Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/08/27

Premieri i Kosovës Hashim Thaçi mendon ta përdor Recep Tayyip Erdoganin për zgjedhje

image
















Partia Demokratike e Kosovës duket se e ka gjetur formulën për ta mbajtur Prizrenin. Partia në pushtet pritet që për t`i bindur prizrenasit që t’ia japin votën, ta përdorë hiq më pak se kryeministrin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Burime diplomatike i kanë thënë gazetës Tribuna se planifikohet që gjatë tetorit, kur veç të ketë nisur fushata elektorale për zgjedhjet lokale në Kosovë, vendin ta vizitojë kryeministri turk.
Të njëjtat burime kanë shpjeguar se arsyeja primare e vizitës do të jetë përurimi i punimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, të cilat janë bërë nga kompania turke “Limak” që e ka koncesionuar aeroportin.
Por, mysafirit të fuqishëm nga Bosfori, sipas të njëjtave burime, do t`i dalë punë edhe deri në jug të Kosovës. Ai do të qëndrojë në Prizren, qytetin e dytë për kah madhësia në Kosovë që aktualisht qeveriset nga PDK-ja. Partia e kryeministrit Thaçi nuk paramendon ta lëshojë në asnjë formë qeverisjen ne Prizren, as pas zgjedhjeve të ardhshme të tre nëntorit. 

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...