Teoria e modelit (1)
Teoria e modelit
Në anatomi: studimi i modeleve teorike (që nuk ekzistojnë në realitet).
Në antropologji: studimi i variacioneve krahasuar me modelet teorike (variante që përbëjnë popullatën reale).
Luhatjet nga modeli përbëjnë popullatën reale që, për çdo karakteristikë të konsideruar (metrike ose jo metrike), tregon një variabilitet të vetin.
Luhatjet nga modeli ndodhin edhe për karakteristikat jo metrike (morfologjike jo të vazhdueshme).
Tërësia e karakteristikave të ndryshueshme përbën biodiversitetin njerëzor, që përfaqëson avantazhin më të madh selektiv të zotëruar nga specia (lloji) ynë.
Çdo zvogëlim (reduktim) i biodiversitetit njerëzor (përfshirë rikombinimin gjenetik) ngushton biodiversitetin njerëzor dhe zvogëlon mundësinë për mbijetesën e llojit tonë.
Biodiversiteti është një avantazh!
Teoria e modelit dhe ndryshueshmëria normale.
Reduktimi i ndryshueshmërisë nëpërmjet zvogëlimit të biodiversitetit është një fenomen që verifikohet (ndodh, realizohet) nëpërmjet rikombinimeve të vazhdueshme të popullatave të ndryshme (përzierje)(“metisëzim”), dhe që brez pas brezi shpie deri në të ashtuquajturin metamorfizëm.
Karakteristikat antropologjike janë njësitë themelore që, të kombinuara në mënyra të ndryshme midis tyre, si tek individët po ashtu edhe tek popullatat, përbëjnë ndryshueshmërinë totale, pra biodiversitetin njerëzor.
Karakteristikat antropologjike janë të gjitha karakteristika anatomike dhe funksionale që mund të kenë ndryshueshmëri nga një individ tek tjetri dhe nga një popullatë në tjetrën.
Ato, nuk kanë asnjëherë domethënie patologjike, dhe subjektet që zotërojnë një variant të një karakteri të caktuar duhet të konsiderohen të shëndetshëm.
Çdo individ karakterizohet nga një kombinim tipik karakteristikash të ndryshueshme.
Çdo popullatë karakterizohet nga një frekuencë tipike (e veçantë) e varianteve të veçuara.
Fusha e studimit të antropologjisë përfshin studimin e të gjithë ndryshueshmërisë anatomike (që nga ajo molekulare, tek ajo indore, e deri tek niveli i organizmit) dhe studimin e ndryshueshmërisë fiziologjike.
Sigurisht, bëhet fjalë për një fushë të pafund, që shtrihet në miliona variante dhe miliarda e miliarda kombinime variantesh.
Mjekut në praktikë i interesojnë vetëm disa nga këto variante dhe pak kombinime (kombinacione) të tyre.
Antropologjia
Përkufizimi; sipas Aristotelit: “studimi i njeriut”; sipas Paul Broca-s: “studim natyralisitik i njeriut”.
Antropologjia është Shkenca që studion variabilitetin (ndryshueshmërinë) njerëzore normale (krahasuar me modelin), si në nivel individi ashtu edhe në nivel popullatë, nëpërmjet analizës se karakteristikave antropologjike (ndryshoreve).
Ndryshueshmëria biologjike
Sinkronike:
Lidhur me ambientin (përshtatja njerëzore)
Lidhur me seksin
Lidhur me moshën
Diakronike (evolucioni i njeriut)
Popullatës (demografia dhe historia e demografisë)
Ndryshueshmëria psiqike (Psikologjia)
Ndryshueshmëria kulturore (Antropologjia kulturore)
Ndryshueshmëria sociale (Sociologjia)
Pak histori
Faza arkaike (para-shkencore)
Ne botën antike një pjesë e mirë e antropometrisë studiohej dhe kodifikohej për qëllime artisitke.
