2013-08-31

“Music and spatial task performance"

Efekti Mozart dhe keqinterpretimi i studimeve shkencore

Me efektin Mozart i referohemi shpesh një teorie shekencore, që mund të quhet mjaft kontroverse. Teoria lind në vitin 1993 si pasojë e keqinterpretimit të një eksperimenti të famshëm të realizuar nga fizikantët Gordon Shaw dhe Frances Rausher, dhe botuar në revistën shkencore Nature. Titulli i studimit shkencor ishte: “Music and spatial task performance”.

Në studim u futën 84 studentë të cilët u ndanë në tre grupe të ndryshme që dëgjuan tre lloje të ndryshme muzike; një nga grupet dëgjoi muzikën e Mozartit, një grup tjetër muzikë minimaliste, ndërsa grupi i tretë, në heshtje.

Pas dëgjimit pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor, nga ata për të përcaktuar nivelin e inteligjencës, pra një test inteligjece: studentët që kishin dëgjuar Mozartin, dhe në veçanti sonatën K448, tregonin një rritje të kuocientit intelektual me 8-9 pikë krahasuar me studentët e dy grupeve të tjera që nuk kishin pësuar asnjë përmirësim në ekzekutimin e provës, pra të testit të inteligjencës.

Rezultatet u dukën, minimalisht, të shkëlqyera, doli (dhe u përhap) ideja e gabuar se muzika e Mozartit mund të rriste inteligjencën e njeriut dhe siç mund të parashikohej, filloi edhe një biznes që nxirrte përfitime nga këto ide, të para, të papërpunuara. (Filloi shitja e CD-ve të trurit, për trurin…)

Kishte akoma grimca entuziazmi, saqë në vitin 1998, guvernatori i Georgia-s, Zell Miller, vendosi për shpërndarjen e një fondi prej 100,000 dollarësh për t’i garantuar çdo të porsalinduri një Cd me traga nga muzika klasike, për të rriturë kësisoj inteligjencën e populltës.

Studimi i vitit 1993 u keqkuptua – kështu deklarohet edhe Frances Raucher në një korrespondencë -, sepse, në fakt kishte patur një përmirësim të rezultateve të testit, por vetëm të atij që kishte të bënte me inteligjencën hapsinore-kohore (ekzistojnë nëntë lloje inteligjencash, të ndryshme) dhe me efekt të përkohshëm (kalimtar), për rreth 15 minuta pas dëgjimit.

Për më tepër që shumë ishin skeptikë sepse studimi, i kuptuar sipas keqinterpretimit (që nuk reflektonte rezultatet e vërteta), nuk mund të verifikohej nga kërkuesit të tjerë, në prova të mëpasshme. (Eksperimentet shkencore duhet të mund të jenë të përsërishtme edhe nga kërkues të tjerë shkencorë, bazuar mbi metodologjinë e ndjekur. Rezultatet që të quhen të ripërsëritura duhet të bienë në një gap (kufi) të caktuar statistikor.)



Në vitin 1998 një studim, mjaft i rëndësishëm, i realizuar në departamentin e Psikologjisë të Wisconsin-it, tregoi se, muzika e Mozartit rriste përkohësisht inteligjencën hapsinore-kohore.

Në këtë studim, një grup minjsh u ekspozuan për 60 ditë ndaj muzikës së Mozartit (sonata K448), një grup ndaj muzikës minimaliste e një tjetër grup ndaj heshtjes.

Pas ekspozimit, për pesë ditë iu nënshtruan një test në të cilin duhej të gjenin rrugën e daljes nga një labirint.
Prova ishte mjaft e lehtë për minjtë, grupin e minjve, që kishin dëgjuar Mozartin.

Sot mund të themi një gjë me siguri, atë se: të dëgjuarit e muzikës së Mozartit, dhe në veçanti i sonatave K448 dhe K488, rrit inteligjencën, por vetëm përkohësisht, dhe në veçanti vetëm inteligjencën hapsinore-kohore. Pra atë lloj inteligjence që ka të bëjë me analizën e formave, të pozicionit të objekteve në hapsirë dhe të zhvillimit të ndjenjës së orientimit.

Sipas disa studimeve të tjera, duket se, dëgjimi i zgjatur i kësaj llojë muzike, dhe jo llojeve “të tjera” të muzikës klasike – sepse muzika duhet të respektojë kritere të sakta të ritmicitetit, të melodisë dhe strukturës muzikore, që gjenden në dy simfonitë e cituara më sipër – mund të shkaktoj edhe një rritje definitive të IQ, por deri më tani nuk ka akord unanim në leteraturën e fushës.

Burimet:

Music and spatial task performance – Nature 365, 611 (14 October 1993) | doi:10.1038/365611a0
Sack, Kevin (1998-01-15). “Georgia’s Governor Seeks Musical Start for Babies”. The New York Times.
Prelude or requiem for the ‘Mozart effect’? – Nature 400, 827 (26 August 1999) | doi:10.1038/23611
Reply: Prelude or requiem for the ‘Mozart effect’? – Nature 400, 827-828 (26 August 1999) | doi:10.1038/23614