejën e Trojës dhe vendet nga vinin kanë emra të kuptimit në shqip, per shembull:

Mikena - mik kena/kemi, mbret ishte Agamenoni..
Menelao - mëndja e la, ishte mbret i Spartës, vëllai i Agamemnonit.
Mirmidonët - mirditorët, kishin mbret Aqilean ose Akilin, që do të thotë-aq i lehtë.
Elena - e lanë mend.
Priami – i parë jam ose prij jam, mbreti i Trojës.
Paridi - i pari që di, etj.

Në të gjitha kohërat bizantinët kanë pasur maninë për të përshtatur fjalet jo-greke në fjale greke. Kjo mënyrë veprimi ka ndryshuar deridiku dhe mënyrën e shqiptimit të fjaleve ose emrave. Megjithatë, po te shohim perendite e lashta te Olimpit ku besonin greket ne lashtesi, do verejme se ato perendi lexohen apo kuptohen vetem ne gjuhen shqipe si pershembul: Zeus - Zë, eshte perendia me e fuqishme qe kishte per grua perendin Hera - Era. Perendia tjeter Letos – Leton. Zeusi me vone u martua me perendeshen Mentis - mend dhe linden Athinane. Marsi, ishte perendia e luftes dhe shume here nxiste grindje midis njerezve prandaj e pat marre emrin nga shqipja ‘’i marrë’’. Perendia Apollon mendoj se e ka marre kete emer nga shqipja, apo-loni, dhe vertet Apolloni ishte perendi i muzikes, poezise dhe harqeve, dhe çfar bente Apolloni! Luante muzik, i ndryshonte drejtimin shigjetave. Loja me e dashur per te luajtur per femijet ishte shigjeta. Perendia e detit quhej Tetis, qe shume lehte ne shqipe T zevendesohet me D.

Po të shohim ditës e javës në gjuhën shqipe vërejmë se kanë një kuptim të plotë shqiptar dhe të perëndive ku besonin pellazgjët. E Diela, është dita që përfaqson Diellin ngaqë e Diela është dita më me shumë diell. E Hëna përfaqson Hënën. E Marta është dita e Marsit dhe quhet si ditë e marrë. E Mërkura është dita e Mërkurit. E Enjta nuk është zbuluar akoma. E Premtja është dita e zezë, të pren, e prenë. E Shtuna përfaqson Saturnin.

Nderkohë, grekët bizantinë ditët e javës i emërtojnë keshtu: e diela përfaqson Zotin, e hëna është dyshi, e marta, është treshi, e mërkura, është katra, e enjtia, është e pesta, e premtja, është dita e shën Mërisë, te shtunën e kanë marë nga hebrejtë.

Siç shihet shqiparët emërtimin e ditëve të javës e kanë më të vjetër se grekët, gjë që tregon se shqiptarët janë më të vjetër si popull në Ballkan. Edhe betimin pellazgjët e bënin për kokën e nënës, babait, ashtu si betohen dhe shqipëtarët sot, për kokën e nënës dhe të babait. Pellazgjët me zakonet, muzikën, veshjen dhe veçanërisht me gjuhën e tyre shqipe, i kanë qëndruar kohës në tokat e tyre.

Shumë të dhëna historike greke, latine përmendin rastësisht ndonjë kontakt ushtarak, diplomat, tregëtar dhe fetar me shqiptarët. Më vonë udhëtarë europianë, dijetar, aventurier shkruajtën për ashpërsinë malore të vendit, për luftëtarët krenarë apo për veshjet karakteristike. Uliam Shekspir nuk e pat vizituar kurrë Shqipërinë, por ai vendosi komedinë e tij ‘’Nata e Dymbëdhjetë’’ në Iliri, pra në Shqipëri. Lordi Bajron ngeli kaq i gëzuar dhe i lumtur në takimet me shqiptarët, sa që i shkruante nënës së tij se do të blinte një kostum shqiptar dhe do ta vishte; fatkeqësisht kjo veshje u përvetësua nga grekërit dhe njihet sot si kostumi kombëtar grek (!?)

Përrallat, legjendat dhe trimëria shqiptare do arrinin deri në Filipine, ku historia e dashurisë diku në mbretërinë e Shqipërisë me titull ‘’FLORANT AT LAURA’’ do të shkruej në gjuhën tagaloge nga autori filipinas Leonard Tugjy. Legjenda e heroit kombëtar Skënderbeut, tregohet nga çifuti spanjoll në veprën e Leongfellout me titull ‘’Përrallat e hanit buzë rrugës’’.

Në përfundim duhet theksuar se mendimi i përgjithshëm shkencor është se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janë pasardhësit modernë të Ilirve dhe Pellazgjikëve, dhe fillesave indoeuropjane. Kjo e bën edhe më të qartë arsyjen përse populli shqiptar i vjetër është mbajtur i patundur pas gjuhës dhe kulturës së tij të lashtë. Ndonëse atdheu i ynë është pushtuar shpesh nga grekërit, romakët, sllavët dhe turqit, edhe ndonëse shpesh kemi përdorur gjuhëra tregëtie, të ardhura nga larg, njerzit që sot njihen si shqiptarë kanë ruajtur me vendosmëri e sukses, zakonet, traditat dhe dallimin tonë të lashtë Ilir e Pellazgjik. Por që të ruhen edhe në të ardhmen duhet që shqiptarët të kujdesen sa me shume për zhvillimin e më tejshëm arsimor-shkencor, të ndërtojnë institucione, universitete të tyre kombëtare dhe t’i ruajnë me fanatizëm nga armiqtë shekullor të popullit shqiptar.


Për këtë studim u shfrytëzuan libri ‘’Enigma’’ i autorit francez Robert D’Angly; libri i autorit amerikan Edvin E. Zhak ‘’Shqiptarët’’; librat e autorit arvanitas Aristidh Kolia ‘’Arvanitët dhe preardhja e grekëve’’ dhe ‘’Gjuha e Zotit’’; revista ‘’Ekskluzive’’ botim i Prishtinës; libri ‘’Iliada’’ i autorit Homeri; biblioteka e at Antonio Bellushit dhe revista italiane-greke-shqiptare ‘’Lidhja’’ 1980-2003, organ i ‘’Lidhjes së Arbëreshëve të Italis së Jugut’’.(Teuta Llalla)

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...