Faza moderne (shkencore)
Faza arkaike (para-shkencore)
Herodoti (484-425 p.e.s)
Përshkruan “racat njerëzore” kryesore, duke treguar ngjyrat e ndryshme të lëkurës, format e kokës, format e hundës, format dhe ngjyrën e flokëve dhe shtatlartësinë. Dallon dhe përshkruan etni të ndryshme: Pigmetë, Etiopët, Shiitët. Hedh bazat për një lidhje morfo-funksionale (për shembull, thotë se Etiopët e kanë lëkurën të errët “sepse është djegur nga dielli” dhe se Shiitët veriorë e kanë lëkurën te lagështë dhe të bardhë).
Aristoteli (460-377 p.e.s)
Fut termin “ANTROPOLOGJI” dhe përkufizon këtë disiplinë si “studim të njeriut”. Njeh “varietetet” e njeriut, por përkufizon edhe “modelin” apo “tipin” si “realitetin e vetëm universal”. Në këtë vizion, “modeli” është ne vetevete real, ndërsa varietetet e tij janë “hije”; vlefshmëria e “modelit” apo “tipit” (për njeriun si dhe pët të gjitha speciet e tjera) është e pa modifikueshme në kohë dhe në hapësirë, përtej varianteve që shfaqen si imitime joperfekte. Ky konceptim influencoi mendimin biologjik deri tek Darwin-i.
Duke vëzhguar karakteristikat fizike të njeriut, vendos sistemin e parë te klasifikimit zoologjik, duke i njohur njeriut dy karakteristika fizike të veçanta (drejt-qëndrimin dhe trurin e madh), por edhe një intelekt sipëror, “shpirtëror”, për të cilën njeriu vendoset në majë te klasifikimit zoologjik (i ashtuquajturi “vizion antropocentrik”), që vazhdon edhe sot. Për këtë Aristoteli e përcakton njeriun si “dykëmbësh që mendon”.
Marco Polo (shek. XIII)
Është i pari që jep një përshkrim antropologjik (si fizik ashtu edhe kulturor) për tipa njerëzor vërtet të ndryshëm (si japonezët, tibetianët etj.) nga ata që njiheshin deri më atëherë (europianët dhe afrikanët).
E. Tyson (1699)
Publikon autopsinë e një “pigme-i”( Banor vendës i disa zonave të Afrikës e të Azisë, me trup shumë të shkurtër; njeri me shtat të vogël.), i klasifikuar sipas nomenklaturës zoologjike si Satyrus tulpii (në të vërtetë një shimpanze i i mportuar në Hollandë nga Angola) duke përfunduar se, 48 karakteristika fizike ishin të ngjashme me të njeriut dhe 34 ishin të ngjashme me te majmunave. Fillohet që te kodifikohet anatomia krahasuese njeri-majmun.
Karl Lineu (1735)
Boton Systema Naturae, në të njeriu klasifikohet në të njëjtën klasë të Primatëve (së bashku me lakuriqët e natës, lemurët dhe majmunët).
Tek Systema Naturae përshkruhen disa specie që i përkasin llojit Homo:
Homo ylvester (orangua)
Homo sapiens, që përfshin nënspeciet e mëposhtëme:
Ferus (i egër)
Americamus
Europaeus
Asiaticus
Asser
Monstruosus (anormal)
Didëro dhe D’Alembert (1751)
Botojnë Enciklopedinë e parë; fusin termin “Antropologji” dhe japin përkufizimin e parë: “në brendësi të ekonomisë së kafshëve, Antropologjia është traktati i njeriut, në dy natyrat e veta, fizike dhe shpirtërore”.
Faza moderne (shkencore)
Buffon (1749-1789) = themeleuesi i Antropologjisë
Boton “Histoire naturelle générale et particulière”” në 36 vëllime. Vëllimi i parë është monografik mbi Antropologjinë: “Histoire naturelle de l’homme”.
Njeriu merret si qartësisht i ndarë nga të gjithë kafshët e tjera, për cilësitë e tij intelektuale (intelektive!?) dhe shpirtërore.
Thomas Soemmering (1755-1830)
Boton më 1785 një traktat mbi diferencat anatomike mes europianëve dhe afrikanëve.
Giovanni Federico Blumenbach (1752-1840)
Boton traktatin e parë të anatomisë krahasuese të racave njerëzore, me përshkrimin e shumë varianteve të organeve të buta dhe të skeletit (në veçanti të kafkës), dhe duke konsideruar si ndryshueshmërinë fizike si atë psikologjike ashtu edhe atë patologjike.
Charles Darwin-i (1809-1882)
Njeriu duhet të jetë evoluar me (nga) të njëjtat mekanizma sikundër edhe kafshët e tjera.
Diferencat midis njeriut dhe kafshëve të tjera duhet të jenë të “gradës” dhe jo të “cilësisë”.
Formimi i njeriut dhe i racave aktuale duhet të kenë ndodhur nga afirmimin i varianteve të favorshme të seleksionuara nga ambienti dhe nga seleksioni i kryer nga zgjedhjet seksuale.
Thomas Huxley (1825-1895)
Boton më 1863 “Man’s place in Nature”, vepër në të cilën demonstron familjaritetin filogjenetik të njeriut me Primatët e gjallë, duke hapur, në fakt, fushën për studimet krahasuese të karakteristikave antropologjike.
Ernest Haeckel (1834-1919)
Boton ligjin biogjenetik themelor, sipas së cilit ontogjeneza formëson??? (ricalca!!!) filogjenezen, dhe mbi këtë bazë vendos një gjenealogji hipotetike të antenatëve të njeriut.
Katedrat e para të Antropologjisë
1849 – Paris (Sorbonë): Enrico Holland
1856 – Paris (Jardin de Plantes): Armando de Quadrefages
Lindin shoqëritë e para shkencore të Antropologjisë
1859 – Société d’Anthropologie de Paris
1863 – Royal Anthropological Society of London
1869 – Berliner Geesellschaft für Anthropologie, Ethnologie und Urgeschicte
1870 – Berliner Geesellschaft für Anthropologie, Ethnologie und Urgeschicte
1871 – Società Italiana di Antropologia ed Etnologia di Firenze
1879 – Anthropological Society of Washington
Paul Broca (1824-1880)
Profeso i Antropologjisë në Paris. E përkufizon Antropologjinë si “historia natyrore e njeriut”.
Fillojnë studime intensive, metrike dhe morfologjike, mbi variabilitetin njerëzor aktual me hipoteza mbi origjinën e biodiversitetin human.
Themelon (1859) të parën Shoqëri të Antropologjisë.
Që kanë implikime (implikacione) klinike ose edhe vetëm diagnostike, domethënëse
Mosha e ndalimit të aktivitetit metafizar (mbyllja e indit kërcor lidhës në kockat e gjata). Shkaktojnë: dimorfizëm seksual në shtatlartësi dhe përcaktojnë edhe karakteristika të tjera të përgjithshme si: shtatlartësia; pesha; sipërfaqja trupore; aftësia e shpërhapjes së nxehtësisë trupore.
Karakteristika si: shtatlartësia; pesha, pulsacionet në një minutë; presioni i gjakut.
Të gjitha “variantet atavike”. Shembuj: këmba e sheshtë (jo patologjike); prematurizëm i sistemit të frmëshkëmbimit në lindje.
Të gjitha variantet e “fiksimit” të muskujve në skelet, të lidhura edhe me aktivitete të veçanta.
Për shembull: gjatësia më e madhe, në inaktivitet, e muskujve binjakë tek veriafrikanët; mungesa e varianteve ipo-aktive të Alfa-1-antitripsinave tek melanodermët.